{"collection":"Bible & Christianity","html_url":"https://unchartedknowledge.5gfusion.net/browse/bib/wb/alb/act.htm","path":"bib/wb/alb/act.htm","source_url":"https://sacred-texts.com/bib/wb/alb/act.htm","text":"1:1 Tregimin e par\u00eb e b\u00ebra, o Teofil, mbi t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb Jezusi nisi t\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb,\n1:2 deri n\u00eb dit\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u muarr n\u00eb qiell, pasi u kishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebrime n\u00ebp\u00ebrmjet Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb apostujve q\u00eb ai kishte zgjedhur.\n1:3 Atyre, pasi pati vuajtur, iu paraqit i ngjallur me shum\u00eb prova bind\u00ebse, duke u par\u00eb prej tyre p\u00ebr dyzet dit\u00eb dhe duke folur p\u00ebr gj\u00ebrat e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\n1:4 Dhe, duke u gjendur bashk\u00eb me ta, i urdh\u00ebroi ata q\u00eb t\u00eb mos largoheshin nga Jeruzalemi, por t\u00eb prisnin premtimin e Atit: ''Q\u00eb, tha ai, e keni d\u00ebgjuar nga un\u00eb,\n1:5 sepse Gjoni pag\u00ebzoi me uj\u00eb, por ju do t\u00eb pag\u00ebzoheni me Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb, mbas jo shum\u00eb dit\u00ebsh''.\n1:6 K\u00ebshtu ata q\u00eb ishin mbledhur bashk\u00eb e pyet\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb: ''Zot, a do ta rivendos\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Izraelit?''.\n1:7 Por ai u tha atyre: ''Nuk ju takon juve t\u00eb dini koh\u00ebt dhe momentet e p\u00ebrshtatshme, q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar Ati me autoritetin e vet.\n1:8 Ju do t\u00eb merrni fuqi kur Fryma e Shenjt\u00eb do t\u00eb vij\u00eb mbi ju dhe do t\u00eb b\u00ebheni d\u00ebshmitar\u00ebt e mi n\u00eb Jeruzalem dhe n\u00eb gjith\u00eb Juden\u00eb, n\u00eb Samari dhe deri n\u00eb skajin e dheut''.\n1:9 Mbasi i tha k\u00ebto gj\u00ebra, nd\u00ebrsa ata po e v\u00ebshtronin, u ngrit lart; dhe nj\u00eb re e p\u00ebrfshiu dhe ua hoqi prej syve t\u00eb tyre.\n1:10 Dhe, si ata po i mbanin syt\u00eb e ngulitur n\u00eb qiell, nd\u00ebrsa ai po largohej, ja dy burra n\u00eb rroba t\u00eb bardha iu paraqit\u00ebn atyre,\n1:11 dhe than\u00eb: ''Burra Galileas, pse q\u00ebndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, q\u00eb u \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb qiell nga mesi juaj, do t\u00eb kthehet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn e keni par\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb qiell''.\n1:12 At\u00ebher\u00eb ata u kthyen n\u00eb Jeruzalem, nga mali q\u00eb quhet i Ullinjve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb af\u00ebr Jeruzalemit sa nj\u00eb ecje e s\u00eb shtun\u00ebs.\n1:13 Dhe, si u kthyen n\u00eb qytet, u ngjit\u00ebn n\u00eb sall\u00ebn e sip\u00ebrme, ku rrinin Pjetri dhe Jakobi, Gjoni dhe Andrea, Filipi dhe Thomai, Bartolomeu dhe Mateu, Jakobi i Alfeut dhe Simon Zellshmi, dhe Juda i Jakobit.\n1:14 T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta ngulmonin me nj\u00eb mendje t\u00eb vetme n\u00eb lutje dhe p\u00ebrgj\u00ebrim s\u00eb bashku me grat\u00eb, me Marin\u00eb, n\u00ebn\u00ebn e Jezusit, dhe me v\u00ebllez\u00ebrit e tij.\n1:15 N\u00eb ato dit\u00eb Pjetri u \u00e7ua n\u00eb mes t\u00eb dishepujve (dhe numri i emrave t\u00eb mbledhur ishte rreth nj\u00ebqind e nj\u00ebzet) dhe tha:\n1:16 ''V\u00ebllez\u00ebr, ishte e nevojshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushej ky Shkrim, t\u00eb cilin Fryma e Shenjt\u00eb e parafoli me an\u00eb t\u00eb goj\u00ebs s\u00eb Davidit n\u00eb lidhje me Jud\u00ebn, i cili u b\u00eb prij\u00ebs i atyre q\u00eb e kap\u00ebn Jezusin.\n1:17 Sepse ai ishte i num\u00ebruar bashk\u00eb me ne dhe kishte pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb.\n1:18 Ai, pra, fitoi nj\u00eb ar\u00eb, me shp\u00ebrblimin e paudh\u00ebsis\u00eb, dhe duke r\u00ebn\u00eb kok\u00ebposht\u00eb, plasi n\u00eb mes dhe t\u00eb gjitha t\u00eb brendshmet e tij iu derdh\u00ebn.\n1:19 Kjo iu b\u00eb e njohur t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Jeruzalemit, sa q\u00eb ajo ar\u00eb n\u00eb dialektin e tyre \u00ebsht\u00eb quajtur Akeldama, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: \"Ara e gjakut\".\n1:20 N\u00eb fakt, n\u00eb librin e Psalmeve, \u00ebsht\u00eb shkruar: ''Sht\u00ebpia e tij u b\u00ebft\u00eb e shkret\u00eb dhe askush mos banoft\u00eb n\u00eb t\u00eb!'', dhe: ''Tjet\u00ebrkush e z\u00ebnt\u00eb detyr\u00ebn e tij!''.\n1:21 Duhet, pra, q\u00eb nd\u00ebr burrat q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Zoti Jezus ka hyr\u00eb dhe ka dal\u00eb midis nesh,\n1:22 duke filluar q\u00eb nga pag\u00ebzimi i Gjonit e deri n\u00eb at\u00eb dit\u00eb kur u muarr n\u00eb qiell nga mesi yn\u00eb, nj\u00eb prej tyre t\u00eb b\u00ebhet d\u00ebshmitar me ne, i ringjalljes s\u00eb tij''.\n1:23 Dhe u paraqit\u00ebn dy: Jozefi, i quajtur Barsaba, q\u00eb ishte i mbiquajtur Just, dhe Matia.\n1:24 Dhe, duke u lutur, than\u00eb: ''Ti, o Zot, q\u00eb i njeh zemrat e t\u00eb gjith\u00ebve, trego cilin nga k\u00ebta t\u00eb dy ke zgjedhur,\n1:25 p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb shortin e k\u00ebsaj sh\u00ebrbese dhe apostullimin, nga i cili Juda u largua p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb vendin e tij''.\n1:26 At\u00ebher\u00eb hodh\u00ebn short, dhe shorti ra mbi Matian; dhe ai iu shtua t\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb apostujve.\n2:1 Kur erdhi dita e Rr\u00ebshaj\u00ebve, ata ishin t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mendje t\u00eb vetme, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend.\n2:2 Dhe befas nga qielli erdhi nj\u00eb ushtim\u00eb, si ajo e nj\u00eb ere q\u00eb fryn furish\u00ebm, dhe e mbushi gjith\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku ata po rrinin.\n2:3 Dhe atyre u duk\u00ebn gjuh\u00eb, si prej zjarri, t\u00eb cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre.\n2:4 K\u00ebshtu t\u00eb gjith\u00eb u mbush\u00ebn me Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb dhe filluan t\u00eb flasin n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera, ashtu si Fryma e Shenjt\u00eb ua jepte t\u00eb shpreheshin.\n2:5 Por n\u00eb Jeruzalem banonin disa Judenj, njer\u00ebz t\u00eb per\u00ebndish\u00ebm, nga t\u00eb gjitha kombet n\u00ebn qiell.\n2:6 Kur u d\u00ebgjua ajo ushtim\u00eb, turma u mblodh dhe u hutua, sepse secili nga ata i d\u00ebgjonte t\u00eb flisnin n\u00eb gjuh\u00ebn e vet.\n2:7 Dhe t\u00eb gjith\u00eb habiteshin dhe mrekulloheshin dhe i thoshnin nj\u00ebri-tjetrit: ''Ja, a nuk jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Galileas k\u00ebta q\u00eb flasin?\n2:8 Si vall\u00eb secili nga ne i d\u00ebgjon t\u00eb flasin n\u00eb gjuh\u00ebn e vet amtare?\n2:9 Ne Part\u00ebt, Med\u00ebt, Elamit\u00ebt dhe banor\u00ebt e Mesopotamis\u00eb, t\u00eb Judes\u00eb dhe t\u00eb Kapadokis\u00eb, t\u00eb Pontit dhe t\u00eb Azis\u00eb,\n2:10 t\u00eb Frigjis\u00eb e t\u00eb Pamfilis\u00eb, t\u00eb Egjiptit dhe t\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb Libis\u00eb p\u00ebrball\u00eb Kiren\u00ebs, dhe ne t\u00eb ardhur nga Roma, Judenj dhe prozelit\u00eb,\n2:11 Kretas dhe Arab\u00eb, i d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr gj\u00ebrat e m\u00ebdha t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebt tona!''.\n2:12 Dhe t\u00eb gjith\u00eb habiteshin dhe ishin hutuar dhe i thonin nj\u00ebri-tjetrit: ''\u00c7'do t\u00eb thot\u00eb kjo?''.\n2:13 Kurse t\u00eb tjer\u00eb i p\u00ebrqeshnin dhe thonin: ''Jan\u00eb plot me ver\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl!''.\n2:14 Por Pjetri u \u00e7ua n\u00eb k\u00ebmb\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebt dhe u foli atyre me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: ''Judenj dhe ju t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb banoni n\u00eb Jeruzalem, merrni njoftim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe d\u00ebgjoni me v\u00ebmendje fjal\u00ebt e mia.\n2:15 K\u00ebta nuk jan\u00eb t\u00eb dehur, si\u00e7 po mendoni ju, sepse \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ora e tret\u00eb e dit\u00ebs.\n2:16 Por kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ishte th\u00ebn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet profetit Joel:\n2:17 \"Dhe n\u00eb dit\u00ebt e fundit do t\u00eb ndodh\u00eb, thot\u00eb Per\u00ebndia, q\u00eb un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrhap nga Fryma ime mbi \u00e7do mish; dhe bijt\u00eb tuaj e bijat tuaja do t\u00eb profetizojn\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb tuaj do t\u00eb shohin vegime dhe t\u00eb moshuarit tuaj do t\u00eb shohin \u00ebndrra.\n2:18 N\u00eb ato dit\u00eb do t\u00eb p\u00ebrhap nga Fryma im mbi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e mi dhe mbi sh\u00ebrb\u00ebtoret e mia, dhe do t\u00eb profetizojn\u00eb.\n2:19 Dhe do t\u00eb b\u00ebj mrekulli lart n\u00eb qiell dhe shenja posht\u00eb mbi tok\u00eb: gjak, zjarr e avull tymi.\n2:20 Dielli do t\u00eb kthehet n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe h\u00ebna n\u00eb gjak, para se t\u00eb vij\u00eb dita e madhe dhe e lavdishme e Zotit.\n2:21 Dhe do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb kush ta ket\u00eb thirrur emrin e Zotit, do t\u00eb shp\u00ebtohet\".\n2:22 Burra t\u00eb Izraelit, d\u00ebgjoni k\u00ebto fjal\u00eb: Jezusi Nazareas, njeriu i d\u00ebftuar nga Per\u00ebndia nd\u00ebr ju me vepra t\u00eb fuqishme, me mrekulli dhe shenja q\u00eb Per\u00ebndia b\u00ebri nd\u00ebr ju me an\u00eb t\u00eb ti tij, si\u00e7 edhe vet e dini,\n2:23 ai, pra, sipas k\u00ebshillit t\u00eb caktuar dhe t\u00eb paranjohur t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, ju dor\u00ebzua juve dhe ju e zut\u00eb dhe, me duart e t\u00eb padrejt\u00ebve, e gozhduat n\u00eb kryq dhe e vrat\u00eb.\n2:24 Por Per\u00ebndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur q\u00eb vdekja ta mbante at\u00eb.\n2:25 N\u00eb fakt Davidi thot\u00eb p\u00ebr t\u00eb: \"E pata vazhdimisht Zotin para meje, sepse ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn time, q\u00eb un\u00eb t\u00eb mos hiqem.\n2:26 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u g\u00ebzua zemra ime dhe ngaz\u00eblloi gjuha ime, dhe edhe mishi im do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb shpres\u00eb.\n2:27 Sepse ti nuk do ta l\u00ebsh shpirtin tim n\u00eb Hades dhe nuk do t\u00eb lejosh q\u00eb i Shenjti yt t\u00eb shoh\u00eb kalbjen.\n2:28 Ti m\u00eb ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb njoh udh\u00ebt e jet\u00ebs, ti do t\u00eb m\u00eb mbush\u00ebsh me g\u00ebzim n\u00eb pranin\u00eb t\u00ebnde\".\n2:29 V\u00ebllez\u00ebr, mund t\u00eb thuhet haptas p\u00ebr Davidin patriark q\u00eb ai vdiq dhe u varros; dhe varri i tij \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr ne deri dit\u00ebn e sotme.\n2:30 Ai, pra, duke qen\u00eb profet, e dinte se Per\u00ebndia i kishte premtuar me betim se nga fryti i belit t\u00eb tij, sipas mishit, do t\u00eb ngjallet Krishti p\u00ebr t'u ulur mbi fronin e tij;\n2:31 dhe, duke parashikuar k\u00ebt\u00eb, foli p\u00ebr ringjalljen e Krishtit, duke th\u00ebn\u00eb se shpirti i tij nuk do t\u00eb lihej n\u00eb Hades dhe se mishi i tij nuk do t\u00eb shihte kalbjen.\n2:32 K\u00ebt\u00eb Jezus, Per\u00ebndia e ka ringjallur; dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne jemi d\u00ebshmitar\u00eb!\n2:33 Ai, pra, duke qen\u00eb i ngritur n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe duke marr\u00eb nga Ati premtimin e Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb, ka p\u00ebrhapur at\u00eb q\u00eb ju tani shihni dhe d\u00ebgjoni.\n2:34 Sepse Davidi nuk \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb qiell, madje ai vet\u00eb thot\u00eb: \"Zoti i ka th\u00ebn\u00eb Zotit tim: Ulu n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn time,\n2:35 derisa un\u00eb t'i v\u00eb armiqt\u00eb e tu si stol t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb tua!\".\n2:36 Ta dij\u00eb, pra, me siguri, gjith\u00eb sht\u00ebpia e Izraelit se at\u00eb Jezus q\u00eb ju e keni kryq\u00ebzuar, Per\u00ebndia e ka b\u00ebr\u00eb Zot e Krisht''.\n2:37 Kur ata i d\u00ebgjuan k\u00ebto gj\u00ebra, u pik\u00eblluan n\u00eb zem\u00ebr dhe pyet\u00ebn Pjetrin dhe apostujt: ''V\u00ebllez\u00ebr, \u00e7'duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb?''.\n2:38 At\u00ebher\u00eb Pjetri u tha atyre: ''Pendohuni dhe secili nga ju le t\u00eb pag\u00ebzohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jezu Krishtit p\u00ebr faljen e m\u00ebkateve, dhe ju do t\u00eb merrni dhurat\u00ebn e Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb.\n2:39 Sepse premtimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ju dhe p\u00ebr bijt\u00eb tuaj dhe p\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb larg, p\u00ebr ata q\u00eb Zoti, Per\u00ebndia yn\u00eb, do t'i th\u00ebrras\u00eb''.\n2:40 Dhe me shum\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tjera u p\u00ebrbetohej dhe i nxiste, duke th\u00ebn\u00eb: ''Shp\u00ebtoni veten nga ky brez i \u00e7oroditur!''.\n2:41 Dhe ata q\u00eb e pranuan fjal\u00ebn e tij me g\u00ebzim, u pag\u00ebzuan; at\u00eb dit\u00eb u shtuan rreth tre mij\u00eb veta.\n2:42 Ata ishin ngulmues n\u00eb zbatimin e m\u00ebsimit t\u00eb apostujve, n\u00eb bashk\u00ebsi, n\u00eb thyerjen e buk\u00ebs dhe n\u00eb lutje.\n2:43 Dhe t\u00eb gjith\u00ebve u kishte hyr\u00eb druajtja; dhe shum\u00eb shenja e mrekulli b\u00ebheshin nga dora e apostujve.\n2:44 Por gjith\u00eb ata q\u00eb besonin rrinin bashk\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb e kishin t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.\n2:45 Dhe i shisnin pronat e pasurit\u00eb dhe ua ndanin t\u00eb gjith\u00ebve, sipas nevoj\u00ebs s\u00eb \u00e7donj\u00ebrit.\n2:46 Dhe ngulmonin me nj\u00eb mendje t\u00eb vetme \u00e7do dit\u00eb n\u00eb tempull dhe, duke e thyer buk\u00ebn nga sht\u00ebpia n\u00eb sht\u00ebpi, merrnin ushqimin me g\u00ebzim dhe me thjesht\u00ebsi zemre,\n2:47 duke lavd\u00ebruar Per\u00ebndin\u00eb dhe duke g\u00ebzuar simpatin\u00eb e gjith\u00eb popullit. Dhe Zoti i shtonte kish\u00ebs \u00e7do dit\u00eb ata q\u00eb ishin shp\u00ebtuar.\n3:1 Por Pjetri dhe Gjoni po ngjiteshin bashk\u00eb p\u00ebr n\u00eb tempull, rreth or\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00eb, n\u00eb or\u00ebn e lutjes.\n3:2 Dhe aty ishte nj\u00eb njeri i \u00e7al\u00eb q\u00eb prej lindjes, t\u00eb cilin e sillnin \u00e7do dit\u00eb dhe e linin af\u00ebr der\u00ebs s\u00eb tempullit, e t'u quajtur \"E bukura\", p\u00ebr t'u k\u00ebrkuar l\u00ebmosh\u00eb atyre q\u00eb hynin n\u00eb tempull.\n3:3 Ai, kur pa se Pjetri dhe Gjoni po hynin n\u00eb tempull, u k\u00ebrkoi l\u00ebmosh\u00eb.\n3:4 At\u00ebher\u00eb Pjetri, me Gjonin, duke i ngulur syt\u00eb mbi t\u00eb, i tha: ''Na shiko''.\n3:5 Dhe ai po i shikonte me kujdes, duke shpresuar se do t\u00eb merrte ndonj\u00eb gj\u00eb prej tyre.\n3:6 Por Pjetri tha: ''Un\u00eb nuk kam as argjend, as ar, por at\u00eb q\u00eb kam po ta jap: n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jezu Krishtit Nazarenas, \u00e7ohu dhe ec!''.\n3:7 Dhe, si e kapi nga dora e djatht\u00eb, e ngriti n\u00eb k\u00ebmb\u00eb; dhe n\u00eb at\u00eb \u00e7ast iu forcuan k\u00ebmb\u00ebt dhe nyjet.\n3:8 Dhe me nj\u00eb t\u00eb hovur u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe filloi t\u00eb ec\u00eb; dhe hyri me ta n\u00eb tempull, duke ecur, duke u hedhur dhe duke lavd\u00ebruar Per\u00ebndin\u00eb.\n3:9 Dhe gjith\u00eb populli e pa duke ecur dhe duke lavd\u00ebruar Per\u00ebndin\u00eb,\n3:10 dhe e njoh\u00ebn se ishte ai q\u00eb rrinte ulur para der\u00ebs s\u00eb Bukur t\u00eb tempullit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar l\u00ebmosh\u00eb; dhe u mbush\u00ebn me habi dhe \u00e7udi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i kishte ndodhur atij.\n3:11 At\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa i \u00e7ali q\u00eb ishte sh\u00ebruar rrinte ngjitur pas Pjetrit dhe Gjonit, gjith\u00eb populli, i \u00e7uditur, rendi drejt tyre te portiku t\u00eb quajtur i Salomonit.\n3:12 Dhe Pjetri, duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, i foli popullit duke th\u00ebn\u00eb: ''Burra t\u00eb Izraelit, pse po mrrekulloheni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Ose pse po na i ngulni syt\u00eb sikur ne me fuqin\u00eb ton\u00eb t\u00eb vetme ose me per\u00ebndishm\u00ebri t\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb q\u00eb ky njeri t\u00eb ec\u00eb?\n3:13 Per\u00ebndia e Abrahamit, e Isakut dhe e Jakobit, Per\u00ebndia e et\u00ebrve tan\u00eb e ka p\u00ebrl\u00ebvduar Birin e tij Jezusin, t\u00eb cilin ju ia dor\u00ebzuat Pilatit dhe e mohuat p\u00ebrpara tij, megjith\u00ebse ai kishte vendosur ta lironte.\n3:14 Por ju e mohuat t\u00eb Shenjtin, t\u00eb Drejtin, dhe k\u00ebrkuat q\u00eb t'ju jepej nj\u00eb vras\u00ebs,\n3:15 dhe vrat\u00eb princin e jet\u00ebs, q\u00eb Per\u00ebndia e ka ringjallur prej s\u00eb vdekuri dhe p\u00ebr t\u00eb cilin ne jemi d\u00ebshmitar\u00eb!\n3:16 Dhe p\u00ebr besimin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jezusit, ky njeri, t\u00eb cilin ju po e shihni dhe e njihni, u fortesua nga emri i tij; dhe besimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tij, i ka dh\u00ebn\u00eb sh\u00ebrimin e plot\u00eb t\u00eb gjymtyr\u00ebve, n\u00eb pranin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve ju.\n3:17 Por tani, o v\u00ebllez\u00ebr, un\u00eb e di q\u00eb e keni b\u00ebr\u00eb nga padija, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe krer\u00ebt tuaj.\n3:18 Por k\u00ebshtu Per\u00ebndia i ka p\u00ebrmbushur ato q\u00eb kishte parath\u00ebn\u00eb me goj\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb profet\u00ebve t\u00eb vet, se Krishti i tij do t\u00eb vuante.\n3:19 Pendohuni, pra, dhe kthehuni, q\u00eb t\u00eb shlyhen m\u00ebkatet tuaja, dhe q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb koh\u00ebt e flladit nga prania e Zotit,\n3:20 dhe ai t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb Jezu Krishtin q\u00eb ju ishte predikuar m\u00eb par\u00eb juve,\n3:21 t\u00eb cilin qielli duhet ta mbaj\u00eb deri n\u00eb koh\u00ebn e rip\u00ebrt\u00ebritjes t\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrave, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Per\u00ebndia ka folur n\u00ebp\u00ebrmjet goj\u00ebs s\u00eb gjith\u00eb profet\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb shenjt\u00eb, q\u00eb nga fillimi i bot\u00ebs.\n3:22 Vet\u00eb Moisiu, n\u00eb fakt, u tha et\u00ebrve: \"Zoti, Per\u00ebndia juaj do t\u00eb ngjall\u00eb p\u00ebr ju nj\u00eb profet si un\u00eb nga mesi i v\u00ebllez\u00ebrve tuaj; d\u00ebgjojeni n\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb ai do t'ju thot\u00eb!\n3:23 Dhe do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb kushdo q\u00eb nuk do ta d\u00ebgjoj\u00eb at\u00eb profet, do t\u00eb shkat\u00ebrrohet n\u00eb mes t\u00eb popullit\".\n3:24 Gjithashtu t\u00eb gjith\u00eb profet\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb folur qysh nga Samueli e k\u00ebtej, i kan\u00eb shpallur k\u00ebto dit\u00eb.\n3:25 Ju jeni bij t\u00eb profet\u00ebve dhe t\u00eb bes\u00eblidhjes q\u00eb b\u00ebri Per\u00ebndia me et\u00ebrit tan\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb Abrahamit: \"Dhe n\u00eb pasardh\u00ebsit e tu do t\u00eb bekohen t\u00eb gjitha kombet e dheut\".\n3:26 Per\u00ebndia m\u00eb s\u00eb pari, mbasi e ringjalli Birin e tij Jezusin, jua ka d\u00ebrguar juve q\u00eb t'ju bekoj\u00eb, duke larguar secilin nga ju nga paudh\u00ebsit\u00eb e tij''.\n4:1 Nd\u00ebrsa ata po i flisnin popullit, prift\u00ebrinjt\u00eb, komandanti i tempullit dhe saducenjt\u00eb u turr\u00ebn mbi ta,\n4:2 t\u00eb zem\u00ebruar sepse e m\u00ebsonin popullin dhe shpallnin n\u00eb Jezusin ringjalljen e t\u00eb vdekurve.\n4:3 Dhe i shtin\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe i fut\u00ebn n\u00eb burg deri t\u00eb nes\u00ebrmen, sepse ishte ngrysur.\n4:4 Por shum\u00eb nga ata q\u00eb ua kishin d\u00ebgjuar fjal\u00ebn besuan; dhe numri i burrave u b\u00eb rreth pes\u00eb mij\u00eb.\n4:5 T\u00eb nes\u00ebrmen krer\u00ebt, pleqt\u00eb dhe skrib\u00ebt u mblodh\u00ebn n\u00eb Jeruzalem,\n4:6 bashk\u00eb me kryepriftin Anan dhe me Kajaf\u00ebn, Gjonin, Aleksandrin dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i p\u00ebrkisnin farefisit t\u00eb kryeprift\u00ebrinjve.\n4:7 Dhe, si i nxor\u00ebn aty n\u00eb mes, i pyet\u00ebn: ''Me \u00e7'pushtet ose n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt e keni b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb?''.\n4:8 At\u00ebher\u00eb Pjetri, i mbushur me Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb, u tha atyre: ''Krer\u00eb t\u00eb popullit dhe pleq t\u00eb Izraelit!\n4:9 N\u00ebse ne sot gjykohemi p\u00ebr nj\u00eb mir\u00ebsi q\u00eb iu b\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ditur si u sh\u00ebrua ai,\n4:10 le ta njihni t\u00eb gjith\u00eb ju dhe mbar\u00eb populli i Izraelit se kjo u b\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jezu Krishtit Nazareas, q\u00eb ju e kryq\u00ebzuat dhe q\u00eb Per\u00ebndia e ringjalli prej s\u00eb vdekuri; me an\u00eb t\u00eb tij ky njeri del para jush i sh\u00ebruar plot\u00ebsisht.\n4:11 Ky \u00ebsht\u00eb guri q\u00eb ju, nd\u00ebrtuesit, e hodh\u00ebt posht\u00eb dhe q\u00eb u b\u00eb guri i qoshes.\n4:12 Dhe n\u00eb asnj\u00eb tjet\u00ebr nuk ka shp\u00ebtim, sepse nuk ka asnj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr n\u00ebn qiell q\u00eb u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve dhe me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit duhet t\u00eb shp\u00ebtohemi''.\n4:13 Ata, kur e pan\u00eb \u00e7ilt\u00ebrsin\u00eb e Pjetrit dhe t\u00eb Gjonit dhe duke kuptuar se ishin njer\u00ebz t\u00eb pam\u00ebsuar dhe pa arsim, u mrrekulluan dhe i njihnin se kishin qen\u00eb me Jezusin.\n4:14 Duke par\u00eb pastaj n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pran\u00eb tyre, njeriun q\u00eb u sh\u00ebrua, nuk mund t\u00eb thoshnin asgj\u00eb kund\u00ebr.\n4:15 Dhe, mbasi i urdh\u00ebruan t\u00eb dalin jasht\u00eb sinedrit, u konsultuan me nj\u00ebri tjetrin,\n4:16 duke th\u00ebn\u00eb: ''\u00c7't'u b\u00ebjm\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve? Sepse u \u00ebsht\u00eb njohur t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Jeruzalemit se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mrekulli e dukshme prej tyre, dhe ne nuk mund ta mohojm\u00eb;\n4:17 por, q\u00eb kjo t\u00eb mos p\u00ebrhapet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb popull, t'i shtr\u00ebngojm\u00eb me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb rrepta t\u00eb mos i flasin m\u00eb asnjeriu n\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr''.\n4:18 Dhe, si i thirr\u00ebn, u dhan\u00eb urdh\u00ebr atyre t\u00eb mos flasin fare dhe as t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jezusit.\n4:19 Por Pjetri dhe Gjoni, duke iu p\u00ebrgjigjur atyre, than\u00eb: ''Gjykoni ju, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb para Per\u00ebndis\u00eb t'ju bindemi m\u00eb shum\u00eb juve sesa Per\u00ebndis\u00eb.\n4:20 Sepse ne nuk mund t\u00eb mos flasim p\u00ebr ato q\u00eb kemi par\u00eb dhe d\u00ebgjuar''.\n4:21 Ata pasi i k\u00ebrc\u00ebnuan p\u00ebrs\u00ebri, i lan\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb duke mos gjetur m\u00ebnyr\u00eb se si t'i nd\u00ebshkojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb popullit, sepse t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrl\u00ebvdonin Per\u00ebndin\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur.\n4:22 Sepse njeriu n\u00eb t\u00eb cilin kishte ndodhur ajo mrekulli e sh\u00ebrimit ishte m\u00eb shum\u00eb se dyzet vje\u00e7.\n4:23 Kur u liruan, ata u kthyen tek t\u00eb vet\u00ebt dhe u treguan gjith\u00e7ka q\u00eb krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve dhe pleqt\u00eb u kishin th\u00ebn\u00eb.\n4:24 Kur i d\u00ebgjuan k\u00ebto, ata unanimisht e ngrit\u00ebn z\u00ebrin te Per\u00ebndia dhe than\u00eb: ''O Zot, ti je Per\u00ebndia q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb qiellin, tok\u00ebn, detin dhe gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ta,\n4:25 dhe q\u00eb me an\u00eb t\u00eb Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb ke th\u00ebn\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet goj\u00ebs s\u00eb Davidit, sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd: \"P\u00ebrse u zem\u00ebruan kombet, dhe popujt kurdisin gj\u00ebra t\u00eb kota?\n4:26 Mbret\u00ebrit e dheut ngrit\u00ebn krye dhe princat u mblodh\u00ebn bashk\u00eb kund\u00ebr Zotit dhe kund\u00ebr Krishtit t\u00eb tij\".\n4:27 Sepse pik\u00ebrisht kund\u00ebr Birit t\u00ebnd t\u00eb shenjt\u00eb, q\u00eb ti e vajose, u mblodh\u00ebn Herodi dhe Ponc Pilati me johebrenjt\u00eb dhe me popullin e Izraelit,\n4:28 p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb dora jote dhe k\u00ebshilli yt kishin paracaktuar se do t\u00eb ndodhnin.\n4:29 Dhe tani, Zot, shqyrto k\u00ebrc\u00ebnimet e tyre dhe lejo q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu t\u00eb kumtojn\u00eb fjal\u00ebn t\u00ebnde me plot \u00e7ilt\u00ebrsi,\n4:30 duke e shtrir\u00eb dor\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar dhe q\u00eb t\u00eb kryhen shenja dhe mrekulli n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Birit t\u00ebnd t\u00eb shenjt\u00eb Jezusit''.\n4:31 Dhe, mbasi qen\u00eb lutur, vendi ku ishin mbledhur u drodh; dhe t\u00eb gjith\u00eb u mbush\u00ebn me Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb, dhe e shpallnin fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb me \u00e7iltersi.\n4:32 Dhe numri i madh i atyre q\u00eb besuan ishte me nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vetme dhe me nj\u00eb shpirt t\u00eb vet\u00ebm; askush nuk thoshte se \u00e7'kishte ishte e vet, por t\u00eb gjitha gj\u00ebrat i kishin t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.\n4:33 Dhe apostujt me fuqi t\u00eb madhe jepnin d\u00ebshmi t\u00eb ringjalljes s\u00eb Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi t\u00eb gjith\u00eb ata.\n4:34 Sepse midis tyre nuk kishte asnj\u00eb nevojtar, sepse t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb zot\u00ebronin ara ose sht\u00ebpi i shisnin dhe sillnin fitimin nga gj\u00ebrat e shitura,\n4:35 dhe i vinin te k\u00ebmb\u00ebt e apostujve; pastaj secilit i jepej, sipas nevoj\u00ebs s\u00eb tij.\n4:36 K\u00ebshtu Iose, i mbiquajtur nga apostujt Barnaba (q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \"biri i ngush\u00ebllimit\"), Levit, me prejardhje nga Qipro,\n4:37 kishte nj\u00eb ar\u00eb, e shiti dhe solli fitimin dhe i vuri te k\u00ebmb\u00ebt e apostujve.\n5:1 Kurse nj\u00eb far\u00eb burri, me em\u00ebr Anania, me gruan e vet Safira, shiti nj\u00eb ar\u00eb,\n5:2 por mbajti p\u00ebr vete nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave, me miratimin e gruas, dhe e \u00e7oi mbetjen te k\u00ebmb\u00ebt e apostujve.\n5:3 Por Pjetri i tha: ''Anania, pse Satani ta mbushi zemr\u00ebn q\u00eb t\u00eb g\u00ebnjesh Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb dhe t\u00eb mbash nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb ar\u00ebs?\n5:4 Po t\u00eb mbetej e pashitur, a nuk do t\u00eb ngelte e jotja? Dhe ato q\u00eb more nga shitja a nuk ishin vall\u00eb n\u00eb dispozicionin t\u00ebnd? Pse e shtive n\u00eb zem\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? Ti nuk ke g\u00ebnjyer njer\u00ebzit, por Per\u00ebndin\u00eb!''.\n5:5 Kur i d\u00ebgjoi k\u00ebto fjal\u00eb, Anania ra p\u00ebrtok\u00eb dhe dha shpirt. Dhe nj\u00eb frik\u00eb e madhe i zuri t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i d\u00ebgjuan k\u00ebto gj\u00ebra.\n5:6 At\u00ebher\u00eb u ngrit\u00ebn disa t\u00eb rinj, e mb\u00ebshtoll\u00ebn, e mbart\u00ebn jasht\u00eb dhe e varros\u00ebn.\n5:7 Dhe af\u00ebrsisht tre or\u00eb m\u00eb von\u00eb hyri dhe gruaja e tij, e cila nuk dinte \u00e7'kishte ndodhur.\n5:8 Dhe Pjetri i drejtoi fjal\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb: ''M\u00eb thuaj, a e shit\u00ebt ar\u00ebn p\u00ebr kaq?''. Dhe ajo u p\u00ebrgjigj: ''Po, p\u00ebr aq''.\n5:9 At\u00ebher\u00eb Pjetri i tha: ''Pse u mor\u00ebt vesh q\u00eb ta tundoni Frym\u00ebn e Zotit? Ja, k\u00ebmb\u00ebt e atyre q\u00eb e varros\u00ebn burrin t\u00ebnd jan\u00eb n\u00eb prag t\u00eb der\u00ebs dhe do t\u00eb t\u00eb mbartin jasht\u00eb edhe ty!''.\n5:10 N\u00eb moment ajo ra te k\u00ebmb\u00ebt e tij dhe dha shpirt. Dhe t\u00eb rinjt\u00eb, si hyn\u00eb, e gjet\u00ebn t\u00eb vdekur, e mbart\u00ebn jasht\u00eb dhe e varros\u00ebn pran\u00eb burrit t\u00eb saj.\n5:11 K\u00ebshtu nj\u00eb frik\u00eb e madhe e zuri gjith\u00eb kish\u00ebn dhe gjith\u00eb ata q\u00eb i d\u00ebgjonin k\u00ebto gj\u00ebra.\n5:12 Dhe shum\u00eb shenja dhe mrekulli b\u00ebheshin n\u00eb mes t\u00eb popullit n\u00ebp\u00ebrmjet duarve t\u00eb apostujve. T\u00eb gjith\u00eb me nj\u00eb mendje t\u00eb vetme mblidheshin n\u00ebn portikun e Salomonit.\n5:13 Dhe asnjeri nga t\u00eb tjer\u00ebt nuk guxonte t\u00eb bashkohej me ta; por populli i lart\u00ebsonte.\n5:14 K\u00ebshtu Zotit i shtohej nj\u00eb num\u00ebr gjithnj\u00eb e m\u00eb i madh besimtar\u00ebsh, turma burrash dhe grash,\n5:15 aq sa i binin t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt n\u00eb sheshe, i vinin n\u00eb shtret\u00ebr e n\u00eb shtroja, q\u00eb kur kalonte Pjetri, t\u00eb pakt\u00ebn hija e tij t\u00eb mbulonte ndonj\u00eb nga ata.\n5:16 Edhe nj\u00eb turm\u00eb nga qytetet p\u00ebrreth turrej n\u00eb Jeruzalem, duke sjell\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe ata q\u00eb mundoheshin nga frym\u00ebra t\u00eb ndyra dhe t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebroheshin.\n5:17 At\u00ebher\u00eb u ngrit\u00ebn kryeprifti dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin me t\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb sekti i saducenjve, plot smir\u00eb,\n5:18 dhe vun\u00eb dor\u00eb mbi apostujt dhe i fut\u00ebn n\u00eb burgun publik.\n5:19 Por nj\u00eb engj\u00ebll i Zotit, nat\u00ebn, i hapi dyert e burgut dhe, si i nxori jasht\u00eb, tha:\n5:20 ''Shkoni, paraqituni n\u00eb tempull dhe i shpallni popullit t\u00eb gjitha fjal\u00ebt e k\u00ebsaj jete''.\n5:21 Dhe ata, si i d\u00ebgjuan k\u00ebto, hyn\u00eb n\u00eb tempull kur zbardhte dita dhe m\u00ebsonin. Por kryeprifti dhe ata q\u00eb ishin me t\u00eb, erdh\u00ebn dhe thirr\u00ebn bashk\u00eb sinedrin dhe t\u00eb gjith\u00eb pleqt\u00eb e bijve t\u00eb Izraelit; pastaj d\u00ebrguan rojet n\u00eb burg p\u00ebr t'i sjell\u00eb apostujt.\n5:22 Por rojet, kur arrit\u00ebn n\u00eb burg, nuk i gjet\u00ebn; dhe kur u kthyen b\u00ebn\u00eb raportimin e tyre,\n5:23 duke th\u00ebn\u00eb: ''Ne e gjet\u00ebm burgun t\u00eb mbyllur me kujdes dhe rojet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebrpara dyerve; por kur i hap\u00ebm, nuk gjet\u00ebm asnjeri brenda''.\n5:24 Por kryeprifti, komandanti i rojeve t\u00eb tempullit dhe krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve, kur i d\u00ebgjuan k\u00ebto gj\u00ebra, mbet\u00ebn t\u00eb habitur lidhur me k\u00ebt\u00eb, sepse nuk dinin \u00e7'donte t\u00eb thoshte gjith\u00eb kjo pun\u00eb.\n5:25 Por erdhi dikush q\u00eb u raportoi atyre duke th\u00ebn\u00eb: ''Ja, k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb ju i fut\u00ebt n\u00eb burg jan\u00eb n\u00eb tempull dhe po m\u00ebsojn\u00eb popullin''.\n5:26 At\u00ebher\u00eb komandanti shkoi me rojet dhe i solli, pa dhun\u00eb, nga frika se mos populli i vriste me gur\u00eb.\n5:27 K\u00ebshtu, pra, i soll\u00ebn dhe i paraqit\u00ebn p\u00ebrpara sinedrit; dhe kryeprifti i pyeti,\n5:28 duke th\u00ebn\u00eb: ''Po a nuk ju kemi ndaluar rrept\u00ebsisht t\u00eb m\u00ebsoni n\u00eb at\u00eb em\u00ebr? Dhe ja, ju e keni mbushur Jeruzalemin me doktrin\u00ebn tuaj dhe doni q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb mbi ne gjaku i atij njeriu''.\n5:29 Por Pjetri dhe apostujt, duke u p\u00ebrgjigjur, than\u00eb: ''Duhet t'i bindemi Per\u00ebndis\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa njer\u00ebzve.\n5:30 Per\u00ebndia e et\u00ebrve tan\u00eb e ka ringjallur Jezusin, q\u00eb ju e vrat\u00eb, duke e varur n\u00eb dru.\n5:31 Per\u00ebndia e lart\u00ebsoi me t\u00eb djatht\u00ebn e vet dhe e b\u00ebri princ dhe shp\u00ebtimtar p\u00ebr t'i dh\u00ebn\u00eb Izraelit pendimin dhe faljen e m\u00ebkateve.\n5:32 Dhe p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra ne jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb tij, si edhe Fryma e Shenjt\u00eb, q\u00eb Per\u00ebndia ua ka dh\u00ebn\u00eb atyre q\u00eb i binden atij''.\n5:33 Kur i d\u00ebgjuan k\u00ebto gj\u00ebra, ata u t\u00ebrbuan dhe vendos\u00ebn t'i vrasin.\n5:34 Por nj\u00eb farise, me em\u00ebr Gamaliel, m\u00ebsues i ligjit dhe i nderuar nga gjith\u00eb populli, u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb sined\u00ebr dhe urdh\u00ebroi t\u00eb nxirren jasht\u00eb apostujt p\u00ebr nj\u00eb moment.\n5:35 Pastaj u tha atyre t\u00eb sinedrit: ''Burra t\u00eb Izraelit, mendohuni mir\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t'u b\u00ebni k\u00ebtyre njer\u00ebzve.\n5:36 Sepse pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb u ngrit Teuda q\u00eb thoshte se ishte dikush; rreth tij u mblodh\u00ebn afro kat\u00ebrqind burra; por ai u vra dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kishin ndjekur u shp\u00ebrndan\u00eb dhe u asgj\u00ebsuan.\n5:37 Pas tij, n\u00eb koh\u00ebn e regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb, u ngrit Juda Galileas q\u00eb t\u00ebrhoqi pas vetes shum\u00eb njer\u00ebz; edhe ai humbi, dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kishin ndjekur u shp\u00ebrndan\u00eb.\n5:38 Tani un\u00eb po ju them t'u rrini larg k\u00ebtyre njer\u00ebzve dhe t'i lironi, sepse n\u00eb qoft\u00eb se ky plan ose kjo vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb prej njer\u00ebzve, ajo do t\u00eb prishet,\n5:39 por n\u00ebse \u00ebsht\u00eb prej Per\u00ebndis\u00eb, ju nuk mund ta prishni, sepse do t\u00eb gjendeshit n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr vet\u00eb Per\u00ebndis\u00eb!''.\n5:40 Dhe ata ia vun\u00eb veshin. Dhe, mbasi i thirr\u00ebn apostujt, i rrah\u00ebn dhe u dhan\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb mos flasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jezusit; pastaj i lan\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb.\n5:41 K\u00ebshtu ata u larguan nga sinedri, duke u g\u00ebzuar sepse qen\u00eb \u00e7muar t\u00eb denj\u00eb t\u00eb fyhen p\u00ebr emrin e Jezusit.\n5:42 Dhe \u00e7do dit\u00eb, n\u00eb tempull e n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi, nuk pushonin duke m\u00ebsuar dhe duke shpallur lajmin e mir\u00eb: q\u00eb Jezusi \u00ebsht\u00eb Krishti.\n6:1 Por n\u00eb ato dit\u00eb, duke u shumuar numri i dishepujve, lindi nj\u00eb murmuritje nga ana e Helenist\u00ebve kund\u00ebr Hebrenjve, sepse vejushat e tyre po liheshin pas dore n\u00eb sh\u00ebrbimin e p\u00ebrditsh\u00ebm.\n6:2 At\u00ebher\u00eb t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebt, pasi mblodh\u00ebn numrin e madh t\u00eb dishepujve, than\u00eb: ''Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb ne t\u00eb l\u00ebm\u00eb fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00ebp\u00ebr tryeza.\n6:3 Prandaj, v\u00ebllez\u00ebr, k\u00ebrkoni midis jush shtat\u00eb burra, me d\u00ebshmi t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb mbushur me Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb dhe me urt\u00ebsi, t\u00eb cil\u00ebve do t'ua besojm\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb.\n6:4 Kurse ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t'i kushtohemi lutjes dhe sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs''.\n6:5 Ky propozim u p\u00eblqeu gjith\u00eb dishepujve. Dhe zgjodh\u00ebn Stefanin, njeri plot besim dhe Frym\u00eb t\u00eb Shenjt\u00eb, Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikoll\u00ebn, nj\u00eb prozelit nga Antiokia.\n6:6 I paraqit\u00ebn pastaj p\u00ebrpara apostujve, t\u00eb cil\u00ebt, mbasi u lut\u00ebn, vun\u00eb duart mbi ta.\n6:7 Nd\u00ebrkaq fjala e Per\u00ebndis\u00eb po p\u00ebrhapej, dhe numri i dishepujve po shumohej fort n\u00eb Jeruzalem, edhe nj\u00eb num\u00ebr i madh prift\u00ebrinjsh i bindej besimit.\n6:8 Dhe Stefani, plot besim dhe fuqi, b\u00ebnte mrekulli dhe shenja t\u00eb m\u00ebdha n\u00ebp\u00ebr popull.\n6:9 Dhe disa nga sinagoga, q\u00eb quhej e Libertin\u00ebve, t\u00eb Kirenar\u00ebve, t\u00eb Aleksandrin\u00ebve dhe t\u00eb atyre t\u00eb Kilikis\u00eb dhe t\u00eb Azis\u00eb u ngrit\u00ebn q\u00eb t\u00eb grindeshin me Stefanin;\n6:10 por nuk mund t'i b\u00ebnin ball\u00eb urt\u00ebsis\u00eb dhe frym\u00ebs me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ai fliste.\n6:11 At\u00ebher\u00eb nxit\u00ebn disa njer\u00ebz t\u00eb thoshnin: ''Ne e kemi d\u00ebgjuar duke folur fjal\u00eb blasfemie kund\u00ebr Moisiut dhe kund\u00ebr Per\u00ebndis\u00eb''.\n6:12 Edhe e ngacmuan popullin, pleqt\u00eb dhe skrib\u00ebt; dhe, iu sul\u00ebn, e kap\u00ebn dhe e \u00e7uan te sinedri.\n6:13 Pastaj paraqit\u00ebn d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rrem\u00eb q\u00eb thoshnin: ''Ky njeri nuk pushon s\u00eb foluri fjal\u00eb blasfemie kund\u00ebr k\u00ebtij vendi t\u00eb shenjt\u00eb dhe kund\u00ebr ligjit.\n6:14 E kemi d\u00ebgjuar, n\u00eb fakt, duke th\u00ebn\u00eb se ky Jezusi, Nazareasi, do ta rr\u00ebnoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe do t\u00eb ndryshoj\u00eb ritet q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb Moisiu''.\n6:15 Dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb rrinin n\u00eb sined\u00ebr i ngul\u00ebn syt\u00eb n\u00eb t\u00eb, dhe pan\u00eb fytyr\u00ebn e tij posi fytyra e nj\u00eb engj\u00eblli.\n7:1 At\u00ebher\u00eb kryeprifti i tha: ''A jan\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra pik\u00ebrisht k\u00ebshtu?''.\n7:2 Ai tha: ''V\u00ebllez\u00ebr dhe et\u00ebr, d\u00ebgjoni. Per\u00ebndia i lavdis\u00eb iu shfaq Abrahamit, atit ton\u00eb, kur ai ishte n\u00eb Mesopotami, p\u00ebrpara se t\u00eb banonte n\u00eb Haran,\n7:3 dhe i tha: \"Dil prej vendit t\u00ebnd e prej farefisit t\u00ebnd dhe shko n\u00eb vendin q\u00eb un\u00eb do t\u00eb t\u00eb tregoj\".\n7:4 At\u00ebher\u00eb ai doli nga vendi i Kaldeasve dhe banoi n\u00eb Haran; prej andej, mbasi i vdiq i ati, Per\u00ebndia e b\u00ebri t\u00eb vij\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, ku banoni ju tani.\n7:5 Ai nuk i dha kurrfar\u00eb trash\u00ebgimie, as edhe vend p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Por i premtoi t'ia jap\u00eb p\u00ebr pron\u00eb atij dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb tij, pas tij, kur ai ende s'kishte asnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb.\n7:6 Dhe Per\u00ebndia foli k\u00ebshtu: \"Pasardh\u00ebsit e tij do t\u00eb banonin si t\u00eb huaj n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb huaj, dhe atje do t\u00eb mbaheshin n\u00eb skllav\u00ebri dhe do t\u00eb t\u00eb keqtrajtoheshin p\u00ebr kat\u00ebrqind vjet.\n7:7 Por Per\u00ebndia shtoi: \"Un\u00eb do ta gjykoj at\u00eb komb t\u00eb cilit ata do t'i sh\u00ebrbejn\u00eb; dhe pas k\u00ebsaj ata do t\u00eb dalin dhe do t\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\".\n7:8 Pastaj i dha atij bes\u00eblidhjen e rrethprerjes. Dhe k\u00ebshtu Abrahamit i lindi Isaku dhe e rrethpreu t\u00eb tet\u00ebn dit\u00eb; Isakut i lindi Jakobi, dhe Jakobit dymb\u00ebdhjet\u00eb patriark\u00eb.\n7:9 Patriark\u00ebt, duke pasur smir\u00eb Jozefin, e shit\u00ebn n\u00eb Egjipt, por Per\u00ebndia ishte me t\u00eb;\n7:10 dhe e shp\u00ebtoi nga t\u00eb gjitha mundimet e tij dhe i dha hir e urt\u00ebsi para Faraonit, mbretit t\u00eb Egjiptit, i cili e caktoi guvernator t\u00eb Egjiptit dhe t\u00eb mbar\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij.\n7:11 Por ra nj\u00eb zi buke dhe u b\u00eb nj\u00eb shtr\u00ebnges\u00eb n\u00eb gjith\u00eb vendin e Egjiptit dhe t\u00eb Kanaanit, dhe et\u00ebrit tan\u00eb nuk gjenin ushqime.\n7:12 Por Jakobi d\u00ebgjoi se n\u00eb Egjipt kishte grur\u00eb, dhe d\u00ebrgoi atje her\u00ebn e par\u00eb et\u00ebrit tan\u00eb.\n7:13 Her\u00ebn e dyt\u00eb Jozefi u tregoi q\u00eb ta njihnin v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe Faraonit iu njoftua farefisnia e Jozefit.\n7:14 At\u00ebher\u00eb Jozefi d\u00ebrgoi ta th\u00ebrresin atin e vet Jakobin dhe gjith\u00eb farefisin e vet, gjithsej shtat\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb veta.\n7:15 Jakobi zbriti n\u00eb Egjipt, ku vdiq ai dhe et\u00ebrit tan\u00eb.\n7:16 Ata pastaj i mbart\u00ebn n\u00eb Sikem dhe i varros\u00ebn n\u00eb varrin q\u00eb Abrahami pati bler\u00eb me argjend nga bijt\u00eb e Emorit, ati i Sikemit.\n7:17 Por, nd\u00ebrsa po afrohej koha e premtimit q\u00eb Per\u00ebndia i ishte betuar Abrahamit, populli u shtua dhe u shumua n\u00eb Egjipt,\n7:18 derisa doli n\u00eb Egjipt nj\u00eb mbret tjet\u00ebr q\u00eb nuk e kishte njohur Jozefin.\n7:19 Ky, duke vepruar me lig\u00ebsi kund\u00ebr skot\u00ebs son\u00eb, i keqtrajtoi et\u00ebrit tan\u00eb deri sa t'i ekspozojn\u00eb foshnjat e tyre, q\u00eb t\u00eb mos mbeteshin gjall\u00eb.\n7:20 N\u00eb at\u00eb koh\u00eb lindi Moisiu, dhe ishte i bukur n\u00eb syt\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb; ai u ushqye p\u00ebr tre muaj n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb atit.\n7:21 Dhe kur u ekspozua, e mori e bija e faraonit dhe e rriti si birin e vet.\n7:22 K\u00ebshtu Moisiu u arsimua me gjith\u00eb diturin\u00eb e Egjiptasve dhe ishte i pushtetsh\u00ebm n\u00eb fjal\u00eb e n\u00eb vepra.\n7:23 Po kur arriti n\u00eb mosh\u00ebn dyzet vje\u00e7are, i erdhi n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb shkoj\u00eb e t\u00eb vizitoj\u00eb v\u00eb-llez\u00ebrit e tij: bijt\u00eb e Izraelit.\n7:24 Kur pa se dikujt po i b\u00ebhej nj\u00eb padrejt\u00ebsi, e mbrojti dhe ia mori hakun t\u00eb shtypurit, duke vrar\u00eb Egjiptasin.\n7:25 Dhe ai mendonte se v\u00ebllez\u00ebrit e tij do ta kuptonin se Per\u00ebndia do t'u jepte \u00e7lirimin me an\u00eb t\u00eb tij, por ata nuk e kuptuan.\n7:26 T\u00eb nes\u00ebrmen ai u duk n\u00eb mes tyre, nd\u00ebrsa po ziheshin dhe i k\u00ebshilloi p\u00ebr paqe, duke th\u00ebn\u00eb: \"O burra, ju jeni v\u00ebllez\u00ebr, pse ia b\u00ebni me t\u00eb padrejt\u00eb nj\u00ebri-tjetrit?\".\n7:27 Por ai q\u00eb ia b\u00ebnte me t\u00eb padrejt\u00eb fqinjit t\u00eb vete shtyu, duke th\u00ebn\u00eb: \"Kush t\u00eb ka v\u00ebn\u00eb ty t\u00eb par\u00eb dhe gjykat\u00ebs mbi ne?\n7:28 Don t\u00eb m\u00eb vras\u00ebsh mua, ashtu si vrare dje Egjiptasin?\".\n7:29 P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre fjal\u00ebve Moisiu iku dhe banoi si i huaj n\u00eb vendin e Madianit, ku i lind\u00ebn dy bij.\n7:30 Si kaluan dyzet vjet, engj\u00eblli i Zotit iu shfaq n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e malit Sinai, n\u00eb flak\u00ebn e zjarrit t\u00eb nj\u00eb ferrishteje.\n7:31 Kur e pa, Moisiu mbeti i habitur nga sa shihte; dhe, kur po afrohej p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrejtur, d\u00ebgjoi z\u00ebrin e Zotit,\n7:32 q\u00eb thoshte: \"Un\u00eb jam Per\u00ebndia e et\u00ebrve t\u00eb tu, Per\u00ebndia e Abrahamit, Per\u00ebndia e Isakut dhe Per\u00ebndia e Jakobit\". Por Moisiu, q\u00eb dridhej i t\u00ebri, nuk guxonte t\u00eb shikonte.\n7:33 At\u00ebher\u00eb Per\u00ebndia i tha: \"Hiqi sandalet nga k\u00ebmb\u00ebt e tua, sepse vendi ku ti po q\u00ebndron \u00ebsht\u00eb tok\u00eb e shenjt\u00eb.\n7:34 Un\u00eb e kam par\u00eb qart\u00eb pik\u00ebllimin e popullit tim n\u00eb Egjipt dhe i d\u00ebgjova psher\u00ebtimat e tyre, dhe kam zbritur p\u00ebr t'i \u00e7liruar; tani, pra, eja, un\u00eb do t\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj n\u00eb Egjipt!\".\n7:35 At\u00eb Moisiun q\u00eb e kishin refuzuar, duke th\u00ebn\u00eb: \"Kush t\u00eb vuri ty t\u00eb par\u00eb dhe gjykat\u00ebs?\", po at\u00eb u d\u00ebrgoi Per\u00ebndia si kryetar dhe \u00e7lirues me an\u00eb t\u00eb engj\u00ebllit q\u00eb i ishte shfaqur n\u00eb ferrishte.\n7:36 Ai i nxori jasht\u00eb, duke kryer shenja e mrekulli n\u00eb vendin e Egjiptit, n\u00eb Detin e Kuq dhe n\u00eb shkretir\u00eb p\u00ebr dyzet vjet.\n7:37 Ky \u00ebsht\u00eb ai Moisi q\u00eb u tha bijve t\u00eb Izraelit: \"Zoti, Per\u00ebndia juaj do t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebr ju, nga mesi i v\u00ebllez\u00ebrve tuaj, nj\u00eb profet si mua. D\u00ebgjojeni!\".\n7:38 Ky \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb n\u00eb kuvend, n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, ishte me engj\u00ebllin q\u00eb i fliste mbi malin Sinai dhe me et\u00ebrit tan\u00eb; dhe mori fjal\u00ebt e jet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb na e p\u00ebr\u00e7uar neve.\n7:39 Et\u00ebrit tan\u00eb nuk desh\u00ebn t'i binden atij; madje e hodh\u00ebn posht\u00eb dhe me zemrat e tyre u kthyen nga Egjipti,\n7:40 duke i th\u00ebn\u00eb Aaronit: \"Na b\u00ebj disa per\u00ebndi q\u00eb t\u00eb na prijn\u00eb, sepse nuk dim\u00eb \u00e7'i ka ndodhur k\u00ebtij Moisiu q\u00eb na nxori nga vendi i Egjiptit\".\n7:41 Dhe n\u00eb ato dit\u00eb ata b\u00ebn\u00eb nj\u00eb vi\u00e7, i ofruan flijim idhullit dhe u g\u00ebzuan me vepr\u00ebn e duarve t\u00eb tyre.\n7:42 At\u00ebher\u00eb Per\u00ebndia u t\u00ebrhoq dhe i la t'i sh\u00ebrbejn\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb qiellit, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb librin e profet\u00ebve: \"O sht\u00ebpi e Izraelit, a m\u00eb keni kushtuar flijime dhe olokauste p\u00ebr dyzet vjet n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb?\n7:43 Apo m\u00eb shum\u00eb mbart\u00ebt \u00e7adr\u00ebn e Molokut dhe yllin e per\u00ebndis\u00eb suaj Remfan, imaxhe q\u00eb i b\u00ebt\u00eb vet\u00eb p\u00ebr t'i adhuruar; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb do t'ju shp\u00ebrngul p\u00ebrtej Babilonis\u00eb\".\n7:44 Et\u00ebrit tuaj n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb kishin tabernakullin e d\u00ebshmis\u00eb, ashtu si\u00e7 kishte urdh\u00ebruar ai q\u00eb i pati th\u00ebn\u00eb Moisiut ta b\u00ebj\u00eb sipas modelit q\u00eb kishte par\u00eb.\n7:45 Dhe et\u00ebrit tan\u00eb, pasi e mor\u00ebn, e mbart\u00ebn me Jozueun n\u00eb vendin q\u00eb e kishin pushtuar johebrenjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt Per\u00ebndia i d\u00ebboi para et\u00ebrve tan\u00eb; dhe aty q\u00ebndroi deri n\u00eb dit\u00ebt e Davidit,\n7:46 i cili gjeti hir p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb dhe k\u00ebrkoi t\u00eb mund t\u00eb gjente nj\u00eb banes\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb e Jakobit.\n7:47 Por qe Salomoni ai q\u00eb ia nd\u00ebrtoi nj\u00eb sht\u00ebpi.\n7:48 Por Shum\u00eb i Larti nuk banon n\u00eb tempuj t\u00eb nd\u00ebrtuar nga dora e njeriut, sikurse thot\u00eb profeti:\n7:49 ''Qielli \u00ebsht\u00eb froni im dhe toka stoli i k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb mia; \u00e7far\u00eb sht\u00ebpie do t\u00eb m\u00eb nd\u00ebrtonit ju, thot\u00eb Zoti, ose cili do t\u00eb qe vendi i pushimit tim?\n7:50 A nuk i b\u00ebri t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra dora ime?''.\n7:51 O njer\u00ebz qaf\u00ebfort\u00eb dhe me zem\u00ebr e vesh\u00eb t\u00eb parrethprer\u00eb, ju gjithnj\u00eb e kund\u00ebrshtoni Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb; ashtu si\u00e7 b\u00ebnin et\u00ebrit tuaj, ashtu b\u00ebni edhe ju.\n7:52 Cilin nga profet\u00ebt nuk e p\u00ebrndoq\u00ebn et\u00ebrit tuaj? Ata vran\u00eb edhe ata q\u00eb paralajmeronin ardhjen e t\u00eb Drejtit, p\u00ebr t\u00eb cilin tani ju jeni b\u00ebr\u00eb tradhtar\u00eb dhe vras\u00ebs;\n7:53 ju, q\u00eb e mor\u00ebt ligjin t\u00eb shpallur nga engj\u00ebjt dhe nuk e keni respektuar!''.\n7:54 Kur i d\u00ebgjuan k\u00ebto fjal\u00eb, ata thereshin n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb tyre dhe k\u00ebrc\u00ebllonin dh\u00ebmb\u00ebt kund\u00ebr tij.\n7:55 Por ai, mbushur me Frym\u00eb t\u00eb Shenjt\u00eb, i nguli syt\u00eb nga qielli, pa lavdin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb dhe Jezusin q\u00eb rrinte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb,\n7:56 dhe tha: ''Ja, un\u00eb po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut q\u00eb rri n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb''.\n7:57 Por ata, duke l\u00ebshuar britma t\u00eb forta, i zun\u00eb vesh\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb tok u sul\u00ebn mbi t\u00eb;\n7:58 dhe, si e nxor\u00ebn jasht\u00eb qytetit, e vran\u00eb me gur\u00eb. D\u00ebshmitar\u00ebt i vun\u00eb rrobat e tyre te k\u00ebmb\u00ebt e nj\u00eb djaloshi, t\u00eb quajtur Saul.\n7:59 K\u00ebshtu e vran\u00eb me gur\u00eb Stefanin, q\u00eb i th\u00ebrriste Jezusit dhe thoshte: ''O Zoti Jezus, pranoje frym\u00ebn time!''.\n7:60 At\u00ebher\u00eb ra n\u00eb gjunj\u00eb dhe b\u00ebrtiti me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: ''O Zot, mos ua ngarko atyre k\u00ebt\u00eb m\u00ebkat!''. Dhe, si tha k\u00ebt\u00eb, fjeti.\n8:1 Por Sauli e kishte miratuar vrasjen e tij. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb u b\u00eb nj\u00eb p\u00ebrndjekje e madhe kund\u00ebr kish\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb Jeruzalem; dhe t\u00eb gjith\u00eb u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00ebp\u00ebr krahinat e Judes\u00eb dhe t\u00eb Samaris\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb apostujve.\n8:2 Disa njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrshpirtsh\u00ebm e varros\u00ebn Stefanin dhe b\u00ebn\u00eb gj\u00ebm\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb.\n8:3 Por Sauli po shkat\u00ebrronte kish\u00ebn: hynte sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste n\u00eb burg.\n8:4 Ata, pra, q\u00eb ishin shp\u00ebrndar\u00eb shkonin rreth e p\u00ebrqark, duke shpallur fjal\u00ebn.\n8:5 Dhe Filipi zbriti n\u00eb qytetin e Samaris\u00eb dhe u predikoi atyre Krishtin.\n8:6 Dhe turmat, me nj\u00eb mendje t\u00eb vetme, d\u00ebgjonin me v\u00ebmendje gj\u00ebrat q\u00eb thoshte Filipi, duke d\u00ebgjuar dhe duke par\u00eb mrekullit\u00eb q\u00eb ai b\u00ebnte.\n8:7 Frym\u00ebra t\u00eb ndyra, pra, dilnin nga shum\u00eb t\u00eb idemonizuar, duke b\u00ebrtitur me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb; dhe shum\u00eb t\u00eb paralizuar e t\u00eb \u00e7al\u00eb sh\u00ebroheshin.\n8:8 Dhe n\u00eb at\u00eb qytet u b\u00eb g\u00ebzim i madh.\n8:9 Prej koh\u00ebsh n\u00eb at\u00eb qytet ishte nj\u00eb njeri q\u00eb quhej Simon, i cili merrej me magji dhe i b\u00ebnte t\u00eb \u00e7uditeshin njer\u00ebzit e Samaris\u00eb, gjoja sikur ishte njeri i madh.\n8:10 Dhe t\u00eb gjith\u00eb, nga m\u00eb i madhi te m\u00eb i vogli, ia vinin veshin, duke th\u00ebn\u00eb: ''Ky \u00ebsht\u00eb fuqia e madhe e Per\u00ebndis\u00eb''.\n8:11 Dhe e d\u00ebgjonin, sepse prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb ai i kishte mahnitur me mjeshtrin\u00eb e tij prej magjistari.\n8:12 Por, kur i besuan Filipit, q\u00eb shpalli lajmin e mir\u00eb t\u00eb gj\u00ebrave t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe emrin e Jezu Krishtit, burra dhe gra u pag\u00ebzuan.\n8:13 Besoi edhe Simoni dhe, mbasi u pag\u00ebzua, rrinte vazhdimisht me Filipin; dhe, duke par\u00eb veprat e fuqishme dhe shenjat q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb, mbeti i \u00e7uditur.\n8:14 Por kur apostujt d\u00ebgjuan n\u00eb Jeruzalem se Samaria kishte pranuar fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, i d\u00ebrguan atyre Pjetrin dhe Gjonin.\n8:15 Kur k\u00ebta arrit\u00ebn, u lut\u00ebn p\u00ebr ta, q\u00eb t\u00eb merrnin Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb,\n8:16 sepse ende nuk kishte zbritur mbi asnj\u00eb prej tyre, por ata vet\u00ebm ishin pag\u00ebzuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit Jezus.\n8:17 At\u00ebher\u00eb vun\u00eb duart mbi ta dhe ata mor\u00ebn Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb.\n8:18 Dhe Simoni, kur pa se me v\u00ebnien e duarve t\u00eb apostujve jepej Fryma e Shenjt\u00eb, u ofroi atyre para,\n8:19 duke th\u00ebn\u00eb: ''Ma jepni edhe mua k\u00ebt\u00eb pushtet, q\u00eb ai t\u00eb cilit do t'i v\u00eb duart, t\u00eb marr\u00eb Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb''.\n8:20 Por Pjetri i tha: ''Le t\u00eb humbas\u00eb paraja jote dhe ti bashk\u00eb me t\u00eb, sepse ti mendove se mund ta blesh me para dhurat\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb.\n8:21 Ti nuk ke as pjes\u00eb as short n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sepse zemra jote nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb.\n8:22 Pendohu, pra, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lig\u00ebsi q\u00eb ke dhe lutju Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb, po t\u00eb jet\u00eb e mundur, t\u00eb t\u00eb falet mendimi i zemr\u00ebs sate.\n8:23 Sepse un\u00eb t\u00eb shoh se je n\u00eb vrerin e hidh\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb prangat e paudh\u00ebsis\u00eb''.\n8:24 Dhe Simoni, duke u p\u00ebrgjigjur, tha: ''Lutjuni ju Zotit p\u00ebr mua, q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb ndodh\u00eb asgj\u00eb nga ato q\u00eb that\u00eb''.\n8:25 Ata, pra, pasi dhan\u00eb d\u00ebshmi dhe predikuan fjal\u00ebn e Zotit, u kthyen n\u00eb Jeruzalem, mbasi ungjillzuan shum\u00eb fshatra t\u00eb Samaritan\u00ebve.\n8:26 Dhe nj\u00eb engj\u00ebll i Zotit i foli Filipit, duke i th\u00ebn\u00eb: ''\u00c7ohu dhe shko drejt jugut, n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb nga Jeruzalemi zbret n\u00eb Gaza; ajo \u00ebsht\u00eb e shkret\u00eb''.\n8:27 Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, nj\u00eb njeri Etiopas, eunuk, nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i Kandaces, mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb Etiopis\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebs i t\u00eb gjitha thesareve t\u00eb saj, i cili kishte ardhur n\u00eb Jeruzalem p\u00ebr t\u00eb adhuruar.\n8:28 Tani ai po kthehej dhe, i ulur n\u00eb karroc\u00ebn e vet, lexonte profetin Isaia.\n8:29 Dhe Fryma i tha Filipit: ''Afrohu dhe arrije at\u00eb karroc\u00eb!''.\n8:30 Filipi iu turr af\u00ebr dhe, duke d\u00ebgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: ''A e kupton at\u00eb q\u00eb lexon?''.\n8:31 Ai tha: ''E si do t\u00eb mundja, po s'pata nj\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb udh\u00ebzoj\u00eb?''. Pastaj iu lut Filipit t\u00eb hip\u00eb dhe t\u00eb ulet pran\u00eb tij.\n8:32 Por pjesa e Shkrimit q\u00eb ai po lexonte ishte kjo: ''At\u00eb e \u00e7uan si delja n\u00eb thertore; dhe ashtu si qengji \u00ebsht\u00eb memec p\u00ebrpara qethtarit, k\u00ebshtu ai nuk e hapi goj\u00ebn e vet.\n8:33 N\u00eb p\u00ebruljen e tij iu mohua \u00e7far\u00ebdolloj drejt\u00ebsie; po kush do t\u00eb mund ta p\u00ebrshkruaj\u00eb brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka''.\n8:34 Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: ''T\u00eb lutem, p\u00ebr k\u00eb e thot\u00eb profeti k\u00ebt\u00eb? P\u00ebr veten e vet apo p\u00ebr ndonj\u00eb tjet\u00ebr?''.\n8:35 At\u00ebher\u00eb e mori fjal\u00ebn Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.\n8:36 Dhe, nd\u00ebrsa po vazhdonin rrug\u00ebn, arrit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend me uj\u00eb. Dhe eunuku tha: ''Ja uji! \u00c7far\u00eb m\u00eb pengon t\u00eb pag\u00ebzohem?''.\n8:37 Dhe Filipi tha: ''N\u00ebse ti beson me gjith\u00eb zem\u00ebr, mund ta b\u00ebsh''. Dhe ai u p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb: ''Un\u00eb besoj se Jezu Krishti \u00ebsht\u00eb Biri i Per\u00ebndis\u00eb''.\n8:38 Urdh\u00ebroi at\u00ebher\u00eb t\u00eb ndalet karroca, dhe t\u00eb dy, Filipi dhe eunuku, zbrit\u00ebn n\u00eb uj\u00eb dhe ai e pag\u00ebzoi.\n8:39 Kur dol\u00ebn nga uji, Fryma e Zotit e rr\u00ebmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa m\u00eb; por e vazhdoi rrug\u00ebn e tij me plot g\u00ebzim.\n8:40 Por Filipi u gjet n\u00eb Azot; dhe, duke vazhduar, ungjill\u00ebzoi t\u00eb gjitha qytetet, derisa arriti n\u00eb Cezare.\n9:1 Nd\u00ebrkaq Sauli, duke shfryr\u00eb akoma k\u00ebrc\u00ebnime dhe k\u00ebrdi kund\u00ebr dishepujve t\u00eb Zotit, shkoi te kryeprifti,\n9:2 dhe k\u00ebrkoi nga ai letra p\u00ebr sinagogat e Damaskut, me q\u00ebllim q\u00eb, po t\u00eb gjente ndonj\u00eb ithtar t\u00eb Udh\u00ebs, burra o gra, t\u00eb mund t'i sillte t\u00eb lidhur n\u00eb Jeruzalem.\n9:3 Por ndodhi q\u00eb, nd\u00ebrsa po udh\u00ebtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vet\u00ebtiu nj\u00eb drit\u00eb nga qielli.\n9:4 Dhe, si u rr\u00ebzua p\u00ebrtok\u00eb, d\u00ebgjoi nj\u00eb z\u00eb q\u00eb i thoshte: ''Saul, Saul, p\u00ebrse m\u00eb p\u00ebrndjek?''.\n9:5 Dhe ai tha: ''Kush je, Zot?''. Dhe Zoti tha: ''Un\u00eb jam Jezusi, q\u00eb ti e p\u00ebrndjek; \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr ty t\u00eb godas\u00ebsh me shkelm kund\u00ebr gjembave''.\n9:6 At\u00ebher\u00eb ai, duke u dridhur i t\u00ebri dhe i trembur, tha: ''Zot, \u00e7'don ti t\u00eb b\u00ebj un\u00eb?''. Dhe Zoti: ''\u00c7ohu dhe hyr n\u00eb qytet, dhe do t\u00eb t\u00eb thuhet \u00e7'duhet t\u00eb b\u00ebsh''.\n9:7 Dhe njer\u00ebzit q\u00eb udh\u00ebtonin me t\u00eb ndaluan t\u00eb habitur, sepse d\u00ebgjonin tingullin e z\u00ebrit, por nuk shikonin njeri.\n9:8 Pastaj Sauli u \u00e7ua nga toka, por, kur i \u00e7eli syt\u00eb, nuk shihte asnjeri; at\u00ebher\u00eb e mor\u00ebn p\u00ebr dore dhe e \u00e7uan n\u00eb Damask.\n9:9 Dhe mbeti tri dit\u00eb pa t\u00eb parit, as h\u00ebngri as piu.\n9:10 N\u00eb Damask ishte nj\u00eb dishepull me em\u00ebr Anania, t\u00eb cilit Zoti i tha n\u00eb vegim: ''Anania!''. Dhe ai u p\u00ebrgjigj: ''Ja ku jam, Zot!''.\n9:11 Dhe Zoti i tha: ''\u00c7ohu dhe shko n\u00eb rrug\u00ebn e quajtur E drejt\u00eb, dhe k\u00ebrko n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Jud\u00ebs nj\u00eb njeri nga Tarsi me em\u00ebr Saul, i cili po lutet;\n9:12 ai ka par\u00eb n\u00eb vegim nj\u00eb njeri, me em\u00ebr Anania, duke hyr\u00eb dhe duke i v\u00ebn\u00eb duart p\u00ebr t'ia kthyer drit\u00ebn e syve''.\n9:13 At\u00ebher\u00eb Anania u p\u00ebrgjigj: ''O Zot, nga shum\u00eb veta kam d\u00ebgjuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri se sa t\u00eb k\u00ebqija u ka b\u00ebr\u00eb shenjtor\u00ebve t\u00eb tu n\u00eb Jeruzalem.\n9:14 Dhe ai ka k\u00ebtu nj\u00eb autorizim nga krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve p\u00ebr t\u00eb burgosur t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb th\u00ebrrasin emrin t\u00ebnd''.\n9:15 Por Zoti i tha: ''Shko, sepse ai \u00ebsht\u00eb vegla q\u00eb un\u00eb kam zgjedhur p\u00ebr ta sjell\u00eb emrin tim p\u00ebrpara johebrenjve, mbret\u00ebrve dhe bijve t\u00eb Izraelit.\n9:16 Sepse un\u00eb do t'i tregoj atij sa shum\u00eb i duhet t\u00eb vuaj\u00eb p\u00ebr emrin tim''.\n9:17 At\u00ebher\u00eb Anania shkoi dhe hyri n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi; dhe, duke i v\u00ebn\u00eb duart, tha: ''V\u00eblla Saul, Zoti Jezus, q\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb rrug\u00ebn n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ti po vije, m\u00eb ka d\u00ebrguar q\u00eb t\u00eb kesh p\u00ebrs\u00ebri drit\u00ebn e syve dhe t\u00eb mbushesh me Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb''.\n9:18 N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast i ran\u00eb nga syt\u00eb disa si luspa, dhe ai fitoi p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb parit; pastaj u ngrit dhe u pag\u00ebzua.\n9:19 Dhe, mbasi mori ushqim, ai u rip\u00ebrt\u00ebri n\u00eb forc\u00eb. Pastaj Sauli q\u00ebndroi disa dit\u00eb me dishepujt q\u00eb ishin n\u00eb Damask.\n9:20 Dhe filloi menj\u00ebher\u00eb t\u00eb predikoj\u00eb Krishtin n\u00eb sinagoga se ai \u00ebsht\u00eb Biri i Per\u00ebndis\u00eb.\n9:21 Dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e d\u00ebgjonin \u00e7uditeshin dhe thoshnin: ''Po a nuk \u00ebsht\u00eb ky ai q\u00eb n\u00eb Jeruzalem p\u00ebrndiqte t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e th\u00ebrrisnin k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, dhe ka ardhur k\u00ebtu me synim q\u00eb t'i \u00e7oj\u00eb si rob\u00ebr te krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve?''.\n9:22 Por Sauli b\u00ebhej gjithnj\u00eb e m\u00eb i fort\u00eb dhe i hutonte Judenjt\u00eb q\u00eb banonin n\u00eb Damask, duke ua v\u00ebrtetuar se Jezusi \u00ebsht\u00eb Krishti.\n9:23 Pas shum\u00eb dit\u00ebsh, Judenjt\u00eb u konsultuan bashk\u00eb q\u00eb ta vrasin.\n9:24 Por komploti i tyre u mor vesh nga Sauli. Dhe dit\u00eb e nat\u00eb ata i ruanin portat e qytetit q\u00eb t\u00eb mund ta vrisnin;\n9:25 at\u00ebher\u00eb dishepujt e mor\u00ebn nat\u00ebn dhe e zbrit\u00ebn posht\u00eb nga muri, n\u00eb nj\u00eb shport\u00eb.\n9:26 Si arriti n\u00eb Jeruzalem, Sauli u p\u00ebrpoq t\u00eb bashkohej me dishepujt, por t\u00eb gjith\u00eb kishin frik\u00eb nga ai, sepse nuk mund t\u00eb besonin se ai ishte dishepull.\n9:27 At\u00ebher\u00eb Barnaba e mori dhe e \u00e7oi tek apostujt, dhe u tregoi se si ai, gjat\u00eb udh\u00ebtimit, e kishte par\u00eb Zotin q\u00eb i kishte folur, dhe si kishte folur n\u00eb Damask lirsh\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jezusit.\n9:28 K\u00ebshtu ai q\u00ebndroi me ta n\u00eb Jeruzalem, dhe shkonte e vinte, dhe fliste lirsh\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit Jezus.\n9:29 Ai u fliste dhe diskutonte me helenist\u00ebt, por ata k\u00ebrkonin ta vrisnin.\n9:30 Por v\u00ebllez\u00ebrit, kur e mor\u00ebn vesh, e \u00e7uan n\u00eb Cezare dhe q\u00eb andej e nis\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Tars.\n9:31 K\u00ebshtu n\u00eb mbar\u00eb Juden\u00eb, n\u00eb Galile dhe n\u00eb Samari kishat kishin paqe dhe nd\u00ebrtoheshin. Dhe duke ecur n\u00eb druajtjen e Zotit dhe n\u00eb ngush\u00ebllimin e Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb, shumoheshin.\n9:32 Por ndodhi q\u00eb, nd\u00ebrsa Pjetri po e p\u00ebrshkonte gjith\u00eb vendin, erdhi edhe te shenjtor\u00ebt q\u00eb banonin n\u00eb Lida.\n9:33 Aty ai gjeti nj\u00eb njeri me em\u00ebr Enea, i cili tashm\u00eb prej tet\u00eb vjet\u00ebsh dergjej n\u00eb shtrat, sepse ishte i paralizuar.\n9:34 Pjetri i tha: ''Enea, Jezusi, Krishti, t\u00eb sh\u00ebron; \u00e7ohu dhe ndreqe shtratin''. Dhe ai u ngrit menj\u00ebher\u00eb.\n9:35 Dhe t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Lid\u00ebs dhe t\u00eb Saronit e pan\u00eb dhe u kthyen te Zoti.\n9:36 Por n\u00eb Jop\u00eb ishte nj\u00eb dishepull me em\u00ebr Tabitha, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb Gazel\u00eb; ajo b\u00ebnte shum\u00eb vepra t\u00eb mira dhe jepte shum\u00eb l\u00ebmosh\u00eb.\n9:37 Por n\u00eb ato dit\u00eb ndodhi q\u00eb ajo u s\u00ebmur dhe vdiq. Pasi e lan\u00eb, e vun\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb n\u00eb katin e sip\u00ebrm.\n9:38 Dhe, duke qen\u00eb se Lida \u00ebsht\u00eb af\u00ebr Jop\u00ebs, dishepujt, kur mor\u00ebn vesh se Pjetri ndodhej atje, i d\u00ebrguan dy burra q\u00eb ta lutnin t\u00eb vij\u00eb tek ata pa vones\u00eb.\n9:39 At\u00ebher\u00eb Pjetri u ngrit dhe u nis bashk\u00eb me ta. Sapo arriti, e \u00e7uan n\u00eb dhom\u00ebn lart; t\u00eb gjitha grat\u00eb e veja i dol\u00ebn atij duke qar\u00eb dhe i treguan tunikat dhe veshjet q\u00eb kishte punuar Gazela, sa ishte bashk\u00eb me to.\n9:40 At\u00ebher\u00eb Pjetri, mbasi i nxori jasht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, u ngjunj\u00ebzua dhe u lut. Pastaj iu kthye trupit dhe tha: ''Tabitha, \u00e7ohu!''. Dhe ajo i hapi syt\u00eb dhe, si pa Pjetrin, u ngrit ndenjur.\n9:41 Ai i dha dor\u00ebn dhe e ndihmoi t\u00eb ngrihet; dhe, si thirri shenjtor\u00ebt dhe grat\u00eb e veja, ua tregoi t\u00eb gjall\u00eb.\n9:42 Kjo u muar vesh n\u00eb mbar\u00eb Jop\u00ebn, dhe shum\u00eb veta besuan n\u00eb Zotin.\n9:43 Dhe Pjetri q\u00ebndroi disa dit\u00eb n\u00eb Jop\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00ebfar\u00eb Simoni, regj\u00ebs l\u00ebkur\u00ebsh.\n10:1 Por n\u00eb Cezare ishte nj\u00ebfar\u00eb njeriu me em\u00ebr Kornel, centurion i kohort\u00ebs, q\u00eb quhej Italik;\n10:2 ai ishte njeri i per\u00ebndish\u00ebm dhe q\u00eb e druante Per\u00ebndin\u00eb me gjith\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij; i jepte shum\u00eb l\u00ebmosh\u00eb popullit dhe vazhdimisht i lutej Per\u00ebndis\u00eb.\n10:3 Ai pa qart\u00eb n\u00eb nj\u00eb vegim, aty nga ora e n\u00ebnt\u00eb e dit\u00ebs, nj\u00eb engj\u00ebll t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb hyri tek ai dhe i tha: ''Kornel!''.\n10:4 dhe ai, duke ia ngulur syt\u00eb dhe shum\u00eb i trembur, i tha: ''\u00c7'\u00ebsht\u00eb, Zot?''. At\u00ebher\u00eb engj\u00eblli i tha: ''Lutjet e tua dhe l\u00ebmoshat e tua, jan\u00eb ngjitur para Per\u00ebndis\u00eb, si nj\u00eb kujtes\u00eb;\n10:5 tani, pra, d\u00ebrgo disa njer\u00ebz n\u00eb Jop\u00eb dhe thirre Simonin, q\u00eb e th\u00ebrrasin Pjet\u00ebr.\n10:6 Ai gjendet pran\u00eb nj\u00ebfar\u00eb Simoni, regj\u00ebs l\u00ebkur\u00ebsh, q\u00eb e ka sht\u00ebpin\u00eb af\u00ebr detit; ai do t\u00eb t\u00eb thot\u00eb \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebsh''.\n10:7 Sapo u largua engj\u00eblli q\u00eb i foli, Korneli thirri dy nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij dhe nj\u00eb ushtar besnik, nga ata q\u00eb ishin n\u00eb sh\u00ebrbimin e tij personal,\n10:8 u tregoi \u00e7do gj\u00eb dhe i nisi p\u00ebr n\u00eb Jope.\n10:9 T\u00eb nes\u00ebrmen, nd\u00ebrsa ata po udh\u00ebtonin dhe po i afroheshin qytetit, Pjetri u ngjit n\u00eb tarrac\u00eb, rreth or\u00ebs s\u00eb gjasht\u00eb p\u00ebr t'u lutur.\n10:10 E mori uria dhe donte t\u00eb hante; dhe, nd\u00ebrsa ata t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb po i p\u00ebrgatitnin ushqimin, u rr\u00ebmbye n\u00eb ekstaz\u00eb;\n10:11 dhe pa qiellin e hapur dhe nj\u00eb send q\u00eb i p\u00ebrngjante nj\u00eb \u00e7ar\u00e7afi t\u00eb madh q\u00eb po zbriste drejt tij; ishte lidhur n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr cepat dhe kishte zbritur n\u00eb tok\u00eb,\n10:12 dhe brenda tij ishin t\u00eb gjitha llojet e kat\u00ebrk\u00ebmb\u00ebsheve, bisha, zvarranik\u00eb t\u00eb tok\u00ebs dhe shpend\u00eb qielli.\n10:13 Dhe nj\u00eb z\u00eb i tha: ''Pjet\u00ebr, \u00e7ohu, ther dhe ha!''.\n10:14 Por Pjetri u p\u00ebrgjigj: ''Kurrsesi, o Zot, sepse un\u00eb nuk kam ngr\u00ebn\u00eb kurr\u00eb asgj\u00eb t\u00eb papast\u00ebr ose t\u00eb ndotur!''.\n10:15 Dhe z\u00ebri i tha p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb: ''Gj\u00ebrat q\u00eb Per\u00ebndia i ka pastruar, ti mos i b\u00ebj t\u00eb papastra''.\n10:16 Kjo ndodhi tri her\u00eb; pastaj ai send u ngrit s\u00ebrish n\u00eb qiell.\n10:17 Dhe nd\u00ebrsa Pjetri po mendohej me m\u00ebdyshje \u00e7'kuptim mund t\u00eb kishte vegimi q\u00eb kishte par\u00eb, ja q\u00eb njer\u00ebzit e d\u00ebrguar nga Korneli, mbasi pyet\u00ebn p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Simonit, u paraqit\u00ebn te dera.\n10:18 Dhe thirr\u00ebn e pyet\u00ebn n\u00ebse Simoni, i mbiquajtur Pjet\u00ebr, ndodhej aty.\n10:19 Nd\u00ebrsa Pjetri po mendohej lidhur me vegimin, Fryma i tha: ''Ja, po t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb tre burra.\n10:20 \u00c7ohu, pra, zbrit e shko me ta pa asnj\u00eb ngurrim, sepse un\u00eb jam ai q\u00eb t'i kam d\u00ebrguar''.\n10:21 At\u00ebher\u00eb Pjetri zbriti te njer\u00ebzit q\u00eb i ishin d\u00ebrguar nga Korneli dhe u tha atyre: ''Ja, un\u00eb jam ai q\u00eb k\u00ebrkoni; cila \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jeni k\u00ebtu?''.\n10:22 Dhe ata i than\u00eb: ''Centurioni Kornel, njeri i drejt\u00eb dhe q\u00eb e druan Per\u00ebndin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin gjith\u00eb kombi i Judenjve d\u00ebshmon, \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hyjnore nga nj\u00eb engj\u00ebll i shenjt\u00eb t\u00eb t\u00eb th\u00ebrras\u00eb ty n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar fjal\u00ebt q\u00eb ke p\u00ebr t'i th\u00ebn\u00eb''.\n10:23 At\u00ebher\u00eb Pjetri i ftoi t\u00eb hyjn\u00eb dhe i p\u00ebrbujti; pastaj, t\u00eb nes\u00ebrmen, shkoi me ta; dhe disa nga v\u00ebllez\u00ebrit e Jopes e shoq\u00ebruan.\n10:24 Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas hyn\u00eb n\u00eb Cezare. Por Korneli po i priste dhe kishte mbledhur farefisin e tij dhe miqt\u00eb e tij t\u00eb ngusht\u00eb.\n10:25 Kur hyri Pjetri, Korneli i doli para, i ra nd\u00ebr k\u00ebmb\u00eb dhe e adhuroi.\n10:26 Por Pjetri e ngriti duke th\u00ebn\u00eb: ''\u00c7ohu, edhe un\u00eb jam nj\u00eb njeri!''.\n10:27 Dhe, duke biseduar me t\u00eb, hyri dhe gjeti mbledhur shum\u00eb njer\u00ebz.\n10:28 Dhe ai u tha atyre: ''Ju e dini se nuk \u00ebsht\u00eb e ligjshme q\u00eb nj\u00eb Jude t\u00eb shoq\u00ebrohet me nj\u00eb t\u00eb huaj ose t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij; por Per\u00ebndia m\u00eb d\u00ebftoi q\u00eb t\u00eb mos e quaj asnj\u00eb njeri t\u00eb papast\u00ebr a t\u00eb ndotur.\n10:29 Prandaj, sapo m\u00eb ftuat t\u00eb vij, erdha pa kund\u00ebrshtuar. Tani po ju pyes: p\u00ebr \u00e7'arsye m\u00eb keni d\u00ebrguar ftes\u00eb?''.\n10:30 Dhe Korneli u p\u00ebrgjigj: ''Para kat\u00ebr dit\u00ebsh kisha agj\u00ebruar deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb, dhe n\u00eb or\u00ebn e n\u00ebnt\u00eb po lutesha n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, kur ja, nj\u00eb njeri me rroba t\u00eb shndritshme q\u00ebndroi para meje,\n10:31 dhe tha: \"Kornel, lutja jote t'u plot\u00ebsua dhe l\u00ebmoshat e tua u kujtuan para Per\u00ebndis\u00eb.\n10:32 D\u00ebrgo, pra, ndonj\u00eb njeri n\u00eb Jope dhe thirre Simonin, t\u00eb mbiquajtur Pjet\u00ebr; ai ndodhet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Simonit, regj\u00ebs l\u00ebkur\u00ebsh, pran\u00eb detit; dhe, kur t\u00eb vij\u00eb, ai do t\u00eb t\u00eb flas\u00eb\".\n10:33 K\u00ebshtu d\u00ebrgova menj\u00ebher\u00eb t\u00eb t\u00eb th\u00ebrrasin, dhe ti b\u00ebre mir\u00eb q\u00eb erdhe; tani ne k\u00ebtu jemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb prani t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar gjith\u00e7ka q\u00eb Per\u00ebndia t\u00eb ka urdh\u00ebruar''.\n10:34 At\u00ebher\u00eb Pjetri hapi goj\u00ebn dhe tha: ''N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb po e marr vesh se Per\u00ebndia nuk tregohet i ansh\u00ebm;\n10:35 por, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo kombi, ai q\u00eb ka frik\u00eb prej tij dhe q\u00eb vepron drejt\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb i pranuar nga ai,\n10:36 sipas fjal\u00ebs q\u00eb ai u ka dh\u00ebn\u00eb bijve t\u00eb Izraelit, duke u shpallur paqen me an\u00eb t\u00eb Jezu Krishtit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Zoti i t\u00eb gjith\u00ebve.\n10:37 Ju e dini se \u00e7'ka ndodhur n\u00eb mbar\u00eb Juden\u00eb, duke filluar nga Galilea, pas pag\u00ebzimit q\u00eb predikoi Gjoni:\n10:38 se si Per\u00ebndia vajosi me Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e p\u00ebrshkoi vendin duke b\u00ebr\u00eb mir\u00eb dhe duke sh\u00ebruar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin t\u00eb pushtuar nga djalli, sepse Per\u00ebndia ishte me t\u00eb.\n10:39 Dhe ne jemi d\u00ebshmitar\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb ai b\u00ebri n\u00eb vendin e Judes\u00eb dhe n\u00eb Jeruzalem; dhe se si ata e vran\u00eb, duke e varur n\u00eb nj\u00eb dru.\n10:40 Por Per\u00ebndia e ringjalli t\u00eb tret\u00ebn dit\u00eb dhe e b\u00ebri q\u00eb ai t\u00eb d\u00ebftohet,\n10:41 jo mbar\u00eb popullit, por d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb paracaktuar nga Per\u00ebndia, neve, q\u00eb h\u00ebngr\u00ebm dhe pim\u00eb me t\u00eb, mbasi ai u ngjall s\u00eb vdekuri.\n10:42 Tani ai na urdh\u00ebroi t'i predikojm\u00eb popullit dhe t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb Per\u00ebndia e ka caktuar si gjykat\u00ebs t\u00eb t\u00eb gja-ll\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb vdekurve.\n10:43 P\u00ebr t\u00eb b\u00ebjn\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb gjith\u00eb profet\u00ebt, q\u00eb kushdo q\u00eb beson n\u00eb t\u00eb merr faljen e m\u00ebkateve me an\u00eb t\u00eb emrit t\u00eb tij''.\n10:44 Nd\u00ebrsa Pjetri ende po i thoshte k\u00ebto fjal\u00eb, Fryma e Shenjt\u00eb zbriti mbi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb po e d\u00ebgjonin fjal\u00ebn.\n10:45 Dhe t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt q\u00eb ishin t\u00eb rrethprer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin ardhur me Pjetrin, u mrekulluan q\u00eb dhurata e Frym\u00ebs se Shenjt\u00eb u shp\u00ebrnda edhe mbi johebrenjt\u00eb,\n10:46 sepse i d\u00ebgjonin duke folur gjuh\u00eb t\u00eb tjera dhe duke madh\u00ebruar Per\u00ebndin\u00eb. At\u00ebher\u00eb Pjetri filloi t\u00eb thot\u00eb:\n10:47 ''A mund ta ndaloj\u00eb dikush ujin, q\u00eb t\u00eb mos pag\u00ebzohen k\u00ebta q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb pik\u00ebrisht si ne?''.\n10:48 K\u00ebshtu ai urdh\u00ebroi q\u00eb ata t\u00eb pag\u00ebzoheshin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit Jezus. Ata pastaj iu lut\u00ebn t\u00eb q\u00ebndronte disa dit\u00eb me ta.\n11:1 Nd\u00ebrkaq apostujt dhe v\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb ishin n\u00eb Jude mor\u00ebn vesh se edhe johebrenjt\u00eb kishin pranuar fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb.\n11:2 Dhe, kur Pjetri u ngjit n\u00eb Jeruzalem, ata q\u00eb ishin rrethprer\u00eb haheshin me t\u00eb,\n11:3 duke th\u00ebn\u00eb: ''Ti hyre n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb parrethprer\u00eb dhe h\u00ebngre me ta!''.\n11:4 Por Pjetri, duke nisur nga fillimi, u shpjegoi atyre me radh\u00eb ngjarjet duke th\u00ebn\u00eb:\n11:5 ''Un\u00eb po lutesha n\u00eb qytetin e Jopes, kur u rr\u00ebmbeva n\u00eb ekstaz\u00eb dhe pash\u00eb nj\u00eb vegim: nj\u00eb send, q\u00eb i ngjante nj\u00eb \u00e7ar\u00e7afi t\u00eb madh t\u00eb kapur n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr cepat, po zbriste si t\u00eb ulej posht\u00eb prej qiellit dhe arriti deri tek un\u00eb.\n11:6 Duke shikuar me v\u00ebmendje brenda, dallova dhe pash\u00eb kat\u00ebrk\u00ebmb\u00ebsha, bisha, zvarranik\u00eb t\u00eb tok\u00ebs dhe shpend\u00eb t\u00eb qiellit.\n11:7 Dhe d\u00ebgjova nj\u00eb z\u00eb q\u00eb m\u00eb thoshte: \"Pjet\u00ebr, \u00e7ohu, ther dhe ha!\".\n11:8 Por un\u00eb thash\u00eb: \"Kurrsesi, o Zot, sepse nuk m\u00eb ka hyr\u00eb kurr\u00eb n\u00eb goj\u00eb asgj\u00eb e papast\u00ebr ose e ndotur\".\n11:9 Por z\u00ebri m'u p\u00ebrgjigj p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb nga qielli: \"Gj\u00ebrat q\u00eb Per\u00ebndia i ka pastruar, ti mos i b\u00ebj t\u00eb papastra!\".\n11:10 Dhe kjo ndodhi tri her\u00eb; pastaj gjith\u00e7ka u t\u00ebrhoq p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb qiell.\n11:11 N\u00eb po at\u00eb moment tre njer\u00ebz, q\u00eb i pata d\u00ebrguar n\u00eb Cezare, u paraqit\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku ndodhesha un\u00eb.\n11:12 Dhe Fryma m\u00eb tha t\u00eb shkoj me ta, pa pas\u00eb kurrfar\u00eb ngurrimi. Me mua erdh\u00ebn edhe k\u00ebta gjasht\u00eb v\u00ebllez\u00ebr, dhe k\u00ebshtu hym\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e atij njeriu.\n11:13 Ai na tregoi se si kishte par\u00eb nj\u00eb engj\u00ebll q\u00eb u paraqit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe i tha: \"D\u00ebrgo njer\u00ebz n\u00eb Jope dhe thirre Simonin, t\u00eb mbiquajtur Pjet\u00ebr.\n11:14 Ai do t\u00eb t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebt, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave do t\u00eb shp\u00ebtohesh ti dhe gjith\u00eb sht\u00ebpia jote\".\n11:15 Sapo kisha filluar t\u00eb flas, kur Fryma e Shenjt\u00eb zbriti mbi ta, sikurse kishte zbritur n\u00eb fillim mbi ne.\n11:16 At\u00ebher\u00eb m'u kujtua fjala e Zotit q\u00eb thoshte: \"Gjoni pag\u00ebzoi me uj\u00eb, por ju do t\u00eb pag\u00ebzoheni me Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb\".\n11:17 N\u00eb qoft\u00eb se Per\u00ebndia, pra, u dha atyre t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dhurat\u00eb q\u00eb kemi marr\u00eb ne, q\u00eb besuam n\u00eb Zotin Jezu Krisht, kush isha un\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t'i kund\u00ebrvihesha Per\u00ebndis\u00eb?''.\n11:18 Si i d\u00ebgjuan k\u00ebto fjal\u00eb, ata u qet\u00ebsuan dhe p\u00ebrl\u00ebvdonin Per\u00ebndin\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: ''Per\u00ebndia, pra, edhe johebrenjve u dha pendes\u00ebn p\u00ebr t'u dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn!''.\n11:19 Nd\u00ebrkaq ata q\u00eb ishin shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrndjekjes q\u00eb nisi me Stefanin, arrit\u00ebn deri n\u00eb Feniki, n\u00eb Qipro dhe n\u00eb Antioki, duke mos ia shpallur fjal\u00ebn asnj\u00eb tjetri, p\u00ebrve\u00e7 Judenjve.\n11:20 Por disa prej tyre me origjin\u00eb nga Qipro dhe nga Kirenea, kur arrit\u00ebn n\u00eb Antioki, filluan t'u flasin Grek\u00ebve, duke shpallur Zotin Jezus.\n11:21 Dhe dora e Zotit ishte me ta; dhe nj\u00eb num\u00ebr i madh besoi dhe u kthye te Zoti.\n11:22 Lajmi i k\u00ebsaj arriti n\u00eb vesh t\u00eb kish\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb Jeruzalem; dhe ata d\u00ebrguan Barnab\u00ebn, q\u00eb t\u00eb shkonte deri n\u00eb Antioki.\n11:23 Kur ai arriti, shikoi hirin e Per\u00ebndis\u00eb, u g\u00ebzua dhe i nxiti t\u00eb gjith\u00eb t'i q\u00ebndrojn\u00eb besnik\u00eb Zotit, me d\u00ebshir\u00ebn e zemr\u00ebs,\n11:24 sepse ai ishte njeri i mir\u00eb, plot me Frym\u00eb t\u00eb Shenjt\u00eb dhe besim. Dhe nj\u00eb num\u00ebr i madh personash iu shtua Zotit.\n11:25 Pastaj Barnaba u nis p\u00ebr n\u00eb Tars p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar Saulin dhe, si e gjeti, e \u00e7oi n\u00eb Antioki.\n11:26 Dhe plot nj\u00eb vit ata u bashkuan me at\u00eb kish\u00eb dhe m\u00ebsuan nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh njer\u00ebzish; dhe, p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb n\u00eb Antioki, dishepujt u quajt\u00ebn t\u00eb Krishter\u00eb.\n11:27 N\u00eb ato dit\u00eb disa profet\u00eb zbrit\u00ebn nga Jeruzalemi n\u00eb Antioki.\n11:28 Dhe nj\u00eb nga ata, me em\u00ebr Agab, u ngrit dhe n\u00ebp\u00ebrmjet Frym\u00ebs parathoshte se do t\u00eb ndodhte n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn nj\u00eb zi e madhe buke; dhe kjo ndodhi m\u00eb von\u00eb n\u00eb koh\u00ebn n\u00ebn Klaud Cezarit.\n11:29 At\u00ebher\u00eb dishepujt, secili sipas mund\u00ebsive t\u00eb tij, vendos\u00ebn t'u \u00e7ojn\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve q\u00eb banonin n\u00eb Jude.\n11:30 Dhe k\u00ebt\u00eb ata e b\u00ebn\u00eb, duke ua d\u00ebrguar pleqve me an\u00eb t\u00eb Barnab\u00ebs dhe t\u00eb Saulit.\n12:1 Dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mbreti Herod filloi t\u00eb p\u00ebrndjek\u00eb disa nga kisha.\n12:2 Dhe e vrau me shpat\u00eb Jakobin, v\u00ebllain e Gjonit.\n12:3 Dhe, duke par\u00eb se kjo u p\u00eblqente Judenjve, urdh\u00ebroi t\u00eb arrestohet edhe Pjetri (ishin dit\u00ebt e t\u00eb Ndorm\u00ebve).\n12:4 Mbasi e arrestoi, e futi n\u00eb burg dhe ua besoi ruajtjen e tij kat\u00ebr skuadrave, me nga kat\u00ebr ushtar\u00eb secila, duke menduar ta nxjerr\u00eb para popullit mbas Pashk\u00ebs.\n12:5 Por, nd\u00ebrsa Pjetrin e ruanin n\u00eb burg, nga ana e kish\u00ebs b\u00ebnin lutje t\u00eb vazhdueshme te Per\u00ebndia p\u00ebr t\u00eb.\n12:6 Dhe nat\u00ebn, para se ta nxirrte Herodi p\u00ebrpara popullit, Pjetri po flinte n\u00eb mes dy ushtar\u00ebve, i lidhur me dy zinxhir\u00eb; dhe rojet para port\u00ebs ruanin burgun.\n12:7 Dhe ja, nj\u00eb engj\u00ebll i Zotit u duk dhe nj\u00eb drit\u00eb e ndri\u00e7oi qelin\u00eb; dhe ai i ra Pjetrit n\u00eb ij\u00eb, e zgjoi duke th\u00ebn\u00eb: ''\u00c7ohu shpejt!''. Dhe zinxhir\u00ebt i ran\u00eb nga duart.\n12:8 Pastaj engj\u00eblli i tha: ''Ngjishu dhe lidhi sandalet!''. Dhe ai b\u00ebri k\u00ebshtu. Pastaj i tha: ''Mb\u00ebshtillu me mantelin dhe ndiqm\u00eb!''.\n12:9 Dhe Pjetri, mbasi doli, e ndiqte pa e kuptuar se \u00e7'po i ndodhte me an\u00eb t\u00eb engj\u00ebllit ishte e v\u00ebrtet\u00eb; sepse ai pandehte se kishte nj\u00eb vegim.\n12:10 Dhe, si kaluan vendroj\u00ebn e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb, arrit\u00ebn te dera e hekurt q\u00eb t\u00eb \u00e7onte n\u00eb qytet, dhe ajo u hap p\u00ebrpara tyre vetvetiu; dhe, mbasi dol\u00ebn, p\u00ebrshkuan nj\u00eb rrug\u00eb dhe papritmas engj\u00eblli e la at\u00eb.\n12:11 Kur Pjetri erdhi n\u00eb vete, tha: ''Tani me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po e di se Zoti ka d\u00ebrguar engj\u00ebllin e vet dhe m\u00eb liroi nga duart e Herodit duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb kot\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb priste populli i Judenjve''.\n12:12 Kur e kuptoi situat\u00ebn, ai u nis p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Maris\u00eb, n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Gjonit, t\u00eb mbiquajtur Mark, ku shum\u00eb v\u00ebllez\u00ebr ishin mbledhur dhe po luteshin.\n12:13 Sapo Pjetri i ra der\u00ebs s\u00eb hyrjes, nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtore q\u00eb quhej Rode u afrua me kujdes p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar.\n12:14 Dhe, kur njohu z\u00ebrin e Pjetrit, nga g\u00ebzimi nuk e hapi der\u00ebn, por rendi brenda dhe njoftoi se Pjetri ndodhej para der\u00ebs.\n12:15 Por ata i than\u00eb: ''Ti flet p\u00ebr\u00e7art''. Por ajo pohonte se ashtu ishte. Dhe ata thoshnin: ''\u00c9sht\u00eb engj\u00eblli i tij!''.\n12:16 Nd\u00ebrkaq Pjetri vazhdonte t\u00eb trokiste. Ata, kur e hap\u00ebn, e pan\u00eb at\u00eb dhe u mahnit\u00ebn.\n12:17 Por ai u b\u00ebri shenj\u00eb me dor\u00eb t\u00eb heshtnin dhe u tregoi se si Zoti e kishte nxjerr\u00eb nga burgu. Pastaj tha: ''Ua tregoni k\u00ebto Jakobit dhe v\u00ebllez\u00ebrve!''. Pastaj doli dhe shkoi n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr.\n12:18 Kur zbardhi dita, u b\u00eb nj\u00eb p\u00ebshtjellim i madh n\u00eb mes t\u00eb ushtar\u00ebve, sepse nuk dinin \u00e7'kishte ndodhur me Pjetrin.\n12:19 Dhe Herodi nisi ta k\u00ebrkoj\u00eb, por nuk e gjeti, dhe, mbasi i mori n\u00eb pyetje rojet, urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00eb vriten. Pastaj zbriti nga Judeja n\u00eb Cezare dhe atje q\u00ebndroi p\u00ebr pak koh\u00eb.\n12:20 Por Herodi ishte i zem\u00ebruar kund\u00ebr tirasve dhe sidonasve; por ata, si u mor\u00ebn vesh midis tyre, u paraqit\u00ebn para tij dhe, mbasi ia mbush\u00ebn mendjen Blastit, kamarierit t\u00eb mbretit, k\u00ebrkuan paqe, sepse\n12:21 Dit\u00ebn e caktuar Herodi, i veshur me mantelin mbret\u00ebror dhe i ulur mbi fron, u mbajti nj\u00eb fjalim.\n12:22 Populli e brohoriste, duke th\u00ebn\u00eb: ''Z\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb dhe jo e njeriut!''.\n12:23 N\u00eb at\u00eb \u00e7ast nj\u00eb engj\u00ebll i Zotit e goditi, sepse nuk i kishte dh\u00ebn\u00eb lavdi Per\u00ebndis\u00eb; dhe, i brejtur nga krimbat, vdiq.\n12:24 Nd\u00ebrkaq fjala e Per\u00ebndis\u00eb rritej dhe p\u00ebrhapej.\n12:25 Dhe Barnaba dhe Sauli, mbasi e p\u00ebrfunduan misionin e tyre, u kthyen nga Jeruzalemi n\u00eb Antioki duke e marr\u00eb me vete Gjonin, t\u00eb mbiquajtur Mark.\n13:1 Por n\u00eb kish\u00ebn e Antiokis\u00eb ishin profet\u00eb dhe m\u00ebsues: Barnaba, Simeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kireneas, Manaeni, q\u00eb ishte rritur bashk\u00eb me Herodin tetrark, dhe Sauli.\n13:2 Dhe, nd\u00ebrsa po kryenin sh\u00ebrbes\u00ebn e Zotit dhe po agj\u00ebronin, Fryma e Shenjt\u00eb tha: ''M'i ndani ve\u00e7 Barnab\u00ebn dhe Saulin p\u00ebr vepr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i kam thirrur''.\n13:3 At\u00ebher\u00eb, pasi agj\u00ebruan dhe u lut\u00ebn, vun\u00eb duart mbi ta dhe i nis\u00ebn.\n13:4 Ata, pra, t\u00eb d\u00ebrguar nga Fryma e Shenjt\u00eb, zbrit\u00ebn n\u00eb Seleuki dhe q\u00eb andej lundruan p\u00ebr n\u00eb Qipro.\n13:5 Kur arrit\u00ebn n\u00eb Salamin\u00eb, shpall\u00ebn fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb sinagogat e Judenjve; dhe ata kishin me vete edhe Gjonin si ndihm\u00ebs.\n13:6 Pastaj, mbasi e p\u00ebrshkuan ishullin deri n\u00eb Pafo, gjet\u00ebn aty nj\u00eb magjistar, nj\u00eb profet t\u00eb rrem\u00eb jude, me em\u00ebr Bar-Jezus,\n13:7 i cili ishte me prokonsullin Sergj Pal, njeri i zgjuar. Ky thirri pran\u00eb vetes Barnab\u00ebn dhe Saulin dhe k\u00ebrkoi t\u00eb d\u00ebgjonte fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb,\n13:8 por Elimas, magjistari (ky n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb kuptimi i emrit t\u00eb tij) u kund\u00ebrshtoi atyre, duke k\u00ebrkuar ta largoj\u00eb prokonsullin nga besimi.\n13:9 At\u00ebher\u00eb Sauli, i quajtur edhe Pal, i mbushur me Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb, i nguli syt\u00eb mbi t\u00eb dhe tha:\n13:10 ''O njeri plot me \u00e7do mashtrim dhe \u00e7do far\u00eb lig\u00ebsie, bir i djallit, armik i \u00e7do drejt\u00ebsie, a nuk do t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga shtremb\u00ebrimi i rrug\u00ebv\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb Zotit?\n13:11 Tani, pra, ja, dora e Zotit \u00ebsht\u00eb mbi ty, dhe do t\u00eb verbohesh dhe nuk do ta shoh\u00ebsh m\u00eb diellin p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe''. Menj\u00ebher\u00eb mbi t\u00eb ra mjegull dhe terr: dhe ai shkonte rreth e qark duke k\u00ebrkuar ndonj\u00eb q\u00eb ta mbante p\u00ebr dore.\n13:12 At\u00ebher\u00eb prokonsulli, kur pa \u00e7far\u00eb kishte ndodhur, besoi, i mrekulluar nga doktrina e Zotit.\n13:13 Dhe Pali dhe shok\u00ebt e vet hip\u00ebn n\u00eb anije nga Pafo dhe arrit\u00ebn n\u00ebp\u00ebr det n\u00eb Perg\u00eb t\u00eb Panfilis\u00eb; por Gjoni u nda prej tyre dhe u kthye n\u00eb Jeruzalem.\n13:14 Por ata, duke vazhduar rrug\u00ebn nga Perga, arrit\u00ebn n\u00eb Antioki t\u00eb Pisidis\u00eb; dhe, mbasi hyn\u00eb n\u00eb sinagog\u00eb dit\u00ebn e shtun\u00eb, u ul\u00ebn.\n13:15 Mbas leximit t\u00eb ligjit dhe t\u00eb profet\u00ebve, krer\u00ebt e sinagog\u00ebs d\u00ebrguan atyre p\u00ebr t'u th\u00ebn\u00eb: ''V\u00ebllez\u00ebr, n\u00eb qoft\u00eb se keni ndonj\u00eb fjal\u00eb k\u00ebshilluese p\u00ebr popullin, ia thoni''.\n13:16 At\u00ebher\u00eb Pali u ngrit dhe, mbasi b\u00ebri shenj\u00eb me dor\u00eb, tha: ''Izraelit\u00eb dhe ju q\u00eb druani Per\u00ebndin\u00eb, d\u00ebgjoni!\n13:17 Per\u00ebndia e k\u00ebtij populli t\u00eb Izraelit i zgjodhi et\u00ebrit tan\u00eb, dhe e b\u00ebri t\u00eb madh popullin gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb vendin e Egjiptit; pastaj, me krah\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, e nxori q\u00eb andej.\n13:18 Dhe p\u00ebr afro dyzet vjet i duroi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb.\n13:19 Pastaj shkat\u00ebrroi shtat\u00eb kombe n\u00eb vendin e Kanaanit dhe ua shp\u00ebrndau atyre n\u00eb trash\u00ebgimi vendin e tyre.\n13:20 Dhe pastaj, p\u00ebr afro kat\u00ebrqind e pes\u00ebdhjet\u00eb vjet, u dha Gjyqtar\u00eb deri te profeti Samuel.\n13:21 M\u00eb pas ata k\u00ebrkuan nj\u00eb mbret; dhe Per\u00ebndia u dha atyre Saulin, birin e Kisit, nj\u00eb burr\u00eb nga fisi i Beniaminit, p\u00ebr dyzet vjet.\n13:22 Pastaj Per\u00ebndia e hoqi dhe u ngjalli atyre si mbret Davidin, p\u00ebr t\u00eb cilin dha d\u00ebshmi duke th\u00ebn\u00eb: \"Kam gjetur Davidin, birin e Jeseut, njeri sipas zemr\u00ebs sime, i cili do t\u00eb zbatoj\u00eb t\u00eb gjitha vullnetet e mia\".\n13:23 Prej far\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij Per\u00ebndia, sipas premtimit t\u00eb vet, i ka ngjallur Izraelit Shp\u00ebtimtarin Jezus.\n13:24 Para ardhjes s\u00eb tij, Gjoni predikoi nj\u00eb pag\u00ebzim pendimi p\u00ebr gjith\u00eb popullin e Izraelit.\n13:25 Dhe, kur Gjoni po e p\u00ebrfundonte misionin e tij, tha: \"Cili pandehni se jam un\u00eb? Un\u00eb nuk jam Krishti; por ja, pas meje vjen nj\u00eb, t\u00eb cilit un\u00eb nuk jam i denj\u00eb t'i zgjidh sandalet e k\u00ebmb\u00ebve\".\n13:26 V\u00ebllez\u00ebr, bij t\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb Abrahamit, dhe ata prej jush q\u00eb druajn\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, juve ju \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar fjala e k\u00ebtij shp\u00ebtimi.\n13:27 Sepse banor\u00ebt e Jeruzalemit dhe krer\u00ebt e tyre, duke mos e njohur K\u00ebt\u00ebjezus, duke e d\u00ebnuar, kan\u00eb p\u00ebrmbushur fjal\u00ebt e profet\u00ebve q\u00eb lexohen \u00e7do t\u00eb shtun\u00eb.\n13:28 Dhe, ndon\u00ebse nuk i gjet\u00ebn asnj\u00eb faj q\u00eb t\u00eb meritonte vdekjen, i k\u00ebrkuan Pilatit q\u00eb ai t\u00eb vritet.\n13:29 Dhe mbasi u kryen t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb jan\u00eb shkruar p\u00ebr t\u00eb, at\u00eb e zbrit\u00ebn nga druri dhe e vun\u00eb n\u00eb varr.\n13:30 Por Per\u00ebndia e ringjalli prej t\u00eb vdekurve;\n13:31 dhe ai u pa p\u00ebr shum\u00eb dit\u00eb nga ata q\u00eb ishin ngjitur me t\u00eb nga Galilea n\u00eb Jeruzalem, t\u00eb cil\u00ebt tani jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb tij para popullit.\n13:32 Dhe ne po ju shpallim lajmin e mir\u00eb t\u00eb premtimit q\u00eb u qe b\u00ebr\u00eb et\u00ebrve,\n13:33 duke ju th\u00ebn\u00eb se Per\u00ebndia e ka p\u00ebrmbushur p\u00ebr ne, bij t\u00eb tyre, duke ringjallur Jezusin, ashtu si dhe \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb psalmin e dyt\u00eb: \"Ti je Biri im, sot m\u00eb linde\".\n13:34 Dhe mbasi e ka ringjallur prej t\u00eb vdekurve p\u00ebr t\u00eb mos e kthyer n\u00eb kalbje, ai ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu: \"Un\u00eb do t'ju jap premtimet e sigurta t\u00eb b\u00ebra Davidit\".\n13:35 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai thot\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb psalm tjet\u00ebr: \"Ti nuk do t\u00eb lejosh q\u00eb i Shenjti yt t\u00eb shoh\u00eb kalbje\".\n13:36 Sepse Davidi, mbasi zbatoi k\u00ebshill\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb brezin e tij, vdiq dhe u bashkua me et\u00ebrit e vet dhe pa kalbje,\n13:37 por ai, q\u00eb e ka ringjallur Per\u00ebndia, nuk ka par\u00eb kalbje.\n13:38 Le ta dini, pra, o v\u00ebllez\u00ebr, se n\u00ebp\u00ebrmjet tij ju \u00ebsht\u00eb shpallur falja e m\u00ebkateve,\n13:39 dhe se, me an\u00eb t\u00eb tij, ai q\u00eb beson \u00ebsht\u00eb shfaj\u00ebsuar nga t\u00eb gjitha gj\u00ebrat, q\u00eb nuk mund t\u00eb shfajsohej me an\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb Moisiut.\n13:40 Kini kujdes, pra, q\u00eb t\u00eb mos ju ndodh\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb profet\u00ebt:\n13:41 \"Shikoni, o p\u00ebrbuz\u00ebs, mrekullohuni dhe do t\u00eb treteni, sepse un\u00eb po kryej nj\u00eb vep\u00ebr n\u00eb dit\u00ebt tuaja, nj\u00eb vep\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn ju nuk do ta besonit, po t'jua tregonte dikush\"''.\n13:42 Dhe kur Judenjt\u00eb dol\u00ebn nga sinagoga, johebrenjt\u00eb u lut\u00ebn q\u00eb t\u00eb shtun\u00ebn e ardhshme t'u flisnin p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra.\n13:43 Dhe, mbasi u shp\u00ebrnda mbledhja, shum\u00eb nga Judenjt\u00eb dhe nga prozelit\u00ebt e per\u00ebndish\u00ebm i ndiqnin Palin dhe Barnab\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt, duke u folur atyre, i bind\u00ebn t\u00eb ngulmojn\u00eb n\u00eb hir t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\n13:44 T\u00eb shtun\u00ebn tjet\u00ebr gati gjith\u00eb qyteti u mblodh p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb.\n13:45 Por Judenjt\u00eb, duke par\u00eb turm\u00ebn, u mbush\u00ebn me smir\u00eb dhe u kund\u00ebrviheshin th\u00ebnieve t\u00eb Palit, duke kund\u00ebrshtuar dhe duke blasfemuar.\n13:46 At\u00ebher\u00eb Pali dhe Barnaba, duke folur lirisht, than\u00eb: ''Ishte e nevojshme q\u00eb fjala e Per\u00ebndis\u00eb t'ju shpallej ju m\u00eb s\u00eb pari; por, ngaq\u00eb ju e hidhni posht\u00eb dhe nuk e \u00e7moni veten t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme, ja, ne po u drejtohemi johebrenjve.\n13:47 Sepse k\u00ebshtu na ka urdh\u00ebruar Zoti: \"Un\u00eb t\u00eb vura si drit\u00eb t\u00eb johebrenjve, q\u00eb ti ta \u00e7osh shp\u00ebtimin deri n\u00eb skajin e dheut\"''.\n13:48 Johebrenjt\u00eb, kur d\u00ebgjuan, u g\u00ebzuan dhe l\u00ebvdonin fjal\u00ebn e Zotit; dhe t\u00eb gjith\u00eb sa ishin t\u00eb paracaktuar p\u00ebr jet\u00ebn e pasosur besuan.\n13:49 Dhe fjala e Zotit p\u00ebrhapej n\u00eb mbar\u00eb at\u00eb vend.\n13:50 Por Judenjt\u00eb i nxit\u00ebn disa gra t\u00eb per\u00ebndishme t\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, si dhe parin\u00eb e qytetit, dhe ngjall\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrndjekje kund\u00ebr Palit dhe Barnab\u00ebs dhe i d\u00ebbuan jasht\u00eb kufijve t\u00eb tyre.\n13:51 At\u00ebher\u00eb ata, mbasi shkund\u00ebn pluhurin e k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb tyre kund\u00ebr tyre, shkuan n\u00eb Ikon.\n13:52 Dhe dishepujt ishin mbushur me g\u00ebzim dhe me Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb.\n14:1 Ndodhi q\u00eb edhe n\u00eb Antioki ata hyn\u00eb n\u00eb sinagog\u00ebn Ejudenjve dhe fol\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, sa nj\u00eb turm\u00eb e madhe Judenjsh dhe Grek\u00ebsh besuan,\n14:2 Porjudenjt\u00eb q\u00eb nuk besuan i nxit\u00ebn dhe i acaruan shpirtrat e johebrenjve kund\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrve.\n14:3 Ata, pra, q\u00ebndruan shum\u00eb koh\u00eb atje, duke folur lirisht n\u00eb Zotin, i cili jepte d\u00ebshmi fjal\u00ebs s\u00eb hirit t\u00eb tij, duke lejuar q\u00eb me an\u00eb t\u00eb duarve t\u00eb tyre t\u00eb b\u00ebheshin shenja dhe mrekulli.\n14:4 Por popullsia e qytetit u nda: disa mbanin an\u00ebn e Judenjve dhe t\u00eb tjer\u00eb at\u00eb t\u00eb apostujve.\n14:5 Por kur u b\u00eb nj\u00eb orvatje nga ana e johebrenjve dhe e Judenjve me krer\u00ebt e tyre p\u00ebr t'i keqtrajtuar apostujt dhe p\u00ebr t'i vrar\u00eb me gur\u00eb,\n14:6 ata e mor\u00ebn vesh dhe ik\u00ebn n\u00eb qytetet e Likaonis\u00eb: n\u00eb Listra, n\u00eb Derb\u00eb dhe n\u00eb krahin\u00ebn p\u00ebrreth,\n14:7 dhe atje vazhduan t\u00eb ungjill\u00ebzonin.\n14:8 Dhe n\u00eb Listra ishte nj\u00eb njeri me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb paralizuara, q\u00eb rrinte gjithnj\u00eb ndenjur dhe nuk kishte ecur kurr\u00eb, sepse ishte sakat q\u00eb nga barku i s\u00eb \u00ebm\u00ebs.\n14:9 Ky e d\u00ebgjoi duke folur Palin, i cili nguli syt\u00eb mbi t\u00eb dhe pa se ai kishte besim p\u00ebr t'u sh\u00ebruar,\n14:10 dhe tha me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: ''\u00c7ohu n\u00eb k\u00ebmb\u00eb!''. Dhe ai hovi lart dhe nisi t\u00eb ec\u00eb.\n14:11 Turma, kur pa \u00e7'kishte b\u00ebr\u00eb Pali, e ngriti z\u00ebrin duke th\u00ebn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn likaonike: ''Per\u00ebndit\u00eb zbrit\u00ebn nd\u00ebr ne, n\u00eb trajt\u00eb njeriu''.\n14:12 Dhe e quanin Barnab\u00ebn Jupiter, Palin M\u00ebrkur, sepse ai fliste m\u00eb shum\u00eb.\n14:13 At\u00ebher\u00eb prifti i Jupiterit, q\u00eb e kishte tempullin n\u00eb hyrje t\u00eb qytetit t\u00eb tyre, solli dema me kurora pran\u00eb portave dhe donte t\u00eb ofronte nj\u00eb flijim bashk\u00eb me turm\u00ebn.\n14:14 Por apostujt Barnaba dhe Pal, kur d\u00ebgjuan k\u00ebt\u00eb, i gris\u00ebn rrobat e tyre dhe u turr\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb turm\u00ebs, duke thirrur e duke th\u00ebn\u00eb:\n14:15 ''O burra, pse b\u00ebni k\u00ebto gj\u00ebra? Edhe ne jemi njer\u00ebz me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn natyr\u00eb si ju, dhe po ju shpallim lajmin e mir\u00eb, q\u00eb ju nga k\u00ebto gj\u00ebra t\u00eb kota t\u00eb ktheheni te Per\u00ebndia e gjall\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb qiellin, dheun, detin dhe t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb ta.\n14:16 N\u00eb brezat q\u00eb shkuan ai la q\u00eb t\u00eb gjitha kombet t\u00eb ndjekin rrug\u00ebt e tyre;\n14:17 por nuk e la veten e vet pa d\u00ebshmi, duke b\u00ebr\u00eb mir\u00eb, duke na dh\u00ebn\u00eb shira prej qiellit dhe stin\u00eb t\u00eb frytshme dhe duke i mbushur zemrat tona me ushqim dhe g\u00ebzim''.\n14:18 Duke th\u00ebn\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra, mund\u00ebn t'i ndalin me v\u00ebshtir\u00ebsi turmat q\u00eb t\u00eb mos u b\u00ebjn\u00eb flijim.\n14:19 Por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb erdh\u00ebn disa Judenj nga Antiokia dhe nga Ikoni; ata, mbasi ia mbush\u00ebn mendjen turm\u00ebs, e gjuajt\u00ebn me gur\u00eb Palin dhe, duke menduar se kishte vdekur, e t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb jasht\u00eb qytetit.\n14:20 Por, kur dishepujt u mblodh\u00ebn rreth tij, ai u ngrit dhe hyri n\u00eb qytet; dhe t\u00eb nes\u00ebrmen u nis me Barnab\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Derb\u00eb.\n14:21 Dhe, mbasi ungjill\u00ebzuan at\u00eb qytet dhe b\u00ebn\u00eb shum\u00eb dishepuj, u kthyen n\u00eb Listra, n\u00eb Ikon dhe n\u00eb Antioki,\n14:22 duke fuqizuar shpirt\u00ebrat e dishepujve dhe duke i k\u00ebshilluar q\u00eb t\u00eb ngulmojn\u00eb n\u00eb besim, dhe duke th\u00ebn\u00eb se me shum\u00eb pik\u00ebllime duhet t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb.\n14:23 Dhe mbasi caktuan p\u00ebr ta pleqt\u00eb n\u00eb \u00e7do kish\u00eb, u lut\u00ebn dhe agj\u00ebruan, i lan\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e Zotit, n\u00eb t\u00eb cilin kishin besuar.\n14:24 Dhe, mbasi e p\u00ebrshkuan Pisidin\u00eb, ardh\u00ebn n\u00eb Panfili.\n14:25 Dhe, mbasi e shpall\u00ebn fjal\u00ebn n\u00eb Perg\u00eb, zbrit\u00ebn n\u00eb Atali.\n14:26 Pastaj q\u00eb andej lundruan p\u00ebr n\u00eb Antioki, prej nga ishin rekomanduar n\u00eb hir t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn q\u00eb posa kishin kryer.\n14:27 Si arrit\u00ebn atje, mblodh\u00ebn kish\u00ebn dhe treguan \u00e7'gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha kishte kryer Per\u00ebndia me an\u00eb t\u00eb tyre dhe si u kishte hapur johebrenjve der\u00ebn e besimit.\n14:28 Dhe q\u00ebndruan atje me dishepujt mjaft koh\u00eb.\n15:1 Dhe disa, q\u00eb zbrit\u00ebn nga Judeja, m\u00ebsonin v\u00ebllez\u00ebrit: ''N\u00ebse nuk jeni rrethprer\u00eb sipas ritit t\u00eb Moisiut, nuk mund t\u00eb shp\u00ebtoheni''.\n15:2 Duke qen\u00eb se u b\u00eb nj\u00eb grindje jo e vog\u00ebl dhe nj\u00eb diskutim nga ana e Palit dhe e Barnab\u00ebs me ata, u dha urdh\u00ebr q\u00eb Pali, Barnaba dhe disa t\u00eb tjer\u00eb nga ata t\u00eb ngjiten n\u00eb Jeruzalem tek apostujt dhe te pleqt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.\n15:3 Ata, pra, si u p\u00ebrcoll\u00ebn nga kisha, kaluan n\u00ebp\u00ebr Feniki dhe Samari, duke treguar kthimin e johebrenjve dhe duke u sjell\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh mbar\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve.\n15:4 Kur arrit\u00ebn n\u00eb Jeruzalem, u prit\u00ebn nga kisha, nga apostujt dhe nga pleqt\u00eb dhe treguan p\u00ebr gj\u00ebrat e m\u00ebdha q\u00eb Per\u00ebndia kishte b\u00ebr\u00eb me an\u00ebn e tyre.\n15:5 Por u ngrit\u00ebn disa nga sekti i farisenjve, q\u00eb kishin besuar dhe than\u00eb: ''Duhen rrethprer\u00eb johebrenjt\u00eb dhe t\u00eb urdh\u00ebrohen t\u00eb zbatojn\u00eb ligjin e Moisiut''.\n15:6 At\u00ebher\u00eb apostujt dhe pleqt\u00eb u mblodh\u00ebn p\u00ebr ta shqyrtuar k\u00ebt\u00eb problem.\n15:7 Dhe duke qen\u00eb se lindi nj\u00eb diskutim i madh, Pjetri u \u00e7ua n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe u tha atyre: ''V\u00ebllez\u00ebr, ju e dini se q\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e para Per\u00ebndia midis nesh m\u00eb zgjodhi mua, q\u00eb me an\u00eb t\u00eb goj\u00ebs sime johebrenjt\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb fjal\u00ebn e ungjillit dhe t\u00eb besojn\u00eb.\n15:8 Per\u00ebndia, q\u00eb i njeh zemrat, u ka dh\u00ebn\u00eb atyre d\u00ebshmi, duke u dh\u00ebn\u00eb Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb, sikurse edhe neve;\n15:9 dhe ai nuk b\u00ebri asnj\u00eb dallim midis nesh dhe atyre, duke i pastruar zemrat e tyre me an\u00eb t\u00eb besimit.\n15:10 Tani, pra, pse e tundoni Per\u00ebndin\u00eb, duke u v\u00ebn\u00eb mbi qaf\u00ebn e dishepujve nj\u00eb zgjedh\u00eb q\u00eb as et\u00ebrit tan\u00eb e as ne nuk mund ta mbajm\u00eb?\n15:11 Po ne besojm\u00eb se do t\u00eb shp\u00ebtohemi me an\u00eb t\u00eb hirit t\u00eb Zotit Jezu Krishtit, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb edhe ata''.\n15:12 At\u00ebher\u00eb e gjith\u00eb turma heshti, dhe rrinte e d\u00ebgjonte Barnab\u00ebn dhe Palin, q\u00eb tregonin \u00e7'shenja e mrekulli kishte b\u00ebr\u00eb Per\u00ebndia me an\u00eb t\u00eb tyre nd\u00ebr johebrenj.\n15:13 Dhe si hesht\u00ebn ata, Jakobi e mori fjal\u00ebn dhe tha: ''V\u00ebllez\u00ebr, m\u00eb d\u00ebgjoni!\n15:14 Simoni ka treguar si i ka vizituar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Per\u00ebndia johebrenjt\u00eb, q\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb nga ata nj\u00eb popull p\u00ebr emrin e tij.\n15:15 Me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb pajtohen fjal\u00ebt e profet\u00ebve, sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb shkruar:\n15:16 \"Pas k\u00ebtyre gjerave, un\u00eb do t\u00eb kthehem dhe do ta rind\u00ebrtoj tabernakullin e Davidit q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar, do t'i restauroj g\u00ebrmadhat e tij dhe do ta ngre p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb k\u00ebmb\u00eb,\n15:17 q\u00eb mbetja e njer\u00ebzve dhe t\u00eb gjitha johebrenjt\u00eb mbi t\u00eb cilat thirret emri im, t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb Zotin, thot\u00eb Zoti q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb gjitha k\u00ebto\".\n15:18 Prej koh\u00ebsh jan\u00eb t\u00eb njohura te Per\u00ebndia t\u00eb gjitha veprat e tij.\n15:19 Prandaj un\u00eb gjykoj q\u00eb t\u00eb mos i bezdisim ata nga johebrenjt\u00eb q\u00eb kthehen te Per\u00ebndia,\n15:20 por t'u shkruhet atyre q\u00eb t\u00eb heqin dor\u00eb nga ndotjet e idhujve, nga kurv\u00ebria, nga gj\u00ebrat e mbytura dhe nga gjaku.\n15:21 Sepse Moisiu q\u00eb nga koh\u00ebt e lashta ka njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb \u00e7do qytet e predikojn\u00eb at\u00eb, duke q\u00ebn\u00eb i lexuar \u00e7do t\u00eb shtun\u00eb n\u00eb sinagoga''.\n15:22 At\u00ebher\u00eb iu duk e mir\u00eb apostujve dhe pleqve me gjith\u00eb kish\u00ebn t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb Antioki, me Palin dhe Barnab\u00ebn, disa njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur nga ata: Jud\u00ebn, mbiquajtur Barsaba, dhe Sil\u00ebn, njer\u00ebz me autoritet nd\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit,\n15:23 me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb shkruar nga dora e tyre q\u00eb thoshte: ''Apostujt, pleqt\u00eb dhe v\u00ebllez\u00ebrit, v\u00ebllez\u00ebrve nga johebrenjt\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Antioki, Siri dhe Kiliki, p\u00ebrsh\u00ebndetje.\n15:24 Duke qen\u00eb se mor\u00ebm vesh se disa q\u00eb erdh\u00ebn prej nesh, por t\u00eb cil\u00ebve ne nuk u kishim dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb porosi, ju kan\u00eb shqet\u00ebsuar me fjal\u00eb duke trazuar shpirtrat tuaj, duke th\u00ebn\u00eb se ju duhet t\u00eb rrethpriteni dhe t\u00eb zbatoni ligjin,\n15:25 na u duk e mir\u00eb neve, t\u00eb mbledhur tok me nj\u00eb zem\u00ebr, t\u00eb zgjedhim disa njer\u00ebz dhe t'i d\u00ebrgojm\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb dashurit tan\u00eb Barnaba dhe Pal,\n15:26 njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrkushtuar jet\u00ebn e tyre p\u00ebr emrin e Zotit ton\u00eb Jezu Krishtit.\n15:27 Kemi d\u00ebrguar, pra, Jud\u00ebn dhe Sil\u00ebn; edhe ata do t'ju tregojn\u00eb me goj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra.\n15:28 N\u00eb fakt na u duk mir\u00eb Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb dhe neve q\u00eb t\u00eb mos ju ngarkojm\u00eb asnj\u00eb barr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre gj\u00ebrave t\u00eb nevojshme:\n15:29 q\u00eb ju t\u00eb hiqni dor\u00eb nga gj\u00ebrat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gj\u00ebrat e mbytura dhe nga kurv\u00ebria; do t\u00eb b\u00ebni mir\u00eb t\u00eb ruheni nga k\u00ebto. Qofshi mir\u00eb''.\n15:30 Ata, pra, mbasi u ndan\u00eb, zbrit\u00ebn n\u00eb Antiokia dhe, si mblodh\u00ebn kuvendin, e dor\u00ebzuan letr\u00ebn.\n15:31 Dhe ata, mbasi e lexuan, u g\u00ebzuan p\u00ebr ngush\u00ebllimin.\n15:32 Dhe Juda e Sila, q\u00eb ishin edhe ata profet\u00eb, me shum\u00eb fjal\u00eb i nxit\u00ebn v\u00ebllez\u00ebrit dhe i forcuan.\n15:33 Mbasi ndenj\u00ebn atje ca koh\u00eb, u d\u00ebrguan prap\u00eb me paqtim nga v\u00ebllez\u00ebrit tek apostujt.\n15:34 Por Sil\u00ebs iu duk mir\u00eb t\u00eb mbetej aty.\n15:35 Edhe Pali e Barnaba q\u00ebndruan n\u00eb Antioki, duke m\u00ebsuar dhe duke shpallur me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb fjal\u00ebn e Zotit.\n15:36 Pas disa dit\u00ebsh Pali i tha Barnab\u00ebs: ''Le t\u00eb kthehemi t\u00eb shohim v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb n\u00eb \u00e7do qytet, ku kemi shpallur fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb si jan\u00eb''.\n15:37 Dhe Barnaba donte t\u00eb merrte me vete Gjonin, t\u00eb quajtur Mark.\n15:38 Por Pali mendonte se nuk duhej marr\u00eb me vete at\u00eb q\u00eb ishte ndar\u00eb prej tyre n\u00eb Pamfili, dhe nuk kishte shkuar me ata n\u00eb pun\u00eb.\n15:39 At\u00ebher\u00eb lindi nj\u00eb grindje saq\u00eb ata u ndan\u00eb nj\u00ebri nga tjetri; pastaj Barnaba, mbasi mori Markun, lundroi p\u00ebr n\u00eb Qipro.\n15:40 Por Pali zgjodhi Sil\u00ebn dhe u nis, pasi v\u00ebllez\u00ebrit e lan\u00eb n\u00eb hir t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\n15:41 Dhe p\u00ebrshkoi Sirin\u00eb dhe Kilikin\u00eb, duke i forcuar kishat.\n16:1 Dhe ai arriti n\u00eb Derb\u00eb dhe n\u00eb Listra; k\u00ebtu ishte nj\u00eb dishepull me em\u00ebr Timote, biri i nj\u00eb gruaje judease besimtare, por me baba grek,\n16:2 p\u00ebr t\u00eb cilin jepnin d\u00ebshmi t\u00eb mir\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e Listr\u00ebs dhe t\u00eb Ikonit.\n16:3 Pali deshi q\u00eb t\u00eb dilte me t\u00eb; k\u00ebshtu e mori, e rrethpreu p\u00ebr shkak t\u00eb Judenjve q\u00eb ishin n\u00eb ato vende, sepse t\u00eb gjith\u00eb e dinin se babai i tij ishte grek.\n16:4 Dhe, duke kaluar n\u00ebp\u00ebr qytete, i urdh\u00ebronin ata t\u00eb zbatojn\u00eb vendimet q\u00eb ishin marr\u00eb nga apostujt dhe nga pleqt\u00eb n\u00eb Jeruzalem.\n16:5 Kishat, pra, po forcoheshin n\u00eb besim dhe rriteshin n\u00eb num\u00ebr p\u00ebrdit\u00eb.\n16:6 Kur ata po kalonin n\u00ebp\u00ebr Frigji dhe n\u00eb krahin\u00ebn e Galatis\u00eb, u penguan nga Fryma e Shenjt\u00eb q\u00eb t\u00eb shpallin fjal\u00ebn n\u00eb Azi.\n16:7 Si arrit\u00ebn n\u00eb kufijt\u00eb e Misis\u00eb, ata k\u00ebrkuan t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Bitini, por Fryma nuk i lejoi.\n16:8 K\u00ebshtu, pasi e p\u00ebrshkuan Misin\u00eb, zbrit\u00ebn n\u00eb Troas.\n16:9 Gjat\u00eb nat\u00ebs Palit iu shfaq nj\u00eb vegim. I rrinte para nj\u00eb burr\u00eb Maqedonas, q\u00eb i lutej dhe i thoshte: ''Kalo n\u00eb Maqedoni dhe na ndihmo''.\n16:10 Mbasi e pa vegimin, k\u00ebrkuam menj\u00ebher\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Maqedoni, t\u00eb bindur se Zoti na kishte thirrur q\u00eb t'ua shpallim atyre ungjillin.\n16:11 Prandaj, duke lundruar nga Troasi, u drejtuam p\u00ebr n\u00eb Samotrak\u00eb, dhe t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb Neapolis,\n16:12 dhe prej andej n\u00eb Filipi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb qyteti i par\u00eb i asaj ane t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe koloni romake; dhe q\u00ebndruam disa dit\u00eb n\u00eb at\u00eb qytet.\n16:13 Dit\u00ebn e s\u00eb shtun\u00ebs dol\u00ebm jasht\u00eb qytetit an\u00ebs lumit, ku ishte vendi i zakonsh\u00ebm p\u00ebr lutje; dhe, si u ul\u00ebm, u flisnim grave q\u00eb ishin mbledhur atje.\n16:14 Dhe nj\u00eb grua, me em\u00ebr Lidia, q\u00eb ishte tregtare t\u00eb purpurtash, nga qyteti i Tiatir\u00ebs dhe q\u00eb e adhuronte Per\u00ebndin\u00eb, po d\u00ebgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar gj\u00ebrat q\u00eb thoshte Pali.\n16:15 Pasi ajo u pag\u00ebzua me familjen e saj, na u lut duke th\u00ebn\u00eb: ''N\u00eb qoft\u00eb se m\u00eb keni gjykuar se jam besnike ndaj Zotit, hyni n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time dhe rrini''. Dhe na detyroi t\u00eb pranojm\u00eb.\n16:16 Dhe, kur po shkonim p\u00ebr lutje, na doli para nj\u00eb skllave e re q\u00eb kishte nj\u00eb frym\u00eb falli, e cila, duke u treguar fatin njer\u00ebzve, u sillte shum\u00eb fitime zot\u00ebrinjve t\u00eb saj.\n16:17 Ajo u vu t\u00eb ndjek\u00eb Palin dhe ne, dhe b\u00ebrtiste duke th\u00ebn\u00eb: ''K\u00ebta njer\u00ebz jan\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb Shum\u00eb t\u00eb Lart\u00eb dhe ju shpall\u00ebn udh\u00ebn e shp\u00ebtimit''.\n16:18 Dhe ajo e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb shum\u00eb dit\u00eb me radh\u00eb, por Pali, i m\u00ebrzitur, u kthye dhe i tha frym\u00ebs: ''Un\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jezu Krishtit t\u00eb dal\u00ebsh prej saj''. Dhe fryma doli q\u00eb n\u00eb at\u00eb \u00e7ast.\n16:19 Por zot\u00ebrinjt\u00eb e saj, kur pan\u00eb se u humbi shpresa e fitimit t\u00eb tyre, i kap\u00ebn Palin dhe Sil\u00ebn dhe i t\u00ebrhoq\u00ebn te sheshi i tregut p\u00ebrpara arkond\u00ebve;\n16:20 dhe si ua paraqit\u00ebn pretor\u00ebt, than\u00eb: ''K\u00ebta njer\u00ebz, q\u00eb jan\u00eb Judenj, e turbullojn\u00eb qytetin ton\u00eb,\n16:21 dhe predikojn\u00eb zakone q\u00eb p\u00ebr ne, q\u00eb jemi Romak\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e ligjshme t'i pranojm\u00eb dhe t'i zbatojm\u00eb''.\n16:22 At\u00ebher\u00eb turma u l\u00ebshua e gjitha bashk\u00eb kund\u00ebr tyre: dhe pretor\u00ebve, ua gris\u00ebn atyre rrobat dhe urdh\u00ebruan t'i rrahin me kamxhik.\n16:23 Dhe si i rrah\u00ebn me shum\u00eb goditje, i fut\u00ebn n\u00eb burg duke urdh\u00ebruar rojtarin e burgut t'i ruaj\u00eb me kujdes.\n16:24 Ky, si mori nj\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb till\u00eb, i futi n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb brendshme t\u00eb burgut dhe ua shtr\u00ebngoi k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb dru.\n16:25 Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i k\u00ebndonin himne Per\u00ebndis\u00eb; dhe t\u00eb burgosurit i d\u00ebgjonin.\n16:26 Befas u b\u00eb nj\u00eb t\u00ebrmet i madh, saq\u00eb u tund\u00ebn themelet e burgut; dhe n\u00eb at\u00eb \u00e7ast u hap\u00ebn t\u00eb gjitha dyert dhe t\u00eb gjith\u00ebve iu zgjidh\u00ebn prangat.\n16:27 Rojtari i burgut, kur u zgjua dhe pa dyert e burgut t\u00eb hapura, nxori shpat\u00ebn dhe donte t\u00eb vriste veten, duke menduar se t\u00eb burgosurit kishin ikur.\n16:28 Por Pali thirri me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: ''Mos i b\u00ebj ndonj\u00eb t\u00eb keqe vetes, sepse ne t\u00eb gjith\u00eb jemi k\u00ebtu''.\n16:29 At\u00ebher\u00eb ai k\u00ebrkoi nj\u00eb drit\u00eb, u turr brenda dhe duke u dridhur i t\u00ebri u ra nd\u00ebr k\u00ebmb\u00eb Palit dhe Sil\u00ebs;\n16:30 pastaj i nxori jasht\u00eb dhe tha: ''Zot\u00ebrinj, \u00e7'duhet t\u00eb b\u00ebj un\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtohem?''.\n16:31 Dhe ata i than\u00eb: ''Beso n\u00eb Zotin Jezu Krisht dhe do t\u00eb shp\u00ebtohesh ti dhe sht\u00ebpia jote''.\n16:32 Pastaj ata i shpall\u00ebn fjal\u00ebn e Zotit atij dhe gjith\u00eb atyre q\u00eb ishin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.\n16:33 Dhe ai i mori q\u00eb n\u00eb at\u00eb or\u00eb t\u00eb nat\u00ebs dhe ua lau plag\u00ebt. Dhe ai dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tijt\u00eb u pag\u00ebzuan menj\u00ebher\u00eb.\n16:34 Mbasi i \u00e7oi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, ua shtroi tryez\u00ebn dhe u g\u00ebzua me gjith\u00eb familjen e tij q\u00eb kishte besuar n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb.\n16:35 Kur u gdhi, pretor\u00ebt d\u00ebrguan liktor\u00ebt t'i thon\u00eb rojtarit t\u00eb burgut: ''L\u00ebri t\u00eb lir\u00eb ata njer\u00ebz''.\n16:36 Dhe rojtari i burgut i tregoi Palit k\u00ebto fjal\u00eb: ''Pretor\u00ebt kan\u00eb d\u00ebrguar fjal\u00eb q\u00eb t\u00eb liroheni; dilni, pra, dhe shkoni n\u00eb paqe''.\n16:37 Por Pali u tha atyre: ''Mbasi na kan\u00eb rrahur bot\u00ebrisht pa qen\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb gjyq, ne q\u00eb jemi qytetar\u00eb romak\u00eb, na fut\u00ebn n\u00eb burg dhe tani na nxjerrin fshehtas? Jo, kurrsesi! Le t\u00eb vijn\u00eb vet\u00eb ata t\u00eb na nxjerrin jasht\u00eb''.\n16:38 Liktor\u00ebt ua tregon k\u00ebto fjal\u00eb pretor\u00ebve; dhe ata, kur d\u00ebgjuan se ishin qytetar\u00eb romak\u00eb, u frik\u00ebsuan.\n16:39 At\u00ebher\u00eb erdh\u00ebn dhe iu lut\u00ebn atyre, dhe si i nxor\u00ebn, iu lut\u00ebn q\u00eb t\u00eb largohen nga qyteti.\n16:40 At\u00ebher\u00eb ata, si dol\u00ebn nga burgu, hyn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Lidias dhe, kur pan\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit, i ngush\u00eblluan; dhe ik\u00ebn.\n17:1 Dhe mbasi kishin kaluar n\u00ebp\u00ebr Amfipoli dhe n\u00ebp\u00ebr Apoloni, arrit\u00ebn n\u00eb Thesaloniki, ku ishte sinagoga e Judenjve.\n17:2 Dhe Pali, sipas zakonit t\u00eb vet, hyri tek ata dhe tri t\u00eb shtuna me radh\u00eb u paraqiti argumente nga Shkrimet,\n17:3 duke deklaruar dhe duke treguar atyre se Krishti duhej t\u00eb vuante dhe t\u00eb ringjallej prej s\u00eb vdekurish dhe duke th\u00ebn\u00eb: ''Ky Jezusi q\u00eb un\u00eb ju shpall \u00ebsht\u00eb Krishti''.\n17:4 Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Sil\u00ebn, si dhe nj\u00eb num\u00ebr i madh Grek\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrshpirtsh\u00ebm dhe jo pak gra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.\n17:5 Por Judenjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk kishin besuar, pat\u00ebn smir\u00eb dhe mor\u00ebn me vete disa njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebqij nga ata t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb tregut dhe, si mblodh\u00ebn nj\u00eb turm\u00eb, e b\u00ebn\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb qytetin; edhe sulmuan sht\u00ebpin\u00eb e Jasonit dhe k\u00ebrkonin ata p\u00ebr t'i nxjerr\u00eb p\u00ebrpara popullit.\n17:6 Por, mbasi nuk i gjet\u00ebn, e hoq\u00ebn zvarr\u00eb Jasonin dhe disa v\u00ebllez\u00ebr p\u00ebrpara krer\u00ebve t\u00eb qytetit, duke thirrur: ''Ata q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb bot\u00ebn, kan\u00eb ardhur edhe k\u00ebtu,\n17:7 dhe Jasoni k\u00ebta i priti; t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta veprojn\u00eb kund\u00ebr statuteve t\u00eb Cezarit, duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbret tjet\u00ebr, Jezusi''.\n17:8 Edhe nxit\u00ebn popullin dhe krer\u00ebt e qytetit, q\u00eb i d\u00ebgjonin k\u00ebto gj\u00ebra.\n17:9 Por ata, mbasi mor\u00ebn nj\u00eb dor\u00ebzani nga Jasoni dhe nga t\u00eb tjer\u00ebt, i lejuan t\u00eb shkojn\u00eb.\n17:10 At\u00ebher\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit menj\u00ebher\u00eb nat\u00ebn i nis\u00ebn Palin dhe Sil\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Berea dhe ata, sapo arrit\u00ebn atje, hyn\u00eb n\u00eb sinagog\u00ebn e Judenjve.\n17:11 Por k\u00ebta ishin m\u00eb fisnik\u00eb nga ndjenjat se ata t\u00eb Thesalonikit dhe e pranuan fjal\u00ebn me gatishm\u00ebri t\u00eb madhe, duke i shqyrtuar \u00e7do dit\u00eb Shkrimet p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse k\u00ebto gj\u00ebra ishin ashtu.\n17:12 Shum\u00eb nga ata, pra, besuan bashk\u00eb me nj\u00eb num\u00ebr jo t\u00eb vog\u00ebl grash fisnike greke dhe burrash.\n17:13 Por, kur Judenjt\u00eb e Thesalonikit mor\u00ebn vesh se fjala e Per\u00ebndis\u00eb ishte shpallur nga Pali edhe n\u00eb Berea, shkuan edhe atje dhe e turbulluan turm\u00ebn.\n17:14 At\u00ebher\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e nis\u00ebn menj\u00ebher\u00eb Palin n\u00eb drejtim t\u00eb detit, por Sila dhe Timoteu q\u00ebndruan atje.\n17:15 Ata q\u00eb i prinin Palit e \u00e7uan deri n\u00eb Athin\u00eb; pastaj, mbasi mor\u00ebn porosi p\u00ebr Sil\u00ebn dhe Timoteun q\u00eb t\u00eb arrijn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb tek ai, u kthyen prapa.\n17:16 Nd\u00ebrsa Pali po i priste n\u00eb Athin\u00eb, po i ziente fryma p\u00ebrbrenda, kur pa qytetin plot me idhuj.\n17:17 Ai, pra, po diskutonte n\u00eb sinagog\u00eb me Judenjt\u00ebt dhe me njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrshpirtsh\u00ebm dhe \u00e7do dit\u00eb n\u00eb sheshin e tregut me ata q\u00eb takonte.\n17:18 Diskutonin me t\u00eb edhe disa filozof\u00eb epikurian\u00eb dhe stoik\u00eb. Disa thoshnin: ''Vall\u00eb \u00e7'do t\u00eb thot\u00eb ky llafazan''. Dhe t\u00eb tjer\u00eb thoshnin: ''Ai duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kasnec i per\u00ebndiv\u00eb t\u00eb huaja'', sepse u shpall atyre Jezusin dhe ringjalljen.\n17:19 Dhe e zun\u00eb dhe e \u00e7uan n\u00eb Areopag, duke th\u00ebn\u00eb: ''A mund ta marrim vesh \u00e7'\u00ebsht\u00eb kjo doktrin\u00eb e re p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ti flet?\n17:20 Sepse ti sjell disa gj\u00ebra t\u00eb huaja n\u00eb vesh\u00ebt tan\u00eb, prandaj duam t\u00eb dim\u00eb \u00e7'kuptim kan\u00eb ato.\n17:21 At\u00ebher\u00eb gjith\u00eb Athinasit dhe t\u00eb huajt q\u00eb banonin atje nuk e kalonin koh\u00ebn m\u00eb mir\u00eb sesa duke folur ose duke d\u00ebgjuar ndonj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb re.\n17:22 At\u00ebher\u00eb Pali, duke q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Areopagut, tha: ''O burra athinas, un\u00eb shoh se n\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat ju jeni shum\u00eb fetar\u00eb''.\n17:23 Sepse, duke ecur e duke v\u00ebn\u00eb re objektet e kultit tuaj, gjeta edhe nj\u00eb altar mbi t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb shkruar: \"PER\u00c9NDIS\u00c9 S\u00c9 PANJOHUR\". At\u00eb, pra, q\u00eb ju e adhuroni pa e njohur, un\u00eb po jua shpall.\n17:24 Per\u00ebndia q\u00eb b\u00ebri bot\u00ebn dhe t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb, duke qen\u00eb Zot i qiellit dhe i tok\u00ebs, nuk banon n\u00eb tempuj t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga duart e njeriut,\n17:25 dhe as sh\u00ebrbehet nga duart e njer\u00ebzve, sikur t\u00eb kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb, sepse ai u jep t\u00eb gjith\u00ebve jet\u00eb, hukatje dhe \u00e7do gj\u00eb;\n17:26 dhe ai ka b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb gjak i vet\u00ebm t\u00eb gjitha racat e njer\u00ebzve, q\u00eb t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb mbar\u00eb faqen e dheut, dhe caktoi koh\u00ebrat me radh\u00eb dhe caqet e banimit t\u00eb tyre,\n17:27 q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb Zotin, mbase mund ta gjejn\u00eb duke prekur, ndon\u00ebse ai nuk \u00ebsht\u00eb larg nga secili prej nesh.\n17:28 Sepse n\u00eb t\u00eb ne jetojm\u00eb, l\u00ebvizim dhe jemi, sikurse kan\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe disa nga poet\u00ebt tuaj: \"Sepse jemi edhe ne pasardh\u00ebs t\u00eb tij\".\n17:29 Duke qen\u00eb, pra, se ne jemi pasardh\u00ebs t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, nuk duhet t\u00eb mendojm\u00eb q\u00eb natyra e per\u00ebndishme \u00ebsht\u00eb e ngjashme me arin ose me argjendin, ose me gurin ose me nj\u00eb vep\u00ebr arti t\u00eb latuar dhe t\u00eb shpikur nga njeriu.\n17:30 Per\u00ebndia, pra, duke kaluar p\u00ebrmbi koh\u00ebrat e padijes, i urdh\u00ebron t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit dhe kudo q\u00eb t\u00eb pendohen.\n17:31 Sepse ai ka caktuar nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb gjykoj\u00eb me drejt\u00ebsi bot\u00ebn me an\u00eb t\u00eb atij njeriu t\u00eb cilin ai e ka caktuar; dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb sigurt, duke e ringjallur prej t\u00eb vdekurit''.\n17:32 Kur d\u00ebgjuan t\u00eb flitej p\u00ebr ringjalljen e t\u00eb vdekurve, disa e p\u00ebrqesh\u00ebn dhe t\u00eb tjer\u00eb thoshnin: ''Do t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb''.\n17:33 K\u00ebshtu Pali doli nga mesi i tyre.\n17:34 Por disa u bashkuan me t\u00eb dhe besuan, nd\u00ebr k\u00ebta edhe Dionis areopagiti, nj\u00eb grua q\u00eb quhej Damaris dhe ca t\u00eb tjer\u00eb me ta.\n18:1 Pas k\u00ebtyre gj\u00ebrave Pali u nis nga Athina dhe erdhi n\u00eb Korint.\n18:2 Dhe si gjeti nj\u00eb far\u00eb Judeu, me em\u00ebr Akuila, lindur n\u00eb Pont, i ardhur rishtas nga Italia bashk\u00eb me gruan e tij Priskil\u00ebn (sepse Klaudi kishte urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Judenjt\u00eb t\u00eb largohen nga Roma), shkoi tek ata.\n18:3 Dhe duke qen\u00eb se kishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mjesht\u00ebri, shkoi t\u00eb banoj\u00eb me ta dhe punonte; se mjesht\u00ebria e tyre ishte t\u00eb b\u00ebnin \u00e7adra.\n18:4 \u00c7do t\u00eb shtun\u00eb m\u00ebsonte n\u00eb sinagog\u00eb dhe bindte Judenj dhe Grek\u00eb.\n18:5 Kur Sila dhe Timoteu zbrit\u00ebn nga Maqedonia, Pali shtyhej nga Fryma p\u00ebr t'u d\u00ebshmuar Judenjve se Jezusi ishte Krishti.\n18:6 Por duke qen\u00eb se ata kund\u00ebrshtonin dhe blasfemonin, ai i shkundi rrobat e tij dhe u tha atyre: ''Gjaku juaj qoft\u00eb mbi kok\u00ebn tuaj, un\u00eb jam i past\u00ebr; q\u00eb tashti e tutje do t\u00eb shkoj te johebrenjt\u00eb''.\n18:7 Dhe, mbasi u largua prej andej, hyri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb far\u00eb njeriu me em\u00ebr Just, i cili i sh\u00ebrbente Per\u00ebndis\u00eb dhe e kishte sht\u00ebpin\u00eb ngjtur me sinagog\u00ebn.\n18:8 Dhe Krispi, kreu i sinagog\u00ebs, besoi te Zoti me gjith\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij; edhe shum\u00eb Korintas, duke d\u00ebgjuar Palin, besuan dhe u pag\u00ebzuan.\n18:9 Nj\u00eb nat\u00eb Zoti i tha Palit n\u00eb vegim: ''Mos druaj, por fol dhe mos pusho,\n18:10 sepse un\u00eb jam me ty dhe askush nuk do t\u00eb v\u00ebr\u00eb dor\u00eb mbi ty q\u00eb t\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb keq, sepse un\u00eb kam nj\u00eb popull t\u00eb madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet''.\n18:11 K\u00ebshtu ai q\u00ebndroi atje nj\u00eb vit e gjasht\u00eb muaj, duke m\u00ebsuar nd\u00ebr ta fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb.\n18:12 Por, kur Galioni ishte prokonsull i Akais\u00eb, Judenjt\u00eb u ngrit\u00ebn me nj\u00eb mendje kund\u00ebr Palit dhe e \u00e7uan n\u00eb gjykat\u00eb,\n18:13 duke th\u00ebn\u00eb: ''Ky ua mbush mendjen njer\u00ebzve t'i sh\u00ebrbejn\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin''.\n18:14 Dhe kur Pali donte t\u00eb hapte goj\u00ebn, Galioni u tha Judenjve: ''Po t\u00eb qe puna p\u00ebr ndonj\u00eb padrejt\u00ebsi ose keqb\u00ebrje, o Judenj, do t'ju d\u00ebgjoja me durim, sipas arsyes;\n18:15 por n\u00ebse jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr fjal\u00eb, p\u00ebr emra dhe ligjin tuaj, shikojeni ju vet\u00eb, sepse un\u00eb nuk dua t\u00eb jem gjykat\u00ebs i k\u00ebtyre gj\u00ebrave''.\n18:16 Dhe i p\u00ebrzuri ata nga gjykata.\n18:17 At\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Grek\u00ebt zun\u00eb Sostenin, kreun e sinagog\u00ebs, dhe e rrah\u00ebn para gjykat\u00ebs. Por Galioni nuk donte t'ia dinte fare p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra.\n18:18 Dhe Pali, mbasi q\u00ebndroi atje edhe shum\u00eb dit\u00eb, u nda nga v\u00ebllez\u00ebrit dhe lundroi p\u00ebr n\u00eb Siri me Priskil\u00ebn dhe Akuil\u00ebn, pasi e qethi kok\u00ebn n\u00eb Kenkrea, sepse kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb premtim solemn.\n18:19 Dhe, kur arriti n\u00eb Efes, i la aty, po vet\u00eb hyri n\u00eb sinagog\u00eb dhe filloi t\u00eb diskutoj\u00eb me Judenjt\u00eb.\n18:20 Ata iu lut\u00ebn t\u00eb rrinte me ta m\u00eb gjat\u00eb, por ai nuk pranoi;\n18:21 por u nda prej tyre duke th\u00ebn\u00eb: ''M\u00eb duhet gjithsesi ta kaloj fest\u00ebn e ardhshme n\u00eb Jeruzalem, por, n\u00eb dasht\u00eb Per\u00ebndia, do t\u00eb kthehem p\u00ebrs\u00ebri te ju''. Dhe u nis nga Efesi n\u00ebp\u00ebr det.\n18:22 Si zbarkoi n\u00eb Cezari, u ngjit n\u00eb Jeruzalem, dhe si u p\u00ebrsh\u00ebndet me kish\u00ebn, zbriti n\u00eb Antioki.\n18:23 Dhe, mbasi q\u00ebndroi atje pak koh\u00eb, u nis dhe p\u00ebrshkoi me radh\u00eb rrethinat e Galatis\u00eb dhe t\u00eb Frigjis\u00eb, duke forcuar gjith\u00eb dishepujt.\n18:24 Por nj\u00eb Jude, me em\u00ebr Apollo, lindur n\u00eb Aleksandri, njeri orator dhe njoh\u00ebs i Shkrimit, arriti n\u00eb Efes.\n18:25 Ai ishte i m\u00ebsuar n\u00eb udh\u00ebn e Zotit dhe, i zjarrt\u00eb n\u00eb frym\u00eb, fliste dhe m\u00ebsonte me zell gj\u00ebrat e Zotit, por njihte vet\u00ebm pag\u00ebzimin e Gjonit.\n18:26 Ai filloi t\u00eb flas\u00eb lirisht n\u00eb sinagog\u00eb. Dhe, kur Akuila dhe Priskila e d\u00ebgjuan, e mor\u00ebn me vete dhe ia shtjelluan m\u00eb thell\u00eb udh\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb.\n18:27 Pastaj, mbasi ai donte t\u00eb shkonte n\u00eb Akai, v\u00ebllez\u00ebrit i dhan\u00eb zem\u00ebr dhe u shkruan dishepujve q\u00eb ta prisnin. Mbasi arriti atje, ai i ndihmoi shum\u00eb ata q\u00eb kishin besuar me an\u00eb t\u00eb hirit.\n18:28 Ai n\u00eb fakt, i kund\u00ebrshtonte bot\u00ebrisht me forc\u00eb t\u00eb madhe Judenjt\u00eb, duke treguar me an\u00eb t\u00eb Shkrimeve se Jezusi \u00ebsht\u00eb Krishti.\n19:1 Dhe nd\u00ebrsa Apollo ishte ende n\u00eb Korint, Pali, mbasi shkoi n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb larta, arriti n\u00eb Efes dhe, si gjeti disa dishepuj, u tha atyre:\n19:2 ''A e keni marr\u00eb Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb, kur besuat?''. Ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn: ''Ne as q\u00eb kemi d\u00ebgjuar se paska Frym\u00eb t\u00eb Shenjt\u00eb''.\n19:3 Dhe ai u tha atyre: ''Me se, pra, u pag\u00ebzuat?''. Ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: ''Me pag\u00ebzimin e Gjonit''.\n19:4 At\u00ebher\u00eb Pali tha: ''Gjoni pag\u00ebzoi me pag\u00ebzimin e pendimit, duke i th\u00ebn\u00eb popullit se duhet t'i besonte atij q\u00eb do t\u00eb vinte pas tij, dometh\u00ebn\u00eb Jezu Krishtit.\n19:5 Dhe ata, si d\u00ebgjuan, u pag\u00ebzuan n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit Jezus.\n19:6 Dhe, kur Pali vuri duart mbi ta, Fryma e Shenjt\u00eb zbriti mbi ta dhe ata fol\u00ebn n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera dhe profetizuan.\n19:7 Dhe gjithsej ishin rreth dymb\u00ebdhjet\u00eb burra.\n19:8 Pastaj ai hyri n\u00eb sinagog\u00eb dhe u foli lirisht njer\u00ebzve tre muaj me radh\u00eb, duke diskutuar dhe duke i bindur p\u00ebr gj\u00ebrat e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\n19:9 Por, duke qen\u00eb se disa ngurt\u00ebsoheshin dhe nuk besonin dhe flisnin keq p\u00ebr Udh\u00ebn p\u00ebrpara turm\u00ebs, ai u shk\u00ebput prej tyre, i ndau dishepujt dhe vazhdoi t\u00eb diskutoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e nj\u00ebfar\u00eb Tirani.\n19:10 Dhe kjo vazhdoi dy vjet me radh\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Azis\u00eb, Judenj dhe Grek\u00eb, e d\u00ebgjuan fjal\u00ebn e Zotit Jezus.\n19:11 Dhe Per\u00ebndia b\u00ebnte mrekulli t\u00eb jasht\u00ebzakonshme me an\u00eb t\u00eb duarve t\u00eb Palit,\n19:12 aq sa mbi t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt sillnin peshqir\u00eb dhe p\u00ebrpar\u00ebse q\u00eb kishin qen\u00eb mbi trupin e tij, dhe s\u00ebmundjet largoheshin prej tyre dhe frym\u00ebrat e liga dilnin prej tyre.\n19:13 Dhe disa ysht\u00ebs sh\u00ebtit\u00ebs Judenj u orvat\u00ebn t\u00eb th\u00ebrrasin emrin e Zotit Jezus mbi ata q\u00eb kishin frym\u00ebrat e liga, duke th\u00ebn\u00eb: ''Ju p\u00ebrbetohemi p\u00ebr Jezusin, q\u00eb Pali predikon!''.\n19:14 Ata q\u00eb b\u00ebnin k\u00ebt\u00eb ishin shtat\u00eb bijt\u00eb e nj\u00ebfar\u00eb Skevi, kryeprift jude.\n19:15 Por fryma e lig\u00eb u p\u00ebrgjigj dhe tha: ''Un\u00eb e njoh Jezusin dhe e di kush \u00ebsht\u00eb Pali, po ju cil\u00ebt jeni?''.\n19:16 At\u00ebher\u00eb ai njeri q\u00eb kishte frym\u00ebn e lig\u00eb u hodh mbi ta dhe si i mundi, ushtroi nj\u00eb dhun\u00eb aq t\u00eb madhe sa ata ik\u00ebn nga ajo sht\u00ebpi, lakuriq e t\u00eb plagosur.\n19:17 Kjo u muar vesh nga t\u00eb gjith\u00eb Judenjt\u00eb dhe Grek\u00ebt q\u00eb banonin n\u00eb Efes, dhe t\u00eb gjith\u00eb i zuri frika, dhe emri i Zotit Jezus ishte madh\u00ebruar.\n19:18 Dhe shum\u00eb nga ata q\u00eb kishin besuar vinin t\u00eb rr\u00ebfeheshin dhe t\u00eb tregonin gj\u00ebrat q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb.\n19:19 Shum\u00eb nga ata q\u00eb ishin marr\u00eb me magji i soll\u00ebn librat dhe i dogj\u00ebn p\u00ebrpara t\u00eb gjith\u00ebve; dhe, mbasi e llogarit\u00ebn \u00e7mimin e tyre, gjet\u00ebn se ishin pes\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb pjes\u00eb argjendi.\n19:20 K\u00ebshtu fjala e Per\u00ebndis\u00eb shtohej dhe forcohej.\n19:21 Mbas k\u00ebtyre ngjarjeve, Pali kishte vendosur n\u00eb mendje t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Jeruzalem, duke kaluar n\u00ebp\u00ebr Maqedoni dhe n\u00ebp\u00ebr Akai, dhe thoshte: ''Mbasi t\u00eb kem qen\u00eb atje, m\u00eb duhet t\u00eb shoh edhe Rom\u00ebn''.\n19:22 At\u00ebher\u00eb d\u00ebrgoi n\u00eb Maqedoni dy nga ata q\u00eb i sh\u00ebrbenin, Timoteun dhe Erastin, dhe vet\u00eb ndenji edhe ca koh\u00eb n\u00eb Azi.\n19:23 Dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u b\u00eb nj\u00eb trazir\u00eb e madhe lidhur me Udh\u00ebn,\n19:24 sepse nj\u00eb far\u00eb njeriu, me em\u00ebr Dhimit\u00ebr, argjendar, i cili b\u00ebnte tempuj t\u00eb Dian\u00ebs n\u00eb argjend, u sillte artizan\u00ebve jo pak fitim.\n19:25 Ai i mblodhi k\u00ebta bashk\u00eb me pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb kishin nj\u00eb aktivitet t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt, dhe tha: ''O burra, ju e dini se fitimi yn\u00eb vjen nga kjo veprimtari.\n19:26 Dhe ju shihni dhe d\u00ebgjoni se ky Pali ua ka mbushur mendjen dhe ktheu nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh njer\u00ebzish jo vet\u00ebm n\u00eb Efes, por gati n\u00eb mbar\u00eb Azin\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se nuk jan\u00eb per\u00ebndi ata q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me duar.\n19:27 Dhe jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb rreziku p\u00ebr ne q\u00eb kjo mjeshtria jon\u00eb t\u00eb diskreditohet, por q\u00eb edhe tempulli i per\u00ebndesh\u00ebs s\u00eb madhe Diana t\u00eb mos vler\u00ebsohet m\u00eb aspak dhe q\u00eb t'i hiqet madh\u00ebshtia asaj, q\u00eb gjith\u00eb Azia, madje gjith\u00eb bota, e nderon''.\n19:28 Ata, kur i d\u00ebgjuan k\u00ebto gj\u00ebra, u mbush\u00ebn me inat dhe b\u00ebrtisnin, duke th\u00ebn\u00eb: ''E madhe \u00ebsht\u00eb Diana e Efesian\u00ebve!''.\n19:29 Dhe gjith\u00eb qyteti u mbush me rr\u00ebmuj\u00eb; dhe si i mor\u00ebn me forc\u00eb Gain dhe Aristarkun, Maqedonas, bashkudh\u00ebtar\u00eb t\u00eb Palit, rend\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb, me nj\u00eb mendje, n\u00eb teat\u00ebr.\n19:30 Dhe Pali donte t'i dilte popullit, por dishepujt nuk e lejonin.\n19:31 Edhe disa Aziark\u00eb, q\u00eb ishin miq t\u00eb tij, i \u00e7uan p\u00ebr ta lutur t\u00eb mos dilte n\u00eb teat\u00ebr.\n19:32 Nd\u00ebrkaq disa b\u00ebrtisnin nj\u00eb gj\u00eb, t\u00eb tjer\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, saq\u00eb mbledhja ishte trazuar dhe m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebt nuk dinin p\u00ebrse ishin mbledhur.\n19:33 At\u00ebher\u00eb nga turma nxor\u00ebn Aleksandrin, t\u00eb cilin e shtynin Judenjt\u00eb. Dhe Aleksandri, mbasi b\u00ebri shenj\u00eb me dor\u00eb, donte t\u00eb paraqiste nj\u00eb apologji para popullit.\n19:34 Por, kur e mor\u00ebn vesh se ishte Jude, t\u00eb gjith\u00eb me nj\u00eb z\u00eb filluan t\u00eb b\u00ebrtasin p\u00ebr gati dy or\u00eb: ''E madhe \u00ebsht\u00eb Diana e Efesian\u00ebve!''.\n19:35 Kancelari i qytetit, mbasi e qet\u00ebsoi turm\u00ebn, tha: ''O Efesian\u00eb, cili \u00ebsht\u00eb vall\u00eb ai njeri q\u00eb nuk e di se qyteti i Efesian\u00ebve \u00ebsht\u00eb mbrojt\u00ebsi i tempullit t\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs s\u00eb madhe Diana dhe i imazhit t\u00eb saj q\u00eb ra nga Zeusi?\n19:36 Duke qen\u00eb, pra, se k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, ju duhet t\u00eb rrini urt\u00eb dhe t\u00eb mos b\u00ebni asgj\u00eb t\u00eb nxituar.\n19:37 Sepse i prut\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb nuk jan\u00eb as sacrileghi as blasfemues t\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs suaj.\n19:38 Pra, n\u00eb qoft\u00eb se Dhimitri dhe mjeshtrit q\u00eb jan\u00eb me t\u00eb kan\u00eb di\u00e7ka kund\u00ebr dikujt, gjykatat jan\u00eb hapur dhe prokonsuj ka; le t\u00eb padisin nj\u00ebri-tjetrin.\n19:39 Dhe n\u00ebse keni ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, t\u00eb zgjidhet n\u00eb kuvendin sipas ligjit.\n19:40 Ne n\u00eb fakt jemi n\u00eb rrezik t\u00eb akuzohemi si kryengrit\u00ebs p\u00ebr ngjarjen e sotme, sepse nuk ka asnj\u00eb arsye me t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb p\u00ebrligjet ky grumbullim''.\n19:41 Dhe, si i tha k\u00ebto, e shp\u00ebrndau mbledhjen.\n20:1 Si pushoi trazira, Pali i thirri dishepujt pran\u00eb vetes, i p\u00ebrqafoi dhe u nis p\u00ebr t\u00eb vajtur n\u00eb Maqedoni.\n20:2 Dhe si i p\u00ebrshkoi ato krahina dhe u dha shum\u00eb k\u00ebshilla, shkoi n\u00eb Greqi.\n20:3 Dhe mbasi kaloi atje tre muaj, duke qen\u00eb se Judenjt\u00eb kishin kurdisur nj\u00eb komplot kund\u00ebr tij kur p\u00ebrgatitej t\u00eb lundronte p\u00ebr n\u00eb Siri, vendosi t\u00eb kthehet nga ana e Maqedonis\u00eb.\n20:4 Dhe deri n\u00eb Azi e p\u00ebrcoll\u00ebn Sopatri nga Berea, Aristarku dhe Sekundi nga Thesaloniki, Gai nga Derba dhe Timoteu, dhe Tikiku e Trofimi nga Azia.\n20:5 K\u00ebta ishin nisur para nesh dhe na prisnin n\u00eb Troas.\n20:6 Kurse ne u nis\u00ebm nga Filipi, pas dit\u00ebve t\u00eb t\u00eb Ndorm\u00ebve, dhe p\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb i arrit\u00ebm n\u00eb Troas, ku q\u00ebndruam shtat\u00eb dit\u00eb.\n20:7 Dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb jav\u00ebs, kur ishin mbledhur dishepujt p\u00ebr t\u00eb thyer buk\u00ebn, Pali, i cili duhet t\u00eb nisej t\u00eb nes\u00ebrmen, bisedonte me ta dhe e zgjati fjal\u00ebn deri n\u00eb mesnat\u00eb.\n20:8 Dhe n\u00eb sall\u00ebn ku ishim mbledhur kishte shum\u00eb llamba.\n20:9 Nj\u00eb djalosh me em\u00ebr Eutik, q\u00eb ishte ulur n\u00eb parvazin e dritares, e zuri nj\u00eb gjum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb; dhe, nd\u00ebrsa Pali e \u00e7oi fjal\u00ebn gjat\u00eb, e zuri gjumi, ra nga kati i tret\u00eb posht\u00eb dhe e ngrit\u00ebn t\u00eb vdekur.\n20:10 Por Pali, si zbriti, ra mbi t\u00eb, e p\u00ebrqafoi dhe tha: ''Mos u shqet\u00ebsoni, se shpirti i tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb''.\n20:11 At\u00ebher\u00eb u ngjit p\u00ebrs\u00ebri lart, e theu buk\u00ebn dhe h\u00ebngri; dhe, pasi foli gjat\u00eb deri n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb, u nis.\n20:12 Nd\u00ebrkaq e prun\u00eb djalin t\u00eb gjall\u00eb, dhe u ngush\u00eblluan jo pak.\n20:13 Kurse ne, q\u00eb kishim hipur tashm\u00eb n\u00eb anije, lundruam p\u00ebr n\u00eb Asos, ku kishim nd\u00ebr mend t\u00eb merrnim Palin, sepse k\u00ebshtu kishte caktuar, mbasi donte vet\u00eb t\u00eb shkonte m\u00eb k\u00ebmb\u00eb.\n20:14 Kur na arriti n\u00eb Asos, e mor\u00ebm dhe arrit\u00ebm n\u00eb Mitilin\u00eb.\n20:15 Lundruam prej andej dhe t\u00eb nes\u00ebrmen arrit\u00ebm p\u00ebrball\u00eb Hiosit; nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas arrit\u00ebm n\u00eb Samo dhe, pas nj\u00eb ndalese n\u00eb Trogjili, arrit\u00ebm t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb Milet.\n20:16 Sepse Pali kishte vendosur t\u00eb lundronte pa u ndalur n\u00eb Efes, q\u00eb t\u00eb mos humbiste koh\u00eb n\u00eb Azi; sepse nxitonte q\u00eb t\u00eb ndodhej, po t\u00eb ishte e mundur, n\u00eb Jeruzalem dit\u00ebn e Rr\u00ebshaj\u00ebve.\n20:17 Nga Mileti d\u00ebrgoi n\u00eb Efes p\u00ebr t\u00eb thirrur pleqt\u00eb e kish\u00ebs.\n20:18 Kur ata erdh\u00ebn tek ai, ai u tha atyre: ''Ju e dini dita e par\u00eb q\u00eb hyra n\u00eb Azi si kam jetuar midis jush p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb,\n20:19 duke i sh\u00ebrbyer Zotit me gjith\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi e me shum\u00eb lot e me prova q\u00eb m'u b\u00ebn\u00eb nga tin\u00ebzit\u00eb e Judenjve;\n20:20 dhe si un\u00eb nuk fsheha asnj\u00eb nga ato gj\u00ebra q\u00eb ishin t\u00eb dobishme p\u00ebr ju, por jua shpalla juve dhe jua m\u00ebsova bot\u00ebrisht dhe n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi,\n20:21 duke u deklaruar solemnisht Judenjve dhe Grek\u00ebve mbi pendimin te Per\u00ebndi dhe p\u00ebr besimin n\u00eb Zotin ton\u00eb Jezu Krisht.\n20:22 Dhe ja, tani, i shtyr\u00eb nga Fryma, po shkoj n\u00eb Jeruzalem pa ditur se \u00e7'do t\u00eb m\u00eb ndodh\u00eb atje,\n20:23 p\u00ebrve\u00e7se Fryma e Shenjt\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebr mua n\u00eb \u00e7do qytet, duke th\u00ebn\u00eb se m\u00eb presin pranga dhe mundime.\n20:24 Por un\u00eb nuk dua t'ia di fare p\u00ebr jet\u00ebn time q\u00eb nuk e \u00e7moj aq, sa ta kryej me g\u00ebzim vrapimin tim dhe sh\u00ebrbes\u00ebn q\u00eb mora nga Zoti Jezus, t\u00eb d\u00ebshmoj plot\u00ebsisht ungjillin e hirit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\n20:25 Dhe ja, tani e di se t\u00eb gjith\u00eb ju, n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve kam vajtur dhe ardhur duke predikuar mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, nuk do t\u00eb shihni m\u00eb fytyr\u00ebn time.\n20:26 Prandaj sot po ju deklaroj se un\u00eb jam i past\u00ebr nga gjaku i t\u00eb gjith\u00ebve;\n20:27 sepse nuk u t\u00ebrhoqa prapa p\u00ebr t\u00eb mos ju treguar gjith\u00eb k\u00ebshill\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb.\n20:28 Tregoni kujdes, pra, p\u00ebr veten tuaj dhe p\u00ebr gjith\u00eb tuf\u00ebn, n\u00eb mes t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs Fryma e Shenjt\u00eb ju ka v\u00ebn\u00eb ju kujdestar\u00eb q\u00eb t\u00eb kullotni kish\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ai e ka fituar me gjakun e tij.\n20:29 N\u00eb fakt un\u00eb e di se, pas largimit tim, do t\u00eb hyjn\u00eb midis jush ujq\u00ebr grabitqar\u00eb, q\u00eb nuk do ta kursejn\u00eb tuf\u00ebn,\n20:30 edhe vet\u00eb midis jush do t\u00eb dalin njer\u00ebz q\u00eb do t\u00eb flasin gj\u00ebra t\u00eb \u00e7oroditura q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin pas vetes dishepujt.\n20:31 Prandaj rrini zgjuar, dhe mbani mend se p\u00ebr tre vjet me radh\u00eb, dit\u00eb e nat\u00eb, nuk pushova kurr\u00eb t\u00eb paralajm\u00ebroj secilin me lot.\n20:32 Dhe tani, o v\u00ebllez\u00ebr, un\u00eb po ju l\u00eb te Per\u00ebndia dhe te fjala e hirit t\u00eb tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t'ju nd\u00ebrtoj\u00eb dhe t'ju jap\u00eb trash\u00ebgimin n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb shenjt\u00ebruarve.\n20:33 Un\u00eb nuk kam dashur as argjend, as ar, as rrobat e ndonj\u00ebrit.\n20:34 Dhe ju vet\u00eb e dini se k\u00ebto duar kan\u00eb punuar p\u00ebr nevojat e mia dhe p\u00ebr ata q\u00eb ishin bashk\u00eb me mua.\n20:35 Dhe n\u00eb \u00e7do gj\u00eb ju kam treguar se, duke u munduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, duhet t\u00eb ndihmohen t\u00eb l\u00ebngat\u00ebt dhe t\u00eb kujtohen fjal\u00ebt e Zotit Jezus, i cili tha: \"Ka m\u00eb shum\u00eb lumturi t\u00eb jap\u00ebsh sesa t\u00eb marr\u00ebsh!\"''.\n20:36 Dhe, si kishte th\u00ebn\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra, u ul mbi gjunj\u00eb dhe u lut me ata t\u00eb gjith\u00eb.\n20:37 At\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qan\u00eb me t\u00eb madhe, e rroknin n\u00eb qaf\u00eb Palin dhe e puthnin,\n20:38 t\u00eb hidh\u00ebruar sidomos p\u00ebr fjal\u00ebn q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb, se nuk do ta shihnin m\u00eb fytyr\u00ebn e tij. Pastaj e p\u00ebrcoll\u00ebn n\u00eb anije.\n21:1 Mbasi u ndam\u00eb nga ta, lundruam dhe, duke shkuar drejt, arrit\u00ebm n\u00eb Koos, dit\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb Rodos dhe q\u00eb andej n\u00eb Patara.\n21:2 Edhe, si gjet\u00ebm nj\u00eb anije q\u00eb shkonte p\u00ebr Feniki, hip\u00ebm dhe lundruam.\n21:3 Pam\u00eb nga larg Qipron dhe e lam\u00eb n\u00eb t\u00eb majt\u00eb, vazhduam lundrimin p\u00ebr n\u00eb Siri dhe dol\u00ebm n\u00eb Tiro, sepse atje anija kishte p\u00ebr t\u00eb shkarkuar.\n21:4 Dhe, si i gjet\u00ebm dishepujt, q\u00ebndruam atje shtat\u00eb dit\u00eb; t\u00eb shtyr\u00eb nga Fryma, ata i thoshin Palit t\u00eb mos ngjitej n\u00eb Jeruzalem.\n21:5 Kur i plot\u00ebsuam ato dit\u00eb, u nis\u00ebm dhe shkuam; dhe na p\u00ebrcoll\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb, me gra e me f\u00ebmij\u00eb, deri jasht\u00eb qytetit; dhe si u ul\u00ebm n\u00eb gjunj\u00eb n\u00eb breg, u lut\u00ebm.\n21:6 Dhe, mbasi u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm, hip\u00ebm n\u00eb anije, kurse ata u kthyen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e veta.\n21:7 Kur mbaruam lundrimin, nga Tiro erdh\u00ebm n\u00eb Ptolemaid\u00eb dhe, si p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm v\u00ebllez\u00ebrit, kaluam nj\u00eb dit\u00eb me ta.\n21:8 T\u00eb nes\u00ebrmen u nis\u00ebm (ne q\u00eb ishim shok\u00eb me Palin), arrit\u00ebm n\u00eb Cezare dhe hym\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Filip ungjilltarit, q\u00eb ishte nj\u00eb nga t\u00eb shtat\u00ebt, dhe ndenj\u00ebm tek ai.\n21:9 Por ai kishte kat\u00ebr bija virgj\u00ebresha, q\u00eb profetizonin.\n21:10 Dhe, pasi q\u00ebndruam ne atje shum\u00eb dit\u00eb, zbriti nga Judeja nj\u00eb far\u00eb profeti me em\u00ebr Agabo.\n21:11 Si erdhi te ne, ai mori brezin e Palit, lidhi duart dhe k\u00ebmb\u00ebt e veta dhe tha: ''K\u00ebt\u00eb thot\u00eb Fryma e Shenjt\u00eb: K\u00ebshtu do ta lidhin Judenjt\u00eb n\u00eb Jeruzalem burrin, t\u00eb cilit i p\u00ebrket ky brez dhe do t'a dor\u00ebzojn\u00eb johebrenjve''.\n21:12 Kur i d\u00ebgjuam k\u00ebto gj\u00ebra, ne dhe vend\u00ebsit iu lut\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos ngjitej n\u00eb Jeruzalem.\n21:13 Por Pali u p\u00ebrgjigj: ''\u00c7'po b\u00ebni ju, duke qar\u00eb e duke ma cop\u00ebtuar zemr\u00ebn? Sepse un\u00eb jam gati jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lidhur, por edhe p\u00ebr t\u00eb vdekur n\u00eb Jeruzalem p\u00ebr emrin e Zotit Jezus''.\n21:14 Dhe, mbasi nuk i mbushej mendja, ne pushuam duke th\u00ebn\u00eb: ''U b\u00ebft\u00eb vullneti i Zotit!''.\n21:15 Dhe pas atyre dit\u00ebve, b\u00ebm\u00eb gati gj\u00ebrat tona, dhe u ngjit\u00ebm n\u00eb Jeruzalem.\n21:16 Me ne erdh\u00ebn edhe disa dishepuj nga Cezareja dhe prun\u00eb me ta nj\u00ebfar\u00eb Mnasoni, lindur n\u00eb Qipro, nj\u00eb dishepull i vjet\u00ebr, tek i cili do t\u00eb bujtnim.\n21:17 Kur arrit\u00ebm n\u00eb Jeruzalem, v\u00ebllez\u00ebrit na prit\u00ebn me g\u00ebzim.\n21:18 T\u00eb nes\u00ebrmen Pali u t\u00ebrhoq me ne te Jakobi, dhe erdh\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb pleqt\u00eb.\n21:19 Mbasi i p\u00ebrsh\u00ebndeti, Pali u tregoi atyre, nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, t\u00eb gjitha sa kishte b\u00ebr\u00eb Zoti nd\u00ebr johebrenjt\u00eb me an\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbes\u00ebs s\u00eb tij.\n21:20 Dhe ata, kur d\u00ebgjuan k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrl\u00ebvduan Per\u00ebndin\u00eb dhe i than\u00eb Palit: ''V\u00eblla, ti po sheh sa mij\u00ebra Judenj ka q\u00eb kan\u00eb besuar; dhe t\u00eb gjith\u00eb i p\u00ebrbahen me zell ligjit.\n21:21 Tani ata mor\u00ebn vesh p\u00ebr ty se ti i m\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb Judenjt\u00ebs q\u00eb jetojn\u00eb midis johebrenjve t\u00eb shk\u00ebputen nga Moisiu, duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i rrethpresin djemt\u00eb dhe t\u00eb mos ndjekin m\u00eb zakonet.\n21:22 Po at\u00ebher\u00eb, \u00e7'duhet t\u00eb b\u00ebhet? Duhet patjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb mblidhet populli, sepse do ta marrin vesh se ke ardhur.\n21:23 B\u00ebje, pra, at\u00eb q\u00eb t\u00eb themi: ne kemi kat\u00ebr burra, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb premtim solemn;\n21:24 merri dhe pastrohu me ta, dhe paguaj p\u00ebr ta q\u00eb t\u00eb rruajn\u00eb kok\u00ebn; k\u00ebshtu t\u00eb gjith\u00eb do ta m\u00ebsojn\u00eb se s'jan\u00eb gj\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr ty, por se edhe ti ec\u00ebn duke respektuar ligjin.\n21:25 Dhe sa p\u00ebr johebrenjt\u00eb q\u00eb kan\u00eb besuar, ne u kemi shkruar atyre, mbasi vendos\u00ebm q\u00eb ata nuk kan\u00eb \u00e7't\u00eb respektojn\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb, por se t\u00eb ruhen nga gj\u00ebrat q\u00eb u flijohen idhujve, nga gjaku, nga gj\u00ebrat e mbytura dhe nga kurv\u00ebria''.\n21:26 At\u00ebher\u00eb Pali i mori me vete ata burra dhe, t\u00eb nes\u00ebrmen, pasi u pastrua bashk\u00eb me ta, hyri n\u00eb tempull dhe deklaroi plot\u00ebsimin e dit\u00ebve t\u00eb pastrimit, dhe kur do t\u00eb paraqitej oferta p\u00ebr secilin nga ata.\n21:27 Por, kur po mbusheshin shtat\u00eb dit\u00ebt, Judenjt\u00eb e Azis\u00eb, duke e par\u00eb n\u00eb tempull, e nxit\u00ebn turm\u00ebn dhe vun\u00eb duart mbi t\u00eb,\n21:28 duke b\u00ebrtitur: ''O burra t\u00eb Izraelit, na ndihmoni! Ky \u00ebsht\u00eb ai njeri q\u00eb u m\u00ebson t\u00eb gjith\u00ebve dhe kudo kund\u00ebr popullit, kund\u00ebr ligjit dhe kund\u00ebr k\u00ebtij vendi; p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ai i ka sjell\u00eb Grek\u00ebt n\u00eb tempull dhe e ka ndotur k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb''.\n21:29 Sepse ata kishin par\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara Trofimin nga Efesi bashk\u00eb me Palin n\u00eb qytet, dhe mendonin se ai e kishte sjell\u00eb n\u00eb tempull.\n21:30 Dhe gjith\u00eb qyteti ziente, dhe u mblodh\u00ebn njer\u00ebzit; dhe, si e kap\u00ebn Palin, e nxorr\u00ebn jasht\u00eb tempullit dhe dyert u mby-ll\u00ebn menj\u00ebher\u00eb.\n21:31 Dhe, nd\u00ebrsa k\u00ebrkonin ta vrisnin, tribunit t\u00eb kohort\u00ebs i shkoi lajmi se gjith\u00eb Jeruzalemi ishte turbulluar.\n21:32 Ai mori menj\u00ebher\u00eb ushtar\u00eb dhe centurion\u00eb dhe u sul kund\u00ebr tyre. Dhe k\u00ebta, kur pan\u00eb tribunin dhe ushtar\u00ebt, pushuan s\u00eb rrahuri Palin.\n21:33 At\u00ebher\u00eb tribuni u afrua, e zuri dhe urdh\u00ebroi q\u00eb ta lidhnin me dy zinxhir\u00eb, pastaj pyeti cili ishte dhe \u00e7'kishte b\u00ebr\u00eb.\n21:34 N\u00eb turm\u00eb disa b\u00ebrtisnin nj\u00eb gj\u00eb, t\u00eb tjer\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr; dhe, mbasi nuk mori vesh dot t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr trazir\u00ebn, urdh\u00ebroi q\u00eb ta sillnin n\u00eb fortes\u00eb.\n21:35 Dhe kur arriti te shkallaret, ndodhi q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb turm\u00ebs, duhej t\u00eb bartej nga ushtar\u00ebt,\n21:36 sepse masa e popullit vinte pas duke b\u00ebrtitur: ''Vdekje!''.\n21:37 Kur Pali do t\u00eb hynte n\u00eb fortes\u00eb, i tha tribunit: ''A m\u00eb lejohet t\u00eb them di\u00e7ka?''. Ai u p\u00ebrgjigj: ''A di greqisht?\n21:38 Mos je vall\u00eb ai Egjiptasi q\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ngriti krye dhe nxori n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb kat\u00ebr mij\u00eb gjak\u00ebsor\u00eb?''.\n21:39 Dhe Pali tha: ''Un\u00eb jam nj\u00eb Jude nga Tarsi, qytetar i nj\u00eb qyteti t\u00eb Kilikis\u00eb q\u00eb s'\u00ebsht\u00eb i pad\u00ebgjuar; dhe t\u00eb lutem m\u00eb lejo t'i flas popullit''.\n21:40 Dhe, mbasi e lejoi, Pali, duke q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb mbi shkallar\u00ebt, i b\u00ebri shenj\u00eb me dor\u00eb popullit. Dhe, si u b\u00eb heshtje e madhe, i foli n\u00eb gjuh\u00ebn hebraike, duke th\u00ebn\u00eb:\n22:1 ''V\u00ebllez\u00ebr dhe et\u00ebr, d\u00ebgjoni \u00e7far\u00eb ju them tani p\u00ebr mbrojtjen time''.\n22:2 Kur d\u00ebgjuan se u fliste atyre n\u00eb gjuh\u00ebn hebraike, hesht\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb. Pastaj ai tha:\n22:3 ''N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb jam nj\u00eb Jude, lindur n\u00eb Tars t\u00eb Kilikis\u00eb dhe rritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet te k\u00ebmb\u00ebt e Gamalielit, edukuar me p\u00ebrpik\u00ebrin\u00eb e ligjit t\u00eb et\u00ebrve tan\u00eb, plot me zell p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb, sikurse jeni ju t\u00eb gjith\u00eb sot;\n22:4 un\u00eb kam p\u00ebrndjekur k\u00ebt\u00eb Udh\u00eb deri n\u00eb vdekje, duke lidhur dhe duke futur n\u00eb burg burra dhe gra,\n22:5 sikurse jep d\u00ebshmi p\u00ebr mua kryeprifti dhe gjith\u00eb sinedri i pleqve, prej t\u00eb cil\u00ebve mora edhe letra p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit dhe shkova n\u00eb Damask p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb Jeruzalem ata q\u00eb ishin atje, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkoheshin.\n22:6 Dhe m\u00eb ndodhi q\u00eb, kur isha duke udh\u00ebtuar dhe po i afrohesha Damaskut, aty nga mesi i dit\u00ebs, papritmas nj\u00eb drit\u00eb e madhe nga qielli vet\u00ebtiu rreth meje.\n22:7 Dhe un\u00eb rash\u00eb p\u00ebrdhe dhe d\u00ebgjova nj\u00eb z\u00eb q\u00eb po m\u00eb thoshte: \"Saul, Saul, p\u00ebrse m\u00eb p\u00ebrndjek?\".\n22:8 Dhe un\u00eb u p\u00ebrgjigja: \"Kush je ti, o Zot?\" Edhe ai m\u00eb tha: \"Un\u00eb jam Jezus Nazareasi, t\u00eb cilin ti e p\u00ebrndjek\".\n22:9 Edhe ata q\u00eb ishin me mua e pan\u00eb drit\u00ebn dhe u tremb\u00ebn, por nuk d\u00ebgjuan z\u00ebrin e atij q\u00eb m\u00eb fliste.\n22:10 Un\u00eb thash\u00eb: \"O Zot, \u00e7'duhet t\u00eb b\u00ebj?\". Zoti m\u00eb tha: \"\u00c7ohu dhe shko n\u00eb Damask! Atje do t\u00eb t\u00eb thuhet \u00e7far\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb b\u00ebsh\".\n22:11 Dhe, mbasi un\u00eb nuk shihja asgj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shk\u00eblqimit t\u00eb asaj drite, m\u00eb mor\u00ebn p\u00ebr dore ata q\u00eb ishin me mua; dhe hyra n\u00eb Damask.\n22:12 Dhe nj\u00ebfar\u00eb Anania, njeri i per\u00ebndish\u00ebm sipas ligjit, p\u00ebr t\u00eb cilin jepnin d\u00ebshmi t\u00eb gjith\u00eb Judenjt\u00eb q\u00eb banonin aty,\n22:13 erdhi tek un\u00eb, dhe duke q\u00ebndruar pran\u00eb meje, tha: \"O v\u00eblla Saul, shiko p\u00ebrs\u00ebri!\". Dhe n\u00eb at\u00eb \u00e7ast un\u00eb fitova p\u00ebrs\u00ebri drit\u00ebn e syve dhe e shikova.\n22:14 Pastaj vazhdoi: \"Per\u00ebndia i et\u00ebrve tan\u00eb t\u00eb ka paracaktuar t\u00eb njoh\u00ebsh vullnetin e tij, ta shoh\u00ebsh t\u00eb Drejtin dhe t\u00eb d\u00ebgjosh nj\u00eb z\u00eb nga goja e tij.\n22:15 Sepse ti duhet t\u00eb d\u00ebshmosh p\u00ebr t\u00eb tek t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr ato q\u00eb ke par\u00eb dhe ke d\u00ebgjuar.\n22:16 Dhe tani \u00e7'pret? \u00c7ohu dhe ji i pag\u00ebzuar dhe i lar\u00eb nga m\u00ebkatet e tua, duke thirrur emrin e Zotit\".\n22:17 Dhe ndodhi q\u00eb, kur u ktheva n\u00eb Jeruzalem dhe isha duke u lutur n\u00eb tempull, u rr\u00ebmbeva n\u00eb ekstaz\u00eb,\n22:18 dhe pash\u00eb Zotin q\u00eb m\u00eb thoshte: \"Nxito dhe dil shpejt nga Jeruzalemi, sepse ata nuk do ta pranojn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb t\u00ebnde p\u00ebr mua\".\n22:19 At\u00ebher\u00eb un\u00eb thash\u00eb: \"O Zot, ata e din\u00eb vet\u00eb se un\u00eb burgosja dhe rrihja nga nj\u00eb sinagog\u00eb te tjetra ata q\u00eb besonin n\u00eb ty;\n22:20 kur u derdh gjaku i Stefanit, d\u00ebshmorit t\u00ebnd, edhe un\u00eb isha i pranish\u00ebm, e miratoja vdekjen e tij dhe ruaja rrobat e atyre q\u00eb e vrisnin.\n22:21 Por ai m\u00eb tha: \"Shko, sepse un\u00eb do t\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj larg midis johebrenjve\"''.\n22:22 Ata e d\u00ebgjuan deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb; pastaj ngrit\u00ebn z\u00ebrin duke th\u00ebn\u00eb: ''Hiqe nga bota nj\u00eb njeri t\u00eb till\u00eb, sepse nuk \u00ebsht\u00eb i denj\u00eb t\u00eb rroj\u00eb!''.\n22:23 Duke qen\u00eb se ata b\u00ebrtisnin, duke i flakur rrobat e duke ngritur pluhurin n\u00eb er\u00eb,\n22:24 kryemij\u00ebsi urdh\u00ebroi ta \u00e7onin Palin n\u00eb fortes\u00eb, duke urdh\u00ebruar q\u00eb ta marrin n\u00eb pyetje duke e rrahur me kamxhik, q\u00eb t\u00eb merrej vesh p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye ata b\u00ebrtisnin k\u00ebshtu kund\u00ebr tij.\n22:25 Por, kur e shtrin\u00eb, t\u00eb lidhur me rripa, Pali i tha centurionit q\u00eb ishte aty: ''A \u00ebsht\u00eb e ligjshme p\u00ebr ju t\u00eb rrihni me kamxhik nj\u00eb qytetar romak, ende t\u00eb pagjykuar?''.\n22:26 Kur e d\u00ebgjoi, centurioni shkoi e i tregoi kryemij\u00ebsit duke th\u00ebn\u00eb: ''\u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh? Ky njeri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytetar romak!''.\n22:27 At\u00ebher\u00eb kryemij\u00ebsi shkoi te Pali dhe e pyeti: ''M\u00eb thuaj, a je nj\u00eb qytetar romak?''. Ai tha: ''Po, jam!''.\n22:28 Kryemij\u00ebsi u p\u00ebrgjigj: ''Un\u00eb e kam fituar k\u00ebt\u00eb qytet\u00ebri me nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe''. Pali tha: ''Kurse un\u00eb e kam qysh prej lindjes!''.\n22:29 Menj\u00ebher\u00eb ata q\u00eb duhet ta merrnin n\u00eb pyetje u larguan prej tij; dhe vet\u00eb kryemij\u00ebsi, kur mori vesh se ai ishte qytetar romak, pati frik\u00eb q\u00eb e kishte lidhur.\n22:30 T\u00eb nes\u00ebrmen, duke dashur t\u00eb marr\u00eb vesh me sakt\u00ebsi p\u00ebrse ishte akuzuar nga Judenjt\u00eb, e zgjidhi nga prangat dhe urdh\u00ebroi krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve dhe gjith\u00eb sinedrin t\u00eb vinin. Pastaj, si e soll\u00ebn posht\u00eb Palin, e nxori p\u00ebrpara tyre.\n23:1 Pali, duke shikuar nga sinedri, tha: ''V\u00ebllez\u00ebr, deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb un\u00eb jam sjell\u00eb p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb me nd\u00ebrgjegje krejt t\u00eb mir\u00eb''.\n23:2 Kryeprifti Anania u dha urdh\u00ebr at\u00ebher\u00eb atyre q\u00eb ishin pran\u00eb tij ta godisnin n\u00eb goj\u00eb.\n23:3 At\u00ebher\u00eb Pali i tha: ''Per\u00ebndia do t\u00eb t\u00eb godas\u00eb ty, o mur i zbardhur. Ti je ulur t\u00eb m\u00eb gjykosh sipas ligjit dhe, duke e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur at\u00eb, jep urdh\u00ebr t\u00eb m\u00eb godasin''.\n23:4 Dhe ata q\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm than\u00eb: ''E fyen ti kryepriftin e Per\u00ebndis\u00eb?''.\n23:5 Pali u p\u00ebrgjigj: ''Nuk e dija, o v\u00ebllez\u00ebr, se \u00ebsht\u00eb kryeprift, sepse \u00ebsht\u00eb shkruar: \"Ti nuk do t\u00eb flas\u00ebsh keq p\u00ebr princin e popullit t\u00ebnd\"''.\n23:6 Pali, pra, duke ditur se nj\u00eb pjes\u00eb ishte nga saducenj dhe tjetra nga farisenj, i thirri sinedrit: ''V\u00ebllez\u00ebr, un\u00eb jam farise, bir farisenjsh; p\u00ebr shkak t\u00eb shpres\u00ebs dhe t\u00eb ringjalljes t\u00eb s\u00eb vdekurve un\u00eb po gjykohem''.\n23:7 Sapo tha k\u00ebt\u00eb, lindi nj\u00eb grindje nd\u00ebrmjet farisenjve dhe saducenjve, dhe kuvendi u p\u00ebr\u00e7a;\n23:8 sepse saducenjt\u00eb thon\u00eb se nuk ka ringjallje, as engj\u00ebll, as frym\u00eb, nd\u00ebrsa farisenjt\u00eb pohojn\u00eb edhe nj\u00ebr\u00ebn dhe tjetr\u00ebn.\n23:9 At\u00ebher\u00eb u b\u00eb nj\u00eb zhurm\u00eb e madhe. Skrib\u00ebt e pal\u00ebs s\u00eb farisenjve u \u00e7uan n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe protestonin duke th\u00ebn\u00eb: ''Ne nuk gjejm\u00eb asgj\u00eb t\u00eb keqe te ky njeri; dhe n\u00ebse i ka folur nj\u00eb frym\u00eb ose nj\u00eb engj\u00ebll t\u00eb mos luftojm\u00eb kund\u00ebr Per\u00ebndis\u00eb''.\n23:10 Dhe duke qen\u00eb se grindja po shtohej, tribuni, nga druajtja se mos Pali b\u00ebhej copa-copa prej tyre, u dha urdh\u00ebr ushtar\u00ebve t\u00eb zbresin dhe ta heqin nga mesi i tyre, dhe ta \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb fortes\u00eb.\n23:11 Nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb pas, Zoti iu shfaq atij dhe tha: ''Pal, kurajo, sepse sikurse ke dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr mua n\u00eb Jeruzalem, ashtu duhet t\u00eb d\u00ebshmosh edhe n\u00eb Rom\u00eb''.\n23:12 Kur zbardhi dita, disa Judenj kurdis\u00ebn nj\u00eb komplot duke u lidhur me betim q\u00eb t\u00eb mos han\u00eb dhe t\u00eb mos pin\u00eb derisa t\u00eb ken\u00eb vrar\u00eb Palin.\n23:13 Ata q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb komplot ishin m\u00eb tep\u00ebr se dyzet.\n23:14 Ata u paraqit\u00ebn para krer\u00ebve t\u00eb prift\u00ebrinjve dhe para pleqve dhe than\u00eb: ''Ne jemi lidhur me betim t\u00eb mos v\u00ebm\u00eb gj\u00eb n\u00eb goj\u00eb, derisa t\u00eb vrasim Palin.\n23:15 Ju, pra, me sinedrin, i b\u00ebni nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tribunit q\u00eb t'jua sjell\u00eb nes\u00ebr, gjoja se doni ta hetoni m\u00eb thell\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tij; dhe ne, para se t\u00eb afrohet, do t\u00eb jemi gati ta vrasim''.\n23:16 Por djali i motr\u00ebs s\u00eb Palit, si e mori vesh kurthin, rendi n\u00eb fortes\u00eb dhe, mbasi hyri, i tregoi Palit.\n23:17 At\u00ebher\u00eb Pali thirri nj\u00eb nga centurion\u00ebt pran\u00eb vetes dhe i tha: ''\u00c7oje k\u00ebt\u00eb djal\u00eb tek kryemij\u00ebshi, sepse ka di\u00e7ka p\u00ebr t'i th\u00ebn\u00eb''.\n23:18 At\u00ebher\u00eb ai e mori dhe e \u00e7oi tek kryemij\u00ebshi dhe tha: ''Pali, i burgosuri, m\u00eb thirri dhe m'u lut t\u00eb t\u00eb sjell k\u00ebt\u00eb djal\u00eb, sepse ka di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb t\u00eb th\u00ebn\u00eb''.\n23:19 At\u00ebher\u00eb kryemij\u00ebsi e kapi p\u00ebr dore, e mori m\u00ebnjan\u00eb dhe e pyeti: ''\u00c7far\u00eb ke p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb?''.\n23:20 Ai tha: ''Judenjt\u00eb jan\u00eb marr\u00eb vesh q\u00eb t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb nes\u00ebr ta nxjerr\u00ebsh Palin posht\u00eb, n\u00eb sined\u00ebr, se gjoja dashkan ta hetojn\u00eb m\u00eb thell\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tij.\n23:21 Prandaj ti mos ua v\u00ebr veshin, sepse m\u00eb shum\u00eb se dyzet burra nga ata kan\u00eb ngritur kurth kund\u00ebr tij, sepse jan\u00eb zotuar duke u lidhur me betim, t\u00eb mos han\u00eb e t\u00eb mos pin\u00eb, derisa ta ken\u00eb vrar\u00eb; dhe tani jan\u00eb gati dhe presin q\u00eb ti t'ua lejosh atyre''.\n23:22 Tribuni, pra, e la t\u00eb shkoj\u00eb djalin, duke e urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb mos i tregoj\u00eb kurrkujt se e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra.\n23:23 Pastaj thirri dy centurion\u00eb dhe u tha: ''B\u00ebni gati q\u00eb nga ora tre e nat\u00ebs dyqind ushtar\u00eb, shtat\u00ebdhjet\u00eb kalor\u00ebs dhe dyqind shtiz\u00ebmbajt\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb shkuar deri n\u00eb Cezare''.\n23:24 Dhe u tha t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gati kuajt q\u00eb ta hipte Pali dhe ta \u00e7onin sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb te qeveritari Feliks.\n23:25 Ai shkroi nj\u00eb let\u00ebr me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:\n23:26 ''Klaud Lisia, qeveritarit shum\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm Feliks, sh\u00ebndet.\n23:27 Ky njeri ishte kapur nga Judenjt\u00eb q\u00eb ishin gati ta vrisnin, kur ia mb\u00ebrrita un\u00eb me ushtar\u00ebt dhe e lirova, sepse mora vesh se ishte qytetar romak.\n23:28 Dhe, duke dashur t\u00eb di fajin p\u00ebr t\u00eb cilin e akuzonin, e nxora para sinedrit t\u00eb tyre.\n23:29 P\u00ebrfundova se e kishin akuzuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidheshin me ligjin e tyre dhe q\u00eb ai nuk kishte asnj\u00eb faj q\u00eb t\u00eb meritonte vdekjen e as burgimin.\n23:30 Dhe, kur m\u00eb njoftuan p\u00ebr kurthin q\u00eb Judenjt\u00eb i ngrit\u00ebn k\u00ebtij njeriu, ta nisa menj\u00ebher\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr padit\u00ebsve t\u00eb parashtrojn\u00eb para teje ankimet q\u00eb kan\u00eb kund\u00ebr tij. Qofsh me sh\u00ebndet!''.\n23:31 Ushtar\u00ebt, pra, sipas urdhrit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, mor\u00ebn n\u00eb dor\u00ebzim Palin dhe e \u00e7uan nat\u00ebn n\u00eb Antipatrid\u00eb.\n23:32 T\u00eb nes\u00ebrmen, pasi ua lan\u00eb si detyr\u00eb kalor\u00ebsve t\u00eb shkojn\u00eb me t\u00eb, u kthyen n\u00eb fortes\u00eb.\n23:33 Ata, pasi arrit\u00ebn n\u00eb Cezare dhe ia dor\u00ebzuan letr\u00ebn qeveritarit, i paraqit\u00ebn edhe Palin.\n23:34 Mbasi e lexoi letr\u00ebn, qeveritari e pyeti Palin nga \u00e7'krahin\u00eb ishte; dhe, kur mori vesh se ishte nga Kilikia,\n23:35 i tha: ''Un\u00eb do t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj kur t\u00eb mbrrijn\u00eb edhe padit\u00ebsit e tu''. Dhe urdh\u00ebroi q\u00eb ta ruanin n\u00eb pretoriumin e Herodit.\n24:1 Por pas pes\u00eb dit\u00ebsh erdhi kryeprifti Anania bashk\u00eb me pleqt\u00eb dhe me nj\u00eb gojtar, nj\u00eb far\u00eb Tertuli; ata dol\u00ebn p\u00ebrpara qeveritarit p\u00ebr t\u00eb akuzuar Palin.\n24:2 Kur u thirr Pali, Tertuli filloi ta akuzoj\u00eb duke th\u00ebn\u00eb:\n24:3 ''Fort i shk\u00eblqyeri Feliks, ne e pranojm\u00eb n\u00eb gjith\u00e7ka e p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe me mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb se paqja t\u00eb cil\u00ebn g\u00ebzojm\u00eb dhe reformat dobiprur\u00ebse q\u00eb jan\u00eb zbatuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komb jan\u00eb vep\u00ebr e masave t\u00eb tua largpam\u00ebse.\n24:4 Por, p\u00ebr t\u00eb mos t\u00eb shqet\u00ebsuar m\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb lutem me mir\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde, t\u00eb na d\u00ebgjosh shkurtimisht.\n24:5 Ne kemi gjetur se ky njeri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb murtaj\u00eb dhe shkakton trazira midis gjith\u00eb Judenjve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb kryetari i sektit t\u00eb Nazarenasve.\n24:6 Ai, madje, u p\u00ebrpoq t\u00eb p\u00ebrdhos\u00eb tempullin; dhe ne e zum\u00eb dhe desh\u00ebm ta gjykonim sipas ligjit ton\u00eb.\n24:7 Por erdhi tribuni Lisia dhe e mori me forc\u00eb nga duart tona,\n24:8 duke i urdh\u00ebruar padit\u00ebsit e tij t\u00eb vijn\u00eb tek ti; duke e hetuar at\u00eb, do t\u00eb mund\u00ebsh ti vet\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh vesh prej tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e t\u00eb gjitha gj\u00ebrave, p\u00ebr t\u00eb cilat ne e akuzojm\u00eb''.\n24:9 Edhe Judenjt\u00eb u bashkuan, duke pohuar se k\u00ebshtu q\u00ebndronin gj\u00ebrat.\n24:10 At\u00ebher\u00eb Pali, mbasi qeveritari i b\u00ebri shenj\u00eb t\u00eb flas\u00eb, u p\u00ebrgjigj: ''Duke ditur se prej shum\u00eb vjet\u00ebsh ti je gjykat\u00ebsi i k\u00ebtij kombi, flas edhe m\u00eb me guxim n\u00eb mbrojtje t\u00eb vetes.\n24:11 Jo m\u00eb shum\u00eb se dymb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, si\u00e7 mund ta verifikosh, un\u00eb u ngjita n\u00eb Jeruzalem p\u00ebr t\u00eb adhuruar.\n24:12 Dhe k\u00ebta nuk m\u00eb gjet\u00ebn n\u00eb tempull duke u grindur me ndonj\u00eb, ose duke nxitur turm\u00ebn as n\u00eb sinagogat as edhe n\u00ebp\u00ebr qytet;\n24:13 dhe as mund t\u00eb provojn\u00eb gj\u00ebrat p\u00ebr t\u00eb cilat tani m\u00eb akuzojn\u00eb.\n24:14 Por un\u00eb po t\u00eb rr\u00ebfej k\u00ebt\u00eb: sipas Udh\u00ebs q\u00eb ata e quajn\u00eb sekt, un\u00eb i sh\u00ebrbej k\u00ebshtu Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb et\u00ebrve, duke u besuar t\u00eb gjitha gj\u00ebrave q\u00eb jan\u00eb shkruar n\u00eb ligjin dhe n\u00eb profet\u00ebt,\n24:15 duke pasur shpres\u00eb n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn edhe k\u00ebta e kan\u00eb, se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ringjallje t\u00eb t\u00eb vdekurve, qoft\u00eb t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebve, qoft\u00eb t\u00eb t\u00eb padrejt\u00ebve.\n24:16 Prandaj un\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb kem vazhdimisht nj\u00eb nd\u00ebrgjegje t\u00eb paqortueshme p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb dhe p\u00ebrpara njer\u00ebzve.\n24:17 Tani, pas shum\u00eb vjet\u00ebsh, un\u00eb erdha t\u00eb sjell l\u00ebmosha dhe oferta kombit tim.\n24:18 Por, tek po b\u00ebja k\u00ebt\u00eb, ata m\u00eb gjet\u00ebn t\u00eb pastruar n\u00eb tempull, pa asnj\u00eb tubim ose trazir\u00eb.\n24:19 Por ishin disa Judenj t\u00eb Azis\u00eb, q\u00eb duhej t\u00eb dilnin para teje p\u00ebr t\u00eb m\u00eb akuzuar, se kishin di\u00e7ka kund\u00ebr meje.\n24:20 Ose vet\u00eb k\u00ebta le t\u00eb thon\u00eb n\u00ebse kan\u00eb gjetur ndonj\u00eb padrejt\u00ebsi tek un\u00eb, kur rrija p\u00ebrpara sinedrit,\n24:21 ve\u00e7 mos qoft\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb fjal\u00eb q\u00eb un\u00eb thirra duke q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb para tyre: \"P\u00ebr shkak t\u00eb ringjalljes s\u00eb t\u00eb vdekurve sot un\u00eb gjykohem prej jush!\"''.\n24:22 Kur i d\u00ebgjoi k\u00ebto gj\u00ebra, Feliksi, q\u00eb ishte i mirinformuar p\u00ebr Udh\u00ebn, e shtyu gjyqin, duke th\u00ebn\u00eb: ''Kur t\u00eb vij\u00eb tribuni Lisia, do t\u00eb marr n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen tuaj''.\n24:23 Dhe i dha urdh\u00ebr centurionit q\u00eb Palin ta ruanin, por t\u00eb kishte nj\u00ebfar\u00eb lirie, pa penguar asnj\u00eb nga t\u00eb vet\u00ebt t'i kryejnin sh\u00ebrbime ose t\u00eb vijnin ta takojnin.\n24:24 Pas disa dit\u00ebsh Feliksi, q\u00eb kishte ardhur me gruan e vet Druzila, q\u00eb ishte jude, d\u00ebrgoi ta th\u00ebrresin Palin dhe e d\u00ebgjoi lidhur me besimin n\u00eb Jezu Krishtin.\n24:25 Dhe, duke qen\u00eb se Pali fliste p\u00ebr drejt\u00ebsi, p\u00ebr vet\u00ebkontroll dhe p\u00ebr gjyqin e ardhsh\u00ebm, Feliksi, shum\u00eb i trembur, u p\u00ebrgjigj: ''P\u00ebr tani shko, dhe kur t\u00eb kem rast, do t\u00eb d\u00ebrgoj t\u00eb t\u00eb th\u00ebrrasin''.\n24:26 Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ai shpresonte se Pali do t'i jepte para q\u00eb ta lironte; dhe prandaj e th\u00ebrriste shpesh dhe bisedonte me t\u00eb.\n24:27 Por pas dy vjet\u00ebsh, Feliksit ia zuri vendin Porc Festi; dhe Feliksi, duke dashur t'ua b\u00ebj\u00eb qejfin Judenjve, e la Palin n\u00eb burg.\n25:1 Kur Festi arriti n\u00eb krahin\u00eb, mbas tri dit\u00ebsh u ngjit nga Cezarea n\u00eb Jeruzalem.\n25:2 Kryeprifti dhe krer\u00ebt e Judenjve i paraqit\u00ebn akuzat kund\u00ebr Palit dhe i luteshin,\n25:3 duke k\u00ebrkuar t'u b\u00ebnte favorin q\u00eb Palin ta binin n\u00eb Jeruzalem; k\u00ebshtu ata do ta vrisnin n\u00eb nj\u00eb prit\u00eb rrug\u00ebs.\n25:4 Por Festi u p\u00ebrgjigj q\u00eb Pali ruhej n\u00eb Cezare dhe q\u00eb ai vet\u00eb do t\u00eb shkonte aty shpejt.\n25:5 ''Prandaj njer\u00ebzit me influenc\u00eb midis jush'', tha ai, ''le t\u00eb zbresin me mua; dhe, n\u00eb qoft\u00eb se ka ndonj\u00eb faj te ky njeri, le ta akuzojn\u00eb''.\n25:6 Si q\u00ebndroi midis tyre jo m\u00eb shum\u00eb se tet\u00eb a dhjet\u00eb dit\u00eb, Festi zbriti n\u00eb Cezare; t\u00eb nes\u00ebrmen zuri vend n\u00eb gjykat\u00eb dhe urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00eb sillnin Palin.\n25:7 Kur erdhi ai, Judenjt\u00eb q\u00eb kishin zbritur nga Jeruzalemi e rrethuan, dhe drejtuan kund\u00ebr Palit shum\u00eb akuza t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb cilat nuk mund t'i v\u00ebrtetonin.\n25:8 N\u00eb mbrojtje t\u00eb vet Pali thoshte: ''Un\u00eb nuk kam m\u00ebkatuar as kund\u00ebr ligjit t\u00eb Judenjve, as kund\u00ebr tempullit, as kund\u00ebr Cezarit''.\n25:9 Por Festi, duke dashur t'u b\u00ebj\u00eb qejfin Judenjve, iu p\u00ebrgjigj Palit e tha: ''A d\u00ebshiron t\u00eb ngjitesh n\u00eb Jeruzalem p\u00ebr t'u gjykuar para meje p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra?''.\n25:10 At\u00ebher\u00eb Pali tha: ''Un\u00eb jam para gjykat\u00ebs s\u00eb Cezarit, ku duhet t\u00eb gjykohem; un\u00eb nuk u kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb Judenjve, sikurse ti e di fare mir\u00eb.\n25:11 N\u00eb qoft\u00eb se kam vepruar keq ose kam kryer di\u00e7ka q\u00eb meriton vdekjen, nuk refuzoj q\u00eb t\u00eb vdes; por n\u00ebse s'ka asgj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb gj\u00ebrat p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebta m\u00eb akuzojn\u00eb, askush nuk mund t\u00eb m\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb n\u00eb duart e tyre. Un\u00eb i apelohem Cezarit''.\n25:12 At\u00ebher\u00eb Festi, pasi e bisedoi me k\u00ebshillin, u p\u00ebrgjigj: ''Ti i je apeluar Cezarit; te Cezari do t\u00eb shkosh''.\n25:13 Pas disa dit\u00ebsh mbreti Agripa dhe Berenike erdh\u00ebn n\u00eb Cezare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur Festin.\n25:14 Dhe, mbasi ata ndenj\u00ebn disa dit\u00eb, Festi ia parashtroi \u00e7\u00ebshtjen e Palit mbretit, duke th\u00ebn\u00eb: ''Feliksi ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb burgosur nj\u00ebfar\u00eb njeriu,\n25:15 kund\u00ebr t\u00eb cilit, kur isha n\u00eb Jeruzalem, krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve dhe pleqt\u00eb e Judenjve, kishin paraqitur akuza, duke k\u00ebrkuar d\u00ebnimin e tij.\n25:16 Un\u00eb u dhash\u00eb p\u00ebrgjigje se nuk \u00ebsht\u00eb zakon i Romak\u00ebve t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb dik\u00eb p\u00ebr vdekje para se i akuzuari t\u00eb ballafaqohet me padit\u00ebsit e tij, dhe t'i jet\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb mbrohet nga akuza.\n25:17 Prandaj, kur ata u mblodh\u00ebn k\u00ebtu, pa e shtyr\u00eb pun\u00ebn, u ula t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb gjykat\u00eb dhe urdh\u00ebrova t\u00eb ma sjellin k\u00ebt\u00eb njeri.\n25:18 Kur u ngrit\u00ebn padit\u00ebsit e tij, nuk paraqit\u00ebn kund\u00ebr tij asnj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb un\u00eb dyshoja.\n25:19 Por kishin vet\u00ebm disa pika mospajtimi p\u00ebr fen\u00eb e tyre dhe p\u00ebr nj\u00ebfar\u00eb Jezusi, q\u00eb ka vdekur, dhe p\u00ebr t\u00eb cilin Pali thoshte se \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb.\n25:20 Dhe duke qen\u00eb se un\u00eb mbeta nd\u00ebrdyshas p\u00ebrpara nj\u00eb konflikt i t\u00eb k\u00ebtij lloji, e pyeta n\u00ebse ai donte t\u00eb shkonte n\u00eb Jeruzalem dhe t\u00eb gjykohej atje lidhur me k\u00ebto gj\u00ebra.\n25:21 Por, mbasi Pali u apelua tek Augusti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb gjykimin e tij, dhash\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb ta ruanin derisa t\u00eb mundem ta d\u00ebrgoj te Cezari''.\n25:22 Agripa i tha Festit: ''Do t\u00eb doja edhe un\u00eb ta d\u00ebgjoja k\u00ebt\u00eb njeri''. Dhe ai u p\u00ebrgjigj: ''Do ta d\u00ebgjosh nes\u00ebr''.\n25:23 K\u00ebshtu t\u00eb nes\u00ebrmen Agripa dhe Berenike erdh\u00ebn me shum\u00eb madh\u00ebshti dhe, mbasi hyn\u00eb n\u00eb auditor me tribun\u00ebt dhe me parin\u00eb e qytetit, me urdh\u00ebr t\u00eb Festit, e soll\u00ebn Palin aty.\n25:24 At\u00ebher\u00eb Festi tha: ''O mbret Agripa, dhe ju t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb jeni t\u00eb pranish\u00ebm k\u00ebtu me ne, ju po shihni at\u00eb kund\u00ebr t\u00eb cilit gjith\u00eb turma e Judenjve m'u drejtua mua n\u00eb Jeruzalem dhe k\u00ebtu, duke thirrur se nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i denj\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb.\n25:25 Por un\u00eb, duke par\u00eb se s'ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb q\u00eb t\u00eb meritoj\u00eb vdekjen, dhe duke qen\u00eb se ai vet\u00eb i \u00ebsht\u00eb apeluar Augustit, vendosa ta d\u00ebrgoj.\n25:26 Dhe duke qen\u00eb se s'kam asgj\u00eb konkrete q\u00eb t'i shkruaj perandorit p\u00ebr t\u00eb, e solla k\u00ebtu para jush, dhe kryesisht para teje, o mbret Agripa, q\u00eb pas k\u00ebsaj seance t\u00eb kem di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb shkruar.\n25:27 Sepse m\u00eb duket e paarsyeshme t\u00eb d\u00ebrgosh nj\u00eb t\u00eb burgosur pa treguar akuzat kund\u00ebr tij''.\n26:1 At\u00ebher\u00eb Agripa i tha Palit: ''Ke leje t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten!''. Dhe Pali, si e shtriu dor\u00ebn, nisi t\u00eb b\u00ebj\u00eb mbrojtjen e tij:\n26:2 ''O mbret Agripa, e quaj veten t\u00eb lumtur q\u00eb kam mund\u00ebsi sot t\u00eb shfaj\u00ebsohem para teje nga t\u00eb gjitha ato q\u00eb m\u00eb kan\u00eb akuzuar Judenjt\u00eb,\n26:3 ve\u00e7an\u00ebrisht sepse ti i njeh t\u00eb gjitha zakonet dhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb midis Judenjve; prandaj t\u00eb lutem t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjosh me durim.\n26:4 Se cila ka qen\u00eb m\u00ebnyra ime e t\u00eb jetuarit q\u00eb nga rinia, t\u00eb cil\u00ebn e kalova t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb Jeruzalem n\u00eb mes t\u00eb popullit tim, t\u00eb gjith\u00eb Judenjt\u00eb e din\u00eb.\n26:5 Ata m\u00eb njohin qysh at\u00ebher\u00eb dhe mund t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb, po desh\u00ebn, se kam jetuar si farise, sipas sektit m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fes\u00eb son\u00eb.\n26:6 Dhe tani ndodhem para qjyqit p\u00ebr shpres\u00ebn e premtimit q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb Per\u00ebndia et\u00ebrve tan\u00eb,\n26:7 premtim t\u00eb cilin dymb\u00ebdhjet\u00eb fiset tona, q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb me zell dit\u00eb e nat\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, shpresojn\u00eb ta fitojn\u00eb; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shpres\u00eb, o mbret Agripa, un\u00eb jam akuzuar nga Judenjt\u00eb.\n26:8 P\u00ebrse vall\u00eb mendoni se \u00ebsht\u00eb e pabesueshme q\u00eb Per\u00ebndia t'i ringjall\u00eb t\u00eb vdekurit?\n26:9 Un\u00eb vet\u00eb mendova se ishte detyra ime t\u00eb b\u00ebj shum\u00eb gj\u00ebra kund\u00ebr emrit t\u00eb Jezusit Nazarenas.\n26:10 Dhe k\u00ebt\u00eb kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb Jeruzalem; mbasi kam marr\u00eb pushtet nga krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve, futa n\u00eb burg shum\u00eb shenjtor\u00eb dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.\n26:11 Dhe shpesh, duke shkuar nga nj\u00eb sinagog\u00eb te tjetra, i kam detyruar t\u00eb blasfemojn\u00eb dhe, me zem\u00ebrim t\u00eb madh kund\u00ebr tyre, i kam p\u00ebrndjekur deri n\u00eb qytetet e huaja.\n26:12 N\u00eb koh\u00ebn kur un\u00eb po merresha me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe po shkoja n\u00eb Damask me autorizim dhe me fuqi t\u00eb plota nga krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve,\n26:13 n\u00eb mesdit\u00eb, o mbret, n\u00eb rrug\u00eb un\u00eb pash\u00eb nj\u00eb drit\u00eb nga qielli q\u00eb shk\u00eblqente m\u00eb shum\u00eb se dielli, e cila vet\u00ebtiu rreth meje dhe rreth atyre q\u00eb udh\u00ebtonin me mua.\n26:14 Mbasi t\u00eb gjith\u00eb ne ram\u00eb p\u00ebrtok\u00eb, d\u00ebgjova nj\u00eb z\u00eb q\u00eb po m\u00eb fliste dhe m\u00eb tha n\u00eb gjuh\u00ebn hebraike: \"Saul, Saul, pse m\u00eb p\u00ebrndjek? \u00c9sht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr ty t\u00eb godas\u00ebsh me shkelm kund\u00ebr gjembave\".\n26:15 Un\u00eb thash\u00eb: \"Kush je ti, Zot?\". Ai tha: \"Un\u00eb jam Jezusi, t\u00eb cilin ti e p\u00ebrndjek.\n26:16 Por \u00e7ohu dhe rri n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, sepse prandaj t\u00eb jam shfaqur: q\u00eb t\u00eb t\u00eb v\u00eb sh\u00ebrbyes dhe d\u00ebshmues p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb ke par\u00eb dhe p\u00ebr ato p\u00ebr t\u00eb cilat un\u00eb do t\u00eb shfaqem,\n26:17 duke t\u00eb zgjedhur ty nga populli dhe nga johebrenjt\u00eb, tek t\u00eb cil\u00ebt po t\u00eb d\u00ebrgoj tani,\n26:18 q\u00eb t'u \u00e7el\u00ebsh syt\u00eb atyre dhe t'i kthesh nga err\u00ebsira n\u00eb drit\u00eb dhe nga pushteti i Satanit te Per\u00ebndia, q\u00eb t\u00eb marrin me an\u00eb t\u00eb besimit n\u00eb mua faljen e m\u00ebkateve dhe nj\u00eb trash\u00ebgim midis t\u00eb shenjt\u00ebruarve\".\n26:19 Prandaj, o mbret Agripa, un\u00eb nuk kam qen\u00eb i pabindur ndaj vegimit qiellor.\n26:20 Por n\u00eb fillim atyre n\u00eb Damask, pastaj n\u00eb Jeruzalem, n\u00eb mbar\u00eb krahin\u00ebn e Judes\u00eb dhe johebrenjve, u kam shpallur t\u00eb pendohen dhe t\u00eb kthehen te Per\u00ebndia, duke b\u00ebr\u00eb vepra t\u00eb denja pendimi.\n26:21 P\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra Judenjt\u00eb, mbasi m\u00eb kap\u00ebn n\u00eb tempull, u orvat\u00ebn t\u00eb m\u00eb vrasin.\n26:22 Por, p\u00ebr shkak t\u00eb ndihm\u00ebs q\u00eb pata nga Per\u00ebndia deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, vazhdova t'u d\u00ebshmoj t\u00eb vegj\u00eblve dhe t\u00eb m\u00ebdhenjve, duke mos th\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb profet\u00ebt dhe Moisiu than\u00eb se duhet t\u00eb ndodhnin,\n26:23 dometh\u00ebn\u00eb: q\u00eb Krishti duhej t\u00eb vuante dhe q\u00eb, duke qen\u00eb i pari i ringjallur prej s\u00eb vdekuris, duhej t'i shpallte drit\u00ebn popullit dhe johebrenjve''.\n26:24 Dhe, nd\u00ebrsa Pali i thoshte k\u00ebto gj\u00ebra n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij, Festi tha me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: ''Pal, ti je t\u00ebrbuar; studimet e shumta t\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb shkallosh\".\n26:25 Por ai tha: ''Un\u00eb nuk jam t\u00ebrbuar, shum\u00eb i shk\u00eblqyeri Fest, por them fjal\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb mendjes s\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb.\n26:26 Sepse mbreti, t\u00eb cilit un\u00eb po i flas lirisht, \u00ebsht\u00eb i mirinformuar p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra, sepse un\u00eb jam i bindur se asnj\u00eb nga k\u00ebto gj\u00ebra nuk \u00ebsht\u00eb e panjohur p\u00ebr t\u00eb, sepse e gjith\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb fsheht\u00ebsi.\n26:27 O mbret Agripa, a u beson profet\u00ebve? Un\u00eb e di se ti beson''.\n26:28 At\u00ebher\u00eb Agripa i tha Palit: ''P\u00ebr pak dhe po ma mbush mendjen t\u00eb b\u00ebhem i krishter\u00eb''.\n26:29 Pali i tha: ''Dh\u00ebnt\u00eb Per\u00ebndia q\u00eb n\u00eb pak ose n\u00eb shum\u00eb koh\u00eb jo vet\u00ebm ti, por edhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb sot po m\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb till\u00eb, sikurse jam un\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre zinxhir\u00ebve''.\n26:30 Mbasi tha k\u00ebto gj\u00ebra, mbreti u ngrit dhe me t\u00eb qeveritari, Berenike dhe ata q\u00eb ishin ulur me ta.\n26:31 Mbasi u hoq\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb, fol\u00ebn me nj\u00ebri-tjetrin dhe than\u00eb: ''Ky njeri nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb q\u00eb t\u00eb meritoj\u00eb vdekjen ose burgun''.\n26:32 At\u00ebher\u00eb Agripa i tha Festit: ''Ky njeri mund t\u00eb ishte liruar, po t\u00eb mos i ishte apeluar Cezarit''.\n27:1 Kur u vendos q\u00eb ne t\u00eb lundrojm\u00eb p\u00ebr n\u00eb Itali, Pali dhe disa t\u00eb burgosur t\u00eb tjer\u00eb iu dor\u00ebzuan nj\u00eb centurioni me em\u00ebr Jul, i kohort\u00ebs Augusta.\n27:2 Hip\u00ebm n\u00eb nj\u00eb anije t\u00eb Adramitit, q\u00eb duhej t\u00eb kalonte nga portet e brigjeve t\u00eb Azis\u00eb, dhe lundronim duke pasur me vete Aristarkun, nj\u00eb maqedonas nga Thesaloniki.\n27:3 T\u00eb nes\u00ebrmen arrit\u00ebm n\u00eb Sidon; dhe Juli, duke u treguar njer\u00ebzor me Palin, i dha leje t\u00eb shkoj\u00eb te miqt\u00eb e vet dhe q\u00eb t\u00eb kujdesen p\u00ebr t\u00eb.\n27:4 Pastaj, si u nis\u00ebm prej andej, lundruam t\u00eb mbrojtur nga Qipro, sepse er\u00ebrat ishin t\u00eb kund\u00ebrta.\n27:5 Si e kaptuam detin e Kilikis\u00eb dhe t\u00eb Panfilis\u00eb, arrit\u00ebm n\u00eb Mir\u00eb t\u00eb Likis\u00eb.\n27:6 Centurioni gjeti atje nj\u00eb anije t\u00eb Aleksandris\u00eb, q\u00eb do t\u00eb shkonte p\u00ebr n\u00eb Itali, dhe na futi n\u00eb t\u00eb.\n27:7 Duke lundruar ngadal\u00eb p\u00ebr shum\u00eb dit\u00eb, arrit\u00ebm me v\u00ebshtir\u00ebsi deri p\u00ebrball\u00eb Knidit, sepse nuk na linte era; pastaj filluam t\u00eb lundrojm\u00eb t\u00eb mbrojtur nga Kreta nga ana e Salmonit.\n27:8 Dhe duke lundruar me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebrbri brigjeve t\u00eb saj, arrit\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb quhet Limanet e Bukur, pran\u00eb t\u00eb cilit ishte qyteti Lasea.\n27:9 Dhe, duke qen\u00eb se kishte kaluar mjaft koh\u00eb dhe lundrimi ishte b\u00ebr\u00eb i rreziksh\u00ebm, sepse edhe agj\u00ebrimi tashm\u00eb kishte kaluar, Pali i k\u00ebshilloi ata t\u00eb anijes,\n27:10 duke th\u00ebn\u00eb: ''O burra, un\u00eb po shoh se lundrimi do t\u00eb b\u00ebhet me rrezik dhe me d\u00ebm t\u00eb madh jo vet\u00ebm p\u00ebr ngarkes\u00ebn dhe p\u00ebr anijen, por edhe p\u00ebr ne vet\u00eb.\n27:11 Por centurioni kishte m\u00eb shum\u00eb besim te timonieri dhe te kapiteni i anijes sesa n\u00eb ato q\u00eb thoshte Pali.\n27:12 Dhe duke qen\u00eb se ai liman nuk ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dim\u00ebruar, shumica qe e mendimit t\u00eb lundronim prej andej p\u00ebr t'u p\u00ebrpjekur t\u00eb arrijnim n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre n\u00eb Fenike, nj\u00eb liman i Kret\u00ebs, q\u00eb\n27:13 Dhe kur filloi t\u00eb fryj\u00eb leht\u00eb juga, duke menduar se mund t\u00eb realizohej q\u00ebllimi i tyre, i ngrit\u00ebn spirancat dhe filluan t\u00eb lundrojn\u00eb af\u00ebr brigjeve t\u00eb Kret\u00ebs.\n27:14 Por, pak m\u00eb von\u00eb, shp\u00ebrtheu mbi ishull nj\u00eb er\u00eb e vrullshme, q\u00eb e quajn\u00eb euroklidon.\n27:15 Duke qen\u00eb se anija po ikte pa qen\u00eb n\u00eb gjendje t'i q\u00ebndronte er\u00ebs, e lam\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit dhe k\u00ebshtu filluam t\u00eb shkojm\u00eb sa andej-k\u00ebtej.\n27:16 Si kaluam me t\u00eb shpejt\u00eb pran\u00eb nj\u00eb ishulli t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb quhet Klauda, arrit\u00ebm me v\u00ebshtir\u00ebsi ta v\u00ebm\u00eb n\u00ebn kontroll sandallin.\n27:17 Dhe, mbasi e ngrit\u00ebn n\u00eb bordin, detar\u00ebt p\u00ebrdor\u00ebn t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat p\u00ebr ta ngjeshur nga posht\u00eb anijen dhe, nga frika se mos ngecnin n\u00eb cek\u00ebtinat ranore t\u00eb Sirt\u00ebs, i ul\u00ebn velat dhe k\u00ebshtu shkonin andej-k\u00ebtej.\n27:18 Por mbasi furtuna na vuri p\u00ebrpara me forc\u00eb, t\u00eb nes\u00ebrmen filluan ta hedhim n\u00eb det ngarkes\u00ebn.\n27:19 Dit\u00ebn e tret\u00eb, hodh\u00ebn me duart e tyre, pajisjet e anijes n\u00eb det.\n27:20 Dhe, duke qen\u00eb se prej shum\u00eb dit\u00ebsh nuk dukeshin as dielli as yjet, dhe furtuna po t\u00ebrbohej, humbi tashm\u00eb \u00e7do shpres\u00eb shp\u00ebtimi.\n27:21 Edhe, mbasi kishin mbetur shum\u00eb koh\u00eb pa ushqim, Pali u \u00e7ua n\u00eb mes t\u00eb tyre dhe tha: ''O burra, po t\u00eb m\u00eb kishit d\u00ebgjuar dhe t\u00eb mos ishit nisur nga Kreta, do t'i ishim shmangur k\u00ebtij rreziku dhe k\u00ebsaj humbjeje.\n27:22 Dhe tani ju k\u00ebshilloj t\u00eb mos e humbni torruan sepse asnj\u00eb shpirt nga ne nuk do t\u00eb humbas\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 anijes.\n27:23 Sepse k\u00ebt\u00eb nat\u00eb m'u shfaq nj\u00eb engj\u00ebll i Per\u00ebndis\u00eb, t\u00eb cilit un\u00eb i p\u00ebrkas dhe t\u00eb cilit un\u00eb i sh\u00ebrbej,\n27:24 duke th\u00ebn\u00eb: \"Pal, mos druaj, ti duhet t\u00eb dal\u00ebsh para Cezarit; dhe ja, Per\u00ebndia ty t'i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb lundrojn\u00eb me ty\".\n27:25 Prandaj, o burra, kini zem\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar, sepse un\u00eb besoj n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb se do t\u00eb ndodh\u00eb pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 m'u tha.\n27:26 Edhe duhet t\u00eb ngecim n\u00eb nj\u00eb ishull''.\n27:27 Kur erdhi nata e kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb q\u00eb po kalonim andej e k\u00ebndej n\u00eb detin Adriatik, aty nga mesnata detar\u00ebt pat\u00ebn p\u00ebrshtypjen se po i afroheshin nj\u00eb toke.\n27:28 Dhe, si hodh\u00ebn mat\u00ebsin e thell\u00ebsis\u00eb, gjet\u00ebn nj\u00ebzet pash\u00eb thell\u00ebsi; pastaj, pak m\u00eb tutje e hodh\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri mat\u00ebsin e thell\u00ebsis\u00eb dhe gjet\u00ebn pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb pash\u00eb.\n27:29 At\u00ebher\u00eb, nga frika se mos p\u00ebrplaseshin kund\u00ebr shk\u00ebmbinjve, hodh\u00ebn nga ki\u00e7i kat\u00ebr spiranca, duke pritur me ankth q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej dit\u00eb.\n27:30 Por, duke qen\u00eb se detar\u00ebt k\u00ebrkonin t\u00eb iknin prej anijes dhe po e ulnin sandallen n\u00eb det gjoja p\u00ebr t\u00eb hedhur spirancat nga bashi,\n27:31 Pali u tha centurionit dhe ushtar\u00ebve: ''Po nuk q\u00ebndruan k\u00ebta n\u00eb anije, ju nuk do t\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtoni''.\n27:32 At\u00ebher\u00eb ushtar\u00ebt i pren\u00eb litar\u00ebt e sandallit dhe e lan\u00eb t\u00eb bjer\u00eb jasht\u00eb.\n27:33 Dhe n\u00eb pritje q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej dit\u00eb, Pali i nxiti t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb hanin di\u00e7ka, duke th\u00ebn\u00eb: ''Sot \u00ebsht\u00eb e kat\u00ebrmb\u00ebdhjeta dit\u00eb q\u00eb, duke pritur, jeni t\u00eb uritur, pa ngr\u00ebn\u00eb asgj\u00eb.\n27:34 Prandaj ju k\u00ebshilloj t\u00eb hani di\u00e7ka, sepse kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin tuaj; sepse as edhe nj\u00eb fije floku nga kokat tona nuk do t\u00eb bjer\u00eb''.\n27:35 Si tha k\u00ebto, mori buk\u00eb, iu fal\u00ebnderua Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb gjith\u00ebve, pastaj e theu dhe filloi t\u00eb haj\u00eb.\n27:36 At\u00ebher\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, si mor\u00ebn zem\u00ebr, mor\u00ebn edhe ata nga ushqimi.\n27:37 Dhe n\u00eb anijen ne ishim gjithsej dyqind e shtat\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb veta.\n27:38 Dhe mbasi h\u00ebngr\u00ebn sa u ngop\u00ebn, e leht\u00ebsuan anijen duke hedhur grurin n\u00eb det.\n27:39 Dhe kur u gdhi, nuk e njihnin dot vendin, por vun\u00eb re nj\u00eb gji me nj\u00eb breg dhe vendos\u00ebn ta shtyjn\u00eb anijen aty, po t\u00eb mundnin.\n27:40 I zgjidh\u00ebn spirancat dhe i lan\u00eb t\u00eb fundosen n\u00eb det, duke zgjidhur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb lidhurat e timonit; pastaj, si e ngrit\u00ebn vel\u00ebn kryesore nga era, u drejtuan p\u00ebr te bregu.\n27:41 Por, mbasi ran\u00eb n\u00eb nj\u00eb cek\u00ebtin\u00eb q\u00eb kishte deti nga t\u00eb dy an\u00ebt, anija ngeci dhe mbeti me bashin t\u00eb z\u00ebn\u00eb e t\u00eb pal\u00ebvizsh\u00ebm, nd\u00ebrsa ki\u00e7i po shkallmohej nga furia e val\u00ebve.\n27:42 Ushtar\u00ebt ishin t\u00eb mendimit t'i vritnin rob\u00ebrit, q\u00eb asnj\u00eb t\u00eb mos ikte me not.\n27:43 Por centurioni, duke dashur t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb Palin, ua largoi mendimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb propozim dhe u dha urdh\u00ebr atyre q\u00eb dinin t\u00eb notonin t\u00eb hidheshin t\u00eb par\u00ebt n\u00eb det dhe t\u00eb dilnin n\u00eb tok\u00eb;\n27:44 pastaj t\u00eb tjer\u00ebt, kush mbi d\u00ebrrasa, kush mbi pjes\u00eb t\u00eb anijes; dhe k\u00ebshtu ndodhi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mund\u00ebn t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb n\u00eb tok\u00eb.\n28:1 Dhe si shp\u00ebtuan, mor\u00ebn vesh at\u00ebher\u00eb se ishulli quhej Malt\u00eb.\n28:2 Barbar\u00ebt treguan ndaj nesh nj\u00eb mir\u00ebsjellje t\u00eb pazakont\u00eb, sepse ndez\u00ebn nj\u00eb zjarr t\u00eb madh dhe na mor\u00ebn t\u00eb gjith\u00ebve brenda, sepse binte shi dhe b\u00ebnte ftoht\u00eb.\n28:3 Dhe, nd\u00ebrsa Pali mblidhte ca shkarpa dhe i vinte mbi zjarr, nga t\u00eb nxehtit doli nj\u00eb nep\u00ebrk\u00eb dhe iu ngjit te dora.\n28:4 Barbar\u00ebt, kur pan\u00eb gjarprin q\u00eb i varej nga dora, i than\u00eb nj\u00ebri-tjetrit: ''Me siguri ky njeri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vras\u00ebs, sepse, edhe pse shp\u00ebtoi nga deti, drejt\u00ebsia hyjnore nuk e l\u00eb t\u00eb rroj\u00eb''.\n28:5 Por Pali, si e shkundi gjarprin n\u00eb zjarr, nuk p\u00ebsoi ndonj\u00eb t\u00eb keqe.\n28:6 Dhe ata po prisnin q\u00eb ai t\u00eb fryhej ose t\u00eb binte i vdekur n\u00eb \u00e7ast; por, mbasi prit\u00ebn gjat\u00eb dhe pan\u00eb se nuk po i ndodhte asgj\u00eb e pazakont\u00eb, ndryshuan mendim dhe than\u00eb se ishte nj\u00eb per\u00ebndi.\n28:7 Edhe rreth atij vendi i kishte arat i pari i ishullit me em\u00ebr Publius; ai na priti dhe na mbajti n\u00eb sht\u00ebpi tri dit\u00eb miq\u00ebsisht.\n28:8 Dhe ndodhi q\u00eb i ati i Publit dergjej n\u00eb shtrat, i s\u00ebmur\u00eb me ethe dhe me dizenteri; Pali i shkoi dhe, mbasi ishte lutur, vuri duart mbi t\u00eb dhe e sh\u00ebroi.\n28:9 Mbas k\u00ebsaj edhe banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ishullit q\u00eb kishin s\u00ebmundje vinin tek ai dhe u sh\u00ebruan;\n28:10 dhe k\u00ebta na nderuan me shum\u00eb ndere dhe, kur u nis\u00ebm p\u00ebr t\u00eb lundruar, na furnizuan gj\u00ebrat e nevojshme.\n28:11 Pas tre muajsh u nis\u00ebm me nj\u00eb anije t\u00eb Aleksandris\u00eb, q\u00eb kishte dim\u00ebruar n\u00eb ishull dhe q\u00eb kishte si shenj\u00eb Dioskur\u00ebt.\n28:12 Dhe, si arrit\u00ebm n\u00eb Sirakuz\u00eb, q\u00ebndruam atje tri dit\u00eb.\n28:13 Dhe, prej andej, duke lundruar af\u00ebr bregut, arrit\u00ebm n\u00eb Rexho. T\u00eb nes\u00ebrmen fryu juga dhe p\u00ebr dy dit\u00eb arrit\u00ebm n\u00eb Pocuoli.\n28:14 Kur gjet\u00ebm atje v\u00ebllez\u00ebr, na lut\u00ebn t\u00eb rrim\u00eb tek ata shtat\u00eb dit\u00eb. Dhe k\u00ebshtu mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb Rom\u00eb.\n28:15 Dhe v\u00ebllez\u00ebrit e atjesh\u00ebm, kur d\u00ebgjuan p\u00ebr ne, na dol\u00ebn para deri te Fori Apian dhe te Tri Tavernat; dhe Pali, kur i pa, e fal\u00ebnderoi Per\u00ebndin\u00eb dhe mori zem\u00ebr.\n28:16 Kur arrit\u00ebm n\u00eb Rom\u00eb, centurioni ia dor\u00ebzoi rob\u00ebrit komandantit t\u00eb kampit; por Palit iu dha leja t\u00eb rrij\u00eb m\u00eb vete me nj\u00eb ushtar si roje.\n28:17 Pas tri dit\u00ebsh, Pali thirri krer\u00ebt e Judenjve. Kur ata u mblodh\u00ebn, u tha atyre: ''V\u00ebllez\u00ebr, ndon\u00ebse nuk b\u00ebra asgj\u00eb kund\u00ebr popullit dhe kund\u00ebr zakoneve t\u00eb et\u00ebrve, jam arrestuar n\u00eb Jeruzalem dhe m\u00eb kan\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb duart e Romak\u00ebve.\n28:18 Ata, si m\u00eb pyet\u00ebn, donin t\u00eb m\u00eb l\u00ebshonin, sepse tek un\u00eb nuk kishte asnj\u00eb faj q\u00eb t\u00eb meritonte vdekjen.\n28:19 Por, duke qen\u00eb se Judenjt\u00eb kund\u00ebrshtonin, u detyrova t'i apelohem Cezarit, jo se kam ndonj\u00eb akuz\u00eb kund\u00ebr kombit tim.\n28:20 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pra, ju kam thirrur, \u00eb t'ju shoh dhe t'ju flas, sepse p\u00ebr shpres\u00ebn e Izraelit jam lidhur me k\u00ebta hekura''.\n28:21 Edhe ata i than\u00eb: ''Ne nuk kemi marr\u00eb asnj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr ty nga Judeja, as nuk erdhi ndonj\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit t\u00eb na tregoj\u00eb ose t\u00eb thot\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr ty.\n28:22 Por ne d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb prej teje \u00e7'mendon, sepse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sekt ne dim\u00eb se kudo flitet kundra''.\n28:23 Dhe, mbasi i caktuan nj\u00eb dit\u00eb, erdh\u00ebn shum\u00eb veta tek ai n\u00eb banes\u00ebn e tij; dhe ai shtjellonte dhe u d\u00ebshmonte atyre p\u00ebr mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb dhe, me an\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb Moisiut dhe t\u00eb profet\u00ebve k\u00ebrkonte\n28:24 Disa bindeshin nga ato q\u00eb u thoshte, por t\u00eb tjer\u00eb nuk besonin.\n28:25 Dhe, duke qen\u00eb n\u00eb mospajtim nj\u00ebri me tjetrin, u larguan, pasi Pali u tha pik\u00ebrisht k\u00ebto fjal\u00eb: ''Mir\u00eb u foli Fryma e Shenjt\u00eb me an\u00eb t\u00eb profetit Isaia et\u00ebrve tan\u00eb,\n28:26 duke th\u00ebn\u00eb: \"Shko tek ai popull dhe i thuaj: \"Do t\u00eb d\u00ebgjoni, por nuk do t\u00eb merrni vesh, do t\u00eb v\u00ebshtroni, por nuk do t\u00eb shikoni;\n28:27 n\u00eb fakt zemra e k\u00ebtij populli u b\u00eb e ngurt\u00eb, dhe i jan\u00eb r\u00ebnduar vesh\u00ebt dhe kan\u00eb mbyllur syt\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos shohin me sy dhe t\u00eb mos d\u00ebgjojn\u00eb me vesh\u00eb dhe t\u00eb mos kuptojn\u00eb me zem\u00ebr dhe t\u00eb mos kthehen dhe un\u00eb t\u00eb mos i sh\u00ebroj.\n28:28 Ta dini, pra, se ky shp\u00ebtim i Per\u00ebndis\u00eb iu d\u00ebrgua johebrenjve, dhe ata do ta d\u00ebgjojn\u00eb!''.\n28:29 Dhe si i tha k\u00ebto fjal\u00eb, Judenjve ik\u00ebn duke u ngr\u00ebn\u00eb me shum\u00eb fjal\u00eb nj\u00ebri me tjetrin.\n28:30 Dhe Pali ndenji plot dy vjet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb me qira dhe priste t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb vinin tek ai,\n28:31 duke predikuar mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb dhe duke m\u00ebsuar gj\u00ebrat e Zotit Jezu Krisht me shum\u00eb liri dhe pa ndalim.","title":"Albanian Bible: Acts","type":"page"}
