{"collection":"Bible & Christianity","html_url":"https://unchartedknowledge.5gfusion.net/browse/bib/wb/alb/eze.htm","path":"bib/wb/alb/eze.htm","source_url":"https://sacred-texts.com/bib/wb/alb/eze.htm","text":"1:1 N\u00eb vitin e tridhjet\u00eb, m\u00eb pes\u00eb t\u00eb muajit t\u00eb kat\u00ebrt, ndodhi q\u00eb nd\u00ebrsa isha midis t\u00eb internuarve pran\u00eb lumit Kebar, qiejt\u00eb u hap\u00ebn dhe pata vegime nga ana e Per\u00ebndis\u00eb.\n1:2 M\u00eb pes\u00eb t\u00eb muajit (ishte viti i pest\u00eb i rob\u00ebris\u00eb s\u00eb mbretit Jehojakin),\n1:3 fjala e Zotit iu drejtua shprehimisht priftit Ezekiel, birit t\u00eb Buzit, n\u00eb vendin e Kaldeasve, pran\u00eb lumit Kebar; dhe atje lart dora e Zotit qe mbi t\u00eb.\n1:4 Nd\u00ebrsa po shkoja, ja ku erdhi nga veriu nj\u00eb er\u00eb furtune, nj\u00eb re e madhe me nj\u00eb zjarr q\u00eb mb\u00ebshtillej rreth vetes s\u00eb tij; rreth tij dhe nga mesi i tij dilte nj\u00eb shk\u00eblqim i madh si ngjyra e bronzit ikandeshent q\u00eb ndodhet n\u00eb mes t\u00eb zjarrit.\n1:5 Nga mesi i tij dukej ngjashm\u00ebria e kat\u00ebr q\u00ebnieve t\u00eb gjalla; dhe kjo ishte pamja e tyre: kishin ngjashm\u00ebrin\u00eb e njeriut.\n1:6 Secili prej tyre kishte kat\u00ebr fytyra dhe secili kat\u00ebr krah\u00eb.\n1:7 K\u00ebmb\u00ebt e tyre ishin t\u00eb drejta dhe tabani i k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb tyre ishte si ai i tabanit t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb nj\u00eb vi\u00e7i, dhe shk\u00eblqenin si bronzi me lust\u00ebr.\n1:8 N\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt, posht\u00eb krah\u00ebve, kishin duar njer\u00ebzish; dhe q\u00eb t\u00eb kat\u00ebr kishin fytyrat e tyre dhe krah\u00ebt e tyre.\n1:9 Krah\u00ebt e tyre preknin njeri tjetrin; duke ecur p\u00ebrpara, nuk ktheheshin prapa, por secili shkonte drejt p\u00ebrpara tij.\n1:10 Sa p\u00ebr pamjen e fytyrave t\u00eb tyre, t\u00eb gjith\u00eb kishin fytyr\u00eb njeriu, q\u00eb t\u00eb kat\u00ebr fytyr\u00eb luani n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, q\u00eb t\u00eb kat\u00ebr fytyr\u00eb kau n\u00eb t\u00eb majt\u00eb, dhe q\u00eb t\u00eb kat\u00ebr fytyr\u00eb shqiponjeje.\n1:11 K\u00ebshtu ishin fytyrat e tyre. Krah\u00ebt e tyre ishin shtrir\u00eb lart; secili kishte dy krah\u00eb q\u00eb preknin nj\u00ebra tjetr\u00ebn dhe dy q\u00eb mbulonin trupin e tyre.\n1:12 Secili shkonte drejt p\u00ebrpara tij; shkonin atje ku fryma donte t\u00eb shkonte dhe, duke shkuar, nuk silleshin.\n1:13 Sa p\u00ebr pamjen e q\u00ebnieve t\u00eb gjalla, k\u00ebto dukeshin si qymyre t\u00eb ndezur, si pishtar\u00eb. Zjarri l\u00ebvizte n\u00eb mes t\u00eb q\u00ebnieve t\u00eb gjalla; zjarri ishte i ndritsh\u00ebm dhe prej tij dilnin shkrep\u00ebtima.\n1:14 Q\u00ebniet e gjalla vraponin p\u00ebrpara dhe prapa, dukeshin si nj\u00eb rrufe.\n1:15 Nd\u00ebrsa shikoja q\u00ebniet e gjalla, ja nj\u00eb rrot\u00eb p\u00ebr tok\u00eb pran\u00eb q\u00ebnieve t\u00eb gjalla me kat\u00ebr fytyrat e tyre.\n1:16 Pamja e rrotave dhe punimi i tyre ishte si pamja e ngjyr\u00ebs s\u00eb krizolitit; q\u00eb t\u00eb katra i ngjisnin njera tjetr\u00ebs. Pamja e tyre dhe punimi i tyre si ato t\u00eb nj\u00eb rrote n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb rrote tjet\u00ebr.\n1:17 Kur l\u00ebviznin, shkonin n\u00eb drejtim t\u00eb njerit prej kat\u00ebr drejtimeve dhe, duke shkuar nuk silleshin prapa.\n1:18 Sa p\u00ebr rrathet e tyre ishin t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb madh\u00ebrish\u00ebm; dhe rrath\u00ebt e gjith\u00eb t\u00eb kat\u00ebrve ishin plot me sy rreth e qark.\n1:19 Kur l\u00ebviznin q\u00ebniet e gjalla, edhe rrotat l\u00ebviznin pran\u00eb tyre dhe, kur q\u00ebniet e gjalla ngriheshin nga toka, ngriheshin edhe rrotat.\n1:20 Kudo q\u00eb fryma donte t\u00eb shkonte, shkonin edhe ata, sepse aty shkonte fryma; rrotat ngriheshin bashk\u00eb me ta, sepse fryma q\u00ebnieve t\u00eb gjalla ishte n\u00eb rrota.\n1:21 Kur ata l\u00ebviznin, edhe rrotat l\u00ebviznin; kur k\u00ebto ndaleshin, edhe ato ndaleshin, dhe kur ngiheshin nga toka, edhe rrotat ngriheshin bashk\u00eb me ta, sepse fryma i q\u00ebnieve t\u00eb gjalla ishte n\u00eb rrota.\n1:22 Mbi kokat e q\u00ebnieve t\u00eb gjalla ishte ngjashm\u00ebria e nj\u00eb kupe qiellore, q\u00eb i p\u00ebrngjiste ngjyr\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kristali t\u00eb madh\u00ebrish\u00ebm t\u00eb shtrir\u00eb mbi kokat e tyre.\n1:23 Posht\u00eb kup\u00ebs qiellore shtriheshin drejt krah\u00ebt e tyre, nj\u00ebra ndaj tjetr\u00ebs; secili kishte nga dy q\u00eb mbulonin nj\u00eb an\u00eb dhe dy t\u00eb tjera q\u00eb mbulonin an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb trupit.\n1:24 Kur ata l\u00ebviznin, un\u00eb d\u00ebgjoja zhurm\u00ebn e krah\u00ebve t\u00eb tyre, si zhurm\u00ebn e ujrave t\u00eb m\u00ebdha, si z\u00ebri i t\u00eb Plotfuqishmit, si zhurma e nj\u00eb rr\u00ebmuje t\u00eb madhe, si oshtima e nj\u00eb ushtrie; kur ndaleshin, ulnin krah\u00ebt e tyre.\n1:25 Dhe d\u00ebgjohej nj\u00eb zhurm\u00eb nga kupa qiellore lart q\u00eb ishte mbi kokat e tyre; kur ndaleshin, ulnin krah\u00ebt e tyre.\n1:26 Mbi kup\u00ebn qiellore q\u00eb ishte mbi kokat e tyre, ndodhej nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb i ngjante nj\u00eb froni q\u00eb dukej si nj\u00eb gur safiri, dhe mbi k\u00ebt\u00eb lloj froni, n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb tij, ishte nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb i p\u00ebrngjiste nj\u00eb njeriu.\n1:27 Nga sa tregonin ij\u00ebt e tij lart, un\u00eb pash\u00eb gjithashtu di\u00e7ka si ngjyra e bronzit inkandeshent q\u00eb dukej si zjarr brenda tij rreth e qark; dhe nga sa tregonin ij\u00ebt e tij posht\u00eb pash\u00eb di\u00e7ka q\u00eb i p\u00ebrngjante zjarrit dhe q\u00eb l\u00ebshonte rreth e qark nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb madh.\n1:28 Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pamja e nj\u00eb ylberi n\u00eb re n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb shiu, k\u00ebshtu ishte pamja e atij shk\u00eblqimi q\u00eb e rrethonte. Ajo ishte nj\u00eb shfaqje e sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs s\u00eb lavdis\u00eb t\u00eb Zotit. Kur e pash\u00eb, u rr\u00ebzova me fytyr\u00eb dhe d\u00ebgjova z\u00ebrin e dikujt q\u00eb fliste.\n2:1 Dhe m\u00eb tha: \"O bir njeriu, \u00e7ohu m\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe un\u00eb do t\u00eb t\u00eb flas\".\n2:2 Nd\u00ebrsa ai m\u00eb fliste, Fryma hyri tek un\u00eb dhe m\u00eb b\u00ebri t\u00eb \u00e7ohem m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, dhe un\u00eb d\u00ebgjova at\u00eb q\u00eb m\u00eb fliste.\n2:3 Ai m\u00eb tha: \"O bir njeriu, un\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj te bijt\u00eb e Izraelit, n\u00eb mes t\u00eb kombeve rebel\u00eb q\u00eb jan\u00eb rebeluar kund\u00ebr meje; ata dhe et\u00ebrit e tyre kan\u00eb ngritur krye kund\u00ebr meje deri m\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb.\n2:4 Ata te t\u00eb cil\u00ebt po t\u00eb d\u00ebrgoj jan\u00eb bij me fytyr\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe me zem\u00ebr kryene\u00e7e, dhe ti do t'u thuash atyre: \"K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti\".\n2:5 Edhe sikur t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb ose t\u00eb mos pranojn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, sepse jan\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi rebele, do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se megjithat\u00eb ka nj\u00eb profet n\u00eb mes tyre.\n2:6 Dhe ti, bir njeriu, mos ki frik\u00eb prej tyre dhe mos ki frik\u00eb nga fjal\u00ebt e tyre, edhe se po qe se do gjendesh i rrethuar nga hithra dhe nga gjemba dhe po qe se banon n\u00eb mes t\u00eb akrepave; mos ki frik\u00eb\n2:7 Por ti do t'u njoftosh fjal\u00ebt e mia, edhe sikur t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb ose t\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, sepse jan\u00eb rebel\u00eb.\n2:8 Dhe ti, bir njeriu, d\u00ebgjo at\u00eb q\u00eb t\u00eb them; mos u b\u00ebj rebel si kjo sht\u00ebpi rebele; hap goj\u00ebn dhe ha at\u00eb q\u00eb po t\u00eb jap\".\n2:9 Un\u00eb shikova, dhe ja nj\u00eb dor\u00eb e shtrir\u00eb drejt meje; dhe ja, n\u00eb t\u00eb ishte rrotulla e nj\u00eb libri.\n2:10 Ai e shpalosi para meje; ishte shkruar nga brenda dhe nga jasht\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb ishin shkruar vaje, r\u00ebnkime dhe halle.\n3:1 Pastaj m\u00eb tha: \"O bir njeriu, ha at\u00eb q\u00eb gjen, ha k\u00ebt\u00eb rrotull, pastaj shko dhe foli sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit\".\n3:2 K\u00ebshtu un\u00eb hapa goj\u00ebn dhe ai m\u00eb vuri q\u00eb t\u00eb ha at\u00eb rrotull.\n3:3 Pastaj m\u00eb tha: \"O bir njeriu, ushqeje barkun t\u00ebnd dhe mbushi zorr\u00ebt e tua me k\u00ebt\u00eb rrotull q\u00eb po t\u00eb jap\". K\u00ebshtu un\u00eb e h\u00ebngra dhe u b\u00eb n\u00eb goj\u00ebn time i \u00ebmb\u00ebl si mjalt\u00eb.\n3:4 M\u00eb tha akoma: \"O bir njeriu, nisu, shko n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit, u trego atyre fjal\u00ebt e mia,\n3:5 sepse nuk je d\u00ebrguar te nj\u00eb popull me nj\u00eb t\u00eb folur t\u00eb err\u00ebt dhe nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit,\n3:6 jo te shum\u00eb popuj me nj\u00eb t\u00eb folur t\u00eb err\u00ebt dhe nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, fjal\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve ti nuk i kupton. Me siguri, po t\u00eb t\u00eb kisha d\u00ebrguar tek ata, do t\u00eb t\u00eb kishin d\u00ebgjuar.\n3:7 Por sht\u00ebpia e Izraelit nuk do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb, sepse nuk duan t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb mua. N\u00eb fakt t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpia e Izraelit e ka ballin t\u00eb fort\u00eb dhe zemr\u00ebn kryene\u00e7e.\n3:8 Ja, un\u00eb e b\u00ebra fytyr\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr fytyr\u00ebs s\u00eb tyre dhe e b\u00ebra ballin t\u00ebnd t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr ballit t\u00eb tyre.\n3:9 Un\u00eb e b\u00ebra ballin t\u00ebnd si nj\u00eb diamant, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se stralli; mos ki frik\u00eb prej tyre, mos u tremb nga ata, sepse jan\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi rebele\".\n3:10 Pastaj m\u00eb tha: \"Bir njeriu, prano n\u00eb zemr\u00ebn t\u00ebnde t\u00ebr\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb do t\u00eb t\u00eb them dhe d\u00ebgjoji me vesh\u00ebt e tua.\n3:11 Dhe nisu, shko te ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rob\u00ebri, te bijt\u00eb e popullit t\u00ebnd, folu dhe u thuaj: \"K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti\", edhe sikur t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb ose t\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb\".\n3:12 Pastaj Fryma m\u00eb ngriti dhe d\u00ebgjova prapa meje zhurm\u00ebn e nj\u00eb potereje t\u00eb madhe q\u00eb thoshte: \"E bekuar qoft\u00eb lavdia e Zotit nga banesa e tij!\".\n3:13 D\u00ebgjova gjithashtu zhurm\u00ebn e krah\u00ebve t\u00eb qenieve t\u00eb gjalla q\u00eb p\u00ebrplaseshin nj\u00ebra kundrejt tjetr\u00ebs, zhurm\u00ebn e rrotave pran\u00eb tyre dhe zhurm\u00ebn e nj\u00eb potereje t\u00eb madhe.\n3:14 K\u00ebshtu Fryma m\u00eb ngriti dhe m\u00eb mori me vete; dhe un\u00eb shkova plot trishtim me indinjat\u00ebn e frym\u00ebs time; por dora e Zotit ishte e fort\u00eb mbi mua.\n3:15 K\u00ebshtu arrita te ata q\u00eb ishin n\u00eb rob\u00ebri n\u00eb Tel-abib pran\u00eb lumit Kebar dhe u ndala atje ku ata banonin, q\u00ebndrova i hutuar shtat\u00eb dit\u00eb n\u00eb mes tyre.\n3:16 N\u00eb mbarim t\u00eb shtat\u00eb dit\u00ebve ndodhi q\u00eb fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n3:17 \"Bir njeriu, t\u00eb kam caktuar si roje p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit; kur t\u00eb d\u00ebgjosh ndonj\u00eb fjal\u00eb nga goja ime, do t'i lajm\u00ebrosh nga ana ime.\n3:18 N\u00eb rast se un\u00eb i them t\u00eb pabesit: \"Me siguri ke p\u00ebr t\u00eb vdekur\", dhe ti nuk e njofton dhe nuk flet p\u00ebr ta lajm\u00ebruar t\u00eb pabesin q\u00eb t\u00eb braktis\u00eb rrug\u00ebn e tij t\u00eb keqe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e tij, ai i pabes\u00eb do t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb paudh\u00ebsin\u00eb e tij, por un\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj llogari prej teje p\u00ebr gjakun e tij.\n3:19 Por n\u00eb qoft\u00eb se ti e lajm\u00ebron t\u00eb pabesin dhe ai nuk heq dor\u00eb nga pabesia e tij dhe nga jeta e tij e keqe, ai do t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb paudh\u00ebsin\u00eb e tij, por ti do ta kesh shp\u00ebtuar shpirtin t\u00ebnd.\n3:20 Por n\u00eb qoft\u00eb se m\u00eb pas nj\u00eb njeri i drejt\u00eb heq dor\u00eb nga ndershm\u00ebria e tij dhe kryen paudh\u00ebsi, un\u00eb do ti v\u00eb nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebrpara dhe ai do t\u00eb vdes\u00eb; sepse ti nuk e ke lajm\u00ebruar dhe ai do t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb m\u00ebkatin e tij, dhe gj\u00ebrat e drejta q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb, nuk do t\u00eb kujtohen m\u00eb, por un\u00eb do t'i k\u00ebrkoj llogari dor\u00ebs sate p\u00ebr gjakun e tij.\n3:21 Por n\u00eb rast se ti njofton t\u00eb drejtin q\u00eb t\u00eb mos m\u00ebkatoj\u00eb dhe ai nuk m\u00ebkaton, ai me siguri do t\u00eb jetoj\u00eb sepse u paralajm\u00ebrua, dhe ti do t\u00eb kesh shp\u00ebtuar shpirtin t\u00ebnd\".\n3:22 Atje, pra, ishte dora e Zotit mbi mua dhe m\u00eb tha: \"Ngrihu, dil n\u00eb fush\u00eb dhe atje un\u00eb do t\u00eb flas\".\n3:23 K\u00ebshtu u \u00e7ova dhe dola n\u00eb fush\u00eb, dhe atje ishte lavdia e Zotit, ashtu si lavdia q\u00eb kisha par\u00eb pran\u00eb lumit Kebar, dhe un\u00eb rash\u00eb mbi fytyr\u00eb.\n3:24 Por Fryma hyri te un\u00eb, m\u00eb b\u00ebri t\u00eb \u00e7ohem m\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe m\u00eb foli duke th\u00ebn\u00eb: \"Shko, mbyllu n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde.\n3:25 Dhe ja, o bir njeriu, ty do t\u00eb vihet litar\u00eb, me ato do t\u00eb lidhin dhe k\u00ebshtu nuk do t\u00eb kesh mund\u00ebsi t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb mes tyre.\n3:26 Un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb gjuha jote t\u00eb ngjitet n\u00eb qiellz\u00ebn t\u00ebnde dhe do t\u00eb mbetesh memec, k\u00ebshtu nuk do t\u00eb jesh m\u00eb p\u00ebr ta dikush q\u00eb i qorton, sepse jan\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi rebele.\n3:27 Por kur do t\u00eb t\u00eb flas, do t\u00eb t\u00eb hap\u00eb goj\u00ebn dhe ti do t'u thuash atyre: \"K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti\". Ai q\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb le t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb; dhe ai q\u00eb refuzon t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb, le t\u00eb refuzoj\u00eb, sepse jan\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi rebele\".\n4:1 \"Ti bir njeriu, merr nj\u00eb pllak\u00eb t\u00eb vog\u00ebl argjile, v\u00ebre para teje dhe vizato mbi t\u00eb nj\u00eb qytet, Jeruzalemin:\n4:2 rrethoje, nd\u00ebrto kund\u00ebr tij nj\u00eb kull\u00eb, lart\u00ebso kund\u00ebr asaj disa ledhe, vendos kund\u00ebr saj fushime dhe disa desh rreth e qark.\n4:3 Pastaj merr nj\u00eb pllak\u00eb hekuri dhe vendose si nj\u00eb mur hekuri midis teje dhe qytetit; kthe fytyr\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebrball\u00eb tij dhe ai do t\u00eb jet\u00eb i rrethuar dhe ti do ta rrethosh. Kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit.\n4:4 Shtrihu pastaj mbi krahun e majt\u00eb dhe vendos mbi t\u00eb paudh\u00ebsin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit. P\u00ebr numrin e dit\u00ebve gjat\u00eb t\u00eb cilave do t\u00eb rrish shtrir\u00eb mbi t\u00eb, do t\u00eb mbash paudh\u00ebsin\u00eb e tyre.\n4:5 N\u00eb fakt un\u00eb kam v\u00ebn\u00eb mbi ty vitet e paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb dit\u00ebve gjat\u00eb t\u00eb cilave ti do t\u00eb rrish shtrir\u00eb, treqind e n\u00ebnt\u00ebdhjet dit\u00eb. K\u00ebshtu ti do t\u00eb mbash paudh\u00ebsin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit.\n4:6 Me ti mbaruar k\u00ebto, do t\u00eb shtrihesh p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb krahun t\u00ebnd t\u00eb djatht\u00eb dhe do ta mbash paudh\u00ebsin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Jud\u00ebs p\u00ebr dyzet dit\u00eb. Kam v\u00ebn\u00eb mbi ty nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr \u00e7do vit.\n4:7 Ti do ta kthesh fytyr\u00ebn t\u00ebnde dhe krahun t\u00ebnd t\u00eb zhveshur n\u00eb drejtim t\u00eb rrethimit t\u00eb Jeruzalemit dhe do t\u00eb profetizohesh kund\u00ebr tij.\n4:8 Dhe ja, po t\u00eb v\u00eb litar\u00eb mbi trup n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ti t\u00eb mos kthehesh nga nj\u00eb krah n\u00eb tjetrin, deri sa t\u00eb kesh plot\u00ebsuar dit\u00ebt e rrethimit t\u00ebnd.\n4:9 Merr edhe grur\u00eb, elb, bath\u00eb, thjer\u00ebza, mel dhe grur\u00eb t\u00eb fort\u00eb, v\u00ebri n\u00eb nj\u00eb en\u00eb dhe u b\u00ebj buk\u00eb; t\u00eb cil\u00ebn do ta hash gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb dit\u00ebve q\u00eb do t\u00eb rrish shtrir\u00eb mbi krahun t\u00ebnd, dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebr treqind e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb.\n4:10 Ushqimi q\u00eb do t\u00eb hash do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb prej nj\u00ebzet siklash n\u00eb dit\u00eb; do ta hash n\u00eb \u00e7aste t\u00eb caktuara, \u00e7do dit\u00eb.\n4:11 Edhe ujin do ta pish t\u00eb racionuar: nj\u00eb t\u00eb gjasht\u00ebn e nj\u00eb hini; do ta pish n\u00eb \u00e7aste t\u00eb caktuara \u00e7do dit\u00eb.\n4:12 Do ta hash k\u00ebt\u00eb buk\u00eb n\u00eb form\u00eb kule\u00e7\u00ebsh prej elbi q\u00eb do ti pjek\u00ebsh me jasht\u00ebqitje njer\u00ebzish p\u00ebrpara syve t\u00eb tyre\".\n4:13 Pastaj Zoti tha: \"K\u00ebshtu bijt\u00eb e Izraelit do t\u00eb han\u00eb buk\u00ebn e tyre t\u00eb ndotur n\u00eb mes t\u00eb kombeve nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt do ti shp\u00ebrndaj\".\n4:14 At\u00ebher\u00eb un\u00eb thash\u00eb: \"O, Zot, Zot, un\u00eb nuk jam ndotur kurr\u00eb; qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri e deri m\u00eb sot nuk kam ngr\u00ebn\u00eb kurr\u00eb mish kafshe t\u00eb ngordhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb natyrale ose t\u00eb shqyer dhe nuk m\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb goj\u00eb asnj\u00eb mish i papast\u00ebr.\n4:15 At\u00ebher\u00eb ai m\u00eb tha: \"Ja un\u00eb po t\u00eb jap bajga lop\u00ebsh n\u00eb vend t\u00eb jasht\u00ebqitjeve t\u00eb njeriut; mbi to do t\u00eb pjek\u00ebsh buk\u00ebn t\u00ebnde\".\n4:16 Pastaj m\u00eb tha: \"Bir njeriu, un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb mungoj\u00eb baza e buk\u00ebs n\u00eb Jeruzalem; ata do ta han\u00eb buk\u00ebn me pesh\u00eb dhe n\u00eb hidh\u00ebrim dhe do t\u00eb pijn\u00eb ujin e racionuar n\u00eb tmerr,\n4:17 sepse do t'u mungoj\u00eb buka dhe uji dhe do t\u00eb shikojn\u00eb njeri tjetrin t\u00eb tmerruar, duke u shkrir\u00eb n\u00eb paudh\u00ebsin\u00eb e tyre\".\n5:1 \"Ti, bir njeriu, merr nj\u00eb brisk t\u00eb mprehur dhe p\u00ebrdore si nj\u00eb brisk berberi, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb mbi kok\u00ebn t\u00ebnde dhe mbi mjekr\u00ebn t\u00ebnde; pastaj do t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb peshore dhe do ti ndash qimet n\u00eb tri pjes\u00eb.\n5:2 Do t\u00eb djeg\u00ebsh nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e tyre n\u00eb zjarr n\u00eb mes t\u00eb qytetit n\u00eb mbarim t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb rrethimit. Pastaj do t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb t\u00eb tyre dhe do ta godas\u00ebsh rreth e qark me shpat\u00eb; edhe nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb t\u00eb tyre do ta shp\u00ebrndash sipas er\u00ebs; prapa tyre un\u00eb do t\u00eb zhvesh shpat\u00ebn.\n5:3 Do t\u00eb marr\u00ebsh gjithashtu nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl qimesh dhe do t'i lidh\u00ebsh n\u00eb cepat e rrobave t\u00eb tua.\n5:4 Nga k\u00ebto do t\u00eb marr\u00ebsh akoma disa dhe do t'i hedh\u00ebsh n\u00eb mes t\u00eb zjarrit, dhe do t'i djeg\u00ebsh n\u00eb zjarr; andej do t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb zjarr kund\u00ebr t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit.\n5:5 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ky \u00ebsht\u00eb Jeruzalemi. Un\u00eb e kisha vendosur n\u00eb mes t\u00eb kombeve dhe t\u00eb vendeve t\u00eb tjera q\u00eb kishte p\u00ebrreth.\n5:6 Ai u rebelua kund\u00ebr ligjeve t\u00eb mia p\u00ebr t\u00eb kryer paudh\u00ebsi m\u00eb tep\u00ebr se kombet q\u00eb e rrethojn\u00eb dhe kund\u00ebr statuteve t\u00eb mia m\u00eb tep\u00ebr se vendet q\u00eb e rrethojn\u00eb. Po, ata i kan\u00eb p\u00ebr\u00e7muar ligjet e mia dhe nuk kan\u00eb ecur sipas statuteve t\u00eb mia\".\n5:7 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Duke qen\u00eb se ju keni qen\u00eb m\u00eb t\u00eb pabindur se kombet q\u00eb ju rrethojn\u00eb, nuk keni ecur sipas statuteve t\u00eb mia dhe nuk keni zbatuar ligjet e mia dhe as nuk keni vepruar sipas ligjeve t\u00eb kombeve q\u00eb ju rrethojn\u00eb\".\n5:8 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ja, un\u00eb, un\u00eb vet\u00eb, jam kund\u00ebr teje, dhe do t'i zbatoj n\u00eb mes teje vendimet e mia para kombeve;\n5:9 dhe do t\u00eb b\u00ebj n\u00eb mes teje at\u00eb q\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb dhe q\u00eb nuk do ta b\u00ebj kurr\u00eb m\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb gjitha neverive t\u00eb tua.\n5:10 Prandaj n\u00eb mes teje et\u00ebrit do t\u00eb han\u00eb bijt\u00eb e tyre dhe bijt\u00eb do t\u00eb han\u00eb et\u00ebrit e tyre; do t\u00eb zbatoj gjykimet e mia mbi ty dhe do t\u00eb shp\u00ebrndaj n\u00eb t\u00eb gjitha er\u00ebrat gjith\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb mbetet prej teje.\n5:11 Prandaj ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"sepse ti ke ndotur shenjt\u00ebroren time me t\u00eb gjitha ndyr\u00ebsirat e tua dhe neverit\u00eb e tua, do t\u00eb t\u00eb heq favorin tim, syri im nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb m\u00ebshir\u00eb dhe nuk do t\u00eb kem asnj\u00eb dhembshuri.\n5:12 Nj\u00eb e treta prej teje do t\u00eb vdes\u00eb nga murtaja dhe do t\u00eb konsumohet nga uria q\u00eb mbret\u00ebron n\u00eb mes t\u00ebnd; nj\u00eb e tret\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb nga shpata rreth teje dhe un\u00eb do ta shp\u00ebrndaj n\u00eb t\u00eb gjitha er\u00ebrat pjes\u00ebn e tret\u00eb, dhe do t\u00eb zhvesh shpat\u00ebn kund\u00ebr tyre.\n5:13 K\u00ebshtu un\u00eb do t\u00eb shfryj zem\u00ebrimin tim dhe do t\u00eb k\u00ebnaq mbi ta t\u00ebrbimin tim dhe do t\u00eb jem i qet\u00eb. At\u00ebher\u00eb ata do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb q\u00eb un\u00eb, Zoti fola n\u00eb xhelozin\u00eb time, kur do t\u00eb shfryj mbi ta t\u00ebrbimin tim.\n5:14 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb ti t\u00eb b\u00ebhesh nje shkreti dhe nj\u00eb turp midis kombeve q\u00eb t\u00eb rrethojn\u00eb, para syve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kalimtar\u00ebve.\n5:15 Dhe kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb turp, nj\u00eb objekt talljeje, nj\u00eb m\u00ebsim dhe nj\u00eb objekt habije p\u00ebr kombet q\u00eb t\u00eb rrethojn\u00eb, kur do t\u00eb zbatoj\u00eb mbi ty gjykimet e mia me zem\u00ebrim, me t\u00ebrbim dhe me nd\u00ebshkime me indinjat\u00eb. Un\u00eb Zoti, kam folur.\n5:16 Kur do t\u00eb hedh kund\u00ebr tyre shigjetat e tmerrshme t\u00eb uris\u00eb, q\u00eb sjellin shkat\u00ebrrim dhe q\u00eb un\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgoj p\u00ebr t'ju shkat\u00ebrruar, do ta b\u00ebj edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb urin\u00eb tuaj dhe do t'ju heq baz\u00ebn e buk\u00ebs.\n5:17 K\u00ebshtu do t\u00eb d\u00ebrgoj kund\u00ebr jush urin\u00eb dhe kafsh\u00eb t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb do t\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa f\u00ebmij\u00eb. Murtaja dhe masakra do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb mes teje dhe do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb shpata t\u00eb vij\u00eb mbi ty. Un\u00eb, Zoti, kam folur\"\".\n6:1 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n6:2 \"Bir njeriu, kthe fytyr\u00ebn t\u00ebnde nga malet e Izraelit dhe profetizo kund\u00ebr tyre,\n6:3 dhe thuaj: \"O male t\u00eb Izraelit d\u00ebgjoni fjal\u00ebn e Zotit, Zotit. K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti, maleve dhe kodrave, p\u00ebrroskave dhe luginave: Ja, un\u00eb do t\u00eb sjell mbi ju shpat\u00ebn dhe do t\u00eb shkat\u00ebrroj vendet tuaja t\u00eb larta.\n6:4 Altar\u00ebt tuaj do t\u00eb shkretohen dhe altar\u00ebt p\u00ebr temjan do t\u00eb thyhen, dhe do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb vdekurit tuaj t\u00eb bien p\u00ebrpara idhujve tuaj.\n6:5 Do t'i shtrij kufomat e bijve t\u00eb Izraelit p\u00ebrpara idhujve t\u00eb tyre dhe do t'i shp\u00ebrndaj kockat tuaja rreth altar\u00ebve tuaj.\n6:6 N\u00eb t\u00ebr\u00eb vendet tuaja t\u00eb banuara qytetet do t\u00eb shkat\u00ebrrohen, po k\u00ebshtu edhe vendet e larta, me q\u00ebllim q\u00eb altar\u00ebt tuaj t\u00eb shkat\u00ebrrohen dhe t\u00eb shkretohen, idhujt tuaj t\u00eb prishen dhe t\u00eb zhduken, altar\u00ebt tuaj t\u00eb shkat\u00ebrrohen dhe veprat tuaja t\u00eb fshihen.\n6:7 T\u00eb vdekurit do t\u00eb bien n\u00eb mes jush dhe ju do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti.\n6:8 Megjithat\u00eb do t'ju l\u00eb nj\u00eb mbeturin\u00eb, sepse disa q\u00eb do t'i shp\u00ebtojn\u00eb shpat\u00ebs do t'i keni midis kombeve, kur do t\u00eb shp\u00ebrndaheni n\u00eb v\u00ebnde t\u00eb ndryshme.\n6:9 T\u00eb shp\u00ebtuarit tuaj do t\u00eb m\u00eb kujtojn\u00eb midis kombeve ku do t\u00eb \u00e7ohen n\u00eb rob\u00ebri, sepse jam kapitur p\u00ebr zemr\u00ebn e tyre t\u00eb prishur q\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar nga un\u00eb dhe p\u00ebr syt\u00eb e tyre q\u00eb kurv\u00ebrohen pas idhujve t\u00eb tyre. Ata do t\u00eb ndiejn\u00eb neveri p\u00ebr veten e tyre p\u00ebr lig\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb kryer n\u00eb t\u00eb gjitha veprimet e tyre t\u00eb neveritshme.\n6:10 At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti dhe q\u00eb jo m\u00eb kot kam folur se do t'ju b\u00ebj k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe\"\".\n6:11 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"P\u00ebrplas duart, rrih k\u00ebmb\u00ebt dhe thuaj: \"Vaj medet, p\u00ebr t\u00eb gjitha veprimet e k\u00ebqija t\u00eb neveritshme t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit, sepse do t\u00eb bien nga shpata, nga uria dhe nga murtaja.\n6:12 Kush \u00ebsht\u00eb larg do t\u00eb vdes\u00eb nga murtaja, kush \u00ebsht\u00eb af\u00ebr do t\u00eb rr\u00ebzohet nga shpata dhe kush ka mbetur dhe \u00ebsht\u00eb i rrethuar do t\u00eb vdes\u00eb nga uria; k\u00ebshtu do t\u00eb shfryj t\u00ebrbimin tim mbi ta.\n6:13 At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti, kur t\u00eb vrar\u00ebt e tyre do t\u00eb bien n\u00eb mes t\u00eb idhujve t\u00eb tyre, rreth altar\u00ebve t\u00eb tyre, mbi \u00e7do kod\u00ebr t\u00eb lart\u00eb, mbi \u00e7do maj\u00eb mali, posht\u00eb \u00e7do druri q\u00eb gjelb\u00ebron, posht\u00eb \u00e7do lisi deg\u00ebshum\u00eb, kudo q\u00eb u ofronin parfume er\u00ebmira t\u00ebr\u00eb idhujve t\u00eb tyre.\n6:14 K\u00ebshtu do t\u00eb shtrij mbi ta dor\u00ebn time dhe do ta b\u00ebj vendin t\u00eb shkret\u00eb, po, m\u00eb t\u00eb shkret\u00eb se shkret\u00ebtira e Diblahut, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e tyre t\u00eb banuara; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti\"\".\n7:1 Fjala e Zotit m'u drejtua p\u00ebrs\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb:\n7:2 \"Dhe ti, bir njeriu, k\u00ebshtu i thot\u00eb Zoti, Zoti, vendit t\u00eb Izraelit: Fundi! Erdhi fundi n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr skajet e vendit.\n7:3 Tani t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon fundi dhe un\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgoj kund\u00ebr teje zem\u00ebrimin tim, do t\u00eb t\u00eb gjykoj sipas rrug\u00ebve t\u00eb tua dhe do t\u00eb hedh mbi ty t\u00ebr\u00eb veprimet e tua t\u00eb neveritshme.\n7:4 Syri im nuk do t\u00eb t\u00eb kursej\u00eb dhe nuk do t\u00eb kem m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr ty, por do t\u00eb hedh mbi ty rrug\u00ebt e tua dhe veprimet e tua t\u00eb neveritshme do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb mes teje; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n7:5 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Nj\u00eb gj\u00ebm\u00eb, nj\u00eb gj\u00ebm\u00eb e papar\u00eb, ja ku erdhi.\n7:6 Fundi erdhi, fundi erdhi. U zgjua p\u00ebr ty; ja, erdhi.\n7:7 Erdhi mbi ty shkat\u00ebrrimi, o banor i vendit. Koha erdhi; \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt dita e halleve dhe jo ajo e britmave t\u00eb g\u00ebzimit nd\u00ebr male.\n7:8 Tani, pas pak, do t\u00eb derdh mbi ty t\u00ebrbimin tim dhe do ta shfryj mbi ty zem\u00ebrimin tim, do t\u00eb t\u00eb gjykoj sipas rrug\u00ebve t\u00eb tua dhe do t\u00eb t\u00eb ngarkoj t\u00eb gjitha veprimet e tua t\u00eb neveritshme.\n7:9 Syri im nuk do t\u00eb t\u00eb kursej\u00eb dhe nuk do t\u00eb kem m\u00ebshir\u00eb, por do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb t\u00eb bien mbi ty rrug\u00ebt e tua dhe veprimet e tua t\u00eb neveritshme do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb mes teje; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti q\u00eb godet.\n7:10 Ja dita, ja ku arriti. Erdhi shkat\u00ebrrimi. Thupra lul\u00ebzoi, kryelart\u00ebsia buloi.\n7:11 Dhuna \u00ebsht\u00eb shtuar si nj\u00eb thup\u00ebr pabesie. Nuk do t\u00eb mbetet asnj\u00eb prej tyre, asnj\u00eb nga moria e tyre, asnj\u00eb prej tyre; nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb vajtim p\u00ebr ta.\n7:12 Koha erdhi, dita po afrohet. Kush blen t\u00eb mos g\u00ebzohet, kush shet t\u00eb mos hidh\u00ebrohet, sepse nj\u00eb z\u00ebm\u00ebrim i zjarrt\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon gjith\u00eb morin\u00eb e tyre.\n7:13 Sepse ai q\u00eb shet nuk do t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb at\u00eb q\u00eb ka shitur, edhe sikur t\u00eb mbetet i gjall\u00eb, sepse vegimi p\u00ebrfshin t\u00ebr\u00eb morin\u00eb e tyre dhe nuk do t\u00eb hiqet, dhe askush nuk do t\u00eb mund t\u00eb ruaj\u00eb jet\u00ebn e vet, duke jetuar n\u00eb paudh\u00ebsi.\n7:14 I kan\u00eb r\u00ebn\u00eb boris\u00eb, dhe t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb gati, por asnj\u00eb nuk shkon n\u00eb betej\u00eb, sepse afshi i zem\u00ebrimit tim \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr t\u00ebr\u00eb moris\u00eb s\u00eb tyre.\n7:15 Nga jasht\u00eb shpata, nga brenda murtaja dhe uria. Kush \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr ara do t\u00eb vdes\u00eb nga shpata, kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb qytet do t\u00eb gllab\u00ebrohet nga murtaja dhe nga uria.\n7:16 Por ikanak\u00ebt q\u00eb do t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb do t\u00eb rrin\u00eb nd\u00ebr male si p\u00ebllumbat e lugin\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb duke r\u00ebnkuar p\u00ebr shkak t\u00eb paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet.\n7:17 T\u00eb gjitha duart do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb dob\u00ebta dhe t\u00ebr\u00eb gjunj\u00ebt do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb dob\u00ebt si uji.\n7:18 Do t\u00eb vishen me thas\u00eb dhe frika do t'i mbuloj\u00eb, turpi do t\u00eb jet\u00eb mbi t\u00eb gjitha fytyrat dhe shog\u00ebsia mbi t\u00ebr\u00eb kokat e tyre.\n7:19 Do t\u00eb hedhin argjendin e tyre n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb dhe ari i tyre do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb ndyr\u00ebsi. Argjendi i tyre dhe ari i tyre nuk do t\u00eb mund t'i shp\u00ebtojn\u00eb dit\u00ebn e zem\u00ebrimit t\u00eb Zotit; nuk do t\u00eb mund t\u00eb ngopin shpirtin e tyre as t\u00eb mbushin barkun e tyre, sepse paudh\u00ebsia e tyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkak pengese.\n7:20 Kan\u00eb nxjerr\u00eb nga bukuria e stolive t\u00eb tyre shkas kryelart\u00ebsie; kan\u00eb p\u00ebrftuar figura nga neverit\u00eb e tyre dhe nga idhujt e tyre t\u00eb urrejtsh\u00ebm. Prandaj do t'i b\u00ebj ata nj\u00eb ndyr\u00ebsi,\n7:21 dhe do t'i l\u00eb pra n\u00eb duart e t\u00eb huajve dhe pla\u00e7k\u00eb p\u00ebr t\u00eb pabes\u00ebt e dheut q\u00eb do t'i p\u00ebrdhosin.\n7:22 Do t\u00eb largoj prej tyre fytyr\u00ebn time dhe ata do t\u00eb p\u00ebrdhosin vendin tim sekret; do t\u00eb hyjn\u00eb njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrdorin dhun\u00ebn dhe do ta p\u00ebrdhosin.\n7:23 P\u00ebrgatit nj\u00eb zinxhir, sepse vendi \u00ebsht\u00eb plot me krime gjaku dhe qyteti \u00ebsht\u00eb plot dhun\u00eb.\n7:24 Do t\u00eb sjell kombe t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb do t\u00eb shtien n\u00eb dor\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre; do ta ul kryelart\u00ebsin\u00eb e t\u00eb fuqishm\u00ebve dhe vendet e tyre t\u00eb shenjta do t\u00eb p\u00ebrdhosen.\n7:25 Shkat\u00ebrrimi po vjen. Ata do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb paqe, por nuk do t\u00eb ket\u00eb.\n7:26 Do t\u00eb ket\u00eb fatkeq\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, lajme t\u00eb k\u00ebqija pas lajmesh t\u00eb k\u00ebqija. At\u00ebher\u00eb do t'i k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb vegim nj\u00eb profeti, por ligji do t'i mungoj\u00eb priftit dhe k\u00ebshillit t\u00eb pleqve.\n7:27 Mbreti do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zi, princi do t\u00eb vishet me rroba d\u00ebshp\u00ebrimi dhe duart e popullit t\u00eb vendit do t'i pushtoj\u00eb frika. Un\u00eb do t'i trajtoj sipas sjelljes s\u00eb tyre dhe do t'i gjykoj sipas gjykimeve t\u00eb tyre; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n8:1 N\u00eb vitin e shtat\u00eb, n\u00eb muajin e gjasht\u00eb, m\u00eb pes\u00eb t\u00eb muajit, ndodhi q\u00eb, nd\u00ebrsa isha ulur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time dhe pleqt\u00eb e Jud\u00ebs ishin ulur p\u00ebrball\u00eb meje, dora e Zotit, Zotit, ra n\u00eb at\u00eb vend mbi mua.\n8:2 Un\u00eb shikova, dhe ja, nj\u00eb figur\u00eb njeriu me pamje zjarri; nga sa i p\u00ebrngjanin ij\u00ebt e tij nga posht\u00eb dukeshin prej zjarri, dhe nga sa i p\u00ebrngjanin ij\u00ebt e tij lart dukeshin t\u00eb shk\u00eblqyera si ngjyra e bronzit inkandeshent.\n8:3 Ai shtriu nj\u00eb form\u00eb dore dhe m\u00eb kapi nga nj\u00eb tuf\u00eb e flok\u00ebve t\u00eb mi, dhe Fryma m\u00eb ngriti midis tok\u00ebs dhe qiellit dhe m\u00eb \u00e7oi n\u00eb vegime t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb Jeruzalem, n\u00eb hyrje t\u00eb port\u00ebs s\u00eb brend\u00ebshme q\u00eb shikon nga veriu, ku ndodhej idhulli i xhelozis\u00eb, q\u00eb shkakton xhelozin\u00eb.\n8:4 Dhe ja, atje ndodhej lavdia e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb Izraelit, e ngjashme me vegimin q\u00eb kisha par\u00eb n\u00eb fush\u00eb.\n8:5 Pastaj ai m\u00eb tha: \"Bir njeriu, \u00e7o tani syt\u00eb e tu n\u00eb drejtim t\u00eb veriut\". K\u00ebshtu i ngrita syt\u00eb drejt veriut dhe ja, n\u00eb veri t\u00eb port\u00ebs s\u00eb altarit, pik\u00ebrisht n\u00eb hyrje, ishte idhulli i xhelozis\u00eb.\n8:6 Dhe ai m\u00eb tha: \"Bir njeriu, shikon at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebta, veprimet e r\u00ebnda t\u00eb neveritshme q\u00eb kryen k\u00ebtu sht\u00ebpia e Izraelit dhe q\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb largohem nga shenjt\u00ebrorja ime? Por ti do t\u00eb shikosh veprime edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb neveritshme\".\n8:7 K\u00ebshtu ai m\u00eb \u00e7oi n\u00eb hyrjen e oborrit. Un\u00eb shikova dhe ja, nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb mur.\n8:8 At\u00ebher\u00eb ai m\u00eb tha: \"Bir njeriu, b\u00ebj nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb mur\". K\u00ebshtu b\u00ebra nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb mur, dhe ja, nj\u00eb hapje.\n8:9 Ai m\u00eb tha: \"Hyr dhe shiko gj\u00ebrat e neveritshme q\u00eb k\u00ebta po kryejn\u00eb k\u00ebtu\".\n8:10 K\u00ebshtu hyra p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, dhe ja, lloj lloj rr\u00ebshqanor\u00eb dhe kafsh\u00eb t\u00eb neveritshme si dhe t\u00ebr\u00eb idhujt e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit t\u00eb riprodhuara rreth e rrotull mbi mur.\n8:11 Dhe para tyre rrinin shtat\u00ebdhjet\u00eb burra nga pleqt\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit, dhe n\u00eb mes tyre ishte Jaazaniahu, biri i Shafanit, secili me temjanic\u00ebn e vet prej s\u00eb cil\u00ebs dilte nj\u00eb re e dendur temjani.\n8:12 Pastaj m\u00eb tha: \"Bir njeriu, a ke par\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pleqt\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, secili n\u00eb dhom\u00ebn e figurave t\u00eb tij? N\u00eb fakt thon\u00eb: \"Zoti nuk na shikon, Zoti e ka braktisur vendin\"\".\n8:13 Pastaj m\u00eb tha: \"Ti do t\u00eb shikosh gj\u00ebra edhe m\u00eb t\u00eb neveritshme q\u00eb ata po kryejn\u00eb\".\n8:14 At\u00ebher\u00eb m\u00eb \u00e7oi n\u00eb hyrjen e port\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb Zotit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga veriu; dhe ja, atje ishin ulur gra q\u00eb qanin Tamuzin.\n8:15 Pastaj m\u00eb tha: \"A e pe, bir njeriu? Ti do t\u00eb shikosh gj\u00ebra edhe m\u00eb t\u00eb neveritshme nga k\u00ebto\".\n8:16 At\u00ebher\u00eb m\u00eb \u00e7oi n\u00eb oborrin e brendsh\u00ebm t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb Zotit; dhe ja, n\u00eb hyrje t\u00eb tempullit t\u00eb Zotit, midis portikut dhe altarit, ishin rreth nj\u00ebzetepes\u00eb burra, me kurriz t\u00eb kthyer nga tempulli i Zotit dhe fytyr\u00eb t\u00eb kthyer nga lindja, q\u00eb adhuronin diellin nga lindja.\n8:17 Pastaj m\u00eb tha: \"A e pe, bir njeriu? A \u00ebsht\u00eb vall\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Jud\u00ebs t\u00eb kryej\u00eb gj\u00ebrat e neveritshme q\u00eb ajo b\u00ebn k\u00ebtu? N\u00eb fakt ata e kan\u00eb mbushur vendin me dhun\u00eb dhe kan\u00eb provokuar disa her\u00eb zem\u00ebrimin tim. Dhe ja, e \u00e7ojn\u00eb deg\u00ebn te hunda.\n8:18 Prandaj edhe un\u00eb do t\u00eb veproj me t\u00ebrbim; syri im nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb dhembshuri dhe nuk do t\u00eb kem m\u00ebshir\u00eb fare. Edhe sikur t\u00eb \u00e7ojn\u00eb britma t\u00eb larta vesh\u00ebve t\u00eb mi, un\u00eb nuk do t'i d\u00ebgjoj\".\n9:1 Pastaj b\u00ebrtiti me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vesh\u00ebt e mi, duke th\u00ebn\u00eb: \"T\u00eb afrohen ata q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb qytetin, secili me arm\u00ebn e tij t\u00eb shkat\u00ebrrimit n\u00eb dor\u00eb\".\n9:2 Dhe ja ku erdh\u00ebn nga drejtimi i port\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrme q\u00eb shikon nga veriu gjasht\u00eb burra, secili me arm\u00ebn e tij t\u00eb shfarosjes n\u00eb dor\u00eb. N\u00eb mes tyre ishte nj\u00eb burr\u00eb me rroba prej liri, q\u00eb kishte nj\u00eb kallamar shkruesi prej briri n\u00eb krah. Me t\u00eb arritur, ata u ndal\u00ebn pran\u00eb altarit prej bronzi.\n9:3 At\u00ebher\u00eb lavdia e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb Izraelit u ngrit nga kerubini mbi t\u00eb cilin rrinte, dhe u drejtua nga pragu i tempullit. Ajo thirri njeriun e veshur me rroba liri, q\u00eb kishte kallamarin prej briri t\u00eb shkruesit n\u00eb krah,\n9:4 dhe Zoti tha: \"Kalo n\u00eb mes t\u00eb qytetit, n\u00eb mes t\u00eb Jeruzalemit, dhe b\u00ebj nj\u00eb shenj\u00eb mbi ballin e njer\u00ebzve q\u00eb psher\u00ebtijn\u00eb dhe vajtojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb kryhen n\u00eb mes tij\".\n9:5 Dhe t\u00eb tjer\u00ebve u tha, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb un\u00eb ta d\u00ebgjoja: \"Kaloni n\u00ebp\u00ebr qytet pas tij dhe goditni; syrit tuaj t\u00eb mos i vij\u00eb keq dhe mos kini m\u00ebshir\u00eb aspak.\n9:6 Vritni deri n\u00eb shfarosje pleq, t\u00eb rinj, virgjiresha, f\u00ebmij\u00eb dhe gra, por mos u afroni asnjerit mbi t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb shenja; filloni nga shenjt\u00ebrorja ime\". K\u00ebshtu ata filluan me pleqt\u00eb q\u00eb ishin para tempullit.\n9:7 Pastaj u tha atyre: \"Ndotni tempullin dhe mbushni oborret me t\u00eb vrar\u00eb. Dilni!\". At\u00ebher\u00eb ata dol\u00ebn dhe b\u00ebn\u00eb k\u00ebrdin\u00eb n\u00eb qytet.\n9:8 Nd\u00ebrsa ata po b\u00ebnin k\u00ebrdi dhe un\u00eb kisha mbetur vet\u00ebm, rash\u00eb me fytyr\u00eb dhe b\u00ebrtita, duke th\u00ebn\u00eb: \"Oh, Zot, Zot, a do ta shkat\u00ebrrosh ti t\u00ebr\u00eb mbetjen e Izraelit, duke e zbrazur t\u00ebrbimin t\u00ebnd mbi Jeruzalemin?\".\n9:9 Ai m'u p\u00ebrgjigj: \"Paudh\u00ebsia e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit dhe asaj t\u00eb Jud\u00ebs \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e madhe; vendi \u00ebsht\u00eb plot gjak dhe qyteti plot me korrupsion. N\u00eb fakt thon\u00eb: \"Zoti e ka braktisur vendin, Zoti nuk shikon\".\n9:10 Prandaj edhe syrit tim nuk do t'i vij\u00eb keq dhe nuk do t\u00eb kem aspak m\u00ebshir\u00eb, por do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t'u bjer\u00eb mbi kok\u00eb sjellja e tyre\".\n9:11 Dhe ja, njeriu i veshur me rroba liri, q\u00eb kishte nj\u00eb kallamar prej briri si shkrues n\u00eb krah, b\u00ebri raportimin e tij, duke th\u00ebn\u00eb: \"Veprova ashtu si m\u00eb urdh\u00ebrove\".\n10:1 Un\u00eb po shikoja dhe ja, mbi kup\u00ebn qiellore q\u00eb ishte mbi kryet e kerubin\u00ebve, dukej mbi ta nj\u00eb si gur safiri q\u00eb i p\u00ebrngjante nga forma nj\u00eb froni.\n10:2 Zoti i foli pastaj njeriut t\u00eb veshur me rroba liri dhe i tha: \"Shko midis rrotave posht\u00eb kerubinit, mbushi duart me qymyr t\u00eb ndezur q\u00eb \u00ebsht\u00eb midis kerubin\u00ebve dhe p\u00ebrhapi mbi qytetin\". Dhe ai shkoi, nd\u00ebrsa un\u00eb shikoja.\n10:3 Kur hyri ai njeri, kerubin\u00ebt rrinin n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb tempullit dhe reja mbushte oborrin e brendsh\u00ebm.\n10:4 Pastaj lavdia e Zotit u ngrit mbi kerubinin duke l\u00ebvizur drejt pragut t\u00eb tempullit; at\u00ebher\u00eb tempulli u mbush me ren\u00eb dhe oborri u mbush me shk\u00eblqimin e lavdis\u00eb t\u00eb Zotit.\n10:5 Zhurma e krah\u00ebve t\u00eb kerubin\u00ebve u d\u00ebgjua deri n\u00eb oborrin e jasht\u00ebm, ashtu si z\u00ebri i Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb plotfuqish\u00ebm kur flet.\n10:6 Kur Zoti e urdh\u00ebroi njeriun e veshur me rroba liri, duke th\u00ebn\u00eb: \"Merr zjarrin midis rrotave q\u00eb ndodhen nd\u00ebr kerubin\u00eb\", ai shkoi t\u00eb ndalet pran\u00eb nj\u00eb rrote.\n10:7 At\u00ebher\u00eb nj\u00eb kerubin shtriu dor\u00ebn midis kerubin\u00ebve drejt zjarrit q\u00eb ishte mes tyre, e mori dhe e vuri n\u00eb duart e njeriut t\u00eb veshur me rroba liri, q\u00eb e pranoi dhe doli.\n10:8 Kerubin\u00ebt dukeshin sikur kishin form\u00ebn e dor\u00ebs s\u00eb njeriut posht\u00eb krah\u00ebve.\n10:9 Shikova akoma dhe ja, n\u00eb krah t\u00eb kerubin\u00ebve kishte kat\u00ebr rrota, nj\u00eb rrot\u00eb p\u00ebrbri \u00e7do kerubini dhe nj\u00eb rrot\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr \u00e7do kerubin tjet\u00ebr; rrotat kishin pamjen e nj\u00eb guri t\u00eb topazit.\n10:10 Dukej sikur q\u00eb t\u00eb katra kishin po at\u00eb form\u00eb, sikur nj\u00eb rrot\u00eb t\u00eb ishte n\u00eb mes t\u00eb tjetr\u00ebs.\n10:11 Kur l\u00ebviznin, shkonin nga nj\u00eb prej kat\u00ebr drejtimeve t\u00eb tyre dhe, duke shkuar, nuk silleshin, por ndiqnin drejtimin q\u00eb kishte marr\u00eb koka e tyre dhe, duke shkuar, nuk silleshin.\n10:12 T\u00ebr\u00eb trupi i tyre, kurrizi i tyre, duart e tyre, krah\u00ebt e tyre ishin plot me sy rreth e qark, po, edhe vet\u00eb rrotat q\u00eb kishin t\u00eb kat\u00ebr.\n10:13 Un\u00eb d\u00ebgjova q\u00eb rrotat quheshin \"Turbina\".\n10:14 \u00c7do kerubin kishte kat\u00ebr fytyra; fytyra e par\u00eb ishte fytyra e kerubinit, fytyra e dyt\u00eb ishte fytyra e njeriut, fytyra e tret\u00eb fytyra e luanit dhe fytyra e kat\u00ebrt ajo e shqiponj\u00ebs.\n10:15 Pastaj kerubin\u00ebt u ngrit\u00ebn. Ata ishin po ato qenie t\u00eb gjalla q\u00eb kisha par\u00eb pran\u00eb lumit Kebar.\n10:16 Kur kerubin\u00ebt l\u00ebviznin, edhe rrotat l\u00ebviznin nga ana e tyre; dhe kur kerubin\u00ebt hapnin flet\u00ebt p\u00ebr t'u ngritur nga toka, rrotat nuk largoheshin nga krahu i tyre.\n10:17 Kur ata ndaleshin, ndaleshin edhe ato; kur ata ngriheshin, ngriheshin edhe ato bashk\u00eb me ta, sepse fryma e q\u00ebnieve t\u00eb gjalla ishte nd\u00ebr ta.\n10:18 Lavdia e Zotit u largua pastaj nga pragu i tempullit dhe u ndal te kerubin\u00ebt.\n10:19 Pastaj kerubin\u00ebt i hap\u00ebn krah\u00ebt e tyre dhe u ngrit\u00ebn nga toka para syve t\u00eb mi; nd\u00ebrsa po largoheshin edhe rrotat ishin pran\u00eb tyre. U ndal\u00ebn pastaj te hyrja e port\u00ebs q\u00eb shikonte nga lindja e sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb Zotit, nd\u00ebrsa lavdia e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb Izraelit q\u00ebndronte lart mbi ta.\n10:20 Ishin po ato qenie t\u00eb gjalla q\u00eb kisha par\u00eb n\u00ebn Per\u00ebndin\u00eb e Izraelit pran\u00eb lumit Kebar dhe njoha q\u00eb ishin kerubin\u00eb.\n10:21 Secili prej tyre kishte kat\u00ebr fytyra, secili kat\u00ebr krah\u00eb dhe posht\u00eb krah\u00ebve t\u00eb tyre dilte forma e dor\u00ebs s\u00eb njeriut.\n10:22 Sa p\u00ebr pamjen e fytyrave t\u00eb tyre, ishin po ato fytyra q\u00eb kisha par\u00eb pran\u00eb lumit Kebar; ishin po ato sh\u00ebmb\u00eblltyra dhe po ata kerubin\u00eb. Secili shkonte drejt para tij.\n11:1 Pastaj Fryma m\u00eb ngriti dhe m\u00eb \u00e7oi n\u00eb port\u00ebn lindore t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb Zotit q\u00eb shikon nga lindja; dhe ja, n\u00eb hyrje t\u00eb port\u00ebs kishte nj\u00ebzet e pes\u00eb burra, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt pash\u00eb Jaazaniahun, birin e Azurit,\n11:2 Ai m\u00eb tha: \"Bir njeriu, k\u00ebta jan\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb kurdisin t\u00eb keqen dhe japin k\u00ebshilla t\u00eb k\u00ebqija n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.\n11:3 Ata thon\u00eb: \"Koha nuk \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt. T\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb sht\u00ebpi! Ky qytet \u00ebsht\u00eb kusia dhe ne jemi mishi\".\n11:4 Prandaj profetizo kund\u00ebr tyre, profetizo, bir njeriu\".\n11:5 Pastaj Fryma e Zotit ra mbi mua dhe m\u00eb tha: \"Thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti: Ju thoni k\u00ebshtu, o sht\u00ebpi e Izraelit, dhe un\u00eb i njoh gj\u00ebrat q\u00eb ju shkojn\u00eb n\u00eb mend.\n11:6 Ju i keni shumuar ata q\u00eb keni goditur p\u00ebr vdekje n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe keni mbushur me t\u00eb vdekur rrug\u00ebt e tij\".\n11:7 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ata q\u00eb keni vrar\u00eb dhe q\u00eb i keni b\u00ebr\u00eb tog n\u00eb mes t\u00eb saj jan\u00eb mishi dhe ky qytet \u00ebsht\u00eb kusia, por un\u00eb do t'ju nxjerr nga mesi i tij.\n11:8 Ju keni frik\u00eb nga shpata dhe un\u00eb do t\u00eb sjell mbi ju shpat\u00ebn\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n11:9 \"Un\u00eb do t'ju nxjerr nga mesi i tij, do t'ju jap n\u00eb dor\u00eb t\u00eb t\u00eb huajve dhe do t\u00eb zbatoj mbi ju vendimet e mia.\n11:10 Ju do t\u00eb bini nga shpata, do t'ju gjykoj n\u00eb kufijt\u00eb e Izraelit; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti.\n11:11 Ky qytet nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb p\u00ebr ju nj\u00eb kusi dhe ju nuk do t\u00eb jeni p\u00ebr t\u00eb mishi; un\u00eb do t'ju gjykoj n\u00eb kufijt\u00eb e Izraelit.\n11:12 At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti, sepse nuk keni ecur sipas statuteve t\u00eb mia dhe as keni zbatuar ligjet e mia, por keni vepruar sipas ligjeve t\u00eb kombeve q\u00eb ju rrethojn\u00eb\".\n11:13 Ndodhi q\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb profetizoja, Pelatiahu, bir i Benajahut, vdiq. At\u00ebher\u00eb rash\u00eb me fytyr\u00eb p\u00ebr tok\u00eb dhe b\u00ebrtita me t\u00eb madhe, duke th\u00ebn\u00eb: \"Ah, Zot, Zot, d\u00ebshiron ta shkat\u00ebrrosh krejt mbetjen e Izraelit?\".\n11:14 At\u00ebher\u00eb fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n11:15 \"Bir njeriu, v\u00ebllez\u00ebrit e tu, vet\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e tu, ata q\u00eb jan\u00eb \u00e7liruar bashk\u00eb me ty dhe t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpia e Izraelit jan\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebve banor\u00ebt e Jeuzalemit u kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: \"Largohuni, pra, nga Zoti; ky vend na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb si trash\u00ebgimi\".\n11:16 Prandaj thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Megjithat\u00eb un\u00eb i kam larguar midis kombeve dhe i kam shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb vende t\u00eb huaja, un\u00eb do t\u00eb jem p\u00ebr ta p\u00ebr pak koh\u00eb nj\u00eb shenjt\u00ebrore n\u00eb vendet ku kan\u00eb shkuar.\n11:17 Prandaj u thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Do t'ju mbledh nd\u00ebr popuj, do t'ju grumbulloj nga vendet ku jeni shp\u00ebrndar\u00eb dhe do t'ju jap tok\u00ebn e Izraelit.\n11:18 Ata do t\u00eb kthehen dhe do t\u00eb heqin t\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat e tij t\u00eb urrejtshme dhe t\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat e neveritshme t\u00eb tij.\n11:19 Dhe un\u00eb do t'ju jap atyre nj\u00eb zem\u00ebr tjet\u00ebr dhe do t'u shtie p\u00ebrbrenda nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re, do t\u00eb heq nga mishi i tyre zemr\u00ebn prej guri dhe do t'u jap nj\u00eb zem\u00ebr prej mishi,\n11:20 me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ecin sipas statuteve t\u00eb mia dhe t\u00eb respektojn\u00eb ligjet e mia dhe t'i v\u00ebn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb; at\u00ebher\u00eb ata do t\u00eb jen\u00eb populli im dhe un\u00eb do t\u00eb jem Per\u00ebndia i tyre.\n11:21 Po p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb zem\u00ebr q\u00eb v\u00eb n\u00eb zbatim gj\u00ebrat e tyre t\u00eb urrejtshme dhe t\u00eb neveritshme, do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb mbi kok\u00ebn e tyre t\u00eb bjer\u00eb sjellja e tyre\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n11:22 Pastaj kerubin\u00ebt i hap\u00ebn krah\u00ebt e tyre dhe rrotat l\u00ebviz\u00ebn pran\u00eb tyre dhe lavdia e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb Izraelit rrinte lart mbi ta.\n11:23 Lavdia e Zotit u ngrit nga mesi i qytetit dhe u ndal mbi malin, q\u00eb ishte n\u00eb lindje t\u00eb qytetit.\n11:24 Pastaj Fryma m\u00eb ngriti dhe m\u00eb \u00e7oi n\u00eb Kalde midis atyre q\u00eb ishin n\u00eb rob\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb vegim p\u00ebr Frym\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe vegimi q\u00eb kisha par\u00eb u zhduk para meje duke u ngritur lart;\n11:25 dhe un\u00eb u tregova atyre q\u00eb ishin n\u00eb rob\u00ebri t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb Zoti m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb shoh.\n12:1 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n12:2 \"Bir njeriu, ti banon n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie rebele, q\u00eb kan\u00eb sy p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, por nuk shohin, vesh p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar, por nuk d\u00ebgjojn\u00eb, sepse jan\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi rebele.\n12:3 Prandaj, bir njeriu, p\u00ebrgatit pla\u00e7kat p\u00ebr m\u00ebrgim dhe shko n\u00eb m\u00ebrgim dit\u00ebn para syve t\u00eb tyre. Ti do t\u00eb nisesh p\u00ebr m\u00ebrgim nga vendi ku je n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr para syve t\u00eb tyre; ndofta do ta kuptojn\u00eb se jan\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi rebele.\n12:4 Do t\u00eb \u00e7osh, pra, pla\u00e7kat e tua dit\u00ebn para syve t\u00eb tyre, bagazhin t\u00ebnd si bagazh i dikujt q\u00eb shkon n\u00eb m\u00ebrgim; pastaj n\u00eb mb\u00ebmje do t\u00eb dal\u00ebsh para syve t\u00eb tyre, si ata q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim.\n12:5 B\u00ebj nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb mur para syve t\u00eb tyre dhe n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj nxirr bagazhin t\u00ebnd.\n12:6 Do ta mbash mbi kurriz para syve t\u00eb tyre, do ta \u00e7osh jasht\u00eb n\u00eb terr; do t\u00eb mbulosh fytyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos shikuar tok\u00ebn, sepse t\u00eb kam b\u00ebr\u00eb ty nj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit\".\n12:7 Un\u00eb b\u00ebra pik\u00ebrisht ashtu si m\u00eb kishte urdh\u00ebruar; dit\u00ebn nxora jasht\u00eb bagazhin tim, si bagazhi i dikujt q\u00eb shkon n\u00eb m\u00ebrgim dhe n\u00eb mbr\u00ebmje, me duar, hapa nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb mur; kur u err e \u00e7ova jasht\u00eb bagazhin tim dhe e vura mbi kurriz para syve t\u00eb tyre.\n12:8 N\u00eb m\u00ebngjes fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n12:9 \"Bir njeriu, nuk t\u00eb ka k\u00ebrkuar sht\u00ebpia e Izraelit, kjo sht\u00ebpi rebele: \"\u00c7far\u00eb po b\u00ebn?\".\n12:10 U thuaj atyre: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ky orakull ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me princin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Jeruzalem dhe me t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit q\u00eb banon aty\".\n12:11 Thuaj: Un\u00eb jam nj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr ju; ashtu si b\u00ebra un\u00eb, k\u00ebshtu do t'u b\u00ebhet atyre: ata do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim, n\u00eb rob\u00ebri.\n12:12 Princi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes tyre do t\u00eb mbaj\u00eb bagazhin e tij mbi kurriz n\u00eb terr dhe do t\u00eb dal\u00eb; do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb mur q\u00eb ai t\u00eb dal\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet saj; ai do t\u00eb mbuloj\u00eb fytyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos par\u00eb tok\u00ebn me syt\u00eb e tij.\n12:13 Por un\u00eb do t\u00eb shtrij rrjet\u00ebn time mbi t\u00eb dhe ai do t\u00eb kapet n\u00eb lakun tim; do ta \u00e7oj pastaj n\u00eb Babiloni, n\u00eb vendin e Kaldeasve; por ai nuk ka p\u00ebr ta par\u00eb dhe do t\u00eb vdes\u00eb atje.\n12:14 Do t\u00eb shp\u00ebrndaj n\u00eb t\u00eb gjitha er\u00ebrat ata q\u00eb i rrijn\u00eb rreth e qark p\u00ebr ta ndihmuar dhe t\u00ebr\u00eb trupat e tij, dhe do ta zhvesh shpat\u00ebn prapa tyre.\n12:15 At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti kur do ti kem shp\u00ebrndar\u00eb midis kombeve dhe vendeve t\u00eb ndryshme.\n12:16 Por do t\u00eb fal nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl nga shpata, nga uria dhe murtaja, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb t\u00eb gjitha veprimet e tyre t\u00eb neveritshme midis kombeve ku do t\u00eb shkojn\u00eb; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n12:17 Fjala e Zotit m'u drejtua akoma, duke th\u00ebn\u00eb:\n12:18 \"Bir njeriu, ha buk\u00ebn t\u00ebnde me drithtim\u00eb dhe pije ujin t\u00ebnd me shqet\u00ebsim dhe me ankth.\n12:19 Do t'i thuash pastaj popullit t\u00eb vendit: K\u00ebshtu u thot\u00eb Zoti, Zoti, banor\u00ebve t\u00eb Jeruzalemit n\u00eb tok\u00ebn e Izraelit: Do t\u00eb han\u00eb buk\u00ebn e tyre n\u00eb pik\u00ebllim dhe do ta pin\u00eb ujin e tyre n\u00eb tmerr, sepse vendi i tyre do t\u00eb zhvishet nga gjith\u00eb ato q\u00eb ka p\u00ebr shkak t\u00eb lig\u00ebsis\u00eb t\u00eb mbar\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb banojn\u00eb aty.\n12:20 Qytetet e banuara do t\u00eb shkat\u00ebrrohen dhe vendi do t\u00eb shkretohet; k\u00ebshtu do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n12:21 Fjala e Zotit mu drejtua p\u00ebrs\u00ebri duke, duke th\u00ebn\u00eb:\n12:22 \"Bir njeriu: \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e th\u00ebn\u00eb p\u00ebr vendin e Izraelit e cila pohon se: \"Dit\u00ebt po zgjaten dhe \u00e7do vegim pak\u00ebsohet\"?\n12:23 Prandaj u thuaj atyre: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb pushoj\u00eb kjo e th\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb mos e p\u00ebrmendin m\u00eb n\u00eb Izrael. Bile u thuaj atyre: Po afrohen dit\u00ebt dhe realizimi i fjal\u00ebs s\u00eb \u00e7do vegimi,\n12:24 sepse nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb asnj\u00eb vegim t\u00eb rrem\u00eb as shortari t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt n\u00eb mes t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit.\n12:25 Sepse un\u00eb, Zoti, do t\u00eb flas, dhe fjala q\u00eb do shqiptoj do t\u00eb kryhet pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje. Po, n\u00eb dit\u00ebt tuaja, o sht\u00ebpi rebele, un\u00eb do t\u00eb shqiptoj nj\u00eb fjal\u00eb dhe do ta realizoj\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n12:26 Fjala e Zotit m'u drejtua akoma, duke th\u00ebn\u00eb:\n12:27 \"Bir njeriu, ja, sht\u00ebpia e Izraelit thot\u00eb: \"Vegimi q\u00eb ai shikon ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shum\u00eb dit\u00eb t\u00eb s\u00eb ardhmes, dhe ai profetizon p\u00ebr kohra t\u00eb larg\u00ebta\".\n12:28 Prandaj u thuaj atyre: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti; asnj\u00eb nga fjal\u00ebt e mia nuk do t\u00eb shtyhet m\u00eb, por fjala q\u00eb un\u00eb do t\u00eb shqiptoj do t\u00eb realizohet\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n13:1 Fjala e Zotit m'u drejtua duke th\u00ebn\u00eb:\n13:2 \"Bir njeriu, profetizo kund\u00ebr profet\u00ebve t\u00eb Izraelit q\u00eb profetizojn\u00eb dhe u thuaj atyre q\u00eb profetizojn\u00eb sipas zemr\u00ebs s\u00eb tyre: D\u00ebgjoni fjal\u00ebn e Zotit.\n13:3 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Mjer\u00eb profet\u00ebt e pamend q\u00eb ndjekin frym\u00ebn e tyre duke mos par\u00eb asgj\u00eb.\n13:4 O Izrael, profet\u00ebt e tu kan\u00eb qen\u00eb si dhelpra n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb.\n13:5 Ju nuk jeni ngjitur mbi t\u00eb \u00e7ara dhe as nuk keni nd\u00ebrtuar ndonj\u00eb mur rreth sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit p\u00ebr t\u00eb rezistuar n\u00eb betej\u00ebn n\u00eb dit\u00ebn e Zotit.\n13:6 Kan\u00eb pasur vegime t\u00eb rreme dhe shortari t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta dhe thon\u00eb: \"Zoti ka th\u00ebn\u00eb\", nd\u00ebrsa Zoti nuk i ka d\u00ebrguar. Megjithat\u00eb ata shpresojn\u00eb q\u00eb fjala e tyre t\u00eb plot\u00ebsohet.\n13:7 A nuk keni pasur vall\u00eb vegime t\u00eb rreme dhe a nuk keni shqiptuar shortari t\u00eb g\u00ebnjeshtra? Ju thoni: \"Zoti ka th\u00ebn\u00eb\", kurse un\u00eb nuk kam folur\".\n13:8 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Me qen\u00eb se keni th\u00ebn\u00eb g\u00ebnjeshtra dhe keni pasur vegime t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta, ja ku jam kund\u00ebr jush\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n13:9 \"Dora ime do t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr profet\u00ebve q\u00eb kan\u00eb vegime t\u00eb rreme dhe shqiptojn\u00eb shortari t\u00eb g\u00ebnjeshtra. Ata nuk do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebshill\u00ebn e popullit tim, nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shkruar n\u00eb rregjistrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit dhe nuk do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vendin e Izraelit; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti, Zoti.\n13:10 Sepse, po, sepse kan\u00eb b\u00ebr\u00eb popullin tim t\u00eb devijoj\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb: 'Paqe', kur nuk ka paqe, dhe kur nj\u00eb njeri nd\u00ebrton nj\u00eb mur, ata e suvatojn\u00eb me nj\u00eb lla\u00e7 q\u00eb nuk mban,\n13:11 u thuaj atyre q\u00eb e suvatojn\u00eb me lla\u00e7 q\u00eb nuk mban, se ai ka p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb. Do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb shi i rr\u00ebmbyer dhe ju, o gur\u00eb bresh\u00ebri, do t\u00eb rr\u00ebzoheni; do t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb nj\u00eb er\u00eb e stuhishme,\n13:12 dhe ja, kur do t\u00eb rr\u00ebzohet muri, nuk do t'ju thuhet vall\u00eb: \"Ku \u00ebsht\u00eb lla\u00e7i me t\u00eb cilin e keni suvatuar?\"\".\n13:13 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"N\u00eb t\u00ebrbimin tim do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb nj\u00eb er\u00eb e stuhishme, n\u00eb zem\u00ebrimin tim do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb nj\u00eb shi i rr\u00ebmbyer dhe n\u00eb t\u00ebrbimin tim disa gur\u00eb breshri p\u00ebr nj\u00eb shfarosje t\u00eb plot\u00eb.\n13:14 K\u00ebshtu do t\u00eb shemb murin q\u00eb keni suvatuar me lla\u00e7 q\u00eb nuk mban, do t\u00eb hedh p\u00ebr tok\u00eb dhe themelet e tij do t\u00eb zbulohen; ai do t\u00eb rr\u00ebzohet dhe ju do t\u00eb shkat\u00ebrroheni bashk\u00eb me t\u00eb; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti.\n13:15 K\u00ebshtu do t\u00eb shfryj t\u00ebrbimin tim mbi murin dhe mbi ata q\u00eb kan\u00eb suvatuar me lla\u00e7 q\u00eb nuk mban; dhe do t'ju them: \"Muri nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb dhe as ata q\u00eb e suvatonin,\n13:16 dometh\u00ebn\u00eb, profet\u00ebt e Izraelit q\u00eb profetizonin mbi Jeruzalemin dhe kishin p\u00ebr t\u00eb vegime paqeje, nd\u00ebrsa nuk kishte paqe\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n13:17 \"Por tani ti, bir njeriu, kthe fytyr\u00ebn nga vajzat e popullit t\u00ebnd q\u00eb profetizojn\u00eb sipas zemr\u00ebs s\u00eb tyre dhe profetizo kund\u00ebr tyre,\n13:18 dhe thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Mjer\u00eb grat\u00eb q\u00eb qepin rripa n\u00eb t\u00eb gjitha ky\u00e7et e dor\u00ebs dhe b\u00ebjn\u00eb vela p\u00ebr kokat e \u00e7do lart\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb gjuajtur shpirt\u00ebrat. A besoni ju t\u00eb gjuani shpirt\u00ebrat e popullit tim dhe t\u00eb shp\u00ebtoni jet\u00ebn tuaj?\n13:19 Ju m\u00eb p\u00ebrdhosni n\u00eb mes t\u00eb popullit tim p\u00ebr disa grushte elbi dhe p\u00ebr disa copa buke, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb vdesin shpirt\u00ebra q\u00eb nuk duhet t\u00eb vdisnin dhe duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb shpirt\u00ebra q\u00eb nuk duhet t\u00eb jetonin, duke e g\u00ebnjyer popullin tim q\u00eb u v\u00eb veshin g\u00ebnjeshtrave\".\n13:20 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ja, un\u00eb jam kund\u00ebr rripave tuaja me t\u00eb cilat ju gjuani shpirt\u00ebrat sikur t\u00eb ishin zogj; do t'i shk\u00ebpus nga krah\u00ebt tuaja dhe do t'i \u00e7liroj shpirt\u00ebrat, ato shpirt\u00ebra q\u00eb ju i gjuani si zogj.\n13:21 Gjithashtu do t\u00eb heq velat tuaja dhe do t\u00eb \u00e7liroj popullin tim nga duart tuaja, dhe ai nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb nj\u00eb pre n\u00eb duart tuaja; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti.\n13:22 N\u00eb fakt e keni brengosur zemr\u00ebn e t\u00eb drejtit me g\u00ebnjeshtra, kur un\u00eb nuk e brengosja, dhe keni fort\u00ebsuar duart e t\u00eb pabesit, q\u00eb t\u00eb mos shmanget nga rruga e tij e keqe p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb jet\u00eb.\n13:23 Prandaj nuk do t\u00eb keni m\u00eb vegime t\u00eb rreme dhe nuk do t\u00eb praktikoni m\u00eb shortarin\u00eb, dhe un\u00eb do ta \u00e7liroj popullin tim nga duart tuaja; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n14:1 Pastaj erdh\u00ebn tek un\u00eb disa pleq t\u00eb Izraelit dhe u ul\u00ebn para meje.\n14:2 At\u00ebher\u00eb fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n14:3 \"Bir njeriu, k\u00ebta njer\u00ebz kan\u00eb ngritur idhujt e tyre n\u00eb zemr\u00ebn e tyre dhe kan\u00eb v\u00ebn\u00eb para tyre penges\u00ebn q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb bien n\u00eb paudh\u00ebsi. A do ta l\u00eb veten t\u00eb konsultohem prej tyre?\n14:4 Prandaj folu dhe u thuaj atyre: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Cilido qoft\u00eb nga sht\u00ebpia e Izraelit q\u00eb i ngre idhujt e tij n\u00eb zemr\u00ebn e tij, dhe v\u00eb para vetes penges\u00ebn q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb paudh\u00ebsi dhe pastaj vjen te profeti, do t'i p\u00ebrgjigjem un\u00eb, Zoti, lidhur me k\u00ebt\u00eb, sipas moris\u00eb s\u00eb idhujve t\u00eb tij,\n14:5 p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb zemr\u00ebn e atyre t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit q\u00eb jan\u00eb larguar prej meje p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb idhujve t\u00eb tyre.\n14:6 Prandaj i thuaj sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Konvertohuni, largohuni nga idhujt\u00eb tuaj dhe hiqni fytyr\u00ebn nga t\u00eb gjitha gj\u00ebrat tuaja t\u00eb neveritshme.\n14:7 Sepse, n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb njeri \u00e7fardo i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit apo disa t\u00eb huaj q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb Izrael largohen nga un\u00eb, ngre idhujt e tij n\u00eb zemr\u00ebn e tij dhe v\u00eb para tij penges\u00ebn q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb paudh\u00ebsi dhe pastaj vjen te profeti, q\u00eb t\u00eb konsultohet me mua n\u00ebp\u00ebrmjet atij, un\u00eb, do t'i p\u00ebrgjigjem un\u00eb, Zoti, nga vetja ime.\n14:8 Do t\u00eb kthej fytyr\u00ebn time kund\u00ebr k\u00ebtij njeriu, do ta b\u00ebj nj\u00eb sh\u00ebnj\u00eb dhe nj\u00eb proverb dhe do ta shfaros n\u00eb mes t\u00eb popullit tim; at\u00ebher\u00eb do pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti.\n14:9 Por n\u00eb rast se profeti l\u00eb t\u00eb mashtrohet dhe thot\u00eb ndonj\u00eb fjal\u00eb, un\u00eb, Zoti e kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete k\u00ebt\u00eb profet; do t\u00eb shtrij dor\u00ebn pastaj kund\u00ebr tij dhe do ta shkat\u00ebrroj n\u00eb mes t\u00eb popullit tim t\u00eb Izraelit.\n14:10 Q\u00eb t\u00eb dy do t\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnimin e paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre; d\u00ebnimi i profetit do t\u00eb jet\u00eb i barabart\u00eb me d\u00ebnimim e atij q\u00eb e konsulton,\n14:11 me q\u00ebllim q\u00eb ata t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit t\u00eb mos shkojn\u00eb duke u endur larg meje, t\u00eb mos ndoten m\u00eb nga t\u00eb gjitha shkeljet e tyre, por t\u00eb jen\u00eb populli im dhe un\u00eb t\u00eb jem Per\u00ebndia i tyre\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n14:12 Fjala e Zotit mu drejtua akoma, duke th\u00ebn\u00eb:\n14:13 \"Bir njeriu, n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb vend m\u00ebkaton kund\u00ebr meje duke qen\u00eb vazhdimisht i pabes\u00eb, un\u00eb do t\u00eb shtrij dor\u00ebn time kund\u00ebr tij, do t'i nd\u00ebrpres p\u00ebrkrahjen e buk\u00ebs, do t'i d\u00ebrgoj kundra urin\u00eb dhe do t\u00eb shfaros njer\u00ebzit dhe kafsh\u00ebt.\n14:14 Edhe sikur n\u00eb mes tyre t\u00eb ishin k\u00ebta tre burra, Noeu, Danieli dhe Jobi, p\u00ebr shkak t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre do t\u00eb shp\u00ebtonin vet\u00ebm veten e tyre\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n14:15 \"Por n\u00eb rast se do t\u00eb b\u00ebja q\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb kalonin kafsh\u00eb t\u00eb egra q\u00eb ta shpopullonin dhe ai t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb shkreti ku askush nuk do t\u00eb kalonte p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre kafsh\u00ebve,\n14:16 edhe sikur n\u00eb mes tyre t\u00eb ishin ata tre burra, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"ata nuk do t\u00eb shp\u00ebtonin as bijt\u00eb as bijat; do t\u00eb shp\u00ebtonin vet\u00ebm veten e tyre, por vendi do t\u00eb ishte nj\u00eb shkreti.\n14:17 Ose sikur t\u00eb sillja shpat\u00ebn kund\u00ebr k\u00ebtij vendi dhe t\u00eb thoja: \"Le t\u00eb kaloj\u00eb shpata n\u00ebp\u00ebr vend\", dhe t\u00eb shfaroste njer\u00ebz dhe kafsh\u00eb,\n14:18 edhe sikur n\u00eb mes tyre t\u00eb ishin ata tre burra, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"ata nuk do t\u00eb shp\u00ebtonin as bijt\u00eb, as bijat e tyre, por vet\u00ebm veten e tyre.\n14:19 Ose sikur t\u00eb d\u00ebrgoja kund\u00ebr atij vendi murtaj\u00ebn dhe t\u00eb derdhja mbi t\u00eb zem\u00ebrimin tim duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebrdin\u00eb dhe duke shfarosur njer\u00ebz dhe kafsh\u00eb,\n14:20 edhe sikur n\u00eb mes tyre t\u00eb ishin Noeu, Danieli dhe Jobi, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj\", thot\u00eb Zoti, Zoti \"ata nuk do t\u00eb shp\u00ebtonin as bijt\u00eb as bijat, p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e tyre do t\u00eb shp\u00ebtonin vet\u00ebm veten e tyre\".\n14:21 Sepse k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"E nj\u00ebjta gj\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb kur t\u00eb d\u00ebrgoj kund\u00ebr Jeruzalemit kat\u00ebr gjykat\u00ebsit e mi t\u00eb tmerrsh\u00ebm, shpat\u00ebn, urin\u00eb, kafsh\u00ebt e egra dhe murtaj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shfarosur njer\u00ebz dhe kafsh\u00eb.\n14:22 Por ja, do t\u00eb lihet nj\u00eb mbeturin\u00eb q\u00eb do t\u00eb \u00e7ohet jasht\u00eb, bij dhe bija; ata do t\u00eb vijn\u00eb tek ju dhe ju do t\u00eb shikoni sjelljen e tyre dhe veprimet e tyre. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb ngush\u00eblloheni nga e keqja q\u00eb solla mbi Jeruzalemin, p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb solla mbi t\u00eb.\n14:23 Ata do t'ju ngush\u00ebllojn\u00eb kur do t\u00eb shikoni sjelljen e tyre dhe veprimet e tyre. K\u00ebshtu do t\u00eb pranoni q\u00eb jo pa t\u00eb drejt\u00eb b\u00ebra at\u00eb q\u00eb b\u00ebra n\u00eb mes t\u00eb tij\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n15:1 Fjala e Zotit m'u drejtua p\u00ebrs\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb:\n15:2 \"Bir njeriu, \u00e7'\u00ebsht\u00eb vall\u00eb druri i hardhis\u00eb n\u00eb krahasim me gjith\u00eb drur\u00ebt e tjer\u00eb ose me \u00e7far\u00ebdo dege q\u00eb ndodhet n\u00eb drur\u00ebt e pyllit?\n15:3 A mund ta marr\u00ebsh drurin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb? A mund t\u00eb p\u00ebrftosh prej tij nj\u00eb kunj p\u00ebr t\u00eb varur ndonj\u00eb send?\n15:4 Ja, e hedh n\u00eb zjarr p\u00ebr t'u djegur; zjarri djeg dy an\u00ebt e tij dhe pjesa e tij qendrore karbonizohet. A mund t\u00eb jet\u00eb vall\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr ndonj\u00eb pun\u00eb?\n15:5 Ja, n\u00eb se edhe kur ishte i plot\u00eb nuk vlente p\u00ebr asnj\u00eb pun\u00eb, aq m\u00eb pak do t\u00eb mund t\u00eb vlej\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb pun\u00eb kur zjarri e ka djegur dhe karbonizuar.\n15:6 Prandaj, k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ashtu sikur, nd\u00ebr drut\u00eb e pyllit, kam caktuar q\u00eb druri i hardhis\u00eb t\u00eb digjet n\u00eb zjarr, k\u00ebshtu do t\u00eb veproj edhe me banor\u00ebt e Jeruzalemit.\n15:7 Do t\u00eb kthej kund\u00ebr tyre fytyr\u00ebn time. Kan\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb zjarr, por nj\u00eb zjarr tjet\u00ebr do t'i gllab\u00ebroj\u00eb. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti, kur t\u00eb kthej kund\u00ebr tyre fytyr\u00ebn time.\n15:8 K\u00ebshtu do ta b\u00ebj vendin t\u00eb shkret\u00eb sepse kan\u00eb qen\u00eb vazhdimisht jobesnik\u00eb\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n16:1 Fjala e Zotit m'u drejtua p\u00ebrs\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb:\n16:2 \"Bir njeriu, b\u00ebja t\u00eb njohura Jeruzalemit veprimet e tij t\u00eb neveritshme,\n16:3 dhe i thuaj: K\u00ebshtu i thot\u00eb Zoti, Zoti, Jeruzalemit: Prejardhja jote dhe lindja jote jan\u00eb nga vendi i Kanaanit; ati yt ishte nj\u00eb Amoreas dhe n\u00ebna jote nj\u00eb Hitease.\n16:4 Kur linde ti, dit\u00ebn q\u00eb dole n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, nuk t'u pre k\u00ebrthiza, nuk t\u00eb lan\u00eb me uj\u00eb p\u00ebr t'u pastruar, nuk t\u00eb f\u00ebrkuan me krip\u00eb as t\u00eb mb\u00ebshtoll\u00ebn n\u00eb pelena.\n16:5 Asnj\u00eb sy nuk u kujdes p\u00ebr ty q\u00eb t\u00eb t\u00eb b\u00ebnte qoft\u00eb edhe nj\u00eb nga k\u00ebto gj\u00ebra, duke i ardhur keq p\u00ebr ty; p\u00ebrkundrazi dit\u00ebn q\u00eb linde t\u00eb hodhen n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur, p\u00ebr shkak t\u00eb neveris\u00eb q\u00eb kishin p\u00ebr ty.\n16:6 Un\u00eb t\u00eb kalova af\u00ebr, pash\u00eb q\u00eb po p\u00ebrp\u00ebliteshe n\u00eb gjak dhe t\u00eb thash\u00eb, nd\u00ebrsa ndodheshe n\u00eb gjakun t\u00ebnd: \"Jeto!\". Po, nd\u00ebrsa ndodheshe n\u00eb gjakun t\u00ebnd t\u00eb thash\u00eb: \"Jeto!\".\n16:7 T\u00eb b\u00ebra t\u00eb rritesh si mori si filizat e arave; dhe ti u rrite, ub\u00ebre e madhe dhe u b\u00ebre shum\u00eb e bukur. Gjiri t'u formua, flok\u00ebt t'u rrit\u00ebn shum\u00eb, por ti ishe lakuriqe dhe nevojtare.\n16:8 Un\u00eb t\u00eb kalova af\u00ebr dhe t\u00eb shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashuris\u00eb. K\u00ebshtu shtriva cepin e rrobave t\u00eb mia mbi ty dhe mbulova lakuriq\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde; t\u00eb b\u00ebra nj\u00eb betim, lidha nj\u00eb bes\u00eblidhje me ty dhe ti u b\u00ebre imja\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n16:9 \"T\u00eb lava me uj\u00eb, t\u00eb pastrova krejt nga gjaku dhe t\u00eb leva me vaj.\n16:10 Pastaj t\u00eb vura t\u00eb vesh\u00ebsh rroba t\u00eb q\u00ebndisura, t\u00eb vura sandale prej l\u00ebkure baldoseje, t\u00eb rrethova kok\u00ebn me li t\u00eb holl\u00eb dhe t\u00eb mbulova me m\u00ebndafsh.\n16:11 T\u00eb zbukurova me stoli, t\u00eb vura byzylyk\u00eb n\u00eb ky\u00e7et e dor\u00ebs dhe nj\u00eb gjerdan n\u00eb qaf\u00eb.\n16:12 T\u00eb vura nj\u00eb unaz\u00eb n\u00eb hund\u00eb, vath\u00eb te vesh\u00ebt dhe nj\u00eb kuror\u00eb t\u00eb mrekullueshme mbi krye.\n16:13 K\u00ebshtu u zbukurove me ar dhe argjend dhe u veshe me li t\u00eb holl\u00eb, me m\u00ebndafsh dhe me q\u00ebndisje. Ti h\u00ebngre maj\u00eb mielli, mjalt\u00eb dhe vaj; u b\u00ebre shum\u00eb, shum\u00eb e bukur dhe arrite t\u00eb mbret\u00ebrosh.\n16:14 Nami yt u p\u00ebrhap midis kombeve p\u00ebr bukurin\u00eb t\u00ebnde q\u00eb ishte e p\u00ebrsosur, p\u00ebr shkak t\u00eb shk\u00eblqimit tim t\u00eb madh q\u00eb kisha vendosur mbi ty\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n16:15 Por ti vure besim n\u00eb bukurin\u00eb t\u00ebnde dhe u kurv\u00ebrove p\u00ebr shkak t\u00eb namit t\u00ebnd dhe ia falje kurv\u00ebrimet e tua \u00e7do kalimtari, q\u00eb i pranonte.\n16:16 Ti more disa nga rrobat e tua, b\u00ebre vende t\u00eb larta me ngjyra t\u00eb ndryshme n\u00eb t\u00eb cilat u kurv\u00ebrove, gj\u00ebra q\u00eb nuk duhet t\u00eb kishin ndodhur dhe as q\u00eb t\u00eb ishin.\n16:17 More gjithashtu xhevahiret e tua t\u00eb bukura t\u00eb b\u00ebra me arin dhe argjendin tim, q\u00eb un\u00eb t\u00eb kisha dh\u00ebn\u00eb, b\u00ebre prej tyre figura njeriu dhe u kurv\u00ebrove me to;\n16:18 pastaj more rrobat e tua t\u00eb q\u00ebndisura, i mbulove dhe ofrove para tyre vajin dhe temjanin tim.\n16:19 Edhe buk\u00ebn time q\u00eb t\u00eb kisha dh\u00ebn\u00eb, maj\u00ebn e miellit, vajin dhe mjaltin me t\u00eb cilin t\u00eb ushqeja, i vure para tyre si nj\u00eb parfum me er\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme; k\u00ebshtu ndodhi\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n16:20 \"P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj more bijt\u00eb e tu e bijat e tua q\u00eb m\u00eb kishe lindur dhe i sakrifikove ata, q\u00eb t\u00eb g\u00eblltiten. Mos vall\u00eb ishin pak gj\u00eb kurv\u00ebrimet e tua,\n16:21 q\u00eb ti t\u00eb therje bijt\u00eb e mi dhe t'ua ofroje atyre duke i kaluar n\u00ebp\u00ebr zjarr?\n16:22 Me gjith\u00eb veprimet e tua t\u00eb neveritshme dhe kurv\u00ebrimet e tua, nuk i kujtove dit\u00ebt e rinis\u00eb sate, kur ishe lakuriq dhe nevojtare dhe p\u00ebrp\u00ebliteshe n\u00eb gjak.\n16:23 Tani mbas gjith\u00eb lig\u00ebsis\u00eb sate, \"mjer\u00eb, mjer\u00eb ti!\"\", thot\u00eb Zoti, Zoti;\n16:24 \"n\u00eb \u00e7do shesh ke nd\u00ebrtuar nj\u00eb kamare dhe ke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lart\u00eb;\n16:25 n\u00eb krye t\u00eb \u00e7do rruge ke ndertuar nj\u00eb vend te lart\u00eb, e ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb neveritshme bukurin\u00eb t\u00ebnde, dhe i ke hapur k\u00ebmb\u00ebt e tua \u00e7do kalimatari, duke i shumuar kurv\u00ebrimet e tua.\n16:26 Ti gjithashtu je kurv\u00ebruar me Egjiptasit, fqinj\u00ebt e tu trupm\u00ebdhenj, dhe i ke shumuar kurv\u00ebrimet e tua p\u00ebr t\u00eb provokuar zem\u00ebrimin tim.\n16:27 Prandaj, ja, un\u00eb kam shtrir\u00eb dor\u00ebn kund\u00ebr teje, kam pak\u00ebsuar racionin t\u00ebnd t\u00eb caktuar, t\u00eb kam l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb t\u00eb urrejn\u00eb, bijave t\u00eb Filistejve, q\u00eb u vjen turp nga q\u00ebndrimi yt i posht\u00ebr.\n16:28 Ende e pa k\u00ebnaqur, je kurv\u00ebruar me Asirian\u00ebt; po, je kurv\u00ebruar me ata, por pa qen\u00eb e k\u00ebnaqur.\n16:29 K\u00ebshtu i ke shtuar kurv\u00ebrimet e tua me vendin e Kanaanit deri n\u00eb Kalde, por as me k\u00ebt\u00eb nuk je k\u00ebnaqur.\n16:30 Sa e shthurur \u00ebsht\u00eb zemra jote\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"kur b\u00ebn t\u00ebr\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra t\u00eb nj\u00eb prostitute pa cip\u00eb!\n16:31 Ti nd\u00ebrtoje kamaren n\u00eb krye t\u00eb \u00e7do rruge dhe b\u00ebnje vendet e larta n\u00eb \u00e7do shesh por nuk ishe si nj\u00eb prostitut\u00eb, sepse p\u00ebrbuzje pag\u00ebn,\n16:32 por si nj\u00eb grua q\u00eb shkel kuror\u00ebn, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj pret t\u00eb huajt.\n16:33 T\u00eb gjitha prostitutave u b\u00ebhen dhurata, por ti u ke b\u00ebr\u00eb dhurata gjith\u00eb dashnor\u00ebve t\u00eb tu dhe me dhurata i ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb vijn\u00eb nga \u00e7do an\u00eb te ti p\u00ebr kurv\u00ebrimet e tua.\n16:34 N\u00eb kurv\u00ebrimet e tua je sjell\u00eb krejt ndryshe nga grat\u00eb e tjera; askush nuk t\u00eb ndiqte nga pas p\u00ebr t'u kurv\u00ebruar, sepse ti jepje pages\u00ebn n\u00eb vend q\u00eb ta merrje at\u00eb; k\u00ebshtu je sjell\u00eb krejt ndryshe nga t\u00eb tjerat\".\n16:35 Prandaj, o prostitut\u00eb, d\u00ebgjo fjal\u00ebn e Zotit.\n16:36 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Duke qen\u00eb se parat\u00eb e tua jan\u00eb shkap\u00ebrderdhur dhe lakuriq\u00ebsia jote \u00ebsht\u00eb zbuluar n\u00eb kurv\u00ebrimet e tua me dashnor\u00ebt e tu dhe me t\u00ebr\u00eb idhujt e tu t\u00eb neveritsh\u00ebm dhe p\u00ebr shkak t\u00eb gjakut t\u00eb bijve t\u00eb tu q\u00eb u ke ofruar atyre,\n16:37 ja, un\u00eb do t\u00eb mbledh t\u00ebr\u00eb dashnor\u00ebt e tu me t\u00eb cil\u00ebt ke b\u00ebr\u00eb qejf, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ke dashuruar bashk\u00eb me ata q\u00eb ke urryer; do t'i mbledh nga \u00e7do an\u00eb kund\u00ebr teje dhe do t\u00eb zbuloj para tyre lakuriq\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde, me q\u00ebllim q\u00eb ata t\u00eb shohin gjith\u00eb lakuriq\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde.\n16:38 Do t\u00eb t\u00eb gjykoj si gjykohen grat\u00eb q\u00eb shkelin kuror\u00ebn dhe ato q\u00eb derdhin gjakun dhe do t\u00eb sjell mbi ty gjakun e t\u00ebrbimit dhe t\u00eb xhelozis\u00eb.\n16:39 Do t\u00eb t\u00eb jap pastaj n\u00eb duart e tyre dhe ata do t\u00eb shembin kamaren t\u00ebnde dhe do t\u00eb hedhin posht\u00eb t\u00eb gjitha vendet e tua t\u00eb larta do t\u00eb t\u00eb zhveshin gjithashtu nga rrobat e tua, do t\u00eb marrin xhevahiret e tua t\u00eb mrekullueshme dhe do t\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb lakuriq dhe nevojtare.\n16:40 Pastaj do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr teje nj\u00eb turm\u00eb e madhe dhe do t\u00eb t\u00eb vrasin me gur\u00eb dhe do t\u00eb t\u00eb shpojn\u00eb me shpatat e tyre.\n16:41 Do t'u v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn sht\u00ebpive t\u00eb tua dhe do t\u00eb zbatojn\u00eb vendime kund\u00ebr teje para syve t\u00eb shum\u00eb grave; do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga kurv\u00ebrimi dhe nuk do t\u00eb jap\u00ebsh m\u00eb asnj\u00eb pag\u00eb.\n16:42 K\u00ebshtu do ta fashit zem\u00ebrimin tim mbi ty dhe xhelozia ime do t\u00eb largohet nga ti; do t\u00eb qet\u00ebsohem dhe nuk do t\u00eb zem\u00ebrohem m\u00eb.\n16:43 Sepse ti nuk i ke kujtuar dit\u00ebt e rinis\u00eb sate dhe m\u00eb ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb t\u00ebrbohem me t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra, ja, edhe un\u00eb do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb bien mbi kok\u00ebn t\u00ebnde veprimet e tua\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"k\u00ebshtu ti nuk do t\u00eb kryesh posht\u00ebrsi t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 veprimeve t\u00eb tua t\u00eb neveritshme.\n16:44 Kushdo q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb proverba, do t\u00eb thot\u00eb k\u00ebt\u00eb proverb kund\u00ebr teje: \"Si n\u00ebna \u00ebsht\u00eb edhe e bija\".\n16:45 Ti je me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb bija e n\u00ebn\u00ebs sate q\u00eb ka mohuar bashk\u00ebshortin e saj dhe bijt e vet, dhe je mot\u00ebr e motrave t\u00eb tua q\u00eb kan\u00eb mohuar burrat dhe bijt\u00eb e tyre. N\u00ebna juaj ishte nj\u00eb Hitease dhe ati juaj nj\u00eb Amoreas.\n16:46 Motra jote m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb Samaria, q\u00eb banon me gjith\u00eb bijat e saj n\u00eb t\u00eb majt\u00ebn t\u00ebnde; motra jote m\u00eb e vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb Sodoma, q\u00eb banon me gjith\u00eb bijat e saj n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn t\u00ebnde.\n16:47 Ti jo vet\u00ebm ke ecur n\u00eb rrug\u00ebt e tyre dhe ke kryer veprimet e tyre t\u00eb neveritshme, por, sikur kjo t\u00eb ishte fare pak, n\u00eb t\u00eb gjitha rrug\u00ebt e tua je korruptuar m\u00eb shum\u00eb se ato.\n16:48 Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"motra jote Sodoma dhe bijat e saj nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb ti bashk\u00eb me bijat e tua.\n16:49 Ja, kjo qe paudh\u00ebsia e motr\u00ebs sate Sodoma: ajo dhe bijat e saj jetonin n\u00eb kryelart\u00ebsi, n\u00eb boll\u00ebkun e buk\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb plog\u00ebshti t\u00eb theksuar, por nuk p\u00ebrkrahnin dor\u00ebn e t\u00eb p\u00ebrvuajturit dhe t\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit.\n16:50 Ishin fodulle dhe kryenin veprime t\u00eb neveritshme para meje; prandaj i hoqa nga mesi, kur e pash\u00eb k\u00ebt\u00eb.\n16:51 Samaria nuk ka kryer as gjysm\u00ebn e m\u00ebkateve t\u00eb tua; ti i ke shumuar veprimet e tua t\u00eb neveritshme m\u00eb shum\u00eb se ato dhe ke justifikuar motrat e tua me t\u00eb gjitha veprimet e neveritshme q\u00eb ke kryer.\n16:52 Ti, q\u00eb ke gjykuar motrat e tua, mbaje turpin t\u00ebnd, sepse me m\u00ebkatet q\u00eb ke kryer je b\u00ebr\u00eb m\u00eb e neveritshme se ato; ato jan\u00eb m\u00eb t\u00eb drejta se ti. Po, ki turp, dhe mbaje p\u00ebr vete turpin, sepse ke justifikuar motrat e tua.\n16:53 Kur do t'i kthej rob\u00ebrit e tyre, rob\u00ebrit e Sodom\u00ebs dhe bijat e saj, rob\u00ebrit e Samarias dhe vajzat e saj, at\u00ebher\u00eb do t'i kthej edhe rob\u00ebrit nga rob\u00ebrimi yt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb mes tyre,\n16:54 me q\u00ebllim q\u00eb ti t\u00eb mbash turpin t\u00ebnd dhe t\u00eb turp\u00ebrohesh p\u00ebr t\u00ebr\u00eb ato q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb, kur i ke dh\u00ebn\u00eb zem\u00ebr.\n16:55 Kur motrat e tua, Sodoma dhe bijat e saj, do t\u00eb kthehen n\u00eb gjendjen e tyre t\u00eb m\u00ebparshme, dhe Samaria dhe bijat e saj do t\u00eb kthehen n\u00eb gjendjen e tyre t\u00eb m\u00ebparshme, edhe ti dhe bijat e tua do t\u00eb ktheheni n\u00eb gjendjen tuaj t\u00eb m\u00ebparshme.\n16:56 Motra jote Sodoma nuk ishte p\u00ebrmendur fare nga goja jote n\u00eb dit\u00ebt e kryelart\u00ebsis\u00eb sate,\n16:57 para se lig\u00ebsia jote t\u00eb zbulohej lakuriq, si ndodhi kur t\u00eb fyen bijat e Siris\u00eb dhe t\u00eb gjitha ato q\u00eb ishin rreth tyre, bijat e Filistejve, q\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7monin nga t\u00eb gjitha an\u00ebt.\n16:58 Ti mban d\u00ebnimin e posht\u00ebrsis\u00eb sate dhe t\u00eb veprimeve t\u00eb tua t\u00eb neveritshme\", thot\u00eb i Amshueshmi.\n16:59 Sepse k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Un\u00eb do t\u00eb veproj me ty ashtu si ke vepruar ti me mua, se ke p\u00ebr\u00e7muar betimin, duke shkelur bes\u00eblidhjen\".\n16:60 \"Megjithat\u00eb do t\u00eb kujtoj bes\u00eblidhjen q\u00eb lidha me ty n\u00eb dit\u00ebt e rinis\u00eb sate dhe do t\u00eb lidh me ty nj\u00eb bes\u00eblidhje t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebshme.\n16:61 At\u00ebher\u00eb do t\u00eb kujtohesh p\u00ebr sjelljen t\u00ebnde dhe do t\u00eb t\u00eb vij\u00eb turp, kur do t\u00eb pres\u00ebsh motrat e tua, ato q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe ato q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla nga ti; dhe un\u00eb do t'i jap ty si bija, por jo p\u00ebr hir t\u00eb bes\u00eblidhjes sate.\n16:62 Un\u00eb do t\u00eb lidh bes\u00eblidhjen time me ty dhe ti do t\u00eb pranosh q\u00eb un\u00eb jam Zoti,\n16:63 me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbash mend, t\u00eb t\u00eb vij\u00eb turp dhe t\u00eb mos hap\u00ebsh goj\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb konfuzionit t\u00ebnd, kur t\u00eb kem b\u00ebr\u00eb shlyerjen e fajit p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n17:1 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n17:2 \"Bir njeriu, propozo nj\u00eb enigm\u00eb dhe i trego nj\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit, dhe thuaji:\n17:3 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Nj\u00eb shqiponj\u00eb e madhe me flet\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe me pend\u00eb t\u00eb gjata, e mbuluar me pupla t\u00eb ngjyrave t\u00eb ndryshme, shkoi n\u00eb Liban dhe k\u00ebputi maj\u00ebn e nj\u00eb kedri;\n17:4 k\u00ebputi deg\u00ebz\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, e \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb vend treg\u00ebtie dhe e vendosi n\u00eb nj\u00eb qytet tregtar\u00ebsh.\n17:5 Pastaj mori pak far\u00eb t\u00eb vendit dhe e mbolli n\u00eb nj\u00eb ar\u00eb pjellore; e vendosi k\u00ebt\u00eb pran\u00eb ujrave t\u00eb bollshme dhe e mbolli si nj\u00eb shelg.\n17:6 Ajo u rrit dhe u b\u00eb nj\u00eb hardhi e madhe, por e ul\u00ebt, deg\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs ishin kthyer nga shqiponja, kurse rr\u00ebnj\u00ebt ishin posht\u00eb saj. K\u00ebshtu u b\u00eb nj\u00eb hardhi q\u00eb l\u00ebshoi deg\u00eb dhe gjethe.\n17:7 Por na ishte nj\u00eb shqiponj\u00eb tjet\u00ebr e madhe, me ali t\u00eb m\u00ebdha dhe me shum\u00eb pend\u00eb; dhe ja, kjo hardhi i ktheu rr\u00ebnj\u00ebt e saj drejt asaj dhe i shtriu deg\u00ebt e saj drejt asaj me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb vaditij nga brazda ku ishte mbjell\u00eb.\n17:8 Ajo ishte mbjell\u00eb n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pran\u00eb ujrave t\u00eb bollshme, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb l\u00ebshonte deg\u00eb, t\u00eb jepte fryte dhe t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb hardhi e mrekullueshme.\n17:9 Thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: A do t\u00eb mund t\u00eb shkoj\u00eb mbar\u00eb? A nuk do t'i shrr\u00ebnjos\u00eb shqiponja rr\u00ebnj\u00ebt e saj dhe nuk do t'i pres\u00eb frytet e saj q\u00eb ta l\u00ebr\u00eb t\u00eb thahet? K\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb gjethet q\u00eb ka do t\u00eb thahen. Nuk do t\u00eb duhet shum\u00eb forc\u00eb as shum\u00eb njer\u00ebz p\u00ebr ta shkulur me rr\u00ebnj\u00eb.\n17:10 Ja, ajo \u00ebsht\u00eb e mbjell\u00eb. A mund t\u00eb shkoj\u00eb mbar\u00eb? Mos vall\u00eb do t\u00eb thahet krejt kur do t\u00eb preket nga era e lindjes? Do t\u00eb thahet n\u00eb brazd\u00ebn ku ishte rritur!\".\n17:11 Fjala e Zotit m'u drejtua p\u00ebrs\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb:\n17:12 \"I thuaj, pra, k\u00ebsaj sht\u00ebpie rebele: Nuk e merrni vesh \u00e7far\u00eb kuptimi kan\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra? U thuaj atyre: Ja mbreti i Babilonis\u00eb erdhi n\u00eb Jeruzalem, zuri mbretin dhe krer\u00ebt dhe i \u00e7oi me vete n\u00eb Babiloni.\n17:13 Pastaj mori nj\u00eb prej gjaku mbret\u00ebror, lidhi nj\u00eb bes\u00eblidhje me t\u00eb dhe e vuri t\u00eb betohet. Ai mori me vete edhe burrat e fuqish\u00ebm t\u00eb vendit,\n17:14 me q\u00ebllim q\u00eb mbret\u00ebria t\u00eb binte dhe jo t\u00eb ngrihej, por, duke respektuar bes\u00eblidhjen e tij, t\u00eb mund t\u00eb ishte i q\u00ebndruesh\u00ebm.\n17:15 Por ky u rebelua kund\u00ebr tij duke d\u00ebrguar ambasador\u00ebt e tij n\u00eb Egjipt, me q\u00ebllim q\u00eb t'i jepnin kuaj dhe shum\u00eb njer\u00ebz. A mund t'i shkoj\u00eb mbar\u00eb, a mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb ai q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tilla? A mund t\u00eb shkel\u00eb bes\u00eblidhjen dhe megjithat\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb?\n17:16 Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"ai do t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb vendin ku rri mbreti q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb mbret dhe betimin e t\u00eb cilit ai ka p\u00ebr\u00e7muar duke shkelur edhe bes\u00eblidhjen, af\u00ebr tij, n\u00eb mes t\u00eb Babilonis\u00eb.\n17:17 Faraoni nuk do t'i jap\u00eb ndihm\u00eb me ushtrin\u00eb e tij t\u00eb fuqishme dhe me aq njer\u00ebz n\u00eb luft\u00eb, kur do t\u00eb ngren\u00eb ledhe dhe do t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb kulla p\u00ebr t\u00eb shfarosur shum\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzore.\n17:18 Ai ka p\u00ebr\u00e7muar betimin duke shkelur bes\u00eblidhjen; megjithat\u00eb, ja, mbasi dha dor\u00ebn, ka b\u00ebr\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra. Ai nuk do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb\".\n17:19 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj, betimin tim q\u00eb ai ka p\u00ebr\u00e7muar dhe bes\u00eblidhjen time q\u00eb ai ka shkelur, do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb bien mbi kok\u00ebn e tij.\n17:20 Do t\u00eb shtrij mbi t\u00eb rrjet\u00ebn time dhe do t\u00eb kapet n\u00eb lakun tim. Do ta \u00e7oj n\u00eb Babiloni dhe aty do t\u00eb ekzekutoj mbi t\u00eb vendimin p\u00ebr tradh\u00ebtin\u00eb e kryer kund\u00ebr meje.\n17:21 T\u00ebr\u00eb ikanak\u00ebt bashk\u00eb me formacionet e tij do t\u00eb bien nga shpata, nd\u00ebrsa ata q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb gjitha er\u00ebrave. K\u00ebshtu do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb, Zoti, kam folur\".\n17:22 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Do t\u00eb marr nj\u00eb deg\u00ebz nga maja e kedrit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe do ta mbjell; nga maja e deg\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb reja do t\u00eb k\u00ebpus nj\u00eb deg\u00ebz t\u00eb njom\u00eb dhe do ta mbjell mbi nj\u00eb mal t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb ngritur.\n17:23 Do ta mbjell mbi malin e lart\u00eb t\u00eb Izraelit; do t\u00eb l\u00ebshoj deg\u00eb, do t\u00eb b\u00ebj fryte dhe do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb ked\u00ebr i mrekulluesh\u00ebm. N\u00ebn t\u00eb do t\u00eb banojn\u00eb zogj t\u00eb \u00e7do lloji; ata do t\u00eb banojn\u00eb n\u00ebn hijen e deg\u00ebve t\u00eb tij.\n17:24 K\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb drur\u00ebt e fush\u00ebs do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se un\u00eb, Zoti, kam ulur drurin e lart\u00eb dhe kam ngritur drurin e ul\u00ebt, kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb thahet druri i gjelb\u00ebr dhe t\u00eb mbij\u00eb druri i that\u00eb. Un\u00eb Zoti, kam folur dhe do ta b\u00ebj\".\n18:1 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n18:2 \"\u00c7far\u00eb keni nd\u00ebr mend kur p\u00ebrdorni k\u00ebt\u00eb proverb lidhur me vendin e Izraelit duke th\u00ebn\u00eb: \"Et\u00ebrit kan\u00eb ngr\u00ebn\u00eb rrushin e papjekur dhe dh\u00ebmb\u00ebt e bijve t\u00eb tyre jan\u00eb mpir\u00eb\"?\n18:3 Ashtu si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"nuk do ta p\u00ebrdorni m\u00eb k\u00ebt\u00eb proverb n\u00eb Izrael.\n18:4 Ja, t\u00eb gjith\u00eb shpirt\u00ebrat jan\u00eb t\u00eb mit\u00eb; si shpirti i atit ashtu dhe shpirti i birit jan\u00eb t\u00eb mit\u00eb. Shpirti q\u00eb m\u00ebkaton ka p\u00ebr t\u00eb vdekur.\n18:5 N\u00eb qoft\u00eb se dikush \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe zbaton ndershm\u00ebrin\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb,\n18:6 n\u00eb se nuk ha n\u00eb male dhe nuk ngre syt\u00eb tek idhujt e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit, n\u00eb rast se nuk prek gruan dhe fqinj\u00ebt t\u00eb tij dhe nuk i afrohet nj\u00eb gruaje kur ajo \u00ebsht\u00eb e papast\u00ebr,\n18:7 n\u00eb rast se nuk shtyp k\u00ebrk\u00ebnd, n\u00eb qoft\u00eb se i kthen huamarr\u00ebsit pengun e tij, n\u00eb qoft\u00eb se nuk kryen asnj\u00eb grabitje, n\u00eb rast se i jep buk\u00ebn e tij t\u00eb uriturit dhe mbulon me rroba at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb lakuriq,\n18:8 n\u00eb rast se nuk jep hua me kamat\u00eb dhe nuk jep me fajde, n\u00eb rast se heq dor\u00eb nga paudh\u00ebsia, dhe gjykon me paan\u00ebsi midis burrit dhe burrit,\n18:9 n\u00eb rast se ec\u00ebn sipas statuteve t\u00eb mia duke vepruar me besnik\u00ebri, ai \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe me siguri ka p\u00ebr t\u00eb jetuar\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n18:10 Por n\u00eb qoft\u00eb se i ka lindur nj\u00eb bir q\u00eb p\u00ebrdor dhun\u00eb, q\u00eb derdh gjak dhe i b\u00ebn t\u00eb v\u00ebllait ndonj\u00eb nga k\u00ebto gj\u00ebra,\n18:11 (nd\u00ebrsa i ati nuk ka kryer asnj\u00eb nga k\u00ebto gj\u00ebra), dhe ha n\u00eb male dhe prek bashk\u00ebshorten e fqinjit t\u00eb tij,\n18:12 shtyp t\u00eb varf\u00ebrin dhe nevojtarin, kryen grabitje, nuk e kthen pengun, ngre syt\u00eb ndaj idhujve, kryen veprime t\u00eb neveritshme,\n18:13 jep me kamat\u00eb dhe me fajde, a do t\u00eb jetoj\u00eb vall\u00eb ai? Ai nuk do t\u00eb jetoj\u00eb. Duke qen\u00eb se ka kryer t\u00ebr\u00eb k\u00ebto veprime t\u00eb neveritshme ai ka p\u00ebr t\u00eb vdekur me siguri; gjaku i tij do t\u00eb bjer\u00eb mbi t\u00eb.\n18:14 Por n\u00eb rast se atij i lind nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb, duke par\u00eb t\u00ebr\u00eb m\u00ebkatet e kryera nga i ati, i kupton, por nuk i kryen,\n18:15 nuk ha n\u00eb male, nuk i ngre syt\u00eb nga idhujt e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit, nuk prek gruan e fqinjit,\n18:16 nuk shtyp njeri, nuk merr pengje, nuk kryen grabitje, por i jep buk\u00ebn e tij t\u00eb uriturit, vesh me rroba at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb lakuriq,\n18:17 e p\u00ebrmban dor\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos shtyp\u00eb t\u00eb varf\u00ebrin, nuk merr as kamat\u00eb as fajde, respekton dekretet e mia dhe ec\u00ebn n\u00eb statutet e mia, ai nuk ka p\u00ebr t\u00eb vdekur p\u00ebr shkak t\u00eb paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb atit t\u00eb tij; ai me siguri ka p\u00ebr t\u00eb jetuar.\n18:18 I ati, p\u00ebrkundrazi, duke qen\u00eb se ka shtypur dhe ka kryer grabitje n\u00eb d\u00ebm t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij dhe ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb tij, ja, ai do t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij.\n18:19 Megjithat\u00eb ju thoni: \"Pse biri nuk mbart paudh\u00ebsin\u00eb e atit?\". Duke qen\u00eb se djali zbaton barazin\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb, respekton t\u00eb gjitha statutet e mia dhe i v\u00eb n\u00eb praktik\u00eb, ai me siguri ka p\u00ebr t\u00eb jetuar.\n18:20 Shpirti q\u00eb m\u00ebkaton do t\u00eb vdes\u00eb, i biri nuk do t\u00eb mbart\u00eb paudh\u00ebsin\u00eb e atit dhe ati nuk do t\u00eb mbart\u00eb paudh\u00ebsin\u00eb e birit; drejt\u00ebsia e t\u00eb drejtit do t\u00eb jet\u00eb mbi t\u00eb, pabesia e t\u00eb pabesit do t\u00eb bien mbi t\u00eb.\n18:21 N\u00eb rast se i pabesi largohet nga t\u00eb gjitha m\u00ebkatet q\u00eb kryente, n\u00eb rast se respekton t\u00eb gjitha statutet e mija dhe zbaton barazin\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb, ai me siguri ka p\u00ebr t\u00eb jetuar; nuk ka p\u00ebr t\u00eb vdekur.\n18:22 Asnj\u00eb nga shkelje q\u00eb ka kryer nuk do t'i kujtohet atij; ai do t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb zbaton.\n18:23 A ndjej vall\u00eb g\u00ebzim nga vdekja e t\u00eb pabesit?\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"apo p\u00ebrkundrazi q\u00eb ai t\u00eb kthehet nga rrug\u00ebt e tij dhe t\u00eb jetoj\u00eb?\n18:24 Por n\u00eb rast se i drejti largohet nga drejt\u00ebsia e tij dhe kryen paudh\u00ebsin\u00eb dhe imiton t\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat e neveritshme q\u00eb kryen i pabesi, a do t\u00eb jetoj\u00eb vall\u00eb ai? N\u00eb rast se t\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsia q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nuk do t\u00eb kujtohet m\u00eb; p\u00ebr shkeljen q\u00eb ka kryer dhe m\u00ebkatin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, ai ka p\u00ebr t\u00eb vdekur, p\u00ebr shkak t\u00eb tyre.\n18:25 Megjithat\u00eb ju thoni: \"Rruga e Zotit nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb\". D\u00ebgjoni tani, o sht\u00ebpi e Izraelit: \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht rruga ime q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb ose jan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr rrug\u00ebt tuaja q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb drejta?\n18:26 N\u00eb rast se i drejti largohet nga drejt\u00ebsia e tij dhe kryen paudh\u00ebsi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak vdes, ai vdes nga paudh\u00ebsia q\u00eb ka kryer.\n18:27 P\u00ebrkundrazi, n\u00eb se i pabesi largohet nga pabesia q\u00eb ndiqte dhe zbaton barazin\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb, ai do ta shp\u00ebtoj\u00eb shpirtin e tij.\n18:28 Duke qen\u00eb se ka marr\u00eb parasysh t\u00eb largohet nga t\u00eb gjitha shkeljet q\u00eb kryente, ai ka p\u00ebr t\u00eb jetuar me siguri; nuk ka p\u00ebr t\u00eb vdekur.\n18:29 Megjithat\u00eb sht\u00ebpia e Izraelit thot\u00eb: \"Rruga e Zotit nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb\". A jan\u00eb pik\u00ebrisht rrug\u00ebt e mia q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb drejta, o sht\u00ebpi e Izraelit, jan\u00eb m\u00eb tep\u00ebr rrug\u00ebt tuaja q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb drejta?\n18:30 Prandaj do ta gjykoj secilin prej jush sipas rrug\u00ebve t\u00eb tij, o sht\u00ebpi e Izraelit\", thot\u00eb Zoti, Zoti. \"Pendohuni dhe braktisni t\u00ebr\u00eb shkeljet tuaja, k\u00ebshtu paudh\u00ebsia nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb p\u00ebr ju shkak shkat\u00ebrrimi.\n18:31 Flakni larg jush t\u00ebr\u00eb shkeljet tuaja q\u00eb keni kryer dhe b\u00ebjini vetes nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb re dhe nj\u00eb shpirt t\u00eb ri. Pse vall\u00eb doni t\u00eb vdisni, o sht\u00ebpi e Izraelit?\n18:32 Un\u00eb n\u00eb fakt nuk ndjej asnj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi me vdekjen e atij q\u00eb vdes\" thot\u00eb Zoti, Zoti. \"Nd\u00ebrroni rrug\u00eb, pra, dhe do t\u00eb jetoni\".\n19:1 Ti larto nj\u00eb vajtim mbi princat e Izraelit dhe thuaj:\n19:2 \"\u00c7'ishte n\u00ebna jote? Nj\u00eb luanesh\u00eb: rrinte shtrir\u00eb midis luan\u00ebve, rriste t\u00eb vegj\u00eblit e saj n\u00eb mes t\u00eb luan\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl.\n19:3 Rriti nj\u00eb nga t\u00eb vegj\u00eblit e saj q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb luan i vog\u00ebl; m\u00ebsoi t\u00eb shqyej\u00eb pren\u00eb dhe p\u00ebrlau njer\u00ebz.\n19:4 Edhe kombet d\u00ebgjuan t\u00eb flitet p\u00ebr t\u00eb; ai u kap n\u00eb grop\u00ebn e tyre dhe e \u00e7uan t\u00eb lidhur n\u00eb vendin e Egjiptit.\n19:5 Kur ajo pa q\u00eb pritja po zgjatej dhe shpresa e saj ishte e humbur, mori nj\u00eb tjet\u00ebr nga t\u00eb vegj\u00eblit e saj dhe e rriti sa u b\u00eb nj\u00eb luan i vog\u00ebl.\n19:6 Ai shkonte dhe vinte midis luan\u00ebve; u b\u00eb nj\u00eb luan i vog\u00ebl, m\u00ebsoi t\u00eb shqyej\u00eb pren\u00eb dhe p\u00ebrlau njer\u00ebz.\n19:7 M\u00ebsoi vendet e tyre t\u00eb shkretuara dhe shkat\u00ebrroi qytetet e tyre; vendi e gjith\u00e7ka q\u00eb kishte u shkretua nga zhurma e vrumbullimit t\u00eb tij.\n19:8 Por kund\u00ebr tij erdh\u00ebn kombet e t\u00eb gjitha krahinave fqinje, vendos\u00ebn kund\u00ebr tij rrjet\u00ebn e tyre dhe ai u kap n\u00eb grop\u00ebn e tyre.\n19:9 E vun\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb nj\u00eb kafaz dhe e \u00e7uan te mbreti i Babilonis\u00eb; e \u00e7uan n\u00eb nj\u00eb fortes\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb z\u00ebri i tij t\u00eb mos d\u00ebgjohej m\u00eb mbi malet e Izraelit.\n19:10 N\u00ebna jote ishte si nj\u00eb hardhi e mbjell\u00eb pran\u00eb ujrave; ishte e harlisur dhe kishte shum\u00eb deg\u00eb nga uji i bollsh\u00ebm.\n19:11 Kishte deg\u00eb t\u00eb forta t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr skeptra mbret\u00ebror\u00eb, ishte ngjitur lart midis deg\u00ebve gjetheshum\u00eb dhe shquhej n\u00eb shtatin e saj p\u00ebr deg\u00ebt e shumta t\u00eb saj.\n19:12 Por u \u00e7rr\u00ebnjos me t\u00ebrbim dhe u hodh p\u00ebr tok\u00eb; era e lindjes ia thau frytin; deg\u00ebt e saj t\u00eb forta u shk\u00ebput\u00ebn dhe u than\u00eb, zjarri i p\u00ebrpiu.\n19:13 Tani \u00ebsht\u00eb mbjell\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb that\u00eb dhe t\u00eb etur p\u00ebr uj\u00eb;\n19:14 Nj\u00eb zjarr ka dal\u00eb nga nj\u00eb shermend i deg\u00ebve t\u00eb saj dhe ka p\u00ebrpir\u00eb frytin e saj; n\u00eb t\u00eb nuk ka m\u00eb asnj\u00eb deg\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr skeptra mbret\u00ebror\u00eb\". Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vajtim dhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vajtim.\n20:1 Ja, ndodhi n\u00eb vitin e shtat\u00eb, m\u00eb dhjet\u00eb t\u00eb muajit t\u00eb pest\u00eb, q\u00eb disa nga pleqt\u00eb e Izraelit erdh\u00ebn t\u00eb konsultohen me Zotin dhe u ul\u00ebn para meje.\n20:2 Pastaj fjala e Zotit m'u drejtua, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb:\n20:3 \"Bir njeriu, folu pleqve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: A keni ardhur t\u00eb m\u00eb konsultoni? Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj, nuk do t\u00eb lejoj t\u00eb konsultohem prej jush\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n20:4 \"A do t'i gjykosh, a do t'i gjykosh, bir njeriu? B\u00ebji t\u00eb njohin veprimet e neveritshme t\u00eb et\u00ebrve t\u00eb tyre,\n20:5 dhe u thuaj atyre: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Dit\u00ebn kur zgjodha Izraelin dhe ngrita dor\u00ebn p\u00ebr betim pasardh\u00ebsve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Jakobit dhe e b\u00ebra veten t\u00eb njohur n\u00eb vendin e Egjiptit, ngrita dor\u00ebn p\u00ebr\n20:6 At\u00eb dit\u00eb ngrita dor\u00ebn duke ju betuar atyre se do t'i nxirrja nga vendi i Egjiptit dhe do t'i \u00e7oja n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb kisha v\u00ebzhguar p\u00ebr ta ku rrjedh qum\u00ebsht dhe mjalt\u00eb, lavdia e t\u00eb gjitha vendeve.\n20:7 Pastaj u thash\u00eb atyre: Secili t\u00eb flak\u00eb gj\u00ebrat e neveritshme q\u00eb jan\u00eb para syve t\u00eb tij dhe mos u ndotni me idhujt e Egjiptit. Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj.\n20:8 Por ata u rebeluan kund\u00ebr meje dhe nuk desh\u00ebn t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb; asnj\u00eb prej tyre nuk flaku gj\u00ebrat e neveritshme q\u00eb ishin para syve t\u00eb tyre dhe nuk braktisi idhujt e Egjiptit. At\u00ebher\u00eb vendosa t\u00eb derdh mbi ta t\u00ebrbimin tim dhe t\u00eb shfryj mbi ta zem\u00ebrimin tim n\u00eb mes t\u00eb vendit t\u00eb Egjiptit.\n20:9 Megjithat\u00eb veprova p\u00ebr hir t\u00eb emrit tim, me q\u00ebllim q\u00eb ai t\u00eb mos p\u00ebrdhosej para kombeve n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve ata ndodheshin, n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve m\u00eb kishin njohur, p\u00ebr t'i nxjerr\u00eb nga vendi i Egjiptit.\n20:10 K\u00ebshtu i nxora nga vendi i Egjiptit dhe i \u00e7ova n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb.\n20:11 U dhash\u00eb atyre statutet e mia dhe u b\u00ebra t\u00eb njohura dekretet e mia, duke respektuar t\u00eb cilat, njeriu do t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebr ato.\n20:12 Gjithashtu u dhash\u00eb atyre t\u00eb shtunat e mia, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ishin nj\u00eb sh\u00ebnj\u00eb midis meje dhe atyre, dhe q\u00eb t\u00eb njihnin q\u00eb un\u00eb jam Zoti q\u00eb i shenjt\u00ebroj.\n20:13 Por sht\u00ebpia e Izraelit u rebelua kund\u00ebr meje n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb; nuk eci sipas statuteve t\u00eb mia dhe hodhi posht\u00eb dekretet e mia, duke respektuar t\u00eb cilat njeriu do t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebr ato, dhe p\u00ebrdhos\u00ebn me t\u00eb madhe t\u00eb shtunat e mia. K\u00ebshtu un\u00eb vendosa t\u00eb hedh mbi ta zem\u00ebrimin tim p\u00ebr ti zhdukur n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb.\n20:14 Megjithat\u00eb un\u00eb veprova p\u00ebr hir t\u00eb emrit tim, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrdhosej p\u00ebrpara kombeve, n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve un\u00eb i kisha b\u00ebr\u00eb t\u00eb dalin nga Egjipti.\n20:15 Ngrita madje dor\u00ebn n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, duke u betuar se nuk do t'i b\u00ebja t\u00eb hynin n\u00eb vendin q\u00eb u kisha dh\u00ebn\u00eb atyre, ku rrjedh qum\u00ebsht dhe mjalt\u00eb, lavdia e t\u00eb gjitha vendeve,\n20:16 sepse kishin hedhur posht\u00eb dekretet e mia, nuk kishin ecur sipas statuteve t\u00eb mia dhe kishin p\u00ebrdhosur t\u00eb shtunat e mia, sepse zemra e tyre shkonte pas idhujve t\u00eb tyre.\n20:17 Megjithat\u00eb syri im i fali nga shkat\u00ebrrimi dhe nuk i shfarosa krejt n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb.\n20:18 Pastaj u thash\u00eb bijve t\u00eb tyre n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb: \"Mos ecni sipas statuteve t\u00eb et\u00ebrve tuaj, mos respektoni dekretet e tyre dhe mos u ndotni me idhujt e tyre.\n20:19 Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj; ecni sipas statuteve t\u00eb mia, respektoni dekretet e mia dhe i vini n\u00eb praktik\u00eb,\n20:20 shenjt\u00ebroni t\u00eb shtunat e mia dhe ato le t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb midis meje dhe jush, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ju t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj\".\n20:21 Por bijt\u00eb u rebeluan kund\u00ebr meje; nuk ec\u00ebn sipas statuteve t\u00eb mia, nuk respektuan dekretet e mia p\u00ebr t'i v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb, duke i respektuar t\u00eb cilat njeriu do t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebr to; p\u00ebrdhos\u00ebn t\u00eb shtunat e mia, dhe k\u00ebshtu vendosa t\u00eb derdh mbi ta t\u00ebrbimin tim dhe t\u00eb shfryj mbi ta zem\u00ebrimin tim n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb.\n20:22 Megjithat\u00eb un\u00eb e t\u00ebrhoqa dor\u00ebn dhe veprova p\u00ebr hir t\u00eb emrit tim, me q\u00ebllim q\u00eb ai t\u00eb mos p\u00ebrdhosej p\u00ebrpara kombeve, n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve i kisha nxjerr\u00eb nga Egjipti.\n20:23 Por ngrita dor\u00ebn n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, duke u betuar q\u00eb do t'i shp\u00ebrndaja midis kombeve dhe do t'i hallakatja n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb vendet,\n20:24 Sepse nuk vinin n\u00eb jet\u00eb dekretet e mia, por i hidhnin posht\u00eb statutet e mia, p\u00ebrdhosnin t\u00eb shtunat e mia dhe syt\u00eb e tyre ishin drejtuar te idhujt e et\u00ebrve t\u00eb tyre.\n20:25 Prandaj u dhash\u00eb statute jo t\u00eb mira dhe dekrete me t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb jetonin;\n20:26 dhe i molepsa me vet\u00eb dhuratat e tyre, me qen\u00eb se ata kalonin n\u00ebp\u00ebr zjarr \u00e7do t\u00eb par\u00eblindur t\u00eb tyre, p\u00ebr t'i katandisur n\u00eb shkretim t\u00eb plot\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb pranonin q\u00eb un\u00eb jam Zoti.\n20:27 Prandaj bir njeriu, foli sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit dhe i thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zotit. Et\u00ebrit tuaj m\u00eb kan\u00eb fyer edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke u sjell\u00eb pabesisht me mua:\n20:28 mbasi i futa n\u00eb vendin p\u00ebr t\u00eb cilin kisha ngritur dor\u00ebn dhe isha betuar, ata i kthyen syt\u00eb n\u00eb \u00e7do kod\u00ebr t\u00eb lart\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do dru gjetheshum\u00eb dhe atje ofruan flijimet e tyre dhe paraqit\u00ebn ofertat e tyre provokuese; atje vun\u00eb parfumet e tyre me er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme dhe atje derdh\u00ebn libacionet e tyre.\n20:29 At\u00ebher\u00eb u thash\u00eb atyre: \u00c7'\u00ebsht\u00eb vendi i lart\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin shkoni? K\u00ebshtu vazhdojn\u00eb ta quajn\u00eb \"vendi i lart\u00eb\" deri dit\u00ebn e sotme.\n20:30 Prandaj i thuaj sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: A doni t\u00eb ndoteni duke ndjekur rrug\u00ebn e et\u00ebrve tuaj dhe t\u00eb kurv\u00ebroheni me idhujt e tyre t\u00eb urrejtsh\u00ebm?\n20:31 N\u00eb fakt kur ofroni dhuratat tuaja dhe kaloni n\u00ebp\u00ebr zjarr bijt tuaj, ju e ndotni veten deri dit\u00ebn e sotme me t\u00eb gjith\u00eb idhujt tuaj. Prandaj nuk do t\u00eb lejoj t\u00eb konsultohem nga ju, o sht\u00ebpi e Izraelit. Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"un\u00eb nuk do t\u00eb lejoj t\u00eb konsultohem nga ju.\n20:32 Dhe nuk do t\u00eb ndodh\u00eb aspak ajo q\u00eb ju shkon nd\u00ebr mend, kur thoni: \"Ne jemi si kombet, si familjet e vendeve t\u00eb tjera, q\u00eb i ngren\u00eb kult drurit dhe gurit\"\".\n20:33 \"Si\u00e7 \u00ebsthe e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"un\u00eb do t\u00eb mbret\u00ebroj mbi ju me dor\u00eb t\u00eb fort\u00eb, me krahun e shtrir\u00eb dhe me nj\u00eb t\u00ebrbim t\u00eb shfrenuar.\n20:34 Do t'ju nxjerr nga mesi i popujve dhe do t'ju mbledh nga vendet n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jeni shp\u00ebrndar\u00eb me dor\u00eb t\u00eb fort\u00eb, me krah\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb dhe me t\u00ebrbim t\u00eb shfrenuar,\n20:35 dhe do t'ju \u00e7oj n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e popujve, dhe atje do t\u00eb zbatoj gjykimin tim mbi ju, ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb.\n20:36 Ashtu si\u00e7 e zbatova gjykimin tim mbi et\u00ebrit tuaj n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e vendit t\u00eb Egjiptit, k\u00ebshtu do ta zbatoj gjykimin tim mbi ju\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n20:37 \"Do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb kaloni n\u00ebn shuf\u00ebr dhe do t'ju kthej n\u00eb detyrimet e bes\u00eblidhjes.\n20:38 Do t\u00eb ndaj nga ju rebel\u00ebt dhe ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pabes\u00eb ndaj meje; do t'i nxjerr nga vendi ku banojn\u00eb, por nuk do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vendin e Izraelit; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti.\n20:39 Ju, pra, sht\u00ebpia e Izraelit\", k\u00ebshtu flet Zoti, Zoti: \"Shkoni, u sh\u00ebrbeni secili idhujve tuaj; por pastaj do t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjoni dhe nuk do t\u00eb p\u00ebrdhosni m\u00eb emrin tim t\u00eb shenjt\u00eb me dhuratat tuaja dhe me idhujt tuaj.\n20:40 Sepse mbi malin tim t\u00eb shenjt\u00eb, mbi malin e lart\u00eb t\u00eb Izraelit\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"atje t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpia e Izraelit, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb vend, do t\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb; atje do t\u00eb k\u00ebnaqem me ta, do t\u00eb k\u00ebrkoj ofertat tuaja dhe dhuratat tuaja prodhimet e hershme s\u00eb bashku m\u00eb t\u00eb gjitha sendet tuaja t\u00eb shenjt\u00ebruara.\n20:41 Un\u00eb do t\u00eb k\u00ebnaqem me ju si me nj\u00eb parfum me er\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, kur do t'ju nxjerr nga mesi i popujve dhe t'ju mbledh nga vendet ku keni qen\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb; dhe do t\u00eb shenjt\u00ebrohem tek ju para syve t\u00eb kombeve.\n20:42 Ju do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti, kur do t'ju \u00e7oj n\u00eb tok\u00ebn e Izraelit, n\u00eb vendin p\u00ebr t\u00eb cilin kisha ngritur dor\u00ebn dhe isha betuar t'ia jepja et\u00ebrve tuaj.\n20:43 Atje do t\u00eb kujtoni sjelljen tuaj dhe t\u00eb gjitha veprimet me t\u00eb cilat jeni ndotur dhe do t\u00eb ndjeni neveri p\u00ebr veten tuaj p\u00ebr t\u00eb gjitha lig\u00ebsit\u00eb q\u00eb keni kryer.\n20:44 K\u00ebshtu do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti, kur do t\u00eb veproj me ju p\u00ebr hir t\u00eb emrit tim dhe jo sipas sjelljes suaj t\u00eb keqe dhe as sipas veprimeve tuaja t\u00eb korruptuara, o sht\u00ebpi e Izraelit\", thot\u00eb Zoti, Zoti\".\n20:45 aaa see Fjala e Zotit m'u drejtua duke th\u00ebn\u00eb:\n20:46 aaa see \"Bir njeriu, kthe fytyr\u00ebn nga jugu, fol hapur kund\u00ebr jugut dhe profetizo kund\u00ebr pyllit t\u00eb fush\u00ebs, Negevit,\n20:47 aaa see dhe i thuaj pyllit t\u00eb Negevit: D\u00ebgjo fjal\u00ebn e Zotit. K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: un\u00eb po ndez te ti nj\u00eb zjarr q\u00eb do t\u00eb gllab\u00ebroj\u00eb \u00e7do dru t\u00eb blert\u00eb dhe \u00e7do dru t\u00eb that\u00eb; flaka e zjarrt\u00eb nuk do t\u00eb shuhet dhe \u00e7do fytyr\u00eb nga veriu n\u00eb jug do t\u00eb digjet.\n20:48 aaa see \u00c7do mish do ta shoh\u00eb q\u00eb un\u00eb, Zoti, e kam ndezur; nuk do t\u00eb shuhet\".\n20:49 aaa see At\u00ebher\u00eb thash\u00eb: \"Ah, Zot, Zot, ata thon\u00eb p\u00ebr mua: \"A nuk flet ky me sh\u00ebmb\u00eblltyra?\"\n21:1 aaa see Fjala e t\u00eb Amshueshmit m'u drejtua akoma, duke th\u00ebn\u00eb:\n21:2 aaa see \"Bir njeriu, kthe fytyr\u00ebn nga Jeruzalemi, fol hapur kund\u00ebr vendeve t\u00eb shenjta dhe profetizo kund\u00ebr vendit t\u00eb Izraelit;\n21:3 aaa see dhe i thuaj vendit t\u00eb Izraelit: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti: Ja un\u00eb jam kund\u00ebr teje, do t\u00eb nxjerr shpat\u00ebn time nga milli i saj dhe do t\u00eb k\u00ebpus nga ti t\u00eb drejt\u00ebt dhe t\u00eb k\u00ebqinjt\u00eb.\n21:4 aaa see Duke qen\u00eb se dua t\u00eb k\u00ebpus nga ty t\u00eb drejt\u00ebt dhe t\u00eb k\u00ebqinjt\u00eb, shpata ime do t\u00eb dal\u00eb nga milli i saj kund\u00ebr \u00e7do mishi nga jugu n\u00eb veri.\n21:5 aaa see K\u00ebshtu \u00e7do mish do t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb un\u00eb, Zoti, kam nxjerr\u00eb shpat\u00ebn nga milli i saj dhe nuk do t\u00eb hyj\u00eb m\u00eb n\u00eb t\u00eb.\n21:6 aaa see Prandaj ti, bir njeriu, vajto me ij\u00ebt e thyer dhe vajto me dhembje para syve t\u00eb tyre.\n21:7 aaa see Do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb kur t\u00eb t\u00eb pyesin: \"Pse vajton?\", do t\u00eb p\u00ebrgjigjesh: \"P\u00ebr lajmin q\u00eb po vjen, \u00e7do zem\u00ebr do t\u00eb tretet, t\u00eb gjitha duart do t\u00eb dob\u00ebsohen, t\u00eb gjith\u00eb shpirt\u00ebrat do t\u00eb lig\u00ebshtohen dhe t\u00eb gjithe gjunj\u00ebt do t\u00eb shkrihen si uji\". Ja, gj\u00ebja po vjen dhe do t\u00eb kryhet\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n21:8 aaa see Fjala e Zoti m'u drejtua p\u00ebrs\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb:\n21:9 aaa see \"Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti. Thuaj: Nj\u00eb shpat\u00eb, nj\u00eb shpat\u00eb \u00ebsht\u00eb mprehur e madje shndrit,\n21:10 aaa see \u00ebsht\u00eb mprehur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb masak\u00ebr t\u00eb madhe dhe \u00ebsht\u00eb e mprehur q\u00eb t\u00eb vet\u00ebtij\u00eb. A mund t\u00eb g\u00ebzohemi vall\u00eb? Ju p\u00ebr\u00e7moni skeptrin e birit tim sikur t\u00eb ishte nj\u00eb dru \u00e7far\u00ebdo.\n21:11 aaa see Zoti e ka dh\u00ebn\u00eb ta lustrojn\u00eb p\u00ebr ta rrokur n\u00eb dor\u00eb; shpata \u00ebsht\u00eb mprehur dhe lustruar p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb atij q\u00eb vret.\n21:12 aaa see Klith dhe b\u00ebrtit, bir njeriu, sepse do t\u00eb p\u00ebrdoret kund\u00ebr popullit tim, kund\u00ebr t\u00ebr\u00eb princave t\u00eb Izraelit; ata do t\u00eb dor\u00ebzohen n\u00eb pushtetin e shpat\u00ebs bashk\u00eb me popullin tim. Prandaj rrihe kofsh\u00ebn t\u00ebnde,\n21:13 aaa see sepse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodhte sikur t\u00eb mos ishte m\u00eb as skeptri p\u00ebrbuz\u00ebs?\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n21:14 aaa see \"Prandaj ti, bir njeriu, profetizo dhe rrih duart; l\u00ebre q\u00eb shpata t\u00eb dyfishoj\u00eb dhe t\u00eb trefishoj\u00eb goditjet e saj: \u00ebsht\u00eb shpata e masakr\u00ebs s\u00eb madhe, q\u00eb i rrethon nga \u00e7do an\u00eb.\n21:15 aaa see Kam kthyer maj\u00ebn e shpat\u00ebs kund\u00ebr t\u00eb gjitha portave t\u00eb tyre, me q\u00ebllim q\u00eb zemra e tyre t\u00eb tretet dhe shum\u00eb t\u00eb bien. Ah, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shk\u00eblqyer, \u00ebsht\u00eb mprehur p\u00ebr masakr\u00ebn.\n21:16 aaa see Shpat\u00eb, ji e pam\u00ebshirshme; kthehu m\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, kthehu n\u00eb t\u00eb majt\u00eb, kudo ku drejtohet tehu yt.\n21:17 aaa see Edhe un\u00eb do t\u00eb rrah duart dhe do t\u00eb shfryj t\u00ebrbimin tim. Un\u00eb, Zoti, kam folur\".\n21:18 aaa see Fjala e Zotit m'u drejtua p\u00ebrs\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb:\n21:19 aaa see \"Ti, bir njeriu, sh\u00ebno dy rrug\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat t\u00eb kaloj\u00eb shpata e mbretit t\u00eb Babilonis\u00eb; do t\u00eb nisen q\u00eb t\u00eb dyja nga i nj\u00ebjti vend. V\u00ebr nj\u00eb tregues rrugor, v\u00ebre n\u00eb krye t\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb qytet.\n21:20 aaa see Sh\u00ebno nj\u00eb rrug\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shpata t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Rabah, qytet i bijve t\u00eb Amonit, dhe nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr n\u00eb Jud\u00eb, kund\u00ebr Jeruzalemit, qytet i fortifikuar.\n21:21 aaa see N\u00eb fakt mbreti i Babilonis\u00eb q\u00ebndron n\u00eb kryq\u00ebzimin e rrug\u00ebs, n\u00eb krye t\u00eb dy rrug\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shortari: ai tund shigjetat, konsulton idhujt sht\u00ebpiak\u00eb, shqyrton m\u00ebl\u00e7in\u00eb.\n21:22 aaa see N\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb tij p\u00ebrgjigja e shortaris\u00eb tregon Jeruzalemin p\u00ebr t\u00eb vendosur desht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb hapur goj\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb urdh\u00ebruar masakr\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb ngritur z\u00ebrin me klithma lufte, p\u00ebr t'i vendosur desht\u00eb kund\u00ebr portave, p\u00ebr t\u00eb ngritur ledhe dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kulla.\n21:23 aaa see Por p\u00ebr ta kjo do t\u00eb jet\u00eb si nj\u00eb shortari e rrem\u00eb n\u00eb syt\u00eb e atyre q\u00eb u jan\u00eb betuar. Por ai do t\u00eb kujtohet p\u00ebr paudh\u00ebsit\u00eb e tyre, me q\u00ebllim q\u00eb t'i kapin\".\n21:24 aaa see Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Duke qen\u00eb se keni b\u00ebr\u00eb t\u00eb kujtohet paudh\u00ebsia juaj, duke qen\u00eb se shkeljet tuaja dol\u00ebn sheshit dhe m\u00ebkatet tuaja u zbuluan n\u00eb t\u00eb gjitha veprimet tuaja; duke qen\u00eb se ju kan\u00eb kujtuar, do t\u00eb kapeni nga dora e armikut.\n21:25 aaa see Dhe ti, o princ i korruptuar dhe i keq i Izraelit, dita e t\u00eb cilit erdhi n\u00eb koh\u00ebn e nd\u00ebshkimit p\u00ebrfundimtar\",\n21:26 aaa see k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Hiqe \u00e7allm\u00ebn, hiqe kuror\u00ebn; gj\u00ebrat nuk do t\u00eb jen\u00eb po ato: ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb posht\u00eb do t\u00eb ngrihet dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb lart do t\u00eb ulet.\n21:27 aaa see Shkretim, shkretim, shkretim, un\u00eb do ta kryej. Dhe ajo nuk do t\u00eb restaurohet m\u00eb, deri sa t\u00eb vij\u00eb ai t\u00eb cilit i p\u00ebrket gjykimi dhe t\u00eb cilit do t'ja jap.\n21:28 aaa see Dhe ti, bir njeriu, profetizo dhe thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti, lidhur me bijt\u00eb e Amonit dhe lidhur me turpin e tyre dhe thuaj: Shpata, shpata \u00ebsht\u00eb zhveshur, \u00ebsht\u00eb lustruar p\u00ebr masakr\u00ebn, q\u00eb t\u00eb haj\u00eb, q\u00eb t\u00eb vet\u00ebtij\u00eb,\n21:29 aaa see nd\u00ebrsa kan\u00eb p\u00ebr ty vegime t\u00eb rreme dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ty shortari t\u00eb rreme, q\u00eb t\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb mbi qaf\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb k\u00ebqinj t\u00eb vrar\u00eb, dita e t\u00eb cil\u00ebve ka arritur koh\u00ebn e nd\u00ebshkimit p\u00ebrfundimtar.\n21:30 aaa see V\u00ebre p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb millin e saj. Un\u00eb do t\u00eb t\u00eb gjykoj po n\u00eb at\u00eb vend ku t\u00eb krijuan, n\u00eb vendin e prejardhjes sate.\n21:31 aaa see Do t\u00eb derdh mbi ty indinjat\u00ebn time, do t\u00eb fryj kund\u00ebr teje n\u00eb zjarrin e zem\u00ebrimit tim dhe do t\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoj n\u00eb duart e njer\u00ebzve brutal\u00eb, q\u00eb shkaktojn\u00eb shkat\u00ebrrime.\n21:32 aaa see Do t\u00eb b\u00ebhesh pre e zjarrit, gjaku yt do t\u00eb derdhet n\u00eb mes t\u00eb vendit; nuk do t\u00eb t\u00eb kujtojn\u00eb m\u00eb, sepse un\u00eb Zoti, fola\".\n22:1 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n22:2 \"Tani, bir njeriu, nuk do t\u00eb gjykosh ti, nuk do ta gjykosh qytetin gjakatar? B\u00ebji, pra, t\u00eb njohura t\u00eb gjitha veprimet e tij t\u00eb neveritshme.\n22:3 Pastaj thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Qyteti derdh gjak n\u00eb mes t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb koh\u00ebn e tij; p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj b\u00ebn idhuj kund\u00ebr vetvetes p\u00ebr t'u ndotur.\n22:4 P\u00ebr gjakun q\u00eb ke derdhur je b\u00ebr\u00eb fajtor dhe je ndotur p\u00ebr idhujt q\u00eb ke sajuar. Ke afruar dit\u00ebt e tua dhe ke arritur n\u00eb fund t\u00eb viteve t\u00eb tua; prandaj do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj turpin e kombeve dhe objekt talljeje p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet.\n22:5 Ata q\u00eb jan\u00eb af\u00ebr dhe ata q\u00eb jan\u00eb larg teje do t\u00eb tallen me ty o i molepsur p\u00ebr lavdi dhe plot \u00e7rregullim.\n22:6 Ja princat e Izraelit: secili ka p\u00ebrdorur pushtetin e tij p\u00ebr t\u00eb derdhur gjak te ti.\n22:7 Te ti p\u00ebr\u00e7mohet ati dhe n\u00ebna, n\u00eb mes teje shtypet i huaji, te ti keqtrajtohet jetimi dhe e veja.\n22:8 Ti ke p\u00ebr\u00e7mar gj\u00ebrat e mia t\u00eb shtr\u00ebnjta dhe ke p\u00ebrdhour t\u00eb shtunat e mia.\n22:9 Te ti ka njer\u00ebz q\u00eb shpifin p\u00ebr t\u00eb derdhur gjak, te ti ka njer\u00ebz q\u00eb han\u00eb mbi male, n\u00eb mes teje ka njer\u00ebz q\u00eb kryejn\u00eb kobe.\n22:10 Te ti zbulohet lakuriq\u00ebsia e atit, te ti posht\u00ebrohet gruaja gjat\u00eb papast\u00ebrtis\u00eb s\u00eb saj.\n22:11 Dikush kryen nj\u00eb veprim t\u00eb neveritsh\u00ebm me gruan e t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb tij, dikush tjet\u00ebr ndot me incest nusen e t\u00eb birit, nj\u00eb tjet\u00ebr akoma posht\u00ebron motr\u00ebn e tij, bij\u00ebn e atit t\u00eb tij.\n22:12 Te ti pranohen dhurata p\u00ebr t\u00eb derdhur gjak; ti k\u00ebrkon kamat\u00eb t\u00eb lart\u00eb, ti ke realizuar fitime nga i af\u00ebrti dhe m\u00eb ke harruar mua\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n22:13 \"Por ja, un\u00eb rrah duart p\u00ebr fitimin e pandersh\u00ebm q\u00eb ke nxjerr\u00eb dhe p\u00ebr gjakun e derdhur q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes teje.\n22:14 A do t\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb zemra jote ose a do t\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb forta duart e tua n\u00eb dit\u00ebt kur un\u00eb do t\u00eb veproj kund\u00ebr teje? Un\u00eb, Zoti, fola dhe do ta kryej.\n22:15 Un\u00eb do t\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndaj midis kombeve, do t\u00eb t\u00eb shkap\u00ebrdaj midis vendeve dhe do t\u00eb eleminoj papast\u00ebrtin\u00eb t\u00ebnde prej teje.\n22:16 Ti do t\u00eb p\u00ebrdhos\u00ebsh vetveten n\u00eb syt\u00eb e kombeve dhe do t\u00eb pranosh q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n22:17 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n22:18 \"Bir njeriu, sht\u00ebpia e Izraelit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua t\u00ebr\u00eb skorje: jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bronz, kallaj, hekur dhe plumb n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb furre; jan\u00eb b\u00ebr\u00eb skorje argj\u00ebndi\".\n22:19 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Duke qen\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb ju jeni b\u00ebr\u00eb skorje t\u00eb shumta, ja, un\u00eb do t'ju mbledh n\u00eb mes t\u00eb Jeruzalemit.\n22:20 Ashtu si mblidhet argj\u00ebndi, bronzi, hekuri, plumbi dhe kallaji n\u00eb mes t\u00eb furr\u00ebs dhe mbi ta i fryjn\u00eb zjarrit p\u00ebr t'i shkrir\u00eb, k\u00ebshtu n\u00eb zem\u00ebrimin tim dhe n\u00eb t\u00ebrbimin tim do t'ju mbledh, do t'ju fus atje dhe do t'ju shkrij.\n22:21 Do t'ju mbledh dhe do t\u00eb fryj mbi ju me zjarrin e zem\u00ebrimit tim dhe ju do t\u00eb shkriheni n\u00eb mes t\u00eb tij.\n22:22 Ashtu si shkrihet argjendi n\u00eb mes t\u00eb furr\u00ebs, k\u00ebshtu dhe ju do t\u00eb shkriheni n\u00eb mes t\u00eb qytetit; dhe do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb, Zoti, kam derdhur mbi ju t\u00ebrbimin tim\".\n22:23 Fjala e Zotit m'u drejtua p\u00ebrs\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb:\n22:24 \"Bir njeriu, i thuaj Jeruzalemit: Ti je nj\u00eb tok\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pastruar ose lagur nga shiu n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb indinjate.\n22:25 Komploti i profet\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb mes t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb luan q\u00eb ul\u00ebrin dhe shqyen gjahun, ata i gllab\u00ebrojn\u00eb njer\u00ebzit, p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb thesaret dhe gj\u00ebrat e \u00e7mueshme, shtojn\u00eb t\u00eb vejat n\u00eb mes t\u00eb tij.\n22:26 Prift\u00ebrinjt\u00eb e tij shkelin ligjin tim dhe p\u00ebrdhosin gj\u00ebrat e mia t\u00eb shenjta, nuk b\u00ebjn\u00eb dallim midis asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb dhe jo e shenjt\u00eb, nuk e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb njohur ndryshimin nd\u00ebrmjet t\u00eb papastr\u00ebs dhe t\u00eb pastr\u00ebs dhe i largojn\u00eb syt\u00eb nga t\u00eb shtunat e mia, prandaj jam p\u00ebrdhosur n\u00eb mes tyre.\n22:27 Krer\u00ebt e tij n\u00eb mes t\u00eb tij jan\u00eb si ujq\u00ebr q\u00eb shqyejn\u00eb gjahun p\u00ebr t\u00eb derdhur gjak, p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar shpirt\u00ebra, p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb fitim jo t\u00eb drejt\u00eb.\n22:28 Profet\u00ebt e tij suvatojn\u00eb p\u00ebr ata me lla\u00e7 q\u00eb nuk mban, duke pasur vegime t\u00eb rreme dhe duke shqiptuar shortari t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta p\u00ebr ta, dhe thon\u00eb: \"K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti\", nd\u00ebrsa Zoti nuk ka folur.\n22:29 Populli i vendit ushtron shtypjen, kryen grabitje, keqtrajton t\u00eb varf\u00ebrin dhe nevojtarin, shtyp t\u00eb huajin duke marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb.\n22:30 Un\u00eb k\u00ebrkova midis tyre nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb mur dhe t'i dilte p\u00ebr zot vendit, q\u00eb un\u00eb t\u00eb mos e shkat\u00ebrroja, por nuk e gjeta.\n22:31 Prandaj do t\u00eb derdh mbi ta indinjat\u00ebn time, do t'i konsumoj me zjarrin e zem\u00ebrimit tim dhe do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb mbi kryet e tyre sjellja e tyre\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n23:1 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb:\n23:2 \"Bir njeriu, na ishin dy gra, bija t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs n\u00ebn\u00eb,\n23:3 q\u00eb u kurv\u00ebruan n\u00eb Egjipt. U kurv\u00ebruan n\u00eb rinin\u00eb e tyre; aty u sht\u00ebrnguan gjit\u00eb e tyre dhe atje u sht\u00ebrngua gjiri i tyre virgj\u00ebror.\n23:4 Emrat e tyre jan\u00eb: Oholahu m\u00eb e madhja dhe Oholibahu e motra. Ato ishin t\u00eb miat dhe lind\u00ebn bij dhe bija. Emrat e tyre jan\u00eb: Oholahu \u00ebsht\u00eb Samaria, Oholibahu \u00ebsht\u00eb Jeruzalemi.\n23:5 Ndonse ishte imja, Oholahu u kurv\u00ebrua dhe mori zjarr p\u00ebr dashnor\u00ebt e saj, Asir\u00ebt q\u00eb ishin fqinj t\u00eb saj,\n23:6 t\u00eb veshur me purpur, qeveritar\u00eb dhe princa, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinj t\u00ebrheq\u00ebs, kalor\u00ebs t\u00eb hipur mbi kuaj.\n23:7 Ajo u kurv\u00ebrua me ta, me gjith\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Asiris\u00eb, dhe u ndot me t\u00eb gjith\u00eb ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ndez, bashk\u00eb me gjith\u00eb idhujt e tyre.\n23:8 Nuk braktisi kurv\u00ebrimet e Egjiptit, kur kish r\u00ebn\u00eb me t\u00eb gjat\u00eb rinis\u00eb s\u00eb saj, kishin sht\u00ebrnguar gjirin e saj t\u00eb virgj\u00ebr dhe kishin derdhur mbi t\u00eb kurv\u00ebrimet e tyre.\n23:9 Prandaj e braktisa n\u00eb dor\u00eb t\u00eb dashnor\u00ebve t\u00eb saj, n\u00eb dor\u00eb t\u00eb bijve t\u00eb Asiris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kishte marr\u00eb zjarr.\n23:10 Ata zbuluan lakuriq\u00ebsin\u00eb e saj, mor\u00ebn bijt\u00eb e saj dhe bijat e saj dhe i vran\u00eb me shpat\u00eb. Asaj i doli nami midis grave dhe zbatuan kund\u00ebr saj nd\u00ebshkimin.\n23:11 Motra e saj Oholibahu e pa k\u00ebt\u00eb, por n\u00eb dashurin\u00eb e saj u b\u00eb edhe m\u00eb e korruptuar nga ajo dhe kurv\u00ebrimet e saj qen\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija nga ato t\u00eb s\u00eb motr\u00ebs.\n23:12 U ndez p\u00ebr bijt\u00eb e Asiris\u00eb, fqinj t\u00eb saj, qeveritar\u00eb dhe princa t\u00eb veshur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, kalor\u00ebs t\u00eb hipur mbi kuaj, t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb rinj t\u00ebrheq\u00ebs.\n23:13 Un\u00eb pash\u00eb q\u00eb ishte molepsur, q\u00eb t\u00eb dyja ndiqnin po at\u00eb rrug\u00eb.\n23:14 Por ajo i shtoi kurv\u00ebrimet e saj; pa burra t\u00eb pikturuar mbi mur, figura t\u00eb Kaldeasve t\u00eb pikturuara n\u00eb t\u00eb kuq,\n23:15 me breza rreth ij\u00ebve, me \u00e7allma t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb kok\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb me pamje krer\u00ebsh, t\u00eb ngjash\u00ebm me bijt\u00eb e Babilonis\u00eb n\u00eb Kalde, tok\u00eb e tyre e lindjes.\n23:16 Sa i pa, ajo u ndez p\u00ebr ta dhe u d\u00ebrgoi lajm\u00ebtar\u00eb n\u00eb Kalde.\n23:17 At\u00ebher\u00eb bijt\u00eb e Babilonis\u00eb erdh\u00ebn tek ajo n\u00eb shtratin e dashurive dhe e moleps\u00ebn me kurv\u00ebrimet e tyre. Ajo u moleps me ta, por pastaj u largua prej tyre.\n23:18 Ajo i nxori sheshit kurv\u00ebrimet e saj dhe nxori sheshit turpin e saj; prandaj un\u00eb u largova nga ajo, ashtu si\u00e7 isha larguar nga e motra.\n23:19 Megjithat\u00eb ajo i shumoi kurv\u00ebrimet e saj, duke kujtuar dit\u00ebt e rinis\u00eb s\u00eb saj, kur ishte kurv\u00ebruar n\u00eb vendin e Egjiptit.\n23:20 Mori zjarr p\u00ebr dashnor\u00ebt e saj, mishi i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb si mishi i gomar\u00ebve dhe rrjedhja e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb si rrjedhja e kuajve.\n23:21 K\u00ebshtu ti kujtove shthurjen e rinis\u00eb sate, kur Egjiptasit shtr\u00ebngonin gjirin t\u00ebnd p\u00ebr shkak t\u00eb gjive t\u00eb tu rinor\u00eb.\n23:22 Prandaj, Oholibahu, k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ja, un\u00eb do t\u00eb nxis kund\u00ebr teje dashnor\u00ebt e tu, prej t\u00eb cil\u00ebve je larguar dhe do t'i sjell kund\u00ebr teje nga t\u00eb gjitha an\u00ebt:\n23:23 bijt\u00eb e Babilonis\u00eb dhe gjith\u00eb Kaldeasit, ata t\u00eb Pekodit, Shoas dhe Koas, t\u00ebr\u00eb bijt\u00eb e Asiris\u00eb bashk\u00eb me ta, t\u00ebr\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs, qeveritar\u00ebt dhe princat, kapiten\u00ebt dhe njer\u00ebzit e famsh\u00ebm, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb hipur mbi kuaj.\n23:24 Ata do t\u00eb vijn\u00eb kund\u00ebr teje me arm\u00eb, qerre dhe rrota si dhe me nj\u00eb shumic\u00eb popujsh; do t\u00eb vendosin rreth e qark teje mburoja t\u00eb vogla dhe t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebrkrenare. Do t'u jap atyre gjykimin e tyre dhe ata do t\u00eb gjykojn\u00eb sipas ligjeve t\u00eb tyre.\n23:25 Do t\u00eb drejtoj xhelozin\u00eb time kund\u00ebr teje, dhe ata do t\u00eb t\u00eb trajtojn\u00eb me t\u00ebrbim; do t\u00eb t\u00eb heqin hund\u00ebn dhe vesh\u00ebt, dhe mbeturinat e tua do t\u00eb bien nga shpata; do t\u00eb marrin bijt\u00eb e tu dhe bijat e tua dhe mbeturinat e tua do t\u00eb gllab\u00ebrohen nga zjarri.\n23:26 Do t\u00eb t\u00eb zhveshin nga rrobat e tua dhe do t\u00eb t\u00eb marrin xhevahiret e tu t\u00eb bukur.\n23:27 K\u00ebshtu do t\u00eb marrin fund shthurja jote dhe kurv\u00ebrimi yt q\u00eb nis\u00ebn n\u00eb vendin e Egjiptit; nuk do t'i ngresh m\u00eb syt\u00eb drejt tyre dhe nuk do ta kujtosh m\u00eb Egjiptin\".\n23:28 Sepse k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ja, un\u00eb po t\u00eb jap n\u00eb duart e atyre q\u00eb ti urren, n\u00eb duart e atyre prej t\u00eb cil\u00ebve je larguar.\n23:29 Do t\u00eb t\u00eb trajtojn\u00eb me urrejtje, do t\u00eb t\u00eb marrin t\u00ebr\u00eb frytin e pun\u00ebs sate dhe do t\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb lakuriqe dhe nevojtare. Do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh posht\u00ebrsia e kurv\u00ebrimeve t\u00eb tua, po, shthurja e kurv\u00ebrimeve t\u00eb tua.\n23:30 K\u00ebto gj\u00ebra do t'i b\u00ebjn\u00eb sepse je kurv\u00ebruar duke u shkuar pas kombeve, sepse je ndotur me idhujt e tyre.\n23:31 Ti ke ecur n\u00eb rrug\u00ebn e motr\u00ebs sate, prandaj do t\u00eb t\u00eb v\u00eb n\u00eb dor\u00eb po at\u00eb kup\u00eb\".\n23:32 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ti do t\u00eb pish kup\u00ebn e motr\u00ebs sate, t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb gj\u00ebr\u00eb; do t\u00eb t\u00eb p\u00ebrqeshin dhe t\u00eb t\u00eb tallin, sepse kupa nx\u00eb shum\u00eb.\n23:33 Do t\u00eb jesh plot me dehje dhe me dhembje, do t\u00eb jet\u00eb, kupa e d\u00ebshp\u00ebrimit dhe shkretimit, kupa e motr\u00ebs sate Samaria.\n23:34 Ti do ta pish, ti do ta shkullosh, do ta b\u00ebsh cop\u00eb e \u00e7ik\u00eb dhe do t\u00eb \u00e7ash gjirin t\u00ebnd; sepse un\u00eb fola\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n23:35 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Duke qen\u00eb se m\u00eb ke harruar dhe m\u00eb ke hedhur prapa krah\u00ebve, do t\u00eb vuash edhe ti d\u00ebnimin p\u00ebr shthurjen t\u00ebnde dhe p\u00ebr kurv\u00ebrimet e tua\".\n23:36 Pastaj Zoti m\u00eb tha: \"Bir njeriu, nuk do t'i gjykosh ti Oholahun dhe Oholibahun? Shpallju, pra, veprimet e tyre t\u00eb neveritshme.\n23:37 N\u00eb fakt kan\u00eb kryer shkelje kurore, kan\u00eb gjak mbi duart e tyre, kan\u00eb kryer shkelje kurore me idhujt e tyre, madje i kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr zjarr q\u00eb t\u00eb gllab\u00ebrohen, bijt\u00eb e tyre q\u00eb m\u00eb kishin lindur.\n23:38 Edhe k\u00ebt\u00eb m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb: po at\u00eb dit\u00eb kan\u00eb ndotur shenjt\u00ebroren time dhe kan\u00eb p\u00ebrdhosur t\u00eb shtunat e mia.\n23:39 Mbasi ua flijuan bijt\u00eb e vet idhujve t\u00eb tyre, po at\u00eb dit\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb shenjt\u00ebroren time p\u00ebr ta p\u00ebrdhosur; ja \u00e7far\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb mes t\u00eb tempullit tim.\n23:40 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj d\u00ebrguan t\u00eb th\u00ebrrasin njer\u00ebz nga vende t\u00eb larg\u00ebta, t\u00eb cil\u00ebve u d\u00ebrguan lajm\u00ebtar\u00eb; dhe ja, ata erdh\u00ebn. P\u00ebr ta u lave, i ngjeve syt\u00eb dhe u veshe me rroba t\u00eb zbukuruara me stoli t\u00eb shk\u00eblqyera.\n23:41 U shtrive mbi nj\u00eb shtrat madh\u00ebshtor para t\u00eb cilit ishte shtruar nj\u00eb tryez\u00eb dhe mbi k\u00ebt\u00eb vure tejmanin tim dhe vajin tim.\n23:42 Rreth saj ishte zhurma e nj\u00eb morie njer\u00ebzish t\u00eb shkujdesur; s\u00eb bashku me turm\u00ebn suall\u00ebn edhe t\u00eb dehur nga shkret\u00ebtira, q\u00eb vun\u00eb byzylyk\u00eb n\u00eb ky\u00e7et e dor\u00ebs dhe kurora t\u00eb mrekullueshme mbi kokat e tyre.\n23:43 Pastaj thash\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb shkeljet e kuror\u00ebs: \"A do t\u00eb kryejn\u00eb tashti kurv\u00ebrime me t\u00eb, dhe ajo me ata?\".\n23:44 Pastaj ata hyn\u00eb tek ajo si\u00e7 i hyhet nj\u00eb prostitute; k\u00ebshtu hyn\u00eb tek Oholahu dhe Oholibahu, gra t\u00eb shthurura.\n23:45 Por njer\u00ebz t\u00eb drejt\u00eb do t'i gjykojn\u00eb ashtu si gjykohen shkel\u00ebset e kuror\u00ebs, ashtu si gjykohen grat\u00eb q\u00eb derdhin gjak, sepse jan\u00eb shkel\u00ebse t\u00eb kuror\u00ebs dhe kan\u00eb gjak mbi duart e tyre\".\n23:46 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"B\u00ebj q\u00eb t\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr tyre nj\u00eb turm\u00eb dhe l\u00ebri n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb tmerrit dhe t\u00eb pla\u00e7kitjes.\n23:47 Ajo turm\u00eb do t'i q\u00eblloj\u00eb me gur\u00eb p\u00ebr vdekje, do t'i b\u00ebj\u00eb cop\u00eb-cop\u00eb me shpat\u00ebn e saj; do t\u00eb vras\u00eb bijt\u00eb dhe bijat e tyre dhe do t'u v\u00ebr\u00eb flak\u00ebn sht\u00ebpive t\u00eb tyre.\n23:48 Do t'i jap\u00eb fund shthurjes morale n\u00eb vend, dhe t\u00eb gjitha grat\u00eb do t\u00eb m\u00ebsohen t\u00eb mos kryejn\u00eb m\u00eb shthurjet tuaja morale.\n23:49 Do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb mbi ju shthurja juaj morale dhe do ta vuani k\u00ebshtu d\u00ebnimin e m\u00ebkateve me gjith\u00eb idhujt tuaj. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti, Zoti\".\n24:1 Fjala e Zotit m'u drjetua vitin e n\u00ebnt\u00eb, muajin e dhjet\u00eb, dit\u00ebn e dhjet\u00eb t\u00eb muajit:\n24:2 \"Bir njeriu, shkruaje dat\u00ebn e sotme, pik\u00ebrisht t\u00eb k\u00ebsaj dite. Mbreti i Babilonis\u00eb ka vendosur t\u00eb rrethoj\u00eb Jeruzalemin pik\u00ebrisht sot.\n24:3 Propozoji nj\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie rebele dhe u thuaj atyre: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Nxirre tenxheren, v\u00ebre mbi t\u00eb dhe mbushe me uj\u00eb.\n24:4 Fut n\u00eb t\u00eb copat e mishit, gjith\u00eb copat e mira, kofsh\u00ebn dhe shpatull\u00ebn; mbushe me kocka t\u00eb zgjedhura.\n24:5 Merr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e kopes\u00eb, pastaj grumbullo n\u00ebn t\u00eb dru; v\u00ebre t\u00eb ziej\u00eb fort, me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb t\u00eb t\u00eb ziejn\u00eb edhe kockat\".\n24:6 Prandaj, k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Mjer\u00eb qyteti gjakatar, tenxheres ku ka papast\u00ebrti, papast\u00ebrti q\u00eb nuk hiqet. Zbraze pjes\u00eb pjes\u00eb pa hedhur short mbi t\u00eb.\n24:7 Sepse gjaku i tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes t\u00eb tij; e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbi, nuk e ka shkap\u00ebrderdhur p\u00ebr tok\u00eb p\u00ebr ta mbuluar me pluhur.\n24:8 P\u00ebr t\u00eb nxitur t\u00ebrbimin, p\u00ebr t'u hakmarr\u00eb, ka v\u00ebn\u00eb gjakun e tij n\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbi, q\u00eb t\u00eb mos mbulohet\".\n24:9 Prandaj, k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Mjer\u00eb qyteti gjakatar! Edhe un\u00eb do t\u00eb ndez nj\u00eb zjarr t\u00eb madh.\n24:10 Mblidh drut\u00eb, ndiz zjarrin, piqe mir\u00eb mishin, p\u00ebrziej beharnat dhe l\u00ebri kockat t\u00eb digjen.\n24:11 Pastaj v\u00ebre tenxheren bosh mbi qymyr, q\u00eb t\u00eb ngrohet dhe bronzi i saj t\u00eb skuqet me q\u00ebllim q\u00eb papast\u00ebrtia e saj t\u00eb hiqet nga mesi i saj dhe pisll\u00ebku i saj t\u00eb konsumohet.\n24:12 Ai m\u00eb ka lodhur me g\u00ebnjeshtrat e tij; pisll\u00ebku i madh i tij nuk po hiqet; pisll\u00ebku i tij do t\u00eb marr\u00eb fund mbi zjarrin.\n24:13 Ka shthurje n\u00eb papast\u00ebrtin\u00eb t\u00ebnde. Un\u00eb, pra, k\u00ebrkova t\u00eb t\u00eb pastroj, por ti nuk je i past\u00ebr; nuk do t\u00eb pastrohesh m\u00eb nga papast\u00ebrtia jote, deri sa t\u00eb mos kem shfryr\u00eb mbi ty t\u00ebrbimin tim.\n24:14 Un\u00eb, Zoti, fola; kjo gj\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb, un\u00eb do ta kryej; nuk do t\u00eb prapsem, nuk do t\u00eb kem m\u00ebshir\u00eb, nuk do t\u00eb pendohem. Ti do t\u00eb gjykohesh sipas sjelljes t\u00ebnde dhe sipas veprimeve e tua, thot\u00eb Zoti, Zoti\".\n24:15 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n24:16 \"Bir njeriu, ja, un\u00eb do t\u00eb t\u00eb heq me nj\u00eb goditje t\u00eb vetme k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e syve t\u00eb tu; por ti mos u trishto, mos vajto dhe mos derdh asnj\u00eb lot.\n24:17 Vajto n\u00eb heshtje, mos mbaj zi p\u00ebr t\u00eb vdekurit, lidhe kok\u00ebn me \u00e7allm\u00eb, mbath sandalet, mos e mbulo mjekr\u00ebn dhe mos ha buk\u00ebn e njer\u00ebzve q\u00eb mbajn\u00eb zi\".\n24:18 N\u00eb m\u00ebngjes i fola popullit dhe n\u00eb mbr\u00ebmje m\u00eb vdiq gruaja; t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes veprova ashtu si m\u00eb kishin urdh\u00ebruar.\n24:19 Populli at\u00ebher\u00eb m\u00eb pyeti: \"A do t\u00eb na shpjegosh \u00e7'kuptim ka p\u00ebr ne ajo q\u00eb ti b\u00ebn?\".\n24:20 Un\u00eb u p\u00ebrgjigja: \"Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n24:21 I thuaj sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ja, un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdhos shenjt\u00ebroren time, krenarin\u00eb e forc\u00ebs suaj, k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e syve tuaj, k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e shpirtit tuaj; dhe bijt\u00eb tuaj dhe bijat tuaja q\u00eb keni l\u00ebn\u00eb do t\u00eb rr\u00ebzohen nga shpata.\n24:22 Dhe ju do t\u00eb b\u00ebni ashtu si b\u00ebra un\u00eb: nuk do ta mbuloni mjekr\u00ebn dhe nuk do t\u00eb hani buk\u00ebn e njer\u00ebzve q\u00eb mbajn\u00eb zi.\n24:23 Do t\u00eb keni mbi kok\u00eb \u00e7allmat tuaja, sandalet tuaja te k\u00ebmb\u00ebt; nuk do t\u00eb trishtoheni dhe nuk do t\u00eb qani, por do ta hani veten p\u00ebr paudh\u00ebsit\u00eb tuaja dhe do t\u00eb vajtoni njeri me tjetrin.\n24:24 K\u00ebshtu Ezekieli do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ju nj\u00eb shenj\u00eb; ju do t\u00eb veproni p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb ashtu si veproi ai. Kur do t\u00eb ndodhin k\u00ebto gj\u00ebra, do t\u00eb pranoni se un\u00eb jam Zoti, Zoti.\n24:25 Dhe ti, bir njeriu, dit\u00ebn q\u00eb atyre do t'u marr fortes\u00ebn e tyre, g\u00ebzimin e lavdis\u00eb s\u00eb tyre, k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e syve t\u00eb tyre, lakmin\u00eb e shpirtit t\u00eb tyre, bijt\u00eb e tyre dhe bijat e tyre,\n24:26 at\u00eb dit\u00eb nj\u00eb ikanak do t\u00eb vij\u00eb te ti q\u00eb t\u00eb t\u00eb sjell\u00eb lajmin.\n24:27 At\u00eb dit\u00eb ti do t\u00eb hap\u00ebsh goj\u00ebn me ikanakun; at\u00ebher\u00eb ti do t\u00eb flas\u00ebsh dhe nuk do t\u00eb jesh m\u00eb memec, dhe do t\u00eb jesh nj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr ta. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb se un\u00eb jam Zoti\".\n25:1 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n25:2 \"Bir njeriu, kthe fytyr\u00ebn drejt bijve t\u00eb Amonit dhe profetizo kund\u00ebr tyre.\n25:3 U thuaj bijve t\u00eb Amonit: D\u00ebgjoni fjal\u00ebn e Zotit, t\u00eb Zotit: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Duke qen\u00eb se ti the: \"Ah, Ah\", kund\u00ebr shenjt\u00ebrores sime kur ajo u p\u00ebrdhos, kund\u00ebr vendit t\u00eb Izraelit kur ai u shkretua dhe kund\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Jud\u00ebs kur ajo shkoi n\u00eb rob\u00ebri,\n25:4 prandaj ja, un\u00eb po t\u00eb jap n\u00eb dor\u00eb t\u00eb bijve t\u00eb lindjes, dhe ata do t\u00eb ngrejn\u00eb fushimet e tyre n\u00eb mesin t\u00ebnd dhe n\u00eb mesin t\u00ebnd do t\u00eb ngren\u00eb vendbanimet e tyre; ata do t\u00eb han\u00eb frytet e tua dhe do t\u00eb pijn\u00eb qum\u00ebshtin t\u00ebnd.\n25:5 Un\u00eb do ta b\u00ebj Rabahun nj\u00eb vath\u00eb p\u00ebr devet\u00eb dhe vendin e bijve t\u00eb Amonit nj\u00eb vath\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnt\u00eb; at\u00ebher\u00eb ti do t\u00eb pranosh se un\u00eb jam Zoti\".\n25:6 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Duke qen\u00eb se ti ke rrahur duart, ke rrahur k\u00ebmb\u00ebt dhe je g\u00ebzuar n\u00eb zem\u00ebr me gjith\u00eb p\u00ebr\u00e7mimin t\u00ebnd p\u00ebr vendin e Izraelit;\n25:7 prandaj ja, un\u00eb po shtrij dor\u00ebn time kund\u00ebr teje dhe do t\u00eb t\u00eb jap si pla\u00e7k\u00eb t\u00eb kombeve, do t\u00eb t\u00eb shfaros nga popujt dhe do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj t\u00eb zhdukesh nga rendi i vendeve; do t\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrroj, k\u00ebshtu do t\u00eb pranosh q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n25:8 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Duke qen\u00eb se Moabi dhe Seiri thon\u00eb: \"Ja, sht\u00ebpia e Jud\u00ebs \u00ebsht\u00eb si t\u00eb gjitha kombet e tjera\",\n25:9 prandaj ja, un\u00eb do t\u00eb hap krahun e Moabit nga ana e qyteteve, nga ana e qyteteve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e tij, lulja e vendit, Beth-Jeshimothi, Baalmeoni dhe Kiriathaimi.\n25:10 Do ta jap pastaj n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb bijve t\u00eb lindjes, bashk\u00eb me bijt\u00eb e Amonit, me q\u00ebllim q\u00eb bijt\u00eb e Amonit t\u00eb mos kujtohen m\u00eb midis kombeve.\n25:11 K\u00ebshtu do t\u00eb zbatoj gjykimet e mia mbi Moabin, dhe ata do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n25:12 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"P\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Edomi duke marr\u00eb hak kund\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Jud\u00ebs, dhe sepse u b\u00eb shum\u00eb fajtor duke u hakmarr\u00eb kund\u00ebr saj\",\n25:13 k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Un\u00eb do t\u00eb shtrij dor\u00ebn time kund\u00ebr Edomit, do t\u00eb shfaros njer\u00ebz dhe kafsh\u00eb dhe do ta shkretoj; nga Themani deri n\u00eb Dedan dhe do t\u00eb bien nga shpata.\n25:14 Do ta kryej hakmarrjen time kund\u00ebr Edomit me an\u00ebn e popullit tim t\u00eb Izraelit, q\u00eb do t\u00eb trajtoj\u00eb Edomin sipas zem\u00ebrimit tim dhe sipas t\u00ebrbimit tim; k\u00ebshtu ata do t\u00eb njohin hakmarrjen time\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n25:15 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Duke qen\u00eb se Filistejt\u00eb kan\u00eb qen\u00eb hakmarr\u00ebs dhe kan\u00eb kryer hakmarrje me zem\u00ebr plot p\u00ebr\u00e7mim p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar, t\u00eb shtyr\u00eb nga nj\u00eb armiq\u00ebsi e vjet\u00ebr\",\n25:16 prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ja, un\u00eb do ta shtrij dor\u00ebn time kund\u00ebr Filistejve, do t\u00eb shfaros Kerethejt\u00eb dhe do t\u00eb shkat\u00ebrroj kusurin e bregut t\u00eb detit.\n25:17 Do t\u00eb kryej kund\u00ebr tyre nj\u00eb hakmarrje t\u00eb madhe me nd\u00ebshkime t\u00eb r\u00ebnda; dhe do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti, kur do t\u00eb kryej kund\u00ebr tyre hakmarrjen time\".\n26:1 Ndodhi n\u00eb vitin e nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit, q\u00eb fjala e Zotit m'u drejtua duke th\u00ebn\u00eb:\n26:2 \"Bir njeriu, duke qen\u00eb se Tiro ka folur kund\u00ebr Jeruzalemit: \"Ah, Ah! Porta e popujve \u00ebsht\u00eb thyer, ajo \u00ebsht\u00eb drejtuar nga un\u00eb; un\u00eb do t\u00eb mbushem tani q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb prishur\"\".\n26:3 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ja, un\u00eb jam kund\u00ebr teje, o Tiro. Do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb ngrihen kund\u00ebr teje shum\u00eb kombe, ashtu si deti b\u00ebn t\u00eb ngrihen val\u00ebt e tij.\n26:4 Ata do t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb muret e Tiros dhe do t\u00eb shembin kullat e tij; do t\u00eb fshij prej tij edhe pluhurin e tij dhe do ta b\u00ebj si nj\u00eb shk\u00ebmb t\u00eb zhveshur.\n26:5 Ai do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb hedhur rrjetat n\u00eb mes t\u00eb detit, sepse un\u00eb fola\", thot\u00eb Zoti, Zoti; \"do t\u00eb pla\u00e7kitet nga kombet;\n26:6 edhe bijat e tij q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fshat do t\u00eb vriten nga shpata; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n26:7 Sepse k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ja, un\u00eb sjell nga veriu kund\u00ebr Tiros Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonis\u00eb, mbretin e mbret\u00ebrve, me kuaj, me qerre, me kalor\u00ebs dhe nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb madhe njer\u00ebzish.\n26:8 Ai do t\u00eb vras\u00eb me shpat\u00eb bijat e tua q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fshat, do t\u00eb ngrej\u00eb kund\u00ebr teje kulla, do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb kund\u00ebr teje nj\u00eb ledh dhe do t\u00eb ngrej\u00eb kund\u00ebr teje nj\u00eb \u00e7ati mburojash.\n26:9 Do t\u00eb drejtoj\u00eb kund\u00ebr mureve t\u00eb tua desht\u00eb e tij dhe do t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb kullat e tua me kazmat e tij.\n26:10 P\u00ebr shkak t\u00eb moris\u00eb s\u00eb kuajve t\u00eb tij do t\u00eb mbulohesh nga pluhuri i tyre; muret e tua do t\u00eb dridhen nga zhurma e kalor\u00ebsve, t\u00eb rrotave dhe t\u00eb qerreve, kur t\u00eb hyj\u00eb n\u00ebp\u00ebr portat e tua, ashtu si\u00e7 hyhet n\u00eb nj\u00eb qytet n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb e \u00e7ar\u00eb.\n26:11 Me k\u00ebmb\u00ebt e kuajve t\u00eb tij do t\u00eb shkel\u00eb t\u00ebr\u00eb rrug\u00ebt e tua, do t\u00eb vras\u00eb popullin t\u00ebnd me shpat\u00eb dhe shtyllat e tua t\u00eb fuqishme do t\u00eb rr\u00ebzohen.\n26:12 Do t\u00eb grabitin pasurit\u00eb e tua, do t\u00eb pla\u00e7kitin mallrat e tua, do t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb muret e tua, do t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tua t\u00eb bukura, do t\u00eb hedhin n\u00eb mes t\u00eb ujit gur\u00ebt e tua, drurin t\u00ebnd dhe tok\u00ebn t\u00ebnde.\n26:13 Do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb pushoj\u00eb zhurma e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb tua dhe z\u00ebri i harpave t\u00eb tua nuk do t\u00eb d\u00ebgjohet m\u00eb.\n26:14 Do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj si nj\u00eb shk\u00ebmb t\u00eb zhveshur; do t\u00eb jesh nj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb nderur rrjetat; nuk do t\u00eb rind\u00ebrtohesh m\u00eb, sepse un\u00eb, Zoti, fola, thot\u00eb Zoti, Zoti\".\n26:15 K\u00ebshtu i thot\u00eb Zoti, Zoti, Tiros: \"N\u00eb zhurm\u00ebn e r\u00ebnies sate, n\u00eb r\u00ebnkimin e t\u00eb plagosurve p\u00ebr vdekje, n\u00eb k\u00ebrdin\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb mes teje, a nuk do t\u00eb dridhen vall\u00eb ishujt?\n26:16 At\u00ebher\u00eb princat e detit do t\u00eb zbresin nga fronet e tyre, do t\u00eb heqin mantelet e tyre dhe do t\u00eb heqin rrobat e tyre t\u00eb q\u00ebndisura; do t\u00eb vishen me drith\u00ebrim, do t\u00eb ulen p\u00ebr tok\u00eb, do t\u00eb dridhen n\u00eb \u00e7do \u00e7ast dhe do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tronditur thell\u00eb p\u00ebr ty.\n26:17 Do t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb vajtim p\u00ebr ty dhe do t\u00eb thon\u00eb: \"Si je zhdukur, ti q\u00eb ishe banuar nga princat e detit, qytet i famsh\u00ebm, q\u00eb ishe aq i fuqish\u00ebm n\u00eb det? Ti dhe banor\u00ebt e tu u kallje tmerrin gjith\u00eb atyre q\u00eb banonin atje.\n26:18 Tani ishujt do t\u00eb dridhen dit\u00ebn e r\u00ebnies sate, ishujt e detit do t\u00eb tmerrohen nga fundi yt\"\".\n26:19 Sepse k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Kur t\u00eb t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb qytet t\u00eb shkret\u00eb si qytetet q\u00eb nuk kan\u00eb banor\u00eb dhe kur t\u00eb b\u00ebj t\u00eb ngjitet humnera mbi ty dhe uj\u00ebrat e m\u00ebdha t\u00eb t\u00eb mbulojn\u00eb,\n26:20 at\u00ebher\u00eb do t\u00eb zbres\u00ebsh me ata q\u00eb zbresin n\u00eb grop\u00eb, midis popullit t\u00eb dikursh\u00ebm, do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj t\u00eb rrish n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e tok\u00ebs, n\u00eb vende t\u00eb shkretuara qysh prej lasht\u00ebsis\u00eb, me ata q\u00eb zbresin n\u00eb grop\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb ti t\u00eb mos banohesh m\u00eb, por do t\u00eb jap shk\u00eblqim mbi tok\u00ebn e t\u00eb gjall\u00ebve.\n26:21 Do t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb tmerr dhe nuk do t\u00eb jesh m\u00eb; do t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb, por nuk do t\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb kurr\u00eb m\u00eb\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n27:1 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n27:2 \"Ti, bir njeriu, ngri p\u00ebr Tiron nj\u00eb vajtim,\n27:3 dhe i thuaj Tiros: O ti q\u00eb je vendosur n\u00eb hyrje t\u00eb detit, ti q\u00eb b\u00ebn tregti me popujt n\u00eb shum\u00eb ishuj, k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: O Tiro, ti ke th\u00ebn\u00eb: \"Un\u00eb jam i nj\u00eb bukurie t\u00eb p\u00ebrsosur\".\n27:4 Kufijt\u00eb e tu jan\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb deteve; nd\u00ebrtuesit e tu t\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb bukuri t\u00eb p\u00ebrsosur.\n27:5 E kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00ebr\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e anijeve t\u00eb tua me qipariset e Senirit, kan\u00eb marr\u00eb kedra t\u00eb Libanit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb direkun t\u00ebnd kryesor;\n27:6 dhe i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb lopatat e tua me lis t\u00eb Bashanit, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ur\u00ebn t\u00ebnde me dru pylli t\u00eb inkrustuar me fildish t\u00eb sjell\u00eb nga ishujt\u00eb e Kitimit.\n27:7 Ishte prej liri t\u00eb holl\u00eb t\u00eb Egjiptit, e punuar me q\u00ebndisje, vela q\u00eb ke shpalosur, q\u00eb t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente si flamur; ajo q\u00eb t\u00eb mbulonte ishte prej hiacinti dhe prej purpre dhe vinte nga ishujt e Elishahut.\n27:8 Banor\u00ebt e Sidonit dhe t\u00eb Arvadit ishin vozit\u00ebsit e tu; t\u00eb urt\u00ebt e tu, o Tiro, ishin te ti; ata ishin pilot\u00ebt e tu.\n27:9 Te ti ishin pleqt\u00eb e Gebalit dhe specialist\u00ebt e tij p\u00ebr t\u00eb riparuar t\u00ebr\u00eb t\u00eb \u00e7arat e tua; te ti ishin t\u00ebr\u00eb anijet e detit dhe detar\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer mallrat e tua.\n27:10 Ata t\u00eb Persis\u00eb, t\u00eb Ludit dhe t\u00eb Putit ishin n\u00eb ushtrin\u00eb t\u00ebnde, si luft\u00ebtar\u00eb; ata varnin te ti mburoj\u00ebn dhe p\u00ebrkrenaren dhe t\u00eb jepnin shk\u00eblqim.\n27:11 Bijt\u00eb e Arvadit dhe ushtria jote ishin p\u00ebrreth mureve t\u00eb tua dhe njer\u00ebz trima q\u00ebndronin mbi kullat e tua; ata i varnin mburojat e tyre p\u00ebrreth mureve t\u00eb tua; ata e b\u00ebnin k\u00ebshtu t\u00eb p\u00ebrsosur bukurin\u00eb t\u00ebnde.\n27:12 Tarshishi tregtonte me ty p\u00ebr shkak t\u00eb boll\u00ebkut t\u00eb pasurive t\u00eb tua; n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mallrave t\u00eb tua t\u00eb jepte argjend, hekur, kallaj dhe plumb.\n27:13 Edhe Javani, Tubali dhe Mesheku b\u00ebnin tregti me ty; n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mallrave t\u00eb tua t\u00eb jepnin njer\u00ebzore dhe vegla prej bronzi.\n27:14 Ata t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Togarmahut t\u00eb jepnin n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mallrave t\u00eb tua kuaj q\u00ebniet p\u00ebr t\u00ebrheqje, kuaj vrapimi dhe mushka.\n27:15 Bijt\u00eb e Dedanit b\u00ebnin tregti me ty; tregtia e shum\u00eb ishujve kalonte nga duart e tua; si shp\u00ebrblim t\u00eb jepnin dh\u00ebmb\u00eb fildishi dhe abanoz.\n27:16 Siria b\u00ebnte tregti me ty p\u00ebr shkak t\u00eb boll\u00ebkut t\u00eb prodhimeve t\u00eb tua; n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mallrave t\u00eb tua t\u00eb jepnin gur\u00eb t\u00eb \u00e7muar, purpur, stofa t\u00eb q\u00ebndisur, p\u00eblhura hiri t\u00eb holl\u00eb, koral dhe rubin.\n27:17 Juda dhe vendi i Izraelit tregtonin me ty; n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mallrave t\u00eb tua t\u00eb jepnin grur\u00eb t\u00eb Minithit, parfume, mjalt\u00eb, vaj dhe balsam.\n27:18 Damasku b\u00ebnte tregti me ty p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb madh t\u00eb prodhimeve t\u00eb tua dhe p\u00ebr boll\u00ebkun e pasurive t\u00eb tua me ver\u00eb t\u00eb Helbonit dhe me lesh t\u00eb bardh\u00eb.\n27:19 Vedani dhe Javani sillnin nga Uzahu prodhime n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mallrave t\u00eb tua; hekuri i punuar, kasia dhe kallami aromatik ishin nd\u00ebr mallrat e tua t\u00eb k\u00ebmbimit.\n27:20 Dedani tregtonte me ty veshje p\u00ebr t\u00eb kal\u00ebruar.\n27:21 Arabia dhe t\u00ebr\u00eb princat e Kedarit b\u00ebnin tregti me ty, duke b\u00ebr\u00eb me ty shk\u00ebmbime n\u00eb qengja, desh\u00eb dhe cjep.\n27:22 Tregtar\u00ebt e Shebas dhe t\u00eb Ramahut b\u00ebnin tregti me ty; n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mallrave t\u00eb tua ata t\u00eb jepnin t\u00eb gjitha aromat m\u00eb t\u00eb mira, lloj lloj gur\u00ebsh t\u00eb \u00e7muar dhe ar.\n27:23 Herani, Kanehu, Edeni, tregtar\u00ebt e Shebas, t\u00eb Asiris\u00eb dhe t\u00eb Kilmadit b\u00ebnin tregti me ty.\n27:24 N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mallrave t\u00eb tua shk\u00ebmbenin me ty sende luksi, mantele t\u00eb purpurta, stofa t\u00eb q\u00ebndisura, arka rrobash t\u00eb ndryshme, t\u00eb lidhura me litar\u00eb.\n27:25 Anijet e Tarshishit transportonin mallrat e tua. K\u00ebshtu u mbushe dhe u pasurove me t\u00eb madhe n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb deteve.\n27:26 Vozit\u00ebsit e tu t\u00eb kan\u00eb \u00e7uar mbi shum\u00eb ujra, por era e lindjes t\u00eb ka shkat\u00ebrruar n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb deteve.\n27:27 Pasurit\u00eb e tua, mallrat e tua, prodhimet e tua, detar\u00ebt e tu, pilot\u00ebt e tu, ata q\u00eb ndreqnin t\u00eb \u00e7arat, trafikant\u00ebt e mallrave t\u00eb tua, t\u00ebr\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb te ti dhe gjith\u00eb ajo mori q\u00eb \u00ebsht\u00eb mes teje do t\u00eb bien n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb deteve dit\u00ebn e shkat\u00ebrrimit t\u00ebnd.\n27:28 Nga zhurma e britm\u00ebs s\u00eb pilot\u00ebve t\u00eb tu fushat e hapura do t\u00eb dridhen;\n27:29 t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrdorin lopat\u00ebn, detar\u00ebt dhe t\u00ebr\u00eb pilot\u00ebt e detit do t\u00eb zbresin nga anijet e tyre dhe do t\u00eb mbeten n\u00eb breg.\n27:30 Do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i tyre mbi ty; do t\u00eb klithin me trishtim, do t\u00eb hedhin pluhur mbi kok\u00ebn e tyre, do t\u00eb rrokullisen n\u00eb pluhur.\n27:31 P\u00ebr shkakun t\u00ebnd do t\u00eb rruajn\u00eb kok\u00ebn, do t\u00eb vishen me thas\u00eb dhe do t\u00eb qajn\u00eb p\u00ebr ty me trishtim t\u00eb shpirtit, me nj\u00eb dhembje t\u00eb thell\u00eb.\n27:32 N\u00eb ankthin e tyre do t\u00eb ngren\u00eb p\u00ebr ty nj\u00eb vajtim dhe do t\u00eb vajtojn\u00eb p\u00ebr ty: \"Kush \u00ebsht\u00eb si Tiro, e shkat\u00ebrruar n\u00eb mes t\u00eb detit?\".\n27:33 Kur mallrat e tua dilnin nga detet, ngopje shum\u00eb popuj; me boll\u00ebkun e pasurive dhe t\u00eb mallrave t\u00eb tua pasuroje mbret\u00ebrit e tok\u00ebs.\n27:34 Por kur u theve nga detet n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e ujrave, mallrat e tua dhe t\u00ebr\u00eb moria e njer\u00ebzve n\u00eb mes teje kan\u00eb r\u00ebn\u00eb.\n27:35 T\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e ishujve jan\u00eb habitur prej teje; mbret\u00ebrit e tyre i ka z\u00ebn\u00eb nj\u00eb frik\u00eb e madhe, pamja e tyre \u00ebsht\u00eb e tronditur.\n27:36 Tregtar\u00ebt midis popujve fishk\u00ebllejn\u00eb mbi ty; je b\u00ebr\u00eb nj\u00eb llahtar\u00eb dhe nuk do t\u00eb ekzistosh m\u00eb\".\n28:1 Fjala e Zotit mu drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n28:2 \"Bir njeriu, i thuaj princit t\u00eb Tiros: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Duke qen\u00eb se zemra jote \u00ebsht\u00eb ngritur dhe ke th\u00ebn\u00eb: \"Un\u00eb jam nj\u00eb per\u00ebndi; un\u00eb ulem mbi nj\u00eb fron per\u00ebndish n\u00eb zemr\u00ebn e deteve\", nd\u00ebrsa je nj\u00eb njeri dhe jo nj\u00eb per\u00ebndi, ndon\u00ebse e ke b\u00ebr\u00eb zemr\u00ebn t\u00ebnde si zemr\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb.\n28:3 Ja, ti je m\u00eb i urt\u00eb se Danieli, asnj\u00eb sekret nuk mbetet i fshehur p\u00ebr ty.\n28:4 Me diturin\u00eb t\u00ebnde dhe zgjuar\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde ke grumbulluar pasuri dhe ke mbledhur ar dhe argjend n\u00eb thesaret e tua;\n28:5 me diturin\u00eb t\u00ebnde t\u00eb madhe, me tregtin\u00eb t\u00ebnde ke rritur pasurit\u00eb e tua, dhe p\u00ebr shkak t\u00eb pasurive t\u00eb tua zemra jote \u00ebsht\u00eb ngritur\".\n28:6 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Me qen\u00eb se e ke b\u00ebr\u00eb zemr\u00ebn t\u00ebnde si zemr\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb,\n28:7 prandaj ja, un\u00eb do t\u00eb sjell kund\u00ebr teje kombet m\u00eb t\u00eb tmerrshme; k\u00ebta do t\u00eb zhveshin shpatat e tyre kund\u00ebr shk\u00eblqimit t\u00eb dituris\u00eb sate dhe do t\u00eb ndotin bukurin\u00eb t\u00ebnde.\n28:8 Do t\u00eb t\u00eb zbresin n\u00eb grop\u00eb dhe ti do t\u00eb vdes\u00ebsh nga vdekja e atyre q\u00eb jan\u00eb shpuar n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb deteve.\n28:9 A do t\u00eb vazhdosh t\u00eb thuash: \"Un\u00eb jam nj\u00eb per\u00ebndi\", p\u00ebrpara atij q\u00eb do t\u00eb t\u00eb vras\u00eb? Por do t\u00eb jesh nj\u00eb njeri dhe jo nj\u00eb zot n\u00eb duart e atij q\u00eb do t\u00eb t\u00eb shpoj\u00eb.\n28:10 Ti do t\u00eb vdes\u00ebsh nga vdekja e t\u00eb parrethprer\u00ebve, nga dora e huaj, sepse un\u00eb fola\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n28:11 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n28:12 \"Bir njeriu ngri nj\u00eb vajtim p\u00ebr mbretin e Tiros dhe i thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ti ishe vula e p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb, t\u00ebr\u00eb dituri dhe i p\u00ebrsosur nga bukuria.\n28:13 Ishe n\u00eb Eden, n\u00eb kopshtin e Per\u00ebndis\u00eb; ishte mbuluar me lloj lloj gur\u00ebsh t\u00eb \u00e7muar: rubina, topaze, diamante, krizolit oniks, diaspre, safire, karbonke, smeralde dhe ar; punimi i dajreve t\u00eb tua dhe i flauteve t\u00eb tua u p\u00ebrgatit p\u00ebr ty dit\u00ebn q\u00eb ti u krijove.\n28:14 Ti ishe nj\u00eb kerubin i vajosur, nj\u00eb mbrojt\u00ebs. Un\u00eb t\u00eb kisha v\u00ebn\u00eb n\u00eb malin e shenjt\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe ti ecje n\u00eb mes gur\u00ebsh zjarri.\n28:15 Ti ishe i p\u00ebrsosur n\u00eb rrug\u00ebt e tua qysh nga dita q\u00eb u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti \u00e7oroditja.\n28:16 Nga shkaku i boll\u00ebkut t\u00eb tregtis\u00eb sate, u mbushe me dhun\u00eb dhe m\u00ebkatove; prandaj t\u00eb kam p\u00ebrz\u00ebn\u00eb si nj\u00eb profan nga mali i Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00eb kam shkat\u00ebrruar, o kerubin mbrojt\u00ebs n\u00eb mes gur\u00ebsh zjarri.\n28:17 Zemra jote ishte ngritur p\u00ebr bukurin\u00eb t\u00ebnde; ke korruptuar diturin\u00eb t\u00ebnde p\u00ebr shkak t\u00eb shk\u00eblqimit t\u00ebnd. Un\u00eb po t\u00eb hedh p\u00ebr tok\u00eb, po t\u00eb v\u00eb p\u00ebrpara mbret\u00ebrve, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb t\u00eb shohin.\n28:18 N\u00eb morin\u00eb e paudh\u00ebsive t\u00eb tua, me lig\u00ebsin\u00eb e tregtis\u00eb sate ke p\u00ebrdhosur shenjt\u00ebroret e tua. Prandaj nxora nga mesi yt nj\u00eb zjarr q\u00eb t\u00eb ka gllab\u00ebruar, dhe t\u00eb kam katandisur n\u00eb hi mbi tok\u00eb p\u00ebrpara syve t\u00eb atyre q\u00eb t\u00eb shikonin.\n28:19 T\u00ebr\u00eb ata q\u00eb t\u00eb njihnin nd\u00ebr popujt mbeten t\u00eb habitur prej teje; je b\u00ebr\u00eb objekt tmerri dhe nuk do t\u00eb ekzistosh kurr\u00eb m\u00eb\".\n28:20 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n28:21 \"Bir njeriu, kthe fytyr\u00ebn drejt Sidonit dhe profetizo kund\u00ebr tij,\n28:22 dhe thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ja, un\u00eb jam kund\u00ebr teje, o Sidon, dhe do t\u00eb p\u00ebrv\u00eblohem n\u00eb mes teje. Do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti, kur do t\u00eb zbatoj n\u00eb mes t\u00eb tij gjykimet e mia dhe do t\u00eb sh\u00ebnjt\u00ebrohem tek ai.\n28:23 Do t\u00eb d\u00ebrgoj mbi t\u00eb murtaj\u00ebn dhe gjak n\u00eb rrug\u00ebt e tij; n\u00eb mes t\u00eb tij do t\u00eb bien t\u00eb vrar\u00ebt nga shpata, d\u00ebrguar nga \u00e7do an\u00eb kund\u00ebr saj. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti.\n28:24 Dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit asnj\u00eb gjemb apo ferr\u00eb q\u00eb midis gjith\u00eb fqinjve t\u00eb tij q\u00eb e p\u00ebr\u00e7mojn\u00eb. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti, Zoti\".\n28:25 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Kur t\u00eb kem grumbulluar ata t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit nga mesi i popujve nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dhe t\u00eb shenjt\u00ebrohem tek ata n\u00eb syt\u00eb e kombeve, ata do t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb vendin e tyre, q\u00eb i dhash\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtorit Jakob.\n28:26 Do t\u00eb banojn\u00eb t\u00eb sigurt, do t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb sht\u00ebpi dhe do t\u00eb mbjellin vreshta; po, do t\u00eb banojn\u00eb t\u00eb sigurt, kur do t\u00eb zbatoj gjykimet e mia mbi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i p\u00ebr\u00e7mojn\u00eb. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia i tyre\".\n29:1 Vitin e dhjet\u00eb, n\u00eb muajin e dhjet\u00eb, dit\u00ebn e dymb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb muajit, fjala e Zotit m'u drejtua duke th\u00ebn\u00eb:\n29:2 \"Bir njeriu, kthe fytyr\u00ebn t\u00ebnde kund\u00ebr Faraonit, mbretit t\u00eb Egjiptit, dhe profetizo kund\u00ebr tij dhe kund\u00ebr t\u00ebr\u00eb Egjiptit.\n29:3 Fol dhe thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ja, un\u00eb jam kund\u00ebr teje, o Faraon, mbret i Egjiptit, dragua i madh, q\u00eb rri n\u00eb mes t\u00eb lumenjve t\u00eb tu dhe q\u00eb ke th\u00ebn\u00eb: \"Lumi im \u00ebsht\u00eb imi dhe e kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb vet\u00eb\".\n29:4 Do t\u00eb vendos grem\u00e7a n\u00eb nofullat e tua dhe do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb peshqit e lumenjve t\u00eb tu t\u00eb ngjiten n\u00eb luspat e tua; pastaj do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj t\u00eb dal\u00ebsh n\u00eb mes t\u00eb lumenjve t\u00eb tu dhe gjith\u00eb peshqit e lumenjve t\u00eb tua do t\u00eb ngjiten me luspat e tu.\n29:5 Do t\u00eb t\u00eb hedh n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, ty dhe t\u00ebr\u00eb peshqit e lumenjve t\u00eb tu, dhe do t\u00eb biesh n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur, nuk do t\u00eb t\u00eb varrosin as nuk do t\u00eb mbledh\u00ebn; do t\u00eb t\u00eb jap si ushqim kafsh\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs dhe shpend\u00ebve t\u00eb qiellit.\n29:6 At\u00ebher\u00eb t\u00ebr\u00eb banor\u00ebt e Egjiptit do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti, sepse kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit si nj\u00eb mb\u00ebshtetje prej kallami.\n29:7 Kur t\u00eb kan\u00eb kapur p\u00ebr dore, je thyer dhe u ke cop\u00ebtuar atyre gjith\u00eb shpatull\u00ebn; kur u mb\u00ebshtet\u00ebn te ti, u theve dhe ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb tronditen t\u00ebr\u00eb ij\u00ebt e tyre\".\n29:8 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ja, un\u00eb do t\u00eb sjell mbi ty shpat\u00ebn dhe do t\u00eb shkat\u00ebrroj mes teje njer\u00ebz dhe kafsh\u00eb;\n29:9 k\u00ebshtu vendi i Egjiptit do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb mjerim dhe nj\u00eb shkreti, dhe do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti, sepse ai ka th\u00ebn\u00eb: \"Lumi \u00ebsht\u00eb imi dhe e kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb vet\u00eb\".\n29:10 Prandaj ja, un\u00eb jam kund\u00ebr teje dhe lumit t\u00ebnd; do ta katandis vendin e Egjiptit n\u00eb nj\u00eb mjerim t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb shkreti nga Migdoli deri n\u00eb Sien\u00eb, deri n\u00eb kufijt\u00eb me Etiopin\u00eb.\n29:11 Nuk do t\u00eb kaloj\u00eb asnj\u00eb k\u00ebmb\u00eb njeriu, as do t\u00eb kaloj\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebmb\u00eb kafshe, dhe nuk do t\u00eb banohet p\u00ebr dyzet vjet\u00eb me radh\u00eb.\n29:12 Do t\u00eb b\u00ebj vendin e Egjiptit nj\u00eb shkreti midis vendeve t\u00eb shkretuara, dhe qytetet e tij do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb shkreti p\u00ebr dyzet vjet, n\u00eb mes t\u00eb qyteteve t\u00eb shkat\u00ebrruara; do t'i shp\u00ebrndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t'i hedh n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb ndryshme\".\n29:13 Megjithat\u00eb k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti. \"N\u00eb fundin e dyzet vjet\u00ebve un\u00eb do t'i bashkoj Egjiptasit nd\u00ebr popujt n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ishin shp\u00ebrndar\u00eb.\n29:14 Do t'i ri\u00e7oj Egjiptasit n\u00eb sht\u00ebpi nga rob\u00ebria dhe do t'i b\u00ebj q\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb vendin e Pathrosit, n\u00eb vendlindjen e tyre, dhe atje do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb mbret\u00ebri e p\u00ebrulur.\n29:15 Do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e p\u00ebrulura midis mbret\u00ebrive dhe nuk do t\u00eb ngrihet m\u00eb mbi kombet; do t\u00eb pak\u00ebsoj numrin e tyre, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos sundoj\u00eb m\u00eb mbi kombet.\n29:16 Ai nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb burim besimi p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit, por do t'u kujtoj\u00eb fajin kur u drejtoheshin p\u00ebr ndihm\u00eb. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti, Zoti\".\n29:17 N\u00eb vitin e nj\u00ebzeteshtat\u00eb, n\u00eb muajin e par\u00eb, dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit, ndodhi q\u00eb fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n29:18 \"Bir njeriu, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonis\u00eb, e vuri ushtrin\u00eb e tij n\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kund\u00ebr Tiros; \u00e7do kok\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e shog\u00ebt dhe \u00e7do shpatull e rrjepur; por as ai, as ushtria e tij nuk kan\u00eb nxjerr\u00eb nga Tiro ndonj\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr mundin q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr tij\".\n29:19 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ja, un\u00eb i jap Nebukadnetsarit, mbretit t\u00eb Babilonis\u00eb, vendin e Egjiptit; ai do t\u00eb marr\u00eb pasurit\u00eb e tij; ai do t\u00eb marr\u00eb me vete rob\u00ebr dhe do ta pla\u00e7kit\u00eb; dhe ky do t\u00eb jet\u00eb shp\u00ebrblimi p\u00ebr ushtrin\u00eb e tij.\n29:20 P\u00ebr mundin q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr tij un\u00eb i jap vendin e Egjiptit, sepse kan\u00eb punuar p\u00ebr mua\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n29:21 \"At\u00eb dit\u00eb un\u00eb do ta rilind fuqin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit dhe do t\u00eb hap goj\u00ebn t\u00ebnde n\u00eb mes t\u00eb tyre. At\u00ebher\u00eb ata do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n30:1 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n30:2 \"Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Vajtoni: \"Medet, dita!\".\n30:3 Sepse dita \u00ebsht\u00eb af\u00ebr, \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt dita e Zotit; do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me re, koha e kombeve.\n30:4 Shpata do t\u00eb bjer\u00eb mbi Egjipt dhe do t\u00eb krijoj\u00eb ankth n\u00eb Etiopi kur n\u00eb Egjipt t\u00eb bien t\u00eb plagosurit p\u00ebr vdekje, do t\u00eb shpien larg pasurit\u00eb e tij dhe themelet e tij do t\u00eb p\u00ebrmbysen.\n30:5 Etiopia, Puti, Ludi, t\u00ebr\u00eb p\u00ebrzierja e popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm, Kubi dhe bijt\u00eb e vendeve aleate do t\u00eb rr\u00ebzohen bashk\u00eb me ta nga shpata\".\n30:6 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti: \"Ata q\u00eb p\u00ebrkrahin Egjiptin do t\u00eb rr\u00ebzohen, krenaria e pushtetit t\u00eb tij do t\u00eb bjer\u00eb; nga Migdoli deri n\u00eb Sien\u00eb do t\u00eb bien aty nga shpata\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n30:7 \"Do t\u00eb shkretohen n\u00eb mes t\u00eb tokave t\u00eb shkretuara dhe qytetet e tyre do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb mes t\u00eb qyteteve t\u00eb shkat\u00ebrruara.\n30:8 Do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti, kur do t'i v\u00eb zjarrin Egjiptit dhe t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsit e tij do t\u00eb shtypen.\n30:9 At\u00eb dit\u00eb do t\u00eb nisen n\u00eb pranin\u00eb time lajm\u00ebtar\u00eb mbi anije, q\u00eb do t\u00eb trembin Etiopin\u00eb e shkujdesur; dhe nj\u00eb ankth i madh do t'i pushtoj\u00eb ata si n\u00eb dit\u00ebn e Egjiptit. Po, ja gj\u00ebja \u00ebsht\u00eb duke ndodhur\".\n30:10 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Do ti jap fund zhurm\u00ebs s\u00eb Egjiptit, me an\u00eb t\u00eb Nebukadnetsarit, mbretit t\u00eb Babilonis\u00eb.\n30:11 Ai dhe populli i tij bashk\u00eb me t\u00eb, m\u00eb t\u00eb tmerrshmit midis kombeve, do t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar vendin; do t\u00eb zhveshin shpatat e tyre kund\u00ebr Egjiptit dhe do t\u00eb mbushin vendin me t\u00eb vrar\u00eb.\n30:12 Do t'i thaj lumenjt\u00eb dhe do t'ia shes vendin njer\u00ebzve t\u00eb k\u00ebqij; dhe n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb t\u00eb huajve do ta b\u00ebj t\u00eb shkretuar vendin dhe gjith\u00e7ka ai p\u00ebrmban. Un\u00eb, Zoti, fola\".\n30:13 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Do t\u00eb shkat\u00ebrroj idhujt dhe do t'i zhduk per\u00ebndit\u00eb e rreme nga Nofi; nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb princ nga vendi i Egjiptit dhe do t\u00eb kall frik\u00ebn n\u00eb vendin e Egjiptit.\n30:14 Do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb shkretuar Pathrosin, do t'i v\u00eb zjarrin Tsoanit, do t\u00eb zbatoj gjykimet e mia mbi Non\u00eb,\n30:15 do ta derdh t\u00ebrbimin tim mbi Sin, mbi kalan\u00eb e Egjiptit dhe do t\u00eb shfaros turmat e Nos\u00eb.\n30:16 Do t'i v\u00eb zjarrin Egjiptit: Sini do t\u00eb shtr\u00ebmb\u00ebrohet nga dhimbja, Noja do t\u00eb shqyhet, Nofi do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb ankth \u00e7do dit\u00eb.\n30:17 T\u00eb rinjt\u00eb e Avenit dhe t\u00eb Pibesethit do t\u00eb bien nga shpata dhe k\u00ebto dy qytete do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb rob\u00ebri.\n30:18 N\u00eb Tahpanhes dita do t\u00eb erret, kur aty un\u00eb do t\u00eb coptoj zgjedhat e imponuara nga Egjipti; dhe tek ajo do t\u00eb mpaket krenaria e forc\u00ebs s\u00eb saj. Sa p\u00ebr at\u00eb, nj\u00eb re do ta mbuloj\u00eb dhe bijat e saj do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb rob\u00ebri.\n30:19 K\u00ebshtu do t\u00eb zbatoj gjykimet e mia mbi Egjiptin. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n30:20 Vitin e nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, muajin e par\u00eb, dit\u00ebn e shtat\u00eb t\u00eb muajit, ndodhi q\u00eb fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n30:21 \"Bir njeriu, un\u00eb theva krahun e Faraonit, mbretit t\u00eb Egjiptit; dhe ja, nuk u lidh duke v\u00ebn\u00eb ila\u00e7e as u mb\u00ebshtoll me rrypa q\u00eb ta b\u00ebnin mjaft t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur shpat\u00ebn\".\n30:22 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ja, un\u00eb jam kund\u00ebr Faraonit, mbretit t\u00eb Egjiptit, p\u00ebr t'ia coptuar krah\u00ebt, si at\u00eb t\u00eb fortin ashtu edhe krahun tashm\u00eb t\u00eb thyer, dhe do ta b\u00ebj q\u00eb t'i bjer\u00eb shpata nga dora.\n30:23 Do t'i shp\u00ebrndaj pastaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t'i p\u00ebrhap n\u00eb vende t\u00eb ndryshme.\n30:24 Do t\u00eb forcoj krah\u00ebt e mbretit t\u00eb Babilonis\u00eb dhe do t'i v\u00eb n\u00eb dor\u00eb shpat\u00ebn time, por do t\u00eb coptoj krah\u00ebt e Faraonit q\u00eb do t\u00eb r\u00ebnkoj\u00eb para tij, si r\u00ebnkon nj\u00eb njeri i plagosur p\u00ebr vdekje.\n30:25 K\u00ebshtu do t\u00eb forcoj krah\u00ebt e mbretit t\u00eb Babilonis\u00eb, por krah\u00ebt e Faraonit do t\u00eb rr\u00ebzohen; do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti, kur ti v\u00eb n\u00eb dor\u00eb mbretit t\u00eb Babilonis\u00eb shpat\u00ebn time, dhe ky do ta shtrij\u00eb kund\u00ebr vendit t\u00eb Egjiptit.\n30:26 Do t'i shp\u00ebrndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t'i p\u00ebrhap n\u00eb vende t\u00eb ndryshme. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n31:1 Vitin e nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, muajin e tret\u00eb, dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit, ndodhi q\u00eb fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n31:2 \"Bir njeriu, i thuaj Faraonit, mbretit t\u00eb Egjiptit dhe turm\u00ebs s\u00eb tij: Kujt i ngjet ti n\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb t\u00ebnde?\n31:3 Ja, Asiria jote ishte nj\u00eb ked\u00ebr Libani, me deg\u00eb t\u00eb bukura, me hijen e nj\u00eb pylli, me trung t\u00eb gjat\u00eb dhe me maj\u00eb q\u00eb ngrihej midis deg\u00ebve t\u00eb d\u00ebndura.\n31:4 Ujrat e b\u00ebnin t\u00eb rritej, uji i n\u00ebndhesh\u00ebm e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb lart\u00eb, me lumenjt\u00eb e tij q\u00eb rridhnin rreth e qark vendit ku ishte mbjell\u00eb, nd\u00ebrsa u d\u00ebrgonte rr\u00ebket\u00eb e tij t\u00ebr\u00eb drur\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs.\n31:5 Prandaj lart\u00ebsia e saj ishte ngritur mbi t\u00eb gjith\u00eb drur\u00ebt e fush\u00ebs, deg\u00ebt e tij ishin shumuar, ato ishin zgjatur nga boll\u00ebku i ujrave gjat\u00eb rritjes s\u00eb tij.\n31:6 T\u00ebr\u00eb zogjt\u00eb e qiellit b\u00ebnin folen\u00eb midis deg\u00ebve t\u00eb tij, t\u00ebr\u00eb kafsh\u00ebt e fush\u00ebs pillnin n\u00ebn deg\u00ebt e tij, dhe t\u00eb gjitha kombet e m\u00ebdhenj rrinin n\u00eb hijen e tij.\n31:7 Ishte i bukur n\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e tij p\u00ebr gjat\u00ebsin\u00eb e deg\u00ebve t\u00eb tij, sepse rr\u00ebnja e tij ndodhej pran\u00eb ujrave t\u00eb bollshme.\n31:8 Kedrat nuk ia kalonin n\u00eb kopshtin e Per\u00ebndis\u00eb, selvit\u00eb nuk arrinin t\u00eb barazonin deg\u00ebt e tij dhe g\u00ebshtenjat nuk ishin as si deg\u00ebt e tij me gjethe; asnj\u00eb dru n\u00eb kopshtin e Per\u00ebndis\u00eb nuk ishte i barabart\u00eb me t\u00eb nga bukuria.\n31:9 E kisha b\u00ebr\u00eb t\u00eb bukur n\u00eb boll\u00ebkun e deg\u00ebve t\u00eb tij, prandaj e kishin zili t\u00eb gjith\u00eb drur\u00ebt e Edenit, q\u00eb ndodheshin n\u00eb kopshtin e Per\u00ebndis\u00eb\".\n31:10 Prandaj, k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Me qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb lart\u00ebsi dhe ka v\u00ebn\u00eb maj\u00ebn e tij nd\u00ebr deg\u00eb t\u00eb dendura dhe zemra e tij u b\u00eb krenare p\u00ebr shkak t\u00eb lart\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij,\n31:11 do ta jap n\u00eb dor\u00eb t\u00eb kombit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb \u00e7far\u00eb i p\u00eblqen; un\u00eb e p\u00ebrzura p\u00ebr shkak t\u00eb lig\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij.\n31:12 T\u00eb huajt, m\u00eb t\u00eb tmerrshmit e kombeve, e pren\u00eb dhe e braktis\u00ebn; deg\u00ebt e tij kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb male dhe n\u00eb t\u00eb gjitha luginat, deg\u00ebt e tij ndodhen t\u00eb thyera pran\u00eb t\u00eb gjitha rrjedhave ujore t\u00eb vendit; t\u00ebr\u00eb popujt e dheut kan\u00eb zbritur duke u larguar nga hija e tij dhe e kan\u00eb braktisur.\n31:13 Mbi rr\u00ebnojat e tij vijn\u00eb e q\u00ebndrojn\u00eb t\u00ebr\u00eb zogjt e qiellit dhe mbi deg\u00ebt e tij jan\u00eb t\u00eb gjitha kafsh\u00ebt e fush\u00ebs,\n31:14 k\u00ebshtu q\u00eb asnj\u00eb dru i mbjell\u00eb pran\u00eb ujrave t\u00eb mos krenohet p\u00ebr lart\u00ebsin\u00eb e tij, t\u00eb mos e nxjerr\u00eb m\u00eb maj\u00ebn e tij midis deg\u00ebve t\u00eb d\u00ebndura dhe q\u00eb asnj\u00eb dru q\u00eb pi uj\u00eb t\u00eb ngrihet me forc\u00ebn e tij mbi lart\u00ebsin\u00eb e tij, sepse t\u00eb gjith\u00eb i jan\u00eb caktuar vdekjes, thell\u00ebsive t\u00eb tok\u00ebs, midis bijve t\u00eb njer\u00ebzve, midis atyre q\u00eb zbresin n\u00eb grop\u00eb\".\n31:15 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Dit\u00ebn q\u00eb zbriti n\u00eb Sheol e b\u00ebra dit\u00eb zie; p\u00ebr t\u00eb e mbulova humner\u00ebn, ndala lumenjt\u00eb e tij dhe ujrat e m\u00ebdha u ndal\u00ebn; p\u00ebr t\u00eb mbajti zi Libani dhe p\u00ebr t\u00eb u than\u00eb gjith\u00eb drur\u00ebt e fush\u00ebs.\n31:16 Me zhurm\u00ebn e r\u00ebnies s\u00eb tij i b\u00ebra t\u00eb dridhen kombet, kur e b\u00ebra t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb Sheol bashk\u00eb me ata q\u00eb zbresin n\u00eb grop\u00eb; dhe n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e tok\u00ebs u p\u00ebrd\u00eblluan t\u00eb gjitha drur\u00ebt e Edenit, m\u00eb t\u00eb zgjedhurit dhe m\u00eb t\u00eb bukurit e Libanit, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb pinin ujrat.\n31:17 Edhe ata zbrit\u00ebn bashk\u00eb me t\u00eb n\u00eb Sheol n\u00eb mes t\u00eb atyre q\u00eb u vran\u00eb nga shpata, po, ata q\u00eb ishin krahu i tij dhe q\u00ebndronin n\u00eb hijen e tij n\u00eb mes t\u00eb kombeve.\n31:18 Kujt i ngjan ti, pra, p\u00ebr nga lavdia dhe madh\u00ebshtia midis drur\u00ebve t\u00eb Edenit? Megjithat\u00eb u plandose bashk\u00eb me drur\u00ebt e Edenit n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e tok\u00ebs; do t\u00eb q\u00ebndrosh n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb parrethprer\u00ebve, bashk\u00eb me ata q\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb nga shpata. Ja \u00e7'do t'i ndodh\u00eb Faraonit dhe gjith\u00eb turm\u00ebs s\u00eb tij\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n32:1 N\u00eb vitin e dymb\u00ebdhjet\u00eb, n\u00eb muajin e dymb\u00ebdhjet\u00eb, dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit, ndodhi q\u00eb fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n32:2 \"Bir njeriu, nis nj\u00eb vajtim p\u00ebr Faraonin, mbretin e Egjiptit, dhe i thuaj: Ti i ngjason nj\u00eb luani t\u00eb vog\u00ebl midis kombeve; ishe si nj\u00eb dragua n\u00eb dete dhe hidheshe n\u00eb lumenjt\u00eb e tu, duke i trazuar ujrat me k\u00ebmb\u00ebt e tua dhe duke i turbulluar lumenjt\u00eb\".\n32:3 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Do t\u00eb shtrij mbi ty rrjet\u00ebn time me nj\u00eb kuvend t\u00eb shum\u00eb popujve q\u00eb do t\u00eb ngren\u00eb lart me rrjet\u00ebn time.\n32:4 Pastaj do t\u00eb braktis mbi tok\u00eb dhe do t\u00eb t\u00eb hedh n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur, do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb ulen mbi ty t\u00eb gjitha shpend\u00ebt e qiellit dhe do t'i ngop me ty kafsh\u00ebt e gjith\u00eb dheut.\n32:5 Do ta hedh mishin t\u00ebnd mbi male dhe do t'i mbush luginat me togun e skeletit t\u00ebnd.\n32:6 Do t'i jap gjithashtu tok\u00ebs t\u00eb pij\u00eb nga rrjedha e gjakut t\u00ebnd, deri te malet, dhe shtret\u00ebrit e lumenjve do t\u00eb mbushen me ty.\n32:7 Kur t\u00eb t\u00eb shuaj, do t'i mbuloj qiejt dhe do t'i err\u00ebsoj yjet, do ta z\u00eb diellin me nj\u00eb re dhe h\u00ebna nuk do t\u00eb jap\u00eb m\u00eb drit\u00ebn e saj.\n32:8 Mbi ty do t\u00eb err\u00ebsoj t\u00eb gjith\u00eb ndri\u00e7uesit e shk\u00eblqyer n\u00eb qiell dhe do t\u00eb d\u00ebrgoj terrin n\u00eb vendin t\u00ebnd\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n32:9 \"Do t\u00eb pik\u00eblloj zemr\u00ebn e shum\u00eb popujve, kur t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb vij\u00eb shkat\u00ebrrimi yt midis kombeve, n\u00eb vende q\u00eb ti nuk i njeh.\n32:10 Do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb shum\u00eb popuj t\u00eb \u00e7uditen me ty dhe mbret\u00ebrit e tyre do t'i pushtoj\u00eb nj\u00eb tmerr i madh p\u00ebr shkakun t\u00ebnd, kur t\u00eb vring\u00ebllij shpat\u00ebn time para tyre; secili prej tyre do t\u00eb dridhet n\u00eb \u00e7do \u00e7ast p\u00ebr jet\u00ebn e tij, dit\u00ebn e r\u00ebnies sate\".\n32:11 Sepse k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Shpata e mbretit t\u00eb Babilonis\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb mbi ty.\n32:12 Do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb turma jote t\u00eb rr\u00ebzohet nga shpata e burrave t\u00eb fuqish\u00ebm, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb tmerrshmit nd\u00ebr kombet; ata do t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb krenarin\u00eb e Egjiptit dhe gjith\u00eb turmat e tij do t\u00eb asgj\u00ebsohen.\n32:13 Do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb ngordh\u00eb krejt gj\u00ebja e gjall\u00eb e tij mbi brigjet e ujrave t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb nuk do t\u00eb turbullohen m\u00eb nga k\u00ebmba e njeriut, as thundra e kafsh\u00ebve nuk do t'i turbulloj\u00eb.\n32:14 At\u00ebher\u00eb do t'i l\u00eb t\u00eb qet\u00ebsohen ujrat e tyre dhe do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb lumenjt\u00eb e tyre t\u00eb rrjedhin si vaj\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n32:15 \"Kur do ta kem b\u00ebr\u00eb t\u00eb shkret\u00eb vendin e Egjiptit dhe vendi t\u00eb jet\u00eb zhveshur nga \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kishte, kur do t\u00eb kem goditur gjith\u00eb banor\u00ebt e tij, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb se un\u00eb jam Zoti.\n32:16 Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vajtim q\u00eb do t\u00eb ngren\u00eb p\u00ebr t\u00eb, do ta ngren\u00eb p\u00ebr bijat e kombeve; do ta ngren\u00eb p\u00ebr Egjiptin dhe gjith\u00eb turmat e tij\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n32:17 Vitin e dymb\u00ebdhjet\u00eb, dit\u00ebn e pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb muajit, ndodhi q\u00eb fjala e Zotit mu drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n32:18 \"Bir njeriu, merrja nj\u00eb vajtimi p\u00ebr turm\u00ebn e Egjiptit dhe zbrite n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs, at\u00eb dhe bijat e kombeve t\u00eb famsh\u00ebm, q\u00eb bashk\u00eb me ata zbresin n\u00eb grop\u00eb.\n32:19 Vall\u00eb kujt ia kalon nga bukuria? Zbrit dhe z\u00ebr vend midis atyre q\u00eb nuk jan\u00eb rrethprer\u00eb.\n32:20 Ata do t\u00eb bien n\u00eb mes t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb nga shpata. Ai i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar shpat\u00ebs; e t\u00ebrheqin me gjith\u00eb turmat e tij.\n32:21 Trimat m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, bashk\u00eb me ata q\u00eb e ndihmonin, do t'i flasin n\u00eb mes t\u00eb Sheolit: \"Kan\u00eb zbritur dhe kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vend bashk\u00eb me ata q\u00eb nuk jan\u00eb rrethprer\u00eb, bashk\u00eb me ata q\u00eb i ka shpuar shpata?\".\n32:22 Atje \u00ebsht\u00eb Asiria me gjith\u00eb turm\u00ebn e saj, me varret e saj p\u00ebrreth; jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb r\u00ebn\u00eb nga shpata.\n32:23 Varret e tyre jan\u00eb vendosur n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e grop\u00ebs dhe turma e saj \u00ebsht\u00eb rreth varrit t\u00eb tij; t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb vrar\u00eb nga shpata, ata q\u00eb p\u00ebrhapin tmerrin mbi dheun e t\u00eb gjall\u00ebve.\n32:24 Atje \u00ebsht\u00eb Elami me gjith\u00eb turm\u00ebn e tij rreth varrit t\u00eb tij; jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb rr\u00ebzuar nga shpata, q\u00eb kan\u00eb zbritur pa u rrethprer\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb tok\u00ebs, ata q\u00eb p\u00ebrhapnin tmerr mbi dheun e t\u00eb gjall\u00ebve; tani ata mbajn\u00eb turpin e tyre me ata q\u00eb zbresin n\u00eb grop\u00eb.\n32:25 Kan\u00eb v\u00ebn\u00eb shtratin e tij n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve me gjith\u00eb turm\u00ebn e tij, me varret e tyre rreth tij; t\u00eb gjith\u00eb nuk jan\u00eb rrethprer\u00eb, jan\u00eb shpuar nga shpata, sepse kishin p\u00ebrhapur tmerrin mbi dheun e t\u00eb gjall\u00ebve; por tani e mbajn\u00eb turpin e tyre me ata q\u00eb zbresin n\u00eb grop\u00eb; jan\u00eb vendosur n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve.\n32:26 Atje \u00ebsht\u00eb Mesheku, Tubali, dhe t\u00ebr\u00eb turma e tyre, me varret e tyre rreth tij; t\u00eb gjith\u00eb nuk jan\u00eb rrethprer\u00eb, jan\u00eb shpuar nga shpata, sepse p\u00ebrhapin tmerrin mbi dheun e t\u00eb gjall\u00ebve.\n32:27 Nuk rrijn\u00eb me heronjt\u00eb e r\u00ebn\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb nuk jan\u00eb rrethprer\u00eb, q\u00eb kan\u00eb zbritur n\u00eb Sheol me arm\u00ebt e tyre t\u00eb luft\u00ebs dhe q\u00eb shpatat e tyre jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kokat e tyre; por nd\u00ebshkimi i paudh\u00ebsive t\u00eb tyre do t'u ngjitet kockave t\u00eb tyre, megjith\u00ebse tmerri i k\u00ebtyre trimave ishte i madh mbi dheun e t\u00eb gjall\u00ebve.\n32:28 Po, ti do t\u00eb cop\u00ebtohesh n\u00eb mes t\u00eb atyre q\u00eb nuk jan\u00eb rrethprer\u00eb dhe do t\u00eb q\u00ebndrosh bashk\u00eb me ata q\u00eb jan\u00eb shpuar nga shpata.\n32:29 Atje \u00ebsht\u00eb Edomi, me t\u00eb gjith\u00eb mbret\u00ebrit e tij dhe me t\u00eb t\u00ebr\u00eb princat e tij, t\u00eb cil\u00ebt, megjith\u00eb trim\u00ebrin\u00eb e tyre, jan\u00eb vendosur bashk\u00eb me ata q\u00eb jan\u00eb shpuar nga shpata. Edhe k\u00ebta rrin\u00eb bashk\u00eb me ata q\u00eb nuk jan\u00eb rrethprer\u00eb dhe me ata q\u00eb zbresin n\u00eb grop\u00eb.\n32:30 Atje jan\u00eb t\u00ebr\u00eb princat e veriut dhe t\u00ebr\u00eb Sidonasit q\u00eb kan\u00eb zbritur bashk\u00eb me ata q\u00eb jan\u00eb shpuar t\u00eb hutuar p\u00ebr shkak t\u00eb tmerrit q\u00eb u kallnin me fuqit\u00eb e tyre. Q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb parrethprer\u00eb bashk\u00eb me ata q\u00eb jan\u00eb shpuar nga shpata dhe mbajn\u00eb turpin e tyre bashk\u00eb me ata q\u00eb zbresin n\u00eb grop\u00eb.\n32:31 Faraoni do t'i shoh\u00eb dhe do t\u00eb ngush\u00ebllohet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb turm\u00ebn e tij; Faraoni dhe t\u00ebr\u00eb ushtria e tij do t\u00eb shpohen nga shpata\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n32:32 \"Ndon\u00ebse e lash\u00eb t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb tmerrin e tij mbi dheun e t\u00eb gjall\u00ebve, Faraoni me gjith\u00eb turm\u00ebn e tij, do t\u00eb vihet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb mes t\u00eb atyre q\u00eb nuk jan\u00eb rrethprer\u00eb, me ata q\u00eb jan\u00eb shpuar nga shpata\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n33:1 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n33:2 \"Bir njeriu, folu bijve t\u00eb popullit t\u00ebnd dhe u thuaj atyre: Kur t\u00eb sjell shpat\u00ebn kund\u00ebr nj\u00eb vendi dhe populli i atij vendi merr nj\u00eb burr\u00eb nga kufijt\u00eb e tij dhe e v\u00eb si sogjetar,\n33:3 n\u00eb rast se e sheh shpat\u00ebn q\u00eb vjen kund\u00ebr vendit, dhe i bie boris\u00eb dhe lajm\u00ebron popullin,\n33:4 kushdo q\u00eb d\u00ebgjon borin\u00eb, por nuk i v\u00eb veshin paralajm\u00ebrimit, n\u00eb rast se shpata vjen dhe e merr me vete, gjaku i tij do t\u00eb bjer\u00eb mbi kok\u00ebn e vet.\n33:5 Ai ka d\u00ebgjuar z\u00ebrin e boris\u00eb, por nuk i ka v\u00ebn\u00eb veshin paralajm\u00ebrimit, gjakun e tij do ta ket\u00eb mbi vete. Por ai q\u00eb ka marr\u00eb parasysh paralajm\u00ebrimin, do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb jet\u00ebn e tij.\n33:6 Por n\u00eb rast se sogjetari sheh shpat\u00ebn q\u00eb po vjen dhe nuk i bie boris\u00eb p\u00ebr t\u00eb paralajm\u00ebruar popullin, dhe shpata vjen dhe merr me vete ndonj\u00eb prej tyre, ky do t\u00eb \u00e7ohet tutje p\u00ebr shkak t\u00eb paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, por p\u00ebr gjakun e tij do t'i k\u00ebrkoj llogari sogjetarit.\n33:7 K\u00ebshtu, o bir njeriu, t\u00eb kam vendosur si roje p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit; prandaj d\u00ebgjo fjal\u00ebn e goj\u00ebs sime dhe i lajm\u00ebro nga ana ime.\n33:8 Kur i them t\u00eb pabesit: \"I pabes\u00eb, ti do t\u00eb vdes\u00ebsh me siguri\", dhe ti nuk flet p\u00ebr t\u00eb paralajm\u00ebruar t\u00eb pabesin q\u00eb t\u00eb largohet nga rruga e tij, ai i pabes\u00eb do t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, por p\u00ebr gjakun e tij do t'i k\u00ebrkoj\u00eb llogari dor\u00ebs sate.\n33:9 Por n\u00eb rast se ti e paralajm\u00ebron t\u00eb pabesin q\u00eb t\u00eb largohet nga rruga e tij dhe ai nuk largohet prej saj, ai do t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, por ti do ta shp\u00ebtosh shpirtin t\u00ebnd.\n33:10 Tani, bir njeriu, i thuaj sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit: Ju thoni k\u00ebshtu: \"N\u00eb rast se shkeljet tona dhe m\u00ebkatet tona jan\u00eb mbi ne dhe p\u00ebr shkak t\u00eb tyre vuajm\u00eb, si do t\u00eb mund t\u00eb jetojm\u00eb?\".\n33:11 U thuaj atyre: Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"un\u00eb nuk k\u00ebnaqem me vdekjen e t\u00eb pabesit, por q\u00eb i pabesi t\u00eb ndryshoj\u00eb rrug\u00ebn e tij dhe t\u00eb jetoj\u00eb; konvertohuni, konvertohuni nga rrug\u00ebt tuaja t\u00eb k\u00ebqija. Pse vall\u00eb duhet t\u00eb vdisni, o sht\u00ebpi e Izraelit?\n33:12 Prandaj ti, bir njeriu, u thuaj bijve t\u00eb popullit t\u00ebnd: Drejt\u00ebsia e t\u00eb drejtit nuk do ta shp\u00ebtoj\u00eb at\u00eb dit\u00ebn e m\u00ebkatit t\u00eb tij; po k\u00ebshtu pabesia e t\u00eb pabesit nuk do ta rr\u00ebzoj\u00eb dit\u00ebn kur ai t\u00eb largohet nga pabesia e tij, dhe i drejti nuk do t\u00eb mund t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb kryej\u00eb m\u00ebkate.\n33:13 Kur i them t\u00eb drejtit q\u00eb ke p\u00ebr t\u00eb jetuar me siguri, n\u00eb rast se ka besim n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e vet dhe kryen paudh\u00ebsin\u00eb, t\u00ebr\u00eb veprimet e tij t\u00eb drejta nuk do t\u00eb kujtohen m\u00eb, por ai do t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb paudh\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka kryer.\n33:14 P\u00ebrkundrazi, kur i them t\u00eb pabesit: \"Ti me siguri do t\u00eb vdes\u00ebsh\", n\u00eb rast se ai largohet nga m\u00ebkati i tij dhe kryen at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndershme dhe e drejt\u00eb,\n33:15 n\u00eb rast se i pabesi kthen pengun, kthen at\u00eb q\u00eb ka vjedhur dhe ec\u00ebn sipas statuteve t\u00eb jet\u00ebs, pa kryer paudh\u00ebsi, ai me siguri ka p\u00ebr t\u00eb jetuar, nuk ka p\u00ebr t\u00eb vdekur.\n33:16 Asnj\u00eb nga m\u00ebkatet e kryera prej tij nuk do t\u00eb kujtohet kund\u00ebr tij; ai ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndershme dhe e drejt\u00eb dhe me siguri ka p\u00ebr t\u00eb jetuar.\n33:17 Por bijt e popullit t\u00ebnd thon\u00eb: \"Rruga e Zotit nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb\", nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb rruga e tyre q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb.\n33:18 Kur i drejti largohet nga drejt\u00ebsia e tij dhe kryen paudh\u00ebsi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai do t\u00eb vdes\u00eb.\n33:19 P\u00ebrkundrazi kur i pabesi largohet nga pabesia e tij dhe kryen at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndershme dhe e drejt\u00eb, ai do t\u00eb jetoj\u00eb.\n33:20 Megjithat\u00eb ju thoni: \"Rruga e Zotit nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb\". Un\u00eb do ta gjykoj secilin prej jush sipas rrug\u00ebve q\u00eb ndjek, o sht\u00ebpi e Izraelit\".\n33:21 Vitin e dymb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb rob\u00ebris\u00eb son\u00eb, muajin e dhjet\u00eb, dit\u00ebn e pest\u00eb t\u00eb muajit, ndodhi q\u00eb arriti tek un\u00eb nj\u00eb i ikur nga Jeruzalemi dhe m\u00eb tha: \"Qyteti \u00ebsht\u00eb pushtuar\".\n33:22 Nj\u00eb mbr\u00ebmje para se t\u00eb vinte ikanaku, dora e Zotit u vu mbi mua dhe m\u00eb kishte hapur goj\u00ebn k\u00ebshtu, kur n\u00eb m\u00ebngjes ai arriti tek un\u00eb, goja ime mbeti e hapur dhe nuk qesh\u00eb m\u00eb memec.\n33:23 Fjala e Zotit m'u drejtua pastaj, duke th\u00ebn\u00eb:\n33:24 \"Bir njeriu, banor\u00ebt e k\u00ebtyre rr\u00ebnojave n\u00eb vendin e Izraelit thon\u00eb: \"Abrahami ishte vet\u00ebm dhe pati zot\u00ebrimin e vendit, por ne jemi shum\u00eb dhe zot\u00ebrimi i vendit na jepet neve\".\n33:25 Prandaj u thuaj atyre: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ju hani mishin me gjakun, ngrini syt\u00eb nga idhujt tuaj, derdhni gjak dhe d\u00ebshironi t\u00eb zot\u00ebroni vendin.\n33:26 Ju mb\u00ebshteteni te shpata juaj, kryeni gj\u00ebra t\u00eb neveritshme, secili ndot gruan e fqinjit t\u00eb tij dhe d\u00ebshironi t\u00eb zot\u00ebroni vendin.\n33:27 U thuaj k\u00ebshtu atyre: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj, ata q\u00eb banojn\u00eb midis atyre rr\u00ebnojave do t\u00eb vriten nga shpata, ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur do t'ua jap p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb kafsh\u00ebve dhe ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fortesa dhe n\u00eb shpella do t\u00eb vdesin nga murtaja.\n33:28 Do ta katandis vendin n\u00eb nj\u00eb mjerim dhe n\u00eb shkreti, kryelart\u00ebsia e forc\u00ebs s\u00eb tij do t\u00eb lig\u00ebshtohet dhe k\u00ebshtu malet e Izraelit do t\u00eb jen\u00eb aq t\u00eb shkretuar sa q\u00eb askush nuk do t\u00eb kaloj\u00eb m\u00eb andej.\n33:29 Do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti, kur ta kem katandisur vendin n\u00eb mjerim dhe n\u00eb shkreti p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrave t\u00eb neveritshme q\u00eb kan\u00eb kryer.\n33:30 Sa p\u00ebr ty, bir njeriu, bijt\u00eb e popullit t\u00ebnd flasin p\u00ebr ty pran\u00eb mureve dhe te pragu i sht\u00ebpive t\u00eb tyre, i flasin njeri tjetrit, duke i th\u00ebn\u00eb secili v\u00ebllait t\u00eb tij: \"Eja t\u00eb d\u00ebgjosh cila \u00ebsht\u00eb fjala q\u00eb vjen nga Zoti\".\n33:31 K\u00ebshtu vijn\u00eb te ti ashtu si b\u00ebn njer\u00ebzia, ulen para teje ashtu si b\u00ebn populli im dhe d\u00ebgjojn\u00eb fjal\u00ebt e tua, por nuk i v\u00ebn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb; me goj\u00ebn e tyre, pra, tregojn\u00eb dashuri t\u00eb madhe, por zemra e tyre shkon pas fitimit t\u00eb tyre t\u00eb padrejt\u00eb.\n33:32 Ja, ti je p\u00ebr ta si nj\u00eb k\u00ebng\u00eb dashurie e dikujt q\u00eb ka nj\u00eb z\u00eb t\u00eb bukur dhe di t'i bjer\u00eb mir\u00eb nj\u00eb vegle; ata d\u00ebgjojn\u00eb fjal\u00ebt e tua, por nuk i v\u00ebn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb.\n33:33 Dhe ja kur t\u00eb ndodh\u00eb ajo gj\u00eb (dhe ja q\u00eb po ndodh) do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb n\u00eb mes tyre ka pasur nj\u00eb profet\".\n34:1 Fjala e Zotit m'u drejtua p\u00ebrs\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb:\n34:2 \"Bir njeriu, profetizo kund\u00ebr barinjve t\u00eb Izraelit; profetizo dhe u thuaj atyre barijve: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Mjer\u00eb barinjt\u00eb e Izraelit q\u00eb kullotin veten e tyre! A nuk duhet p\u00ebrkundrazi t\u00eb kullosin kopen\u00eb?\n34:3 Ju hani yndyr\u00ebn, visheni me leshin, vritni delet e majme, por nuk e kullotni kopen\u00eb.\n34:4 Nuk i keni forcuar delet e dob\u00ebta, nuk jeni kujdesur p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebn, nuk keni fashuar at\u00eb t\u00eb plagosur\u00ebn, nuk e keni rikthyer n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb hutuar\u00ebn dhe nuk e keni k\u00ebrkuar t\u00eb humbur\u00ebn, por keni sunduar mbi to me forc\u00eb dhe ashp\u00ebrsi.\n34:5 K\u00ebshtu ato, p\u00ebr munges\u00eb bariu, jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pre e t\u00eb gjitha bishave t\u00eb fush\u00ebs dhe kan\u00eb humbur.\n34:6 Delet e mia po enden n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb malet dhe mbi \u00e7do kodrin\u00eb t\u00eb lart\u00eb; po, delet e mija jan\u00eb p\u00ebrhapur mbi gjith\u00eb faqen e vendit dhe askush nuk ka shkuar t'i k\u00ebrkoj\u00eb ato as nuk tregoi kujdes\".\n34:7 Prandaj, o barinj, d\u00ebgjoni fjal\u00ebn e Zotit:\n34:8 Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"duke qen\u00eb se delet e mija jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pre, delet e mia i han\u00eb t\u00eb gjitha bishat e fushave p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb bariu dhe sepse barinjt\u00eb e mi nuk kan\u00eb vajtur ti k\u00ebrkojn\u00eb delet e mia, por barinjt\u00eb kan\u00eb kullotur p\u00ebr veten e tyre dhe nuk kan\u00eb kullotur delet e mia\".\n34:9 Prandaj, o barinj, d\u00ebgjoni fjal\u00ebn e Zotit:\n34:10 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ja, un\u00eb jam kund\u00ebr barinjve; do t'u k\u00ebrkoj llogari p\u00ebr delet e mia dhe nuk do t'i l\u00eb t'i kullotin delet. Barinjt\u00eb nuk do t\u00eb kullotin m\u00eb veten e tyre, sepse do t'u heq nga goja e tyre delet e mia dhe nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb ushqimi i tyre.\n34:11 Sepse k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Ja, un\u00eb vet\u00eb do t\u00eb shkoj t\u00eb k\u00ebrkoj delet e mia dhe do t\u00eb kujdesem.\n34:12 Ashtu si bariu kujdeset p\u00ebr kopen\u00eb e tij kur ndodhet n\u00eb mes t\u00eb deleve t\u00eb tij, t\u00eb shp\u00ebrndara, k\u00ebshtu un\u00eb do t\u00eb kujdesem p\u00ebr delet e mia dhe do t'i heq nga t\u00eb gjitha vendet ku jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me re dhe err\u00ebsir\u00eb t\u00eb dendur.\n34:13 Do t'i nxjerr nga popujt dhe do t'i mbledh nga vende t\u00eb ndryshme; do t'i \u00e7oj p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb tok\u00ebn e tyre dhe do t'i kullot n\u00eb malet e Izraelit, gjat\u00eb rrjedhave ujore dhe n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendet e banuara t\u00eb vendit.\n34:14 Do t'i kullot n\u00eb kullota t\u00eb mira dhe vatha e tyre do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb malet e larta t\u00eb Izraelit; atje do t\u00eb pushojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vath\u00eb dhe do t\u00eb kullotin n\u00eb kullota t\u00eb pasura n\u00eb malet e Izraelit.\n34:15 \"Un\u00eb vet\u00eb do t'i kullot delet e mia dhe do t'i b\u00ebj t\u00eb pushojn\u00eb\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n34:16 \"Un\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj t\u00eb humbur\u00ebn, do ta kthej t\u00eb hutuar\u00ebn, do t'i lidh plag\u00ebn, do ta forcoj t\u00eb s\u00ebmur\u00ebn, por do t\u00eb shkat\u00ebrroj t\u00eb majmen dhe t\u00eb fort\u00ebn; do t'i kullot me drejt\u00ebsi.\n34:17 Sa p\u00ebr ju, o delet e mia\", k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti, \"ja, un\u00eb do t\u00eb gjykoj midis dele e dele, midis desh\u00ebve dhe cjepve.\n34:18 Ju duket gj\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb kullot\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb kullot\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe pastaj t\u00eb shkel\u00ebsh me k\u00ebmb\u00eb at\u00eb q\u00eb mbetet nga kullota juaj, ose t\u00eb pish ujra t\u00eb pastra dhe pastaj t\u00eb turbullosh me k\u00ebmb\u00eb at\u00eb q\u00eb mbetet?\n34:19 K\u00ebshtu delet e mia duhet t\u00eb han\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkelur k\u00ebmb\u00ebt tuaja dhe duhet t\u00eb pijn\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb turbulluar k\u00ebmb\u00ebt tuaja\".\n34:20 Prandaj k\u00ebshtu u thot\u00eb atyre Zoti, Zoti: \"Ja, un\u00eb vet\u00eb do t\u00eb gjykoj midis deles s\u00eb dhjamur dhe deles s\u00eb dob\u00ebt.\n34:21 Duke qen\u00eb se ju keni shtyr\u00eb me ij\u00eb dhe me shpatull dhe u keni r\u00ebn\u00eb me brir\u00eb t\u00eb gjitha deleve t\u00eb dob\u00ebta deri sa i shp\u00ebrndat\u00eb rreth e rrotull,\n34:22 un\u00eb do t'i shp\u00ebtoj delet e mia dhe nuk do t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb pre, dhe do t\u00eb gjykoj midis dele e dele.\n34:23 Do t\u00eb vendos mbi to nj\u00eb bari t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb do t'i kullos\u00eb, sh\u00ebrb\u00ebtorin tim David. Ai do t'i kullos\u00eb dhe ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bariu i tyre.\n34:24 Dhe un\u00eb, Zoti, do t\u00eb jem Per\u00ebndia i tyre dhe sh\u00ebrb\u00ebtori im Davidi do t\u00eb jet\u00eb princ n\u00eb mes tyre. Un\u00eb, Zoti, fola.\n34:25 Do t\u00eb vendos me to nj\u00eb bes\u00eblidhje paqeje dhe do t\u00eb zhduk nga vendi kafsh\u00ebt e liga, k\u00ebshtu ato do t\u00eb mund t\u00eb rrin\u00eb t\u00eb sigurta n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb dhe t\u00eb flen\u00eb n\u00ebp\u00ebr pyje.\n34:26 Dhe do t'ua b\u00ebj t\u00eb bekura vendet rreth kodr\u00ebs sime; do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb bjer\u00eb shiu n\u00eb koh\u00ebn e duhur, dhe do t\u00eb jen\u00eb shira bekimi.\n34:27 Druri i fush\u00ebs do t\u00eb jap\u00eb frytin e tij dhe toka do t\u00eb jap\u00eb prodhimet e saj. Ato do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurta n\u00eb tok\u00ebn e tyre dhe do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti, kur do t\u00eb k\u00ebpus shufrat e zgjedh\u00ebs s\u00eb tyre dhe do t'i \u00e7liroj nga dora e atyre q\u00eb i mbanin n\u00eb skllav\u00ebri.\n34:28 Dhe nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb pre e kombeve as do t'i han\u00eb m\u00eb bishat e fush\u00ebs, por do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb sigurta dhe askush nuk ka p\u00ebr t'i trembur.\n34:29 Do ta b\u00ebj q\u00eb t\u00eb mbij\u00eb p\u00ebr ta nj\u00eb kop\u00ebsht me fam\u00eb t\u00eb madhe; nuk do t\u00eb konsumohen m\u00eb nga uria n\u00eb vend dhe nuk do t\u00eb mbajn\u00eb m\u00eb turpin e kombeve.\n34:30 K\u00ebshtu ata do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb, Zoti, Per\u00ebndia i tyre, jam me ta, dhe q\u00eb ata, sht\u00ebpia e Izraelit, jan\u00eb populli im\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n34:31 \"Ju jeni delet e mia, delet e kullot\u00ebs sime; jeni njer\u00ebz dhe un\u00eb jam Per\u00ebndia juaj\", thot\u00eb Zoti.\n35:1 Fjala e Zotit m'u drejtua p\u00ebrs\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb:\n35:2 \"Bir njeriu, kthe fytyr\u00ebn t\u00ebnde nga mali Seir dhe profetizo kund\u00ebr tij,\n35:3 dhe i thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ja, un\u00eb jam kund\u00ebr teje, o mal i Seirit. Do ta shtrij dor\u00ebn time kund\u00ebr teje dhe do t\u00eb t\u00eb kthej n\u00eb nj\u00eb mjerim dhe n\u00eb nj\u00eb shkreti.\n35:4 Do t'i kthej qytetet e tua n\u00eb g\u00ebrmadha dhe ti do t\u00eb b\u00ebhesh nj\u00eb shkreti. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranosh q\u00eb un\u00eb jam Zoti.\n35:5 Sepse ti ke patur nj\u00eb armiq\u00ebsi t\u00eb vjet\u00ebr dhe i ke dor\u00ebzuar bijt\u00eb e Izraelit n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb shpat\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e fatkeq\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, kur paudh\u00ebsia e tyre kishte arritur kulmin.\n35:6 Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"t\u00eb ruaj p\u00ebr gjak dhe gjaku do t\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb; duke qen\u00eb se nuk e ke urryer gjakun, gjaku do t\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb.\n35:7 K\u00ebshtu do ta katandis malin Seir n\u00eb nj\u00eb mjerim dhe n\u00eb nj\u00eb shkreti dhe do t\u00eb shfaros ata q\u00eb shkojn\u00eb dhe q\u00eb vijn\u00eb.\n35:8 Do t'i mbush malet e tij me t\u00eb vrar\u00ebt e tij; n\u00eb t\u00eb gjitha kodrat e tua, n\u00eb luginat e tua dhe n\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrroskat e tua do t\u00eb bien t\u00eb vrar\u00ebt nga shpata.\n35:9 Do t\u00eb t\u00eb katandis n\u00eb nj\u00eb shkreti p\u00ebrjet\u00eb dhe qytetet e tua nuk do t\u00eb banohen m\u00eb; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti.\n35:10 Sepse ke th\u00ebn\u00eb: \"K\u00ebta dy kombe dhe k\u00ebto dy vende do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mit\u00eb; ne do t'i zot\u00ebrojm\u00eb\", megjith\u00ebse aty ishte Zoti,\n35:11 ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb un\u00eb rroj\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"un\u00eb do t\u00eb veproj me po at\u00eb zem\u00ebrimin t\u00ebnd dhe me xhelozin\u00eb q\u00eb ke treguar n\u00eb urrejtjen t\u00ebnde kund\u00ebr tyre dhe do t\u00eb b\u00ebhem i njohur n\u00eb mes tyre kur t\u00eb t\u00eb gjykoj.\n35:12 Ti at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranosh q\u00eb un\u00eb, Zoti, kam d\u00ebgjuar t\u00eb gjitha fyerjet q\u00eb ke shqiptuar kund\u00ebr maleve t\u00eb Izraelit, duke th\u00ebn\u00eb: \"Jan\u00eb t\u00eb shkretuar; na jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb neve p\u00ebr ti gllab\u00ebruar\".\n35:13 Me goj\u00ebn tuaj jeni mburrur kund\u00ebr meje dhe i keni shumuar fjal\u00ebt tuaja kund\u00ebr meje, kam d\u00ebgjuar \u00e7do gj\u00eb\".\n35:14 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Kur gjith\u00eb toka do t\u00eb g\u00ebzohet, un\u00eb do t\u00eb t\u00eb katandis n\u00eb shkreti.\n35:15 Me qen\u00eb se u g\u00ebzove q\u00eb trash\u00ebgimia e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit ishte katandisur n\u00eb shkreti, un\u00eb do t\u00eb veproj k\u00ebshtu me ty: do t\u00eb b\u00ebhesh i shkret\u00eb, o mal i Seirit, madje edhe t\u00ebr\u00eb Edomi. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n36:1 \"Ti bir njeriu, profetizo u maleve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj: O male t\u00eb Izraelit, d\u00ebgjoni fjal\u00ebt e Zotit.\n36:2 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Duke qen\u00eb se armiku ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr ju: \"Ah, ah! Kodrat e p\u00ebrjetshme jan\u00eb b\u00ebr\u00eb prona jon\u00eb\", profetizo dhe thuaj:\n36:3 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Po, duke qen\u00eb se kan\u00eb dashur t'ju shkretojn\u00eb dhe t'ju gllab\u00ebrojn\u00eb nga \u00e7do an\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebheni nj\u00eb zot\u00ebrim i mbetjes s\u00eb kombeve dhe duke qen\u00eb se keni qen\u00eb objekt i bisedave t\u00eb gjuh\u00ebve t\u00eb k\u00ebqia dhe i shpifjeve t\u00eb njer\u00ebzis\u00eb\",\n36:4 prandaj, o male t\u00eb Izraelit, d\u00ebgjoni fjal\u00ebn e Zotit, t\u00eb Zotit. K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti, maleve dhe qafave, p\u00ebrroskave dhe luginave, vendeve t\u00eb shkat\u00ebrruara dhe t\u00eb shkretuara dhe qyteteve t\u00eb braktisura q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pre dhe objekt p\u00ebr\u00e7mimi nga kombet q\u00eb ndodhen rreth e qark.\n36:5 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Po, n\u00eb zjarrin e xhelozis\u00eb sime un\u00eb flas kund\u00ebr kusurit t\u00eb kombeve dhe kund\u00ebr t\u00ebr\u00eb Edomit q\u00eb e kan\u00eb sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb vendim tim me gjith\u00eb g\u00ebzimin e zemr\u00ebs dhe p\u00ebr\u00e7mimin e shpirtit, p\u00ebr ta p\u00ebrz\u00ebn\u00eb si nj\u00eb pre.\n36:6 Prandaj profetizo tok\u00ebs s\u00eb Izraelit, u thuaj maleve dhe kodrave, p\u00ebrroskave dhe luginave: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ja, un\u00eb fola n\u00eb xhelozin\u00eb time dhe n\u00eb t\u00ebrbinin tim, sepse ju keni sjell\u00eb turpin e kombeve\".\n36:7 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Un\u00eb ngrita dor\u00ebn p\u00ebr betim; kombet q\u00eb m\u00eb rrethojn\u00eb do t\u00eb sjellin edhe ata turpin e tyre.\n36:8 Por ju, o male t\u00eb Izraelit, do t\u00eb keni deg\u00ebt tuaja dhe do t\u00eb mbani frytet tuaja p\u00ebr popullin tim t\u00eb Izraelit; po, ai \u00ebsht\u00eb duke u kthyer.\n36:9 Sepse ja, un\u00eb jam p\u00ebr ju, do t\u00eb kthehem nga ju dhe ju do t\u00eb punoheni dhe do t\u00eb mbilleni.\n36:10 Do t'i shumoj mbi ju njer\u00ebzit, t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit; qytetet do t\u00eb banohen dhe g\u00ebrmadhat do t\u00eb rind\u00ebrtohen.\n36:11 Do t\u00eb shumoj mbi ju njer\u00ebzit dhe kafsh\u00ebt; do t\u00eb shumohen dhe do t\u00eb jen\u00eb pjellor\u00eb. Do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb banoheni si n\u00eb kohrat e kaluara, dhe do t'ju b\u00ebj m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb mira se sa n\u00eb fillimet tuaja; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti.\n36:12 Po, do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb ecin mbi ju njer\u00ebz, popullin tim t\u00eb Izraelit; ata do t'ju zot\u00ebrojn\u00eb dhe ju do t\u00eb jeni trash\u00ebgimia e tyre dhe nuk do t'u hiqni m\u00eb bijt\u00eb e tyre\".\n36:13 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Duke qen\u00eb se ju thon\u00eb: \"Je nj\u00eb vend q\u00eb ka g\u00eblltitur njer\u00ebz dhe q\u00eb ke privuar kombin t\u00ebnd nga bijt\u00eb\",\n36:14 prandaj nuk do t\u00eb g\u00eblltit\u00ebsh m\u00eb njer\u00ebz dhe nuk do ta privosh kombin t\u00ebnd nga bijt\u00eb\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n36:15 \"Do ta b\u00ebj q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebgjosh m\u00eb talljet e kombeve dhe ti nuk do t\u00eb mbash m\u00eb turpin e popujve dhe nuk do ta b\u00ebsh kombin t\u00ebnd t\u00eb rr\u00ebzohet\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n36:16 Fjala e Zotit m'u drejtua p\u00ebrs\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb:\n36:17 \"Bir njeriu, kur ata t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit banonin n\u00eb vendin e tyre, e ndotnin me sjelljen e tyre dhe me veprimet e tyre; sjellja e tyre para meje ishte si papast\u00ebrtia e gruas gjat\u00eb ciklit t\u00eb saj muajor.\n36:18 Prandaj hodha mbi ta zem\u00ebrimin tim p\u00ebr gjakun q\u00eb kishin derdhur mbi vendin dhe p\u00ebr idhujt me t\u00eb cil\u00ebt e kishin ndotur.\n36:19 K\u00ebshtu i shp\u00ebrndava nd\u00ebr kombet dhe shkuan n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb vendet; i gjykova sipas sjelljes s\u00eb tyre dhe veprimeve t\u00eb tyre.\n36:20 Me t\u00eb arritur te kombet ku kishin shkuar, e p\u00ebrdhos\u00ebn emrin tim t\u00eb sh\u00ebnjt\u00eb, sepse p\u00ebr ata thuhej: \"K\u00ebta jan\u00eb populli i Zotit, por megjithat\u00eb u \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb dalin nga vendi i tij\".\n36:21 K\u00ebshtu pata kujdes p\u00ebr emrin tim t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb sht\u00ebpia e Izraelit kishte p\u00ebrdhosur midis kombeve ku kishte shkuar.\n36:22 Prandaj i thuaj sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Un\u00eb veproj k\u00ebshtu jo p\u00ebr shkakun tuaj, o sht\u00ebpi e Izraelit, por p\u00ebr hir t\u00eb emrit tim t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb ju keni p\u00ebrdhosur midis kombeve ku keni shkuar.\n36:23 Un\u00eb do ta shenjt\u00ebroj emrin tim t\u00eb madh, t\u00eb p\u00ebrdhosur midis kombeve, q\u00eb ju e keni p\u00ebrdhosur n\u00eb mes t\u00eb tyre. Kombet do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"kur t\u00eb shenjt\u00ebrohem tek ju, para syve t\u00eb tyre.\n36:24 Do t'ju marr nga kombet, do t'ju grumbulloj nga t\u00ebr\u00eb vendet dhe do t'ju \u00e7oj p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendin tuaj.\n36:25 Do t\u00eb l\u00ebshoj pastaj uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr mbi ju dhe do t\u00eb jeni t\u00eb past\u00ebr; do t'ju pastroj nga t\u00eb gjitha ndyr\u00ebsirat tuaja dhe nga t\u00eb gjith\u00eb idhujt tuaj.\n36:26 Do t'ju jap nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb re dhe do t\u00eb shtie brenda jush nj\u00eb shpirt t\u00eb ri; do t\u00eb heq nga mishi juaj zemr\u00ebn prej guri dhe do t'ju jap zem\u00ebr prej mishi.\n36:27 Do t\u00eb v\u00eb brenda jush Shpirtin tim dhe do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb ju t\u00eb ecni sipas statuteve t\u00eb mia, dhe ju do t\u00eb respektoni dhe do t\u00eb zbatoni n\u00eb praktik\u00eb dekretet e mia.\n36:28 Do t\u00eb banoni n\u00eb vendin q\u00eb u dhash\u00eb et\u00ebrve tuaj; ju do t\u00eb jeni populli im dhe un\u00eb do t\u00eb jem Per\u00ebndia juaj.\n36:29 Do t'ju \u00e7liroj nga t\u00eb gjitha ndyr\u00ebsirat tuaja; do t\u00eb th\u00ebrres grurin, do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb ket\u00eb me boll\u00ebk dhe nuk do d\u00ebrgoj m\u00eb urin\u00eb kund\u00ebr jush.\n36:30 Do t\u00eb shumoj frytin e drur\u00ebve dhe prodhimin e arave, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebsoni m\u00eb turpin e uris\u00eb midis kombeve.\n36:31 At\u00ebher\u00eb do t\u00eb kujtoni rrug\u00ebt tuaja t\u00eb k\u00ebqia dhe veprimet tuaja q\u00eb nuk ishin t\u00eb mira dhe do t\u00eb b\u00ebheni t\u00eb neveritsh\u00ebm p\u00ebr vet\u00eb syt\u00eb tuaj, p\u00ebr paudh\u00ebsit\u00eb tuaja dhe p\u00ebr veprimet tuaja t\u00eb neveritshme.\n36:32 Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr hatrin tuaj q\u00eb un\u00eb veproj\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"dijeni mir\u00eb k\u00ebt\u00eb. Turp t\u00eb keni dhe qofshi t\u00eb hutuar p\u00ebr shkak t\u00eb rrug\u00ebve tuaja, o sht\u00ebpi e Izraelit\".\n36:33 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti Zoti: \"Dit\u00ebn kur un\u00eb do t'ju pastroj nga t\u00eb gjitha paudh\u00ebsit\u00eb tuaja, do t'ju b\u00ebj t\u00eb banoni n\u00eb qytete, dhe g\u00ebrmadhat do t\u00eb rind\u00ebrtohen.\n36:34 Toka e shkretuar do t\u00eb punohet, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shkreti n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb kalimtar\u00ebve.\n36:35 Dhe do t\u00eb thon\u00eb: \"Kjo tok\u00eb q\u00eb ishte e shkretuar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si kopshti i Edenit, dhe qytetet e shkat\u00ebrruara, t\u00eb shkretuara dhe t\u00eb rr\u00ebnuara tani jan\u00eb t\u00eb fortifikuara dhe t\u00eb banuara\".\n36:36 At\u00ebher\u00eb kombet q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb mbetur rreth e qark jush do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb, Zoti, kam rind\u00ebrtuar vendet e shkat\u00ebrruara dhe kam mbjell\u00eb tok\u00ebn q\u00eb ishte shkretuar. Un\u00eb, Zoti fola dhe do ta kryej\".\n36:37 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Do t\u00eb jem s\u00ebrisht i lutur nga sht\u00ebpia e Izraelit ta kryej k\u00ebt\u00eb p\u00ebr ta: Un\u00eb do t'i shumoj njer\u00ebzit e tyre si nj\u00eb kope.\n36:38 Si nj\u00eb kope dh\u00ebnsh t\u00eb shenjt\u00ebruara, si kopeja e Jeruzalemit n\u00eb festat e tij solemne, k\u00ebshtu qytetet e shkat\u00ebrruara do t\u00eb mbushen me kope njer\u00ebzish. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n37:1 Dora e Zotit u ndodh mbi mua, m\u00eb \u00e7oi jasht\u00eb n\u00eb Frym\u00ebn e Zotit, dhe m\u00eb l\u00ebshoi n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb lugine q\u00eb ishte plot me kocka.\n37:2 Pastaj m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kaloj af\u00ebr tyre, rreth e qark; dhe ja, ishin n\u00eb sasi t\u00eb madhe mbi sip\u00ebrfaqen e lugin\u00ebs; dhe ja, ishin shum\u00eb t\u00eb thata.\n37:3 M\u00eb tha: \"Bir njeriu, a mund t\u00eb rijetojn\u00eb k\u00ebto kocka?\". Un\u00eb u p\u00ebrgjigja: \"O Zot, o Zot, ti e di\".\n37:4 M\u00eb tha akoma: \"Profetizo k\u00ebtyre kockave dhe u thuaj atyre: Kocka t\u00eb thata, d\u00ebgjoni fjal\u00ebn e Zotit.\n37:5 K\u00ebshtu ju thot\u00eb Zoti, Zoti, k\u00ebtyre kockave: Ja, un\u00eb po fus te ju frym\u00ebn dhe ju do t\u00eb rijetoni.\n37:6 Do t\u00eb v\u00eb mbi ju mishin, do t'ju mbuloj me l\u00ebkur\u00eb dhe do t\u00eb shtie te ju frym\u00ebn, dhe do t\u00eb jetoni; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti\".\n37:7 Profetizova ashtu si m\u00eb ishte urdh\u00ebruar; nd\u00ebrsa profetizoja, pati nj\u00eb zhurm\u00eb; dhe ja nj\u00eb tronditje; pastaj kockat iu afruan nj\u00ebra tjetr\u00ebs.\n37:8 Nd\u00ebrsa po shikoja, ja ku u rrit\u00ebn mbi ta dejet dhe mishi, q\u00eb l\u00ebkura i mbuloi; por fryma nuk ishte tek ato.\n37:9 At\u00ebher\u00eb ai m\u00eb tha: \"Profetizoji frym\u00ebs, profetizo bir njeriu dhe i thuaj frym\u00ebs: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Frym\u00eb, eja nga t\u00eb kat\u00ebr er\u00ebrat dhe fryj mbi k\u00ebta t\u00eb vrar\u00eb, q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb\".\n37:10 K\u00ebshtu profetizova, si m\u00eb kishte urdh\u00ebruar dhe shpirti hyri n\u00eb to, dhe u kthyen n\u00eb jet\u00eb dhe u ngrit\u00ebn m\u00eb k\u00ebmb\u00eb; ishte nj\u00eb ushtri e madhe, shum\u00eb e madhe.\n37:11 Pastaj m\u00eb tha: \"Bir njeriu, k\u00ebto kocka jan\u00eb gjith\u00eb sht\u00ebpia e Izraelit. Ja, ato thon\u00eb: \"Kockat tona jan\u00eb t\u00eb thata, shpresa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb zhdukur dhe ne jemi t\u00eb humbur\".\n37:12 Prandaj profetizo dhe u thuaj atyre: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ja, un\u00eb do t\u00eb hap varret tuaja, do t'ju b\u00ebj t\u00eb dilni nga varret tuaja, o populli im, do t'ju \u00e7oj p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendin e Izraelit.\n37:13 Do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb jam Zoti, kur t\u00eb hap varret tuaja dhe t'ju b\u00ebj t\u00eb dilni nga varret tuaja, o populli im.\n37:14 Do t\u00eb shtie te ju Frym\u00ebn tim dhe ju do t\u00eb jetoni, dhe do t'ju \u00e7oj n\u00eb tok\u00ebn tuaj; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb pranoni q\u00eb un\u00eb, Zoti, fola dhe e kam kryer k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\", thot\u00eb Zoti.\n37:15 Fjala e Zotit m'u drejtua p\u00ebrs\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb:\n37:16 \"Ti, bir njeriu, merr nj\u00eb cop\u00eb dru dhe mbi t\u00eb shkruaj: \"P\u00ebr Jud\u00ebn dhe p\u00ebr bijt\u00eb e Izraelit, shok\u00eb t\u00eb tij\". Pastaj merr nj\u00eb cop\u00eb tjet\u00ebr dru dhe shkruaj mbi t\u00eb: \"P\u00ebr Jozefin, bastun i Efraimit dhe i t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit, shok\u00eb t\u00eb tij\".\n37:17 Afroi pastaj njeri te tjetri n\u00eb nj\u00eb dru t\u00eb vet\u00ebm, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb gj\u00eb e vetme n\u00eb dor\u00ebn t\u00ebnde.\n37:18 Kur bijt\u00eb e popullit t\u00ebnd do t\u00eb t\u00eb flasin, duke th\u00ebn\u00eb: \"A do t\u00eb na shpjegosh \u00e7'kuptim kan\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra p\u00ebr ty?\",\n37:19 ti do t'u thuash atyre: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ja, un\u00eb do t\u00eb marr drurin e Jozefit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Efraimit, dhe fiset e Izraelit q\u00eb jan\u00eb shok\u00eb t\u00eb tij, dhe do t'i bashkoj me k\u00ebt\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb me drurin e Jud\u00ebs, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dru t\u00eb vet\u00ebm; k\u00ebshtu ata do t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb gj\u00eb e vetme n\u00eb dor\u00ebn time.\n37:20 Mbaj n\u00eb dor\u00ebn t\u00ebnde para syve t\u00eb tyre drur\u00ebt mbi t\u00eb cil\u00ebt ke shkruar,\n37:21 dhe u thuaj atyre: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ja, un\u00eb do t\u00eb marr bijt\u00eb e Izraelit nga kombet nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vajtuar, do t'i mbledh nga \u00e7do an\u00eb dhe do t'i \u00e7oj p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendin e tyre,\n37:22 dhe do t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb komb t\u00eb vet\u00ebm prej tyre n\u00eb vend, n\u00eb malet e Izraelit; nj\u00eb mbret i vet\u00ebm do t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb mbi t\u00eb gjith\u00eb ata; nuk do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb dy kombe, as do t\u00eb ndahen m\u00eb n\u00eb dy mbret\u00ebri.\n37:23 Nuk do t\u00eb ndoten m\u00eb me idhujt e tyre, me veprimet e tyre t\u00eb neveritshme dhe me gjith\u00eb shkeljet e tyre; do t'i \u00e7liroj nga t\u00eb gjitha vendet ku kan\u00eb banuar dhe ku kan\u00eb kryer m\u00ebkate, dhe do t'i pastroj; k\u00ebshtu do t\u00eb jen\u00eb populli im dhe un\u00eb do t\u00eb jem Per\u00ebndia i tyre.\n37:24 Sh\u00ebrb\u00ebtori im David do t\u00eb jet\u00eb mbret mbi ta dhe do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb bari t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb; ata do t\u00eb ecin sipas dekreteve t\u00eb mia, do t\u00eb respektojn\u00eb statutet e mia dhe do t'i zbatojn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb.\n37:25 Dhe do t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb vendin q\u00eb i dhash\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtorit tim Jakob, atje ku banuan et\u00ebrit tuaj. Do t\u00eb banojn\u00eb aty ata, bijt\u00eb e tyre dhe bijt\u00eb e bijve t\u00eb tyre p\u00ebr jet\u00eb dhe sh\u00ebrb\u00ebtori im David do t\u00eb jet\u00eb princi i tyre p\u00ebrjet\u00eb.\n37:26 Do t\u00eb lidh me ta nj\u00eb bes\u00eblidhje paqeje; do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bes\u00eblidhje e p\u00ebrjetshme me ta; do t'i b\u00ebj t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, do t'i shumoj dhe do t\u00eb v\u00eb shenjt\u00ebroren time n\u00eb mes tyre p\u00ebrjet\u00eb.\n37:27 Banesa ime do t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb tyre; po, po un\u00eb do t\u00eb jem Per\u00ebndia i tyre dhe ata do t\u00eb jen\u00eb populli im.\n37:28 Edhe kombet do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb, Zoti, e shenjt\u00ebroj Izraelin, kur shenjt\u00ebrorja ime t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mes tyre p\u00ebrjet\u00eb\".\n38:1 Fjala e Zotit m'u drejtua, duke th\u00ebn\u00eb:\n38:2 \"Bir njeriu, kthe fytyr\u00ebn t\u00ebnde drejt Gogut t\u00eb vendit t\u00eb Magogut, princ i Roshit, i Meshekut dhe i Tubalit, dhe profetizo kund\u00ebr tij,\n38:3 dhe thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ja, un\u00eb jam kund\u00ebr teje, o Gog, princ i Roshit, i Meshekut dhe i Tubalit.\n38:4 Un\u00eb do t\u00eb t\u00eb kthej prapa, do t\u00eb v\u00eb \u00e7engela n\u00eb nofullat e tua dhe do t\u00eb t\u00eb nxjerr me gjith\u00eb ushtrin\u00eb t\u00ebnde, me kuaj dhe kalor\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb veshur shk\u00eblqyesh\u00ebm, nj\u00eb turm\u00eb e madhe me mburoja t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb vogla, me shpat\u00eb n\u00eb dor\u00eb,\n38:5 dhe me ta Persia, Etiopia dhe Puti, t\u00eb gjith\u00eb me mburoja dhe p\u00ebrkrenare.\n38:6 Gomeri dhe t\u00ebr\u00eb ushtar\u00ebt e tij, sht\u00ebpia e Togarmahut, pjes\u00ebt skajore t\u00eb veriut dhe t\u00eb gjith\u00eb ushtar\u00ebt e tij, shum\u00eb popuj jan\u00eb me ty.\n38:7 P\u00ebrgatitu dhe ji gati, ti dhe gjith\u00eb turmat e tua t\u00eb mbledhura rreth teje, dhe ji roje p\u00ebr ta.\n38:8 Mbas shum\u00eb dit\u00ebsh ti do t\u00eb nd\u00ebshkohesh. N\u00eb vitet e fundit do t\u00eb sulesh kund\u00ebr vendit q\u00eb nuk iu shmang shpat\u00ebs, banor\u00ebt e t\u00eb cilit jan\u00eb mbledhur nga shum\u00eb popuj, n\u00eb malet e Izraelit, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb nj\u00eb shkreti; tani ata, t\u00eb nxjerr\u00eb nga popujt, do t\u00eb banojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb sigurt.\n38:9 Ti do t\u00eb ngjitesh, do t\u00eb vish si nj\u00eb tufan, do t\u00eb jesh si nj\u00eb re q\u00eb mbulon vendin, ti me gjith\u00eb trupat e tua dhe shum\u00eb popuj bashk\u00eb me ty\".\n38:10 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"At\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb do t\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb mendje projekte dhe do t\u00eb hartosh nj\u00eb plan t\u00eb keq.\n38:11 Do t\u00eb thuash: \"Un\u00eb do t\u00eb dal kund\u00ebr k\u00ebtij vendi fshatrash pa mure, do t\u00eb nisem kund\u00ebr njer\u00ebzve t\u00eb qet\u00eb q\u00eb banojn\u00eb t\u00eb sigurt, q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb vende pa mure dhe nuk kan\u00eb as shula as porta\",\n38:12 p\u00ebr t\u00eb pla\u00e7kitur dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pre, p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb dor\u00ebn t\u00ebnde kund\u00ebr vendeve t\u00eb shkretuara, por tani t\u00eb ripopulluara dhe kund\u00ebr nj\u00eb populli t\u00eb mbledhur midis kombeve, q\u00eb i ka siguruar vetes kafsh\u00eb, pasuri dhe banes\u00eb n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e vendit.\n38:13 Sheba, Dedani, tregtar\u00ebt e Tershishit dhe t\u00ebr\u00eb luan\u00ebt e vegj\u00ebl do t\u00eb pyesin: \"Ke ardhur p\u00ebr t\u00eb pla\u00e7kitur? Ke mbledhur turm\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pla\u00e7k\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb argjendin dhe arin, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kafsh\u00ebt dhe pasurit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pla\u00e7k\u00eb t\u00eb madhe?\".\n38:14 Prandaj, bir njeriu, profetizo dhe i thuaj Gogut: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: At\u00eb dit\u00eb, kur populli im i Izraelit do t\u00eb jet\u00eb i sigurt\u00eb, a nuk do ta dish ti?\n38:15 Do t\u00eb vish nga banesa jote, nga skajet e veriut, ti dhe shum\u00eb popuj me ty, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb hipur mbi kuaj, nj\u00eb turm\u00eb e madhe dhe nj\u00eb ushtri e fuqishme.\n38:16 Do t\u00eb dal\u00ebsh kund\u00ebr popullit tim t\u00eb Izraelit, si nj\u00eb re q\u00eb mbulon vendin. Kjo ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur dit\u00ebt e fundit: do t\u00eb t\u00eb \u00e7oj kund\u00ebr vendit tim me q\u00ebllim q\u00eb kombet t\u00eb m\u00eb njohin, kur t\u00eb shenjt\u00ebrohem te ti p\u00ebrpara syve t\u00eb tyre, o Gog\".\n38:17 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"A nuk je ti ai p\u00ebr t\u00eb cilin fola n\u00eb koh\u00ebt e lashta me an\u00eb t\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb mi, profet\u00ebt e Izraelit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr vite me radh\u00eb profetizuan ato dit\u00eb q\u00eb do t\u00eb t\u00eb kisha sjell\u00eb kund\u00ebr tyre?\n38:18 Por do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb po at\u00eb dit\u00eb, dit\u00ebn kur Gogu do t\u00eb vij\u00eb kund\u00ebr tok\u00ebs s\u00eb Izraelit\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"q\u00eb t\u00ebrbimi im do t\u00eb m\u00eb hip\u00eb n\u00eb vrimat e hund\u00ebs.\n38:19 N\u00eb xhelozin\u00eb time dhe n\u00eb zjarrin e zem\u00ebrimit tim, un\u00eb deklaroj se at\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb tronditje t\u00eb madhe n\u00eb vendin e Izraelit:\n38:20 p\u00ebrpara meje do t\u00eb dridhen peshqit e detit, shpend\u00ebt e qiellit, kafsh\u00ebt e fush\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb rreshqanor\u00ebt q\u00eb zvarriten mbi tok\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb mbi faqen e dheut; malet do t\u00eb shemben, vendet e rr\u00ebpirta do t\u00eb rr\u00ebzohen dhe t\u00eb gjitha muret do t\u00eb bien p\u00ebr tok\u00eb.\n38:21 Un\u00eb do t\u00eb th\u00ebrras kund\u00ebr tij shpat\u00ebn mbi t\u00eb gjitha malet e mia\", thot\u00eb Zoti, Zoti; shpata e secilit do t\u00eb drejtohet kund\u00ebr v\u00ebllait t\u00eb vet.\n38:22 Do t\u00eb ekzekutoj vendimin tim mbi t\u00eb me murtaj\u00eb dhe me gjak do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb resh\u00eb mbi t\u00eb, mbi ushtrin\u00eb e tij dhe mbi shum\u00eb popuj q\u00eb jan\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb, nj\u00eb shi q\u00eb zhurin, gur\u00eb prej akulli, zjarr dhe squfur.\n38:23 K\u00ebshtu do t\u00eb lart\u00ebsohem dhe do t\u00eb shenjt\u00ebrohem dhe do t\u00eb b\u00ebhem i njohur n\u00eb syt\u00eb e shum\u00eb kombeve, dhe do t\u00eb pranojn\u00eb se un\u00eb jam Zoti\".\n39:1 \"Ti, bir njeriu, profetizo kund\u00ebr Gogut dhe thuaj: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: Ja, un\u00eb jam kund\u00ebr teje, o princ i Roshit, i Meshekut dhe i Tubalit.\n39:2 Un\u00eb do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj t\u00eb kthehesh prapa, do t\u00eb t\u00eb josh, do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj t\u00eb ngjitesh n\u00eb pjes\u00ebt e skajshme t\u00eb veriut dhe do t\u00eb t\u00eb \u00e7oj n\u00eb malet e Izraelit.\n39:3 Do ta shkund harkun nga dora jote e majt\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb t\u00eb bien shigjetat nga dora e djatht\u00eb.\n39:4 Do t\u00eb rr\u00ebzohesh mbi malet e Izraelit, ti me gjith\u00eb ushtrin\u00eb t\u00ebnde dhe me popujt q\u00eb jan\u00eb me ty; do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb t\u00eb han\u00eb shpend\u00ebt grabitqar\u00eb, shpend\u00ebt e \u00e7fardo lloji dhe kafsh\u00ebt e fush\u00ebs.\n39:5 Do t\u00eb rr\u00ebzohesh n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur, sepse un\u00eb fola\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n39:6 \"Dhe do t\u00eb d\u00ebrgoj zjarr mbi Magogun dhe mbi ata q\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb sigurt n\u00eb ishuj, dhe do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti.\n39:7 K\u00ebshtu do ta b\u00ebj t\u00eb njohur emrin tim t\u00eb shenjt\u00eb n\u00eb mes t\u00eb popullit tim t\u00eb Izraelit dhe nuk do t\u00eb lejoj m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdhoset emri im i shenjt\u00eb, dhe kombet do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti, i Shenjti n\u00eb Izrael.\n39:8 Ja, kjo do t\u00eb ndodh\u00eb dhe do t\u00eb kryhet\", thot\u00eb Zoti, Zoti; \"kjo \u00ebsht\u00eb dita p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kam folur.\n39:9 At\u00ebher\u00eb banor\u00ebt e qyteteve t\u00eb Izraelit do t\u00eb dalin, do t'i v\u00ebn\u00eb zjarrin dhe do t\u00eb djegin arm\u00ebt, mburojat e m\u00ebdha dhe t\u00eb vogla, topuzet dhe ushtat dhe me to do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zjarr shtat\u00eb vjet.\n39:10 Nuk do t'u duhet t\u00eb marrin dru n\u00eb fush\u00eb dhe as t\u00eb presin n\u00eb pyll, sepse do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zjarr me ato arm\u00eb; k\u00ebshtu do t\u00eb zhveshin ata q\u00eb i zhvishnin dhe do t\u00eb pla\u00e7kitin ata q\u00eb i pla\u00e7kitnin\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n39:11 \"At\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb do ti jap Gogut, atje n\u00eb Izrael nj\u00eb vend p\u00ebr varrim, lugin\u00ebn e Abarimit, n\u00eb lindje t\u00eb detit; ai do t'u z\u00ebr\u00eb kalimin shtegtar\u00ebve, sepse aty do t\u00eb varroset Gogu me gjith\u00eb turm\u00ebn e tij; dhe ai vend do t\u00eb quhet Lugina e Hamon-Gogut.\n39:12 Sht\u00ebpia e Izraelit, p\u00ebr t\u00eb pastruar vendin, do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb shtat\u00eb muaj t\u00eb plota p\u00ebr t'i varrosur.\n39:13 Do t'i varros\u00eb gjith\u00eb populli i vendit, dhe ata do t\u00eb fitojn\u00eb nam dit\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrl\u00ebvdohem\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n39:14 \"Do t\u00eb zgjedhin disa burra q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb pa pushim vendin p\u00ebr t\u00eb varrosur, me ndihm\u00ebn e shtegtar\u00ebve, trupat e atyre q\u00eb kan\u00eb mbetur mbi faqen e dheut, p\u00ebr ta pastruar; kur t\u00eb kalojn\u00eb shtat\u00eb muajt do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkim.\n39:15 Kushdo q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrshkoj\u00eb vendin, kur t\u00eb shoh\u00eb nj\u00eb kock\u00eb njeriu, do t'i v\u00ebr\u00eb af\u00ebr nj\u00eb shenj\u00eb treguese deri sa varrmih\u00ebsit nuk do ta varrosin n\u00eb Lugin\u00ebn e Hamon-Gogut.\n39:16 Hamonahu do t\u00eb jet\u00eb gjithashtu emri i nj\u00eb qyteti. K\u00ebshtu do ta pastrojn\u00eb vendin.\n39:17 Sa p\u00ebr ty, bir njeriu\", k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"U thuaj zogjve t\u00eb \u00e7do lloji dhe t\u00eb gjitha kafsh\u00ebve t\u00eb fushave: Mblidhuni dhe ejani. Grumbullohuni nga \u00e7do an\u00eb n\u00eb vendin e masakr\u00ebs q\u00eb un\u00eb do t\u00eb kryej p\u00ebr ju, nj\u00eb masak\u00ebr t\u00eb madhe n\u00eb malet e Izraelit, q\u00eb t\u00eb hani mish dhe t\u00eb pini gjak.\n39:18 Do t\u00eb hani mish njer\u00ebzish t\u00eb fuqish\u00ebm dhe do t\u00eb pini gjak princash t\u00eb dheut: sikur t\u00eb ishin t\u00eb gjith\u00eb desh, qengja, cjep dhe dema t\u00eb majmur n\u00eb Bashan.\n39:19 Do t\u00eb hani dhjam\u00eb sa t\u00eb ngopeni dhe do t\u00eb pini gjak sa t\u00eb deheni, nga flijimi q\u00eb kam flijuar p\u00ebr ju.\n39:20 N\u00eb tryez\u00ebn time ju do t\u00eb ngopeni me kuaj dhe kalor\u00ebs, me njer\u00ebz t\u00eb fuqish\u00ebm dhe me luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb \u00e7do lloji\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n39:21 \"Do t\u00eb shfaq lavdin\u00eb time midis kombeve dhe t\u00ebr\u00eb kombet do t\u00eb shohin gjykimin tim q\u00eb kam zbatuar dhe dor\u00ebn time q\u00eb kam v\u00ebn\u00eb mbi ta.\n39:22 K\u00ebshtu q\u00eb nga ajo dit\u00eb e tutje sht\u00ebpia e Izraelit do t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia i tij;\n39:23 dhe kombet do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij sht\u00ebpia e Izraelit shkon n\u00eb rob\u00ebri, sepse ishte treguar e pabes\u00eb me mua; prandaj u'a fsheha atyre fytyr\u00ebn time, i dhash\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb armiqve t\u00eb tyre dhe ata ran\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nga shpata.\n39:24 I trajtova sipas papast\u00ebrtis\u00eb s\u00eb tyre dhe sipas shkeljeve t\u00eb tyre dhe ua fsheha atyre fytyr\u00ebn time\".\n39:25 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Tani do ta kthej Jakobin nga rob\u00ebria, do t\u00eb m\u00eb vij\u00eb keq p\u00ebr t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit dhe do t\u00eb jem xheloz p\u00ebr emrin tim t\u00eb shenjt\u00eb,\n39:26 mbasi ata kan\u00eb bartur turpin e tyre dhe nd\u00ebshkimi p\u00ebr t\u00eb gjitha pabesit\u00eb q\u00eb kan\u00eb kryer kund\u00ebr meje, nd\u00ebrsa banonin t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb vendin e tyre dhe askush nuk i trembte.\n39:27 Kur t'i \u00e7oj p\u00ebrs\u00ebri nga popujt dhe kur t'i mbledh nga vendet e armiqve t\u00eb tyre dhe t\u00eb shenjt\u00ebrohem te ata n\u00eb syt\u00eb e shum\u00eb kombeve,\n39:28 ata do t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia i tyre, q\u00eb i \u00e7oi n\u00eb rob\u00ebri midis kombeve, por q\u00eb i ka mbledhur gjithashtu n\u00eb vendin e tyre, duke mos l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb asnj\u00eb prej tyre.\n39:29 Nuk do t'ua fsheh m\u00eb fytyr\u00ebn time, sepse do ta p\u00ebrhap Frym\u00ebn time mbi sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n40:1 N\u00eb vitin e nj\u00ebzet e pes\u00eb t\u00eb rob\u00ebris\u00eb son\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb vitit, dit\u00ebn e dhjet\u00eb t\u00eb muajit, n\u00eb vitin e kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb q\u00eb nga pushtimi i qytetit, po at\u00eb dit\u00eb dora e Zotit qe mbi mua dhe m\u00eb \u00e7oi atje.\n40:2 N\u00eb vegime t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb m\u00eb \u00e7oi n\u00eb vendin e Izraelit dhe m\u00eb la n\u00eb nj\u00eb mal shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb an\u00ebn jugore t\u00eb t\u00eb cilit ishte nj\u00eb nd\u00ebrtim q\u00eb i ngjante nj\u00eb qyteti.\n40:3 Ai m\u00eb \u00e7oi atje, dhe ja nj\u00eb burr\u00eb, q\u00eb dukej si prej bronzi, me n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb kordhel\u00eb prej liri dhe nj\u00eb kallam p\u00ebr t\u00eb matur; ai rrinte m\u00eb k\u00ebmb\u00eb te porta.\n40:4 Ky burr\u00eb m\u00eb tha: \"Bir njeriu, shiko me syt\u00eb e tu, d\u00ebgjo me vesh\u00ebt e tu dhe kushtoji kujdes t\u00eb gjitha gj\u00ebrave q\u00eb do t\u00eb t\u00eb tregoj, sepse ty t\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb k\u00ebtu q\u00eb un\u00eb t\u00eb t'i tregoj. Njoftoi sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit t\u00eb gjitha ato q\u00eb ke p\u00ebr t\u00eb par\u00eb\".\n40:5 Dhe ja, kishte nj\u00eb mur n\u00eb pjes\u00ebn e jashtme t\u00eb tempullit, rreth e qark. Kallami p\u00ebr matje n\u00eb dor\u00ebn e atij burri ishte i gjat\u00eb gjasht\u00eb kubit\u00eb, secili ishte i gjat\u00eb nj\u00eb kubit dhe nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb. Ai mati\n40:6 Pastaj erdhi te porta q\u00eb shikonte nga lindja, i ngjiti shkallaret e saj dhe mati pragun e port\u00ebs: ishte nj\u00eb kallam i gj\u00ebr\u00eb; dhe pragu i port\u00ebs tjet\u00ebr ishte i gj\u00ebr\u00eb nj\u00eb kallam.\n40:7 \u00c7do dhom\u00eb ishte nj\u00eb kallam e gjat\u00eb dhe nj\u00eb kallam e gj\u00ebr\u00eb. Midis dhomave kishte nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb prej pes\u00eb kubit\u00ebsh. Pragu i port\u00ebs n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb atriumit t\u00eb port\u00ebs s\u00eb brendshme ishte nj\u00eb kallam.\n40:8 Ai mati dhe atriumin e port\u00ebs s\u00eb brendshme: ishte nj\u00eb kallam.\n40:9 Pastaj mati atriumin e port\u00ebs: ishte tet\u00eb kubit\u00eb, nd\u00ebrsa shtyllat e tij ishin dy kubit\u00eb. Atriumi i port\u00ebs ishte n\u00eb pjes\u00ebn e brendshme.\n40:10 Dhomat e port\u00ebs nga lindja ishin tri nga nj\u00eb an\u00eb dhe tri nga ana tjet\u00ebr; q\u00eb t\u00eb tria kishin po at\u00eb madh\u00ebsi; t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn madh\u00ebsi kishin gjithashtu shtyllat nga nj\u00ebra an\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr.\n40:11 Mati gj\u00ebr\u00ebsin\u00eb e hyrjes s\u00eb port\u00ebs: ishte dhjet\u00eb kubit\u00eb; gjat\u00ebsia e port\u00ebs ishte tremb\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00eb.\n40:12 Hap\u00ebsira p\u00ebrpara dhomave ishte nj\u00eb kubit n\u00eb nj\u00eb an\u00eb dhe nj\u00eb kubit nga ana tjet\u00ebr; \u00e7do dhom\u00eb ishte gjasht\u00eb kubit\u00ebsh nga nj\u00eb an\u00eb dhe gjasht\u00eb kubit\u00ebsh nga ana tjet\u00ebr.\n40:13 Pastaj mati port\u00ebn nga \u00e7atia e nj\u00ebr\u00ebs prej dhomave deri te \u00e7atia e tjetr\u00ebs; gj\u00ebr\u00ebsia nga nj\u00eb port\u00eb te tjetra ishte nj\u00ebzet e pes\u00eb kubit\u00eb.\n40:14 Mati shtyllat: ishin gjasht\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00eb t\u00eb lart\u00eb; nga shtyllat shtrihej oborri rreth portave.\n40:15 N\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme t\u00eb port\u00ebs s\u00eb hyrjes deri n\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme t\u00eb atriumit t\u00eb port\u00ebs s\u00eb brendshme kishte pes\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00eb.\n40:16 Dritaret dhe mbajt\u00ebset e tyre p\u00ebrbrenda portave kishin kanate rreth e qark; e nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhte p\u00ebr harqet. Kishte gjithashtu dritare rreth e qark n\u00eb pjes\u00ebn e brendshme dhe mbi mbajt\u00ebset ishin p\u00ebrfytyruar disa palma.\n40:17 Pastaj m\u00eb \u00e7oi n\u00eb oborrin e jasht\u00ebm dhe ja, aty kishte dhoma dhe nj\u00eb kalldr\u00ebm rreth e qark oborrit; tridhjet\u00eb dhoma shikonin nga kalldr\u00ebmi.\n40:18 Gjat\u00ebsia e kalldr\u00ebmit i p\u00ebrgjigjej gjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb portave; ishte kalldr\u00ebmi i posht\u00ebm.\n40:19 Pastaj mati gj\u00ebr\u00ebsin\u00eb e port\u00ebs q\u00eb nga pjesa e p\u00ebrparme e port\u00ebs m\u00eb t\u00eb poshtme deri te pjesa e p\u00ebrparme e port\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb oborrit t\u00eb brendsh\u00ebm: ishin nj\u00ebqind kubit\u00eb n\u00eb lindje dhe n\u00eb veri.\n40:20 Mati gjithashtu gjat\u00ebsin\u00eb dhe gj\u00ebr\u00ebsin\u00eb e port\u00ebs q\u00eb shikon nga veriu n\u00eb oborrin e jasht\u00ebm.\n40:21 Dhomat e saj ishin tri nga nj\u00ebra an\u00eb dhe tri nga ana tjet\u00ebr; shtyllat e tyre dhe harqet e tyre kishin po at\u00eb madh\u00ebsi t\u00eb port\u00ebs s\u00eb par\u00eb: pes\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00eb gjat\u00ebsi dhe nj\u00ebzet e pes\u00eb kubit\u00eb gj\u00ebr\u00ebsi.\n40:22 Dritaret e saj, harqet e saj, palmat e saj kishin po at\u00eb gjer\u00ebsi t\u00eb port\u00ebs q\u00eb shikonte nga lindja; ngjiteshe aty n\u00ebp\u00ebr shtat\u00eb shkallore, p\u00ebrpara t\u00eb cilave ishin harqet e saj.\n40:23 Oborri i brendsh\u00ebm kishte nj\u00eb port\u00eb q\u00eb ishte p\u00ebrball\u00eb port\u00ebs veriore, pik\u00ebrisht ashtu si ishte p\u00ebr port\u00ebn lindore; b\u00ebri matjen nga nj\u00eb port\u00eb te tjetra: nj\u00ebqind kubit\u00eb.\n40:24 Pastaj m\u00eb \u00e7oi nga jugu, dhe ja, nj\u00eb port\u00eb q\u00eb shikonte nga jugu; mati shtyllat dhe harqet e saj q\u00eb kishin po ato madh\u00ebsi t\u00eb t\u00eb m\u00ebparshm\u00ebve.\n40:25 N\u00eb t\u00eb dhe n\u00eb harqet e tyre kishte rreth e rrotull dritare, ashtu si dritaret e tjera: pes\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00eb t\u00eb gjata dhe nj\u00ebzet e pes\u00eb t\u00eb gj\u00ebra.\n40:26 Ngjiteshe aty n\u00ebp\u00ebr shtat\u00eb shkallore, p\u00ebrpara t\u00eb cilave ishin harqet; ajo kishte palma, nj\u00eb nga nj\u00eb an\u00eb dhe tjetra nga ana tjet\u00ebr mbi shtyllat e veta.\n40:27 Oborri i brendsh\u00ebm kishte nj\u00eb port\u00eb nga jugu; mati larg\u00ebsin\u00eb midis portave n\u00eb drejtim t\u00eb jugut: nj\u00ebqind kubit\u00eb.\n40:28 Pastaj m\u00eb \u00e7oi n\u00eb oborrin e brendsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr port\u00ebn e jugut dhe mati port\u00ebn e jugut q\u00eb kishte po ato madh\u00ebsi.\n40:29 Edhe dhomat e saj, shtyllat e saj dhe harqet e saj kishin po at\u00eb madh\u00ebsi. Ajo kishte dritare dhe harqe rreth e qark me nj\u00eb gjat\u00ebsi prej pes\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00ebsh dhe nj\u00eb gj\u00ebr\u00ebsi prej nj\u00ebzet e pes\u00eb.\n40:30 Rreth e qark kishte harqe t\u00eb gjat\u00eb nj\u00ebzetepes\u00eb kubit\u00eb dhe t\u00eb gj\u00ebr\u00eb pes\u00eb kubit\u00eb.\n40:31 Harqet e saj shikonin n\u00eb oborrin e jasht\u00ebm; kishte palma mbi shtyllat e saj dhe ngjiteshe n\u00eb to n\u00ebp\u00ebrmjet tet\u00eb shkallareve.\n40:32 Pastaj m\u00eb \u00e7oi n\u00eb oborrin e brendsh\u00ebm q\u00eb shikon nga jugu dhe mati port\u00ebn: kishte po ato p\u00ebrmasa.\n40:33 Edhe dhomat e tij, shtyllat e tij dhe harqet e tij kishin po ato p\u00ebrmasa. Ajo kishte dritare dhe harqe rreth e qark dhe kishte nj\u00eb gjat\u00ebsi prej pes\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00ebsh dhe nj\u00eb gj\u00ebr\u00ebsi prej nj\u00ebzet e pes\u00eb kubit\u00ebsh.\n40:34 Harqet e tij dilnin mbi oborrin e jasht\u00ebm; kishte palma mbi shyllat e tij nga njera dhe nga tjetra an\u00eb, dhe ngjiteshe n\u00eb to n\u00ebp\u00ebrmjet tet\u00eb shkallareve.\n40:35 Pastaj m\u00eb \u00e7oi te porta e veriut dhe e mati: ajo kishte po ato p\u00ebrmasa,\n40:36 ashtu si dhomat e tij, shtyllat e tij dhe harqet e tij; kishte dritare rreth e qark; ajo ishte pes\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00ebsh e gjat\u00eb dhe nj\u00ebzet e pes\u00eb kubit\u00eb e gj\u00ebr\u00eb.\n40:37 Shtyllat e tij jepnin mbi oborrin e jasht\u00ebm; kishte disa palma mbi shtyllat e tij nga nj\u00ebra dhe nga tjetra an\u00eb dhe ngjiteshe n\u00eb to n\u00ebp\u00ebrmjet tet\u00eb shkallarve.\n40:38 Kishte gjithashtu nj\u00eb dhom\u00eb me hyrjen pran\u00eb shtyllave t\u00eb portave; aty laheshin olokaustet.\n40:39 N\u00eb atriumin e port\u00ebs kishte dy tryeza nga nj\u00eb an\u00eb dhe dy tryeza nga ana tjet\u00ebr, mbi t\u00eb cilat thereshin olokaustet, flijimet p\u00ebr m\u00ebkatin dhe shkeljen.\n40:40 N\u00eb an\u00ebn e jashtme t\u00eb atriumit, sapo dikush ngjitet n\u00eb hyrjen e port\u00ebs s\u00eb veriut, kishte dy tryeza, bashk\u00eb me dy tryeza nga ana tjet\u00ebr e atriumit t\u00eb port\u00ebs.\n40:41 K\u00ebshtu n\u00eb an\u00ebt e port\u00ebs kishte kat\u00ebr tryeza nga nj\u00eb an\u00eb dhe kat\u00ebr tryeza nga ana tjet\u00ebr: tet\u00eb tryeza gjithsej mbi t\u00eb cilat thereshin flijimet.\n40:42 P\u00ebr olokaustet kishte edhe kat\u00ebr tryeza prej guri t\u00eb latuar, t\u00eb gjata nj\u00eb kubit\u00eb e gjysm\u00eb, t\u00eb gj\u00ebra nj\u00eb kubit\u00eb e gjysm\u00eb dhe t\u00eb larta nj\u00eb kubit\u00eb; mbi to viheshin mjetet me t\u00eb cilat thereshin olokaustet dhe flijimet e tjera.\n40:43 N\u00eb pjes\u00ebn e brendshme, rreth e qark dhom\u00ebs, ishin varur \u00e7engela nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb gjata; mbi tryezat vihej mishi i ofertave.\n40:44 Jasht\u00eb port\u00ebs s\u00eb brendshme kishte dy dhoma p\u00ebr k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt n\u00eb oborrin e brendsh\u00ebm; nj\u00ebra ishte pran\u00eb port\u00ebs s\u00eb veriut dhe shikonte nga jugu, tjetra ishte pran\u00eb port\u00ebs s\u00eb jugut dhe shikonte nga veriu.\n40:45 Ai m\u00eb tha: \"Kjo dhom\u00eb q\u00eb shikon nga jugu \u00ebsht\u00eb p\u00ebr prift\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb kryejn\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb tempull;\n40:46 dhoma q\u00eb shikon nga veriu \u00ebsht\u00eb p\u00ebr prift\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb kryejn\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb altar; k\u00ebta jan\u00eb bijt\u00eb e Tsadokut, nd\u00ebr bijt\u00eb e Levit, q\u00eb i afrohen Zotit p\u00ebr t'i sh\u00ebrbyer\".\n40:47 Ai mati oborrin: ishte katror me nj\u00eb gjat\u00ebsi prej nj\u00ebqind kubit\u00ebsh dhe nj\u00eb gj\u00ebr\u00ebsi prej nj\u00ebqind kubit\u00ebsh; altari ishte p\u00ebrball\u00eb tempullit.\n40:48 Pastaj m\u00eb \u00e7oi n\u00eb atriumin e tempullit dhe mati shtyllat e atriumit: ishin pes\u00eb kubit\u00eb nga nj\u00eb an\u00eb dhe pes\u00eb kubit\u00eb nga ana tjet\u00ebr; gj\u00ebr\u00ebsia e port\u00ebs ishte tre kubit\u00eb nga nj\u00eb an\u00eb dhe tre kubit\u00eb nga ana tjet\u00ebr.\n40:49 Gjat\u00ebsia e hajatit ishte nj\u00ebzet kubit\u00eb dhe gj\u00ebr\u00ebsia nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00eb; ngjiteshe n\u00eb t\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet shkalloreve; pran\u00eb mbajt\u00ebsve kishte shtylla, nj\u00ebra nga nj\u00eb an\u00eb dhe tjetra nga ana tjet\u00ebr.\n41:1 Pastaj m\u00eb \u00e7oi n\u00eb shenjt\u00ebrore dhe mati shtyllat; gjasht\u00eb kubit\u00eb gj\u00ebr\u00ebsi nga nj\u00eb an\u00eb dhe gjasht\u00eb kubit\u00eb gjer\u00ebsi nga ana tjet\u00ebr, ashtu si\u00e7 ishte gjer\u00ebsia e tabernakullit.\n41:2 Gjer\u00ebsia e hyrjes ishte dhjet\u00eb kubit\u00eb dhe muret an\u00ebsore t\u00eb hyrjes pes\u00eb kubit\u00eb nga nj\u00eb an\u00eb dhe pes\u00eb kubit\u00eb nga ana tjet\u00ebr. Mati gjat\u00ebsin\u00eb e shenjt\u00ebrores: dyzet kubit\u00eb, dhe gjer\u00ebsin\u00eb e tij nj\u00ebzet kubit\u00eb.\n41:3 Pastaj hyri brenda dhe mati mbajt\u00ebset e port\u00ebs: dy kubit\u00eb; porta ishte gjasht\u00eb kubit\u00eb dhe gjer\u00ebsia e saj shtat\u00eb kubit\u00eb.\n41:4 Mati gjat\u00ebsin\u00eb e saj: nj\u00ebzet kubit\u00eb, dhe gjer\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebrpara shenjt\u00ebrores, nj\u00ebzet kubit\u00eb; pastaj m\u00eb tha: \"Ky \u00ebsht\u00eb vend shum\u00eb i shenjt\u00eb\".\n41:5 Pastaj mati murin e tempullit: gjasht\u00eb kubit\u00eb; nd\u00ebrsa gjer\u00ebsia e \u00e7do dhome an\u00ebsore rreth e rrotull tempullit ishte kat\u00ebr kubit\u00eb.\n41:6 Dhomat an\u00ebsore ishin me tre kate, nj\u00ebra mbi tjetr\u00ebn, tridhjet\u00eb dhoma p\u00ebr kat; ato mb\u00ebshteteshin mbi disa dalje t\u00eb murit t\u00eb tempullit, t\u00eb b\u00ebra rreth e qark p\u00ebr dhomat an\u00ebsore; k\u00ebshtu ishin ngjitur por nuk mb\u00ebshteteshin mbi murin e tempullit.\n41:7 Madh\u00ebsia e dhomave an\u00ebsore rritej dora dor\u00ebs q\u00eb kalohej nga nj\u00eb kat n\u00eb tjetrin, sepse daljet e struktur\u00ebs s\u00eb murit t\u00eb tempullit vinin si shkallare rreth e qark tempullit; prandaj madh\u00ebsia e struktur\u00ebs s\u00eb tempullit rritej dora dor\u00ebs q\u00eb ngjiteshe nga kati i posht\u00ebm n\u00eb t\u00eb lartin dhe duke kaluar n\u00ebp\u00ebr at\u00eb t\u00eb mesit.\n41:8 Pash\u00eb gjithashtu rreth tempullit nj\u00eb lart\u00ebsim; themelet e dhomave an\u00ebsore ishin sa nj\u00eb kallam i t\u00ebr\u00eb prej gjasht\u00eb kubit\u00ebsh.\n41:9 Gjer\u00ebsia e murit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb dhomave an\u00ebsore ishte pes\u00eb kubit\u00eb; hap\u00ebsira e l\u00ebn\u00eb e lir\u00eb nd\u00ebrmjet dhomave an\u00ebsore q\u00eb i p\u00ebrkisnin tempullit\n41:10 dhe dhomat e jashtme ishte nj\u00ebzet kubit\u00eb rreth e qark tempullit.\n41:11 Portat e dhomave an\u00ebsore shikonin nga hap\u00ebsira e lir\u00eb: nj\u00eb port\u00eb nga veriu dhe tjetra nga jugu; gjer\u00ebsia e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb lir\u00eb ishte pes\u00eb kubit\u00eb rreth e qark.\n41:12 Nd\u00ebrtimi q\u00eb ndodhej p\u00ebrball\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs boshe nga ana e per\u00ebndimit kishte nj\u00eb gjer\u00ebsi prej gjasht\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00ebsh; muri i nd\u00ebrtimit ishte i trash\u00eb pes\u00eb kubit\u00eb rreth e qark dhe i gjat\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00eb.\n41:13 Pastaj mati tempullin, q\u00eb kishte nj\u00eb gjat\u00ebsi prej nj\u00ebqind kubit\u00ebsh. Hap\u00ebsira boshe, konstruksioni dhe muret e tij kishin gjithashtu nj\u00ebqind kubit\u00eb gjat\u00ebsi.\n41:14 Gjer\u00ebsia e fasad\u00ebs s\u00eb tempullit dhe hap\u00ebsira boshe nga ana lindore ishin nj\u00ebqind kubit\u00eb.\n41:15 Mati gjat\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit p\u00ebrpara hap\u00ebsir\u00ebs boshe t\u00eb konstruksionit, n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb tij, me gjith\u00eb galerit\u00eb nga nj\u00eb an\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr: nj\u00ebqind kubit\u00eb. K\u00ebshtu mati pjes\u00ebn e brend\u00ebshme t\u00eb shenjt\u00ebrores dhe atriumet e oborrit.\n41:16 Pragjet, dritaret me kanata dhe galerit\u00eb rreth e rrotull tri kateve p\u00ebrball\u00eb pragjeve ishin mbuluar me dru rreth e qark, nga dyshemeja deri te dritaret (dritaret ishin t\u00eb mbuluara),\n41:17 deri mbi port\u00ebn, n\u00eb pjes\u00ebn e brend\u00ebshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb tij t\u00eb tempullit p\u00ebrqark, brenda dhe jasht\u00eb, me p\u00ebrmasa t\u00eb p\u00ebrpikta.\n41:18 Ishin riprodhuar kerubin\u00eb dhe palma, nj\u00eb palm\u00eb midis kerubinit dhe kerubinit; \u00e7do kerubin kishte dy fytyra:\n41:19 fytyra e njeriut ishte e kthyer drejt nj\u00eb palme nga nj\u00eb an\u00eb, dhe fytyra e luanit ishte e kthyer drejt palm\u00ebs tjet\u00ebr nga ana tjet\u00ebr. Ishin riprodhuar rreth a qark tempullit.\n41:20 Nga dyshemeja deri p\u00ebrmbi port\u00ebn dhe mbi murin e shenjt\u00ebrores ishin riprodhuar kerubin\u00eb dhe palma.\n41:21 Shtalk\u00ebt e shenjt\u00ebrores ishin katror\u00eb, po k\u00ebshtu fasada e vendit t\u00eb shenjt\u00eb; pamja e njer\u00ebs ishte si pamja e tjetr\u00ebs.\n41:22 Altari ishte prej druri, i lart\u00eb tre kubit\u00eb dhe i gjat\u00eb dy kubit\u00eb; qoshet e tij, gjat\u00ebsia dhe faqet e tij ishin prej druri. Burri m\u00eb tha: \"Kjo \u00ebsht\u00eb tryeza q\u00eb rri para Zotit\".\n41:23 Shenjt\u00ebrorja dhe vendi i shenjt\u00eb kishin dy porta.\n41:24 \u00c7do port\u00eb kishte dy kanate, dy kanate q\u00eb mblidheshin dysh: dy kanate p\u00ebr nj\u00eb port\u00eb dhe dy kanate p\u00ebr tjetr\u00ebn.\n41:25 Mbi to, mbi portat e shenjt\u00ebrores, ishin gdhendur kerubin\u00eb dhe palma, si ata q\u00eb ishin gdhendur mbi mure. Mbi fasad\u00ebn e atriumit, nga jasht\u00eb, kishte nj\u00eb strehore prej druri.\n41:26 Kishte dritare me grilje dhe palma nga t\u00eb dy an\u00ebt, mbi muret an\u00ebsor\u00eb t\u00eb atriumit dhe mbi dhomat an\u00ebsore t\u00eb tempullit dhe mbi strehoret.\n42:1 Pastaj m\u00eb nxori n\u00eb oborrin e jasht\u00ebm nga ana e veriut dhe m\u00eb \u00e7oi n\u00eb dhomat q\u00eb ndodheshin p\u00ebrball\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs boshe dhe p\u00ebrball\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb drejtim t\u00eb veriut.\n42:2 Konstruksioni i fasad\u00ebs drejt veriut kishte nj\u00eb gjat\u00ebsi prej nj\u00ebqind kubit\u00ebsh dhe nj\u00eb gj\u00ebr\u00ebsi prej pes\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00ebsh.\n42:3 P\u00ebrball\u00eb oborrit t\u00eb brendsh\u00ebm prej nj\u00ebzet kubit\u00ebsh dhe p\u00ebrball\u00eb kalldr\u00ebmit t\u00eb oborrit t\u00eb jasht\u00ebm kishte nj\u00eb galeri mbi tjetr\u00ebn me tre kate.\n42:4 P\u00ebrpara dhomave kishte nj\u00eb kalim t\u00eb brendsh\u00ebm, q\u00eb ishte i gjer\u00eb dhjet\u00eb kubit\u00eb dhe i gjat\u00eb nj\u00ebqind kubit\u00eb; portat e tyre shikonin nga veriu.\n42:5 Dhomat e sip\u00ebrme ishin m\u00eb t\u00eb ngushta, sepse galerit\u00eb zinin m\u00eb tep\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb se galerit\u00eb e poshtme dhe t\u00eb nd\u00ebrmjetme t\u00eb nd\u00ebrtimit.\n42:6 Duke qen\u00eb se ishin me tre kate dhe nuk kishin shtylla si shtyllat e oborreve prandaj nga toka dhomat e sip\u00ebrme ishin m\u00eb t\u00eb ngushta se ato t\u00eb poshtme dhe t\u00eb nd\u00ebrmjetme.\n42:7 Muri i jasht\u00ebm, paralel me dhomat nga ana e oborrit t\u00eb jasht\u00ebm, ball\u00eb dhomave, kishte nj\u00eb gjat\u00ebsi prej pes\u00ebdhejt\u00eb kubit\u00ebsh;\n42:8 n\u00eb fakt gjat\u00ebsia e dhomave nga ana e oborrit t\u00eb jasht\u00ebm ishte pes\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00eb, nd\u00ebrsa nga ana e faqes s\u00eb shenjt\u00ebrores ishte nj\u00ebqind kubit\u00eb.\n42:9 Posht\u00eb k\u00ebtyre dhomave kishte nj\u00eb hyrje nga ana e lindjes, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb hynte n\u00eb to nga oborri i jasht\u00ebm.\n42:10 N\u00eb murin e gjer\u00eb t\u00eb oborrit n\u00eb drejtim t\u00eb lindjes, p\u00ebrball\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs boshe dhe p\u00ebrball\u00eb nd\u00ebrtimitit, kishte dhoma.\n42:11 P\u00ebrpara tyre kishte nj\u00eb kalim t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb dhomave q\u00eb ishin nga ana e veriut; ato kishin po at\u00eb gjat\u00ebsi e gjer\u00ebsi, me t\u00eb gjitha daljet dhe portat q\u00eb ndiqnin t\u00eb nj\u00ebjtat kritere.\n42:12 N\u00eb p\u00ebrputhje me portat e dhomave q\u00eb ishin nga jugu, kishte nj\u00eb port\u00eb n\u00eb krye t\u00eb kalimit pik\u00ebrisht p\u00ebrpara murit n\u00eb drejtim t\u00eb lindjes.\n42:13 Ai m\u00eb tha: \"Dhomat nga veriu dhe dhomat nga jugu q\u00eb ndodhen p\u00ebrball\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs boshe jan\u00eb dhoma t\u00eb shenjta, ku prift\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb i afrohen Zotit do t\u00eb han\u00eb gj\u00ebrat shum\u00eb t\u00eb shenjta; atje do t\u00eb depozitojn\u00eb gj\u00ebrat shum\u00eb t\u00eb shenjta, dometh\u00ebn\u00eb blatimet e ushqimit dhe blatimet p\u00ebr m\u00ebkatin dhe p\u00ebr shkeljen, sepse ai vend \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb.\n42:14 Kur prift\u00ebrinjt\u00eb t\u00eb ken\u00eb hyr\u00eb, nuk do t\u00eb dalin m\u00eb nga vendi i shenjt\u00eb n\u00eb oborrin e jasht\u00ebm, por do t\u00eb vendojn\u00eb aty rrobat e tyre me t\u00eb cilat kryejn\u00eb sh\u00ebrbimin, sepse jan\u00eb t\u00eb shenjta; do t\u00eb veshin rroba t\u00eb tjera dhe k\u00ebshtu do t\u00eb mund t'i afrohen asaj q\u00eb i p\u00ebrket popullit\".\n42:15 Mbasi mbaroi s\u00eb maturi pjes\u00ebn e brendshme t\u00eb tempullit, m\u00eb nxori nga porta q\u00eb shikonte nga lindja dhe mati pjes\u00ebn e rrethuar rreth e qark.\n42:16 Mati an\u00ebn lindore me kallamin mat\u00ebs: pes\u00ebqind kubit\u00eb me kallamin mat\u00ebs rreth e qark.\n42:17 Mati an\u00ebn veriore: pes\u00ebqind kubit\u00eb me kallamin p\u00ebr mat\u00ebs rreth e qark,\n42:18 Mati an\u00ebn jugore me kallamin mat\u00ebs: pes\u00ebqind kubit\u00eb.\n42:19 U kthye nga ana per\u00ebndore dhe mati: pes\u00ebqind kubit\u00eb me kallamin mat\u00ebs.\n42:20 Mati sip\u00ebrfaqen nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt: kishte rreth e qark nj\u00eb mur q\u00eb ishte i gjat\u00eb pes\u00ebqind kubit\u00eb dhe i gj\u00ebr\u00eb pes\u00ebqind kubit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb vendin e shenjt\u00eb nga ai profan.\n43:1 Pastaj m\u00eb \u00e7oi te porta, te porta q\u00eb shikon nga lindja.\n43:2 Dhe ja, lavdia e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb Izraelit vinte nga lindja. Z\u00ebri i tij ishte si zhurma e shum\u00eb uj\u00ebrave dhe toka shk\u00eblqente nga lavdia e tij.\n43:3 Vegimi q\u00eb pash\u00eb n\u00eb dukje ishte i ngjash\u00ebm me vegimin q\u00eb pata kur shkova p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar qytetin, vegimi ishte i ngjash\u00ebm me vegimet q\u00eb pata pran\u00eb lumit Kebar; un\u00eb rash\u00eb me fytyr\u00eb.\n43:4 Dhe lavdia e Zotit hyri n\u00eb tempull nga porta q\u00eb shikon nga lindja.\n43:5 Pastaj Fryma m\u00eb ngriti lart dhe m\u00eb \u00e7oi n\u00eb oborrin e brendsh\u00ebm; dhe ja, lavdia e Zotit mbushte tempullin.\n43:6 At\u00ebher\u00eb d\u00ebgjova dik\u00eb q\u00eb m\u00eb fliste nga tempulli, nd\u00ebrsa nj\u00eb burr\u00eb rrinte m\u00eb k\u00ebmb\u00eb pran\u00eb meje;\n43:7 dhe ai m\u00eb tha: \"Bir njeriu, ky \u00ebsht\u00eb vendi i fronit tim dhe vendi ku v\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e mia, ku do t\u00eb banoj n\u00eb mes t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit p\u00ebrjet\u00eb. Dhe sht\u00ebpia e Izraelit nuk do ta ndot\u00eb m\u00eb emrin tim t\u00eb shenjt\u00eb,\n43:8 duke v\u00ebn\u00eb pragun e tyre af\u00ebr pragut tim dhe shtalkat e tyre af\u00ebr shtalkave t\u00eb mia duke pasur vet\u00ebm nj\u00eb ndar\u00ebse midis meje dhe atyre, duke e ndotur k\u00ebshtu emrin tim t\u00eb shenjt\u00eb me veprimet e neveritshme q\u00eb kryenin; prandaj n\u00eb zem\u00ebrimin tim i shkat\u00ebrrova.\n43:9 Tani do t\u00eb largojn\u00eb nga un\u00eb kurv\u00ebrimet e tyre dhe kufomat e mbret\u00ebrve t\u00eb tyre, dhe un\u00eb do t\u00eb banoj n\u00eb mes t\u00eb tyre p\u00ebrjet\u00eb.\n43:10 Ti, bir njeriu, p\u00ebrshkruaja tempullin sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb turp p\u00ebr paudh\u00ebsin\u00eb e tyre. Le t\u00eb masin p\u00ebrmasat e tij,\n43:11 dhe, n\u00eb se kan\u00eb turp p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, ti u b\u00ebj t\u00eb njohur atyre modelin e tempullit dhe vendosjen e tij, daljet e tij dhe hyrjet e tij, gjith\u00eb modelin e tij dhe t\u00eb gjith\u00eb statutet e tij, gjith\u00eb format e tij dhe t\u00eb gjitha ligjet e tij; v\u00ebri t\u00eb shkruara para syve t\u00eb tyre me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb t\u00ebr\u00eb modelin e tij, t\u00ebr\u00eb statutet e tij dhe t'i zbatojn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb.\n43:12 Ky \u00ebsht\u00eb ligji i tempullit. Gjith\u00eb territori q\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth maj\u00ebs s\u00eb malit do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i shenjt\u00eb. Ja, ky \u00ebsht\u00eb ligji i tempullit.\n43:13 K\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrmasat e altarit n\u00eb kubit\u00eb (kubiti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kubit plus nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb): baza ka nj\u00eb kubit lart\u00ebsi dhe nj\u00eb kubit larg\u00ebsi, me nj\u00eb buz\u00eb prej nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb n\u00eb gjith\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb lart\u00ebsia e altarit;\n43:14 nga baza n\u00eb tok\u00eb deri n\u00eb platform\u00ebn e poshtme ka dy kubit\u00eb; platforma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kubit e gj\u00ebr\u00eb; nga plaftorma m\u00eb e vog\u00ebl deri n\u00eb platform\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ka kat\u00ebr kubit\u00eb; platforma \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kubit e gj\u00ebr\u00eb.\n43:15 Vatra e altarit \u00ebsht\u00eb kat\u00ebr kubit\u00eb e lart\u00eb, dhe nga vatra e altarit ngrihen kat\u00ebr brir\u00eb.\n43:16 Vatra e altarit \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00eb dhe e gj\u00ebr\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb katror i p\u00ebrsosur.\n43:17 Platforma e sip\u00ebrme n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e saj \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00eb dhe po aq e gj\u00ebr\u00eb, me nj\u00eb buz\u00eb rreth e qark prej gjysm\u00eb kubiti; shkallaret e veta shikojn\u00eb nga lindja\".\n43:18 Pastaj m\u00eb tha: \"Bir njeriu, k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: K\u00ebto jan\u00eb statutet p\u00ebr altarin kur t\u00eb nd\u00ebrtohet p\u00ebr t\u00eb ofruar olokaustet dhe p\u00ebr ta sp\u00ebrkatur sip\u00ebr me gjak.\n43:19 Prift\u00ebrinjt\u00eb levitik\u00eb q\u00eb vjn\u00eb nga fisi i Tsadokut, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb afrohen p\u00ebr t\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbyer\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"ti do t'u jap\u00ebsh nj\u00eb dem t\u00eb ri p\u00ebr flijimin e m\u00ebkatit.\n43:20 Do t\u00eb marr\u00ebsh pak gjak prej tij dhe do ta v\u00ebsh mbi kat\u00ebr brir\u00ebt e altarit, mbi kat\u00ebr qoshet e platform\u00ebs dhe rreth e qark buz\u00ebs; k\u00ebshtu do ta pastrosh dhe do t\u00eb kryesh shlyerjen p\u00ebr t\u00eb.\n43:21 Pastaj do t\u00eb marr\u00ebsh demin e ri t\u00eb flijimit t\u00eb m\u00ebkatit dhe do ta djeg\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb caktuar t\u00eb tempullit, jasht\u00eb shenjt\u00ebrores.\n43:22 Dit\u00ebn e dyt\u00eb do t\u00eb ofrosh si flijim p\u00ebr m\u00ebkatin nj\u00eb cjap pa t\u00eb meta dhe me t\u00eb do t\u00eb pastrohet altari si\u00e7 u pastrua me demin e ri.\n43:23 Me t\u00eb p\u00ebrfunduar pastrimin e tij, do t\u00eb ofrosh nj\u00eb dem t\u00eb ri pa t\u00eb meta dhe nj\u00eb dash t\u00eb kopes\u00eb pa t\u00eb meta.\n43:24 Do t'i paraqes\u00ebsh p\u00ebrpara Zotit, dhe prift\u00ebrinjt\u00eb do t\u00eb hedhin mbi ta krip\u00eb dhe do t'ia ofrojn\u00eb si olokaust Zotit.\n43:25 Shtat\u00eb dit\u00eb do t\u00eb ofrosh nj\u00eb cjap si flijim p\u00ebr m\u00ebkatin; do t\u00eb ofrosh gjithashtu nj\u00eb dem t\u00eb ri dhe nj\u00eb dash t\u00eb kopes\u00eb, t\u00eb dy pa t\u00eb meta.\n43:26 Shtat\u00eb dit\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet shlyerja p\u00ebr altarin, do t\u00eb pastrohet dhe do t\u00eb shenjt\u00ebrohet.\n43:27 Me t\u00eb mbaruar k\u00ebto dit\u00eb, nga dita e tet\u00eb e tutje prift\u00ebrinjt\u00eb do t\u00eb ofrojn\u00eb mbi altar olokaustet tuaja dhe flijimet tuaja t\u00eb falenderimit, dhe un\u00eb do t'ju p\u00eblqej\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n44:1 Pastaj ai m\u00eb \u00e7oi drejt port\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb shenjt\u00ebrores q\u00eb shikonte nga lindja, por ajo ishte e mbyllur.\n44:2 Zoti m\u00eb tha: \"Kjo port\u00eb do t\u00eb mbetet e mbyllur, nuk do t\u00eb hapet dhe askush nuk do t\u00eb hyj\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb, sepse n\u00ebp\u00ebr t\u00eb ka hyr\u00eb Zoti, Per\u00ebndia i Izraelit; prandaj do t\u00eb mbetet e mbyllur.\n44:3 Por princi duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb princ, do t\u00eb mund t\u00eb ulet p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb buk\u00ebn p\u00ebrpara Zotit; ai do t\u00eb hyj\u00eb nga hajati i der\u00ebs dhe do t\u00eb dal\u00eb po nga ajo rrug\u00eb\".\n44:4 Pastaj, n\u00ebp\u00ebr port\u00ebn n\u00eb veri, m\u00eb \u00e7oi p\u00ebrpara tempullit. Shikova, dhe ja, lavdia e Zotit mbushte sht\u00ebpin\u00eb e Zotit; dhe un\u00eb rash\u00eb me fytyr\u00eb.\n44:5 Zoti m\u00eb tha: \"Bir njeriu, ki kujdes, shiko me syt\u00eb e tu dhe d\u00ebgjo me vesh\u00ebt e tu t\u00eb gjitha ato q\u00eb do t\u00eb t\u00eb them p\u00ebr statutet e sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb Zotit dhe t\u00ebr\u00eb ligjeve t\u00eb tij; ki kujdes n\u00eb hyrjen e tempullit dhe n\u00eb t\u00eb gjitha daljet e shenjt\u00ebrores.\n44:6 Do t'u thuash k\u00ebtyre rebel\u00ebve, sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: O sht\u00ebpi e Izraelit, mjaft m\u00eb me veprimet tuaja t\u00eb neveritshme!\n44:7 Keni b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb futen t\u00eb huaj, t\u00eb parrethprer\u00eb nga zemra dhe nga mishi, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb rrinin n\u00eb shenjt\u00ebroren time, p\u00ebr ta p\u00ebrdhosur tempullin tim, nd\u00ebrsa ofronit buk\u00ebn time, dhjamin dhe gjakun, duke shkelur k\u00ebshtu bes\u00eblidhjen time me ju, me t\u00eb gjitha veprimet tuaja t\u00eb neveritshme.\n44:8 Ju nuk jeni kujdesur p\u00ebr gj\u00ebrat e mia t\u00eb shenjta, por keni v\u00ebn\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb vendin tuaj q\u00eb t\u00eb kujdesen p\u00ebr shenjt\u00ebroren time.\n44:9 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Asnj\u00eb i huaj, i parrethprer\u00eb nga zemra dhe parrethprer\u00eb nga mishi, nuk ka p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb shenjt\u00ebroren time, as edhe ndonj\u00eb i huaj q\u00eb ndodhet n\u00eb mes t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit.\n44:10 Por Levit\u00ebt, q\u00eb u larguan nga un\u00eb kur Izraeli doli nga rruga e drejt\u00eb, dhe u shmang\u00ebn nga un\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar pas idhujve t\u00eb tyre, do t\u00eb nd\u00ebshkohen p\u00ebr paudh\u00ebsin\u00eb e tyre.\n44:11 Megjithat\u00eb ata do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si roje t\u00eb portave t\u00eb tempullit dhe do t\u00eb kryejn\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb tempull; do t\u00eb therin olokaustet dhe flijimet p\u00ebr popullin dhe do t\u00eb rrin\u00eb para tij p\u00ebr t'i sh\u00ebrbyer.\n44:12 Duke qen\u00eb se i kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebrpara idhujve t\u00eb tij dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb sht\u00ebpia e Izraelit t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb m\u00ebkat, un\u00eb ngrita dor\u00ebn time kund\u00ebr tyre\", thot\u00eb Zoti, Zoti, \"duke u betuar se do t\u00eb nd\u00ebshkohen p\u00ebr m\u00ebkatin e tyre.\n44:13 Dhe nuk do t\u00eb m\u00eb afrohen m\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbyer si prift\u00ebrinj as do t'u afrohen asnj\u00ebr\u00ebs prej gj\u00ebrave t\u00eb mia t\u00eb shenjta, gj\u00ebrave q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shenjta; por do t\u00eb mbajn\u00eb turpin e tyre dhe nd\u00ebshkimin p\u00ebr veprimet e neveritshme q\u00eb kan\u00eb kryer.\n44:14 Megjithat\u00eb un\u00eb do t'u besoj atyre ruajtjen e tempullit p\u00ebr \u00e7do sh\u00ebrbim t\u00eb tij dhe p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb t\u00eb.\n44:15 Por prift\u00ebrinjt\u00eb Levit\u00eb, bij t\u00eb Tsadokut, q\u00eb kan\u00eb treguar kujdes p\u00ebr shenjt\u00ebroren time kur bijt\u00eb e Izraelit u shmang\u00ebn nga un\u00eb, do t\u00eb m\u00eb afrohen p\u00ebr t\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbyer dhe do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb para meje p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ofruar dhjamin dhe gjakun\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n44:16 \"Ata do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb shenjt\u00ebroren time, do t'i afrohen tryez\u00ebs sime q\u00eb t\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb dhe do t\u00eb kryejn\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebrbimin tim.\n44:17 Kur t\u00eb hyjn\u00eb n\u00ebp\u00ebr portat e oborrit t\u00eb brendsh\u00ebm, do t\u00eb veshin roba prej liri; nuk do t\u00eb ken\u00eb n\u00eb trup asnj\u00eb veshje prej leshi, kur t\u00eb kryejn\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb portat e oborrit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe n\u00eb tempull.\n44:18 Do t\u00eb ken\u00eb n\u00eb krye \u00e7allma prej liri dhe pantallona prej liri mbi ij\u00ebt; nuk do t\u00eb ngjishen me at\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb d\u00ebrsitesh.\n44:19 Por, kur do t\u00eb dalin n\u00eb oborrin e jasht\u00ebm, n\u00eb oborrin e jasht\u00ebm n\u00eb drejtim me popullin, do t\u00eb heqin rrobat me t\u00eb cilat kan\u00eb kryer sh\u00ebrbimin, do t'i depozitojn\u00eb n\u00eb dhomat e shenjt\u00ebrores dhe do t\u00eb veshin rroba t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb mos shenjt\u00ebruar popullin me veshjet e tyre.\n44:20 Nuk do ta rruajn\u00eb kok\u00ebn dhe as nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb t'u rriten flok\u00ebt, por do t'i presin rregullisht flok\u00ebt.\n44:21 Asnj\u00eb prift nuk do t\u00eb pij\u00eb ver\u00eb, kur t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb oborrin e brendsh\u00ebm.\n44:22 Nuk do t\u00eb martohen me nj\u00eb t\u00eb ven\u00eb, as me grua t\u00eb ndar\u00eb nga burri, por do t\u00eb marrin virgj\u00ebresha nga pasardh\u00ebsit e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit, ose nj\u00eb t\u00eb ve q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e veja e nj\u00eb prifti.\n44:23 Do t'i m\u00ebsojn\u00eb popullit tim t\u00eb dalloj\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb profane dhe do t'i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb njohur ndryshimin midis asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e papast\u00ebr dhe asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e past\u00ebr.\n44:24 N\u00eb mosmarr\u00ebveshje ata do t\u00eb veprojn\u00eb si gjyqtar\u00eb; do t\u00eb gjykojn\u00eb sipas dekreteve t\u00eb mia, do t\u00eb zbatojn\u00eb ligjet e mia dhe statutet e mia n\u00eb t\u00eb gjitha festat e mia dhe do t\u00eb shenjt\u00ebrojn\u00eb t\u00eb shtunat e mia.\n44:25 Nuk do t'i afrohen nj\u00eb t\u00eb vdekuri p\u00ebr t\u00eb mos u ndotur; ata do t\u00eb mund t\u00eb ndoten vet\u00ebm p\u00ebr atin ose n\u00ebn\u00ebn, p\u00ebr birin ose bij\u00ebn, p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb ose p\u00ebr motr\u00ebn e pamartuar.\n44:26 Mbas pastrimit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb num\u00ebrohen shtat\u00eb dit\u00eb.\n44:27 Dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vendin e shenjt\u00eb, n\u00eb oborrin e brendsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb kryer sh\u00ebrbimin n\u00eb vendin e shenjt\u00eb, do t\u00eb ofrojn\u00eb flijimin p\u00ebr m\u00ebkatin\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n44:28 \"Sa p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb e tyre, do t\u00eb jem un\u00eb trash\u00ebgimia e tyre; nuk do t'u jepni atyre asnj\u00eb zot\u00ebrim n\u00eb Izrael, sepse jam un\u00eb zot\u00ebrimi i tyre.\n44:29 Ata do t\u00eb ushqehen me blatimet e ushqimit, me flijimet p\u00ebr m\u00ebkatin dhe me flijimet p\u00ebr shkeljen; \u00e7do gj\u00eb e destinuar Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb Izrael do t\u00eb jet\u00eb e tyre.\n44:30 Pjesa m\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb gjitha prodhimeve t\u00eb hershme dhe t\u00eb gjitha ofertat e larta t\u00eb \u00e7do lloji midis ofertave tuaja t\u00eb larta do t'u p\u00ebrkasin prift\u00ebrinjve; do t'i jepni priftit edhe prodhimin e par\u00eb t\u00eb brumit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bekimi t\u00eb mbetet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj.\n44:31 Prift\u00ebrinjt\u00eb nuk do t\u00eb han\u00eb mishin e asnj\u00eb zogu ose kafshe t\u00eb ngordhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme ose t\u00eb shqyer\".\n45:1 \"Kur ta ndani me short vendin n\u00eb trash\u00ebgimi, ju do t\u00eb vini m\u00ebnjan\u00eb, si ofert\u00eb p\u00ebr Zotin, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb vendit, t\u00eb gjat\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb dhe t\u00eb gj\u00ebr\u00eb dhjet\u00ebmij\u00eb; do t\u00eb jet\u00eb e shenjt\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtrirjen e saj.\n45:2 Nga ajo do t\u00eb merrni p\u00ebr shenjt\u00ebroren nj\u00eb katror me p\u00ebrmasa pes\u00ebqind her\u00eb pes\u00ebqind kubit\u00eb, me nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb lir\u00eb rreth e qark prej pes\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00ebsh.\n45:3 N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtrirje do t\u00eb mat\u00ebsh nj\u00eb siperfaqe me nj\u00eb gjat\u00ebsi prej nj\u00ebzet e pes\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb dhe nj\u00eb gjer\u00ebsi prej dhjet\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb; brenda asaj do t\u00eb jet\u00eb shenjt\u00ebrorja, vendi shum\u00eb i shenjt\u00eb.\n45:4 Do t\u00eb jet\u00eb pjesa e shenjt\u00eb e vendit e caktuar p\u00ebr prift\u00ebrinjt\u00eb, ministrat e shenjt\u00ebrores, q\u00eb i afrohen Zotit p\u00ebr t'i sh\u00ebrbyer; do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe nj\u00eb vend i shenjt\u00eb p\u00ebr shenjt\u00ebroren.\n45:5 Nj\u00eb sip\u00ebrfaqe e gjat\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb dhe e gjer\u00eb dhjet\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb do t'u p\u00ebrkas\u00eb Levit\u00ebve q\u00eb kryejn\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb tempull; ata do t\u00eb ken\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00ebzet dhomave.\n45:6 Si pron\u00eb t\u00eb qytetit do t\u00eb caktoni nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej pes\u00ebmij\u00eb kubit\u00ebsh t\u00eb gjer\u00eb dhe nj\u00ebzet e pes\u00ebmij\u00eb kubit\u00ebsh t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrbri pjes\u00ebs s\u00eb caktuar p\u00ebr shenjt\u00ebrore; ajo do t'i p\u00ebrkas\u00eb t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit\".\n45:7 Princit p\u00ebrkundrazi do t'i jepet nj\u00eb sip\u00ebrfaqe k\u00ebtej dhe matan\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb dhe pron\u00ebs s\u00eb qytetit, p\u00ebrball\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb ofruar dhe p\u00ebrball\u00eb pron\u00ebs s\u00eb qytetit, q\u00eb shtrihet nga ana e per\u00ebndimit drejt per\u00ebndimit dhe nga ana lindore drejt lindjes, me nj\u00eb gjat\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb me njer\u00ebn pjes\u00eb q\u00eb u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb fiseve, nga kufiri per\u00ebndimor n\u00eb kufirin lindor.\n45:8 Kjo pjes\u00eb e vendit do t\u00eb jet\u00eb pron\u00eb e tij n\u00eb Izrael; princat e mi nuk do ta shtypin m\u00eb popullin tim, por do t'i japin kusurin e vendit sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit sipas fiseve t\u00eb tij\".\n45:9 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Mjaft m\u00eb, o princa t\u00eb Izraelit! Lini m\u00ebnjan\u00eb dhun\u00ebn dhe grabitjet, zbatoni ndershm\u00ebrin\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb, hiqni dor\u00eb nga t\u00eb zhveshurit e popullit tim\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n45:10 \"Kini kandare t\u00eb sakta, efa t\u00eb sakt\u00eb dhe bato t\u00eb sakt\u00eb.\n45:11 Efa dhe batoja do t\u00eb ken\u00eb po at\u00eb kapacitet, dhe k\u00ebshtu batoja do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb homeri dhe efa t\u00eb dhjet\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb homeri; kapaciteti i tyre do t\u00eb rregullohet nga homeri.\n45:12 Sikli do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebzet geresh; nj\u00ebzet sikle, nj\u00ebzetepes\u00eb sikle dhe pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb sikle do t\u00eb jet\u00eb mina juaj.\n45:13 Kjo \u00ebsht\u00eb oferta q\u00eb do t\u00eb merrni: nj\u00eb t\u00eb gjasht\u00ebn e nj\u00eb efe nga nj\u00eb homer gruri, dhe nj\u00eb t\u00eb gjasht\u00ebn e nj\u00eb efe nga nj\u00eb homer elbi.\n45:14 Kjo \u00ebsht\u00eb norma e vajit (dometh\u00ebn\u00eb bato e vajit), dhe nj\u00eb e dhjeta e batos nga \u00e7do kor; nj\u00eb kor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb homer ose dhjet\u00eb bate, sepse dhjet\u00eb bate b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb homer.\n45:15 Nga kopeja do t\u00eb merret nj\u00eb dele p\u00ebr \u00e7do dyqind krer\u00eb nga kullotat e t\u00eb pasura t\u00eb Izraelit, dhe kjo do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr blatime t\u00eb ushqimit, p\u00ebr olokaustet dhe p\u00ebr flijimet e falenderimit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shlyerjen p\u00ebr ato\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n45:16 \"T\u00ebr\u00eb populli i vendit do t\u00eb jet\u00eb i detyruar ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb ofert\u00eb p\u00ebr princin e Izraelit.\n45:17 P\u00ebrkundrazi do t\u00eb jet\u00eb detyr\u00eb e princit t\u00eb siguroj\u00eb olokaustet, blatimet e ushqimit dhe libacionet p\u00ebr festat, p\u00ebr h\u00ebnat e reja, p\u00ebr t\u00eb shtunat dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha solemnitetet e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit; ai do t\u00eb siguroj\u00eb flijimin p\u00ebr m\u00ebkatin, blatimin e ushqimit, olokaustin dhe flijimet e falenderimit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shlyerjen p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit\".\n45:18 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Muajin e par\u00eb, dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit, do t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb dem t\u00eb ri pa t\u00eb meta dhe do t\u00eb pastrosh shenjt\u00ebroren.\n45:19 Prifti do t\u00eb marr\u00eb pak gjak nga flijimi p\u00ebr m\u00ebkatin dhe do ta v\u00ebr\u00eb mbi shtalkat e port\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, mbi kat\u00ebr qoshet e platformave t\u00eb altarit dhe mbi shtalkat e port\u00ebs s\u00eb oborrit t\u00eb brendsh\u00ebm.\n45:20 Do t\u00eb veprosh n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb dit\u00ebn e shtat\u00eb t\u00eb muajit p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka m\u00ebkatuar p\u00ebr nga mosdija dhe p\u00ebr naivin; k\u00ebshtu do t\u00eb kryeni shlyerjen p\u00ebr tempullin.\n45:21 Muajin e par\u00eb, dit\u00ebn e kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb muajit p\u00ebr ju do t\u00eb jet\u00eb Pashk\u00eb, nj\u00eb fest\u00eb shtat\u00eb dit\u00ebshe; do t\u00eb hahet buk\u00eb pa maja.\n45:22 At\u00eb dit\u00eb princi do t\u00eb ofroj\u00eb, p\u00ebr vete dhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb popullin e vendit, nj\u00eb dem si flijim p\u00ebr m\u00ebkatin.\n45:23 N\u00eb shtat\u00eb dit\u00ebt e fest\u00ebs do t'i ofroj\u00eb si olokaust Zotit shtat\u00eb dema dhe shtat\u00eb desh\u00eb pa t\u00eb meta, \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb me radh\u00eb, dhe nj\u00eb kec n\u00eb dit\u00eb si flijim p\u00ebr m\u00ebkatin.\n45:24 Do t\u00eb ofroj\u00eb gjithashtu nj\u00eb efa blatim ushqimor p\u00ebr \u00e7do dem dhe nj\u00eb efa \u00e7do dash, bashk\u00eb me nj\u00eb hin vaji p\u00ebr \u00e7do efa.\n45:25 N\u00eb muajin e shtat\u00eb, dit\u00ebn e pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb muajit, n\u00eb fest\u00eb, ai do t\u00eb ofroj\u00eb po ato gj\u00ebra p\u00ebr flijimin p\u00ebr m\u00ebkatin, p\u00ebr olokaustin p\u00ebr blatimin e ushqimit dhe p\u00ebr vajin\".\n46:1 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"Porta e oborrit t\u00eb brendsh\u00ebm q\u00eb shikon nga lindja do t\u00eb rrij\u00eb e mbyllur gjat\u00eb gjasht\u00eb dit\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs; por do t\u00eb hapet dit\u00ebn e shtun\u00eb dhe do t\u00eb hapet gjithashtu dit\u00ebn kur del h\u00ebna e re.\n46:2 Princi do t\u00eb hyj\u00eb nga hajati i port\u00ebs nga jasht\u00eb dhe do t\u00eb ndalet pran\u00eb shtalk\u00ebs s\u00eb port\u00ebs; prift\u00ebrinjt\u00eb do t\u00eb ofrojn\u00eb olokaustin e tij dhe flijimet e tij t\u00eb falenderimit. Ai do t\u00eb adhuroj\u00eb te pragu i port\u00ebs pastaj do t\u00eb dal\u00eb, por porta nuk do t\u00eb mbyllet deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n46:3 Edhe populli i vendit do t\u00eb adhuroj\u00eb p\u00ebrpara Zotit te hyrja e asaj porte, n\u00eb dit\u00ebt e shtuna dhe kur del h\u00ebna e re.\n46:4 Olokausti q\u00eb princi do t'i ofroj\u00eb Zotit dit\u00ebn e shtun\u00eb do t\u00eb jet\u00eb prej gjasht\u00eb qengjash pa t\u00eb meta dhe nj\u00eb dash pa t\u00eb meta,\n46:5 blatimi ushqimor p\u00ebr dashin do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb efa, nd\u00ebrsa blatimi ushqimor p\u00ebr qengjat do t'i lihet d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij, bashk\u00eb me nj\u00eb hin vaji p\u00ebr efan.\n46:6 Dit\u00ebn e h\u00ebn\u00ebs s\u00eb re do t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb dem t\u00eb ri pa t\u00eb meta, gjasht\u00eb qengja dhe nj\u00eb dash, q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb pa t\u00eb meta;\n46:7 si blatim ushqimor do t\u00eb ofroj\u00eb gjithashtu nj\u00eb efa p\u00ebr demin, nj\u00eb efa p\u00ebr dashin dhe p\u00ebr qengjat sa mund t\u00eb disponoj\u00eb, bashk\u00eb me nj\u00eb hin vaji p\u00ebr efan.\n46:8 Princi, kur t\u00eb hyj\u00eb, do t\u00eb kaloj\u00eb nga hajati i port\u00ebs dhe do t\u00eb dal\u00eb duke ndjekur po at\u00eb rrug\u00eb.\n46:9 Por kur populli i vendit do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebrpara Zotit n\u00eb festat solemne, ai q\u00eb do t\u00eb hyj\u00eb nga porta veriore p\u00ebr t\u00eb adhuruar, do t\u00eb dal\u00eb nga porta e jugut; p\u00ebrkundrazi ai q\u00eb do t\u00eb hyj\u00eb nga porta jugore do t\u00eb dal\u00eb nga porta e veriut; askush nuk do t\u00eb kthehet prapa nga porta prej s\u00eb cil\u00ebs ka hyr\u00eb, por do t\u00eb dal\u00eb nga porta e kund\u00ebrt.\n46:10 Princi do t\u00eb jet\u00eb at\u00ebher\u00eb n\u00eb mes tyre; do t\u00eb hyj\u00eb kur ata hyjn\u00eb, do t\u00eb dal\u00eb kur ata dalin.\n46:11 N\u00eb festat dhe n\u00eb rastet solemne blatimi ushqimor do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb efa p\u00ebr demin dhe nj\u00eb efa p\u00ebr dashin; p\u00ebr qengjat do t\u00eb lihet sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij, bashk\u00eb me nj\u00eb hin vaji p\u00ebr efan.\n46:12 Kur princi do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb vullnetare, qoft\u00eb olokaust ose flijim falenderimi, si ofert\u00eb vullnetare p\u00ebr Zotin, at\u00ebher\u00eb do t'i hapet porta q\u00eb shikon nga lindja, dhe do t\u00eb ofroj\u00eb olokaustin e tij dhe flijimin e tij t\u00eb falenderimit si\u00e7 b\u00ebn dit\u00ebn e shtun\u00eb; pastaj do t\u00eb dal\u00eb dhe, sapo t\u00eb dal\u00eb, porta do t\u00eb mbyllet.\n46:13 \u00c7do dit\u00eb do t'i ofrosh si olokaust Zotit nj\u00eb qengj motak, pa t\u00eb meta; do ta ofrosh \u00e7do m\u00ebngjes.\n46:14 \u00c7do m\u00ebngjes do t\u00eb ofrosh bashk\u00eb me t\u00eb, si blatim i ushqimit, nj\u00eb t\u00eb gjashten e nj\u00eb efe dhe nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e nj\u00eb hini vaji p\u00ebr t\u00eb lag\u00ebshtuar maj\u00ebn e miellit; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb blatim ushqimor p\u00ebr Zotin q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb rregullisht \u00e7do dit\u00eb p\u00ebrjet\u00eb.\n46:15 \u00c7do m\u00ebngjes do t\u00eb ofrojn\u00eb k\u00ebshtu qengjin, blatimin e ushqimit dhe vajin si olokaust t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm\".\n46:16 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"N\u00eb qoft\u00eb se princi i b\u00ebn nj\u00ebrit prej bijve t\u00eb tij nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga trash\u00ebgimia e tij, ajo do t'u p\u00ebrkas\u00eb bijve t\u00eb tij: do t\u00eb jet\u00eb zot\u00ebrimi i tyre n\u00eb trash\u00ebgimi.\n46:17 Por n\u00eb qoft\u00eb se ai i b\u00ebn nj\u00ebrit prej sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga trash\u00ebgimia e tij, kjo do t'i p\u00ebrkas\u00eb atij deri vitin e liris\u00eb; pastaj do t'i kthehet princit; trash\u00ebgimia e tij do t'u p\u00ebrkas\u00eb vet\u00ebm bijve t\u00eb tij, vet\u00ebm atyre.\n46:18 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj princi nuk do t\u00eb marr\u00eb asgj\u00eb nga trash\u00ebgimia e popullit, duke e zhveshur nga pron\u00ebsit\u00eb e tij; ai do t'u siguroj\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi bijve t\u00eb tij me at\u00eb q\u00eb zot\u00ebron, me q\u00ebllim q\u00eb asnjeri i popullit tim t\u00eb mos d\u00ebbohet nga prona e tij\".\n46:19 Pastaj ai m\u00eb \u00e7oi, n\u00ebp\u00ebr hyrjen q\u00eb ishte pran\u00eb port\u00ebs, n\u00eb dhomat e shenjta t\u00eb caktuara p\u00ebr prift\u00ebrinjt\u00eb, t\u00eb cilat shikojn\u00eb nga veriu; dhe ja, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt n\u00eb drejtim t\u00eb per\u00ebndimit kishte nj\u00eb vend.\n46:20 Ai m\u00eb tha: \"Ky \u00ebsht\u00eb vendi ku prift\u00ebrinjt\u00eb do t\u00eb pjekin mishin e flijimeve p\u00ebr shkeljen dhe p\u00ebr m\u00ebkatin dhe do t\u00eb gatuajn\u00eb blatimet ushqimore, p\u00ebr t\u00eb mos i nxjerr\u00eb n\u00eb oborrin e jasht\u00ebm dhe k\u00ebshtu t\u00eb shenjt\u00ebrojn\u00eb popullin\".\n46:21 Pastaj m\u00eb \u00e7oi n\u00eb oborrin e jasht\u00ebm dhe m\u00eb kaloi pran\u00eb kat\u00ebr qosheve t\u00eb oborrit; dhe ja, n\u00eb \u00e7do qoshe t\u00eb oborrit kishte nj\u00eb oborr tjet\u00ebr.\n46:22 N\u00eb t\u00eb kat\u00ebr qoshet e oborrit kishte disa oborre t\u00eb mbyllura t\u00eb gjata dyzet kubit\u00eb dhe t\u00eb gjera tridhjet\u00eb. Q\u00eb t\u00eb katra n\u00eb qoshet e tyre kishin po at\u00eb madh\u00ebsi.\n46:23 Rreth e qark tyre kishte nj\u00eb mur dhe posht\u00eb murit, rreth e rrotull tij, ishin vendosur vatra p\u00ebr t\u00eb pjekur.\n46:24 Ai m\u00eb tha: \"K\u00ebto jan\u00eb kuzhinat ku ata q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb tempull do t\u00eb pjekin flijimet e popullit\".\n47:1 Ai m\u00eb \u00e7oi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb hyrje t\u00eb tempullit, dhe ja disa uj\u00ebra dilnin nga posht\u00eb pragut t\u00eb tempullit n\u00eb drejtim t\u00eb lindjes, sepse fasada e tempullit shikonte nga lindja; uj\u00ebrat zbrisnin posht\u00eb an\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb t\u00eb tempullit, n\u00eb jug t\u00eb altarit.\n47:2 Pastaj m\u00eb \u00e7oi jasht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet port\u00ebs veriore dhe m\u00eb b\u00ebri t\u00eb sillem jasht\u00eb deri n\u00eb port\u00ebn e jashtme, q\u00eb shikon nga lindja; dhe ja, uj\u00ebrat buronin nga ana e djatht\u00eb.\n47:3 Burri eci deri drejt lindjes me nj\u00eb litar t\u00eb holl\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe mati nj\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb; pastaj m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kap\u00ebrcej uj\u00ebrat, t\u00eb cilat m\u00eb arrinin deri te ky\u00e7et e k\u00ebmb\u00ebve.\n47:4 Mati kat\u00ebrmij\u00eb kubit\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, pastaj m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kap\u00ebrcej uj\u00ebrat; m\u00eb arrinin te ky\u00e7et e k\u00ebmb\u00ebve. Mati kat\u00ebrmij\u00eb kubit\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, pastaj m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kaloj uj\u00ebrat: m\u00eb arrinin deri te ij\u00ebt.\n47:5 Mati nj\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb t\u00eb tjer\u00eb: ishte nj\u00eb lum\u00eb q\u00eb nuk mund ta kap\u00ebrceja, sepse uj\u00ebrat e tij ishin shtuar; ishin uj\u00ebra n\u00eb t\u00eb cilat duhet t\u00eb notoja; nj\u00eb lum\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb kap\u00ebrcehej.\n47:6 Ai m\u00eb tha: \"E pe, bir njeriu?\". Pastaj m\u00eb ktheu p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb bregun e lumit.\n47:7 Pas kthimit tim, ja mbi bregun e lumit shum\u00eb drur\u00eb nga nj\u00eb an\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr.\n47:8 Pastaj m\u00eb tha: \"K\u00ebto uj\u00ebra drejtohen p\u00ebr n\u00eb krahin\u00ebn lindore, zbresin n\u00eb Arabah dhe do t\u00eb derdhen n\u00eb det; me t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb det, uj\u00ebrat e tij do t\u00eb sh\u00ebndoshen.\n47:9 Dhe do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb \u00e7do qenie e gjall\u00eb q\u00eb l\u00ebviz do t\u00eb jetoj\u00eb, kudo q\u00eb arrin lumi; do t\u00eb ket\u00eb boll\u00ebk t\u00eb madh peshqish, sepse vijn\u00eb k\u00ebto uj\u00ebra dhe sh\u00ebndoshin uj\u00ebrat e tjera; kudo q\u00eb arrin lumi gjith\u00e7ka ka p\u00ebr t'u gjall\u00ebruar.\n47:10 Dhe do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb n\u00eb brigjet e tij do t\u00eb ket\u00eb peshkatar\u00eb; nga En-gedi deri n\u00eb Englegaim do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend ku do t\u00eb shtrihen rrjetat; peshku i tij do t\u00eb jet\u00eb i po atij lloji dhe n\u00eb sasi t\u00eb madhe, si peshku i Detit t\u00eb Madh.\n47:11 Por k\u00ebnetat tij dhe mo\u00e7alet e tij nuk do t\u00eb sh\u00ebndoshen; do t\u00eb lihen p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb krip\u00eb.\n47:12 Gjat\u00eb lumit, mbi t\u00eb dyja brigjet e tij, do t\u00eb rritet \u00e7do lloj druri q\u00eb jep fryte, flet\u00ebt e tyre nuk do t\u00eb fishken dhe frytet e tij nuk do t\u00eb mungojn\u00eb kurr\u00eb. Do t\u00eb mbajn\u00eb fryte \u00e7do muaj, sepse uj\u00ebrat e tyre dalin nga shenjt\u00ebrorja, fryti i tyre do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr ushqim dhe flet\u00ebt e tyre p\u00ebr mjekim\".\n47:13 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Zoti: \"K\u00ebta jan\u00eb kufijt\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve ju do ta ndani vendin n\u00eb trash\u00ebgimi midis dymb\u00ebdhjet\u00eb fiseve t\u00eb Izraelit. Jozefit do t'i takojn\u00eb dy pjes\u00eb.\n47:14 Secili prej jush do t\u00eb trash\u00ebgoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me at\u00eb t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, sepse un\u00eb e ngrita dor\u00ebn si betim p\u00ebr t'ua dh\u00ebn\u00eb et\u00ebrve tuaj. Ky vend do t'ju p\u00ebrkas\u00eb si trash\u00ebgimi.\n47:15 K\u00ebta do t\u00eb jen\u00eb kufijt\u00eb e vendit nga ana e veriut: nga Deti i Madh n\u00eb drejtim t\u00eb Hethlonit deri sa t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb Tsedad,\n47:16 Hamathi, Berothahi, Sibraimi (q\u00eb \u00ebsht\u00eb midis kufirit t\u00eb Damaskut dhe kufirit t\u00eb Hamathit), Hatserhatikoni (q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufi me Hauranin).\n47:17 K\u00ebshtu kufiri do t\u00eb jet\u00eb nga deti deri n\u00eb Hatsarenon, n\u00eb kufijt\u00eb e Damaskut, me kufirin e Hamathit n\u00eb veri. Kjo \u00ebsht\u00eb ana veriore.\n47:18 Nga ana lindore do t\u00eb shtriheni midis Hauranit dhe Damaskut, midis Galaadit dhe vendit t\u00eb Izraelit, gjat\u00eb Jordanit dhe gjat\u00eb bregut lindor t\u00eb detit. Kjo \u00ebsht\u00eb ana lindore.\n47:19 Ana jugore, n\u00eb drejtim t\u00eb jugut, do t\u00eb shtrihet nga Tamari deri n\u00eb uj\u00ebrat e Meribothit t\u00eb Kadeshit, pastaj gjat\u00eb p\u00ebrroit t\u00eb Egjiptit deri n\u00eb Detin e Madh. Kjo \u00ebsht\u00eb ana jugore, n\u00eb jug.\n47:20 Ana per\u00ebndimore do t\u00eb jet\u00eb Deti i Madh, nga kufiri i jugut deri p\u00ebrpara hyrjes s\u00eb Hamathit. Kjo \u00ebsht\u00eb ana per\u00ebndimore.\n47:21 Do ta ndani k\u00ebshtu k\u00ebt\u00eb vend midis jush, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fiseve t\u00eb Izraelit.\n47:22 Do ta ndani me short n\u00eb trash\u00ebgimi midis jush dhe t\u00eb huajve q\u00eb banojn\u00eb midis jush dhe q\u00eb u kan\u00eb lindur bij n\u00eb mes tuaj. K\u00ebta do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr ju si ata q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb vend midis bijve t\u00eb Izraelit; do t\u00eb ken\u00eb edhe ata me short nj\u00eb trash\u00ebgimi n\u00eb mes t\u00eb fiseve t\u00eb Izraelit.\n47:23 N\u00eb fisin ku i huaji banon, atje do t'i jepni pjes\u00ebn e tij\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n48:1 K\u00ebto jan\u00eb emrat e fiseve: nga kufiri verior, gjat\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Hethlonit, n\u00eb hyrje t\u00eb Hamathit deri n\u00eb Hatsar-Enon, n\u00eb kufi me Damaskun n\u00eb veri drejt Hamathit, nga krahu lindor deri n\u00eb krahun per\u00ebndimor: nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr Danin.\n48:2 N\u00eb kufirin e Danit, nga kufiri lindor n\u00eb kufirin per\u00ebndimor: nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr Asherin;\n48:3 N\u00eb kufirin e Asherit, nga kufiri lindor n\u00eb kufirin per\u00ebndimor: nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr Neftalin.\n48:4 N\u00eb kufirin e Asherit, nga kufiri lindor n\u00eb kufirin per\u00ebndimor: nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr Manasin.\n48:5 N\u00eb kufirin e Manasit, nga kufiri lindor n\u00eb kufirin per\u00ebndimor: nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr Efraimin.\n48:6 N\u00eb kufirin e Efraimit, nga kufiri lindor n\u00eb kufirin per\u00ebndimor: nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr Rubenin.\n48:7 N\u00eb kufirin e Rubenit, nga kufiri lindor n\u00eb kufirin per\u00ebndimor: nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr Jud\u00ebn.\n48:8 N\u00eb kufirin e Jud\u00ebs, nga kufiri lindor deri n\u00eb kufirin per\u00ebndimor, do t\u00eb jet\u00eb pjesa e vendit q\u00eb do ta ofroni si dhurat\u00eb, e gjer\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb dhe e gjat\u00eb sa pjes\u00ebt e tjera, nga kufiri lindor deri n\u00eb kufirin per\u00ebndimor; n\u00eb mes t\u00eb saj do t\u00eb jet\u00eb shenjt\u00ebrorja.\n48:9 Pjesa q\u00eb do t'i ofroni si dhurat\u00eb Zotit do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi prej nj\u00ebzet e pes\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb dhe nj\u00eb gjer\u00ebsi prej dhjet\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb.\n48:10 Kjo pjes\u00eb e shenjt\u00eb do t'u p\u00ebrkas\u00eb prift\u00ebrinjve; nj\u00ebzet e pes\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb gjat\u00ebsi n\u00eb veri, dhjet\u00ebmij\u00eb gjer\u00ebsi n\u00eb per\u00ebndim, dhjet\u00ebmij\u00eb gjer\u00ebsi n\u00eb lindje dhe nj\u00ebzet e pes\u00ebmij\u00eb gjat\u00ebsi n\u00eb jug; n\u00eb mes t\u00eb saj do t\u00eb jet\u00eb shenjt\u00ebrorja e Zotit.\n48:11 Ajo do t'u p\u00ebrkas\u00eb prift\u00ebrinjve t\u00eb shenjt\u00ebruar, nd\u00ebr bijt\u00eb e Tsadokut, q\u00eb m\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer dhe q\u00eb nuk devijuan kur devijuan bijt\u00eb e Izraelit, dhe ashtu si devijuan p\u00ebrkundrazi Levit\u00ebt.\n48:12 Pjesa q\u00eb do t'u ofrohet atyre do t\u00eb merret nga pjesa e ofruar dhurat\u00eb e vendit, nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e shenjt\u00eb, pran\u00eb territorit t\u00eb Levit\u00ebve.\n48:13 P\u00ebrball\u00eb territorit t\u00eb prift\u00ebrinjve, Levit\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej nj\u00ebzet e pes\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb gjat\u00ebsi dhe dhjet\u00ebmij\u00eb gjer\u00ebsi; t\u00ebr\u00eb gjat\u00ebsia do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb dhe gjer\u00ebsia dhjet\u00ebmij\u00eb.\n48:14 Ata nuk do t\u00eb mund as ta shesin as ta k\u00ebmbejn\u00eb; nuk do t\u00eb mund ta shk\u00ebputin pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit, sepse \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb p\u00ebr Zotin.\n48:15 Pes\u00ebmij\u00eb kubit\u00ebt e gjer\u00ebsis\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbeten p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00eb mij\u00ebve, do t\u00eb caktohen p\u00ebr p\u00ebrdorim profan p\u00ebr qytetin, p\u00ebr banesa dhe p\u00ebr toka p\u00ebr kullot\u00eb; qyteti do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb mes.\n48:16 P\u00ebrmasat e tij do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto: ana veriore do t\u00eb jet\u00eb kat\u00ebrmij\u00eb e pes\u00ebqind kubit\u00eb, ana jugore kat\u00ebrmij\u00eb e pes\u00ebqind, ana lindore kat\u00ebrmij\u00eb e pes\u00ebqind, ana per\u00ebndimore kat\u00ebrmij\u00eb e pes\u00ebqind.\n48:17 Tokat p\u00ebr kullot\u00eb t\u00eb qytetit do t\u00eb jen\u00eb: dyqind e pes\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00eb n\u00eb veri, dyqind e pes\u00ebdhjet\u00eb n\u00eb jug, dyqind e pes\u00ebdhjet\u00eb n\u00eb lindje dhe dyqind e pes\u00ebdhjet\u00eb n\u00eb per\u00ebndim.\n48:18 Kusuri i gjat\u00ebsis\u00eb, gjat\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb ofruar si dhurat\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb dhjet\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb n\u00eb lindje dhe dhjet\u00ebmij\u00eb n\u00eb per\u00ebndim; ajo do t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb ofruar si dhurat\u00eb, dhe prodhimet e saj do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si ushqim p\u00ebr punonj\u00ebsit e qytetit.\n48:19 Punonj\u00ebsit e qytetit, q\u00eb do ta punojn\u00eb, do t\u00eb vijn\u00eb nga t\u00eb gjitha fiset e Izraelit.\n48:20 Gjith\u00eb pjesa e ofruar si dhurat\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb p\u00ebr nj\u00ebzet e pes\u00ebmij\u00eb, nj\u00eb katror i p\u00ebrsosur. Ju do t\u00eb ofroni, si zot\u00ebrim t\u00eb qytetit, pjes\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb ofruar si dhurat\u00eb.\n48:21 Kusuri do t\u00eb jet\u00eb i princit; nga nj\u00ebra an\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr e pjes\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb ofruar si dhurat\u00eb dhe t\u00eb zot\u00ebrimit t\u00eb qytetit, ball\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00ebmij\u00eb kubit\u00ebve t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb ofruar si dhurat\u00eb deri n\u00eb kufirin lindor, dhe n\u00eb per\u00ebndim ball\u00eb nj\u00ebzet e pes\u00ebmij\u00eb kubit\u00ebve n\u00eb drejtim t\u00eb kufirit per\u00ebndimor p\u00ebrbri pjes\u00ebve t\u00eb fiseve; kjo do t\u00eb jet\u00eb e princit; pjesa e shenjt\u00eb e ofruar si dhurat\u00eb dhe shenjt\u00ebrorja do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb mes.\n48:22 K\u00ebshtu, duke p\u00ebrjashtuar zot\u00ebrimin e Levit\u00ebve dhe zot\u00ebrimin e qytetit q\u00eb gjenden n\u00eb mes t\u00eb asaj q\u00eb i p\u00ebrket princit, sip\u00ebrfaqja midis kufirit t\u00eb Jud\u00ebs dhe kufirit t\u00eb Beniaminit do t'i p\u00ebrkas\u00eb princit.\n48:23 P\u00ebr kusurin e fiseve, nga kufiri lindor n\u00eb kufirin per\u00ebndimor: nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr Beniaminin.\n48:24 N\u00eb kufirin e Beniaminit, nga kufiri lindor n\u00eb kufirin per\u00ebndimor: nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr Simeonin.\n48:25 N\u00eb kufirin e Simeonit, nga kufiri lindor n\u00eb kufirin per\u00ebndimor: nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr Isakarin.\n48:26 N\u00eb kufirin e Isakarit, nga kufiri lindor n\u00eb kufirin per\u00ebndimor: nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr Zabulonin.\n48:27 N\u00eb kufirin e Zabulonit, nga kufiri lindor n\u00eb kufirin per\u00ebndimor: nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr Gadin.\n48:28 N\u00eb kufirin e Gadit, nga ana jugore n\u00eb drejtim t\u00eb jugut, kufiri do t\u00eb shkoj\u00eb nga Tamari n\u00eb uj\u00ebrat e Meribahut af\u00ebr Kadeshit, dhe pastaj gjat\u00eb Detit t\u00eb Madh.\n48:29 Ky \u00ebsht\u00eb vendi q\u00eb do t'u ndani me short n\u00eb trash\u00ebgimi fiseve t\u00eb Izraelit, dhe k\u00ebto jan\u00eb pjes\u00ebt\", thot\u00eb Zoti, Zoti.\n48:30 \"K\u00ebto jan\u00eb daljet e qytetit: nga ana veriore do t\u00eb maten kat\u00ebrmij\u00eb e pes\u00ebqind kubit\u00eb.\n48:31 Portat e qytetit do t\u00eb mbajn\u00eb emrat e fiseve t\u00eb Izraelit; n\u00eb veri do t\u00eb ket\u00eb tri porta: nj\u00eb port\u00eb p\u00ebr Rubenin, nj\u00eb port\u00eb p\u00ebr Jud\u00ebn dhe nj\u00eb port\u00eb p\u00ebr Levin.\n48:32 Nga ana lindore, kat\u00ebrmij\u00eb e pes\u00ebqind kubit\u00eb dhe tri porta: nj\u00eb port\u00eb p\u00ebr Jozefin, nj\u00eb port\u00eb p\u00ebr Beniaminin dhe nj\u00eb port\u00eb p\u00ebr Danin.\n48:33 Nga ana jugore, kat\u00ebrmij\u00eb e pes\u00ebqind kubit\u00eb dhe tri porta: nj\u00eb port\u00eb p\u00ebr Simeonin, nj\u00eb port\u00eb p\u00ebr Isakarin dhe nj\u00eb port\u00eb p\u00ebr Zabulonin.\n48:34 Nga ana per\u00ebndimore, kat\u00ebrmij\u00eb e pes\u00ebqind kubit\u00eb dhe tri porta: nj\u00eb port\u00eb p\u00ebr Gadin, nj\u00eb port\u00eb p\u00ebr Asherin dhe nj\u00eb port\u00eb p\u00ebr Neftalin.\n48:35 Gjith\u00eb perimetri do t\u00eb jet\u00eb tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebmij\u00eb kubit\u00eb. Prej k\u00ebsaj dit\u00eb emri i qytetit do t\u00eb jet\u00eb: \"Zoti \u00ebsht\u00eb atje\"\".","title":"Albanian Bible: Ezekiel","type":"page"}
