{"collection":"Bible & Christianity","html_url":"https://unchartedknowledge.5gfusion.net/browse/bib/wb/alb/gal.htm","path":"bib/wb/alb/gal.htm","source_url":"https://sacred-texts.com/bib/wb/alb/gal.htm","text":"1:1 dhe gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb jan\u00eb me mua, kishave t\u00eb Galatis\u00eb:\n1:2 Pa\u00e7i hir e paqe nga Per\u00ebndia Ati dhe nga Zoti yn\u00eb Jezu Krishti,\n1:3 q\u00eb e dha veten e tij p\u00ebr m\u00ebkatet tona, p\u00ebr t\u00eb na shp\u00ebtuar nga kjo koh\u00eb e mbrapsht\u00eb, sipas vullnetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, Atit ton\u00eb,\n1:4 i cili past\u00eb lavdi n\u00eb shekuj t\u00eb shekujve. Amen.\n1:5 \u00c7udit\u00ebm q\u00eb kaluat kaq shpejt nga ai q\u00eb ju thirri ju me an\u00eb t\u00eb hirit t\u00eb Krishtit, n\u00eb nj\u00eb ungjill tjet\u00ebr,\n1:6 i cili nuk \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr; por ka disa njer\u00ebz q\u00eb ju turbullojn\u00eb dhe q\u00eb duan ta shtr\u00ebmb\u00ebrojn\u00eb ungjillin e Krishtit.\n1:7 Por, edhe sikur ne ose nj\u00eb engj\u00ebll i qiellit t'ju predikonte nj\u00eb ungjill t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai q\u00eb ju kemi predikuar, qoft\u00eb i mallkuar.\n1:8 Ashtu si e tham\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, po e them p\u00ebrs\u00ebri: N\u00eb qoft\u00eb se dikush ju predikon nj\u00eb ungjill tjet\u00ebr nga ai q\u00eb keni marr\u00eb, qoft\u00eb i mallkuar.\n1:9 Sepse un\u00eb tani vall\u00eb k\u00ebrkoj t\u00eb fitoj miratimin e njer\u00ebzve apo t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb? Apo k\u00ebrkoj t'u p\u00eblqej njer\u00ebzve? Sepse, po t\u00eb k\u00ebrkoja t'u p\u00eblqej njer\u00ebzve, nuk do t\u00eb isha sh\u00ebrb\u00ebtori i Krishtit.\n1:10 Tani, o v\u00ebllez\u00ebr, po ju v\u00eb n\u00eb dijeni se ungjilli q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur nga un\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb sipas njeriut,\n1:11 sepse un\u00eb nuk e kam marr\u00eb as e kam m\u00ebsuar nga ndonj\u00eb njeri, por e kam marr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb zbulese nga Jezu Krishti.\n1:12 Sepse ju keni d\u00ebgjuar p\u00ebr sjelljen time t\u00eb at\u00ebhershme n\u00eb judaiz\u00ebm, si e p\u00ebrndiqja me eg\u00ebrsi t\u00eb madhe kish\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe e shkat\u00ebrroja.\n1:13 Dhe si p\u00ebrparoja n\u00eb judaiz\u00ebm m\u00eb tep\u00ebr se shum\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebs t\u00eb kombit tim, duke qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht i zellsh\u00ebm p\u00ebr traditat e et\u00ebrve t\u00eb mi.\n1:14 Po, kur i p\u00eblqeu Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb m\u00eb kishte ndar\u00eb q\u00eb nga barku i n\u00ebn\u00ebs dhe m\u00eb thirri me an\u00eb t\u00eb hirit t\u00eb tij,\n1:15 q\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb n\u00eb mua Birin e tij, q\u00eb un\u00eb t'ua shpall midis jo\u00e7ifut\u00ebve, un\u00eb nuk mora menj\u00ebher\u00eb k\u00ebshill nga mish dhe gjak,\n1:16 as nuk u ngjita n\u00eb Jeruzalem tek ata q\u00eb ishin apostuj p\u00ebrpara meje, por shkova n\u00eb Arabi dhe u ktheva p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Damask.\n1:17 Pastaj, pas tre vjet\u00ebsh, u ngjita n\u00eb Jeruzalem p\u00ebr t\u00eb takuar Pjetrin dhe ndenja me t\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb.\n1:18 Dhe nuk pash\u00eb asnj\u00eb nga apostujt e tjer\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Jakobit, v\u00ebllait t\u00eb Zotit.\n1:19 Dhe n\u00eb k\u00ebto q\u00eb po ju shkruaj, ja, p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb, nuk g\u00ebnjej.\n1:20 Pastaj shkova n\u00eb krahinat e Siris\u00eb dhe t\u00eb Kilikis\u00eb.\n1:21 Por un\u00eb personalisht isha i panjohur nga kishat e Judes\u00eb, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Krisht,\n1:22 po ato kishin d\u00ebgjuar vet\u00ebm: ''Ai q\u00eb na persekutonte m\u00eb p\u00ebrpara, tani po shpall at\u00eb besim q\u00eb ai shkat\u00ebrronte'',\n1:23 dhe p\u00ebrl\u00ebvdonin Per\u00ebndin\u00eb p\u00ebr shkakun tim.\n1:24 Pastaj, pas kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh, u ngjita p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Jeruzalem me Barnab\u00ebn; dhe mora me vete edhe Titin.\n2:1 Dhe u ngjita sipas nj\u00eb zbulese dhe u shtjellova atyre ungjillin q\u00eb un\u00eb po predikoj nd\u00ebr johebrenjt\u00eb, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, atyre q\u00eb kishin m\u00eb shum\u00eb em\u00ebr, q\u00eb t\u00eb mos bridhja ose vrapoja m\u00eb kot.\n2:2 Por as Titi q\u00eb ishte me mua, ndon\u00ebse ishte Grek, nuk qe shtr\u00ebnguar q\u00eb t\u00eb rrethpritej;\n2:3 edhe kjo p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb rrem\u00eb, q\u00eb kishin hyr\u00eb tin\u00ebz, q\u00eb kishin dep\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjuar lirin\u00eb ton\u00eb q\u00eb kemi n\u00eb Krishtin Jezu, q\u00eb t\u00eb na rob\u00ebrojn\u00eb.\n2:4 K\u00ebtyre ne nuk iu n\u00ebnshtruam as edhe p\u00ebr nj\u00eb moment, q\u00eb e v\u00ebrteta e ungjillit t\u00eb mbetej e pac\u00ebnuar te ju.\n2:5 Por nga ana e atyre q\u00eb g\u00ebzonin nj\u00eb far\u00eb kredie (nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se kush ishin, Per\u00ebndia nuk shikon dukjen e njeriut), pra, ata q\u00eb g\u00ebzonin kredin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nuk shtuan gj\u00eb tek un\u00eb.\n2:6 Madje, duke par\u00eb se mua m'u besua ungjilli p\u00ebr t\u00eb parrethprer\u00ebt, sikurse Pjetrit ai p\u00ebr t\u00eb rrethprer\u00ebt,\n2:7 (sepse ai q\u00eb kishte vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb Pjetrin p\u00ebr apostullim tek t\u00eb rrethprer\u00ebve, kishte vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fuqishme edhe n\u00eb mua p\u00ebr johebrenjt\u00eb),\n2:8 duke njohur hirin q\u00eb m'u dha, Jakobi, Kefa dhe Gjoni, t\u00eb cil\u00ebt i konsideronin shtylla, m\u00eb dhan\u00eb mua dhe Barnab\u00ebs t\u00eb djathtat e tyre si shenj\u00eb shoq\u00ebrie, q\u00eb t\u00eb shkonim ne nd\u00ebr johebrenjt\u00eb dhe ata nd\u00ebr t\u00eb rrethprer\u00eb.\n2:9 Vet\u00ebm na porosit\u00ebn q\u00eb t\u00eb kujtoheshim p\u00ebr t\u00eb varfrit, pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb edhe un\u00eb e kisha nd\u00ebrmend ta b\u00ebja.\n2:10 Por kur erdhi Pjetri n\u00eb Antioki, un\u00eb e kund\u00ebrshtova n\u00eb sy, sepse ishte p\u00ebr t'u qortuar.\n2:11 N\u00eb fakt, para se t\u00eb vinin disa njer\u00ebz nga ana e Jakobit, ai hante me johebrenjt\u00eb; po, kur erdh\u00ebn ata, ai u t\u00ebrhoq dhe u nda, duke druajtur ata t\u00eb rrethprerjes.\n2:12 Edhe Judenj t\u00eb tjer\u00eb shtireshin bashk\u00eb me t\u00eb, aq sa edhe Barnaba u t\u00ebrhoq nga hipokrizia e tyre.\n2:13 Po kur un\u00eb pash\u00eb se ata nuk ecnin drejt sipas s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb ungjillit, i thash\u00eb Pjetrit p\u00ebrpara t\u00eb gjith\u00ebve: ''N\u00eb qoft\u00eb se ti, q\u00eb je Jude, rron porsi johebrenjt\u00eb dhe jo si Judenjt\u00eb, pse i detyron johebrenjt\u00eb t\u00eb rrojn\u00eb si Judenj?''.\n2:14 Ne, q\u00eb jemi Judenj nga lindja dhe jo m\u00ebkatar\u00eb n\u00eb mes johebrenjsh,\n2:15 duke ditur se njeriu nuk shfaj\u00ebsohet me an\u00eb t\u00eb veprave t\u00eb ligjit, por me an\u00eb t\u00eb besimit n\u00eb Jezu Krishtin, besuam edhe ne n\u00eb Jezu Krishtin, q\u00eb t\u00eb shfaj\u00ebsoheshim me an\u00eb t\u00eb besimit n\u00eb Krishtin dhe jo me an\u00eb t\u00eb veprave t\u00eb ligjit, sepse asnj\u00eb mish nuk do t\u00eb shfaj\u00ebsohet me an\u00eb t\u00eb veprave t\u00eb ligjit.\n2:16 Dhe, n\u00eb qoft\u00eb se duke k\u00ebrkuar t\u00eb shfaj\u00ebsohemi n\u00eb Krishtin, u gjet\u00ebm edhe ne m\u00ebkatar\u00eb, mos vall\u00eb Krishti q\u00ebnka sh\u00ebrbenj\u00ebs i m\u00ebkatit. Kurrsesi jo!\n2:17 Sepse, n\u00eb qoft\u00eb se un\u00eb nd\u00ebrtoj p\u00ebrs\u00ebri ato gj\u00ebrat q\u00eb prisha, un\u00eb b\u00ebhem vet\u00eb shkel\u00ebs,\n2:18 sepse p\u00ebrmes ligjit, vdiqa p\u00ebr ligjin, q\u00eb un\u00eb t\u00eb rroj p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb.\n2:19 Un\u00eb u kryq\u00ebzova bashk\u00eb me Krishtin dhe nuk rroj m\u00eb un\u00eb, po Krishti rron n\u00eb mua; dhe ajo jet\u00eb q\u00eb tani jetoj n\u00eb mish, e jetoj n\u00eb besimin e Birit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb m\u00eb deshi dhe dha veten p\u00ebr mua.\n2:20 Un\u00eb nuk e hedh posht\u00eb hirin e Per\u00ebndis\u00eb sepse, n\u00eb qoft\u00eb se drejt\u00ebsia vjen me an\u00eb t\u00eb ligjit, at\u00ebher\u00eb Krishti ka vdekur m\u00eb kot.\n2:21 O Galatas t\u00eb marr\u00eb! Kush ju ka yshtur q\u00eb t\u00eb mos i bindeni s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, ju, q\u00eb para syve tuaj Jezu Krishti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar i kryq\u00ebzuar midis jush?\n3:1 Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb dua t\u00eb di nga ju: a e mor\u00ebt Frym\u00ebn me an\u00eb t\u00eb veprave t\u00eb ligjit apo n\u00ebp\u00ebrmjet d\u00ebgjimit t\u00eb besimit?\n3:2 A jeni kaq t\u00eb marr\u00eb sa q\u00eb, mbasi nis\u00ebt n\u00eb Frym\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfundoni n\u00eb mish?\n3:3 A thua hoq\u00ebt kaq shum\u00eb gj\u00ebra m\u00eb kot, n\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb kot?\n3:4 Ai q\u00eb ju jep juve Frym\u00ebn, dhe kryen midis jush vepra t\u00eb fuqishme, i b\u00ebn me an\u00eb t\u00eb veprave t\u00eb ligjit apo me an\u00eb t\u00eb predikimit t\u00eb besimit?\n3:5 K\u00ebshtu Abrahami ''e besoi Per\u00ebndin\u00eb, dhe kjo iu num\u00ebrua p\u00ebr drejt\u00ebsi'';\n3:6 Ta dini, pra, se ata q\u00eb jan\u00eb nga besimi jan\u00eb bij t\u00eb Abrahamit.\n3:7 Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Per\u00ebndia do t'i shfaj\u00ebsonte kombet me an\u00eb t\u00eb besimit, ia dha m\u00eb p\u00ebrpara Abrahamit lajmin e mir\u00eb: ''T\u00eb gjitha kombet do t\u00eb bekohen n\u00eb ty''.\n3:8 Prandaj ata q\u00eb themelohen mbi besimin bekohen bashk\u00eb me t\u00eb besueshmin Abraham.\n3:9 Dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb themelohen mbi veprat e ligjit jan\u00eb n\u00ebn mallkim, sepse \u00ebsht\u00eb shkruar: ''I mallkuar \u00ebsht\u00eb kushdo q\u00eb nuk q\u00ebndron n\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb shkruhen n\u00eb librin e ligjit p\u00ebr t'i praktikuar''.\n3:10 Sepse me an\u00eb t\u00eb ligjit askush nuk shfaj\u00ebsohet p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb, sepse: ''I drejti do t\u00eb rroj\u00eb me an\u00eb t\u00eb besimit''.\n3:11 Dhe ligji nuk \u00ebsht\u00eb nga besimi, por ''njeriu q\u00eb do t'i b\u00ebj\u00eb ato, do t\u00eb rroj\u00eb me an\u00eb t\u00eb tyre''.\n3:12 Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u b\u00eb mallkim p\u00ebr ne (duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb shkruar: ''I mallkuar \u00ebsht\u00eb kushdo q\u00eb varet n\u00eb dru''),\n3:13 q\u00eb bekimi i Abrahamit t'u vij\u00eb johebrenjve me an\u00eb t\u00eb Jezu Krishtit, q\u00eb ne t\u00eb marrim premtimin e Frym\u00ebs me an\u00eb t\u00eb besimit.\n3:14 O v\u00ebllez\u00ebr, po ju flas n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e njer\u00ebzve: n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb bes\u00eblidhje \u00ebsht\u00eb aprovuar, edhe pse \u00ebsht\u00eb bes\u00eblidhje njeriu, askush nuk e zhvleft\u00ebson as nuk i shton gj\u00eb.\n3:15 Dhe premtimet iu b\u00ebn\u00eb Abrahamit dhe pasardhjes s\u00eb tij. Shkrimi nuk thot\u00eb: ''Edhe pasardh\u00ebsve'' si t\u00eb ishin shum\u00eb, por t\u00eb nj\u00eb t\u00eb vetme: ''Dhe pasardhjes sate'', pra Krishti.\n3:16 Dhe un\u00eb them k\u00ebt\u00eb: ligji, q\u00eb erdhi kat\u00ebrqind e tridhjet\u00eb vjet m\u00eb pas, nuk e zhvleft\u00ebson bes\u00eblidhjen e aprovuar m\u00eb par\u00eb nga ana e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb Krishtin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb prish\u00eb premtimin.\n3:17 Sepse, n\u00eb qoft\u00eb se trash\u00ebgimi \u00ebsht\u00eb nga ligji, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nga premtimi. Por Per\u00ebndia ia fali at\u00eb Abrahamit me an\u00eb t\u00eb premtimit.\n3:18 At\u00ebher\u00eb, pse u dha ligji? Ai u shtua p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve, deri sa t\u00eb vinte pasardhja s\u00eb cil\u00ebs i qe b\u00ebr\u00eb premtimi; dhe ky ligj u shpall n\u00ebp\u00ebrmjet engj\u00ebjve, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsi.\n3:19 Dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs i nj\u00eb ane t\u00eb vetme, kurse Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb.\n3:20 A thua at\u00ebher\u00eb ligji \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr premtimeve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb? Kurrsesi jo! Sepse po t\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb mund t\u00eb jepte jet\u00eb, drejt\u00ebsia do t\u00eb ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb prej ligjit.\n3:21 Por Shkrimi i mbylli t\u00eb gjitha gj\u00ebrat n\u00ebn m\u00ebkatin, q\u00eb t'u jepej besimtar\u00ebve premtimi n\u00ebp\u00ebrmjet besimit t\u00eb Jezu Krishtit.\n3:22 Dhe, para se t\u00eb vinte besimi, ne ruheshim n\u00ebn ligjin, si t\u00eb mbyllur, duke pritur besimin q\u00eb duhej t\u00eb zbulohej.\n3:23 K\u00ebshtu ligji qe m\u00ebsuesi yn\u00eb p\u00ebr te Krishti, q\u00eb ne t\u00eb shfaj\u00ebsohemi me an\u00eb t\u00eb besimit.\n3:24 Por, mbasi besimi erdhi, ne nuk jemi m\u00eb n\u00ebn ndonj\u00eb m\u00ebsues,\n3:25 sepse t\u00eb gjith\u00eb ju jeni bij t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb me an\u00eb t\u00eb besimit te Jezu Krishti.\n3:26 Sepse t\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb jeni pag\u00ebzuar n\u00eb Krishtin, Krishtin keni veshur.\n3:27 Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as t\u00eb lir\u00eb, nuk ka as mashkull as fem\u00ebr, sepse t\u00eb gjith\u00eb jeni nj\u00eb n\u00eb Jezu Krishtin.\n3:28 Dhe, n\u00eb qoft\u00eb se jeni t\u00eb Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trash\u00ebgimtar\u00eb sipas premtimit.\n3:29 Edhe them se p\u00ebr sa koh\u00eb trash\u00ebgimtari \u00ebsht\u00eb i mitur, nuk dallohet fare nga skllavi, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb zot i t\u00eb gjithave,\n4:1 por ai \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kujdestar\u00eb dhe administrator\u00eb deri n\u00eb koh\u00ebn e caktuar nga i ati.\n4:2 K\u00ebshtu edhe ne, sa ishim t\u00eb mitur, ishim t\u00eb rob\u00ebruar n\u00ebn elementet e bot\u00ebs,\n4:3 por, kur u mbush koha, Per\u00ebndia d\u00ebrgoi Birin e tij, t\u00eb lindur prej gruaje, t\u00eb n\u00ebnshtruar ligjit,\n4:4 q\u00eb t\u00eb shpengonte ata q\u00eb ishin n\u00ebn ligj, q\u00eb ne t\u00eb fitojm\u00eb bir\u00ebrin\u00eb.\n4:5 Dhe, duke qen\u00eb se jeni bij, Per\u00ebndia d\u00ebrgoi Frym\u00ebn e Birit t\u00eb tij n\u00eb zemrat tuaja q\u00eb th\u00ebrret: ''Abba, At\u00eb!''.\n4:6 Prandaj ti nuk je m\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor, por bir; dhe n\u00eb qoft\u00eb se je bir, je edhe trash\u00ebgimtar i Per\u00ebndis\u00eb me an\u00eb t\u00eb Krishtit.\n4:7 Por at\u00ebher\u00eb, duke mos njohur Per\u00ebndin\u00eb, u sh\u00ebrbyet atyre q\u00eb prej natyre nuk jan\u00eb per\u00ebndi;\n4:8 kurse tani, mbasi njoh\u00ebt Per\u00ebndin\u00eb, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them se u njoh\u00ebt prej Per\u00ebndis\u00eb, vall\u00eb si ktheheni p\u00ebrs\u00ebri te elementet e dob\u00ebt dhe t\u00eb varf\u00ebr, tek t\u00eb cil\u00ebt doni p\u00ebrs\u00ebri t'u n\u00ebnshtroheni?\n4:9 Sepse ju i kremtoni me kujdes disa dit\u00eb, muaj, stin\u00eb dhe vite.\n4:10 Kam frik\u00eb se mos jam munduar m\u00eb kot p\u00ebr ju.\n4:11 O v\u00ebllez\u00ebr, b\u00ebhuni si un\u00eb, sepse edhe un\u00eb jam si ju; ju lutem, o v\u00ebllez\u00ebr, ju s'm\u00eb keni b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb t\u00eb keqe.\n4:12 Dhe ju e dini se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn un\u00eb ju predikova ungjillin me dob\u00ebsi t\u00eb mishit;\n4:13 dhe ju nuk m\u00eb p\u00ebrbuz\u00ebt aspak dhe s'pat\u00ebt neveri p\u00ebr prov\u00ebn q\u00eb ishte n\u00eb mishin tim, por m\u00eb pranuat si engj\u00ebll Per\u00ebndie, si Jezu Krishtin vet.\n4:14 Cili ishte, pra, g\u00ebzimi juaj? Sepse un\u00eb d\u00ebshmoj p\u00ebr ju se, po t\u00eb qe e mundur, ju do t\u00eb nxirrnit edhe syt\u00eb tuaj dhe do t\u00eb m'i jepnit mua.\n4:15 A thua u b\u00ebra armiku juaj, duke ju th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn?\n4:16 Ata tregohen t\u00eb zellsh\u00ebm ndaj jush, por jo p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb ndershme; madje ata duan t'ju shk\u00ebputin q\u00eb t\u00eb jeni t\u00eb zellsh\u00ebm ndaj tyre.\n4:17 Mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh gjithnj\u00eb i zellsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, dhe jo vet\u00ebm kur ndodhem midis jush.\n4:18 Djemt\u00eb e mi, q\u00eb un\u00eb i lind p\u00ebrs\u00ebri, derisa t\u00eb formohet Krishti n\u00eb ju!\n4:19 Do t\u00eb doja tashti t\u00eb isha midis jush dhe ta ndryshoja tingullin e z\u00ebrit tim, sepse jam nd\u00ebrdyshas ndaj jush.\n4:20 Po m\u00eb thoni, ju q\u00eb doni t\u00eb jeni n\u00ebn ligj, a nuk e d\u00ebgjoni ligjin?\n4:21 Sepse \u00ebsht\u00eb shkruar se Abrahami pati dy bij: nj\u00eb nga sh\u00ebrb\u00ebtorja dhe tjetri nga e lira.\n4:22 Dhe ai q\u00eb lindi nga sh\u00ebrb\u00ebtorja lindi sipas mishit, por ai q\u00eb lindi nga e lira lindi p\u00ebr hir t\u00eb premtimit.\n4:23 K\u00ebto gj\u00ebra kan\u00eb nj\u00eb kuptim alegorik, sepse k\u00ebto dy gra jan\u00eb dy bes\u00eblidhje: nj\u00eb nga mali Sinai, q\u00eb ngjiz p\u00ebr skllav\u00ebri, dhe \u00ebsht\u00eb Agari.\n4:24 Dhe Agari \u00ebsht\u00eb mali Sinai n\u00eb Arabi dhe i p\u00ebrgjigjet Jeruzalemit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sotme; dhe ajo \u00ebsht\u00eb skllave me bijt\u00eb e saj.\n4:25 Nd\u00ebrsa Jeruzalemi nga lart \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e ne t\u00eb gjith\u00ebve.\n4:26 Sepse \u00ebsht\u00eb shkruar: ''G\u00ebzohu ti, o shterp\u00eb, q\u00eb nuk lind! Shp\u00ebrthe dhe klith, ti q\u00eb nuk i provon dhembjet e lindjes, sepse bijt\u00eb e s\u00eb braktisur\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb se t\u00eb asaj q\u00eb e kishte burrin''.\n4:27 Kurse ne, o v\u00ebllez\u00ebr, jemi bij t\u00eb premtimit, sikund\u00ebr ishte Isaku.\n4:28 Po, sikurse at\u00ebher\u00eb ai q\u00eb lindi sipas mishit p\u00ebrndiqte at\u00eb q\u00eb kishte lindur sipas Frym\u00ebs, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe tani.\n4:29 Po \u00e7far\u00eb thot\u00eb shkrimi? ''D\u00ebboje skllaven dhe djalin e saj, sepse i biri i skllaves nuk mund t\u00eb jet\u00eb trash\u00ebgimtar bashk\u00eb me djalin e s\u00eb lir\u00ebs''.\n4:30 K\u00ebshtu, pra, v\u00ebllez\u00ebr, ne nuk jemi bij t\u00eb skllaves, por t\u00eb s\u00eb lir\u00ebs.\n4:31 Q\u00ebndroni, pra, t\u00eb patundur n\u00eb lirin\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn Krishti na liroi, dhe mos hyni p\u00ebrs\u00ebri n\u00ebn zgjedh\u00ebn e skllav\u00ebris\u00eb.\n5:1 Ja, un\u00eb, Pali, po ju them se, n\u00eb qoft\u00eb se rrethpriteni, Krishti nuk do t'ju b\u00ebj\u00eb dobi aspak.\n5:2 Edhe i d\u00ebshmoj p\u00ebrs\u00ebri \u00e7do njeriu q\u00eb rrethpritet, se ai \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb zbatoj\u00eb mbar\u00eb ligjin.\n5:3 Ju q\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb shfaj\u00ebsoheni me an\u00eb t\u00eb ligjit, jeni ndar\u00eb nga Krishti; rat\u00eb posht\u00eb nga hiri.\n5:4 Ne n\u00eb fakt n\u00eb Frym\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet besimit presim shpres\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb,\n5:5 sepse n\u00eb Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s'kan\u00eb ndonj\u00eb vler\u00eb, por besimi q\u00eb vepron me an\u00eb dashurie.\n5:6 Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar q\u00eb t\u00eb mos i bindeni s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs?\n5:7 Kjo bindje nuk vjen nga ai q\u00eb ju th\u00ebrret.\n5:8 Pak maja e b\u00ebn t\u00eb vij\u00eb gjith\u00eb brumin.\n5:9 Kam besim te Per\u00ebndia p\u00ebr ju, se nuk do t\u00eb mendoni ndryshe; por ai q\u00eb ju turbullon juve, kushdo qoft\u00eb, do t\u00eb marr\u00eb d\u00ebnimin.\n5:10 Sa p\u00ebr mua, o v\u00ebllez\u00ebr, n\u00eb qoft\u00eb se un\u00eb vazhdoj t\u00eb predikoj rrethprerjen, p\u00ebrse m\u00eb p\u00ebrndjekin akoma? At\u00ebher\u00eb skandali i kryqit ra posht\u00eb.\n5:11 Oh, sikur ata q\u00eb ju turbullojn\u00eb, t\u00eb gjymtoheshin vet\u00eb!\n5:12 Sepse ju, o v\u00ebllez\u00ebr, u thirr\u00ebt n\u00eb liri; por mos e p\u00ebrdorni k\u00ebt\u00eb liri si nj\u00eb rast p\u00ebr mishin, por, me dashuri t'i sh\u00ebrbeni nj\u00ebri-tjetrit.\n5:13 Sepse gjith\u00eb ligji p\u00ebrmblidhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb vetme: ''Duaje t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd porsi vetveten!''.\n5:14 Sepse n\u00ebse ju kafshoni dhe hani nj\u00ebri-tjetrin, ruhuni mos prisheni nj\u00ebri nga tjetri.\n5:15 Dhe un\u00eb them: Ecni sipas Frym\u00ebs dhe nuk do ta p\u00ebrmbushni d\u00ebshirat e mishit,\n5:16 sepse mishi ka d\u00ebshira kund\u00ebr Frym\u00ebs, dhe Fryma ka d\u00ebshira kund\u00ebr mishit; dhe k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb kund\u00ebrta me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, q\u00eb ju t\u00eb mos b\u00ebni ato q\u00eb d\u00ebshironi.\n5:17 Por n\u00eb qoft\u00eb se udh\u00ebhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni n\u00ebn ligj.\n5:18 Dhe veprat e mishit jan\u00eb t\u00eb zbuluar dhe jan\u00eb: kuror\u00ebshkelja, kurv\u00ebria, ndyr\u00ebsia, shthurja,\n5:19 idhujtaria, magjia, armiq\u00ebsimi, grindjet, xhelozit\u00eb, m\u00ebrit\u00eb, z\u00ebnkat, p\u00ebr\u00e7arjet, tarafet,\n5:20 smira, vrasjet, t\u00eb dehurit, gryk\u00ebsia dhe gj\u00ebra t\u00eb ngjashme me k\u00ebto, p\u00ebr t\u00eb cilat po ju paralajm\u00ebroj, si kurse ju thash\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb, se ata q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra nuk do t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb.\n5:21 Por fryti i Frym\u00ebs \u00ebsht\u00eb: dashuria, g\u00ebzimi, paqja, durimi, mir\u00ebdashja, mir\u00ebsia, besimi, zem\u00ebrbut\u00ebsia, vet\u00ebkontrolli.\n5:22 Kund\u00ebr k\u00ebtyre gj\u00ebrave nuk ka ligj.\n5:23 Edhe ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb Krishtit e kan\u00eb kryq\u00ebzuar mishin bashk\u00eb me pasionet dhe lakmit\u00eb t\u00eb tij.\n5:24 N\u00eb qoft\u00eb se rrojm\u00eb n\u00eb Frym\u00eb, n\u00eb Frym\u00eb edhe duhet t\u00eb ecim.\n5:25 Le t\u00eb mos jemi mburravec\u00eb, duke provokuar dhe duke pasur smir\u00eb nj\u00ebri-tjetrin.\n5:26 V\u00ebllez\u00ebr, n\u00eb qoft\u00eb se dikush bie n\u00eb ndonj\u00eb faj, ju q\u00eb jeni frym\u00ebror, lart\u00ebsojeni me frym\u00eb but\u00ebsie. Por ki kujdes veten t\u00ebnde, se mos tundohesh edhe ti.\n6:1 Mbani barr\u00ebt e nj\u00ebri-tjetrit dhe k\u00ebshtu do t\u00eb p\u00ebrmbushni ligjin e Krishtit.\n6:2 Sepse n\u00eb qoft\u00eb se dikush mendon se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka, pa qen\u00eb asgj\u00eb, ai g\u00ebnjen veten e vet.\n6:3 Dhe secili t\u00eb analizoj\u00eb vepr\u00ebn e tij dhe at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ket\u00eb arsye t\u00eb mburret vet\u00ebm p\u00ebr veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin.\n6:4 Sepse secili do t\u00eb mbaj\u00eb barr\u00ebn e vet.\n6:5 Ai q\u00eb merr m\u00ebsim n\u00eb fjal\u00ebn, le ta b\u00ebj\u00eb pjestar t\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb mirave t\u00eb tij at\u00eb q\u00eb e m\u00ebson.\n6:6 Mos u g\u00ebnjeni: Per\u00ebndia nuk vihet dot n\u00eb loj\u00eb, sepse \u00e7't\u00eb mbjell\u00eb njeriu, at\u00eb edhe do t\u00eb korr\u00eb.\n6:7 Sepse ai q\u00eb mbjell p\u00ebr mish t\u00eb tij, do t\u00eb korr\u00eb nga mishi i tij prishje, por ai q\u00eb mbjell p\u00ebr Frym\u00eb, do t\u00eb korr\u00eb nga Fryma jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme.\n6:8 Le t\u00eb mos lodhemi duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mir\u00ebn; sepse, po t\u00eb mos lodhemi, do t\u00eb korrim n\u00eb koh\u00ebn e vet.\n6:9 Prandaj, sa t\u00eb kemi rast, le t'u b\u00ebjm\u00eb t\u00eb mir\u00ebn t\u00eb gjith\u00ebve, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb familjen e besimit.\n6:10 Shikoni me \u00e7far\u00eb shkronjash t\u00eb m\u00ebdha ju kam shkruar me dor\u00ebn time!\n6:11 T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb duken t\u00eb mir\u00eb n\u00eb mish, ju shtr\u00ebngojn\u00eb q\u00eb t\u00eb rrethpriteni vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrndiqeni p\u00ebr kryqin e Krishtit.\n6:12 Sepse as vet\u00eb ata q\u00eb rrethpriten nuk e zbatojn\u00eb ligjin, por duan q\u00eb ju t\u00eb rrethpriteni, q\u00eb ata t\u00eb mburren n\u00eb mishin tuaj.\n6:13 Sa p\u00ebr mua, mos ndodht\u00eb kurr\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb mburrem me tjet\u00ebr gj\u00eb, ve\u00e7 p\u00ebr kryqin e Zotit ton\u00eb Jezu Krisht, p\u00ebr t\u00eb cilin bota \u00ebsht\u00eb kryq\u00ebzuar tek un\u00eb edhe un\u00eb te bota.\n6:14 Sepse n\u00eb Jezu Krishtin as rrethprerja, as parrethprerja s'kan\u00eb ndonj\u00eb vler\u00eb, por krijesa e re.\n6:15 Dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb ecin sipas k\u00ebsaj rregulle pa\u00e7in paqe dhe m\u00ebshir\u00eb, e ashtu qoft\u00eb edhe p\u00ebr Izraelin e Per\u00ebndis\u00eb.\n6:16 Tash e tutje askush t\u00eb mos m\u00eb trazoj\u00eb, sepse un\u00eb mbaj n\u00eb trupin tim shenjat e Zotit Jezus.\n6:17 V\u00ebllez\u00ebr, hiri i Zotit ton\u00eb Jezu Krisht qoft\u00eb me frym\u00ebn tuaj. Amen.\n6:18 Pali, apostulli i Jezu Krishtit me an\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, shenjtor\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Efes dhe besimtar\u00ebve n\u00eb Jezu Krishtin:","title":"Albanian Bible: Galatians","type":"page"}
