{"collection":"Bible & Christianity","html_url":"https://unchartedknowledge.5gfusion.net/browse/bib/wb/alb/gen.htm","path":"bib/wb/alb/gen.htm","source_url":"https://sacred-texts.com/bib/wb/alb/gen.htm","text":"1:1 N\u00eb fillim Per\u00ebndia krijoi qiejt dhe tok\u00ebn.\n1:2 Toka ishte pa trajt\u00eb, e zbraz\u00ebt dhe err\u00ebsira mbulonte sip\u00ebrfaqen e humner\u00ebs; dhe Fryma e Per\u00ebndis\u00eb fluturonte mbi sip\u00ebrfaqen e uj\u00ebrave.\n1:3 Pastaj Per\u00ebndia tha: \"U b\u00ebft\u00eb drita!\". Dhe drita u b\u00eb.\n1:4 Dhe Per\u00ebndia pa q\u00eb drita ishte e mir\u00eb; dhe Per\u00ebndia e ndau drit\u00ebn nga err\u00ebsira.\n1:5 Dhe Per\u00ebndia e quajti drit\u00ebn \"dit\u00eb\" dhe err\u00ebsir\u00ebn \"nat\u00eb\". K\u00ebshtu erdhi mbr\u00ebmja e pastaj erdhi m\u00ebngjesi: dita e par\u00eb.\n1:6 Pastaj Per\u00ebndia tha: \"Le t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kup\u00eb qiellore mes uj\u00ebrave, q\u00eb t'i ndaj\u00eb uj\u00ebrat nga uj\u00ebrat\".\n1:7 Dhe Per\u00ebndia krijoi kup\u00ebn qiellore dhe ndau uj\u00ebrat q\u00eb ishin posht\u00eb saj nga uj\u00ebrat q\u00eb ishin sip\u00ebr saj. Dhe k\u00ebshtu u b\u00eb.\n1:8 Dhe Per\u00ebndia e quajti kup\u00ebn qiellore \"qiell\". K\u00ebshtu erdhi mbr\u00ebmja, pastaj erdhi m\u00ebngjesi: dita e dyt\u00eb.\n1:9 Pastaj Per\u00ebndia tha: \"Uj\u00ebrat q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn qiellin t\u00eb grumbullohen n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vet\u00ebm dhe t\u00eb shfaqet tera\". Dhe k\u00ebshtu u b\u00eb.\n1:10 Dhe Per\u00ebndia e quajti ter\u00ebn \"tok\u00eb\" dhe grumbullimin e uj\u00ebrave \"det\u00eb\". Dhe Per\u00ebndia pa q\u00eb kjo ishte mir\u00eb.\n1:11 Pastaj Per\u00ebndia tha: \"T\u00eb mbij\u00eb toka gjelb\u00ebrimin, bar\u00ebrat t\u00eb nxjerrin far\u00eb dhe drur\u00ebt frutore t\u00eb japin n\u00eb tok\u00eb nj\u00eb frut q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb far\u00ebn e tij, secili simbas llojit t\u00eb tij\". Dhe k\u00ebshtu u b\u00eb.\n1:12 Dhe toka prodhoi gjelb\u00ebrim, bar\u00ebra q\u00eb e b\u00ebnin far\u00ebn simbas llojit t\u00eb tyre dhe drur\u00eb q\u00eb mbanin fruta me far\u00ebn e tyre brenda, secili simbas llojit t\u00eb vet. Dhe Per\u00ebndia e pa se kjo ishte mir\u00eb.\n1:13 K\u00ebshtu erdhi mbr\u00ebmja, pastaj erdhi m\u00ebngjesi; dita e tret\u00eb.\n1:14 Pastaj Per\u00ebndia tha: \"T\u00eb ket\u00eb ndri\u00e7ues n\u00eb kup\u00ebn qiellore p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb dit\u00ebn nga nata; dhe t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si shenja, p\u00ebr t\u00eb dalluar stin\u00ebt, dit\u00ebt dhe vitet;\n1:15 dhe t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si ndri\u00e7ues n\u00eb kup\u00ebn qiellore p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar tok\u00ebn\". Dhe k\u00ebshtu u b\u00eb.\n1:16 Per\u00ebndia krijoi pastaj dy ndri\u00e7ues t\u00eb m\u00ebdhenj: ndri\u00e7uesin e madh\u00eb p\u00ebr qeverisjen e dit\u00ebs dhe ndri\u00e7uesin e vog\u00ebl p\u00ebr qeverisjen e nat\u00ebs; ai krijoi gjithashtu yjet.\n1:17 Dhe Per\u00ebndia i vendosi n\u00eb kup\u00ebn qiellore p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar tok\u00ebn,\n1:18 p\u00ebr t\u00eb qeverisur dit\u00ebn dhe nat\u00ebn dhe p\u00ebr ta ndar\u00eb drit\u00ebn nga err\u00ebsira. Dhe Per\u00ebndia e pa q\u00eb kjo ishte mir\u00eb.\n1:19 K\u00ebshtu erdhi mbr\u00ebmja dhe erdhi m\u00ebngjesi: dita e kat\u00ebrt.\n1:20 Pastaj Per\u00ebndia tha: \"T\u00eb mbushen uj\u00ebrat nga nj\u00eb num\u00ebr i madh qeniesh t\u00eb gjalla dhe t\u00eb fluturojn\u00eb zogjt\u00eb lart mbi tok\u00eb n\u00ebp\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn e madhe t\u00eb kup\u00ebs qiellore\".\n1:21 K\u00ebshtu Per\u00ebndia krijoi kafsh\u00ebt e m\u00ebdha ujore dhe t\u00eb gjitha gjallesat q\u00eb l\u00ebvizin dhe q\u00eb mbushin uj\u00ebrat, secili simbas llojit t\u00eb vet, e \u00e7do shpend fluturues simbas llojit t\u00eb vet. Dhe Per\u00ebndia e pa se kjo ishte mir\u00eb.\n1:22 Dhe Per\u00ebndia i bekoi duke th\u00ebn\u00eb: \"T\u00eb jeni t\u00eb frytsh\u00ebm, shum\u00ebzoni dhe mbushni uj\u00ebrat e deteve, e zogjt\u00eb t\u00eb shum\u00ebzohen mbi tok\u00eb\".\n1:23 K\u00ebshtu erdhi mbr\u00ebmja dhe pastaj m\u00ebngjesi: dita e pest\u00eb.\n1:24 Pastaj Per\u00ebndia tha: \"T\u00eb prodhoj\u00eb toka qenie t\u00eb gjalla sipas llojit t\u00eb tyre: kafsh\u00eb, rr\u00ebshqanor\u00eb dhe bisha t\u00eb tok\u00ebs, simbas llojit t\u00eb tyre\". Dhe k\u00ebshtu u b\u00eb.\n1:25 Dhe Per\u00ebndia b\u00ebri eg\u00ebrsirat e tok\u00ebs sipas llojit t\u00eb tyre, kafsh\u00ebt simbas llojit t\u00eb tyre dhe t\u00eb gjith\u00eb rr\u00ebshqanor\u00ebt e tok\u00ebs simbas llojit t\u00eb tyre. Dhe Per\u00ebndia e pa q\u00eb kjo ishte mir\u00eb.\n1:26 Pastaj Per\u00ebndia tha: \"Ta b\u00ebjm\u00eb njeriun sipas sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs son\u00eb dhe n\u00eb ngjasim me ne, dhe t\u00eb ushtroj\u00eb sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjt\u00eb e qiellit, mbi kafsh\u00ebt e mbi gjith\u00eb tok\u00ebn, mbi rr\u00ebshqanor\u00ebt q\u00eb zvarriten mbi dhe\".\n1:27 K\u00ebshtu Per\u00ebndia krijoi njeriun simbas sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs s\u00eb vet, simbas sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb; Ai krijoi mashkullin e femr\u00ebn.\n1:28 Dhe Per\u00ebndia i bekoi; dhe Per\u00ebndia u tha atyre: \"T\u00eb jeni t\u00eb frytsh\u00ebm dhe shum\u00ebzohuni, mbushni tok\u00ebn e n\u00ebnshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjt\u00eb e qiellit dhe mbi \u00e7do qenie q\u00eb l\u00ebviz mbi tok\u00eb\".\n1:29 Dhe Per\u00ebndia tha: \"Ja un\u00eb po ju jap \u00e7do bar q\u00eb l\u00ebshon far\u00eb mbi sip\u00ebrfaqen e mbar\u00eb tok\u00ebs dhe \u00e7do pem\u00eb t\u00eb ket\u00eb fruta q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb far\u00eb; kjo do t'ju sh\u00ebrbej\u00eb si ushqim.\n1:30 Dhe \u00e7do kafshe t\u00eb tok\u00ebs, \u00e7do zogu t\u00eb qiellit dhe \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb l\u00ebviz mbi tok\u00eb dhe ka n\u00eb vetvete nj\u00eb frym\u00eb jete, un\u00eb i jap \u00e7do bar t\u00eb gjelb\u00ebr si ushqim\". Dhe k\u00ebshtu u b\u00eb.\n1:31 At\u00ebher\u00eb Per\u00ebndia shikoi t\u00eb gjitha ato q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb, dhe ja, ishte shum\u00eb mir\u00eb. K\u00ebshtu erdhi mbr\u00ebmja dhe pastaj erdhi m\u00ebngjesi: dita e gjasht\u00eb.\n2:1 K\u00ebshtu p\u00ebrfunduan qielli dhe toka si dhe t\u00ebr\u00eb ushtria e tyre.\n2:2 Nd\u00ebrkaq dit\u00ebn e shtat\u00eb Per\u00ebndia mbaroi vepr\u00ebn q\u00eb kishte kryer dhe dit\u00ebn e shtat\u00eb u \u00e7lodh nga gjith\u00eb vepra q\u00eb kishte kryer.\n2:3 Dhe Per\u00ebndia bekoi dit\u00ebn e shtat\u00eb dhe e shenjt\u00ebroi, sepse at\u00eb dit\u00eb Per\u00ebndia u \u00e7lodh nga gjith\u00eb vepra q\u00eb kishte krijuar dhe kryer.\n2:4 K\u00ebto jan\u00eb origjina e qiellit dhe e tok\u00ebs kur u krijuan, dit\u00ebn q\u00eb Zoti Per\u00ebndi krijoi tok\u00ebn dhe qiellin.\n2:5 Nuk kishte ende mbi tok\u00eb asnj\u00eb shkurr\u00ebz n\u00eb fush\u00eb dhe asnj\u00eb bar nuk kishte mbir\u00eb ende n\u00eb fush\u00eb, sepse Zoti Per\u00ebndi nuk kishte hedhur asnj\u00eb shi mbi tok\u00ebn dhe nuk ekzistonte njeriu p\u00ebr t\u00eb punuar tok\u00ebn.\n2:6 Por nga toka ngjitej nj\u00eb avull q\u00eb ujiste t\u00ebr\u00eb sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs.\n2:7 At\u00ebher\u00eb Zoti Per\u00ebndi formoi njeriun nga pluhuri i tok\u00ebs, i fryu n\u00eb vrimat e hund\u00ebs nj\u00eb frym\u00eb jete, dhe njeriu u b\u00eb nj\u00eb qenie e gjall\u00eb.\n2:8 Pastaj Zoti Per\u00ebndi mbolli nj\u00eb kopsht n\u00eb Eden, n\u00eb lindje, dhe vendosi n\u00eb t\u00eb njeriun q\u00eb kishte formuar.\n2:9 Pastaj Zoti Per\u00ebndi b\u00ebri q\u00eb t\u00eb mbijn\u00eb nga toka lloj-lloj pem\u00ebsh t\u00eb k\u00ebndshme nga pamja dhe q\u00eb jepnin fruta t\u00eb mira p\u00ebr t'u ngr\u00ebn\u00eb; n\u00eb mes t\u00eb kopshtit gjendeshin edhe pema e jet\u00ebs dhe pema e njohjes t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb s\u00eb keqes.\n2:10 Nj\u00eb lum\u00eb dilte nga Edeni p\u00ebr t\u00eb ujitur kopshtin dhe ndahej n\u00eb kat\u00ebr rrjedha uji.\n2:11 Emri i lumit t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb Pishon; \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb rrethon t\u00ebr\u00eb vendin e Havilahut, ku ka flori;\n2:12 dhe floriri i k\u00ebtij vendi \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb; aty gjenden gjithashtu bdeli dhe guri i oniksit.\n2:13 Emri i lumit t\u00eb dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb Gihon, dhe ai rrethon t\u00ebr\u00eb vendin e Kushit.\n2:14 Emri i lumit t\u00eb tret\u00eb \u00ebsht\u00eb Tigri, dhe \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb rrjedh n\u00eb lindje t\u00eb Asiris\u00eb. Lumi i kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb Eufrati.\n2:15 Zoti Per\u00ebndi e mori pra njeriun dhe e futi n\u00eb kopshtin e Edenit, me q\u00ebllim q\u00eb ta punonte dhe ta ruante.\n2:16 Dhe Zoti Per\u00ebndi e urdh\u00ebroi njeriun duke i th\u00ebn\u00eb: \"Ha bile lirisht nga \u00e7do pem\u00eb e kopshtit;\n2:17 por mos ha nga pema e njohjes t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb s\u00eb keqes, sepse dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb hash prej saj ke p\u00ebr t\u00eb vdekur me siguri\".\n2:18 Pastaj Zoti Per\u00ebndi tha: \"Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb njeriu t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm; un\u00eb do t'i b\u00ebj nj\u00eb ndihm\u00eb q\u00eb i leverdis\".\n2:19 Dhe Zoti Per\u00ebndi formoi nga dheu t\u00ebr\u00eb kafsh\u00ebt e fush\u00ebs dhe t\u00ebr\u00eb zogjt\u00eb e qiellit dhe i \u00e7oi te njeriu p\u00ebr t\u00eb par\u00eb si do t'i quante; dhe sido q\u00eb njeriu t'i quante qeniet e gjalla, ai do t\u00eb ishte emri i tyre.\n2:20 Dhe njeriu u vuri emra t\u00ebr\u00eb bag\u00ebtis\u00eb, zogjve t\u00eb qiellit dhe \u00e7do kafshe t\u00eb fushave; por p\u00ebr njeriun nuk u gjend asnj\u00eb ndihm\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb.\n2:21 At\u00ebher\u00eb Zoti Per\u00ebndi e futi n\u00eb nj\u00eb gjum\u00eb t\u00eb thell\u00eb njeriun, t\u00eb cilin e zuri gjumi; dhe mori nj\u00eb nga brinj\u00ebt e tij dhe e mbylli mishin n\u00eb at\u00eb vend.\n2:22 Pastaj Zoti Per\u00ebndi me brinj\u00ebn q\u00eb i kishte hequr njeriut formoi nj\u00eb grua dhe e \u00e7oi te njeriu.\n2:23 Dhe njeriu tha: \"Kjo s\u00eb fundi \u00ebsht\u00eb kocka e kockave t\u00eb mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do t\u00eb quhet grua sepse \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb nga burri\".\n2:24 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye njeriu do t\u00eb braktis\u00eb baban\u00eb dhe n\u00ebn\u00ebn e tij dhe do t\u00eb bashkohet me gruan e tij, dhe do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb mish i vet\u00ebm.\n2:25 Dhe burri e gruaja e tij ishin q\u00eb t\u00eb dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej k\u00ebsaj.\n3:1 Por gjarpri ishte m\u00eb dinaku nd\u00ebr t\u00eb gjitha bishat e fushave q\u00eb Zoti Per\u00ebndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: \"A ka th\u00ebn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Per\u00ebndia: \"Mos hani nga t\u00eb gjitha pem\u00ebt e kopshtit?\"\".\n3:2 Dhe gruaja iu p\u00ebrgjegj gjarprit: \"Nga fruti i pem\u00ebve t\u00eb kopshtit mund t\u00eb ham\u00eb;\n3:3 por nga fruti i pem\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes t\u00eb kopshtit Per\u00ebndia ka th\u00ebn\u00eb: \"Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do t\u00eb vdisni\"\".\n3:4 At\u00ebher\u00eb gjarpri i tha gruas: \"Ju s'keni p\u00ebr t\u00eb vdekur aspak;\n3:5 por Per\u00ebndia e di q\u00eb dit\u00ebn q\u00eb do t'i hani, syt\u00eb tuaj do t\u00eb hapen dhe do t\u00eb jeni n\u00eb gjendje si Per\u00ebndia t\u00eb njihni t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb keqen\".\n3:6 Dhe gruaja pa q\u00eb pema ishte e mir\u00eb p\u00ebr t'u ngr\u00ebn\u00eb, q\u00eb ishte e k\u00ebndshme p\u00ebr syt\u00eb dhe q\u00eb pema ishte i d\u00ebshirueshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb zgjuar dik\u00eb; dhe ajo mori nga fruti i saj, e h\u00ebngri dhe i dha edhe burrit t\u00eb saj q\u00eb ishte me t\u00eb, dhe h\u00ebngri edhe ai.\n3:7 At\u00ebher\u00eb iu hap\u00ebn syt\u00eb t\u00eb dyve dhe e pan\u00eb q\u00eb ishin lakuriq; k\u00ebshtu ata qep\u00ebn gjethe fiku dhe b\u00ebn\u00eb breza p\u00ebr t'u mbuluar.\n3:8 Pastaj d\u00ebgjuan z\u00ebrin e Zotit Per\u00ebndi q\u00eb sh\u00ebtiste n\u00eb kopsht n\u00eb flladin e dit\u00ebs; dhe burri e gruaja e tij u fsheh\u00ebn nga prania e Zotit Per\u00ebndi midis pem\u00ebve t\u00eb kopshtit.\n3:9 At\u00ebher\u00eb Zoti Per\u00ebndi thirri njeriun dhe i tha: \"Ku je?\".\n3:10 Ai u p\u00ebrgjigj: \"D\u00ebgjova z\u00ebrin t\u00ebnd n\u00eb kopsht, dhe pata frik\u00eb sepse isha lakuriq dhe u fsheha\".\n3:11 Dhe Per\u00ebndia i tha: \"Kush t\u00eb tregoi se ishe lakuriq? Mos vall\u00eb ke ngr\u00ebn\u00eb nga pema q\u00eb un\u00eb t\u00eb kisha urdh\u00ebruar t\u00eb mos haje?\".\n3:12 Njeriu u p\u00ebrgjigj: \"Gruaja q\u00eb ti m\u00eb vure pran\u00eb m\u00eb dha nga pema dhe un\u00eb e h\u00ebngra\".\n3:13 Dhe Zoti Per\u00ebndi i tha gruas: \"Pse e b\u00ebre k\u00ebt\u00eb?\". Gruaja u p\u00ebrgjigj: \"Gjarpri m\u00eb mashtroi dhe un\u00eb h\u00ebngra prej saj\".\n3:14 At\u00ebher\u00eb Zoti Per\u00ebndi i tha gjarprit: \"Me qen\u00eb se b\u00ebre k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, qofsh i mallkuar nd\u00ebr gjith\u00eb kafsh\u00ebt dhe t\u00ebr\u00eb bishat e fushave! Ti do t\u00eb ec\u00ebsh mbi barkun t\u00ebnd dhe do t\u00eb hash pluhur gjith\u00eb dit\u00ebt e jet\u00ebs sate.\n3:15 Dhe un\u00eb do t\u00eb shtie armiq\u00ebsi midis teje dhe gruas, midis far\u00ebs sate dhe far\u00ebs s\u00eb saj; fara e saj do t\u00eb shtyp\u00eb kok\u00ebn t\u00ebnde, dhe ti do t\u00eb plagos\u00ebsh thembr\u00ebn e far\u00ebs s\u00eb saj\".\n3:16 Gruas i tha: \"Un\u00eb do t\u00eb shum\u00ebzoj n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe vuajtjet e tua dhe barr\u00ebt e tua; me vuajtje do t\u00eb lind\u00ebsh f\u00ebmij\u00eb; d\u00ebshirat e tua do t\u00eb drejtohen ndaj burrit t\u00ebnd dhe ai do t\u00eb sundoj\u00eb mbi ty\".\n3:17 Pastaj i tha Adamit: \"Me qen\u00eb se d\u00ebgjove z\u00ebrin e gruas sate dhe h\u00ebngre nga pema p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb kisha urdh\u00ebruar duke th\u00ebn\u00eb: \"Mos ha prej saj\", toka do t\u00eb jet\u00eb e mallkuar p\u00ebr shkakun t\u00ebnd, ti do t\u00eb\n3:18 Ajo do t\u00eb prodhoj\u00eb gjemba dhe bim\u00eb gjembore, dhe ti do t\u00eb hash barin e fushave;\n3:19 do t\u00eb hash buk\u00ebn me djers\u00ebn e ballit, deri sa t\u00eb rikthehesh n\u00eb dhe sepse nga ai ke dal\u00eb; sepse ti je pluhur dhe n\u00eb pluhur do t\u00eb rikthehesh\".\n3:20 Dhe burri i vuri gruas s\u00eb tij emrin Ev\u00eb, sepse ajo qe n\u00ebna e t\u00ebr\u00eb t\u00eb gjall\u00ebve.\n3:21 Pastaj Zoti Per\u00ebndi i b\u00ebri Adamit dhe gruas s\u00eb tij tunika prej l\u00ebkure dhe i veshi.\n3:22 Dhe Zoti Per\u00ebndi tha: \"Ja, njeriu u b\u00eb si nj\u00eb prej nesh, sepse njeh t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb keqen. Dhe tani nuk duhet t'i lejohet t\u00eb shtrij\u00eb dor\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb edhe nga pema e jet\u00ebs k\u00ebshtu q\u00eb, duke ngr\u00ebn\u00eb nga ajo, t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebr gjithnj\u00eb\".\n3:23 Prandaj Zoti Per\u00ebndi e d\u00ebboi njeriun nga kopshti i Edenit, me q\u00ebllim, q\u00eb t\u00eb punonte tok\u00ebn nga e cila kishte dal\u00eb.\n3:24 K\u00ebshtu ai e d\u00ebboi njeriun; dhe vendosi n\u00eb lindje t\u00eb kopshtit t\u00eb Edenit kerubin\u00ebt q\u00eb v\u00ebrtisnin nga \u00e7do an\u00eb nj\u00eb shpat\u00eb flak\u00ebruese p\u00ebr t\u00eb ruajtur rrug\u00ebn e pem\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs.\n4:1 Por Adami njohu Ev\u00ebn, gruan e tij, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe ai tha: \"Fitova nj\u00eb burr\u00eb nga Zoti\".\n4:2 Pastaj lindi Abeli, v\u00ebllai i tij. Dhe Abeli u b\u00eb bari kopesh, nd\u00ebrsa Kaini u b\u00eb punonj\u00ebs i tok\u00ebs.\n4:3 Me kalimin e koh\u00ebs, Kaini i b\u00ebri nj\u00eb ofert\u00eb frutash t\u00eb tok\u00ebs Zotit;\n4:4 por Abeli i ofroi edhe ai t\u00eb par\u00eblindurit e kopes\u00eb s\u00eb tij dhe yndyr\u00ebn e tyre. Dhe Zoti e \u00e7moi Abelin dhe dhurat\u00ebn e tij,\n4:5 por nuk \u00e7moi Kainin dhe ofert\u00ebn e tij. Dhe k\u00ebshtu Kaini u pezmatua shum\u00eb dhe fytyra e tij mori nj\u00eb pamje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar.\n4:6 At\u00ebher\u00eb Zoti i tha Kainit: \"Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote \u00ebsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar?\n4:7 N\u00eb rast se b\u00ebn mir\u00eb a nuk do t\u00eb pranohesh? Por n\u00eb qoft\u00eb se b\u00ebn keq, m\u00ebkati po t\u00eb ruan te porta dhe d\u00ebshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta sundosh\".\n4:8 Dhe Kaini foli me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, Abelin; kur u gjend\u00ebn n\u00eb fush\u00eb, Kaini u ngrit kund\u00ebr v\u00ebllait t\u00eb tij Abelit dhe e vrau.\n4:9 At\u00ebher\u00eb Zoti i tha Kainit: \"Ku \u00ebsht\u00eb v\u00ebllait yt Abeli?\". Ai u p\u00ebrgjegj: \"Nuk e di; mos jam un\u00eb rojtari i v\u00ebllait tim?\".\n4:10 Zoti i tha: \"\u00c7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb? Z\u00ebri i gjakut t\u00eb v\u00ebllait t\u00ebnd m\u00eb v\u00ebngon nga toka.\n4:11 Dhe ti tani je m\u00eb i mallkuar se toka q\u00eb hapi goj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb gjakun e v\u00ebllait t\u00ebnd nga dora jote.\n4:12 Kur t\u00eb punosh tok\u00ebn, ajo nuk do t\u00eb t\u00eb jap\u00eb m\u00eb prodhimet e saj, dhe ti do t\u00eb jesh nj\u00eb endacak dhe nj\u00eb ikanak mbi tok\u00eb\".\n4:13 At\u00ebher\u00eb Kaini i tha Zotit; \"Nd\u00ebshkimi im \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i madh aq sa un\u00eb nuk mund ta duroj.\n4:14 Ja, ti po m\u00eb d\u00ebbon sot nga faqja e k\u00ebtij dheu dhe do t\u00eb fshihem nga fytyra jote; dhe do t\u00eb b\u00ebhem endacak dhe ikanak n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb dhe do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb vras\u00eb kushdo q\u00eb do t\u00eb m\u00eb gjej\u00eb\".\n4:15 Dhe Zoti i tha: \"Prandaj, kushdo qoft\u00eb t\u00eb vras\u00eb Kainin, do t\u00eb d\u00ebnohet shtat\u00eb her\u00eb\". Dhe Zoti vuri nj\u00eb shenj\u00eb mbi Kainin, me q\u00ebllim q\u00eb kushdo q\u00eb ta gjente t\u00eb mos e vriste.\n4:16 At\u00ebher\u00eb Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi n\u00eb vendin e quajtur Nod, n\u00eb lindje t\u00eb Edenit.\n4:17 Dhe Kaini njohu t\u00eb shoqen, e cila u ngjiz dhe lindi Enokun. Pastaj Kaini nd\u00ebrtoi nj\u00eb qytet, t\u00eb cilit i vuri emrin Enok, emri i t\u00eb birit.\n4:18 Dhe Enokut i lindi Iradi; Iradit i lindi Mehujaeli; Mehujaelit i lindi Methusaeli dhe Mathusaelit i lindi Lameku.\n4:19 Dhe Lameku mori dy gra: emri i nj\u00ebr\u00ebs ishte Ada dhe emri i tjetr\u00ebs Cilah.\n4:20 Dhe Ada lindi Jabalin, q\u00eb ishte babai i atyre q\u00eb banojn\u00eb n\u00ebn \u00e7adra dhe merren me rritjen e bag\u00ebtis\u00eb.\n4:21 Por emri i t\u00eb v\u00ebllait ishte Jubal, q\u00eb ishte babai i gjith\u00eb atyre q\u00eb i binin qestes dhe flautit.\n4:22 Cilah lindi edhe ajo Tubal-kainin, krijuesi i \u00e7far\u00ebdo lloji veglash prej bronzi dhe hekuri, dhe motra e Tubal-kainit qe Naama.\n4:23 Pastaj Lameku u tha grave t\u00eb tij: \"Ada dhe Cilah, d\u00ebgjoni z\u00ebrin tim; gra t\u00eb Lamekut, u vini re fjal\u00ebve t\u00eb mia! Po, un\u00eb vrava nj\u00eb njeri sepse m\u00eb plagosi, dhe nj\u00eb t\u00eb ri sepse m\u00eb shkaktoi nj\u00eb irnim.\n4:24 N\u00eb rast se do t'i merret hak Kainit shtat\u00eb her\u00eb, Lamekut do t'i merret hak shtat\u00ebdhjet\u00eb her\u00eb shtat\u00eb\".\n4:25 Pastaj Adami njohu p\u00ebrs\u00ebri gruan e tij, q\u00eb lindi nj\u00eb djal\u00eb dhe e quajti Seth, sepse ajo tha: \"Per\u00ebndia m\u00eb dha nj\u00eb tjet\u00ebr pasardh\u00ebs n\u00eb vend t\u00eb Abelit, q\u00eb u vra nga Kaini\".\n4:26 Edhe Sethit i lindi nj\u00eb djal\u00eb, t\u00eb cilin e quajti Enosh. At\u00ebher\u00eb filluan t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb emrin e Zotit.\n5:1 Ky \u00ebsht\u00eb libri i prejardhjes s\u00eb Adamit. Dit\u00ebn q\u00eb Per\u00ebndia krijoi njeriun e b\u00ebri t\u00eb ngjash\u00ebm me Per\u00ebndin\u00eb.\n5:2 Ai i krijoi mashkull dhe fem\u00ebr, i bekoi dhe u dha emrin njeri, dit\u00ebn q\u00eb u krijuan.\n5:3 Adami jetoi nj\u00ebqind e tridhjet\u00eb vjet dhe i lindi nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb i p\u00ebrngjiste, nj\u00eb lloj n\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb t\u00eb tij dhe e quajti Seth.\n5:4 Mbas lindjes s\u00eb Sethit, Adami jetoi tet\u00ebqind vjet dhe pati bij dhe bija.\n5:5 K\u00ebshtu Adami jetoi gjithsej n\u00ebnt\u00ebqind e tridhjet\u00eb vjet; pastaj vdiq.\n5:6 Sethi jetoi nj\u00ebqind e pes\u00eb vjet dhe i lindi Enoshi.\n5:7 Pas lindjes s\u00eb Enoshit, Sethi jetoi tet\u00ebqind e shtat\u00eb vjet dhe pati bij e bija t\u00eb tjer\u00eb.\n5:8 K\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb koha q\u00eb Sethi jetoi qe n\u00ebnt\u00ebqind e dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet; pastaj vdiq.\n5:9 Enoshi jetoi n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb vjet dhe i lindi Kenani.\n5:10 Mbas lindjes s\u00eb Kenanit, Enoshi jetoi tet\u00ebqind e pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet dhe pati bij e bija t\u00eb tjer\u00eb.\n5:11 K\u00ebshtu Enoshi jetoi gjithsej n\u00ebnt\u00ebqind e pes\u00eb vjet; pastaj vdiq.\n5:12 Kenani jetoi shtat\u00ebdhjet\u00eb vjet dhe i lindi Mahalaleeli.\n5:13 Mbas lindjes s\u00eb Mahalaleelit, Kenani jetoi tet\u00ebqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija t\u00eb tjer\u00eb.\n5:14 K\u00ebshtu Kenani jetoi gjithsej n\u00ebnt\u00ebqind e dhjet\u00eb vjet; pastaj vdiq.\n5:15 Mahalaleeli jetoi gjasht\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb vjet dhe i lindi Jaredi.\n5:16 Mbas lindjes s\u00eb Jaredit, Mahalaleeli jetoi tet\u00ebqind e tridhjet\u00eb vjet dhe pati bij e bija t\u00eb tjer\u00eb.\n5:17 K\u00ebshtu Mahalaleeli jetoi gjithsej tet\u00ebqind e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb vjet; pastaj vdiq.\n5:18 Jaredi jetoi nj\u00ebqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e dy vjet dhe i lindi Enoku.\n5:19 Mbas lindjes s\u00eb Enokut, Jaredi jetoi tet\u00ebqind vjet dhe pati bij dhe bija t\u00eb tjer\u00eb.\n5:20 K\u00ebshtu Jaredi jetoi gjithsej n\u00ebnt\u00ebqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e dy vjet; pastaj vdiq.\n5:21 Enoku jetoi gjasht\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb vjet dhe i lindi Methuselahu.\n5:22 Mbas lindjes t\u00eb Methuselahut, Enoku eci me Per\u00ebndin\u00eb treqind vjet dhe pati bij e bija t\u00eb tjer\u00eb.\n5:23 K\u00ebshtu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb vjet.\n5:24 Pra Enoku eci me Per\u00ebndin\u00eb, por nuk u gjend m\u00eb, sepse Per\u00ebndia e mori me vete.\n5:25 Metuselahu jetoi nj\u00ebqind e tet\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb vjet dhe i lindi Lameku.\n5:26 Mbas lindjes s\u00eb Lamekut, Metuselahu jetoi shtat\u00ebqind e tet\u00ebdhjet\u00eb e dy vjet dhe i lind\u00ebn bij e bija.\n5:27 K\u00ebshtu Metuselahu jetoi gjithsej n\u00ebnt\u00ebqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb vjet; pastaj ai vdiq.\n5:28 Lameku jetoi nj\u00ebqind e tet\u00ebdhjet\u00eb e dy vjet dhe i lindi nj\u00eb bir;\n5:29 dhe i vuri emrin Noe, duke th\u00ebn\u00eb: \"Ky do t\u00eb na ngush\u00eblloj\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn ton\u00eb dhe p\u00ebr mundin e duarve tona, p\u00ebr shkak t\u00eb tok\u00ebs q\u00eb Zoti e ka mallkuar\".\n5:30 Pasi solli n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb Noeun, Lameku jetoi pes\u00ebqind e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb vjet dhe i lind\u00ebn bij e bija t\u00eb tjer\u00eb.\n5:31 K\u00ebshtu Lameku jetoi gjithsej shtat\u00ebqind e shtat\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb vjet, pastaj ai vdiq.\n5:32 Noeut, n\u00eb mosh\u00ebn pes\u00ebqind vje\u00e7, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.\n6:1 Kur njer\u00ebzit filluan t\u00eb shumohen mbi faqen e dheut dhe u lind\u00ebn atyre vajza,\n6:2 djemt\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb pan\u00eb q\u00eb vajzat e njer\u00ebzve ishin t\u00eb bukura, dhe mor\u00ebn p\u00ebr gra t\u00eb gjitha ato q\u00eb i zgjodh\u00ebn vet\u00eb.\n6:3 Dhe Zoti tha: \"Fryma im nuk do t\u00eb hahet gjithnj\u00eb me njeriun, sepse n\u00eb shthurjen e tij ai nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se mish; dit\u00ebt e tij do t\u00eb jen\u00eb, pra, nj\u00ebqind e nj\u00ebzet vjet\".\n6:4 Kishte gjigant\u00eb mbi tok\u00eb n\u00eb ato koh\u00eb, madje edhe m\u00eb von\u00eb, kur bijt\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb iu afruan bijave t\u00eb njer\u00ebzve dhe k\u00ebto u lind\u00ebn atyre f\u00ebmij\u00eb. Ata jan\u00eb heronjt\u00eb q\u00eb jetuan n\u00eb koh\u00ebt e lasht\u00ebsis\u00eb, jan\u00eb njer\u00ebzit e famsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre koh\u00ebve.\n6:5 Dhe tani Zoti pa q\u00eb lig\u00ebsia e njer\u00ebzve ishte e madhe mbi tok\u00eb dhe q\u00eb t\u00ebr\u00eb synimet e mendimeve t\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb tyre nuk ishin gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se e keqja n\u00eb \u00e7do koh\u00eb.\n6:6 Dhe Zoti u pendua q\u00eb kishte krijuar njeriun mbi tok\u00eb dhe u brengos p\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vet.\n6:7 K\u00ebshtu Zoti tha: \"Un\u00eb do t\u00eb shfaros nga faqja e dheut njeriun q\u00eb kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafsh\u00ebt, te rr\u00ebshqanor\u00ebt, te zogjt\u00eb e qiellit, sepse pendohem q\u00eb i kam krijuar\".\n6:8 Por Noeu gjeti hir n\u00eb syt\u00eb e Zotit.\n6:9 Kjo \u00ebsht\u00eb prejardhja e Noeut. Noeu ishte nj\u00eb njeri i drejt\u00eb dhe i pat\u00ebmet\u00eb midis bashk\u00ebkoh\u00ebsve t\u00eb tij. Noeu eci me Per\u00ebndin\u00eb.\n6:10 Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin.\n6:11 Por toka ishte e korruptuar para Per\u00ebndis\u00eb dhe plot e p\u00ebrplot me dhun\u00eb.\n6:12 Tani Per\u00ebndia v\u00ebshtroi tok\u00ebn dhe ja, ajo ishte e prishur, sepse \u00e7do mish i tok\u00ebs kishte shthurur sjelljen e tij.\n6:13 Dhe Per\u00ebndia i tha Noeut: \"Kam vendosur t'i jap fund \u00e7do mishi, sepse toka p\u00ebr shkak t\u00eb njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb plot me dhun\u00eb; ja, un\u00eb do t'i zhduk bashk\u00eb me tok\u00ebn.\n6:14 B\u00ebj nj\u00eb ark\u00eb prej druri; b\u00ebje ark\u00ebn me dhoma dhe lyeje me bitum nga jasht\u00eb e nga brenda.\n6:15 Por ti do ta nd\u00ebrtosh n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: gjat\u00ebsia e ark\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb treqind kubit\u00eb, gjer\u00ebsia pes\u00ebdhjet\u00eb dhe lart\u00ebsia tridhjet\u00eb.\n6:16 Do ta b\u00ebsh ark\u00ebn me nj\u00eb dritare dhe do ta mbarosh me nj\u00eb kubit mbulese nga sip\u00ebr; anash ark\u00ebs do t\u00eb vendos\u00ebsh der\u00ebn dhe do ta b\u00ebsh me tre kate, pra me katin e posht\u00ebm, t\u00eb mes\u00ebm dhe t\u00eb sip\u00ebrm.\n6:17 Dhe ja, un\u00eb vet kam p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrmbytjen e uj\u00ebrave mbi tok\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar n\u00ebn qiellin \u00e7do mish q\u00eb ka shenj\u00eb jete; \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ndodhet mbi tok\u00ebn ka p\u00ebr t\u00eb vdekur.\n6:18 Por un\u00eb do t\u00eb caktoj bes\u00eblidhjen time me ty dhe ti do t\u00eb futesh n\u00eb ark\u00ebn: ti, f\u00ebmij\u00ebt e tu, gruaja jote dhe grat\u00eb e bijve t\u00eb tu.\n6:19 Dhe nga \u00e7do gj\u00eb q\u00eb jeton prej \u00e7do lloj mishi fut n\u00eb ark\u00eb dy nga \u00e7do lloj, p\u00ebr t'i ruajtur me vete gjall\u00eb bashk\u00eb me ty; dhe t\u00eb jen\u00eb mashkull dhe fem\u00ebr.\n6:20 Nga zogjt\u00eb, nga bag\u00ebtia dhe t\u00eb gjith\u00eb rr\u00ebshqanor\u00ebt e tok\u00ebs simbas llojit t\u00eb tyre, dy nga \u00e7do lloj do t\u00eb vijn\u00eb te ti, q\u00eb t\u00eb ruhen gjall\u00eb.\n6:21 Dhe merr p\u00ebr vete nga \u00e7do ushqim q\u00eb hahet, grumbulloje dhe ruaje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si ushqim p\u00ebr ty dhe p\u00ebr ata\".\n6:22 Dhe Noeu veproi ashtu, b\u00ebri pik\u00ebrisht t\u00eb gjitha ato q\u00eb Per\u00ebndia i kishte urdh\u00ebruar.\n7:1 At\u00ebher\u00eb Zoti i tha Noeut: \"Hyr\u00eb n\u00eb ark\u00eb bashk\u00eb me t\u00ebr\u00eb familjen t\u00ebnde, sepse pash\u00eb se je i drejt\u00eb para meje n\u00eb k\u00ebt\u00eb brez.\n7:2 Nga \u00e7do lloj kafshe t\u00eb past\u00ebr merr shtat\u00eb \u00e7ifte, meshkuj e femra, si dhe nga kafsh\u00ebt jo t\u00eb pastra nj\u00eb \u00e7ift, mashkull dhe fem\u00ebr;\n7:3 edhe nga zogjt\u00eb e qiellit merr shtat\u00eb \u00e7ifte, meshkuj e femra, p\u00ebr t\u00eb ruajtur gjall\u00eb far\u00ebn e tyre mbi faqen e t\u00ebr\u00eb dheut;\n7:4 sepse mbas shtat\u00eb dit\u00ebve do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb shi mbi tok\u00eb p\u00ebr dyzet dit\u00eb e dyzet net me rradh\u00eb, dhe do t\u00eb shfaros nga faqja e dheut t\u00ebr\u00eb qeniet e gjalla q\u00eb kam krijuar\".\n7:5 Dhe Noeu b\u00ebri pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 i kishte urdh\u00ebruar Zoti.\n7:6 Noeu ishte gjasht\u00ebqind vje\u00e7 kur mbi tok\u00eb ndodhi p\u00ebrmbytja e uj\u00ebrave.\n7:7 K\u00ebshtu Noeu u fut n\u00eb ark\u00eb bashk\u00eb me bijt\u00eb e tij, me t\u00eb shoqen dhe me grat\u00eb e bijve t\u00eb tij, p\u00ebr shkak t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrmbytjes.\n7:8 Nga kafsh\u00ebt e pastra dhe nga kafsh\u00ebt jo t\u00eb pastra, nga zogjt\u00eb e nga t\u00eb gjitha llojet q\u00eb zvarriten mbi tok\u00eb,\n7:9 erdh\u00ebn dy nga dy para Noeut, n\u00eb ark\u00eb, nj\u00eb mashkull e nj\u00eb fem\u00ebr, ashtu si e kishte porositur Per\u00ebndia at\u00eb.\n7:10 N\u00eb fund t\u00eb shtat\u00eb dit\u00ebve, uj\u00ebrat e p\u00ebrmbytjes mbuluan tok\u00ebn.\n7:11 N\u00eb vitin e gjasht\u00ebqindt\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Noeut, n\u00eb muajin e dyt\u00eb dhe n\u00eb dit\u00ebn e shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb muajit, n\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00ebr\u00eb burimet e humner\u00ebs s\u00eb madhe shp\u00ebrthyen dhe kataraktet e qiellit u hap\u00ebn.\n7:12 Dhe ra shi mbi tok\u00eb p\u00ebr dyzet dit\u00eb dhe dyzet net.\n7:13 Po at\u00eb dit\u00eb hyn\u00eb n\u00eb ark\u00eb Noeu dhe bijt\u00eb e tij Semi, Kami dhe Jafeti, gruaja e Noeut si dhe tri grat\u00eb e bijve t\u00eb tij me ta;\n7:14 ata dhe t\u00eb gjitha bishat simbas llojit, t\u00ebr\u00eb bag\u00ebtia simbas llojit t\u00eb saj, t\u00eb gjith\u00eb rr\u00ebshqanor\u00ebt q\u00eb zvarriten mbi tok\u00ebn simbas llojit t\u00eb tyre, t\u00ebr\u00eb zogjt\u00eb simbas llojit t\u00eb tyre, t\u00ebr\u00eb zogjt\u00eb e \u00e7far\u00ebdo lloji.\n7:15 Ata erdh\u00ebn te Noeu n\u00eb ark\u00eb, dy nga dy, prej \u00e7do mishi q\u00eb ka frym\u00eb jete;\n7:16 hyn\u00eb, mashkull e fem\u00ebr, nga \u00e7do mish, ashtu si Per\u00ebndia e kishte porositur Noeun; pastaj Zoti i mbylli brenda.\n7:17 Dhe p\u00ebrmbytja ra mbi tok\u00eb p\u00ebr dyzet dit\u00eb me radh\u00eb; dhe uj\u00ebrat u rrit\u00ebn dhe e ngrit\u00ebn ark\u00ebn lart mbi tok\u00eb.\n7:18 Uj\u00ebrat u shtuan dhe u rrit\u00ebn shum\u00eb mbi tok\u00eb, arka pluskonte mbi sip\u00ebrfaqen e uj\u00ebrave.\n7:19 Dhe uj\u00ebrat u shtuan me forc\u00eb t\u00eb madhe mbi tok\u00eb; t\u00eb gjitha malet e larta q\u00eb ndodheshin n\u00ebn t\u00ebr\u00eb qiellin u mbuluan.\n7:20 Uj\u00ebrat u ngrit\u00ebn pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb kubit\u00eb mbi to; dhe malet u mbuluan prej tyre.\n7:21 K\u00ebshtu u shuan t\u00eb gjitha llojet e mishit q\u00eb l\u00ebviznin mbi tok\u00eb: zogjt\u00eb, bag\u00ebtia, bishat, rr\u00ebshqanor\u00ebt e \u00e7do lloji q\u00eb zvarriteshin mbi tok\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit.\n7:22 Vdiq \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ishte mbi tok\u00ebn e that\u00eb dhe q\u00eb kishte frym\u00eb jete n\u00eb vrimat e hund\u00ebs.\n7:23 Dhe t\u00eb gjitha gjallesat q\u00eb ishin mbi faqen e dheut u shfaros\u00ebn: duke filluar nga njeriu deri te bag\u00ebtia, te gjarp\u00ebrinjt\u00eb dhe zogjt\u00eb e qiellit; ato u shfaros\u00ebn nga toka dhe shp\u00ebtoi vet\u00ebm Noeu bashk\u00eb me ata q\u00eb ishin me t\u00eb n\u00eb ark\u00eb.\n7:24 Dhe uj\u00ebrat mbuluan tok\u00ebn p\u00ebr nj\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb.\n8:1 Pastaj Per\u00ebndis\u00eb iu kujtua Noeu, t\u00eb gjitha gjallesat dhe t\u00ebr\u00eb bag\u00ebtia q\u00eb ishte me t\u00eb n\u00eb ark\u00eb; dhe Per\u00ebndia b\u00ebri q\u00eb t\u00eb fryj\u00eb nj\u00eb er\u00eb mbi tok\u00eb dhe uj\u00ebrat e ul\u00ebn lart\u00ebsin\u00eb e tyre.\n8:2 Burimet e humner\u00ebs dhe kataraktet e qiellit u mbyll\u00ebn dhe shiu nga qielli pushoi.\n8:3 Dhe uj\u00ebrat vazhduan t\u00eb t\u00ebrhiqeshin nga toka; dhe mbas nj\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00ebsh ishin pak\u00ebsuar.\n8:4 N\u00eb muajin e shtat\u00eb, dit\u00ebn e shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb muajit, arka u ndal n\u00eb malet e Araratit.\n8:5 Dhe uj\u00ebrat vazhduan t\u00eb pak\u00ebsohen deri n\u00eb muajin e dhjet\u00eb. N\u00eb muajin e dhjet\u00eb, dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit, u duk\u00ebn majat e maleve.\n8:6 K\u00ebshtu, mbas dyzet dit\u00ebsh, ndodhi q\u00eb Noeu hapi dritaren q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb ark\u00eb,\n8:7 dhe nisi jasht\u00eb korbin, q\u00eb vazhdoi t\u00eb shkoj\u00eb para dhe prapa, deri sa u than\u00eb uj\u00ebrat mbi tok\u00eb.\n8:8 Pastaj l\u00ebshoi p\u00ebllumbin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00eb se uj\u00ebrat ishin pak\u00ebsuar mbi sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs.\n8:9 Por p\u00ebllumbi nuk gjeti dot vendin ku t\u00eb mb\u00ebshteste k\u00ebmb\u00ebn e tij dhe u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb ark\u00eb, sepse kishte ende uj\u00ebra mbi sip\u00ebrfaqen e t\u00ebr\u00eb tok\u00ebs; dhe ai shtriu dor\u00ebn, e kapi dhe e t\u00ebrhoqi brenda ark\u00ebs.\n8:10 Priti at\u00ebher\u00eb shtat\u00eb dit\u00eb t\u00eb tjera, pastaj e d\u00ebrgoi p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebllumbin jasht\u00eb ark\u00ebs.\n8:11 Dhe p\u00ebllumbi u kthye tek ai aty nga mbr\u00ebmja; dhe ja, ai kishte n\u00eb sqep nj\u00eb gjethe ulliri t\u00eb k\u00ebputur, t\u00eb njom\u00eb; k\u00ebshtu Noeu kuptoi se uj\u00ebrat ishin t\u00ebrhequr nga toka.\n8:12 At\u00ebher\u00eb priti shtat\u00eb dit\u00eb t\u00eb tjera, pastaj e l\u00ebshoi jasht\u00eb p\u00ebllumbin, por ky nuk u kthye m\u00eb tek ai.\n8:13 N\u00eb vitin e gjasht\u00ebqindenj\u00ebt\u00eb t\u00eb Noeut, gjat\u00eb muajit t\u00eb par\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit, uj\u00ebrat ishin thar\u00eb mbi tok\u00eb; dhe Noeu e zbuloi ark\u00ebn, v\u00ebshtroi dhe ja q\u00eb sip\u00ebrfaqja e tok\u00ebs ishte e that\u00eb.\n8:14 Dhe k\u00ebshtu n\u00eb muajin e dyt\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e nj\u00ebzet e shtat\u00eb t\u00eb tij, toka ishte e that\u00eb.\n8:15 At\u00ebher\u00eb Per\u00ebndia i foli Noeut, duke th\u00ebn\u00eb:\n8:16 \"Dil nga arka ti, gruaja jote, bijt\u00eb e tu dhe grat\u00eb e bijve t\u00eb tu bashk\u00eb me ty.\n8:17 Nxirr me vete t\u00ebr\u00eb kafsh\u00ebt q\u00eb jan\u00eb bashk\u00eb me ty, t\u00eb \u00e7do mishi q\u00eb t\u00eb jen\u00eb: zogj, bag\u00ebti dhe t\u00ebr\u00eb rr\u00ebshqanor\u00ebt q\u00eb zvarriten mbi tok\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb rriten shum\u00eb mbi tok\u00eb dhe t\u00eb jen\u00eb pjellor\u00eb e t\u00eb shumohen mbi tok\u00eb\".\n8:18 K\u00ebshtu Noeu doli me bijt\u00eb e tij, me gruan e tij dhe me grat\u00eb e bijve t\u00eb tij.\n8:19 T\u00eb gjitha kafsh\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb rr\u00ebshqanor\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb zogjt\u00eb, gjth\u00e7ka l\u00ebviz mbi tok\u00eb, simbas familjeve t\u00eb tyre, dol\u00ebn nga arka.\n8:20 At\u00ebher\u00eb Noeu nd\u00ebrtoi nj\u00eb altar p\u00ebr Zotin, mori nga \u00e7do lloj kafsh\u00ebsh dhe zogjsh t\u00eb past\u00ebr dhe ofroi fli mbi altarin.\n8:21 Dhe Zoti ndjeu nj\u00eb er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme dhe ai tha n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vet: \"Un\u00eb nuk do ta mallkoj m\u00eb tok\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb njeriut, sepse synimet e zemr\u00ebs s\u00eb njeriut jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqija qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e tij; dhe nuk do t\u00eb godas m\u00eb \u00e7do gjalles\u00eb, si\u00e7 kam b\u00ebr\u00eb.\n8:22 Deri sa t\u00eb jet\u00eb toka, nuk do t\u00eb pushojn\u00eb kurr\u00eb s\u00eb ekzistuari mbjellja dhe korrja, t\u00eb ftohtit dhe t\u00eb nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata.\n9:1 Pastaj Per\u00ebndia bekoi Noeun dhe bijt\u00eb e tij dhe u tha atyre: \"Qofshi frytdh\u00ebn\u00ebs, shum\u00ebzoheni dhe mbusheni tok\u00ebn.\n9:2 Dhe frika dhe tmerri juaj do t\u00eb ushtrohet mbi t\u00eb gjitha kafsh\u00ebt e tok\u00ebs, mbi t\u00eb gjith\u00eb zogjt\u00eb e qiellit, mbi gjith\u00e7ka q\u00eb l\u00ebviz mbi tok\u00eb, si edhe mbi t\u00eb gjith\u00eb peshqit e detit. Ata jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb pushtetin tuaj.\n9:3 \u00c7do gj\u00eb q\u00eb l\u00ebviz dhe ka jet\u00eb do t'ju sh\u00ebrbej\u00eb si ushqim; un\u00eb ju jap t\u00ebr\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra; ju jap edhe barin e gjelb\u00ebr;\n9:4 por nuk do ta hani mishin me gjall\u00ebrin\u00eb e tij, dometh\u00ebn\u00eb me gjakun e tij.\n9:5 Un\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj sigurisht llogari p\u00ebr gjakun e jet\u00ebve tuaja dhe k\u00ebt\u00eb do t'ia k\u00ebrkoj \u00e7do kafshe dhe njeriu. Do t'i k\u00ebrkoj llogari p\u00ebr jet\u00ebn e njeriut dor\u00ebs s\u00eb \u00e7do v\u00ebllai t\u00eb njeriut.\n9:6 Cilido q\u00eb derdh gjakun e nj\u00eb njeriu, gjaku i tij do t\u00eb derdhet nga nj\u00eb njeri, sepse Per\u00ebndia e ka krijuar njeriun simbas sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs s\u00eb tij.\n9:7 Ju, pra, jini frytdh\u00ebn\u00ebs dhe shum\u00ebzohuni; rrituni me t\u00eb madhe n\u00eb tok\u00eb dhe shumohuni n\u00eb t\u00eb\".\n9:8 Pastaj Per\u00ebndia u foli Noeut dhe bijve t\u00eb tij q\u00eb ishin bashk\u00eb me t\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb:\n9:9 \"Sa p\u00ebr mua, un\u00eb caktoj bes\u00eblidhjen time me ju dhe me brezin q\u00eb vjen pas jush,\n9:10 dhe me gjith\u00eb gjallesat q\u00eb jan\u00eb me ju: zogj, bag\u00ebti dhe t\u00ebr\u00eb kafsh\u00ebt e tok\u00ebs q\u00eb jan\u00eb me ju, duke filluar nga t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga arka dhe deri te t\u00ebr\u00eb kafsh\u00ebt e tok\u00ebs.\n9:11 Un\u00eb e caktoj bes\u00eblidhjen time me ju: asnj\u00eb lloj mishi nuk do t\u00eb shfaroset m\u00eb nga uj\u00ebrat e p\u00ebrmbytjes, dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb p\u00ebrmbytje p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar tok\u00ebn\".\n9:12 Pastaj Per\u00ebndia tha: \"Kjo \u00ebsht\u00eb shenja e bes\u00eblidhjes q\u00eb un\u00eb p\u00ebrfundoj midis meje dhe jush, me t\u00eb gjitha qeniet e gjalla q\u00eb jan\u00eb me ju, me t\u00eb gjith\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm.\n9:13 Un\u00eb e vendos ylberin tim n\u00eb nj\u00eb re, dhe do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shenj\u00eb p\u00ebr bes\u00eblidhjen e p\u00ebrfunduar midis meje dhe tok\u00ebs.\n9:14 Dhe kur t\u00eb sjell re mbi tok\u00ebn, do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb harku t\u00eb shfaqet n\u00eb ret\u00eb;\n9:15 dhe un\u00eb do t\u00eb kujtohem p\u00ebr bes\u00eblidhjen time midis meje dhe jush si dhe me \u00e7do gjalles\u00eb t\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloji mishi, dhe uj\u00ebrat nuk do t\u00eb shnd\u00ebrrohen m\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbytje p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar \u00e7far\u00ebdo lloj mishi.\n9:16 Harku, pra, do t\u00eb ndodhet n\u00eb ret\u00eb dhe un\u00eb do ta shikoj p\u00ebr t\u00eb kujtuar bes\u00eblidhjen e p\u00ebrjetshme midis Per\u00ebndis\u00eb dhe \u00e7do gjallese t\u00eb \u00e7far\u00ebdo mishi q\u00eb ndodhet mbi tok\u00eb\".\n9:17 Dhe Per\u00ebndia i tha Noeut: \"Kjo \u00ebsht\u00eb shenja e bes\u00eblidhjes q\u00eb un\u00eb kam caktuar midis meje dhe \u00e7far\u00ebdo mishi q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi tok\u00eb\".\n9:18 Dhe bijt\u00eb e Noeut q\u00eb dol\u00ebn nga arka qen\u00eb Semi, Kami dhe Jafeti; Kami \u00ebsht\u00eb babai i Kanaanit.\n9:19 K\u00ebta jan\u00eb tre bijt\u00eb e Noeut, dhe ata populluan t\u00ebr\u00eb tok\u00ebn.\n9:20 M\u00eb von\u00eb Noeu, q\u00eb ishte bujk, filloi t\u00eb mbjell\u00eb nj\u00eb vresht;\n9:21 dhe piu ver\u00eb e u deh, dhe u zhvesh n\u00eb mes t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb tij.\n9:22 Dhe Kami, i ati i Kanaanit, pa baban\u00eb e tij lakuriq dhe vajti t'ua thot\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij q\u00eb ndodheshin jasht\u00eb.\n9:23 Por Semi dhe Jafeti muarr\u00ebn nj\u00eb mantel, e hodh\u00ebn mbi shpatullat e tyre dhe, duke ecur s\u00eb prapthi, mbuluan lakuriq\u00ebsin\u00eb e babait t\u00eb tyre; dhe, me q\u00ebn\u00eb se fytyrat e tyre ishin kthyer nga ana tjet\u00ebr, ata nuk e pan\u00eb lakuriq\u00ebsin\u00eb e babait t\u00eb tyre.\n9:24 Kur Noeu u zgjua nga dehja e tij, m\u00ebsoi at\u00eb q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb i biri m\u00eb i vog\u00ebl, dhe tha:\n9:25 \"I mallkuar qoft\u00eb Kanaani! Ai qoft\u00eb sh\u00ebrbyesi i sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij!\".\n9:26 Pastaj tha: \"I bekuar qoft\u00eb Zoti, Per\u00ebndia i Semit, dhe Kanaani t\u00eb jet\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori i tij.\n9:27 Per\u00ebndia ta rrit\u00eb Jafetin dhe ky t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb \u00e7adrat e Semit; Kanaani qoft\u00eb sh\u00ebrbyesi i tij!\".\n9:28 Mbas p\u00ebrmbytjes, Noeu jetoi treqind e pes\u00ebdhjet\u00eb vjet.\n9:29 K\u00ebshtu Noeu jetoi gjithsejt n\u00ebnt\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb vjet; pastaj vdiq.\n10:1 K\u00ebta jan\u00eb pasardh\u00ebsit e bijve t\u00eb Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas p\u00ebrmbytjes, atyre u lind\u00ebn f\u00ebmij\u00eb.\n10:2 Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.\n10:3 Bijt\u00eb e Gomerit qen\u00eb: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.\n10:4 Bijt\u00eb e Javanit qen\u00eb: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.\n10:5 Prej tyre rrjedhin popujt e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb ishujt e kombeve, n\u00eb vendet e tyre t\u00eb ndryshme, secili simbas gjuh\u00ebs s\u00eb vet, simbas familjeve t\u00eb tyre dhe kombeve t\u00eb tyre.\n10:6 Bijt\u00eb e Kamit qen\u00eb: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.\n10:7 Bijt\u00eb e Kushit qen\u00eb: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijt\u00eb e Raamahut qen\u00eb: Sheba dhe Dedani.\n10:8 Kushit i lindi Nimrodi, q\u00eb filloi t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb njeri i fuqish\u00ebm mbi tok\u00eb.\n10:9 Ai qe nj\u00eb gjahtar i fuqish\u00ebm para Zotit; prandaj thuhet: \"Si Nimrodi, gjahtari i fuqish\u00ebm para Zotit\".\n10:10 Dhe fillimi i mbret\u00ebrimit t\u00eb tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu n\u00eb vendin e Shinarit.\n10:11 Nga ky vend shkoi n\u00eb Asiri dhe nd\u00ebrtoi Niniv\u00ebn, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;\n10:12 midis Niniv\u00ebs dhe Kalahut nd\u00ebrtoi Resenin (q\u00eb \u00ebsht\u00eb qyteti i madh).\n10:13 Mitsraimit i lind\u00ebn Ludim\u00ebt, Ananim\u00ebt, Lehabim\u00ebt, Nuftuhim\u00ebt,\n10:14 Pathrusim\u00ebt, Kasluhim\u00ebt (prej t\u00eb cil\u00ebve dol\u00ebn Filistejt\u00eb) dhe Kaftorim\u00ebt.\n10:15 Kanaanit i lindi Sidoni, i par\u00eblinduri i tij, dhe Heti,\n10:16 dhe Gebusejt\u00eb, Amorejt\u00eb, Girgasejt\u00eb,\n10:17 Hivejt\u00eb, Arkejt\u00eb, Sinejt\u00eb,\n10:18 Arvadejt\u00eb, Cemarejt\u00eb dhe Hamathejt\u00eb. Pastaj familjet e Kanaan\u00ebve u shp\u00ebrndan\u00eb.\n10:19 Dhe kufijt\u00eb e Kanaan\u00ebve shkuan nga Sidoni, n\u00eb drejtim t\u00eb Gerarit, deri n\u00eb Gaza; dhe n\u00eb drejtim t\u00eb Sodom\u00ebs, Gomor\u00ebs, Adm\u00ebs dhe Ceboimoit deri n\u00eb Lesha.\n10:20 K\u00ebta jan\u00eb bijt\u00eb e Kamit, simbas familjeve t\u00eb tyre, simbas gjuh\u00ebve t\u00eb tyre, n\u00eb vendet e tyre, n\u00eb kombet e tyre.\n10:21 Edhe Semit, babai i t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Eberit dhe v\u00eblla madhor i Jafetit, i lind\u00ebn bij.\n10:22 Bijt\u00eb e Semit qen\u00eb: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.\n10:23 Bijt\u00eb e Aramit qen\u00eb: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.\n10:24 Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.\n10:25 Eberit i lind\u00ebn dy bij; emri i nj\u00ebrit prej tyre ishte Peleg, sepse n\u00eb dit\u00ebt e tij toka u nda, dhe emri i t\u00eb v\u00ebllait ishte Joktan.\n10:26 Nga Joktani lind\u00ebn Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,\n10:27 Hadorami, Uzali, Diklahu,\n10:28 Obali, Abimaeli, Sheba,\n10:29 Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. T\u00ebr\u00eb k\u00ebta qen\u00eb bij t\u00eb Joktanit.\n10:30 Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri n\u00eb Sefar.\n10:31 K\u00ebta jan\u00eb bijt\u00eb e Semit, simbas familjeve t\u00eb tyre, simbas gjuh\u00ebve t\u00eb tyre, n\u00eb vendet e tyre simbas komb\u00ebve t\u00eb tyre.\n10:32 K\u00ebto jan\u00eb familjet e bijve t\u00eb Noeut, simbas brezave t\u00eb tyre, n\u00eb kombet e tyre; dhe prej tyre dol\u00ebn kombet q\u00eb u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb tok\u00eb mbas p\u00ebrmbytjes.\n11:1 Por t\u00ebr\u00eb toka fliste t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb dhe p\u00ebrdorte t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb.\n11:2 Dhe ndodhi q\u00eb, nd\u00ebrsa po zhvendoseshin n\u00eb drejtim t\u00eb jugut, ata gjet\u00ebn nj\u00eb fush\u00eb n\u00eb vendin e Shinarit dhe u vendos\u00ebn atje.\n11:3 Dhe i than\u00eb nj\u00ebri tjetrit: \"O burra, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tulla dhe t'i pjekim me zjarr!\". Dhe p\u00ebrdor\u00ebn tulla n\u00eb vend t\u00eb gur\u00ebve dhe bitum n\u00eb vend t\u00eb lla\u00e7it.\n11:4 Dhe than\u00eb: \"O burra, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb p\u00ebr vete nj\u00eb qytet dhe nj\u00eb kull\u00eb maja e s\u00eb cil\u00ebs t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb qiell, dhe t'i b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb em\u00ebr vetes q\u00eb t\u00eb mos shp\u00ebrndahemi mbi faqen e t\u00ebr\u00eb dheut\".\n11:5 Por Zoti zbriti p\u00ebr t\u00eb par\u00eb qytetin dhe kull\u00ebn q\u00eb bijt\u00eb e njer\u00ebzve ishin duke nd\u00ebrtuar.\n11:6 Dhe Zoti tha: \"Ja, ata jan\u00eb nj\u00eb popull i vet\u00ebm dhe kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb; dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ata filluan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb; tani asgj\u00eb nuk ka p\u00ebr t'i penguar ata t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebjn\u00eb.\n11:7 O burra, t\u00eb zbresim pra atje posht\u00eb dhe t\u00eb ngat\u00ebrrojm\u00eb gjuh\u00ebn e tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nj\u00ebri t\u00eb mos kuptoj\u00eb t\u00eb folur\u00ebn e tjetrit\".\n11:8 K\u00ebshtu Zoti i shp\u00ebrndau mbi faqen e t\u00ebr\u00eb dheut dhe ata pushuan s\u00eb nd\u00ebrtuari qytetin.\n11:9 Prandaj k\u00ebtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngat\u00ebrroi gjuh\u00ebn e t\u00ebr\u00eb dheut dhe i shp\u00ebrndau mbi t\u00ebr\u00eb faqen e dheut.\n11:10 K\u00ebta jan\u00eb pasardh\u00ebsit e Semit. N\u00eb mosh\u00ebn nj\u00ebqind vje\u00e7 Semit i lindi Arpakshadi, pik\u00ebrisht dy vjet pas p\u00ebrmbytjes.\n11:11 Mbas lindjes t\u00eb Arpakshadit, Semi jetoi pes\u00ebqind vjet dhe i lind\u00ebn bij dhe bija.\n11:12 Arpakshadi jetoi tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet dhe i lindi Shelahu.\n11:13 Mbas lindjes s\u00eb Shelahut, Arpakshadi jetoi kat\u00ebrqind e tre vjet dhe i lind\u00ebn bij dhe bija.\n11:14 Shelahu jetoi tridhjet\u00eb vjet dhe i lindi Eberi.\n11:15 Mbas lindjes s\u00eb Eberit, Shelahu jetoi kat\u00ebrqind e tre vjet dhe i lind\u00ebn bij dhe bija.\n11:16 Eberi jetoi tridhjet\u00eb e kat\u00ebr vjet dhe lindi Pelegu.\n11:17 Mbas lindjes s\u00eb Pelegut, Eberi jetoi kat\u00ebrqind e tridhjet\u00eb vjet dhe i lind\u00ebn bij dhe bija.\n11:18 Pelegu jetoi tridhjet\u00eb vjet dhe i lindi Reu.\n11:19 Mbas lindjes t\u00eb Reut, Pelegu jetoi dyqind e n\u00ebnt\u00eb vjet dhe i lind\u00ebn bij dhe bija.\n11:20 Reu jetoi tridhjet\u00eb e dy vjet dhe i lindi Serugu.\n11:21 Mbas lindjes t\u00eb Serugut, Reu jetoi dyqind e shtat\u00eb vjet dhe i lind\u00ebn bij dhe bija.\n11:22 Serugu jetoi tridhjet\u00eb vjet dhe i lindi Nahori;\n11:23 mbas lindjes s\u00eb Nahorit, Serugu jetoi dyqind vjet dhe i lind\u00ebn bij dhe bija.\n11:24 Nahori jetoi nj\u00ebzet e n\u00ebnt\u00eb vjet dhe i lindi Terahu;\n11:25 mbas lindjes s\u00eb Terahut, Nahori jetoi nj\u00ebqind e n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet dhe i lind\u00ebn bij dhe bija.\n11:26 Terahu jetoi shtat\u00ebdhjet\u00eb vjet dhe i lindi Abrami, Nahori dhe Harani.\n11:27 K\u00ebta jan\u00eb pasardh\u00ebsit e Terahut. Terahut i lindi Abrami, Nahori dhe Harani; dhe Haranit i lindi Loti.\n11:28 Harani vdiq n\u00eb prani t\u00eb Terahut, babait t\u00eb tij, n\u00eb vendlindjen e tij, n\u00eb Ur t\u00eb Kaldeasve.\n11:29 Dhe Abrami dhe Nahori mor\u00ebn gra: emri i gruas s\u00eb Abramit ishte Saraj dhe emri i gruas s\u00eb Nahorit ishte Milkah, e bija e Haranit, i ati i Milkahut dhe i ati i Iskahut.\n11:30 Por Saraj ishte shterp\u00eb, nuk kishte f\u00ebmij\u00eb.\n11:31 Pastaj Terahu mori t\u00eb birin Abram dhe Lotin, t\u00eb birin e Haranit, dometh\u00ebn\u00eb djali i t\u00eb birit, dhe Sarajn nusen e tij, gruaja e djalit t\u00eb tij Abram, dhe dol\u00ebn bashk\u00eb nga Ur i Kaldeasve p\u00ebr t\u00eb vajtur n\u00eb vendin e Kanaan\u00ebve; por kur arrit\u00ebn n\u00eb Haran, ata u vendos\u00ebn aty.\n11:32 Terahu jetoi dyqind e pes\u00eb vjet, pastaj Terahu vdiq n\u00eb Haran.\n12:1 Por Zoti i tha Abramit: \"Largohu nga vendi yt, nga t\u00eb af\u00ebrmit e tu dhe nga sht\u00ebpia e babait t\u00ebnd, dhe shko n\u00eb vendin q\u00eb do t\u00eb t\u00eb tregoj.\n12:2 Un\u00eb prej teje do t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb komb t\u00eb madh, do t\u00eb t\u00eb bekoj dhe do ta b\u00ebj t\u00eb madh emrin t\u00ebnd, dhe ti do t\u00eb jesh nj\u00eb bekim.\n12:3 Dhe un\u00eb do t\u00eb bekoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb t\u00eb bekojn\u00eb dhe do t\u00eb mallkoj ata q\u00eb do t\u00eb t\u00eb mallkojn\u00eb, te ti do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bekuara t\u00ebr\u00eb familjet e tok\u00ebs\".\n12:4 At\u00ebher\u00eb Abrami u nis si\u00e7 i kishte th\u00ebn\u00eb Zoti dhe Loti shkoi me t\u00eb. Abrami ishte shtat\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb vje\u00e7 kur u nis nga Harani.\n12:5 Dhe Abrami mori me vete Sarajn, gruan e tij, dhe Lotin, birin e t\u00eb v\u00ebllait, dhe t\u00eb gjith\u00eb pasurin\u00eb q\u00eb kishin grumbulluar dhe personat q\u00eb kishin bler\u00eb n\u00eb Haran, dhe u nis\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vajtur n\u00eb vendin e Kanaan\u00ebve. K\u00ebshtu ata arrit\u00ebn n\u00eb vendin e Kanaanit.\n12:6 Abrami e kap\u00ebrceu vendin deri te lokaliteti i Sikemit, deri tek lisi i Morehut. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ndodheshin n\u00eb at\u00eb vend Kanaanejt\u00eb.\n12:7 At\u00ebher\u00eb u shfaq Zoti p\u00ebrpara Abramit dhe i tha: \"Un\u00eb do t'ja jap k\u00ebt\u00eb vend pasardh\u00ebsve t\u00eb tu\". At\u00ebher\u00eb Abrami i nd\u00ebrtoi aty nj\u00eb altar Zotit q\u00eb i ishte shfaqur.\n12:8 S\u00eb k\u00ebtejmi u zhvendos drejt malit n\u00eb lindje t\u00eb Bethelit dhe ngriti \u00e7adrat e tij, duke pasur Bethelin n\u00eb jug dhe Ain\u00eb n\u00eb lindje; dhe nd\u00ebrtoi aty nj\u00eb altar kushtuar Zotit dhe i b\u00ebri thirrje emrit t\u00eb Zotit.\n12:9 Pastaj Abrami filloi nj\u00eb udh\u00ebtim, duke vazhduar t\u00eb zhvendoset n\u00eb drejtim t\u00eb Negevit.\n12:10 Por n\u00eb vend pati zi buke dhe Abrami zbriti n\u00eb Egjipt p\u00ebr t\u00eb banuar, sepse n\u00eb vendin e tij ishte zi e madhe buke.\n12:11 Por ndodhi q\u00eb kur po hynin n\u00eb Egjypt ai i tha Sarajt, gruas s\u00eb tij: \"Ja, un\u00eb e di q\u00eb ti je nj\u00eb grua e pashme;\n12:12 dhe k\u00ebshtu kur Egjiptasit do t\u00eb t\u00eb shohin, kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: \"Kjo \u00ebsht\u00eb gruaja e tij\"; do t\u00eb m\u00eb vrasin mua, por do t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb ty.\n12:13 T\u00eb lutem thuaj q\u00eb je motra ime, me q\u00ebllim q\u00eb mua t\u00eb m\u00eb trajtojn\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shkakun t\u00ebnd, dhe jeta ime t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb p\u00ebr hirin t\u00ebnd\".\n12:14 N\u00eb fakt kur Abrami arriti n\u00eb Egjipt, Egjiptasit pan\u00eb q\u00eb gruaja ishte shum\u00eb e bukur.\n12:15 E pan\u00eb edhe oficer\u00ebt e Faraonit dhe e lavd\u00ebruan para Faraonit; dhe gruan e \u00e7uan n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Faraonit.\n12:16 Dhe ai e trajtoi mir\u00eb Abramin p\u00ebr shkak t\u00eb saj. K\u00ebshtu Abramit i dhan\u00eb dele, buaj, gomar\u00eb, sh\u00ebrbyes, sh\u00ebrbyese, gomarica dhe deve.\n12:17 Por Zoti e goditi Faraonin dhe sht\u00ebpin\u00eb e tij me fatkeq\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shkak t\u00eb Sarajt, gruas s\u00eb Abramit.\n12:18 At\u00ebher\u00eb Faraoni thirri Abramin dhe i tha: \"\u00c7'm\u00eb b\u00ebre? Pse nuk m\u00eb the q\u00eb ajo ishte gruaja jote? Pse m\u00eb the:\n12:19 \"\u00c9sht\u00eb motra ime\"? K\u00ebsisoj un\u00eb e mora sikur t\u00eb ishte gruaja ime. Ja, pra, ku \u00ebsht\u00eb gruaja jote; merre me vete dhe nisu!\".\n12:20 Pastaj Faraoni u dha urdh\u00ebr njer\u00ebzve t\u00eb tij lidhur me Abramin, dhe k\u00ebta e nis\u00ebn at\u00eb, gruan e tij dhe gjith\u00e7ka kishte.\n13:1 Abrami, pra, u rikthye nga Egjipti n\u00eb drejtim t\u00eb Negevit bashk\u00eb me gruan dhe gjith\u00e7ka zot\u00ebronte. Dhe Loti ishte bashk\u00eb me t\u00eb.\n13:2 Abrami ishte shum\u00eb i pasur me bag\u00ebti, argjend dhe ar.\n13:3 Nga Negevi ai vazhdoi udh\u00ebtimin e tij deri n\u00eb Bethel, n\u00eb vendin ku m\u00eb par\u00eb ndodhej \u00e7adra e tij, midis Bethelit dhe Ait,\n13:4 n\u00eb vendin e altarit q\u00eb kishte nd\u00ebrtuar n\u00eb krye, dhe aty Abrami i b\u00ebri thirrje emrit t\u00eb Zotit.\n13:5 Edhe Loti, q\u00eb udh\u00ebtonte bashk\u00eb me Abramin, kishte kope bag\u00ebtish dhe \u00e7adra.\n13:6 Dhe vendi nuk ishte n\u00eb gjendje t'i mbante, po t\u00eb banonin bashk\u00eb, sepse pasurit\u00eb e tyre ishin aq t\u00eb m\u00ebdha sa nuk mund t\u00eb q\u00ebndronin bashk\u00eb.\n13:7 Lindi k\u00ebshtu nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje midis barinjve t\u00eb bag\u00ebtis\u00eb s\u00eb Abramit dhe barinjve t\u00eb bag\u00ebtis\u00eb s\u00eb Lotit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb banonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend Kananejt\u00eb dhe Perezejt\u00eb.\n13:8 Dhe k\u00ebshtu Abrami i tha Lotit: \"Nuk duhet t\u00eb ket\u00eb mosmarr\u00ebveshje midis teje dhe meje, as midis barinjve t\u00eb mi dhe barinjve t\u00eb tu, sepse jemi v\u00ebllez\u00ebr.\n13:9 A nuk \u00ebsht\u00eb vall\u00eb t\u00ebr\u00eb vendi para teje? Ndahu nga un\u00eb! N\u00eb rast se ti shkon majtas, un\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb vajtur djathtas; dhe n\u00eb qoft\u00eb se ti shkon djathtas, un\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb vajtur majtas\".\n13:10 At\u00ebher\u00eb Loti ngriti syt\u00eb dhe pa t\u00ebr\u00eb fush\u00ebn e Jordanit. Para se Zoti t\u00eb kishte shkat\u00ebrruar Sodom\u00ebn dhe Gomor\u00ebn, ajo ishte e t\u00ebra e ujitur deri n\u00eb Coar, si kopshti i Zotit, si vendi i Egjiptit.\n13:11 K\u00ebshtu Loti zgjodhi p\u00ebr vete t\u00ebr\u00eb fush\u00ebn e Jordanit dhe filloi t'izhvendos\u00eb drejt lindjes \u00e7adrat e veta: K\u00ebshtu u ndan\u00eb nj\u00ebri nga tjetri.\n13:12 Abrami banoi n\u00eb vendin e Kanaanit dhe Loti n\u00eb qytetet e fush\u00ebs, duke arritur t\u00eb ngrej\u00eb \u00e7adrat e tij deri n\u00eb Sodom\u00eb.\n13:13 Por njer\u00ebzit e Sodom\u00ebs ishin shum\u00eb t\u00eb korruptuar dhe m\u00ebkatar\u00eb ndaj Zotit.\n13:14 Dhe Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes s\u00eb Lotit prej tij: \"\u00c7o tani syt\u00eb e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe per\u00ebndimit.\n13:15 T\u00ebr\u00eb vendin q\u00eb sheh, un\u00eb do t\u00eb ta jap ty dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb tu, p\u00ebr gjithnj\u00eb.\n13:16 Dhe do t'i b\u00ebj pasardh\u00ebsit e tu si pluhurin e tok\u00ebs; prandaj n\u00eb se dikush mund t\u00eb llogaris\u00eb pluhurin e tok\u00ebs, do t\u00eb mund t\u00eb llogaris\u00eb edhe pasardh\u00ebsit e tu.\n13:17 \u00c7ohu n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, bjeri rreth e qark vendit, sepse un\u00eb do t\u00eb ta jap ty\".\n13:18 At\u00ebher\u00eb Abrami i ngriti \u00e7adrat e tij dhe vajti t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb liset e Mamres, q\u00eb ndodhen n\u00eb Hebron; dhe aty nd\u00ebrtoi nj\u00eb altar kushtuar Zotit.\n14:1 Por ndodhi n\u00eb koh\u00ebn e Amrafelit, mbret i Shinarit, e Ariokut, mbret i Elasarit e Kedorlaomerit, mbret i Elamit dhe i Tidealit, mbret i kombeve,\n14:2 q\u00eb ata i b\u00ebn\u00eb luft\u00eb Beraut, mbret i Sodom\u00ebs, Birsh\u00ebs, mbret i Gomor\u00ebs, Shinabit, mbret i Admahut, Shemeberit, mbret i Ceboimit dhe mbretit t\u00eb Bel\u00ebs (q\u00eb \u00ebsht\u00eb Coari).\n14:3 T\u00ebr\u00eb k\u00ebta t\u00eb fundit u grumbulluan n\u00eb lugin\u00ebn e Sidimit (q\u00eb \u00ebsht\u00eb Deti i Kripur).\n14:4 P\u00ebr dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet ata qen\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtruar nga Kedorlaomeri, por vitin e tremb\u00ebdhjet\u00eb ngrit\u00ebn krye.\n14:5 Vitin e kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb Kedorlaomeri dhe mbret\u00ebrit q\u00eb ishin me t\u00eb erdh\u00ebn bashk\u00eb me t\u00eb dhe i shp\u00ebrndan\u00eb gjigant\u00ebt n\u00eb Ashterot-Karnaim, Zuzim\u00ebt n\u00eb Ham, Emim\u00ebt n\u00eb Shaveh-Kiriataim\n14:6 dhe Horejt\u00eb n\u00eb malet e tyre t\u00eb Seirit deri n\u00eb El-Paran, q\u00eb ndodhet pran\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs.\n14:7 Pastaj u kthyen pas dhe erdh\u00ebn n\u00eb En-Mishpat (q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kadeshi), pla\u00e7kit\u00ebn t\u00ebr\u00eb territorin e Amalekit\u00ebve si dhe t\u00eb Amorejve q\u00eb banonin n\u00eb Hatsacon-Tamar.\n14:8 At\u00ebher\u00eb mbreti i Sodom\u00ebs, mbreti i Gomor\u00ebs, mbreti i Admahut, mbreti i Ceboimit dhe mbreti i Bel\u00ebs (q\u00eb \u00ebsht\u00eb Coari) dol\u00ebn dhe u rreshtuan n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr tyre, n\u00eb lugin\u00ebn e Sidimit;\n14:9 kund\u00ebr Kedorlaomerit mbret i Elamit, Tidealit mbret i kombeve, Amrafelit mbret i Shinarit dhe Ariokut mbret i Elasarit; kat\u00ebr mbret\u00ebr kund\u00ebr pes\u00eb.\n14:10 Por lugina e Sidimit ishte plot me puse bitumi; dhe mbret\u00ebrit e Sodom\u00ebs dhe t\u00eb Gomor\u00ebs ua mbath\u00ebn k\u00ebmb\u00ebve dhe ran\u00eb br\u00ebnda tyre; dhe ata q\u00eb shp\u00ebtuan, shkuan n\u00eb mal.\n14:11 Dhe k\u00ebshtu fituesit shtin\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00ebr\u00eb pasurit\u00eb e Sodom\u00ebs dhe t\u00eb Gomor\u00ebs dhe t\u00ebr\u00eb ushqimet e tyre, dhe ik\u00ebn.\n14:12 Mor\u00ebn me vete edhe Lotin, djali i v\u00ebllait t\u00eb Abramit, bashk\u00eb me pasurin\u00eb e tij, dhe ik\u00ebn. Loti banonte n\u00eb Sodom\u00eb.\n14:13 Por nj\u00ebri nga t\u00eb ikurit erdhi dhe ia tha Abram Hebreut, q\u00eb banonte n\u00eb lisat e Mamres, Amoreosit, v\u00eblla i Eshkollit dhe v\u00eblla i Anerit, q\u00eb kishin lidhur aleanc\u00eb me Abramin.\n14:14 Kur Abrami m\u00ebsoi se v\u00ebllai i tij ishte z\u00ebn\u00eb rob, ai armatosi njer\u00ebzit e st\u00ebrvitur, sh\u00ebrbyes t\u00eb lindur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, gjithsej treqind e tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb veta dhe i ndoqi mbret\u00ebrit deri n\u00eb Dan.\n14:15 Ai i ndau forcat e tij kund\u00ebr tyre nat\u00ebn, dhe me sh\u00ebrbyesit e tij i sulmoi dhe i ndoqi deri n\u00eb Hobah, q\u00eb ndodhet n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb Damaskut.\n14:16 K\u00ebshtu ai rimori t\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb dhe solli me vete edhe Lotin, t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, dhe t\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb e tij, si edhe grat\u00eb dhe popullin.\n14:17 Mbas kthimit t\u00eb tij nga disfata e Kedorlaomerit dhe t\u00eb mbret\u00ebrve q\u00eb ishin me t\u00eb, mbreti i Sodom\u00ebs vajti ta pres\u00eb n\u00eb lugin\u00ebn e Shavehut (q\u00eb \u00ebsht\u00eb Lugina e mbretit).\n14:18 At\u00ebher\u00eb Melkisedeku, mbret i Salemit, i shpuri buk\u00eb dhe ver\u00eb. Ai ishte prift i Shum\u00eb t\u00eb Lartit Per\u00ebndi.\n14:19 Dhe bekoi Abramin, duke th\u00ebn\u00eb: \"Qoft\u00eb i bekuar Abrami nga Shum\u00eb i Larti Per\u00ebndi, sundimtar i qiejve dhe i tok\u00ebs!\n14:20 Qoft\u00eb i bekuar Shum\u00eb i Larti Per\u00ebndi, q\u00eb t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb armiqt\u00eb e tu!\". Dhe Abrami i dha nj\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebn e \u00e7do gj\u00ebje.\n14:21 Pastaj mbreti i Sodom\u00ebs i tha Abramit: \"N\u00ebm personat dhe merr p\u00ebr vete pasurit\u00eb\".\n14:22 Por Abrami iu p\u00ebrgjegj mbretit t\u00eb Sodom\u00ebs: \"Un\u00eb kam ngritur dor\u00ebn time drejt Zotit, Per\u00ebndis\u00eb Shum\u00eb t\u00eb Lart\u00eb, zot\u00ebrues i qiejve dhe i tok\u00ebs,\n14:23 q\u00eb nuk do t\u00eb merrja asgj\u00eb nga ajo q\u00eb t\u00eb p\u00ebrket, as edhe nj\u00eb fije apo nj\u00eb lidh\u00ebse k\u00ebpuc\u00ebsh, me q\u00ebllim q\u00eb ti t\u00eb mos thuash: \"Un\u00eb e pasurova Abramin\".\n14:24 Nuk do t\u00eb marr asgj\u00eb me vete, me p\u00ebrjashtim t\u00eb atyreve q\u00eb kan\u00eb ngr\u00ebn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb pjes\u00ebs q\u00eb u p\u00ebrket njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb ardhur me mua: Aneri, Eshkol dhe Mamreu; l\u00ebri q\u00eb k\u00ebta t\u00eb marrin pjes\u00ebn q\u00eb u takon\".\n15:1 Mbas k\u00ebtyre gj\u00ebrave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit n\u00eb vegim duke i th\u00ebn\u00eb: \"Mos ki frik\u00eb, Abram, un\u00eb jam mburoja jote, dhe shp\u00ebrblimi yt do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i madh\".\n15:2 Po Abrami i tha: \"Zot, Per\u00ebndi, \u00e7far\u00eb do t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh, sepse un\u00eb jam pa f\u00ebmij\u00eb dhe trash\u00ebgimtari i sht\u00ebpis\u00eb sime \u00ebsht\u00eb Eliezeri i Damaskut?\".\n15:3 Pastaj Abrami shtoi k\u00ebto fjal\u00eb: \"Ti nuk m\u00eb ke dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb pasardh\u00ebs; dhe ja, nj\u00eb i lindur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time do t\u00eb jet\u00eb trash\u00ebgimtari im\".\n15:4 At\u00ebher\u00eb fjala e Zotit iu drejtua duke i th\u00ebn\u00eb: \"Ai nuk do t\u00eb jet\u00eb trash\u00ebgimtari yt, por ai q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga t\u00eb p\u00ebrbrendshmet e tua do t\u00eb jet\u00eb trash\u00ebgimtari yt\".\n15:5 Pastaj e \u00e7oi jasht\u00eb dhe i tha: \"V\u00ebshtro me kujdes qiellin dhe num\u00ebro yjet, n\u00eb rast se mund t'i num\u00ebrosh\", pastaj shtoi: \"K\u00ebshtu kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pasardh\u00ebsit e tu\".\n15:6 Dhe ai i besoi Zotit, q\u00eb ia vuri n\u00eb llogari t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.\n15:7 Pastaj Zoti i tha: \"Un\u00eb jam Zoti q\u00eb t\u00eb nxori nga Uri i Kaldeasve, p\u00ebr t\u00eb ta l\u00ebn\u00eb si trash\u00ebgimi k\u00ebt\u00eb vend\".\n15:8 Dhe Abrami pyeti: \"Zot, Per\u00ebndi, nga mund ta dij un\u00eb q\u00eb do ta kem si trash\u00ebgim?\".\n15:9 At\u00ebher\u00eb Zoti i tha: \"Sillm\u00eb nj\u00eb m\u00ebshqerr\u00eb trevje\u00e7are, nj\u00eb dhi trevje\u00e7are, nj\u00eb dash trevje\u00e7ar, nj\u00eb turtull dhe nj\u00eb p\u00ebllumb t\u00eb ri\".\n15:10 At\u00ebher\u00eb Abrami i shpuri t\u00ebr\u00eb k\u00ebto kafsh\u00eb, i ndau m\u00eb dysh dhe vendosi secil\u00ebn gjysm\u00eb p\u00ebrball\u00eb tjetr\u00ebs; por zogjt\u00eb nuk i ndau.\n15:11 Dhe disa zogj grabitqar\u00eb zbrit\u00ebn mbi kafsh\u00ebt e vrara, por Abrami i p\u00ebrzuri.\n15:12 Me per\u00ebndimin e diellit, nj\u00eb gjum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb e zuri Abramin; dhe ja, nj\u00eb llahtari dhe nj\u00eb err\u00ebsir\u00eb e thell\u00eb e kapluan at\u00eb.\n15:13 At\u00ebher\u00eb Zoti i tha Abramit: \"Dije me siguri q\u00eb pasardh\u00ebsit e tu do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb si t\u00eb huaj n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb i tyre, dhe do t\u00eb jen\u00eb skllev\u00ebr dhe njer\u00ebz t\u00eb shtypur p\u00ebr kat\u00ebrqind vjet.\n15:14 Por un\u00eb do t\u00eb gjykoj kombin sh\u00ebrbyesit e t\u00eb cilit do t\u00eb ken\u00eb q\u00ebn\u00eb; pas k\u00ebsaj, ata do t\u00eb dalin me pasuri t\u00eb m\u00ebdha.\n15:15 Sa p\u00ebr ty, do t\u00eb shkosh n\u00eb paqe pran\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tu dhe do t\u00eb varrosesh pasi t\u00eb kesh arritur nj\u00eb pleq\u00ebri t\u00eb bukur.\n15:16 Por n\u00eb brezin e kat\u00ebrt ata do t\u00eb kthehen k\u00ebtu, sepse padrejt\u00ebsia e Amorejve s'ka arritur ende kulmin\".\n15:17 Por me t\u00eb per\u00ebnduar dielli dhe me t\u00eb zbritur err\u00ebsira, na del para syve nj\u00eb furr\u00eb q\u00eb nxjerr tym dhe nj\u00eb pishtar i zjarrt\u00eb q\u00eb kalon p\u00ebrmes kafsh\u00ebve t\u00eb ndar\u00eb.\n15:18 Po at\u00eb dit\u00eb Zoti b\u00ebri nj\u00eb bes\u00eblidhje me Abramin duke i th\u00ebn\u00eb: \"Un\u00eb u jap pasardh\u00ebsve t\u00eb tu k\u00ebt\u00eb vend, nga p\u00ebrroi i Egjiptit deri n\u00eb lumin e madh, lumin e Eufratit:\n15:19 Kenejt\u00eb, Kenizejt\u00eb, Kadmonejt\u00eb,\n15:20 Hitejt\u00eb, Perezejt\u00eb, Refejt\u00eb,\n15:21 Amorejt\u00eb, Kanaanejt\u00eb, Girgazejt\u00eb dhe Jebuzejt\u00eb\".\n16:1 Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Ajo kishte nj\u00eb sh\u00ebrbyese egjiptase q\u00eb quhej Agar.\n16:2 K\u00ebshtu Saraj i tha Abramit: \"Ja, Zoti m\u00eb ka ndaluar t\u00eb kem f\u00ebmij\u00eb; oh, futu te sh\u00ebrbysja ime, ndofta mund t\u00eb kem f\u00ebmij\u00eb prej saj\". Dhe Abrami d\u00ebgjoi z\u00ebrin e Sarajt.\n16:3 K\u00ebshtu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjet\u00eb vjet n\u00eb vendin e Kanaan\u00ebve, mori sh\u00ebrbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha p\u00ebr grua burrit t\u00eb saj Abramit.\n16:4 Dhe ai u fut tek Agari, q\u00eb mbeti me barr\u00eb; por kur u bind se kishte mbetur me barr\u00eb, ajo e shikoi me p\u00ebrbuzje zonj\u00ebn e saj.\n16:5 At\u00ebher\u00eb Saraj i tha Abramit: \"P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr fyerjen q\u00eb m'u b\u00eb le t\u00eb bjer\u00eb mbi ty. Kam q\u00ebn\u00eb un\u00eb q\u00eb t\u00eb hodha n\u00eb krah\u00ebt e sh\u00ebrbyeses sime; por q\u00eb kur e mori vesh q\u00eb \u00ebsht\u00eb me barr\u00eb, ajo m\u00eb shikon me p\u00ebrbuzje. Zoti le t\u00eb jet\u00eb gjykat\u00ebs midis meje dhe teje\".\n16:6 Abrami iu p\u00ebrgjegj Sarajt: \"Ja, sh\u00ebrbyesja jote \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn t\u00ebnde; b\u00ebj me t\u00eb \u00e7't\u00eb duash\". At\u00ebher\u00eb Saraj e trajtoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe ajo iku nga prania e saj.\n16:7 Por Engj\u00eblli i Zotit e gjeti pran\u00eb nj\u00eb burimi uji n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, pran\u00eb burimit n\u00eb rrug\u00ebn e Shurit,\n16:8 dhe i tha: \"Agar, sh\u00ebrbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?\" Ajo u p\u00ebrgjigj: \"Po iki nga prania e zonj\u00ebs sime Saraj\".\n16:9 At\u00ebher\u00eb Engj\u00eblli i Zotit i tha: \"Kthehu tek zonja jote dhe n\u00ebnshtroju autoritetit t\u00eb saj\".\n16:10 Pastaj Engj\u00eblli i Zotit shtoi: \"Un\u00eb do t'i shum\u00ebzoj fort pasardh\u00ebsit e tu aq sa t\u00eb mos mund t\u00eb llogariten p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb tyre t\u00eb madh\".\n16:11 Engj\u00eblli i Zotit i tha akoma: \"Ja, ti je me barr\u00eb dhe do t\u00eb lind\u00ebsh nj\u00eb djal\u00eb dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidh\u00ebrimin t\u00ebnd;\n16:12 ai do t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve si nj\u00eb gomar i eg\u00ebr; dora e tij do t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve dhe dora e t\u00eb gjith\u00ebve kund\u00ebr tij; dhe do t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb prani t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij\".\n16:13 At\u00ebher\u00eb Agari thirri emrin e Zotit q\u00eb i kishte folur: \"Ti je El-Roi\", sepse tha: \"A e pash\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb at\u00eb q\u00eb m\u00eb shikon?\".\n16:14 Prandaj ai pus u quajt \"Pusi i Lahai-Roit\". Ja, ai ndodhet midis Kadeshit dhe Beredit.\n16:15 K\u00ebshtu Agari i lindi nj\u00eb djal\u00eb Abramit; dhe Abrami i vuri djalit q\u00eb Agari kishte lindur emrin Ismael.\n16:16 Abrami ishte tet\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb vje\u00e7, kur Agari lindi Ismaelin p\u00ebr Abramin.\n17:1 Kur Abrami u b\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7, Zoti i doli p\u00ebrpara dhe i tha: \"Un\u00eb jam Per\u00ebndia i plotfuqish\u00ebm; ec n\u00eb pranin\u00eb time dhe q\u00ebndro i ndersh\u00ebm;\n17:2 dhe un\u00eb do t\u00eb caktoj bes\u00eblidhjen time midis meje dhe teje dhe do t\u00eb t\u00eb shumoj fort\".\n17:3 At\u00ebher\u00eb Abrami p\u00ebruli fytyr\u00ebn n\u00eb tok\u00eb dhe Per\u00ebndia i foli, duke i th\u00ebn\u00eb:\n17:4 \"Sa p\u00ebr mua, ja un\u00eb po b\u00ebj nj\u00eb bes\u00eblidhje me ty; ti do t\u00eb b\u00ebhesh babai i nj\u00eb shumice kombesh.\n17:5 Dhe nuk do t\u00eb quhesh m\u00eb Abram, por emri yt do t\u00eb jet\u00eb Abraham, sepse un\u00eb t\u00eb b\u00ebj baban\u00eb e nj\u00eb shumice kombesh.\n17:6 Do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj shum\u00eb frytdh\u00ebn\u00ebs. Pastaj do t\u00eb b\u00ebj prej teje kombe dhe prej teje kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb mbret\u00ebr.\n17:7 Dhe do t\u00eb caktoj bes\u00eblidhjen time midis meje dhe teje, si dhe me pasardh\u00ebsit e tu, nga nj\u00eb brez n\u00eb nj\u00eb brez tjet\u00ebr; kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bes\u00eblidhje e p\u00ebrjetshme, me t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb do t\u00eb marr p\u00ebrsip\u00ebr\n17:8 Dhe ty dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb tu pas teje, do t'u jap vendin ku ti banon si nj\u00eb i huaj: t\u00ebr\u00eb vendin e Kanaan\u00ebve, n\u00eb pron\u00ebsi p\u00ebr gjithnj\u00eb; dhe do jem Per\u00ebndia i tyre\".\n17:9 Pastaj Per\u00ebndia i tha Abrahamit: \"Nga ana jote, ti do ta respektosh bes\u00eblidhjen time, ti dhe pasardh\u00ebsit e tu, nga nj\u00eb brez n\u00eb tjetrin.\n17:10 Kjo \u00ebsht\u00eb bes\u00eblidhja ime q\u00eb ju do t\u00eb respektoni midis meje edhe jush, si dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb tu pas teje: \u00e7do mashkull q\u00eb ndodhet midis jush do t\u00eb rrethpritet.\n17:11 Dhe do t\u00eb rrethpriteni n\u00eb mishin e prepucit tuaj; dhe kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e bes\u00eblidhjes midis meje dhe jush.\n17:12 N\u00eb mosh\u00ebn tet\u00eb dit\u00ebsh, \u00e7do mashkull i juaj do t\u00eb rrethpritet, dhe kjo nga nj\u00eb brez n\u00eb tjetrin, qoft\u00eb ai i lindur n\u00eb sht\u00ebpi, qoft\u00eb ai i bler\u00eb me para nga \u00e7do i huaj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasardh\u00ebs i yt.\n17:13 Do t\u00eb rrethpritet si ai q\u00eb ka lindur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde, ashtu edhe ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me para; bes\u00eblidhja ime n\u00eb mishin tuaj do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bes\u00eblidhje e p\u00ebrjetshme.\n17:14 Dhe mashkulli i parrethprer\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rrethprer\u00eb n\u00eb mishin e prepucit t\u00eb tij, do t\u00eb hidhet jasht\u00eb popullit t\u00eb tij, sepse ka shkelur bes\u00eblidhjen time\".\n17:15 Pastaj Per\u00ebndia i tha Abrahamit: \"P\u00ebrsa i p\u00ebrket Sarajt, gruas sate, mos e quaj m\u00eb Saraj, por emri i saj do t\u00eb jet\u00eb Sara.\n17:16 Dhe un\u00eb do ta bekoj dhe do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb ajo t\u00eb t\u00eb jap\u00eb edhe nj\u00eb bir; po, un\u00eb do ta bekoj dhe prej saj do t\u00eb lindin kombe; mbret\u00ebr popujsh do t\u00eb dalin prej saj\".\n17:17 At\u00ebher\u00eb Abrahami u shtri me fytyr\u00ebn ndaj tok\u00ebs dhe qeshi; dhe tha n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb tij: \"A do t\u00eb lind\u00eb vall\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb nga nj\u00eb njeri nj\u00ebqindvje\u00e7ar? Dhe do t\u00eb lind\u00eb Sara q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7?\".\n17:18 Pastaj Abrahami i tha Per\u00ebndis\u00eb: \"Vaj medet, q\u00eb Ismaeli t\u00eb mund t\u00eb jetoj\u00eb para teje!\".\n17:19 Por Per\u00ebndia u p\u00ebrgjegj: \"Jo, por Sara gruaja jote do t\u00eb lind\u00eb nj\u00eb bir, dhe ti do ta quash Isak; dhe un\u00eb do t\u00eb caktoj bes\u00eblidhjen time me t\u00eb, nj\u00eb bes\u00eblidhje t\u00eb p\u00ebrjetshme me pasardh\u00ebsit e tij.\n17:20 Sa p\u00ebr Ismaelin, un\u00eb ta kam plot\u00ebsuar d\u00ebshir\u00ebn. Ja un\u00eb do ta bekoj, do ta b\u00ebj t\u00eb frytsh\u00ebm dhe do ta shumoj fort. Ai do t\u00eb b\u00ebhet babai i dymb\u00ebdhjet\u00eb princ\u00ebrve, dhe un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj prej tij nj\u00eb komb t\u00eb madh.\n17:21 Por bes\u00eblidhjen time do ta p\u00ebrfundoj me Isakun q\u00eb Sara do t\u00eb lind\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, vitin e ardhsh\u00ebm\".\n17:22 Kur mbaroi s\u00eb foluri me t\u00eb, Per\u00ebndia e la Abrahamin duke u ngritur lart.\n17:23 At\u00ebher\u00eb Abrahami mori Ismaelin, djalin e tij, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kishin lindur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb kishte bler\u00eb me parat\u00eb e veta, t\u00ebr\u00eb meshkujt e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Abrahamit dhe, po at\u00eb dit\u00eb,\n17:24 Por Abrahami ishte n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7 kur u rrethpre n\u00eb mishin e prepucit t\u00eb tij.\n17:25 Dhe Ismaeli, biri i tij, ishte tremb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 kur u rrethpre n\u00eb mishin e prepucit t\u00eb tij.\n17:26 Po at\u00eb dit\u00eb u rrethpren\u00eb Abrahami dhe Ismaeli, biri i tij.\n17:27 Dhe t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, qoft\u00eb ata t\u00eb lindur n\u00eb sht\u00ebpi, qoft\u00eb ata t\u00eb bler\u00eb me para nga t\u00eb huajt, u rrethpren\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb.\n18:1 Zoti iu shfaq Abrahamit n\u00eb lisat e Mamreut, nd\u00ebrsa ai ishte ulur n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs n\u00eb zheg t\u00eb dit\u00ebs.\n18:2 Abrahami ngriti syt\u00eb dhe tre burra rrinin m\u00eb k\u00ebmb\u00eb pran\u00eb tij. Sa i pa, vrapoi n\u00eb drejtim t\u00eb tyre nga hyrja e \u00e7adr\u00ebs, u p\u00ebrkul deri n\u00eb tok\u00eb e pastaj tha:\n18:3 \"Zoti im, n\u00eb rast se kam gjetur hir para teje, t\u00eb lutem mos kalo pa u ndalur para sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd!\n18:4 Oh, lini q\u00eb t\u00eb sjellin pak uj\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb lani k\u00ebmb\u00ebt tuaja, dhe \u00e7lodhuni n\u00ebn k\u00ebt\u00eb pem\u00eb.\n18:5 Un\u00eb do t\u00eb shkoj t\u00eb marr nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb, k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u00eb merrni zem\u00ebr, pastaj t\u00eb vazhdoni rrug\u00ebn, sepse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb keni kaluar nga sh\u00ebrbyesi juaj\". Ata i than\u00eb: \"B\u00ebj si\u00e7 ke th\u00ebn\u00eb\".\n18:6 At\u00ebher\u00eb Abrahami shkoi me ngut n\u00eb \u00e7ad\u00ebr, te Sara, dhe i tha: \"Merr shpejt tri masa maj\u00eb mielli, gatuaj brumin dhe b\u00ebj me to kule\u00e7\".\n18:7 Pastaj Abrahami shkoi n\u00eb kopen\u00eb e bag\u00ebtive, zgjodhi nj\u00eb vi\u00e7 t\u00eb njom\u00eb dhe t\u00eb mir\u00eb, ia dha nj\u00eb sh\u00ebrbyesi dhe nxitoi ta p\u00ebrgatis\u00eb.\n18:8 Mori pastaj gjiz\u00eb, qum\u00ebsht dhe vi\u00e7in q\u00eb kishte p\u00ebrgatitur dhe i vuri para tyre; nd\u00ebrsa ata hanin, ai q\u00ebndroi m\u00eb k\u00ebmb\u00eb pran\u00eb tyre posht\u00eb pem\u00ebs.\n18:9 Pastaj ata i than\u00eb atij: \"Ku \u00ebsht\u00eb Sara, gruaja jote?\". Abrahami u p\u00ebrgjegj: \"\u00c9sht\u00eb atje n\u00eb \u00e7ad\u00ebr\".\n18:10 Dhe ai tha: \"Do t\u00eb kthehem me siguri vitin e ardhsh\u00ebm te ti n\u00eb po k\u00ebt\u00eb koh\u00eb; dhe ja Sara, gruaja jote, do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb djal\u00eb\". Dhe Sara d\u00ebgjonte n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs, q\u00eb ishte prapa tij.\n18:11 Por Abrahami dhe Sara ishin pleq, n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb kaluar, dhe Sara nuk kishte m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmuajshmet e grave.\n18:12 Prandaj Sara qeshi me veten e saj, duke th\u00ebn\u00eb: \"Plak\u00eb si jam, a do t\u00eb kem un\u00eb g\u00ebzime t\u00eb tilla, me q\u00ebn\u00eb se vet\u00eb zoti im \u00ebsht\u00eb plak?\".\n18:13 Dhe Zoti i tha Abrahamit: \"Pse qeshi vall\u00eb Sara duke th\u00ebn\u00eb: \"A do t\u00eb lind un\u00eb p\u00ebrnj\u00ebmend, plak\u00eb si\u00e7 jam?\".\n18:14 A ka vall\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Zotin? N\u00eb koh\u00ebn e caktuar, brenda nj\u00eb viti, do t\u00eb kthehem te ti, dhe Sara do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb bir\".\n18:15 At\u00ebher\u00eb Sara mohoi, duke th\u00ebn\u00eb: \"Nuk qesha\", sepse pati frik\u00eb. Por ai i tha: \"P\u00ebrkundrazi, ke qeshur!\".\n18:16 Pastaj ata njer\u00ebz u ngrit\u00ebn s\u00eb andejmi dhe kthyen shikimin e tyre n\u00eb drejtim t\u00eb Sodom\u00ebs; dhe Abrahami ecte bashk\u00eb me ta p\u00ebr tu ndar\u00eb prej tyre.\n18:17 Dhe Zoti tha: \"A do t'ia fsheh un\u00eb Abrahamit at\u00eb q\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb,\n18:18 mbasi Abrahami duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb komb i madh dhe i fuqish\u00ebm dhe tek ai do t\u00eb bekohen t\u00ebr\u00eb kombet e tok\u00ebs?.\n18:19 Un\u00eb n\u00eb fakt e kam zgjedhur, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb bijt\u00eb e tij dhe sht\u00ebpin\u00eb e tij t\u00eb ndjekin pas tij rrug\u00ebn e Zotit, duke zbatuar drejt\u00ebsin\u00eb dhe barazin\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Zoti t\u00eb mund t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb premtimet q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Abrahamit\".\n18:20 Dhe Zoti tha: \"Me qen\u00eb se britma q\u00eb ngrihet nga Sodoma dhe Gomora \u00ebsht\u00eb e madhe dhe me qen\u00eb se m\u00ebkati i tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb,\n18:21 un\u00eb do t\u00eb zbres p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb simbas britm\u00ebs q\u00eb ka arritur tek un\u00eb, n\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt, do ta m\u00ebsoj\".\n18:22 Pastaj k\u00ebta njer\u00ebz u larguan s\u00eb andejmi dhe shkuan n\u00eb drejtim t\u00eb Sodom\u00ebs, por Abrahami mbeti ende para Zotit.\n18:23 At\u00ebher\u00eb Abrahami iu afrua dhe i tha: \"Do t\u00eb zhduk\u00ebsh t\u00eb drejtin s\u00eb bashku me t\u00eb paudhin?\n18:24 Le ta z\u00ebm\u00eb se ka pes\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb qytet, ti do ta shkat\u00ebrroje vendin dhe nuk do t'i falje p\u00ebr hir t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb saj?\n18:25 Mos e b\u00ebj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, t\u00eb shkaktosh vdekjen e t\u00eb drejtit bashk\u00eb me at\u00eb t\u00eb t\u00eb paudhit, k\u00ebshtu q\u00eb i drejti t\u00eb trajtohet si i paudhi. Larg teje nj\u00eb mendim i till\u00eb! Gjykat\u00ebsi i t\u00ebr\u00eb tok\u00ebs a nuk ka p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsi?\".\n18:26 Zoti tha: \"N\u00eb rast se gjej n\u00eb qytetin e Sodom\u00ebs pes\u00ebdhjet\u00eb njer\u00ebz t\u00eb drejt\u00eb, un\u00eb do ta fal t\u00ebr\u00eb vendin p\u00ebr hir t\u00eb tyre\".\n18:27 At\u00ebher\u00eb Abrahami rifilloi dhe tha: \"Ja, marr guximin t'i flas Zotit, megjith\u00ebse un\u00eb nuk jam ve\u00e7se pluhur dhe hi.\n18:28 Ta z\u00ebm\u00eb se atyre pes\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb drejt\u00ebve u mungojn\u00eb pes\u00eb, a do ta shkat\u00ebrroje t\u00ebr\u00eb qytetin p\u00ebr pes\u00eb veta m\u00eb pak?\". Zoti u p\u00ebrgjigj: \"Po t\u00eb gjej dyzet e pes\u00eb, nuk do ta shkat\u00ebrroj\".\n18:29 Abrahami vazhdoi t'i flas\u00eb dhe tha: \"Ta z\u00ebm\u00eb se n\u00eb qytet ndodhen dyzet?\". Zoti u p\u00ebrgjigj: \"Nuk do ta b\u00ebj p\u00ebr hir t\u00eb dyzet\u00ebve\".\n18:30 At\u00ebher\u00eb Abrahami i tha: \"Oh, t\u00eb mos zem\u00ebrohet Zoti, dhe un\u00eb do t\u00eb flas. Po sikur n\u00eb qytet t\u00eb ket\u00eb tridhjet\u00eb prej tyre?\". Zoti u p\u00ebrgjigj: \"Nuk do ta b\u00ebj, po t\u00eb gjej tridhjet\u00eb\".\n18:31 Dhe Abrahami i tha: \"Ja, marr guximin t'i flas Zotit. Ta z\u00ebm\u00eb se n\u00eb qytet gjenden nj\u00ebzet?\". Zoti iu p\u00ebrgjigj: \"Nuk do ta shkat\u00ebrroj p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb nj\u00ebzet\u00ebve\".\n18:32 Dhe Abrahami i tha: \"Oh, t\u00eb mos zem\u00ebrohet Zoti dhe un\u00eb do t\u00eb flas edhe vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb her\u00eb. Sikur n\u00eb qytet t\u00eb ket\u00eb dhjet\u00eb prej tyre?\". Zoti u p\u00ebrgjegj: \"Nuk do ta shkat\u00ebrroj p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebve\".\n18:33 Sa mbaroi s\u00eb foluri me Abrahamin, Zoti u largua. Dhe Abrahami u kthye n\u00eb banes\u00ebn e tij.\n19:1 Por t\u00eb dy engj\u00ebjt arrit\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb Sodom\u00eb, nd\u00ebrsa Loti ishte ulur te porta e Sodom\u00ebs; sa i pa, ai u ngrit m\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t'u dal\u00eb p\u00ebrpara dhe u shtri me fytyr\u00ebn n\u00eb tok\u00eb,\n19:2 dhe tha: \"Zot\u00ebrinjt\u00eb e mi, ju lutem, hyni n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e sh\u00ebrb\u00ebtorit tuaj, kaloni aty nat\u00ebn dhe lani k\u00ebmb\u00ebt; pastaj nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes mund t\u00eb \u00e7oheni shpejt dhe t\u00eb vazhdoni udh\u00ebn tuaj\". Ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"Jo; do ta kalojm\u00eb nat\u00ebn n\u00eb sheshin\".\n19:3 Por ai nguli k\u00ebmb\u00eb aq shum\u00eb sa q\u00eb ata erdh\u00ebn tek ai dhe hyn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Ai u p\u00ebrgatiti nj\u00eb banket dhe poqi buk\u00eb pa tharm, dhe ata h\u00ebngr\u00ebn.\n19:4 Por para se t\u00eb shkonin n\u00eb shtrat, njer\u00ebzit e qytetit, njer\u00ebzit e Sodom\u00ebs, rrethuan sht\u00ebpin\u00eb; ishin t\u00eb rinj e pleq, t\u00ebr\u00eb popullsia e mbledhur nga \u00e7do an\u00eb;\n19:5 thirr\u00ebn Lotin dhe i than\u00eb: \"Ku jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb erdh\u00ebn te ti sonte? Na i nxirr jasht\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t'i njohim!\".\n19:6 Loti doli drejt atyre para port\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, e mbylli port\u00ebn pas tij dhe tha:\n19:7 \"Oh, v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb mi, mos u sillni kaq keq!\n19:8 D\u00ebgjoni, un\u00eb kam dy vajza q\u00eb nuk kan\u00eb njohur burr\u00eb; prandaj m\u00eb lini q\u00eb t'i nxjerr jasht\u00eb dhe b\u00ebni \u00e7't\u00eb doni me to; por mos u b\u00ebni asgj\u00eb k\u00ebtyre burrave, sepse jan\u00eb n\u00ebn mbrojtjen e sht\u00ebpis\u00eb sime\".\n19:9 Por ata i than\u00eb: \"Shko tutje!\". Pastaj vazhduan: \"Ky erdhi k\u00ebtu si i huaj, dhe d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhet gjykat\u00ebs! Tani do t\u00eb sillemi m\u00eb keq me ty se sa me ata!\". Dhe duke e shtyr\u00eb Lotin me dhun\u00eb, u afruan p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer der\u00ebn.\n19:10 Por ata njer\u00ebz zgjat\u00ebn duart e tyre dhe e t\u00ebrhoq\u00ebn Lotin brenda sht\u00ebpis\u00eb bashk\u00eb me ta, dhe mbyll\u00ebn der\u00ebn.\n19:11 Godit\u00ebn verb\u00ebrisht njer\u00ebzit q\u00eb ishin te dera e sht\u00ebpis\u00eb, nga m\u00eb i vogli deri te m\u00eb i madhi, k\u00ebshtu q\u00eb u lodh\u00ebn n\u00eb orvatjen p\u00ebr t\u00eb gjetur der\u00ebn.\n19:12 At\u00ebher\u00eb ata njer\u00ebz i than\u00eb Lotit: \"K\u00eb ke tjet\u00ebr k\u00ebtu? Nxirr nga ky vend dh\u00ebndur\u00ebt e tu, bijt\u00eb dhe bijat e tua, dhe cilindo q\u00eb ke n\u00eb qytet,\n19:13 sepse ne po b\u00ebhemi gati ta shkat\u00ebrrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, sepse britma e banor\u00ebve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb e madhe p\u00ebrpara Zotit dhe Zoti na d\u00ebrgoi p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar\".\n19:14 At\u00ebher\u00eb Loti doli e u foli dh\u00ebndur\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb ishin martuar me bijat e tij, dhe tha: \"\u00c7ohuni, largohuni nga ky vend, sepse Zoti do ta shkat\u00ebrroj\u00eb qytetin\". Por dh\u00ebndur\u00ebt e tij pat\u00ebn p\u00ebrshtypjen se ai po b\u00ebnte shaka.\n19:15 Sa doli agimi, engj\u00ebjt e nxit\u00ebn Lotin duke th\u00ebn\u00eb: \"\u00c7ohu, merr gruan dhe bijat e tua q\u00eb gjenden k\u00ebtu, q\u00eb ti t\u00eb mos vdes\u00ebsh n\u00eb d\u00ebnimin e k\u00ebtij qyteti\".\n19:16 Duke qen\u00eb se ai po ngurronte, ata njer\u00ebz e mor\u00ebn p\u00ebr dore at\u00eb, t\u00eb shoqen dhe dy bijat e tij, sepse Zotit i kishte ardhur m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb, e nxorr\u00ebn jasht\u00eb dhe i shp\u00ebtuan jet\u00ebn duke e \u00e7uar jasht\u00eb qytetit.\n19:17 Nd\u00ebrsa po i \u00e7onin jasht\u00eb, nj\u00ebri prej tyre tha: \"Ik shpejt p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn t\u00ebnde! Mos shiko prapa e mos u ndal n\u00eb asnj\u00eb vend t\u00eb fush\u00ebs; shp\u00ebto n\u00eb mal q\u00eb t\u00eb mos vdes\u00ebsh!\".\n19:18 Por Loti iu p\u00ebrgjegj atyre: \"Jo, zoti im!\n19:19 Ja, sh\u00ebrb\u00ebtori yt gjeti hir para syve t\u00eb tu dhe ti u tregove shpirtmadh ndaj meje, duke m\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn, por un\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb arrij malin para se t\u00eb m\u00eb z\u00ebr\u00eb fatkeq\u00ebsia dhe un\u00eb t\u00eb vdes.\n19:20 Ja, ky qytet \u00ebsht\u00eb mjaft i af\u00ebrt p\u00ebr ta arritur dhe \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl. M\u00eb l\u00ebr, pra, t\u00eb iki shpejt aty (a nuk \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl?) dhe k\u00ebshtu do t\u00eb shp\u00ebtoj jet\u00ebn\".\n19:21 Engj\u00eblli i tha: \"Un\u00eb po ta plot\u00ebsoj edhe k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb: t\u00eb mos shkat\u00ebrroj qytetin p\u00ebr t\u00eb cilin fole.\n19:22 Shpejto, ik atje, sepse un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj asgj\u00eb para se ti t\u00eb arrish atje\". P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ky qytet u quajt Coar.\n19:23 Dielli po ngrihej mbi tok\u00eb kur Loti arriti n\u00eb Coar.\n19:24 At\u00ebher\u00eb Zoti b\u00ebri q\u00eb nga qielli t\u00eb binte squfur dhe zjarr mbi Sodom\u00ebn dhe Gomor\u00ebn, nga ana e Zotit.\n19:25 K\u00ebshtu ai shkat\u00ebrroi ato qytete, t\u00ebr\u00eb fush\u00ebn, t\u00ebr\u00eb banor\u00ebt e qytetit e gjith\u00e7ka mbinte mbi tok\u00ebn.\n19:26 Por gruaja e Lotit solli kryet p\u00ebr t\u00eb shikuar prapa dhe u b\u00eb nj\u00eb statuj\u00eb prej kripe.\n19:27 Abrahami u ngrit her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes dhe shkoi n\u00eb vendin ku kishte q\u00ebndruar para Zotit;\n19:28 pastaj drejtoi shikimin nga Sodoma dhe Gomora si dhe nga t\u00ebr\u00eb krahina e fush\u00ebs, dhe k\u00ebshtu pa nj\u00eb tym q\u00eb ngrihej nga toka, si tymi i nj\u00eb furre.\n19:29 K\u00ebshtu ndodhi q\u00eb kur Per\u00ebndia shkat\u00ebrroi qytetin e fush\u00ebs, Per\u00ebndis\u00eb iu kujtua Abrahami dhe e largoi Lotin nga gj\u00ebma kur shkat\u00ebrroi qytetet ku Loti kishte banuar.\n19:30 Pastaj Loti doli nga Coari dhe shkoi t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb mal bashk\u00eb me dy bijat e tij, sepse kishte frik\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb Coar; dhe u vendos n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb bashk\u00eb me dy bijat e tij.\n19:31 M\u00eb e madhja i tha m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebs: \"Babai yn\u00eb \u00ebsht\u00eb plak, dhe nuk ka asnj\u00eb burr\u00eb n\u00eb vend q\u00eb mund t\u00eb bashkohet me ne, ashtu si\u00e7 ndodh mbi gjith\u00eb tok\u00ebn.\n19:32 Eja, t'i japim ver\u00eb babait ton\u00eb e t\u00eb shtrihemi bashk\u00eb me t\u00eb; k\u00ebshtu do t\u00eb mund t'i sigurojm\u00eb pasardh\u00ebs babait ton\u00eb\".\n19:33 K\u00ebshtu po at\u00eb nat\u00eb i dhan\u00eb ver\u00eb babait t\u00eb tyre dhe e madhja u shtri bashk\u00eb me t\u00eb atin, por ai nuk u kujtua as kur ajo u shtri me t\u00eb, as kur u ngrit.\n19:34 T\u00eb nes\u00ebrmen vajza m\u00eb e madhe i tha m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebs: \"Ja, nat\u00ebn e kaluar un\u00eb rash\u00eb n\u00eb shtrat bashk\u00eb me baban\u00eb tim; le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb q\u00eb ai t\u00eb pij\u00eb ver\u00eb edhe sonte; pastaj ti futu dhe shtrihu me t\u00eb, q\u00eb t\u00eb mund t'i sigurojm\u00eb pasardh\u00ebs babait ton\u00eb\".\n19:35 Edhe at\u00eb nat\u00eb i dhan\u00eb ver\u00eb babait t\u00eb tyre dhe m\u00eb e vogla shkoi t\u00eb shtrihet bashk\u00eb me t\u00eb, dhe ai nuk u kujtua as kur u shtri, as kur u ngrit.\n19:36 K\u00ebshtu dy bijat e Lotit u ngjiz\u00ebn nga babai i tyre.\n19:37 M\u00eb e madhja lindi nj\u00eb djal\u00eb, t\u00eb cilit ia vuri emrin Moab. Ky \u00ebsht\u00eb babai i Moabit\u00ebve, q\u00eb ekzistojn\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt tona.\n19:38 Edhe m\u00eb e vogla lindi nj\u00eb djal\u00eb, t\u00eb cilit ia vuri emrin Ben-Ami. Ky \u00ebsht\u00eb babai i Amonit\u00ebve, q\u00eb ekzistojn\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt tona.\n20:1 Abrahami u zhvendos s\u00eb k\u00ebtejmi duke vajtur n\u00eb Negev, dhe banoi n\u00eb Kadesh dhe n\u00eb Shur mandej u vendos n\u00eb Gerar.\n20:2 Tani Abrahami thoshte p\u00ebr Sar\u00ebn, gruan e tij: \"\u00c9sht\u00eb motra ime\". K\u00ebshtu Abimeleku, mbreti i Gerarit, d\u00ebrgoi njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Sar\u00ebn.\n20:3 Por Per\u00ebndia iu shfaq Abimelekut n\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nate dhe i tha: \"Ja, ti je duke vdekur, p\u00ebr shkak t\u00eb gruas q\u00eb ke marr\u00eb, sepse ajo \u00ebsht\u00eb e martuar\".\n20:4 Por Abimeleku nuk i ishte afruar asaj dhe tha: \"Zot, a do ta shkat\u00ebrroje nj\u00eb komb, edhe sikur ai t\u00eb ishte i drejt\u00eb?\n20:5 Ai nuk m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: \"\u00c9sht\u00eb motra ime\", dhe ajo vet\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: \"\u00c9sht\u00eb v\u00ebllai im\"? E b\u00ebra k\u00ebt\u00eb gj\u00eb me ndershm\u00ebrin\u00eb e zemr\u00ebs sime dhe me duar t\u00eb pafajshme\".\n20:6 Dhe Per\u00ebndia i tha n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr: \"Po, un\u00eb e di q\u00eb e ke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb me ndershm\u00ebrin\u00eb e zemr\u00ebs sate, ndaj t\u00eb ndalova t\u00eb kryesh nj\u00eb m\u00ebkat kund\u00ebr meje; ndaj nuk t\u00eb lejova ta prek\u00ebsh.\n20:7 Tani ktheja gruan k\u00ebtij njeriu, sepse ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb profet; dhe do t\u00eb lutet p\u00ebr ty dhe ti ke p\u00ebr t\u00eb jetuar. Por, n\u00eb rast se nuk ia kthen, dije q\u00eb me siguri ke p\u00ebr t\u00eb vdekur, ti dhe t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit e tu\".\n20:8 K\u00ebshtu Abimeleku u zgjua her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, thirri gjith\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij dhe u tregoi t\u00ebr\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra. Dhe ata njer\u00ebz i zuri nj\u00eb frik\u00eb e madhe.\n20:9 Pastaj Abimeleku thirri Abrahamin dhe i tha: \"\u00c7'na b\u00ebre? Dhe \u00e7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb kund\u00ebr teje q\u00eb m\u00eb solle nj\u00eb m\u00ebkat kaq t\u00eb madh si mua ashtu edhe mbret\u00ebris\u00eb sime? Ti m\u00eb b\u00ebre gj\u00ebra q\u00eb nuk duheshin b\u00ebr\u00eb\".\n20:10 Pastaj Abimeleku i tha Abrahamit: \"\u00c7far\u00eb mendoje t\u00eb b\u00ebje duke vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb?\".\n20:11 Abrahami u p\u00ebrgjegj: \"E b\u00ebra sepse thoja me veten time: \"Sigurisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk kan\u00eb frik\u00eb nga Per\u00ebndia; dhe do t\u00eb m\u00eb vrasin p\u00ebr shkak t\u00eb gruas sime\".\n20:12 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb motra ime, bij\u00eb e babait tim, por jo bij\u00eb e n\u00ebn\u00ebs sime; dhe pastaj u b\u00eb gruaja ime.\n20:13 Dhe kur Per\u00ebndia m\u00eb \u00e7oi t\u00eb bredh larg sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb babait tim, un\u00eb i thash\u00eb: \"Ky \u00ebsht\u00eb favori q\u00eb do t\u00eb m\u00eb b\u00ebsh; kudo q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb, do t\u00eb thuash p\u00ebr mua: \u00c9sht\u00eb v\u00ebllai im\"\".\n20:14 At\u00ebher\u00eb Abimeleku mori dhent\u00eb, qet\u00eb, sh\u00ebrbyesit dhe sh\u00ebrb\u00ebtoret, dhe ia dha Abrahamit; dhe i kthehu gruan e tij Sara.\n20:15 Pastaj Abimeleku tha: \"Ja, vendi im t\u00eb q\u00ebndron p\u00ebrpara; q\u00ebndro aty ku t\u00eb p\u00eblqen\".\n20:16 Dhe Sar\u00ebs i tha: \"Ja, un\u00eb i dhash\u00eb v\u00ebllait t\u00ebnd nj\u00ebmij\u00eb cop\u00eb argjendi; kjo do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar fyerjen q\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb para t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb me ty; k\u00ebshtu je e p\u00ebrligjur para t\u00eb gjith\u00ebve\".\n20:17 At\u00ebher\u00eb Abrahami iu lut Per\u00ebndis\u00eb dhe Per\u00ebndia sh\u00ebroi Abimelekun, gruan e tij dhe sh\u00ebrbyeset e saj, dhe ato mund\u00ebn t\u00eb pjellin.\n20:18 Sepse Zoti e kishte shterp\u00ebzuar plot\u00ebsisht t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Abimelekut, p\u00ebr shkak t\u00eb Sar\u00ebs, gruas s\u00eb Abrahamit.\n21:1 Zoti vizitoi Sar\u00ebn, si\u00e7 i kishte th\u00ebn\u00eb; dhe Zoti i b\u00ebri Sar\u00ebs ato q\u00eb i kishte premtuar.\n21:2 Dhe Sara u ngjiz dhe lindi nj\u00eb djal\u00eb me Abrahamin n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e tij, n\u00eb koh\u00ebn e caktuar q\u00eb Per\u00ebndia i kishte th\u00ebn\u00eb.\n21:3 Dhe Abrahami ia vuri emrin Isak birit q\u00eb i kishte lindur dhe q\u00eb Sara kishte pjell\u00eb.\n21:4 Pastaj Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak kur ishte tet\u00eb dit\u00ebsh, ashtu si\u00e7 e kishte urdh\u00ebruar Per\u00ebndia.\n21:5 Por Abrahami ishte nj\u00ebqind vje\u00e7, kur i lindi biri i tij Isaku.\n21:6 Dhe Sara tha: \"Per\u00ebndia m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb \u00e7ka duhet p\u00ebr t\u00eb qeshur, kushdo q\u00eb do ta d\u00ebgjoj\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb qeshur bashk\u00eb me mua\".\n21:7 Dhe tha gjithashtu: \"Kush mund t'i thoshte Abrahamit q\u00eb Sara do t\u00eb m\u00ebndte f\u00ebmij\u00eb? Sepse un\u00eb i linda nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e tij\".\n21:8 K\u00ebshtu, pra, f\u00ebmija u rrit dhe u zvordh; dhe dit\u00ebn q\u00eb Isaku u zvordh Abrahami shtroi nj\u00eb gosti t\u00eb madhe.\n21:9 Tani Sara pa q\u00eb djali q\u00eb i kishte lindur Abrahamit nga Agari, egjiptasja, qeshte.\n21:10 At\u00ebher\u00eb ajo i tha Abrahamit: \"P\u00ebrz\u00ebre k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbyese dhe birin e saj, sepse i biri i k\u00ebsaj sh\u00ebrbyese nuk duhet t\u00eb jet\u00eb trash\u00ebgimtar me birin tim, me Isakun\".\n21:11 Kjo gj\u00eb s'i p\u00eblqeu aspak Abrahamit, p\u00ebr shkak t\u00eb djalit t\u00eb tij.\n21:12 Por Per\u00ebndia i tha Abrahamit: \"Mos u hidh\u00ebro p\u00ebr shkak t\u00eb djalit dhe t\u00eb sh\u00ebrbyeses sate; d\u00ebgjo t\u00ebr\u00eb ato q\u00eb t\u00eb thot\u00eb Sara, sepse nga Isaku do t\u00eb dalin pasardh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb mbajn\u00eb emrin t\u00ebnd.\n21:13 Edhe nga djali i k\u00ebsaj sh\u00ebrbyeses un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb komb, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasardh\u00ebs i yt\".\n21:14 Abrahami u ngrit her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, mori buk\u00eb dhe nj\u00eb calik uj\u00eb dhe ia dha Agarit; vuri gjith\u00e7ka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn. K\u00ebshtu ajo u nis dhe filloi t\u00eb bredh\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkret\u00ebtir\u00ebn e Beer-Shebas.\n21:15 Kur uji i calikut mbaroi, ajo e vuri f\u00ebmij\u00ebn posht\u00eb nj\u00eb ka\u00e7ubeje.\n21:16 Dhe shkoi e u ul p\u00ebrball\u00eb tij, n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi sa nj\u00eb goditje me hark, sepse thoshte: \"Nuk dua ta shoh f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb vdes\u00eb!\" K\u00ebshtu ajo u ul p\u00ebrball\u00eb tij, ngriti z\u00ebrin dhe qau.\n21:17 Dhe Per\u00ebndia d\u00ebgjoi z\u00ebrin e djaloshit dhe engj\u00eblli i Per\u00ebndis\u00eb thirri Agarin nga qielli dhe i tha: \"\u00c7far\u00eb ke, Agar? Mos ki frik\u00eb, se Per\u00ebndia ka d\u00ebgjuar z\u00ebrin e djaloshit aty ku ndodhet.\n21:18 \u00c7ohu, \u00e7oje djaloshin dhe mbaje fort me dor\u00ebn t\u00ebnde, sepse un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj prej tij nj\u00eb komb t\u00eb madh\".\n21:19 At\u00ebher\u00eb Per\u00ebndia ia hapi syt\u00eb dhe ajo pa nj\u00eb pus uji: k\u00ebshtu vajti t\u00eb mbush\u00eb calikun me uj\u00eb dhe i dha t\u00eb pij\u00eb djaloshit.\n21:20 Dhe Per\u00ebndia qe me djaloshin; ai u rrit, banoi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb dhe u b\u00eb shenj\u00ebtar harku.\n21:21 Ai banoi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Paranit dhe n\u00ebna e tij e martoi me nj\u00eb grua nga Egjipti.\n21:22 N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Abimeleku, s\u00eb bashku me Pikolin, kreu i ushtris\u00eb s\u00eb tij, i foli Abrahamit duke i th\u00ebn\u00eb: \"Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb me ty n\u00eb t\u00ebr\u00eb ato q\u00eb b\u00ebn;\n21:23 prandaj betohu k\u00ebtu n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb ti s'ke p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer as mua, as bijt\u00eb e mi, as nip\u00ebrit e mi, q\u00eb ti do t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh ndaj meje dhe vendit ku ke banuar si i huaj po at\u00eb dashamir\u00ebsi q\u00eb un\u00eb kam treguar ndaj teje\".\n21:24 Abrahami u p\u00ebrgjegj: \"Betohem\".\n21:25 Pastaj Abrahami e qortoi Abimelekun p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb pusi uji q\u00eb sh\u00ebrbyesit e Abimelekut e kishin sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb.\n21:26 Abimeleku tha: \"Un\u00eb nuk e di se kush e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb; ti vet\u00eb nuk ma ke njoftuar dhe un\u00eb vet\u00ebm sot d\u00ebgjova t\u00eb flitet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje\".\n21:27 At\u00ebher\u00eb Abrahami mori dele dhe qe dhe ia dha Abimelekut; dhe t\u00eb dy lidh\u00ebn aleanc\u00eb.\n21:28 Pastaj Abrahami vuri m\u00ebnjan\u00eb shtat\u00eb qengja fem\u00ebr t\u00eb kopes\u00eb.\n21:29 Dhe Abimeleku i tha Abrahamit: \"\u00c7'kuptim ka ajo q\u00eb ke v\u00ebn\u00eb shtat\u00eb qengja m\u00ebnjan\u00eb?\".\n21:30 Abrahami u p\u00ebrgjegj: \"Ti do t'i pranosh nga dora ime k\u00ebto shtat\u00eb qengja, me q\u00ebllim q\u00eb kjo t\u00eb m\u00eb vlej\u00eb si d\u00ebshmi q\u00eb un\u00eb e kam hapur k\u00ebt\u00eb pus\".\n21:31 Prandaj ai e quajti k\u00ebt\u00eb vend Beer-Sheba, sepse aty q\u00eb t\u00eb dy ishin betuar.\n21:32 K\u00ebshtu lidh\u00ebn aleanc\u00eb n\u00eb Beer-Sheba. Pastaj Abimeleku dhe Pikoli, kreu i ushtris\u00eb t\u00eb tij, u ngrit\u00ebn dhe u kthyen n\u00eb vendin e Filistejve.\n21:33 Pastaj Abrahami mbolli nj\u00eb marin\u00eb n\u00eb Beer-Sheba dhe aty th\u00ebrriti emrin e Zotit, Per\u00ebndi i p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb.\n21:34 Dhe Abrahami q\u00ebndroi si i huaj shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb vendin e Filistejve.\n22:1 Mbas k\u00ebtyre gj\u00ebrave Per\u00ebndia e vuri n\u00eb prov\u00eb Abrahamin dhe i tha: \"Abraham!\" Ai u p\u00ebrgjegj: \"Ja ku jam\".\n22:2 Dhe Per\u00ebndia tha: \"Merr tani birin t\u00ebnd, birin t\u00ebnd t\u00eb vet\u00ebm, at\u00eb q\u00eb ti do, Isakun, shko n\u00eb vendin e Moriahve dhe sakrifikoje n\u00eb nj\u00eb nga malet q\u00eb do t\u00eb t\u00eb tregoj\".\n22:3 K\u00ebshtu Abrahami u ngrit her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, i vuri samarin gomarit, mori me vete dy sh\u00ebrbyes dhe t\u00eb birin Isak dhe \u00e7au dru p\u00ebr sakrific\u00ebn; pastaj u nis drejt vendit ku i kishte th\u00ebn\u00eb Per\u00ebndia t\u00eb shkonte.\n22:4 Dit\u00ebn e tret\u00eb Abrahami ngriti syt\u00eb dhe pa s\u00eb largu vendin.\n22:5 At\u00ebher\u00eb Abrahami u tha sh\u00ebrbyesve t\u00eb tij: \"Rrini k\u00ebtu bashk\u00eb me gomarin; un\u00eb dhe djali do t\u00eb shkojm\u00eb deri atje dhe do t\u00eb adhurojm\u00eb; pastaj do t\u00eb kthehemi pran\u00eb jush\".\n22:6 K\u00ebshtu Abrahami mori drut\u00eb e sakrific\u00ebs dhe i ngarkoi mbi Isakun, birin e tij; pastaj mori n\u00eb dor\u00eb t\u00eb vet zjarrin dhe u nis\u00ebn rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb dy.\n22:7 Dhe Isaku i foli atit t\u00eb tij Abraham dhe i tha: \"Ati im!\". Abrahami iu p\u00ebrgjegj: \"Ja ku jam, biri im\". Dhe Isaku tha: \"Ja zjarri dhe druri, po ku \u00ebsht\u00eb qengji p\u00ebr sakrific\u00ebn?\".\n22:8 Abrahami u p\u00ebrgjegj: \"Djali im, Per\u00ebndia do ta siguroj\u00eb vet\u00eb qengjin p\u00ebr sakrific\u00ebn\". Dhe vazhduan rrug\u00ebn t\u00eb dy bashk\u00eb.\n22:9 K\u00ebshtu arrit\u00ebn n\u00eb vendin q\u00eb Per\u00ebndia i kishte treguar dhe atje Abrahami nd\u00ebrtoi altarin dhe sistemoi drut\u00eb; pastaj e lidhi Isakun, birin e tij, dhe e vendosi mbi altar sip\u00ebr druve.\n22:10 Pastaj Abrahami shtriu dor\u00ebn dhe mori thik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb t\u00eb birin.\n22:11 Por Engj\u00eblli i Zotit thirri nga qielli dhe i tha: \"Abraham, Abraham!\". Ai u p\u00ebrgjegj: \"Ja ku jam\".\n22:12 Engj\u00eblli i tha: \"Mos e zgjat dor\u00ebn kund\u00ebr djalit dhe mos i b\u00ebj asnj\u00eb t\u00eb keqe. Tani e di mir\u00eb q\u00eb ti i trembesh Per\u00ebndis\u00eb, se nuk m\u00eb ke refuzuar birin t\u00ebnd, t\u00eb vetmin bir q\u00eb ke\".\n22:13 At\u00ebher\u00eb Abrahami ngriti syt\u00eb dhe shikoi; dhe ja prapa tij nj\u00eb dash i z\u00ebn\u00eb p\u00ebr brir\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb ka\u00e7ube. K\u00ebshtu Abrahami shkoi, mori dashin e tij dhe e ofroi si sakrific\u00eb n\u00eb vend t\u00eb t\u00eb birit.\n22:14 Dhe Abrahami e quajti k\u00ebt\u00eb vend Jehovah Jireh. Prandaj edhe sot e k\u00ebsaj dite thuhet: \"Do t\u00eb furnizohet mali i Zotit\".\n22:15 Engj\u00eblli i Zotit e thirri p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb Abrahamin nga qielli dhe tha:\n22:16 \"Un\u00eb betohem p\u00ebr veten time, thot\u00eb Zoti, se ti e b\u00ebre k\u00ebt\u00eb dhe nuk kurseve t\u00ebt bir, t\u00eb vetmin bir q\u00eb ke,\n22:17 un\u00eb me siguri do t\u00eb t\u00eb bekoj fort dhe do t\u00eb shumoj pasardh\u00ebsit e tu si yjet e qiellit dhe si r\u00ebra q\u00eb ndodhet n\u00eb brigjet e detit dhe trash\u00ebgimtar\u00ebt e tu do t\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb portat e armiqve t\u00eb tij.\n22:18 Dhe t\u00ebr\u00eb kombet e tok\u00ebs do t\u00eb bekohen te pasardh\u00ebsit e tu, sepse ti iu binde z\u00ebrit tim\".\n22:19 Pastaj Abrahami u kthye te sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij, ata u ngrit\u00ebn dhe shkuan bashk\u00eb n\u00eb Beer-Sheba. Dhe Abrahami zuri vend n\u00eb Beer-Sheba.\n22:20 Mbas k\u00ebtyre gj\u00ebrave i than\u00eb Abrahamit k\u00ebt\u00eb: \"Ja, Milkah i ka lindur edhe ajo bij Nahorit, v\u00ebllait t\u00ebnd;\n22:21 Uzi, dh\u00ebndri i tij i par\u00eb, Buzi v\u00ebllai i tij, Kemueli babai i Aramit,\n22:22 Kesedi, Hazoi, Pildashi, Jidlafi dhe Bethueli\".\n22:23 Dhe Bethuelit i lindi Rebeka. K\u00ebta tet\u00eb bij Milkah i lindi nga Nahori, v\u00ebllai i Abrahamit.\n22:24 Konkubina e tij, q\u00eb quhej Reumah, lindi edhe ajo Tebahun, Gahamin, Tahashin dhe Maakahun.\n23:1 Sara jetoi nj\u00ebqind e nj\u00ebzet e shtat\u00eb vjet. K\u00ebto qen\u00eb vitet e jet\u00ebs s\u00eb Sar\u00ebs.\n23:2 Dhe Sara vdiq n\u00eb Kirjath-Arba (q\u00eb \u00ebsht\u00eb Hebroni), n\u00eb vendin e Kanaan\u00ebve, dhe Abrahami hyri aty p\u00ebr t\u00eb mbajtur zi p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr ta vajtuar.\n23:3 Pastaj Abrahami u ngrit m\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb prani t\u00eb s\u00eb vdekur\u00ebs dhe u foli bijve t\u00eb Hethit, duke u th\u00ebn\u00eb:\n23:4 \"Un\u00eb jam nj\u00eb i huaj midis jush dhe i ardhur midis jush; m\u00eb jepni pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb varri midis jush, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb varros t\u00eb vdekur\u00ebn time dhe ta heq nga syt\u00eb e mi\".\n23:5 Dhe bijt\u00eb e Hethit iu p\u00ebrgjigj\u00ebn Abrahamit duke i th\u00ebn\u00eb:\n23:6 \"D\u00ebgjona, o zoti im! Ti je midis nesh nj\u00eb princ i Per\u00ebndis\u00eb, varrose t\u00eb vdekur\u00ebn t\u00ebnde n\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga varrezat tona, asnjeri prej nesh s'do t\u00eb refuzoj\u00eb varrin e tij, me q\u00ebllim q\u00eb ti t\u00eb varros\u00ebsh aty t\u00eb vdekur\u00ebn t\u00ebnde\".\n23:7 At\u00ebher\u00eb Abrahami u ngrit, u p\u00ebrul para popullit t\u00eb vendit, para bijve t\u00eb Hethit,\n23:8 dhe u foli atyre duke th\u00ebn\u00eb: \"N\u00eb rast se ju p\u00eblqen q\u00eb un\u00eb ta varros t\u00eb vdekur\u00ebn time duke e hequr nga syt\u00eb e mi, d\u00ebgjom\u00ebni. Nd\u00ebrhyni p\u00ebr mua tek Efroni, bir i Zoharit,\n23:9 q\u00eb t\u00eb m\u00eb jap\u00eb shpell\u00ebn e Makpelahut, q\u00eb i p\u00ebrket dhe q\u00eb ndodhet n\u00eb skajin e ar\u00ebs s\u00eb tij; por q\u00eb t\u00eb m\u00eb jap\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi me \u00e7mimin e tij t\u00eb plot\u00eb si vend varrimi midis jush\".\n23:10 Tani Efroni ndodhej n\u00eb mes t\u00eb bijve t\u00eb Hethit; dhe Efroni, Hiteu, iu p\u00ebrgjegj Abrahamit n\u00eb prani t\u00eb bijve t\u00eb Hethit, t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyreve q\u00eb hynin n\u00ebp\u00ebr port\u00ebn e qytetit t\u00eb tij, duke th\u00ebn\u00eb:\n23:11 \"Jo, zoti im, d\u00ebgjom\u00eb! Un\u00eb t\u00eb fal ar\u00ebn dhe shpell\u00ebn q\u00eb ndodhet aty; po ta dhuroj n\u00eb prani t\u00eb bijve t\u00eb popullit tim; po ta b\u00ebj dhurat\u00eb. Varrose t\u00eb vdekur\u00ebn t\u00ebnde\".\n23:12 At\u00ebher\u00eb Abrahami u p\u00ebrkul para popullit t\u00eb vendit,\n23:13 dhe i foli Efronit n\u00eb prani t\u00eb popullit t\u00eb vendit duke th\u00ebn\u00eb: \"D\u00ebgjom\u00eb, t\u00eb lutem! Un\u00eb do t\u00eb jap \u00e7mimin e ar\u00ebs, pranoje nga un\u00eb, k\u00ebshtu un\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb varros aty t\u00eb vdekur\u00ebn time\".\n23:14 Efroni iu p\u00ebrgjegj Abrahamit, duke i th\u00ebn\u00eb:\n23:15 \"Zoti im, d\u00ebgjom\u00eb! Toka vlen kat\u00ebrqind monedha argjendi. \u00c7'\u00ebsht\u00eb kjo midis meje dhe teje? Varrose, pra, t\u00eb vdekur\u00ebn t\u00ebnde\".\n23:16 At\u00ebher\u00eb Abrahami zbatoi fjal\u00ebn e Efronit; dhe Abrahami i peshoi Efronit \u00e7mimin q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb prani t\u00eb bijve t\u00eb Hethit: kat\u00ebrqind monedha argjendi, monedha q\u00eb tregtar\u00ebt p\u00ebrdornin midis tyre zakonisht.\n23:17 K\u00ebshtu ara e Efronit q\u00eb gjendej n\u00eb Malkpelah p\u00ebrball\u00eb Mamres, ara me shpell\u00ebn q\u00eb ishte aty dhe t\u00ebr\u00eb drur\u00ebt q\u00eb ishin n\u00eb ar\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb p\u00ebrqark,\n23:18 kaluan n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Abrahamit, n\u00eb prani t\u00eb bijve t\u00eb Hethit dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb hynin nga porta e qytetit t\u00eb Efronit.\n23:19 Pas k\u00ebsaj, Abrahami varrosi Sar\u00ebn, gruan e tij, n\u00eb shpell\u00ebn e ar\u00ebs s\u00eb Makpelahut p\u00ebrball\u00eb Mamres (q\u00eb \u00ebsht\u00eb Hebroni) n\u00eb vendin e Kanaan\u00ebve.\n23:20 K\u00ebshtu ara dhe shpella q\u00eb gjendet aty u kaluan nga bijt\u00eb e Hethit n\u00eb pron\u00eb t\u00eb Abrahamit, si vend varrimi.\n24:1 Abrahami ishte tashm\u00eb plak dhe ishte n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb kaluar; dhe Zoti e kishte bekuar Abrahamin n\u00eb \u00e7do gj\u00eb.\n24:2 Dhe Abrahami i tha sh\u00ebrbyesit m\u00eb t\u00eb moshuar t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij q\u00eb qeveriste t\u00ebr\u00eb pasurit\u00eb e tij: \"V\u00ebre dor\u00ebn t\u00ebnde n\u00ebn kofsh\u00ebn time;\n24:3 dhe un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb ti t\u00eb betohesh n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit, Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb qiejve dhe Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb tok\u00ebs, q\u00eb ti nuk do t'i marr\u00ebsh p\u00ebr grua djalit tim asnj\u00eb prej bijave t\u00eb Kanaanejve n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve un\u00eb banoj;\n24:4 por do t\u00eb shkosh n\u00eb vendin tim dhe te fisi im p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb grua p\u00ebr djalin tim, p\u00ebr Isakun\".\n24:5 Sh\u00ebrb\u00ebtori iu p\u00ebrgjegj: \"Ndofta ajo grua nuk d\u00ebshiron t\u00eb m\u00eb ndjek\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend; a duhet ta \u00e7oj at\u00ebher\u00eb p\u00ebrs\u00ebri birin t\u00ebnd n\u00eb vendin nga ke dal\u00eb?\".\n24:6 At\u00ebher\u00eb Abrahami i tha: \"Ruhu e mos e \u00e7o birin tim atje!\n24:7 Zoti, Per\u00ebndia i qiellit, q\u00eb m\u00eb hoqi nga sht\u00ebpia e atit tim dhe nga vendi ku kam lindur, m\u00eb foli dhe m'u betua duke th\u00ebn\u00eb: \"Un\u00eb do t'ua jap k\u00ebt\u00eb vend pasardh\u00ebsve t\u00eb tu\", ai do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb engj\u00ebllin e tij para teje dhe ti do t\u00eb marr\u00ebsh andej nj\u00eb grua p\u00ebr birin tim.\n24:8 Dhe n\u00eb qoft\u00eb se gruaja nuk d\u00ebshiron t\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb, at\u00ebher\u00eb ti do t\u00eb lirohesh nga ky betim q\u00eb m\u00eb ke b\u00ebr\u00eb; vet\u00ebm mos e kthe tim bir atje\".\n24:9 K\u00ebshtu sh\u00ebrbyesi e vuri dor\u00ebn n\u00ebn kofsh\u00ebn e Abrahamit, zotit t\u00eb tij, dhe iu betua lidhur me k\u00ebt\u00eb problem.\n24:10 Pastaj sh\u00ebrbyesi mori dhjet\u00eb deve nga devet\u00eb e zotit t\u00eb tij dhe u nis, duke pasur me vete \u00e7do lloj t\u00eb mirash t\u00eb zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij. Ai e nisi rrug\u00ebn dhe shkoi n\u00eb Mesopotami, n\u00eb qytetin e Nahorit.\n24:11 Dhe i gjunj\u00ebzoi devet\u00eb jasht\u00eb qytetit pran\u00eb nj\u00eb pusi uji, aty nga mbr\u00ebmja, n\u00eb koh\u00ebn kur grat\u00eb dalin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb uj\u00eb, dhe tha:\n24:12 \"O Zot, Per\u00ebndia i zot\u00ebris\u00eb tim Abraham, t\u00eb lutem b\u00ebj q\u00eb sot t\u00eb kem mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kem nj\u00eb takim t\u00eb lumtur, trego dashamir\u00ebsi ndaj Abrahamit, zotit tim!\n24:13 Ja, un\u00eb po rri pran\u00eb k\u00ebtij burimi uj\u00ebrash, nd\u00ebrsa bijat e banor\u00ebve t\u00eb qytetit dalin p\u00ebr t\u00eb mbushur uj\u00eb.\n24:14 B\u00ebj q\u00eb vajza s\u00eb cil\u00ebs do t'i them: \"Ah, ule shtamb\u00ebn t\u00ebnde q\u00eb un\u00eb t\u00eb pi\" dhe q\u00eb do t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjigjet: \"Pi, dhe kam p\u00ebr t'u dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb edhe deveve t\u00eb tu\", t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb ti ja ke caktuar sh\u00ebrbyesit t\u00ebnd Isak. Nga kjo un\u00eb do t\u00eb kuptoj q\u00eb ti ke treguar dashamir\u00ebsi ndaj zot\u00ebris\u00eb tim\".\n24:15 Ai s'kishte mbaruar s\u00eb foluri, kur, ja, doli Rebeka me shtamb\u00ebn n\u00eb shpatull\u00ebn e saj; ajo ishte e bija e Bethuelit, biri i Mikailit, gruaja e Nahorit dhe v\u00ebllai i Abrahamit.\n24:16 Vajza ishte shum\u00eb e bukur, e virgj\u00ebr dhe asnj\u00eb burr\u00eb nuk e kishte njohur kurr\u00eb. Ajo zbriti n\u00eb burim, mbushi shtamb\u00ebn e saj dhe u ngjit p\u00ebrs\u00ebri lart.\n24:17 At\u00ebher\u00eb sh\u00ebrbyesi vrapoi n\u00eb drejtim t\u00eb saj dhe i tha: \"Lerm\u00eb t\u00eb pi pak uj\u00eb nga shtamba jote\".\n24:18 Ajo u p\u00ebrgjegj: \"Pi, zot\u00ebria im\"; pastaj shpejtoi ta ul\u00eb shtamb\u00ebn mbi dor\u00eb dhe i dha t\u00eb pij\u00eb.\n24:19 Sapo mbaroi s\u00eb dh\u00ebni uj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb, tha: \"Do t\u00eb mbush uj\u00eb edhe p\u00ebr devet\u00eb e tua, deri sa t\u00eb ngopen me uj\u00eb\".\n24:20 Me nxitim e zbrazi shtamb\u00ebn e saj n\u00eb korit\u00eb, vrapoi p\u00ebrs\u00ebri te burimi p\u00ebr t\u00eb mbushur uj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb devet\u00eb e tij.\n24:21 Nd\u00ebrkaq ai njeri e sodiste n\u00eb heshtje, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar n\u00eb qoft\u00eb se Zoti e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb mbar\u00eb apo jo udh\u00ebtimin e tij.\n24:22 Kur devet\u00eb mbaruan s\u00eb piri, njeriu mori nj\u00eb unaz\u00eb floriri p\u00ebr hund\u00ebn q\u00eb peshonte gjysm\u00eb sikli dhe dy byzylyk\u00eb me nj\u00eb pesh\u00eb prej dhjet\u00eb siklesh ari p\u00ebr ky\u00e7in e dor\u00ebs s\u00eb saj, dhe tha:\n24:23 \"Bij\u00eb e kujt je? Ma thuaj, t\u00eb lutem. A ka vend n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e babait t\u00ebnd p\u00ebr ne, q\u00eb ta kalojm\u00eb nat\u00ebn?\".\n24:24 Ajo u p\u00ebrgjegj: \"Un\u00eb jam bij\u00eb e Bethuelit, i biri i Milkahut, q\u00eb ajo i lindi n\u00eb Nahor\".\n24:25 Dhe shtoi: \"Tek ne ka shum\u00eb kasht\u00eb dhe forazh si dhe vend p\u00ebr t\u00eb kaluar nat\u00ebn\".\n24:26 At\u00ebher\u00eb njeriu u p\u00ebrkul, adhuroi Zotin dhe tha:\n24:27 \"Qoft\u00eb i bekuar Zoti, Per\u00ebndia i Abrahamit, zot\u00ebris\u00eb tim, q\u00eb nuk ka pushuar t\u00eb jet\u00eb dashamir\u00ebs dhe besnik ndaj zot\u00ebris\u00eb tim! Sa p\u00ebr mua, gjat\u00eb udh\u00ebtimit, Zoti m\u00eb \u00e7oi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb zot\u00ebris\u00eb tim\".\n24:28 Dhe vajza vrapoi p\u00ebr t'i treguar k\u00ebto gj\u00ebra n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj.\n24:29 Por Rebeka kishte nj\u00eb v\u00eblla t\u00eb quajtur Labano. Dhe Labano doli me vrap jasht\u00eb drejt burimit te ai njeri.\n24:30 Sa pa unaz\u00ebn n\u00eb hund\u00eb dhe byzylyk\u00ebt n\u00eb ky\u00e7et e dor\u00ebs t\u00eb s\u00eb motr\u00ebs dhe d\u00ebgjoi fjal\u00ebt q\u00eb Rebeka, motra e tij, thoshte: \"K\u00ebshtu m\u00eb foli ai njeri\", iu afrua k\u00ebtij njeriu, dhe ja q\u00eb u gjet pran\u00eb deveve, af\u00ebr burimit.\n24:31 Dhe tha: \"Hyr\u00eb, i bekuar nga Zoti! Pse rri jasht\u00eb? Un\u00eb kam p\u00ebrgatitur sht\u00ebpin\u00eb dhe nj\u00eb vend p\u00ebr devet\u00eb\".\n24:32 Njeriu hyri n\u00eb sht\u00ebpi, dhe Labano shkarkoi devet\u00eb, u dha kasht\u00eb dhe forazh deveve dhe solli uj\u00eb q\u00eb t\u00eb lante k\u00ebmb\u00ebt ai dhe njer\u00ebzit q\u00eb ishin bashk\u00eb me t\u00eb.\n24:33 Pastaj i vun\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, por ai tha: \"Nuk do t\u00eb ha deri sa t\u00eb plot\u00ebsoj porosin\u00eb q\u00eb m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb\". Tjetri tha: \"Fol\".\n24:34 At\u00ebher\u00eb ai tha: \"Un\u00eb jam nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i Abrahamit.\n24:35 Zoti e ka bekuar shum\u00eb zot\u00ebrin\u00eb tim, q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i madh; i ka dh\u00ebn\u00eb dele dhe qe, argjend dhe flori, sh\u00ebrbyes dhe sh\u00ebrbyese, deve dhe gomar\u00eb.\n24:36 Por Sara, gruaja e zot\u00ebris\u00eb tim, i ka lindur n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e saj nj\u00eb djal\u00eb zot\u00ebris\u00eb tim, i cili i ka dh\u00ebn\u00eb atij gjith\u00e7ka zot\u00ebron.\n24:37 Dhe zot\u00ebria im m\u00eb vuri t\u00eb betohem duke th\u00ebn\u00eb: \"Nuk do t\u00eb marr\u00ebsh grua p\u00ebr djalin tim nga bijt\u00eb e Kanaanejve, n\u00eb vendin ku banoj;\n24:38 por do t\u00eb shkosh n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e babait tim dhe tek af\u00ebria ime dhe aty do t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb grua p\u00ebr birin tim\".\n24:39 At\u00ebher\u00eb un\u00eb i thash\u00eb zot\u00ebris\u00eb tim: \"Ndofta gruaja nuk do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb m\u00eb ndjek\u00eb\".\n24:40 Por ai u p\u00ebrgjegj: \"Zoti, para t\u00eb cilit kam ecur, do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb engj\u00ebllin e tij bashk\u00eb me ty dhe do ta b\u00ebj t\u00eb mbar\u00eb udh\u00ebtimin t\u00ebnd, dhe ti do t\u00eb marr\u00ebsh p\u00ebr birin tim nj\u00eb grua nga farefisi im dhe nga sht\u00ebpia e babait tim.\n24:41 Do t\u00eb lirohesh nga betimi q\u00eb m\u00eb ke b\u00ebr\u00eb kur t\u00eb shkosh tek af\u00ebria ime; dhe po t\u00eb jet\u00eb se nuk duan t\u00eb ta japin, do t\u00eb lirohesh nga betimi q\u00eb m\u00eb ke b\u00ebr\u00eb\".\n24:42 Sot kam arritur te burimi dhe thash\u00eb: \"O Zot, Per\u00ebndia i zot\u00ebris\u00eb tim Abraham, n\u00eb rast se t\u00eb p\u00eblqen k\u00ebshtu, t\u00eb lutem b\u00ebje t\u00eb mbar\u00eb udh\u00ebtimin q\u00eb kam filluar;\n24:43 Ja, un\u00eb po ndalem pran\u00eb burimit t\u00eb ujit; b\u00ebj q\u00eb vajza q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb uj\u00eb dhe s\u00eb cil\u00ebs do t'i them: \"L\u00ebrm\u00eb t\u00eb pi pak uj\u00eb nga shtamba jote\",\n24:44 dhe q\u00eb do t\u00eb m\u00eb thot\u00eb: \"Pi sa ke nevoj\u00eb dhe do t\u00eb marr uj\u00eb edhe p\u00ebr devet\u00eb e tua\", le t\u00eb jet\u00eb gruaja q\u00eb Zoti i ka caktuar djalit t\u00eb zot\u00ebris\u00eb tim.\n24:45 Para se un\u00eb t\u00eb kisha mbaruar s\u00eb foluri n\u00eb zemr\u00ebn time, doli jasht\u00eb Rebeka me shtamb\u00ebn e saj mbi shpatull; ajo zbriti te burimi dhe mbushi uj\u00eb. At\u00ebher\u00eb un\u00eb i thash\u00eb:\n24:46 \"Oh, lerm\u00eb t\u00eb pi!\". Dhe ajo shpejtoi ta ulte shtamb\u00ebn nga shpatulla e saj dhe u p\u00ebrgjegj: \"Pi dhe do t'u jap t\u00eb pin\u00eb edhe deveve t\u00eb tua\". K\u00ebshtu un\u00eb piva dhe ajo u dha t\u00eb pin\u00eb edhe deveve.\n24:47 At\u00ebher\u00eb e pyeta dhe i thash\u00eb: \"Bij\u00eb e kujt je?\". Ajo m'u p\u00ebrgjegj: \"Jam bij\u00eb e Bethuelit, biri i Nahorit, q\u00eb Milkah lindi\". K\u00ebshtu un\u00eb i vura unaz\u00ebn n\u00eb hund\u00eb dhe byzylyk\u00ebt n\u00eb ky\u00e7et e dor\u00ebs.\n24:48 Pastaj u p\u00ebrkula, adhurova Zotin dhe e bekova Zotin, Per\u00ebndin\u00eb e Abrahamit, zot\u00ebris\u00eb tim, q\u00eb m\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb rrug\u00ebn e drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr birin e tij bij\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb zot\u00ebris\u00eb tim.\n24:49 Dhe tani n\u00eb rast se doni t\u00eb silleni me dashamir\u00ebsi dhe besnik\u00ebri ndaj zot\u00ebris\u00eb tim, duhet t\u00eb ma thoni; n\u00eb rast se jo, ma thoni nj\u00eblloj dhe un\u00eb do t\u00eb kthehem djathtas ose majtas\".\n24:50 At\u00ebher\u00eb Labano dhe Bethueli u p\u00ebrgjigj\u00ebn dhe than\u00eb: \"Kjo varet nga Zoti; ne nuk mund t\u00eb flasim as p\u00ebr mir\u00eb as p\u00ebr keq.\n24:51 Ja, Rebeka \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu para teje, merre me vete, shko dhe ajo t\u00eb b\u00ebhet gruaja e birit t\u00eb zot\u00ebris\u00eb t\u00ebnd, ashtu si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Zoti\".\n24:52 Kur sh\u00ebrb\u00ebtori i Abrahamit d\u00ebgjoi fjal\u00ebt e tyre u p\u00ebrul p\u00ebr tok\u00eb p\u00ebrpara Zotit.\n24:53 Sh\u00ebrb\u00ebtori nxori sende t\u00eb argj\u00ebndta dhe t\u00eb arta si dhe rroba dhe ia dha Rebek\u00ebs; dhe u dhuroi gjithashtu sende t\u00eb vlefshme v\u00ebllait dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Rebek\u00ebs.\n24:54 Pastaj h\u00ebngr\u00ebn e pin\u00eb ai dhe njer\u00ebzit q\u00eb ishin bashk\u00eb me t\u00eb; u ndal\u00ebn vet\u00ebm at\u00eb nat\u00eb. Kur u ngrit\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes, sh\u00ebrb\u00ebtori tha: \"M\u00eb lini t\u00eb kthehem te zot\u00ebria im\".\n24:55 V\u00ebllai dhe n\u00ebna e Rebek\u00ebs than\u00eb: \"L\u00ebre q\u00eb vajza t\u00eb rrij\u00eb disa dit\u00eb me ne, t\u00eb pakt\u00ebn dhjet\u00eb dit\u00eb; pastaj mund t\u00eb ik\u00eb\".\n24:56 Por ai iu p\u00ebrgjegj atyre: \"Mos m\u00eb mbani, sepse Zoti e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mbar\u00eb udh\u00ebtimin tim; m\u00eb lini t\u00eb iki, q\u00eb un\u00eb t\u00eb kthehem te zot\u00ebria im\".\n24:57 At\u00ebher\u00eb ata i than\u00eb: \"T\u00eb th\u00ebrresim vajz\u00ebn dhe ta pyesim at\u00eb\".\n24:58 At\u00ebher\u00eb thirr\u00ebn Rebek\u00ebn dhe i than\u00eb: \"A do t\u00eb shkosh me k\u00ebt\u00eb njeri?\". Ajo u p\u00ebrgjegj: \"Po, do t\u00eb shkoj\".\n24:59 K\u00ebshtu e lan\u00eb Rebek\u00ebn, motr\u00ebn e tyre, t\u00eb shkoj\u00eb dhe taj\u00ebn e saj t\u00eb shkoj\u00eb me sh\u00ebrb\u00ebtorin dhe njer\u00ebzit e Abrahamit.\n24:60 Dhe e bekuan Rebek\u00ebn dhe i than\u00eb: \"Motra jon\u00eb, ti u b\u00ebfsh n\u00ebna e mij\u00ebra miz\u00ebri njer\u00ebzish dhe pasardh\u00ebsit e tu pa\u00e7in n\u00eb dor\u00eb portat e armiqve t\u00eb tyre\".\n24:61 At\u00ebher\u00eb Rebeka dhe sh\u00ebrbyeset e saj u ngrit\u00ebn m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, hip\u00ebn mbi devet\u00eb dhe shkuan pas k\u00ebtij njeriu. K\u00ebshtu sh\u00ebrb\u00ebtori mori Rebek\u00ebn dhe iku.\n24:62 Nd\u00ebrkaq Isaku ishte kthyer nga pusi i Lahai-Roit, sepse banonte n\u00eb krahin\u00ebn e Negevit.\n24:63 Isaku kishte dal\u00eb aty nga mbr\u00ebmja n\u00eb fush\u00eb p\u00ebr t'u menduar; dhe ai ngriti syt\u00eb dhe pa disa deve q\u00eb po vinin.\n24:64 Edhe Rebeka ngriti syt\u00eb dhe pa Isakun; at\u00ebher\u00eb zbriti me t\u00eb shpejt\u00eb nga deveja,\n24:65 dhe i tha sh\u00ebrb\u00ebtorit: \"Kush \u00ebsht\u00eb ai njeri q\u00eb vjen nga fusha drejt nesh?\". Sh\u00ebrb\u00ebtori u p\u00ebrgjegj: \"\u00c9sht\u00eb zot\u00ebria im\". At\u00ebher\u00eb ajo mori vellon dhe u mbulua.\n24:66 Pastaj sh\u00ebrb\u00ebtori i tregoi Isakut t\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb.\n24:67 Dhe Isaku e futi Rebek\u00ebn n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e Sar\u00ebs, n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, dhe e mori me vete; ajo u b\u00eb gruaja e tij dhe ai e dashuroi. K\u00ebshtu Isaku u ngush\u00ebllua mbas vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij.\n25:1 Pastaj Abrahami mori nj\u00eb grua tjet\u00ebr, q\u00eb quhej Keturah.\n25:2 Dhe kjo i lindi Zimranin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahin.\n25:3 Jokshanit i lindi Sheba dhe Dedani. Bijt\u00eb e Dedanit ishin Asshurimi, Letushimi dhe Leumimi.\n25:4 Bijt\u00eb e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. T\u00ebr\u00eb k\u00ebta ishin bijt\u00eb e Keturahut.\n25:5 Dhe Abrahami i dha Isakut gjith\u00e7ka zot\u00ebronte;\n25:6 por bijve q\u00eb Abrahami kishte pasur nga konkubinat u dha disa dhurata dhe, sa ishte ende gjall\u00eb, i d\u00ebrgoi larg birit t\u00eb tij Isakut, drejt lindjes, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lindjes.\n25:7 K\u00ebto jan\u00eb vitet e jet\u00ebs s\u00eb Abrahamit: ai jetoi gjithsej nj\u00ebqind e shtat\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb vjet.\n25:8 Pastaj Abrahami dha frym\u00ebn e fundit dhe vdiq n\u00eb pleq\u00ebri t\u00eb mbar\u00eb, i shtyr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb dhe i ngopur me dit\u00eb, dhe u bashkua me popullin e tij.\n25:9 Dhe bijt\u00eb e tij Isaku dhe Ismaeli e varros\u00ebn n\u00eb shpell\u00ebn e Makpelahut n\u00eb ar\u00ebn e Efronit, biri i Zoarit, Hiteut, q\u00eb ndodhet p\u00ebrball\u00eb Mamres,\n25:10 ar\u00eb q\u00eb Abrahami u kishte bler\u00eb bijve t\u00eb Hethit. Aty u varros\u00ebn Abrahami dhe e shoqja Sara.\n25:11 Mbas vdekjes s\u00eb Abrahamit, Per\u00ebndia bekoi birin e tij Isakun; dhe Isaku q\u00ebndroi pran\u00eb pusit t\u00eb Lahai-Roit.\n25:12 Tani k\u00ebta jan\u00eb pasardh\u00ebsit e Ismaelit, bir i Abrahamit, q\u00eb egjiptasja Agar, sh\u00ebrb\u00ebtorja e Sar\u00ebs, i kishte lindur Abrahamit.\n25:13 K\u00ebta jan\u00eb emrat e bijve t\u00eb Ismaelit, simbas emrit t\u00eb brezave t\u00eb tyre: Nebajothi, i par\u00eblinduri i Ismaelit; pastaj Kedari, Abdeeli, Mibsami,\n25:14 Mishma, Dumahu, Masa,\n25:15 Hadari, Tema, Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu.\n25:16 K\u00ebta jan\u00eb bijt\u00eb e Ismaelit dhe emrat e tyre, simbas fshatrave dhe fushimeve t\u00eb tyre. Ata qen\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb princ\u00ebrit e kombeve t\u00eb tyre p\u00ebrkat\u00ebs.\n25:17 Por k\u00ebto jan\u00eb vitet e jet\u00ebs s\u00eb Ismaelit, gjithsej nj\u00ebqind e tridhjet\u00eb e shtat\u00eb vjet; pastaj ai dha frym\u00eb dhe vdiq, dhe u bashkua me popullin e tij.\n25:18 (Dhe bijt\u00eb e tij banuan nga Havilahu deri n\u00eb Shur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb lindje t\u00eb Egjiptit, n\u00eb drejtim t\u00eb Asiris\u00eb). Ai u vendos n\u00eb prani t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij.\n25:19 K\u00ebta jan\u00eb pasardh\u00ebsit e Isakut, birit t\u00eb Abrahamit.\n25:20 Abrahamit i lindi Isaku; dhe Isaku ishte dyzet vje\u00e7 kur mori p\u00ebr grua Rebek\u00ebn, e bija e Bethuelit, Arameu i Paddan-Aranit dhe motra e Labanos, Arameut.\n25:21 Isaku e luti Zotin p\u00ebr gruan e tij sepse ajo ishte shterp\u00eb. Zoti ia plot\u00ebsoi d\u00ebshir\u00ebn dhe Rebeka, gruaja e tij, u ngjiz.\n25:22 Por f\u00ebmij\u00ebt shtynin njeri-tjetrin n\u00eb barkun e saj dhe ajo tha: \"N\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu (q\u00eb iu p\u00ebrgjigj Zoti), pse gjendem un\u00eb n\u00eb k\u00ebto kushte?\". Dhe k\u00ebshtu vajti t\u00eb konsultohet me Zotin.\n25:23 Dhe Zoti i tha: \"Dy kombe ndodhen n\u00eb barkun t\u00ebnd dhe dy popuj kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga p\u00ebrbrend\u00ebshmet e barkut t\u00ebnd. Njeri nga k\u00ebta dy popuj do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se tjetri, dhe m\u00eb i madhi do t'i sh\u00ebrbej\u00eb m\u00eb t\u00eb voglit\".\n25:24 Kur erdhi koha p\u00ebr t\u00eb q\u00eb t\u00eb lindte, ajo kishte n\u00eb bark dy binjak\u00eb.\n25:25 Dhe i pari q\u00eb doli jasht\u00eb ishte i kuq; ai ishte krejt si nj\u00eb mantel leshtor, prandaj i vun\u00eb emrin Esau.\n25:26 Pastaj doli v\u00ebllai i tij, i cili me dor\u00eb mbante thembr\u00ebn e k\u00ebmb\u00ebs t\u00eb Esaut; prandaj e quajt\u00ebn Jakob. Por Isaku ishte shtat\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 kur Rebeka i lindi.\n25:27 Dy f\u00ebmij\u00ebt u rrit\u00ebn dhe Esau u b\u00eb nj\u00eb gjahtar i sprovuar, nj\u00eb njeri fshatarak, nd\u00ebrsa Jakobi ishte nj\u00eb njeri i qet\u00eb, q\u00eb jetonte n\u00eb \u00e7adra.\n25:28 Por Isaku e donte Esaun, sepse mishin e gjahut e p\u00eblqente; Rebeka nga ana e saj donte Jakobin.\n25:29 Nj\u00eb her\u00eb q\u00eb Jakobi gatoi p\u00ebr vete nj\u00eb sup\u00eb, Esau erdhi nga fusha krejt i lodhur.\n25:30 Dhe Esau i tha Jakobit: \"T\u00eb lutem, m\u00eb l\u00ebr\u00eb t\u00eb ha pak nga kjo sup\u00eb e kuqe, sepse jam i lodhur\". P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye e quajt\u00ebn Edom.\n25:31 Por Jakobi iu p\u00ebrgjegj: \"M\u00eb shit m\u00eb par\u00eb par\u00ebbirnin\u00eb t\u00ebnde\".\n25:32 Esau tha: \"Ja un\u00eb jam duke vdekur, \u00e7'dobi kam nga par\u00ebbirnia?\".\n25:33 At\u00ebher\u00eb Jakobi tha: \"M\u00eb par\u00eb betomu\". Dhe Esau iu betua dhe i shiti Jakobit par\u00ebbirnin\u00eb e tij.\n25:34 Pastaj Jakobi i dha Esaut buk\u00eb dhe sup\u00eb me thjerr\u00ebza. Dhe ai h\u00ebngri dhe piu, pastaj u ngrit dhe iku. K\u00ebshtu Esau shp\u00ebrfilli par\u00ebbirnin\u00eb e tij.\n26:1 Por ndodhi nj\u00eb munges\u00eb ushqimesh n\u00eb vend, p\u00ebrve\u00e7 asaj t\u00eb par\u00ebs q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb koh\u00ebn e Abrahamit. Pastaj Isaku shkoi tek Abimeleku, mbreti i Filistejve n\u00eb Gerar.\n26:2 At\u00ebher\u00eb Zoti iu shfaq dhe i tha: \"Mos zbrit n\u00eb Egjipt, q\u00ebndro n\u00eb vendin q\u00eb do t\u00eb t\u00eb them.\n26:3 Q\u00ebndro n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe un\u00eb do t\u00eb jem me ty dhe do t\u00eb t\u00eb bekoj, sepse kam p\u00ebr t\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ty dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb tu t\u00ebr\u00eb k\u00ebto vende dhe do ta mbaj betimin q\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb Abrahamit, babait t\u00ebnd,\n26:4 dhe do t'i shumoj pasardh\u00ebsit e tu si yjet e qiellit; do t'u jap atyre t\u00ebr\u00eb k\u00ebto vende, dhe t\u00eb gjitha kombet e tok\u00ebs do t\u00eb bekohen te pasardh\u00ebsit e tu,\n26:5 sepse Abrahami iu bind vullnetit tim dhe respektoi urdh\u00ebrat, urdh\u00ebrimet, statutet dhe ligjet e mia\".\n26:6 K\u00ebshtu Isaku q\u00ebndroi n\u00eb Gerar.\n26:7 Kur njer\u00ebzit e vendit i b\u00ebnin pyetje rreth gruas s\u00eb tij, ai u p\u00ebrgjigjej: \"\u00c9sht\u00eb motra ime\", sepse kishte frik\u00eb t\u00eb thoshte: \"\u00c9sht\u00eb gruaja ime\", sepse mendonte: \"Njer\u00ebzit e vendit mund t\u00eb m\u00eb vrasin p\u00ebr shkak t\u00eb Rebek\u00ebs, sepse ajo \u00ebsht\u00eb e pashme\".\n26:8 Kur kishte kaluar nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb n\u00eb at\u00eb vend, Abimelekut, mbretit t\u00eb Filistejve, i rastisi t\u00eb shikoj\u00eb nga dritarja dhe pa Isakun q\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte Rebek\u00ebn, gruan e tij.\n26:9 At\u00ebher\u00eb Abimeleku thiri Isakun dhe i tha: \"Ajo \u00ebsht\u00eb me siguri gruaja jote; si b\u00ebhet q\u00eb ti the: \"Ajo \u00ebsht\u00eb motra ime\"?\". Isaku iu p\u00ebrgjegj: \"Sepse thoja: \"Nuk do t\u00eb doja t\u00eb vdes p\u00ebr shkak t\u00eb saj\"\".\n26:10 Abimeleku tha: \"\u00c7'\u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb na b\u00ebre? Ndokush nga populli mund t\u00eb binte leht\u00eb n\u00eb shtrat me gruan t\u00ebnde dhe ti do t\u00eb na kishe ngarkuar me faj t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\".\n26:11 K\u00ebshtu Abimeleku i dha k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr t\u00ebr\u00eb popullit: \"Kushdo q\u00eb prek k\u00ebt\u00eb njeri ose t\u00eb shoqen do t\u00eb d\u00ebnohet pa tjet\u00ebr me vdekje\".\n26:12 Isaku mbolli n\u00eb at\u00eb vend dhe po at\u00eb vit korri nj\u00eb prodhim nj\u00ebqind her\u00eb m\u00eb t\u00eb madh; dhe Zoti e bekoi.\n26:13 Ky njeri u b\u00eb i madh dhe vazhdoi t\u00eb rritet deri sa u b\u00eb jasht\u00ebzakonisht i madh.\n26:14 Ai arriti t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb kope dh\u00ebnsh dhe qesh dhe kishte nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebsh. K\u00ebshtu Filistejt\u00eb e pat\u00ebn zili,\n26:15 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye i zun\u00eb, duke i mbushur me dhe, t\u00ebr\u00eb puset q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e babait t\u00eb tij kishin hapur n\u00eb koh\u00ebn e Abrahamit, atit t\u00eb tij.\n26:16 At\u00ebher\u00eb Abimeleku i tha Isakut: \"Largohu nga ne, sepse ti je shum\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm se ne\".\n26:17 K\u00ebshtu Isaku u largua q\u00eb andej dhe u vendos n\u00eb lugin\u00ebn e Gerarit, dhe aty banoi.\n26:18 Dhe Isaku filloi t\u00eb hap\u00eb puse uji q\u00eb ishin hapur n\u00eb koh\u00ebn e Abrahamit, atit t\u00eb tij, dhe q\u00eb Filistejt\u00eb i kishin mbyllur mbas vdekjes s\u00eb Abrahamit, dhe u vuri po ato emra q\u00eb u kishte v\u00ebn\u00eb babai i tij.\n26:19 Pastaj sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Isakut g\u00ebrmuan n\u00eb lugin\u00eb dhe gjet\u00ebn aty nj\u00eb pus me uj\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt.\n26:20 Por barinjt\u00eb e Gerarit u grind\u00ebn me \u00e7oban\u00ebt e Isakut, duke u th\u00ebn\u00eb: \"Uji \u00ebsht\u00eb yni\". Dhe ai e quajti pusin Esek, sepse ata e kishin kund\u00ebrshtuar.\n26:21 Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt hap\u00ebn pastaj nj\u00eb pus tjet\u00ebr, por ata kund\u00ebrshtuan edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Dhe Isaku e quajti Sitnah.\n26:22 At\u00ebher\u00eb ai u largua q\u00eb andej dhe hapi nj\u00eb pus tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cilin nuk pati kund\u00ebrshtim. Dhe ai e quajti at\u00eb Rehoboth, sepse ai tha: \"Tani Zoti na ka v\u00ebn\u00eb larg dhe ne do t\u00eb kemi mbar\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\".\n26:23 Pastaj s\u00eb k\u00ebtejmi Isaku u ngjit n\u00eb Beer-Sheba.\n26:24 Dhe Zoti iu shfaq po at\u00eb nat\u00eb dhe i tha: \"Un\u00eb jam Per\u00ebndia i Abrahamit, babait t\u00ebnd; mos ki frik\u00eb, sepse un\u00eb jam me ty; do t\u00eb t\u00eb bekoj dhe do t\u00eb shumoj pasardh\u00ebsit e tu, p\u00ebr hir t\u00eb Abrahamit, sh\u00ebrb\u00ebtorit tim\".\n26:25 At\u00ebher\u00eb ai nd\u00ebrtoi n\u00eb at\u00eb vend nj\u00eb altar dhe p\u00ebrmendi emrin e Zotit, dhe po aty ai ngriti edhe \u00e7adr\u00ebn e tij. Aty sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Isakut hap\u00ebn nj\u00eb pus.\n26:26 Pastaj Abimeleku nga Gerari shkoi tek ai bashk\u00eb me Ahucathin, mikun e tij, dhe me Pikolin, kreun e ushtris\u00eb s\u00eb tij.\n26:27 Dhe Isaku u tha atyre: \"Pse keni ardhur tek un\u00eb, p\u00ebr deri sa m\u00eb urreni dhe m\u00eb keni larguar prej jush?\".\n26:28 At\u00ebher\u00eb ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"Ne e pam\u00eb qart\u00eb q\u00eb Zoti \u00ebsht\u00eb me ty. K\u00ebshtu tham\u00eb: \"Le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb betim midis nesh, midis nesh dhe teje, dhe t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb me ty\":\n26:29 dhe k\u00ebshtu ti nuk do t\u00eb na b\u00ebsh asnj\u00eb t\u00eb keqe, ashtu si ne nuk t\u00eb kemi prekur, nuk t\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb ve\u00e7se t\u00eb mira dhe t\u00eb kemi l\u00ebn\u00eb t\u00eb ik\u00ebsh n\u00eb paqe. Ti je tani i bekuari i Zotit\".\n26:30 K\u00ebshtu Isaku shtroi p\u00ebr ta nj\u00eb banket dhe ata h\u00ebngr\u00ebn e pin\u00eb.\n26:31 T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes u ngrit\u00ebn her\u00ebt dhe shk\u00ebmbyen nj\u00eb betim. Pastaj Isaku i p\u00ebrcolli dhe ata ik\u00ebn n\u00eb paqe.\n26:32 Po at\u00eb dit\u00eb ndodhi q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Isakut erdh\u00ebn p\u00ebr ta lajm\u00ebruar p\u00ebr pusin q\u00eb kishin hapur duke i th\u00ebn\u00eb: \"Kemi gjetur uj\u00eb\".\n26:33 Dhe ai e quajti at\u00eb Shibah. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye qyteti mban emrin Beer-Sheba edhe sot e k\u00ebsaj dite.\n26:34 N\u00eb mosh\u00ebn dyzetvje\u00e7are Esau mori p\u00ebr grua Juditin, t\u00eb bij\u00ebn e Beerit, Hiteut dhe t\u00eb Basemathit, bij\u00eb e Elonit, Hiteut.\n26:35 K\u00ebto u b\u00ebn\u00eb shkas p\u00ebr nj\u00eb hidh\u00ebrim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Isakut dhe t\u00eb Rebek\u00ebs.\n27:1 Kur Isaku u plak dhe syt\u00eb e tij u dob\u00ebsuan aq shum\u00eb sa nuk shikonte m\u00eb, ai thirri t\u00eb birin Esau dhe i tha: \"Biri im!\".\n27:2 Esau i tha: \"Ja ku jam!\". At\u00ebher\u00eb Isaku i tha: \"Ja, un\u00eb jam plak dhe nuk e di n\u00eb \u00e7'dit\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb vdekur.\n27:3 Prandaj merr tani arm\u00ebt e tua, kukur\u00ebn dhe harkun t\u00ebnd, dil n\u00ebp\u00ebr fushat dhe kap p\u00ebr mua kafsh\u00eb gjahu;\n27:4 pastaj m\u00eb p\u00ebrgatit nj\u00eb gjell\u00eb t\u00eb shijshme nga ato q\u00eb m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb dhe sillma, q\u00eb un\u00eb ta ha dhe shpirti im t\u00eb t\u00eb bekoj\u00eb para se t\u00eb vdes\".\n27:5 Tani Rebeka rrinte duke d\u00ebgjuar, nd\u00ebrsa Isaku i fliste birit t\u00eb tij Esau. K\u00ebshtu Esau shkoi n\u00ebp\u00ebr fusha p\u00ebr t\u00eb gjuajtur kafsh\u00eb t\u00eb egra p\u00ebr t'ia shp\u00ebn\u00eb t\u00eb atit.\n27:6 At\u00ebher\u00eb Rebeka i foli Jakobit, birit t\u00eb saj, dhe i tha: \"Ja, un\u00eb d\u00ebgjova baban\u00eb t\u00ebnd q\u00eb i fliste Esaut, v\u00ebllait t\u00ebnd duke i th\u00ebn\u00eb:\n27:7 \"M\u00eb sill gjah dhe m\u00eb p\u00ebrgatit nj\u00eb gjell\u00eb t\u00eb shijshme, q\u00eb un\u00eb ta ha dhe t\u00eb t\u00eb bekoj n\u00eb prani t\u00eb Zotit, para se t\u00eb vdes\".\n27:8 Prandaj, biri im, bindju z\u00ebrit tim dhe b\u00ebj at\u00eb q\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroj.\n27:9 Shko tani n\u00eb kope dhe m\u00eb sill dy keca t\u00eb mir\u00eb; un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgatis nj\u00eb gjell\u00eb t\u00eb shijshme p\u00ebr baban\u00eb t\u00ebnd, nga ato q\u00eb i p\u00eblqejn\u00eb atij.\n27:10 Pastaj ti do t'ia \u00e7osh babait t\u00ebnd q\u00eb ta haj\u00eb, dhe k\u00ebshtu ai do t\u00eb bekoj\u00eb para se t\u00eb vdes\u00eb\".\n27:11 Jakobi i tha Rebek\u00ebs, n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij: \"Ja, v\u00ebllai im Esau \u00ebsht\u00eb leshtor, nd\u00ebrsa un\u00eb e kam l\u00ebkur\u00ebn t\u00eb l\u00ebmuar.\n27:12 Ndofta babai im m\u00eb prek me dor\u00eb; do t'i dukem atij mashtrues dhe do t\u00eb t\u00ebrheq mbi vete nj\u00eb mallkim n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb bekimi\".\n27:13 Por n\u00ebna e tij iu p\u00ebrgjegj: \"Ky mallkim le t\u00eb bjer\u00eb mbi mua, biri im! Bindju vet\u00ebm asaj q\u00eb t\u00eb thash\u00eb dhe shko t\u00eb marr\u00ebsh kecat\".\n27:14 Ai vajti pra t'i marr\u00eb dhe ia \u00e7oi n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij; dhe e \u00ebma p\u00ebrgatiti me to nj\u00eb gjell\u00eb t\u00eb shijshme, nga ato q\u00eb i p\u00eblqenin babait t\u00eb tij.\n27:15 Pastaj Rebeka mori rrobat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Esaut, birit t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb madh, q\u00eb i mbante n\u00eb sht\u00ebpi pran\u00eb vetes, dhe ia veshi Jakobit, birit t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl;\n27:16 dhe me l\u00ebkur\u00ebt e kecave veshi duart e tij dhe pjes\u00ebn e l\u00ebmuar t\u00eb qaf\u00ebs s\u00eb tij.\n27:17 Pastaj vuri n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Jakobit, birit t\u00eb saj, gjell\u00ebn e shijshme dhe buk\u00ebn q\u00eb kishte p\u00ebrgatitur.\n27:18 At\u00ebher\u00eb ai shkoi tek i ati dhe i tha: \"Ati im!\". Isaku u p\u00ebrgjegj: \"Ja ku jam; kush je ti, biri im?\".\n27:19 At\u00ebher\u00eb Jakobi i tha babait t\u00eb tij: \"Jam Esau, i par\u00eblinduri yt. B\u00ebra si\u00e7 m\u00eb ke th\u00ebn\u00eb. Tani \u00e7ohu, ulu dhe fillo t\u00eb hash nga gjahu im, me q\u00ebllim q\u00eb shpirti yt t\u00eb m\u00eb bekoj\u00eb\".\n27:20 Por Isaku i tha t\u00eb birit: \"Por si b\u00ebre q\u00eb e gjete kaq shpejt, biri im?\". Ai u p\u00ebrgjegj: \"Sepse Zoti, Per\u00ebndia yt, b\u00ebri q\u00eb t\u00eb vij\u00eb tek un\u00eb\".\n27:21 At\u00ebher\u00eb Isaku i tha Jakobit: \"Afrohu dhe l\u00ebrm\u00eb t\u00eb t\u00eb prek, biri im, p\u00ebr t\u00eb ditur n\u00ebse je pik\u00ebrisht biri im Esau ose jo\".\n27:22 Dhe k\u00ebshtu Jakobi iu afrua Isakut, babait t\u00eb tij; dhe mbasi ky e preku me dor\u00eb, tha: \"Z\u00ebri \u00ebsht\u00eb i Jakobit, por duart jan\u00eb duart e Esaut\".\n27:23 K\u00ebshtu ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore ashtu si duart e v\u00ebllait t\u00eb tij Esau; dhe e bekoi.\n27:24 Dhe tha: \"A je ti me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb biri im Esau?\". Ai u p\u00ebrgjigj: \"Po\".\n27:25 At\u00ebher\u00eb Isaku i tha: \"M\u00eb sh\u00ebrbe q\u00eb t\u00eb ha nga gjahu i birit tim dhe shpirti im t\u00eb t\u00eb bekoj\u00eb\". K\u00ebshtu Jakobi i sh\u00ebrbeu dhe Isaku h\u00ebngri. Jakobi i solli edhe ver\u00eb dhe ai e piu.\n27:26 Pastaj babai i tij Isaku i tha: \"Tani afrohu dhe m\u00eb puth, biri im\".\n27:27 Dhe ai u afrua dhe e puthi. Dhe Isaku ndjeu er\u00ebn e rrobave t\u00eb tij dhe e bekoi duke th\u00ebn\u00eb: \"Ja, era e tim biri \u00ebsht\u00eb si era e nj\u00eb fushe, q\u00eb Zoti e ka bekuar.\n27:28 Per\u00ebndia t\u00eb dh\u00ebnt\u00eb ves\u00ebn e qiellit dhe pjellorin\u00eb e tok\u00ebs, si edhe boll\u00ebkun e grurit dhe t\u00eb ver\u00ebs.\n27:29 T\u00eb sh\u00ebrbefshin popujt dhe kombet u p\u00ebrkulshin para teje. Qofsh pronar i v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tu dhe bijt\u00eb e n\u00ebn\u00ebs sate u p\u00ebrkulshin para teje. I mallkuar qoft\u00eb cilido t\u00eb mallkon, i bekuar qoft\u00eb cilido t\u00eb bekon!\".\n27:30 Dhe ndodhi q\u00eb, pik\u00ebrisht kur Isaku kishte mbaruar s\u00eb bekuari Jakobin dhe ky sapo ishte larguar nga prania e t\u00eb atit Isak, v\u00ebllai i tij Esau u kthye nga gjahu.\n27:31 Edhe ai p\u00ebrgatiti nj\u00eb gjell\u00eb t\u00eb shijshme dhe ia shpuri babait t\u00eb tij dhe i tha: \"\u00c7ohu ati im dhe ha nga gjahu i birit t\u00ebnd, me q\u00ebllim q\u00eb shpirti yt t\u00eb m\u00eb bekoj\u00eb\".\n27:32 Isaku, babai i tij, i tha: \"Kush je ti?\". Ai u p\u00ebrgjegj: \"Jam Esau, biri yt i par\u00eblindur\".\n27:33 At\u00ebher\u00eb Isakun e zun\u00eb ca t\u00eb dridhura shum\u00eb t\u00eb forta dhe i tha: \"Kush \u00ebsht\u00eb ai, pra, q\u00eb gjuajti gjahun dhe ma solli? Un\u00eb i h\u00ebngra t\u00eb gjitha para se t\u00eb vije ti dhe e bekova; dhe i bekuar ka p\u00ebr t\u00eb mbetur ai\".\n27:34 Me t\u00eb d\u00ebgjuar fjal\u00ebt e t\u00eb atit, Esau dha nj\u00eb ulurim\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb hidhur. Pastaj i tha t\u00eb atit: \"Bekom\u00eb edhe mua, ati im!\".\n27:35 Por Isaku iu p\u00ebrgjigj: \"Yt v\u00eblla erdhi me mashtrim dhe mori bekimin t\u00ebnd\".\n27:36 Esau i tha: \"Jo m\u00eb kot \u00ebsht\u00eb quajtur Jakob? Ai ma zuri vendin deri tani dy her\u00eb: m\u00eb hoqi par\u00ebbirnin\u00eb dhe ja tani po merr bekimin tim\". Pastaj shtoi: \"A nuk ke ruajtur nj\u00eb bekim p\u00ebr mua?\".\n27:37 At\u00ebher\u00eb Isaku u p\u00ebrgjegj dhe i tha Esaut: \"Ja, un\u00eb e b\u00ebra zotrin\u00eb t\u00ebnd dhe i dhash\u00eb t\u00ebr\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tij si sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb, dhe e pajisa me grur\u00eb dhe me ver\u00eb; \u00e7'mund t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr ty, biri im?\".\n27:38 Esau i tha babait t\u00eb tij: \"A ke vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb bekim, ati im? Bekom\u00eb edhe mua, o ati im!\". Dhe Esau ngriti z\u00ebrin dhe qau.\n27:39 Isaku, babai i tij, u p\u00ebrgjigj duke i th\u00ebn\u00eb: \"Ja, banesa jote do t\u00eb privohet nga pjelloria e tok\u00ebs dhe nga vesa q\u00eb zbret nga lart\u00ebsia e qiellit.\n27:40 Ti do t\u00eb jetosh me shpat\u00ebn t\u00ebnde dhe do t\u00eb jesh sh\u00ebrb\u00ebtori i v\u00ebllait t\u00ebnd; por do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb, kur do t\u00eb luftosh, do ta thyesh zgjedh\u00ebn e tij nga qafa jote\".\n27:41 K\u00ebshtu Esau filloi ta urrej\u00eb Jakobin p\u00ebr shkak t\u00eb bekimit q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb i ati, dhe tha n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vet: \"Dit\u00ebt e zis\u00eb p\u00ebr baban\u00eb po afrohen; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb vras v\u00ebllan\u00eb tim Jakobin\".\n27:42 Kur i treguan Rebek\u00ebs fjal\u00ebt e Esaut, birit t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb madh, ajo d\u00ebrgoi ta th\u00ebrrasin birin e saj m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, Jakobin, dhe i tha: \"Ja, Esau, yt v\u00eblla, ngush\u00ebllohet ndaj teje, duke menduar t\u00eb t\u00eb vras\u00eb.\n27:43 Prandaj, biri im, bindju fjal\u00ebve q\u00eb t\u00eb them: \u00c7ohu dhe ik shpejt n\u00eb Haran te Labano, v\u00ebllai im;\n27:44 dhe q\u00ebndro ca koh\u00eb me t\u00eb, deri sa t'i kaloj\u00eb zem\u00ebrimi v\u00ebllait t\u00ebnd,\n27:45 deri sa m\u00ebria e v\u00ebllait t\u00ebnd t\u00eb largohet prej teje dhe ai t\u00eb harroj\u00eb at\u00eb q\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb t\u00eb marrin prej andej. Pse duhet t'ju humbas q\u00eb t\u00eb dyve br\u00ebnda nj\u00eb dite t\u00eb vetme?\".\n27:46 Pastaj Rebeka i tha Isakut: \"Jam neveritur nga jeta p\u00ebr shkak t\u00eb bijave t\u00eb Hethit. N\u00eb rast se Jakobi merr p\u00ebr grua nj\u00eb nga bijat e Hethit, nj\u00eb grua si ato t\u00eb vendit, \u00e7'm\u00eb duhet jeta?\".\n28:1 At\u00ebher\u00eb Isaku thiri Jakobin, e bekoi, i dha k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr dhe i tha: \"Mos u marto me nj\u00eb grua nga Kanaan\u00ebt.\n28:2 \u00c7ohu, shko n\u00eb Padan-Aram, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Bethuelit, i ati i n\u00ebn\u00ebs sate, dhe merr p\u00ebr grua nj\u00eb nga bijat e Labanos, v\u00ebllait t\u00eb n\u00ebn\u00ebs sate.\n28:3 Per\u00ebndia i plotfuqish\u00ebm t\u00eb bekoft\u00eb, t\u00eb b\u00ebft\u00eb pjellor dhe t\u00eb shumoft\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ti t\u00eb b\u00ebhesh nj\u00eb kuvend popujsh,\n28:4 dhe t\u00eb dh\u00ebnt\u00eb bekimin e Abrahamit ty dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb tu, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ti t\u00eb jesh zot i vendit ku banon si i huaj dhe q\u00eb Per\u00ebndia ia fali Abrahamit\".\n28:5 K\u00ebshtu Isaku e nisi Jakobin, q\u00eb shkoi n\u00eb Padan-Aram te Labano, biri i Bethuelit, Arameu, i v\u00ebllai i Rebek\u00ebs, n\u00ebna e Jakobit dhe e Esaut.\n28:6 Por Esau pa q\u00eb Isaku kishte bekuar Jakobin dhe e kish nisur n\u00eb Padan-Aram q\u00eb t\u00eb merrte atje nj\u00eb grua por, duke e bekuar, i kishte dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr duke th\u00ebn\u00eb: \"Mos merr grua nga bijat e Kanaanit\";\n28:7 dhe Jakobi i ishte bindur t\u00eb atit dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, dhe ishte nisur p\u00ebr n\u00eb Padan-Aram.\n28:8 Kur Esau u bind se bijat e Kanaanit shiheshin me sy t\u00eb keq nga Isaku, babai i tij,\n28:9 shkoi tek Ismaeli dhe mori Mahalathin, t\u00eb bij\u00ebn e Ismaelit, q\u00eb ishte biri i Abrahamit, dhe mot\u00ebr e Nebajothit, me q\u00ebllim q\u00eb ajo t\u00eb b\u00ebhej gruaja e tij, p\u00ebrve\u00e7 grave t\u00eb tjera q\u00eb kishte.\n28:10 Dhe Jakobi u nis n\u00eb Beer-Sheba dhe shkoi n\u00eb drejtim t\u00eb Haranit.\n28:11 Arriti n\u00eb nj\u00eb far\u00eb vendi dhe aty kaloi nat\u00ebn, sepse dielli kishte per\u00ebnduar. At\u00ebher\u00eb mori nj\u00eb nga gur\u00ebt e atij vendi, e vuri n\u00ebn krye t\u00eb tij dhe aty ra n\u00eb gjum\u00eb.\n28:12 Dhe pa n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur mbi tok\u00eb, maja e s\u00eb cil\u00ebs prekte qiellin; dhe ja engj\u00ebjt e Per\u00ebndis\u00eb hipnin e zbrisnin n\u00eb t\u00eb.\n28:13 Dhe ja, Zoti ndodhej n\u00eb maj\u00eb t\u00eb saj dhe i tha: \"Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia i Abrahamit, babait t\u00ebnd, dhe Per\u00ebndia i Isakut; tok\u00ebn mbi t\u00eb cil\u00ebn je shtrir\u00eb do t\u00eb ta jap ty dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb tu;\n28:14 dhe pasardh\u00ebsit e tu do t\u00eb jen\u00eb si pluhur i tok\u00ebs, dhe ti do t\u00eb shtrihesh n\u00eb per\u00ebndim dhe n\u00eb lindje, n\u00eb veri dhe n\u00eb jug; dhe t\u00ebr\u00eb familjet e tok\u00ebs do t\u00eb bekohen n\u00ebp\u00ebrmjet teje dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb tu.\n28:15 Dhe ja, un\u00eb jam me ty dhe do t\u00eb t\u00eb mbroj kudo q\u00eb t\u00eb vesh, dhe do t\u00eb t\u00eb sjell p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend; sepse nuk do t\u00eb t\u00eb braktis para se t\u00eb b\u00ebj at\u00eb q\u00eb t\u00eb kam th\u00ebn\u00eb\".\n28:16 At\u00ebher\u00eb Jakobit i doli gjumi dhe tha: \"Me siguri Zoti \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe un\u00eb nuk e dija\".\n28:17 Dhe pati frik\u00eb e tha: \"Sa i tmerrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ky vend! Kjo nuk \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se sht\u00ebpia e Per\u00ebndis\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb porta e qiellit!\".\n28:18 K\u00ebshtu Jakobi u ngrit her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, mori gurin q\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb n\u00ebn krye t\u00eb vet, e ngriti si nj\u00eb p\u00ebrmendore dhe derdhi vaj mbi maj\u00ebn e saj.\n28:19 Dhe e quajti k\u00ebt\u00eb vend Bethel, kurse m\u00eb par\u00eb emri i qytetit ishte Luc.\n28:20 Pastaj Jakobi lidhi nj\u00eb kusht duke th\u00ebn\u00eb: \"N\u00eb qoft\u00eb se Per\u00ebndia do t\u00eb jet\u00eb me mua dhe do t\u00eb m\u00eb mbroj\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebtimi q\u00eb jam duke b\u00ebr\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb m\u00eb jap\u00eb buk\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dhe rroba p\u00ebr t'u mbuluar,\n28:21 dhe do t\u00eb kthehem n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e babait tim n\u00eb paqe, at\u00ebher\u00eb Zoti do t\u00eb jet\u00eb Per\u00ebndia im;\n28:22 dhe ky gur q\u00eb kam ngritur si p\u00ebrmendore, do t\u00eb jet\u00eb sht\u00ebpia e Per\u00ebndis\u00eb; dhe nga t\u00eb gjitha ato q\u00eb do t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh, un\u00eb do t\u00eb jap\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebn\"\n29:1 Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi n\u00eb vendin e lindor\u00ebve.\n29:2 Shikoi dhe pa nj\u00eb pus n\u00eb nj\u00eb ar\u00eb, dhe aty pran\u00eb tri kope dhensh t\u00eb mbledhura tok, sepse ai pus sh\u00ebrbente p\u00ebr t'u dh\u00ebn\u00eb uj\u00eb kopeve t\u00eb dhenve; dhe rrasa mbi gryk\u00ebn e pusit ishte e madhe.\n29:3 Aty mblidheshin zakonisht t\u00ebr\u00eb kopet\u00eb; at\u00ebher\u00eb \u00e7oban\u00ebt e hiqnin rras\u00ebn nga gryka e pusit dhe u jepnin uj\u00eb dhenve; pastaj e vinin p\u00ebrs\u00ebri rras\u00ebn n\u00eb vendin e saj, n\u00eb gryk\u00ebn e pusit.\n29:4 Dhe Jakobi u tha atyre: \"V\u00ebllez\u00ebr t\u00eb mi, nga jeni?\" Ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"Jemi nga Harani\".\n29:5 At\u00ebher\u00eb ai u tha atyre: \"E njihni ju Labanon, birin e Nahorit?\". Ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"E njohim\".\n29:6 Ai u tha atyre: \"A \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ai?\". Ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"\u00c9sht\u00eb mir\u00eb; dhe ja bija e tij Rakela, e cila po vjen me delet\".\n29:7 Ai tha: \"Ja, \u00ebsht\u00eb ende dit\u00eb p\u00ebr diell dhe nuk ka ardhur koha p\u00ebr t\u00eb mbledhur bag\u00ebtin\u00eb; jepuni uj\u00eb deleve dhe pastaj i \u00e7oni t\u00eb kullosin\"\n29:8 Por ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"Nuk mundemi deri sa t\u00eb gjitha kopet\u00eb t\u00eb mblidhen, e t\u00eb kemi hequr rras\u00ebn nga gryka e pusit; at\u00ebher\u00eb do t'u japim uj\u00eb deleve\".\n29:9 Ai po vazhdonte t\u00eb fliste me ta kur arriti Rakela me delet e t\u00eb atit, sepse ajo ishte nj\u00eb baresh\u00eb.\n29:10 Kur Jakobi pa Rakel\u00ebn, bij\u00ebn e Labanos, v\u00ebllai i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, dhe delet e Labanos, v\u00eblla i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, ai u afrua, e hoqi rras\u00ebn nga gryka e pusit, dhe i dha uj\u00eb kopes\u00eb s\u00eb Labanos, v\u00ebllait t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij.\n29:11 At\u00ebher\u00eb Jakobi puthi Rakel\u00ebn, ngriti z\u00ebrin dhe qau.\n29:12 Pastaj Jakobi e njoftoi Rakel\u00ebn se ishte i nj\u00eb gjaku me t\u00eb atin dhe ishte bir i Rebek\u00ebs. Dhe ajo vrapoi t'ia tregonte t\u00eb atit.\n29:13 Sapo Labano d\u00ebgjoi lajmet e Jakobit, birit t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij, vrapoi drejt tij, e p\u00ebrqafoi, e puthi dhe e \u00e7oi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Dhe Jakobi i tregoi Labanos t\u00ebr\u00eb ato gj\u00ebra.\n29:14 At\u00ebher\u00eb Labano i tha: \"Ti je me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga mishi dhe gjaku im!\". Dhe ai q\u00ebndroi nj\u00eb muaj me t\u00eb.\n29:15 Pastaj Labano i tha Jakobit: \"Pse je fisi im duhet t\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbesh pa marr\u00eb asgj\u00eb? M\u00eb thuaj sa duhet t\u00eb jet\u00eb paga jote\".\n29:16 Tani Labano kishte dy bija: e madhja quhej Lea dhe e vogla Rakela.\n29:17 Lea kishte sy t\u00eb per\u00ebnduar, por Rakela ishte e hijshme dhe e pashme.\n29:18 Prandaj Jakobi e donte Rakel\u00ebn dhe i tha Labanos: \"Un\u00eb do t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej shtat\u00eb vjet p\u00ebr Rakel\u00ebn, bij\u00ebn t\u00ebnde m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\".\n29:19 Labano iu p\u00ebrgjigj: \"M\u00eb mir\u00eb t\u00eb ta jap ty se sa nj\u00eb njeriu tjet\u00ebr; rri me mua\".\n29:20 K\u00ebshtu Jakobi sh\u00ebrbeu shtat\u00eb vjet p\u00ebr Rakel\u00ebn; dhe iu duk\u00ebn pak dit\u00eb sepse e dashuronte.\n29:21 Pastaj Jakobi i tha Labanos: \"M\u00eb jep gruan time, sepse afati u mbush dhe lejo q\u00eb t\u00eb bashkohem me t\u00eb\".\n29:22 At\u00ebher\u00eb Labano mblodhi t\u00ebr\u00eb burrat e vendit dhe shtroi nj\u00eb banket.\n29:23 Por, kur ra mbr\u00ebmja, ai mori bij\u00ebn e tij Lea dhe e \u00e7oi te Jakobi, q\u00eb hyri te ajo.\n29:24 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj Labano i dha sh\u00ebrbyesen e tij Zilpah si sh\u00ebrbyese t\u00eb Leas, bij\u00ebs s\u00eb tij.\n29:25 T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, ai pa se ishte Lea. At\u00ebher\u00eb Jakobi i tha Labanos: \"\u00c7far\u00eb m\u00eb b\u00ebre? A nuk t\u00eb kam sh\u00ebrbyer p\u00ebr Rakel\u00ebn? Pse m\u00eb mashtrove?\".\n29:26 Labano u p\u00ebrgjegj: \"Nuk \u00ebsht\u00eb zakon t\u00eb veprohet k\u00ebshtu n\u00eb vendin ton\u00eb, nuk mund t\u00eb jap\u00ebsh m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn para m\u00eb t\u00eb madhes.\n29:27 Mbaro jav\u00ebn e k\u00ebsaj dhe do t\u00eb japim edhe tjetr\u00ebn, p\u00ebr sh\u00ebrbimin q\u00eb do t\u00eb m\u00eb b\u00ebsh p\u00ebr shtat\u00eb vjet t\u00eb tjera\".\n29:28 At\u00ebher\u00eb Jakobi b\u00ebri si i than\u00eb dhe mbaroi jav\u00ebn e Leas; pastaj Labano i dha p\u00ebr grua bij\u00ebn e tij Rakela.\n29:29 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj Labano i dha sh\u00ebrbyesen e tij Bilhah si sh\u00ebrbyese Rakel\u00ebs, bij\u00ebs s\u00eb tij.\n29:30 Dhe Jakobi hyri gjithashtu te Rakela dhe e dashuroi at\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se Lean; dhe sh\u00ebrbeu shtat\u00eb vjet t\u00eb tjera te Labano.\n29:31 Zoti, duke par\u00eb q\u00eb p\u00ebr Lean nuk kishte dashuri, ia \u00e7eli barkun asaj, nd\u00ebrsa Rakela ishte shterp\u00eb.\n29:32 K\u00ebshtu Lea u ngjiz dhe lindi nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb e quajti Ruben, sepse tha: \"Zoti e pa trishtimin tim; prandaj tani burri im do t\u00eb m\u00eb doj\u00eb\".\n29:33 Pastaj u ngjiz p\u00ebrs\u00ebri dhe lindi nj\u00eb djal\u00eb dhe ajo tha: \"Zoti e pa se nuk kisha dashuri, prandaj m\u00eb dha edhe k\u00ebt\u00eb bir\". Dhe e quajti Simeon.\n29:34 Ajo u ngjiz p\u00ebrs\u00ebri dhe lindi nj\u00eb djal\u00eb, dhe tha: \"K\u00ebsaj radhe burri im do t\u00eb m\u00eb doj\u00eb, sepse i kam lindur tre bij\". Prandaj u quajt Levi.\n29:35 Ajo u ngjiz p\u00ebrs\u00ebri dhe lindi djal\u00eb dhe tha: \"K\u00ebt\u00eb radh\u00eb do t\u00eb kremtoj Zotin\". Prandaj e quajti Juda. Pastaj nuk pati m\u00eb f\u00ebmij\u00eb.\n30:1 Kur Rakela pa q\u00eb nuk po i b\u00ebnte f\u00ebmij\u00eb Jakobit, u b\u00eb ziliqare e motr\u00ebs s\u00eb saj dhe i tha Jakobit: \"M\u00eb b\u00ebj me f\u00ebmij\u00eb p\u00ebrndryshe un\u00eb po vdes\".\n30:2 Jakobi u mbush t\u00ebr\u00eb inat kund\u00ebr Rakel\u00ebs dhe i tha: \"Se mos jam un\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb nuk t\u00eb lejon t\u00eb kesh f\u00ebmij\u00eb?\".\n30:3 Ajo u p\u00ebrgjegj: \"Ja sh\u00ebrbyesja ime Bilhah; hyr tek ajo, q\u00eb ajo t\u00eb lind\u00eb mbi gjunj\u00ebt e mi; k\u00ebshtu n\u00ebp\u00ebrmjet saj do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhem me f\u00ebmij\u00eb\".\n30:4 K\u00ebshtu ajo i dha p\u00ebr grua sh\u00ebrbyesen e vet\u00eb Bilhah dhe Jakobi hyri tek ajo.\n30:5 Dhe Bilhah u ngjiz dhe i dha nj\u00eb bir Jakobit.\n30:6 At\u00ebher\u00eb Rakela tha: \"Per\u00ebndia m\u00eb dha t\u00eb drejt\u00eb; ai d\u00ebgjoi gjithashtu z\u00ebrin tim dhe m\u00eb dha nj\u00eb bir\". Prandaj i vuri emrin Dan.\n30:7 Pastaj Bilhah, sh\u00ebrbyesja e Rakel\u00ebs, u ngjiz p\u00ebrs\u00ebri dhe i lindi nj\u00eb bir t\u00eb dyt\u00eb Jakobit.\n30:8 At\u00ebher\u00eb Rakela tha: \"Kam luftuar shum\u00eb me motr\u00ebn time dhe kam dal\u00eb fitimtare\". Prandaj e quajti djalin Neftali.\n30:9 Por Lea, duke par\u00eb q\u00eb nuk po b\u00ebnte m\u00eb f\u00ebmij\u00eb, mori sh\u00ebrbyesen e saj Zilpah dhe ia dha p\u00ebr grua Jakobit\n30:10 K\u00ebshtu Zilpah, sh\u00ebrbyesja e Leas, i lindi nj\u00eb bir Jakobit.\n30:11 dhe Lea tha: \"\u00c7'fat!\". Dhe i vuri emrin Gad.\n30:12 Pastaj Zilpah, sh\u00ebrb\u00ebtore e Leas, i lindi Jakobit nj\u00eb bir t\u00eb dyt\u00eb.\n30:13 Dhe Lea tha: \"Sa e lumtur jam! Sepse grat\u00eb do t\u00eb m\u00eb quajn\u00eb t\u00eb lumtur\". Prandaj i vuri emrin Asher.\n30:14 N\u00eb koh\u00ebn e korrjes s\u00eb grurit, Rubeni doli dhe gjeti n\u00eb fushat mandragora dhe ia \u00e7oi n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, Leas. At\u00ebher\u00eb Rakela i tha Leas: \"M\u00eb jep edhe mua ca mandragora t\u00eb birit t\u00ebnd!\".\n30:15 Ajo iu p\u00ebrgjegj: \"T\u00eb duket gj\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb m\u00eb more burrin, dhe tani k\u00ebrkon t\u00eb marr\u00ebsh edhe mandragorat e djalit tim?\". Rakela tha: \"Mir\u00eb, pra, si shp\u00ebrblim p\u00ebr mandragorat e birit t\u00ebnd, sonte ai do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb shtrat me ty\".\n30:16 Kur n\u00eb mbr\u00ebmje Jakobi u kthye nga arat, Lea doli ta takoj\u00eb dhe i tha: \"Duhet t\u00eb hysh tek un\u00eb, se t\u00eb kam sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb me mandragorat e birit tim\". K\u00ebshtu, at\u00eb nat\u00eb, ai ra n\u00eb shtrat me t\u00eb.\n30:17 K\u00ebshtu Per\u00ebndia ia plot\u00ebsoi d\u00ebshir\u00ebn Leas, e cila u ngjiz dhe i lindi Jakobit birin e pest\u00eb.\n30:18 Dhe ajo tha: \"Per\u00ebndia m\u00eb dha shp\u00ebrblimin q\u00eb m\u00eb takonte, sepse i dhash\u00eb sh\u00ebrbyesen time burrit tim\". Dhe e quajti Isakar.\n30:19 Pastaj Lea u ngjiz p\u00ebrs\u00ebri dhe i dha Jakobit nj\u00eb bir t\u00eb gjasht\u00eb.\n30:20 At\u00ebher\u00eb Lea tha: \"Per\u00ebndia m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dhunti t\u00eb mir\u00eb; k\u00ebt\u00eb radh\u00eb burri im do t\u00eb banoj\u00eb me mua, sepse i kam lindur gjasht\u00eb bij\". Dhe i vuri emrin Zabulon.\n30:21 Pastaj lindi nj\u00eb bij\u00eb dhe e quajti Dina.\n30:22 Per\u00ebndia u kujtua edhe p\u00ebr Rakel\u00ebn; dhe Per\u00ebndia ia plot\u00ebsoi d\u00ebshir\u00ebn dhe e b\u00ebri t\u00eb frytshme;\n30:23 k\u00ebshtu ajo u ngjiz dhe lindi nj\u00eb djal\u00eb, dhe tha: \"Per\u00ebndia e hoqi turpin tim\".\n30:24 Dhe e quajti Jozef, duke th\u00ebn\u00eb: \"Zoti m\u00eb shtoft\u00eb nj\u00eb bir tjet\u00ebr\".\n30:25 Mbas lindjes s\u00eb Jozefit nga Rakela, Jakobi i tha Labanos: \"M\u00eb lejo t\u00eb iki, q\u00eb t\u00eb shkoj n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, n\u00eb vendin tim.\n30:26 M\u00eb jep grat\u00eb e mia dhe bijt\u00eb e mi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb kam sh\u00ebrbyer dhe lerm\u00eb t\u00eb iki, mbasi ti e njeh mir\u00eb sh\u00ebrbimin q\u00eb t\u00eb kam b\u00ebr\u00eb\".\n30:27 Por Labano i tha: \"N\u00eb rast se kam gjetur hir n\u00eb syt\u00eb e tu, q\u00ebndro, sepse kam prekur me dor\u00eb q\u00eb Zoti m\u00eb ka bekuar p\u00ebr shkakun t\u00ebnd\".\n30:28 Pastaj tha: \"Ma cakto pages\u00ebn t\u00ebnde dhe un\u00eb do t\u00eb ta jap\".\n30:29 Jakobi iu p\u00ebrgjegj: \"Ti e di si t\u00eb kam sh\u00ebrbyer, dhe \u00e7far\u00eb i ka ndodhur bag\u00ebtis\u00eb sate n\u00eb duart e mia.\n30:30 Sepse ajo q\u00eb ti kishe para se t\u00eb vija un\u00eb ishte pak, por tani \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb; dhe Zoti t\u00eb ka bekuar kudo q\u00eb kam q\u00ebn\u00eb un\u00eb. Por tani kur do t\u00eb punoj edhe p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb time?\".\n30:31 Labano tha: \"Sa duhet t\u00eb t\u00eb jap?\". Jakobi iu p\u00ebrgjigj: \"Nuk duhet t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh asgj\u00eb; n\u00eb qoft\u00eb se ti do t\u00eb b\u00ebsh at\u00eb q\u00eb po t\u00eb them, do t\u00eb mbetem k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb kullotur kopet\u00eb e tua dhe p\u00ebr t'u kujdesur p\u00ebr to.\n30:32 Do t\u00eb kaloj dit\u00ebn e sotme n\u00eb mes t\u00ebr\u00eb kopeve t\u00eb tua dhe do t\u00eb ve\u00e7oj t\u00eb gjitha kafsh\u00ebt laramane dhe pikalarme, t\u00eb gjith\u00eb qingjat e zinj dhe t\u00eb gjitha dhit\u00eb lara-lara ose pika-pika. Dhe k\u00ebto kafsh\u00eb do t\u00eb jen\u00eb pagesa ime.\n30:33 K\u00ebshtu tani e tutje ndershm\u00ebria ime do t\u00eb p\u00ebrgjigjet para teje p\u00ebr personin tim, kur do t\u00eb vish t\u00eb kontrollosh pages\u00ebn time; \u00e7do bag\u00ebti q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb laramane a me pika midis dhive dhe \u00e7do qengj jo i zi do t\u00eb konsiderohet i vjedhur po t\u00eb gjindet pran\u00eb meje\".\n30:34 Labano tha: \"Mir\u00eb, le t\u00eb b\u00ebhet ashtu si thua ti!\".\n30:35 dhe po at\u00eb dit\u00eb ve\u00e7oi cjept\u00eb vija-vija dhe me pika dhe t\u00eb gjitha dhit\u00eb laramane dhe pika pika, \u00e7do bag\u00ebti q\u00eb kishte nj\u00eb njoll\u00eb t\u00eb bardh\u00eb apo \u00e7do dele e zez\u00eb midis dhenve, dhe ua la bijve t\u00eb vet.\n30:36 Dhe Labano vendosi nj\u00eb distanc\u00eb prej tri dit\u00ebsh me k\u00ebmb\u00eb midis vetes s\u00eb tij dhe Jakobit; dhe Jakobi kulloste pjes\u00ebn q\u00eb mbeti nga kopet\u00eb e Labanos.\n30:37 Dhe Jakobi mori disa purteka t\u00eb njoma plepi, bajameje dhe rrapi; u b\u00ebri disa zhvoshkje, duke zbuluar t\u00eb bardh\u00ebn e purtekave.\n30:38 Pastaj i vendosi purtekat q\u00eb kishte zhvoshkur q\u00eb t\u00eb shikoheshin nga dhent\u00eb n\u00eb korit\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb vendet ku kopet\u00eb vinin p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb uj\u00eb; dhe kafsh\u00ebt vinin n\u00eb afsh kur vinin p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb.\n30:39 K\u00ebshtu kafsh\u00ebt vinin n\u00eb afsh p\u00ebrpara purtekave dhe pillnin qengja vija-vija, lara-lara dhe pika pika.\n30:40 Pastaj Jakobi i ve\u00e7onte k\u00ebta qengja dhe b\u00ebnte q\u00eb kopet\u00eb t'i kthenin syt\u00eb nga kafsh\u00ebt vija-vija dhe nga t\u00ebr\u00eb ato t\u00eb zeza n\u00eb kopen\u00eb e Labanos. Ai formoi k\u00ebshtu kope t\u00eb ve\u00e7anta, q\u00eb nuk i bashkoi me kopet\u00eb e Labanos.\n30:41 Por ndodhte q\u00eb sa her\u00eb kafsh\u00ebt e fuqishme t\u00eb kopes\u00eb vinin n\u00eb afsh, Jakobi i vinte purtekat n\u00eb korit\u00eb para deleve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebto t\u00eb hynin n\u00eb afsh af\u00ebr purtekave;\n30:42 Por kur kafsh\u00ebt e kopes\u00eb ishin t\u00eb dob\u00ebta, nuk i vinte ato; k\u00ebshtu q\u00eb qengjat e dob\u00ebta ishin t\u00eb Labanos dhe ata t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb Jakobit.\n30:43 K\u00ebshtu ai u b\u00eb shum\u00eb i pasur dhe pati nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh kopesh, sh\u00ebrb\u00ebtoresh, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebsh, devesh dhe gomar\u00ebsh.\n31:1 Por Jakobi d\u00ebgjoi fjal\u00ebt e bijve t\u00eb Labanos q\u00eb thoshin: \"Jakobi mori gjith\u00e7ka kishte ati yn\u00eb; dhe me at\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkiste atit ton\u00eb, ai krijoi gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri\".\n31:2 Jakobi vuri re edhe fytyr\u00ebn e Labanos; dhe ja, ndaj tij nuk ishte si m\u00eb par\u00eb.\n31:3 Pastaj Zoti i tha Jakobit: \"Kthehu n\u00eb vendin e et\u00ebrve t\u00eb tu dhe te fisi yt, dhe un\u00eb do t\u00eb jem me ty\".\n31:4 At\u00ebher\u00eb Jakobi d\u00ebrgoi e thirri Rakel\u00ebn dhe Lean, q\u00eb t\u00eb vinin n\u00eb fushat pran\u00eb kopes\u00eb s\u00eb tij,\n31:5 dhe u tha atyre: \"Un\u00eb e shoh q\u00eb fytyra e atit tuaj ndaj meje nuk \u00ebsht\u00eb si m\u00eb par\u00eb; por Per\u00ebndia i atit tim ka qen\u00eb me mua.\n31:6 Dhe ju e dini se un\u00eb i kam sh\u00ebrbyer atit tuaj me t\u00ebr\u00eb forc\u00ebn time,\n31:7 nd\u00ebrsa ati juaj m\u00eb ka mashtruar dhe ka ndryshuar pages\u00ebn time dhjet\u00eb her\u00eb, por Per\u00ebndia nuk e lejoi t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb keq.\n31:8 N\u00eb qoft\u00eb se ai thoshte: \"Krer\u00ebt laramane do t\u00eb jen\u00eb pagesa jote\", e t\u00ebr\u00eb kopeja pillte qengja laramane; dhe po t\u00eb thoshte: \"Krer\u00ebt vija-vija do t\u00eb jen\u00eb pagesa jote\", t\u00ebr\u00eb kopeja pillte qengja vija-vija.\n31:9 K\u00ebshtu Per\u00ebndia ia hoqi bag\u00ebtin\u00eb atit tuaj dhe ma dha mua.\n31:10 Nj\u00eb her\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn kur kopet\u00eb hynin n\u00eb afsh, un\u00eb ngrita syt\u00eb dhe pash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb cjept\u00eb q\u00eb nd\u00ebrzenin femrat ishin vija-vija, me pulla dhe lara-lara.\n31:11 Dhe engj\u00eblli i Per\u00ebndis\u00eb m\u00eb tha n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr: \"Jakob!\". Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja: \"Ja ku jam!\".\n31:12 At\u00ebher\u00eb ai tha: \"\u00c7o tani syt\u00eb dhe shiko: t\u00ebr\u00eb desht\u00eb q\u00eb nd\u00ebrzejn\u00eb femrat jan\u00eb vija-vija, me pulla dhe lara-lara, sepse pash\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb t\u00eb punon Labano.\n31:13 Un\u00eb jam Per\u00ebndia i Bethelit, ku ti ke vajosur nj\u00eb p\u00ebrmendore dhe m\u00eb lidhe nj\u00eb kusht. Tani \u00e7ohu, l\u00ebre k\u00ebt\u00eb vend dhe kthehu n\u00eb vendlindjen t\u00ebnde\"\".\n31:14 Rakela dhe Lea iu p\u00ebrgjigj\u00ebn dhe i than\u00eb: \"Mos kemi ndoshta ne akoma pjes\u00eb dhe trash\u00ebgimi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e atit ton\u00eb?\n31:15 A nuk na ke trajtuar si t\u00eb huaja p\u00ebr ar\u00ebsye se na ka shitur dhe ve\u00e7 k\u00ebsaj ka ngr\u00ebn\u00eb edhe parat\u00eb tona?\n31:16 T\u00eb gjitha pasurit\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia i hoqi atit ton\u00eb jan\u00eb tonat dhe t\u00eb bijve tan\u00eb; prandaj b\u00ebj t\u00eb gjitha ato q\u00eb Per\u00ebndia t\u00eb ka th\u00ebn\u00eb\".\n31:17 At\u00ebher\u00eb Jakobi u ngrit dhe i vuri bijt\u00eb e tij dhe grat\u00eb e tij mbi devet\u00eb,\n31:18 dhe mori me vete t\u00ebr\u00eb bag\u00ebtin\u00eb e tij duke marr\u00eb me vete gjith\u00eb pasurin\u00eb q\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb, bag\u00ebtin\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkiste dhe at\u00eb q\u00eb e kishte bler\u00eb n\u00eb Padam-Aram, p\u00ebr t\u00eb vajtur tek Isaku, n\u00eb vendin e Kanaan\u00ebve.\n31:19 Nd\u00ebrsa Labano kishte vajtur t\u00eb qethte dhent\u00eb e tij, Rakela vodhi idhujt e t\u00eb atit.\n31:20 Dhe Jakobi u largua fshehurazi nga Labano, Arameu, pa i th\u00ebn\u00eb se kishte nd\u00ebrmend t\u00eb ikte.\n31:21 K\u00ebshtu ai iku me gjith\u00e7ka kishte; u ngrit, kaloi lumin dhe u drejtua p\u00ebr n\u00eb malin e Galaadit.\n31:22 Dit\u00ebn e tret\u00eb i treguan Labanos se Jakobi kishte ikur.\n31:23 At\u00ebher\u00eb ai mori me vete v\u00ebllez\u00ebrit e tij, e ndoqi shtat\u00eb dit\u00eb rrug\u00eb dhe e arriti n\u00eb malin e Galaadit.\n31:24 Por Per\u00ebndia iu shfaq n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nat\u00ebn Labanos, Arameut, dhe i tha: \"Ruhu e mos i fol Jakobit, as p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb e as p\u00ebr t\u00eb keq\".\n31:25 Labano e arriti, pra, Jakobin. Tani Jakobi e kishte ngritur \u00e7adr\u00ebn e tij n\u00eb mal; dhe gjithashtu Labano dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij kishin ngritur \u00e7adrat e tyre mbi malin e Galaadit.\n31:26 At\u00ebher\u00eb Labano i tha Jakobit: \"\u00c7'b\u00ebre duke m\u00eb mashtruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe duke i marr\u00eb bijat e mia si rob\u00ebresha lufte?\n31:27 Pse ike dhe u largove nga un\u00eb fshehurazi, pa m\u00eb lajm\u00ebruar aspak? Un\u00eb do t\u00eb kisha p\u00ebrcjell\u00eb me g\u00ebzim dhe me k\u00ebng\u00eb, me lod\u00ebrz dhe qeste.\n31:28 Dhe nuk m\u00eb lejove t\u00eb puth bijt\u00eb dhe bijat e mia! Ti ke vepruar pa m\u00ebnd.\n31:29 Tani un\u00eb kam n\u00eb dor\u00eb t'ju b\u00ebj keq, por Per\u00ebndia i atit t\u00ebnd m\u00eb foli nat\u00ebn e kaluar, duke th\u00ebn\u00eb: \"Ruhu, mos t'i flas\u00ebsh Jakobit as p\u00ebr mir\u00eb apo p\u00ebr keq\".\n31:30 Sigurisht ike, sepse kishe nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ktheheshe p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e atit t\u00ebnd; po pse vodhe per\u00ebndit\u00eb e mia?\".\n31:31 At\u00ebher\u00eb Jakobi iu p\u00ebrgjegj Labanos: \"Un\u00eb kisha frik\u00eb, sepse mendoja q\u00eb ti mund t\u00eb m\u00eb merrje me forc\u00eb bijat e tua.\n31:32 Por kushdo qoft\u00eb ai t\u00eb cilit do t'i gjesh per\u00ebndit\u00eb e tu, ai duhet t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb prani t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb; k\u00ebrko ti vet\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrket tek un\u00eb dhe merre!\". Jakobi nuk e dinte q\u00eb ato i kishte vjedhur Rakela.\n31:33 K\u00ebshtu Labano hyri n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e Jakobit, n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e Leas dhe n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e dy sh\u00ebrbyeseve, por nuk gjeti asgj\u00eb. Doli pastaj nga \u00e7adra e Leas dhe hyri n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e Rakel\u00ebs.\n31:34 Por Rakela kishte marr\u00eb idhujt dhe i kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb samarin e deves\u00eb, pastaj qe ulur mbi to. Labano k\u00ebrkoi n\u00eb t\u00ebr\u00eb \u00e7adr\u00ebn, por nuk gjeti asgj\u00eb.\n31:35 Dhe ajo i tha t\u00eb atit: \"Mos u zem\u00ebro, zot\u00ebria im, n\u00eb rast se un\u00eb nuk mund t\u00eb \u00e7ohem p\u00ebrpara teje, sepse jam me t\u00eb p\u00ebrmuajshmet e grave\". K\u00ebshtu ai k\u00ebrkoi, por nuk i gjeti idhujt.\n31:36 At\u00ebher\u00eb Jakobi u zem\u00ebrua dhe u grind me Labanon; dhe Jakobi iu p\u00ebrgjegj dhe i tha Labanos: \"Cili \u00ebsht\u00eb faji im, cili \u00ebsht\u00eb m\u00ebkati im, q\u00eb ti t\u00eb m\u00eb ndjek\u00ebsh me aq t\u00ebrbim?\n31:37 Ti rr\u00ebmove n\u00eb t\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat e mia. \u00c7far\u00eb gjete nga t\u00eb gjitha ato q\u00eb i p\u00ebrkasin sht\u00ebpis\u00eb sate? V\u00ebri k\u00ebtu para v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb mi dhe v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tu dhe le t\u00eb vendosin ata midis nesh t\u00eb dy!\n31:38 Kam qen\u00eb nj\u00ebzet vjet me ty; delet dhe dhit\u00eb e tua nuk kan\u00eb d\u00ebshtuar dhe un\u00eb nuk kam ngr\u00ebn\u00eb desht\u00eb e kopes\u00eb sate.\n31:39 Un\u00eb nuk t'i kam sjell\u00eb kurr\u00eb kafsh\u00ebt t\u00eb shqyera nga bishat; d\u00ebmin e kam p\u00ebsuar vet\u00eb; ti k\u00ebrkoje me ngulm nga un\u00eb at\u00eb q\u00eb ishte vjedhur dit\u00ebn apo nat\u00ebn.\n31:40 Ky ishte fati im; dit\u00ebn m\u00eb ligte vapa dhe nat\u00ebn t\u00eb ftohtit e madh, dhe gjumi m\u00eb ikte nga syt\u00eb.\n31:41 Kam q\u00ebn\u00eb nj\u00ebzet vjet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde; t\u00eb kam sh\u00ebrbyer kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet p\u00ebr dy bijat e tua dhe gjasht\u00eb vjet p\u00ebr kopen\u00eb t\u00ebnde. Ti e ke ndryshuar dhjet\u00eb her\u00eb pages\u00ebn time.\n31:42 N\u00eb qoft\u00eb se Per\u00ebndia i atit tim, Per\u00ebndia i Abrahamit dhe Tmerri i Isakut, nuk do t\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb n\u00eb favorin tim, ti me siguri do t\u00eb m\u00eb kishe kthyer duar bosh. Per\u00ebndia e pa trishtimin tim dhe mundin e duarve t\u00eb mia, dhe mbr\u00ebm\u00eb dha vendimin e tij\".\n31:43 At\u00ebher\u00eb Labano u p\u00ebrgjegj dhe tha: \"K\u00ebto bija jan\u00eb bijat e mia, k\u00ebta bij jan\u00eb bijt\u00eb e mi, k\u00ebto kope jan\u00eb kopet\u00eb e mia, dhe gjith\u00e7ka t\u00eb z\u00eb syri \u00ebsht\u00eb imja. Por \u00e7far\u00eb mund t'u b\u00ebj sot k\u00ebtyre bijave t\u00eb mia apo bijve q\u00eb ato kan\u00eb lindur?\n31:44 Prandaj eja t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb bes\u00eblidhie midis teje dhe meje, dhe q\u00eb ajo sh\u00ebrbeft\u00eb si d\u00ebshmi midis teje dhe meje\".\n31:45 At\u00ebher\u00eb Jakobi mori nj\u00eb gur dhe e ngriti si nj\u00eb p\u00ebrmendore.\n31:46 Pastaj Jakobi u tha v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij: \"Mblidhni gur\u00eb\". Dhe ata mor\u00ebn gur\u00eb dhe b\u00ebn\u00eb nj\u00eb tog me ta, dhe h\u00ebngr\u00ebn buk\u00eb pran\u00eb k\u00ebtij togu.\n31:47 Labano e quajti at\u00eb tog Jegar-Sahadutha, nd\u00ebrsa Jakobi e quajti Galed.\n31:48 Dhe Labano tha: \"Sot ky tog \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi midis teje dhe meje\". Prandaj u quajt Galed,\n31:49 edhe Mitspah, sepse Labano tha: \"Zoti t\u00eb mos e ndaj\u00eb syrin mua dhe ty kur do t\u00eb jet\u00eb e pamundur t\u00eb shohim shoqi-shoqin.\n31:50 N\u00eb rast se ti keqtrajton bijat e mia ose martohesh me gra t\u00eb tjera ve\u00e7 bijave t\u00eb mia, edhe sikur t\u00eb mos ket\u00eb asnjeri me ne, kujtohu q\u00eb Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar midis meje dhe teje\".\n31:51 Labano i tha gjithashtu Jakobit: \"Ja ky tog gur\u00ebsh, dhe ja p\u00ebrmendorja q\u00eb kam ngritur midis teje dhe meje.\n31:52 Le t\u00eb jet\u00eb ky tog nj\u00eb d\u00ebshmi dhe le t\u00eb jet\u00eb kjo p\u00ebrmendore nj\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb un\u00eb nuk do ta kap\u00ebrcej k\u00ebt\u00eb tog p\u00ebr t\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb keq ty, dhe q\u00eb ti nuk do ta kap\u00ebrcesh k\u00ebt\u00eb tog dhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmendore p\u00ebr t\u00eb m\u00eb b\u00ebr\u00eb keq mua.\n31:53 Per\u00ebndia i Abrahamit dhe Per\u00ebndia i Nahorit, Per\u00ebndia i atit t\u00eb tyre, u b\u00ebft\u00eb gjykat\u00ebs midis nesh!\". Dhe Jakobi u betua p\u00ebr Tmerrin e Isakut, atit t\u00eb tij.\n31:54 Pastaj Jakobi b\u00ebri nj\u00eb fli n\u00eb mal dhe i ftoi v\u00ebllez\u00ebrit e tij t\u00eb hanin buk\u00eb. Dhe ata h\u00ebngr\u00ebn buk\u00eb dhe e kaluan nat\u00ebn n\u00eb mal.\n31:55 Labano u ngrit her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, i puthi bijt\u00eb dhe bijat e tij dhe i bekoi. Pastaj Labano u nis dhe u kthye n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.\n32:1 Nd\u00ebrsa Jakobi vazhdonte rrug\u00ebn e tij, i dol\u00ebn p\u00ebrpara engj\u00ebj t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\n32:2 Mbasi i pa Jakobi, tha: \"Ky \u00ebsht\u00eb fushimi i Per\u00ebndis\u00eb\"; dhe e quajti at\u00eb vend Mahanaim.\n32:3 Pastaj Jakobi d\u00ebrgoi para tij disa lajm\u00ebtar\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij Esau, n\u00eb vendin e Seirit, n\u00eb fush\u00ebn e Edomit.\n32:4 Dhe u dha atyre k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr duke th\u00ebn\u00eb: \"Do t'i thoni k\u00ebshtu Esaut, zot\u00ebris\u00eb tim: \"K\u00ebshtu thot\u00eb sh\u00ebrbyesi yt Jakobi: Un\u00eb kam banuar pran\u00eb Labanos dhe kam q\u00ebndruar aty deri tani;\n32:5 kam qe, gomar\u00eb, kope, sh\u00ebrbyes dhe sh\u00ebrbyese; dhe k\u00ebt\u00eb po ja tregoj zot\u00ebris\u00eb tim, p\u00ebr t\u00eb gjetur hir n\u00eb syt\u00eb e tu\"\".\n32:6 Lajm\u00ebtar\u00ebt u kthyen pastaj te Jakobi, duke i th\u00ebn\u00eb: \"Vajt\u00ebm te v\u00ebllai yt Esau; dhe tani ai po vjen vet\u00eb q\u00eb t\u00eb takohet me ty dhe ka me vete kat\u00ebrqind burra\".\n32:7 At\u00ebher\u00eb Jakobin e zuri nj\u00eb frik\u00eb e madhe dhe nj\u00eb ankth dhe ndau dysh njer\u00ebzit q\u00eb ishin me t\u00eb, kopet\u00eb, bag\u00ebtin\u00eb e trash\u00eb dhe devet\u00eb, dhe tha:\n32:8 \"N\u00eb qoft\u00eb se Esau vjen kund\u00ebr njerit grup dhe e sulmon, grupi q\u00eb mbetet do t\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb\".\n32:9 Pastaj Jakobi tha: \"O Per\u00ebndi i atit tim Abraham, Per\u00ebndi i atit tim Isak, o Zot, q\u00eb m\u00eb ke th\u00ebn\u00eb: \"Ktheu n\u00eb vendin t\u00ebnd dhe pran\u00eb fisit t\u00ebnd dhe un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj t\u00eb mir\u00eb\",\n32:10 un\u00eb nuk jam i denj\u00eb i t\u00eb gjitha mir\u00ebsive dhe i gjith\u00eb besnik\u00ebris\u00eb q\u00eb ke treguar ndaj sh\u00ebrbyesit t\u00ebnd, sepse un\u00eb e kalova k\u00ebt\u00eb Jordan vet\u00ebm me shkopin tim dhe tani jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dy grupe.\n32:11 \u00c7lirom\u00eb, t\u00eb lutem, nga duart e v\u00ebllait tim, nga duart e Esaut, sepse un\u00eb kam frik\u00eb nga ai dhe druaj q\u00eb ai t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb sulmuar, pa kursyer as n\u00ebnat as f\u00ebmij\u00ebt.\n32:12 Dhe ti the: \"Pa tjet\u00ebr, un\u00eb do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj mir\u00eb dhe do t'i b\u00ebj pasardh\u00ebsit e tu si r\u00ebra e detit, q\u00eb nuk mund t\u00eb llogaritet se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe\"\".\n32:13 K\u00ebshtu Jakobi e kaloi nat\u00ebn n\u00eb at\u00eb vend, dhe nga ato q\u00eb kishte n\u00ebp\u00ebr duar ai zgjodhi nj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e tij Esau:\n32:14 dyqind dhi, nj\u00ebzet cjep, dyqind dele dhe nj\u00ebzet desh,\n32:15 tridhjet\u00eb deve qum\u00ebshtore me t\u00eb vegj\u00eblit e tyre, dyzet lop\u00eb dhe dhjet\u00eb dema, nj\u00ebzet gomarica dhe dhjet\u00eb m\u00ebza.\n32:16 Pastaj ua dor\u00ebzoi sh\u00ebrbyesve t\u00eb tij, \u00e7do kope p\u00ebr llogari t\u00eb vet, dhe u tha sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij: \"Kaloni para meje dhe lini nj\u00eb far\u00eb hap\u00ebsire midis nj\u00eb kopeje dhe tjetr\u00ebs\".\n32:17 Dhe i dha urdh\u00ebr t\u00eb parit: \"Kur v\u00ebllai im Esau do t\u00eb t\u00eb takoj\u00eb dhe do t\u00eb t\u00eb pyes\u00eb: \"I kujt je ti dhe ku shkon? T\u00eb kujt jan\u00eb k\u00ebto kafsh\u00eb para teje?\",\n32:18 ti do t\u00eb p\u00ebrgjigjesh: \"Jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd Jakobit; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb e d\u00ebrguar zot\u00ebris\u00eb tim Esau; dhe ja, ai vet\u00eb po vjen mbas nesh\"\".\n32:19 Ai i dha t\u00eb nj\u00ebjtin urdh\u00ebr t\u00eb dytit, t\u00eb tretit dhe gjith\u00eb atyre q\u00eb ndiqnin kopet\u00eb, duke u th\u00ebn\u00eb: \"N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t'i flisni Esaut kur do ta takoni;\n32:20 dhe do t'i thoni: \"Ja, sh\u00ebrb\u00ebtori yt Jakobi \u00ebsht\u00eb duke ardhur vet\u00eb pas nesh\"\". Sepse thoshte: \"Un\u00eb do ta qet\u00ebsoj me dhurat\u00ebn q\u00eb m\u00eb paraprin e pastaj do t\u00eb shikoj fytyr\u00ebn e tij; ndofta do t\u00eb m\u00eb pres\u00eb mir\u00eb\".\n32:21 K\u00ebshtu dhurata shkoi para tij, por ai e kaloi nat\u00ebn n\u00eb fushim.\n32:22 Por at\u00eb nat\u00eb ai u ngrit, mori dy grat\u00eb e tij, dy sh\u00ebrb\u00ebtoret dhe t\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tij dhe e kaloi vaun e lumit Jabbok.\n32:23 I mori me vete dhe b\u00ebri q\u00eb t\u00eb kalonin p\u00ebrruan t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb zot\u00ebronte.\n32:24 K\u00ebshtu Jakobi mbeti vet\u00ebm dhe nj\u00eb burr\u00eb luftoi me t\u00eb deri n\u00eb agim.\n32:25 Kur ky burr\u00eb e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavr\u00ebn e ij\u00ebs; dhe zgavra e ijes s\u00eb Jakobit u p\u00ebrdrodh, nd\u00ebrsa ai luftonte kund\u00ebr tij.\n32:26 Dhe ai tha: \"L\u00ebrm\u00eb t\u00eb shkoj, se po lind agimi\". Por Jakobi iu p\u00ebrgjegj: \"Nuk do t\u00eb t\u00eb l\u00eb t\u00eb shkosh, n\u00eb rast se nuk m\u00eb bekon m\u00eb par\u00eb!\".\n32:27 Tjetri i tha: \"Cili \u00ebsht\u00eb emri yt?\". Ai u p\u00ebrgjegj: \"Jakob\".\n32:28 At\u00ebher\u00eb ai i tha: \"Emri yt nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashk\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb dhe me njer\u00ebzit, dhe ke fituar\".\n32:29 Jakobi i tha: \"T\u00eb lutem, tregom\u00eb emrin t\u00ebnd\". Por ai iu p\u00ebrgjegj: \"Pse e do emrin tim?\".\n32:30 Dhe k\u00ebshtu ai e bekoi. At\u00ebher\u00eb Jakobi e quajti k\u00ebt\u00eb vend Peniel, sepse tha: \"E pash\u00eb Per\u00ebndin\u00eb ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb dhe jeta ime u fal\".\n32:31 Mbasi ai kaloi Penielin, dielli po ngrihej; dhe Jakobi \u00e7alonte p\u00ebr shkak t\u00eb ij\u00ebs.\n32:32 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye, deri n\u00eb dit\u00ebn e sotme, bijt\u00eb e Izraelit nuk e han\u00eb gilc\u00ebn e kofsh\u00ebs q\u00eb kalon n\u00ebp\u00ebr zgavr\u00ebn e ij\u00ebs, sepse ai njeri kishte prekur zgavr\u00ebn e ij\u00ebs s\u00eb Jakobit n\u00eb pik\u00ebn e gilc\u00ebs s\u00eb kofsh\u00ebs.\n33:1 Jakobi ngriti syt\u00eb, v\u00ebshtroi dhe pa q\u00eb po vinte Esau, q\u00eb kishte me vete kat\u00ebrqind burra. At\u00ebher\u00eb i ndau bijt\u00eb e tij midis Leas, Rakel\u00ebs dhe dy sh\u00ebrbyeseve t\u00eb tij.\n33:2 N\u00eb krye vuri sh\u00ebrbyeset dhe bijt\u00eb e tyre, pastaj Lean dhe bijt\u00eb e saj dhe s\u00eb fundi Rakel\u00ebn dhe Jozefin.\n33:3 Ai vet\u00eb kaloi para tyre dhe u p\u00ebrkul deri n\u00eb tok\u00eb shtat\u00eb her\u00eb deri sa arriti pran\u00eb v\u00ebllait t\u00eb vet.\n33:4 At\u00ebher\u00eb Esau vrapoi drejt tij, e p\u00ebrqafoi, iu hodh n\u00eb qaf\u00eb dhe e puthi; dhe q\u00eb t\u00eb dy qan\u00eb.\n33:5 Pastaj Esau ngriti syt\u00eb, pa grat\u00eb e f\u00ebmij\u00ebt dhe tha: \"Kush jan\u00eb k\u00ebta me ty?\". Jakobi iu p\u00ebrgjigj: \"Jan\u00eb bijt\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia pati mir\u00ebsin\u00eb t'i jap\u00eb sh\u00ebrbyesit t\u00ebnd\".\n33:6 At\u00ebher\u00eb u afruan sh\u00ebrbyeset, ato dhe bijt\u00eb e tyre, dhe u p\u00ebrkul\u00ebn.\n33:7 U afruan edhe Lea dhe bijt\u00eb e saj, dhe u p\u00ebrkul\u00ebn. Pastaj u afruan Jozefi dhe Rakela, dhe u p\u00ebrkul\u00ebn edhe ata.\n33:8 Esau tha: \"\u00c7far\u00eb ke nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebsh me t\u00ebr\u00eb at\u00eb grup q\u00eb takova?\". Jakobi u p\u00ebrgjigj: \"\u00c9sht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur hir n\u00eb syt\u00eb e zot\u00ebris\u00eb tim\".\n33:9 At\u00ebher\u00eb Esau tha: \"Kam mjaft p\u00ebr vete, o v\u00ebllai im; mbaj p\u00ebr vete at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb jotja\".\n33:10 Por Jakobi tha: \"Jo, t\u00eb lutem; n\u00eb qoft\u00eb se kam gjetur hir n\u00eb syt\u00eb e tu, prano dhurat\u00ebn time nga dora ime, sepse kur pash\u00eb fytyr\u00ebn t\u00ebnde, p\u00ebr mua ishte nj\u00eblloj sikur t\u00eb shikoja fytyr\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, dhe ti m\u00eb ke pritur mir\u00eb.\n33:11 Pranoje, pra, dhurat\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb, sepse Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb treguar shum\u00eb i mir\u00eb me mua dhe un\u00eb kam gjith\u00e7ka\". Dhe nguli k\u00ebmb\u00eb aq shum\u00eb, sa q\u00eb Esau pranoi.\n33:12 Pastaj Esau tha: \"Le t\u00eb nisemi, t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb ecim dhe un\u00eb do t\u00eb shkoj para teje\".\n33:13 Por Jakobi u p\u00ebrgjigj: \"Zot\u00ebria im e di q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe q\u00eb kam me vete dele dhe lop\u00eb qum\u00ebshtore; po t'i mbajm\u00eb keq qoft\u00eb edhe nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme, t\u00ebr\u00eb kafsh\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb vdekur.\n33:14 Le t\u00eb kaloj\u00eb zot\u00ebria im para sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb tij, dhe un\u00eb do ta ndjek ngadal\u00eb me hapin e kafsh\u00ebve q\u00eb m\u00eb paraprijn\u00eb dhe me hapin e f\u00ebmij\u00ebve, deri sa t\u00eb arrij\u00eb te zot\u00ebria im n\u00eb Seir\".\n33:15 At\u00ebher\u00eb Esau tha: \"M\u00eb lejo t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb l\u00eb me ty disa nga njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb me mua\". Por Jakobi u p\u00ebrgjigj: \"Pse ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb? Mjafton q\u00eb un\u00eb t\u00eb gjej hir n\u00eb syt\u00eb e zot\u00ebris\u00eb tim\".\n33:16 K\u00ebshtu po at\u00eb dit\u00eb Esau u rikthye n\u00eb rrug\u00ebn e tij drejt Seirit.\n33:17 Jakobi u nis n\u00eb drejtim t\u00eb Sukothit, nd\u00ebrtoi atje nj\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr vete dhe kasolle p\u00ebr bag\u00ebtin\u00eb; prandaj ai vend u quajt Sukoth.\n33:18 Pastaj Jakobi, duke u kthyer nga Padan-Arami, arriti sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb n\u00eb qytetin e Sikemit, n\u00eb vendin e Kanaanit, ku ngriti \u00e7adrat e tij p\u00ebrball\u00eb qytetit.\n33:19 Dhe bleu nga bijt\u00eb e Hamorit, at i Sikemit, p\u00ebr nj\u00ebqind cop\u00eb paresh, pjes\u00ebn e fush\u00ebs ku kishte ngritur \u00e7adrat e tij p\u00ebrball\u00eb qytetit.\n33:20 Pastaj aty ngriti nj\u00eb altar dhe e quajti El-Elohej-Izrael.\n34:1 Por Dina, vajza q\u00eb Lea i kishte lindur Jakobit, doli p\u00ebr t\u00eb par\u00eb bijat e vendit.\n34:2 Dhe Sikemi, biri i Hamorit Hiveut, princi i vendit, sa e pa e rr\u00ebmbeu, ra n\u00eb shtrat me t\u00eb dhe e dhunoi.\n34:3 Dhe shpirti i tij u lidh me Din\u00ebn, t\u00eb bij\u00ebn e Jakobit; ai e dashuroi vajz\u00ebn dhe i foli zemr\u00ebs s\u00eb saj.\n34:4 Pastaj i tha t\u00eb atit Hamor: \"Ma jep k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb p\u00ebr grua\".\n34:5 Por Jakobi d\u00ebgjoi q\u00eb ai e kishte \u00e7nderuar bij\u00ebn e tij Dina; por bijt\u00eb e tij ishin n\u00ebp\u00ebr fushat me bag\u00ebtin\u00eb e tij, dhe Jakobi heshti deri sa u kthyen.\n34:6 At\u00ebher\u00eb Hamori, ati i Sikemit, shkoi tek Jakobi p\u00ebr t'i folur.\n34:7 Sapo d\u00ebgjuan p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur, bijt\u00eb e Jakobit u kthyen nga fushat; ata ishin t\u00eb hidh\u00ebruar dhe shum\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar, sepse ai kishte kryer nj\u00eb veprim t\u00eb turpsh\u00ebm n\u00eb Izrael, duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb shtrat me t\u00eb bij\u00ebn e Jakobit, gj\u00eb q\u00eb nuk duhej b\u00ebr\u00eb.\n34:8 Por Hamori u foli atyre duke th\u00ebn\u00eb: \"Shpirti i tim biri Sikem \u00ebsht\u00eb lidhur me bij\u00ebn tuaj, prandaj jepjani p\u00ebr grua;\n34:9 t\u00eb b\u00ebjm\u00eb krushqi bashk\u00eb: na jepni bijat tuaja dhe merrni bijat tona.\n34:10 K\u00ebshtu ju do t\u00eb banoni me ne dhe vendi do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dispozicionin tuaj; banoni n\u00eb t\u00eb, b\u00ebni treg\u00ebti dhe blini prona\".\n34:11 Pastaj Sikemi u tha t\u00eb atit dhe t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb Din\u00ebs: \"B\u00ebni q\u00eb un\u00eb t\u00eb gjej hir n\u00eb syt\u00eb tuaj dhe do t'ju jap \u00e7far\u00ebdo gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkoni.\n34:12 M\u00eb caktoni madje nj\u00eb paj\u00eb t\u00eb madhe dhe nj\u00eb dhurat\u00eb, dhe un\u00eb do t'ju jap sa t\u00eb k\u00ebrkoni, por ma jepni vajz\u00ebn p\u00ebr grua\".\n34:13 At\u00ebher\u00eb bijt\u00eb e Jakobit iu p\u00ebrgjegj\u00ebn Sikemit dhe Hamorit, t\u00eb atit, dhe u fol\u00ebn atyre me dredhi, sepse Sikemi kishte \u00e7nderuar motr\u00ebn e tyre Dina,\n34:14 dhe u than\u00eb atyre: \"Nuk mund ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb ta japim motr\u00ebn ton\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb parrethprer\u00eb, sepse kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb turp p\u00ebr ne.\n34:15 Vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb kusht do ta pranojm\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn tuaj, dometh\u00ebn\u00eb po t\u00eb jet\u00eb se b\u00ebheni si ne, duke rrethprer\u00eb \u00e7do mashkull nga ju.\n34:16 At\u00ebher\u00eb ne do t'ju japim bijat tona dhe do t\u00eb marrim bijat tuaja, do t\u00eb banojm\u00eb bashk\u00eb me ju dhe do t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb popull i vet\u00ebm.\n34:17 Por n\u00eb qoft\u00eb se nuk doni t\u00eb na d\u00ebgjoni dhe nuk d\u00ebshironi t\u00eb rrethpriteni, ne do t\u00eb marrim bij\u00ebn ton\u00eb dhe do t\u00eb ikim\".\n34:18 Fjal\u00ebt e tyre i p\u00eblqyen Hamorit dhe Sikemit, birit t\u00eb Hamorit.\n34:19 Dhe i riu nuk vonoi ta kryej\u00eb at\u00eb gj\u00eb, sepse e donte t\u00eb bij\u00ebn e Jakobit dhe ishte njeriu m\u00eb i nderuar n\u00eb t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb atit.\n34:20 Hamori dhe Sikemi, bir i tij, erdh\u00ebn n\u00eb portat e qytetit t\u00eb tyre dhe u fol\u00ebn njer\u00ebzve t\u00eb qytetit t\u00eb tyre, duke th\u00ebn\u00eb:\n34:21 \"K\u00ebta njer\u00ebz d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb paqe me ne; le t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb dhe t\u00eb merren me tregti, sepse vendi \u00ebsht\u00eb mjaft i madh edhe p\u00ebr ata. Ne do t\u00eb marrim bijat e tyre p\u00ebr gra dhe do t'ju japim bijat tona.\n34:22 Por k\u00ebta njer\u00ebz do t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb banojn\u00eb me ne p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb popull t\u00eb vet\u00ebm, me t\u00eb vetmin kusht q\u00eb \u00e7do mashkull te ne t\u00eb rrethpritet, ashtu si rrethpriten ata.\n34:23 Bag\u00ebtia e tyre, pasuria e tyre dhe kafsh\u00ebt e tyre a nuk do t\u00eb b\u00ebhen ndofta nj\u00eb dit\u00eb tonat? Le t\u00eb pranojm\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tyre dhe ata do t\u00eb banojn\u00eb bashk\u00eb me ne\".\n34:24 Dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb dilnin nga portat e qytetit d\u00ebgjuan fjal\u00ebt e Hamorit dhe t\u00eb birit t\u00eb tij Sikem; dhe \u00e7do mashkull u rrethpre, t\u00ebr\u00eb ata dilnin nga porta e qytetit.\n34:25 Por ndodhi q\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb, nd\u00ebrsa ata vuanin, dy nga bijt\u00eb e Jakobit, Simeoni dhe Levi, v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb Din\u00ebs, mor\u00ebn secili shpat\u00ebn e vet, u v\u00ebrsul\u00ebn mbi qytetin q\u00eb rrinte n\u00eb siguri dhe vran\u00eb t\u00ebr\u00eb meshkujt.\n34:26 Vran\u00eb me shpat\u00eb edhe Hamorin dhe birin e tij Sikem, pastaj muarr\u00ebn Din\u00ebn nga sht\u00ebpia e Sikemit dhe ik\u00ebn.\n34:27 Bijt\u00eb e Jakobit u v\u00ebrsul\u00ebn mbi t\u00eb vrar\u00ebt dhe pla\u00e7kit\u00ebn qytetin; sepse motr\u00ebn e tyre e kishin \u00e7nderuar.\n34:28 K\u00ebshtu ata mor\u00ebn kopet\u00eb me bag\u00ebti t\u00eb im\u00ebt dhe t\u00eb trash\u00eb, gomar\u00ebt e tyre, gjith\u00e7ka q\u00eb ishte n\u00eb qytet dhe gjith\u00e7ka q\u00eb ishte n\u00ebp\u00ebr fushat,\n34:29 dhe mor\u00ebn me vete si pla\u00e7k\u00eb t\u00ebr\u00eb pasurit\u00eb e tyre, t\u00ebr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb vegj\u00ebl, grat\u00eb e tyre dhe gjith\u00e7ka ndodhej n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb.\n34:30 At\u00ebher\u00eb Jakobi i tha Simeonit dhe Levit: \"Ju m\u00eb keni futur n\u00eb telashe duke m\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb urryer nga banor\u00ebt e vendit, Kanaan\u00ebt dhe Perezejt\u00eb. Me qen\u00eb se ne jemi pakic\u00eb, ata do t\u00eb grumbullohen kund\u00ebr meje dhe do t\u00eb m\u00eb sulmojn\u00eb, dhe un\u00eb ashtu si sht\u00ebpia ime do t\u00eb shfarosemi\".\n34:31 Por ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"A duhet ta trajtonte ai motr\u00ebn ton\u00eb si nj\u00eb prostitut\u00eb?\".\n35:1 Per\u00ebndia i tha Jakobit: \"\u00c7ohu, ngjitu n\u00eb Bethel dhe vendosu aty; dhe b\u00ebj aty nj\u00eb altar Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb t'u shfaq, kur ikje para v\u00ebllait t\u00ebnd Esau\".\n35:2 At\u00ebher\u00eb Jakobi i tha familjes s\u00eb tij dhe gjith\u00eb atyre q\u00eb ishin me t\u00eb: \"Hiqni nga rrethi juaj per\u00ebndit\u00eb e huaja, pastrohuni dhe nd\u00ebrroni rrobat tuaja;\n35:3 pastaj t\u00eb ngrihemi dhe t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Bethel, dhe un\u00eb do t'i b\u00ebj nj\u00eb altar Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb plot\u00ebsoi d\u00ebshir\u00ebn time dit\u00ebn e fatkeq\u00ebsis\u00eb sime dhe q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebroi n\u00eb udh\u00ebtimin q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb\".\n35:4 At\u00ebher\u00eb ata i dhan\u00eb Jakobit t\u00ebr\u00eb per\u00ebndit\u00eb e huaja q\u00eb kishin dhe var\u00ebset q\u00eb mbanin n\u00eb vesh\u00eb; dhe Jakobi i fshehu n\u00ebn lisin q\u00eb ndodhet pran\u00eb Sikemit.\n35:5 Pastaj ata u nis\u00ebn dhe tmerri i Per\u00ebndis\u00eb ra mbi t\u00eb gjitha qytetet rreth tyre, k\u00ebshtu q\u00eb nuk i ndoq\u00ebn bijt\u00eb e Jakobit.\n35:6 K\u00ebshtu Jakobi arriti n\u00eb Luc, dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb Bethel, q\u00eb ndodhet n\u00eb vendin e Kanaanit; erdhi aty me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb ishin me t\u00eb.\n35:7 Dhe aty nd\u00ebrtoi nj\u00eb altar dhe k\u00ebt\u00eb vend e quajti El-Bethel, sepse aty i qe \u00e7faqur Per\u00ebndia kur po ikte para v\u00ebllait t\u00eb tij.\n35:8 At\u00ebher\u00eb vdiq Debora, taja e Rebek\u00ebs, dhe e varros\u00ebn posht\u00eb Bethelit, n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e lisit q\u00eb u quajt Alon-Bakuth.\n35:9 Per\u00ebndia iu shfaq p\u00ebrs\u00ebri Jakobit, kur ky po vinte nga Padam-Arami dhe e bekoi.\n35:10 Dhe Per\u00ebndia i tha: \"Emri yt \u00ebsht\u00eb Jakob; ti nuk do t\u00eb quhesh m\u00eb Jakob, por emri yt do t\u00eb jet\u00eb Izrael\". Dhe i vuri emrin Izrael.\n35:11 Pastaj Per\u00ebndia i tha: \"Un\u00eb jam Per\u00ebndia i Plotfuqish\u00ebm; ti b\u00ebhu i frytsh\u00ebm dhe shum\u00ebzo; nj\u00eb komb, madje nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi kombesh do t\u00eb rrjedhin prej teje, dhe disa mbret\u00ebr kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga ij\u00ebt e tua;\n35:12 dhe do t\u00eb t\u00eb jap ty dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb tu pas teje vendin q\u00eb i dhash\u00eb Abrahamit dhe Isakut\".\n35:13 Pastaj Per\u00ebndia u ngjit m\u00eb lart nga ai, nga vendi ku i kishte folur.\n35:14 At\u00ebher\u00eb Jakobi nd\u00ebrtoi nj\u00eb p\u00ebrmendore, nj\u00eb p\u00ebrmendore prej guri, n\u00eb vendin ku Per\u00ebndia i kishte folur; mbi t\u00eb hodhi pak ver\u00eb dhe derdhi ca vaj sip\u00ebr.\n35:15 Dhe Jakobi e quajti Bethel vendin ku Per\u00ebndia i kishte folur.\n35:16 Pastaj u nis\u00ebn nga Betheli; kishte edhe nj\u00eb cop\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb Efrat\u00eb, kur Rakela lindi. Ajo pati nj\u00eb lindje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb;\n35:17 dhe gjat\u00eb lindjes s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb mamia i tha: \"Mos ki frik\u00eb, sepse edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb ke nj\u00eb djal\u00eb\".\n35:18 Dhe nd\u00ebrsa shpirti po e linte (sepse vdiq), i vuri emrin Ben-Oni, por i ati e quajti Beniamin.\n35:19 K\u00ebshtu Rakela vdiq dhe u varros n\u00eb rrug\u00ebn e Efrat\u00ebs (dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb Betlemit).\n35:20 Dhe Jakobi ngriti mbi varrin e saj nj\u00eb p\u00ebrmendore. Dhe kjo p\u00ebrmendore ekziston ende sot e k\u00ebsaj dite mbi varrin e Rakel\u00ebs.\n35:21 Pastaj Izraeli u nis dhe ngriti \u00e7adr\u00ebn p\u00ebrtej Migdal-Ederit.\n35:22 Dhe ndodhi q\u00eb, nd\u00ebrsa Izraeli banonte n\u00eb at\u00eb vend, Rubeni shkoi e ra n\u00eb shtrat me Bilbah, konkubin\u00ebn e atit t\u00eb tij. Dhe Izraeli e mori vesh.\n35:23 Bijt\u00eb e Jakobit ishin dymb\u00ebdhjet\u00eb. Bijt\u00eb e Leas ishin: Rubeni, i par\u00eblinduri i Jakobit, Simeoni, Levi, Juda, Isakari dhe Zabuloni.\n35:24 Bijt\u00eb e Rakel\u00ebs ishin: Jozefi dhe Beniamini.\n35:25 Bijt\u00eb e Bilhahut, sh\u00ebrb\u00ebtorja e Rakel\u00ebs, ishin: Dani dhe Neftali.\n35:26 Bijt\u00eb e Zilpah\u00ebs, sh\u00ebrb\u00ebtorja e Leas, ishin: Gadi dhe Asheri. K\u00ebta jan\u00eb bijt\u00eb e Jakobit q\u00eb i lind\u00ebn n\u00eb Padan-Aram.\n35:27 Pastaj Jakobi erdhi tek Isaku, i ati, n\u00eb Marme, n\u00eb Kirjath-Arba (dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb Hebron), ku Abrahami dhe Isaku kishin q\u00ebndruar ca koh\u00eb.\n35:28 Isaku jetoi nj\u00ebqind e tet\u00ebdhjet\u00eb vjet.\n35:29 K\u00ebshtu Isaku dha shpirt, vdiq dhe u bashkua me popullin e tij, ishte i plakur dhe i ngopur me dit\u00eb; dhe Esau dhe Jakobi, bijt\u00eb e tij, e varros\u00ebn.\n36:1 K\u00ebta jan\u00eb pasardh\u00ebsit e Esaut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Edomi.\n36:2 Esau i mori grat\u00eb e tij nga bijat e Kanaan\u00ebve: Ad\u00ebn, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamah\u00ebn, e bija e Cibeonit Hiveut;\n36:3 dhe Basemathin, e bija e Ismaelit dhe motra e Nebajothit.\n36:4 Ada i lindi Esaut Elifazin;\n36:5 Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. K\u00ebta jan\u00eb bijt\u00eb e Esaut q\u00eb i lind\u00ebn n\u00eb vendin e Kanaanit.\n36:6 Pastaj Esau mori grat\u00eb e tij, bijt\u00eb dhe bijat e tij, gjith\u00eb njer\u00ebzit e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, kopet\u00eb e tij, t\u00ebr\u00eb bag\u00ebtin\u00eb e tij dhe t\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb q\u00eb kishte bler\u00eb n\u00eb vendin e Kanaan\u00ebve, dhe shkoi n\u00eb nj\u00eb vend, larg v\u00ebllait t\u00eb tij Jakob,\n36:7 sepse pasurit\u00eb e tyre ishin tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb ata t\u00eb mund t\u00eb banonin bashk\u00eb; vendi ku rrinin nuk ishte n\u00eb gjendje t'i mbante p\u00ebr shkak t\u00eb bag\u00ebtis\u00eb s\u00eb tyre.\n36:8 K\u00ebshtu Esau u vendos mbi malin e Seirit; Esau \u00ebsht\u00eb Edomi.\n36:9 K\u00ebta jan\u00eb pasardh\u00ebsit e Esaut, atit t\u00eb Edomit\u00ebve, n\u00eb malin e Seirit.\n36:10 K\u00ebta jan\u00eb emrat e bijve t\u00eb Esaut: Elifazi, i biri i Ad\u00ebs, gruaja e Esaut; Reueli, i biri i Bazemath\u00ebs, gruaja e Esaut.\n36:11 Bijt\u00eb e Elifazit qen\u00eb: Temani, Omari, Cefoni, Gatami dhe Kenaci.\n36:12 Timna ishte konkubina e Elifazit, i biri i Esaut. Ajo i lindi Amalekun Elifazit. K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Ad\u00ebs, gruaja e Esaut.\n36:13 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Reuelit: Nahathi dhe Zerahu, Shamahu dhe Micahu. K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Basemath\u00ebs, gruaja e Esaut.\n36:14 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Oholibamah\u00ebs, e bija e Anahut, e bija e Cibeonit, gruaja e Esaut; ajo i lindi Esaut: Jeushin, Jalamin dhe Korahun.\n36:15 K\u00ebta qen\u00eb krer\u00ebt e bijve t\u00eb Esaut: bijt\u00eb e Elifazit, i par\u00eblinduri i Esaut; kreu Teman, kreu Omar, kreu Cefo, kreu Kenaz,\n36:16 kreu Korah, kreu Gatam dhe kreu Amalek; k\u00ebta qen\u00eb krer\u00ebt e rrjedhur nga Elifazi n\u00eb vendin e Edomit; ata qen\u00eb bijt\u00eb e Ad\u00ebs.\n36:17 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Reuelit, i biri i Esaut: kreu Nahath, kreu Zerah, kreu Shamah dhe kreu Micah; k\u00ebta qen\u00eb krer\u00ebt e rrjedhur nga Reueli n\u00eb vendin e Edomit; ata qen\u00eb bijt\u00eb e Basemath\u00ebs, gruaja e Esaut.\n36:18 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Oholibamah\u00ebs, gruaja e Esaut, kreu Jeush; kreu Jeush, kreu Jalam dhe kreu Korah; ata qen\u00eb krer\u00ebt e rrjedhur nga Oholibamah, e bija e Anahut dhe gruaja e Esaut.\n36:19 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Esaut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Edomi, dhe k\u00ebta qen\u00eb krer\u00ebt e tyre.\n36:20 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Seirit, Horeut, q\u00eb banonin at\u00eb vend: Lotani, Shobali, Cibeoni, Anahu.\n36:21 Dishoni, Etseri dhe Dishani. K\u00ebta qen\u00eb krer\u00ebt e Horejve, bijt\u00eb e Seirit, n\u00eb vendin e Edomit.\n36:22 Bijt\u00eb e Lotanit qen\u00eb: Hori dhe Hemami; dhe motra e Lotanit qe Timna.\n36:23 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Shobalit: Alvani, Manahathi, Ebali, Shefo dhe Onami.\n36:24 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Cibeonit: Aja dhe Anahu. Anahu \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb zbuloi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb uj\u00ebra t\u00eb nxehta nd\u00ebrsa po kulloste gomar\u00ebt e Cibeonit, atit t\u00eb tij.\n36:25 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Anahut: Dishoni dhe Oholibamah, e bija e Anahut.\n36:26 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.\n36:27 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Etserit: Bilhani, Zaavani dhe Akani.\n36:28 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Dishanit: Utsi dhe Arani.\n36:29 K\u00ebta qen\u00eb krer\u00ebt e Horejve: kreu Lothan, kreu Shobal, kreu Cibeon, kreu Anah,\n36:30 kreu Dishon, kreu Etser, kreu Dishan. K\u00ebta qen\u00eb krer\u00ebt e Horejve, krer\u00ebt q\u00eb ata pat\u00ebn n\u00eb vendin e Seirit.\n36:31 K\u00ebta qen\u00eb mbret\u00ebrit q\u00eb mbret\u00ebruan n\u00eb vendin e Edomit, para se ndonj\u00eb mbret t\u00eb sundonte mbi bijt\u00eb e Izraelit:\n36:32 Bela, i biri i Beorit, mbret\u00ebroi n\u00eb Edom, dhe emri i qytetit t\u00eb tij qe Dinhabah.\n36:33 Bela vdiq dhe n\u00eb vend t\u00eb tij mbret\u00ebroi Jobabi, i biri i Zerahut, nga Botsrahu.\n36:34 Jobabi vdiq dhe n\u00eb vend t\u00eb tij mbret\u00ebroi Hushami, nga vendi i Temanit\u00ebve.\n36:35 Hushami vdiq, dhe n\u00eb vend t\u00eb tij mbret\u00ebroi Hadabi, i biri i Bedadit, q\u00eb mundi Madianit\u00ebt n\u00eb fushat e Moabit; dhe emri i qytetit t\u00eb tij qe Avith.\n36:36 Hadadi vdiq dhe n\u00eb vend t\u00eb tij mbret\u00ebroi Samlahu, nga Masrekahu.\n36:37 Samlahu vdiq dhe n\u00eb vend t\u00eb tij mbret\u00ebroi Sauli nga Rohoboth, mbi Lum\u00eb.\n36:38 Sauli vdiq dhe n\u00eb vend t\u00eb tij mbret\u00ebroi Baal-Hanani, i biri i Akborit.\n36:39 Baal-Hanani, i biri i Akborit, vdiq dhe n\u00eb vendin e tij mbret\u00ebroi Hadari. Emri i qytetit t\u00eb tij qe Pau, dhe emri i gruas s\u00eb tij qe Mehetabel, e bija e Metred\u00ebs dhe e Mezahabut.\n36:40 K\u00ebto qen\u00eb emrat e krer\u00ebve t\u00eb Esaut, simbas familjeve t\u00eb tyre dhe territoreve t\u00eb tyre, me emrat e tyre; kreu Timnah, kreu Alvah, kreu Jetheth,\n36:41 kreu Oholibamah, kreu Elah, kreu Pinon,\n36:42 kreu Kenac, kreu Teman, kreu Mibcar,\n36:43 kreu Magdiel dhe kreu Iram. K\u00ebta qen\u00eb krer\u00ebt e Edomit simbas vendbanimit t\u00eb tyre, n\u00eb vendin q\u00eb zot\u00ebronin. Ky qe Esau, ati i Edomit\u00ebve.\n37:1 Por Jakobi banoi n\u00eb vendin ku i ati kishte q\u00ebndruar, n\u00eb vendin e Kanaan\u00ebve.\n37:2 K\u00ebta jan\u00eb pasardh\u00ebsit e Jakobit. Jozefi, n\u00eb mosh\u00ebn shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are, kulloste kopen\u00eb bashk\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit e tij; i riu rrinte me bij\u00ebn e Bilhah\u00ebs dhe me bijt\u00eb e Zilpah\u00ebs, q\u00eb ishin grat\u00eb e babait t\u00eb tij. Por Jozefi i tregoi t\u00eb atit p\u00ebr namin e keq q\u00eb p\u00ebrhapej mbi sjelljen e tyre.\n37:3 Por Izraeli e donte Jozefin m\u00eb tep\u00ebr se t\u00ebr\u00eb bijt\u00eb e tij, sepse ishte biri i pleq\u00ebris\u00eb s\u00eb tij; dhe i b\u00ebri nj\u00eb rrobe t\u00eb gjat\u00eb deri te k\u00ebmb\u00ebt.\n37:4 Por v\u00ebllez\u00ebrit e tij, duke par\u00eb q\u00eb i ati i tyre e donte m\u00eb tep\u00ebr nga t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb, filluan ta urrejn\u00eb dhe nuk mund t'i flisnin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb miq\u00ebsore.\n37:5 Por Jozefi pa nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dhe ua tregoi v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij; dhe k\u00ebta e urryen edhe m\u00eb tep\u00ebr.\n37:6 Ai u tha atyre: \"D\u00ebgjoni, ju lutem, \u00ebndrr\u00ebn q\u00eb pash\u00eb.\n37:7 Ne ishim duke lidhur duaj n\u00eb mes t\u00eb ar\u00ebs, kur papritmas duajt e mi u drejtuan dhe q\u00ebndruan drejt, kurse duajt tuaja u mblodh\u00ebn dhe u p\u00ebrkul\u00ebn p\u00ebrpara duajve t\u00eb mi\".\n37:8 At\u00ebher\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tij i than\u00eb: \"A duhet t\u00eb mbret\u00ebrosh ti mbi ne, ose do t\u00eb na sundosh me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb?\". Dhe e urryen edhe m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr shkak t\u00eb \u00ebndrrave t\u00eb tij dhe t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb tij.\n37:9 Ai pa nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr tjet\u00ebr dhe ua tregoi v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij, duke th\u00ebn\u00eb: \"Pash\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr tjet\u00ebr! Dhe ja, dielli, h\u00ebna dhe nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb yje p\u00ebrkuleshin para meje\".\n37:10 Dhe ai ia tregoi k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr atit t\u00eb tij dhe v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij; i ati e qortoi dhe i tha: \"\u00c7'kuptim ka \u00ebndrra q\u00eb ke par\u00eb? A do t\u00eb duhet q\u00eb pik\u00ebrisht un\u00eb, n\u00ebna jote dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tu t\u00eb vijn\u00eb e t\u00eb p\u00ebrkulemi deri n\u00eb tok\u00eb para teje?\".\n37:11 Dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij e kishin zili, por i ati e mbante p\u00ebrbrenda k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.\n37:12 Nd\u00ebrkaq v\u00ebllez\u00ebrit e Jozefit kishin vajtur p\u00ebr t\u00eb kullotur kopen\u00eb e atit t\u00eb tyre n\u00eb Sikem.\n37:13 Dhe Izraeli i tha Jozefit: \"V\u00ebllez\u00ebrit e tu a nuk jan\u00eb ndofta duke kullotur kopen\u00eb n\u00eb Sikem? Eja, do t\u00eb d\u00ebrgoj tek ata\". Ai u p\u00ebrgjegj: \"Ja ku jam\".\n37:14 Izraeli i tha: \"Shko t\u00eb shikosh n\u00eb se v\u00ebllez\u00ebrit e tu jan\u00eb mir\u00eb dhe n\u00eb se kopeja shkon mir\u00eb, dhe kthehu t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh p\u00ebrgjigje\". K\u00ebshtu e nisi n\u00eb lugin\u00ebn e Hebronit dhe ai arriti n\u00eb Sikem.\n37:15 Nd\u00ebrsa ai endej n\u00eb fush\u00eb, nj\u00eb burr\u00eb e gjeti dhe e pyeti: \"\u00c7far\u00eb k\u00ebrkon?\".\n37:16 Ai u p\u00ebrgjegj: \"Jam duke k\u00ebrkuar v\u00ebllez\u00ebrit e mi; t\u00eb lutem m\u00eb trego se ku ndodhen duke kullotur bag\u00ebtin\u00eb\".\n37:17 Ai burr\u00eb i tha: \"Ata kan\u00eb ikur s\u00eb k\u00ebtejmi, sepse i d\u00ebgjova q\u00eb thonin: \"T\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Dothan\"\". At\u00ebher\u00eb Jozefi shkoi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe i gjeti n\u00eb Dothan.\n37:18 Ata e pan\u00eb s\u00eb largu, dhe para se t'u afrohej, komplotuan kund\u00ebr tij p\u00ebr ta vrar\u00eb.\n37:19 Dhe i than\u00eb nj\u00ebri tjetrit: \"Ja ku po vjen \u00ebnd\u00ebrruesi!\n37:20 Ejani, pra, ta vrasim dhe ta hedhim n\u00eb nj\u00eb pus; do t\u00eb themi pastaj q\u00eb nj\u00eb kafsh\u00eb e eg\u00ebr e h\u00ebngri; k\u00ebshtu do t\u00eb shohim se \u00e7'p\u00ebrfundim do t\u00eb ken\u00eb \u00ebnd\u00ebrrat e tij\".\n37:21 Rubeni i d\u00ebgjoi k\u00ebto dhe vendosi ta shp\u00ebtoj\u00eb nga duart e tyre, dhe tha: \"Nuk do ta vrasim\".\n37:22 Pastaj Rubeni shtoi: \"Mos derdhni gjak, por hidheni n\u00eb k\u00ebt\u00eb pus t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs dhe mos e goditni me dor\u00ebn tuaj\". Thoshte k\u00ebshtu p\u00ebr ta shp\u00ebtuar nga duart e tyre dhe p\u00ebr t'ia shp\u00ebn\u00eb t\u00eb atit.\n37:23 Kur Jozefi arriti pran\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij, k\u00ebta e zhvesh\u00ebn nga veshja e tij, nga rrobja e gjat\u00eb q\u00eb i arrinte deri te k\u00ebmb\u00ebt;\n37:24 pastaj e kap\u00ebn dhe e hodh\u00ebn n\u00eb pus. Por pusi ishte bosh, nuk kishte uj\u00eb brenda.\n37:25 Pastaj u ul\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb; por, duke ngritur syt\u00eb, ata pan\u00eb nj\u00eb karvan Ismaelit\u00ebsh q\u00eb vinte nga Galaadi me devet\u00eb e tyre t\u00eb ngarkuara me er\u00ebza, balsame dhe mirr\u00eb, dhe udh\u00ebtonte p\u00ebr t'i \u00e7uar n\u00eb Egjipt.\n37:26 At\u00ebher\u00eb Juda u tha v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij: \"\u00c7'dobi do t\u00eb kemi po t\u00eb vrasim v\u00ebllan\u00eb ton\u00eb dhe t\u00eb fshehim gjakun e tij?\n37:27 Ejani, t'ia shesim Ismaelit\u00ebve dhe t\u00eb mos e godas\u00eb dora jon\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai yn\u00eb, mishi yn\u00eb\". Dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij e d\u00ebgjuan.\n37:28 Nd\u00ebrsa po kalonin ata tregtar\u00eb Madianit\u00eb, ata e ngrit\u00ebn dhe e nxor\u00ebn Jozefin jasht\u00eb pusit dhe ia shit\u00ebn Ismaelit\u00ebve p\u00ebr nj\u00ebzet monedha argjendi. Dhe k\u00ebta e shpun\u00eb Jozefin n\u00eb Egjipt.\n37:29 Rubeni u kthye te pusi, por Jozefi nuk ishte m\u00eb n\u00eb pus. At\u00ebher\u00eb ai i \u00e7orri rrobat e tij.\n37:30 Pastaj u kthye te v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe tha: \"Djali nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb; po un\u00eb, ku do t\u00eb shkoj un\u00eb?\".\n37:31 K\u00ebshtu ata muar\u00ebn rrob\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb Jozefit, ther\u00ebn nj\u00eb cjap dhe e fut\u00ebn rrob\u00ebn n\u00eb gjak.\n37:32 Pastaj e \u00e7uan rrob\u00ebn te babai dhe i than\u00eb: \"Kemi gjetur k\u00ebt\u00eb; shiko pak n\u00ebse \u00ebsht\u00eb rrobja e birit t\u00ebnd\".\n37:33 Dhe ai e njohu dhe tha: \"\u00c9sht\u00eb rrobja e tim biri, e ka ngr\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb kafsh\u00eb e eg\u00ebr; me siguri Jozefin e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb cop\u00eb e \u00e7ik\u00eb\".\n37:34 At\u00ebher\u00eb Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi nj\u00eb grathore dhe mbajti zi p\u00ebr birin e tij shum\u00eb dit\u00eb.\n37:35 Dhe t\u00eb gjith\u00eb bijt\u00eb dhe t\u00eb gjitha bijat e tij erdh\u00ebn p\u00ebr ta ngush\u00eblluar, por ai nuk pranoi t\u00eb ngush\u00ebllohet dhe tha: \"Un\u00eb do t\u00eb zbres n\u00eb Sheol pran\u00eb birit tim p\u00ebr t\u00eb mbajtur zi\". K\u00ebshtu e qau i ati.\n37:36 Nd\u00ebrkaq Madianit\u00ebt e shit\u00ebn Jozefin n\u00eb Egjipt dhe ia shit\u00ebn Potifarit, oficer i Faraonit dhe kapiten i rojeve.\n38:1 Por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ndodhi q\u00eb Juda la v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe shkoi t\u00eb rrij\u00eb me nj\u00eb burr\u00eb nga Adullami, q\u00eb quhej Hirah.\n38:2 Kur Juda pa vajz\u00ebn e nj\u00eb burri Kananean t\u00eb quajtur Shua e mori p\u00ebr grua dhe u bashkua me t\u00eb.\n38:3 Dhe ajo u ngjiz dhe lindi nj\u00eb bir, q\u00eb ajo e quajti Er.\n38:4 Pastaj ajo u ngjiz dhe lindi nj\u00eb bir, q\u00eb ai e quajti Onan.\n38:5 Ajo u ngjiz p\u00ebrs\u00ebri dhe lindi nj\u00eb bir, t\u00eb cilit i vuri emrin Shelah. Juda ishte n\u00eb Kecib kur ajo lindi.\n38:6 Pastaj Juda i dha Erit t\u00eb par\u00eblindurit t\u00eb tij, nj\u00eb grua t\u00eb quajtur Tamara.\n38:7 Por Eri, i par\u00eblinduri i Jud\u00ebs, ishte i keq n\u00eb syt\u00eb e Zotit dhe Zoti e b\u00ebri t\u00eb vdes\u00eb.\n38:8 At\u00ebher\u00eb Juda i tha Onanit: \"Shko te gruaja e v\u00ebllait t\u00ebnd, martohu me t\u00eb dhe krijoi trash\u00ebgimtar\u00eb v\u00ebllait t\u00ebnd\".\n38:9 Por Onani, duke ditur se k\u00ebta pasardh\u00ebs nuk kishin p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb vet\u00ebt, kur bashkohej me gruan e t\u00eb v\u00ebllait, e hidhte far\u00ebn e tij p\u00ebrtok\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb pasardh\u00ebs v\u00ebllait t\u00eb tij.\n38:10 Kjo nuk i p\u00eblqeu Zotit, q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb vdes\u00eb edhe at\u00eb.\n38:11 At\u00ebher\u00eb Juda i tha Tamar\u00ebs, nuses s\u00eb birit t\u00eb tij: \"Rri si e ve n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e atit t\u00ebnd, deri sa biri im Shelah t\u00eb rritet\". Sepse mendonte: \"Kam frik\u00eb se edhe ai ka p\u00ebr t\u00eb vdekur si v\u00ebllez\u00ebrit e tij\". K\u00ebshtu Tamara u nis dhe banoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb atit.\n38:12 Mbas nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb vdiq gruaja e Jud\u00ebs, q\u00eb ishte e bija e Shuas; kur mbaroi zin\u00eb, Juda u ngjit tek ata q\u00eb qethnin delet e tij n\u00eb Timnah bashk\u00eb me mikun e tij Hirah, i quajtur Adullamiti.\n38:13 K\u00ebt\u00eb e mori vesh Tamara dhe asaj i than\u00eb: \"Ja, vjehrri yt po ngjitet n\u00eb Timnah p\u00ebr t\u00eb qethur delet e tij\".\n38:14 At\u00ebher\u00eb ajo hoqi rrobat e saj t\u00eb vej\u00ebris\u00eb, u mbulua me nj\u00eb velo dhe u mb\u00ebshtoll e t\u00ebra; pastaj u ul te porta e Enaimit, q\u00eb ndodhet n\u00eb rrug\u00ebn drejt Timnahut; n\u00eb fakt ajo kishte par\u00eb q\u00eb Shelahu ishte rritur m\u00eb n\u00eb fund, por ajo nuk i ishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr grua.\n38:15 Sa e pa Juda mendoi q\u00eb ajo ishte prostitut\u00eb, sepse e kishte fytyr\u00ebn t\u00eb mbuluar.\n38:16 Prandaj ai iu afrua asaj n\u00eb rrug\u00eb dhe i tha: \"L\u00ebrm\u00eb t\u00eb hyj te ti\". N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk e dinte se ajo ishte nusja e djalit t\u00eb tij. Ajo iu p\u00ebrgjegj: \"\u00c7far\u00eb do t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb tek un\u00eb?\"\n38:17 At\u00ebher\u00eb ai i tha: \"Do t\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj nj\u00eb kec nga kopeja ime\". Ajo e pyeti: \"A m\u00eb jep nj\u00eb peng deri sa t\u00eb ma d\u00ebrgosh?\".\n38:18 Ai i tha: \"\u00c7far\u00eb pengu duhet t\u00eb t\u00eb jap?\". Ajo u p\u00ebrgjegj: \"Vul\u00ebn t\u00ebnde, kordonin t\u00ebnd dhe bastunin q\u00eb ke n\u00eb dor\u00eb\". Ai ia dha, hyri te ajo dhe ajo u ngjiz me t\u00eb.\n38:19 Pastaj ajo u ngrit dhe iku; hoqi velin dhe veshi p\u00ebrs\u00ebri rrobat e saj t\u00eb vej\u00ebris\u00eb.\n38:20 Por Juda i d\u00ebrgoi kecin me an\u00eb t\u00eb mikut t\u00eb tij, Adulamitit, p\u00ebr t\u00eb rimar\u00eb pengun nga duart e asaj gruaje; po ai nuk e gjeti at\u00eb.\n38:21 At\u00ebher\u00eb pyeti njer\u00ebzit vendas duke th\u00ebn\u00eb: \"Ku \u00ebsht\u00eb ajo prostitut\u00eb q\u00eb rrinte n\u00eb Enaim, n\u00eb rrug\u00eb?\". Ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"Nuk ka pasur asnj\u00eb prostitut\u00eb k\u00ebtu\".\n38:22 K\u00ebshtu ai u kthye te Juda dhe i tha: \"Nuk e gjeta; ve\u00e7 k\u00ebsaj vendasit m\u00eb than\u00eb: \"Nuk ka pasur asnj\u00eb prostitut\u00eb k\u00ebtu\"\".\n38:23 At\u00ebher\u00eb Juda tha: \"Le ta mbaj\u00eb, pra, pengun q\u00eb i dhash\u00eb, sepse nuk duam t\u00eb mbulohemi me turp. Ja, un\u00eb i d\u00ebrgova k\u00ebt\u00eb kec dhe ti nuk e gjete\".\n38:24 Tre muaj m\u00eb von\u00eb erdh\u00ebn dhe i than\u00eb Jud\u00ebs: \"Tamara, nusja e birit t\u00ebnd, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prostitut\u00eb; dhe, nga ky shkak, ajo ka mbetur gjithashtu me barr\u00eb\". At\u00ebher\u00eb Juda u tha: \"Nxirreni jasht\u00eb dhe digjeni!\".\n38:25 Nd\u00ebrsa po e nxirrnin jasht\u00eb, ajo i \u00e7oi fjal\u00eb t\u00eb vjehrrit: \"Njeriu t\u00eb cilit i p\u00ebrkasin k\u00ebto sende, m\u00eb la me barr\u00eb\". Pastaj tha: \"Shiko n\u00eb se mund t\u00eb dallosh t\u00eb kujt jan\u00eb k\u00ebto sende: vula, kordoni dhe bastuni\".\n38:26 Juda i njohu dhe i tha: \"Ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e drejt\u00eb se un\u00eb, se un\u00eb nuk ia dhash\u00eb Shelahut, birit tim\". Dhe ai nuk pati m\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb.\n38:27 Kur edhi koha e lindjes, ajo kishte n\u00eb bark dy binjak\u00eb.\n38:28 Nd\u00ebrsa po lindte, njeri prej tyre nxori jasht\u00eb nj\u00eb dor\u00eb dhe mamia e kapi dhe i lidhi nj\u00eb fije t\u00eb kuqe flak\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: \"Ky doli i pari\".\n38:29 Por ai e t\u00ebrhoqi dor\u00ebn e tij, dhe ja q\u00eb doli jasht\u00eb v\u00ebllai i tij. At\u00ebher\u00eb mamia tha: \"Si ia \u00e7ave rrug\u00ebn vetes?\". P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye u quajt Perets.\n38:30 Pastaj doli v\u00ebllai i tij, q\u00eb kishte rreth dor\u00ebs fijen ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe flak\u00eb; dhe u quajt Zerah.\n39:1 Nd\u00ebrkaq Jozefi u \u00e7ua n\u00eb Egjipt; dhe Potifari, oficeri i Faraonit dhe kapiten i rojeve, nj\u00eb egjiptas, e bleu nga Ismaelit\u00ebt q\u00eb e kishin sjell\u00eb atje.\n39:2 Zoti qe me Jozefin, dhe ky pasurohej dhe banonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, egjiptasit.\n39:3 Dhe zot\u00ebria e tij e pa q\u00eb Zoti qe me t\u00eb dhe q\u00eb Zoti e sillte mbar\u00eb n\u00eb duart e tij gjith\u00e7ka b\u00ebnte.\n39:4 K\u00ebshtu Jozefi fitoi hir n\u00eb syt\u00eb e atij dhe hyri n\u00eb sh\u00ebrbimin personal t\u00eb Potifarit, q\u00eb e em\u00ebroi kryeadministrator t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij dhe i la n\u00eb dor\u00eb gjith\u00e7ka zot\u00ebronte.\n39:5 Nga \u00e7asti q\u00eb e b\u00ebri kryeadministrator t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij dhe p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb zot\u00ebronte, Zoti e bekoi sht\u00ebpin\u00eb e egjiptasit p\u00ebr shkak t\u00eb Jozefit; dhe bekimi i Zotit p\u00ebrfshiu gjith\u00e7ka ai kishte n\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00eb fush\u00eb.\n39:6 K\u00ebshtu Potifari la gjith\u00e7ka kishte n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Jozefit dhe nuk shqet\u00ebsohej m\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 ushqimit t\u00eb vet. Dhe Jozefi ishte i bukur nga forma dhe kishte nj\u00eb pamje t\u00ebrheq\u00ebse.\n39:7 Mbas gjith\u00eb k\u00ebtyre gj\u00ebrave, gruaja e zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij ia vuri syt\u00eb Jozefit dhe i tha: \"Bjer\u00eb e fli me mua\".\n39:8 Por ai e refuzoi dhe i tha gruas s\u00eb zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij: \"Ja, zot\u00ebria ime nuk shqet\u00ebsohet p\u00ebr ato q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me mua dhe ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e mia gjith\u00e7ka zot\u00ebron.\n39:9 Nuk ka asnj\u00eb m\u00eb t\u00eb madh se un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi; ai nuk m\u00eb ka ndaluar asgj\u00eb ve\u00e7 teje, sepse je gruaja e tij. Si mund ta b\u00ebj un\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb madhe dhe t\u00eb kryej nj\u00eb m\u00ebkat kund\u00ebr Per\u00ebndis\u00eb?\".\n39:10 Me gjith\u00eb faktin q\u00eb ajo i fliste Jozefit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb \u00e7do dit\u00eb, ai nuk pranoi t\u00eb binte n\u00eb shtrat me t\u00eb dhe t'i jepej asaj.\n39:11 Nj\u00eb dit\u00eb ndodhi q\u00eb ai hyri n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tij, dhe nuk ndodhej n\u00eb sht\u00ebpi asnj\u00eb prej sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve.\n39:12 At\u00ebher\u00eb ajo e kapi nga rrobat dhe i tha: \"Eja t\u00eb shtrihesh me mua\". Por ai ia la n\u00eb dor\u00eb rroben e tij, iku duke vrapuar jasht\u00eb.\n39:13 Kur ajo pa q\u00eb ai ia kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb rroben e tij dhe kishte ikur jasht\u00eb,\n39:14 thirri sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e vet dhe u tha: \"Shikoni, ai na solli n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb hebre p\u00ebr t'u tallur me ne; ai erdhi tek un\u00eb p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb me mua, por un\u00eb b\u00ebrtita me t\u00eb madhe.\n39:15 Me t\u00eb d\u00ebgjuar q\u00eb un\u00eb ngrita z\u00ebrin dhe fillova t\u00eb b\u00ebrtas, ai la rrob\u00ebn e tij pran\u00eb meje, iku dhe vrapoi jasht\u00eb\".\n39:16 K\u00ebshtu ajo mbajti pran\u00eb saj rroben e tij, deri sa u kthye n\u00eb sht\u00ebpi zot\u00ebria e saj.\n39:17 At\u00ebher\u00eb ajo i foli n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: \"Ai sh\u00ebrb\u00ebtor hebre, q\u00eb ti na solle, erdhi tek un\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb loj\u00eb.\n39:18 Por sa ngrita z\u00ebrin dhe b\u00ebrtita, ai la rroben pran\u00eb meje dhe iku jasht\u00eb\".\n39:19 K\u00ebshtu, kur zot\u00ebria e saj d\u00ebgjoi fjal\u00ebt e gruas s\u00eb vet q\u00eb i fliste n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: \"Sh\u00ebrb\u00ebtori yt m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb!\", ai u inatos.\n39:20 At\u00ebher\u00eb zot\u00ebria e Jozefit e mori dhe e futi n\u00eb burg, n\u00eb vendin ku ishin mbyllur t\u00eb burgosurit e mbretit. K\u00ebshtu ai mbeti n\u00eb at\u00eb burg.\n39:21 Por Zoti qe me Jozefin dhe u tregua dashamir\u00ebs ndaj tij, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t'i hynte n\u00eb zem\u00ebr drejtorit t\u00eb burgut.\n39:22 K\u00ebshtu drejtori i burgut i besoi Jozefit t\u00ebr\u00eb t\u00eb burgosurit q\u00eb ndodheshin n\u00eb burg; dhe ai ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjitha q\u00eb b\u00ebheshin aty br\u00ebnda.\n39:23 Drejtori i burgut nuk kontrollonte m\u00eb asgj\u00eb nga ato q\u00eb i ishin besuar Jozefit, sepse Zoti ishte me t\u00eb, dhe Zoti e b\u00ebnte t\u00eb mbar\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ai b\u00ebnte.\n40:1 Mbas k\u00ebtyre gj\u00ebrave, ndodhi q\u00eb kup\u00ebmbajt\u00ebsi dhe buk\u00ebpjek\u00ebsi i mbretit t\u00eb Egjiptit fyen zot\u00ebrin\u00eb e tyre, mbretin e Egjiptit.\n40:2 Dhe Faraoni u zem\u00ebrua me t\u00eb dy oficer\u00ebt e tij, kryekup\u00ebmbajt\u00ebsin dhe kryebuk\u00ebpjek\u00ebsin,\n40:3 dhe i futi n\u00eb burg, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e kreut t\u00eb rojeve, n\u00eb po at\u00eb burg ku ishte mbyllur Jozefi.\n40:4 Dhe kapiteni i rojeve i la n\u00ebn mbikqyrjen e Jozefit, i cili i ndihmonte. K\u00ebshtu ata q\u00ebndruan n\u00eb burg p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe.\n40:5 Po at\u00eb nat\u00eb, kup\u00ebmbajt\u00ebsi dhe buk\u00ebpjek\u00ebsi i mbretit t\u00eb Egjiptit, q\u00eb ishin t\u00eb mbyllur n\u00eb burg, pan\u00eb q\u00eb t\u00eb dy nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, secili \u00ebndrr\u00ebn e tij, me nj\u00eb kuptim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.\n40:6 Dhe t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes Jozefi erdhi tek ata dhe vuri re se ishin t\u00eb shqet\u00ebsuar.\n40:7 At\u00ebher\u00eb ai pyeti oficer\u00ebt e Faraonit, q\u00eb ishin me t\u00eb n\u00eb burg, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij dhe u tha: \"Pse keni sot nj\u00eb fytyr\u00eb kaq t\u00eb trishtuar?\".\n40:8 Ata iu p\u00ebrgjegj\u00ebn: \"Kemi par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje ta interpretoj\u00eb\". At\u00ebher\u00eb Jozefi u tha atyre: \"Interpretimet nuk i p\u00ebrkasin vall\u00eb Per\u00ebndis\u00eb? M\u00eb tregoni \u00ebndrrat, ju lutem\".\n40:9 K\u00ebshtu kryekup\u00ebmbajt\u00ebsi i tregoi Jozefit \u00ebndrr\u00ebn e tij dhe i tha: \"N\u00eb \u00ebndrr\u00ebn time kisha p\u00ebrpara nj\u00eb hardhi;\n40:10 dhe n\u00eb at\u00eb hardhi kishte tri deg\u00eb, t\u00eb cilat sa vun\u00eb lastar\u00eb, lul\u00ebzuan dhe dhan\u00eb vile rrushi t\u00eb pjekur.\n40:11 Tani un\u00eb kisha n\u00eb dor\u00eb kup\u00ebn e Faraonit; mora rrushin, e shtrydha n\u00eb kup\u00ebn e Faraonit dhe e vura kup\u00ebn n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Faraonit\".\n40:12 Jozefi i tha: \"Ky \u00ebsht\u00eb interpretimi i \u00ebndrr\u00ebs: tri deg\u00ebt jan\u00eb tri dit\u00eb;\n40:13 n\u00eb krye t\u00eb tri dit\u00ebve Faraoni do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb ngresh p\u00ebrs\u00ebri kok\u00ebn lart, do t\u00eb t\u00eb rivendos\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn t\u00ebnde dhe ti do t'i jap\u00ebsh n\u00eb dor\u00eb kup\u00ebn Faraonit, si\u00e7 b\u00ebje m\u00eb par\u00eb, kur ishe kup\u00ebmbajt\u00ebsi i tij.\n40:14 Por m\u00eb kujto mua kur t\u00eb jesh i lumtur; t\u00eb lutem, trego dashamir\u00ebsi ndaj meje, duke i folur p\u00ebr mua Faraonit, dhe m\u00eb nxirr nga kjo sht\u00ebpi;\n40:15 sepse mua m\u00eb soll\u00ebn fshehurazi nga vendi i hebrejve, dhe k\u00ebtu s'kam b\u00ebr\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t'u futur n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg t\u00eb n\u00ebndhesh\u00ebm\".\n40:16 kryebuk\u00ebpjek\u00ebsi, duke par\u00eb se interpretimi ishte i favorsh\u00ebm, i tha Jozefit: \"Edhe un\u00eb n\u00eb \u00ebndrr\u00ebn time kisha tri shporta me buk\u00eb t\u00eb bardh\u00eb mbi krye;\n40:17 dhe n\u00eb shport\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb kishte \u00e7do lloj gjell\u00ebsh t\u00eb pjekura n\u00eb furr\u00eb p\u00ebr Faraonin; dhe zogjt\u00eb i hanin nga shporta q\u00eb kisha mbi krye\".\n40:18 At\u00ebher\u00eb Jozefi u p\u00ebrgjegj dhe tha: \"Ky \u00ebsht\u00eb interpretimi i \u00ebndrr\u00ebs: tri shportat jan\u00eb tri dit\u00eb;\n40:19 n\u00eb krye t\u00eb tri dit\u00ebve Faraoni do t\u00eb t\u00eb heq\u00eb kok\u00ebn nga shpatullat, do t\u00eb var\u00eb n\u00eb nj\u00eb pem\u00eb, dhe zogjt\u00eb do t\u00eb han\u00eb mishrat e trupit t\u00ebnd\".\n40:20 Tani dit\u00ebn e tret\u00eb, dit\u00ebn e p\u00ebrvjetorit t\u00eb Faraonit, ndodhi q\u00eb ai shtroi nj\u00eb banket p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij; dhe b\u00ebri q\u00eb t\u00eb ngrinin kok\u00ebn lart\u00eb si kryekup\u00ebmbajt\u00ebsi dhe kryebuk\u00ebpjek\u00ebsi, n\u00eb mes t\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij.\n40:21 K\u00ebshtu e rivendosi kryekup\u00ebmbajt\u00ebsin n\u00eb detyr\u00ebn e tij si kup\u00ebmbajt\u00ebs q\u00eb t'i jepte kup\u00ebn n\u00eb dor\u00eb Faraonit,\n40:22 por b\u00ebri q\u00eb ta varnin kryebuk\u00ebpjek\u00ebsin simbas interpretimit q\u00eb Jozefi u kishte dh\u00ebn\u00eb.\n40:23 Por kryekup\u00ebmbajt\u00ebsi nuk u kujtua p\u00ebr Jozefin, por e harroi.\n41:1 Por ndodhi q\u00eb mbas dy vitesh t\u00eb plota Faraoni pa nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Ai ndodhej pran\u00eb nj\u00eb lumi,\n41:2 dhe ja q\u00eb nd\u00ebrsa po ngjiten nga lumi shtat\u00eb lop\u00eb, t\u00eb hijshme e t\u00eb majme, q\u00eb nis\u00ebn t\u00eb kullosin nd\u00ebr xunkthe.\n41:3 Pas atyre, u ngjit\u00ebn nga lumi shtat\u00eb lop\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb sh\u00ebmtuara dhe t\u00eb dob\u00ebta, dhe u ndal\u00ebn pran\u00eb t\u00eb parave n\u00eb bregun e lumit.\n41:4 Tani lop\u00ebt e sh\u00ebmtuara dhe t\u00eb dob\u00ebta h\u00ebngr\u00ebn lop\u00ebt e hijshme dhe t\u00eb majme. Pastaj Faraoni u zgjua.\n41:5 M\u00eb pas e zuri gjumi p\u00ebrs\u00ebri dhe pa nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb dyt\u00eb; dhe, ja, shtat\u00eb kallinj t\u00eb trash\u00eb dhe t\u00eb bukur q\u00eb dilnin nga nj\u00eb k\u00ebrcell i vet\u00ebm.\n41:6 Pastaj, ja, shtat\u00eb kallinj t\u00eb holl\u00eb dhe t\u00eb thar\u00eb nga era lindore, q\u00eb mbinin pas tyre.\n41:7 Dhe kallinjt\u00eb e holl\u00eb g\u00eblltit\u00ebn shtat\u00eb kallinjt\u00eb e trash\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb. At\u00ebher\u00eb Faraoni u zgjua dhe, ja, ishte nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr.\n41:8 N\u00eb m\u00ebngjes shpirti i tij qe i trazuar, dhe d\u00ebrgoi e thirri t\u00ebr\u00eb magjistar\u00ebt dhe t\u00eb diturit e Egjiptit; pastaj Faraoni u tregoi \u00ebndrrat e tij, por asnjeri prej tyre nuk qe n\u00eb gjendje t'ia interpretonte Faraonit.\n41:9 At\u00ebher\u00eb kryekup\u00ebmbajt\u00ebsi i foli Faraonit duke i th\u00ebn\u00eb: \"Sot kujtoj gabimet e mia.\n41:10 Faraoni ishte zem\u00ebruar me sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij dhe m\u00eb kishte futur n\u00eb burg n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e kreut t\u00eb rojeve, mua dhe kryebuk\u00ebpjek\u00ebsin.\n41:11 Po at\u00eb nat\u00eb, un\u00eb dhe ai pam\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr; secili pa nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb kishte kuptimin e tij.\n41:12 Me ne ishte edhe nj\u00eb hebre i ri, sh\u00ebrb\u00ebtor i kreut t\u00eb rojeve; atij i treguam \u00ebndrrat tona dhe ai na i interpretoi, duke i dh\u00ebn\u00eb secilit interpretimin e \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb tij.\n41:13 Dhe gj\u00ebrat u zhvilluan pik\u00ebrisht simbas interpretimit q\u00eb na kishte dh\u00ebn\u00eb ai. Faraoni m\u00eb rivendosi n\u00eb detyr\u00ebn time dhe e vari tjetrin\".\n41:14 At\u00ebher\u00eb Faraoni d\u00ebrgoi ta th\u00ebrrisnin Jozefin, q\u00eb e nxorr\u00ebn menj\u00ebher\u00eb nga burgu n\u00ebntok\u00ebsor. K\u00ebshtu ai u rrua, nd\u00ebrroi rrobat dhe erdhi te Faraoni.\n41:15 Dhe Faraoni i tha Jozefit: \"Kam par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje ta interpretoj\u00eb; por kam d\u00ebgjuar p\u00ebr ty se, kur ke d\u00ebgjuar nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, je n\u00eb gjendje ta interpretosh\".\n41:16 Jozefi iu p\u00ebrgjegj Faraonit duke i th\u00ebn\u00eb: \"Nuk jam un\u00eb, por Per\u00ebndia do t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Faraonit\".\n41:17 At\u00ebher\u00eb Faraoni i tha Jozefit: \"Ja, n\u00eb \u00ebndrr\u00ebn time un\u00eb rrija n\u00eb bregun e lumit,\n41:18 kur u ngjit\u00ebn nga lumi shtat\u00eb lop\u00eb t\u00eb majme dhe t\u00eb hijshme, q\u00eb nis\u00ebn t\u00eb kullosnin nd\u00ebr xunkthe.\n41:19 Pas tyre u ngjit\u00ebn shtat\u00eb lop\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb dob\u00ebta, shum\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara dhe thatime; lop\u00eb t\u00eb tilla aq t\u00eb sh\u00ebmtuara nuk kisha par\u00eb kurr\u00eb n\u00eb gjith\u00eb shtetin e Egjiptit.\n41:20 Dhe lop\u00ebt e dob\u00ebta dhe t\u00eb sh\u00ebmtuara i h\u00ebngr\u00ebn t\u00eb shtat\u00eb lop\u00ebt e para t\u00eb majme;\n41:21 por edhe pasi i h\u00ebngr\u00ebn, asnjeri nuk mund t\u00eb dallonte q\u00eb i kishin ngr\u00ebn\u00eb, sepse ato ishin t\u00eb sh\u00ebmtuara si m\u00eb par\u00eb. K\u00ebshtu u zgjova.\n41:22 Pastaj pash\u00eb n\u00eb \u00ebndrr\u00ebn time shtat\u00eb kallinj q\u00eb dilnin nga nj\u00eb k\u00ebrcell i vet\u00ebm, t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb bukur;\n41:23 dhe ja shtat\u00eb kallinj t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb fishkur, t\u00eb holl\u00eb dhe t\u00eb thar\u00eb nga era lindore, q\u00eb mbinin pas t\u00eb par\u00ebve.\n41:24 Pastaj shtat\u00eb kallinjt\u00eb e holl\u00eb g\u00eblltit\u00ebn shtat\u00eb kallinjt\u00eb e bukur. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ua tregova magjistar\u00ebve, por asnjeri prej tyre nuk qe n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb m\u00eb jepte nj\u00eb shpjegim\".\n41:25 At\u00ebher\u00eb Jozefi i tha Faraonit: \"\u00c9nd\u00ebrrat e Faraonit jan\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e nj\u00ebjt\u00eb. Per\u00ebndia i tregoi Faraonit at\u00eb q\u00eb po gatitet t\u00eb b\u00ebj\u00eb.\n41:26 Shtat\u00eb lop\u00ebt e bukura jan\u00eb shtat\u00eb vite dhe shtat\u00eb kallinjt\u00eb e bukur jan\u00eb shtat\u00eb vite; \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta \u00ebnd\u00ebrr.\n41:27 Edhe shtat\u00eb lop\u00ebt e dob\u00ebta dhe t\u00eb sh\u00ebmtuara, q\u00eb ngjiteshin pas atyre, jan\u00eb shtat\u00eb vite; edhe shtat\u00eb kallinjt\u00eb bosh dhe t\u00eb thar\u00eb nga era lindore jan\u00eb shtat\u00eb vite zije buke.\n41:28 K\u00ebto jan\u00eb ato q\u00eb i than\u00eb Faraonit: Per\u00ebndia i tregoi Faraonit at\u00eb q\u00eb po p\u00ebrgatitet t\u00eb b\u00ebj\u00eb.\n41:29 Ja, po vijn\u00eb shtat\u00eb vite boll\u00ebku t\u00eb madh n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin e Egjiptit;\n41:30 por pas k\u00ebtyre do t\u00eb vin\u00eb shtat\u00eb vite zije buke dhe gjith\u00eb ai boll\u00ebk do t\u00eb harrohet n\u00eb vendin e Egjiptit; dhe zija do t\u00eb lig\u00ebshtoj\u00eb vendin.\n41:31 Dhe n\u00eb vend nuk do ta kujtojn\u00eb m\u00eb boll\u00ebkun e m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb zis\u00eb s\u00eb buk\u00ebs q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb, sepse kjo do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb.\n41:32 Fakti q\u00eb kjo \u00ebnd\u00ebrr i \u00ebsht\u00eb shfaqur Faraonit dy her\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim e ka marr\u00eb Per\u00ebndia, dhe Per\u00ebndia do t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb shpejt.\n41:33 Prandaj Faraoni t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb zgjuar dhe t\u00eb urt\u00eb dhe ta caktoj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Egjiptit.\n41:34 Faraoni duhet t\u00eb veproj\u00eb k\u00ebshtu: t\u00eb em\u00ebroj\u00eb n\u00eb vend mbikqyr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbledhur nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn e prodhimeve t\u00eb vendit t\u00eb Egjiptit, gjat\u00eb shtat\u00eb viteve t\u00eb boll\u00ebkut.\n41:35 Ata t\u00eb grumbullojn\u00eb t\u00eb gjitha ushqimet e k\u00ebtyre viteve t\u00eb mbara q\u00eb po vin\u00eb dhe t\u00eb grumbullojn\u00eb grurin n\u00ebn autoritetin e Faraonit dhe ta ruajn\u00eb p\u00ebr furnizimin e qyteteve.\n41:36 K\u00ebto ushqime do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb rezerv\u00eb p\u00ebr vendin n\u00eb parashikim t\u00eb shtat\u00eb viteve t\u00eb zis\u00eb s\u00eb buk\u00ebs q\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb vendin e Egjiptit; k\u00ebshtu vendi nuk do t\u00eb humbas\u00eb nga zija\".\n41:37 Kjo gj\u00eb i p\u00eblqeu Faraonit dhe gjith\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb tij.\n41:38 Dhe Faraoni u tha n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb tij: \"A mund t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb njeri si ky, tek i cili t\u00eb gjendet Fryma e Per\u00ebndis\u00eb?\".\n41:39 At\u00ebher\u00eb Faraoni i tha Jozefit: \"Me q\u00ebn\u00eb se Per\u00ebndia t\u00eb b\u00ebri t\u00eb dish t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra, nuk ka asnjeri t\u00eb zgjuar dhe t\u00eb ditur sa ti.\n41:40 Ti do t\u00eb jesh mbi sht\u00ebpin\u00eb time dhe i t\u00ebr\u00eb populli im do t'u bindet urdh\u00ebrave t\u00eb tua; vet\u00ebm p\u00ebr fronin un\u00eb do t\u00eb jem m\u00eb i madh se ti\".\n41:41 Faraoni i tha Jozefit: \"Shiko, un\u00eb t\u00eb em\u00ebroj mbi gjith\u00eb shtetin e Egjiptit\".\n41:42 Pastaj Faraoni hoqi unaz\u00ebn nga dora e vet dhe ia vuri n\u00eb dor\u00eb Jozefit; e veshi me rroba krejt prej liri dhe i vari n\u00eb qaf\u00eb nj\u00eb gjerdan t\u00eb art\u00eb.\n41:43 E hipi pastaj n\u00eb karron e tij t\u00eb dyt\u00eb, dhe para tij th\u00ebrrisnin: \"N\u00eb gjunj\u00eb!\". K\u00ebshtu Faraoni e vendosi mbi t\u00ebr\u00eb shtetin e Egjiptit.\n41:44 Ve\u00e7 k\u00ebsaj Faraoni i tha Jozefit: \"Faraoni jam un\u00eb, por pa ty asnjeri nuk ka p\u00ebr t\u00eb ngritur dor\u00ebn ose k\u00ebmb\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00eb shtetin e Egjiptit\".\n41:45 Dhe Faraoni e quajti Jozefin me emrin Cofnath-Paneah dhe i dha p\u00ebr grua Asenathin, t\u00eb bij\u00ebn e Potiferahut, prift i Onit. Dhe Jozefi u nis p\u00ebr t\u00eb vizituar shtetin e Egjiptit.\n41:46 Tani Jozefi ishte tridhjet\u00eb vje\u00e7 kur u paraqit para Faraonit, mbretit t\u00eb Egjiptit. Pastaj Jozefi u largua nga Faraoni dhe i ra anemban\u00eb Egjiptit.\n41:47 Gjat\u00eb shtat\u00eb viteve t\u00eb boll\u00ebkut, toka prodhoi shum\u00eb;\n41:48 dhe Jozefi grumbulloi t\u00ebr\u00eb ushqimet n\u00eb vendin e Egjiptit gjat\u00eb atyre shtat\u00eb viteve dhe i vendosi n\u00ebp\u00ebr qytetet; n\u00eb \u00e7do qytet vendosi ushqimet e territorit p\u00ebrreth.\n41:49 K\u00ebshtu Jozefi grumbulloi grur\u00eb, si r\u00ebra e detit, aq shum\u00eb sa pushoi s\u00eb mbajturi llogari sepse sasia e grurit ishte e pallogaritshme.\n41:50 Para se t\u00eb vinte viti i zis\u00eb, Jozefit i lind\u00ebn dy f\u00ebmij\u00eb q\u00eb Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit, i lindi.\n41:51 Jozefi e quajti t\u00eb par\u00eblindurin Manasi, sepse tha: \"Per\u00ebndia b\u00ebri q\u00eb t\u00eb harroj \u00e7do shqet\u00ebsim timin dhe t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e atit tim\".\n41:52 T\u00eb dytit i vuri emrin Efraim, sepse tha: \"Per\u00ebndia m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb frytdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb vendin e pik\u00ebllimit tim\".\n41:53 Shtat\u00eb vitet e boll\u00ebkut q\u00eb qen\u00eb n\u00eb shtetin e Egjiptit mor\u00ebn fund,\n41:54 dhe filluan shtat\u00eb vitet e zis\u00eb, ashtu si kishte th\u00ebn\u00eb Jozefi. Kishte munges\u00eb ushqimesh n\u00eb t\u00eb t\u00ebra vendet, por n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin e Egjiptit kishte buk\u00eb.\n41:55 Pastaj t\u00ebr\u00eb vendi i Egjiptit filloi t\u00eb vuaj\u00eb nga uria, dhe populli e ngriti z\u00ebrin p\u00ebr t'i k\u00ebrkuar buk\u00eb Faraonit. At\u00ebher\u00eb Faraoni u tha t\u00ebr\u00eb Egjiptasve: \"Shkoni tek Jozefi dhe b\u00ebni si t'ju thot\u00eb ai\".\n41:56 Zija ishte p\u00ebrhapur mbi sip\u00ebrfaqen e t\u00ebr\u00eb vendit dhe Jozefi i hapi t\u00ebr\u00eb depot dhe u shiti grur\u00eb Egjiptasve. Por zija u b\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb vendin e Egjiptit.\n41:57 K\u00ebshtu njer\u00ebzit e t\u00eb gjitha vendeve vinin n\u00eb Egjipt te Jozefi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb grur\u00eb, sepse zija qe shtuar mbi t\u00ebr\u00eb tok\u00ebn.\n42:1 Por Jakobi, pasi m\u00ebsoi se n\u00eb Egjipt kishte grur\u00eb, u tha bijve t\u00eb tij: \"Pse shikoni nj\u00ebri-tjetrin?\".\n42:2 Pastaj tha: \"Ja, d\u00ebgjova se n\u00eb Egjipt ka grur\u00eb; shkoni atje posht\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb grur\u00eb p\u00ebr ne, q\u00eb t\u00eb mundim t\u00eb jetojm\u00eb dhe t\u00eb mos vdesim\".\n42:3 K\u00ebshtu dhjet\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e Jozefit zbrit\u00ebn n\u00eb Egjipt p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb grur\u00eb.\n42:4 Por Jakobi nuk e d\u00ebrgoi Beniaminin, v\u00ebllan\u00eb e Jozefit, me v\u00ebllez\u00ebrit e tij, sepse thoshte: \"T\u00eb mos i ngjas\u00eb ndonj\u00eb fatkeq\u00ebsi\".\n42:5 Bijt\u00eb e Izraelit arrit\u00ebn aty, pra, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb grur\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb ardhurve t\u00eb tjer\u00eb, sepse n\u00eb vendin e Kanaan\u00ebve mbret\u00ebronte zija.\n42:6 Jozefi ishte qeveritari i vendit; ai u shiste grur\u00eb t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb vendit; dhe v\u00ebllez\u00ebrit e Jozefit erdh\u00ebn dhe u p\u00ebrul\u00ebn para tij me fytyr\u00ebn p\u00ebr tok\u00eb.\n42:7 Jozefi pa v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe i njohu, por u suall me ta si nj\u00eb i huaj dhe p\u00ebrdori fjal\u00eb t\u00eb ashpra me ta, duke u th\u00ebn\u00eb: \"Nga vini?\". Ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"Nga vendi i Kanaanit p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ushqime\".\n42:8 K\u00ebshtu Jozefi njohu v\u00ebllez\u00ebrit e tij, por ata nuk e njoh\u00ebn at\u00eb.\n42:9 At\u00ebher\u00eb Jozefit iu kujtuan \u00ebndrrat q\u00eb kishte par\u00eb rreth tyre dhe tha: \"Ju jeni spiun\u00eb! Keni ardhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb par\u00eb pikat e pambrojtura t\u00eb vendit!\".\n42:10 Ata iu p\u00ebrgjegj\u00ebn: \"Jo, zot\u00ebria im; sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu kan\u00eb ardhur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ushqime.\n42:11 Jemi t\u00eb gjith\u00eb bijt\u00eb e t\u00eb njejtit njeri, jemi njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm; sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu nuk jan\u00eb spiun\u00eb\".\n42:12 Por ai u tha atyre: \"Jo, ju keni ardhur p\u00ebr t\u00eb par\u00eb pikat e pambrojtura t\u00eb vendit!\".\n42:13 At\u00ebher\u00eb ata than\u00eb: \"Ne, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu, jemi dymb\u00ebdhjet\u00eb v\u00ebllez\u00ebr, bij t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit njeri nga vendi i Kanaanit. Dhe ja, pra, m\u00eb i riu \u00ebsht\u00eb sot me atin ton\u00eb, dhe njeri prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb\".\n42:14 Por Jozefi u tha atyre: \"\u00c7\u00ebshtja q\u00ebndron ashtu si\u00e7 ju thash\u00eb: ju jeni spiun\u00eb!\n42:15 Ja si do t\u00eb viheni n\u00eb prov\u00eb: ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta q\u00eb Faraoni jeton, nuk do t\u00eb dilni k\u00ebtej para se v\u00ebllai juaj m\u00eb i vog\u00ebl t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu.\n42:16 D\u00ebrgoni njerin prej jush t\u00eb marr\u00eb v\u00ebllan\u00eb tuaj; dhe ju do t\u00eb q\u00ebndroni k\u00ebtu n\u00eb burg, q\u00eb fjal\u00ebt tuaja t\u00eb provohen dhe t\u00eb shihet n\u00ebse thoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn; p\u00ebr ndryshe, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Faraoni jeton, ju jeni spiun\u00eb!\".\n42:17 K\u00ebshtu i futi bashk\u00eb n\u00eb burg p\u00ebr tri dit\u00eb.\n42:18 Dit\u00ebn e tret\u00eb, Jozefi u tha atyre: \"B\u00ebni k\u00ebt\u00eb dhe do t\u00eb jetoni; un\u00eb kam frik\u00eb nga Per\u00ebndia!\n42:19 N\u00eb rast se jeni njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm, njeri nga ju v\u00ebllez\u00ebrit t\u00eb rrij\u00eb i lidhur me zinxhir n\u00eb burgun ton\u00eb, dhe ju shkoni t'u \u00e7oni grur\u00eb familjeve tuaja q\u00eb vdesin urie;\n42:20 pastaj m\u00eb sillni v\u00ebllan\u00eb tuaj m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl; k\u00ebshtu do t\u00eb v\u00ebrtetohen fjal\u00ebt tuaja dhe ju nuk keni p\u00ebr t\u00eb vdekur\". Dhe ata vepruan k\u00ebshtu.\n42:21 At\u00ebher\u00eb i thonin nj\u00ebri-tjetrit: \"Ne jemi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fajtor\u00eb ndaj v\u00ebllait ton\u00eb, sepse e pam\u00eb ankthin e shpirtit t\u00eb tij kur ai na lutej, por nuk ia vum\u00eb veshin! Ja pse na ra kjo fatkeq\u00ebsi\".\n42:22 Rubeni iu p\u00ebrgjegj atyre duke th\u00ebn\u00eb: \"A nuk ju thoja un\u00eb: \"Mos kryeni k\u00ebt\u00eb m\u00ebkat kund\u00ebr f\u00ebmij\u00ebs!\"? Por ju nuk m\u00eb d\u00ebgjuat. Prandaj tani na k\u00ebrkohet llogari p\u00ebr gjakun e tij\".\n42:23 Ata nuk e dinin q\u00eb Jozefi i kuptonte, sepse midis tij dhe atyre kishte nj\u00eb p\u00ebrkthyes.\n42:24 At\u00ebher\u00eb ai u largua nga ata dhe qau. Pastaj u kthye pran\u00eb tyre dhe u foli; mori Simeonin dhe vuri ta lidhnin me zinxhir para syve t\u00eb tyre.\n42:25 Pastaj Jozefi urdh\u00ebroi t\u00eb mbushnin me grur\u00eb thas\u00ebt e tyre, t\u00eb vendosnin parat\u00eb e secilit n\u00eb trast\u00ebn e tij dhe t'u jepnin ushqime p\u00ebr udh\u00ebtimin. Dhe k\u00ebshtu u b\u00eb.\n42:26 Ata ngarkuan, pra, grurin mbi gomar\u00ebt e tyre dhe u larguan.\n42:27 Tani, n\u00eb vendin ku po kalonin nat\u00ebn, nj\u00ebri prej tyre hapi trast\u00ebn e vet p\u00ebr t'i dh\u00ebn\u00eb ushqim gomarit t\u00eb tij dhe pa aty brenda parat\u00eb e veta, q\u00eb ishin n\u00eb gryk\u00eb t\u00eb trast\u00ebs;\n42:28 k\u00ebshtu iu drejtua v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij: \"Parat\u00eb e mia m'u rikthyen; ja ku jan\u00eb n\u00eb trast\u00ebn time\". At\u00ebher\u00eb, zem\u00ebrvrar\u00eb dhe t\u00eb trembur, i thonin nj\u00ebri-tjetrit: \"\u00c7'\u00ebsht\u00eb vall\u00eb kjo q\u00eb na b\u00ebri Per\u00ebndia?\".\n42:29 K\u00ebshtu arrit\u00ebn te Jakobi, ati i tyre, n\u00eb vendin e Kanaanit dhe i treguan t\u00eb gjitha ato q\u00eb kishin ndodhur, duke th\u00ebn\u00eb:\n42:30 \"Njeriu, q\u00eb \u00ebsht\u00eb zot i vendit, na foli ashp\u00ebr dhe na trajtoi si spiun\u00eb t\u00eb vendit.\n42:31 Dhe ne i tham\u00eb: \"Jemi njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm, nuk jemi spiun\u00eb;\n42:32 jemi dymb\u00ebdhjet\u00eb v\u00ebllez\u00ebr, bij t\u00eb atit ton\u00eb; nj\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb dhe m\u00eb i riu ndodhet sot me atin ton\u00eb n\u00eb vendin e Kanaanit\".\n42:33 Por ai njeri, zoti i vendit, na tha: \"Nga kjo do t\u00eb provoj n\u00ebse jeni njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm: lini pran\u00eb meje nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve tuaj, merrni me vete ushqime p\u00ebr familjen tuaj q\u00eb po vdes nga uria dhe shkoni;\n42:34 pastaj m\u00eb sillni v\u00ebllan\u00eb tuaj m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. K\u00ebshtu do t\u00eb provoj q\u00eb nuk jeni spiun\u00eb, por njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm; un\u00eb do t'ju kthej v\u00ebllan\u00eb tuaj dhe ju do t\u00eb keni mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebni treg\u00ebti k\u00ebtu\"\".\n42:35 Nd\u00ebrsa ata po zbraznin trastat e tyre, ja q\u00eb pakot e parave t\u00eb secilit ishin n\u00eb trast\u00ebn e secilit; k\u00ebshtu ata dhe ati i tyre i pan\u00eb pakot e parave t\u00eb tyre dhe i zuri frika.\n42:36 At\u00ebher\u00eb Jakobi, ati i tyre, tha: \"Ju m\u00eb keni l\u00ebn\u00eb pa bijt\u00eb e mi! Jozefi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, Simeoni nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, dhe doni t\u00eb m\u00eb hiqni edhe Beniaminin! E t\u00ebr\u00eb kjo r\u00ebndon mbi mua!\".\n42:37 Rubeni i tha t\u00eb atit: \"Po nuk ta ktheva, urdh\u00ebro t\u00eb vriten dy bijt\u00eb e mi. Besoma mua, un\u00eb do t\u00eb ta kthej\".\n42:38 Por Jakobi u p\u00ebrgjigj: \"Biri im nuk ka p\u00ebr t\u00eb zbritur me ju, sepse v\u00ebllai i tij vdiq dhe mbeti vet\u00ebm ky: po t'i ndodhte ndonj\u00eb fatkeq\u00ebsi gjat\u00eb udh\u00ebtimit, do t\u00eb kallnit n\u00eb varr pleq\u00ebrin\u00eb time t\u00eb dhembshme\".\n43:1 Por zija ishte e madhe n\u00eb vend;\n43:2 dhe kur mbaruan s\u00eb ngr\u00ebni grurin q\u00eb kishin sjell\u00eb nga Egjipti, i ati u tha atyre: \"Kthehuni p\u00ebr t\u00eb na bler\u00eb pak ushqime\".\n43:3 Por Juda iu p\u00ebrgjegj duke th\u00ebn\u00eb: \"Ai njeri na ka paralajm\u00ebruar haptas duke th\u00ebn\u00eb: \"Nuk keni p\u00ebr ta par\u00eb fytyr\u00ebn time, n\u00eb qoft\u00eb se v\u00ebllai juaj nuk do t\u00eb jet\u00eb me ju\".\n43:4 N\u00eb qoft\u00eb se ti e nis v\u00ebllan\u00eb ton\u00eb me ne, ne do t\u00eb zbresim dhe do t\u00eb t\u00eb blejm\u00eb ushqime;\n43:5 por n\u00eb rast se nuk e nis, ne nuk kemi p\u00ebr t\u00eb zbritur, sepse ai njeri na tha: \"Nuk keni p\u00ebr ta par\u00eb fytyr\u00ebn time, n\u00eb rast se v\u00ebllai juaj nuk do t\u00eb jet\u00eb me ju\"\".\n43:6 At\u00ebher\u00eb Izraeli tha: \"Pse m\u00eb dhat\u00eb k\u00ebt\u00eb dhembje duke i th\u00ebn\u00eb atij njeriu q\u00eb kishit edhe nj\u00eb v\u00eblla?\".\n43:7 Ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"Ai njeri na pyeti me shum\u00eb kujdes p\u00ebr ne dhe farefisin ton\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: \"Gjall\u00eb \u00ebsht\u00eb ende ati juaj? Keni ndonj\u00eb v\u00eblla tjet\u00ebr?\". Dhe ne u p\u00ebrgjigj\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre pyetjeve t\u00eb tij. Ku t\u00eb na shkonte nga mendja q\u00eb ai do t\u00eb na thoshte: \"Silleni k\u00ebtu v\u00ebllan\u00eb tuaj\"?\".\n43:8 Pastaj Juda i tha Izraelit, atit t\u00eb tij: \"L\u00ebre f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb vij\u00eb me mua, dhe do t\u00eb \u00e7ohemi dhe do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rrojm\u00eb dhe jo t\u00eb vdesim, si ne ashtu dhe ti e t\u00eb vegj\u00eblit tan\u00eb.\n43:9 Un\u00eb b\u00ebhem garant p\u00ebr t\u00eb; do t'i k\u00ebrkosh llogari dor\u00ebs sime p\u00ebr at\u00eb. N\u00eb rast se nuk e rikthej dhe nuk e v\u00eb para teje, do t\u00eb jem fajtor para teje p\u00ebr gjithnj\u00eb.\n43:10 Po t\u00eb mos ishim vonuar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb do t\u00eb ishim kthyer p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb\".\n43:11 At\u00ebher\u00eb Izraeli, ati i tyre, u tha atyre: \"Po t\u00eb jet\u00eb ashtu, veproni n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: merrni n\u00eb trastat tuaja disa nga prodhimet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb vendit dhe i \u00e7oni atij njeriu nj\u00eb dhurat\u00eb: pak balsam,\n43:12 Merrni me vete dyfishin e parave dhe kthejani parat\u00eb q\u00eb ju vun\u00eb n\u00eb gryk\u00ebn e trastave tuaja, ndofta ka qen\u00eb nj\u00eb gabim.\n43:13 Merrni edhe v\u00ebllan\u00eb tuaj, dhe \u00e7ohuni dhe kthehuni tek ai njeri;\n43:14 dhe Per\u00ebndia i plotfuqish\u00ebm t'ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjeni hir para atij njeriu, k\u00ebshtu q\u00eb ai t\u00eb liroj\u00eb v\u00ebllan\u00eb tjet\u00ebr tuajin dhe Beniaminin. Sa p\u00ebr mua, po t\u00eb jet\u00eb se duhet t\u00eb mbetem pa bijt\u00eb e mi, ashtu qoft\u00eb!\".\n43:15 Ata, pra, mor\u00ebn me vete dhurat\u00ebn si dhe dyfishin e parave dhe Beniaminin; u ngrit\u00ebn dhe zbrit\u00ebn n\u00eb Egjipt dhe u paraqit\u00ebn para Jozefit.\n43:16 Kur Jozefi pa Beniaminin bashk\u00eb me ta, i tha kryesh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij: \"\u00c7oji k\u00ebta njer\u00ebz n\u00eb sht\u00ebpi, ther nj\u00eb kafsh\u00eb dhe p\u00ebrgatit nj\u00eb banket, sepse ata do t\u00eb han\u00eb drek\u00eb bashk\u00eb me mua\".\n43:17 Dhe ai b\u00ebri ashtu si\u00e7 e urdh\u00ebroi Jozefi dhe i \u00e7oi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Jozefit.\n43:18 Por ata u tremb\u00ebn, p\u00ebr shkak se i kishin \u00e7uar n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb Jozefit dhe than\u00eb: \"Na soll\u00ebn k\u00ebtu p\u00ebr shkak t\u00eb atyre parave q\u00eb na u vun\u00eb n\u00eb trastat t\u00eb par\u00ebn her\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb shkas kund\u00ebr nesh, p\u00ebr t'u sulur mbi ne dhe p\u00ebr t\u00eb na z\u00ebn\u00eb skllev\u00ebr bashk\u00eb me gomar\u00ebt ton\u00eb\".\n43:19 Pasi iu afruan kryesh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Jozefit, fol\u00ebn me t\u00eb te dera e sht\u00ebpis\u00eb dhe than\u00eb:\n43:20 \"Zot\u00ebria im, ne zbrit\u00ebm n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb her\u00ebn e par\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ushqime;\n43:21 dhe ndodhi q\u00eb, kur arrit\u00ebm n\u00eb vendin ku kaluam nat\u00ebn, hap\u00ebm trastat dhe, ja, parat\u00eb e secilit prej nesh ndodheshin n\u00eb gryk\u00eb t\u00eb trast\u00ebs s\u00eb vet; parat\u00eb tona me pesh\u00ebn e tyre t\u00eb sakt\u00eb; tani i kemi risjell\u00eb me vete.\n43:22 Dhe kemi sjell\u00eb me vete para t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ushqime; ne nuk e dim\u00eb kush mund t'i ket\u00eb v\u00ebn\u00eb parat\u00eb tona n\u00eb trastat tona\".\n43:23 Por ai tha: \"Qet\u00ebsohuni, mos u trembni: Per\u00ebndia juaj dhe Per\u00ebndia e atit tuaj ka v\u00ebn\u00eb nj\u00eb thesar n\u00eb trastat tuaja. Un\u00eb i pata parat\u00eb tuaja\". Pastaj u solli Simeonin.\n43:24 Ai njeri i futi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Jozefit, u dha uj\u00eb q\u00eb t\u00eb lanin k\u00ebmb\u00ebt dhe ushqim p\u00ebr gomar\u00ebt e tyre.\n43:25 At\u00ebher\u00eb ata p\u00ebrgatit\u00ebn dhurat\u00ebn, duke pritur q\u00eb Jozefi t\u00eb vinte n\u00eb mesdit\u00eb, sepse kishin d\u00ebgjuar q\u00eb do t\u00eb rrinin p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb vend.\n43:26 Kur Jozefi arriti n\u00eb sht\u00ebpi, ata i paraqit\u00ebn dhurat\u00ebn q\u00eb kishin sjell\u00eb me vete n\u00eb sht\u00ebpi, dhe u p\u00ebrkul\u00ebn para tij deri n\u00eb tok\u00eb.\n43:27 Ai i pyeti si ishin dhe tha: \"Ati juaj, p\u00ebr t\u00eb cilin m\u00eb keni folur, a \u00ebsht\u00eb mir\u00eb? \u00c9sht\u00eb ende gjall\u00eb?\".\n43:28 Ata u p\u00ebrgjegj\u00ebn: \"Sh\u00ebrb\u00ebtori yt, ati yn\u00eb, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb; jeton ende\". Dhe e nderuan duke u p\u00ebrkulur.\n43:29 Pastaj Jozefi ngriti syt\u00eb, pa v\u00ebllan\u00eb e tij Beniaminin, bir i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, dhe tha: \"Ky \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai juaj m\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb cilin m\u00eb fol\u00ebt?\". Dhe shtoi: \"Per\u00ebndia t\u00eb ndihmoft\u00eb, biri im!\".\n43:30 At\u00ebher\u00eb Jozefi nxitoi t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb, sepse ishte mall\u00ebngjyer thell\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, dhe k\u00ebrkonte vend ku t\u00eb qante. Hyri k\u00ebshtu n\u00eb dhom\u00ebn e tij dhe aty qau.\n43:31 Pastaj lau fytyr\u00ebn dhe doli; dhe duke i dh\u00ebn\u00eb zem\u00ebr vetes, tha: \"Shtrojeni drek\u00ebn\".\n43:32 Dreka u shtrua ve\u00e7mas p\u00ebr t\u00eb, ve\u00e7mas p\u00ebr ata dhe p\u00ebr Egjiptasit q\u00eb hanin ve\u00e7mas nga ai, sepse Egjiptasit nuk mund t\u00eb hanin bashk\u00eb me Hebrejt\u00eb; kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb e neveritshme p\u00ebr Egjiptasit.\n43:33 K\u00ebshtu ata u ul\u00ebn p\u00ebrpara tij: i par\u00eblinduri simbas s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb par\u00ebbirnis\u00eb dhe m\u00eb i riu simbas mosh\u00ebs s\u00eb tij; dhe e shikonin nj\u00ebri-tjetrin me habi.\n43:34 Dhe Jozefi urdh\u00ebroi q\u00eb t'u sillnin racione nga tryeza e vet; por racioni i Beniaminit ishte pes\u00eb her\u00eb m\u00eb i madh nga ai i secilit prej tyre. Dhe pin\u00eb dhe u g\u00ebzuan me t\u00eb.\n44:1 Jozefi i dha k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr kryesh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij: \"Mbushi trastat e k\u00ebtyre njer\u00ebzve me aq ushqime sa mund t\u00eb mbajn\u00eb dhe v\u00ebri parat\u00eb e secilit n\u00eb gryk\u00ebn e \u00e7do traste.\n44:2 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj v\u00ebre kup\u00ebn time, kup\u00ebn prej argj\u00ebndi, n\u00eb gryk\u00ebn e trast\u00ebs t\u00eb m\u00eb t\u00eb riut, bashk\u00eb me parat\u00eb e grurit t\u00eb tij\". Dhe ai b\u00ebri ashtu si\u00e7 i tha Jozefi.\n44:3 N\u00eb m\u00ebngjes, sa u b\u00eb dit\u00eb, i nis\u00ebn ata njer\u00ebz me gomar\u00ebt e tyre.\n44:4 Sapo kishin dal\u00eb nga qyteti dhe nuk ishin akoma larg, kur Jozefi i tha kryesh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij: \"\u00c7ohu, ndiqi ata njer\u00ebz dhe kur t'i kesh arritur, thuaju atyre: \"Pse e shp\u00ebrblyet t\u00eb mir\u00ebn me t\u00eb keqe?\n44:5 A nuk \u00ebsht\u00eb ajo kupa me t\u00eb cil\u00ebn pi zot\u00ebria im dhe q\u00eb e p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb parath\u00ebn\u00eb t\u00eb ardhmen? Keni vepruar keq duke u sjell\u00eb k\u00ebshtu\"\".\n44:6 Ai i arriti ata dhe u tha k\u00ebto fjal\u00eb.\n44:7 At\u00ebher\u00eb ata iu p\u00ebrgjegj\u00ebn: \"Pse zot\u00ebria im na drejton fjal\u00eb si k\u00ebto? Sh\u00ebrbyesit e tu duhet t'i shmangen nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb till\u00eb!\n44:8 Ja, pra, ne t\u00eb kemi rikthyer nga vendi i Kanaanit parat\u00eb q\u00eb kishim gjetur n\u00eb gryk\u00ebn e trastave tona; si mund t\u00eb vidhnim argjend ose flori nga sht\u00ebpia e zot\u00ebris\u00eb t\u00ebnd?\n44:9 Ai prej sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tu t\u00eb cilit do t'i gjendet kupa, t\u00eb d\u00ebnohet me vdekje; edhe gjithashtu ne do t\u00eb b\u00ebhemi skllev\u00ebr t\u00eb zot\u00ebris\u00eb t\u00ebnd\".\n44:10 Ai tha: \"Mir\u00eb, pra, le t\u00eb b\u00ebhet si thoni ju: ai t\u00eb cilit do t'i gjendet kupa do t\u00eb b\u00ebhet skllavi im dhe ju do t\u00eb jeni t\u00eb pafaj\".\n44:11 K\u00ebshtu secili prej tyre nxitoi t\u00eb ul\u00eb p\u00ebr tok\u00eb trast\u00ebn e vet dhe e hapi.\n44:12 Dhe kryesh\u00ebrb\u00ebtori i kontrolloi, duke filluar nga m\u00eb i moshuari dhe duke mbaruar me m\u00eb t\u00eb riun; dhe kupa u gjet n\u00eb thesin e Beniaminit.\n44:13 At\u00ebher\u00eb ata i shqyen rrobat e tyre, ringarkuan secili gomarin e vet dhe u kthyen n\u00eb qytet.\n44:14 Juda dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij arrit\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Jozefit, q\u00eb gjendej akoma aty, dhe u shtrin\u00eb p\u00ebr tok\u00eb para tij.\n44:15 Dhe Jozefi u tha atyre: \"\u00c7far\u00eb veprimi \u00ebsht\u00eb ky q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb? Nuk e dini q\u00eb nj\u00eb njeri si un\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb parathot\u00eb t\u00eb ardhmen?\".\n44:16 Juda u p\u00ebrgjegj: \"\u00c7'do t'i themi zot\u00ebris\u00eb tim? \u00c7far\u00eb fjal\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdorim ose si do t\u00eb mund t\u00eb justifikohemi? Per\u00ebndia ka rigjetur paudh\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tu. Ja, jemi skllev\u00ebr t\u00eb zot\u00ebris\u00eb tim, si ne ashtu edhe ai n\u00eb dor\u00ebn e t\u00eb cilit u gjet kupa\".\n44:17 Por Jozefi tha: \"Larg meje nj\u00eb veprim i till\u00eb! Njeriu, n\u00eb dor\u00ebn e t\u00eb cilit u gjet kupa, do t\u00eb jet\u00eb skllavi im; sa p\u00ebr ju, kthehuni n\u00eb paqe tek ati juaj\".\n44:18 At\u00ebher\u00eb Juda iu afrua Jozefit dhe i tha: \"T\u00eb lutem, zot\u00ebria im, lejoje sh\u00ebrb\u00ebtorin t\u00ebnd q\u00eb t'i thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb zot\u00ebris\u00eb tim, dhe mos u zem\u00ebro me sh\u00ebrb\u00ebtorin t\u00ebnd, sepse ti je si Faraoni.\n44:19 Zot\u00ebria im i pyeti sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij duke th\u00ebn\u00eb: \"A keni ju baba apo v\u00eblla?\".\n44:20 Dhe ne iu p\u00ebrgjegj\u00ebm zot\u00ebris\u00eb tim: \"Kemi nj\u00eb baba q\u00eb \u00ebsht\u00eb plak me nj\u00eb bir t\u00eb ri, q\u00eb i ka lindur n\u00eb pleq\u00ebri; i v\u00ebllai ka vdekur, k\u00ebshtu ai ka mbetur i vetmi bir i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij dhe i ati e do\".\n44:21 At\u00ebher\u00eb ti u the sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tu: \"Sillmani k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb mund ta shoh me syt\u00eb e mi\".\n44:22 Dhe ne i tham\u00eb zot\u00ebris\u00eb tim: \"F\u00ebmija nuk mund ta l\u00ebr\u00eb atin e tij, sepse po t\u00eb duhej ta linte, i ati do t\u00eb vdiste\".\n44:23 Por ti u the sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tu: \"N\u00eb rast se v\u00ebllai juaj m\u00eb i ri nuk zbret bashk\u00eb me ju, ju nuk do ta shihni m\u00eb fytyr\u00ebn time\".\n44:24 K\u00ebshtu q\u00eb kur u ngjit\u00ebm p\u00ebrs\u00ebri te sh\u00ebrb\u00ebtori yt, ati im, i treguam fjal\u00ebt e zot\u00ebris\u00eb tim.\n44:25 At\u00ebher\u00eb ati yn\u00eb tha: \"Kthehuni t\u00eb na blini pak ushqime\".\n44:26 Ne u p\u00ebrgjegj\u00ebm: \"Nuk mund t\u00eb zbresim atje posht\u00eb; do t\u00eb zbresim vet\u00ebm n\u00eb rast se vjen me ne v\u00ebllai yn\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl; sepse nuk mund ta shohim fytyr\u00ebn e atij njeriu po t\u00eb jet\u00eb se v\u00ebllai yn\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl nuk \u00ebsht\u00eb me ne\".\n44:27 Dhe sh\u00ebrb\u00ebtori yt, ati yn\u00eb, na u p\u00ebrgjegj: \"Ju e dini q\u00eb gruaja ime m\u00eb lindi dy bij;\n44:28 nj\u00ebri prej tyre m\u00eb la dhe un\u00eb i thash\u00eb: Me siguri ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb cop\u00eb e \u00e7ik\u00eb dhe nuk e kam par\u00eb m\u00eb qysh at\u00ebher\u00eb;\n44:29 dhe po t\u00eb ma hiqni edhe k\u00ebt\u00eb dhe i ndodh ndonj\u00eb fatkeq\u00ebsi, ju do t\u00eb kallni n\u00eb varr pleq\u00ebrin\u00eb time t\u00eb dhembshme\".\n44:30 K\u00ebshtu, pra, kur t\u00eb arrij te sh\u00ebrb\u00ebtori yt, ati im, n\u00eb qoft\u00eb se f\u00ebmija nuk \u00ebsht\u00eb me ne, sepse jeta e tij \u00ebsht\u00eb e lidhur me at\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs,\n44:31 do t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb, sa t\u00eb shoh\u00eb q\u00eb f\u00ebmija nuk \u00ebsht\u00eb me ne, ai ka p\u00ebr t\u00eb vdekur; dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu do ta ken\u00eb kallur n\u00eb varr pleq\u00ebrin\u00eb e sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd, t\u00eb atit ton\u00eb.\n44:32 Tani, me qen\u00eb se sh\u00ebrb\u00ebtori yt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dor\u00ebzan\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn pran\u00eb atit tim dhe i ka th\u00ebn\u00eb: \"N\u00eb rast se nuk do ta rikthej do t\u00eb jem p\u00ebr gjithnj\u00eb fajtor ndaj atit tim\",\n44:33 lejo, pra, tani q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori yt t\u00eb mbetet skllav i zot\u00ebris\u00eb tim n\u00eb vend t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, dhe q\u00eb f\u00ebmija t\u00eb kthehet me v\u00ebllez\u00ebrit e tij.\n44:34 Sepse si mund t\u00eb rikthehem tek ati im n\u00eb qoft\u00eb se f\u00ebmija nuk \u00ebsht\u00eb me mua? Ah, mos e pafsha dhembjen q\u00eb do t\u00eb pushtonte atin tim!\".\n45:1 At\u00ebher\u00eb Jozefi nuk e p\u00ebrmbajti dot m\u00eb veten para t\u00ebr\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve dhe briti: \"Nxirrini jasht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nga prania ime!\". K\u00ebshtu nuk mbeti asnj\u00ebri me Jozefin kur ai u tregoi v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij se kush ishte.\n45:2 Dhe qau aq fort sa q\u00eb e d\u00ebgjuan edhe vet Egjiptasit, dhe ky lajm arriti edhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Faraonit.\n45:3 Pastaj Jozefi u tha v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij: \"Un\u00eb jam Jozefi, a \u00ebsht\u00eb ende gjall\u00eb ati im?\". Por v\u00ebllez\u00ebrit e tij nuk mund t'i p\u00ebrgjigjeshin, sepse ishin t\u00eb tronditur thell\u00eb n\u00eb pranin\u00eb e tij.\n45:4 At\u00ebher\u00eb Jozefi u tha v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij: \"Afrohuni, pra, tek un\u00eb!\". Ata iu afruan dhe ai u tha: \"Un\u00eb jam Jozefi, v\u00ebllai juaj, q\u00eb ju e shit\u00ebt q\u00eb ta \u00e7onin n\u00eb Egjipt.\n45:5 Por tani mos u trishtoni dhe mos t'ju vij\u00eb keq q\u00eb m\u00eb shit\u00ebt me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb \u00e7ohesha k\u00ebtu posht\u00eb, sepse Per\u00ebndia m\u00eb ka d\u00ebrguar para jush p\u00ebr t\u00eb ruajtur jet\u00ebn tuaj.\n45:6 N\u00eb fakt u b\u00ebn\u00eb dy vjet q\u00eb ra zija e buk\u00ebs n\u00eb vend; dhe do t\u00eb ket\u00eb pes\u00eb vjet t\u00eb tjera gjat\u00eb t\u00eb cilave as do t\u00eb l\u00ebrohet, as do t\u00eb korret.\n45:7 Por Per\u00ebndia m\u00eb ka d\u00ebrguar para jush, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ruhet di\u00e7ka mbi tok\u00eb dhe p\u00ebr t'ju shp\u00ebtuar jet\u00ebn me nj\u00eb \u00e7lirim t\u00eb madh.\n45:8 Nuk jeni ju, pra, q\u00eb m\u00eb d\u00ebrguat k\u00ebtu, por \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia; ai m\u00eb caktoi si at\u00eb i Faraonit, si zot i krejt sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij dhe si qeveritar i t\u00ebr\u00eb vendit t\u00eb Egjiptit.\n45:9 Nxitoni t\u00eb riktheheni tek ati im dhe i thoni: \"K\u00ebshtu thot\u00eb biri yt Jozefi: Per\u00ebndia m\u00eb ka caktuar si zot i gjith\u00eb Egjiptit; zbrit tek un\u00eb, mos u vono;\n45:10 ti do t\u00eb banosh n\u00eb vendin e Goshenit dhe do jesh af\u00ebr meje; ti dhe bijt\u00eb e tu, bijt\u00eb e bijve t\u00eb tu, kopet\u00eb e bag\u00ebtive t\u00eb imta e t\u00eb trasha dhe gjith\u00e7ka ti zot\u00ebron.\n45:11 Dhe atje un\u00eb do t\u00eb t\u00eb ushqej, sepse do t\u00eb ket\u00eb edhe pes\u00eb vjet t\u00eb tjera zije, me q\u00ebllim q\u00eb ti t\u00eb mos katandisesh n\u00eb mjerim: ti, familja jote dhe gjith\u00e7ka zot\u00ebron\".\n45:12 Dhe ja, syt\u00eb tuaja dhe syt\u00eb e v\u00ebllait tim Beniaminit shohin q\u00eb \u00ebsht\u00eb goja ime q\u00eb ju flet.\n45:13 Tregojani, pra, atit tim t\u00ebr\u00eb lavdin\u00eb time k\u00ebtu n\u00eb Egjipt dhe gjith\u00e7ka pat\u00eb, shpejtoni ta sillni atin tim k\u00ebtu\".\n45:14 Pastaj iu hodh n\u00eb qaf\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij Beniamin dhe qau, dhe Beniamini qau i shtr\u00ebnguar n\u00eb qaf\u00ebn e tij.\n45:15 Ai puthi gjithashtu t\u00ebr\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe qau i shtr\u00ebnguar me ta. Pastaj v\u00ebllez\u00ebrit e tij filluan t\u00eb flasin me t\u00eb.\n45:16 Jehona e k\u00ebsaj ngjarjeje u p\u00ebrhap n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Faraonit dhe njer\u00ebzit than\u00eb: \"Kan\u00eb ardhur v\u00ebllez\u00ebrit e Jozefit\". Kjo i p\u00eblqeu Faraonit dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij.\n45:17 At\u00ebher\u00eb Faraoni i tha Jozefit: \"Thuaju v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tu: \"B\u00ebni k\u00ebt\u00eb: Ngarkoni kafsh\u00ebt tuaja dhe shkoni; kthehuni n\u00eb vendin e Kanaanit.\n45:18 Pastaj merrni atin tuaj dhe familjet tuaja, dhe ejani tek un\u00eb; un\u00eb do t'ju jap m\u00eb t\u00eb mirat e vendit t\u00eb Egjiptit dhe do t\u00eb hani prodhimet m\u00eb t\u00eb zgjedhura t\u00eb vendit\".\n45:19 Ti ke urdh\u00ebrin t'u thuash atyre: \"B\u00ebni k\u00ebt\u00eb: Merrni me vete nga vendi i Egjiptit qerre p\u00ebr t\u00eb vegj\u00eblit tuaj dhe p\u00ebr grat\u00eb tuaja; merrni atin tuaj dha ejani.\n45:20 Dhe mos u shqet\u00ebsoni p\u00ebr orendit\u00eb sht\u00ebpiake, sepse sendet m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb ka Egjipti do t\u00eb jen\u00eb tuajat\"\".\n45:21 Bijt\u00eb e Izraelit vepruan k\u00ebshtu, dhe Jozefi u dha atyre qerre, simbas urdh\u00ebrit t\u00eb Faraonit, si edhe ushqime p\u00ebr udh\u00ebtimin.\n45:22 T\u00eb gjith\u00ebve u dha nj\u00eb pal\u00eb rroba p\u00ebr nd\u00ebrres\u00eb p\u00ebr secilin, por Beniaminit i dha treqind sikla argjendi dhe pes\u00eb nd\u00ebrresa veshmbathje;\n45:23 atit t\u00eb tij i d\u00ebrgoi: dhjet\u00eb gomar\u00eb t\u00eb ngarkuar me gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Egjiptit, dhjet\u00eb gomarica t\u00eb ngarkuara me grur\u00eb, buk\u00eb dhe ushqime p\u00ebr atin e tij gjat\u00eb udh\u00ebtimit.\n45:24 K\u00ebshtu i nisi v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe, nd\u00ebrsa ata po iknin, u tha: \"Mos u grindni rrug\u00ebs\".\n45:25 At\u00ebher\u00eb ata u ngjit\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri nga Egjipti dhe arrit\u00ebn n\u00eb vendin e Kanaanit te Jakobi, ati i tyre.\n45:26 Dhe i kall\u00ebzuan gjith\u00e7ka, duke th\u00ebn\u00eb: \"Jozefi \u00ebsht\u00eb ende gjall\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb qeveritari i gjith\u00eb shtetit t\u00eb Egjiptit\". Por zemra e atij nuk iu ngroh, sepse nuk u besonte atyre.\n45:27 Po kur ata i treguan t\u00ebr\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb u kishte th\u00ebn\u00eb Jozefi dhe kur pa qerret q\u00eb Jozefi kishte d\u00ebrguar p\u00ebr ta marr\u00eb at\u00eb, at\u00ebher\u00eb shpirti i Jakobit atit t\u00eb tyre, u ringjall\n45:28 dhe Izraeli tha: \"Mjaft; djali im Jozefi \u00ebsht\u00eb ende gjall\u00eb; un\u00eb do t\u00eb shkoj ta shoh para se t\u00eb vdes\".\n46:1 Izraeli, pra, u nis me t\u00eb gjitha ato q\u00eb kishte dhe, kur arriti n\u00eb Beer-Sheba, i b\u00ebri fli Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb atit t\u00eb tij Isak.\n46:2 Dhe Per\u00ebndia i foli Izraelit n\u00eb vegime nate dhe tha: \"Jakob, Jakob!\". Ai u p\u00ebrgjegj: \"Ja ku jam\".\n46:3 At\u00ebher\u00eb Per\u00ebndia tha: \"Un\u00eb jam Per\u00ebndia, Per\u00ebndia i atit t\u00ebnd; mos ki frik\u00eb t\u00eb zbres\u00ebsh n\u00eb Egjipt, sepse aty do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb komb t\u00eb madh.\n46:4 Un\u00eb do t\u00eb zbres bashk\u00eb me ty n\u00eb Egjipt dhe do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb sigurisht t\u00eb kthehesh, dhe Jozefi do t\u00eb t'i mbyll\u00eb syt\u00eb\".\n46:5 At\u00ebher\u00eb Jakobi u nis nga Beer-Sheba dhe bijt\u00eb e Izraelit e hip\u00ebn Jakobin, atin e tyre, f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl dhe grat\u00eb e tyre mbi qerret q\u00eb Faraoni kishte d\u00ebrguar p\u00ebr t'i mbartur.\n46:6 K\u00ebshtu ata mor\u00ebn me vete bag\u00ebtin\u00eb dhe sendet q\u00eb kishin bler\u00eb n\u00eb vendin e Kanaanit dhe erdh\u00ebn n\u00eb Egjipt. \u00c9sht\u00eb fjala p\u00ebr Jakobin me t\u00ebr\u00eb pasardh\u00ebsit e tij.\n46:7 Ai mori me vete n\u00eb Egjipt bijt\u00eb e tij, bijt\u00eb e bijve t\u00eb tij, bijat e tij dhe bijat e bijve t\u00eb tij dhe t\u00ebr\u00eb pasardh\u00ebsit e tij.\n46:8 K\u00ebta jan\u00eb emrat e bijve t\u00eb Izraelit q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Egjipt: Jakobi dhe bijt\u00eb e tij. I par\u00eblinduri i Jakobit: Rubeni.\n46:9 Bijt\u00eb e Rubenit: Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi\n46:10 Bijt\u00eb e Simeonit: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, biri i nj\u00eb Kananease.\n46:11 Bijt\u00eb e Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari.\n46:12 Bijt\u00eb e Jud\u00ebs: Eri, Onani, Shelahu, Peretsi dhe Zerahu; (por Eri dhe Onani vdiq\u00ebn n\u00eb vendin e Kanaanit). Bijt\u00eb e Peretsit qen\u00eb: Hetsroni dhe Hamuli.\n46:13 Bijt\u00eb e Isakarit: Tola, Puvahu, Jobi dhe Shimroni.\n46:14 Bijt\u00eb e Zabulonit: Seredi, Eloni dhe Jahleeli.\n46:15 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb q\u00eb Lea i lindi Jakobit n\u00eb Padan-Aram, p\u00ebrve\u00e7 bij\u00ebs s\u00eb saj Dina. Bijt\u00eb dhe bijat e saj ishin gjithsej tridhjet\u00eb e tre veta.\n46:16 Bijt\u00eb e Gadit: Tsifioni, Haxhi, Shuni, Etsboni, Eri, Arodi dhe Areli.\n46:17 Bijt\u00eb e Asherit: Jmna, Jshua, Jshni, Beriahu dhe Serahu motra e tyre. Dhe bijt\u00eb e Beriahut: Heberi dhe Malkieli.\n46:18 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Zilpahut q\u00eb Labano i kishte dh\u00ebn\u00eb bij\u00ebs s\u00eb tij Lea; dhe ajo i lindi Jakobit: gjithsej gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb veta.\n46:19 Bijt\u00eb e Rakel\u00ebs, gruas s\u00eb Jakobit: Jozefi dhe Beniamini.\n46:20 Dhe Jozefi n\u00eb vendin e Egjiptit, i lind\u00ebn Manasi dhe Efraimi. N\u00ebna e tyre ishte Asenathi, e bija e Potiferahut, prift i Onit.\n46:21 Bijt\u00eb e Beniaminit: Belahu, Bekeri, Ashbeli, Gerau, Naamani, Ehi, Roshi, Mupimi, Hupimi dhe Ardi.\n46:22 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Rakel\u00ebs q\u00eb i lind\u00ebn Jakobit: gjithsej kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb veta.\n46:23 Biri i Danit: Hushimi.\n46:24 Bijt\u00eb e Neftalis\u00eb: Jahtseeli, Guni, Jetseri dhe Shilemi.\n46:25 K\u00ebta qen\u00eb bijt\u00eb e Bilhahut, q\u00eb Labano ia kishte dh\u00ebn\u00eb bij\u00ebs s\u00eb tij Rakela dhe q\u00eb kjo ia lindi Jakobit: gjithsej shtat\u00eb veta.\n46:26 Njer\u00ebzit q\u00eb erdh\u00ebn me Jakobin n\u00eb Egjipt, pasardh\u00ebs t\u00eb tij, pa llogaritur grat\u00eb e bijve t\u00eb Jakobit, ishin gjithsej gjasht\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb veta.\n46:27 Bijt\u00eb e Jozefit, q\u00eb i lind\u00ebn n\u00eb Egjipt, ishin dy. T\u00ebr\u00eb personat e familjes s\u00eb Jakobit q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Egjipt ishin gjithsej shtat\u00ebdhjet\u00eb veta.\n46:28 Por Jakobi d\u00ebrgoi para tij Jud\u00ebn me q\u00ebllim q\u00eb ta fuste n\u00eb vendin e Goshenit. Dhe k\u00ebshtu ata arrit\u00ebn n\u00eb vendin e Goshenit.\n46:29 At\u00ebher\u00eb Jozefi e mbrehu qerren e tij dhe mori t\u00eb p\u00ebrpjet\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Goshen q\u00eb t\u00eb takonte Izraelin, atin e tij; sa e pa, iu hodh n\u00eb qaf\u00eb dhe qau gjat\u00eb i shtr\u00ebnguar pas tij.\n46:30 Dhe Izraeli i tha Jozefit: \"Tani le t\u00eb vdes, sepse pash\u00eb fytyr\u00ebn t\u00ebnde dhe ti je akoma gjall\u00eb\".\n46:31 At\u00ebher\u00eb Jozefi u tha v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij dhe familjes t\u00eb atit t\u00eb tij: \"Do t\u00eb ngjitem p\u00ebr ta njoftuar Faraonin dhe do t'i them: \"V\u00ebllez\u00ebrit e mi dhe familja e atit tim, q\u00eb ishin n\u00eb vendin e Kanaanit, kan\u00eb ardhur tek un\u00eb.\n46:32 Ata jan\u00eb barinj, sepse kan\u00eb qen\u00eb gjithnj\u00eb rrit\u00ebs bag\u00ebtish, dhe kan\u00eb sjell\u00eb me vete kopet\u00eb e tyre dhe gjith\u00e7ka zot\u00ebrojn\u00eb\".\n46:33 Kur Faraoni do t'ju th\u00ebrras\u00eb dhe do t'ju thot\u00eb: \"Me \u00e7'pun\u00eb merreni?\", ju do t'i p\u00ebrgjigjeni:\n46:34 \"Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu kan\u00eb q\u00ebn\u00eb rrit\u00ebs bag\u00ebtish nga f\u00ebmij\u00ebria e deri sot, si ne ashtu dhe et\u00ebrit tan\u00eb\", q\u00eb t\u00eb keni mund\u00ebsi t\u00eb banoni n\u00eb vendin e Goshenit. Sepse Egjiptasit ndiejn\u00eb neveri p\u00ebr t\u00ebr\u00eb barinjt\u00eb\".\n47:1 Jozefi shkoi, pra, t\u00eb njoftoj\u00eb Faraonin dhe i tha: \"Ati im dhe v\u00ebllez\u00ebrit e mi, me gjith\u00eb kopet\u00eb e tyre, t\u00eb bag\u00ebtive t\u00eb imta dhe t\u00eb trasha dhe me gjith\u00e7ka kan\u00eb, kan\u00eb ardhur nga vendi i Kanaanit; dhe ja, tani ndodhen n\u00eb vendin e Goshenit\".\n47:2 Pastaj mori pes\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe ia paraqiti Faraonit.\n47:3 At\u00ebher\u00eb Faraoni u tha v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb Jozefit: \"Me \u00e7'pun\u00eb merreni?\". Ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn Faraonit: \"Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu jan\u00eb barinj, si ne ashtu dhe et\u00ebrit tan\u00eb\".\n47:4 Pastaj i than\u00eb Faraonit: \"Kemi ardhur p\u00ebr t\u00eb banuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, sepse nuk kishte m\u00eb kullota p\u00ebr kopet\u00eb e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tu, sepse ka zi t\u00eb madhe n\u00eb vendin e Kanaanit. Lejona tani q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb vendin e Goshenit\".\n47:5 At\u00ebher\u00eb Faraoni ia drejtoi fjal\u00ebn Jozefit, duke i th\u00ebn\u00eb: \"Ati yt dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tu erdh\u00ebn te ti;\n47:6 vendi i Egjiptit \u00ebsht\u00eb n\u00eb dispozicionin t\u00ebnd; b\u00ebj q\u00eb ati yt dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tu t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit; le t\u00eb banojn\u00eb edhe n\u00eb vendin e Goshenit. Dhe n\u00eb qoft\u00eb se ti di q\u00eb midis tyre ka njer\u00ebz t\u00eb zot\u00eb, caktoji kryeintendent\u00eb t\u00eb bag\u00ebtis\u00eb sime\".\n47:7 Pastaj Jozefi e \u00e7oi Jakobin, atin e tij, te Faraoni dhe ia paraqiti. Dhe Jakobi bekoi Faraonin.\n47:8 At\u00ebher\u00eb Faraoni i tha Jakobit: \"Sa vjet ke q\u00eb jeton?\".\n47:9 Jakobi iu p\u00ebrgjegj Faraonit: \"Vitet e shtegtimit tim jan\u00eb nj\u00ebqind e tridhjet\u00eb; vitet e jet\u00ebs sime kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pakta dhe t\u00eb k\u00ebqija, dhe nuk e kan\u00eb arritur numrin e viteve t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb et\u00ebrve t\u00eb mi, n\u00eb dit\u00ebt e shtegtimit t\u00eb tyre\".\n47:10 Jakobi e bekoi p\u00ebrs\u00ebri Faraonin dhe u largua nga prania e Faraonit.\n47:11 K\u00ebshtu Jozefi vendosi atin e tij dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe u dha atyre nj\u00eb pron\u00eb n\u00eb vendin e Egjiptit, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit, n\u00eb krahin\u00ebn e Ramsesit, ashtu si\u00e7 kishte urdh\u00ebruar Faraoni.\n47:12 Dhe Jozefi e mbajti me buk\u00eb t\u00eb atin, t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit dhe t\u00ebr\u00eb familjen e t\u00eb atit duke i furnizuar sipas numrit t\u00eb bijve.\n47:13 Nd\u00ebrkaq n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin nuk kishte buk\u00eb, sepse zija e buk\u00ebs ishte shum\u00eb e madhe; vendi i Egjiptit dhe vendi i Kanaanit vuanin nga uria.\n47:14 Jozefi mblodhi t\u00ebr\u00eb parat\u00eb q\u00eb gjendeshin n\u00eb vendin e Egjiptit dhe n\u00eb vendin e Kanaanit n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb grurit q\u00eb ata blinin; dhe k\u00ebto para Jozefi i \u00e7oi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Faraonit.\n47:15 Por kur n\u00eb vendin e Egjiptit dhe n\u00eb vendin e Kanaanit nuk pati m\u00eb para, t\u00ebr\u00eb Egjiptasit erdh\u00ebn te Jozefi dhe than\u00eb: \"Na jep buk\u00eb! Pse duhet t\u00eb vdesim para syve t\u00eb tu? Sepse parat\u00eb tona kan\u00eb mbaruar\".\n47:16 Jozefi tha: \"Jepni bag\u00ebtin\u00eb tuaj; dhe un\u00eb do t'ju jap buk\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb bag\u00ebtis\u00eb suaj, n\u00eb qoft\u00eb se i keni mbaruar parat\u00eb\".\n47:17 At\u00ebher\u00eb ata i \u00e7uan Jozefit bag\u00ebtin\u00eb e tyre; dhe Jozefi u dha atyre buk\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb kuajve t\u00eb tyre, t\u00eb kopeve t\u00eb tyre me dele, t\u00eb qeve dhe t\u00eb gomar\u00ebve. K\u00ebshtu i furnizoi me buk\u00eb p\u00ebr at\u00eb vit n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb gjith\u00eb bag\u00ebtis\u00eb s\u00eb tyre.\n47:18 Mbasi kaloi ai vit, u kthyen tek ai vitin pasues dhe i than\u00eb: \"Nuk mund t'ja fshehim zot\u00ebris\u00eb ton\u00eb q\u00eb, me qen\u00eb se parat\u00eb mbaruan dhe kopet\u00eb e bag\u00ebtis\u00eb son\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pron\u00eb e zot\u00ebris\u00eb ton\u00eb, nuk mbetet asgj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb zot\u00ebria ime mund t\u00eb na marr\u00eb ve\u00e7 trupave ton\u00eb dhe tokave tona.\n47:19 Pse duhet t\u00eb mbarojm\u00eb para syve t\u00eb tu, ne dhe tokat tona? Blina ne dhe tokat tona n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb buk\u00ebs, dhe ne me tokat tona do t\u00eb jemi skllev\u00ebr t\u00eb Faraonit; na jep t\u00eb mbjellim q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb jetojm\u00eb dhe jo t\u00eb vdesim, dhe toka t\u00eb mos shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb\".\n47:20 K\u00ebshtu Jozefi bleu p\u00ebr Faraonin t\u00ebr\u00eb tokat e Egjiptit, sepse Egjiptasit shit\u00ebn secili ar\u00ebn e vet, me q\u00eb ishin goditur r\u00ebnd\u00eb nga zija e buk\u00ebs. K\u00ebshtu v\u00ebndi u b\u00eb pron\u00eb e Faraonit.\n47:21 Sa p\u00ebr popullin, e zhvendosi n\u00ebp\u00ebr qytete, n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e Egjiptit;\n47:22 vet\u00ebm tokat e prift\u00ebrinjve nuk i bleu, sepse prift\u00ebrinjt\u00eb merrnin furnizime nga Faraoni dhe rronin nga furnizimet q\u00eb u jepte Faraoni; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ata nuk i shit\u00ebn tokat e tyre.\n47:23 Por Jozefi i tha popullit: \"Ja, sot ju bleva ju dhe tokat tuaja p\u00ebr Faraonin; ja ku e keni far\u00ebn; mbillni tok\u00ebn;\n47:24 n\u00eb koh\u00ebn e korrjes, t\u00eb pest\u00ebn pjes\u00eb do t'ia jepni Faraonit dhe kat\u00ebr pjes\u00eb do t\u00eb jen\u00eb tuajat p\u00ebr t\u00eb siguruar far\u00ebn e arave, ushqimin tuaj dhe t\u00eb personave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb suaj dhe p\u00ebr ushqimin e f\u00ebmij\u00ebve tuaj\".\n47:25 Dhe ata than\u00eb: \"Ti na shp\u00ebtove jet\u00ebn! Pa\u00e7im hir n\u00eb syt\u00eb e zot\u00ebris\u00eb ton\u00eb, dhe ne do t\u00eb jemi skllev\u00ebrit e Faraonit\".\n47:26 Jozefi e b\u00ebri ligj k\u00ebt\u00eb n\u00eb vendin e Egjiptit, i cili vazhdon edhe sot e k\u00ebsaj dite dhe sipas t\u00eb cilit e pesta pjes\u00eb e korrjes duhet t'i jepet Faraonit. Vet\u00ebm tokat e prift\u00ebrinjve nuk u b\u00ebn\u00eb pron\u00eb e Faraonit.\n47:27 K\u00ebshtu Izraeli banoi n\u00eb vendin e Egjiptit, n\u00eb vendin e Goshenit; aty ata pat\u00ebn prona, qen\u00eb frytdh\u00ebn\u00ebs dhe u shumuan fort.\n47:28 Jakobi jetoi n\u00eb vendin e Egjiptit shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet dhe koh\u00ebzgjatja e jet\u00ebs s\u00eb Jakobit qe nj\u00ebqind e dyzet e shtat\u00eb vjet.\n47:29 Kur koha e vdekjes po i afrohej Izraelit, ai thirri t\u00eb birin Jozef dhe i tha: \"N\u00eb pa\u00e7a gjetur hir n\u00eb syt\u00eb e tu, v\u00ebre dor\u00ebn t\u00ebnde posht\u00eb kofsh\u00ebs sime dhe sillu me mua me mir\u00ebdashje dhe besnik\u00ebri; t\u00eb lutem, mos m\u00eb varros n\u00eb Egjipt!\n47:30 Por kur do t\u00eb pushoj me et\u00ebrit e mi, m\u00eb nxirr jasht\u00eb Egjiptit dhe m\u00eb varros n\u00eb varrin e tyre!\". Ai u p\u00ebrgjigj: \"Do t\u00eb b\u00ebj si thua ti\".\n47:31 At\u00ebher\u00eb Jakobi tha: \"Betomu\". Dhe Jozefi iu betua. Pastaj Izraeli, duke u mb\u00ebshtetur te koka e shtratit, ra n\u00eb adhurim.\n48:1 Mbas k\u00ebtyre gj\u00ebrave, ndodhi q\u00eb i than\u00eb Jozefit: \"Ja, ati yt \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb\". K\u00ebshtu ai mori me vete dy bijt\u00eb e tij, Manasin dhe Efraimin.\n48:2 Kur i than\u00eb Jakobit: \"Ja, biri yt Jozefi po vjen te ti\", Izraeli mblodhi t\u00ebr\u00eb forcat dhe u ul mbi shtratin e tij.\n48:3 At\u00ebher\u00eb Jakobi i tha Jozefit: \"Per\u00ebndia i plotfuqish\u00ebm m'u shfaq n\u00eb Luc, n\u00eb vendin e Kanaanit, m\u00eb bekoi\n48:4 dhe m\u00eb tha: \"Ja, un\u00eb do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj frytdh\u00ebn\u00ebs, do t\u00eb t\u00eb shumoj, do t\u00eb b\u00ebj prej teje nj\u00eb shumic\u00eb popujsh dhe do t'u jap k\u00ebt\u00eb vend pasardh\u00ebsve t\u00eb tu pas teje, si pron\u00eb p\u00ebrjet\u00eb\".\n48:5 Tani dy bijt\u00eb e tu, q\u00eb t\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb vendin e Egjiptit para se un\u00eb t\u00eb vija tek ti n\u00eb Egjipt, jan\u00eb t\u00eb mit\u00eb. Efraimi dhe Manasi jan\u00eb t\u00eb mit\u00eb, ashtu si Rubeni dhe Simeoni.\n48:6 Por bijt\u00eb q\u00eb ke lindur mbas tyre do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tut\u00eb; n\u00eb territorin e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre do t\u00eb thirren me emrin e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre.\n48:7 Sa p\u00ebr mua, nd\u00ebrsa po kthehesha nga Padani, Rakela vdiq pran\u00eb meje gjat\u00eb udh\u00ebtimit, n\u00eb vendin e Kanaanit, aty af\u00ebr Efrat\u00ebs; dhe e varrosa atje, n\u00eb rrug\u00ebn e Efrat\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Betlemi\".\n48:8 Kur Izraeli pa bijt\u00eb e Jozefit, tha: \"Kush jan\u00eb k\u00ebta?\".\n48:9 Jozefi iu p\u00ebrgjegj t\u00eb atit: \"Jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mi q\u00eb Per\u00ebndia m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtu\". At\u00ebher\u00eb ai tha: \"M'i afro dhe un\u00eb do t'i bekoj\".\n48:10 Tani syt\u00eb e Izraelit ishin venitur p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs dhe nuk shihte fare. Jozefi i afroi ata dhe ai i puthi dhe i p\u00ebrqafoi.\n48:11 Pastaj Izraeli i tha Jozefit: \"Un\u00eb nuk mendoja t\u00eb shikoja p\u00ebrs\u00ebri fytyr\u00ebn t\u00ebnde, por tani Per\u00ebndia m\u00eb dha mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shikoj edhe pasardh\u00ebsit e tu\".\n48:12 Jozefi i t\u00ebrhoqi nga gjunj\u00ebt e t\u00eb atit dhe u p\u00ebrul me fytyr\u00ebn n\u00eb tok\u00eb.\n48:13 Pastaj Jozefi i mori q\u00eb t\u00eb dy: Efraimin n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb tij dhe n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb Izraelit, Manasin n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb tij dhe n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Izraelit, dhe i afroi pran\u00eb atij.\n48:14 At\u00ebher\u00eb Izraeli zgjati dor\u00ebn e tij t\u00eb djatht\u00eb dhe e vuri mbi kryet e Efraimit q\u00eb ishte m\u00eb i riu, dhe vuri dor\u00ebn e tij t\u00eb majt\u00eb mbi kryet e Manasit duke kryq\u00ebzuar duart, ndon\u00ebse Manasi ishte i par\u00eblinduri.\n48:15 K\u00ebshtu bekoi Jozefi dhe tha: \"Per\u00ebndia, para t\u00eb cilit ec\u00ebn et\u00ebrit e mi Abrahami dhe Isaku, Per\u00ebndia q\u00eb m\u00eb ka ushqyer qysh prej lindjes sime deri m\u00eb sot,\n48:16 Engj\u00eblli q\u00eb m\u00eb ka \u00e7liruar nga \u00e7do e keqe, le t'i bekoj\u00eb k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb! Le t\u00eb quhen me emrin tim dhe me emrin e et\u00ebrve t\u00eb mi Abraham dhe Isak, dhe t\u00eb shumohen fort mbi tok\u00eb!\".\n48:17 Kur Jozefi pa q\u00eb i ati kishte v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn e djatht\u00eb mbi kok\u00ebn e Efraimit, kjo nuk i p\u00eblqeu; prandaj ai kapi dor\u00ebn e atit t\u00eb tij p\u00ebr ta hequr nga kryet e Efraimit dhe p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb mbi kryet e Manasit.\n48:18 Pastaj Jozefi i tha atit t\u00eb tij: \"Jo k\u00ebshtu, ati im, sepse i par\u00eblinduri \u00ebsht\u00eb ky k\u00ebtu; v\u00ebre dor\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb djatht\u00eb mbi kryet e tij\".\n48:19 Por i ati refuzoi dhe tha: \"E di, biri im, e di; edhe ai do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb popull, edhe ai do t\u00eb jet\u00eb i madh; megjithat\u00eb, v\u00ebllai yt m\u00eb i vog\u00ebl do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i madh se ai, dhe pasardh\u00ebsit e tij do t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb mori kombesh\".\n48:20 Dhe at\u00eb dit\u00eb i bekoi duke th\u00ebn\u00eb: \"P\u00ebr ty Izraeli ka p\u00ebr t\u00eb bekuar, duke th\u00ebn\u00eb: \"Per\u00ebndia t\u00eb t\u00eb b\u00ebj si Efraimi dhe si Manasi!\"\". K\u00ebshtu ai e vuri Efraimin para Manasit.\n48:21 Pastaj Izraeli i tha Jozefit: \"Ja, un\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb vdekur pas pak, por Per\u00ebndia do t\u00eb jet\u00eb me ju dhe do t'ju \u00e7oj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendin e et\u00ebrve tuaj.\n48:22 Ve\u00e7 k\u00ebsaj, ty po t\u00eb jap nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb krahasim me v\u00ebllez\u00ebrit e tu, at\u00eb q\u00eb fitova nga Amorejt\u00eb me shpat\u00ebn dhe harkun tim\".\n49:1 Pastaj Jakobi thirri bijt\u00eb e tij dhe tha: \"Mblidhuni q\u00eb un\u00eb t'ju njoftoj \u00e7far\u00eb do t'ju ndodh\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e ardhshme.\n49:2 Mblidhuni dhe d\u00ebgjoni, o bijt\u00eb e Jakobit! D\u00ebgjoni Izraelin, atin tuaj!\n49:3 Ruben, ti je i par\u00eblinduri im, forca ime, filli i fuqis\u00eb sime, i dalluar p\u00ebr dinjitet dhe p\u00ebr forc\u00eb.\n49:4 I rr\u00ebmbyer si uji, ti nuk do t\u00eb kesh ep\u00ebrsin\u00eb, sepse hipe mbi shtratin e atit t\u00ebnd dhe e p\u00ebrdhose. Ai hipi mbi shtratin tim.\n49:5 Simeoni dhe Levi jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebr: shpatat e tyre jan\u00eb vegla dhune.\n49:6 Mos hyft\u00eb shpirti im n\u00eb mendjen e tyre, lavdia ime mos u bashkoft\u00eb me kuvendin e tyre! Sepse n\u00eb m\u00ebrin\u00eb e tyre kan\u00eb vrar\u00eb njer\u00ebz, n\u00eb kryene\u00e7\u00ebsin\u00eb e tyre u kan\u00eb prer\u00eb leqet e k\u00ebmb\u00ebve demave.\n49:7 Mallkuar qoft\u00eb m\u00ebria e tyre, sepse ka q\u00ebn\u00eb e eg\u00ebr, dhe t\u00ebrbimi i tyre sepse ka q\u00ebn\u00eb mizor! Un\u00eb do t'i ndaj te Jakobi dhe do t'i shp\u00ebrndaj te Izraeli.\n49:8 Jud\u00eb, v\u00ebllez\u00ebrit e tu do t\u00eb t\u00eb lavd\u00ebrojn\u00eb; dora jote do t\u00eb jet\u00eb mbi zverkun e armiqve t\u00eb tu; bijt\u00eb e atit t\u00ebnd do t\u00eb p\u00ebrkulen para teje.\n49:9 Juda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luan i ri; ti z\u00eb fill nga preja, biri im; ai p\u00ebrkulet, struket si nj\u00eb luan, si nj\u00eb luanesh\u00eb; kush guxon ta zgjoj\u00eb?\n49:10 Skeptri nuk do t'i hiqet Jud\u00ebs, as bastuni i komandimit nga k\u00ebmb\u00ebt e tij, deri sa t\u00eb vij\u00eb Shilohu; dhe atij do t'i binden popujt.\n49:11 Ai e lidh gomarin e tij t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb pjergull dhe k\u00ebrri\u00e7in e gomaric\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb pjergull\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb; i lan rrobat e tij n\u00eb ver\u00eb dhe mantelin e tij n\u00eb gjakun e rrushit.\n49:12 Ai i ka syt\u00eb t\u00eb ndritura nga vera dhe dh\u00ebmb\u00ebt e bardha nga qum\u00ebshti.\n49:13 Zabuloni do t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb breg t\u00eb deteve; dhe do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb vendstrehim p\u00ebr anijet; kufiri i tij do t\u00eb zgjatet drejt Sidonit.\n49:14 Isakari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gomar i fuqish\u00ebm, i shtrir\u00eb n\u00ebp\u00ebr vath\u00eb.\n49:15 Ai e pa q\u00eb \u00e7lodhja \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb dhe q\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm; ai p\u00ebrkuli kurrizin p\u00ebr t\u00eb mbajtur pesh\u00ebn dhe u b\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i pun\u00ebs s\u00eb detyruar.\n49:16 Dani do ta gjykoj\u00eb popullin e tij, si nj\u00eb nga fiset e Izraelit.\n49:17 Dani do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gjarp\u00ebr n\u00eb rrug\u00eb, nj\u00eb nep\u00ebrk\u00eb n\u00ebp\u00ebr shteg, q\u00eb kafshon thembrat e kalit, k\u00ebshtu q\u00eb kalor\u00ebsi rr\u00ebzohet s\u00eb prapthi.\n49:18 Un\u00eb pres shp\u00ebtimin t\u00ebnd, o Zot!\n49:19 Nj\u00eb band\u00eb grabit\u00ebsish do t\u00eb sulmoj\u00eb Gadin, por edhe ai do t'i sulmoj\u00eb k\u00ebmba k\u00ebmb\u00ebs.\n49:20 Nga Asheri do t\u00eb vij\u00eb buka e shijshme dhe ai do t\u00eb jap\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsira reale.\n49:21 Neftali \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drenushe e l\u00ebn\u00eb e lir\u00eb, ai thot\u00eb fjal\u00eb t\u00eb bukura.\n49:22 Jozefi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deg\u00eb e nj\u00eb druri frytdh\u00ebn\u00ebs; nj\u00eb deg\u00eb e nj\u00eb druri frytdh\u00ebn\u00ebs q\u00eb ndodhet pran\u00eb nj\u00eb burimi; deg\u00ebt e tij shtrihen mbi murin.\n49:23 Hark\u00ebtar\u00ebt e kan\u00eb provokuar, i kan\u00eb hedhur shigjeta, e kan\u00eb ndjekur;\n49:24 por harku i tij ka mbetur i fort\u00eb; krah\u00ebt e tij jan\u00eb p\u00ebrforcuar nga duart e t\u00eb Fuqishmit t\u00eb Jakobit (e atij q\u00eb \u00ebsht\u00eb bariu dhe shk\u00ebmbi i Izraelit),\n49:25 nga Per\u00ebndia e atit t\u00ebnd q\u00eb do t\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb dhe nga Shum\u00eb i Larti q\u00eb do t\u00eb t\u00eb bekoj\u00eb me bekimet e qiellit nga lart, me bekimet e humner\u00ebs q\u00eb ndodhet posht\u00eb, me bekimet e sis\u00ebve dhe gjirit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs.\n49:26 Bekimet e atit t\u00ebnd ua kalojn\u00eb bekimeve t\u00eb t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi, deri n\u00eb majat e kodrave t\u00eb p\u00ebrjetshme. Ata do t\u00eb jen\u00eb mbi kryet e Jozefit dhe mbi kuror\u00ebn e atij q\u00eb u nda nga v\u00ebllez\u00ebrit e tij.\n49:27 Beniamini \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ujk grabitqar; n\u00eb m\u00ebngjes ha gjahun dhe n\u00eb mbr\u00ebmje ndan pren\u00eb.\n49:28 T\u00ebr\u00eb k\u00ebta jan\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb fiset e Izraelit; dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb u tha ati i tyre kur i bekoi. I bekoi duke i dh\u00ebn\u00eb secilit nj\u00eb bekim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.\n49:29 Pastaj Jakobi i urdh\u00ebroi duke th\u00ebn\u00eb: \"Un\u00eb jam duke u ribashkuar me popullin tim; m\u00eb varrosni pran\u00eb et\u00ebrve t\u00eb mi n\u00eb shpell\u00ebn q\u00eb ndodhet n\u00eb ar\u00ebn e Efron Hiteut,\n49:30 n\u00eb shpell\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e Makpelahut p\u00ebrball\u00eb Mamres, n\u00eb vendin e Kanaanit, at\u00eb q\u00eb Abrahami bleu n\u00eb ar\u00ebn nga Efron Hiteu, si vendvarrim, pron\u00eb e tij.\n49:31 Atje u varros\u00ebn Abrahami dhe Sara, gruaja e tij, aty u varros\u00ebn Isaku dhe Rebeka, e shoqja, dhe aty un\u00eb varrosa Lean.\n49:32 Ara dhe shpella q\u00eb ndodhet aty u blen\u00eb nga bijt\u00eb e Hethit\".\n49:33 Kur Jakobi mbaroi s\u00eb dh\u00ebni k\u00ebto urdh\u00ebra bijve t\u00eb tij, mblodhi k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb shtrat dhe vdiq; dhe u bashkua me popullin e tij.\n50:1 At\u00ebher\u00eb Jozefi u hodh mbi fytyr\u00ebn e t\u00eb atit, qau mbi t\u00eb dhe e puthi.\n50:2 Pastaj Jozefi urdh\u00ebroi mjek\u00ebt q\u00eb ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij t\u00eb balsamosnin t\u00eb atin; dhe mjek\u00ebt e balsamos\u00ebn Izraelin.\n50:3 U desh\u00ebn dyzet dit\u00eb, sepse e till\u00eb ishte koha e nevojshme p\u00ebr balsamimin; dhe Egjiptasit e qan\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb.\n50:4 Kur kaluan dit\u00ebt e zis\u00eb t\u00eb mbajtura p\u00ebr t\u00eb, Jozefi foli n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Faraonit duke th\u00ebn\u00eb: \"N\u00eb qoft\u00eb se kam gjetur hirin tuaj, i thoni Faraonit k\u00ebto fjal\u00eb:\n50:5 Ati im m\u00eb ka v\u00ebn\u00eb t\u00eb betohem dhe m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: \"Ja, un\u00eb jam duke vdekur; m\u00eb varros n\u00eb varrin q\u00eb kam g\u00ebrmuar n\u00eb vendin e Kanaanit\". Tani, pra, m\u00eb lejo t\u00eb ngjitem p\u00ebr t\u00eb varrosur atin tim, pastaj do t\u00eb kthehem\".\n50:6 Faraoni u p\u00ebrgjegj: \"Ngjitu dhe varrose atin t\u00ebnd ashtu si t\u00eb ka v\u00ebn\u00eb t\u00eb betohesh\".\n50:7 At\u00ebher\u00eb Jozefi u ngjit p\u00ebr t\u00eb varrosur t\u00eb atin; dhe me t\u00eb u ngjit\u00ebn t\u00ebr\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Faraonit, t\u00eb moshuarit e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij dhe t\u00ebr\u00eb t\u00eb moshuarit e vendit t\u00eb Egjiptit,\n50:8 dhe t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpia e Jozefit, v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe sht\u00ebpia e t\u00eb atit. N\u00eb vendin e Goshenit lan\u00eb vet\u00ebm f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb vegj\u00ebl, kopet\u00eb me bag\u00ebtin\u00eb e im\u00ebt dhe me bag\u00ebtin\u00eb e trash\u00eb.\n50:9 Me t\u00eb u ngjit\u00ebn lart gjithashtu qerre dhe kalor\u00ebs, aq sa u formua nj\u00eb vargan i madh njer\u00ebzish.\n50:10 Me t\u00eb arritur n\u00eb l\u00ebmin e Atadit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej Jordanit, u d\u00ebgjuan vajtime t\u00eb m\u00ebdha dhe solemne; dhe Jozefi mbajti shtat\u00eb dit\u00eb zi p\u00ebr t\u00eb atin.\n50:11 Kur banor\u00ebt e vendit, Kananejt\u00eb, pan\u00eb zin\u00eb n\u00eb l\u00ebmin e Atadit, than\u00eb: \"Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zi e madhe p\u00ebr Egjiptasit!\". Prandaj ai vend u quajt Abel-Mitsraim dhe ndodhet p\u00ebrtej Jordanit.\n50:12 Bijt\u00eb e tij b\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb at\u00eb q\u00eb ai i kishte urdh\u00ebruar.\n50:13 Bijt\u00eb e tij e bart\u00ebn n\u00eb vendin e Kanaanit dhe e varros\u00ebn n\u00eb shpell\u00ebn e fush\u00ebs s\u00eb Malkpelahut, p\u00ebrball\u00eb Mamres, q\u00eb Abrahami e kishte bler\u00eb bashk\u00eb me ar\u00ebn nga Efron Hiteu, si vendvarrim, pron\u00eb e tij.\n50:14 Mbasi varrosi t\u00eb atin, Jozefi u kthye n\u00eb Egjipt bashk\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin ngjitur deri atje p\u00ebr t\u00eb varrosur atin e tij.\n50:15 V\u00ebllez\u00ebrit e Jozefit kur pan\u00eb se ati i tyre vdiq, than\u00eb: \"Mos vall\u00eb Jozefi na mban inat dhe merr hak p\u00ebr t\u00ebr\u00eb t\u00eb keqen q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb?\".\n50:16 At\u00ebher\u00eb i \u00e7uan fjal\u00eb Jozefit: \"Ati yt para se t\u00eb vdiste dha k\u00ebt\u00eb porosi duke th\u00ebn\u00eb:\n50:17 \"K\u00ebshtu do t'i thoni Jozefit: \"Falu v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tu t\u00eb keqen q\u00eb t\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, m\u00ebkatin e tyre, sepse t\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb keq\". Falu, pra, tani krimin sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb atit t\u00ebnd\". Jozefi qau kur i fol\u00ebn k\u00ebshtu.\n50:18 Pastaj erdh\u00ebn edhe v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe u shtrin\u00eb para tij, dhe i than\u00eb: \"Ja, ne jemi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu\".\n50:19 Jozefi u tha atyre: \"Mos u trembni, se mos jam un\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb?.\n50:20 Ju keni kurdisur t\u00eb k\u00ebqija kund\u00ebr meje, por Per\u00ebndia ka dashur q\u00eb t'i sh\u00ebrbej\u00eb s\u00eb mir\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb kryer at\u00eb q\u00eb po ndodh sot: t\u00eb mbash gjall\u00eb nj\u00eb popull t\u00eb shumt\u00eb.\n50:21 Tani, pra, mos kini frik\u00eb; un\u00eb do t\u00eb siguroj ushqimin p\u00ebr ju dhe p\u00ebr bijt\u00eb tuaj\". K\u00ebshtu u dha zem\u00ebr dhe i foli zemr\u00ebs s\u00eb tyre me \u00ebmb\u00eblsi.\n50:22 K\u00ebshtu Jozefi banoi n\u00eb Egjipt, ai dhe sht\u00ebpia e t\u00eb atit, dhe jetoi nj\u00ebqind e dhjet\u00eb vjet.\n50:23 Jozefi pa bijt\u00eb e Efraimit deri n\u00eb breznin\u00eb e tret\u00eb; edhe bijt\u00eb e Makirit, bir i Manasit, lind\u00ebn mbi gjunj\u00ebt e tij.\n50:24 Pastaj Jozefi u tha v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij: \"Un\u00eb po vdes; por Per\u00ebndia do t'ju vizitoj\u00eb me siguri dhe do t'ju \u00e7oj\u00eb me siguri nga ky vend n\u00eb vendin q\u00eb i premtoi me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit\".\n50:25 Pastaj Jozefi i vuri t\u00eb betohen bijt\u00eb e Izraelit, duke th\u00ebn\u00eb: \"Per\u00ebndia me siguri do t'ju vizitoj\u00eb; at\u00ebher\u00eb ju do t'i hiqni kockat e mia q\u00eb k\u00ebtej\".\n50:26 Pastaj Jozefi vdiq n\u00eb mosh\u00ebn nj\u00ebqind e dhjet\u00eb vje\u00e7; e balsamos\u00ebn dhe e fut\u00ebn n\u00eb nj\u00eb arkivol n\u00eb Egjipt.","title":"Albanian Bible: Genesis","type":"page"}
