{"collection":"Bible & Christianity","html_url":"https://unchartedknowledge.5gfusion.net/browse/bib/wb/alb/heb.htm","path":"bib/wb/alb/heb.htm","source_url":"https://sacred-texts.com/bib/wb/alb/heb.htm","text":"1:1 s\u00eb fundi, k\u00ebto dit\u00eb na ka folur me an\u00eb t\u00eb Birit, t\u00eb cilin e b\u00ebri trash\u00ebgimtar t\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrave, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit e krijoi dhe gjith\u00ebsin\u00eb.\n1:2 Ai, duke qen\u00eb shk\u00eblqimi i lavdis\u00eb s\u00eb tij dhe vula e qenies s\u00eb tij dhe duke i mbajtur t\u00eb gjitha me fjal\u00ebn e fuqis\u00eb s\u00eb tij, mbasi e b\u00ebri vet\u00eb pastrimin nga m\u00ebkatet tona, u ul n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e Madh\u00ebris\u00eb n\u00eb vendet e larta,\n1:3 edhe u b\u00eb aq m\u00eb i lart\u00eb nga engj\u00ebjt, sa m\u00eb t\u00eb madh\u00ebruesh\u00ebm se ata \u00ebsht\u00eb emri q\u00eb ai e trash\u00ebgoi.\n1:4 Sepse cilit nga engj\u00ebjt i tha ndonj\u00eb her\u00eb: ''Ti je Biri im, sot m\u00eb je lindur''? Edhe p\u00ebrs\u00ebri: ''Un\u00eb do t'i jem At\u00eb, dhe ai do t\u00eb m\u00eb jet\u00eb Bir''?\n1:5 Dhe akoma, kur ta shtjer\u00eb t\u00eb Par\u00eblindurin n\u00eb bot\u00eb, thot\u00eb: ''Le ta adhurojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb engj\u00ebjt e Per\u00ebndis\u00eb''.\n1:6 Kurse p\u00ebr engj\u00ebjt thot\u00eb: ''Engj\u00ebjt e vet ai i b\u00ebn er\u00ebra, dhe sh\u00ebrbenj\u00ebsit e tij flak\u00eb zjarri'';\n1:7 nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb Birin thot\u00eb: ''Froni yt, o Per\u00ebndi \u00ebsht\u00eb n\u00eb shekuj t\u00eb shekujve; skeptri i mbret\u00ebris\u00eb sate \u00ebsht\u00eb skept\u00ebr drejt\u00ebsie.\n1:8 E ke dashur drejt\u00ebsin\u00eb dhe e ke urryer paudh\u00ebsin\u00eb; prandaj Per\u00ebndia, Per\u00ebndia yt, t\u00eb vajosi me vaj g\u00ebzimi p\u00ebrmbi shok\u00ebt e tu''.\n1:9 Edhe: ''Ti, o Per\u00ebndi, n\u00eb krye themelove tok\u00ebn dhe qiejt jan\u00eb vep\u00ebr e duarve t\u00eb tu.\n1:10 Ata do t\u00eb prishen, por ti mbetesh; edhe t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb vjetrohen si rrob\u00eb,\n1:11 dhe ti do t'i mb\u00ebshtjell\u00ebsh si nj\u00eb mantel edhe do t\u00eb nd\u00ebrrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do t\u00eb shteren kurr\u00eb''.\n1:12 Dhe cilit nga engj\u00ebjt i tha ndonj\u00eb her\u00eb: ''Rri n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn time, gjersa t'i v\u00eb armiqt\u00eb e tu shtroje t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb tua''?\n1:13 A nuk jan\u00eb ata t\u00eb gjith\u00eb frym\u00ebra sh\u00ebrbenj\u00ebs, q\u00eb d\u00ebrgohen p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e atyre q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb trash\u00ebguar shp\u00ebtimin?\n1:14 Prandaj ne duhet t'u p\u00ebrmbahemi m\u00eb shum\u00eb atyre q\u00eb d\u00ebgjuam, se mos shkasim ndonj\u00eb her\u00eb nga ruga.\n2:1 Sepse, n\u00eb qoft\u00eb se fjala q\u00eb u fol nga engj\u00ebjt \u00ebsht\u00eb e patundur dhe \u00e7do shkelje e mosbindje mori nj\u00eb shpagim t\u00eb drejt\u00eb,\n2:2 si do t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb ne, n\u00ebqoft\u00ebse e l\u00ebm\u00eb pas dore nj\u00eb shp\u00ebtim kaq t\u00eb madh? Ky shp\u00ebtim, si u shpall n\u00eb fillim prej Per\u00ebndis\u00eb, u v\u00ebrtetua nd\u00ebr ne nga ata q\u00eb e d\u00ebgjuan,\n2:3 nd\u00ebrsa Per\u00ebndia d\u00ebshmonte p\u00ebr t\u00eb me an\u00eb shenjash e mrekullish, me vepra t\u00eb ndryshme t\u00eb fuqishme dhe me dhurata t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, sipas vullnetit t\u00eb tij.\n2:4 Sepse Per\u00ebndia nuk e vuri n\u00ebn pushtet t\u00eb engj\u00ebjve bot\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb ardhur, p\u00ebr t\u00eb cilin po flasim,\n2:5 por dikush d\u00ebshmoi diku duke th\u00ebn\u00eb: ''\u00c7'\u00ebsht\u00eb njeriu, q\u00eb t\u00eb bie nd\u00ebrmend p\u00ebr t\u00eb? Ose i biri i njeriut q\u00eb t\u00eb kujdesesh p\u00ebr t\u00eb?\n2:6 Ti e b\u00ebre p\u00ebr pak koh\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nga engj\u00ebjt, ti e kuror\u00ebzove me lavdi dhe me nder dhe e vure p\u00ebrmbi veprat e duarve t\u00eb tua;\n2:7 Ti i vure t\u00eb gjitha n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e tij''. Sepse, mbasi i vuri t\u00eb gjitha n\u00ebn pushtetin e tij, nuk la asgj\u00eb pa iu n\u00ebnshtruar. Por tani nuk shohim ende q\u00eb t\u00eb gjitha jan\u00eb n\u00ebn pushtetin e tij,\n2:8 por shohim Jezusin t\u00eb kuror\u00ebzuar me lavdi dhe me nder p\u00ebr vdekjen q\u00eb p\u00ebsoi; ai u b\u00eb p\u00ebr pak koh\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se engj\u00ebjt, q\u00eb me hirin e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb provonte vdekjen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit.\n2:9 Sepse i duhej atij, p\u00ebr t\u00eb cilin dhe n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit jan\u00eb t\u00eb gjitha, duke \u00e7uar shum\u00eb bij n\u00eb lavdi, ta b\u00ebnte t\u00eb p\u00ebrsosur me an\u00eb t\u00eb vuajtjeve realizuesin e shp\u00ebtimit t\u00eb tyre.\n2:10 Sepse ai q\u00eb shenjt\u00ebron dhe ata q\u00eb shenjt\u00ebrohen jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb prej nj\u00eb; prandaj as nuk turp\u00ebrohet t'i quaj\u00eb v\u00ebllez\u00ebr,\n2:11 duke th\u00ebn\u00eb: ''V\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb mi do t'ua shpall emrin t\u00ebnd, do t\u00eb t\u00eb lavd\u00ebroj n\u00eb mes t\u00eb kish\u00ebs''.\n2:12 Edhe m\u00eb: ''Do t\u00eb shpresoj n\u00eb t\u00eb''. Dhe p\u00ebrs\u00ebri: ''Ja un\u00eb, dhe f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb m'i dha Per\u00ebndia''.\n2:13 Sepse, duke qen\u00eb se bijt\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u b\u00eb pjestar n\u00eb po ato gj\u00ebra, q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrronte, me an\u00eb t\u00eb vdekjes, at\u00eb q\u00eb ka pushtetin e vdekjes, dometh\u00ebn\u00eb djallin,\n2:14 edhe t\u00eb \u00e7lironte t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nga frika e vdekjes i ishin n\u00ebnshtruar rob\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn.\n2:15 Sepse ai nuk kujdeset p\u00ebr engj\u00ebjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.\n2:16 Prandaj ai duhej t'u ngjante n\u00eb \u00e7do gj\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ishte i m\u00ebshirsh\u00ebm e kryeprift besnik n\u00eb ato q\u00eb i p\u00ebrkasin Per\u00ebndis\u00eb, p\u00ebr p\u00ebr t'u b\u00ebr\u00eb pajtim p\u00ebr m\u00ebkatet e popullit.\n2:17 sepse, duke qen\u00eb se ai vet\u00eb hoqi kur u tundua, mund t'u vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb atyre q\u00eb tundohen.\n2:18 Prandaj, o v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb shenjt\u00eb, pjestar\u00eb t\u00eb thirrjes qiellore, v\u00ebshtroni apostullin dhe kryepriftin e rr\u00ebfimit t\u00eb besimit ton\u00eb, Jezu Krishtin,\n3:1 i cili \u00ebsht\u00eb besnik ndaj atij q\u00eb e b\u00ebri, ashtu si qe edhe Moisiu n\u00eb t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.\n3:2 Sepse Jezusi \u00ebsht\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb lavdi se Moisiu, meqen\u00ebse ai q\u00eb nd\u00ebrton sht\u00ebpin\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb nder se sht\u00ebpia.\n3:3 sepse \u00e7do sht\u00ebpi nd\u00ebrtohet prej dikujt, por ai q\u00eb ka nd\u00ebrtuar gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia.\n3:4 Dhe Moisiu qe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb besnik n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb si sh\u00ebrb\u00ebtor, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebr t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb duheshin th\u00ebn\u00eb,\n3:5 por Krishti, si bir, \u00ebsht\u00eb mbi sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe sht\u00ebpia e vet jemi ne, n\u00eb qoft\u00eb se e mbajm\u00eb deri n\u00eb fund guximin dhe mburrjen e shpres\u00ebs.\n3:6 Prandaj, sikurse thot\u00eb Fryma e Shenjt\u00eb: ''Sot, n\u00eb qoft\u00eb se e d\u00ebgjoni z\u00ebrin e tij,\n3:7 mos i ngurt\u00ebsoni zemrat tuaja si n\u00eb provokim, n\u00eb dit\u00ebn e tundimit n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb,\n3:8 ku et\u00ebrit tuaj m\u00eb tunduan duke m\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sprov\u00eb, ndon\u00ebse i kishin par\u00eb veprat e mia dyzet vjet.\n3:9 Prandaj u indinjova me at\u00eb brez dhe thash\u00eb: Gabojn\u00eb gjithnj\u00eb me zem\u00ebr dhe nuk i njoh\u00ebn udh\u00ebt e mia;\n3:10 k\u00ebshtu u betova n\u00eb m\u00ebrin\u00eb time: Nuk do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb prehjen time''.\n3:11 Kini kujdes, v\u00ebllez\u00ebr, se mos ndonj\u00eb nga ju ka zem\u00ebr t\u00eb lig\u00eb, mosbesimi, q\u00eb t\u00eb largohet nga Per\u00ebndia i gjall\u00eb,\n3:12 por nxitni njeri tjetrin \u00e7do dit\u00eb, derisa thuhet: \"Sot\", q\u00eb t\u00eb mos ngurt\u00ebsohet ndonj\u00eb nga ju prej mashtrimit t\u00eb m\u00ebkatit.\n3:13 Sepse ne jemi b\u00ebr\u00eb pjestar\u00eb t\u00eb Krishtit, n\u00eb qoft\u00eb se do ta ruajm\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur deri n\u00eb fund fillimin e besimit,\n3:14 kur thuhet: ''Sot, n\u00eb qoft\u00eb se e d\u00ebgjoni z\u00ebrin e tij, mos jini zem\u00ebrgur si n\u00eb dit\u00ebn e kryengritjes''.\n3:15 Kush jan\u00eb ata q\u00eb, mbasi e d\u00ebgjuan, e provokuan? A thua jo t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb dol\u00ebn nga Egjipti me an\u00eb t\u00eb Moisiut?\n3:16 Dhe kush qen\u00eb ata me t\u00eb cil\u00ebt u zem\u00ebrua p\u00ebr dyzet vjet? A s'qen\u00eb vall\u00eb ata q\u00eb m\u00ebkatuan, kufomat e t\u00eb cil\u00ebve ran\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkret\u00ebtir\u00eb?\n3:17 Dhe p\u00ebr cil\u00ebt b\u00ebri be se nuk do t\u00eb hynin n\u00eb prehjen e tij, ve\u00e7 se p\u00ebr ata q\u00eb qen\u00eb t\u00eb pabindur?\n3:18 Ne shohim se ata nuk mund\u00ebn t\u00eb hyjn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosbesimit.\n3:19 Prandaj, p\u00ebrderisa mbetet akoma nj\u00eb premtim p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb prehjen e tij, le t\u00eb kemi frik\u00eb se mos ndonj\u00eb nga ju t\u00eb mbetet jasht\u00eb.\n4:1 N\u00eb fakt neve si edhe atyre u ishte shpallur lajmi i mir\u00eb, por fjala e predikimit nuk u dha dobi fare, sepse nuk qe e bashkuar me besimin tek ata q\u00eb e d\u00ebgjuan.\n4:2 Sepse ne q\u00eb besuam hyjm\u00eb n\u00eb prehje, si\u00e7 tha ai: ''K\u00ebshtu u p\u00ebrbetova n\u00eb m\u00ebrin\u00eb time: nuk do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb prehjen time'', ndon\u00ebse veprat e tij u mbaruan q\u00eb kur se u krijua bota.\n4:3 Sepse diku ai ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu p\u00ebr t\u00eb shtat\u00ebn dit\u00eb: ''Dhe Per\u00ebndia u preh t\u00eb shtat\u00ebn dit\u00eb nga t\u00eb gjitha veprat e tij'';\n4:4 dhe po aty: ''Nuk do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb prehjen time''.\n4:5 Mbasi, pra, mbetet q\u00eb disa t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb t\u00eb, nd\u00ebrsa ata q\u00eb u ungjillzuan m\u00eb p\u00ebrpara nuk hyjn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosbesimit t\u00eb tyre,\n4:6 ai cakton p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb dit\u00eb: \"Sot\", duke th\u00ebn\u00eb, mbas kaq kohe, me goj\u00ebn e Davidit: ''Sot, n\u00eb qoft\u00eb se e d\u00ebgjoni z\u00ebrin e tij, mos u b\u00ebni zem\u00ebrgur''.\n4:7 Sepse, n\u00eb qoft\u00eb se Jozueu do t'u kishte dh\u00ebn\u00eb prehje, Per\u00ebndia nuk do t\u00eb kishte folur p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr.\n4:8 Mbetet, pra, nj\u00eb pushim i s\u00eb shtun\u00ebs p\u00ebr popullin e Per\u00ebndis\u00eb.\n4:9 Sepse kush ka hyr\u00eb n\u00eb prehjen e tij, ka b\u00ebr\u00eb pushim edhe ai nga veprat e veta, ashtu si Per\u00ebndia nga t\u00eb tijat.\n4:10 Le t\u00eb p\u00ebrpiqemi, pra, t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb at\u00eb prehje, q\u00eb askush t\u00eb mos bjer\u00eb n\u00eb at\u00eb sh\u00ebmbull t\u00eb mosbindjes.\n4:11 Sepse fjala e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjall\u00eb dhe vepruese, m\u00eb e mpreht\u00eb se \u00e7do shpat\u00eb me dy tehe dhe dep\u00ebrton deri n\u00eb ndarjen e shpirtit dhe t\u00eb frym\u00ebs, t\u00eb nyjeve dhe t\u00eb palcave, dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb gjykoj\u00eb mendimet dhe d\u00ebshirat e zemr\u00ebs.\n4:12 Dhe nuk ka asnj\u00eb krijes\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e fshehur para tij, por t\u00eb gjitha jan\u00eb lakuriq dhe t\u00eb zbuluara para syve t\u00eb Atij, t\u00eb cilit ne do t'i japim llogari.\n4:13 Duke pasur, pra, nj\u00eb kryeprift t\u00eb madh q\u00eb ka p\u00ebrshkuar qiejt, Jezusin, Birin e Per\u00ebndis\u00eb, le t\u00eb mbajm\u00eb fort rr\u00ebfimin ton\u00eb t\u00eb besimit.\n4:14 Sepse ne nuk kemi kryeprift q\u00eb nuk mund t'i vij\u00eb keq p\u00ebr dob\u00ebsit\u00eb tona, po nj\u00eb q\u00eb u tundua n\u00eb t\u00eb gjitha ashtu si ne, por pa m\u00ebkatuar.\n4:15 Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit t\u00eb hirit, q\u00eb t\u00eb marrim m\u00ebshir\u00eb e t\u00eb gjejm\u00eb hir, p\u00ebr t\u00eb pasur ndihm\u00eb n\u00eb koh\u00eb nevoje.\n4:16 Sepse \u00e7do kryeprift, q\u00eb merret prej njer\u00ebzve, vihet kryeprift mbi njer\u00ebzit p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ofruar dhurata dhe flijime p\u00ebr m\u00ebkatet;\n5:1 k\u00ebshtu ai mund t\u00eb ket\u00eb dhembshuri p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb paditur dhe t\u00eb g\u00ebnjyer, sepse edhe ai \u00ebsht\u00eb i veshur me dob\u00ebsi,\n5:2 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb ofroj\u00eb flijime p\u00ebr fajet, si p\u00ebr popullin ashtu edhe p\u00ebr veten e tij.\n5:3 Dhe askush nuk e merr k\u00ebt\u00eb nder prej vetes s\u00eb tij, po ai q\u00eb thirret nga Per\u00ebndia, sikurse Aaroni.\n5:4 K\u00ebshtu edhe Krishti nuk e p\u00ebrvet\u00ebsoi ai vet\u00eb lavdin\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet kryeprift, por ia dha Ai q\u00eb i tha: ''Ti je im Bir, sot ti m\u00eb linde'',\n5:5 dhe ashtu si thuhet diku gjetiu: ''Ti je prift p\u00ebrjet\u00eb, sipas rendit t\u00eb Melkisedekut''.\n5:6 I cili, n\u00eb dit\u00ebt e mishit t\u00eb tij, me klithma t\u00eb larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij q\u00eb mund ta shp\u00ebtonte nga vdekja, dhe u d\u00ebgjua p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb tij nga Per\u00ebndia.\n5:7 Edhe pse ishte Bir, m\u00ebsoi t\u00eb jet\u00eb i bindur nga ato q\u00eb p\u00ebsoi,\n5:8 dhe, si u b\u00eb i p\u00ebrkryer, u b\u00eb vepronj\u00ebsi i shp\u00ebtimit t\u00eb amshuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb q\u00eb i binden,\n5:9 duke qen\u00eb i shpallur kryeprift nga Per\u00ebndiaa sipas rendit t\u00eb Melkisedekut,\n5:10 p\u00ebr t\u00eb cilin kemi shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, por t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t'u shpjeguar, sepse ju jeni r\u00ebnduar nga vesh\u00ebt p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar.\n5:11 Sepse, ndon\u00ebse tashm\u00eb duhet t\u00eb ishit m\u00ebsues, keni p\u00ebrs\u00ebri nevoj\u00eb q\u00eb t'ju m\u00ebsojn\u00eb njohurit\u00eb e para t\u00eb orakujve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, dhe keni nevoj\u00eb p\u00ebr qum\u00ebsht, dhe jo p\u00ebr ushqime t\u00eb forta.\n5:12 Sepse kushdo q\u00eb ushqehet me qum\u00ebsht nuk ka p\u00ebrvoj\u00ebn e fjal\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb foshnj\u00eb;\n5:13 kurse ushqimi i fort\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb rriturit, t\u00eb cil\u00ebt, nga p\u00ebrvoja, i kan\u00eb t\u00eb zhvilluara vetit\u00eb p\u00ebr t\u00eb dalluar t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb keqen.\n5:14 Prandaj, duke e l\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e fillimit t\u00eb Krishtit, le t\u00eb synojm\u00eb p\u00ebrkryerjen, pa hedhur p\u00ebrs\u00ebri themel pendimi nga vepra t\u00eb vdekura dhe nga besimi te Per\u00ebndia,\n6:1 nga doktrina p\u00ebr pag\u00ebzimet, t\u00eb v\u00ebnies s\u00eb duarve, t\u00eb ringjalljes t\u00eb t\u00eb vdekurve dhe t\u00eb gjyqit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm;\n6:2 dhe k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb, n\u00eb e lejoft\u00eb Per\u00ebndia.\n6:3 Sepse ata q\u00eb jan\u00eb ndri\u00e7uar nj\u00eb her\u00eb, e shijuan dhuntin\u00eb qiellore dhe u b\u00ebn\u00eb pjestar\u00eb t\u00eb Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb,\n6:4 dhe shijuan fjal\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe mrrekullit\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb ardhshme,\n6:5 dhe po u rr\u00ebzuan, \u00ebsht\u00eb e pamundur t'i sjell\u00ebsh p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb pendim, sepse ata, p\u00ebr vete t\u00eb tyre, e kryq\u00ebzojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri Birin e Per\u00ebndis\u00eb dhe e posht\u00ebrojn\u00eb.\n6:6 Sepse toka, q\u00eb pi shiun, i cili bie shpesh mbi t\u00eb dhe prodhon bar\u00ebra t\u00eb dobishme p\u00ebr ata q\u00eb e punojn\u00eb, merr bekim nga Per\u00ebndia;\n6:7 kurse, po t\u00eb prodhoj\u00eb ferra e murriza, shahet edhe af\u00ebr mallkimit dhe fundi i vet \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t'u djegur.\n6:8 Dhe ndon\u00ebse flasim k\u00ebshtu, ne, o t\u00eb dashur, lidhur me ju jemi t\u00eb bindur p\u00ebr gj\u00ebra m\u00eb t\u00eb mira dhe q\u00eb i takojn\u00eb shp\u00ebtimit;\n6:9 sepse Per\u00ebndia nuk \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb, q\u00eb t\u00eb harroj\u00eb vepr\u00ebn dhe mundimin tuaj t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb treguat p\u00ebr emrin e tij me sh\u00ebrbes\u00ebn q\u00eb u b\u00ebt\u00eb dhe po u b\u00ebni shenjtor\u00ebve.\n6:10 Dhe d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb secili nga ju t\u00eb tregoj\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb nj\u00ebjtin zell p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb sigurimin e plot\u00eb t\u00eb shpres\u00ebs,\n6:11 q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebheni p\u00ebrtac\u00eb, por t'u p\u00ebrngjani atyre q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet besim dhe durim trash\u00ebgojn\u00eb premtimet.\n6:12 Sepse kur Per\u00ebndia i dha premtimin Abrahamit, duke qen\u00eb se s'kishte ndonj\u00eb m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb t\u00eb p\u00ebrbetohej, b\u00ebri be me veten e tij\n6:13 duke th\u00ebn\u00eb: ''Sigurisht do t\u00eb t\u00eb bekoj dhe do t\u00eb t\u00eb shumoj fort''.\n6:14 Dhe k\u00ebshtu Abrahami, duke pritur me durim, fitoi premtimin.\n6:15 Sepse njer\u00ebzit b\u00ebjn\u00eb be p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb betimi p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb garancia q\u00eb i jep fund \u00e7do mosmarr\u00ebveshjeje.\n6:16 K\u00ebshtu Per\u00ebndia, duke dashur t'u tregoj\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb premtimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb pal\u00ebkundshm\u00ebrin\u00eb e vendimit t\u00eb tij vuri nd\u00ebrmjet\u00ebs betimin,\n6:17 q\u00eb me an\u00eb t\u00eb dy gj\u00ebrave t\u00eb pandryshueshme, n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb Per\u00ebndia t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb, t\u00eb kemi trim\u00ebrim t\u00eb madh ne, q\u00eb kemi k\u00ebrkuar streh\u00eb duke u kapur nga shpresa q\u00eb na u vu p\u00ebrpara.\n6:18 Kjo shpres\u00eb q\u00eb ne kemi \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb spiranc\u00eb e sigurt dhe e patundur, dhe q\u00eb hyn deri n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e velit,\n6:19 ku ka hyr\u00eb Krishti, si pararend\u00ebs p\u00ebr ne, pasi u b\u00eb kryeprift n\u00eb amshim sipas rendit t\u00eb Melkisedekut.\n6:20 Sepse ky Melkisedeku, mbret i Salemit dhe prift i Shum\u00eb t\u00eb Lartit Per\u00ebndi, i doli p\u00ebrpara Abrahamit, kur po kthehej nga disfata e mbret\u00ebrve dhe e bekoi;\n7:1 dhe Abrahami i dha atij edhe t\u00eb dhjet\u00ebn e t\u00eb gjithave. Emri i tij do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb s\u00eb pari \"mbreti i drejt\u00ebsis\u00eb\", dhe pastaj edhe \"mbreti i Salemit\", dometh\u00ebn\u00eb \"mbreti i paqes\".\n7:2 Pa at\u00eb, pa n\u00ebn\u00eb, pa gjenealogji, pa pasur as fillim dit\u00ebsh as fund jete, por i p\u00ebrngjash\u00ebm me Birin e Per\u00ebndis\u00eb, ai mbetet prift n\u00eb amshim.\n7:3 Merrni me mend, pra, sa i madh ishte ky, t\u00eb cilit Abrahami i dha t\u00eb dhjet\u00ebn e pla\u00e7k\u00ebs.\n7:4 Edhe ata nga bijt\u00eb e Levit q\u00eb marrin prift\u00ebrin\u00eb kan\u00eb porosi sipas ligjit t\u00eb marrin t\u00eb dhjet\u00ebn nga populli, pra, nga v\u00ebllez\u00ebrit e tyre, megjithse edhe ata kan\u00eb dal\u00eb nga mesi i Abrahamit;\n7:5 nd\u00ebrsa ky, Melkisedeku, ndon\u00ebse nuk e kishte gjenealogjin\u00eb prej atyre, mori t\u00eb dhjet\u00ebn nga Abrahami dhe bekoi at\u00eb q\u00eb kishte premtimet.\n7:6 Dhe s'ka kund\u00ebrshtim se m\u00eb i vogli bekohet nga m\u00eb i madhi.\n7:7 Ve\u00e7 k\u00ebsaj ata q\u00eb i marrin t\u00eb dhjetat jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb vdesin, kurse atje i merr ai p\u00ebr t\u00eb cilin d\u00ebshmohet se rron.\n7:8 Dhe, q\u00eb t\u00eb them k\u00ebshtu, vet\u00eb Levi, q\u00eb merr t\u00eb dhjetat, dha t\u00eb dhjeta te Abrahami, sepse ishte ende n\u00eb mesin e t'et, kur Melkisedeku i doli p\u00ebrpara.\n7:9 Sepse, po t\u00eb ishte p\u00ebrkryerja me an\u00eb t\u00eb prift\u00ebris\u00eb levitike (sepse populli e mori ligji n\u00ebn at\u00eb), \u00e7'nevoj\u00eb kishte t\u00eb dilte nj\u00eb prift tjet\u00ebr sipas rendit t\u00eb Melkisedekut dhe t\u00eb mos caktohet sipas rendit t\u00eb Aaronit?\n7:10 Sepse, po t\u00eb nd\u00ebrrohet prift\u00ebria, domosdo nd\u00ebrrohet edhe ligji.\n7:11 Sepse ai p\u00ebr t\u00eb cilin b\u00ebhet fjal\u00eb i p\u00ebrket nj\u00eb fisi tjet\u00ebr, prej t\u00eb cilit askush nuk i ka sh\u00ebrbyer ndonj\u00ebher\u00eb altarit;\n7:12 sepse dihet se Per\u00ebndia yn\u00eb lindi nga fisi i Jud\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin Moisiu nuk tha asgj\u00eb lidhur me prift\u00ebrin\u00eb.\n7:13 Dhe kjo b\u00ebhet edhe m\u00eb e qart\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se del nj\u00eb prift tjet\u00ebr pas sh\u00ebmb\u00ebllimit t\u00eb Melkisedekut,\n7:14 q\u00eb nuk u b\u00eb i till\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb porosis\u00eb s\u00eb mishit, po n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb pashkat\u00ebrrueshme.\n7:15 Sepse Shkrimi d\u00ebshmon: ''Ti je prift p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, sipas rendit t\u00eb Melkisedekut''.\n7:16 N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bie posht\u00eb urdh\u00ebrimi i m\u00ebparsh\u00ebm, p\u00ebr shkak t\u00eb dob\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb padobis\u00eb s\u00eb tij,\n7:17 sepse ligji nuk mbaroi asnj\u00eb lloj pune, po futi nj\u00eb shpres\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i afrohemi Per\u00ebndis\u00eb.\n7:18 Dhe kjo nuk u b\u00eb pa betim. Sepse ata b\u00ebheshin prift\u00ebrinj pa b\u00ebr\u00eb betim,\n7:19 (nd\u00ebrsa ky n\u00eb baz\u00eb t\u00eb betimit nga ana e atij q\u00eb i tha: ''Per\u00ebndia u betua dhe nuk do t\u00eb pendohet: Ti je prift p\u00ebrjet\u00eb, sipas rendit t\u00eb Melkisedekut'').\n7:20 K\u00ebshtu Jezusi u b\u00eb garant i nj\u00eb bes\u00eblidhjeje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.\n7:21 P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ata qen\u00eb b\u00ebr\u00eb prift\u00ebrinj n\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh, sepse vdekja nuk i linte t\u00eb q\u00ebndronin p\u00ebr gjithnj\u00eb,\n7:22 kurse ai, mbasi q\u00ebndron p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, ka prift\u00ebri t\u00eb patjet\u00ebrsueshme,\n7:23 prandaj edhe mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb plot\u00ebsisht ata q\u00eb me an\u00eb t\u00eb tij i afrohen Per\u00ebndis\u00eb, sepse gjithmon\u00eb rron q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr ta.\n7:24 Sepse ne nj\u00eb kryeprift i till\u00eb na duhej, i shenjt\u00eb, i pafaj, i pap\u00ebrlyer, i ndar\u00eb nga m\u00ebkatar\u00ebt dhe i ngritur p\u00ebrmbi qiej,\n7:25 i cili nuk ka nevoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb, si ata kryeprift\u00ebrinjt\u00eb, t\u00eb ofroj\u00eb flijime m\u00eb par\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatet e veta e pastaj p\u00ebr ato t\u00eb popullit; sepse k\u00ebt\u00eb e b\u00ebri nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb, kur e kushtoi vetveten.\n7:26 Sepse ligji v\u00eb kryeprift\u00ebrinj njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb dob\u00ebsi, por fjala e betimit, q\u00eb vjen pas ligjit, v\u00eb Birin q\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkryer n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebs.\n7:27 Dhe pika kryesore e atyre gj\u00ebrave q\u00eb po themi \u00ebsht\u00eb kjo: ne kemi nj\u00eb kryeprift t\u00eb till\u00eb, i cili q\u00ebndron n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e fronit t\u00eb Madh\u00ebris\u00eb n\u00eb qiejt,\n7:28 sh\u00ebrbenj\u00ebs i shenjt\u00ebrores dhe t\u00eb tabernakullit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb cilin e ngriti Per\u00ebndia e jo njeriu.\n8:1 Sepse \u00e7do kryeprift vihet p\u00ebr t\u00eb ofruar dhurata dhe flijime, prandaj \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb edhe ky t\u00eb ket\u00eb di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb kushtoj\u00eb.\n8:2 Po t\u00eb ishte Ai mbi dhe, nuk do t\u00eb ishte as prift, sepse ka prift\u00ebrinj t\u00eb cil\u00ebt ofrojn\u00eb dhuratat sipas ligjit,\n8:3 q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb sipas sh\u00ebmbullit dhe hijes s\u00eb gj\u00ebrave qiellore, ashtu si i qe folur Moisiut, kur po gatitej t\u00eb nd\u00ebrtonte tabernakullin: ''Shiko'', tha Ai, ''t'i b\u00ebsh t\u00eb gji-tha sipas modelit q\u00eb t\u00eb qe treguar n\u00eb mal''.\n8:4 Po tani Krishti mori nj\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb shquar, sepse \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsi i nj\u00eb bes\u00eblidhjeje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb bazohet mbi premtime m\u00eb t\u00eb mira,\n8:5 sepse, n\u00eb qoft\u00eb se Bes\u00eblidhja e par\u00eb do t\u00eb qe e pat\u00ebmet\u00eb, nuk do t\u00eb qe nevoja t\u00eb k\u00ebrkohej vend p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr.\n8:6 Sepse Per\u00ebndia, duke i qortuar, thot\u00eb: ''Ja po vijn\u00eb dit\u00ebt kur do t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb Bes\u00eblidhje t\u00eb re me sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit dhe me sht\u00ebpin\u00eb e Jud\u00ebs,\n8:7 jo si bes\u00eblidhja q\u00eb b\u00ebra me et\u00ebrit e tyre, dit\u00ebn q\u00eb i mora p\u00ebr dore p\u00ebr t'i nxjerr\u00eb jasht\u00eb nga toka e Egjiptit, sepse ata nuk q\u00ebndruan besnik\u00eb n\u00eb Bes\u00eblidhjen time, dhe un\u00eb i braktisa, thot\u00eb Zoti.\n8:8 Dhe kjo \u00ebsht\u00eb bes\u00eblidhja q\u00eb un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj me sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit pas atyre dit\u00ebve, thot\u00eb Zoti: un\u00eb do t'i shtie ligjet e mia n\u00eb mendjet e tyre dhe do t'i shkruaj n\u00eb zemrat e tyre, dhe do t\u00eb jem Per\u00ebndia e tyre dhe ata do t\u00eb jen\u00eb populli im.\n8:9 Dhe askush nuk do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmin e tij, askush v\u00ebllan\u00eb e vet, duke th\u00ebn\u00eb: \"Njih Per\u00ebndin\u00eb!\". Sepse t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb m\u00eb njohin, nga m\u00eb i vogli e deri tek m\u00eb i madhi prej tyre,\n8:10 sepse un\u00eb do t\u00eb jem i m\u00ebshirsh\u00ebm p\u00ebr paudh\u00ebsit\u00eb e tyre dhe nuk do t\u00eb kujtoj m\u00eb m\u00ebkatet e tyre dhe keqb\u00ebrjet e tyre''.\n8:11 Duke th\u00ebn\u00eb \"nj\u00eb bes\u00eblidhje e re\", ai e vjet\u00ebroi t\u00eb par\u00ebn; edhe ajo q\u00eb vjetrohet dhe plaket \u00ebsht\u00eb af\u00ebr prishjes.\n8:12 Sigurisht edhe e para Bes\u00eblidhje kishte disa rregulla p\u00ebr sh\u00ebrbes\u00ebn hyjnore dhe p\u00ebr shenjt\u00ebroren tok\u00ebsore.\n8:13 Sepse u nd\u00ebrtua nj\u00eb tabernakull i par\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin ishte shandani, tryeza dhe buk\u00ebt e paraqitjes; ai quhet: \"Vendi i shenjt\u00eb\".\n9:1 Pas velit t\u00eb dyt\u00eb ishte tabernakulli, i quajtur \"Vendi shum\u00eb i shenjt\u00eb\" (Shenjt\u00ebrorja e Shenjt\u00ebror\u00ebve),\n9:2 q\u00eb p\u00ebrmbante nj\u00eb tymtore prej ari edhe ark\u00ebn e Bes\u00eblidhjes, t\u00eb mbuluar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt me ar, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte nj\u00eb en\u00eb e art\u00eb me man\u00eb, shkopi i Aaronit q\u00eb kishte buluar dhe rrasat e Bes\u00eblidhjes.\n9:3 Edhe sip\u00ebr asaj ishin kerubin\u00ebt e lavdis\u00eb q\u00eb i b\u00ebnin hije pajtuesit; p\u00ebr k\u00ebto ne nuk do t\u00eb flasim me holl\u00ebsi tani.\n9:4 Duke qen\u00eb t\u00eb vendosura k\u00ebshtu k\u00ebto gj\u00ebra, prift\u00ebrinjt\u00eb hynin vazhdimisht n\u00eb tabernakulli i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer sh\u00ebrbes\u00ebn hyjnore;\n9:5 por n\u00eb t\u00eb dytin hynte vet\u00ebm kryeprifti nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit, jo pa gjak, t\u00eb cilin e ofronte p\u00ebr veten e tij dhe p\u00ebr m\u00ebkatet e popu-llit t\u00eb kryera n\u00eb padije.\n9:6 N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Fryma e Shenjt\u00eb donte t\u00eb tregonte se udha e shenjt\u00ebrores ende nuk ishte shfaqur, mbasi ende po q\u00ebndronte tabernakulli i par\u00eb,\n9:7 i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn e tanishme; dhe donte t\u00eb tregonte se dhuratat dhe flijmet q\u00eb jepeshin nuk mund ta b\u00ebnin t\u00eb p\u00ebrsosur n\u00eb nd\u00ebrgjegje at\u00eb q\u00eb e kryente sh\u00ebrbes\u00ebn hyjnore,\n9:8 sepse kishte t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebm me ushqime, pije, larje t\u00eb ndryshme, urdh\u00ebrime mishi, t\u00eb imponuara deri n\u00eb koh\u00ebn e ndryshimit.\n9:9 Por Krishti, q\u00eb erdhi si kryeprift i t\u00eb mirave q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke kaluar n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb tabernakull m\u00eb t\u00eb madh e m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer, q\u00eb s'\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dor\u00eb, pra, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebsaj krijese,\n9:10 hyri nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb shenjt\u00ebrore, jo me gjakun e cjepve dhe t\u00eb vi\u00e7ave, por me gjakun e vet, dhe fitoi nj\u00eb shp\u00ebtim t\u00eb amshuar.\n9:11 Sepse, n\u00eb qoft\u00eb se gjaku i demave dhe i cjepve dhe hiri i nj\u00eb m\u00ebshqerre i sp\u00ebrkatur mbi t\u00eb ndoturit, i shenjt\u00ebron, duke i pastruar n\u00eb mish,\n9:12 aq m\u00eb shum\u00eb gjaku i Krishtit, i cili me an\u00eb t\u00eb Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb e dha veten e tij t\u00eb pap\u00ebrlyer nga asnj\u00eb faj ndaj Per\u00ebndis\u00eb, do ta pastroj\u00eb nd\u00ebrgjegjen tuaj nga veprat e vdekura p\u00ebr t'i sh\u00ebrbyer Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb gjall\u00eb!\n9:13 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ai \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsi i Bes\u00eblidhjes s\u00eb re q\u00eb, me an\u00eb t\u00eb vdekjes q\u00eb u b\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrblimin e shkeljeve q\u00eb u kryen gjat\u00eb Bes\u00eblidhjes s\u00eb par\u00eb, t\u00eb thirrurit t\u00eb marrin premtimin e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb amshuar.\n9:14 Sepse atje ku ka nj\u00eb testament do t\u00eb ket\u00eb me doemos edhe vdekjen e trash\u00ebgiml\u00ebn\u00ebsit.\n9:15 Sepse testamenti \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm vet\u00ebm pas vdekjes, sepse nuk ka kurrfar\u00eb fuqie deri sa trash\u00ebgiml\u00ebn\u00ebsi ende rron.\n9:16 Prandaj edhe Bes\u00eblidhja e par\u00eb nuk u v\u00ebrtetua pa gjak.\n9:17 Sepse kur iu shpall\u00ebn t\u00eb gjitha urdh\u00ebrimet sipas ligjit gjith\u00eb popullit nga Moisiu, ky mori gjakun e vi\u00e7ave, t\u00eb cjepve, bashk\u00eb me uj\u00eb, lesh t\u00eb kuq dhe hisop, e sp\u00ebrkati librin dhe gjith\u00eb popullin,\n9:18 duke th\u00ebn\u00eb: ''Ky \u00ebsht\u00eb gjaku i Bes\u00eblidhjes q\u00eb Per\u00ebndia urdh\u00ebroi p\u00ebr ju''.\n9:19 Gjithashtu ai me at\u00eb gjak sp\u00ebrkati edhe tabernakullin dhe t\u00eb gjitha orendit\u00eb e sh\u00ebrbes\u00ebs hyjnore.\n9:20 Dhe sipas ligjit, gati t\u00eb gjitha gj\u00ebrat pastrohen me an\u00eb t\u00eb gjakut; dhe pa derdhur gjak nuk ka ndjes\u00eb.\n9:21 Ishte, pra, e nevojshme q\u00eb format e gj\u00ebrave qiellore t\u00eb pastroheshin me k\u00ebto gj\u00ebra; por vet\u00eb gjerat qiellore me flijime m\u00eb t\u00eb mira se k\u00ebto.\n9:22 Sepse Krishti nuk hyri n\u00eb nj\u00eb shenjt\u00ebrore t\u00eb b\u00ebr\u00eb me dor\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm sh\u00ebmb\u00eblles\u00eb e asaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por n\u00eb vet\u00eb qiellin p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb tani p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr ne,\n9:23 dhe jo p\u00ebr ta kushtuar si fli veten e vet shum\u00eb her\u00eb, sikurse kryeprifti q\u00eb hyn vit p\u00ebr vit n\u00eb shenjt\u00ebrore me gjak q\u00eb s'\u00ebsht\u00eb i veti,\n9:24 sepse p\u00ebrndryshe ai duhet t\u00eb p\u00ebsonte shum\u00eb her\u00eb q\u00eb kur se u krijua bota; por tani, vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb shekujve Krishti u shfaq p\u00ebr t\u00eb prishur m\u00ebkatin me an\u00eb t\u00eb flijimit t\u00eb vetvetes.\n9:25 Dhe, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb caktuar q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb vdesin vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, dhe m\u00eb pas vjen gjyqi,\n9:26 k\u00ebshtu edhe Krishti, pasi u dha vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mbi vete m\u00ebkat\u00ebt e shum\u00ebve, do t\u00eb duket p\u00ebr s\u00eb dyti pa m\u00ebkat p\u00ebr ata q\u00eb e presin p\u00ebr shp\u00ebtim.\n9:27 Sepse ligji, duke pasur hijen e t\u00eb mirave q\u00eb kishin p\u00ebr t\u00eb ardhur dhe jo figur\u00ebn vet\u00eb t\u00eb gj\u00ebrave, nuk mundet kurr\u00eb q\u00eb t'i b\u00ebj\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer ata q\u00eb i afrohen Per\u00ebndis\u00eb me an\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtave flijime q\u00eb ofrohen vazhdimisht vit p\u00ebr vit.\n9:28 Sepse p\u00ebrndryshe do t\u00eb kishin pushuar t'i ofronin, sepse ata q\u00eb e ushtrojn\u00eb kultin, si t\u00eb pastroheshin nj\u00eb her\u00eb, a nuk do t\u00eb kishin m\u00eb asnj\u00eb vet\u00ebdije p\u00ebr m\u00ebkatet?\n10:1 Por n\u00eb k\u00ebto flijime p\u00ebrt\u00ebrihet \u00e7do vit kujtimi i m\u00ebkateve,\n10:2 sepse \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb gjaku i demave dhe i cjepve t\u00eb heq\u00eb m\u00ebkat\u00ebt.\n10:3 Prandaj, duke hyr\u00eb n\u00eb bot\u00eb, ai thot\u00eb: ''Ti nuk deshe as flijim as mblat\u00eb, po b\u00ebre gati p\u00ebr mua nj\u00eb trup;\n10:4 ti nuk p\u00eblqeve as olokauste as flijimet p\u00ebr m\u00ebkatin.\n10:5 At\u00ebher\u00eb un\u00eb thash\u00eb: \"Ja, un\u00eb po vij; n\u00eb rotullin e librit \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr mua; p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, o Per\u00ebndi, vullnetin t\u00ebnd\"''.\n10:6 Mbasi tha: ''Ti nuk deshe as flijim as mblat\u00eb, as olokauste as flijime p\u00ebr m\u00ebkatin, q\u00eb t\u00eb blatohen sipas ligjit'',\n10:7 ai shtoi: ''Ja, un\u00eb vij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, o Per\u00ebndi, vullnetin t\u00ebnd''. Ai heq t\u00eb par\u00ebn, q\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn.\n10:8 Prej k\u00ebtij vullneti, ne jemi shenjt\u00ebruar me an\u00eb t\u00eb kushtimit t\u00eb trupit t\u00eb Jezu Krishtit, q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.\n10:9 Dhe nd\u00ebrsa \u00e7do prift rri p\u00ebrdita n\u00eb k\u00ebmb\u00eb duke sh\u00ebrbyer dhe duke mblatuar shpesh her\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat flijime, q\u00eb nuk mund t\u00eb heqin kurr\u00eb m\u00ebkatet,\n10:10 ai, p\u00ebrkundrazi, pasi dha p\u00ebr gjithnj\u00eb nj\u00eb flijim t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr m\u00ebkatet, u vu t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb,\n10:11 duke pritur pask\u00ebtaj vet\u00ebm q\u00eb armiqt\u00eb e tij t'i vihen si ndenj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebt e tij.\n10:12 Sepse, me nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb vetme, ai i b\u00ebri t\u00eb p\u00ebrsosur p\u00ebr gjithnj\u00eb ata q\u00eb shenjt\u00ebrohen.\n10:13 Por edhe Fryma e Shenjt\u00eb na e d\u00ebshmon; sepse, mbasi pat th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb:\n10:14 ''Kjo \u00ebsht\u00eb Bes\u00eblidhja q\u00eb un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj me ata pas atyre dit\u00ebve, thot\u00eb Per\u00ebndia, un\u00eb do t'i shtie ligjet e mia n\u00eb zemrat e tyre dhe do t'i shkruaj n\u00eb mendjet e tyre'',\n10:15 shton: ''Dhe nuk do t'i kujtoj m\u00eb m\u00ebkatet e tyre dhe paudh\u00ebsit\u00eb e tyre''.\n10:16 Edhe atje ku ka ndjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre gj\u00ebrave, nuk ka m\u00eb ofert\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatin.\n10:17 Duke pasur, pra, o v\u00ebllez\u00ebr, liri t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb shenjt\u00ebrore me an\u00eb t\u00eb gjakut t\u00eb Jezusit,\n10:18 me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb udhe t\u00eb re dhe t\u00eb gjall\u00eb q\u00eb ai p\u00ebruroi p\u00ebr ne me an\u00eb t\u00eb velit, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb mishit t\u00eb tij,\n10:19 edhe duke pasur nj\u00eb kryeprift mbi sht\u00ebpin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb,\n10:20 le t'i afrohemi me zem\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me siguri t\u00eb plot\u00eb besimi, duke i pasur zemrat tona t\u00eb lara prej nd\u00ebrgjegj\u00ebs s\u00eb lig\u00eb dhe trupin t\u00eb lar\u00eb me uj\u00eb t\u00eb kulluar.\n10:21 Le t\u00eb mbajm\u00eb t\u00eb patundur rr\u00ebfimin e shpres\u00ebs son\u00eb, sepse besnik \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb premtoi.\n10:22 Dhe le t\u00eb kujdesemi p\u00ebr njeri tjetrin, p\u00ebr t'u nxitur p\u00ebr dashuri dhe vepra t\u00eb mira,\n10:23 pa hequr dor\u00eb nga t\u00eb mbledhurit bashk\u00eb tonin, sikurse kan\u00eb zakon disa, por t\u00eb nxisim njeri tjetrin, aq m\u00eb tep\u00ebr se e shihni dit\u00ebn q\u00eb po afrohet.\n10:24 Sepse, n\u00eb qoft\u00eb se ne m\u00ebkatojm\u00eb me dashje mbasi kemi marr\u00eb dijeni t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, nuk mbetet m\u00eb asnj\u00eb flijim p\u00ebr m\u00ebkatet,\n10:25 por vet\u00ebm nj\u00eb pritje gjyqi e tmerrshme dhe nj\u00eb e ndezur zjarri q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpij\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt.\n10:26 Kushdo q\u00eb shkel ligjin e Moisiut vritet pa m\u00ebshir\u00eb me deponimet e dy ose tre d\u00ebshmitar\u00ebve.\n10:27 \u00c7'd\u00ebnim m\u00eb t\u00eb keq meriton, sipas mendimit tuaj, ai q\u00eb ka shkelur me k\u00ebmb\u00eb Birin e Per\u00ebndis\u00eb dhe e ka konsideruar profan gjakun e Bes\u00eblidhjes me t\u00eb cilin u shenjt\u00ebrua, dhe ka fyer Frym\u00ebn e hirit?\n10:28 Sepse ne e dim\u00eb at\u00eb q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: ''Hakmarrja m\u00eb takon mua, un\u00eb do ta jap shpagimin'', thot\u00eb Per\u00ebndia. Dhe p\u00ebrs\u00ebri: ''Per\u00ebndia do t\u00eb gjykoj\u00eb popullin e vet''.\n10:29 Gj\u00eb e tmerrshme \u00ebsht\u00eb t\u00eb bjer\u00eb njeriu n\u00eb duart e Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb gjall\u00eb.\n10:30 Dhe tani sillni nd\u00ebrmend dit\u00ebt e m\u00ebparshme, n\u00eb t\u00eb cilat, pasi u ndri\u00e7uat, keni duruar nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb madhe vuajtjesh,\n10:31 her\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb objekt fyerjesh dhe mundimesh, her\u00eb duke u solidarizuar me ata q\u00eb trajtoheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.\n10:32 Sepse treguat dhembje p\u00ebr mua n\u00eb prangat e mia dhe keni pranuar me g\u00ebzim t'ju zhveshin nga pasuria juaj, duke ditur se keni p\u00ebr veten tuaj nj\u00eb pasuri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb qiej.\n10:33 Mos e hidhni tej guximin tuaj, q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb madh.\n10:34 Sepse ju keni nevoj\u00eb p\u00ebr ngulm q\u00eb mbasi, t\u00eb b\u00ebni vullnetin e Per\u00ebndis\u00eb, t\u00eb merrni gj\u00ebrat e premtuara.\n10:35 ''Edhe fort pak koh\u00eb, edhe ai q\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb do t\u00eb vij\u00eb dhe nuk do t\u00eb vonoj\u00eb.\n10:36 Dhe i drejti do t\u00eb jetoj\u00eb prej besimit; por ne qoft\u00eb se ndokush t\u00ebrhiqet prapa, shpirti im nuk do t\u00eb gjej\u00eb p\u00eblqim n\u00eb t\u00eb''.\n10:37 Por ne nuk jemi nga ata q\u00eb t\u00ebrhiqen prapa p\u00ebr humbje, por nga ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb shp\u00ebtimin e shpirtit.\n10:38 Dhe besimi \u00ebsht\u00eb siguria e gj\u00ebrave q\u00eb shpresohen, tregim i gj\u00ebrave q\u00eb nuk shihen;\n10:39 sepse me an\u00eb t\u00eb saj t\u00eb mo\u00e7mit mor\u00ebn d\u00ebshmimin.\n11:1 Me an\u00eb t\u00eb besimit ne kuptojm\u00eb se bota \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, sa q\u00eb ato q\u00eb shihen nuk u b\u00ebn\u00eb prej gj\u00ebrave q\u00eb shihen.\n11:2 Me an\u00eb t\u00eb besimit Abeli i ofroi Per\u00ebndis\u00eb flijim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga ai i Kainit; me an\u00eb t\u00eb tij ai mori d\u00ebshmimin se ishte i drejt\u00eb, sepse Per\u00ebndia dha d\u00ebshmin se i pranoi ofertat e tij; dhe me an\u00eb t\u00eb tij, ndon\u00ebse vdiq, ai po flet ende.\n11:3 Me an\u00eb t\u00eb besimit Enoku u zhvendos q\u00eb t\u00eb mos shikonte vdekje dhe nuk u gjet m\u00eb, sepse Per\u00ebndia e kishte zhvendosur; sepse para se t\u00eb merrej, ai pati d\u00ebshmimin se i kishte p\u00eblqyer Per\u00ebndis\u00eb.\n11:4 Edhe pa besim \u00ebsht\u00eb e pamundur t'i p\u00eblqesh Atij, sepse ai q\u00eb i afrohet Per\u00ebndis\u00eb duhet t\u00eb besoj\u00eb se Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb, dhe se \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblenj\u00ebsi i atyre q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb at\u00eb.\n11:5 Me an\u00eb t\u00eb besimit Noeu, i lajm\u00ebruar hyjnisht p\u00ebr ato q\u00eb ende nuk shiheshin, u frik\u00ebsua dhe nd\u00ebrtoi nj\u00eb ark\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs e d\u00ebnoi bot\u00ebn dhe u b\u00eb trash\u00ebgimtar i drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb me an\u00eb t\u00eb besimit.\n11:6 Me an\u00eb t\u00eb besimit Abrahami, kur u thirr, u bind t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb at\u00eb vend q\u00eb do t\u00eb merrte p\u00ebr trash\u00ebgim; dhe u nis pa ditur se ku po shkonte.\n11:7 Me an\u00eb t\u00eb besimit Abrahami banoi n\u00eb tok\u00ebn e premtuar, si n\u00eb nj\u00eb dhe t\u00eb huaj, dhe ndenji n\u00eb \u00e7adra bashk\u00eb me Isakun dhe Jakobin, bashk\u00ebtrash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb t\u00eb n\u00ebjtit premtim,\n11:8 sepse priste qytetin q\u00eb ka themelet, mjesht\u00ebr dhe nd\u00ebrtues i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia.\n11:9 Me an\u00eb t\u00eb besimit edhe vet\u00eb Sara, ndon\u00ebse e kishte kaluar mosh\u00ebn, mori fuqi t\u00eb b\u00ebhet me barr\u00eb dhe t\u00eb lind\u00eb, sepse e konsideroi besnik at\u00eb q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb premtimin.\n11:10 Prandaj edhe prej nj\u00eb t\u00eb vetmi, edhe ky gati p\u00ebr t\u00eb vdekur, lind\u00ebn pasardh\u00ebs t\u00eb shumt\u00eb sa yjet e qiellit dhe si r\u00ebra q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb breg t\u00eb detit dhe q\u00eb nuk num\u00ebrohet dot.\n11:11 T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta vdiq\u00ebn n\u00eb besim, pa marr\u00eb premtimet e b\u00ebra, por i pan\u00eb ato p\u00ebr se largu dhe u bind\u00ebn dhe i p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn ato me g\u00ebzim duke rr\u00ebfyer se jan\u00eb t\u00eb huaj dhe shtegtar\u00eb mbi dhe.\n11:12 Sepse ata q\u00eb flasin t\u00eb tilla, tregojn\u00eb se k\u00ebrkojn\u00eb atdhe.\n11:13 Dhe, po ta kishin pasur n\u00eb mend at\u00eb nga e cila kishin dal\u00eb, do t\u00eb kishin gjetur koh\u00eb t\u00eb ktheheshin atje.\n11:14 Por ata tani d\u00ebshirojn\u00eb nj\u00eb atdhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb qiellor; prandaj Per\u00ebndis\u00eb nuk i vjen turp t\u00eb quhet Per\u00ebndi i tyre, sepse u b\u00ebri gati atyre nj\u00eb qytet.\n11:15 Me an\u00eb t\u00eb besimit Abrahami, pasi u vu n\u00eb prov\u00eb, ofroi Isakun dhe ai q\u00eb kishte pritur premtimet ofroi birin e tij t\u00eb vet\u00ebm,\n11:16 ndon\u00ebse Per\u00ebndia i pati th\u00ebn\u00eb: ''Te Isaku do t\u00eb quhet pasardhja jote (q\u00eb do t\u00eb mbaj\u00eb emrin t\u00ebnd)'',\n11:17 sepse Abrahami mendonte se Per\u00ebndia ishte i fuqish\u00ebm sa ta ringjallte edhe prej s\u00eb vdekurish; prej t\u00eb cil\u00ebve edhe e mori at\u00eb p\u00ebrs\u00ebri si nj\u00eb lloj figure.\n11:18 Me an\u00eb t\u00eb besimit Isaku bekoi Jakobin dhe Esaun, p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb do t\u00eb ndodhnin.\n11:19 Me an\u00eb t\u00eb besimit Jakobi, duke vdekur, bekoi secilin nga bijt\u00eb e Jozefit dhe adhuroi duke u mb\u00ebshtetur mbi maj\u00ebn e shkopit t\u00eb tij.\n11:20 Me an\u00eb t\u00eb besimit Jozefi, duke vdekur, p\u00ebrmendi eksodin e bijve t\u00eb Izraelit dhe dha porosi p\u00ebr eshtrat e tij.\n11:21 M\u00eb an\u00eb t\u00eb besimit Moisiu, si lindi, u fsheh nga prind\u00ebrit e tij tre muaj, sepse ata pan\u00eb se f\u00ebmija ishte i bukur dhe nuk u frik\u00ebsuan nga urdh\u00ebri i mbretit.\n11:22 Me an\u00eb t\u00eb besimit Moisiu, si u b\u00eb i madh, nuk pranoi t\u00eb thuhet i biri i s\u00eb bij\u00ebs s\u00eb Faraonit,\n11:23 duke parap\u00eblqyer t\u00eb keqtrajtohet bashk\u00eb me popullin e Per\u00ebndis\u00eb se sa t\u00eb g\u00ebzonte p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb kohe d\u00ebfrimet e m\u00ebkatit,\n11:24 duke e \u00e7muar dhun\u00ebn e Krishtit si pasuri m\u00eb t\u00eb madhe nga thesaret e Egjiptit, sepse i drejtonte syt\u00eb nga shp\u00ebrblimi.\n11:25 Me an\u00eb t\u00eb besimit e la Egjiptin pa pasur frik\u00eb m\u00ebrin\u00eb e mbretit, sepse q\u00ebndroi i patundur sikur t\u00eb shihte t\u00eb padukshmin.\n11:26 Me an\u00eb t\u00eb besimit kremtoi Pashk\u00ebn dhe b\u00ebri sp\u00ebrkatjen e gjakut, me q\u00ebllim q\u00eb ai i cili i vriste t\u00eb par\u00eblindurit t\u00eb mos ngiste ata t\u00eb Izraelit.\n11:27 Me an\u00eb t\u00eb besimit kaluan n\u00ebp\u00ebr Detin e Kuq si t\u00eb ishte tok\u00eb e that\u00eb, nd\u00ebrsa kur Egjiptasit u p\u00ebrpoq\u00ebn ta b\u00ebjn\u00eb, u mbyt\u00ebn.\n11:28 Me an\u00eb t\u00eb besimit ran\u00eb muret e Jerihos, pasi u suall\u00ebn rreth tyre shtat\u00eb dit\u00eb.\n11:29 Me an\u00eb t\u00eb besimit Rahabi, nj\u00eb prostitut\u00eb, nuk humbi bashk\u00eb me ata q\u00eb nuk besuan, sepse kishte pritur paq\u00ebsisht zbuluesit.\n11:30 Dhe \u00e7't\u00eb them m\u00eb? Sepse nuk do t\u00eb m\u00eb mjaftonte koha, po t\u00eb doja t\u00eb tregoja p\u00ebr Jedeonin, Barakun, Sansonin, Jeftin, Davidin, Samuelin dhe p\u00ebr profet\u00ebt,\n11:31 t\u00eb cil\u00ebt, me an\u00eb t\u00eb fes\u00eb n\u00ebnshtruan mbret\u00ebrira, realizuan drejt\u00ebsin\u00eb, arrit\u00ebn ato q\u00eb u premtuan, ua zun\u00eb gryk\u00ebn luan\u00ebve,\n11:32 fik\u00ebn fuqin\u00eb e zjarrit, shp\u00ebtuan nga tehu i shpat\u00ebs, nga t\u00eb dob\u00ebt u b\u00ebn\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, u b\u00ebn\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb betej\u00eb, thyen ushtrit\u00eb e huaja.\n11:33 Grat\u00eb mor\u00ebn t\u00eb vdekurit e tyre me an\u00eb t\u00eb ringjalljes; e t\u00eb tjer\u00ebt u torturuan, sepse nuk pranuan \u00e7lirimin, p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb ringjallje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.\n11:34 Dhe t\u00eb tjer\u00eb hoq\u00ebn p\u00ebrqeshje dhe goditje, madje edhe pranga dhe burgime.\n11:35 U vran\u00eb me gur\u00eb, me sharr\u00eb, u pren\u00eb, u vran\u00eb nga shpata, u end\u00ebn t\u00eb mbuluar me l\u00ebkur\u00eb dh\u00ebnsh e dhish, nevojtar\u00eb, t\u00eb pik\u00eb-lluar, t\u00eb keqtrajtuar\n11:36 (bota nuk ishte e denj\u00eb p\u00ebr ta), u soll\u00ebn n\u00ebp\u00ebr shkret\u00ebtira e n\u00ebp\u00ebr male, n\u00ebp\u00ebr shpella dhe n\u00ebp\u00ebr guva t\u00eb dheut.\n11:37 E pra, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta, ndon\u00ebse mor\u00ebn d\u00ebshmim t\u00eb mir\u00eb me an\u00eb t\u00eb besimit, nuk mor\u00ebn at\u00eb q\u00eb u ishte premtuar,\n11:38 sepse Per\u00ebndia kishte parapar\u00eb di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ne, q\u00eb ata t\u00eb mos arrinin n\u00eb p\u00ebrsosje pa ne.\n11:39 Prandaj edhe ne, duke qen\u00eb t\u00eb rrethuar nga nj\u00eb re kaq e madhe d\u00ebshmimtar\u00ebsh, duke hedhur tej \u00e7do barr\u00eb dhe m\u00ebkatin q\u00eb na qarkon vazhdimisht duke na joshur, le t\u00eb rendim me durim n\u00eb udh\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara nesh,\n11:40 duke i drejtuar syt\u00eb te Jezusi, kreu dhe plot\u00ebsonj\u00ebsi i besimit, i cili, p\u00ebr g\u00ebzimin q\u00eb ishte p\u00ebrpara tij, duroi kryqin duke e p\u00ebr\u00e7muar fyerjen dhe u ul n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e fronit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\n12:1 Kujtoni, pra, at\u00eb q\u00eb duroi nj\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb till\u00eb nga ana e m\u00ebkatar\u00ebve kund\u00ebr tij, q\u00eb t\u00eb mos lodheni dhe t\u00eb lig\u00ebshtoheni n\u00eb shpirtin tuaj.\n12:2 Ju akoma nuk keni q\u00ebndruar deri n\u00eb gjak, duke luftuar kund\u00ebr m\u00ebkatit,\n12:3 dhe keni harruar k\u00ebshill\u00ebn q\u00eb ju drejtohet juve porsi bijve: ''Biri im, mos e p\u00ebr\u00e7mo qortimin e Per\u00ebndis\u00eb dhe mos e humb zemr\u00ebn kur ai t\u00eb qorton,\n12:4 sepse Per\u00ebndia ndreq at\u00eb q\u00eb do dhe fshikullon \u00e7do bir q\u00eb i p\u00eblqen''.\n12:5 N\u00eb qoft\u00eb se ju do ta duroni qortimin, Per\u00ebndia do t'ju trajtoj\u00eb si bij; sepse cilin bir nuk e korigjon i ati?\n12:6 Por, po t\u00eb mbeteni t\u00eb pandrequr, ku t\u00eb gjith\u00eb u b\u00ebn\u00eb pjestar\u00eb, at\u00ebher\u00eb jeni kopila dhe jo bij.\n12:7 Pastaj et\u00ebrit tan\u00eb sipas mishit i pat\u00ebm p\u00ebr t\u00eb na ndrequr dhe i nderonim ata; a nuk do t'i n\u00ebnshtrohemi edhe m\u00eb tep\u00ebr Atit t\u00eb shpirtrave, p\u00ebr t\u00eb jetuar?\n12:8 Sepse ata na ndreq\u00ebn p\u00ebr pak dit\u00eb, ashtu si\u00e7 u dukej m\u00eb mir\u00eb, kurse ai na ndreq p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi pjestar\u00eb t\u00eb shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb tij.\n12:9 \u00c7do ndreqje, pra, aty p\u00ebr aty, nuk duket se sjell g\u00ebzim, po hidh\u00ebrim; por m\u00eb pas u jep nj\u00eb fryt drejt\u00ebsie atyre q\u00eb jan\u00eb ushtruar me an\u00eb t\u00eb tij.\n12:10 Prandaj forconi duart e kapitura dhe gjunj\u00ebt e k\u00ebputur,\n12:11 dhe b\u00ebni shtigje t\u00eb drejta p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebt tuaja, q\u00eb ajo e cila \u00e7alon t\u00eb mos ndrydhet, por m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrohet.\n12:12 K\u00ebrkoni paqe me t\u00eb gjith\u00eb dhe shenjt\u00ebrim, pa t\u00eb cilin askush nuk ka p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Per\u00ebndin\u00eb,\n12:13 duke u kujdesur fort q\u00eb askush t\u00eb mos mbetet pa hirin e Per\u00ebndis\u00eb dhe se mos mbij\u00eb ndonj\u00eb rr\u00ebnj\u00eb e hidhur dhe t'ju turbulloj\u00eb dhe me an\u00eb t\u00eb saj t\u00eb ndoten shum\u00eb njer\u00ebz;\n12:14 se mos ndodhet ndonj\u00eb kurvar ose profan, si Esau, i cili p\u00ebr nj\u00eb gjell\u00eb shiti t\u00eb drejt\u00ebn e tij t\u00eb par\u00ebbirnis\u00eb.\n12:15 Sepse e dini se, m\u00eb pas, kur ai deshi t\u00eb trash\u00ebgoj\u00eb bekimin, iu refuzua, ndon\u00ebse e k\u00ebrkoi me lot, sepse nuk gjeti vend pendimi.\n12:16 Sepse ju nuk iu afruat malit q\u00eb mund t\u00eb kapet me dor\u00eb dhe q\u00eb digjet me zjarr, as err\u00ebsir\u00ebs, as territ, as stuhis\u00eb,\n12:17 as z\u00ebrit t\u00eb boris\u00eb, as z\u00ebrit t\u00eb fjal\u00ebve, t\u00eb cilin ata q\u00eb e d\u00ebgjuan u lut\u00ebn q\u00eb atyre t\u00eb mos u drejtohej m\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb,\n12:18 sepse nuk mund t\u00eb duronin urdh\u00ebrin: ''N\u00eb se edhe nj\u00eb shtaz\u00eb e prek malin, t\u00eb vritet me gur\u00eb ose me shigjeta'';\n12:19 dhe aq e llahtarshme ishte pamja, sa Moisiu tha: ''Un\u00eb jam i frik\u00ebsuar dhe po dridhem i t\u00ebri''.\n12:20 Por ju iu afruat malit Sion dhe qytetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb gjall\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Jeruzalemi qiellor, edhe moris\u00eb s\u00eb engj\u00ebjve,\n12:21 kuvendit universal dhe kish\u00ebs t\u00eb t\u00eb par\u00eblindurve q\u00eb jan\u00eb shkruar n\u00eb qiej, Per\u00ebndis\u00eb, gjykat\u00ebsit t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, shpirt\u00ebrave t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebve q\u00eb u b\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur,\n12:22 dhe Jezusit, Nd\u00ebrmjet\u00ebsit t\u00eb Bes\u00eblidhjes s\u00eb re, dhe gjakut t\u00eb sp\u00ebrkatjes, q\u00eb flet m\u00eb mir\u00eb se ai i Abelit.\n12:23 Shikoni se mos refuzoni at\u00eb q\u00eb flet, sepse n\u00eb qoft\u00eb se nuk shp\u00ebtuan ata q\u00eb refuzuan t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb at\u00eb q\u00eb fliste si orakull mbi dhe, aq m\u00eb pak do t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb ne, po t\u00eb mos refuzojm\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb at\u00eb q\u00eb flet prej qiellit,\n12:24 z\u00ebri i t\u00eb cilit e drodhi at\u00ebher\u00eb dheun, por tashti b\u00ebri k\u00ebt\u00eb premtim, duke th\u00ebn\u00eb: ''Un\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb do t\u00eb tund jo vet\u00ebm dheun, por edhe qiellin''.\n12:25 Dhe kjo fjal\u00eb \"edhe nj\u00eb her\u00eb\" tregon ndryshueshm\u00ebrin\u00eb e gj\u00ebrave, q\u00eb tunden, si t\u00eb b\u00ebra me dor\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbeten ato q\u00eb nuk tunden.\n12:26 Prandaj, duke marr\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb t\u00eb patundur, le ta ruajm\u00eb k\u00ebt\u00eb hir me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit i sh\u00ebrbejm\u00eb Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00eblqyeshme, me nderim e me frik\u00eb,\n12:27 sepse Per\u00ebndia yn\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zjarr q\u00eb konsumon.\n12:28 Dashuria v\u00ebllaz\u00ebrore le t\u00eb mbetet.\n12:29 Mos harroni mikpritjen, sepse disa duke e praktikuar e priten pa ditur engj\u00ebj!\n13:1 Kujtoni t\u00eb burgosurit si t\u00eb ishit t\u00eb lidhur bashk\u00eb me ta, dhe ata q\u00eb keqtrajtohen, sepse edhe ju vet\u00eb jeni n\u00eb trup.\n13:2 Martesa t\u00eb nderohet nga t\u00eb gjith\u00eb dhe shtrati martesor i pap\u00ebrlyer, sepse Per\u00ebndia do t\u00eb gjykoj\u00eb kurvar\u00ebt dhe kuror\u00ebshkel\u00ebsit.\n13:3 Sjellja juaj t\u00eb jet\u00eb pa lakmi paraje dhe k\u00ebnaquni me at\u00eb q\u00eb keni, sepse vet\u00eb Per\u00ebndia ka th\u00ebn\u00eb: ''Nuk do t\u00eb t\u00eb l\u00eb, nuk do t\u00eb t\u00eb braktis''.\n13:4 K\u00ebshtu mund t\u00eb themi, me plot besim: ''Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb ndihmuesi im dhe un\u00eb nuk do t\u00eb kem frik\u00eb; \u00e7'do t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb njeriu?''.\n13:5 Kujtoni t\u00eb par\u00ebt tuaj, q\u00eb ju shpall\u00ebn fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe, duke \u00e7muar rezultatin e sjelljes s\u00eb tyre, merrni si shembull besimin e tyre.\n13:6 Krishti \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb dje, sot e p\u00ebrjet\u00eb.\n13:7 Mos e l\u00ebshoni veten aty e k\u00ebtu prej doktrinah t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb huaja, sepse \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb zemra juaj t\u00eb forcohet me an\u00eb t\u00eb hirit dhe jo prej ushqimit, t\u00eb cilat nuk u dhan\u00eb asnj\u00eb dobi atyre aq sa ec\u00ebn.\n13:8 Ne kemi nj\u00eb altar prej t\u00eb cilit nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb han\u00eb ata q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb tabernakullit.\n13:9 Sepse trupat e atyre kafsh\u00ebve, gjaku i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb prej kryepriftit n\u00eb shenjt\u00ebroren p\u00ebr m\u00ebkatin, digjen jasht\u00eb fush\u00ebs.\n13:10 Prandaj edhe Jezusi, p\u00ebr t\u00eb shenjt\u00ebruar popullin me gjakun e vet, p\u00ebsoi jasht\u00eb der\u00ebs (s\u00eb qytetit)\n13:11 Le t\u00eb dalim, pra, drejt tij jasht\u00eb fush\u00ebs, duke bartur posht\u00ebrimin e tij.\n13:12 Sepse nuk kemi k\u00ebtu qytet t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, por k\u00ebrkojm\u00eb at\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb ardhur.\n13:13 Me an\u00eb t\u00eb tij, pra, le t'i ofrojm\u00eb vazhdimisht Per\u00ebndis\u00eb nj\u00eb flijim lavdie, dometh\u00ebn\u00eb frytin e buz\u00ebve q\u00eb rr\u00ebfejn\u00eb emrin e tij.\n13:14 Dhe mos harroni bamir\u00ebsin\u00eb dhe t'u jepni ndihm\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, sepse Per\u00ebndis\u00eb i p\u00eblqejn\u00eb flijime t\u00eb tilla.\n13:15 D\u00ebgjoni t\u00eb par\u00ebt tuaj dhe n\u00ebnshtrohuni atyre, sepse ata rrijn\u00eb zgjuar p\u00ebr shpirt\u00ebrat tuaj, si ata q\u00eb duhet t\u00eb japin llogari; q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb me g\u00ebzim dhe jo me psheretima, sepse kjo nuk do t'ju sillte dobi.\n13:16 Lutuni p\u00ebr ne, sepse ne besojm\u00eb se kemi nd\u00ebrgjegje t\u00eb mir\u00eb, duke dashur t\u00eb sillemi mir\u00eb n\u00eb \u00e7do gj\u00eb.\n13:17 Dhe ju b\u00ebj thirrje edhe m\u00eb shum\u00eb ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb, q\u00eb un\u00eb t\u00eb kthehem te ju sa m\u00eb par\u00eb.\n13:18 Dhe Per\u00ebndia e paqes, q\u00eb e ngriti nga t\u00eb vdekurit, me an\u00eb t\u00eb gjakut t\u00eb Bes\u00eblidhjes s\u00eb amshuar, Bariun e madh t\u00eb dh\u00ebnve, Per\u00ebndin\u00eb ton\u00eb Jezu Krisht,\n13:19 ju b\u00ebft\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur p\u00ebr \u00e7do vep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb t\u00eb kryeni vullnetin e tij, duke punuar te ju at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00eblqyer p\u00ebrpara tij, me an\u00eb t\u00eb Jezu Krishtit, t\u00eb cilit i qoft\u00eb lavdi n\u00eb shekuj t\u00eb shekujve. Amen.\n13:20 Dhe ju lutem, o v\u00ebllez\u00ebr, ta mbani k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb k\u00ebshillimi, sepse ju shkrova shkurt.\n13:21 Ta dini se v\u00ebllai Timoteu u lirua nga burgu. N\u00ebse mb\u00ebrrin s\u00eb shpejti, un\u00eb do t\u00eb vij te ju bashk\u00eb me t\u00eb.\n13:22 P\u00ebrsh\u00ebndetni t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb par\u00ebt tuaj dhe gjith\u00eb shenjtor\u00ebt! Ju p\u00ebrsh\u00ebndesin ata t\u00eb Italis\u00eb.\n13:23 Hiri qoft\u00eb mbi ju t\u00eb gjith\u00eb! Amen.\n13:24 Jakobi, sh\u00ebrb\u00ebtor i Per\u00ebndis\u00eb dhe i Zotit Jezu Krisht, t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb fiseve t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb: p\u00ebrsh\u00ebndetje!\n13:25 Ta konsideroni nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh, o v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb mi, kur ndodheni p\u00ebrball\u00eb sprovash nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet,","title":"Albanian Bible: Hebrews","type":"page"}
