{"collection":"Bible & Christianity","html_url":"https://unchartedknowledge.5gfusion.net/browse/bib/wb/alb/jo1.htm","path":"bib/wb/alb/jo1.htm","source_url":"https://sacred-texts.com/bib/wb/alb/jo1.htm","text":"1:1 At\u00eb q\u00eb pam\u00eb dhe d\u00ebgjuam, ne po jua shpallim, q\u00eb edhe ju t\u00eb keni bashk\u00ebsi me ne; dhe bashk\u00ebsia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin.\n1:2 Dhe po ju shkruajm\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb g\u00ebzimi juaj t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb.\n1:3 Dhe ky \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb d\u00ebgjuam nga ai dhe po jua shpallim juve: Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb drit\u00eb dhe n\u00eb T\u00eb nuk ka kurrfar\u00eb err\u00ebsir\u00eb\n1:4 Po t\u00eb themi se kemi bashk\u00ebsi me T\u00eb, dhe ecim n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, ne g\u00ebnjejm\u00eb dhe nuk e v\u00ebm\u00eb n\u00eb praktik t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn;\n1:5 por, po t\u00eb ecim n\u00eb drit\u00eb, sikurse ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb drit\u00eb, kemi bashk\u00ebsi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit t\u00eb tij, na pastron nga \u00e7do m\u00ebkat.\n1:6 Po t\u00eb themi se jemi pa m\u00ebkat, g\u00ebnjej-m\u00eb vetveten dhe e v\u00ebrteta nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb ne.\n1:7 Po t'i rr\u00ebfejm\u00eb m\u00ebkatet tona, ai \u00ebsht\u00eb besnik dhe i drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb na fal\u00eb m\u00ebkatet dhe t\u00eb na pastroj\u00eb nga \u00e7do paudh\u00ebsi.\n1:8 Po t\u00eb themi se s'kemi m\u00ebkatuar, e b\u00ebjm\u00eb at\u00eb g\u00ebnjeshtar dhe fjala e tij nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb ne.\n1:9 Djema t\u00eb mi, ju shkruaj k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb t\u00eb mos m\u00ebkatoni; dhe n\u00eb qoft\u00eb se ndokush m\u00ebkatoi, kemi nj\u00eb avokat te Ati, Jezu Krishtin t\u00eb drejtin.\n1:10 Ai \u00ebsht\u00eb shlyesi p\u00ebr m\u00ebkatet tona; dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr tonat, por edhe p\u00ebr ata t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs.\n2:1 Dhe nga kjo e dim\u00eb se e kemi njohur at\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se i zbatojm\u00eb urdh\u00ebrimet e tij.\n2:2 Ai q\u00eb thot\u00eb: ''Un\u00eb e kam njohur at\u00eb'', dhe nuk zbaton urdh\u00ebrimet e tij, \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjeshtar dhe e v\u00ebrteta nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb.\n2:3 Por kush e zbaton fjal\u00ebn e tij, n\u00eb t\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dashuria e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrsosur. Nga kjo e njohim se jemi n\u00eb t\u00eb.\n2:4 Ai q\u00eb thot\u00eb se q\u00ebndron n\u00eb t\u00eb, duhet t\u00eb ec\u00eb edhe vet\u00eb sikurse ka ecur ai.\n2:5 V\u00ebllez\u00ebr, nuk ju shkruaj nj\u00eb urdh\u00ebrim t\u00eb ri, por nj\u00eb urdh\u00ebrim t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb e kishit nga fillimi: urdh\u00ebrimi i vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb fjala q\u00eb d\u00ebgjuat nga fillimi.\n2:6 E megjithat\u00eb po ju shkruaj nj\u00eb urdh\u00ebrim t\u00eb ri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb t\u00eb dhe n\u00eb ju, sepse err\u00ebsira po shkon dhe tashm\u00eb po ndrit drita e v\u00ebrtet\u00eb.\n2:7 Ai q\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb drit\u00eb dhe urren v\u00ebllan\u00eb e vet, \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb err\u00ebsir\u00eb.\n2:8 Ai q\u00eb e do v\u00ebllan\u00eb e vet q\u00ebndron n\u00eb drit\u00eb dhe nuk ka asgj\u00eb n\u00eb t\u00eb q\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00eb bjer\u00eb.\n2:9 Por ai q\u00eb urren v\u00ebllan\u00eb e vet \u00ebsht\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, ec\u00ebn n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe nuk di ku shkon, sepse err\u00ebsira ia ka verbuar syt\u00eb.\n2:10 Djema, ju shkruaj sepse m\u00ebkatet ju jan\u00eb falur n\u00ebp\u00ebrmjet emrit t\u00eb tij.\n2:11 Et\u00ebr, ju shkruaj sepse ju e keni njohur at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb nga fillimi. T\u00eb rinj, ju shkruaj sepse e mund\u00ebt t\u00eb ligun. Djema, po ju shkruaj sepse e keni njohur Atin.\n2:12 Et\u00ebr, ju kam shkruar sepse e keni njohur at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga fillimi. T\u00eb rinj, ju kam shkruar sepse jeni t\u00eb fort\u00eb dhe fjala e Per\u00ebndis\u00eb q\u00ebndron n\u00eb ju dhe sepse e mund\u00ebt t\u00eb ligun.\n2:13 Mos e doni bot\u00ebn, as gj\u00ebrat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Ne qoft\u00eb se ndokush do bot\u00ebn, dashuria e Atit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb,\n2:14 sepse gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb bot\u00eb, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jet\u00ebs, nuk vjen nga Ati, por nga bota.\n2:15 Dhe bota kalon me lakmin\u00eb e saj; por ai q\u00eb b\u00ebn vullnetin e Per\u00ebndis\u00eb mbetet p\u00ebrjet\u00eb.\n2:16 F\u00ebmij\u00eb, \u00ebsht\u00eb ora e fundit. Dhe, sikurse e d\u00ebgjuat, antikrishti duhet t\u00eb vij\u00eb, dhe tani jan\u00eb shfaqur shum\u00eb antikrisht\u00eb; prej nga e dim\u00eb se \u00ebsht\u00eb ora e fundit.\n2:17 Mes nesh dol\u00ebn, por nuk ishin nga tan\u00ebt, sepse, po t\u00eb ishin nga tan\u00ebt, do t\u00eb kishin q\u00ebndruar me ne; por kjo ndodhi q\u00eb t\u00eb dal\u00eb se nuk jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nga tan\u00ebt.\n2:18 Por ju keni vajosjen nga i Shenjti dhe i dini \u00e7do gj\u00eb.\n2:19 Nuk ju shkrova juve sepse nuk e njihni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por sepse ju e njihni dhe sepse asnj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr nuk del nga e v\u00ebrteta.\n2:20 Kush \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjeshtari, ve\u00e7se ai q\u00eb mohon se Jezus \u00ebsht\u00eb Krishti? Antikrishti \u00ebsht\u00eb ai, q\u00eb mohon Atin dhe Birin.\n2:21 Kushdo q\u00eb mohon Birin, s'ka as Atin; kushdo q\u00eb njeh Birin, ka edhe Atin.\n2:22 Ajo q\u00eb ju, pra, d\u00ebgjuat nga fillimi le t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb ju; n\u00eb qoft\u00eb se ajo q\u00eb d\u00ebgjuat nga fillimi q\u00ebndron n\u00eb ju, edhe ju do t\u00eb q\u00ebndroni n\u00eb Birin dhe n\u00eb Atin.\n2:23 Dhe ky \u00ebsht\u00eb premtimi q\u00eb ai na b\u00ebri: jeta e p\u00ebrjetshme.\n2:24 Ju shkrova k\u00ebto gj\u00ebra p\u00ebr ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t'ju g\u00ebnjejn\u00eb.\n2:25 Dhe, sa p\u00ebr ju, vajosja q\u00eb keni marr\u00eb prej tij q\u00ebndron n\u00eb ju dhe nuk keni nevoj\u00eb q\u00eb ndokush t'ju m\u00ebsoj\u00eb; por, duke qen\u00eb se vajosja e tij ju m\u00ebson \u00e7do gj\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e nuk \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr, q\u00ebndroni n\u00eb t\u00eb ashtu sikurse ju m\u00ebsoi.\n2:26 Edhe tani, djema, q\u00ebndroni n\u00eb t\u00eb q\u00eb, kur t\u00eb shfaqet ai, ne t\u00eb mund t\u00eb kemi besim, dhe n\u00eb ardhjen e tij t\u00eb mos turp\u00ebrohemi para Tij.\n2:27 N\u00eb qoft\u00eb se e dini se ai \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, ta dini se kushdo q\u00eb praktikon drejt\u00ebsin\u00eb ka lindur prej tij.\n2:28 Shikoni \u00e7'dashuri t\u00eb madhe na dha Ati, q\u00eb t\u00eb quhemi bij t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur at\u00eb.\n2:29 Shum\u00eb t\u00eb dashur, tani jemi bij t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, por ende nuk \u00ebsht\u00eb shfaqur \u00e7'do t\u00eb jemi; por dim\u00eb se, kur t\u00eb shfaqet ai, do t\u00eb jemi t\u00eb ngjash\u00ebm me t\u00eb, sepse do ta shohim se si \u00ebsht\u00eb ai.\n3:1 Dhe kushdo q\u00eb e ka k\u00ebt\u00eb shpres\u00eb n\u00eb t\u00eb, le ta pastroj\u00eb veten, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr ai.\n3:2 Kush b\u00ebn m\u00ebkat, b\u00ebn edhe shkelje t\u00eb ligjit; dhe m\u00ebkati \u00ebsht\u00eb shkelje e ligjit.\n3:3 Dhe ju e dini se ai u shfaq p\u00ebr t\u00eb hequr m\u00ebkatet tona; dhe n\u00eb t\u00eb nuk ka m\u00ebkat.\n3:4 Kush q\u00ebndron n\u00eb t\u00eb nuk m\u00ebkaton; kush m\u00ebkaton nuk e ka par\u00eb dhe as nuk e ka njohur.\n3:5 Djema, kurrkush mos ju mashtroft\u00eb: ai q\u00eb zbaton drejt\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, ashtu sikur \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb ai.\n3:6 Kush kryen m\u00ebkat \u00ebsht\u00eb nga djalli, sepse djalli m\u00ebkaton nga fillimi; prandaj \u00ebsht\u00eb shfaqur Biri i Per\u00ebndis\u00eb: p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar veprat e djallit.\n3:7 Kush lindi nga Per\u00ebndia nuk kryen m\u00ebkat, sepse fara e Per\u00ebndis\u00eb q\u00ebndron n\u00eb t\u00eb dhe nuk mund t\u00eb m\u00ebkatoj\u00eb sepse lindi nga Per\u00ebndia.\n3:8 Prej k\u00ebsaj njihen bijt\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb dhe bijt\u00eb e djallit; kushdo q\u00eb nuk praktikon drejt\u00ebsin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nga Per\u00ebndia, dhe i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as ai q\u00eb nuk do v\u00ebllan\u00eb e vet.\n3:9 Sepse ky \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb d\u00ebgjuat nga fillimi. Ta duam njeri-tjetrin,\n3:10 jo sikund\u00ebr Kaini, i cili ishte nga i ligu dhe vrau v\u00ebllan\u00eb e vet. Dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb ar\u00ebsye e vrau at\u00eb? Sepse veprat e tij ishin t\u00eb liga dhe ato t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait ishin t\u00eb drejta.\n3:11 Mos u \u00e7uditni, v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb mi, n\u00ebse bota ju urren.\n3:12 Ne e dim\u00eb se kemi kaluar nga vdekja n\u00eb jet\u00eb, sepse i duam v\u00ebllez\u00ebrit; kush nuk e do v\u00ebllan\u00eb e vet, mbetet n\u00eb vdekje.\n3:13 Kushdo q\u00eb urren v\u00ebllan\u00eb e vet \u00ebsht\u00eb vras\u00ebs; dhe ju e dini se asnj\u00eb vras\u00ebs nuk ka jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb vete.\n3:14 Nga kjo e kemi njohur dashurin\u00eb: ai e dha jet\u00ebn e vet p\u00ebr ne; dhe ne duhet ta japim jet\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit.\n3:15 Dhe n\u00ebse nj\u00ebri ka t\u00eb mirat e k\u00ebsaj bote dhe sheh t\u00eb v\u00ebllan\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb dhe e mbyll zemr\u00ebn e tij, si q\u00ebndron n\u00eb t\u00eb dashuria e Per\u00ebndis\u00eb?\n3:16 Djema t\u00eb rinj, t\u00eb mos duam me fjal\u00eb, as me gjuh\u00eb, por me vepra dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.\n3:17 Dhe nga kjo ne dim\u00eb se jemi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe do t'i bindim zemrat tona para atij;\n3:18 sepse, po t\u00eb na d\u00ebnoj\u00eb zemra jon\u00eb, Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se zemra jon\u00eb dhe njeh \u00e7do gj\u00eb.\n3:19 Shum\u00eb t\u00eb dashur, n\u00ebse zemra jon\u00eb nuk na d\u00ebnon, kemi siguri para Per\u00ebndis\u00eb;\n3:20 dhe \u00e7't\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb, e marrim nga ai, sepse zbatojm\u00eb urdh\u00ebrimet e tij dhe b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00eblqyera prej tij.\n3:21 Dhe ky \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebrimi i tij q\u00eb besojm\u00eb n\u00eb emrin e Birit t\u00eb tij Jezu Krisht dhe ta duam njeri-tjetrin si na urdh\u00ebroi ai.\n3:22 Ai q\u00eb zbaton urdh\u00ebrimet e tij q\u00ebndron n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, dhe Ai n\u00eb t\u00eb; dhe prej k\u00ebsaj ne dijm\u00eb se ai q\u00ebndron n\u00eb ne: nga Fryma q\u00eb ai na dha.\n3:23 Shum\u00eb t\u00eb dashur, mos i besoni \u00e7do frym\u00eb, por i vini n\u00eb prov\u00eb frym\u00ebrat p\u00ebr t\u00eb ditur n\u00ebse jan\u00eb nga Per\u00ebndia, sepse shum\u00eb profet\u00eb t\u00eb rrem\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb bot\u00eb.\n3:24 Nga kjo mund t\u00eb njihni Frym\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb: \u00e7do frym\u00eb q\u00eb rr\u00ebfen se Jezu Krishti ka ardhur n\u00eb mish, \u00ebsht\u00eb nga Per\u00ebndia.\n4:1 Dhe \u00e7do frym\u00eb q\u00eb nuk rr\u00ebfen se Jezu Krishti ka ardhur n\u00eb mish, nuk \u00ebsht\u00eb nga Per\u00ebndia; dhe kjo \u00ebsht\u00eb fryma e antikrishtit q\u00eb, si\u00e7 e keni d\u00ebgjuar se vjen; dhe tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb bot\u00eb.\n4:2 Ju jeni prej Per\u00ebndis\u00eb, o djem t\u00eb rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ju \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb bot\u00eb.\n4:3 Ata jan\u00eb nga bota; prandaj flasin p\u00ebr gj\u00ebrat e bot\u00ebs dhe bota i d\u00ebgjon.\n4:4 Ne jemi prej Per\u00ebndis\u00eb; kush njeh Per\u00ebndin\u00eb na d\u00ebgjon; kush nuk \u00ebsht\u00eb prej Per\u00ebndis\u00eb nuk na d\u00ebgjon; nga kjo njohim Frym\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe frym\u00ebn e gabimit.\n4:5 Shum\u00eb t\u00eb dashur, le ta duam njeri tjetrin, sepse dashuria \u00ebsht\u00eb nga Per\u00ebndia dhe kushdo q\u00eb do, ka lindur nga Per\u00ebndia dhe e njeh Per\u00ebndin\u00eb.\n4:6 Ai q\u00eb nuk ka dashuri nuk e ka njohur Per\u00ebndin\u00eb, sepse Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb dashuri.\n4:7 N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur dashuria e Per\u00ebndis\u00eb ndaj nesh, se Per\u00ebndia d\u00ebrgoi Birin e tij t\u00eb vet\u00ebmlindurin n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ne t\u00eb rrojm\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tij.\n4:8 N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria: jo se ne e kemi dashur Per\u00ebndin\u00eb, por q\u00eb ai na ka dashur ne dhe d\u00ebrgoi Birin e tij p\u00ebr shlyerjen e m\u00ebkateve tona.\n4:9 Shum\u00eb t\u00eb dashur, n\u00eb qoft\u00eb se Per\u00ebndia na ka dashur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb; edhe ne duhet ta duam njeri-tjetrin.\n4:10 Askush s'e ka par\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb Per\u00ebndin\u00eb; po ta duam njeri-tjetrin, Per\u00ebndia q\u00ebndron n\u00eb ne dhe dashuria e tij \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrsosur n\u00eb ne.\n4:11 Nga kjo ne njohim se q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb t\u00eb dhe ai n\u00eb ne, sepse ai na ka dh\u00ebn\u00eb nga Fryma e tij.\n4:12 Dhe ne pam\u00eb dhe d\u00ebshmojm\u00eb se Ati e d\u00ebrgoi Birin p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb Shp\u00ebtimtar i bot\u00ebs.\n4:13 Ai q\u00eb rr\u00ebfen se Jezusi \u00ebsht\u00eb Biri i Per\u00ebndis\u00eb, Per\u00ebndia q\u00ebndron n\u00eb t\u00eb dhe ai n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb.\n4:14 Dhe ne njoh\u00ebm dhe besuam dashurin\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia ka p\u00ebr ne. Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb dashuri; dhe ai q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb dashuri q\u00ebndron n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb dhe Per\u00ebndia n\u00eb t\u00eb.\n4:15 N\u00eb k\u00ebt\u00eb dashuria u p\u00ebrsos n\u00eb ne (q\u00eb t\u00eb kemi guxim n\u00eb dit\u00ebn e gjyqit): sepse sikurse \u00ebsht\u00eb ai, po k\u00ebshtu jemi edhe ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.\n4:16 N\u00eb dashuri nuk ka frik\u00eb, madje dashuria e p\u00ebrsosur e nxjerr jasht\u00eb frik\u00ebn, sepse frika ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nd\u00ebshkimin, dhe ai q\u00eb ka frik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur n\u00eb dashuri.\n4:17 Ne e duam at\u00eb, sepse ai na deshi i pari.\n4:18 Po t\u00eb thot\u00eb dikush: ''Un\u00eb e dua Per\u00ebndin\u00eb'' dhe urren v\u00ebllan\u00eb e vet, \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjeshtar; sepse ai q\u00eb nuk do v\u00ebllan\u00eb e vet t\u00eb cilin e sheh, si mund t\u00eb doj\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb nuk e sheh?\n4:19 Dhe ky \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebrimi q\u00eb kemi marr\u00eb nga ai: ai q\u00eb do Per\u00ebndin\u00eb, t\u00eb doj\u00eb edhe v\u00ebllan\u00eb e vet.\n4:20 Kushdo q\u00eb beson se Jezusi \u00ebsht\u00eb Krishti, ka lindur nga Per\u00ebndia; dhe kushdo q\u00eb do at\u00eb q\u00eb e ka ngjizur, do edhe at\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb ngjizur nga ai.\n4:21 Nga kjo ne dim\u00eb ti duam bijt\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb: kur duam Per\u00ebndin\u00eb dhe zbatojm\u00eb urdh\u00ebrimet e tij.\n5:1 Sepse kjo \u00ebsht\u00eb dashuria e Per\u00ebndis\u00eb: q\u00eb ne t\u00eb zbatojm\u00eb urdh\u00ebrimet e tij; dhe urdh\u00ebrimet e tij nuk jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.\n5:2 Sepse \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka lindur nga Per\u00ebndia e mund bot\u00ebn; dhe kjo \u00ebsht\u00eb fitorja q\u00eb e mundi bot\u00ebn: besimi yn\u00eb\n5:3 Cili \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e mund bot\u00ebn, ve\u00e7 se ai q\u00eb beson se Jezusi \u00ebsht\u00eb Biri i Per\u00ebndis?\n5:4 Ky \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb erdhi me an\u00eb t\u00eb ujit e gjakut, Jezu Krishti; jo vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb ujit, por me an\u00eb t\u00eb ujit e me an\u00eb t\u00eb gjakut. Dhe Fryma \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb d\u00ebshmon, sepse Fryma \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.\n5:5 Sepse tre jan\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb n\u00eb qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjt\u00eb; dhe k\u00ebta t\u00eb tre jan\u00eb nj\u00eb.\n5:6 Edhe tre jan\u00eb ata q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb mbi dhe: Fryma, uji dhe gjaku; dhe k\u00ebta t\u00eb tre jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb mendimi.\n5:7 N\u00eb qoft\u00eb se ne pranojm\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e njer\u00ebzve, d\u00ebshmia e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe, sepse kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb ai dha p\u00ebr Birin e tij.\n5:8 Ai q\u00eb beson n\u00eb Birin e Per\u00ebndis\u00eb ka k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi n\u00eb vetvete; ai q\u00eb nuk beson te Per\u00ebndia, e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb g\u00ebnjeshtar, sepse nuk i besoi d\u00ebshmis\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia dha p\u00ebr Birin e tij.\n5:9 Dhe d\u00ebshmia \u00ebsht\u00eb kjo: Per\u00ebndia na dha jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme dhe kjo jet\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Birin e tij.\n5:10 Ai q\u00eb ka Birin, ka jet\u00ebn; ai q\u00eb nuk ka Birin e Per\u00ebndis\u00eb, nuk ka jet\u00ebn.\n5:11 Jua shkrova k\u00ebto gj\u00ebra juve q\u00eb besoni n\u00eb emrin e Birit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb t\u00eb dini se keni jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme dhe q\u00eb t\u00eb besoni n\u00eb emrin e Birit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\n5:12 Kjo \u00ebsht\u00eb siguria q\u00eb kemi p\u00ebrpara tij: n\u00ebse k\u00ebrkojm\u00eb di\u00e7ka sipas vullnetit t\u00eb tij, ai na e plot\u00ebson:\n5:13 Dhe n\u00ebse dim\u00eb se ai na i plot\u00ebson t\u00eb gjitha ato q\u00eb i k\u00ebrkojm\u00eb, ne dim\u00eb se i kemi ato q\u00eb i k\u00ebrkuam atij.\n5:14 N\u00eb se dikush sheh v\u00ebllan\u00eb e vet se kryen nj\u00eb m\u00ebkat q\u00eb nuk \u00e7on n\u00eb vdekje, le t'i lutet Per\u00ebndis\u00eb, dhe ai do t'i jap\u00eb jet\u00ebn, atyre q\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00ebkat q\u00eb nuk \u00e7on n\u00eb vdekje. Ka m\u00ebkat q\u00eb \u00e7on n\u00eb vdekje nuk them q\u00eb ai t\u00eb lutet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.\n5:15 \u00c7do paudh\u00ebsi \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat; por ka m\u00ebkat q\u00eb nuk \u00e7on n\u00eb vdekje.\n5:16 Ne dim\u00eb se kushdo q\u00eb ka lindur nga Per\u00ebndia nuk m\u00ebkaton; ai q\u00eb ka lindur nga Per\u00ebndia e ruan veten e tij, dhe i ligu nuk e prek at\u00eb.\n5:17 Ne dim\u00eb se jemi nga Per\u00ebndia dhe se gjith\u00eb bota dergjet n\u00eb lig\u00ebsi.\n5:18 Por ne dim\u00eb se Biri i Per\u00ebndis\u00eb erdhi dhe na dha t\u00eb kuptuarit, q\u00eb ne t\u00eb njohim at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i V\u00ebrteti; dhe ne jemi n\u00eb t\u00eb V\u00ebrtetin, n\u00eb Birin e tij Jezu Krisht; ky \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrteti Per\u00ebndi dhe jeta e p\u00ebrjetshme.\n5:19 Djema, ruani veten nga idhujt.\n5:20 Plaku; zonj\u00ebs s\u00eb zgjedhur dhe bijve t\u00eb saj q\u00eb i dua n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, dhe jo vet\u00ebm un\u00eb, por edhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb njohur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn,\n5:21 p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb ne dhe do t\u00eb jet\u00eb me ne p\u00ebrjet\u00eb:","title":"Albanian Bible: 1 John","type":"page"}
