{"collection":"Bible & Christianity","html_url":"https://unchartedknowledge.5gfusion.net/browse/bib/wb/alb/jo2.htm","path":"bib/wb/alb/jo2.htm","source_url":"https://sacred-texts.com/bib/wb/alb/jo2.htm","text":"1:1 hiri, m\u00ebshira dhe paqja qofshin me ju nga Per\u00ebndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht, Biri i t\u00eb Atit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe n\u00eb dashuri.\n1:2 U g\u00ebzova fort q\u00eb gjeta disa nga bijt\u00eb e tu duke ecur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sipas urdh\u00ebrimit q\u00eb mor\u00ebm nga Ati.\n1:3 Dhe tani t\u00eb lutem ty, zonj\u00eb, jo sikur po t\u00eb shkruaj nj\u00eb urdh\u00ebrim t\u00eb ri, por at\u00eb q\u00eb kishim pasur nga fillimi, q\u00eb ta duam nj\u00ebri-tjetrin.\n1:4 Dhe kjo \u00ebsht\u00eb dashuria, t\u00eb ecim sipas urdh\u00ebrimeve t\u00eb tij. Sikurse e d\u00ebgjuat nga fillimi, ky \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebrimi q\u00eb mor\u00ebm, q\u00eb t\u00eb ecni n\u00eb t\u00eb.\n1:5 Sepse n\u00eb bot\u00eb kan\u00eb dal\u00eb shum\u00eb mashtrues, t\u00eb cil\u00ebt nuk rr\u00ebfejn\u00eb se Jezu Krishti ka ardhur n\u00eb mish; ky \u00ebsht\u00eb mashtruesi dhe antikrishti.\n1:6 B\u00ebni kujdes se mos humbni fryti i gj\u00ebrave t\u00eb kryera, por b\u00ebni n\u00eb menyr\u00eb t\u00eb merrni nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb plot\u00eb.\n1:7 Kushdo q\u00eb shkon tej dhe nuk q\u00ebndron n\u00eb doktrin\u00ebn e Krishtit, nuk ka Per\u00ebndi; kush q\u00ebndron n\u00eb doktrin\u00ebn e Krishtit, ka Atin dhe Birin.\n1:8 N\u00eb qoft\u00eb se dikush vjen tek ju dhe nuk sjell k\u00ebt\u00eb doktrin\u00eb, mos e pranoni n\u00eb sht\u00ebpi dhe mos e p\u00ebrsh\u00ebndetni,\n1:9 sepse ai q\u00eb e p\u00ebrsh\u00ebndet b\u00ebhet pjestar n\u00eb veprat e tij t\u00eb liga.\n1:10 Megjithse kisha shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t'ju shkruar, nuk desha ta b\u00ebj\u00eb me let\u00ebr dhe boj\u00eb, por shpresoj t\u00eb vij te ju dhe t'ju flas me goj\u00eb, q\u00eb g\u00ebzimi juaj t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb.\n1:11 Bijt\u00eb e motr\u00ebs sate t\u00eb zgjedhur t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesin. Amen.\n1:12 Plaku, Gajit shum\u00eb t\u00eb dashur, t\u00eb cilin un\u00eb e dua n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.\n1:13 Shum\u00eb i dashur, un\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb kesh mbar\u00ebsi n\u00eb \u00e7do gj\u00eb dhe t\u00eb g\u00ebzosh sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb, ashtu si ka mbar\u00ebsi shpirti yt.","title":"Albanian Bible: 2 John","type":"page"}
