{"collection":"Bible & Christianity","html_url":"https://unchartedknowledge.5gfusion.net/browse/bib/wb/alb/jos.htm","path":"bib/wb/alb/jos.htm","source_url":"https://sacred-texts.com/bib/wb/alb/jos.htm","text":"1:1 Mbas vdekjes s\u00eb Moisiut, sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb Zotit, ndodhi q\u00eb Zoti i foli Jozueut, djalit t\u00eb Nunit, q\u00eb i sh\u00ebrbente Moisiut, dhe i tha:\n1:2 \"Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtori im, vdiq; prandaj \u00e7ohu, kalo Jordanin, ti dhe gjith\u00eb ky popull, dhe shko n\u00eb at\u00eb vend q\u00eb un\u00eb u jap atyre, bijve t\u00eb Izraelit.\n1:3 Un\u00eb ju kam dh\u00ebn\u00eb \u00e7do vend q\u00eb tabani i k\u00ebmb\u00ebs suaj ka p\u00ebr t\u00eb shkelur, si\u00e7 i thash\u00eb Moisiut.\n1:4 Territori yt do t\u00eb shtrihet nga shkret\u00ebtira dhe nga Libani deri n\u00eb lumin e madh, n\u00eb lumin e Eufratit, nga t\u00ebr\u00eb vendi i Hitejve deri n\u00eb Detin e Madh, n\u00eb per\u00ebndim.\n1:5 Askush nuk do t\u00eb mund t\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb dit\u00ebve t\u00eb jet\u00ebs sate; ashtu si\u00e7 kam qen\u00eb me Moisiun, k\u00ebshtu do t\u00eb jem me ty; nuk do t\u00eb t\u00eb l\u00eb, as nuk do t\u00eb t\u00eb braktis.\n1:6 Ji i fort\u00eb dhe trim, sepse ti do t\u00eb b\u00ebsh q\u00eb ky popull t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb vendin q\u00eb u betova t'u jap et\u00ebrve t\u00eb tyre.\n1:7 Vet\u00ebm tregohu i fort\u00eb dhe shum\u00eb trim, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb veprosh simbas t\u00ebr\u00eb ligjit q\u00eb Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtori im, t\u00eb ka urdh\u00ebruar; mos u shmang prej tij as djathtas, as majtas, q\u00eb t\u00eb kesh mbar\u00ebsi kudo q\u00eb t\u00eb shkosh.\n1:8 Ky lib\u00ebr i ligjit mos u ndaft\u00eb kurr\u00eb nga goja jote, por mendohu p\u00ebr t\u00eb dit\u00eb e nat\u00eb, duke k\u00ebrkuar t\u00eb veprosh simbas t\u00eb gjitha atyre q\u00eb jan\u00eb shkruar, sepse at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kesh sukses n\u00eb veprimet e tua, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb p\u00ebrparosh.\n1:9 A nuk t\u00eb urdh\u00ebrova un\u00eb? Ji i fort\u00eb dhe trim; mos ki frik\u00eb dhe mos u thyej, sepse Zoti, Per\u00ebndia yt, \u00ebsht\u00eb me ty kudo q\u00eb t\u00eb shkosh\".\n1:10 At\u00ebher\u00eb Jozueu urdh\u00ebroi oficer\u00ebt e popullit, duke u th\u00ebn\u00eb:\n1:11 \"Kaloni p\u00ebrmes kampit dhe jepini popullit k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr, duke i th\u00ebn\u00eb: Siguroni rezerva ushqimore, sepse brenda tri dit\u00ebve do t\u00eb kaloni Jordanin p\u00ebr t\u00eb vajtur t\u00eb pushtoni vendin q\u00eb Zoti, Per\u00ebndia juaj, ju jep si trash\u00ebgimi\".\n1:12 Jozueu u foli gjithashtu Rubenit\u00ebve, Gadit\u00ebve dhe gjysm\u00ebs s\u00eb fisit t\u00eb Manasit, duke u th\u00ebn\u00eb:\n1:13 \"Mbani mend fjal\u00ebn q\u00eb Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtori i Zotit, ju urdh\u00ebroi kur ju tha: \"Zoti, Per\u00ebndia juaj, ju ka dh\u00ebn\u00eb pushim dhe ju ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.\n1:14 Grat\u00eb tuaja, t\u00eb vegj\u00eblit tuaj, dhe bag\u00ebtia juaj do t\u00eb mbeten n\u00eb vendin q\u00eb Moisiu ju ka dh\u00ebn\u00eb nga kjo an\u00eb e Jordanit; por ju, t\u00ebr\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt tuaj trima do t\u00eb kaloni t\u00eb armatosur para v\u00ebllez\u00ebrve tuaj dhe do t'i ndihmoni,\n1:15 derisa Zoti t'u ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb pushim v\u00ebllez\u00ebrve tuaj ashtu si juve, dhe ta ken\u00eb sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb vendin q\u00eb Zoti, Per\u00ebndia juaj, u jep atyre. At\u00ebher\u00eb mund t\u00eb ktheheni p\u00ebr t\u00eb pushtuar vendin q\u00eb ju p\u00ebrket, dhe q\u00eb Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtor i Zotit, ju ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtej Jordanit n\u00eb drejtim t\u00eb Lindjes\"\".\n1:16 At\u00ebher\u00eb ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn Jozueut, duke i th\u00ebn\u00eb: \"Ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb ti na urdh\u00ebron dhe do t\u00eb shkojm\u00eb kudo q\u00eb t\u00eb na \u00e7osh.\n1:17 Ashtu si\u00e7 i jemi bindur p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb Moisiut, k\u00ebshtu do t\u00eb t\u00eb bindemi ty. Vet\u00ebm me ty qoft\u00eb Zoti, Per\u00ebndia yt, ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb me Moisiun!\n1:18 Kushdo q\u00eb ngre krye kund\u00ebr urdhrave t\u00eb tua, dhe nuk u bindet fjal\u00ebve t\u00eb tua, do t\u00eb vritet. Vet\u00ebm ji i fort\u00eb dhe trim!\".\n2:1 Jozueu, bir i Nunit, d\u00ebrgoi dy burra te Shitimi p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar fshehurazi, duke u th\u00ebn\u00eb: \"Shkoni, kontrolloni vendin dhe Jerikon\". K\u00ebshtu ata shkuan dhe hyn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb prostitute, t\u00eb quajtur Rahab, dhe aty banuan.\n2:2 K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ia referuan mbretit t\u00eb Jerikos, duke i th\u00ebn\u00eb: \"Ja, disa bij t\u00eb Izraelit erdh\u00ebn k\u00ebtu sonte nat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar vendin\".\n2:3 At\u00ebher\u00eb mbreti i Jerikos d\u00ebrgoi t'i thot\u00eb Rahabit: \"Nxirri jasht\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb ardhur te ti dhe kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde, sepse ata kan\u00eb ardhur p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar t\u00ebr\u00eb vendin\".\n2:4 Por gruaja i mori dy burrat dhe i fshehu; pastaj tha: \"\u00c9sht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebta njer\u00ebz erdh\u00ebn tek un\u00eb, por nuk dija nga ishin.\n2:5 N\u00eb \u00e7astin kur mbyllej porta e qytetit, kur ishte err\u00ebsuar, ata burra dol\u00ebn; nuk e di se ku shkuan; ndiqini menj\u00ebher\u00eb, sepse mund t'i arrini\".\n2:6 (Ajo p\u00ebrkundrazi i kishte hipur mbi \u00e7ati dhe i kishte fshehur midis k\u00ebrcejve t\u00eb lirit, q\u00eb i kishte shtrir\u00eb mbi shtrat).\n2:7 At\u00ebher\u00eb ata i ndoq\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e Jordanit, n\u00eb drejtim t\u00eb vahut t\u00eb lumit; dhe sapo dol\u00ebn ndjek\u00ebsit, porta u mbyll.\n2:8 Por para se t'i zinte gjumi spiun\u00ebt, Rahabi u ngjit pran\u00eb tyre n\u00eb \u00e7ati,\n2:9 dhe u tha atyre burrave: \"Un\u00eb e di q\u00eb Zoti ju ka dh\u00ebn\u00eb vendin, q\u00eb tmerri juaj na ka z\u00ebn\u00eb, dhe q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e vendit dridhen nga frika para jush.\n2:10 Sepse ne kemi d\u00ebgjuar si i thau uj\u00ebrat e Detit t\u00eb Kuq Zoti p\u00ebrpara jush kur dol\u00ebt nga Egjipti, dhe at\u00eb q\u00eb ju u b\u00ebt\u00eb dy mbret\u00ebrve t\u00eb Amorejve, matan\u00eb Jordanit, Sihonit dhe Ogut, q\u00eb vendos\u00ebt t'i shfarosni.\n2:11 Duke d\u00ebgjuar k\u00ebto gj\u00ebra zemra jon\u00eb u mpak, p\u00ebr shkakun tuaj askujt nuk i mbeti asnj\u00eb fije trim\u00ebrie, sepse Zoti, Per\u00ebndia juaj, \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndi atje lart n\u00eb qiejt dhe k\u00ebtu posht\u00eb n\u00eb tok\u00eb.\n2:12 Prandaj, ju lutem, betohuni n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit q\u00eb, ashtu si kam treguar dhembshuri ndaj jush, edhe ju do t\u00eb tregoni po at\u00eb dhembshuri ndaj sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb atit tim; m\u00eb jepni, pra, nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb sigurt,\n2:13 q\u00eb do t'i lini t\u00eb gjall\u00eb atin tim, n\u00ebn\u00ebn time, v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat e mia dhe t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb u p\u00ebrkasin atyre, dhe q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebtoni jet\u00ebn ton\u00eb nga vdekja\".\n2:14 Ata burra iu p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"Jeta jon\u00eb p\u00ebr at\u00eb tuaj\u00ebn, mjaft q\u00eb t\u00eb mos e tregoni \u00e7\u00ebshtjen ton\u00eb; dhe kur Zoti do t\u00eb na jap\u00eb vendin, ne do t\u00eb t\u00eb trajtojm\u00eb me m\u00ebshir\u00eb dhe me shpirtlir\u00ebsi\".\n2:15 At\u00ebher\u00eb ajo i zbriti nga dritarja me nj\u00eb litar, sepse sht\u00ebpia e saj ndodhej mbi muret e qytetit, dhe ajo banonte mbi muret.\n2:16 Dhe u tha atyre: \"Shkoni n\u00eb drejtim t\u00eb malit, q\u00eb ndjek\u00ebsit tuaj t\u00eb mos ju gjejn\u00eb; dhe q\u00ebndroni tri dit\u00eb t\u00eb fshehur atje, deri sa t\u00eb kthehen ndjek\u00ebsit tuaj; pastaj do t\u00eb vazhdoni rrug\u00ebn tuaj\".\n2:17 At\u00ebher\u00eb ata burra i than\u00eb: \"Ne do t\u00eb \u00e7lirohemi nga betimi q\u00eb na detyrove t\u00eb b\u00ebjm\u00eb,\n2:18 po t\u00eb jet\u00eb se, kur t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, ti nuk ngjit n\u00eb dritaren nga e cila po na zbret k\u00ebt\u00eb kordon t\u00eb holl\u00eb me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqerreme dhe po nuk mblodhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde atin t\u00ebnd, n\u00ebn\u00ebn t\u00ebnde v\u00ebllez\u00ebrit e tu dhe t\u00ebr\u00eb familjen e atit t\u00ebnd.\n2:19 Por n\u00eb rast se dikush del jasht\u00eb pragut t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb sate, gjaku i tij do t\u00eb bjer\u00eb mbi krye t\u00eb vet, dhe ne nuk do t\u00eb kemi faj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb; por gjaku i kujtdo qoft\u00eb q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb me ty n\u00eb sht\u00ebpi do t\u00eb bjer\u00eb mbi kok\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se dikush i prek me dor\u00eb.\n2:20 Por n\u00eb rast se ti tregon pun\u00ebn ton\u00eb, ne do t\u00eb \u00e7lirohemi nga betimi q\u00eb na ke detyruar t\u00eb b\u00ebjm\u00eb\".\n2:21 Ajo tha: \"U b\u00ebft\u00eb ashtu si that\u00eb ju\". Pastaj u nda me ta dhe ata ik\u00ebn. Ajo lidhi n\u00eb dritare kordonin e holl\u00eb t\u00eb kuqerrem\u00eb.\n2:22 Ata ik\u00ebn, pra, dhe shkuan n\u00eb mal ku ndenj\u00ebn tri dit\u00eb, deri sa u kthyen ndjek\u00ebsit; ndjek\u00ebsit i kishin k\u00ebrkuar gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs, por pa i gjetur dot.\n2:23 K\u00ebshtu t\u00eb dy burrat u kthyen, zbrit\u00ebn nga mali, kaluan Jordanin dhe erdh\u00ebn te Jozueu, bir i Nunit, dhe i treguan t\u00eb gjitha ato q\u00eb kishin kaluar.\n2:24 Dhe i than\u00eb Jozueut: \"Me siguri Zoti na e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart tona t\u00ebr\u00eb vendin; q\u00eb tani t\u00ebr\u00eb banor\u00ebt e vendit dridhen nga frika para nesh\".\n3:1 Jozueu u ngrit her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes; ai dhe t\u00ebr\u00eb bijt\u00eb e Izraelit u nis\u00ebn pastaj nga Shitimi dhe arrit\u00ebn n\u00eb Jordan; u ndal\u00ebn aty para se ta kalojn\u00eb\n3:2 Mbas tri dit\u00ebve, oficer\u00ebt kaluan n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb kampin,\n3:3 dhe i dhan\u00eb popullit k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr, duke i th\u00ebn\u00eb: \"Kur t\u00eb shihni ark\u00ebn e bes\u00eblidhjes t\u00eb Zotit, Per\u00ebndis\u00eb tuaj, t\u00eb mbajtur nga prift\u00ebrinjt\u00eb levit\u00eb, do t\u00eb niseni nga vendi juaj dhe do ta ndiqni.\n3:4 Midis jush dhe ark\u00ebs do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi prej rreth dy mij\u00eb kubit\u00ebsh. Mos iu afroni asaj, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb njihni rrug\u00ebn n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb shkoni, sepse deri tani nuk keni kaluar kurr\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb\".\n3:5 Dhe Jozueu i tha popullit: \"Shenjt\u00ebrohuni, sepse nes\u00ebr Zoti ka p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mrekulli midis jush\".\n3:6 Pastaj Jozueu u foli prift\u00ebrinjve, duke u th\u00ebn\u00eb: \"Merrni ark\u00ebn e bes\u00eblidhjes dhe kaloni p\u00ebrpara popullit\". K\u00ebshtu ata mor\u00ebn ark\u00ebn e bes\u00eblidhjes dhe ec\u00ebn para popullit.\n3:7 At\u00ebher\u00eb Zoti i tha Jozueut: \"Sot do t\u00eb filloj t\u00eb t\u00eb b\u00ebj t\u00eb madh n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb Izraelit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se ashtu si\u00e7 kam qen\u00eb me Moisiun, k\u00ebshtu do t\u00eb jem edhe me ty.\n3:8 Prandaj ti jepu k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr prift\u00ebrinjve q\u00eb mbajn\u00eb ark\u00ebn e bes\u00eblidhjes, duke u th\u00ebn\u00eb: \"Kur t\u00eb arrini n\u00eb breg t\u00eb Jordanit, do t\u00eb ndaleni n\u00eb Jordan\"\".\n3:9 Jozueu u tha at\u00ebher\u00eb bijve t\u00eb Izraelit: \"Afrohuni dhe d\u00ebgjoni fjal\u00ebt e Zotit, Per\u00ebndis\u00eb tuaj\".\n3:10 Pastaj Jozueu tha: \"Nga kjo do t\u00eb njihni q\u00eb Zoti i gjall\u00eb \u00ebsht\u00eb midis jush dhe q\u00eb me siguri ka p\u00ebr t\u00eb d\u00ebbuar para jush Kananejt\u00eb, Hitejt\u00eb, Hivejt\u00eb, Perezejt\u00eb, Girgasejt\u00eb, Amorejt\u00eb dhe Jebusejt\u00eb;\n3:11 ja, arka e bes\u00eblidhjes s\u00eb Zotit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dheut po b\u00ebhet gati t\u00eb kaloj\u00eb para jush n\u00eb lumin Jordan.\n3:12 Merrni, pra, dymb\u00ebdhjet\u00eb burra nga fiset e Izraelit, nj\u00eb p\u00ebr \u00e7do fis.\n3:13 Dhe ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur q\u00eb, porsa taban\u00ebt e k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb prift\u00ebrinjve q\u00eb mbajn\u00eb ark\u00ebn e Zotit, Zot i gjith\u00eb tok\u00ebs, do t\u00eb takojn\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e Jordanit, uj\u00ebrat e Jordanit do t\u00eb ndahen, dhe uj\u00ebrat q\u00eb zbresin nga lart do t\u00eb ndalen tok\".\n3:14 K\u00ebshtu, kur populli ngriti \u00e7adrat p\u00ebr t\u00eb kaluar Jordanin, prift\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb mbanin ark\u00ebn e bes\u00eblidhjes ecnin p\u00ebrpara popullit.\n3:15 Sapo ata q\u00eb mbanin ark\u00ebn arrit\u00ebn n\u00eb Jordan dhe k\u00ebmb\u00ebt e prift\u00ebrinjve q\u00eb trasportonin ark\u00ebn u zhyt\u00ebn n\u00eb uj\u00ebrat e bregut t\u00eb tij (Jordani \u00ebsht\u00eb i mbushur plot deri n\u00eb brigjet e tij gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs s\u00eb korrjes),\n3:16 uj\u00ebrat q\u00eb zbrisnin nga sip\u00ebr u ndal\u00ebn dhe u ngrit\u00ebn tok shum\u00eb m\u00eb lart se Adami, qyteti q\u00eb ndodhet pran\u00eb Tsartanit; k\u00ebshtu q\u00eb uj\u00ebrat q\u00eb zbrisnin n\u00eb drejtim t\u00eb detit t\u00eb Arabahut, Detit t\u00eb Kripur, u ndan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht prej tyre; dhe populli i kaloi p\u00ebrball\u00eb Jerikos.\n3:17 Prift\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb mbanin ark\u00ebn e bes\u00eblidhjes t\u00eb Zotit u ndal\u00ebn n\u00eb vend t\u00eb that\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Jordanit, nd\u00ebrsa t\u00ebr\u00eb Izraeli po kalonte n\u00eb t\u00eb that\u00eb, deri sa t\u00ebr\u00eb populli mbaroi s\u00eb kap\u00ebrcyeri Jordanin.\n4:1 Kur t\u00ebr\u00eb populli mbaroi s\u00eb kap\u00ebrcyeri Jordanin, Zoti i foli Jozueut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n4:2 \"Merrni nga radh\u00ebt e popullit dymb\u00ebdhjet\u00eb burra, nj\u00eb p\u00ebr \u00e7do fis,\n4:3 dhe u jepni k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr, duke th\u00ebn\u00eb: \"Merrni dymb\u00ebdhjet\u00eb gur\u00eb q\u00eb k\u00ebtej, n\u00eb mes t\u00eb Jordanit, pik\u00ebrisht n\u00eb vendin ku u ndal\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e prift\u00ebrinjve, i merrni, me vete matan\u00eb lumit dhe i vendosni n\u00eb vendin ku do t\u00eb strehoheni sonte\"\".\n4:4 At\u00ebher\u00eb Jozueu thirri dymb\u00ebdhjet\u00eb burrat q\u00eb kishte zgjedhur nd\u00ebr bijt\u00eb e Izraelit, nj\u00eb p\u00ebr \u00e7do fis,\n4:5 dhe u tha atyre: \"Kaloni para ark\u00ebs s\u00eb Zotit, Per\u00ebndis\u00eb tuaj, n\u00eb mes t\u00eb Jordanit, dhe secili prej jush t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb kurriz nj\u00eb gur, simbas numrit t\u00eb fiseve t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit,\n4:6 me q\u00ebllim q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb midis jush. Kur n\u00eb t\u00eb ardhmen bijt\u00eb tuaj do t'ju pyesin, duke th\u00ebn\u00eb: \"\u00c7'jan\u00eb p\u00ebr ju k\u00ebta gur\u00eb?\",\n4:7 ju do t'u p\u00ebrgjigjeni k\u00ebshtu: \"Uj\u00ebrat e Jordanit u ndan\u00eb para ark\u00ebs s\u00eb bes\u00eblidhjes t\u00eb Zotit; kur ajo kaloi Jordanin, uj\u00ebrat e tij u ndan\u00eb dhe k\u00ebta gur\u00eb do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr bijt\u00eb e Izraelit nj\u00eb kujtim p\u00ebr jet\u00eb\"\".\n4:8 Bijt\u00eb e Izraelit b\u00ebn\u00eb pik\u00ebrisht ashtu si i kishte urdh\u00ebruar Jozueu: mor\u00ebn dymb\u00ebdhjet\u00eb gur\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Jordanit, ashtu si e kishte porositur Zoti Jozueun, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb fiseve t\u00eb Izraelit, dhe i mor\u00ebn me vete matan\u00eb lumit n\u00eb vendin ku do t\u00eb kalonin nat\u00ebn, dhe i vendos\u00ebn aty.\n4:9 Jozueu ngriti gjithashtu dymb\u00ebdhjet\u00eb gur\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Jordanit, n\u00eb vendin ku ishin ndalur k\u00ebmb\u00ebt e prift\u00ebrinjve q\u00eb mbanin ark\u00ebn e bes\u00eblidhjes; dhe aty kan\u00eb mbetur deri m\u00eb sot.\n4:10 Prift\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb mbanin ark\u00ebn u ndal\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb Jordanit deri sa u plot\u00ebsua t\u00ebr\u00ebsisht ajo q\u00eb i kishte urdh\u00ebruar Zoti Jozueut t'i thoshte popullit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha atyre q\u00eb Moisiu i kishte urdh\u00ebruar\n4:11 Kur t\u00ebr\u00eb populli mbaroi s\u00eb kaluari, arka e Zotit dhe prift\u00ebrinjt\u00eb kaluan n\u00eb prani t\u00eb popullit.\n4:12 Bijt\u00eb e Rubenit, bijt\u00eb e Gadit dhe gjysma e fisit t\u00eb Manasit kaluan t\u00eb armatosur n\u00eb krye t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit, ashtu si\u00e7 u kishte th\u00ebn\u00eb Moisiu.\n4:13 Rreth dyzet mij\u00eb njer\u00ebz me veshje lufte kaluan para Zotit n\u00eb fushat e Jerikos, gati p\u00ebr t\u00eb luftuar.\n4:14 Po at\u00eb dit\u00eb, Zoti e b\u00ebri t\u00eb madh Jozueun n\u00eb syt\u00eb e t\u00ebr\u00eb Izraelit, dhe banor\u00ebt e tij pat\u00ebn frik\u00eb nga ai ashtu si pat\u00ebn frik\u00eb nga Moisiu gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebve t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.\n4:15 Pastaj Zoti i foli Jozueut dhe i tha:\n4:16 \"Urdh\u00ebro prift\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb ark\u00ebn e D\u00ebshmis\u00eb t\u00eb dalin nga Jordani\".\n4:17 At\u00ebher\u00eb Jozueu urdh\u00ebroi prift\u00ebrinjt\u00eb duke u th\u00ebn\u00eb: \"Dilni nga Jordani\".\n4:18 Dhe ndodhi q\u00eb kur prift\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb mbanin ark\u00ebn e bes\u00eblidhjes s\u00eb Zotit, dol\u00ebn nga Jordani dhe taban\u00ebt e k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb tyre shkel\u00ebn tok\u00ebn e that\u00eb, uj\u00ebrat e Jordanit u kthyen n\u00eb vendin e tyre dhe filluan t\u00eb rrjedhin si m\u00eb par\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e brigjeve t\u00eb tij.\n4:19 Populli doli nga Jordani dit\u00ebn e dhjet\u00eb t\u00eb muajit t\u00eb par\u00eb dhe ngriti kampin e tij n\u00eb Gilgal, n\u00eb skajin lindor t\u00eb Jerikos.\n4:20 Ata dymb\u00ebdhjet\u00eb gur\u00eb q\u00eb i kishin marr\u00eb nga Jordani, Jozueu i \u00e7oi n\u00eb Gilgal.\n4:21 Pastaj u foli bijve t\u00eb Izraelit dhe u tha atyre: \"Kur n\u00eb t\u00eb ardhmen bijt\u00eb tuaj do t'i pyesin et\u00ebrit e tyre duke th\u00ebn\u00eb: \"\u00c7'jan\u00eb k\u00ebta gur\u00eb?\",\n4:22 ju do t'ua b\u00ebni t\u00eb ditur bijve tuaj, duke th\u00ebn\u00eb: \"Izraeli e kaloi k\u00ebt\u00eb Jordan n\u00eb t\u00eb that\u00eb,\n4:23 sepse Zoti, Per\u00ebndia juaj, i thau uj\u00ebrat e Jordanit para jush deri sa t\u00eb kalonit, ashtu si Zoti, Per\u00ebndia juaj, veproi n\u00eb Detin e Kuq, t\u00eb cilin e thau para nesh deri sa t\u00eb kalonim,\n4:24 me q\u00ebllim q\u00eb t\u00ebr\u00eb popujt e tok\u00ebs t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb Zoti ka dor\u00eb t\u00eb fuqishme, dhe q\u00eb ju t\u00eb keni gjithnj\u00eb frik\u00eb nga Zoti, Per\u00ebndia juaj\"\". i Pashk\u00ebs\n5:1 Kur t\u00eb gjith\u00eb mbret\u00ebrit e Amorejve q\u00eb ndodheshin matan\u00eb Jordanit n\u00eb drejtim t\u00eb per\u00ebndimit dhe t\u00ebr\u00eb mbret\u00ebrit e Kananejve q\u00eb ishin pran\u00eb detit m\u00ebsuan q\u00eb Zoti kishte thar\u00eb uj\u00ebrat e Jordanit para bijve\n5:2 N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Zoti i tha Jozueut: \"B\u00ebj thika prej guri dhe fillo p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb rrethpres\u00ebsh bijt\u00eb e Izraelit\".\n5:3 K\u00ebshtu Jozueu b\u00ebri thika prej guri dhe rrethpreu bijt\u00eb e Izraelit mbi kodrin\u00ebn e Haaralothit.\n5:4 Kjo qe arsyeja p\u00ebr t\u00eb cilin Jozueu i rrethpreu; i t\u00ebr\u00eb populli q\u00eb kishte dal\u00eb nga Egjipti, meshkujt, t\u00ebr\u00eb burrat luft\u00ebtar\u00eb, kishin vdekur n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs, mbasi kishin dal\u00eb nga Egjipti.\n5:5 Nd\u00ebrsa t\u00ebr\u00eb populli q\u00eb kishte dal\u00eb nga Egjipti ishte rrethprer\u00eb, t\u00ebr\u00eb populli q\u00eb kishte lindir n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs mbas daljes nga Egjipti, nuk ishte rrethprer\u00eb.\n5:6 N\u00eb fakt bijt\u00eb e Izraelit kishin ecur dyzet vjet n\u00ebp\u00ebr shkret\u00ebtir\u00eb deri sa t\u00ebr\u00eb populli, dometh\u00ebn\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt q\u00eb kishin dal\u00eb nga Egjipti, u shkat\u00ebrruan, sepse nuk i ishin bindur z\u00ebrit t\u00eb Zotit. Atyre Zoti u ishte betuar q\u00eb nuk do t'u tregonte vendin q\u00eb do t'u jepte et\u00ebrve t\u00eb tyre, nj\u00eb vend ku rrjedh qum\u00ebsht dhe mjalt\u00eb.\n5:7 K\u00ebshtu Jozueu i rrethpreu bijt\u00eb e tyre, q\u00eb Per\u00ebndia i kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb vend t\u00eb tyre, sepse ishin t\u00eb parrethprer\u00eb, sepse nuk ishin rrethprer\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs.\n5:8 Kur mbaroi rrethprerja e t\u00ebr\u00eb meshkujve, ata q\u00ebndruan atje ku ishin, n\u00eb kamp, deri sa u sh\u00ebruan.\n5:9 At\u00ebher\u00eb Zoti i tha Jozueut: \"Sot ju hoqa turp\u00ebrimin e Egjiptit\", dhe ai vend u quajt Gilgal deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.\n5:10 Bijt\u00eb e Izraelit e ngrit\u00ebn kampin e tyre n\u00eb Gilgal dhe e kremtuan Pashk\u00ebn dit\u00ebn e kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb muajit, n\u00eb t\u00eb ngrysur, n\u00eb fushat e Jerikos.\n5:11 T\u00eb nes\u00ebrmen e Pashk\u00ebs h\u00ebngr\u00ebn prodhime t\u00eb vendit, buk\u00eb t\u00eb ndorme dhe grur\u00eb t\u00eb pjekur po at\u00eb dit\u00eb.\n5:12 T\u00eb nes\u00ebrmen h\u00ebngr\u00ebn prodhime t\u00eb vendit, mana mbaroi; k\u00ebshtu bijt\u00eb e Izraelit nuk pat\u00ebn m\u00eb man\u00eb, por at\u00eb vit h\u00ebngr\u00ebn frytet e vendit t\u00eb Kanaanit.\n5:13 Por ndodhi q\u00eb, nd\u00ebrsa Jozueu ishte af\u00ebr Jerikos, ngriti syt\u00eb dhe shikoi, dhe ja, nj\u00eb njeri i q\u00ebndronte p\u00ebrpara, me n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb shpat\u00eb t\u00eb zhveshur. Jozueu i doli p\u00ebrball\u00eb dhe i tha: \"A je ti p\u00ebr ne o p\u00ebr armiqt\u00eb tan\u00eb?\".\n5:14 Ai u p\u00ebrgjigj: \"Jo, un\u00eb jam kreu i ushtris\u00eb s\u00eb Zotit; sapo kam arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast\". At\u00ebher\u00eb Jozueu ra p\u00ebrmbys para tij dhe tha: \"\u00c7far\u00eb d\u00ebshiron t'i thot\u00eb Zot\u00ebria ime sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb tij?\".\n5:15 Kreu i ushtris\u00eb s\u00eb Zotit i tha Jozueut: \"Zbath sandalet, sepse vendi ku je \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb\". Dhe Jozueu veproi ashtu.\n6:1 Jeriko ishte i mbyllur dhe i mbrojtur mir\u00eb nga frika e bijve t\u00eb Izraelit; askush nuk dilte dhe askush nuk hynte n\u00eb t\u00eb.\n6:2 Zoti i tha Jozueut: \"Shiko, un\u00eb t\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb Jerikon, mbretin e tij dhe luft\u00ebtar\u00ebt e tij trima.\n6:3 Ju t\u00eb gjith\u00eb, luft\u00ebtar\u00ebt, do t\u00eb marshoni rreth qytetit, do t\u00eb silleni nj\u00eb her\u00eb rreth tij. K\u00ebshtu do t\u00eb b\u00ebni gjasht\u00eb dit\u00eb me radh\u00eb.\n6:4 Shtat\u00eb prift\u00ebrinj do t\u00eb \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara ark\u00ebs shtat\u00eb bori prej briri t\u00eb dashit; por dit\u00ebn e shtat\u00eb do t\u00eb silleni rreth qytetit shtat\u00eb her\u00eb dhe prift\u00ebrinjt\u00eb do t'u bien borive.\n6:5 Kur ata t'u bien pa pushim brir\u00ebve t\u00eb dashit dhe ju t\u00eb d\u00ebgjoni z\u00ebrin e boris\u00eb, t\u00ebr\u00eb populli do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb ulurim\u00eb t\u00eb madhe; at\u00ebher\u00eb muret e qytetit do t\u00eb shemben dhe populli do t\u00eb ngjitet, gjithsekush drejt, p\u00ebrpara.\n6:6 K\u00ebshtu Jozueu, bir i Nunit, thirri prift\u00ebrinjt\u00eb dhe u tha atyre: \"Merrni ark\u00ebn e bes\u00eblidhjes dhe shtat\u00eb prift\u00ebrinj t\u00eb mbajn\u00eb shtat\u00eb bori prej briri t\u00eb dashit p\u00ebrpara ark\u00ebs s\u00eb Zotit\".\n6:7 Pastaj i tha popullit: \"Shkoni p\u00ebrpara dhe marshoni rreth qytetit, njer\u00ebzit e armatosur t\u00eb ecin p\u00ebrpara ark\u00ebs s\u00eb Zotit\".\n6:8 K\u00ebshtu, kur Jozueu mbaroi s\u00eb foluri popullit, shtat\u00eb prift\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb mbanin shtat\u00eb bori prej briri t\u00eb dashit p\u00ebrpara Zotit nis\u00ebn t\u00eb marshojn\u00eb dhe u ran\u00eb borive; dhe arka e bes\u00eblidhjes s\u00eb Zotit i ndiqte nga pas.\n6:9 Njer\u00ebzit e armatosur marshonin p\u00ebrpara prift\u00ebrinjve q\u00eb u binin borive, kurse praparoja vinte pas ark\u00ebs; gjat\u00eb marshimit prift\u00ebrinjt\u00eb u binin borive.\n6:10 Jozueu kishte urdh\u00ebruar popullin, duke i th\u00ebn\u00eb: \"Mos b\u00ebrtitni, t\u00eb mos d\u00ebgjohet as z\u00ebri juaj dhe t\u00eb mos dal\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb nga goja juaj, deri dit\u00ebn kur do t'ju them: \"B\u00ebrtisni!\". At\u00ebher\u00eb do t\u00eb b\u00ebrtisni\".\n6:11 K\u00ebshtu arka e Zotit u soll rreth qytetit nj\u00eb her\u00eb; pastaj u kthyen n\u00eb kamp dhe aty e kaluan nat\u00ebn.\n6:12 Jozueu u ngrit her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, dhe prift\u00ebrinjt\u00eb mor\u00ebn ark\u00ebn e Zotit.\n6:13 Shtat\u00eb prift\u00ebrinjt\u00eb, q\u00eb mbanin shtat\u00eb borit\u00eb prej briri t\u00eb dashit p\u00ebrpara ark\u00ebs s\u00eb Zotit, shkonin p\u00ebrpara dhe u binin borive. Njer\u00ebzit e armatosur marshonin para tyre, kurse praparoja vinte mbas ark\u00ebs s\u00eb Zotit; gjat\u00eb marshimit prift\u00ebrinjt\u00eb u binin borive.\n6:14 Dit\u00ebn e dyt\u00eb marshuan vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb rreth qytetit dhe pastaj u kthyen n\u00eb kamp. K\u00ebshtu vepruan gjasht\u00eb dit\u00eb me radh\u00eb.\n6:15 Por dit\u00ebn e shtat\u00eb u ngrit\u00ebn her\u00ebt, n\u00eb agim, dhe marshuan rreth qytetit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb shtat\u00eb her\u00eb; vet\u00ebm at\u00eb dit\u00eb marshuan shtat\u00eb her\u00eb rreth qytetit.\n6:16 Her\u00ebn e shtat\u00eb, kur prift\u00ebrinjt\u00eb u ran\u00eb borive, Jozueu i tha popullit: \"B\u00ebrtisni, sepse Zoti ju dha qytetin!\n6:17 Qyteti do t\u00eb shfaroset, ai dhe \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb. Vet\u00ebm prostituta Rehab do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb, ajo dhe gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, sepse ajo fshehu v\u00ebzhguesit q\u00eb ne kishim d\u00ebrguar.\n6:18 Por ju kini shum\u00eb kujdes lidhur me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar t\u00eb shfaroset, q\u00eb t\u00eb mos jeni ju vet\u00eb t\u00eb mallkuar, duke marr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar t\u00eb shfaroset, dhe ta b\u00ebni k\u00ebshtu kampin e Izraelit t\u00eb mallkuar, duke t\u00ebrhequr mbi t\u00eb fatkeq\u00ebsi.\n6:19 Por i gjith\u00eb argjendi, ari dhe sendet prej bronzi dhe hekuri i shenjt\u00ebrohen Zotit; do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb thesarin e Zotit\".\n6:20 Populli, pra, b\u00ebrtiti kur prift\u00ebrinjt\u00eb u ran\u00eb borive; dhe ndodhi q\u00eb, kur populli d\u00ebgjoi tingullin e borive, nxori nj\u00eb britm\u00eb t\u00eb madhe dhe muret u rr\u00ebzuan duke u sh\u00ebmbur. Populli u ngjit n\u00eb qytet, secili drejt, p\u00ebrpara, dhe e shtiu n\u00eb dor\u00eb at\u00eb.\n6:21 Dhe shfaros\u00ebn gjith\u00e7ka ishte n\u00eb qytet, duke vrar\u00eb me shpat\u00eb burra e gra, f\u00ebmij\u00eb dhe pleq e madje qe, dele dhe gomar\u00eb.\n6:22 Pastaj Jozueu u tha dy burrave q\u00eb kishin v\u00ebzhguar vendin: \"Shkoni n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e asaj prostitute dhe nxirrni jasht\u00eb gruan dhe t\u00ebr\u00eb ato gj\u00ebra q\u00eb i p\u00ebrkasin asaj, si\u00e7 i jeni betuar\".\n6:23 At\u00ebher\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb kishin v\u00ebzhguar vendin shkuan dhe nxor\u00ebn jasht\u00eb Rahabin, t\u00eb atin, t\u00eb \u00ebm\u00ebn, t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit dhe gjith\u00e7ka i p\u00ebrkiste asaj; k\u00ebshtu nxor\u00ebn jasht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e saj dhe i lan\u00eb jasht\u00eb kampit t\u00eb Izraelit.\n6:24 Pastaj i vun\u00eb zjarrin qytetit dhe t\u00ebr\u00eb gj\u00ebrave q\u00eb ai p\u00ebrmbante; mor\u00ebn vet\u00ebm argjendin, arin dhe sendet prej bronzi e hekuri, q\u00eb i vun\u00eb n\u00eb thesarin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Zotit.\n6:25 Por Jozueu e la t\u00eb gjall\u00eb prostitut\u00ebn Rahab, familjen e atit t\u00eb saj dhe gjith\u00e7ka q\u00eb i p\u00ebrkiste; k\u00ebshtu q\u00eb ajo banoi n\u00eb mes t\u00eb Izraelit deri sot, sepse ajo kishte fshehur zbuluesit q\u00eb Jozueu kishte d\u00ebrguar p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar Jerikon.\n6:26 At\u00eb dit\u00eb Jozueu u betua duke th\u00ebn\u00eb: \"Qoft\u00eb i mallkuar para Zotit ai njeri q\u00eb do t\u00eb ngrihet t\u00eb rind\u00ebrtoj\u00eb qytetin e Jerikos! Ai do t\u00eb hedh\u00eb themelet mbi t\u00eb par\u00eblindurin e tij, dhe do t'i lartoj\u00eb portat mbi birin e tij m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\".\n6:27 Zoti ishte me Jozueun, dhe fama e tij u p\u00ebrhap n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.\n7:1 Por bijt\u00eb e Izraelit kryen nj\u00eb shkelje rreth gj\u00ebrave t\u00eb caktuara p\u00ebr shfarosje, sepse Akani, djal\u00eb i Karmit, i Zabdiut, birit t\u00eb Zerahut, nga fisi i Jud\u00ebs, mori disa sende t\u00eb caktuara p\u00ebr shfarosje,\n7:2 Nd\u00ebrkaq Jozueu d\u00ebrgoi njer\u00ebz nga Jeriko n\u00eb Ai, q\u00eb \u00ebsht\u00eb af\u00ebr Beth-Avenit, i cili ndodhet n\u00eb lindje t\u00eb Bethelit, dhe u tha atyre: \"Ngjituni p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar vendin\". K\u00ebshtu njer\u00ebzit u ngjit\u00ebn p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar Ain.\n7:3 Pastaj u kthyen tek Jozueu dhe i than\u00eb: \"Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb ngjitet t\u00ebr\u00eb populli; por le t\u00eb ngjiten dy mij\u00eb a tre mij\u00eb burra p\u00ebr t\u00eb sulmuar Ain; mos e lodh t\u00ebr\u00eb popullin, sepse ata t\u00eb Ait jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr\".\n7:4 K\u00ebshtu u ngjit\u00ebn rreth tre mij\u00eb burra t\u00eb zgjedhur nga radh\u00ebt e popullit, por para burrave t\u00eb Ait, ua mbath\u00ebn k\u00ebmb\u00ebve.\n7:5 Dhe burrat e Ait vran\u00eb rreth tridhjet\u00eb e gjasht\u00eb prej tyre; i ndoq\u00ebn nga porta e qytetit deri n\u00eb Shebarim, duke i goditur n\u00eb tat\u00ebpjet\u00eb. Dhe zemra e popullit u lig\u00ebshtua, u b\u00eb si uji.\n7:6 Jozueu i grisi at\u00ebher\u00eb rrobat e tij dhe ra p\u00ebrmbys me fytyr\u00eb p\u00ebr tok\u00eb, p\u00ebrpara ark\u00ebs s\u00eb Zotit deri n\u00eb mbr\u00ebmje, ai dhe pleqt\u00eb e Izraelit, dhe hodh\u00ebn pluhur mbi kok\u00ebn e tyre.\n7:7 Pastaj Jozueu tha: \"O Zot, o Zot, pse b\u00ebre q\u00eb ky popull t\u00eb kaloj\u00eb Jordanin dhe t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb duart e Amorejve p\u00ebr t'u vrar\u00eb? Ah, sikur t\u00eb ishim k\u00ebnaqur duke q\u00ebndruar k\u00ebtej Jordanit!\n7:8 O Zot, \u00e7'mund t\u00eb them pasi Izraeli i ktheu kurrizin armikut t\u00eb tij?\n7:9 Kananejt\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb banor\u00ebt e vendit do ta marrin vesh, do t\u00eb na rrethojn\u00eb dhe do t\u00eb zhdukin emrin ton\u00eb nga faqja e dheut; \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh ti at\u00ebher\u00eb p\u00ebr emrin t\u00ebnd t\u00eb madh?\".\n7:10 Por Zoti i tha Jozueut: \"\u00c7ohu! Pse rri p\u00ebrmbys me fytyr\u00eb p\u00ebr tok\u00eb?\n7:11 Izraeli ka m\u00ebkatuar; ata kan\u00eb shkelur bes\u00eblidhjen q\u00eb u kisha porositur; kan\u00eb marr\u00eb madje gj\u00ebra t\u00eb caktuara q\u00eb t\u00eb shfarosen, kan\u00eb vjedhur dhe kan\u00eb g\u00ebnjyer; dhe pastaj i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb midis pla\u00e7kave t\u00eb tyre.\n7:12 Prandaj bijt\u00eb e Izraelit nuk mund t'iu b\u00ebjn\u00eb ball\u00eb armiqve t\u00eb tyre, dhe kan\u00eb kthyer kurrizin para tyre, sepse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ata vet\u00eb t\u00eb mallkuar. Un\u00eb nuk do t\u00eb jem m\u00eb me ju, n\u00eb rast se nuk shkat\u00ebrroni gj\u00ebrat e caktuara q\u00eb t\u00eb shfarosen midis jush.\n7:13 \u00c7ohu, shenjt\u00ebro popullin dhe i thuaj: \"Shenjt\u00ebrohuni p\u00ebr nes\u00ebr, sepse k\u00ebshtu ka th\u00ebn\u00eb Zoti, Per\u00ebndia i Izraelit: \"O Izrael, n\u00eb gjirin t\u00ebnd ka gj\u00ebra t\u00eb caktuara p\u00ebr t'u shkat\u00ebrruar. Ti nuk do t\u00eb mund t'u b\u00ebsh ball\u00eb armiqve t\u00eb tu, p\u00ebr deri sa nuk ke hequr gj\u00ebrat e caktuara p\u00ebr shkat\u00ebrrim midis jush.\n7:14 Nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes, pra, do t\u00eb paraqiteni, fis m\u00eb fis, dhe fisi, q\u00eb Zoti do t\u00eb caktoj\u00eb do t\u00eb paraqitet, familje m\u00eb familje, dhe familja q\u00eb Zoti do t\u00eb caktoj\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb sht\u00ebpi, dhe sht\u00ebpia q\u00eb Zoti do t\u00eb caktoj\u00eb ka p\u00ebr t'u paraqitur me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e saj.\n7:15 Dhe atij q\u00eb do t'i gjenden gj\u00ebra t\u00eb caktuara t\u00eb shfarosen do t'i vihet flaka, atij vet dhe gjith\u00e7ka q\u00eb i p\u00ebrket, sepse ka shkelur bes\u00eblidhjen e Zotit dhe ka kryer nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe n\u00eb Izrael\"\".\n7:16 Jozueu, pra, u ngrit her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes dhe e renditi Izraelin simbas fiseve t\u00eb tij; dhe u caktua fisi i Jud\u00ebs.\n7:17 Pastaj afroi familjet e Jud\u00ebs, dhe u caktua familja e Zarhit\u00ebve. Pastaj afroi familjen e Zarhit\u00ebve, person mbas personi, dhe u caktua Zabdi.\n7:18 Pastaj afroi sht\u00ebpin\u00eb e Zabdit, person p\u00ebr person, dhe u caktua Akani, bir i Karmit, i Zabdit, birit t\u00eb Zerahut, nga fisi i Jud\u00ebs.\n7:19 At\u00ebher\u00eb Jozueu i tha Akanit: \"Biri im, t\u00eb lutem, mbushe me lavdi Zotin, Per\u00ebndin\u00eb e Izraelit, rr\u00ebfeji atij dhe m\u00eb thuaj at\u00eb q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb; mos ma fshih\".\n7:20 Akani iu p\u00ebrgjigj Jozueut dhe i tha: \"N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jam un\u00eb q\u00eb kam m\u00ebkatuar kund\u00ebr Zotit, Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Izraelit, dhe ja \u00e7'kam b\u00ebr\u00eb.\n7:21 Kur pash\u00eb midis pla\u00e7k\u00ebs nj\u00eb mantel t\u00eb bukur t\u00eb Shinarit, dyqind sikla argjendi dhe nj\u00eb shuf\u00ebr ari q\u00eb peshon pes\u00ebdhjet\u00eb sikla, pata nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr to dhe i mora; dhe ja, i kam fshehur n\u00eb tok\u00eb n\u00eb mes t\u00eb \u00e7adr\u00ebs sime; dhe argjendi \u00ebsht\u00eb posht\u00eb\".\n7:22 At\u00ebher\u00eb Jozueu d\u00ebrgoi lajm\u00ebtar\u00eb q\u00eb vrapuan n\u00eb \u00e7ad\u00ebr; dhe ja, pla\u00e7ka ishte fshehur n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e tij, dhe argjendi ndodhej posht\u00eb.\n7:23 Ata e mor\u00ebn nga \u00e7adra, ia \u00e7uan Jozueut dhe t\u00ebr\u00eb bijve t\u00eb Izraelit, dhe e vendos\u00ebn p\u00ebrpara Zotit.\n7:24 At\u00ebher\u00eb Jozueu, dhe t\u00ebr\u00eb Izraeli bashk\u00eb me t\u00eb, mori Akanin, birin e Zerahut, argjendin, mantelin, shufr\u00ebn prej ari, bijt\u00eb dhe bijat e tij, qet\u00eb e tij, gomar\u00ebt e tij, delet e tij dhe t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb i p\u00ebrkisnin, dhe i ngjiti n\u00eb lugin\u00ebn e Akorit.\n7:25 Dhe Jozueu tha: \"Pse na vure n\u00eb telashe? Zoti do t\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb telashe ty sot!\". Dhe i t\u00ebr\u00eb Izraeli e vrau me gur\u00eb; dhe mbasi e vran\u00eb me gur\u00eb, e dogj\u00ebn n\u00eb zjarr.\n7:26 Pastaj ngrit\u00ebn mbi t\u00eb nj\u00eb grumbull t\u00eb madh gur\u00ebsh, q\u00eb ekziston edhe sot. K\u00ebshtu Zoti u qet\u00ebsua nga rr\u00ebmbimi i zem\u00ebrimit t\u00eb tij. Prandaj ky vend quhet edhe sot lugina e Akorit.\n8:1 Pastaj Zoti i tha Jozueut: \"Mos ki frik\u00eb dhe mos u tmerro. Merr t\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt e tu dhe nisu dhe sulmo Ain. Shiko, un\u00eb po t\u00eb jap n\u00eb dor\u00eb mbretin e Ait, popullin e tij, qytetin e tij dhe vendin e tij.\n8:2 Dhe do t'u b\u00ebsh Ait dhe mbretit t\u00eb tij ato q\u00eb u ke b\u00ebr\u00eb Jerikos dhe mbretit t\u00eb tij; do t\u00eb merrni p\u00ebr vete vet\u00ebm pla\u00e7k\u00ebn dhe bag\u00ebtin\u00eb e tij. Z\u00ebri nj\u00eb prit\u00eb qytetit n\u00eb pjes\u00ebn e prapme t\u00eb tij.\n8:3 K\u00ebshtu Jozueu dhe t\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt e tij u ngrit\u00ebn m\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar Ain. Ai zgjodhi tridhjet\u00eb mij\u00eb njer\u00ebz, luft\u00ebtar\u00eb trima, dhe i nisi nat\u00ebn,\n8:4 duke u dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr: \"Ja, ju do t\u00eb rrini n\u00eb prit\u00eb kund\u00ebr qytetit, duke q\u00ebndruar prapa tij; mos u largoni shum\u00eb nga qyteti, por rrini gjithnj\u00eb n\u00eb gatishm\u00ebri.\n8:5 Pastaj un\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb me mua do t'i afrohemi qytetit; dhe kur ata do t\u00eb dalin kund\u00ebr nesh si her\u00ebn e par\u00eb, ne do t\u00eb ikim para tyre.\n8:6 Ata do t\u00eb dalin p\u00ebr t\u00eb na ndjekur deri sa t'i kemi t\u00ebrhequr larg qytetit, sepse do t\u00eb thon\u00eb: \"Ikin me vrap para nesh si her\u00ebn e par\u00eb\". Dhe, nd\u00ebrsa ne do t\u00eb ikim me vrap para tyre,\n8:7 ju do t\u00eb dilni nga prita dhe do t\u00eb pushtoni qytetin, sepse Zoti, Per\u00ebndia juaj, do ta jap\u00eb n\u00eb duart tuaja.\n8:8 Me ta pushtuar qytetin, do t'i vini flak\u00ebn; do t\u00eb b\u00ebni at\u00eb q\u00eb ka urdh\u00ebruar Zoti. Kini mendjen, ky \u00ebsht\u00eb urdhri q\u00eb ju jap\".\n8:9 K\u00ebshtu Jozueu i nisi; ata shkuan n\u00eb vendin e prit\u00ebs dhe u ndal\u00ebn midis Bethelit dhe Ait, n\u00eb krahun per\u00ebndimor t\u00eb Ait; por Jozueu mbeti at\u00eb nat\u00eb n\u00eb mes t\u00eb popullit.\n8:10 Jozueu u ngrit her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, kaloi n\u00eb parad\u00eb popullin dhe u ngjit bashk\u00eb me pleqt\u00eb e Izraelit n\u00eb krye t\u00eb popullit kund\u00ebr Ait.\n8:11 T\u00ebr\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt q\u00eb ishin me t\u00eb u ngjit\u00ebn dhe u afruan; k\u00ebshtu arrit\u00ebn p\u00ebrball\u00eb qytetit dhe fushuan n\u00eb veri t\u00eb Ait. Midis tyre dhe Ait kishte nj\u00eb lugin\u00eb.\n8:12 At\u00ebher\u00eb ai mori rreth pes\u00ebmij\u00eb njer\u00ebz dhe i vuri n\u00eb prit\u00eb midis Bethelit dhe Ait, n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb qytetit.\n8:13 Pasi populli zuri pozicion, kampi qendror ishte n\u00eb prit\u00eb n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb qytetit, Jozueu at\u00eb nat\u00eb p\u00ebrparoi n\u00eb mes t\u00eb lugin\u00ebs.\n8:14 Kur mbreti i Ait pa k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, njer\u00ebzit e qytetit u ngrit\u00ebn her\u00ebt me ngut n\u00eb m\u00ebngjes dhe dol\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr Izraelit: mbreti dhe t\u00ebr\u00eb populli i tij, n\u00eb pozicionin e caktuar p\u00ebrball\u00eb Arabahut; por mbreti nuk e dinte q\u00eb i kishin z\u00ebn\u00eb prit\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn prapa qytetit.\n8:15 At\u00ebher\u00eb Jozueu dhe i t\u00ebr\u00eb Izraeli, duke u shtirur sikur ishin mundur para tyre, ua mbath\u00ebn k\u00ebmb\u00ebve n\u00eb drejtim t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs.\n8:16 I t\u00ebr\u00eb populli q\u00eb ndodhej n\u00eb qytet u thirr t\u00eb mblidhej p\u00ebr t'i ndjekur; k\u00ebshtu e ndoq\u00ebn Jozueun dhe shkuan larg qytetit.\n8:17 S'mbeti burr\u00eb n\u00eb Ai dhe n\u00eb Bethel pa dal\u00eb pas Izraelit. E lan\u00eb k\u00ebshtu qytetin t\u00eb hapur dhe iu vun\u00eb pas Izraelit.\n8:18 At\u00ebher\u00eb Zoti i tha Jozueut: \"Shtrije shtiz\u00ebn q\u00eb ke n\u00eb dor\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Ait, sepse un\u00eb do t\u00eb ta dor\u00ebzoj n\u00eb dor\u00eb\". Dhe Jozueu e shtriu shtiz\u00ebn q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb qytetit.\n8:19 Me t\u00eb shtrir\u00eb dor\u00ebn, burrat q\u00eb ishin n\u00eb prit\u00eb u ngrit\u00ebn me t\u00eb shpejt\u00eb nga vendi i tyre, hyn\u00eb n\u00eb qytet, e zun\u00eb dhe nxituan t'i v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn.\n8:20 Kur njer\u00ebzit e Ait shikuan prapa, ja, ata pan\u00eb tymin e qytetit q\u00eb ngjitej n\u00eb qiell; dhe nuk pat\u00ebn asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb iknin as nga nj\u00eb an\u00eb, as nga ana tjet\u00ebr, sepse populli q\u00eb ikte me vrap n\u00eb drejtim t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs u kthye kund\u00ebr atyre q\u00eb e ndiqnin.\n8:21 K\u00ebshtu, kur Jozueu dhe i t\u00ebr\u00eb Izraeli pan\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit e prit\u00ebs e kishin pushtuar qytetin dhe q\u00eb tymi i tij ngrihej lart, u kthyen prapa dhe mund\u00ebn njer\u00ebzit e Ait.\n8:22 Edhe t\u00eb tjer\u00ebt dol\u00ebn nga qyteti kund\u00ebr tyre; k\u00ebshtu ata t\u00eb Ait u gjend\u00ebn t\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb kurth n\u00eb mes t\u00eb forcave t\u00eb Izraelit, duke pasur nga nj\u00eb an\u00eb nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb, nga ana tjet\u00ebr pal\u00ebn tjet\u00ebr; dhe i mund\u00ebn deri sa nuk mbeti asnj\u00eb i gjall\u00eb apo ikanak.\n8:23 Por mbretin e Ait e zun\u00eb t\u00eb gjall\u00eb dhe e \u00e7uan tek Jozueu.\n8:24 Kur Izraeli mbaroi s\u00eb vrari t\u00ebr\u00eb banor\u00ebt e Ait n\u00eb fush\u00eb dhe n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb ku ata e kishin ndjekur, dhe u ther\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb deri sa u shfaros\u00ebn t\u00eb t\u00ebr\u00eb, gjith\u00eb Izraeli u kthye n\u00eb drejtim t\u00eb Ait dhe i ra me shpat\u00eb.\n8:25 T\u00ebr\u00eb ata q\u00eb u vran\u00eb at\u00eb dit\u00eb, burra dhe gra, ishin dymb\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb veta, t\u00eb gjith\u00eb banor\u00eb t\u00eb Ait.\n8:26 Jozueu nuk e uli dor\u00ebn q\u00eb mbante shtiz\u00ebn, deri sa i shfarosi t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e Ait.\n8:27 Izraeli mori p\u00ebr vete vet\u00ebm bag\u00ebtin\u00eb dhe pla\u00e7k\u00ebn e atij qyteti, simbas urdhrit q\u00eb Zoti i kishte dh\u00ebn\u00eb Jozueut.\n8:28 K\u00ebshtu Jozueu i vuri flak\u00ebn Ait dhe e katandisi n\u00eb nj\u00eb grumbull g\u00ebrmadhash p\u00ebr gjithnj\u00eb, nj\u00eb vend t\u00eb shkretuar deri dit\u00ebn e sotme.\n8:29 Pastaj e vari mbretin e Ait n\u00eb nj\u00eb dru dhe e la atje deri n\u00eb mbr\u00ebmje; n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb diellit, Jozueu urdh\u00ebroi q\u00eb kufoma e tij t\u00eb ulej nga druri, t\u00eb hidhej n\u00eb hyrje t\u00eb port\u00ebs s\u00eb qytetit dhe mblodh\u00ebn mbi t\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh gur\u00ebsh, q\u00eb shihen edhe sot.\n8:30 At\u00ebher\u00eb Jozueu nd\u00ebrtoi nj\u00eb altar p\u00ebr Zotin, Per\u00ebndin\u00eb e Izraelit, n\u00eb malin Ebal,\n8:31 ashtu si Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtor i Zotit, u kishte urdh\u00ebruar bijve t\u00eb Izraelit, si\u00e7 shkruhet n\u00eb librin e ligjit t\u00eb Moisiut, u ngrit nj\u00eb altar gur\u00ebsh t\u00eb palatuar mbi t\u00eb cil\u00ebt askush nuk kish kaluar, ndonj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb hekurt; pastaj mbi t\u00eb b\u00ebn\u00eb olokauste p\u00ebr Zotin dhe flijime fal\u00ebnderimi.\n8:32 Aty Jozueu shkroi mbi gur\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb ligjit, q\u00eb Moisiu pati shkruar n\u00eb prani t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit.\n8:33 I t\u00ebr\u00eb Izraeli, si t\u00eb huajt ashtu edhe ata q\u00eb kishin lindur izraelit\u00eb, pleqt\u00eb, oficer\u00ebt dhe gjykat\u00ebsit e tij, rrinin m\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e ark\u00ebs, p\u00ebrball\u00eb prift\u00ebrinjve levit\u00eb q\u00eb mbartnin ark\u00ebn e bes\u00eblidhjes s\u00eb Zotit, gjysma p\u00ebrball\u00eb malit Gerizim dhe gjysma tjet\u00ebr p\u00ebrball\u00eb malit Ebal, ashtu si Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtor i Zotit, kishte urdh\u00ebruar m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bekuar popullin e Izraelit.\n8:34 Pas k\u00ebsaj, Jozueu lexoi t\u00ebr\u00eb fjal\u00ebt e ligjit, bekimet dhe mallkimet, ashtu si shkruhet n\u00eb librin e ligjit.\n8:35 Nga t\u00eb gjitha ato q\u00eb kishte urdh\u00ebruar Moisiu, Jozueu nuk la pa lexuar asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrpara gjith\u00eb asambles\u00eb s\u00eb Izraelit, duke p\u00ebrfshir\u00eb grat\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb huajt q\u00eb banonin n\u00eb mes tyre.\n9:1 Me t\u00eb m\u00ebsuar k\u00ebto gj\u00ebra, t\u00ebr\u00eb mbret\u00ebrit q\u00eb ndodheshin k\u00ebtej Jordanit, n\u00eb krahin\u00ebn malore, n\u00eb fushat dhe gjat\u00eb bregut t\u00eb Detit t\u00eb Madh n\u00eb drejtim t\u00eb Libanit, Hiteu, Amoreu, Kananeu, Perezeu, Hiveu dhe Jebuseu,\n9:2 u mblodh\u00ebn bashk\u00eb n\u00eb bes\u00eblidhje midis tyre p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr Jozueut dhe Izraelit.\n9:3 Por kur banor\u00ebt e Gabaonit m\u00ebsuan at\u00eb q\u00eb Jozueu kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Jeriko dhe n\u00eb Ai,\n9:4 vepruan me dinak\u00ebri dhe u nis\u00ebn gjoja si ambasador\u00eb; ata ngarkuan mbi gomar\u00ebt e tyre thas\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb konsumuara dhe kacek\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb shqyer dhe t\u00eb arnuar p\u00ebr t\u00eb transportuar ver\u00ebn,\n9:5 dhe mbath\u00ebn sandale t\u00eb vjetra dhe t\u00eb grisura dhe vesh\u00ebn trupin me rroba t\u00eb p\u00ebrdorura; dhe e gjith\u00eb buka e tyre ishte e fort\u00eb dhe e th\u00ebrmuar.\n9:6 U paraqit\u00ebn k\u00ebshtu para Jozueut n\u00eb kampin e Gigalit dhe i than\u00eb atij dhe t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb Izraelit: \"Ne kemi ardhur nga nj\u00eb vend i larg\u00ebt; prandaj b\u00ebni aleanc\u00eb me ne\".\n9:7 Por njer\u00ebzit e Izraelit iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebshtu Hivejve: \"Ndoshta banoni n\u00eb mes nesh; si mund t\u00eb lidhim aleanc\u00eb me ju?\".\n9:8 Ata i than\u00eb Jozueut: \"Ne jemi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb tu!\". Jozueu u tha atyre: \"Kush jeni dhe nga vini?\".\n9:9 At\u00ebher\u00eb ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu kan\u00eb ardhur nga nj\u00eb vend shum\u00eb i larg\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb emrit t\u00eb Zotit, Per\u00ebndis\u00eb t\u00ebnd, sepse kemi d\u00ebgjuar t\u00eb flitet p\u00ebr t\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Egjipt,\n9:10 ashtu edhe p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb dy mbret\u00ebrve t\u00eb Amorejve matan\u00eb Jordanit, Sihonit, mbretit t\u00eb Heshbonit, dhe Ogut, mbretit t\u00eb Bashanit, q\u00eb banonte n\u00eb Ashtaroth.\n9:11 Prandaj pleqt\u00eb tan\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e vendit ton\u00eb na than\u00eb: Merrni nozullime me vete p\u00ebr udh\u00ebtimin, u dilni p\u00ebrpara dhe u thoni: \"Ne jemi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt tuaj; b\u00ebni, pra, aleanc\u00eb me ne\".\n9:12 Kjo \u00ebsht\u00eb buka jon\u00eb q\u00eb mor\u00ebm t\u00eb ngroht\u00eb me vete si rezerv\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb tona dit\u00ebn q\u00eb u nis\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhur tek ju, dhe tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e fort\u00eb dhe e th\u00ebrmuar;\n9:13 dhe k\u00ebta jan\u00eb calik\u00ebt e ver\u00ebs q\u00eb ishin t\u00eb rinj kur i mbush\u00ebm dhe ja, ku jan\u00eb prishur; dhe ja, rrobat dhe sandalet tona, q\u00eb jan\u00eb ngr\u00ebn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb udh\u00ebtimit shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb\".\n9:14 At\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit e Izraelit mor\u00ebn disa nga nozullimet e tyre, por pa u konsultuar me Zotin.\n9:15 K\u00ebshtu Jozueu lidhi paqe me ta dhe n\u00ebnshkroi nj\u00eb bes\u00eblidhje n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ata mbeteshin t\u00eb gjall\u00eb; dhe krer\u00ebt e asambles\u00eb u detyruan t\u00eb betohen p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra.\n9:16 Por tri dit\u00eb pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb bes\u00eblidhjes m\u00ebsuan se ata ishin fqinj t\u00eb tyre dhe banonin n\u00eb mes tyre.\n9:17 At\u00ebher\u00eb bijt\u00eb e Izraelit u nis\u00ebn dhe dit\u00ebn e tret\u00eb arrit\u00ebn n\u00eb qytetet e tyre; qytetet e tyre ishin Gabaoni, Kefirahu, Beerothi dhe Kiriath-Jearimi.\n9:18 Por bijt\u00eb e Izraelit nuk i vran\u00eb, sepse krer\u00ebt e asambles\u00eb u ishin betuar atyre n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit, Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Izraelit. Mir\u00ebpo t\u00ebr\u00eb asambleja murmuriti kund\u00ebr krer\u00ebve.\n9:19 At\u00ebher\u00eb krer\u00ebt i than\u00eb t\u00ebr\u00eb asambles\u00eb: \"Ne u jemi betuar atyre n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit, Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Izraelit; prandaj nuk mund t'i ngasim.\n9:20 K\u00ebt\u00eb do t'u b\u00ebjm\u00eb atyre: do t'i l\u00ebm\u00eb t\u00eb gjall\u00eb q\u00eb t\u00eb mos t\u00ebrheqim zem\u00ebrimin e Zotit, p\u00ebr shkak t\u00eb betimit q\u00eb u kemi b\u00ebr\u00eb atyre\".\n9:21 Krer\u00ebt u than\u00eb atyre: \"Le t\u00eb jetojn\u00eb, pra, por do t\u00eb punojn\u00eb si druvar\u00eb dhe do t\u00eb bartin uj\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb asamblen\u00eb, si\u00e7 u kishin th\u00ebn\u00eb krer\u00ebt\".\n9:22 Pastaj Jozueu i thirri dhe foli me ta, duke th\u00ebn\u00eb: \"Pse na g\u00ebnjyet duke th\u00ebn\u00eb: \"Ne banojm\u00eb shum\u00eb larg nga ju, kurse ju banoni n\u00eb mes nesh?\"\n9:23 Prandaj tani jeni t\u00eb mallkuar, dhe do t\u00eb jeni gjithnj\u00eb skllev\u00ebr, druvar\u00eb o bart\u00ebs t\u00eb ujit p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb tim\".\n9:24 At\u00ebher\u00eb ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn Jozueut dhe than\u00eb: \"Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tu u qe th\u00ebn\u00eb qart\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia yt, Zoti, kishte urdh\u00ebruar sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij Moisiun t'ju jepte t\u00ebr\u00eb vendin dhe t\u00eb shfaroste para jush t\u00ebr\u00eb banor\u00ebt e tij. Prandaj ne na hyri nj\u00eb frik\u00eb e madhe p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb nga shkaku juaj, dhe kemi vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.\n9:25 Dhe ja, tani jemi n\u00eb dor\u00ebn t\u00ebnde; b\u00ebna at\u00eb q\u00eb t\u00eb duket e mir\u00eb dhe e drejt\u00eb\".\n9:26 Jozueu i trajtoi, pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: i liroi nga duart e bijve t\u00eb Izraelit, me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebta t\u00eb mos i vrisnin;\n9:27 por po at\u00eb dit\u00eb i caktoi q\u00eb t\u00eb jen\u00eb druvar\u00eb dhe bart\u00ebs t\u00eb ujit p\u00ebr asamblen\u00eb dhe p\u00ebr altarin e Zotit, n\u00eb vendin q\u00eb ai do t\u00eb zgjidhte deri n\u00eb dit\u00ebn e sotme.\n10:1 Kur Adoni-Tsedek, mbret i Jeruzalemit, m\u00ebsoi q\u00eb Jozueu kishte pushtuar Ain dhe kishte vendosur shfarosjen e tij, dhe kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Ai dhe kund\u00ebr mbretit t\u00eb tij po at\u00eb q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb Jeriko kund\u00ebr\n10:2 u frik\u00ebsua shum\u00eb, sepse Gabaoni ishte nj\u00eb qytet i madh, si nj\u00eb qytet mbret\u00ebror dhe ishte m\u00eb i madh se Ai; t\u00ebr\u00eb banor\u00ebt e tij ishin trima.\n10:3 Prandaj Adoni-Tsedek, mbret i Jeruzalemit, d\u00ebrgoi t'u thot\u00eb sa vijon Hohamit, mbretit t\u00eb Hebronit, Pramit, mbretit t\u00eb Jarmuthit, Jafias, mbretit t\u00eb Lakishit dhe Debirit, mbretit t\u00eb Eglonit:\n10:4 \"Ngjituni tek un\u00eb dhe m\u00eb ndihmoni t\u00eb sulmoj Gabaonin, sepse ka b\u00ebr\u00eb paqe me Jozueun dhe me bijt\u00eb e Izraelit\".\n10:5 K\u00ebshtu pes\u00eb mbret\u00ebrit e Amorejve, mbreti i Jeruzalemit, mbreti i Herbonit, mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit dhe mbreti i Eglonit, u mblodh\u00ebn, u ngjit\u00ebn me t\u00eb gjith\u00eb ushtrit\u00eb e tyre, ngrit\u00ebn kampin e tyre p\u00ebrball\u00eb Gabaonit dhe e sulmuan.\n10:6 At\u00ebher\u00eb Gabaonit\u00ebt i \u00e7uan fjal\u00eb Jozueut, q\u00eb ndodhej n\u00eb kampin e Gilgalit: \"Mos u moho ndihm\u00ebn sh\u00ebrb\u00ebtorve t\u00eb tu; nxito t\u00eb ngjitesh te ne, na shp\u00ebto dhe na ndihmo, sepse t\u00eb gjith\u00eb mbret\u00ebrit e Amorejve q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb krahin\u00ebn malore jan\u00eb mbledhur kund\u00ebr nesh\".\n10:7 K\u00ebshtu Jozueu u ngjit n\u00eb Gilgal, ai vet\u00eb me gjith\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebtar\u00eb trima.\n10:8 Zoti i tha Jozueut: \"Mos ki frik\u00eb nga ata, sepse i kam l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e tua; asnj\u00eb prej tyre nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb t\u00eb rezistoj\u00eb\".\n10:9 K\u00ebshtu Jozueu u l\u00ebshua mbi ta papritmas, sepse kishte marshuar t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn nga Gilgali.\n10:10 K\u00ebshtu Zoti i theu para Izraelit, u shkaktoi nj\u00eb disfat\u00eb t\u00eb madhe pran\u00eb Gabaonit, i ndoqi n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb ngjitet n\u00eb Beth-Horon dhe i mundi deri n\u00eb Azekah dhe Makedah.\n10:11 Nd\u00ebrsa iknin p\u00ebrpara Izraelit dhe ndodheshin n\u00eb tat\u00ebpjet\u00ebn e Beth-Horonit, Zoti hodhi kund\u00ebr tyre nga qielli gur\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj deri n\u00eb Azekah, dhe ata vdiq\u00ebn; ata q\u00eb vdiq\u00ebn nga bresh\u00ebri i gur\u00ebve ishin m\u00eb shum\u00eb se ata q\u00eb bijt\u00eb e Izraelit vran\u00eb me shpat\u00eb.\n10:12 Dit\u00ebn q\u00eb Zoti i dor\u00ebzoi Amorejt\u00eb n\u00eb duat e bijve t\u00eb Izraelit, Jozueu i foli Zotit dhe n\u00eb prani t\u00eb Izraelit tha: \"O Diell, ndalu mbi Gabaonin, dhe ti, h\u00ebn\u00eb, n\u00eb lugin\u00ebn e Ajalonit!\".\n10:13 K\u00ebshtu dielli u ndal dhe h\u00ebna q\u00ebndroi n\u00eb vend deri sa mbaroi hakmarrja e popullit kund\u00ebr armiqve t\u00eb tij. A nuk \u00ebsht\u00eb shkruar kjo n\u00eb librin e t\u00eb Drejtit? K\u00ebshtu dielli u ndal n\u00eb mes t\u00eb qiellit dhe nuk u nxitua t\u00eb per\u00ebndoj\u00eb pothuajse nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb.\n10:14 Dhe nuk pati kurr\u00eb, as m\u00eb par\u00eb dhe as m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb si ajo kur Zoti plot\u00ebsoi d\u00ebshir\u00ebn e z\u00ebrit t\u00eb nj\u00eb njeriu, pse Zoti luftoi p\u00ebr Izraelin.\n10:15 Pastaj Jozueu dhe i t\u00ebr\u00eb Izraeli bashk\u00eb me t\u00eb u kthyen n\u00eb kampin e Gilgalit.\n10:16 Por ata pes\u00eb mbret\u00ebr kishin ikur me vrap dhe ishin fshehur n\u00eb shpell\u00ebn e Makedahut.\n10:17 K\u00ebt\u00eb ia than\u00eb Jozueut: \"Pes\u00eb mbret\u00ebrit u gjet\u00ebn t\u00eb fshehur n\u00eb shpell\u00ebn e Makedahut\".\n10:18 At\u00ebher\u00eb Jozueu tha: \"Rrukullisni gur\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj te hyrja e shpell\u00ebs dhe vini njer\u00ebz q\u00eb t'i ruajn\u00eb.\n10:19 Ju nd\u00ebrkaq mos u ndalni, por ndiqni armiqt\u00eb tuaj dhe goditni prapavijat e tij; mos i lejoni t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb qytetet e tyre, sepse Zoti, Per\u00ebndia juaj, i ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart tuaja\".\n10:20 Kur Jozueu dhe bijt\u00eb e Izraelit mbaruan s\u00eb shfarosuri armiqt\u00eb e tyre me nj\u00eb k\u00ebrdi t\u00eb madhe deri sa i zhduk\u00ebn krejt, dhe ata q\u00eb shp\u00ebtuan k\u00ebrkuan streh\u00eb n\u00eb qytetet e fortifikuara,\n10:21 t\u00ebr\u00eb populli u kthye sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb pran\u00eb Jozueut n\u00eb kampin e Makedahut. Askush nuk guxoi t\u00eb flas\u00eb kund\u00ebr ndonj\u00ebrit prej bijve t\u00eb Izraelit.\n10:22 At\u00ebher\u00eb Jozueu ta: \"Hapni hyrjen e shpell\u00ebs, nxirrni jasht\u00eb saj t\u00eb pes\u00eb mbret\u00ebrit dhe m'i sillni\".\n10:23 K\u00ebshtu vepruan; nxor\u00ebn nga shpella t\u00eb pes\u00eb mbret\u00ebrit dhe i \u00e7uan tek ai, dometh\u00ebn\u00eb mbreti i Jeruzalemit, mbreti i Hebronit, mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit dhe mbreti i Eglonit.\n10:24 Kur u nxor\u00ebn jasht\u00eb k\u00ebta mbret\u00ebr dhe u \u00e7uan tek Jozueu, ky thirri t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit e Izraelit dhe u tha krer\u00ebve t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve q\u00eb kishin shkuar bashk\u00eb me t\u00eb: \"Afrohuni dhe vini k\u00ebmb\u00ebt tuaja mbi qaf\u00ebn e k\u00ebtyre mbret\u00ebrve\". Ata u afruan dhe vun\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tyre mbi qaf\u00ebn e tyre.\n10:25 Pastaj Jozueu u tha: \"Mos kini frik\u00eb, mos u tmerroni, tregohuni t\u00eb fort\u00eb dhe trima, sepse k\u00ebshtu do t\u00eb veproj\u00eb Zoti me t\u00eb gjith\u00eb armiqt\u00eb tuaj kund\u00ebr t\u00eb cil\u00ebve duhet t\u00eb luftoni\".\n10:26 Pas k\u00ebsaj Jozueu i rrahu dhe i b\u00ebri t\u00eb vdesin, pastaj i vari n\u00eb pes\u00eb pem\u00eb, ku mbet\u00ebn t\u00eb varur deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n10:27 N\u00eb per\u00ebndim t\u00eb diellit, Jozueu urdh\u00ebroi t'i ulnin nga drur\u00ebt dhe t'i hidhnin n\u00eb shpell\u00ebn ku ishin fshehur; pastaj n\u00eb hyrje t\u00eb shpell\u00ebs vun\u00eb gur\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, q\u00eb kan\u00eb mbetur aty deri sot.\n10:28 Po at\u00eb dit\u00eb Jozueu mori Makedahun dhe i vrau me shpat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb me mbretin e tij; vendosi t'i shfaros\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb gjendeshin aty; nuk la asnj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb dhe e trajtoi mbretin e\n10:29 Pastaj Jozueu dhe t\u00ebr\u00eb Izraeli bashk\u00eb me t\u00eb kaluan nga Makedahu n\u00eb Libnah dhe e sulmuan k\u00ebt\u00eb vend.\n10:30 Zoti e dha edhe k\u00ebt\u00eb qytet me gjith\u00eb mbretin e tij n\u00eb duart e Izraelit; dhe Jozueu i vrau me shpat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e tij; nuk la asnj\u00eb njeri t\u00eb gjall\u00eb dhe e trajtoi mbretin ashtu si kishte trajtuar mbretin e Jerikos.\n10:31 Pastaj Jozueu, dhe t\u00ebr\u00eb Izraeli bashk\u00eb me t\u00eb, kaloi nga Libnahu n\u00eb Lakish; vendosi kampin e vet kund\u00ebr tij dhe e sulmoi.\n10:32 Dhe Zoti e dha Lakishin n\u00eb duart e Izraelit, q\u00eb e pushtoi dit\u00ebn e dyt\u00eb dhe vrau me shpat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb gjendeshin aty, pik\u00ebrisht ashtu si kishte vepruar n\u00eb Libnah.\n10:33 At\u00ebher\u00eb Horami, mbreti i Gezerit, shkoi n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb Lakishit; por Jozueu e mundi at\u00eb dhe popullin e tij dhe nuk la asnj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb.\n10:34 Pastaj Jozueu dhe t\u00ebr\u00eb Izraeli bashk\u00eb me t\u00eb kaluan nga Lakishi n\u00eb Eglon; e ngrit\u00ebn kampin e tyre kund\u00ebr tij dhe e sulmuan.\n10:35 E pushtuan po at\u00eb dit\u00eb dhe i vran\u00eb banor\u00ebt me shpat\u00eb. Po at\u00eb dit\u00eb Jozueu vendosi t\u00eb vriteshin gjith\u00eb personat q\u00eb gjendeshin n\u00eb vend, ashtu si kishte vepruar n\u00eb Lakish.\n10:36 Pastaj Jozueu dhe t\u00ebr\u00eb Izraeli bashk\u00eb me t\u00eb kaluan nga Egloni n\u00eb Hebron dhe e sulmuan k\u00ebt\u00eb.\n10:37 E pushtuan dhe vran\u00eb me shpat\u00eb mbretin e tij, t\u00eb gjitha qytetet dhe t\u00ebr\u00eb personat q\u00eb gjendeshin aty, nuk lan\u00eb asnj\u00eb njeri t\u00eb gjall\u00eb, pik\u00ebrisht ashtu si kishin vepruar n\u00eb Eglon; por aty vendosi t\u00eb shfarosen t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb gjendeshin n\u00eb vend.\n10:38 Pastaj Jozueu dhe i t\u00ebr\u00eb Izraeli bashk\u00eb me t\u00eb u kthyen n\u00eb drejtim t\u00eb Debirit dhe e sulmuan.\n10:39 Shtin\u00eb n\u00eb dor\u00eb mbretin dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetet e tij; i vran\u00eb me shpat\u00eb dhe shfaros\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb gjendeshin n\u00eb vend; nuk mbeti asnj\u00eb i gjall\u00eb. Ai e trajtoi Debirin dhe mbretin e tij ashtu si kishte trajtuar Hebronin, Libnahun dhe mbretin e tij.\n10:40 Jozueu goditi, pra, gjith\u00eb vendin, krahin\u00ebn malore, Negevin, ult\u00ebsir\u00ebn, shpatet e maleve, gjith\u00eb mbret\u00ebrit e tyre; vendosi t\u00eb shfaros\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, ashtu si kishte urdh\u00ebruar Zoti, Per\u00ebndia i Izraelit.\n10:41 K\u00ebshtu Jozueu i mundi nga Kades-Barnea deri n\u00eb Gaza dhe nga t\u00ebr\u00eb vendi i Gosenit deri n\u00eb Gabaon.\n10:42 N\u00eb nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme Jozueu kapi t\u00ebr\u00eb ata mbret\u00ebr dhe vendet e tyre, sepse Zoti, Per\u00ebndia i Izraelit, luftonte p\u00ebr Izraelin.\n10:43 Pastaj Jozueu dhe t\u00ebr\u00eb Izraeli bashk\u00eb me t\u00eb u kthyen n\u00eb kampin e Gilgalit.\n11:1 Kur Jabini, mbret i Hatsorit, i m\u00ebsoi k\u00ebto ngjarje, u d\u00ebrgoi lajm\u00ebtar\u00eb Johabit, mbretit t\u00eb Madonit, mbretit t\u00eb Shimronit dhe atij t\u00eb Akshafit,\n11:2 mbret\u00ebrve q\u00eb ndodheshin n\u00eb veri t\u00eb zon\u00ebs malore, n\u00eb Arabah, n\u00eb jug t\u00eb Kinerethit, n\u00eb ult\u00ebsir\u00ebn dhe mbi lart\u00ebsit\u00eb e Dorit, n\u00eb per\u00ebndim,\n11:3 Kananejve q\u00eb ishin n\u00eb lindje dhe n\u00eb per\u00ebndim, Amorejve, Hitejve, Perezejve dhe Jebusejve n\u00eb krahin\u00ebn malore, Hivejve n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e malit Hermon n\u00eb vendin e Mitspahut.\n11:4 K\u00ebshtu ata dol\u00ebn, ata vet\u00eb me t\u00ebr\u00eb ushtrit\u00eb e tyre, nj\u00eb turm\u00eb shum\u00eb e madhe si r\u00ebra q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi bregun e detit dhe me kuaj e qerre n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh.\n11:5 K\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb k\u00ebta mbret\u00ebr u bashkuan dhe erdh\u00ebn n\u00eb af\u00ebrsit\u00eb e uj\u00ebrave t\u00eb Meromit p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb kamp t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr Izraelit.\n11:6 Por Zoti i tha Jozueut: \"Mos u tremb nga ata, sepse nes\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb ke p\u00ebr t'i par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vrar\u00eb para Izraelit. Do t\u00eb pres\u00ebsh leqet e k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb kuajve t\u00eb tyre dhe do t\u00eb djeg\u00ebsh qerret e tyre\".\n11:7 Jozueu, pra, dhe gjith\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt bashk\u00eb me t\u00eb, marshuan papritmas kund\u00ebr tyre af\u00ebr uj\u00ebrave t\u00eb Meromit dhe i sulmuan;\n11:8 dhe Zoti i dha n\u00eb duart e Izraelit\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt i mund\u00ebn dhe i ndoq\u00ebn deri n\u00eb Sidonin e madh, deri n\u00eb uj\u00ebrat e Misrefothit dhe n\u00eb lugin\u00ebn e Mitspahut, n\u00eb drejtim t\u00eb lindjes; i mund\u00ebn deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa nuk lan\u00eb t\u00eb gjall\u00eb asnj\u00eb prej tyre.\n11:9 Jozueu i trajtoi si i kishte th\u00ebn\u00eb Zoti preu leqet e k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb kuajve t\u00eb tyre dhe ua dogji qerret.\n11:10 N\u00eb po at\u00eb periudh\u00eb Jozueu u kthye dhe pushtoi Hatsorin, vrau mbretin e tij me shpat\u00eb, sepse n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn Hatsori kishte qen\u00eb kryeqyteti i t\u00ebr\u00eb k\u00ebtyre mbret\u00ebrive.\n11:11 Vrau me shpat\u00eb t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb gjendeshin aty, duke vendosur shfarosjen e tyre; pastaj i vuri flak\u00ebn Hatsorit.\n11:12 K\u00ebshtu Jozueu pushtoi t\u00ebr\u00eb qytetet e k\u00ebtyre mbret\u00ebrive, zuri mbret\u00ebrit e tyre dhe i vrau me shpat\u00eb, duke vendosur shfarosjen e tyre, ashtu si kishte urdh\u00ebruar Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtori i Zotit.\n11:13 Por Izraeli nuk u vuri flak\u00ebn asnj\u00ebrit prej qyteteve q\u00eb ngriheshin n\u00eb kodrinat, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Hatsorit, i vetmi qytet q\u00eb Jozueu dogji.\n11:14 Bijt\u00eb e Izraelit mor\u00ebn p\u00ebr vete t\u00ebr\u00eb pla\u00e7k\u00ebn e k\u00ebtyre qyteteve dhe bag\u00ebtin\u00eb, por vran\u00eb t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit dhe nuk lan\u00eb shpirt t\u00eb gjall\u00eb.\n11:15 Ashtu si e kishte urdh\u00ebruar Zoti Moisiun, sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij, k\u00ebshtu Moisiu urdh\u00ebroi Jozueun, dhe ky nuk la pas dore asgj\u00eb nga t\u00ebr\u00eb ato q\u00eb Zoti i kishte urdh\u00ebruar Moisiut.\n11:16 K\u00ebshtu Jozueu shtiu n\u00eb dor\u00eb t\u00ebr\u00eb at\u00eb vend, krahin\u00ebn malore, t\u00ebr\u00eb Negevin, t\u00ebr\u00eb vendin e Goshenit, ult\u00ebsir\u00ebn, Arabahun, krahin\u00ebn malore t\u00eb Izraelit dhe ult\u00ebsirat e tij,\n11:17 nga mali Holak, q\u00eb ngrihet n\u00eb drejtim t\u00eb Seirit, deri n\u00eb Baal-Gad n\u00eb lugin\u00ebn e Libanit n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e malit Hermon; zuri t\u00ebr\u00eb mbret\u00ebrit e tyre, i goditi dhe i vrau.\n11:18 Jozueu luftoi gjat\u00eb kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre mbret\u00ebrve.\n11:19 Nuk pati qytet q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte paqe me bijt\u00eb e Izraelit, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Hivejve q\u00eb banonin n\u00eb Gabaon; i pushtuan t\u00eb gjitha me luft\u00eb.\n11:20 N\u00eb fakt ishte Zoti vet\u00eb q\u00eb fort\u00ebsonte zemr\u00ebn e tyre q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin luft\u00eb kund\u00ebr Izraelit, me q\u00ebllim q\u00eb Izraeli t\u00eb vendoste shfarosjen e tyre pa asnj\u00eb m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr ta, por t'i zhdukte nga faqja e dheut ashtu si e kishte urdh\u00ebruar Zoti Moisiun.\n11:21 Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb Jozueu u nis n\u00eb marshim dhe shfarosi Anakit\u00ebt e krahin\u00ebs malore, ata t\u00eb Hebronit, t\u00eb Debirit, t\u00eb Anabit, t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krahin\u00ebs malore t\u00eb Jud\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krahin\u00ebs malore t\u00eb Izraelit; Jozueu vendosi shfarosjen e tyre t\u00eb plot\u00eb bashk\u00eb me qytetet e tyre.\n11:22 Nuk mbet\u00ebn m\u00eb Anakit\u00eb n\u00eb vendin e bijve t\u00eb Izraelit; mbet\u00ebn disa prej tyre vet\u00ebm n\u00eb Gaza, n\u00eb Gath dhe n\u00eb Ashod.\n11:23 K\u00ebshtu Jozueu shtiu n\u00eb dor\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin, pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 i kishte th\u00ebn\u00eb Zoti Moisiut; Jozueu ia la pastaj si trash\u00ebgim Izraelit, simbas ndarjeve t\u00eb tyre n\u00eb fise. Dhe k\u00ebshtu vendi pati nj\u00eb pushim nga lufta.\n12:1 K\u00ebta jan\u00eb mbret\u00ebrit e vendit t\u00eb mundur nga bijt\u00eb e Izraelit, q\u00eb pushtuan territorin e tyre matan\u00eb Jordanit, n\u00eb drejtim t\u00eb lindjes, nga p\u00ebrroi Arnon deri n\u00eb malin Hermon dhe t\u00ebr\u00eb Arabahun lindor;\n12:2 Sihoni, mbret i Amorejve, q\u00eb banonte n\u00eb Heshbon dhe sundonte nga Aroeri, q\u00eb gjendet mbi brigjet e lumit t\u00eb Harnonit, nga gjysma e lumit dhe nga gjysma e Galaadit deri n\u00eb lumin Jakob, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kufi me bijt\u00eb e Anonit;\n12:3 dhe n\u00eb pjes\u00ebn lindore t\u00eb Arabahut nga deti i Kinerethit deri n\u00eb detin e Arabahut, nga Deti i Kripur deri n\u00eb Beth-Jeshimoth, dhe n\u00eb jug deri n\u00eb shpatet e Pisgahut.\n12:4 Pastaj territori i Ogut, mbretit t\u00eb Bashanit, nj\u00eb nga gjigant\u00ebt q\u00eb kishin shp\u00ebtuar dhe q\u00eb banonte n\u00eb Ashtaroth dhe n\u00eb Edrej,\n12:5 dhe q\u00eb sundonte mbi malin Hermon, mbi Salkahun, mbi t\u00ebr\u00eb Bashanin deri n\u00eb kufirin e Geshurit\u00ebve dhe Maakathit\u00ebve, dhe mbi gjysm\u00ebn e Galaadit deri n\u00eb kufirin e Sihonit, mbretit t\u00eb Heshbonit.\n12:6 Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtori i Zotit, dhe bijt\u00eb e Izraelit i mund\u00ebn; pastaj Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtori i Zotit ua dha n\u00eb zot\u00ebrim vendin e tyre Rubenit\u00ebve, Gadit\u00ebve dhe gjysm\u00ebs s\u00eb fisit t\u00eb Manasit.\n12:7 K\u00ebta jan\u00eb p\u00ebrkundrazi mbret\u00ebrit e vendit q\u00eb Jozueu dhe bijt\u00eb e Izraelit i mund\u00ebn k\u00ebtej Jordanit, n\u00eb per\u00ebndim, nga Baal-Gadi n\u00eb lugin\u00ebn e Libanit deri n\u00eb malin Halak q\u00eb ngrihet mbi Seir, vend q\u00eb Jozueu\n12:8 n\u00eb krahin\u00ebn malore, n\u00eb ult\u00ebsir\u00ebn, n\u00eb Arabah, n\u00eb shpatet e maleve, n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb dhe n\u00eb Negev; vendi i Hitejve, i Amorejve, i Kananejve, i Perezejve, i Hivejve dhe i Jebusejve;\n12:9 mbreti i Jerikos, nj\u00eb; mbret i Ait, af\u00ebr Bethelit, nj\u00eb;\n12:10 mbreti i Jeruzalemit, nj\u00eb; mbreti i Hebronit, nj\u00eb;\n12:11 mbreti i Jarmuthit, nj\u00eb; mbreti i Lakishit, nj\u00eb;\n12:12 mbreti i Eglonit, nj\u00eb; mbreti i Gezerit, nj\u00eb;\n12:13 mbreti i Debirit, nj\u00eb; mbreti i Gederit, nj\u00eb;\n12:14 mbreti i Hormahut, nj\u00eb; mbreti i Aradit, nj\u00eb;\n12:15 mbreti i Libnahut, nj\u00eb; mbreti i Adulamit, nj\u00eb;\n12:16 mbreti i Makedahut, nj\u00eb; mbreti i Bethelit, nj\u00eb;\n12:17 mbreti i Tapuahut, nj\u00eb; mbreti i Heferit, nj\u00eb;\n12:18 mbreti i Afekut, nj\u00eb; mbreti i Sharonit, nj\u00eb;\n12:19 mbreti i Madonit, nj\u00eb; mbreti i Hatsorit, nj\u00eb;\n12:20 mbreti i Shirom-Meronit, nj\u00eb; mbreti i Akshafit, nj\u00eb;\n12:21 mbreti i Taanakut, nj\u00eb; mbreti i Megidos, nj\u00eb;\n12:22 mbreti i Kedeshit, nj\u00eb; mbreti i Jokneamit, n\u00eb Karmel, nj\u00eb;\n12:23 mbreti i Dorit, mbi lart\u00ebsin\u00eb e Dorit, nj\u00eb; mbreti i popujve t\u00eb Gilgalit, nj\u00eb;\n12:24 mbreti i Tirtsahut, nj\u00eb. Gjithsej tridhjet\u00eb e nj\u00eb mbret\u00ebr.\n13:1 Por Jozueu ishte plak dhe n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb; dhe Zoti i tha: \"Ti je plak dhe i shtyr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb, dhe t\u00eb mbetet nj\u00eb pjes\u00eb shum\u00eb e madhe e vendit p\u00ebr t\u00eb pushtuar.\n13:2 Ky \u00ebsht\u00eb vendi q\u00eb mbetet akoma: t\u00ebr\u00eb territori i Filistejve dhe gjith\u00eb ai i Geshurit\u00ebve,\n13:3 nga Shikori q\u00eb rrjedh n\u00eb lindje t\u00eb Egjiptit, deri n\u00eb kufirin e Ekronit nga veriu (krahin\u00eb q\u00eb konsiderohet kananease), tokat e pes\u00eb princave t\u00eb Filistejve, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb Gaz\u00ebs, t\u00eb Ashdodit, t\u00eb Ashkalonit, t\u00eb Gathit, t\u00eb Ekronit dhe t\u00eb Avejve gjithashtu,\n13:4 n\u00eb jug, t\u00ebr\u00eb vendi i Kananejve, dhe Mearahu q\u00eb u p\u00ebrket Sidon\u00ebve deri n\u00eb Afek, deri n\u00eb kufirin e Amorejve;\n13:5 vendi i Giblit\u00ebve dhe t\u00ebr\u00eb Libani n\u00eb drejtim t\u00eb lindjes, nga Baal-Gadi n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e malit Hermon deri n\u00eb hyrje t\u00eb Hamathit;\n13:6 t\u00ebr\u00eb banor\u00ebt e krahin\u00ebs malore t\u00eb Libanit deri n\u00eb uj\u00ebrat e Misrefothit, dhe gjith\u00eb Sidon\u00ebt. Un\u00eb do t'i d\u00ebboj para bijve t\u00eb Izraelit; ti nd\u00ebrkaq ndaje me short vendin midis Izraelit\u00ebve si trash\u00ebgimi, ashtu si t\u00eb kam urdh\u00ebruar.\n13:7 Ndaje, pra, k\u00ebt\u00eb vend si trash\u00ebgimi midis n\u00ebnt\u00eb fiseve dhe gjysm\u00ebs s\u00eb fisit t\u00eb Manasit\".\n13:8 Rubenit\u00ebt dhe Gadit\u00ebt, bashk\u00eb me gjysm\u00ebn e fisit tjet\u00ebr, kan\u00eb marr\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e tyre, q\u00eb Moisiu u dha atyre matan\u00eb Jordanit, n\u00eb lindje, ashtu si\u00e7 ua kishte dh\u00ebn\u00eb Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtor i Zotit;\n13:9 nga Aroeri q\u00eb ndodhet n\u00eb brigjet e p\u00ebrroit Arnon dhe nga qyteti q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes t\u00eb lugin\u00ebs, t\u00ebr\u00eb rrafshnalt\u00ebn e Medebas deri n\u00eb Dibon;\n13:10 t\u00ebr\u00eb qytetet e Sihonit, mbretit t\u00eb Amorejve, q\u00eb mbret\u00ebronte n\u00eb Heshbon, deri n\u00eb kufirin e bijve t\u00eb Amonit;\n13:11 Galaadin, territorin e Geshurit\u00ebve dhe t\u00eb Maakathit\u00ebve, t\u00ebr\u00eb malin Hermon dhe t\u00ebr\u00eb Bashanin deri n\u00eb Salkah;\n13:12 t\u00ebr\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Ogut, n\u00eb Bashan, q\u00eb mbret\u00ebronte n\u00eb Ashtaroth dhe n\u00eb Edrei dhe ishte i vetmi gjigant i mbetur gjall\u00eb. N\u00eb fakt Moisiu i kishte mundur dhe d\u00ebbuar.\n13:13 Por bijt\u00eb e Izraelit nuk i p\u00ebrzun\u00eb Geshurit\u00ebt dhe Maakathit\u00ebt; kjo \u00ebsht\u00eb ar\u00ebsyeja pse Geshurit\u00ebt dhe Maakathit\u00ebt banojn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Izraelit deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme.\n13:14 Vet\u00ebm fisit t\u00eb Levit, Moisiu nuk i kishte dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb trash\u00ebgimi; flijimet e b\u00ebra me zjarr p\u00ebr nder t\u00eb Zotit, Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Izraelit, p\u00ebrfaq\u00ebsonin trash\u00ebgimin\u00eb e tij, ashtu si u kishte th\u00ebn\u00eb ai.\n13:15 K\u00ebshtu Moisiu i kishte dh\u00ebn\u00eb fisit t\u00eb bijve t\u00eb Rubenit pjes\u00ebn q\u00eb u p\u00ebrkiste, simbas familjeve t\u00eb tyre;\n13:16 territori i tyre niste nga Aroeri q\u00eb ndodhet mbi brigjet e p\u00ebrroit Arnon dhe nga qyteti q\u00eb gjendet n\u00eb mes t\u00eb lugin\u00ebs, t\u00ebr\u00eb rrafshnalta pran\u00eb Medeb\u00ebs,\n13:17 Heshboni dhe t\u00ebr\u00eb qytetet e tij q\u00eb ndodhen n\u00eb rrafshnalt\u00ebn: Diboni, Bamoth-Baali, Beth-Baal-Meoni,\n13:18 Jahtsahu, Kedemothi, Mefaathi,\n13:19 Kirjathaimi, Sibmahu, Tsereth-Hashahari mbi malin e lugin\u00ebs,\n13:20 Beth-Peori, shpatet e Pisgahut dhe Beth-Jeshimothi;\n13:21 t\u00eb gjitha qytetet e rrafshnalt\u00ebs dhe t\u00ebr\u00eb mbret\u00ebria e Sihonit, mbretit t\u00eb Amorejve q\u00eb mbret\u00ebronte n\u00eb Heshbon, t\u00eb cilin Moisiu e mundi me princat e Madianit: Evi, Rekem, Tsur, Hur dhe Reba, princa vasal\u00eb t\u00eb Sihonit, q\u00eb banonin n\u00eb at\u00eb vend.\n13:22 Bijt\u00eb e Izraelit vran\u00eb gjithashtu me shpat\u00eb Balaamin, birin e Beorit, shortarin, bashk\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb u vran\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e Madianit\u00ebve.\n13:23 Territori i bijve t\u00eb Rubenit kufizohej me Jordanin. Kjo ishte trash\u00ebgimia e bijve t\u00eb Rubenit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb familjeve t\u00eb tyre, s\u00eb bashku me qytetet dhe fshatrat e tyre.\n13:24 Moisiu i kishte dh\u00ebn\u00eb gjithashtu fisit t\u00eb Gadit, bijve t\u00eb Gadit, pjes\u00ebn e tyre, simbas familjeve t\u00eb tyre.\n13:25 Territori i tyre p\u00ebrfshinte Jazerin, t\u00eb gjitha qytetet e Galaadit, gjysm\u00ebn e vendit t\u00eb bijve t\u00eb Amonit deri n\u00eb Aroer, q\u00eb ngrihet p\u00ebrball\u00eb Rabahut,\n13:26 dhe nga Heshboni deri n\u00eb Ramath-Mitspah dhe Betonim, dhe nga Mahanaimi deri n\u00eb kufirin e Debirit,\n13:27 dhe n\u00eb lugin\u00eb, Beth-Harami, Beth-Nimrahi, Sukothi dhe Tsafoni, pjesa q\u00eb mbeti nga mbret\u00ebria e Sihonit, mbretit t\u00eb Heshbonit, q\u00eb ka Jordanin p\u00ebr kufi, deri n\u00eb skajin e Detit t\u00eb Kinerethit, matan\u00eb Jordanit, n\u00eb drejtim t\u00eb lindjes.\n13:28 Kjo qe trash\u00ebgimia e bijve t\u00eb Gadit, simbas familjeve t\u00eb tyre, me qytetet dhe fshatrat e tyre.\n13:29 Moisiu i kishte dh\u00ebn\u00eb gjithashtu gjysm\u00ebs s\u00eb fisit t\u00eb Manasit, bijve t\u00eb Manasit, pjes\u00ebn e tyre, simbas familjeve t\u00eb tyre.\n13:30 Territori i tyre p\u00ebrfshinte Mahanaimin, t\u00ebr\u00eb Bashanin, t\u00ebr\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Ogut, mbretit t\u00eb Bashanit, t\u00ebr\u00eb fshatrat e Jairit q\u00eb ndodhen n\u00eb Bashan, gjithsej shtat\u00ebdhjet\u00eb qytete.\n13:31 Gjysma e Galaadit, Ashtarothit dhe Edreit, qytete t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Ogut n\u00eb Bashan, kaluan n\u00eb dor\u00eb t\u00eb bijve t\u00eb Makirit, birit t\u00eb Manasit, simbas familjeve t\u00eb tyre.\n13:32 K\u00ebto jan\u00eb pjes\u00ebt q\u00eb Moisiu u kishte ndar\u00eb si trash\u00ebgimi n\u00eb fushat e Moabit, matan\u00eb Jordanit, n\u00eb bregun p\u00ebrball\u00eb Jerikos, n\u00eb lindje.\n13:33 Por fisit t\u00eb Levit Moisiu nuk i la asnj\u00eb trash\u00ebgimi; Zoti, Per\u00ebndia i Izraelit, ishte trash\u00ebgimia e tij, ashtu si\u00e7 u kishte th\u00ebn\u00eb ai vet\u00eb.\n14:1 K\u00ebto jan\u00eb territoret q\u00eb bijt\u00eb e Izraelit mor\u00ebn si trash\u00ebgimi n\u00eb vendin e Kanaanit, dhe q\u00eb prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetar\u00ebt e familjeve t\u00eb fiseve t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit u ndan\u00eb atyreve si trash\u00ebgimi.\n14:2 Trash\u00ebgimia e tyre u vendos me short, ashtu si u kishte urdh\u00ebruar Zoti me an\u00eb t\u00eb Moisiut n\u00ebnt\u00eb fiseve dhe gjysm\u00ebs s\u00eb fisit,\n14:3 sepse dy fiseve t\u00eb tjera dhe gjysm\u00ebs s\u00eb fisit, Moisiu u kishte dh\u00ebn\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e tyre matan\u00eb Jordanit; por nuk u kishte dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb trash\u00ebgimi Levit\u00ebve,\n14:4 sepse bijt\u00eb e Jozefit formonin dy fise, at\u00eb t\u00eb Manasit dhe at\u00eb t\u00eb Efraimit; Levit\u00ebve nuk iu dha asnj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vend, por vet\u00ebm disa qytete p\u00ebr t\u00eb banuar bashk\u00eb me kullota p\u00ebr bag\u00ebtin\u00eb e tyre dhe pasurit\u00eb q\u00eb kishin.\n14:5 Bijt\u00eb e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdh\u00ebruar Zoti Moisiun dhe e ndan\u00eb vendin.\n14:6 At\u00ebher\u00eb bijt\u00eb e Jud\u00ebs u paraqit\u00ebn para Jozueut n\u00eb Gilgal; dhe Kalebi, bir i Jefunehut, Kenizeu, i tha: \"Ti e di at\u00eb q\u00eb Zoti i tha Moisiut, njeriut t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, lidhur me mua dhe me ty n\u00eb Kadesh-Barnea.\n14:7 Un\u00eb isha dyzet vje\u00e7 kur Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtori i Zotit, m\u00eb d\u00ebrgoi n\u00eb Kadesh-Barnea p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar vendin; un\u00eb i paraqita nj\u00eb raport ashtu si ma thoshte zemra.\n14:8 Nd\u00ebrsa v\u00ebllez\u00ebrit e mi q\u00eb kishin ardhur me mua e shkurajuan popullin, un\u00eb ndoqa plot\u00ebsisht Zotin, Per\u00ebndin\u00eb tim.\n14:9 At\u00eb dit\u00eb Moisiu b\u00ebri k\u00ebt\u00eb betim: \"Toka q\u00eb ke shkelur me k\u00ebmb\u00eb do t\u00eb jet\u00eb trash\u00ebgimia jote dhe e bijve t\u00eb tu p\u00ebr gjithnj\u00eb, sepse ke ndjekur plot\u00ebsisht Zotin, Per\u00ebndin\u00eb tim\".\n14:10 Dhe ja, tani Zoti m\u00eb ka ruajtur t\u00eb gjall\u00eb, si\u00e7 e kishte th\u00ebn\u00eb, k\u00ebto dyzet e pes\u00eb vjet q\u00eb kur Zoti i tha k\u00ebto fjal\u00eb Moisiut, nd\u00ebrsa Izraeli endej n\u00ebp\u00ebr shkret\u00ebtir\u00eb; dhe ja, sot u b\u00ebra tet\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb vje\u00e7.\n14:11 Por sot jam akoma i fort\u00eb si dit\u00ebn q\u00eb Moisiu m\u00eb nisi; po at\u00eb fuqi q\u00eb kisha at\u00ebher\u00eb e kam edhe tani, qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar, qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar dhe p\u00ebr t\u00eb ardhur.\n14:12 Prandaj ma jep k\u00ebt\u00eb mal p\u00ebr t\u00eb cilin foli Zoti at\u00eb dit\u00eb; sepse ti vet\u00eb e d\u00ebgjove at\u00eb dit\u00eb q\u00eb aty ishin Anakim\u00ebt dhe kishte qytete t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb fortifikuara. N\u00eb rast se Zoti do t\u00eb jet\u00eb me mua, un\u00eb do t'i d\u00ebboj, ashtu si ka th\u00ebn\u00eb Zoti\".\n14:13 At\u00ebher\u00eb Jozueu e bekoi dhe i dha si trash\u00ebgimi Hebronin Kalebit, djalit t\u00eb Jefunehut.\n14:14 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye Hebroni ka mbetur pron\u00eb e Kalebit, birit t\u00eb Jefunehut, Kenizeu, deri n\u00eb dit\u00ebn e sotme, sepse ai ka ndjekur plot\u00ebsisht Zotin, Per\u00ebndin\u00eb e Izraelit.\n14:15 M\u00eb par\u00eb Hebroni quhej Kirjath-Arba, Arba pati qen\u00eb njeriu m\u00eb i madh n\u00eb radh\u00ebt e Anakim\u00ebve. Dhe vendi nuk pati m\u00eb luft\u00eb.\n15:1 Pjesa q\u00eb iu dha me short fisit t\u00eb bijve t\u00eb Jud\u00ebs, simbas familjeve t\u00eb tyre, shtrihej deri n\u00eb kufirin e Edomit, n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Tsinit, n\u00eb skajin jugor.\n15:2 Kufiri i tyre jugor fillonte n\u00eb skajin e Detit t\u00eb Kripur, nga kepi q\u00eb drejtohet n\u00eb jug,\n15:3 dhe zgjatej n\u00eb jug n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjet\u00ebs s\u00eb Akrabimit, kalonte n\u00ebp\u00ebr Tsin, pastaj ngjitej n\u00eb drejtim t\u00eb Adarit dhe kthente nga ana e Karkaas;\n15:4 kalonte pastaj nga Atsmoni dhe vazhdonte deri n\u00eb p\u00ebrruan e Egjiptit, dhe mbaronte n\u00eb det. \"Ky do t\u00eb jet\u00eb\", tha Jozueu, \"kufiri juaj n\u00eb jug\".\n15:5 Kufiri n\u00eb lindje ishte Deti i Kripur deri n\u00eb gryk\u00ebderdhjen e Jordanit. Kufiri verior fillonte me m\u00ebng\u00ebn e detit pran\u00eb gryk\u00ebderdhjes s\u00eb Jordanit;\n15:6 pastaj kufiri ngjitej n\u00eb drejtim t\u00eb Beth-Oglahut, kalonte n\u00eb veri t\u00eb Beth-Arabahut dhe ngjitej deri n\u00eb gurin e Bohanit, birit t\u00eb Rubenit.\n15:7 Pastaj nga Lugina e Akorit kufiri ngjitej n\u00eb Debir, kthehej prapa n\u00eb veri n\u00eb drejtim t\u00eb Gilgalit, q\u00eb ndodhet p\u00ebrball\u00eb s\u00eb p\u00ebrpjet\u00ebs t\u00eb Adumumit, n\u00eb jug t\u00eb lugin\u00ebs; pastaj kufiri kalonte n\u00eb uj\u00ebrat e En-Shemeshit dhe mbaronte n\u00eb En-Roguel.\n15:8 Kufiri pas k\u00ebsaj ngjitej n\u00ebp\u00ebr lugin\u00ebn e birit t\u00eb Hinonit deri te shpatet jugore t\u00eb qytetit t\u00eb Jebusejve (q\u00eb \u00ebsht\u00eb Jeruzalemi). Pastaj kufiri ngjitej deri n\u00eb maj\u00ebn e malit q\u00eb ndodhet p\u00ebrball\u00eb lugin\u00ebs s\u00eb Hinomit n\u00eb per\u00ebndim, q\u00eb mbetet n\u00eb skajin e lugin\u00ebs t\u00eb Refaimit n\u00eb veri.\n15:9 Nga maja e malit kufiri shtrihej deri n\u00eb burimin e uj\u00ebrave t\u00eb Neftoahut, vazhdonte n\u00eb drejtim t\u00eb qyteteve t\u00eb malit Efron dhe pastaj kthente deri n\u00eb Baalah, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kirjath-Jearimi.\n15:10 Nga Baalahu kufiri kthente pastaj n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb malit Seir, kalonte mbi faqen veriore t\u00eb malit Jearim (q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kesaloni), zbriste n\u00eb Beth-Shemesh dhe kalonte n\u00ebp\u00ebr Timah.\n15:11 Pastaj kufiri arrinte an\u00ebn veriore t\u00eb Ekronit, kthente nga Shikroni, kalonte n\u00ebp\u00ebr malin e Baalahut, shtrihej deri n\u00eb Jabneel dhe mbaronte n\u00eb det.\n15:12 Kufiri n\u00eb per\u00ebndim ishte Deti i Madh. K\u00ebta ishin rreth e qark kufijt\u00eb e bijve t\u00eb Jud\u00ebs simbas familjeve t\u00eb tyre.\n15:13 Kalebit, birit t\u00eb Jefunehut, Jozueu i dha nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mes t\u00eb bijve t\u00eb Jud\u00ebs, ashtu si\u00e7 e kishte porositur Zoti; Kirjath-Arba, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Hebroni (Arba ishte ati i Anakut).\n15:14 Dhe Kalebi d\u00ebboi q\u00eb andej tre djemt\u00eb e Anakut, Sheshain, Ahimanin dhe Talmain, pasardh\u00ebs t\u00eb Anakut;\n15:15 Q\u00eb k\u00ebtej ai u ngrit kund\u00ebr banor\u00ebve t\u00eb Debirit (q\u00eb m\u00eb par\u00eb quhej Kirjath-Sefer).\n15:16 Dhe Kalebi tha: \"Atij q\u00eb do t\u00eb sulmoj\u00eb Kirjath-Seferin dhe do ta shtjer\u00eb n\u00eb dor\u00eb, un\u00eb do t'i jap p\u00ebr grua vajz\u00ebn time Aksah\".\n15:17 At\u00ebher\u00eb Othnieli, bir i Kenazit, v\u00ebllai i Kalebit, e shtiu n\u00eb dor\u00eb, dhe Kalebi i dha p\u00ebr grua bij\u00ebn e tij Aksah.\n15:18 Kur ajo erdhi t\u00eb banoj\u00eb me t\u00eb, i mbushi mendjen Othnielit t'i k\u00ebrkonte atit t\u00eb saj nj\u00eb fush\u00eb. At\u00ebher\u00eb ajo zbriti nga gomari dhe Kalebi i tha: \"\u00c7far\u00eb do?\".\n15:19 Ajo iu p\u00ebrgjigj: \"M\u00eb b\u00ebj nj\u00eb dhurat\u00eb; mbasi m\u00eb ke dh\u00ebn\u00eb tok\u00eb n\u00eb Negev, m\u00eb jep edhe burime ujore\". K\u00ebshtu ai i dhuroi burimet e sip\u00ebrme dhe burimet e poshtme.\n15:20 Kjo qe trash\u00ebgimia e fisit t\u00eb bijve t\u00eb Jud\u00ebs, simbas familjeve t\u00eb tyre;\n15:21 qytetet e vendosura n\u00eb skajin e fisit t\u00eb bijve t\u00eb Jud\u00ebs, n\u00eb drejtim t\u00eb kufirit t\u00eb Edomit, n\u00eb Negev ishin: Kabtseeli, Ederi dhe Jaguri,\n15:22 Kinahu, Dimonahu, Adadahu,\n15:23 Kadeshi, Hatsori, Ithnami,\n15:24 Zifi, Telemi, Bealothi,\n15:25 Hatsor-Hadattahu, Kerioth-Hetsroni (dometh\u00ebn\u00eb n\u00eb Hatsori),\n15:26 Amami, Shema, Moladahu,\n15:27 Hatsar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti,\n15:28 Hatsar-Shuali, Beer-Sheba, Bizjothjahu,\n15:29 Baala, Ijimi, Etsemi,\n15:30 Eltoladi, Kesili, Hormahu,\n15:31 Tsiklagu, Madmanahu, Sansanahu,\n15:32 Lebaothi, Shilhimi, Aini, Rimoni; gjithsej nj\u00ebzet e n\u00ebnt\u00eb qytete me fshatrat e tyre.\n15:33 N\u00eb ult\u00ebsir\u00eb: Eshaoli, Tsoreahu, Ashnahu,\n15:34 Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami;\n15:35 Jarmuthi, Adulami, Sosohu, Azekahu,\n15:36 Shaaraimi, Adithaimi, Gederahu dhe Gederothaimi: kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb qytete me gjith\u00eb fshatrat e tyre;\n15:37 Tsenani, Hadashahu, Migdal-Gadi,\n15:38 Dileani, Mitspahu, Joktheeli,\n15:39 Lakishi, Bokskathi, Egloni,\n15:40 Kaboni, Lahmasi, Kitlishi,\n15:41 Gederothi, Beth-Dagoni, Naamahu dhe Makedahu; gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb qytete me gjith\u00eb fshatrat e tyre;\n15:42 Libnahu, Etheri, Ashani;\n15:43 Jiftahu, Ashna, Netsibi;\n15:44 Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu: n\u00ebnt\u00eb qytete me fshatrat e tyre;\n15:45 Ekroni me qytetet dhe fshatrat e tij;\n15:46 nga Ekroni deri n\u00eb det, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ishte af\u00ebr Ashdotit me fshatrat e tyre;\n15:47 Ashdoti me gjith\u00eb qytetet dhe fshatrat e tij; Gaza me qytetet dhe fshatrat e tij deri n\u00eb p\u00ebrroin e Egjiptit dhe n\u00eb detin e Madh me bregun e tij.\n15:48 N\u00eb zon\u00ebn malore: Shanoiri, Jatiri dhe Sokohu,\n15:49 Danahu, Kirjath-Sanahu, dometh\u00ebn\u00eb Debiri,\n15:50 Anabi, Esthemothi, Animi,\n15:51 Gosheni, Holoni dhe Gilohu: nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb qytete bashk\u00eb me fshatrat e tyre;\n15:52 Arabi, Dumahu, Esheani,\n15:53 Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu,\n15:54 Humtahu, Kirjath-Arba (dometh\u00ebn\u00eb Hebroni) dhe Tsiori: n\u00ebnt\u00eb qytete me gjith\u00eb fshatrat e tyre;\n15:55 Maoni, Karmeli, Zifi dhe Jutahu,\n15:56 Jizreeli, Jokdeami, Zanoahu,\n15:57 Kaini, Gibeahu dhe Timnahu: dhjet\u00eb qytete me fshatrat e tyre;\n15:58 Halhuli, Beth-Tsuri, Gedori,\n15:59 Maarathi, Beth-Anothi dhe Eltekoni: gjasht\u00eb qytete me fshatrat e tyre;\n15:60 Kirjath-Baal (dometh\u00ebn\u00eb Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashk\u00eb me fshatrat e tyre.\n15:61 N\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu,\n15:62 Nibshani, qyteti i krip\u00ebs dhe Engedi: gjasht\u00eb qytete me fshatrat e tyre.\n15:63 P\u00ebrsa u p\u00ebrket Jebusejve q\u00eb banonin n\u00eb Jeruzalem, bijt\u00eb e Jud\u00ebs nuk mund\u00ebn t'i d\u00ebbojn\u00eb; k\u00ebshtu q\u00eb Jebusejt\u00eb kan\u00eb banuar n\u00eb Jeruzalem bashk\u00eb me bijt\u00eb e Jud\u00ebs deri n\u00eb dit\u00ebn e sotme.\n16:1 Pjesa q\u00eb iu dha me short bijve t\u00eb Jozefit shtrihej nga Jordani pran\u00eb Jerikos, n\u00eb drejtim t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb Jerikos n\u00eb lindje, deri n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn q\u00eb ngjitet nga Jeriko n\u00eb Bethel n\u00ebp\u00ebr krahin\u00ebn malore.\n16:2 Kufiri vijonte pastaj nga Betheli n\u00eb Luc dhe kalonte n\u00eb Ataroth n\u00ebp\u00ebr kufirin e Arkejve,\n16:3 dhe zbriste n\u00eb per\u00ebndim n\u00eb drejtim t\u00eb kufirit t\u00eb Jafletejve deri n\u00eb kufirin e Beth-Horonit t\u00eb posht\u00ebm dhe deri n\u00eb Gezer, duke mbaruar n\u00eb det.\n16:4 K\u00ebshtu bijt\u00eb e Jozefit, Manasi dhe Efraimi, pat\u00ebn secili trash\u00ebgimin\u00eb e vet.\n16:5 K\u00ebto qen\u00eb kufijt\u00eb e bijve t\u00eb Efraimit, simbas familjeve t\u00eb tyre. Kufiri i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre, n\u00eb lindje, ishte Atrothi deri n\u00eb Beth-Horonin e sip\u00ebrm;\n16:6 kufiri shtrihej deri n\u00eb det n\u00eb veri t\u00eb Mikmethathit, pastaj kthente nga lndja deri n\u00eb Tanaath-Shiloh dhe i kalonte p\u00ebrpara n\u00eb lindje t\u00eb Janoahut.\n16:7 Nga Janoahu zbriste pastaj n\u00eb Ataroth dhe Naarah dhe zgjatej deri n\u00eb Jeriko, p\u00ebr t\u00eb mbaruar n\u00eb Jordan.\n16:8 Nga Tapuah kufiri shtrihej n\u00eb per\u00ebndim deri n\u00eb p\u00ebrruan Kanah dhe mbaronte n\u00eb det. Kjo qe trash\u00ebgimia e fisit t\u00eb Efraimit, simbas familjeve t\u00eb tyre,\n16:9 bashk\u00eb me qytetet e rezervuara p\u00ebr bijt\u00eb e Efraimit n\u00eb mes t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb bijve t\u00eb Manasit, t\u00eb gjitha qytetet bashk\u00eb me fshatrat e tyre.\n16:10 Por ata nuk i d\u00ebbuan Kananejt\u00eb q\u00eb banonin n\u00eb Gezer; k\u00ebshtu Kananejt\u00eb kan\u00eb banuar n\u00eb mes t\u00eb Efraimit deri dit\u00ebn e sotme, por u b\u00ebn\u00eb skllev\u00ebr.\n17:1 Kjo qe pjesa q\u00eb i ra me short fisit t\u00eb Manasit, sepse ai ishte i par\u00eblinduri i Jozefit, Maikirit, t\u00eb par\u00eblindurit t\u00eb Manasit dhe at\u00eb i Galaadit, iu caktua Galaadi dhe Bashani, sepse ishte luft\u00ebtar.\n17:2 Ju dha me short gjithashtu nj\u00eb pjes\u00eb bijve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Manasit, simbas familjeve t\u00eb tyre: bijve t\u00eb Abiezerit, bijve t\u00eb Helekut, bijve t\u00eb Asrielit, bijve t\u00eb Heferit, bijve t\u00eb Shemidit. K\u00ebta ishin f\u00ebmij\u00ebt meshkuj t\u00eb Manasit, birit t\u00eb Jozefit, simbas familjeve t\u00eb tyre.\n17:3 Tselofehadi, bir i Heferit, bir i Galaadit, bir i Makirit, bir i Manasit, nuk pati djem, por vet\u00ebm vajza, t\u00eb cilat quheshin Mahlah, Noah, Higlah, Milkah dhe Tirtsah.\n17:4 Ato u paraqit\u00ebn para priftit Eleazar, para Jozueut, birit t\u00eb Nunit, dhe para princave, duke th\u00ebn\u00eb: \"Zoti urdh\u00ebroi Moisiun q\u00eb t\u00eb na jap\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi n\u00eb mes t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve tan\u00eb\". Dhe Jozueu u dha nj\u00eb trash\u00ebgimi n\u00eb mes t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb atit t\u00eb tyre, simbas urdhrit t\u00eb Zotit.\n17:5 K\u00ebshtu i ran\u00eb dhjet\u00eb pjes\u00eb Manasit, p\u00ebrve\u00e7 vendit t\u00eb Galaadit dhe t\u00eb Bashanit q\u00eb ndodheshin matan\u00eb Jordanit;\n17:6 n\u00eb fakt bijat e Manasit mor\u00ebn nj\u00eb trash\u00ebgimi n\u00eb mes t\u00eb bijve t\u00eb tij, dhe vendi i Galaadit iu caktua bijve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Manasit.\n17:7 Kufiri i Manasit shtrihej nga Asheri n\u00eb Mikmethsah, q\u00eb ndodheshin p\u00ebrball\u00eb Sikemit, pastaj kthente nga e djathta n\u00eb drejtim t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb En-Tapuahut.\n17:8 Vendi i Tapuahut i p\u00ebrkiste Manasit; por Tapuahu n\u00eb kufi t\u00eb Manasit ishte pron\u00eb e bijve t\u00eb Efraimit.\n17:9 Pastaj kufiri zbriste n\u00eb p\u00ebrruan Kanah, n\u00eb jug t\u00eb p\u00ebrroit; k\u00ebto qytete q\u00eb ishin pron\u00eb e Efraimit ngriheshin n\u00eb mes t\u00eb qyteteve t\u00eb Manasit; por kufiri i Manasit ndodhej n\u00eb krahun verior t\u00eb p\u00ebrroit dhe mbaronte n\u00eb det.\n17:10 Territori n\u00eb jug i p\u00ebrkiste Efraimit, kurse ai n\u00eb veri ishte pron\u00eb e Manasit, dhe deti ishte kufiri i tyre; n\u00eb veri kufizoheshin me Asherin dhe n\u00eb lindje me Isakarin.\n17:11 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb territorin e Isakarit dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Asherit Manasi zot\u00ebronte: Beth-Shean me fshatrat e tij, Ibleam me fshatrat e tij, banor\u00ebt e Dorit me fshatrat e tij, banor\u00ebt e En-Dorit me fshatrat e tij, banor\u00ebt e Tanaakut me fshatrat e tij, banor\u00ebt e Megidos me fshatrat e tij, tri krahina kodrinore.\n17:12 Por bijt\u00eb e Manasit nuk mund\u00ebn t'i pushtojn\u00eb ato qytete, sepse Kananejt\u00eb ishin t\u00eb vendosur t\u00eb rrinin n\u00eb at\u00eb vend.\n17:13 Por bijt\u00eb e Izraelit u b\u00ebn\u00eb t\u00eb fort\u00eb, n\u00ebnshtruan Kananejt\u00eb dhe i rob\u00ebruan, por nuk i d\u00ebbuan krejt.\n17:14 At\u00ebher\u00eb bijt\u00eb e Jozefit i fol\u00ebn Jozueut dhe i than\u00eb: \"Pse na dhe si trash\u00ebgimi vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb hise, kur ne jemi nj\u00eb popull i madh q\u00eb Zoti e ka bekuar deri sot?\".\n17:15 Jozueu u tha atyre: \"N\u00eb rast se jeni nj\u00eb popull i madh n\u00eb num\u00ebr, shkoni n\u00eb pyll dhe hapni tok\u00eb t\u00eb re q\u00eb t\u00eb keni tok\u00eb n\u00eb vendin e Perezejve dhe t\u00eb gjigant\u00ebve, sepse krahina malore e Efraimit \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e pakt\u00eb p\u00ebr ju\".\n17:16 Por bijt\u00eb e Jozefit iu p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"Krahina malore nuk na mjafton; dhe t\u00eb gjith\u00eb Kananejt\u00eb q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb krahin\u00ebn fushore kan\u00eb qerre t\u00eb hekurta, si ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Beth-Shean dhe n\u00eb fshatrat e tij, ashtu dhe ata q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb lugin\u00ebn e Jizreelit\".\n17:17 At\u00ebher\u00eb Jozueu i foli sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Jozefit, Efraimit dhe Manasit, dhe tha: \"Ti je nj\u00eb popull i madh n\u00eb num\u00ebr dhe ke nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb madhe; nuk do t\u00eb kesh vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb,\n17:18 por edhe krahina malore do t\u00eb jet\u00eb jotja; ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb pyll, ti do ta shpyll\u00ebzosh dhe do t\u00eb jet\u00eb jotja deri n\u00eb skajet e tij m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta, sepse ti do t'i d\u00ebbosh Kananejt\u00eb megjith\u00ebse kan\u00eb qerre t\u00eb hekurta dhe jan\u00eb t\u00eb fort\u00eb\".\n18:1 Pastaj t\u00ebr\u00eb asambleja e bijve t\u00eb Izraelit u mblodh n\u00eb Shiloh, dhe aty ngrit\u00ebn \u00e7adr\u00ebn e mbledhjes. Vendi u ishte n\u00ebnshtruar atyre.\n18:2 Por kishte midis bijve t\u00eb Izraelit shtat\u00eb fise, q\u00eb nuk e kishin marr\u00eb akoma trash\u00ebgimin\u00eb e tyre.\n18:3 K\u00ebshtu Jozueu u tha bijve t\u00eb Izraelit: \"Deri kur nuk do t\u00eb kujdeseni t\u00eb shkoni t\u00eb merrni vendin q\u00eb Zoti, Per\u00ebndia i et\u00ebrve tuaj, ju ka dh\u00ebn\u00eb?\n18:4 Zgjidhni midis jush tre burra p\u00ebr \u00e7do fis dhe un\u00eb do t'i nis. Ata do t\u00eb ngrihen, do ta p\u00ebrshkojn\u00eb vendin, do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshkrimin e tij n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb dhe pastaj do t\u00eb kthehen tek un\u00eb.\n18:5 Ata do ta ndan\u00eb n\u00eb shtat\u00eb pjes\u00eb: Juda do t\u00eb mbetet n\u00eb territorin e tij n\u00eb jug dhe sht\u00ebpia e Jozefit n\u00eb territorin e tij n\u00eb veri.\n18:6 Ju do t\u00eb b\u00ebni, pra, p\u00ebrshkrimin e vendit n\u00eb shtat\u00eb pjes\u00eb; do ta sillni tek un\u00eb dhe un\u00eb do t\u00eb hedh shortin p\u00ebr ju k\u00ebtu, para Zotit, Per\u00ebndis\u00eb ton\u00eb.\n18:7 Por Levit\u00ebt nuk duhet t\u00eb ken\u00eb asnj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mes tuaj, sepse prift\u00ebria e Zotit \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia e tyre; dhe Gadi, Rubeni dhe gjysma e fisit t\u00eb Manasit kan\u00eb marr\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e tyre matan\u00eb Jordanit n\u00eb lindje, q\u00eb Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtori i Zotit, u ka dh\u00ebn\u00eb atyre\".\n18:8 Ata njer\u00ebz, pra, u ngrit\u00ebn dhe u nis\u00ebn; dhe Jozueu i urdh\u00ebroi ata q\u00eb niseshin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar vendin, duke u th\u00ebn\u00eb: \"Shkoni, p\u00ebrshkoni vendin dhe b\u00ebni p\u00ebrshkrimin e tij; pastaj kthehuni tek un\u00eb, dhe k\u00ebtu un\u00eb do t\u00eb hedh shortin p\u00ebr ju para Zotit n\u00eb Shiloh\".\n18:9 K\u00ebshtu ata njer\u00ebz u nis\u00ebn, e p\u00ebrshkuan vendin dhe b\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebrshkrimin e shtat\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb tij simbas qyteteve; pastaj u kthyen tek Jozueu n\u00eb kampin e Shilohut.\n18:10 At\u00ebher\u00eb Jozueu hodhi shortin p\u00ebr ta n\u00eb Shiloh para Zotit dhe e ndau vendin midis bijve t\u00eb Izraelit, simbas ndarjeve t\u00eb tyre.\n18:11 U hodh n\u00eb short pjesa e fisit t\u00eb bijve t\u00eb Beniaminit, simbas familjeve t\u00eb tyre; territori q\u00eb u ra n\u00eb short kishte kufijt\u00eb e tij midis bijve t\u00eb Jud\u00ebs dhe bijve t\u00eb Jozefit.\n18:12 Nga ana veriore kufiri i tyre fillonte me Jordanin, ngjitej n\u00eb shpatin n\u00eb veri t\u00eb Jerikos, kalonte krahin\u00ebn malore n\u00eb drejtim t\u00eb per\u00ebndimit dhe mbaronte n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Beth-Avenit.\n18:13 Q\u00eb andej kufiri ngjitej n\u00eb Luc, mbi shpatin n\u00eb jug t\u00eb Lucit (q\u00eb \u00ebsht\u00eb Betheli); pastaj zbriste n\u00eb Ataroth-Adar, pran\u00eb malit q\u00eb ndodhet n\u00eb jug t\u00eb Beth-Horonit t\u00eb posht\u00ebm.\n18:14 Pastaj kufiri shtrihej, duke kthyer n\u00eb krahun per\u00ebndimor drejt jugut t\u00eb malit q\u00eb ngrihej p\u00ebrball\u00eb Beth-Horonit, n\u00eb jug, dhe mbaronte n\u00eb Kirjath-Baal (q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kiriath-Jearimi), qytet i bijve t\u00eb Jud\u00ebs. Ky ishte krahu per\u00ebndimor.\n18:15 Ana jugore fillonte n\u00eb skajin e Kiriath-Jearimit. Kufiri zgjatej n\u00eb drejtim t\u00eb per\u00ebndimit deri sa prekte burimin e uj\u00ebrave t\u00eb Neftoahut;\n18:16 pastaj kufiri zbriste n\u00eb skajin e malit q\u00eb ndodhet p\u00ebrball\u00eb lugin\u00ebs s\u00eb birit t\u00eb Hinomit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb lugin\u00ebn e gjigant\u00ebve, n\u00eb veri, dhe zbriste n\u00ebp\u00ebr lugin\u00ebn e Hinomit, n\u00eb an\u00ebn jugore t\u00eb qytetit t\u00eb Jebuzejve, deri n\u00eb En-Rogel.\n18:17 Pastaj kthente n\u00eb drejtim t\u00eb veriut dhe arrinte n\u00eb En-Shemesh; shtrihej n\u00eb drejtim t\u00eb Gelilothit, q\u00eb ndodhet p\u00ebrball\u00eb s\u00eb p\u00ebrpjet\u00ebs t\u00eb Adumimit, dhe zbriste n\u00eb gurin e Bohanit, birit t\u00eb Rubenit;\n18:18 pas k\u00ebsaj kalonte n\u00eb shpatin verior p\u00ebrball\u00eb Arabahut dhe zbriste n\u00eb drejtim t\u00eb tij.\n18:19 Kufiri kalonte pastaj nga shpati verior i Beth-Hoglahut dhe mbaronte n\u00eb kepin verior t\u00eb Detit t\u00eb Kripur, n\u00eb skajin jugor t\u00eb Jordanit. Ky ishte kufiri n\u00eb jug.\n18:20 Jordani sh\u00ebrbente si kufi nga ana lindore. Kjo ishte trash\u00ebgimia e bijve t\u00eb Beniaminit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kufijve rreth e qark, simbas familjeve t\u00eb tyre.\n18:21 Qytetet e fiseve t\u00eb bijve t\u00eb Beniaminit, simbas familjeve t\u00eb tyre, ishin Jeriko, Beth-Hoglahu, Emek-Ketsitsi,\n18:22 Beth-Arabahu, Tsemaraimi, Betheli,\n18:23 Avimi, Parahu, Ofrahu,\n18:24 Kefar-Haamoni, Ofni dhe Geba: dymb\u00ebdhjet\u00eb qytete me fshatrat e tyre;\n18:25 Gabaoni, Ramahu, Beerothi,\n18:26 Mitspehu, Kefirahu, Motsahu,\n18:27 Rekemi, Irpeeli, Taralahu,\n18:28 Tselahu, Efeli, Gebusi (q\u00eb \u00ebsht\u00eb Jeruzalemi), Gibeathi dhe Kirjathi: kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb qytete me gjith\u00eb fshatrat e tyre. Kjo q\u00eb trash\u00ebgimia e bijve t\u00eb Beniaminit, simbas familjeve t\u00eb tyre.\n19:1 Pjesa e dyt\u00eb q\u00eb u hodh me short i takoi Simeonit, fisit t\u00eb bijve t\u00eb Simeonit simbas familjeve t\u00eb tyre. Trash\u00ebgimia e tyre ndodhej n\u00eb mes t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb bijve t\u00eb Jud\u00ebs.\n19:2 Trash\u00ebgimia e tyre p\u00ebrfshinte Beer-Sheban (Sheban), Moladahun,\n19:3 Hatsar-Shualin, Balahun, Etsemin,\n19:4 Eltoladin, Bethulin, Hormahun,\n19:5 Tsiklagun, Beth-Markabothin, Hatsar-Susahin,\n19:6 Beth-Lebaothin dhe Sharuhenin: tremb\u00ebdhjet\u00eb qytete me fshatrat e tyre;\n19:7 Ainin, Rimonin, Etherin dhe Ashanin: kat\u00ebr qytete me fshatrat e tyre,\n19:8 dhe t\u00eb gjitha fshatrat q\u00eb ndodheshin rreth k\u00ebtyre qyteteve, deri n\u00eb Baalath-Beer, Ramah t\u00eb Negevit. Kjo p\u00ebrfaq\u00ebsonte trash\u00ebgimin\u00eb e fisit t\u00eb bijve t\u00eb Simeonit, simbas familjeve t\u00eb tyre.\n19:9 Trash\u00ebgimin\u00eb e bijve t\u00eb Simeonit e mor\u00ebn bijt\u00eb e Jud\u00ebs, sepse pjesa e bijve t\u00eb Jud\u00ebs ishte tep\u00ebr e madhe p\u00ebr ata; k\u00ebshtu bijt\u00eb e Simeonit e pat\u00ebn trash\u00ebgimin\u00eb e tyre n\u00eb mes t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb bijve t\u00eb Jud\u00ebs.\n19:10 Pjesa e tret\u00eb q\u00eb u hodh me short u ra bijve t\u00eb Zabulonit, simbas familjeve t\u00eb tyre. Territori i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre shtrihej deri n\u00eb Sarid.\n19:11 Kufiri i tyre ngjitej n\u00eb per\u00ebndim n\u00eb drejtim t\u00eb Maralahut dhe arrinte n\u00eb Dabesheth dhe pastaj n\u00eb p\u00ebrruan q\u00eb rrjedh p\u00ebrball\u00eb Jokneamit.\n19:12 Nga Saridi kthente n\u00eb lindje n\u00eb drejtim t\u00eb lindjes, deri n\u00eb kufirin e Flak\u00ebve t\u00eb Taborit, pastaj shtrihej n\u00eb drejtim t\u00eb Daberathit, duke arritur deri n\u00eb Jafia.\n19:13 Q\u00eb k\u00ebtej kalonte n\u00eb lindje deri n\u00eb Gath-Hefer dhe Eth-Katsin, pastaj shtrihej deri n\u00eb Rimon dhe arrinte n\u00eb Neath.\n19:14 Pas k\u00ebsaj kufiri kthente n\u00eb drejtim t\u00eb veriut nga ana e Hanathonit dhe mbaronte n\u00eb lugin\u00ebn e Jiftah-Elit.\n19:15 Ai p\u00ebrfshinte gjithashtu Katahun, Nahalalin, Shimronin, Idalahin dhe Betlemin: dymb\u00ebdhjet\u00eb qytete me fshatrat e tyre.\n19:16 Kjo qe trash\u00ebgimia e bijve t\u00eb Zabulonit, simbas familjeve t\u00eb tyre, k\u00ebto qytete bashk\u00eb me fshatrat e tyre.\n19:17 Pjesa e kat\u00ebrt q\u00eb u hodh me short i ra Isakarit, bijve t\u00eb Isakarit, simbas familjeve t\u00eb tyre.\n19:18 Territori i tyre shkonte deri n\u00eb Jezreel, Kesulloth, Shunem,\n19:19 Hafaraim, Shion, Anaharath,\n19:20 Rabith, Kishion, Abets,\n19:21 Remeth, En-Ganim, En-Hadah dhe Beth-Patsets.\n19:22 Pastaj kufiri arrinte deri n\u00eb Tabor, Shahatsimah dhe Beth-Shemesh, dhe mbaronte n\u00eb Jordan: gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb qytete me fshatrat e tyre.\n19:23 Kjo qe trash\u00ebgimia e fisit t\u00eb bijve t\u00eb Isakarit, simbas familjeve t\u00eb tyre, qytetet bashk\u00eb me fshatrat e tyre.\n19:24 Pjesa e pest\u00eb q\u00eb u hodh me short u ra bijve t\u00eb Asherit, simbas familjeve t\u00eb tyre.\n19:25 Ky territor p\u00ebrfshinte Helkathin, Halin, Betenin, Akshafin,\n19:26 Alamelekun, Amadin dhe Mishalin. Kufiri i tyre arrinte, n\u00eb drejtim t\u00eb per\u00ebndimit, malin Karmel dhe Shihor-Libnathin.\n19:27 Pastaj kthente nga lindja, n\u00eb drejtim t\u00eb Beth-Dagonit, arrinte n\u00eb Zabulon dhe n\u00eb lugin\u00ebn e Jiftah-Elit n\u00eb veri t\u00eb Beth-Emekut dhe t\u00eb Nejelit, dhe zgjatej n\u00eb drejtim t\u00eb Kabulit n\u00eb t\u00eb majt\u00eb,\n19:28 dhe n\u00eb drejtim t\u00eb Ebronit, Rehobit, Hamonit dhe Kanahut deri n\u00eb Sidonin e Madh.\n19:29 Pastaj kufiri kthente n\u00eb drejtim t\u00eb Ramahut deri n\u00eb qytetin e fortifikuar t\u00eb Tirit, kthente nga ana e Hosas dhe mbaronte n\u00eb det nga ana e territorit t\u00eb Akzibit.\n19:30 Ai p\u00ebrfshinte gjithashtu Umahun, Afekun dhe Rehobin: nj\u00ebzet e dy qytete me fshatrat e tyre.\n19:31 Kjo qe trash\u00ebgimia e fisit t\u00eb bijve t\u00eb Asherit, simbas familjeve t\u00eb tyre, k\u00ebto qytete bashk\u00eb me fshatrat e tyre.\n19:32 Pjesa e gjasht\u00eb q\u00eb u hodh me short u ra bijve t\u00eb Neftalit, simbas familjeve t\u00eb tyre.\n19:33 Kufiri i tyre shtrihej nga Helefi, nga lisi n\u00eb Zaananim, nga Adami-Nekebi dhe Jabneeli deri n\u00eb Lakum dhe mbaronte n\u00eb Jordan.\n19:34 Pastaj kufiri kthente n\u00eb per\u00ebndim n\u00eb drejtim t\u00eb Aznoth-Taborit, dhe q\u00eb k\u00ebtej vazhdonte deri n\u00eb Hukok; arrinte n\u00eb Zabulon nga ana e jugut, n\u00eb Asher nga per\u00ebndimi dhe n\u00eb Juda t\u00eb Jordanit nga ana e lindjes.\n19:35 Qytetet e fortifikuara ishin: Tsidimi, Tseri, Hamathi, Rakathi, Kinerethi,\n19:36 Adamahu, Ramahu, Hatsori,\n19:37 Kedeshi, Edrei, En-Hatsori,\n19:38 Jironi, Migdal-Eli, Horemi, Beth-Anathi dhe Beth-Shemeshi: n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb qytete bashk\u00eb me fshatrat e tyre.\n19:39 Kjo qe trash\u00ebgimia e fisit t\u00eb bijve t\u00eb Neftalit, simbas familjeve t\u00eb tyre, qytetet me fshatrat e tyre.\n19:40 Pjesa e shtat\u00eb q\u00eb u hodh me short i ra fisit t\u00eb bijve t\u00eb Danit, simbas familjeve t\u00eb tyre.\n19:41 Territori i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebrfshinte Tsorahun, Eshtaolin, Ir-Shemeshin,\n19:42 Shaalabinin, Aijalonin, Jithlahun,\n19:43 Elonin, Timnathahun, Ekronin,\n19:44 Eltekehun, Gibethonin, Baalathin,\n19:45 Jehudin, Bene-Berakun, Gath-Rimonin,\n19:46 Me-Jarkon dhe Rakonin me territorin q\u00eb shtrihej p\u00ebrpara Jafos.\n19:47 Por territori i bijve t\u00eb Danit u shtri matan\u00eb k\u00ebtyre kufijve, sepse bijt\u00eb e Danit shkuan p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr Leshemit; e pushtuan dhe vran\u00eb me shpat\u00eb banor\u00ebt e tij; k\u00ebshtu e pushtuan, u vendos\u00ebn aty dhe i vun\u00eb emrin Dan, nga emri i atit t\u00eb tyre.\n19:48 Kjo qe trash\u00ebgimia e fisit t\u00eb bijve t\u00eb Danit, simbas familjeve t\u00eb tyre, k\u00ebto qytete me fshatrat e tyre.\n19:49 Kur bijt\u00eb e Izraelit p\u00ebrfunduan ndarjen e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb vendit simbas kufijve t\u00eb tij, i dhan\u00eb Jozueut, birit t\u00eb Nunit, nj\u00eb trash\u00ebgimi n\u00eb mes t\u00eb tyre.\n19:50 Simbas urdhrit t\u00eb Zotit, i dhan\u00eb qytetin q\u00eb ai k\u00ebrkoi, Timnath-Serahun, n\u00eb krahin\u00ebn malore t\u00eb Efraimit. Ai nd\u00ebrtoi qytetin dhe banoi n\u00eb t\u00eb.\n19:51 K\u00ebto jan\u00eb trash\u00ebgimit\u00eb q\u00eb prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetar\u00ebt e familjeve t\u00eb fiseve t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit ndan\u00eb me short n\u00eb Shiloh, p\u00ebrpara Zotit, n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes. K\u00ebshtu ata p\u00ebrfunduan ndarjen e vendit.\n20:1 Pastaj Zoti i foli Jozueut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n20:2 \"Folu bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj atyre: \"Vendosuni n\u00eb qytetet e strehimit, p\u00ebr t\u00eb cilat ju fola me an\u00eb t\u00eb Moisiut,\n20:3 me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb strehohet vras\u00ebsi q\u00eb ka vrar\u00eb dik\u00eb pa dashje dhe pa paramendim; ato do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si vend strehimi p\u00ebr t'i shp\u00ebtuar hakmarr\u00ebsit t\u00eb gjakut.\n20:4 Kur vras\u00ebsi do t\u00eb ik\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto qytete, do t\u00eb ndalet n\u00eb hyrje t\u00eb port\u00ebs s\u00eb qytetit dhe do t'ua parashtroj\u00eb rastin e tij pleqve t\u00eb atij qyteti; k\u00ebta do ta presin n\u00eb qytetin e tyre, do t'i gjejn\u00eb vend dhe ai do t\u00eb banoj\u00eb me ta.\n20:5 N\u00eb rast se hakmarr\u00ebsi i gjakut do ta ndjek\u00eb, ata nuk do t'ia dor\u00ebzojn\u00eb vras\u00ebsin, sepse ai ka vrar\u00eb t\u00eb af\u00ebrmin e tij pa paramendim, pa e urryer m\u00eb par\u00eb.\n20:6 Vras\u00ebsi do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb at\u00eb qytet deri sa, me vdekjen e kryepriftit q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb funksion ato dit\u00eb, do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb gjyq para asambles\u00eb. At\u00ebher\u00eb vras\u00ebsi mund t\u00eb kthehet dhe t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb qytetin e tij dhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, n\u00eb qytetin nga i cili kishte ikur\"\".\n20:7 Ata, pra, caktuan Kedeshin n\u00eb Galile, n\u00eb zon\u00ebn malore t\u00eb Neftalit, Sikemin n\u00eb krahin\u00ebn malore t\u00eb Efraimit dhe Kiriath-Arb\u00ebn (q\u00eb \u00ebsht\u00eb Hebroni), n\u00eb krahin\u00ebn malore t\u00eb Jud\u00ebs.\n20:8 Dhe matan\u00eb Jordanit, n\u00eb lindje t\u00eb Jerikos, caktuan Betserin n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e rrafshnalt\u00ebs t\u00eb fisit t\u00eb Rubenit, Ramothin n\u00eb Galaad t\u00eb fisit t\u00eb Gadit dhe Golanin n\u00eb Bashan t\u00eb fisit t\u00eb Manasit.\n20:9 K\u00ebto ishin qytetet q\u00eb iu caktuan t\u00ebr\u00eb bijve t\u00eb Izraelit dhe t\u00eb huajit q\u00eb banonte midis tyre, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kushdo q\u00eb kishte vrar\u00eb dik\u00eb pa dashje t\u00eb mund t\u00eb strehohej dhe t\u00eb mos vritej nga hakmarr\u00ebsi i gjakut, para se t\u00eb dilte p\u00ebrpara asambles\u00eb.\n21:1 Kryetar\u00ebt e familjeve t\u00eb Levit\u00ebve u paraqit\u00ebn para priftit Eleazar, Jozueut, birit t\u00eb Nunit, dhe kryetar\u00ebve t\u00eb familjeve t\u00eb fiseve t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit,\n21:2 dhe u fol\u00ebn n\u00eb Shilon, n\u00eb vendin e Kanaanit, duke u th\u00ebn\u00eb: \"Zoti urdh\u00ebroi, me an\u00eb t\u00eb Moisiut, q\u00eb t\u00eb na jepeshin disa qytete p\u00ebr t\u00eb banuar me kullota p\u00ebr bag\u00ebtin\u00eb ton\u00eb\".\n21:3 K\u00ebshtu bijt\u00eb e Izraelit u dhan\u00eb Levit\u00ebve, duke i marr\u00eb nga trash\u00ebgimia e tyre, qytetet q\u00eb vijojn\u00eb bashk\u00eb me toka p\u00ebr kullot\u00eb, simbas urdhrit t\u00eb Zotit.\n21:4 U hodh shorti p\u00ebr familjet e Kehathit\u00ebve; dhe bijve t\u00eb priftit Aaron, q\u00eb ishin Levit\u00eb, u ran\u00eb n\u00eb short tremb\u00ebdhjet\u00eb qytete nga fisi i Jud\u00ebs, nga fisi i Simeonit dhe nga fisi i Beniaminit.\n21:5 Bijve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kehathit u ran\u00eb n\u00eb short dhjet\u00eb qytete nga familjet e fisit t\u00eb Efraimit, nga fisi i Danit dhe nga gjysma e fisit t\u00eb Manasit.\n21:6 Bijve t\u00eb Gershonit u ran\u00eb n\u00eb short tremb\u00ebdhjet\u00eb qytete nga fisi i Isakarit, nga fisi i Neftalit dhe nga gjysm\u00eb fisi i Manasit n\u00eb Bashan.\n21:7 Bijve t\u00eb Merarit, simbas familjeve t\u00eb tyre, u ran\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb qytete nga fisi i Rubenit, nga fisi i Gadit dhe nga fisi i Zabulonit.\n21:8 Bijt\u00eb e Izraelit ua dhan\u00eb, pra, me short k\u00ebto qytete me gjith\u00eb kullotat e tyre Levit\u00ebve, ashtu si kishte urdh\u00ebruar Zoti me an\u00eb t\u00eb Moisiut.\n21:9 K\u00ebshtu ata dhan\u00eb, duke i marr\u00eb nga fisi i bijve t\u00eb Jud\u00ebs dhe nga fisi i bijve t\u00eb Simeonit, qytetet e p\u00ebrmendura k\u00ebtu,\n21:10 q\u00eb ran\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb bijve t\u00eb Aaronit q\u00eb u p\u00ebrkisnin familjeve t\u00eb Kehathit\u00ebve, bij t\u00eb Levit, sepse hiseja e par\u00eb q\u00eb u hodh me short u ra atyre.\n21:11 Ata mor\u00ebn, pra, Kirjath-Arb\u00ebn, dometh\u00ebn\u00eb Hebronin (Arba ishte ati i Anakut), n\u00eb krahin\u00ebn malore t\u00eb Jud\u00ebs, me tokat e saj p\u00ebr kullot\u00eb rreth e qark;\n21:12 por territorin e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhan\u00eb Tsalebit, birit t\u00eb Jenufehut, si pron\u00eb t\u00eb tij.\n21:13 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj u dhan\u00eb bijve t\u00eb priftit Aaron Hebronin (si qytet strehimi p\u00ebr vras\u00ebsin) me t\u00eb gjitha tokat p\u00ebr kullot\u00eb, Libnahun me tokat p\u00ebr kullot\u00eb,\n21:14 Jatirin me tokat p\u00ebr kullot\u00eb, Eshtemoan me tokat p\u00ebr kullot\u00eb,\n21:15 Holonin me tokat p\u00ebr kullot\u00eb, Debirin me tokat p\u00ebr kullot\u00eb,\n21:16 Ainin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb, Jutahun me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb dhe Beth-Shemeshin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb: n\u00ebnt\u00eb qytete q\u00eb u mor\u00ebn nga k\u00ebto dy fise.\n21:17 Nga fisi i Beniaminit, Gabaonin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb, Geb\u00ebn me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb,\n21:18 Anatothin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb dhe Almonin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb: kat\u00ebr qytete.\n21:19 Shuma e qyteteve t\u00eb prift\u00ebrinjve, bij t\u00eb Aaronit, ishte tremb\u00ebdhjet\u00eb qytete me tokat e tyre p\u00ebr kullot\u00eb.\n21:20 Familjeve t\u00eb bijve t\u00eb Kehath\u00ebve, dometh\u00ebn\u00eb Levit\u00ebve q\u00eb mbeteshin, bij t\u00eb Kehathit, u ran\u00eb qytete q\u00eb u mor\u00ebn nga fisi i Efraimit.\n21:21 Atyre iu dha Sikemi (si qytet p\u00ebr strehimin e vras\u00ebsit) me gjith\u00eb tokat p\u00ebr kullot\u00eb n\u00eb krahin\u00ebn malore t\u00eb Efraimit, Gezeri me gjith\u00eb tokat p\u00ebr kullot\u00eb,\n21:22 Kibtsaimi me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb dhe Beth-Horoni me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb: kat\u00ebr qytete.\n21:23 Nga fisi i Danit: Eltekehu me tokat p\u00ebr kullot\u00eb, Gibethoni me gjith\u00eb tokat p\u00ebr kullot\u00eb,\n21:24 Aijaloni me gjith\u00eb tokat p\u00ebr kullot\u00eb, Gath-Rimoni me gjith\u00eb tokat p\u00ebr kullot\u00eb: kat\u00ebr qytete.\n21:25 Nga gjysma e fisit t\u00eb Manasit: Taanaku me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb, Gath-Rimoni me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb: dy qytete.\n21:26 T\u00eb gjitha k\u00ebto dhjet\u00eb qytete me tokat e tyre p\u00ebr kullot\u00eb u ran\u00eb familjeve t\u00eb bijve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kehathit.\n21:27 Bijve t\u00eb Gershonit, q\u00eb u p\u00ebrkisnin familjeve t\u00eb Levit\u00ebve, u dhan\u00eb, duke i marr\u00eb nga gjysma e fisit t\u00eb Manasit, Golanin n\u00eb Bashan (si qytet p\u00ebr strehimin e vras\u00ebsit), me gjith\u00eb tokat p\u00ebr kullot\u00eb, dhe Beeshterahun me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb: dy qytete;\n21:28 nga fisi i Isakarit, Kishionin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb, Daberathin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb,\n21:29 Jarmuthin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb, En-Ganimin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb: kat\u00ebr qytete;\n21:30 nga fisi i Asherit, Mishalin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb, Abdonin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb,\n21:31 Helkathin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb dhe Rehobin, me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb: kat\u00ebr qytete;\n21:32 dhe nga fisi i Neftalit, Kadeshin n\u00eb Galile (si qytet strehimi p\u00ebr vras\u00ebsin), me gjith\u00eb tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb, Hamoth-Dorin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb, dhe Kartanin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb; tri qytete.\n21:33 Shuma e qyteteve t\u00eb Gershonit\u00ebve, simbas familjeve t\u00eb tyre, ishte tremb\u00ebdhjet\u00eb qytete me tokat e tyre p\u00ebr kullot\u00eb.\n21:34 Familjeve t\u00eb bijve t\u00eb Merarit, dometh\u00ebn\u00eb Levit\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, iu dhan\u00eb, duke i marr\u00eb nga fisi i Zabulonit, Jokneamin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb, Kartahin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb,\n21:35 Dimnahun me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb dhe Nahalalin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb: kat\u00ebr qytete;\n21:36 nga fisi i Rubenit, Betserin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb, Jatsahun me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb,\n21:37 Kedmothin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb dhe Mefaathin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb: kat\u00ebr qytete;\n21:38 dhe nga fisi i Gadit, Ramothin n\u00eb Galaad (si qytet strehimi p\u00ebr vras\u00ebsin), me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb, Mahanaimin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb,\n21:39 Heshbonin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb dhe Jazerin me tokat e tij p\u00ebr kullot\u00eb: gjithsejt kat\u00ebr qytete.\n21:40 Shuma e qyteteve q\u00eb iu dhan\u00eb me short bijve t\u00eb Merarit, simbas familjeve t\u00eb tyre q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin familjet e Levit\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, ishin dymb\u00ebdhjet\u00eb qytete.\n21:41 Shuma e qyteteve t\u00eb Levit\u00ebve n\u00eb mes t\u00eb zot\u00ebrimeve t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit ishte dyzet qytete me tokat e tyre p\u00ebr kullot\u00eb.\n21:42 Secili nga k\u00ebto qytete kishte rreth e qark toka p\u00ebr kullot\u00eb; e nj\u00ebjta gj\u00eb ishte n\u00eb \u00e7do qytet.\n21:43 K\u00ebshtu Zoti i dha Izraelit t\u00ebr\u00eb vendin q\u00eb ishte betuar t'ua jepte et\u00ebrve t\u00eb tyre, dhe bijt\u00eb e Izraelit e pushtuan dhe banuan n\u00eb t\u00eb.\n21:44 Zoti u siguroi pushim rreth e qark, si\u00e7 u ishte betuar et\u00ebrve t\u00eb tyre; asnj\u00eb nga armiqt\u00eb e tyre nuk mundi t'u b\u00ebj\u00eb ball\u00eb; Zoti i dor\u00ebzoi t\u00ebr\u00eb armiqt\u00eb n\u00eb duart e tyre.\n21:45 Nuk ra p\u00ebr tok\u00eb asnj\u00eb nga fjal\u00ebt q\u00eb Zoti i pati th\u00ebn\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit; t\u00eb t\u00ebra u v\u00ebrtetuan.\n22:1 Pastaj Jozueu thirri Rubenit\u00ebt, Gadit\u00ebt dhe gjysm\u00ebn e fisit t\u00eb Manasit dhe u tha atyre:\n22:2 \"Ju keni zbatuar t\u00eb gjitha ato q\u00eb Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtori i Zotit, ju kishte urdh\u00ebruar dhe i jeni bindur z\u00ebrit tim lidhur me ato q\u00eb ju kam porositur.\n22:3 Ju nuk keni braktisur v\u00ebllez\u00ebrit tuaj gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe t\u00eb gjat\u00eb deri m\u00eb sot dhe keni zbatuar urdhrat q\u00eb Zoti, Per\u00ebndia juaj, ju ka porositur.\n22:4 Dhe tani q\u00eb Zoti, Per\u00ebndia juaj, i ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb pushojn\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit tuaj, ashtu si\u00e7 u kishte premtuar, kthehuni dhe shkoni n\u00eb \u00e7adrat tuaja n\u00eb vendin q\u00eb ju p\u00ebrket, dhe q\u00eb Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtori i Zotit, ju ka caktuar matan\u00eb Jordanit.\n22:5 Vet\u00ebm kini kujdes t\u00eb zbatoni urdh\u00ebrimet dhe ligjin q\u00eb Moisiu, sh\u00ebrb\u00ebtori i Zotit, ju ka dh\u00ebn\u00eb, duke e dashur Zotin, Per\u00ebndin\u00eb tuaj, duke ecur n\u00eb t\u00eb gjitha rrug\u00ebt e tij, duke zbatuar t\u00eb gjitha urdh\u00ebrimet e tij, duke qendruar sa m\u00eb af\u00ebr tij dhe duke i sh\u00ebrbyer me gjith\u00eb zem\u00ebr dhe me gjith\u00eb shpirt\".\n22:6 Pastaj Jozueu i bekoi dhe u dha urdh\u00ebr t\u00eb largohen, dhe ata u kthyen n\u00eb \u00e7adrat e tyre.\n22:7 Moisiu i kishte dh\u00ebn\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb fisit t\u00eb Manasit nj\u00eb trash\u00ebgimi n\u00eb Bashan, kurse Jozueu i dha gjysm\u00ebs tjet\u00ebr nj\u00eb trash\u00ebgimi midis v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tyre, nga kjo an\u00eb e Jordanit, n\u00eb per\u00ebndim. K\u00ebshtu, kur Jozueu i ktheu n\u00eb \u00e7adrat e tyre, i bekoi,\n22:8 dhe u foli atyre, duke th\u00ebn\u00eb: \"Ju po ktheheni n\u00eb \u00e7adrat tuaja me pasuri t\u00eb m\u00ebdha, me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh bag\u00ebtish, me argjend, me flori, me bronz, me hekur e nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh rrobash; ndani me v\u00ebllez\u00ebrit pla\u00e7k\u00ebn e armiqve tuaj\".\n22:9 K\u00ebshtu bijt\u00eb e Rubenit, bijt\u00eb e Gadit dhe gjysma e fisit t\u00eb Manasit u kthyen, duke i l\u00ebn\u00eb bijt\u00eb e Izraelit n\u00eb Shilon, n\u00eb vendin e Kanaanit, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb vendin e Galaadit, pron\u00eb e tyre dhe q\u00eb e kishin marr\u00eb simbas urdhrit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Zoti me an\u00eb t\u00eb Moisiut.\n22:10 Pasi arrit\u00ebn n\u00eb brigjet e Jordanit q\u00eb ndodhet n\u00eb vendin e Kanaanit, bijt\u00eb e Rubenit, bijt\u00eb e Gadit dhe gjysma e fisit t\u00eb Manasit nd\u00ebrtuan nj\u00eb altar, pran\u00eb Jordanit, nj\u00eb altar me pamje t\u00eb madh\u00ebrishme.\n22:11 Bijt\u00eb e Izraelit d\u00ebgjuan se thuhej: \"Ja, bijt\u00eb e Rubenit, bijt\u00eb e Gadit dhe gjysma e fisit t\u00eb Manasit kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb altar n\u00eb kufijt\u00eb e vendit t\u00eb Kanaanit, n\u00eb brigjet e Jordanit, n\u00eb an\u00ebn e pushtuar nga bijt\u00eb e Izraelit\".\n22:12 Kur bijt\u00eb e Izraelit e m\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, t\u00ebr\u00eb asambleja e bijve t\u00eb Izraelit u mblodh n\u00eb Shilon p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr tyre.\n22:13 At\u00ebher\u00eb bijt\u00eb e Izraelit u d\u00ebrguan bijve t\u00eb Rubenit, bijve t\u00eb Gadit dhe gjysm\u00ebs s\u00eb fisit t\u00eb Manasit, n\u00eb vendin e Galaadit, Finehasin, birin e priftit Eleazar,\n22:14 dhe bashk\u00eb me t\u00eb dhjet\u00eb princa, nj\u00eb princ p\u00ebr \u00e7do sht\u00ebpi at\u00ebrore t\u00eb fiseve t\u00eb ndryshme t\u00eb Izraelit; secili prej tyre ishte kreu i nj\u00eb sht\u00ebpie at\u00ebrore midis ndarjeve t\u00eb Izraelit.\n22:15 Ata shkuan te bijt\u00eb e Rubenit, te bijt\u00eb e Gadit dhe te gjysma e fisit t\u00eb Manasit n\u00eb vendin e Galaadit dhe fol\u00ebn me ta, duke th\u00ebn\u00eb:\n22:16 \"K\u00ebshtu thot\u00eb t\u00ebr\u00eb asambleja e Zotit: \"\u00c7'\u00ebsht\u00eb kjo shkelje q\u00eb keni kryer kund\u00ebr Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Izraelit, duke mos e ndjekur m\u00eb sot Zotin, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb altar p\u00ebr t\u00eb ngritur krye sot kund\u00ebr Zotit?\n22:17 Mos qe vall\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl paudh\u00ebsia e Peorit, nga e cila nuk jemi lar\u00eb ende deri m\u00eb sot dhe q\u00eb solli nj\u00eb fatkeq\u00ebsi mbi asamblen\u00eb e Zotit,\n22:18 q\u00eb ju shtyn sot t\u00eb mos e ndiqni Zotin? Sepse, po t\u00eb jet\u00eb se sot ngreni krye kund\u00ebr Zotit, nes\u00ebr ai do t\u00eb zem\u00ebrohet kund\u00ebr t\u00ebr\u00eb asambles\u00eb s\u00eb Izraelit.\n22:19 N\u00eb qoft\u00eb se e konsideroni t\u00eb papast\u00ebr vendin q\u00eb zot\u00ebroni, mund t\u00eb kaloni n\u00eb vendin q\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Zotit, ku ndodhet tabernakulli i Zotit, dhe t\u00eb banoni midis nesh; por mos ngrini krye kund\u00ebr Zotit dhe kund\u00ebr nesh, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb altar p\u00ebrve\u00e7 atij t\u00eb Zotit, Per\u00ebndis\u00eb ton\u00eb.\n22:20 Kur Akani, bir i Zerahut, kreu nj\u00eb shkelje n\u00eb gj\u00ebrat e caktuara t\u00eb shfarosen, a nuk t\u00ebrhoqi vall\u00eb zem\u00ebrimin e Zotit mbi gjith\u00eb asamblen\u00eb e Izraelit? Dhe ai njeri nuk qe i vetmi q\u00eb gjeti vdekjen n\u00eb paudh\u00ebsin\u00eb e tij\"\".\n22:21 At\u00ebher\u00eb bijt\u00eb e Rubenit, bijt\u00eb e Gadit dhe gjysma e fisit t\u00eb Manasit u p\u00ebrgjegj\u00ebn dhe u than\u00eb krer\u00ebve t\u00eb ndarjeve t\u00eb Izraelit:\n22:22 \"Zoti Per\u00ebndia i per\u00ebndive, Zoti Per\u00ebndia i per\u00ebndive! Ai e di, bile edhe Izraeli do ta m\u00ebsoj\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se e b\u00ebm\u00eb p\u00ebr rebelim ose p\u00ebr mosbesnik\u00ebri ndaj Zotit, mos na kurseni n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb.\n22:23 N\u00eb rast se kemi nd\u00ebrtuar nj\u00eb altar p\u00ebr t\u00eb mos e ndjekur m\u00eb Zotin ose p\u00ebr t\u00eb ofruar mbi t\u00eb olokaustet apo blatime ushqimore, ose p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi t\u00eb flijime fal\u00ebnderimi, le t\u00eb na k\u00ebrkoj\u00eb llogari vet\u00eb Zoti!\n22:24 Por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ne e b\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb me frik\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb ar\u00ebsye, duke menduar q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen pasardh\u00ebsit tuaj mund t'u thonin pasardh\u00ebsve tan\u00eb: \"\u00c7far\u00eb ju lidh me Zotin, Per\u00ebndin\u00eb e Izraelit?\n22:25 Zoti e ka v\u00ebn\u00eb Jordanin si kufi midis jush dhe nesh, o bij t\u00eb Rubenit, o bij t\u00eb Gadit; ju nuk keni asnj\u00eb pjes\u00eb te Zoti\". K\u00ebshtu pasardh\u00ebsit tuaj mund t'i largojn\u00eb pasardh\u00ebsit tan\u00eb nga frika e Zotit.\n22:26 Prandaj tham\u00eb: \"Le t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb altar, jo p\u00ebr olokauste as p\u00ebr flijime,\n22:27 por q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si d\u00ebshmi midis jush dhe nesh dhe midis pasardh\u00ebsve tan\u00eb pas nesh, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb kryejm\u00eb sh\u00ebrbimin e Zotit p\u00ebrpara tij, me olokaustet tona, flijimet tona dhe ofertat tona t\u00eb fal\u00ebnderimit, me q\u00ebllim q\u00eb pasardh\u00ebsit tuaj t\u00eb mos u thon\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pasardh\u00ebsve tan\u00eb: Ju nuk keni asnj\u00eb pjes\u00eb tek Zoti\".\n22:28 Prandaj tham\u00eb: N\u00eb rast se ndodh q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb na thon\u00eb k\u00ebt\u00eb neve ose pasardh\u00ebsve tan\u00eb, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgjigjemi: Shikoni form\u00ebn e altarit t\u00eb Zotit q\u00eb nd\u00ebrtuan et\u00ebrit tan\u00eb, jo p\u00ebr olokauste as p\u00ebr flijime, por q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si d\u00ebshmitar midis nesh dhe jush.\n22:29 Nuk na ka shkuar mendja t\u00eb ngrem\u00eb krye kund\u00ebr Zotit dhe as t\u00eb heqim dor\u00eb nga bindja ndaj Zotit, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb altar p\u00ebr olokaustet, p\u00ebr blatimet e ushqimit ose p\u00ebr flijimet, p\u00ebrve\u00e7 altarit t\u00eb Zotit, Per\u00ebndis\u00eb ton\u00eb, q\u00eb ndodhet p\u00ebrpara tabernakullit t\u00eb tij!\".\n22:30 Kur prifti Finehas dhe princat e asambles\u00eb, krer\u00ebt e ndarjeve t\u00eb Izraelit q\u00eb ishin me t\u00eb, d\u00ebgjuan fjal\u00ebt q\u00eb than\u00eb bijt\u00eb e Rubenit, bijt\u00eb e Gadit dhe bijt\u00eb e Manasit, mbet\u00ebn t\u00eb k\u00ebnaqur.\n22:31 At\u00ebher\u00eb Finehasi, bir i priftit Eleazar, u tha bijve t\u00eb Rubenit, t\u00eb Gadit dhe t\u00eb Manasit: \"Sot pranojm\u00eb q\u00eb Zoti \u00ebsht\u00eb midis nesh, sepse ju nuk keni kryer k\u00ebt\u00eb shkelje ndaj Zotit; k\u00ebshtu i keni shp\u00ebtuar bijt\u00eb e Izraelit nga dora e Zotit\".\n22:32 Pastaj Finehasi, bir i priftit Eleazar dhe princat i lan\u00eb bjt\u00eb e Rubenit dhe t\u00eb Gadit, dhe vendin e Galaadit, dhe u kthyen n\u00eb vendin e Kanaanit pran\u00eb bijve t\u00eb Izraelit, t\u00eb cil\u00ebve u treguan ngjarjen.\n22:33 Kjo gj\u00eb u p\u00eblqeu bijve t\u00eb Izraelit, dhe bijt\u00eb e Izraelit bekuan Per\u00ebndin\u00eb, dhe nuk fol\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr bijve t\u00eb Rubenit dhe t\u00eb Gadit dhe t\u00eb shkat\u00ebrronin vendin n\u00eb t\u00eb cilin ata banonin.\n22:34 Dhe bijt\u00eb e Rubenit dhe t\u00eb Gadit e quajt\u00ebn \"D\u00ebshmitar\" k\u00ebt\u00eb altar, sepse than\u00eb: \"Ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar midis nesh q\u00eb Zoti \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia\".\n23:1 Shum\u00eb koh\u00eb mbas pushimit q\u00eb Zoti i kishte siguruar Izraelit nga t\u00eb gjith\u00eb armiqt\u00eb q\u00eb e rrethonin, Jozueu, tanim\u00eb i plakur dhe me mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb,\n23:2 mblodhi t\u00ebr\u00eb Izraelin, pleqt\u00eb e tij, krer\u00ebt, gjykat\u00ebsit dhe oficer\u00ebt e tij, dhe u tha: \"Un\u00eb jam plak dhe i shtyr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb,\n23:3 Ju i pat\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb Zoti, Per\u00ebndia juaj, u ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha kombeve, p\u00ebr shkakun tuaj, sepse ka qen\u00eb vet\u00eb Zoti, Per\u00ebndia juaj, q\u00eb ka luftuar p\u00ebr ju.\n23:4 Dhe ja, un\u00eb kam ndar\u00eb midis jush me short, si trash\u00ebgimi p\u00ebr fiset tuaja, kombet q\u00eb mbeten, bashk\u00eb me t\u00ebr\u00eb kombet q\u00eb kam shfarosur, nga Jordani deri n\u00eb Detin e Madh, n\u00eb per\u00ebndim.\n23:5 Dhe Zoti, Per\u00ebndia juaj, do t'i d\u00ebboj\u00eb ai vet\u00eb para jush; k\u00ebshtu ju do t\u00eb shtini n\u00eb dor\u00eb vendin e tyre, ashtu si ju ka premtuar Zoti, Per\u00ebndia juaj.\n23:6 Jini, pra, shum\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb zbatimin dhe v\u00ebnien n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb Moisiut, pa u shmangur as djathtas as majtas,\n23:7 pa u p\u00ebrzier me kombet q\u00eb mbeten midis jush; nuk do t\u00eb p\u00ebrmendni as emrin e per\u00ebndive t\u00eb tyre dhe nuk do t\u00eb betoheni p\u00ebr ta; nuk do t'i sh\u00ebrbeni dhe nuk do t\u00eb bini p\u00ebrmbys para tyre;\n23:8 por do t\u00eb lidheni ngusht\u00eb me Zotin, Per\u00ebndin\u00eb tuaj, si\u00e7 keni b\u00ebr\u00eb deri sot.\n23:9 N\u00eb fakt Zoti ka d\u00ebbuar para jush kombe t\u00eb m\u00ebdhenj dhe t\u00eb fuqish\u00ebm; dhe askush nuk ka mundur t'ju b\u00ebj\u00eb ball\u00eb deri m\u00eb sot.\n23:10 Nj\u00eb i vet\u00ebm nga ju do t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00ebmij\u00eb prej tyre, sepse Zoti, Per\u00ebndia juaj, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb lufton p\u00ebr ju, si\u00e7 e ka premtuar.\n23:11 Tregoni, pra, kujdes t\u00eb madh p\u00ebr shpirtrat tuaj, p\u00ebr ta dashur Zotin, Per\u00ebndin\u00eb tuaj.\n23:12 Por n\u00eb rast se i shmangeni dhe bashkoheni me mbeturinat e k\u00ebtyre kombeve q\u00eb kan\u00eb mbetur midis jush dhe bashkoheni me an\u00eb martesash me ta dhe p\u00ebrziheni me ta dhe ata me ju,\n23:13 dijeni me siguri q\u00eb Zoti, Per\u00ebndia juaj, nuk ka p\u00ebr t\u00eb vazhduar t'i d\u00ebboj\u00eb k\u00ebto kombe para jush; por ata do t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr ju nj\u00eb kurth, nj\u00eb kamzhik n\u00eb ij\u00ebt tuaja dhe hala n\u00eb syt\u00eb tuaja, deri sa ju t\u00eb zhdukeni nga ky vend i mir\u00eb q\u00eb Zoti, Per\u00ebndia juaj, ju ka dh\u00ebn\u00eb.\n23:14 Dhe ja, un\u00eb po iki sot n\u00eb rrug\u00ebn e gjith\u00eb bot\u00ebs; pranoni, pra, me gjith\u00eb zem\u00ebr e me gjith\u00eb shpirt q\u00eb nuk ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr tok\u00eb asnj\u00eb nga fjal\u00ebt e mira q\u00eb Zoti, Per\u00ebndia juaj, ka th\u00ebn\u00eb lidhur me ju; t\u00eb t\u00ebra u v\u00ebrtetuan p\u00ebr ju; as edhe nj\u00eb nuk ra p\u00ebr tok\u00eb.\n23:15 Dhe ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur q\u00eb, ashtu si p\u00ebr t\u00eb gjitha gj\u00ebrat e mira q\u00eb Zoti, Per\u00ebndia juaj, ju kishte premtuar ju kan\u00eb dal\u00eb, k\u00ebshtu Zoti do t\u00eb sjell\u00eb mbi ju t\u00ebr\u00eb fatkeq\u00ebsit\u00eb, deri sa t'ju zhduk\u00eb nga ky vend i mir\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia juaj, Zoti ju ka dh\u00ebn\u00eb.\n23:16 N\u00eb rast se shkelni bes\u00eblidhjen q\u00eb Zoti, Per\u00ebndia juaj, ju ka urdh\u00ebruar, dhe shkoni t'u sh\u00ebrbeni per\u00ebndive t\u00eb tjera dhe bini p\u00ebrmbys para tyre, at\u00ebher\u00eb zem\u00ebrimi i Zotit do t\u00eb ndizet kund\u00ebr jush dhe ju do t\u00eb zhdukeni shpejt nga vendi i mir\u00eb q\u00eb Ai ju ka dh\u00ebn\u00eb\".\n24:1 Pastaj Jozueu mblodhi t\u00eb gjitha fiset e Izraelit n\u00eb Sikem, dhe thirri pleqt\u00eb e Izraelit, krer\u00ebt, gjykat\u00ebsit dhe oficer\u00ebt e tij, q\u00eb u paraqit\u00ebn p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb.\n24:2 Dhe Jozueu i tha t\u00ebr\u00eb popullit: \"K\u00ebshtu flet Zoti, Per\u00ebndia i Izraelit: \"N\u00eb koh\u00ebrat e kaluara, et\u00ebrit tuaj, si Terahu, ati i Abrahamit dhe i Nahorit, banonin matan\u00eb lumit dhe u sh\u00ebrbenin per\u00ebndive t\u00eb tjera.\n24:3 Un\u00eb mora atin tuaj Abrahamin nga ana tjet\u00ebr e lumit, e b\u00ebra t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb vendin e Kanaanit, shum\u00ebzova pasardh\u00ebsit e tij dhe i dhash\u00eb Isakun.\n24:4 Isakut i dhash\u00eb Jakobin dhe Esaun; Esaut i dhash\u00eb si trash\u00ebgimi malin e Seirit; por Jakobi dhe bijt\u00eb e tij zbrit\u00ebn n\u00eb Egjipt.\n24:5 Pastaj d\u00ebrgova Moisiun dhe Aaronin dhe godita Egjiptin me at\u00eb q\u00eb b\u00ebra n\u00eb mes t\u00eb tij; pastaj ju nxora jasht\u00eb.\n24:6 K\u00ebshtu nxora nga Egjipti et\u00ebrit tuaj, dhe ju arrit\u00ebt n\u00eb det. Egjiptasit i ndoq\u00ebn et\u00ebrit tuaj me qerre dhe me kalor\u00ebs deri n\u00eb Detin e Kuq.\n24:7 Por ata i klith\u00ebn Zotit, dhe ai vendosi nj\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb dendur midis jush dhe Egjiptasve; pastaj hodha mbi ta detin, q\u00eb i mbuloi; dhe syt\u00eb tuaj pan\u00eb at\u00eb q\u00eb u b\u00ebra Egjiptasve. Pastaj q\u00ebndruat p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb.\n24:8 Un\u00eb ju \u00e7ova n\u00eb vendin e Amorejve, q\u00eb banonin matan\u00eb Jordanit; ata luftuan kund\u00ebr jush dhe un\u00eb jua dhash\u00eb n\u00eb dor\u00eb; ju pushtuat vendin e tyre dhe un\u00eb i shpartallova para jush.\n24:9 Pastaj Balaku, bir i Tsiporit, mbret i Moabit, u ngrit p\u00ebr t\u00eb luftuar Izraelin; dhe d\u00ebrgoi t\u00eb th\u00ebrras\u00eb Balaamin, djalin e Beorit, q\u00eb t'ju mallkonte;\n24:10 por un\u00eb nuk desha t\u00eb d\u00ebgjoj Balaamin; prandaj ai ju bekoi me t\u00eb madhe, dhe ju \u00e7lirova nga duart e Balakut.\n24:11 Kaluat pastaj Jordanin dhe arrit\u00ebt n\u00eb Jeriko; banor\u00ebt e Jerikos luftuan kund\u00ebr jush; k\u00ebshtu b\u00ebn\u00eb Amorejt\u00eb, Perezejt\u00eb, Kananejt\u00eb, Hitejt\u00eb, Girgasejt\u00eb, Hivejt\u00eb dhe Jebusejt\u00eb; por un\u00eb jua dor\u00ebzova n\u00eb dor\u00eb.\n24:12 Dhe \u00e7ova para jush grer\u00ebzat, q\u00eb i b\u00ebn\u00eb t\u00eb ikin para jush, ashtu si kishte ndodhur me dy mbret\u00ebrit e Amorejve; por kjo nuk ishte merit\u00eb e shpat\u00ebs ose e harkut t\u00ebnd.\n24:13 Dhe ju dhash\u00eb nj\u00eb tok\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kishit punuar dhe qytete q\u00eb nuk i kishit nd\u00ebrtuar, dhe ju banuat n\u00eb to; dhe tani hani frytin e vreshtave dhe t\u00eb ullishteve q\u00eb nuk keni mbjell\u00eb\".\n24:14 Prandaj tani t'ia kini frik\u00ebn Zotit dhe sh\u00ebrbejeni me ndershm\u00ebri dhe besnik\u00ebri; hiqni per\u00ebndit\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u sh\u00ebrbyen et\u00ebrit tuaj matan\u00eb lumit dhe n\u00eb Egjipt, dhe vihuni n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Zotit.\n24:15 Dhe n\u00eb rast se ju duket nj\u00eb gj\u00eb e keqe t'i sh\u00ebrbeni Zotit, zgjidhni sot kujt doni t'i sh\u00ebrbeni, o per\u00ebndit\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u sh\u00ebrbyen et\u00ebrit tuaj matan\u00eb lumit, o per\u00ebndit\u00eb e Amorejve, n\u00eb vendin e t\u00eb cil\u00ebve\n24:16 At\u00ebher\u00eb populli u p\u00ebrgjigj dhe tha: \"Larg qoft\u00eb q\u00eb ne t\u00eb braktisim Zotin p\u00ebr t'u sh\u00ebrbyer per\u00ebndive t\u00eb tjera!\n24:17 Sepse Zoti, Per\u00ebndia yn\u00eb, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb na nxori ne dhe et\u00ebrit tan\u00eb nga vendi i Egjiptit, nga sht\u00ebpia e skllav\u00ebris\u00eb, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb mrekullira t\u00eb m\u00ebdha para syve tan\u00eb dhe q\u00eb na ka mbrojtur gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb b\u00ebm\u00eb dhe midis gjith\u00eb popujve n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve kemi kaluar;\n24:18 dhe Zoti ka d\u00ebbuar para nesh t\u00ebr\u00eb popujt dhe Amorejt\u00eb q\u00eb banonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend; prandaj ne do t'i sh\u00ebrbejm\u00eb Zotit, sepse ai \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia yn\u00eb\".\n24:19 Por Jozueu i tha popullit: \"Ju nuk mund t'i sh\u00ebrbeni Zotit, sepse ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Per\u00ebndi i shenjt\u00eb, nj\u00eb Per\u00ebndi ziliqar; ai nuk do t'i fal\u00eb shkeljet dhe m\u00ebkatet tuaja.\n24:20 Kur ta braktisni Zotin dhe t'u sh\u00ebrbeni per\u00ebndive t\u00eb huaja, ai do t\u00eb kthehet p\u00ebr t'ju b\u00ebr\u00eb keq dhe p\u00ebr t'ju konsumuar pas aq t\u00eb mirave q\u00eb ju ka b\u00ebr\u00eb\".\n24:21 Dhe populli i tha Jozueut: \"Jo, ne do t'i sh\u00ebrbejm\u00eb Zotit\".\n24:22 At\u00ebher\u00eb Jozueu i tha popullit: \"Ju jeni d\u00ebshmitar\u00eb kund\u00ebr vetvetes, pse keni zgjedhur p\u00ebr vete Zotin p\u00ebr t'i sh\u00ebrbyer!\". Ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"Jemi d\u00ebshmitar\u00eb!\".\n24:23 Jozueu tha: \"Hiqni, pra, per\u00ebndit\u00eb e huaja q\u00eb jan\u00eb n\u00eb mes tuaj dhe p\u00ebruleni zemr\u00ebn tuaj Zotit, Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Izraelit!\".\n24:24 Populli iu p\u00ebrgjigj Jozueut: \"Ne do t'i sh\u00ebrbejm\u00eb Zotit, Per\u00ebndis\u00eb ton\u00eb, dhe do t'i bindemi z\u00ebrit t\u00eb tij\".\n24:25 K\u00ebshtu Jozueu lidhi at\u00eb dit\u00eb nj\u00eb bes\u00eblidhje me popullin, dhe i dha statutet dhe dekretet n\u00eb Sikem.\n24:26 Pastaj Jozueu shkroi k\u00ebto gj\u00ebra n\u00eb librin e ligjit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb; dhe mori nj\u00eb gur t\u00eb madh dhe e vendosi aty, posht\u00eb lisit, pran\u00eb shenjt\u00ebrores s\u00eb Zotit.\n24:27 Jozueu i tha pastaj t\u00ebr\u00eb popullit: \"Ja, ky gur do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmitar kund\u00ebr nesh, sepse ai i d\u00ebgjoi t\u00ebr\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb na tha Zoti; ai, pra, do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si d\u00ebshmitar kund\u00ebr jush, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos e mohoni Per\u00ebndin\u00eb tuaj\".\n24:28 Pastaj Jozueu e ktheu popullin n\u00eb vendin ku ishte m\u00eb par\u00eb, secili n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e vet.\n24:29 Pas k\u00ebtyre gj\u00ebrave Jozueu, bir i Nunit dhe sh\u00ebrb\u00ebtor i Zotit, vdiq n\u00eb mosh\u00ebn nj\u00ebqind e dhjet\u00eb vje\u00e7,\n24:30 dhe e varros\u00ebn n\u00eb territorin e pron\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Timnath-Serah, q\u00eb ndodhet n\u00eb krahin\u00ebn malore t\u00eb Efraimit, n\u00eb veri t\u00eb malit Gaash.\n24:31 Izraeli i sh\u00ebrbeu Zotit gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Jozueut dhe gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb pleqve q\u00eb jetuan pas Jozueut dhe q\u00eb dinin t\u00ebr\u00eb veprat q\u00eb Zoti kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Izraelin.\n24:32 Eshtrat e Jozefit, q\u00eb bijt\u00eb e Izraelit kishin sjell\u00eb nga Egjipti, i varros\u00ebn n\u00eb Sikem, n\u00eb pjes\u00ebn e ar\u00ebs q\u00eb Jakobi ua kishte bler\u00eb bijve t\u00eb Hamorit, atit t\u00eb Sikemit, p\u00ebr nj\u00ebqind pjes\u00eb argjendi, dhe q\u00eb ishte pron\u00eb e bijve t\u00eb Jozefit.\n24:33 Pastaj vdiq edhe Eleazari, bir i Aaronit, dhe e varros\u00ebn n\u00eb malin, q\u00eb ishte pron\u00eb e birit t\u00eb tij Finehas dhe q\u00eb ia kishin dh\u00ebn\u00eb n\u00eb krahin\u00ebn malore t\u00eb Efraimit.","title":"Albanian Bible: Joshua","type":"page"}
