{"collection":"Bible & Christianity","html_url":"https://unchartedknowledge.5gfusion.net/browse/bib/wb/alb/lev.htm","path":"bib/wb/alb/lev.htm","source_url":"https://sacred-texts.com/bib/wb/alb/lev.htm","text":"1:1 Zoti thirri Moisiun dhe i foli nga \u00e7adra e mbledhjes, duke th\u00ebn\u00eb:\n1:2 \"Folu bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur dikush nga ju sjell nj\u00eb ofert\u00eb p\u00ebr Zotin, sillni si fli tuaj\u00ebn nj\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga kopeja e bag\u00ebtis\u00eb s\u00eb trash\u00eb ose t\u00eb im\u00ebt.\n1:3 N\u00eb rast se oferta e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb olokaust i nj\u00eb koke bag\u00ebtie nga kopeja, le t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb mashkull pa t\u00eb meta; ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb hyrjen e \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes me vullnetin e tij p\u00ebrpara Zotit.\n1:4 Do t\u00eb v\u00ebr\u00eb pastaj dor\u00ebn e tij mbi kok\u00ebn e olokaustit, q\u00eb do t\u00eb pranohet n\u00eb vend t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb shlyer d\u00ebnimin n\u00eb vend t\u00eb tij.\n1:5 Pastaj do t\u00eb ther\u00eb demin e vog\u00ebl para Zotit; dhe prift\u00ebrinjt\u00eb, bijt\u00eb e Aaronit, do t\u00eb sjellin gjakun dhe do ta sp\u00ebrkatin rreth e qark altarit, q\u00eb ndodhet n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes;\n1:6 do ta rrjep\u00eb olokaustin dhe do ta pres\u00eb n\u00eb copa.\n1:7 Dhe bijt\u00eb e priftit Aaron do t\u00eb v\u00ebn\u00eb zjarr mbi altar dhe do t\u00eb sistemojn\u00eb drut\u00eb mbi zjarrin.\n1:8 Pastaj prift\u00ebrinjt\u00eb, bijt\u00eb e Aaronit, do t\u00eb vendosin copat, kok\u00ebn dhe dhjamin mbi drut\u00eb e v\u00ebna mbi zjarrin q\u00eb gjendet mbi altarin;\n1:9 por do t'i lajn\u00eb me uj\u00eb zorr\u00ebt dhe k\u00ebmb\u00ebt, dhe prifti do t\u00eb tymos\u00eb \u00e7do gj\u00eb mbi altar, si nj\u00eb olokaust, nj\u00eb flijim q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me zjarr me er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr Zotin.\n1:10 N\u00eb qoft\u00eb se oferta e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb olokaust nga kopeja: dele ose dhi, t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb mashkull pa t\u00eb meta.\n1:11 Do ta ther\u00eb nga krahu verior i altarit, p\u00ebrpara Zotit; dhe prift\u00ebrinjt\u00eb, bijt\u00eb e Aaronit, do t\u00eb sp\u00ebrkasin gjakun e tij rreth e qark altarit.\n1:12 Pastaj do ta pres\u00eb n\u00eb copa bashk\u00eb me kok\u00ebn dhe dhjamin e tij, dhe prifti do t'i v\u00ebr\u00eb mbi drut\u00eb q\u00eb ndodhen mbi zjarrin q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi altar;\n1:13 por do t'i laj\u00eb zorr\u00ebt dhe k\u00ebmb\u00ebt me uj\u00eb, dhe prifti do t\u00eb paraqes\u00eb \u00e7do gj\u00eb dhe do ta tymos\u00eb mbi altar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb olokaust, nj\u00eb flijim i b\u00ebr\u00eb me zjarr me er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr Zotin.\n1:14 N\u00eb qoft\u00eb se ofrimi i tij p\u00ebr Zotin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb olokaust zogjsh, t\u00eb sjell\u00eb turtuj ose p\u00ebllumba t\u00eb rinj.\n1:15 Prifti do t'i paraqes\u00eb n\u00eb altar, do t'u k\u00ebpus\u00eb kok\u00ebn, do t'i tymos\u00eb k\u00ebto mbi altar, dhe gjaku i tij do t\u00eb rrjedh\u00eb mbi nj\u00eb krah t\u00eb altarit.\n1:16 Pastaj do t'u heq\u00eb gush\u00ebn me gjith\u00eb puplat dhe do t'i hedh\u00eb pran\u00eb altarit, n\u00eb drejtim t\u00eb lindjes, n\u00eb vendin e hirit.\n1:17 Do t'i thyej\u00eb pastaj duke i mbajtur nga krah\u00ebt, por pa i ndar\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb, dhe prifti do t'i tymos\u00eb mbi altar, mbi drut\u00eb e v\u00ebna mbi zjarr. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb olokaust, nj\u00eb flijim i b\u00ebr\u00eb me zjarr me er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr Zotin\".\n2:1 \"Kur dikush i sjell si fli Zotit nj\u00eb blatim, oferta e tij t\u00eb jet\u00eb nga maja e miellit; le t\u00eb derdh\u00eb vaj mbi t\u00eb dhe t'i v\u00ebr\u00eb temjan sip\u00ebr.\n2:2 Do t'ia \u00e7oj\u00eb prift\u00ebrinjve, bijve t\u00eb Aaronit; prifti do t\u00eb marr\u00eb prej saj nj\u00eb grusht maj\u00eb mielli dhe vaji me gjith\u00eb temjanin dhe do ta tymos\u00eb mbi altar si kujtim. \u00c9sht\u00eb nj\u00eb flijim i b\u00ebr\u00eb me zjarr me er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr Zotin.\n2:3 Ajo q\u00eb mbetet nga blatimi do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr Aaronin dhe bijt\u00eb e tij; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e shenjt\u00eb e b\u00ebr\u00eb me zjarr p\u00ebr Zotin.\n2:4 Kur \u00e7on si fli nj\u00eb blatim ushqimesh t\u00eb pjekura n\u00eb furr\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb me kula\u00e7 prej maje mielli, pa maja, t\u00eb z\u00ebna me vaj dhe me revani pa maja t\u00eb lyer me vaj.\n2:5 Por n\u00eb qoft\u00eb se ofrimi jote \u00ebsht\u00eb nj\u00eb blatim ushqimi t\u00eb pjekur n\u00eb skar\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb prej maj\u00ebs s\u00eb miellit t\u00eb p\u00ebrzier me vaj dhe pa maja.\n2:6 Do ta ndash n\u00eb copa dhe do t\u00eb derdh\u00ebsh vaj mbi t\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb blatim ushqimor.\n2:7 Por n\u00eb rast se flija jote \u00ebsht\u00eb nj\u00eb blatim ushqimi i gatuar n\u00eb tigan, do t\u00eb jet\u00eb prej maj\u00ebs s\u00eb miellit me vaj.\n2:8 Do t'i \u00e7osh Zotit blatimin ushqimor t\u00eb p\u00ebrgatitur me k\u00ebto gj\u00ebra; do t'i paraqitet priftit, q\u00eb do ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb altar.\n2:9 Prifti do t\u00eb marr\u00eb nga blatimi pjes\u00ebn q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si kujtim dhe do ta tymos\u00eb mbi altar. \u00c9sht\u00eb nj\u00eb flijim i b\u00ebr\u00eb me zjarr me er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr Zotin.\n2:10 Ajo q\u00eb mbetet nga blatimi i ushqimit do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr Aaronin dhe bijt\u00eb e tij; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e shenjt\u00eb nd\u00ebr flijimet e b\u00ebra me zjarr p\u00ebr Zotin.\n2:11 \u00c7do blatim ushqimor q\u00eb do t'i \u00e7oni Zotit do t\u00eb jet\u00eb pa maja, sepse nuk do t\u00eb tymosni asgj\u00eb q\u00eb p\u00ebrmban maja ose mjalt\u00eb, si flijim q\u00eb b\u00ebhet me zjarr p\u00ebr Zotin.\n2:12 Mund t'ia \u00e7oni Zotit si nj\u00eb blatim t\u00eb prodhimeve t\u00eb para, por ato nuk do t\u00eb vihen mbi altarin si oferta me er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme.\n2:13 \u00c7do blatim ushqimor q\u00eb do t\u00eb ofrosh, do ta ndreq\u00ebsh me krip\u00eb; nuk do ta l\u00ebsh mangut krip\u00ebn nga blatimet e tua, sipas bes\u00eblidhjes me Per\u00ebndin\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha ofertat e tua do t\u00eb ofrosh krip\u00eb.\n2:14 N\u00eb rast se i ofron Zotit nj\u00eb blatim ushqimesh nga prodhimet e tua t\u00eb para, do t\u00eb ofrosh si blatim ushqimor t\u00eb prodhimeve t\u00eb tua t\u00eb para kallinj t\u00eb thekur n\u00eb zjarr, kokrra gruri t\u00eb shtypura nga kallinj t\u00eb plot\u00eb.\n2:15 Dhe do t\u00eb v\u00ebsh mbi to vaj dhe temjan; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb blatim ushqimor.\n2:16 Pas k\u00ebsaj prifti do t\u00eb tymos\u00eb si kujtim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb grurit dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vajit, s\u00eb bashku me t\u00ebr\u00eb temjanin. \u00c9sht\u00eb nj\u00eb flijim i b\u00ebr\u00eb me zjarr p\u00ebr Zotin\".\n3:1 \"Kur nj\u00eb njeri ofron nj\u00eb flijim fal\u00ebnderimi, po t\u00eb jet\u00eb se ofron nj\u00eb bag\u00ebti t\u00eb trash\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga kopeja, qoft\u00eb mashkull apo fem\u00ebr, do ta ofroj\u00eb pa t\u00eb meta p\u00ebrpara Zotit.\n3:2 Do t\u00eb v\u00ebr\u00eb dor\u00ebn mbi kok\u00ebn e ofert\u00ebs s\u00eb tij dhe do ta ther\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes; pastaj prift\u00ebrinjt\u00eb, bijt\u00eb e Aaronit, do t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb gjakun rreth e qark mbi altarin.\n3:3 Nga ky flijim fal\u00ebnderimi do t\u00eb paraqes\u00eb, si flijim t\u00eb b\u00ebr\u00eb me zjarr p\u00ebr Zotin, dhjamin q\u00eb mbulon zorr\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb dhjamin q\u00eb rri ngjitur me zorr\u00ebt,\n3:4 t\u00eb dy veshkat dhe dhjamin q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi ato rreth ijeve, por do t\u00eb shk\u00ebpus\u00eb bul\u00ebn me dhjam\u00eb t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb s\u00eb zez\u00eb q\u00eb ndodhet mbi veshkat.\n3:5 Pas k\u00ebsaj bijt\u00eb e Aaronit do ta tymosin n\u00eb altarin mbi olokaustin, q\u00eb ndodhet mbi drut\u00eb e v\u00ebna mbi zjarr. \u00c9sht\u00eb nj\u00eb flijim i b\u00ebr\u00eb me zjarr me er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr Zotin.\n3:6 N\u00eb rast se oferta e tij, si flijim fal\u00ebnderimi p\u00ebr Zotin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bag\u00ebti e im\u00ebt, qoft\u00eb mashkull apo fem\u00ebr, do ta ofroj\u00eb pa t\u00eb meta.\n3:7 N\u00eb rast se paraqet si flijm e tij nj\u00eb qengj, do ta ofroj\u00eb p\u00ebrpara Zotit.\n3:8 Do t\u00eb v\u00ebr\u00eb dor\u00ebn e tij mbi kok\u00ebn e ofert\u00ebs s\u00eb tij dhe do ta ther\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes; pastaj bijt\u00eb e Aaronit do ta shp\u00ebrndajn\u00eb gjakun rreth e qark mbi altarin.\n3:9 Nga flijimi i fal\u00ebnderimit do t\u00eb paraqitet, si flijim i b\u00ebr\u00eb me zjarr p\u00ebr Zotin, dhjami i tij; ai do t\u00eb shk\u00ebpus\u00eb t\u00ebr\u00eb bishtin e majm\u00eb af\u00ebr shtyll\u00ebs kurrizore, dhjamin q\u00eb mbulon zorr\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb dhjamin q\u00eb rri ngjitur me zorr\u00ebt,\n3:10 t\u00eb dy veshkat dhe dhjamin q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi to rreth ijeve, por do t\u00eb shk\u00ebpus\u00eb bul\u00ebn e majme t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb mbi veshkat.\n3:11 Pastaj prifti do ta tymos\u00eb mbi altarin si ushqim. \u00c9sht\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb e b\u00ebr\u00eb me zjarr p\u00ebr Zotin.\n3:12 N\u00eb rast se oferta e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhi, do ta ofroj\u00eb para Zotit.\n3:13 Do t\u00eb v\u00ebr\u00eb dor\u00ebn e tij mbi kok\u00ebn e saj dhe do ta ther\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes; pastaj bijt\u00eb e Aaronit do t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb gjakun rreth e qark mbi altarin.\n3:14 Prej saj do t\u00eb paraqes\u00eb, si flijim t\u00eb b\u00ebr\u00eb me zjarr p\u00ebr Zotin, dhjamin q\u00eb mbulon zorr\u00ebt dhe t\u00ebr\u00eb dhjamin q\u00eb rri ngjitur me zorr\u00ebt,\n3:15 t\u00eb dy veshkat dhe dhjamin q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi to rreth ijeve, por do t\u00eb shk\u00ebpus\u00eb bul\u00ebn e majme t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb mbi veshkat.\n3:16 Pastaj prifti do t'i tymos\u00eb mbi altar si ushqim. \u00c9sht\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb e b\u00ebr\u00eb me zjarr me er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme. E t\u00ebr\u00eb yndyra i p\u00ebrket Zotit.\n3:17 Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj i p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb brezat tuaj, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet ku do t\u00eb banoni: nuk do t\u00eb hani as yndyr\u00eb, as gjak\".\n4:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke th\u00ebn\u00eb:\n4:2 \"Folu bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj atyre: N\u00eb rast se dikush kryen m\u00ebkat nga padituria kund\u00ebr \u00e7far\u00ebdo urdh\u00ebrimi, duke b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk duhet t\u00eb b\u00ebnte,\n4:3 n\u00eb rast se m\u00ebkaton prifti q\u00eb ka q\u00ebn\u00eb vajuar, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu popullin fajtor, t'i ofroj\u00eb Zotit p\u00ebr m\u00ebkatin e kryer nj\u00eb dem t\u00eb vog\u00ebl pa t\u00eb meta, si flijim p\u00ebr m\u00ebkatin.\n4:4 Do ta \u00e7oj\u00eb demin e vog\u00ebl n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes p\u00ebrpara Zotit; do t\u00eb v\u00ebr\u00eb dor\u00ebn e tij mbi kok\u00ebn e demit t\u00eb vog\u00ebl dhe do ta ther\u00eb demin e vog\u00ebl p\u00ebrpara Zotit.\n4:5 Pastaj prifti q\u00eb ka q\u00ebn\u00eb vajosur do t\u00eb marr\u00eb gjak nga demi i vog\u00ebl dhe do ta \u00e7oj\u00eb at\u00eb n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e mbledhjes;\n4:6 prifti do t\u00eb ngjyej\u00eb gishtin e tij n\u00eb gjak dhe do t\u00eb sp\u00ebrkas\u00eb pak nga ky gjak shtat\u00eb her\u00eb para Zotit, p\u00ebrball\u00eb velit t\u00eb shenjt\u00ebrores.\n4:7 Pastaj prifti do t\u00eb v\u00ebr\u00eb pak nga ai gjak mbi brir\u00ebt e altarit t\u00eb temjanit t\u00eb parfumuar para Zotit, q\u00eb ndodhet n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e mbledhjes; do t\u00eb derdh\u00eb mbetjen e gjakut t\u00eb demit t\u00eb vog\u00ebl mbi baz\u00ebn e altarit t\u00eb olokausteve, q\u00eb ndodhet n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes.\n4:8 Do t\u00eb heq\u00eb prej tij t\u00ebr\u00eb dhjamin e flis\u00eb s\u00eb m\u00ebkatit t\u00eb demit t\u00eb vog\u00ebl: dhjamin q\u00eb mbulon zorr\u00ebt dhe t\u00ebr\u00eb dhjamin q\u00eb rri ngjitur me zorr\u00ebt,\n4:9 t\u00eb dy veshkat dhe dhjamin q\u00eb ndodhet mbi ta rreth ijeve, por do t\u00eb shk\u00ebput\u00eb bul\u00ebn e majme t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb mbi veshkat,\n4:10 ashtu si\u00e7 veprohet p\u00ebr demin e vog\u00ebl t\u00eb flijimit t\u00eb fal\u00ebnderimit; pastaj prifti do t'i tymos\u00eb ato mbi altarin e olokausteve.\n4:11 Por l\u00ebkur\u00ebn e demit t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00ebr\u00eb mishin e tij, s\u00eb bashku me kok\u00ebn e tij, k\u00ebmb\u00ebt e tij, zorr\u00ebt e tij dhe f\u00eblliq\u00ebsirat e tij,\n4:12 gjith\u00eb demin e vog\u00ebl, do ta \u00e7oj\u00eb jasht\u00eb kampit, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb past\u00ebr, ku hidhet hiri; dhe do ta djeg\u00eb mbi dru me zjarr; do t\u00eb digjet aty ku hidhet hiri.\n4:13 N\u00eb rast se gjith\u00eb asambleja e Izraelit kryen m\u00ebkat nga padituria, dhe kjo gj\u00eb mbahet e fsheht\u00eb nga syt\u00eb e asambles\u00eb, ajo ka b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb Zoti e ka ndaluar t\u00eb b\u00ebhet dhe k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fajtore;\n4:14 kur m\u00ebkati i b\u00ebr\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet i njohur, asambleja do t\u00eb ofroj\u00eb si fli p\u00ebr m\u00ebkatin nj\u00eb dem t\u00eb vog\u00ebl dhe do ta \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes.\n4:15 Pleqt\u00eb e asambles\u00eb do t\u00eb v\u00ebn\u00eb duart e tyre mbi kok\u00ebn e demit t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebrpara Zotit; pastaj demi i vog\u00ebl do t\u00eb theret p\u00ebrpara Zotit.\n4:16 Pastaj prifti q\u00eb ka q\u00ebn\u00eb vajuar do t\u00eb sjell\u00eb pak gjak nga demi i vog\u00ebl n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e mbledhjes;\n4:17 pas k\u00ebsaj prifti do t\u00eb ngjyej\u00eb gishtin e tij n\u00eb gjak dhe do ta sp\u00ebrkas\u00eb at\u00eb shtat\u00eb her\u00eb p\u00ebrpara Zotit, p\u00ebrball\u00eb velit.\n4:18 Do t\u00eb v\u00ebr\u00eb pak nga ai gjak mbi brir\u00ebt e altarit q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara Zotit, n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e mbledhjes; dhe do t\u00eb derdh\u00eb mbetjen e gjakut n\u00eb baz\u00ebn e altarit t\u00eb olokaustit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb hyrjen e \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes.\n4:19 S\u00eb k\u00ebtejmi do t\u00eb heq\u00eb t\u00ebr\u00eb dhjamin dhe do ta tymos\u00eb mbi altar.\n4:20 Do t\u00eb veproj\u00eb me k\u00ebt\u00eb dem t\u00eb vog\u00ebl ashtu si\u00e7 pat vepruar me demin e vog\u00ebl t\u00eb ofruar p\u00ebr m\u00ebkatin; do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. K\u00ebshtu prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e asambles\u00eb dhe k\u00ebta do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb falur.\n4:21 Pastaj do ta \u00e7oj\u00eb demin e vog\u00ebl jasht\u00eb kampit dhe do ta djeg\u00eb ashtu si\u00e7 ka djegur demin e par\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Ky \u00ebsht\u00eb flijimi i m\u00ebkatit p\u00ebr asamblen\u00eb.\n4:22 N\u00eb rast se nj\u00eb nd\u00ebr krer\u00ebt ka kryer nj\u00eb m\u00ebkat dhe nga padituria ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb Zoti, Per\u00ebndia e tij, e ka ndaluar t\u00eb b\u00ebhet, duke u b\u00ebr\u00eb, pra, fajtor,\n4:23 kur ai b\u00ebhet i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr m\u00ebkatin q\u00eb ka kryer, do t\u00eb \u00e7oj\u00eb si ofert\u00eb t\u00eb tij nj\u00eb cjap mashkull, pa t\u00eb meta.\n4:24 Do t\u00eb v\u00ebr\u00eb dor\u00ebn mbi kok\u00ebn e cjapit dhe do ta ther\u00eb n\u00eb vendin ku theren olokaustet p\u00ebrpara Zotit. \u00c9sht\u00eb nj\u00eb flijim p\u00ebr m\u00ebkatin.\n4:25 Pastaj prifti do t\u00eb marr\u00eb me gishtin e tij pak gjak nga flijimi p\u00ebr m\u00ebkatin dhe do ta v\u00ebr\u00eb mbi brir\u00ebt e altarit t\u00eb olokausteve, dhe do t\u00eb derdh\u00eb gjakun e cjapit mbi baz\u00ebn e altarit t\u00eb olokaustit;\n4:26 pastaj do t\u00eb tymos\u00eb t\u00ebr\u00eb dhjamin e tij mbi altar, si dhjamin e flijimit t\u00eb fal\u00ebnderimit. K\u00ebshtu prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebr at\u00eb, dhe m\u00ebkati do t'i falet.\n4:27 N\u00eb rast se dikush nga populli kryen nj\u00eb m\u00ebkat nga padituria kund\u00ebr \u00e7far\u00ebdo urdh\u00ebrimi t\u00eb Zotit, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk duhet t\u00eb b\u00ebnte, duke u b\u00ebr\u00eb, pra, fajtor,\n4:28 kur ai b\u00ebhet i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr m\u00ebkatin q\u00eb ka kryer, do t\u00eb sjell\u00eb si ofert\u00eb nj\u00eb dhi fem\u00ebr, pa t\u00eb meta, p\u00ebr m\u00ebkatin e kryer.\n4:29 Do t\u00eb v\u00ebr\u00eb dor\u00ebn mbi kok\u00ebn e flis\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatin dhe do ta ther\u00eb flin\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatin n\u00eb vendin e olokaustit.\n4:30 Pastaj prifti do t\u00eb marr\u00eb me gishtin e tij pak nga gjaku i tij dhe do ta v\u00ebr\u00eb mbi brir\u00ebt e altarit t\u00eb olokaustit, dhe do t\u00eb derdh\u00eb mbetjen e gjakut t\u00eb tij mbi baz\u00ebn e altarit.\n4:31 Do t\u00eb marr\u00eb t\u00ebr\u00eb dhjamin e tij, ashtu si mori dhjamin nga flijimi i fal\u00ebnderimit; pastaj prifti do ta tymos\u00eb at\u00eb mbi altar si nj\u00eb er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr Zotin. K\u00ebshtu prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen dhe ai do t\u00eb falet.\n4:32 N\u00eb qoft\u00eb se ai sjell nj\u00eb qengj si fli t\u00eb tij p\u00ebr m\u00ebkatin, duhet t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr pa t\u00eb meta.\n4:33 Do t\u00eb v\u00ebr\u00eb dor\u00ebn mbi kok\u00ebn e flis\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatin dhe do ta ther\u00eb si fli p\u00ebr m\u00ebkatin n\u00eb vendin ku theren olokaustet.\n4:34 Pastaj prifti do t\u00eb marr\u00eb me gishtin e tij pak gjak nga gjaku i flis\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatin dhe do ta v\u00ebr\u00eb mbi brir\u00ebt e altarit t\u00eb olokaustit, dhe do t\u00eb derdh\u00eb mbetjen e gjakut t\u00eb tij mbi baz\u00ebn e altarit.\n4:35 Do t\u00eb marr\u00eb t\u00ebr\u00eb dhjamin, si\u00e7 merret dhjami i qengjit t\u00eb flijimit t\u00eb fal\u00ebnderimit; pastaj prifti do ta tymos\u00eb mbi altar, mbi flijimet e b\u00ebra me zjarr p\u00ebr Zotin. K\u00ebshtu prifti do t\u00eb kryej\u00eb shlyerjen p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebkatit q\u00eb ka kryer, dhe ai do t\u00eb jet\u00eb falur\".\n5:1 \"N\u00eb qoft\u00eb se dikush kryen nj\u00eb m\u00ebkat, pasi t\u00eb jet\u00eb betuar bot\u00ebrisht se do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb, kur ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar, sepse e ka par\u00eb faktin ose i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i njohur, po t\u00eb jet\u00eb se nuk e kall\u00ebzon, do t\u00eb mbaj\u00eb fajin.\n5:2 Ose kur dikush prek di\u00e7ka t\u00eb papast\u00ebr, qoft\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme, si k\u00ebrm\u00ebn e nj\u00eb kafshe t\u00eb papast\u00ebr ose k\u00ebrm\u00ebn e nj\u00eb kafshe sht\u00ebpiake t\u00eb papast\u00ebr apo k\u00ebrm\u00ebn t\u00eb nj\u00eb rr\u00ebshqanori t\u00eb papast\u00ebr, do t\u00eb mbetet ai vet\u00eb i papast\u00ebr dhe fajtor.\n5:3 Ose kur prek nj\u00eb papast\u00ebrti njer\u00ebzore, qoft\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme, \u00e7far\u00ebdo gj\u00eb me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit njeriu b\u00ebhet i papast\u00ebr kur e pranon, \u00ebsht\u00eb fajtor.\n5:4 Ose n\u00eb se dikush n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme, duke folur pa u menduar thell\u00eb me buz\u00ebt e tij, betohet se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb apo nj\u00eb t\u00eb keqe, \u00e7far\u00ebdo gj\u00eb q\u00eb nj\u00eb njeri mund t\u00eb thot\u00eb me m\u00ebndjeleht\u00ebsi me nj\u00eb betim, kur e pranon gabimin, \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr secil\u00ebn nga k\u00ebto gj\u00ebra.\n5:5 Prandaj n\u00eb se dikush \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fajtor n\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto gj\u00ebra, do t\u00eb pranoj\u00eb m\u00ebkatin q\u00eb ka kryer;\n5:6 do t'i \u00e7oj\u00eb pra Zotit, si fli t\u00eb fajit t\u00eb tij p\u00ebr m\u00ebkatin q\u00eb ka kryer, nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb kopes\u00eb, nj\u00eb dele apo nj\u00eb dhi, si flijim p\u00ebr m\u00ebkatin; dhe prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyerjen p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebkatit t\u00eb tij.\n5:7 N\u00eb qoft\u00eb se nuk ka mjetet p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb dele, do t'i \u00e7oj\u00eb Zotit, si fli p\u00ebr m\u00ebkatin e kryer, dy turtuj ose dy p\u00ebllumba t\u00eb rinj: nj\u00ebrin si flijim p\u00ebr m\u00ebkatin dhe tjetrin si olokaust.\n5:8 Do t'ia \u00e7oj\u00eb priftit, i cili do t\u00eb ofroj\u00eb s\u00eb pari at\u00eb t\u00eb m\u00ebkatit; do t'i k\u00ebpus\u00eb kok\u00ebn pran\u00eb qaf\u00ebs, por pa e ndar\u00eb plot\u00ebsisht;\n5:9 pastaj do t\u00eb sp\u00ebrkas\u00eb pak gjak t\u00eb flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin mbi faqen e altarit, dhe mbetja e gjakut do t\u00eb derdhet n\u00eb baz\u00ebn e altarit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb flijim p\u00ebr m\u00ebkatin.\n5:10 Me zogun tjet\u00ebr do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb olokaust, simbas normave t\u00eb caktuara. K\u00ebshtu prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr at\u00eb person shlyerjen e m\u00ebkatit q\u00eb ka kryer, dhe ai do t'i falet.\n5:11 Por n\u00eb rast se i mungojn\u00eb mjetet p\u00ebr t\u00eb siguruar dy turtuj ose dy p\u00ebllumba t\u00eb rinj, at\u00ebher\u00eb kush ka m\u00ebkatuar do t\u00eb sjell\u00eb si ofert\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb efe n\u00eb maj\u00eb mielli, si flijim p\u00ebr m\u00ebkatin; nuk do t\u00eb v\u00ebr\u00eb mbi t\u00eb as vaj as temjan, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb flijim p\u00ebr m\u00ebkatin.\n5:12 Do ta \u00e7oj\u00eb miellin te prifti dhe ky do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb grusht prej tij si kujtim, dhe do ta tymos\u00eb mbi altarin sip\u00ebr flijimeve t\u00eb b\u00ebra me zjarr p\u00ebr Zotin. \u00c9sht\u00eb nj\u00eb flijim p\u00ebr m\u00ebkatin.\n5:13 K\u00ebshtu prifti do t\u00eb shlyej\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebkatin q\u00eb ai ka kryer n\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto gj\u00ebra, dhe ai do t'i jet\u00eb falur. Mbetja do t'i takoj\u00eb priftit, si n\u00eb blatimin e ushqimit\".\n5:14 Zoti i foli akoma Moisiut, duke th\u00ebn\u00eb:\n5:15 \"N\u00eb qoft\u00eb se dikush kryen ndonj\u00eb shkelje dhe m\u00ebkaton nga padituria kund\u00ebr gj\u00ebrave t\u00eb shenjta t\u00eb Zotit, at\u00ebher\u00eb do t'i \u00e7oj\u00eb Zotit ofert\u00ebn e tij p\u00ebr shkeljen, nj\u00eb dash pa t\u00eb meta t\u00eb marr\u00eb nga kopeja, t\u00eb cilin ti e \u00e7mon n\u00eb sikla argjendi, simbas siklit t\u00eb shenjt\u00ebrores, si ofert\u00eb p\u00ebr shkeljen.\n5:16 Dhe do ta laj\u00eb d\u00ebmin e shkaktuar ndaj gj\u00ebs\u00eb s\u00eb shenjt\u00eb, duke shtuar nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn e vler\u00ebs, dhe do t'ia jap\u00eb priftit; k\u00ebshtu prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyerjen me dashin e ofert\u00ebs p\u00ebr shkeljen, dhe shkelja do t'i falet.\n5:17 N\u00eb qoft\u00eb se dikush m\u00ebkaton dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme, kryen nj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb Zoti ka ndaluar t\u00eb b\u00ebhet, \u00ebsht\u00eb gjithashtu fajtor dhe i detyruar t\u00eb vuaj\u00eb d\u00ebnimin.\n5:18 Ai do t'i sjell\u00eb priftit si ofert\u00eb p\u00ebr shkeljen, nj\u00eb dash pa t\u00eb meta, t\u00eb marr\u00eb nga kopeja, sipas vler\u00ebsimit t\u00ebnd. K\u00ebshtu prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyerjen p\u00ebr m\u00ebkatin e tij nga padituria, t\u00eb cilin e ka kryer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme dhe ky do t'i jet\u00eb falur.\n5:19 Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb p\u00ebr shkeljen; ai \u00ebsht\u00eb me siguri fajtor p\u00ebrpara Zotit\".\n6:1 Zoti i foli Moisiut, duke th\u00ebn\u00eb:\n6:2 \"N\u00eb qoft\u00eb se dikush m\u00ebkaton dhe b\u00ebn nj\u00eb shkelje kund\u00ebr Zotit, duke u sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt me fqinjin e tij lidhur me nj\u00eb depozit\u00eb, ose me nj\u00eb peng apo p\u00ebr nj\u00eb vjedhje, ose ka mashtruar fqinjin e tij,\n6:3 o sepse ka gjetur nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb humbur dhe ka g\u00ebnjyer lidhur me t\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb betuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme, p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo gj\u00eb njeriu mund t\u00eb m\u00ebkatoj\u00eb n\u00eb veprimet e tij,\n6:4 at\u00ebher\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se ka m\u00ebkatuar dhe \u00ebsht\u00eb fajtor, ai duhet t\u00eb rikthej\u00eb at\u00eb q\u00eb ka vjedhur, apo gj\u00ebn\u00eb e zhvatur me mashtrim, ose depozit\u00ebn q\u00eb i \u00ebsht\u00eb besuar apo sendin e humbur q\u00eb ka gjetur,\n6:5 ose t\u00eb gjitha ato p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb betuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme. Jo vet\u00ebm do t'i kthej\u00eb plot\u00ebsisht, por do t'u shtoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn dhe do t'ia dor\u00ebzoj\u00eb t\u00eb zotit n\u00eb po at\u00eb dit\u00eb t\u00eb ofert\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr shkeljen.\n6:6 Pastaj do t'i sjell\u00eb priftit ofert\u00ebn e tij p\u00ebr shkeljen p\u00ebrpara Zotit: nj\u00eb dash pa t\u00eb meta, t\u00eb marr\u00eb nga kopeja sipas vler\u00ebsimit t\u00ebnd, si ofert\u00eb p\u00ebr shkeljen.\n6:7 K\u00ebshtu prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpara Zotit, dhe do t'i falet \u00e7do faj p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fajtor\".\n6:8 Zoti i foli akoma Moisiut, duke th\u00ebn\u00eb:\n6:9 \"Jepu k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr Aaronit dhe bijve t\u00eb tij, dhe u thuaj atyre: Ky \u00ebsht\u00eb ligji i olokaustit. Olokausti do t\u00eb mbetet mbi mangallin sip\u00ebr altarit t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn, deri n\u00eb m\u00ebngjes; dhe zjarri i altarit do t\u00eb mbahet i ndezur.\n6:10 Prifti do t\u00eb vesh\u00eb tunik\u00ebn e tij prej liri dhe do t\u00eb vesh\u00eb mbi trup pantallonat; dhe do t\u00eb mbledh\u00eb hirin e olokaustit, q\u00eb zjarri ka konsumuar mbi altar, dhe do ta vendos\u00eb pran\u00eb altarit.\n6:11 Pastaj do t\u00eb heq\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb vesh\u00eb t\u00eb tjera, dhe do ta \u00e7oj\u00eb hirin jasht\u00eb kampit n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb past\u00ebr.\n6:12 Zjarri mbi altar do t\u00eb mbahet i ndezur dhe nuk do t\u00eb lihet t\u00eb shuhet; prifti do t\u00eb djeg\u00eb dru mbi t\u00eb \u00e7do m\u00ebngjes, do t\u00eb vendos\u00eb sip\u00ebr olokaustin dhe do t\u00eb tymos\u00eb sip\u00ebr dhjamin e flijimeve t\u00eb fal\u00ebnderimit.\n6:13 Zjarri duhet t\u00eb digjet vazhdimisht mbi altarin dhe nuk duhet t\u00eb shuhet.\n6:14 Ky \u00ebsht\u00eb ligji i blatimit t\u00eb ushqimit. Bijt\u00eb e Aaronit do ta paraqesin p\u00ebrpara Zotit p\u00ebrball\u00eb altarit.\n6:15 Nj\u00ebri prej tyre do t\u00eb marr\u00eb nga ai nj\u00eb grusht maje mielli me vajin e tij dhe me gjith\u00eb temjanin q\u00eb ndodhet mbi blatimin e ushqimit dhe do ta tymos\u00eb mbi altar me er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, si nj\u00eb kujtim p\u00ebr Zotin.\n6:16 Aaroni dhe bijt\u00eb e tij do t\u00eb han\u00eb at\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb mbetur; do t\u00eb hahet pa maja n\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb; ata do ta han\u00eb n\u00eb oborrin e \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes.\n6:17 T\u00eb mos piqet me maja; \u00ebsht\u00eb pjesa q\u00eb u dhash\u00eb atyre nga flijimet e mia t\u00eb b\u00ebra me zjarr. \u00c9sht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e shenjt\u00eb, ashtu si flijimi p\u00ebr m\u00ebkatin dhe si flijimi p\u00ebr shkeljen.\n6:18 \u00c7do mashkull nd\u00ebr bijt\u00eb e Aaronit do t\u00eb mund t\u00eb haj\u00eb. \u00c9sht\u00eb nj\u00eb ligj i p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00eb brezat tuaj, q\u00eb lidhet me flijimet e b\u00ebra me zjarr p\u00ebr Zotin. Kushdo q\u00eb prek k\u00ebto gj\u00ebra duhet t\u00eb jet\u00eb i shenjt\u00eb.\n6:19 Zoti i foli akoma Moisiut, duke th\u00ebn\u00eb:\n6:20 \"Kjo \u00ebsht\u00eb oferta q\u00eb Aaroni dhe bijt\u00eb e tij do t'i b\u00ebjn\u00eb Zotit dit\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb vajuar: nj\u00eb e dhjeta e ef\u00ebs maje mielli, si blatim i zakonsh\u00ebm i ushqimit, gjysm\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes dhe gjysm\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje.\n6:21 Ajo do t\u00eb p\u00ebrgatitet me vaj mbi nj\u00eb skar\u00eb; do ta \u00e7osh t\u00eb p\u00ebrzier mir\u00eb dhe do t\u00eb ofrosh copat e pjekura t\u00eb blatimit t\u00eb ushqimit, si er\u00eb e k\u00ebndshme p\u00ebr Zotin.\n6:22 Prifti, nj\u00ebrit prej bijve t\u00eb tij q\u00eb \u00ebsht\u00eb vajuar p\u00ebr t'i z\u00ebn\u00eb vendin, do t'i b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb ofert\u00eb; sipas ligjit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, do t\u00eb tymoset e t\u00ebra.\n6:23 \u00c7do blatim i ushqimit t\u00eb priftit do t\u00eb tymoset i t\u00ebri; ai nuk do t\u00eb hahet\".\n6:24 Zoti i foli akoma Moisiut, duke th\u00ebn\u00eb:\n6:25 \"Folu Aaronit dhe bijve t\u00eb tij dhe u thuaj atyre: Ky \u00ebsht\u00eb ligji i flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin. N\u00eb vendin ku theret olokausti, t\u00eb theret flia p\u00ebr m\u00ebkatin p\u00ebrpara Zotit. \u00c9sht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e shenjt\u00eb.\n6:26 Prifti q\u00eb e ofron p\u00ebr m\u00ebkatin, do ta haj\u00eb; duhet t\u00eb hahet n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb, n\u00eb oborrin e \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes.\n6:27 Kushdo q\u00eb prek mishin e saj b\u00ebhet i shenjt\u00eb; dhe n\u00eb qoft\u00eb se pak nga gjaku i tij bie mbi nj\u00eb rrobe, ajo duhet t\u00eb lahet n\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb.\n6:28 Por ena prej balte n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb pjekur do t\u00eb thyhet; dhe n\u00eb rast se \u00ebsht\u00eb pjekur n\u00eb nj\u00eb en\u00eb prej bronzi, kjo do t\u00eb f\u00ebrkohet mir\u00eb dhe do t\u00eb shp\u00eblahet me uj\u00eb.\n6:29 \u00c7do mashkull midis prift\u00ebrinjve do t\u00eb mund t\u00eb haj\u00eb prej tij; \u00ebsht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e shenjt\u00eb.\n6:30 Por nuk do t\u00eb hahet asnj\u00eb fli p\u00ebr m\u00ebkatin, gjaku i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u00e7uar n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e mbledhjes p\u00ebr t\u00eb shlyer m\u00ebkatin n\u00eb shenjt\u00ebrore. Ajo do t\u00eb digjet me zjarr\".\n7:1 \"Ky \u00ebsht\u00eb ligji i ofert\u00ebs p\u00ebr shkeljen, (\u00ebsht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e shenjt\u00eb).\n7:2 N\u00eb vendim ku theret olokausti, do t\u00eb theret flia p\u00ebr shkeljen; dhe gjaku i saj do t\u00eb sp\u00ebrkatet rreth e qark altarit.\n7:3 Prej saj do t\u00eb paraqitet t\u00ebr\u00eb dhjami: do t\u00eb hiqet bishti i majm\u00eb, dhjami q\u00eb mbulon zorr\u00ebt,\n7:4 t\u00eb dy veshkat, dhjami q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi to rreth ijeve dhe bula e dhjamur e m\u00ebl\u00e7is\u00eb s\u00eb zez\u00eb mbi veshkat.\n7:5 Pastaj prifti do t'i tymos\u00eb mbi altar, si nj\u00eb flijim i b\u00ebr\u00eb me zjarr p\u00ebr Zotin. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb flijim p\u00ebr shkeljen.\n7:6 \u00c7do mashkull midis prift\u00ebrinjve do t\u00eb mund t\u00eb haj\u00eb nga ajo; do t\u00eb hahet n\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb; \u00ebsht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e shenjt\u00eb.\n7:7 Flijimi p\u00ebr shkeljen \u00ebsht\u00eb si flijimi i m\u00ebkatit; i nj\u00ebjti ligj vlen p\u00ebr t\u00eb dy rastet; flia me t\u00eb cil\u00ebn prifti b\u00ebn shlyerjen i takon atij.\n7:8 Dhe prifti, q\u00eb ofron olokaustin e dikujt, do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr vete l\u00ebkur\u00ebn e olokaustit q\u00eb ka ofruar.\n7:9 K\u00ebshtu \u00e7do blatim i ushqimit i pjekur n\u00eb furr\u00eb, apo i p\u00ebrgatitur n\u00eb tigan ose mbi skar\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb i priftit q\u00eb e ka ofruar.\n7:10 Dhe \u00e7do blatim i ushqimit i p\u00ebrzier me vaj ose i that\u00eb i p\u00ebrket t\u00ebr\u00eb bijve t\u00eb Aaronit, si p\u00ebr njerin si p\u00ebr tjetrin.\n7:11 Ky \u00ebsht\u00eb ligji i flijimit t\u00eb fal\u00ebnderimit, q\u00eb do t'i \u00e7ohet Zotit.\n7:12 N\u00eb qoft\u00eb se dikush e ofron p\u00ebr dh\u00ebnie hiri, do t\u00eb ofroj\u00eb me flijimin e dh\u00ebnies s\u00eb hirit kula\u00e7 pa maja t\u00eb p\u00ebrzier me vaj, revani pa maja t\u00eb p\u00ebrzier me vaj dhe kula\u00e7 me maj\u00eb mielli t\u00eb p\u00ebrzier me vaj.\n7:13 Bashk\u00eb me kula\u00e7\u00ebt e buk\u00ebs pa maja, si ofert\u00eb t\u00eb tij do t\u00eb paraqes\u00eb, me flijimin e dh\u00ebnies s\u00eb hirit, flijimin e tij t\u00eb fal\u00ebnderimit.\n7:14 Nga \u00e7do ofert\u00eb ai do t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb kula\u00e7 si nj\u00eb blatim t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr Zotin; ai do t\u00eb jet\u00eb i priftit q\u00eb ka sp\u00ebrkatur gjakun e flijimit t\u00eb fal\u00ebnderimit.\n7:15 Mishi i flijimit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb hirit i paraqitur si fal\u00ebnderim do t\u00eb hahet po at\u00eb dit\u00eb gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ofrohet; nuk do t\u00eb lihet asgj\u00eb prej tij deri n\u00eb m\u00ebngjes.\n7:16 Por n\u00eb qoft\u00eb se flijimi q\u00eb dikush ofron \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kushtim ose nj\u00eb ofert\u00eb spontane, do t\u00eb hahet dit\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn paraqitet flijimi; ajo q\u00eb tepron duhet t\u00eb hahet t\u00eb nes\u00ebrmen.\n7:17 Por ajo q\u00eb mbetet nga mishi i flijimit do t\u00eb digjet me zjarr dit\u00ebn e tret\u00eb.\n7:18 N\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb hahet nga mishi i flijimit t\u00eb fal\u00ebnderimit, ai nuk do t\u00eb pranohet dhe nuk do t'i llogaritet; do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb veprim i neveritsh\u00ebm; dhe ai q\u00eb ha, do t\u00eb mbaj\u00eb fajin e m\u00ebkatit t\u00eb tij.\n7:19 Mishi, q\u00eb prek \u00e7far\u00ebdo gj\u00eb t\u00eb papast\u00ebr nuk do t\u00eb hahet; do t\u00eb digjet me zjarr. Sa p\u00ebr mishin tjet\u00ebr, kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr do t\u00eb mund t\u00eb haj\u00eb nga ai.\n7:20 Por personi, q\u00eb duke qen\u00eb i papast\u00ebr, ha mish nga flijimi i fal\u00ebnderimit q\u00eb i p\u00ebrket Zotit, do t\u00eb shfaroset nga populli i tij.\n7:21 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj n\u00eb se dikush prek \u00e7far\u00ebdo gj\u00eb t\u00eb papast\u00ebr (nj\u00eb papast\u00ebrti njer\u00ebzore, nj\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb papast\u00ebr ose \u00e7far\u00ebdo gj\u00eb t\u00eb neveritshme dhe t\u00eb ndyr\u00eb) dhe ha mish nga flijimi i fal\u00ebnderimit q\u00eb i p\u00ebrket Zotit, ai do t\u00eb shfaroset nga populli i tij\".\n7:22 Zoti i foli akoma Moisiut, duke th\u00ebn\u00eb:\n7:23 \"Folu bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj atyre: Nuk do t\u00eb hani asnj\u00eb yndyr\u00eb t\u00eb lop\u00ebs apo t\u00eb deles apo t\u00eb dhis\u00eb.\n7:24 Dhjami i nj\u00eb kafshe q\u00eb ka ngordhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme dhe dhjami i nj\u00eb kafshe t\u00eb shqyer mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr \u00e7do p\u00ebrdorim tjet\u00ebr, por nuk do t\u00eb hani aspak;\n7:25 sepse kushdo q\u00eb n\u00eb fakt ha dhjamin e nj\u00eb kafshe q\u00eb ofrohet si flijim i b\u00ebr\u00eb me zjarr p\u00ebr Zotin, ai q\u00eb ha nga ky mish do t\u00eb shfaroset nga populli i tij.\n7:26 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj nuk do t\u00eb hani asnj\u00eb gjak, as t\u00eb zogjve, as t\u00eb kat\u00ebrk\u00ebmb\u00ebshve, n\u00eb asnj\u00eb nga banesat tuaja.\n7:27 Kushdo q\u00eb ha \u00e7far\u00ebdo lloj gjaku, do t\u00eb shfaroset nga populli i tij\".\n7:28 Zoti i foli akoma Moisiut, duke th\u00ebn\u00eb:\n7:29 \"Folu bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj atyre: Kush i ofron Zotit flijimin e tij t\u00eb fal\u00ebnderimit do t'ia \u00e7oj\u00eb ofert\u00ebn e tij Zotit, duke e hequr nga flijimi i tij i fal\u00ebnderimit.\n7:30 Do t'i \u00e7oj\u00eb me duart e tij ofertat e b\u00ebra me zjarr p\u00ebr Zotin; do t\u00eb \u00e7oj\u00eb dhjamin bashk\u00eb me gjoksin, p\u00ebr t\u00eb tundur gjoksin si ofert\u00eb e tundur p\u00ebrpara Zotit.\n7:31 Prifti do ta tymos\u00eb dhjamin mbi altar, nd\u00ebrsa gjoksi do t\u00eb jet\u00eb i Aaronit dhe i bijve t\u00eb tij.\n7:32 Do t'i jepni priftit gjithashtu, si nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb lart\u00eb, kofsh\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb flijimeve tuaja t\u00eb fal\u00ebnderimit.\n7:33 Ai nga bijt\u00eb e Aaronit q\u00eb ofron gjakun dhe dhjamin e flijimeve t\u00eb fal\u00ebnderimit do t\u00eb ket\u00eb, si pjes\u00eb t\u00eb tij, kofsh\u00ebn e djatht\u00eb.\n7:34 Sepse nga flit\u00eb e fal\u00ebnderimit t\u00eb ofruara nga bijt\u00eb e Izraelit un\u00eb marr gjoksin e ofert\u00ebs s\u00eb tundur dhe kofsh\u00ebn e ofert\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, dhe ua jap priftit Aaron dhe bijve t\u00eb tij, si nj\u00eb detyrim i p\u00ebrjetsh\u00ebm nga ana e bijve t\u00eb Izraelit\".\n7:35 Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa e caktuar e Aaronit dhe bijve t\u00eb tij nga flijimet e b\u00ebra me zjarr p\u00ebr Zotin, dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb paraqiten p\u00ebr t'i sh\u00ebrbyer Zotit si prift\u00ebrinj.\n7:36 K\u00ebt\u00eb ka urdh\u00ebruar Zoti p\u00ebr bijt\u00eb e Izraelit t'u jepnin atyre dit\u00ebn q\u00eb i vajosi, si nj\u00eb ligj i p\u00ebrjetsh\u00ebm brez pas brezi.\n7:37 Ky \u00ebsht\u00eb ligji i olokaustit, i blatimit t\u00eb ushqimit, i flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin, i flijimit p\u00ebr shkeljen, i shenjt\u00ebrimit dhe i flijimit t\u00eb fal\u00ebnderimit,\n7:38 ligji q\u00eb Zoti i dha Moisiut mbi malin Sinai, dit\u00ebn q\u00eb i urdh\u00ebroi bijt\u00eb e Izraelit t'i paraqisnin ofertat e tyre Zotit n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Sinait.\n8:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke th\u00ebn\u00eb:\n8:2 \"Merr Aaronin dhe bijt\u00eb e tij bashk\u00eb me t\u00eb, rrobat, vajin e vajosjes, demin e vog\u00ebl t\u00eb flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin, dy desht\u00eb dhe shport\u00ebn e buk\u00ebve t\u00eb ndorme,\n8:3 dhe mblidhe gjith\u00eb asamblen\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes\".\n8:4 At\u00ebher\u00eb Moisiu b\u00ebri ashtu si e kishte urdh\u00ebruar Zoti, dhe asambleja u mblodh n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes.\n8:5 Dhe Moisiu i tha asambles\u00eb: \"Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb Zoti ka urdh\u00ebruar t\u00eb b\u00ebhet\".\n8:6 Pastaj Moisiu e afroi Aaronin dhe bijt\u00eb e tij dhe i lau me uj\u00eb.\n8:7 Pastaj i veshi Aaronit tunik\u00ebn, i ngjeshi brezin, i veshi mantelin, i vendosi efodin, dhe i ngjeshi brezin e punuar artistikisht nga efodi me t\u00eb cilin i fiksoi n\u00eb trup efodin.\n8:8 I vuri gjithashtu pektoralin dhe mbi t\u00eb vendosi Urim-in dhe Thumim-in.\n8:9 Pastaj i vuri \u00e7allm\u00ebn mbi krye dhe n\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme t\u00eb \u00e7allm\u00ebs vendosi pllak\u00ebn e art\u00eb, diadem\u00ebn e shenjt\u00eb, ashtu si\u00e7 e kishte urdh\u00ebruar Zoti Moisiun.\n8:10 Pastaj Moisiu mori vajin e vajosjes, vajosi tabernakullin dhe t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb ndodheshin aty, duke i shenjt\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.\n8:11 Me pak vaj sp\u00ebrkati shtat\u00eb her\u00eb altarin, vajosi altarin dhe t\u00ebr\u00eb pajisjet e tij, si dhe legenin dhe baz\u00ebn e tij, p\u00ebr t'i shenjt\u00ebruar.\n8:12 Pas k\u00ebsaj derdhi pak nga vaji i vajosjes mbi kok\u00ebn e Aaronit dhe e vajosi p\u00ebr ta shenjt\u00ebruar.\n8:13 Pastaj Moisiu i afroi bijt\u00eb e Aaronit, i veshi me tunika, iu ngjeshi breza dhe u vuri mbulesa t\u00eb kok\u00ebs, ashtu si e kishte urdh\u00ebruar Zoti Moisiun.\n8:14 Pastaj afroi demin e vog\u00ebl t\u00eb flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin dhe Aaroni dhe bijt\u00eb e tij vun\u00eb duart e tyre mbi kok\u00ebn e demit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin.\n8:15 Pastaj Moisiu e theri, mori gjak prej tij, e vuri me gisht mbi brir\u00ebt e altarit rreth e qark dhe e pastroi altarin; pastaj derdhi gjakun n\u00eb baz\u00ebn e altarit dhe e shenjt\u00ebroi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi t\u00eb shlyerjen.\n8:16 Pastaj mblodhi gjith\u00eb dhjamin q\u00eb ishte mbi zorr\u00ebt, bul\u00ebn e majme t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb dhe t\u00eb dy veshkat me dhjamin e tyre, dhe Moisiu i tymosi mbi altar.\n8:17 Por demin e vog\u00ebl, l\u00ebkur\u00ebn e tij, mishin dhe f\u00eblliq\u00ebsirat e tij i dogji me zjarr jasht\u00eb kampit, ashtu si e kishte urdh\u00ebruar Zoti Moisiun.\n8:18 Pastaj paraqiti dashin e olokaustit dhe Aaroni dhe bijt\u00eb e tij vun\u00eb duart e tyre mbi kok\u00ebn e dashit.\n8:19 Moisiu e theri dhe sp\u00ebrkati gjakun rreth e qark altarit.\n8:20 Pastaj e preu dashin n\u00eb copa dhe Moisiu tymosi kok\u00ebn, copat dhe dhjamin.\n8:21 Pasi i lau zorr\u00ebt dhe k\u00ebmb\u00ebt me uj\u00eb, Moisiu e tymosi t\u00ebr\u00eb dashin mbi altar. Ishte nj\u00eb olokaust me nj\u00eb er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, nj\u00eb flijim i b\u00ebr\u00eb me zjarr p\u00ebr Zotin, ashtu si e kishte urdh\u00ebruar Zoti Moisiun.\n8:22 Pastaj paraqiti dashin e dyt\u00eb, dashin e shenjt\u00ebrimit, dhe Aaroni dhe bijt\u00eb e tij vun\u00eb duart e tyre mbi kok\u00ebn e dashit.\n8:23 Pastaj, pra, e theri, mori pak nga gjaku i tij dhe e vuri n\u00eb skajin e veshit t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Aaronit dhe mbi gishtin e madh t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb djatht\u00eb dhe mbi gishtin e madh t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb djatht\u00eb.\n8:24 Pastaj Moisiu i afroi bijt\u00eb e Aaronit dhe vuri pak gjak n\u00eb skajin e veshit t\u00eb tyre t\u00eb djatht\u00eb, mbi gishtin e madh t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb djatht\u00eb dhe mbi gishtin e madh t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb djatht\u00eb; dhe Moisiu sp\u00ebrkati mbetjen e gjakut rreth e qark mbi altar.\n8:25 Pastaj mori dhjamin, bishtin e majm\u00eb, t\u00ebr\u00eb dhjamin q\u00eb ishte mbi zorr\u00ebt, bul\u00ebn e majme t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb, t\u00eb dy veshkat dhe dhjamin e tyre, dhe kofsh\u00ebn e djatht\u00eb;\n8:26 dhe nga shporta e buk\u00ebve t\u00eb ndorme, q\u00eb ndodhej para Zotit mori nj\u00eb kula\u00e7 pa maja, nj\u00eb kula\u00e7 buke me vaj dhe nj\u00eb revani, dhe i vuri mbi dhjamin dhe mbi kofsh\u00ebn e djatht\u00eb.\n8:27 Pastaj i vuri t\u00ebr\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra n\u00eb duart e Aaronit dhe n\u00eb duart t\u00eb bijve t\u00eb tij dhe i tundi si ofert\u00eb e tundur p\u00ebrpara Zotit.\n8:28 Pastaj Moisiu i mori nga duart e tyre dhe i tymosi mbi altarin sip\u00ebr olokaustit. Ishte nj\u00eb flijim shenjt\u00ebrimi me er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, nj\u00eb flijim i b\u00ebr\u00eb me zjarr p\u00ebr Zotin.\n8:29 Pastaj Moisiu mori gjoksin dhe e tundi si nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb tundur p\u00ebrpara Zotit; kjo ishte pjesa e dashit t\u00eb shenjt\u00ebrimit q\u00eb i takoi Moisiut, si e kishte urdh\u00ebruar Zoti Moisiun.\n8:30 Moisiu mori pastaj ca vaj t\u00eb vajosjes dhe ca gjak q\u00eb ndodhej mbi altar dhe i sp\u00ebrkati mbi Aaronin, mbi rrobat e tij, mbi bijt\u00eb e tij dhe mbi rrobat e bijve t\u00eb tij me t\u00eb; k\u00ebshtu shenjt\u00ebroi Aaronin, rrobat e tij, bijt\u00eb e tij dhe rrobat e bijve t\u00eb tij me t\u00eb.\n8:31 Pastaj Moisiu i tha Aaronit dhe bijve t\u00eb tij: \"Piqeni mishin n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes dhe hajeni aty me buk\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shport\u00ebn e shenjt\u00ebrimit, si\u00e7 kam urdh\u00ebruar, duke th\u00ebn\u00eb: \"Aaroni dhe bijt\u00eb e tij do t\u00eb han\u00eb\".\n8:32 At\u00eb q\u00eb tepron nga mishi dhe nga buka do ta digjni me zjarr.\n8:33 Shtat\u00eb dit\u00eb me radh\u00eb nuk do t\u00eb dilni nga hyrja e \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes, deri sa t\u00eb plot\u00ebsohen dit\u00ebt e shenjt\u00ebrimit tuaj, sepse do t\u00eb nevojiten shtat\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar shenjt\u00ebrimin tuaj.\n8:34 Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, k\u00ebshtu ka urdh\u00ebruar Zoti t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shlyerjen p\u00ebr ju.\n8:35 Do t\u00eb q\u00ebndroni pra shtat\u00eb dit\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes, dit\u00eb e nat\u00eb, dhe do t\u00eb respektoni urdh\u00ebrimin e Zotit, q\u00eb t\u00eb mos vdisni; sepse k\u00ebshtu m\u00eb kishte qen\u00eb urdh\u00ebruar\".\n8:36 K\u00ebshtu Aaroni dhe bijt\u00eb e tij b\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb ato gj\u00ebra q\u00eb Zoti kishte urdh\u00ebruar me an\u00eb t\u00eb Moisiut.\n9:1 Ndodhi n\u00eb dit\u00ebn e tet\u00eb q\u00eb Moisiu thirri Aaronin, bijt\u00eb e tij dhe pleqt\u00eb e Izraelit,\n9:2 dhe i tha Aaronit: \"Merr nj\u00eb vi\u00e7 p\u00ebr flijimin p\u00ebr m\u00ebkatin dhe nj\u00eb dash p\u00ebr nj\u00eb olokaust, q\u00eb t\u00eb dy pa t\u00eb meta, dhe ofroji para Zotit.\n9:3 Pastaj do t'u flas\u00ebsh bijve t\u00eb Izraelit, duke u th\u00ebn\u00eb: Merrni nj\u00eb cjap p\u00ebr flijimin p\u00ebr m\u00ebkatin, nj\u00eb vi\u00e7 dhe nj\u00eb qengj, q\u00eb t\u00eb dy motak\u00eb, pa t\u00eb meta, p\u00ebr nj\u00eb olokaust,\n9:4 nj\u00eb dem t\u00eb vog\u00ebl dhe nj\u00eb dash p\u00ebr flijimin e fal\u00ebnderimit, p\u00ebr t'i flijuar p\u00ebrpara Zotit, dhe nj\u00eb ofert\u00eb ushqimesh, t\u00eb p\u00ebrziera me vaj, sepse sot Zoti do t'ju shfaqet\".\n9:5 Dhe k\u00ebshtu ata soll\u00ebn p\u00ebrpara \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes at\u00eb q\u00eb Moisiu kishte urdh\u00ebruar; dhe t\u00ebr\u00eb asamblea u afrua dhe q\u00ebndroi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebrpara Zotit.\n9:6 At\u00ebher\u00eb Moisiu tha: \"Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb Zoti ju ka urdh\u00ebruar; b\u00ebjeni dhe lavdia e Zotit do t'ju shfaqet\".\n9:7 Pastaj Moisiu i tha Aaronit: \"Afroju altarit; paraqit flijimin t\u00ebnd p\u00ebr m\u00ebkatin dhe olokaustin t\u00ebnd, dhe b\u00ebj shlyerjen p\u00ebr vete dhe p\u00ebr popullin; paraqit gjithashtu ofert\u00ebn e popullit dhe b\u00ebj shlyerjen p\u00ebr ata, si\u00e7 ka urdh\u00ebruar Zoti\".\n9:8 K\u00ebshtu Aaroni iu afrua altarit dhe theri vi\u00e7in e flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin, q\u00eb e kishte p\u00ebr vete.\n9:9 Pastaj bijt\u00eb e tij i paraqit\u00ebn gjakun dhe ai ngjeu gishtin e tij n\u00eb gjak dhe e vuri at\u00eb mbi brir\u00ebt e altarit, dhe derdhi mbetjen e gjakut n\u00eb baz\u00ebn e altarit;\n9:10 por dhjamin, veshkat dhe bul\u00ebn e majme t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb t\u00eb flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin, i tymosi mbi altar ashtu si e kishte urdh\u00ebruar Zoti Moisiun.\n9:11 Mishin dhe l\u00ebkur\u00ebn p\u00ebrkundrazi i dogji jasht\u00eb kampit.\n9:12 Pastaj theri olokaustin; bijt\u00eb e Aaronit i dhan\u00eb gjakun dhe ai e sp\u00ebrkati rreth e qark mbi altarin.\n9:13 Pastaj i dhan\u00eb olokaustin e b\u00ebr\u00eb cop\u00eb-cop\u00eb dhe kok\u00ebn; dhe ai i tymosi mbi altar.\n9:14 Lau zorr\u00ebt dhe k\u00ebmb\u00ebt dhe i tymosi bashk\u00eb me olokaustin mbi altar.\n9:15 Pastaj paraqiti ofert\u00ebn e popullit. Mori cjapin, q\u00eb ishte flia p\u00ebr m\u00ebkatin e popullit, e theri dhe e ofroi p\u00ebr m\u00ebkatin, si ofert\u00eb t\u00eb par\u00eb.\n9:16 Pastaj paraqiti olokaustin dhe e ofroi sipas rregullit t\u00eb caktuar.\n9:17 Paraqiti pas k\u00ebsaj blatimin e ushqimit; mori nj\u00eb grusht prej tij dhe e tymosi mbi altar, p\u00ebrve\u00e7 olokaustit t\u00eb m\u00ebngjesit.\n9:18 Theri edhe demin e vog\u00ebl dhe dashin, si flijim fal\u00ebnderimi p\u00ebr popullin. Bijt\u00eb e Aaronit i dhan\u00eb gjakun dhe ai e sp\u00ebrkati rreth e qark mbi altarin.\n9:19 I paraqit\u00ebn dhjamin e kaut, t\u00eb dashit, bishtin e majm\u00eb, dhjamin q\u00eb mbulon zorr\u00ebt, veshkat dhe bul\u00ebn e majme t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb;\n9:20 vun\u00eb dhjamin mbi gjokset, dhe ai tymosi dhjamin mbi altar;\n9:21 por gjokset dhe kofsh\u00ebn e djatht\u00eb Aaroni i tundi p\u00ebrpara Zotit si ofert\u00eb e tundur, sipas m\u00ebnyr\u00ebs q\u00eb kishte urdh\u00ebruar Moisiu.\n9:22 Pastaj Aaroni ngriti duart e tij drejt popullit dhe e bekoi; mbasi b\u00ebri flijimin p\u00ebr m\u00ebkatin, olokaustin dhe flijimin e fal\u00ebnderimit, zbriti nga altari.\n9:23 Pastaj Moisiu dhe Aaroni hyn\u00eb n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e mbledhjes; pastaj dol\u00ebn dhe bekuan popullin. At\u00ebher\u00eb lavdia e Zotit iu shfaq t\u00ebr\u00eb popullit.\n9:24 Pastaj nj\u00eb zjarr doli nga prania e Zotit dhe konsumoi mbi altar olokaustin dhe dhjamin; t\u00ebr\u00eb populli e pa, shp\u00ebrtheu n\u00eb britma g\u00ebzimi dhe u p\u00ebrul me fytyr\u00eb p\u00ebr tok\u00eb.\n10:1 Pastaj Nadabi dhe Abihu, bij t\u00eb Aaronit, morr\u00ebn secili temjanic\u00ebn e vet, i vun\u00eb brenda zjarr, vendos\u00ebn mbi t\u00eb temjanin dhe ofruan para Zotit nj\u00eb zjarr t\u00eb palejuesh\u00ebm, q\u00eb ai nuk ua kishte urdh\u00ebruar.\n10:2 At\u00ebher\u00eb nj\u00eb zjarr doli nga prania e Zotit dhe i p\u00ebrpiu ata; dhe ata vdiq\u00ebn p\u00ebrpara Zotit.\n10:3 Prandaj Moisiu i tha Aaronit: \"Kjo \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn foli Zoti, duke th\u00ebn\u00eb: \"Un\u00eb do t\u00eb jem shenjt\u00ebruar nga ata q\u00eb m\u00eb afrohen mua dhe do t\u00eb jem p\u00ebrlavd\u00ebruar p\u00ebrpara t\u00ebr\u00eb popullit\"\". Dhe Aaroni heshti.\n10:4 Pastaj Moisiu thirri Mishaelin dhe Eltsafanin, bij t\u00eb Uzielit, ungj i Aaronit, dhe u tha atyre: \"Afrohuni dhe largoni v\u00ebllez\u00ebrit tuaj nga pjesa e p\u00ebrparme e shenjt\u00ebrores, jasht\u00eb kampit\".\n10:5 K\u00ebshtu ata u afruan dhe i larguan ata t\u00eb veshur me tunikat e tyre, jasht\u00eb kampit, si\u00e7 kishte th\u00ebn\u00eb Moisiu.\n10:6 Pastaj Moisiu u tha Aaronit, Eleazarit dhe Ithamarit, bij t\u00eb tij: \"Mos e zbuloni kok\u00ebn tuaj dhe mos i grisni rrobat tuaja q\u00eb t\u00eb mos vdisni, dhe q\u00eb Zoti t\u00eb mos z\u00ebm\u00ebrohet kund\u00ebr t\u00ebr\u00eb asambles\u00eb; por v\u00ebllez\u00ebrit tuaj, e t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpia e Izraelit, t\u00eb mbajn\u00eb zi p\u00ebr zjarrin q\u00eb ka ndezur Zoti.\n10:7 Mos u largoni nga hyrja e \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes q\u00eb t\u00eb mos vdisni, sepse vaji i vajosjes s\u00eb Zotit \u00ebsht\u00eb mbi ju\". Dhe ata b\u00ebn\u00eb ashtu si kishte th\u00ebn\u00eb Moisiu.\n10:8 Zoti i foli akoma Aaronit, duke th\u00ebn\u00eb:\n10:9 \"Mos pini ver\u00eb as pije deh\u00ebse as ti as bijt\u00eb e tu, kur do t\u00eb hyni n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e mbledhjes, q\u00eb t\u00eb mos vdisni; do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ligj i p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb brezat tuaj,\n10:10 me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mundni t\u00eb dalloni midis t\u00eb shenjtit dhe profanit, midis t\u00eb papastrit dhe t\u00eb pastrit,\n10:11 dhe t\u00eb mundni t'u m\u00ebsoni bijve t\u00eb Izraelit t\u00eb gjitha ligjet, q\u00eb Zoti u ka dh\u00ebn\u00eb atyre me an\u00eb t\u00eb Moisiut\".\n10:12 Pastaj Moisiu i tha Aaronit, dhe Eleazarit dhe Ithamarit, bijve q\u00eb i kishin mbetur Aaronit: \"Merrni blatimin e ushqimit q\u00eb tepron nga flijimet e b\u00ebra me zjarr p\u00ebr Zotin dhe hajeni pa maja pran\u00eb altarit, sepse \u00ebsht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e shenjt\u00eb.\n10:13 Do ta hani n\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb pjesa q\u00eb t\u00eb p\u00ebrket ty dhe bijve t\u00eb tu nga flijimet e b\u00ebra me zjarr p\u00ebr Zotin, sepse k\u00ebshtu m\u00eb ishte urdh\u00ebruar.\n10:14 Gjoksin dhe kofsh\u00ebn e ofert\u00ebs s\u00eb tundur do t'i hani ti dhe bijt\u00eb e tu dhe bijat e tua bashk\u00eb me ty, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb past\u00ebr, sepse jan\u00eb pjesa q\u00eb t\u00eb p\u00ebrket ty dhe bijve t\u00eb tu, dhe q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb juve nga flijimet e falenderimit t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit.\n10:15 Bashk\u00eb me ofertat e dhjamit t\u00eb b\u00ebra me zjarr, do t\u00eb \u00e7ohen kofsha e ofert\u00ebs s\u00eb lart\u00eb dhe gjoksi i ofert\u00ebs s\u00eb tundur para Zotit; edhe kjo t\u00eb p\u00ebrket ty dhe bijve t\u00eb tu, si nj\u00eb statut i p\u00ebrhersh\u00ebm, si ka urdh\u00ebruar Zoti\".\n10:16 Pastaj Moisiu hetoi me kujdes p\u00ebr cjapin e flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin; dhe ja, ishte djegur; prandaj u zem\u00ebrua kund\u00ebr Eleazarit dhe kund\u00ebr Ithamarit, bijt\u00eb e Aaronit q\u00eb kishin mbetur, duke th\u00ebn\u00eb:\n10:17 \"Pse nuk e h\u00ebngr\u00ebt flijimin p\u00ebr m\u00ebkatin n\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e shenjt\u00eb, dhe Zoti ua ka dh\u00ebn\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb sillni padrejt\u00ebsin\u00eb e asambles\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebni shlyerjen p\u00ebr ta p\u00ebrpara Zotit?\n10:18 Dhe ja, gjaku i flis\u00eb nuk u \u00e7ua brenda vendit t\u00eb shenjt\u00eb; ju duhet ta kishit ngr\u00ebn\u00eb n\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb, si kisha urdh\u00ebruar\".\n10:19 Aaroni i tha pastaj Moisiut: \"Ja, sot ata m\u00eb kan\u00eb ofruar flijimin e tyre p\u00ebr m\u00ebkatin dhe olokaustin e tyre p\u00ebrpara Zotit, dhe m\u00eb kan\u00eb ndodhur gj\u00ebra t\u00eb tilla; po t\u00eb kisha ngr\u00ebn\u00eb sot viktim\u00ebn e flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin, a do t'i p\u00eblqente kjo syve t\u00eb Zotit?\".\n10:20 Kur Moisiu i d\u00ebgjoi k\u00ebto, mbeti i k\u00ebnaqur.\n11:1 Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u th\u00ebn\u00eb atyre:\n11:2 \"Foluni bijve t\u00eb Izraelit dhe u thoni: K\u00ebto jan\u00eb kafsh\u00ebt q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb hani nga t\u00ebr\u00eb kafsh\u00ebt q\u00eb jan\u00eb mbi tok\u00eb.\n11:3 Mund t\u00eb hani \u00e7do kafsh\u00eb dythundrake q\u00eb e ka k\u00ebmb\u00ebn t\u00eb ndar\u00eb dhe rip\u00ebrtypet.\n11:4 Por nga rip\u00ebrtyp\u00ebsit dhe nga dythundrak\u00ebt nuk do t\u00eb hani k\u00ebto: deven\u00eb sepse p\u00ebrtypet, por nuk \u00ebsht\u00eb dythundrake; p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb e papast\u00ebr;\n11:5 baldos\u00ebn, sepse rip\u00ebrtypet, por nuk \u00ebsht\u00eb dythundrake; p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb e papast\u00ebr;\n11:6 lepurin, sepse rip\u00ebrtypet, por nuk \u00ebsht\u00eb dythundrak; p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb i papast\u00ebr;\n11:7 derrin, sepse \u00ebsht\u00eb dythundrak dhe e ka k\u00ebmb\u00ebn t\u00eb ndar\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb rip\u00ebrtyp\u00ebs; p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb i papast\u00ebr.\n11:8 Nuk do t\u00eb hani nga mishi i tyre dhe nuk do t\u00eb prekni trupat e tyre t\u00eb pajet\u00eb; p\u00ebr ju jan\u00eb t\u00eb papast\u00ebr.\n11:9 Midis gjith\u00eb kafsh\u00ebve q\u00eb ndodhen n\u00eb uj\u00eb mund t\u00eb hani k\u00ebto: mund t\u00eb hani t\u00eb gjith\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb pend\u00eb e luspa n\u00eb uj\u00eb, si n\u00eb dete ashtu dhe n\u00eb lumenj.\n11:10 Por t\u00eb gjitha ato q\u00eb nuk kan\u00eb as pend\u00eb as luspa, si n\u00eb dete, ashtu dhe n\u00eb lumenj, t\u00ebr\u00eb ato q\u00eb l\u00ebviznin n\u00eb uj\u00eb dhe t\u00eb gjitha ato q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb uj\u00eb jan\u00eb t\u00eb neveritshme p\u00ebr ju.\n11:11 Do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb neveritshme p\u00ebr ju; nuk do t\u00eb hani mishin e tyre dhe do keni neveri p\u00ebr trupin e tyre t\u00eb pajet\u00eb.\n11:12 \u00c7do gj\u00eb q\u00eb n\u00eb uj\u00eb nuk ka pend\u00eb dhe luspa do t\u00eb jet\u00eb e neveritshme p\u00ebr ju.\n11:13 Midis zogjve do t\u00eb keni neveri k\u00ebta; nuk duhet t'i hani, sepse jan\u00eb t\u00eb neveritsh\u00ebm: shqiponj\u00ebn, shqiponj\u00ebn e detit dhe fajkuan peshkatar;\n11:14 qiftin dhe \u00e7do lloj fajkoi;\n11:15 \u00e7do lloj korbi;\n11:16 strucin, hut\u00ebn, pul\u00ebbardh\u00ebn dhe \u00e7do lloj krahathat\u00eb;\n11:17 bufin, karabullakun e detit, ibisin;\n11:18 mjellm\u00ebn, pelikanin, hut\u00ebn;\n11:19 lejlekun, \u00e7do lloj \u00e7afke, pup\u00ebzen dhe lakuriqin e nat\u00ebs.\n11:20 Do t\u00eb keni neveri p\u00ebr \u00e7do insekt me krah\u00eb q\u00eb ec\u00ebn me kat\u00ebr k\u00ebmb\u00eb.\n11:21 Por nga t\u00eb gjitha insektet me krah\u00eb q\u00eb ecin me kat\u00ebr k\u00ebmb\u00eb, mund t\u00eb hani ato q\u00eb i kan\u00eb kofsh\u00ebt mbi k\u00ebmb\u00ebt p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcyer n\u00eb tok\u00eb.\n11:22 Nga k\u00ebta mund t\u00eb hani \u00e7do lloj karkaleci, \u00e7do lloj bulku dhe \u00e7do lloj akridi.\n11:23 \u00c7do lloj tjet\u00ebr insekti me krah\u00eb q\u00eb ka kat\u00ebr k\u00ebmb\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i neveritsh\u00ebm p\u00ebr ju.\n11:24 K\u00ebto kafsh\u00eb do t'ju b\u00ebjn\u00eb t\u00eb papast\u00ebr; kushdo q\u00eb prek trupin e tyre t\u00eb pajet\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n11:25 Kushdo mbart trupat e tyre t\u00eb pajet\u00eb, do t\u00eb laj\u00eb rrobat dhe do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n11:26 \u00c7do kafsh\u00eb dythundrake q\u00eb nuk e ka k\u00ebmb\u00ebn t\u00eb ndar\u00eb dhe nuk rip\u00ebrtypet \u00ebsht\u00eb e papast\u00ebr p\u00ebr ju; kushdo q\u00eb do ta prek\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet i papast\u00ebr.\n11:27 Nd\u00ebr t\u00eb gjitha kafsh\u00ebt kat\u00ebrk\u00ebmb\u00ebshe, ata q\u00eb ecin mbi shput\u00ebn e k\u00ebmb\u00ebve jan\u00eb t\u00eb papast\u00ebr p\u00ebr ju; kushdo q\u00eb prek trupin e tyre t\u00eb pajet\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n11:28 Kushdo q\u00eb transporton trupin e tyre t\u00eb pajet\u00eb do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje. P\u00ebr ju ata jan\u00eb t\u00eb papast\u00ebr.\n11:29 Nd\u00ebr kafsh\u00ebt q\u00eb zvarriten mbi tok\u00eb, k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb papast\u00ebr p\u00ebr ju: urithi, miu dhe \u00e7do lloj hardhje,\n11:30 gekoja, varani, hardhuca, k\u00ebrmilli dhe kameleoni.\n11:31 K\u00ebto kafsh\u00eb midis t\u00ebr\u00eb atyre q\u00eb zvarriten jan\u00eb t\u00eb papastra p\u00ebr ju; kushdo q\u00eb i prek kur kan\u00eb ngordhur, do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n11:32 \u00c7do gj\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb prej tyre bie kur kan\u00eb ngordhur do t\u00eb jet\u00eb e papast\u00ebr; qoft\u00eb kjo nj\u00eb veg\u00ebl prej druri, apo rroba, apo l\u00ebkur\u00eb, apo thes apo \u00e7far\u00ebdo sendi tjet\u00ebr i p\u00ebrdorur p\u00ebr pun\u00eb, duhet t\u00eb futet n\u00eb uj\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje; pastaj do t\u00eb jet\u00eb i past\u00ebr.\n11:33 \u00c7do en\u00eb prej argjile brenda t\u00eb cil\u00ebs nj\u00eb prej tyre bie, do ta thyeni; dhe gjith\u00e7ka q\u00eb ndodhet n\u00eb t\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i papaster.\n11:34 \u00c7do ushqim q\u00eb hahet mbi t\u00eb cilin bie uji i k\u00ebsaj ene do t\u00eb b\u00ebhet i papast\u00ebr; dhe \u00e7do gll\u00ebnjk\u00eb q\u00eb mund t\u00eb merret prej tij do t\u00eb jet\u00eb e papast\u00ebr.\n11:35 \u00c7do gj\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn bie nj\u00eb pjes\u00eb e trupit t\u00eb tyre t\u00eb ngordhur, qoft\u00eb furra apo furnela, do t\u00eb cop\u00ebtohet; ata jan\u00eb t\u00eb papast\u00ebr dhe do t\u00eb konsiderohen t\u00eb papast\u00ebr nga ana juaj.\n11:36 Por nj\u00eb burim apo nj\u00eb \u00e7istern\u00eb, ku mblidhet uji do t\u00eb jet\u00eb i past\u00ebr, por \u00e7do gj\u00eb q\u00eb prek trupat e tyre t\u00eb pajet\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e papast\u00ebr.\n11:37 Dhe n\u00eb rast se nj\u00eb pjes\u00eb e trupave t\u00eb tyre t\u00eb pajet\u00eb bie mbi \u00e7far\u00ebdo lloj fare q\u00eb t\u00eb mbillet, kjo do t\u00eb mbetet e past\u00ebr;\n11:38 por n\u00eb rast se vihet uj\u00eb mbi far\u00ebn dhe nj\u00eb pjes\u00eb e trupave t\u00eb pajet\u00eb t\u00eb tyre bie mbi t\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb e papast\u00ebr p\u00ebr ju.\n11:39 N\u00eb rast se ngordh nj\u00eb kafsh\u00eb q\u00eb ju lejohet ta hani, ai q\u00eb do t\u00eb prek\u00eb trupin e pajet\u00eb t\u00eb saj do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n11:40 Ai q\u00eb ha nga ky trup i ngordhur do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje; po k\u00ebshtu ai q\u00eb transporton k\u00ebt\u00eb trup t\u00eb ngordhur do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n11:41 \u00c7do gj\u00eb q\u00eb hiqet zvarr\u00eb mbi tok\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e neveritshme; nuk duhet ta hani.\n11:42 Nd\u00ebr t\u00eb gjitha kafsh\u00ebt q\u00eb hiqen zvarr\u00eb mbi tok\u00eb, nuk do t\u00eb hani asnj\u00ebr\u00ebn prej atyre q\u00eb ecin mbi bark, q\u00eb l\u00ebvizin me kat\u00ebr k\u00ebmb\u00eb, ose t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb k\u00ebmb\u00eb, sepse kjo \u00ebsht\u00eb e neveritshme.\n11:43 Mos u b\u00ebni t\u00eb neveritsh\u00ebm me asnj\u00eb nga k\u00ebto kafsh\u00eb q\u00eb zvarriten; mos u b\u00ebni t\u00eb papast\u00ebr me to, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndoteni.\n11:44 Sepse un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj; shenjt\u00ebrohuni, pra, dhe jini t\u00eb shenjt\u00eb, sepse un\u00eb jam i shenjt\u00eb; mos u infektoni me asnj\u00eb prej k\u00ebtyre kafsh\u00ebve q\u00eb zvarriten mbi tok\u00eb.\n11:45 Sepse un\u00eb jam Zoti q\u00eb ju b\u00ebri t\u00eb dilni nga vendi i Egjiptit, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb Per\u00ebndia juaj; jini pra t\u00eb shenjt\u00eb sepse un\u00eb jam i shenjt\u00eb.\n11:46 Ky \u00ebsht\u00eb ligji p\u00ebrkat\u00ebs i kat\u00ebrk\u00ebmb\u00ebshve, zogjve dhe i \u00e7do q\u00ebnieje t\u00eb gjall\u00eb q\u00eb l\u00ebviz n\u00eb uj\u00eb, dhe i \u00e7do q\u00ebnieje q\u00eb hiqet zvarr\u00eb mbi tok\u00eb,\n11:47 me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb dini t\u00eb dalloni midis asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e past\u00ebr dhe asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e papast\u00ebr, dhe midis kafsh\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb hahet dhe t\u00eb asaj q\u00eb nuk duhet t\u00eb hahet\".\n12:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke th\u00ebn\u00eb:\n12:2 \"Folu k\u00ebshtu bijve t\u00eb Izraelit: N\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb grua mbetet me barr\u00eb dhe lind nj\u00eb mashkull, do t\u00eb jet\u00eb e papast\u00ebr p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e papast\u00ebr si n\u00eb dit\u00ebt e zakoneve t\u00eb saj.\n12:3 Dit\u00ebn e tet\u00eb do t\u00eb rrethpritet mishi i prepucit t\u00eb djalit.\n12:4 Pastaj ajo do t\u00eb rrij\u00eb akoma tridhjet\u00eb e tre dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb pastruar gjakun e saj; nuk do t\u00eb prek\u00eb asnj\u00eb send t\u00eb shenjt\u00eb dhe nuk do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb shenjt\u00ebroren, deri sa t\u00eb plot\u00ebsohen dit\u00ebt e pastrimit t\u00eb saj.\n12:5 Por n\u00eb rast se lind nj\u00eb vajz\u00eb, ajo do t\u00eb jet\u00eb e papast\u00ebr dy jav\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn e zakoneve t\u00eb saj; dhe do t\u00eb rrij\u00eb gjasht\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t'u pastruar nga gjaku.\n12:6 Kur t\u00eb plot\u00ebsohen dit\u00ebt e pastrimit t\u00eb saj, pavar\u00ebsisht n\u00eb se \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb apo vajz\u00eb, do t'i \u00e7oj\u00eb priftit, n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes, nj\u00eb qengj motak si olokaust dhe nj\u00eb p\u00ebllumb t\u00eb ri o nj\u00eb turtull, si flijim p\u00ebr m\u00ebkatin.\n12:7 Pastaj prifti do t'i ofroj\u00eb para Zotit dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebr t\u00eb; dhe ajo do t\u00eb jet\u00eb pastruar nga rrjedha e gjakut t\u00eb saj. Ky \u00ebsht\u00eb ligji p\u00ebr gruan q\u00eb lind nj\u00eb mashkull apo nj\u00eb fem\u00ebr.\n12:8 Dhe n\u00eb rast se i mungojn\u00eb mjetet p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb qengj, do t\u00eb marr\u00eb dy turtuj ose dy p\u00ebllumba t\u00eb rinj, nj\u00ebrin si olokaust dhe tjetrin si flijimin e m\u00ebkatit. Prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebr t\u00eb, dhe ajo do t\u00eb jet\u00eb e past\u00ebr\".\n13:1 Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke th\u00ebn\u00eb:\n13:2 \"Kur nj\u00eb njeri ka mbi l\u00ebkur\u00ebn e trupit t\u00eb tij nj\u00eb \u00ebnjtje apo nj\u00eb kore ose nj\u00eb njoll\u00eb t\u00eb shndritshme, dhe b\u00ebhet mbi l\u00ebkur\u00ebn e trupit t\u00eb tij nj\u00eb shenj\u00eb e plag\u00ebs s\u00eb lebr\u00ebs, ai do t'i \u00e7ohet priftit Aaron apo nj\u00ebrit prej bijve t\u00eb tij prift\u00ebrinj.\n13:3 Prifti do t\u00eb shqyrtoj\u00eb plag\u00ebn mbi l\u00ebkur\u00ebn e trupit; n\u00eb qoft\u00eb se qimja e plag\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e bardh\u00eb dhe plaga duket m\u00eb e thell\u00eb se l\u00ebkura e trupit, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me plag\u00eb t\u00eb lebr\u00ebs; prifti, pasi ta shqyrtoj\u00eb, do ta shpall\u00eb t\u00eb papast\u00ebr at\u00eb njeri.\n13:4 Por n\u00eb qoft\u00eb se njolla e shndritshme mbi l\u00ebkur\u00ebn e trupit \u00ebsht\u00eb e bardh\u00eb dhe nuk duket se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thell\u00eb se l\u00ebkura, dhe qimja e saj nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e bardh\u00eb, prifti do ta izoloj\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb at\u00eb q\u00eb ka plag\u00ebn.\n13:5 Dit\u00ebn e shtat\u00eb, prifti do ta ekzaminoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri; dhe n\u00eb qoft\u00eb se plaga duket se \u00ebsht\u00eb ndalur dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur mbi l\u00ebkur\u00eb, prifti do ta izoloj\u00eb edhe shtat\u00eb dit\u00eb t\u00eb tjera.\n13:6 Prifti do ta shqyrtoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri dit\u00ebn e shtat\u00eb; dhe, po t\u00eb shikoj\u00eb q\u00eb plaga \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur mbi l\u00ebkur\u00eb, prifti do ta shpall\u00eb t\u00eb past\u00ebr: ishte vet\u00ebm nj\u00eb pu\u00e7\u00ebrr me qelb. Ai do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb jet\u00eb i past\u00ebr.\n13:7 Por n\u00eb rast se pu\u00e7rra \u00ebsht\u00eb zgjeruar mbi l\u00ebkur\u00ebn pasi ai iu paraqit priftit p\u00ebr t'u shpallur i past\u00ebr, ai do t\u00eb kontrollohet p\u00ebrs\u00ebri nga prifti;\n13:8 prifti do ta kontrolloj\u00eb; dhe n\u00eb rast se shikon q\u00eb pu\u00e7rra \u00ebsht\u00eb zgjeruar mbi l\u00ebkur\u00eb, prifti do ta shpall\u00eb at\u00eb t\u00eb papast\u00ebr; \u00ebsht\u00eb leb\u00ebr.\n13:9 Kur te nj\u00eb njeri shfaqet nj\u00eb plag\u00eb e lebr\u00ebs, ai do t'i \u00e7ohet priftit.\n13:10 Prifti do ta ekzaminoj\u00eb; dhe n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebnjtja mbi l\u00ebkur\u00eb \u00ebsht\u00eb e bardh\u00eb dhe e ka zbardhur qimen, dhe n\u00eb \u00ebnjtje ka pak mish t\u00eb gjall\u00eb,\n13:11 kemi nj\u00eb leb\u00ebr kronike mbi l\u00ebkur\u00ebn e trupit t\u00eb tij dhe prifti do ta shpall\u00eb at\u00eb t\u00eb papast\u00ebr; nuk do ta izoloj\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb i papast\u00ebr.\n13:12 Por n\u00eb qoft\u00eb se lebra p\u00ebrhapet edhe m\u00eb mbi l\u00ebkur\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbuloj\u00eb t\u00ebr\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e atij q\u00eb ka plag\u00ebn, nga koka deri te k\u00ebmb\u00ebt, kudo q\u00eb shikon prifti,\n13:13 prifti do ta kontrolloj\u00eb; dhe n\u00eb qoft\u00eb se lebra ka mbuluar t\u00ebr\u00eb trupin e tij, do ta shpall\u00eb t\u00eb past\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka plag\u00ebn; \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i t\u00ebri i bardh\u00eb, pra, \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr.\n13:14 Por dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb dal\u00eb mbi t\u00eb mish i gjall\u00eb, ai do t\u00eb shpallet i papast\u00ebr.\n13:15 Kur prifti ka p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mishin e gjall\u00eb, do ta shpall\u00eb at\u00eb t\u00eb papast\u00ebr; mishi i gjall\u00eb \u00ebsht\u00eb i papast\u00ebr; \u00ebsht\u00eb leb\u00ebr.\n13:16 Por n\u00eb rast se mishi i gjall\u00eb ndryshon p\u00ebrs\u00ebri dhe b\u00ebhet i bardh\u00eb, ai duhet t\u00eb shkoj\u00eb te prifti;\n13:17 dhe prifti do ta kontrolloj\u00eb; dhe n\u00eb qoft\u00eb se plaga \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e bardh\u00eb, prifti do t\u00eb shpall\u00eb t\u00eb past\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka plag\u00ebn; ai \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr.\n13:18 Kur mbi l\u00ebkur\u00ebn e trupit zhvillohet nj\u00eb ulcer\u00eb, dhe ajo \u00ebsht\u00eb sh\u00ebruar,\n13:19 dhe n\u00eb vendin e ulcer\u00ebs formohet nj\u00eb \u00ebnjtje e bardh\u00eb ose nj\u00eb njoll\u00eb e shndritshme e bardh\u00eb-kuqalashe, kjo duhet t'i tregohet priftit.\n13:20 Prifti do ta ekzaminoj\u00eb; n\u00eb qoft\u00eb se njolla duket m\u00eb e thell\u00eb se l\u00ebkura dhe qimja e saj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e bardh\u00eb, prifti do ta shpall\u00eb at\u00eb t\u00eb papast\u00ebr; \u00ebsht\u00eb plag\u00eb lebre q\u00eb ka shp\u00ebrthyer n\u00eb ulcer\u00eb.\n13:21 Por n\u00eb rast se prifti, duke e ekzaminuar, sheh q\u00eb n\u00eb njoll\u00eb nuk ka qime t\u00eb bardha dhe q\u00eb ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thell\u00eb se l\u00ebkura dhe \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar, ai do ta izoloj\u00eb shtat\u00eb dit\u00eb.\n13:22 N\u00eb rast se njolla zgjerohet mbi l\u00ebkur\u00eb, prifti do ta shpall\u00eb t\u00eb papast\u00ebr; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb lebre.\n13:23 Por n\u00eb rast se njolla ka mbetur n\u00eb vend dhe nuk \u00ebsht\u00eb zgjeruar, ajo \u00ebsht\u00eb mbres\u00eb e ulcer\u00ebs dhe prifti do ta shpall\u00eb t\u00eb past\u00ebr.\n13:24 N\u00eb rast se dikush p\u00ebson mbi l\u00ebkur\u00ebn e tij nj\u00eb djegie t\u00eb shkaktuar nga zjarri, dhe mishi i gjall\u00eb i djegies b\u00ebhet nj\u00eb njoll\u00eb e shndritshme, e bardh\u00eb-kuqalashe, ose e bardh\u00eb,\n13:25 prifti do ta shqyrtoj\u00eb; dhe n\u00eb qoft\u00eb se qimja e njoll\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e bardh\u00eb dhe njolla duket m\u00eb e thell\u00eb se l\u00ebkura, \u00ebsht\u00eb leb\u00ebr q\u00eb ka shp\u00ebrthyer n\u00eb djegien. Prifti do ta shpall\u00eb t\u00eb papast\u00ebr; \u00ebsht\u00eb plag\u00eb lebre.\n13:26 Por n\u00eb rast se prifti, duke shqyrtuar, sheh q\u00eb nuk ka qime t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb njoll\u00eb dhe q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thell\u00eb se l\u00ebkura, por \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar, prifti do ta izoloj\u00eb shtat\u00eb dit\u00eb at\u00eb njeri.\n13:27 Dit\u00ebn e shtat\u00eb, prifti do ta kontrolloj\u00eb; dhe n\u00eb qoft\u00eb se njolla \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur edhe m\u00eb mbi l\u00ebkur\u00eb, prifti do ta shpall\u00eb t\u00eb papast\u00ebr; \u00ebsht\u00eb plag\u00eb lebre.\n13:28 N\u00eb qoft\u00eb se njolla e shndritshme ka mbetur p\u00ebrkundrazi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur mbi l\u00ebkur\u00eb, por \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnjtje shkaktuar nga djegia; prifti do ta shpall\u00eb t\u00eb past\u00ebr, sepse \u00ebsht\u00eb mbresa e djegies.\n13:29 Kur nj\u00eb burr\u00eb apo nj\u00eb grua ka nj\u00eb plag\u00eb n\u00eb kok\u00eb apo n\u00eb mjek\u00ebr,\n13:30 prifti do t\u00eb ekzaminoj\u00eb plag\u00ebn; n\u00eb rast se duket m\u00eb e thell\u00eb se l\u00ebkura dhe n\u00eb t\u00eb ka qime t\u00eb verdha dhe t\u00eb holla, prifti do ta shpall\u00eb at\u00eb t\u00eb papast\u00ebr; \u00ebsht\u00eb qere, dometh\u00ebn\u00eb leb\u00ebr e kok\u00ebs apo e mjekr\u00ebs.\n13:31 N\u00eb qoft\u00eb se p\u00ebrkundrazi prifti shqyrton plag\u00ebn e qeres, dhe kjo nuk duket m\u00eb e thell\u00eb se l\u00ebkura dhe n\u00eb t\u00eb nuk ka qime t\u00eb zeza, prifti do ta izoloj\u00eb shtat\u00eb dit\u00eb at\u00eb q\u00eb ka plag\u00ebn e qeres.\n13:32 Dit\u00ebn e shtat\u00eb prifti do t\u00eb kontrolloj\u00eb plag\u00ebn dhe, po t\u00eb jet\u00eb se qerja nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur dhe nuk ka n\u00eb t\u00eb qime t\u00eb verdha, dhe qerja nuk duket m\u00eb e thell\u00eb se l\u00ebkura,\n13:33 ai person do t\u00eb rruhet, por nuk do t\u00eb rruaj\u00eb pjes\u00ebn e prekur nga qerja; dhe prifti do ta izoloj\u00eb shtat\u00eb dit\u00eb t\u00eb tjera at\u00eb q\u00eb ka qeren.\n13:34 Dit\u00ebn e shtat\u00eb prifti do t\u00eb kontrolloj\u00eb qeren; dhe n\u00eb qoft\u00eb se qerja nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur mbi l\u00ebkur\u00eb dhe nuk duket m\u00eb e thell\u00eb se l\u00ebkura, prifti do ta shpall\u00eb t\u00eb past\u00ebr; ai do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb jet\u00eb i past\u00ebr.\n13:35 Por n\u00eb qoft\u00eb se, pasi \u00ebsht\u00eb shpallur i past\u00ebr, qerja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur mbi l\u00ebkur\u00eb,\n13:36 prifti do ta kontrolloj\u00eb at\u00eb; n\u00eb qoft\u00eb se qerja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur mbi l\u00ebkur\u00eb, prifti nuk duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb qimen e verdh\u00eb; ai \u00ebsht\u00eb i papast\u00ebr.\n13:37 Por n\u00eb qoft\u00eb se qerja duket se \u00ebsht\u00eb ndaluar dhe n\u00eb t\u00eb jan\u00eb rritur qime t\u00eb zeza, qerja \u00ebsht\u00eb sh\u00ebruar; ai \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr dhe prifti do ta shpall\u00eb t\u00eb past\u00ebr.\n13:38 N\u00eb rast se nj\u00eb burr\u00eb apo nj\u00eb grua ka mbi l\u00ebkur\u00ebn e trupit t\u00eb tij njolla t\u00eb shndritshme, ve\u00e7an\u00ebrisht njolla t\u00eb shndritshme bardhoshe,\n13:39 prifti do t'i shqyrtoj\u00eb; dhe n\u00eb qoft\u00eb se njollat e shndritshme mbi l\u00ebkur\u00ebn e trupit t\u00eb tyre kan\u00eb nj\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb zbeht\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb erupsion t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs; ai \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr.\n13:40 N\u00eb rast se nj\u00eb njeriu i bien flok\u00ebt e kok\u00ebs, \u00ebsht\u00eb tullac, por \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr.\n13:41 N\u00eb rast se i bien flok\u00ebt mbi ball\u00eb, \u00ebsht\u00eb tullac mbi ball\u00eb, por i past\u00ebr.\n13:42 Por n\u00eb rast se n\u00eb pjes\u00ebn tullace t\u00eb kok\u00ebs ose t\u00eb ballit shfaqet nj\u00eb plag\u00eb e bardh\u00eb-kuqalashe, \u00ebsht\u00eb leb\u00ebr, q\u00eb ka shp\u00ebrthyer mbi kok\u00eb apo mbi ball\u00eb.\n13:43 Prifti do ta shqyrtoj\u00eb; dhe n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebnjtja e plag\u00ebs mbi pjes\u00ebn tullace t\u00eb kok\u00ebs apo t\u00eb ballit \u00ebsht\u00eb e bardh\u00eb-kuqalashe, nj\u00eblloj si lebra mbi l\u00ebkur\u00ebn e trupit,\n13:44 \u00ebsht\u00eb lebroz; \u00ebsht\u00eb i papast\u00ebr, dhe prifti do ta shpall\u00eb at\u00eb t\u00eb papast\u00ebr, p\u00ebr shkak t\u00eb plag\u00ebs mbi kok\u00ebn e tij.\n13:45 Lebrozi, i prekur nga kjo plag\u00eb, do t\u00eb vesh\u00eb rroba t\u00eb grisura dhe do ta mbaj\u00eb kok\u00ebn t\u00eb zbuluar; do t\u00eb mbuloj\u00eb mjekr\u00ebn e tij dhe do t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb: \"papast\u00ebr, papast\u00ebr\".\n13:46 Do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb plag\u00ebn; \u00ebsht\u00eb i papast\u00ebr; do t\u00eb jetoj\u00eb vet\u00ebm; do t\u00eb banoj\u00eb jasht\u00eb kampit.\n13:47 N\u00eb qoft\u00eb se ka nj\u00eb plag\u00eb lebre mbi nj\u00eb pal\u00eb rroba, qoft\u00eb rrob\u00eb leshi apo nj\u00eb rrob\u00eb liri,\n13:48 nj\u00eb stof\u00eb o nj\u00eb pun\u00eb me shtiza, prej liri ose leshi, n\u00eb l\u00ebkur\u00eb apo n\u00eb \u00e7far\u00ebdo sendi prej l\u00ebkure,\n13:49 n\u00eb se plaga \u00ebsht\u00eb e gjelb\u00ebruar ose kuqalashe mbi rrobat apo mbi l\u00ebkur\u00ebn, mbi stofin ose mbi pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb me shtiza, ose mbi \u00e7far\u00ebdo tjet\u00ebr sendi t\u00eb punuar me l\u00ebkur\u00eb, \u00ebsht\u00eb plag\u00eb lebre, dhe do t'i tregohet priftit.\n13:50 Prifti do t\u00eb shqyrtoj\u00eb plag\u00ebn dhe do t\u00eb izoloj\u00eb shtat\u00eb dit\u00eb at\u00eb q\u00eb ka plag\u00ebn.\n13:51 Dit\u00ebn e shtat\u00eb do t\u00eb ekzaminoj\u00eb plag\u00ebn; dhe n\u00eb qoft\u00eb se plaga \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur mbi rrobat, o mbi stof\u00ebn, o mbi trikotazhin, o mbi l\u00ebkur\u00ebn apo mbi \u00e7far\u00ebdo sendi t\u00eb punuar me l\u00ebkur\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb lebre t\u00eb keqe; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e papast\u00ebr.\n13:52 Ai do t'i djeg\u00eb k\u00ebto rroba o stofin ose trikotazhin prej leshi a prej liri ose \u00e7far\u00ebdo sendi t\u00eb b\u00ebr\u00eb me l\u00ebkur\u00eb, mbi t\u00eb cilin ndodhet plaga, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leb\u00ebr e keqe; do t\u00eb digjen n\u00eb zjarr.\n13:53 Por n\u00eb rast se prifti ekzaminon plag\u00ebn, dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur mbi rrobat o mbi stofin, o mbi trikotazhin ose mbi \u00e7do send prej l\u00ebkure,\n13:54 prifti do t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb q\u00eb t\u00eb lahet sendi mbi t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb kjo plag\u00eb, dhe do ta izoloj\u00eb personin p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb t\u00eb tjera.\n13:55 Prifti do t\u00eb ekzaminoj\u00eb plag\u00ebn, mbasi t\u00eb jet\u00eb lar\u00eb; n\u00eb qoft\u00eb se plaga nuk ka ndryshuar ngjyr\u00eb, edhe sikur t\u00eb mos jet\u00eb p\u00ebrhapur, \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e papast\u00ebr; do ta djeg\u00ebsh n\u00eb zjarr; ajo vazhdon t\u00eb haj\u00eb nga brenda apo nga jasht\u00eb.\n13:56 N\u00eb qoft\u00eb se prifti e ekzaminon dhe plaga, pasi \u00ebsht\u00eb lar\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, do ta shkul\u00eb nga rrobat, a nga l\u00ebkura, a nga stofi apo nga trikotazhi.\n13:57 Por n\u00eb rast se duket ende mbi rrobat, stofin, trikotazhin, ose mbi \u00e7do send tjet\u00ebr prej l\u00ebkure, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e keqe q\u00eb po p\u00ebrhapet; do t\u00eb djeg\u00ebsh me zjarr sendin mbi t\u00eb cilin ndodhet plaga.\n13:58 Rrobat, o stofi, o trikotazhi ose \u00e7do send tjet\u00ebr i b\u00ebr\u00eb me l\u00ebkur\u00eb q\u00eb ke lar\u00eb dhe nga i cili \u00ebsht\u00eb zhdukur plaga, do t\u00eb lahet nj\u00eb her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb i past\u00ebr.\n13:59 Ky \u00ebsht\u00eb ligji p\u00ebr plag\u00ebn e lebr\u00ebs mbi nj\u00eb pal\u00eb rroba leshi ose prej liri, mbi stofin apo trikotazh ose \u00e7far\u00ebdo sendi t\u00eb b\u00ebr\u00eb prej l\u00ebkure, p\u00ebr ta shpallur t\u00eb past\u00ebr apo p\u00ebr ta shpallur t\u00eb papast\u00ebr\".\n14:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n14:2 \"Ky \u00ebsht\u00eb ligji lidhur me lebrozin p\u00ebr dit\u00ebn e pastrimit t\u00eb tij. Ai do t'i \u00e7ohet priftit.\n14:3 Prifti do t\u00eb dal\u00eb nga kampi dhe do ta vizitoj\u00eb at\u00eb dhe n\u00eb qoft\u00eb se plaga e lebr\u00ebs i \u00ebsht\u00eb sh\u00ebruar t\u00eb lebrosurit,\n14:4 prifti do t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb t\u00eb merren p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb pastrohet dy zogj t\u00eb gjall\u00eb dhe t\u00eb past\u00ebr, dru kedri, nga skarlati dhe hisopi.\n14:5 Prifti do t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb q\u00eb t\u00eb theret nj\u00eb nga zogjt\u00eb n\u00eb nj\u00eb en\u00eb prej argjili me uj\u00eb t\u00eb rrjedhsh\u00ebm.\n14:6 Pastaj do t\u00eb marr\u00eb zogun e gjall\u00eb, drurin e kedrit, skarlatin dhe hisopin, dhe do t'i zhyt\u00eb, me zogun e gjall\u00eb, n\u00eb gjakun e zogut t\u00eb therur n\u00eb uj\u00eb t\u00eb rrjedhsh\u00ebm.\n14:7 Do ta sp\u00ebrkat\u00eb pastaj shtat\u00eb her\u00eb mbi at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb pastrohet nga lebra; do ta shpall\u00eb at\u00eb t\u00eb past\u00ebr dhe do ta l\u00ebr\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb lir\u00eb zogun e gjall\u00eb n\u00ebp\u00ebr fusha.\n14:8 Ai q\u00eb duhet t\u00eb pastrohet do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij, do t\u00eb rruaj\u00eb t\u00ebr\u00eb qimet e tij, do t\u00eb lahet n\u00eb uj\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb i past\u00ebr. Pas k\u00ebsaj mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb kamp, por do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb shtat\u00eb dit\u00eb jasht\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb tij.\n14:9 Dit\u00ebn e shtat\u00eb do t\u00eb rruaj\u00eb t\u00ebr\u00eb qimet e kok\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb mjekr\u00ebs s\u00eb tij dhe t\u00eb vetullave t\u00eb tij; do t\u00eb rruaj\u00eb shkurt t\u00eb gjitha qimet e tij. Do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb laj\u00eb trupin e tij n\u00eb uj\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb i past\u00ebr.\n14:10 Dit\u00ebn e tet\u00eb do t\u00eb marr\u00eb dy qengja pa t\u00eb meta, nj\u00eb qengj fem\u00ebr nj\u00ebvje\u00e7ar pa t\u00eb meta, tri t\u00eb dhjeta efe maj\u00eb mielli, t\u00eb p\u00ebrziera me vaj, si nj\u00eb ofert\u00eb ushqimi, dhe nj\u00eb log vaji;\n14:11 dhe prifti q\u00eb kryen pastrimin do t\u00eb paraqes\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb pastrohet dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra para Zotit n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes.\n14:12 Pastaj prifti do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb qengj dhe do ta ofroj\u00eb si flijim riparimi, me logun e vajit, dhe do t'i tund\u00eb si nj\u00eb ofert\u00eb e tundur para Zotit.\n14:13 Do ta ther\u00eb pastaj qengjin n\u00eb vendin ku theren flijimet p\u00ebr m\u00ebkatin dhe olokaustet, n\u00eb vendin e shenjt\u00eb, sepse si flijim riparimi i p\u00ebrket priftit, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb flijimi p\u00ebr m\u00ebkatin; \u00ebsht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e shenjt\u00eb.\n14:14 Prifti do t\u00eb marr\u00eb pak gjak nga flijimi i riparimit dhe do ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb skajin e veshit t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb atij q\u00eb duhet t\u00eb pastrohet, mbi gishtin e madh t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb djatht\u00eb dhe mbi gishtin e madh t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb djatht\u00eb.\n14:15 Pastaj prifti do t\u00eb marr\u00eb pak vaj nga logu dhe do ta derdh\u00eb mbi p\u00ebll\u00ebmb\u00ebn e dor\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb majt\u00eb;\n14:16 pastaj prifti do t\u00eb ngjyej\u00eb gishtin e dor\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb vajin q\u00eb ka n\u00eb dor\u00ebn e majt\u00eb dhe me gishtin do t\u00eb sp\u00ebrkat\u00eb shtat\u00eb her\u00eb pak vaj p\u00ebrpara Zotit.\n14:17 Dhe nga mbetja e vajit q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb, prifti do t\u00eb v\u00ebr\u00eb pak n\u00eb skajin e veshit t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb atij q\u00eb duhet t\u00eb pastrohet, mbi gishtin e madh t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb djatht\u00eb dhe mbi gishtin e madh t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb djatht\u00eb, n\u00eb vendin ku ka v\u00ebn\u00eb gjakun e flijimit t\u00eb riparimit.\n14:18 Mbetjen e vajit q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb, prifti do ta v\u00ebr\u00eb mbi kok\u00ebn e atij q\u00eb duhet t\u00eb pastrohet; k\u00ebshtu prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyerjen p\u00ebrpara Zotit.\n14:19 Pastaj prifti do t\u00eb ofroj\u00eb flijimin p\u00ebr m\u00ebkatin dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb pastrohet nga papast\u00ebrtia e tij; pas k\u00ebsaj do t\u00eb ther\u00eb olokaustin.\n14:20 Prifti do t\u00eb ofroj\u00eb olokaustin dhe blatimin e ushqimit mbi altar; k\u00ebshtu ai do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyerjen dhe ai do t\u00eb jet\u00eb i past\u00ebr.\n14:21 N\u00eb rast se ky person \u00ebsht\u00eb i varf\u00ebr dhe nuk mund t'i siguroj\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra, do t\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb qengj p\u00ebr ta ofruar si flijim p\u00ebr shkeljen e kryer, si nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb tundur, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shlyerjen\n14:22 dhe dy turtuj apo dy p\u00ebllumba t\u00eb rinj, sipas mund\u00ebsive t\u00eb tij; nj\u00ebri do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr flijimin p\u00ebr m\u00ebkatin dhe tjetri p\u00ebr olokaustin.\n14:23 Dit\u00ebn e tet\u00eb do t'i \u00e7oj\u00eb, p\u00ebr pastrimin e tij, k\u00ebto gj\u00ebra priftit n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes p\u00ebrpara Zotit.\n14:24 Dhe prifti do t\u00eb marr\u00eb qengjin e flijimit p\u00ebr shkeljen dhe logun e vajit, dhe do t'i tund\u00eb si nj\u00eb ofert\u00eb e tundur p\u00ebrpara Zotit.\n14:25 Pastaj do t\u00eb ther\u00eb qengjin e flijimit p\u00ebr shkeljen e kryer. Prifti do t\u00eb marr\u00eb pak gjak nga flijimi p\u00ebr shkeljen dhe do ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb skajin e veshit t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb atij q\u00eb do t\u00eb pastrohet mbi gishtin e madh t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb djatht\u00eb dhe mbi gishtin e madh t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb djatht\u00eb.\n14:26 Prifti do t\u00eb derdh\u00eb pak vaj mbi p\u00ebll\u00ebmb\u00ebn e dor\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb majt\u00eb.\n14:27 Dhe me gishtin e dor\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb djatht\u00eb, prifti do t\u00eb sp\u00ebrkas\u00eb shtat\u00eb her\u00eb pak nga vaji q\u00eb ka n\u00eb dor\u00ebn e tij t\u00eb majt\u00eb p\u00ebrpara Zotit.\n14:28 Pastaj prifti do t\u00eb v\u00ebr\u00eb pak nga vaji q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb mbi skajin e veshit t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb atij q\u00eb duhet t\u00eb pastrohet, mbi gishtin e tij t\u00eb madh t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb dhe mbi gishtin e madh t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb djatht\u00eb, n\u00eb vendin ku ka v\u00ebn\u00eb gjakun e flijimit t\u00eb shkeljes.\n14:29 Mbetjen e vajit q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb, prifti do ta v\u00ebr\u00eb mbi kok\u00ebn e atij q\u00eb do t\u00eb pastrohet, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shlyerjen p\u00ebr at\u00eb p\u00ebrpara Zotit.\n14:30 Pastaj do t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb nga turtujt a nj\u00eb nga t\u00eb dy p\u00ebllumbat e rinj, sipas mund\u00ebsive t\u00eb tij;\n14:31 do t\u00eb ofroj\u00eb at\u00eb q\u00eb ka mundur t\u00eb siguroj\u00eb, nj\u00ebrin si flijim p\u00ebr m\u00ebkatin dhe tjetrin si olokaust, bashk\u00eb me blatimin e ushqimit; k\u00ebshtu prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebrpara Zotit p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb pastrohet.\n14:32 Ky \u00ebsht\u00eb ligji p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb prekur nga plaga e lebr\u00ebs dhe nuk ka mjetet p\u00ebr t\u00eb siguruar at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet p\u00ebr pastrimin e tij\".\n14:33 Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke th\u00ebn\u00eb:\n14:34 \"Kur do t\u00eb hyni n\u00eb vendin e Kanaanit q\u00eb un\u00eb ju jap n\u00eb pron\u00ebsi, n\u00eb rast se d\u00ebrgoj plag\u00ebn e lebr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vendit q\u00eb \u00ebsht\u00eb prona juaj,\n14:35 i zoti i sht\u00ebpis\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb t'ia deklaroj\u00eb priftit, duke th\u00ebn\u00eb: \"M\u00eb duket se ka nj\u00eb far\u00eb plage n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time\".\n14:36 At\u00ebher\u00eb prifti do t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb q\u00eb t\u00eb zbrazet sht\u00ebpia para se ai t\u00eb hyj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar plag\u00ebn, me q\u00ebllim q\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ndodhet n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb mos b\u00ebhet e papast\u00ebr. Pastaj prifti do t\u00eb hyj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ekzaminuar sht\u00ebpin\u00eb.\n14:37 Do t\u00eb ekzaminoj\u00eb pastaj plag\u00ebn; n\u00eb qoft\u00eb se plaga q\u00eb ndodhet mbi muret e sht\u00ebpis\u00eb ka disa zgavra t\u00eb gjelb\u00ebra apo t\u00eb kuq\u00ebrreme q\u00eb duken m\u00eb t\u00eb thella se sip\u00ebrfaqja e mureve,\n14:38 prifti do t\u00eb dal\u00eb nga sht\u00ebpia, te porta dhe do ta mbyll\u00eb sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb.\n14:39 Dit\u00ebn e shtat\u00eb prifti do t\u00eb kthehet dhe do ta ekzaminoj\u00eb sht\u00ebpin\u00eb; n\u00eb rast se plaga \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb muret e sht\u00ebpis\u00eb,\n14:40 prifti do t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb q\u00eb t\u00eb hiqen gur\u00ebt mbi t\u00eb cil\u00ebt ndodhet plaga dhe t'i hedhin n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb papast\u00ebr jasht\u00eb qytetit.\n14:41 Pastaj do t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb q\u00eb t\u00eb kruhet pjesa e brendshme e sht\u00ebpis\u00eb rreth e qark, dhe do ta hedhin suvan\u00eb q\u00eb kan\u00eb rr\u00ebzuar jasht\u00eb qytetit, n\u00eb vend t\u00eb papast\u00ebr.\n14:42 Pastaj do t\u00eb marrin gur\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe do t'i v\u00ebn\u00eb n\u00eb vendin e t\u00eb par\u00ebve, dhe do t\u00eb marrin g\u00eblqere tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb suvatuar sht\u00ebpin\u00eb.\n14:43 Por n\u00eb rast se plaga shp\u00ebrthen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sht\u00ebpi, mbasi jan\u00eb hequr gur\u00ebt dhe mbasi sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb kruar dhe \u00ebsht\u00eb suvatuar p\u00ebrs\u00ebri,\n14:44 prifti do t\u00eb hyj\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrolluar sht\u00ebpin\u00eb; n\u00eb qoft\u00eb se plaga \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhapur n\u00eb sht\u00ebpi, kemi nj\u00eb leb\u00ebr t\u00eb keqe n\u00eb sht\u00ebpi; kjo \u00ebsht\u00eb e papast\u00ebr.\n14:45 Prandaj do ta sh\u00ebmb\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dhe do t'i \u00e7oj\u00eb gur\u00ebt, l\u00ebnd\u00ebn e drurit dhe suvan\u00eb jasht\u00eb qytetit, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb papast\u00ebr.\n14:46 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj kushdo q\u00eb hyn n\u00eb sht\u00ebpi gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb mbeti e mbyllur, do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n14:47 Kush fle n\u00eb sht\u00ebpi, do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij; po k\u00ebshtu ai q\u00eb ha n\u00eb sht\u00ebpi do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij.\n14:48 Por n\u00eb qoft\u00eb se prifti hyn n\u00eb sht\u00ebpi dhe e kontrollon, dhe plaga nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb sht\u00ebpi pasi \u00ebsht\u00eb suvatuar, prifti do ta shpall\u00eb at\u00eb t\u00eb past\u00ebr, sepse plaga \u00ebsht\u00eb sh\u00ebruar.\n14:49 Pastaj, p\u00ebr t\u00eb pastruar sht\u00ebpin\u00eb, do t\u00eb marr\u00eb dy zogj, dru kedri, skarlat dhe hisop;\n14:50 do t\u00eb ther\u00eb pastaj nj\u00eb nga zogjt\u00eb n\u00eb nj\u00eb en\u00eb argjili me uj\u00eb t\u00eb rrjedhsh\u00ebm;\n14:51 dhe do t\u00eb marr\u00eb drurin e kedrit, hisopin, skarlatin dhe zogun e gjall\u00eb, dhe do t'i zhyt\u00eb n\u00eb gjakun e zogut t\u00eb therur dhe n\u00eb uj\u00eb t\u00eb rrjedhsh\u00ebm, dhe do ta sp\u00ebrkat\u00eb sht\u00ebpin\u00eb shtat\u00eb her\u00eb.\n14:52 K\u00ebshtu do ta pastroj\u00eb sht\u00ebpin\u00eb me gjakun e zogut, me ujin e rrjedhsh\u00ebm, me zogun e gjall\u00eb, me drurin e kedrit, me hisopin dhe me skarlatin;\n14:53 por do ta l\u00ebr\u00eb zogun t\u00eb ik\u00eb i lir\u00eb jasht\u00eb qytetit, n\u00ebp\u00ebr fusha; k\u00ebshtu do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen, p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb, dhe kjo do t\u00eb jet\u00eb e past\u00ebr.\n14:54 Ky \u00ebsht\u00eb ligji p\u00ebr \u00e7do plag\u00eb t\u00eb lebr\u00ebs dhe t\u00eb qeres,\n14:55 p\u00ebr lebr\u00ebn e rrobave dhe t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb,\n14:56 p\u00ebr \u00ebnjtjet, pu\u00e7rrat me qelb dhe njollat e shndritshme,\n14:57 p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar kur nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e papast\u00ebr dhe kur \u00ebsht\u00eb e past\u00ebr. Ky \u00ebsht\u00eb ligji p\u00ebr lebr\u00ebn\".\n15:1 Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u th\u00ebn\u00eb:\n15:2 \"Foluni bijve t\u00eb Izraelit dhe u thoni atyre: Kushdo q\u00eb ka nj\u00eb fluks nga trupi i tij, ky fluks \u00ebsht\u00eb i papast\u00ebr.\n15:3 Papast\u00ebrtia e tij \u00ebsht\u00eb prodhuar nga fluksi: ai \u00ebsht\u00eb i papast\u00ebr p\u00ebr sa koh\u00eb fluksi i trupit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb veprim, ashtu edhe kur fluksi n\u00eb trupin e tij \u00ebsht\u00eb ndaluar.\n15:4 \u00c7do shtrat mbi t\u00eb cilin shtrihet ai q\u00eb ka fluksin do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr; po ashtu do t\u00eb jet\u00eb e papast\u00ebr \u00e7do gj\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn ai ul\u00ebt.\n15:5 Kushdo q\u00eb prek shtratin e tij do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb lahet me uj\u00eb, dhe ka p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n15:6 Kush ulet mbi \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebje mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb ulur ai q\u00eb ka fluksin, do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe veten me uj\u00eb, dhe do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n15:7 Kush prek trupin e atij q\u00eb ka fluksin, do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb lahet n\u00eb uj\u00eb, dhe do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n15:8 N\u00eb qoft\u00eb se ai q\u00eb ka fluksin p\u00ebshtyn mbi dik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr, ky do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb lahet n\u00eb uj\u00eb, dhe do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n15:9 \u00c7do shal\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn hip\u00ebn ai q\u00eb ka fluksin do t\u00eb jet\u00eb e papast\u00ebr.\n15:10 Kushdo q\u00eb prek \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebje q\u00eb ka qen\u00eb n\u00ebn t\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje. Kushdo q\u00eb trasporton k\u00ebto sende do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb lahet me uj\u00eb, dhe do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n15:11 Kushdo q\u00eb prek at\u00eb q\u00eb ka fluksin, pa i lar\u00eb duart, duhet t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe t\u00eb lahet n\u00eb uj\u00eb, dhe do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n15:12 Ena prej balte, e prekur nga ai q\u00eb ka fluksin, do t\u00eb thyhet; dhe \u00e7do en\u00eb prej druri do t\u00eb lahet n\u00eb uj\u00eb.\n15:13 Kur ai q\u00eb ka fluksin \u00ebsht\u00eb pastruar nga fluksi i tij, do t\u00eb num\u00ebroj\u00eb shtat\u00eb dit\u00eb p\u00ebr pastrimin e tij; pastaj do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb laj\u00eb trupin e tij n\u00eb uj\u00eb t\u00eb rrjedhsh\u00ebm, dhe do t\u00eb jet\u00eb i past\u00ebr.\n15:14 Dit\u00ebn e tet\u00eb do t\u00eb marr\u00eb dy turtuj ose dy p\u00ebllumba t\u00eb rinj dhe do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebrpara Zotit n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes, dhe do t'ia jap\u00eb priftit.\n15:15 Prifti do t'i ofroj\u00eb: nj\u00ebrin si flijim p\u00ebr m\u00ebkatin dhe tjetrin si olokaust; k\u00ebshtu prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpara Zotit, p\u00ebr shkak t\u00eb fluksit t\u00eb tij.\n15:16 N\u00eb rast se nj\u00eb njeri ka nj\u00eb l\u00ebshim fare, ai do t\u00eb laj\u00eb t\u00ebr\u00eb trupin e tij n\u00eb uj\u00eb, dhe do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n15:17 \u00c7do rrob\u00eb dhe \u00e7do l\u00ebkur\u00eb mbi t\u00eb cilat ka far\u00eb do t\u00eb lahet me uj\u00eb, dhe do t\u00eb jet\u00eb e papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n15:18 N\u00eb rast se nj\u00eb burr\u00eb bie n\u00eb shtrat me nj\u00eb grua dhe ka nj\u00eb l\u00ebshim fare, do t\u00eb lahen q\u00eb t\u00eb dy me uj\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n15:19 N\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb grua ka nj\u00eb fluks n\u00eb trupin e saj, dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fluks gjaku, papast\u00ebrtia e saj do t\u00eb zgjas\u00eb shtat\u00eb dit\u00eb; kushdo q\u00eb e prek at\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n15:20 \u00c7far\u00ebdo gj\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn ajo shtrihet gjat\u00eb papast\u00ebrtis\u00eb s\u00eb saj, do t\u00eb jet\u00eb e papast\u00ebr; \u00e7far\u00ebdo gj\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn ulet, do t\u00eb jet\u00eb e papast\u00ebr.\n15:21 Kushdo q\u00eb prek shtratin e saj do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb lahet n\u00eb uj\u00eb, dhe do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n15:22 Kushdo q\u00eb prek \u00e7far\u00ebdo gj\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn ajo \u00ebsht\u00eb ulur, do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb lahet n\u00eb uj\u00eb; do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n15:23 Kur ajo \u00ebsht\u00eb ulur mbi shtrat ose mbi \u00e7far\u00ebdo gj\u00eb tjet\u00ebr, kur dikush e prek at\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n15:24 N\u00eb rast se nj\u00eb burr\u00eb bie n\u00eb shtrat me t\u00eb, papast\u00ebrtia e saj kalon mbi t\u00eb dhe ai do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb; dhe \u00e7do shtrat mbi t\u00eb cilin ai shtrihet, do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr.\n15:25 N\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb grua ka nj\u00eb fluks gjaku prej disa dit\u00ebsh jasht\u00eb koh\u00ebs s\u00eb papast\u00ebrtis\u00eb s\u00eb zakoneve, ose fluksi vazhdon tej koh\u00ebs s\u00eb duhur, ajo do t\u00eb jet\u00eb e papast\u00ebr p\u00ebr gjith\u00eb dit\u00ebt e fluksit t\u00eb papast\u00ebr, ashtu si \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e papast\u00ebrtis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb zakoneve.\n15:26 \u00c7do shtrat mbi t\u00eb cilin shtrihet gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fluksit t\u00eb saj, do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb si shtrati i zakoneve t\u00eb saj; dhe \u00e7do gj\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn ajo ulet do t\u00eb ket\u00eb po at\u00eb papast\u00ebrti t\u00eb zakoneve t\u00eb saj.\n15:27 Kushdo q\u00eb prek k\u00ebto gj\u00ebra do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr; do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb lahet n\u00eb uj\u00eb; do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje.\n15:28 Por pas pastrimit t\u00eb saj nga fluksi, do t\u00eb num\u00ebroj\u00eb shtat\u00eb dit\u00eb, dhe pastaj do t\u00eb jet\u00eb e past\u00ebr.\n15:29 Dit\u00ebn e tet\u00eb do t\u00eb marr\u00eb dy turtuj ose dy p\u00ebllumba t\u00eb rinj dhe do t'ia \u00e7oj\u00eb priftit n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes.\n15:30 Prifti do ta ofroj\u00eb nj\u00ebrin prej tyre si flijim p\u00ebr m\u00ebkatin dhe tjetrin si olokaust; prifti do t\u00eb kryej\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyerjen, p\u00ebrpara Zotit, t\u00eb fluksit q\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb papast\u00ebr.\n15:31 K\u00ebshtu do t'i mbani t\u00eb ndar\u00eb bijt\u00eb e Izraelit nga ajo q\u00eb i ndot, q\u00eb t\u00eb mos vdesin p\u00ebr shkak t\u00eb papast\u00ebrtis\u00eb s\u00eb tyre, duke ndotur tabernakullin tim q\u00eb ndodhet midis tyre.\n15:32 Ky \u00ebsht\u00eb ligji p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb fluks dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb l\u00ebshim fare, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb papast\u00ebr,\n15:33 dhe p\u00ebr gruan q\u00eb vuan p\u00ebr shkak t\u00eb zakoneve t\u00eb saja periodike, p\u00ebr burrin ose gruan q\u00eb ka nj\u00eb fluks dhe p\u00ebr burrin q\u00eb bie n\u00eb shtrat me nj\u00eb grua t\u00eb papast\u00ebr\".\n16:1 Zoti i foli Moisiut mbas vdekjes s\u00eb dy bijve t\u00eb Aaronit, q\u00eb vdiq\u00ebn kur u paraqit\u00ebn para Zotit me zjarr t\u00eb ndaluar.\n16:2 Zoti i tha Moisiut: \"Foli Aaronit, v\u00ebllait t\u00ebnd, dhe thuaji t\u00eb mos hyj\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00ebdo kohe n\u00eb shenjt\u00ebrore, p\u00ebrtej perdes, p\u00ebrpara pajtuesit q\u00eb ndodhet mbi ark\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos vdes\u00eb, sepse un\u00eb do t\u00eb shfaqem n\u00eb ren\u00eb mbi pajtuesin.\n16:3 Aaroni do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb shenjt\u00ebrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb; do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb dem t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr flijimin p\u00ebr m\u00ebkatin dhe nj\u00eb dash p\u00ebr olokaustin.\n16:4 Do t\u00eb vesh\u00eb tunik\u00ebn e shenjt\u00eb prej liri dhe do t\u00eb mbaj\u00eb mbi trupin e tij pantallona prej liri; do t\u00eb ngjesh\u00eb brezin prej liri dhe do ta v\u00ebr\u00eb mbi kok\u00eb \u00e7allm\u00ebn prej liri. K\u00ebto jan\u00eb veshjet e shenjta; ai do t'i vesh\u00eb pasi ta ket\u00eb lar\u00eb trupin me uj\u00eb.\n16:5 Nga asambleja e bijve t\u00eb Izraelit do t\u00eb marr\u00eb dy cjep p\u00ebr flijimin e m\u00ebkatit dhe nj\u00eb dash p\u00ebr olokaustin.\n16:6 Aaroni do t\u00eb ofroj\u00eb demin e vog\u00ebl p\u00ebr flijimin e m\u00ebkatit, q\u00eb e ka p\u00ebr vete, dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebr vete dhe p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e tij.\n16:7 Pastaj do t'i marr\u00eb t\u00eb dy cjept\u00eb dhe do t'i paraqes\u00eb p\u00ebrpara Zotit n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes.\n16:8 Aaroni do t'i hedh\u00eb n\u00eb short dy cjept\u00eb: nj\u00ebri prej tyre do t\u00eb caktohet p\u00ebr Zotin dhe tjetri do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si cjap p\u00ebr shlyerjen e fajit.\n16:9 Aaroni do t\u00eb afroj\u00eb cjapin e caktuar p\u00ebr Zotin dhe do ta ofroj\u00eb si flijim p\u00ebr m\u00ebkatin;\n16:10 por cjapi i caktuar si cjap fajshlyes do t\u00eb paraqitet i gjall\u00eb para Zotit, me q\u00ebllim q\u00eb mbi t\u00eb t\u00eb b\u00ebhet shlyerja dhe p\u00ebr ta \u00e7uar pastaj n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb si cjap fajshlyes.\n16:11 Aaroni do t\u00eb ofroj\u00eb, pra, demin e vog\u00ebl t\u00eb flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebr vete dhe p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e tij; dhe do ta ther\u00eb demin e vog\u00ebl t\u00eb flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin p\u00ebr vete.\n16:12 Pastaj do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb temjanic\u00eb plot me qymyr\u00eb t\u00eb ndezur t\u00eb marr\u00eb nga altari p\u00ebrpara Zotit dhe do t'i ket\u00eb duart e tij t\u00eb mbushura me temjan t\u00eb parfumuar n\u00eb pluhur, dhe do t\u00eb \u00e7oj\u00eb \u00e7do gj\u00eb matan\u00eb velit.\n16:13 Do ta v\u00ebr\u00eb temjanin mbi zjarr p\u00ebrpara Zotit, me q\u00ebllim q\u00eb reja e temjanit t\u00eb mbuloj\u00eb pajtuesin q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi d\u00ebshmin\u00eb; k\u00ebshtu ai nuk do t\u00eb vdes\u00eb.\n16:14 Pastaj do t\u00eb marr\u00eb ca gjak t\u00eb demit t\u00eb vog\u00ebl dhe do ta sp\u00ebrkat\u00eb me gishtin e tij mbi pajtuesin nga ana lindore, do t\u00eb sp\u00ebrkat\u00eb shtat\u00eb her\u00eb edhe pak gjak me gishtin e tij p\u00ebrpara pajtuesit.\n16:15 Pastaj do t\u00eb ther\u00eb cjapin e flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr popullin, dhe do t\u00eb \u00e7oj\u00eb gjakun e tij matan\u00eb velit; dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebt\u00eb gjak at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me gjakun e demit t\u00eb vog\u00ebl; do ta sp\u00ebrkat\u00eb mbi pajtuesin dhe para pajtuesit.\n16:16 K\u00ebshtu do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebr shenjt\u00ebroren, p\u00ebr shkak t\u00eb papast\u00ebrtive t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit, t\u00eb shkeljeve t\u00eb tyre dhe t\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebkateve t\u00eb tyre. Do t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr \u00e7adr\u00ebn e mbledhjes, q\u00eb mbetet midis tyre, n\u00eb mes t\u00eb papast\u00ebrtive t\u00eb tyre.\n16:17 N\u00eb \u00e7adr\u00ebn e mbledhjes, kur ai do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb shenjt\u00ebroren p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shlyerjen, nuk do t\u00eb ket\u00eb njeri, deri sa ai t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb shlyerjen p\u00ebr veten, p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb asamblen\u00eb e Izraelit.\n16:18 Ai do t\u00eb dal\u00eb drejt altarit q\u00eb ndodhet para Zotit dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebr t\u00eb: do t\u00eb marr\u00eb ca gjak nga demi i vog\u00ebl dhe ca gjak nga cjapi dhe do ta v\u00ebr\u00eb mbi brir\u00ebt e altarit rreth e qark.\n16:19 Pastaj do t\u00eb sp\u00ebrkat\u00eb ca gjak mbi t\u00eb me gishtin e tij shtat\u00eb her\u00eb me radh\u00eb; k\u00ebshtu do ta pastroj\u00eb dhe do ta shenjt\u00ebroj\u00eb nga papast\u00ebrtit\u00eb e bijve t\u00eb Izraelit.\n16:20 Kur t\u00eb ket\u00eb mbaruar s\u00eb kryeri shlyerjen p\u00ebr shenjt\u00ebroren, p\u00ebr \u00e7adr\u00ebn e mbledhjes dhe p\u00ebr altarin, do t\u00eb afroj\u00eb cjapin e gjall\u00eb.\n16:21 Aaroni do t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb dyja duart e tij mbi kok\u00ebn e cjapit t\u00eb gjall\u00eb dhe do t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb mbi t\u00eb t\u00ebr\u00eb padrejt\u00ebsit\u00eb e bijve t\u00eb Izraelit, t\u00eb gjitha shkeljet e tyre, t\u00ebr\u00eb m\u00ebkatet e tyre, dhe do t'i v\u00ebr\u00eb mbi kok\u00ebn e cjapit; pastaj do ta \u00e7oj\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb zgjedhur enkas.\n16:22 Cjapi do t\u00eb mbart\u00eb mbi vete n\u00eb tok\u00eb t\u00eb vetmuar t\u00eb gjitha padrejt\u00ebsit\u00eb e tyre dhe ai njeri do ta l\u00ebr\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb.\n16:23 Pastaj Aaroni do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e mbledhjes, do t\u00eb zhvesh\u00eb rrobat e tij prej liri q\u00eb kishte veshur p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb shenjt\u00ebrore dhe do t'i l\u00ebr\u00eb aty.\n16:24 Do t\u00eb laj\u00eb trupin e tij me uj\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb, do t\u00eb vesh\u00eb rrobat e tij dhe do t\u00eb dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar olokaustin e tij dhe olokaustin e popullit, dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebr vete dhe p\u00ebr popullin.\n16:25 Pastaj do t\u00eb tymos\u00eb mbi altar dhjamin e flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin.\n16:26 Ai q\u00eb e ka l\u00ebshuar cjapin, e zgjedhur si cjap fajshlyes, do t\u00eb laj\u00eb rrobat e tij dhe trupin e tij me uj\u00eb dhe, mbas k\u00ebsaj mund t\u00eb kthehet n\u00eb kamp.\n16:27 Do t\u00eb \u00e7ohen pas k\u00ebsaj jasht\u00eb kampit demi i vog\u00ebl i flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin dhe cjapi i flijimit p\u00ebr m\u00ebkatin, gjaku i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb \u00e7uar n\u00eb shenjt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shlyerjen; dhe do t\u00eb djegin n\u00eb zjarr l\u00ebkur\u00ebt, mishin dhe ndyr\u00ebsit\u00eb e tyre.\n16:28 Pastaj ai q\u00eb i djeg do t\u00eb laj\u00eb rrobat dhe trupin e tij me uj\u00eb; pas k\u00ebsaj, ai mund t\u00eb kthehet n\u00eb kamp.\n16:29 Ky do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ju nj\u00eb ligj i p\u00ebrjetsh\u00ebm: n\u00eb muajin e shtat\u00eb, dit\u00ebn e dhjet\u00eb t\u00eb muajit, do t\u00eb p\u00ebrulni shpirtrat tuaj dhe nuk do t\u00eb kryeni asnj\u00eb pun\u00eb, as ai q\u00eb ka lindur n\u00eb vend as i huaji q\u00eb banon midis jush.\n16:30 Sepse at\u00eb dit\u00eb prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebr ju, p\u00ebr t'ju pastruar, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb jeni t\u00eb pastruar nga t\u00ebr\u00eb m\u00ebkatet tuaja p\u00ebrpara Zotit.\n16:31 \u00c9sht\u00eb p\u00ebr ju nj\u00eb e shtun\u00eb madh\u00ebshtore pushimi dhe ju do t\u00eb p\u00ebrulni shpirtrat tuaj; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj i p\u00ebrjetsh\u00ebm.\n16:32 Prifti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vajosur dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenjt\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si prift n\u00eb vend t\u00eb atit t\u00eb tij, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen dhe do t\u00eb vesh\u00eb rrobat prej liri, rrobat e shenjta.\n16:33 Ai do t\u00eb b\u00ebj\u00eb shlyerjen p\u00ebr shenjt\u00ebroren e shenjt\u00eb; do t\u00eb bej\u00eb shlyerjen p\u00ebr \u00e7adr\u00ebn e mbledhjes dhe p\u00ebr altarin, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht shlyerjen p\u00ebr prift\u00ebrinjt\u00eb dhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb popullin e asambles\u00eb.\n16:34 Ky do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ju nj\u00eb ligj i p\u00ebrjetsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb shlyer m\u00ebkatet e bijve t\u00eb Izraelit p\u00ebr t\u00eb gjitha m\u00ebkatet e tyre, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit\". Dhe Moisiu b\u00ebri ashtu si\u00e7 e kishte urdh\u00ebruar Zoti.\n17:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n17:2 \"Foli Aaronit, bijve t\u00eb tij dhe t\u00eb gjith\u00eb bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj atyre: Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb Zoti ka urdh\u00ebruar, duke th\u00ebn\u00eb:\n17:3 Kushdo nga sht\u00ebpia e Izraelit ther nj\u00eb ka ose nj\u00eb qengj apo nj\u00eb dhi brenda kampit, ose jasht\u00eb kampit,\n17:4 dhe nuk e \u00e7on n\u00eb hyrjen e \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes p\u00ebr ta paraqitur si nj\u00eb ofert\u00eb p\u00ebr Zotin p\u00ebrpara tabernakullit t\u00eb Zotit, do t\u00eb mbahet si fajtor gjaku; ka derdhur gjak dhe ky njeri do t\u00eb shfaroset n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb tij;\n17:5 dhe kjo me q\u00ebllim q\u00eb bijt\u00eb e Izraelit, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb flijojn\u00eb flit\u00eb e tyre n\u00eb fusha, t'ia \u00e7ojn\u00eb Zotit n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes, priftit, dhe t'ia ofrojn\u00eb Zotit si flijim fal\u00ebnderimi.\n17:6 Prifti do t\u00eb sp\u00ebrkas\u00eb gjakun mbi altarin e Zotit, n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes, dhe do t\u00eb tymos\u00eb dhjamin me er\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr Zotin.\n17:7 Ata nuk do t'i ofrojn\u00eb m\u00eb flijimet e tyre demon\u00ebve, prapa t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb posht\u00ebruar. Ky do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ta nj\u00eb ligj i p\u00ebrjetsh\u00ebm, p\u00ebr gjith\u00eb brezat e tyre.\n17:8 U thuaj akoma: \"Cilido burr\u00eb i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit ose nga t\u00eb huajt q\u00eb banojn\u00eb midis jush t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb olokaust apo nj\u00eb flijim,\n17:9 dhe po t\u00eb mos e \u00e7oj\u00eb n\u00eb hyrjen e \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes p\u00ebr t'ia ofruar Zotit, ky njeri do t\u00eb shfaroset n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb tij.\n17:10 N\u00eb rast se dikush nga sht\u00ebpia e Izraelit apo nga t\u00eb huajt q\u00eb banojn\u00eb midis jush ha \u00e7far\u00ebdo lloj gjaku, un\u00eb do ta kthej fytyr\u00ebn time kund\u00ebr atij q\u00eb ha gjak dhe do ta shfaros n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb tij.\n17:11 Sepse jeta e mishit \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjak. Prandaj ju kam urdh\u00ebruar ta vini mbi altar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shlyerjen p\u00ebr jet\u00ebn tuaj, sepse \u00ebsht\u00eb gjaku q\u00eb b\u00ebn shlyerjen e fajit p\u00ebr jet\u00ebn.\n17:12 Prandaj u kam th\u00ebn\u00eb bijve t\u00eb Izraelit: asnj\u00ebri prej jush nuk ka p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb gjak; as i huaji q\u00eb banon midis jush nuk ka p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb gjak\".\n17:13 Dhe n\u00eb qoft\u00eb se ndonj\u00eb prej bijve t\u00eb Izraelit ose t\u00eb t\u00eb huajve q\u00eb banojn\u00eb midis jush z\u00eb n\u00eb gjah nj\u00eb kafsh\u00eb ose nj\u00eb zog q\u00eb mund t\u00eb hahet, do t\u00eb derdh\u00eb gjakun e tij dhe do ta mbuloj\u00eb me dhe;\n17:14 sepse \u00ebsht\u00eb jeta e \u00e7do mishi; gjaku i tij mban jet\u00ebn e tij. Prandaj u kam th\u00ebn\u00eb bijve t\u00eb Izraelit: \"Nuk do t\u00eb hani gjakun e asnj\u00eb mishi, sepse jeta e \u00e7do mishi \u00ebsht\u00eb gjaku i tij; kushdo q\u00eb do ta haj\u00eb do t\u00eb shfaroset\".\n17:15 Dhe \u00e7far\u00ebdo personi, qoft\u00eb i lindur n\u00eb vend apo i huaj, q\u00eb ha nj\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb ngordhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb natyrale apo t\u00eb shqyer, do t\u00eb laj\u00eb rrobat dhe do t\u00eb lahet vet\u00eb me uj\u00eb, dhe ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje; pastaj do t\u00eb jet\u00eb i past\u00ebr.\n17:16 Por n\u00eb rast se nuk lan rrobat e tij dhe nuk lan trupin e tij, do t\u00eb mbaj\u00eb fajin e paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij\".\n18:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n18:2 \"Folu bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj atyre: Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj.\n18:3 Nuk do t\u00eb b\u00ebni si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb n\u00eb vendin e Egjiptit, ku keni banuar, dhe nuk do t\u00eb b\u00ebni si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb n\u00eb vendin e Kanaanit ku po ju \u00e7oj; ju nuk do t\u00eb ndiqni zakonet e tyre.\n18:4 Do t\u00eb zbatoni dekretet e mia dhe do t\u00eb respektoni statutet e mia, duke iu p\u00ebrmbajtur atyre. Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj.\n18:5 Do t\u00eb respektoni statutet dhe dekretet e mia, me an\u00ebn e t\u00eb cilave, kushdo q\u00eb i zbaton n\u00eb praktik\u00eb, ka p\u00ebr t\u00eb jetuar. Un\u00eb jam Zoti.\n18:6 Asnj\u00eb nga ju nuk do t'i afrohet ndonj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi nga gjaku p\u00ebr t\u00eb zbuluar lakuriq\u00ebsin\u00eb e tij. Un\u00eb jam Zoti.\n18:7 Nuk do t\u00eb zbulosh lakuriq\u00ebsin\u00eb e atit t\u00ebnd apo lakuriq\u00ebsin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs sate; ajo \u00ebsht\u00eb n\u00ebna jote; nuk do t\u00eb zbulosh lakuriq\u00ebsin\u00eb e saj.\n18:8 Nuk do t\u00eb zbulosh lakuriq\u00ebsin\u00eb e gruas s\u00eb atit t\u00ebnd; ajo \u00ebsht\u00eb lakuriq\u00ebsia e atit t\u00ebnd.\n18:9 Nuk do t\u00eb zbulosh lakuriq\u00ebsin\u00eb e motr\u00ebs sate, bij\u00eb e atit t\u00ebnd ose bij\u00eb e n\u00ebn\u00ebs sate, qoft\u00eb e lindur n\u00eb sht\u00ebpi ose jasht\u00eb saj.\n18:10 Nuk do t\u00eb zbulosh lakuriq\u00ebsin\u00eb e bij\u00ebs s\u00eb birit t\u00ebnd apo t\u00eb bij\u00ebs s\u00eb bij\u00ebs sate, sepse lakuriq\u00ebsia e tyre \u00ebsht\u00eb vet\u00eb lakuriq\u00ebsia jote.\n18:11 Nuk do t\u00eb zbulosh lakuriq\u00ebsin\u00eb e bij\u00ebs s\u00eb gruas t\u00eb atit t\u00ebnd, e lindur nga ati yt; \u00ebsht\u00eb motra jote; mos zbulo lakuriq\u00ebsin\u00eb e saj.\n18:12 Nuk do t\u00eb zbulosh lakuriq\u00ebsin\u00eb e motr\u00ebs s\u00eb atit t\u00ebnd; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e af\u00ebrme e ngusht\u00eb e atit t\u00ebnd.\n18:13 Nuk do t\u00eb zbulosh lakuriq\u00ebsin\u00eb e motr\u00ebs s\u00eb n\u00ebn\u00ebs sate, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e af\u00ebrme e ngusht\u00eb e n\u00ebn\u00ebs sate.\n18:14 Nuk do t\u00eb zbulosh lakuriq\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb atit t\u00ebnd; nuk do t'i afrohesh gruas s\u00eb tij; ajo \u00ebsht\u00eb halla jote.\n18:15 Nuk do t\u00eb zbulosh lakuriq\u00ebsin\u00eb e nuses s\u00eb birit t\u00ebnd; ajo \u00ebsht\u00eb gruaja e djalit t\u00ebnd; mos zbulo lakuriq\u00ebsin\u00eb e saj.\n18:16 Nuk do t\u00eb zbulosh lakuriq\u00ebsin\u00eb e gruas s\u00eb v\u00ebllait t\u00ebnd; \u00ebsht\u00eb lakuriq\u00ebsia e v\u00ebllait t\u00ebnd.\n18:17 Nuk do t\u00eb zbulosh lakuriq\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb gruaje dhe t\u00eb bij\u00ebs s\u00eb saj; nuk do t\u00eb marr\u00ebsh bij\u00ebn e birit t\u00eb saj, as bij\u00ebn e bij\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb zbuluar lakuriq\u00ebsin\u00eb; jan\u00eb t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb saj; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb incest.\n18:18 Nuk do t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb grua bashk\u00eb me t\u00eb motr\u00ebn p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb shem\u00ebr, duke zbuluar lakuriq\u00ebsin\u00eb e saj nd\u00ebrsa tjetra \u00ebsht\u00eb akoma gjall\u00eb.\n18:19 Nuk do t'i afrohesh nj\u00eb gruaje p\u00ebr t\u00eb zbuluar lakuriq\u00ebsin\u00eb e saj n\u00eb periudh\u00ebn e papast\u00ebrtis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb shkaktuar nga zakonet.\n18:20 Nuk do t\u00eb kesh marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me gruan e fqinjit t\u00ebnd p\u00ebr t'u ndotur me t\u00eb.\n18:21 Nuk do t\u00eb lejosh q\u00eb asnj\u00eb prej trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb tu t'i ofrohet Molekut; dhe nuk do t\u00eb p\u00ebrdhos\u00ebsh emrin e Per\u00ebndis\u00eb t\u00ebnd. Un\u00eb jam Zoti.\n18:22 Nuk do t\u00eb kesh marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me nj\u00eb burr\u00eb, ashtu si b\u00ebhet me nj\u00eb grua; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e neveritshme.\n18:23 Nuk do t\u00eb bashkohesh me asnj\u00eb kafsh\u00eb duke u ndotur me t\u00eb; gjithashtu asnj\u00eb grua t\u00eb mos i afrohet nj\u00eb kafshe p\u00ebr t'u bashkuar me t\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb degjenerim i neveritsh\u00ebm.\n18:24 Mos u ndotni me asnj\u00eb nga k\u00ebto gj\u00ebra, sepse me gjith\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra jan\u00eb ndotur kombet q\u00eb po b\u00ebhem gati t'i p\u00ebrz\u00eb p\u00ebrpara jush.\n18:25 Vendi \u00ebsht\u00eb ndotur; prandaj un\u00eb do ta d\u00ebnoj p\u00ebr paudh\u00ebsin\u00eb e tij, dhe vendi do t\u00eb vjell\u00eb banor\u00ebt e tij.\n18:26 Ju, pra, do t\u00eb respektoni statutet dhe dekretet e mia dhe nuk do t\u00eb kryeni asnj\u00eb nga ato gj\u00ebra t\u00eb neveritshme, as ai q\u00eb ka lindur n\u00eb vend ashtu edhe i huaji q\u00eb banon midis jush,\n18:27 (sepse t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra t\u00eb neveritshme i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb banor\u00ebt e vendit q\u00eb ishin para jush, dhe vendi \u00ebsht\u00eb ndotur),\n18:28 q\u00eb edhe ju, po t\u00eb jet\u00eb se e ndotni, vendi t\u00eb mos ju vjell\u00eb ashtu si ka vjell\u00eb kombin q\u00eb ishte para jush.\n18:29 Sepse cilido q\u00eb kryen ndonj\u00eb prej k\u00ebtyre gj\u00ebrave t\u00eb neveritshme, personat q\u00eb i kryejn\u00eb do t\u00eb shfarosen n\u00eb mes t\u00eb tyre.\n18:30 Do t\u00eb respektoni, pra, urdh\u00ebrimet e mia, nuk do t\u00eb ndiqni asnj\u00eb nga zakonet e neveritshme q\u00eb jan\u00eb para jush dhe nuk do t\u00eb ndoteni me to. Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj\".\n19:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n19:2 \"Foli t\u00ebr\u00eb asambles\u00eb s\u00eb bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj atyre: Jini t\u00eb shenjt\u00eb, sepse un\u00eb Zoti, Per\u00ebndia juaj, jam i shenjt\u00eb.\n19:3 Secili prej jush t\u00eb respektoj\u00eb n\u00ebn\u00ebn dhe atin e tij, po k\u00ebshtu t\u00eb respektoj\u00eb t\u00eb shtunat e mia. Un\u00eb jam Zoti Per\u00ebndia juaj.\n19:4 Mos iu drejtoni idhujve dhe mos b\u00ebni per\u00ebndi me metal t\u00eb shkrir\u00eb. Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj.\n19:5 Kur t'i ofroni nj\u00eb flijim fal\u00ebnderimi Zotit, do ta ofroni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00eblqehet.\n19:6 Do t\u00eb hahet po at\u00eb dit\u00eb q\u00eb e ofroni dhe dit\u00ebn vijuese; dhe n\u00eb rast se mbetet di\u00e7ka deri n\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb, do ta digjni me zjarr.\n19:7 N\u00eb rast se hahet ndonj\u00eb pjes\u00eb e tij dit\u00ebn e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e neveritshme; flijimi nuk do t\u00eb p\u00eblqehet.\n19:8 Prandaj kushdo q\u00eb e ha do t\u00eb r\u00ebndohet me fajin e paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, sepse ka p\u00ebrdhosur at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb p\u00ebr Zotin; ky njeri do t\u00eb shfaroset n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb tij.\n19:9 Kur do t\u00eb korrni tokat tuaja, nuk do t\u00eb korr\u00ebsh deri n\u00eb cepat e ar\u00ebs sate dhe nuk do t\u00eb mbledh\u00ebsh kallinjt\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur pas korrjes sate;\n19:10 dhe n\u00eb vreshtin t\u00ebnd nuk do t\u00eb kthehesh prap\u00eb, as do t\u00eb mbledh\u00ebsh bistak\u00ebt e mbetur nga vreshti yt; do t'i l\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb varfrin dhe p\u00ebr t\u00eb huajin. Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj.\n19:11 Nuk do t\u00eb vidhni, nuk do t\u00eb g\u00ebnjeni dhe nuk do t\u00eb mashtroni nj\u00ebri-tjetrin.\n19:12 Nuk do t\u00eb b\u00ebni betim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb emrin tim, nuk do t\u00eb p\u00ebrdhosni emrin e Per\u00ebndis\u00eb tuaj. Un\u00eb jam Zoti.\n19:13 Nuk do t\u00eb mundosh fqinjin t\u00ebnd dhe as do ta vjedh\u00ebsh; m\u00ebditjen e pun\u00ebtorit mos e mbaj te ti deri n\u00eb m\u00ebngjesin vijues.\n19:14 Nuk do t\u00eb mallkosh t\u00eb shurdh\u00ebrin dhe nuk do t\u00eb v\u00ebsh asnj\u00eb penges\u00eb para t\u00eb verbrit, por do t\u00eb kesh frik\u00eb nga Per\u00ebndia yt. Un\u00eb jam Zoti.\n19:15 Nuk do t\u00eb b\u00ebsh padrejt\u00ebsi gjat\u00eb gjykimit; nuk do t\u00eb tregohesh i ansh\u00ebm me t\u00eb varf\u00ebrin as do t\u00eb nderosh personat e fuqish\u00ebm; por do t\u00eb gjykosh t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd me drejt\u00ebsi.\n19:16 Nuk do t\u00eb shkosh e t\u00eb sillesh duke shpifur n\u00ebp\u00ebr popullin t\u00ebnd, as do t\u00eb mbash q\u00ebndrim kund\u00ebr jet\u00ebs t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u00ebnd. Un\u00eb jam Zoti.\n19:17 Nuk do t\u00eb urresh v\u00ebllan\u00eb t\u00ebnd n\u00eb zemr\u00ebn t\u00ebnde; qorto gjithashtu fqinjin t\u00ebnd, por mos u ngarko me asnj\u00eb m\u00ebkat p\u00ebr shkak t\u00eb tij.\n19:18 Nuk do t\u00eb hakmerresh dhe nuk do t\u00eb mbash m\u00ebri kund\u00ebr bijve t\u00eb popullit t\u00ebnd, por do ta duash t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd si veten t\u00ebnde. Un\u00eb jam Zoti.\n19:19 T\u00eb respektoni statutet e mia. Nuk do t\u00eb bashkosh kafsh\u00eb t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme; nuk do t\u00eb mbjell\u00ebsh ar\u00ebn t\u00ebnde me lloje t\u00eb ndryshme far\u00ebrash, nuk do t\u00eb vesh\u00ebsh asnj\u00eb pal\u00eb rroba t\u00eb endura me materiale t\u00eb ndryshme.\n19:20 N\u00eb qoft\u00eb se dikush ka marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me nj\u00eb grua q\u00eb \u00ebsht\u00eb skllave e premtuar nj\u00eb njeriu, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shpenguar dhe nuk ka fituar lirin\u00eb, do t\u00eb d\u00ebnohen q\u00eb t\u00eb dy, por nuk do t\u00eb d\u00ebnohen me vdekje, sepse ajo nuk ishte e lir\u00eb.\n19:21 Burri do t'i \u00e7oj\u00eb Zotit, n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes, nj\u00eb dash si fli p\u00ebr shkeljen;\n19:22 dhe me dashin e flijimit p\u00ebr shkeljen prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyerjen p\u00ebrpara Zotit p\u00ebr m\u00ebkatin q\u00eb ai ka kryer; dhe m\u00ebkati q\u00eb ai ka kryer do t'i falet.\n19:23 Kur t\u00eb hyni n\u00eb vendin tuaj dhe t\u00eb keni mbjell\u00eb lloj-lloj drur\u00ebsh frutor\u00eb, do t'i konsideroni frutat e tyre si t\u00eb parrethprera; p\u00ebr tre vjet do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr ju si t\u00eb parrethprera; prandaj nuk duhet t\u00eb hahen.\n19:24 Por vitin e kat\u00ebrt t\u00eb gjitha frutat e tyre do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shenjt\u00ebruara, do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr lavdin\u00eb e Zotit.\n19:25 Vitin e pest\u00eb do t\u00eb hani frutat e tyre, me q\u00ebllim q\u00eb prodhimi i tyre t\u00eb mund t\u00eb rritet. Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj.\n19:26 Nuk do t\u00eb hani asgj\u00eb q\u00eb p\u00ebrmban gjak. Nuk do t\u00eb zbatoni asnj\u00eb lloj shortarie ose magjie.\n19:27 Nuk do t'i prisni rrumbullak flok\u00ebt an\u00ebve t\u00eb kok\u00ebs, as do t\u00eb shkurtosh fundin e mjekr\u00ebs sate.\n19:28 Nuk do t\u00eb b\u00ebni asnj\u00eb prerje n\u00eb mishin tuaj p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb vdekur, nuk do t\u00eb b\u00ebni asnj\u00eb tatuazh mbi trupin tuaj. Un\u00eb jam Zoti.\n19:29 Mos e ndot bij\u00ebn t\u00ebnde duke e b\u00ebr\u00eb kurv\u00eb, q\u00eb vendi t\u00eb mos jepet pas kurv\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb mos mbushet me prap\u00ebsi.\n19:30 T\u00eb respektoni t\u00eb shtunat e mia dhe do t\u00eb keni respekt p\u00ebr shenjt\u00ebroren time. Un\u00eb jam Zoti.\n19:31 Mos iu drejtoni mediumeve dhe magjistar\u00ebve; mos u konsultoni p\u00ebr t\u00eb mos u ndotur me an\u00eb t\u00eb tyre. Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj.\n19:32 \u00c7ohu n\u00eb k\u00ebmb\u00eb para atij q\u00eb ka kok\u00ebn t\u00eb zbardhur, nderoje plakun dhe ki frik\u00eb nga Per\u00ebndia yt. Un\u00eb jam Zoti.\n19:33 Kur nj\u00eb i huaj banon bashk\u00eb me ju n\u00eb vendin tuaj, mos e trajtoni keq.\n19:34 T\u00eb huajin q\u00eb banon midis jush ta trajtoni nj\u00eblloj si ai q\u00eb ka lindur midis jush; ti do ta duash si veten t\u00ebnde, sepse edhe ju ishit t\u00eb huaj n\u00eb vendin e Egjiptit. Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj.\n19:35 Nuk do t\u00eb b\u00ebni padrejt\u00ebsi n\u00eb gjykime, p\u00ebrsa u p\u00ebrket masave t\u00eb gjat\u00ebsis\u00eb, t\u00eb pesh\u00ebs dhe t\u00eb kapacitetit.\n19:36 Do t\u00eb keni peshore t\u00eb sakta, pesha t\u00eb sakta, efa t\u00eb sakt\u00eb, hin t\u00eb sakt\u00eb. Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj q\u00eb ju nxori nga vendi i Egjiptit.\n19:37 Do t\u00eb respektoni, pra, t\u00eb gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t'i vini n\u00eb zbatim. Un\u00eb jam Zoti.\n20:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n20:2 \"Do t'u thuash bijve t\u00eb Izraelit: Cilido nga bijt\u00eb e Izraelit ose nga t\u00eb huajt q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb Izrael do q\u00eb t'i jap\u00eb Molekut ndonj\u00eb nga trash\u00ebgimtar\u00ebt e tij, do t\u00eb d\u00ebnohet me vdekje; populli i vendit do ta vras\u00eb me gur\u00eb.\n20:3 Un\u00eb vet do ta kthej fytyr\u00ebn time kund\u00ebr k\u00ebtij njeriu dhe do ta shfaros n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb tij, sepse i ka dh\u00ebn\u00eb Molekut disa nga trash\u00ebgimtar\u00ebt e tij p\u00ebr t\u00eb ndotur shenjt\u00ebroren time dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdhosur emrin tim t\u00eb shenjt\u00eb.\n20:4 Dhe n\u00eb rast se populli i vendit mbyll syt\u00eb para k\u00ebtij njeriu, kur ai i jep trash\u00ebgimtar\u00ebt e tij Molekut, dhe nuk e d\u00ebnon me vdekje,\n20:5 do t\u00eb jem un\u00eb q\u00eb do ta kthej fytyr\u00ebn time kund\u00ebr k\u00ebtij njeriu dhe kund\u00ebr familjes s\u00eb tij, do ta shfaros n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb tij at\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb kurv\u00ebrohen me t\u00eb, duke u shitur para Molekut.\n20:6 Dhe n\u00eb rast se nj\u00eb person u drejtohet mediumeve dhe magjistar\u00ebve p\u00ebr t'u kurv\u00ebruar pas tyre, un\u00eb do ta kthej fytyr\u00ebn time kund\u00ebr k\u00ebtij personi dhe do ta shfaros n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb tij.\n20:7 Shenjt\u00ebrohuni, pra, dhe qofshi t\u00eb shenjt\u00eb, sepse un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj.\n20:8 Respektoni statutet e mia dhe i vini n\u00eb zbatim. Un\u00eb jam Zoti q\u00eb ju shenjt\u00ebron.\n20:9 Kushdo q\u00eb mallkon t\u00eb atin ose t\u00eb \u00ebm\u00ebn, do t\u00eb d\u00ebnohet me vdekje, sepse ka mallkuar t\u00eb atin o t\u00eb \u00ebm\u00ebn; gjaku i tij do t\u00eb bjer\u00eb mbi t\u00eb.\n20:10 N\u00eb rast se ndonj\u00ebri shkel kuror\u00ebn me gruan e nj\u00eb tjetri, n\u00eb qoft\u00eb se shkel kuror\u00ebn me gruan e fqinjit t\u00eb tij, shkel\u00ebsi dhe shkel\u00ebsja e kuror\u00ebs do t\u00eb d\u00ebnohen me vdekje.\n20:11 N\u00eb qoft\u00eb se dikush bie n\u00eb shtrat me gruan e atit t\u00eb tij, ai zbulon lakuriq\u00ebsin\u00eb e t\u00eb atit; prandaj q\u00eb t\u00eb dy do t\u00eb d\u00ebnohen pa tjet\u00ebr me vdekje; gjaku i tyre do t\u00eb bjer\u00eb mbi ta.\n20:12 N\u00eb rast se dikush bie n\u00eb shtrat me nusen e birit t\u00eb tij, q\u00eb t\u00eb dy do t\u00eb d\u00ebnohen me vdekje; kan\u00eb kryer nj\u00eb degjenerim t\u00eb neveritsh\u00ebm; gjaku i tyre do t\u00eb bjer\u00eb mbi ta.\n20:13 N\u00eb qoft\u00eb se dikush ka marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me nj\u00eb burr\u00eb ashtu si ato q\u00eb b\u00ebhen me nj\u00eb grua, q\u00eb t\u00eb dy kan\u00eb kryer nj\u00eb degjenerim t\u00eb neveritsh\u00ebm, do t\u00eb d\u00ebnohen pa tjet\u00ebr me vdekje; gjaku i tyre do t\u00eb bjer\u00eb mbi ta.\n20:14 N\u00eb qoft\u00eb se dikush merr p\u00ebr grua bij\u00ebn dhe n\u00ebn\u00ebn e saj, kemi nj\u00eb incest; do t\u00eb digjen n\u00eb zjarr si ai ashtu dhe ato, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb incest midis jush.\n20:15 N\u00eb rast se nj\u00eb burr\u00eb bashkohet me nj\u00eb kafsh\u00eb, ai do t\u00eb d\u00ebnohet me vdekje; do t\u00eb vritet edhe kafsha.\n20:16 N\u00eb rast se nj\u00eb grua i afrohet nj\u00eb kafshe p\u00ebr t'u bashkuar me t\u00eb, do t\u00eb vras\u00ebsh gruan dhe kafsh\u00ebn; do t\u00eb d\u00ebnohen pa tjet\u00ebr me vdekje; gjaku i tyre do t\u00eb bjer\u00eb mbi ta.\n20:17 N\u00eb qoft\u00eb se dikush merr motr\u00ebn e vet, bij\u00ebn e atit t\u00eb tij ose bij\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij dhe sheh lakuriq\u00ebsin\u00eb e saj dhe ajo sheh lakuriq\u00ebsin\u00eb e tij, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turp; t\u00eb dy do t\u00eb shfarosen n\u00eb syt\u00eb e bijve t\u00eb popullit t\u00eb tyre; ai ka zbuluar lakuriq\u00ebsin\u00eb e motr\u00ebs s\u00eb vet; do t\u00eb mbaj\u00eb d\u00ebnimin e paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij.\n20:18 N\u00eb rast se dikush bie n\u00eb shtrat me nj\u00eb grua gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb zakoneve t\u00eb saj dhe zbulon lakuriq\u00ebsin\u00eb e saj, ai ka zbuluar fluksin e saj dhe ajo ka zbuluar fluksin e gjakut t\u00eb vet; q\u00eb t\u00eb dy do t\u00eb shfarosen n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb tyre.\n20:19 Nuk do t\u00eb zbulosh lakuriq\u00ebsin\u00eb e motr\u00ebs s\u00eb n\u00ebn\u00ebs sate ose t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb atit t\u00ebnd, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zbulohet lakuriq\u00ebsia e nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb nj\u00eb gjaku; q\u00eb t\u00eb dy do t\u00eb mbajn\u00eb d\u00ebnimin e paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre.\n20:20 N\u00eb qoft\u00eb se dikush bie n\u00eb shtrat me gruan e ungjit t\u00eb tij, ai zbulon lakuriq\u00ebsin\u00eb e ungjit t\u00eb tij; q\u00eb t\u00eb dy do t\u00eb mbajn\u00eb d\u00ebnimin p\u00ebr m\u00ebkatin e tyre; do t\u00eb vdesin pa f\u00ebmij\u00eb.\n20:21 N\u00eb qoft\u00eb se dikush merr gruan e v\u00ebllait t\u00eb tij, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e papast\u00ebr; ai ka zbuluar lakuriq\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb tij; nuk do t\u00eb ken\u00eb f\u00ebmij\u00eb.\n20:22 Do t\u00eb respektoni, pra, t\u00eb gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t'i vini n\u00eb zbatim, me q\u00ebllim q\u00eb vendi ku po ju \u00e7oj t\u00eb banoni t\u00eb mos ju vjell\u00eb jasht\u00eb.\n20:23 Dhe nuk do t\u00eb ndiqni zakonet e kombeve q\u00eb un\u00eb po b\u00ebhem gati t'i p\u00ebrz\u00eb p\u00ebrpara jush; ata i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra, prandaj un\u00eb i urrej.\n20:24 Por juve ju thash\u00eb: Ju do t\u00eb shtini n\u00eb dor\u00eb vendin e tyre; do t'ju jap si pron\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku rrjedh qum\u00ebsht dhe mjalt\u00eb. Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj, q\u00eb ju ka ndar\u00eb nga popujt e tjer\u00eb.\n20:25 Do t\u00eb dalloni, pra, kafsh\u00ebt e pastra nga ato t\u00eb papastra, zogjt\u00eb e past\u00ebr nga ata t\u00eb papast\u00ebr, dhe nuk do b\u00ebheni t\u00eb neveritsh\u00ebm duke ngr\u00ebn\u00eb kafsh\u00eb, zogj o \u00e7far\u00ebdo gj\u00eb q\u00eb hiqet zvarr\u00eb mbi tok\u00eb dhe q\u00eb un\u00eb i kam ve\u00e7uar p\u00ebr ju si t\u00eb papastra.\n20:26 Dhe do t\u00eb jeni t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr mua, sepse un\u00eb, Zoti, jam i shenjt\u00eb, dhe ju kam ndar\u00eb nga popujt e tjer\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb jeni t\u00eb mit\u00eb.\n20:27 N\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb burr\u00eb apo nj\u00eb grua \u00ebsht\u00eb medium apo magjistar, ata do t\u00eb d\u00ebnohen pa tjet\u00ebr me vdekje; do t'i vrisni me gur\u00eb; gjaku i tyre do t\u00eb bjer\u00eb mbi ta\".\n21:1 Zoti i tha akoma Moisiut: \"Folu prift\u00ebrinjve, bijve t\u00eb Aaronit, dhe u thuaj: Asnj\u00eb prift t\u00eb mos ndotet p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb tij,\n21:2 ve\u00e7 se po t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb i af\u00ebrm i tij i nj\u00eb gjaku: n\u00ebna, ati, biri, bija, v\u00ebllai\n21:3 dhe motra e tij ende e virgj\u00ebr q\u00eb jeton me t\u00eb, dhe q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb martuar ende; p\u00ebr at\u00eb mund t\u00eb ndotet.\n21:4 Duke q\u00ebn\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb tij, nuk do t\u00eb ndotet duke p\u00ebrdhosur veten e tij.\n21:5 Prift\u00ebrinjt\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb tonsur\u00ebn mbi kok\u00ebn e tyre, nuk do t\u00eb rruajn\u00eb mjekr\u00ebn e tyre dhe nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb prerje mbi mishin e tyre.\n21:6 Do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb e tyre dhe nuk do t\u00eb p\u00ebrdhosin emrin e Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb tyre, sepse i ofrojn\u00eb flijime Zotit, t\u00eb p\u00ebrgatitura me zjarr dhe buk\u00ebn Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb tyre; prandaj do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb.\n21:7 Nuk do t\u00eb marrin p\u00ebr grua nj\u00eb kurv\u00eb, as edhe nj\u00eb grua faqenxir\u00eb; nuk do t\u00eb marrin nj\u00eb grua t\u00eb ndar\u00eb nga burri, sepse jan\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb ndaj Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb tyre.\n21:8 Ti do ta konsiderosh priftin t\u00eb shenjt\u00eb, sepse ai i ofron buk\u00ebn Per\u00ebndis\u00eb t\u00ebnd; ai ka p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i shenjt\u00eb p\u00ebr ty, sepse un\u00eb, Zoti q\u00eb ju shenjt\u00ebroj, jam i shenjt\u00eb.\n21:9 N\u00eb rast se bija e nj\u00eb prifti humb nderin duke u b\u00ebr\u00eb kurv\u00eb, ajo turp\u00ebron t\u00eb atin: ajo do t\u00eb digjet me zjarr.\n21:10 Por ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryeprift midis v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij, mbi kok\u00ebn e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb vaji i vajosjes dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenjt\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb veshur rrobat e shenjta, nuk do t\u00eb zbuloj\u00eb kok\u00ebn dhe nuk do t\u00eb shqyej\u00eb rrobat.\n21:11 Nuk do t'i afrohet asnj\u00eb kufome; nuk do t\u00eb ndotet as p\u00ebr t\u00eb atin, as p\u00ebr t\u00eb \u00ebm\u00ebn.\n21:12 Nuk do t\u00eb dal\u00eb nga shenjt\u00ebrorja dhe nuk do t\u00eb p\u00ebrdhos\u00eb shenjt\u00ebroren e Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb tij, sepse shenjt\u00ebrimi i vajosjes nga ana e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb. Un\u00eb jam Zoti.\n21:13 Do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr grua nj\u00eb virgj\u00ebresh\u00eb.\n21:14 Nuk do t\u00eb marr\u00eb as grua t\u00eb ve, as t\u00eb ndar\u00eb nga burri, as grua faqenxir\u00eb, as kurv\u00eb; por do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr grua nj\u00eb virgj\u00ebresh\u00eb nga populli i tij.\n21:15 Nuk do t\u00eb turp\u00ebroj\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt e tij n\u00eb mes t\u00eb popullit; sepse un\u00eb jam Zoti q\u00eb ju shenjt\u00ebron\".\n21:16 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n21:17 \"Foli Aaronit dhe i thuaji: N\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm asnj\u00eb burr\u00eb nga fisi yt, q\u00eb ka ndonj\u00eb gjymtim, nuk do t\u00eb mund t\u00eb afrohet p\u00ebr t\u00eb ofruar buk\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb tij;\n21:18 sepse asnj\u00eb njeri q\u00eb ka ndonj\u00eb gjymtim nuk do t\u00eb mund t\u00eb afrohet: as i verbri, as i \u00e7ali as ai q\u00eb ka nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuar, ose ka nj\u00eb gjymtyr\u00eb t\u00eb deformuar,\n21:19 nj\u00eb thyerje t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs apo t\u00eb dor\u00ebs,\n21:20 as gunga\u00e7i as shkurtabiqi as ai q\u00eb ka nj\u00eb njoll\u00eb n\u00eb sy apo nj\u00eb ekzem\u00eb, a zgjeben apo herdhet t\u00eb shtypura.\n21:21 Asnj\u00eb burr\u00eb nga fisi i priftit Aaron q\u00eb ka ndonj\u00eb gjymtim nuk do t\u00eb afrohet p\u00ebr t'i ofruar flijimet e b\u00ebra me zjarr Zotit. Ka nj\u00eb gjymtim; t\u00eb mos afrohet p\u00ebr t\u00eb ofruar buk\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb tij.\n21:22 Ai do t\u00eb mund t\u00eb haj\u00eb buk\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb tij, gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb shenjta dhe gj\u00ebra t\u00eb shenjta;\n21:23 nuk do t'i afrohet velit as edhe altarit, sepse ka nj\u00eb gjymtim. Nuk do t\u00eb p\u00ebrdhos\u00eb vendet e mia t\u00eb shenjta, sepse un\u00eb jam Zoti q\u00eb i shenjt\u00ebroj\".\n21:24 Dhe Moisiu ia tha k\u00ebto gj\u00ebra Aaronit, bijve t\u00eb tij dhe gjith\u00eb bijve t\u00eb Izraelit.\n22:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n22:2 \"Folu Aaronit dhe bijve t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb heqin dor\u00eb nga gj\u00ebrat e shenjta q\u00eb m\u00eb jan\u00eb shenjt\u00ebruar nga bijt\u00eb e Izraelit dhe t\u00eb mos p\u00ebrdhosin emrim tim t\u00eb shenjt\u00eb. Un\u00eb jam Zoti.\n22:3 U thuaj atyre: \"Cilido burr\u00eb i fisit tuaj q\u00eb n\u00eb brezat e ardhshme do t'u afrohet n\u00eb gjendje papast\u00ebrtie gj\u00ebrave t\u00eb shenjta, q\u00eb bijt\u00eb e Izraelit ia kan\u00eb shenjt\u00ebruar Zotit, do t\u00eb shfaroset nga prania ime. Un\u00eb jam Zoti.\n22:4 Asnj\u00eb burr\u00eb nga fisi i Aaronit, i s\u00ebmur\u00eb nga lebra ose me fluks qoft\u00eb, nuk do t\u00eb haj\u00eb gj\u00ebra t\u00eb shenjta deri sa t\u00eb b\u00ebhet i past\u00ebr. Gjithashtu ai q\u00eb prek \u00e7far\u00ebdo gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e papast\u00ebr nga kontakti me nj\u00eb kufom\u00eb, apo ai q\u00eb ka pasur nj\u00eb l\u00ebshim fare,\n22:5 ose ai q\u00eb ka prekur nj\u00eb zvarranik q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb papast\u00ebr, ose nj\u00eb njeri q\u00eb i ka komunikuar nj\u00eb papast\u00ebrti t\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloji,\n22:6 personi q\u00eb ka prekur k\u00ebto gj\u00ebra do t\u00eb jet\u00eb i papast\u00ebr deri n\u00eb mbr\u00ebmje dhe nuk ka p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb shenjta para se t\u00eb ket\u00eb lar\u00eb trupin e tij me uj\u00eb;\n22:7 mbas per\u00ebndimit t\u00eb diellit do t\u00eb jet\u00eb i past\u00ebr dhe do t\u00eb mund t\u00eb haj\u00eb gj\u00ebra t\u00eb shenjta, sepse jan\u00eb ushqimi i tij.\n22:8 Prifti nuk do t\u00eb haj\u00eb mish kafshe t\u00eb ngordhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme apo t\u00eb shqyer, p\u00ebr t\u00eb mos u b\u00ebr\u00eb i papast\u00ebr. Un\u00eb jam Zoti.\n22:9 Prift\u00ebrinjt\u00eb do t\u00eb respektojn\u00eb, pra, at\u00eb q\u00eb kam urdh\u00ebruar, p\u00ebrndryshe do t\u00eb mbajn\u00eb d\u00ebnimin e m\u00ebkatit t\u00eb tyre dhe do t\u00eb vdesin sepse kan\u00eb p\u00ebrdhosur gj\u00ebrat e shenjta. Un\u00eb jam Zoti q\u00eb i shenjt\u00ebroj.\n22:10 Asnj\u00eb i huaj nuk do t\u00eb haj\u00eb gj\u00ebra t\u00eb shenjta; as nj\u00eb mik i priftit, as nj\u00eb rrogtar nuk do t\u00eb mund t\u00eb haj\u00eb gj\u00ebrat e shenjta.\n22:11 Por n\u00eb rast se prifti ble nj\u00eb person me parat\u00eb e tij, ky do t\u00eb mund t\u00eb haj\u00eb nga ky ushqim ashtu si edhe ata q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij; k\u00ebta mund t\u00eb han\u00eb nga ushqimi i tij.\n22:12 Bija e priftit q\u00eb \u00ebsht\u00eb martuar me nj\u00eb t\u00eb huaj nuk do t\u00eb haj\u00eb gj\u00ebra t\u00eb shenjta t\u00eb ofruara p\u00ebr ngritje.\n22:13 Por n\u00eb qoft\u00eb se bija e priftit ka mbetur e ve, apo \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga burri dhe nuk ka f\u00ebmij\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb kthyer t\u00eb rrij\u00eb me t\u00eb atin ashtu si kur ishte e re, do t\u00eb mund t\u00eb haj\u00eb nga buka e atit t\u00eb saj; po asnj\u00eb i huaj nuk do ta haj\u00eb at\u00eb.\n22:14 N\u00eb qoft\u00eb se dikush ha gabimisht nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb, do t'i jap\u00eb priftit gj\u00ebn\u00eb e shenjt\u00eb, duke i shtuar nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn.\n22:15 Prift\u00ebrinjt\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrdhosin, pra, gj\u00ebrat e shenjta t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit, q\u00eb ata i ofrojn\u00eb Zotit p\u00ebr ngritje,\n22:16 dhe nuk do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb ata t\u00eb mbajn\u00eb d\u00ebnimin e m\u00ebkatit p\u00ebr t\u00eb cilin do t\u00eb b\u00ebheshin fajtor\u00eb, duke ngr\u00ebn\u00eb gj\u00ebrat e tyre t\u00eb shenjta; sepse un\u00eb, Zoti, i shenjt\u00ebroj\"\".\n22:17 Zoti i foli akoma Moisiut duke i th\u00ebn\u00eb:\n22:18 \"Folu Aaronit, bijve t\u00eb tij dhe gjith\u00eb bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj atyre: Kushdo nga sht\u00ebpia e Izraelit ose nga t\u00eb huajt n\u00eb Izrael, q\u00eb paraqet si olokaust p\u00ebr Zotin nj\u00eb ofert\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo kushti ose \u00e7far\u00ebdo dhurate sipas d\u00ebshir\u00ebs;\n22:19 p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i mir\u00ebpritur, do t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb mashkull, pa t\u00eb meta, t\u00eb marr\u00eb nga qet\u00eb, nga dhent\u00eb apo nga dhit\u00eb.\n22:20 Nuk do t\u00eb ofroni asgj\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb t\u00eb met\u00eb, sepse nuk do t\u00eb ishte e p\u00eblqyer.\n22:21 Kur dikush i ofron Zotit nj\u00eb flijim fal\u00ebnderimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga kopeja apo nga tufa, qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nj\u00eb kusht, qoft\u00eb si ofert\u00eb vullnetare, viktima p\u00ebr t'u p\u00eblqyer duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrsosur; nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb t\u00eb met\u00eb.\n22:22 Nuk do t'i ofroni Zotit nj\u00eb viktim\u00eb t\u00eb verb\u00ebr, t\u00eb \u00e7al\u00eb apo t\u00eb gjymtuar, apo q\u00eb ka ulcera, ekzem\u00eb ose zgjebe; dhe nuk do t\u00eb b\u00ebni mbi altar flijime me zjarr p\u00ebr Zotin.\n22:23 Do t\u00eb mund t\u00eb paraqes\u00ebsh si ofert\u00eb vullnetare nj\u00eb ka ose nj\u00eb dele q\u00eb ka nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb apo shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr; por si kusht nuk do t\u00eb ishte i mir\u00ebpritur.\n22:24 Nuk do t'i ofrosh Zotit asnj\u00eb kafsh\u00eb me herdhe t\u00eb vrara, a t\u00eb shtypura, t\u00eb k\u00ebputura apo t\u00eb prera; flijime t\u00eb tilla nuk do t\u00eb b\u00ebni n\u00eb vendin tuaj.\n22:25 Nuk do pranoni nga i huaji asnj\u00eb nga k\u00ebto viktima p\u00ebr ta ofruar si buk\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb tuaj, sepse n\u00eb to ka gjymtime dhe t\u00eb meta; nuk do t\u00eb p\u00eblqeheshin p\u00ebr ju.\n22:26 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n22:27 \"Kur do t\u00eb lind\u00eb nj\u00eb vi\u00e7, a nj\u00eb qengj a nj\u00eb kec, do ta lini shtat\u00eb dit\u00eb me t\u00eb \u00ebm\u00ebn; nga dita e tet\u00eb e tutje do t\u00eb p\u00eblqehet si flijim i b\u00ebr\u00eb me zjarr p\u00ebr Zotin.\n22:28 Nuk do t\u00eb therni nj\u00eb lop\u00eb apo nj\u00eb dele me gjith\u00eb t\u00eb voglin e saj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb.\n22:29 Kur do t'i ofroni Zotit nj\u00eb flijim fal\u00ebnderimi, paraqiteni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00eblqehet.\n22:30 Viktima do t\u00eb hahet po at\u00eb dit\u00eb; nuk do t\u00eb lini asgj\u00eb deri n\u00eb m\u00ebngjes. Un\u00eb jam Zoti.\n22:31 Do t\u00eb respektoni, pra, urdh\u00ebrimet e mia dhe do t'i vini n\u00eb zbatim. Un\u00eb jam Zoti.\n22:32 Nuk do t\u00eb p\u00ebrdhosni emrin tim t\u00eb shenjt\u00eb, por do t\u00eb shenjt\u00ebrohem n\u00eb mes t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit. Un\u00eb jam Zoti q\u00eb ju shenjt\u00ebron,\n22:33 q\u00eb ju nxori nga vendi i Egjiptit p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb Per\u00ebndia juaj. Un\u00eb jam Zoti\".\n23:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n23:2 \"Folu bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj atyre: Ja festat e Zotit, q\u00eb ju do t'i shpallni si mbledhje t\u00eb shenjta. Festat e mia jan\u00eb k\u00ebto:\n23:3 Do t\u00eb punohet gjasht\u00eb dit\u00eb, por dita e shtat\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e shtun\u00eb pushimi dhe mbledhjeje t\u00eb shenjt\u00eb. At\u00eb dit\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebni asnj\u00eb pun\u00eb; \u00ebsht\u00eb e shtuna e shenjt\u00ebruar Zotit n\u00eb t\u00eb t\u00ebra vendet ku do t\u00eb banoni.\n23:4 K\u00ebto jan\u00eb festat e Zotit, mbledhjet e shenjta q\u00eb ju do t'i shpallni n\u00eb koh\u00ebn e tyre.\n23:5 Muajin e par\u00eb, dit\u00ebn e kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb muajit, midis dy mbr\u00ebmjeve, bien Pashk\u00ebt e Zotit;\n23:6 dhe dit\u00ebn e pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb po atij muaji bie festa e buk\u00ebs s\u00eb ndorme p\u00ebr nder t\u00eb Zotit; p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb do t\u00eb hani buk\u00eb t\u00eb ndorme.\n23:7 Dit\u00ebn e par\u00eb do t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb mbledhje t\u00eb shenjt\u00eb; nuk do t\u00eb b\u00ebni at\u00eb dit\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb;\n23:8 dhe p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb do t'i ofroni Zotit flijime t\u00eb b\u00ebra me zjarr. Dit\u00ebn e shtat\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb mbledhje e shenjt\u00eb; gjat\u00eb asaj dite nuk do t\u00eb b\u00ebni asnj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\".\n23:9 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n23:10 \"Folu bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj: Kur do t\u00eb hyni n\u00eb vendin q\u00eb un\u00eb po ju jap dhe do t\u00eb kryeni t\u00eb korrat, do t'i \u00e7oni priftit nj\u00eb demet si prodhim i par\u00eb i korrjes suaj;\n23:11 Ai do ta tund\u00eb demetin p\u00ebrpara Zotit p\u00ebr ju, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00eblqehet; prifti do ta tund\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pas s\u00eb shtun\u00ebs.\n23:12 Dit\u00ebn gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb tundni demetin, do t'i ofroni nj\u00eb qengj motak, pa t\u00eb meta, si olokaust p\u00ebr Zotin.\n23:13 Blatimi i ushqimit q\u00eb do ta shoq\u00ebroj\u00eb do t\u00eb jet\u00eb dy t\u00eb dhjeta t\u00eb ef\u00ebs maj\u00eb mielli t\u00eb p\u00ebrzier me vaj, si flijim i b\u00ebr\u00eb me zjarr, me nj\u00eb er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr Zotin; libacioni do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00e7erek hin ver\u00eb.\n23:14 Nuk do t\u00eb hani as buk\u00eb, as grur\u00eb t\u00eb pjekur, as kall\u00ebza t\u00eb fresk\u00ebta, deri n\u00eb at\u00eb dit\u00eb, deri sa t\u00eb mos keni \u00e7uar ofert\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb tuaj. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj i p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb brezat tuaja, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet ku do t\u00eb banoni.\n23:15 Nga dita pas s\u00eb shtun\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb nga dita q\u00eb keni \u00e7uar demetin e ofert\u00ebs s\u00eb tundur, do t\u00eb num\u00ebroni shtat\u00eb t\u00eb shtuna t\u00eb plota.\n23:16 Do t\u00eb num\u00ebroni pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn pas s\u00eb shtun\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb, pastaj do t'i ofroni Zotit nj\u00eb blatim t\u00eb ri ushqimi.\n23:17 Do t\u00eb \u00e7oni n\u00eb banesat tuaja dy buk\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb tundur prej dy t\u00eb dhjeta t\u00eb ef\u00ebs maj\u00eb mielli; ato do t\u00eb jen\u00eb pjekur me maja, si prodhime t\u00eb para t\u00eb ofruara p\u00ebr Zotin.\n23:18 S\u00eb bashku me k\u00ebto buk\u00eb do t\u00eb ofroni shtat\u00eb qengja motak\u00eb pa t\u00eb meta, nj\u00eb dem t\u00eb vog\u00ebl dhe dy desh; ata do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb olokaust p\u00ebr Zotin s\u00eb bashku me blatimet e tyre ushqimore dhe me libacionet e tyre; do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb flijim me er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme i b\u00ebr\u00eb me zjarr p\u00ebr Zotin.\n23:19 Pastaj do t\u00eb ofroni nj\u00eb cjap si fli p\u00ebr m\u00ebkatin dhe dy qengja motak\u00eb si flijim fal\u00ebnderimi.\n23:20 Prifti do t'i tund\u00eb bashk\u00eb me buk\u00ebn e prodhimit t\u00eb par\u00eb dhe me dy qengjat, si ofert\u00eb e tundur p\u00ebrpara Zotit; ata do t'i shenjt\u00ebrohen Zotit dhe do t'i takojn\u00eb priftit.\n23:21 Po at\u00eb dit\u00eb do t\u00eb shpallni nj\u00eb mbledhje t\u00eb shenjt\u00eb. nuk do t\u00eb b\u00ebni at\u00eb dit\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. \u00c9sht\u00eb nj\u00eb ligj i p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb brezat tuaj, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet ku do t\u00eb banoni.\n23:22 Kur do t\u00eb korrni t\u00eb mbjellat e tok\u00ebs suaj, nuk do t\u00eb korrni deri n\u00eb cepat e ar\u00ebs sate dhe nuk do t\u00eb mblidhni kallinjt\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur pas; do t'i lini p\u00ebr t\u00eb varfrin dhe p\u00ebr t\u00eb huajin. Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj\".\n23:23 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n23:24 \"Folu bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj: N\u00eb muajin e shtat\u00eb, dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit do t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb pushim solemn, nj\u00eb kremtim festiv t\u00eb njoftuar me buri, nj\u00eb mbledhje t\u00eb shenjt\u00eb.\n23:25 Nuk do t\u00eb b\u00ebni n\u00eb at\u00eb dit\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe do t'i ofroni Zotit disa flijime t\u00eb b\u00ebra me zjarr\".\n23:26 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n23:27 \"Dita e dhjet\u00eb e k\u00ebtij muaji t\u00eb shtat\u00eb do t\u00eb jet\u00eb dita e shlyerjes s\u00eb m\u00ebkateve. Do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr ju nj\u00eb mbledhje t\u00eb shenjt\u00eb; do t\u00eb p\u00ebrulni shpirtin tuaj dhe do t'i ofroni Zotit nj\u00eb flijim t\u00eb b\u00ebr\u00eb me zjarr.\n23:28 Gjat\u00eb k\u00ebsaj dite nuk do kryeni asnj\u00eb pun\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb dita e shlyerjes p\u00ebr ju p\u00ebrpara Zotit, Per\u00ebndis\u00eb tuaj.\n23:29 Sepse \u00e7do njeri q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb nuk p\u00ebrulet, do t\u00eb shfaroset n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb tij.\n23:30 Dhe \u00e7do person q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj dite do t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00ebdo pune, un\u00eb, k\u00ebt\u00eb person do ta shfaros n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb tij.\n23:31 Nuk do t\u00eb kryeni asnj\u00eb pun\u00eb. \u00c9sht\u00eb nj\u00eb ligj i p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb brezat tuaj, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet ku do t\u00eb banoni.\n23:32 Do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ju nj\u00eb e shtun\u00eb pushimi, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrulni shpirtin tuaj; dit\u00ebn e n\u00ebnt\u00eb t\u00eb muajit, nga mbr\u00ebmja deri n\u00eb mbr\u00ebmjen vijuese, do t\u00eb kremtoni t\u00eb shtun\u00ebn tuaj\".\n23:33 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n23:34 \"Folu bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj atyre: Dita e pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb e k\u00ebtij muaji t\u00eb shtat\u00eb do t\u00eb jet\u00eb festa e kasolleve p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr nder t\u00eb Zotit.\n23:35 Dit\u00ebn e par\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb mbledhje e shenjt\u00eb; nuk do t\u00eb b\u00ebni gjat\u00eb k\u00ebsaj dite asnj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.\n23:36 Shtat\u00eb dit\u00eb me radh\u00eb do t'i ofroni Zotit nj\u00eb flijim t\u00eb b\u00ebr\u00eb me zjarr. Dit\u00ebn e tet\u00eb do t\u00eb keni nj\u00eb mbledhje t\u00eb shenjt\u00eb dhe do t'i ofroni Zotit nj\u00eb flijim t\u00eb b\u00ebr\u00eb me zjarr. \u00c9sht\u00eb dita e kuvendit madh\u00ebshtor, nuk do t\u00eb b\u00ebni gjat\u00eb k\u00ebsaj dite asnj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.\n23:37 K\u00ebto jan\u00eb festat e Zotit q\u00eb ju do t'i shpallni si mbledhje t\u00eb shenjta, p\u00ebr t'i ofruar Zotit nj\u00eb flijim t\u00eb b\u00ebr\u00eb me zjarr, nj\u00eb olokaust dhe nj\u00eb blatim ushqimi, nj\u00eb viktim\u00eb dhe libacione, \u00e7do gj\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e caktuar,\n23:38 p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb shtunave t\u00eb Zotit, p\u00ebrve\u00e7 dhuratave dhe kushteve tuaja sipas d\u00ebshir\u00ebs q\u00eb do t'i paraqisni Zotit.\n23:39 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj dit\u00ebn e pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb muajit t\u00eb shtat\u00eb, kur t\u00eb keni vjelur prodhimet e tok\u00ebs, do t\u00eb kremtoni nj\u00eb fest\u00eb p\u00ebr Zotin shtat\u00eb dit\u00eb me radh\u00eb; dita e par\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pushimi dhe dita e tet\u00eb do t\u00eb jet\u00eb gjithashtu nj\u00eb dit\u00eb pushimi.\n23:40 Dit\u00ebn e par\u00eb do t\u00eb mblidhni frutat e drur\u00ebve madh\u00ebshtor\u00eb: deg\u00eb palme, deg\u00eb me gjethe t\u00eb dendura dhe shelgje p\u00ebrrenjsh, dhe do t\u00eb g\u00ebzoheni p\u00ebrpara Zotit, Per\u00ebndis\u00eb tuaj, shtat\u00eb dit\u00eb me radh\u00eb.\n23:41 Do ta kremtoni k\u00ebt\u00eb fest\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb Zotit shtat\u00eb dit\u00eb p\u00ebr \u00e7do vit. \u00c9sht\u00eb nj\u00eb ligj i p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb brezat tuaj. Do ta kremtoni muajin e shtat\u00eb.\n23:42 Do t\u00eb banoni n\u00eb kasolle shtat\u00eb dit\u00eb me radh\u00eb; t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb Izrael do t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb kasolle,\n23:43 me q\u00ebllim q\u00eb pasardh\u00ebsit tuaj t\u00eb din\u00eb q\u00eb un\u00eb i kam detyruar bijt\u00eb e Izraelit t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb kasolle, kur i nxora nga vendi i Egjiptit. Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj\".\n23:44 K\u00ebshtu Moisiu u njoftoi bijve t\u00eb Izraelit festat e Zotit.\n24:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n24:2 \"Urdh\u00ebro bijt\u00eb e Izraelit t\u00eb t\u00eb sjellin vaj t\u00eb past\u00ebr ullinjsh t\u00eb shtypur p\u00ebr drit\u00ebn e shandanit, p\u00ebr t'i mbajtur llambat vazhdimisht t\u00eb ndezura.\n24:3 N\u00eb \u00e7adr\u00ebn e mbledhjes, jasht\u00eb velit q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara d\u00ebshmis\u00eb, Aaroni do t\u00eb kujdeset p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb nga mbr\u00ebmja deri n\u00eb m\u00ebngjes para Zotit. \u00c9sht\u00eb nj\u00eb ligj i p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb brezat tuaj.\n24:4 Ai do t\u00eb kujdeset p\u00ebr llambat e shandanit prej floriri t\u00eb past\u00ebr q\u00eb jan\u00eb para Zotit, p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb.\n24:5 Do t\u00eb marr\u00ebsh maj\u00eb mielli dhe me t\u00eb do t\u00eb pjek\u00ebsh dymb\u00ebdhjet\u00eb kula\u00e7; \u00e7do kula\u00e7 do t\u00eb jet\u00eb dy t\u00eb dhjetat e ef\u00ebs.\n24:6 Do t'i vendos\u00ebsh n\u00eb dy radh\u00eb, gjasht\u00eb n\u00eb \u00e7do radh\u00eb, mbi tryez\u00ebn prej ari t\u00eb past\u00ebr, p\u00ebrpara Zotit.\n24:7 Dhe n\u00eb \u00e7do radh\u00eb do t\u00eb v\u00ebsh temjan t\u00eb past\u00ebr, i cili ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb kujtim mbi buk\u00ebn, si nj\u00eb flijim i b\u00ebr\u00eb me zjarr p\u00ebr Zotin.\n24:8 \u00c7do t\u00eb shtun\u00eb ai do t'i vendos\u00eb buk\u00ebt p\u00ebrpara Zotit, n\u00eb vazhdim\u00ebsi; ato do t\u00eb merren nga bijt\u00eb e Izraelit; kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bes\u00eblidhje e p\u00ebrjetshme.\n24:9 Buk\u00ebt i p\u00ebrkasin Aaronit dhe bijve t\u00eb tij, dhe k\u00ebta do t'i han\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb, sepse do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e shenjt\u00eb p\u00ebr at\u00eb midis flijimeve t\u00eb b\u00ebra me zjarr para Zotit. \u00c9sht\u00eb nj\u00eb ligj i p\u00ebrjetsh\u00ebm\".\n24:10 Nd\u00ebrkaq biri i nj\u00eb gruaje izraelite dhe i nj\u00eb egjiptasi doli n\u00eb mes t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit; dhe nd\u00ebrmjet djalit t\u00eb gruas izraelite dhe nj\u00eb izraeliti plasi nj\u00eb grindje.\n24:11 Biri i izraelites blasfemoi emrin e Zotit dhe e mallkoi at\u00eb; k\u00ebshtu e \u00e7uan te Moisiu. (N\u00ebna e tij quhej Shelomith, ishte e bija e Dibrit, nga fisi i Danve).\n24:12 E fut\u00ebn n\u00eb burg, deri sa t'u tregohej vullneti i Zotit.\n24:13 Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n24:14 \"\u00c7oje at\u00eb blasfemues jasht\u00eb kampit; t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb v\u00ebn\u00eb duart e tyre mbi kok\u00ebn e tij dhe gjith\u00eb asambleja ta vras\u00eb me gur\u00eb.\n24:15 Pastaj folu bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj atyre: \"Kushdo q\u00eb mallkon Per\u00ebndin\u00eb e tij, do t\u00eb mbaj\u00eb fajin e m\u00ebkatit t\u00eb tij.\n24:16 Dhe kushdo q\u00eb e shan emrin e Zotit do t\u00eb d\u00ebnohet me vdekje; t\u00ebr\u00eb asambleja do ta vras\u00eb me gur\u00eb. I huaj apo i lindur n\u00eb vend, ai q\u00eb blasfemon emrin e Zotit do t\u00eb d\u00ebnohet me vdekje.\n24:17 Kush ia heq jet\u00ebn nj\u00eb njeriu, do t\u00eb vritet.\n24:18 Kush rreh p\u00ebr vdekje nj\u00eb kafsh\u00eb, do ta paguaj\u00eb: jet\u00eb p\u00ebr jet\u00eb.\n24:19 Kur dikush i shkakton nj\u00eb d\u00ebmtim fqinjit t\u00eb tij, ai do t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb po at\u00eb q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb tjetrit;\n24:20 thyerje p\u00ebr thyerje, sy p\u00ebr sy, dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb; ai do t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb po at\u00eb gjymtim q\u00eb u ka shkaktuar t\u00eb tjer\u00ebve.\n24:21 Kush rreh p\u00ebr vdekje nj\u00eb kafsh\u00eb, do ta paguaj\u00eb; por ai q\u00eb ia heq jet\u00ebn nj\u00eb njeriu do t\u00eb vritet.\n24:22 Do t\u00eb keni t\u00eb nj\u00ebjtin ligj p\u00ebr t\u00eb huajin dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka lindur n\u00eb vend; sepse un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj\".\n24:23 Pastaj Moisiu u foli bijve t\u00eb Izraelit, t\u00eb cil\u00ebt e \u00e7uan jasht\u00eb kampit at\u00eb blasfemues dhe e vran\u00eb me gur\u00eb. K\u00ebshtu bijt\u00eb e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdh\u00ebruar Zoti Moisiun.\n25:1 Zoti i foli akoma Moisiut n\u00eb malin Sinai, duke i th\u00ebn\u00eb:\n25:2 \"Folu bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do t\u00eb hyni n\u00eb vendin q\u00eb un\u00eb po ju jap, toka do t\u00eb respektoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb shtun\u00eb pushimi p\u00ebr Zotin.\n25:3 Gjasht\u00eb vjet me radh\u00eb do t\u00eb mbjell\u00ebsh ar\u00ebn t\u00ebnde, gjasht\u00eb vjet me radh\u00eb do t\u00eb krasit\u00ebsh vreshtin t\u00ebnd dhe do t\u00eb mbledh\u00ebsh prodhimet;\n25:4 por viti i shtat\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb e shtun\u00eb pushimi p\u00ebr tok\u00ebn, nj\u00eb e shtun\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb Zotit; nuk do t\u00eb mbjell\u00ebsh as ar\u00ebn t\u00ebnde, as do t\u00eb krasit\u00ebsh vreshtin t\u00ebnd.\n25:5 Nuk do t\u00eb korr\u00ebsh at\u00eb q\u00eb rritet vetvetiu n\u00eb prodhimin t\u00ebnd dhe nuk do t\u00eb vjel\u00ebsh rrushin e vreshtit t\u00eb pakrasitur; do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vit pushimi p\u00ebr tok\u00ebn.\n25:6 At\u00eb q\u00eb toka do t\u00eb prodhoj\u00eb gjat\u00eb pushimit t\u00eb saj do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si ushqim p\u00ebr ty, p\u00ebr sh\u00ebrb\u00ebtorin ose sh\u00ebrb\u00ebtoren, p\u00ebr pun\u00ebtorin t\u00ebnd dhe p\u00ebr t\u00eb huajin, me nj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb banojn\u00eb me ty,\n25:7 p\u00ebr bag\u00ebtin\u00eb dhe kafsh\u00ebt q\u00eb ndodhen n\u00eb vendin t\u00ebnd; t\u00ebr\u00eb prodhimi i saj do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si ushqim i tyre.\n25:8 Gjithashtu do t\u00eb llogarit\u00ebsh p\u00ebr vete shtat\u00eb t\u00eb shtuna vitesh: shtat\u00eb her\u00eb shtat\u00eb vjet; k\u00ebto shtat\u00eb jav\u00eb vitesh do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr ty nj\u00eb periudh\u00eb prej dyzet e n\u00ebnt\u00eb vjet\u00ebsh.\n25:9 Dit\u00ebn e dhjet\u00eb t\u00eb muajit t\u00eb shtat\u00eb do t'i biesh buris\u00eb; dit\u00ebn e shlyerjes do t\u00eb b\u00ebni q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb buria n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.\n25:10 Dhe do t\u00eb shenjt\u00ebroni vitin e pes\u00ebdhjet\u00eb dhe do shpallni n\u00eb vend lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt e tij. Do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ju nj\u00eb jubile; secili prej jush do t\u00eb kthehet n\u00eb pron\u00ebn e vet dhe secili prej jush do t\u00eb kthehet n\u00eb familjen e vet.\n25:11 Viti i pes\u00ebdhjet\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ju nj\u00eb jubile; nuk do t\u00eb mbillni dhe nuk do t\u00eb korrni at\u00eb q\u00eb rritet vetiu dhe nuk do t\u00eb vilni vreshtat e pakrasitur.\n25:12 Sepse \u00ebsht\u00eb jubileu; ai do t\u00eb jet\u00eb i shenjt\u00eb p\u00ebr ju; do t\u00eb hani prodhimet q\u00eb ju japin arat.\n25:13 N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb jubileut secili do t\u00eb kthehet n\u00eb pron\u00ebn e vet.\n25:14 N\u00eb rast se i shisni di\u00e7ka fqinjit tuaj, ose blini di\u00e7ka nga fqinji juaj, nuk do t'i b\u00ebni asnj\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb nj\u00ebri tjetrit.\n25:15 Do t\u00eb blesh nga fqinji yt n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb viteve q\u00eb kan\u00eb kaluar mbas jubileut, dhe ai do t\u00eb t\u00eb shes\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb viteve t\u00eb korrjes.\n25:16 Sa m\u00eb tep\u00ebr vite mbeten, aq m\u00eb tep\u00ebr do ta ngresh \u00e7mimin; sa m\u00eb pak vite mbeten, aq m\u00eb shum\u00eb do ta ul\u00ebsh \u00e7mimin; sepse ai t\u00eb shet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb korrjeve.\n25:17 Asnj\u00eb nga ju t\u00eb mos d\u00ebmtoj\u00eb fqinjin e tij, por t\u00eb keni frik\u00eb nga Per\u00ebndia juaj; sepse un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj.\n25:18 Ju do t\u00eb vini n\u00eb zbatim statutet e mia, do t\u00eb respektoni dekretet e mia dhe do t'i zbatoni; k\u00ebshtu do t\u00eb banoni t\u00eb sigurt n\u00eb vendin tuaj.\n25:19 Toka do t\u00eb prodhoj\u00eb frytet e saj dhe ju do t'i hani sa t\u00eb ngopeni, dhe do t\u00eb banoni t\u00eb sigurt n\u00eb t\u00eb.\n25:20 Por n\u00eb rast se thoni: \"\u00c7far\u00eb do t\u00eb ham\u00eb vitin e shtat\u00eb, po nuk mboll\u00ebm dhe nuk korr\u00ebm prodhimet tona?\".\n25:21 Un\u00eb kam urdh\u00ebruar q\u00eb bekimi im t\u00eb vij\u00eb mbi ju vitin e gjasht\u00eb, dhe ai do t'ju jap\u00eb nj\u00eb korrje q\u00eb do t\u00eb mjaftoj\u00eb p\u00ebr tre vjet.\n25:22 K\u00ebshtu vitin e tet\u00eb do t\u00eb mbillni dhe do t\u00eb hani nga korrja e vjet\u00ebr deri n\u00eb vitin e n\u00ebnt\u00eb; do t\u00eb hani nga korrja e vjet\u00ebr deri sa t\u00eb vij\u00eb e reja.\n25:23 Tokat nuk do t\u00eb shiten p\u00ebr gjithnj\u00eb, sepse toka \u00ebsht\u00eb imja; sepse ju jeni t\u00eb huaj dhe qiramarr\u00ebs tek un\u00eb.\n25:24 Prandaj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin q\u00eb keni pron\u00eb do t\u00eb jepni t\u00eb drejt\u00ebn e shpengimit t\u00eb tok\u00ebs.\n25:25 N\u00eb qoft\u00eb se yt v\u00eblla b\u00ebhet i varf\u00ebr dhe shet nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb tij, ai q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00ebn e shpengimit, i af\u00ebrti i tij m\u00eb i ngusht\u00eb, do t\u00eb vij\u00eb dhe do t\u00eb shpengoj\u00eb at\u00eb q\u00eb v\u00ebllai i tij ka shitur.\n25:26 Dhe n\u00eb qoft\u00eb se dikush nuk ka njeri q\u00eb t\u00eb mund ta shpengoj\u00eb pron\u00ebn e tij, por arrin t\u00eb gjej\u00eb vet\u00eb shum\u00ebn e nevojshme p\u00ebr shpengimin,\n25:27 do t\u00eb num\u00ebroj\u00eb vitet q\u00eb kaluan dhe do t'i jap\u00eb bler\u00ebsit shum\u00ebn e viteve q\u00eb mbeten akoma, dhe do t\u00eb rifitoj\u00eb k\u00ebshtu pron\u00ebn e tij.\n25:28 Por n\u00eb qoft\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje ta shpengoj\u00eb pron\u00ebn e tij, ajo q\u00eb ka shitur do t\u00eb mbetet n\u00eb dor\u00eb t\u00eb bler\u00ebsit deri n\u00eb vitin e jubileut; at\u00eb vit do t\u00eb shpengohet dhe do t\u00eb kthehet n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb tij.\n25:29 N\u00eb rast se dikush shet nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb rrethuar me mure, ai ka t\u00eb drejt\u00eb ta shpengoj\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb viti t\u00eb t\u00ebr\u00eb mbas shitjes se saj; e drejta e riblerjes zgjat nj\u00eb vit t\u00eb t\u00ebr\u00eb.\n25:30 Por n\u00eb qoft\u00eb se sht\u00ebpia q\u00eb ndodhet n\u00eb qytetin e rrethuar me mure nuk \u00ebsht\u00eb ribler\u00eb para se t\u00eb ket\u00eb kaluar nj\u00eb vit i t\u00ebr\u00eb, ajo do t\u00eb mbetet p\u00ebr gjithnj\u00eb pron\u00eb e bler\u00ebsit dhe e trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb tij; nuk do t\u00eb shpengohet me rastin e jubileut.\n25:31 Sht\u00ebpit\u00eb e fshatrave t\u00eb parrethuara me mure do t\u00eb konsiderohen p\u00ebrkundrazi si tok\u00eb bujq\u00ebsore; mund t\u00eb shpengohen dhe me rastin e jubileut do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shpenguara.\n25:32 P\u00ebrsa u p\u00ebrket qyteteve t\u00eb Levit\u00ebve, Levit\u00ebt do t\u00eb mund t\u00eb riblejn\u00eb gjithnj\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e qyteteve q\u00eb ishin pron\u00eb e tyre.\n25:33 N\u00eb rast se pastaj dikush ble nj\u00eb sht\u00ebpi nga Levit\u00ebt, sht\u00ebpia e shitur n\u00eb qytet q\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e tyre do t\u00eb shpengohet vitin e jubileut, sepse sht\u00ebpit\u00eb e qyteteve t\u00eb Levit\u00ebve jan\u00eb pron\u00eb e tyre, n\u00eb mes t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit.\n25:34 Por tokat e kullot\u00ebs t\u00eb qyteteve t\u00eb tyre nuk mund t\u00eb shiten, sepse jan\u00eb pron\u00eb e p\u00ebrjetshme e tyre.\n25:35 N\u00eb rast se v\u00ebllai yt varf\u00ebrohet dhe ndodhet ngusht\u00eb n\u00eb mes tuaj, ti do ta p\u00ebrkrah\u00ebsh si t\u00eb huaj dhe si mik q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb jetoj\u00eb pran\u00eb teje.\n25:36 Mos nxirr nga ai asnj\u00eb p\u00ebrfitim ose dobi; por ki frik\u00eb nga Per\u00ebndia yt, dhe v\u00ebllai yt do t\u00eb jetoj\u00eb pran\u00eb teje.\n25:37 Nuk do t'i jap\u00ebsh hua parat\u00eb e tua me kamat\u00eb, as do t'i jap\u00ebsh ushqimet e tua p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrfitim.\n25:38 Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj, q\u00eb ju nxori nga vendi i Egjiptit q\u00eb t'ju jap vendin e Kanaanit dhe q\u00eb t\u00eb jem Per\u00ebndia juaj.\n25:39 N\u00eb rast se v\u00ebllai yt q\u00eb jeton pran\u00eb teje b\u00ebhet i varf\u00ebr dhe shitet te ti, nuk do ta detyrosh t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si skllav,\n25:40 por do t\u00eb rrij\u00eb pran\u00eb teje si argat dhe si mik; do t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb deri n\u00eb vitin e jubileut.\n25:41 At\u00ebher\u00eb do t\u00eb largohet prej teje, ai dhe bijt\u00eb e tij, dhe do t\u00eb kthehet n\u00eb familjen e tij; k\u00ebshtu do t\u00eb rifitoj\u00eb pron\u00ebn e et\u00ebrve t\u00eb tij.\n25:42 Sepse ata jan\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e mi, q\u00eb un\u00eb i kam nxjerr\u00eb nga vendi i Egjiptit; nuk duhet, pra, t\u00eb shiten si shiten skllev\u00ebrit.\n25:43 Nuk do ta sundosh me ashp\u00ebrsi, por t\u00eb kesh frik\u00eb Per\u00ebndin\u00eb t\u00ebnd.\n25:44 Sa p\u00ebr skllavin dhe skllaven q\u00eb mund t\u00eb kesh, do t'i marr\u00ebsh nga kombet q\u00eb ju rrethojn\u00eb; prej tyre do t\u00eb blini skllavin dhe skllaven.\n25:45 Mund t\u00eb blini gjithashtu skllev\u00ebr nd\u00ebr bijt\u00eb e t\u00eb huajve q\u00eb jetojn\u00eb midis jush dhe midis familjeve t\u00eb tyre q\u00eb gjenden midis jush dhe q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb vendin tuaj; ata do t\u00eb jen\u00eb pron\u00eb e juaj.\n25:46 Dhe mund t'ua lini si trash\u00ebgim bijve tuaj pas jush, si pron\u00eb e tyre; mund t'i shfryt\u00ebzoni si skllev\u00ebr p\u00ebr gjithnj\u00eb; por, sa p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit tuaj, bijt\u00eb e Izraelit, askush nuk do t\u00eb sundoj\u00eb mbi tjetrin me ashp\u00ebrsi.\n25:47 N\u00eb rast se nj\u00eb i huaj q\u00eb jeton pran\u00eb teje pasurohet dhe v\u00ebllai yt q\u00eb jeton pran\u00eb tij varf\u00ebrohet, dhe i shitet t\u00eb huajit ose mikut q\u00eb ndodhet pran\u00eb teje, ose dikujt nga familja e t\u00eb huajit,\n25:48 pas shitjes s\u00eb tij, mund t\u00eb blihet p\u00ebrs\u00ebri; mund ta riblej\u00eb nj\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit e tij.\n25:49 Mund ta riblej\u00eb ungji i tij ose biri i ungjit t\u00eb tij; mund t\u00eb riblihet nga nj\u00eb i af\u00ebrt i po atij gjaku; ose po t\u00eb ket\u00eb mjetet, mund t\u00eb shpengohet vet.\n25:50 Do t\u00eb b\u00ebj\u00eb llogarin\u00eb me bler\u00ebsin e tij, qysh prej vitit q\u00eb iu shit atij deri n\u00eb vitin e jubileut; dhe \u00e7mimi q\u00eb do t\u00eb paguhet do t\u00eb llogaritet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb viteve, duke i vler\u00ebsuar dit\u00ebt e tij si ato t\u00eb nj\u00eb argati.\n25:51 N\u00eb qoft\u00eb se mbeten akoma shum\u00eb vjet, do ta paguaj\u00eb shpengimin e tij n\u00eb baz\u00eb t\u00eb numrit t\u00eb tyre dhe \u00e7mimit me t\u00eb cilin qe bler\u00eb;\n25:52 po t\u00eb jet\u00eb se mbeten vet\u00ebm pak vite p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb jubile, do ta b\u00ebj\u00eb llogarin\u00eb me bler\u00ebsin e tij dhe do ta paguaj\u00eb \u00e7mimin e shpengimit t\u00eb tij n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pak viteve q\u00eb kan\u00eb mbetur.\n25:53 Si argat le t\u00eb mbetet bashk\u00eb me t\u00eb zotin nj\u00eb vit pas tjetrit, por ky nuk do ta trajtoj\u00eb me ashp\u00ebrsi p\u00ebrpara syve t\u00eb tua.\n25:54 Dhe po nuk u shpengua me asnj\u00eb nga k\u00ebto m\u00ebnyra, do t\u00eb lihet i lir\u00eb n\u00eb vitin e jubileut, ai dhe bijt\u00eb e tij.\n25:55 Sepse bijt\u00eb e Izraelit jan\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e mi; jan\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e mi, q\u00eb i nxora nga vendi i Egjiptit. Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj\".\n26:1 \"Nuk do t\u00eb b\u00ebni idhuj, nuk do t\u00eb ngrini figura t\u00eb gdhendura ose ndonj\u00eb kolon\u00eb dhe nuk do t\u00eb vendosni n\u00eb vendin tuaj asnj\u00eb gur t\u00eb stolisur me figura, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebruleni para tij; sepse un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj.\n26:2 Do t\u00eb respektoni t\u00eb shtunat e mia dhe do t\u00eb respektoni shenjt\u00ebroren time. Un\u00eb jam Zoti.\n26:3 N\u00eb rast se silleni simbas statuteve t\u00eb mia, n\u00eb se respektoni urdhrat e mia dhe i zbatoni n\u00eb praktik\u00eb,\n26:4 un\u00eb do t'ju jap shirat simbas stin\u00ebve, toka do t\u00eb jap\u00eb prodhimin e saj dhe drur\u00ebt e fshatit do t\u00eb japin frytet e tyre.\n26:5 T\u00eb shirat do t\u00eb vazhdojn\u00eb deri n\u00eb koh\u00ebn e vjeljes s\u00eb rrushit dhe vjelja e rrushit do t\u00eb vazhdoj\u00eb deri n\u00eb koh\u00ebn e mbjelljeve; do t\u00eb hani buk\u00ebn tuaj sa t\u00eb ngopeni dhe do t\u00eb banoni t\u00eb sigurt n\u00eb vendin tuaj.\n26:6 Un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb paqja n\u00eb vend; do t\u00eb bini n\u00eb shtrat dhe askush nuk ka p\u00ebr t'ju trembur; do t\u00eb zhduk nga vendi juaj kafsh\u00ebt e k\u00ebqia dhe shpata nuk ka p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr vendin tuaj.\n26:7 Ju do t'i ndiqni armiqt\u00eb tuaj dhe ata do t\u00eb bien para jush t\u00eb shpuar tej p\u00ebr tej nga shpata.\n26:8 Pes\u00eb prej jush do t\u00eb ndjekin nj\u00ebqind prej tyre, dhe nj\u00ebqind prej jush do t\u00eb ndjekin dhjet\u00eb mij\u00eb prej tyre, dhe armiqt\u00eb tuaj do t\u00eb bien para jush t\u00eb shpuar tej p\u00ebr tej nga shpata.\n26:9 Un\u00eb do t\u00eb kthehem nga ju, do t'ju b\u00ebj pjellor\u00eb dhe do t'ju shumzoj, dhe k\u00ebshtu do t\u00eb v\u00ebrtetoj bes\u00eblidhjen time me ju.\n26:10 Ju do t\u00eb hani nga prodhimi i vjet\u00ebr, i ruajtur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe do ta hiqni at\u00eb p\u00ebr t'i b\u00ebr\u00eb vend prodhimit t\u00eb ri.\n26:11 Un\u00eb do ta vendos banes\u00ebn time midis jush dhe nuk do t'ju p\u00ebrz\u00eb.\n26:12 Do t\u00eb eci midis jush dhe do t\u00eb jem Per\u00ebndia juaj, dhe ju do t\u00eb jeni populli im.\n26:13 Un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia juaj, q\u00eb ju nxori nga vendi i Egjiptit, q\u00eb t\u00eb mos ishit m\u00eb skllev\u00ebrit e tij; e kam thyer zgjedh\u00ebn tuaj dhe kam b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb ecni me kok\u00ebn lart.\n26:14 Por n\u00eb rast se nuk m\u00eb d\u00ebgjoni dhe nuk zbatoni n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb gjitha urdh\u00ebrimet e mia,\n26:15 n\u00eb rast se p\u00ebr\u00e7moni statutet e mia dhe shpirti juaj hedh posht\u00eb dekretet e mia, duke mos zbatuar n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb gjith\u00eb urdh\u00ebrimet e mia, duke shkelur bes\u00eblidhjen time,\n26:16 edhe un\u00eb do ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb p\u00ebr ju: do t\u00eb \u00e7oj kund\u00ebr jush tmerrin, lig\u00ebshtimin dhe ethet, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb konsumojn\u00eb syt\u00eb tuaj dhe do ta b\u00ebj jet\u00ebn tuaj t\u00eb meket; dhe do ta mbillni kot far\u00ebn tuaj, sepse do ta han\u00eb armiqt\u00eb tuaj.\n26:17 Do ta kthej fytyr\u00ebn time kund\u00ebr jush dhe armiqt\u00eb tuaj do t'ju mundin; do t\u00eb sundoheni prej atyre q\u00eb ju urrejn\u00eb dhe do t'ua mbathni k\u00ebmb\u00ebve pa qen\u00eb t\u00eb ndjekur nga askush.\n26:18 Dhe n\u00eb qoft\u00eb se edhe mbas k\u00ebsaj nuk m\u00eb d\u00ebgjoni, un\u00eb do t'ju d\u00ebnoj shtat\u00eb her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr m\u00ebkatet tuaja.\n26:19 Do ta thyej kryelart\u00ebsin\u00eb e forc\u00ebs suaj, do ta b\u00ebj qiellin tuaj si hekur dhe tok\u00ebn tuaj si bak\u00ebr.\n26:20 Forca juaj do t\u00eb konsumohet m\u00eb kot, sepse toka juaj nuk do t\u00eb jap\u00eb m\u00eb prodhimet e saj, dhe drur\u00ebt e fush\u00ebs nuk do t\u00eb japin m\u00eb frutat e tyre.\n26:21 Dhe n\u00eb rast se silleni si armiq t\u00eb mi dhe nuk doni t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjoni, un\u00eb do t'ju godas shtat\u00eb her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr me plag\u00eb, simbas m\u00ebkateve tuaja.\n26:22 Do t\u00eb d\u00ebrgoj kund\u00ebr jush bishat e fush\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tuaj, do t\u00eb shfarosin bag\u00ebtin\u00eb tuaj, do t'ju pak\u00ebsojn\u00eb shum\u00eb dhe do t'i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb shkreta rrug\u00ebt tuaja.\n26:23 Dhe n\u00eb se, me gjith\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra, nuk do t\u00eb ndreqeni p\u00ebr t'u kthyer tek un\u00eb, por me sjelljen tuaj\n26:24 silleni si armiq t\u00eb mi, edhe un\u00eb do t\u00eb b\u00ebhem armiku juaj, dhe do t'ju godas shtat\u00eb her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr m\u00ebkatet tuaja.\n26:25 Dhe do t\u00eb sjell kund\u00ebr jush shpat\u00ebn q\u00eb do t\u00eb kryej\u00eb hakmarrjen e bes\u00eblidhjes sime; ju do t\u00eb mblidheni n\u00eb qytetet tuaja, por un\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgoj n\u00eb mes jush murtaj\u00ebn dhe do t\u00eb bini n\u00eb duart e armikut.\n26:26 Kur do t'ju heq buk\u00ebn e goj\u00ebs, dhjet\u00eb gra do t\u00eb pjekin buk\u00ebn tuaj n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn furr\u00eb dhe do t\u00eb racionojn\u00eb buk\u00ebn tuaj, duke e shp\u00ebrndar\u00eb me pesh\u00eb; ju do t\u00eb hani, por nuk do t\u00eb ngopeni.\n26:27 Dhe n\u00eb se, me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk do t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjoni, por do t\u00eb silleni si armiq t\u00eb mi,\n26:28 edhe un\u00eb do t\u00eb b\u00ebhem armiku i juaj plot m\u00ebri dhe do t'ju d\u00ebnoj shtat\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr m\u00ebkatet tuaja.\n26:29 Do t\u00eb hani mishin e bijve tuaj dhe do t\u00eb hani mishin e bijave tuaja.\n26:30 Un\u00eb do t\u00eb shkat\u00ebrroj vendet tuaja t\u00eb larta, do t\u00eb rr\u00ebzoj idhujt\u00eb tuaj dhe do t'i hedh kufomat tuaja mbi g\u00ebrmadhat pa jet\u00eb t\u00eb idhujve tuaj; dhe do t'ju urrej.\n26:31 Do t'i katandis qytetet tuaja n\u00eb shkret\u00ebtira, do t\u00eb shkretoj vendet tuaja t\u00eb shenjta dhe nuk do t\u00eb thith m\u00eb er\u00ebn e k\u00ebndshme t\u00eb parfumeve tuaja.\n26:32 Do t\u00eb shkretoj vendin; dhe armiqt\u00eb tuaj q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb t\u00eb do t\u00eb mbeten t\u00eb habitur.\n26:33 Do t'ju shp\u00ebrndaj midis kombeve dhe do t\u00eb nxjerr shpat\u00ebn kund\u00ebr jush; vendi juaj do t\u00eb shkretohet dhe qytetet tuaja do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shkretuara.\n26:34 At\u00ebher\u00eb toka do t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb t\u00eb shtunat e saj p\u00ebr gjith\u00eb koh\u00ebn q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e shkretuar dhe ju do t\u00eb jeni n\u00eb vendin e armiqve tuaj; k\u00ebshtu toka do t\u00eb pushoj\u00eb dhe do t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb t\u00eb shtunat e saj.\n26:35 P\u00ebr gjith\u00eb koh\u00ebn q\u00eb do t\u00eb mbetet e shkretuar do t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb pushimin q\u00eb nuk pati n\u00eb t\u00eb shtunat tuaja, kur banonit n\u00eb t\u00eb.\n26:36 Atyre prej jush q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb do t'u kall n\u00eb zem\u00ebr tmerrin n\u00eb vendin e armiqve t\u00eb tyre; f\u00ebrf\u00ebrima e nj\u00eb gjethi q\u00eb l\u00ebviz do t'i b\u00ebj\u00eb q\u00eb t'ua mbathin k\u00ebmb\u00ebve; do t\u00eb turren ashtu si\u00e7 iket p\u00ebrpara shpat\u00ebs dhe do t\u00eb bien pa i ndjekur askush.\n26:37 Do t\u00eb p\u00ebrplasen nj\u00ebri me tjetrin, ashtu si p\u00ebrpara shpat\u00ebs, pa i ndjekur askush; dhe nuk do t\u00eb mund t\u00eb q\u00ebndroni p\u00ebrpara armiqve tuaj.\n26:38 Do t\u00eb shuheni midis kombeve dhe vendi i armiqve tuaj do t'ju g\u00eblltis\u00eb.\n26:39 Ata prej jush q\u00eb do t\u00eb mbijetojn\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgj\u00ebrohen p\u00ebr shkak t\u00eb paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb vendin e armiqve; edhe do t\u00eb p\u00ebrgj\u00ebrohen gjithashtu p\u00ebr shkak t\u00eb paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb et\u00ebrve t\u00eb tyre.\n26:40 Por n\u00eb se do t\u00eb pranojn\u00eb paudh\u00ebsin\u00eb e tyre dhe paudh\u00ebsin\u00eb e et\u00ebrve t\u00eb tyre n\u00eb shkeljet q\u00eb kan\u00eb kryer kund\u00ebr meje dhe gjithashtu sepse jan\u00eb sjell\u00eb si armiq t\u00eb mi,\n26:41 sa q\u00eb m\u00eb kan\u00eb shtyr\u00eb t\u00eb b\u00ebhem armik i tyre dhe t'i \u00e7oj n\u00eb vendin e armiqve t\u00eb tyre; n\u00eb rast se zemra e tyre e parrethprer\u00eb do t\u00eb p\u00ebrulet dhe do t\u00eb pranoj\u00eb nd\u00ebshkimin e paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre,\n26:42 at\u00ebher\u00eb un\u00eb do t\u00eb kujtohem p\u00ebr bes\u00eblidhjen time t\u00eb lidhur me Jakobin, do t\u00eb kujtohem p\u00ebr bes\u00eblidhjen time t\u00eb lidhur me Isakun dhe p\u00ebr bes\u00eblidhjen time me Abrahamin dhe do t\u00eb kujtohem p\u00ebr vendin;\n26:43 sepse vendi do t\u00eb braktiset prej tyre dhe do t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb t\u00eb shtunat e tij, nd\u00ebrsa do t\u00eb jet\u00eb i shkretuar pa ta; k\u00ebshtu ata do t\u00eb pranojn\u00eb nd\u00ebshkimin e paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr faktin se kan\u00eb p\u00ebr\u00e7muar dekretet e mia dhe kan\u00eb kund\u00ebrshtuar statutet e mia.\n26:44 Megjithat\u00eb kur do t\u00eb ndodhen n\u00eb vendin e armiqve t\u00eb tyre, un\u00eb nuk do t'i p\u00ebr\u00e7moj dhe nuk do t'i urrej aq sa t'i asgj\u00ebsoj krejt dhe t\u00eb prish bes\u00eblidhjen time q\u00eb kam lidhur me ta; un\u00eb jam Zoti, Per\u00ebndia i tyre;\n26:45 por p\u00ebr dashuri ndaj tyre do t\u00eb kujtohem p\u00ebr bes\u00eblidhjen e lidhur me st\u00ebrgjysh\u00ebrit e tyre, q\u00eb i nxora nga vendi i Egjiptit para syve t\u00eb kombeve p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb Per\u00ebndia i tyre. Un\u00eb jam Zoti\".\n26:46 K\u00ebto jan\u00eb statutet, dekretet dhe ligjet q\u00eb Zoti vendosi midis tij dhe bijve t\u00eb Izraelit, mbi malin Sinai me an\u00eb t\u00eb Moisiut.\n27:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i th\u00ebn\u00eb:\n27:2 \"Folu bijve t\u00eb Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur nj\u00eb njeri lidh nj\u00eb kusht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t'i shenjt\u00ebruar Zotit nj\u00eb person dhe mendon t'i jap\u00eb nj\u00eb barasvler\u00eb,\n27:3 n\u00eb rast se vler\u00ebsimi yt ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb mashkull nj\u00ebzet vje\u00e7 e lart, deri n\u00eb gjasht\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7, at\u00ebher\u00eb vler\u00ebsimi yt do t\u00eb jet\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb sikla argjendi, simbas siklit t\u00eb shenjt\u00ebrores.\n27:4 Po t\u00eb jet\u00eb se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb grua, vler\u00ebsimi yt do t\u00eb jet\u00eb tridhjet\u00eb sikla.\n27:5 P\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb pes\u00eb vje\u00e7 e lart, deri nj\u00ebzet vje\u00e7, vler\u00ebsimi yt do t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebzet sikla p\u00ebr nj\u00eb mashkull dhe dhjet\u00eb sikla p\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr.\n27:6 Nga nj\u00eb muajsh e lart deri n\u00eb pes\u00eb vje\u00e7, vler\u00ebsimi yt do t\u00eb jet\u00eb pes\u00eb sikla argjendi p\u00ebr nj\u00eb mashkull dhe tri sikla argjendi p\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr.\n27:7 Nga gjasht\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 e lart vler\u00ebsimi yt do t\u00eb jet\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb sikla p\u00ebr nj\u00eb mashkull dhe dhjet\u00eb sikla p\u00ebr nj\u00eb fem\u00ebr.\n27:8 Por n\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i varf\u00ebr p\u00ebr t\u00eb paguar shum\u00ebn e k\u00ebrkuar nga vler\u00ebsimi yt, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb paraqitet para priftit dhe ky do t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin. Prifti do ta b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin duke pasur parasysh mjetet q\u00eb ka ai q\u00eb ka lidhur kushtin.\n27:9 N\u00eb rast se \u00ebsht\u00eb puna p\u00ebr kafsh\u00eb q\u00eb mund t'i paraqiten si ofert\u00eb Zotit, \u00e7do kafsh\u00eb e ofruar Zotit do t\u00eb jet\u00eb gj\u00eb e shenjt\u00eb.\n27:10 Ai nuk do t\u00eb mund as ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb, as ta k\u00ebmbej\u00eb, as nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb me nj\u00eb t\u00eb keqe, as nj\u00eb t\u00eb keqe me nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb; por, edhe sikur t\u00eb k\u00ebmbente nj\u00eb kafsh\u00eb me nj\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb t\u00eb dyja do t\u00eb jen\u00eb gj\u00eb e shenjt\u00eb.\n27:11 Por n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb puna p\u00ebr nj\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb papast\u00ebr, q\u00eb mund t'i ofrohet Zotit, at\u00ebher\u00eb ai do ta paraqes\u00eb kafsh\u00ebn para priftit;\n27:12 dhe prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin, qoft\u00eb kafsha e mir\u00eb apo e keqe; \u00e7far\u00ebdo vler\u00ebsimi t\u00eb b\u00ebj\u00eb prifti, ai do t\u00eb vlej\u00eb.\n27:13 Por n\u00eb qoft\u00eb se dikush d\u00ebshiron ta shpengoj\u00eb, duhet t\u00eb shtoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn e vler\u00ebsimit.\n27:14 N\u00eb rast se dikush shenjt\u00ebron sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb gj\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr Zotin, prifti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin, qoft\u00eb ajo e mir\u00eb apo e keqe; \u00e7far\u00ebdo vler\u00ebsimi t\u00eb b\u00ebj\u00eb prifti ai do t\u00eb vlej\u00eb.\n27:15 Dhe n\u00eb se ai q\u00eb ka shenjt\u00ebruar sht\u00ebpin\u00eb e tij d\u00ebshiron ta shpengoj\u00eb, duhet t'i shtoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn e vler\u00ebsimit dhe ajo do t\u00eb b\u00ebhet e tij.\n27:16 N\u00eb qoft\u00eb se dikush i shenjt\u00ebron Zotit nj\u00eb ar\u00eb, pron\u00eb e tij, vler\u00ebsimi i saj do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb far\u00ebs s\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb: pes\u00ebdhjet\u00eb sikla argjendi p\u00ebr nj\u00eb omer far\u00eb elbi.\n27:17 N\u00eb rast se e shenjt\u00ebron ar\u00ebn e tij nga viti i jubileut, \u00e7mimi do t\u00eb mbetet ai i caktuar nga vler\u00ebsimi yt;\n27:18 por n\u00eb rast se e shenjt\u00ebron ar\u00ebn e tij pas jubileut, prifti do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb \u00e7mimin e saj duke llogaritur vitet q\u00eb mbeten deri n\u00eb jubile, duke pasur parasysh vler\u00ebsimin t\u00ebnd.\n27:19 Dhe n\u00eb qoft\u00eb se ai q\u00eb ka shenjt\u00ebruar ar\u00ebn do ta shpengoj\u00eb, duhet t'i shtoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn vler\u00ebsimit t\u00ebnd dhe ajo do t\u00eb mbetet e tij.\n27:20 Por n\u00eb rast se nuk d\u00ebshiron ta shpengoj\u00eb ar\u00ebn e tij ose ia ka shitur nj\u00eb tjetri, nuk do t\u00eb mund ta shpengoj\u00eb m\u00eb;\n27:21 dhe ara, kur shpengohet n\u00eb jubile, do t\u00eb jet\u00eb e shenjt\u00eb p\u00ebr Zotin si nj\u00eb ar\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb caktuar Per\u00ebndis\u00eb, dhe do t\u00eb b\u00ebhet pron\u00eb e priftit.\n27:22 N\u00eb rast se dikush i shenjt\u00ebron Zotit nj\u00eb ar\u00eb t\u00eb bler\u00eb prej tij dhe q\u00eb nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb pron\u00ebn e tij,\n27:23 prifti do t\u00eb caktoj\u00eb vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr t\u00eb deri n\u00eb vitin e jubileut, dhe ai person do t\u00eb paguaj\u00eb po at\u00eb dit\u00eb \u00e7mimin e caktuar, si nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr Zotin.\n27:24 Vitin e jubileut ara do t'i kthehet atij q\u00eb i qe bler\u00eb dhe pasuris\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ajo b\u00ebnte pjes\u00eb.\n27:25 T\u00eb gjitha vler\u00ebsimet e tua do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb sikla t\u00eb shenjt\u00ebrores; nj\u00eb sik\u00ebl vlen nj\u00ebzet gere.\n27:26 Por asnjeri nuk mund t'i shenjt\u00ebroj\u00eb pjelljet e para t\u00eb bag\u00ebtis\u00eb, sepse si t\u00eb par\u00eblindur i p\u00ebrkasin Zotit; qoft\u00eb ka apo qengj, ai i takon Zotit.\n27:27 N\u00eb rast se \u00ebsht\u00eb puna p\u00ebr nj\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb papast\u00ebr, do ta shpengoj\u00eb simbas \u00e7mimit t\u00eb caktuar nga vler\u00ebsimi yt, duke i shtuar nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn; n\u00eb rast se nuk shpengohet, do t\u00eb shitet me \u00e7mimin e caktuar simbas vler\u00ebsimit t\u00ebnd.\n27:28 Megjithat\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb shitet a t\u00eb shpengohet asgj\u00eb nga ato q\u00eb i jan\u00eb caktuar Zotit dhe q\u00eb dikush ka caktuar p\u00ebr Zotin, midis t\u00ebr\u00eb gj\u00ebrave q\u00eb i p\u00ebrkasin, qoft\u00eb nj\u00eb person, nj\u00eb kafsh\u00eb o nj\u00eb cop\u00eb toke nga pasuria e tij; \u00e7do gj\u00eb e caktuar Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e shenjt\u00eb p\u00ebr Zotin.\n27:29 Asnj\u00eb person i caktuar t\u00eb shfaroset nuk mund t\u00eb shpengohet; ai duhet t\u00eb vritet.\n27:30 \u00c7do e dhjet\u00eb e tok\u00ebs, qoft\u00eb nga prodhimet e tok\u00ebs, qoft\u00eb nga pem\u00ebt e drur\u00ebve, i takon Zotit; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e shenjt\u00ebruar Zotit.\n27:31 N\u00eb se dikush do t\u00eb shpengoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb s\u00eb dhjet\u00ebs s\u00eb vet, do t'i shtoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn.\n27:32 Dhe p\u00ebr t\u00eb dhjet\u00ebn e bag\u00ebtive t\u00eb trasha dhe t\u00eb imta, koka e dhjet\u00eb e t\u00eb gjitha kafsh\u00ebve q\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebn shufr\u00ebn do t'i shenjt\u00ebrohet Zotit.\n27:33 Nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb dallim midis s\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb keqes, as do t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebmbime; dhe po t\u00eb k\u00ebmbej\u00eb nj\u00ebr\u00ebn me tjetr\u00ebn, t\u00eb dyja do t\u00eb jen\u00eb gj\u00eb e shenjt\u00eb; nuk do t\u00eb mund t\u00eb shpengohen.\n27:34 K\u00ebto jan\u00eb urdh\u00ebrimet q\u00eb Zoti i dha Moisiut p\u00ebr bijt\u00eb e Izraelit n\u00eb malin Sinai.","title":"Albanian Bible: Leviticus","type":"page"}
