{"collection":"Bible & Christianity","html_url":"https://unchartedknowledge.5gfusion.net/browse/bib/wb/alb/mar.htm","path":"bib/wb/alb/mar.htm","source_url":"https://sacred-texts.com/bib/wb/alb/mar.htm","text":"1:1 Fillimi i Ungjillit t\u00eb Jezu Krishtit, Birit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\n1:2 Ashtu si \u00ebsht\u00eb shkruar tek profet\u00ebt: ''Ja, un\u00eb po d\u00ebrgoj lajm\u00ebtarin tim para fytyr\u00ebs t\u00ebnde, i cili do t\u00eb p\u00ebrgatit udh\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebrpara teje.\n1:3 Ka nj\u00eb z\u00eb q\u00eb b\u00ebrtet n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb: \"P\u00ebrgatitni udh\u00ebn e Zotit, drejtoni shtigjet e tij\"''.\n1:4 Gjoni erdhi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb duke pag\u00ebzuar dhe duke predikuar nj\u00eb pag\u00ebzim pendese p\u00ebr faljen e m\u00ebkateve.\n1:5 Dhe gjith\u00eb vendi i Jud\u00ebs dhe ata nga Jeruzalemi shkonin tek ai, dhe pag\u00ebzoheshin t\u00eb gjith\u00eb nga ai n\u00eb lumin Jordan, duke rr\u00ebfyer m\u00ebkatet e tyre.\n1:6 Por Gjoni ishte i veshur me lesh deveje, mbante nj\u00eb brez l\u00ebkure p\u00ebrreth ij\u00ebve dhe ushqehej me karkaleca dhe me mjalt\u00eb t\u00eb eg\u00ebr.\n1:7 Ai predikonte duke th\u00ebn\u00eb: ''Pas meje po vjen nj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se un\u00eb. Un\u00eb nuk jam i denj\u00eb as t\u00eb ulem para tij p\u00ebr t'i zgjidhur lidh\u00ebsat e sandaleve t\u00eb tij.\n1:8 Un\u00eb ju pag\u00ebzova me uj\u00eb, nd\u00ebrsa ai do t'ju pag\u00ebzoj\u00eb me Frym\u00ebn e Shenjt\u00eb''.\n1:9 Dhe ndodhi n\u00eb ato dit\u00eb q\u00eb Jezusi erdhi nga Nazareti i Galiles\u00eb dhe u pag\u00ebzua nga Gjoni n\u00eb Jordan.\n1:10 Dhe menj\u00ebher\u00eb, kur po dilte nga uji, pa se qiejt\u00eb po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi t\u00eb si nj\u00eb p\u00ebllumb.\n1:11 Dhe nj\u00eb z\u00eb erdhi nga qielli: ''Ti je Biri im i dashur n\u00eb t\u00eb cilin jam k\u00ebnaqur.\n1:12 Fill pas k\u00ebsaj, Fryma e Shenjt\u00eb e \u00e7oi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb;\n1:13 dhe q\u00ebndroi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb dyzet dit\u00eb, i tunduar nga Satanai. Ishte bashk\u00eb me bishat dhe engj\u00ebjt i sh\u00ebrbenin.\n1:14 Dhe mbasi e burgos\u00ebn Gjonin, Jezusi erdhi n\u00eb Galile duke predikuar ungjillin e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb,\n1:15 dhe duke th\u00ebn\u00eb: ''U mbush koha dhe mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb af\u00ebr. Pendohuni dhe besoni ungjillin''.\n1:16 Nd\u00ebrsa po kalonte gjat\u00eb bregut t\u00eb detit t\u00eb Galiles\u00eb, ai pa Simonin dhe Andrean, v\u00ebllan\u00eb e tij, t\u00eb cil\u00ebt po hidhnin rrjet\u00ebn n\u00eb det sepse ishin peshkatar\u00eb.\n1:17 Dhe Jezusi u tha atyre: ''Ndiqm\u00ebni dhe un\u00eb do t'ju b\u00ebj peshkatar\u00eb njer\u00ebzish''.\n1:18 Dhe ata i lan\u00eb menj\u00ebher\u00eb rrjetat dhe e ndoq\u00ebn.\n1:19 Mbasi eci edhe pak, pa Jakobin, bir in e Zebedeut dhe Gjonin, v\u00ebllan\u00eb e tij, t\u00eb cil\u00ebt ndreqnin rrjetat e tyre n\u00eb bark\u00eb.\n1:20 Dhe i thirri menj\u00ebher\u00eb; dhe ata e lan\u00eb atin e tyre Zebedeun n\u00eb bark\u00eb me m\u00ebdit\u00ebsit dhe e ndoq\u00ebn.\n1:21 Pastaj hyn\u00eb n\u00eb Kapernaum dhe menj\u00ebher\u00eb, dit\u00ebn e shtun\u00eb, ai hyri n\u00eb sinagog\u00eb dhe i m\u00ebsonte njer\u00ebzit.\n1:22 Dhe njer\u00ebzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i m\u00ebsonte si nj\u00eb q\u00eb ka pushtet dhe jo si skrib\u00ebt.\n1:23 At\u00ebher\u00eb n\u00eb sinagog\u00ebn e tyre ishte nj\u00eb njeri i pushtuar nga nj\u00eb frym\u00eb e ndyr\u00eb, i cili filloi t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb,\n1:24 duke th\u00ebn\u00eb: ''\u00c7'ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe t\u00eb na shkat\u00eb-rrosh? Un\u00eb e di kush je: I Shenjti i Per\u00ebndis\u00eb''.\n1:25 Por Jezusi e qortoi duke th\u00ebn\u00eb: ''Hesht dhe dil prej tij!''.\n1:26 Dhe fryma e ndyr\u00eb, mbasi e sfiliti, dhe duke l\u00ebshuar nj\u00eb britm\u00eb t\u00eb madhe doli prej tij.\n1:27 Dhe t\u00eb gjith\u00eb u mahnit\u00ebn aq shum\u00eb sa pyesnin njeri tjetrin duke th\u00ebn\u00eb: ''Vall\u00eb \u00e7'\u00ebsht\u00eb kjo? Cfar\u00eb doktrin\u00eb e re q\u00ebnka kjo? Ky i urdh\u00ebroka me autoritet edhe frym\u00ebrat e ndyra, dhe ata i binden''.\n1:28 Dhe fama e tij u p\u00ebrhap menj\u00ebher\u00eb n\u00eb mbar\u00eb krahin\u00ebn p\u00ebrreth Galiles\u00eb.\n1:29 Sapo dol\u00ebn nga sinagoga, erdh\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Simonit dhe t\u00eb Andreas, me Jakobin dhe Gjonin.\n1:30 Vjehrra e Simonit ishte n\u00eb shtrat me ethe dhe ata menj\u00ebher\u00eb i fol\u00ebn p\u00ebr t\u00eb.\n1:31 At\u00ebh\u00ebr\u00eb ai u afrua, e kapi p\u00ebr dore dhe e ngriti. Menj\u00ebher\u00eb ethet e lan\u00eb dhe ajo nisi t'u sh\u00ebrbej\u00eb.\n1:32 N\u00eb mbr\u00ebmje, pas per\u00ebndimit t\u00eb diellit, i prun\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb s\u00ebmurit dhe t\u00eb idemonizuarit.\n1:33 Dhe gjith\u00eb qyteti ishte mbledhur p\u00ebrpara der\u00ebs.\n1:34 Ai sh\u00ebroi shum\u00eb, q\u00eb l\u00ebngonin nga s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme, dhe d\u00ebboi shum\u00eb demon\u00eb; dhe nuk i lejoi demon\u00ebt t\u00eb flasin, sepse ata e njihnin.\n1:35 Pastaj, t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, kur ende ishte shum\u00eb err\u00ebt, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vetmuar dhe atje u lut.\n1:36 Dhe Simoni dhe ata q\u00eb ishin me t\u00eb e k\u00ebrkonin.\n1:37 Dhe, kur e gjet\u00ebn, i than\u00eb: ''T\u00eb gjith\u00eb po t\u00eb kerkojn\u00eb!''.\n1:38 Dhe ai u tha atyre: ''L\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb fshatrat e af\u00ebrm q\u00eb t\u00eb predikoj edhe atje, sepse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam ardhur''.\n1:39 Dhe ai e p\u00ebrshkoi gjith\u00eb Galilen\u00eb duke predikuar n\u00ebp\u00ebr sinagogat e tyre dhe duke d\u00ebbuar demon\u00ebt.\n1:40 Dhe erdhi tek ai nj\u00eb lebroz i cili, duke iu lutur, ra n\u00eb gjunj dhe i tha: ''Po t\u00eb duash, ti mund t\u00eb m\u00eb pastrosh''.\n1:41 Dhe Jezusi, duke e m\u00ebshiruar, shtriu dor\u00ebn, e preku dhe i tha: ''Po, e dua, qofsh pastruar!''.\n1:42 Dhe, posa tha k\u00ebto, menj\u00ebher\u00eb lebra e la dhe u sh\u00ebrua.\n1:43 Pastaj, mbasi e paralajm\u00ebroi rrept\u00ebsisht, menj\u00ebher\u00eb e largoi,\n1:44 duke i th\u00ebn\u00eb: ''Ruhu se i tregon gj\u00eb ndokujt, por shko, paraqitu te prifti dhe ofro p\u00ebr pastrimin t\u00ebnd sa ka urdh\u00ebruar Moisiu, si d\u00ebshmi p\u00ebr ta''.\n1:45 Por ai, sapo doli, filloi ta shpall\u00eb dhe ta p\u00ebrhap\u00eb fort faktin, sa q\u00eb Jezusi nuk mund t\u00eb hynte m\u00eb publikisht n\u00eb qytet, por q\u00ebndronte p\u00ebrjashta n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb vetmuara; dhe nga \u00e7do an\u00eb vinin tek ai.\n2:1 Pas disa dit\u00ebsh, ai erdhi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Kapernaum dhe u muar vesh se ai gjendej n\u00eb sht\u00ebpi;\n2:2 dhe menj\u00ebher\u00eb u mblodh\u00ebn aq shum\u00eb njer\u00ebz, sa nuk gjeje m\u00eb vend as p\u00ebrpara der\u00ebs; dhe ai u predikonte Fjal\u00ebn.\n2:3 At\u00ebh\u00ebr\u00eb i erdh\u00ebn disa q\u00eb i paraqit\u00ebn nj\u00eb t\u00eb paralizuar, q\u00eb po e bartnin kat\u00ebr vet\u00eb.\n2:4 Por, duke qen\u00eb se nuk mund t'i afroheshin p\u00ebr shkak t\u00eb turm\u00ebs, zbuluan \u00e7atin\u00eb n\u00eb vendin ku ndodhej Jezusi dhe, mbasi hap\u00ebn nj\u00eb vrim\u00eb, e l\u00ebshuan vigun mbi t\u00eb cilin rrinte shtrir\u00eb i paralizuari.\n2:5 Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha t\u00eb paralizuarit: ''O bir, m\u00ebkatet e tua t\u00eb jan\u00eb falur!''.\n2:6 Por aty po rrinin ulur disa shkrib\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vet, po mendonin:\n2:7 ''Pse vall\u00eb ky po flet blasfemi. Kush mund t\u00eb fal\u00eb m\u00ebkatet, ve\u00e7 Per\u00ebndis\u00eb vet\u00eb?''.\n2:8 Por Jezusi, i cili menj\u00ebher\u00eb kuptoi n\u00eb frym\u00ebn e vet se ata po i mendonin k\u00ebto gj\u00ebra n\u00eb veten e tyre, u tha atyre: ''Pse i mendoni k\u00ebto gj\u00ebra n\u00eb zemrat tuaja?\n2:9 \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb leht\u00eb: t'i thuash t\u00eb paralizuarit: \"M\u00ebkatet e tua t\u00eb jan\u00eb falur\", apo t'i thuash: \"\u00c7ohu, merre vigun t\u00ebnd dhe ec\"?\n2:10 Dhe tani, q\u00eb ta dini se Biri i njeriut ka pushtet t\u00eb fal\u00eb m\u00ebkat\u00ebt mbi dhe,\n2:11 un\u00eb po t\u00eb them (i tha t\u00eb paralizuarit): \u00c7ohu, merre vigun t\u00ebnd dhe shko n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde!\"''.\n2:12 Dhe ai u ngrit menj\u00ebher\u00eb, mori vigun e vet dhe doli p\u00ebrjashta n\u00eb pranin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve dhe k\u00ebshtu t\u00eb gjith\u00eb u habit\u00ebn dhe l\u00ebvduan Per\u00ebndin\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: ''Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb s'e kemi par\u00eb kurr\u00eb!''.\n2:13 Jezusi doli p\u00ebrs\u00ebri gjat\u00eb bregut t\u00eb detit dhe gjith\u00eb turma erdhi tek ai dhe ai e m\u00ebsonte.\n2:14 Duke kaluar, pa Levin, birin e Alfeut, i cili qe ulur n\u00eb vendin e tatimeve, dhe i tha: ''Ndiqm\u00eb!''. Ai u ngrit dhe e ndoqi.\n2:15 Dhe ndodhi q\u00eb, kur Jezusi ishte n\u00eb tryez\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Levit, shum\u00eb tagrambledh\u00ebs dhe m\u00ebkatar\u00eb u ul\u00ebn n\u00eb tryez\u00eb me Jezusin dhe me dishepujt e tij; n\u00eb fakt ishin shum\u00eb ata q\u00eb e ndiqnin.\n2:16 At\u00ebh\u00ebr\u00eb skrib\u00ebt dhe farisenjt\u00eb, duke e par\u00eb se po hante me tagrambledh\u00ebs dhe me m\u00ebkatar\u00eb, u than\u00eb dishepujve t\u00eb tij: ''Qysh ha dhe pi ai bashk\u00eb me tagrambledh\u00ebs e me m\u00ebkatar\u00eb?''.\n2:17 Dhe Jezusi, kur e d\u00ebgjoi, u tha atyre: ''Nuk jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebndoshet q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mjekun, por t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt; un\u00eb nuk erdha p\u00ebr t\u00eb thirrur t\u00eb drejt\u00ebt, por m\u00ebkatar\u00ebt p\u00ebr pendim.\n2:18 At\u00ebher\u00eb dishepujt e Gjonit dhe ata t\u00eb farisenjve po agj\u00ebronin. Ata erdhen te Jezusi dhe i than\u00eb: ''P\u00ebrse dishepujt e Gjonit dhe ata t\u00eb farisenjve agj\u00ebrojn\u00eb, kurse dishepujt e tu nuk agj\u00ebrojn\u00eb?''.\n2:19 Dhe Jezusi u p\u00ebrgjigj atyre: ''Vall\u00eb a mund t\u00eb agj\u00ebrojn\u00eb dasmor\u00ebt, nd\u00ebrsa dh\u00ebndri \u00ebsht\u00eb me ta? P\u00ebr sa koh\u00eb kan\u00eb m\u00eb vete dh\u00ebndrin, nuk mund t\u00eb agj\u00ebrojn\u00eb!\n2:20 Por do t\u00eb vijn\u00eb dit\u00ebt kur do t'u merret dh\u00ebndri dhe at\u00ebh\u00ebr\u00eb, n\u00eb ato dit\u00eb, ata do t\u00eb agj\u00ebrojn\u00eb.\n2:21 Askush nuk qep nj\u00eb cop\u00eb stof t\u00eb ri mbi nj\u00eb rrobe t\u00eb vjet\u00ebr, p\u00ebrndryshe copa e re e shkul gjith\u00eb arnes\u00ebn dhe shqyerja b\u00ebhet m\u00eb keq.\n2:22 Po ashtu askush nuk shtie ver\u00eb t\u00eb re n\u00eb kacek\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, p\u00ebrndryshe vera e re i prish kacek\u00ebt, vera derdhet dhe kacek\u00ebt shkojn\u00eb d\u00ebm; porse vera e re duhet sht\u00ebn\u00eb n\u00eb kacek\u00eb t\u00eb rinj''.\n2:23 Por ndodhi q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb shtun\u00eb ai po kalonte n\u00ebp\u00ebr ara dhe dishepujt e tij, duke kaluar, filluan t\u00eb k\u00ebpusin kallinj.\n2:24 Dhe farisenjt\u00eb i than\u00eb: ''Shih, p\u00ebrse po b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e ligjshme dit\u00ebn e shtun\u00eb?''.\n2:25 Por ai u tha atyre: ''A nuk keni lexuar vall\u00eb \u00e7'b\u00ebri Davidi, kur pati nevoj\u00eb dhe kishte uri, ai dhe \u00e7'qen\u00eb me t\u00eb?''.\n2:26 Se si hyri ai n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e kryepriftit Abiathar, dhe h\u00ebngri buk\u00ebt e paraqitjes, t\u00eb cilat nuk lejohet t'i haj\u00eb askush, p\u00ebrve\u00e7 prift\u00ebrinjve, dhe u dha edhe atyre q\u00eb qen\u00eb me t\u00eb?''.\n2:27 Pastaj u tha atyre: ''E shtuna \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr njeriun dhe jo njeriu p\u00ebr t\u00eb shtun\u00ebn.\n2:28 Prandaj Biri i njeriut \u00ebsht\u00eb zot edhe i s\u00eb shtun\u00ebs''.\n3:1 Pastaj ai hyri p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sinagog\u00eb dhe aty ishte nj\u00eb njeri q\u00eb kishte nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb thar\u00eb.\n3:2 Dhe ata po e ruanin n\u00eb se do ta sh\u00ebronte n\u00eb dit\u00ebn e s\u00eb shtun\u00ebs, q\u00eb pastaj ta paditnin.\n3:3 Dhe ai i tha njeriut q\u00eb e kishte dor\u00ebn t\u00eb thar\u00eb: ''\u00c7ohu n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve!''.\n3:4 Dhe u tha atyre: ''A \u00ebsht\u00eb e lejueshme dit\u00ebn e s\u00eb shtun\u00ebs t\u00eb b\u00ebsh t\u00eb mir\u00eb apo t\u00eb keqe, t\u00eb shp\u00ebtosh nj\u00eb jet\u00eb apo ta vras\u00ebsh?''. Por ata heshtnin.\n3:5 At\u00ebher\u00eb ai, si i shikoi rreth e qark me zem\u00ebrim, i hidh\u00ebruar p\u00ebr ngurt\u00ebsin\u00eb e zemr\u00ebs s\u00eb tyre, i tha atij njeriu: ''Shtrije dor\u00ebn t\u00ebnde!''. Ai e shtriu, dhe dora e tij u sh\u00ebndosh p\u00ebrs\u00ebri si tjetra.\n3:6 Dhe farisenjt\u00eb dol\u00ebn jasht\u00eb e menj\u00ebher\u00eb b\u00ebnin k\u00ebshill bashk\u00eb me herodian\u00ebt kund\u00ebr tij, se si ta vrasin.\n3:7 Por Jezusi me dishepujt e vet u t\u00ebrhoq drejt detit; dhe nj\u00eb turm\u00eb e madhe nga Galilea i ndoqi; edhe nga Judea;\n3:8 dhe nga Jeruzalemi, nga Idumea, nga p\u00ebrtej Jordanit; gjithashtu nj\u00eb turm\u00eb e madhe nga rrethinat Etiros dhe t\u00eb Sidonit, kur d\u00ebgjoi gj\u00ebrat e medha q\u00eb ai b\u00ebnte, erdhi tek ai.\n3:9 At\u00ebher\u00eb ai u tha dishepujve t\u00eb tij t\u00eb ken\u00eb gjithnj\u00eb gati nj\u00eb bark\u00eb, q\u00eb populli mos e shtynte.\n3:10 Sepse ai kishte sh\u00ebruar shum\u00eb veta, t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb kishin s\u00ebmundje dyndeshin rreth tij q\u00eb ta preknin.\n3:11 Dhe frym\u00ebrat e ndyr\u00eb, kur e shihnin, binin p\u00ebrmbys para tij dhe b\u00ebrtitnin, duke th\u00ebn\u00eb: ''Ti je Biri i Per\u00ebndis\u00eb!''.\n3:12 Por ai i qortoi rrept\u00ebsisht q\u00eb t\u00eb mos thonin se kush ishte ai.\n3:13 Pastaj ai u ngjit n\u00eb mal dhe thirri pran\u00eb vetes ata q\u00eb deshi. Dhe ata erdh\u00ebn tek ai.\n3:14 Dhe ai i caktoi dymb\u00ebdhjet\u00eb q\u00eb t\u00eb rrinin me t\u00eb dhe q\u00eb mund t'i d\u00ebrgonte t\u00eb predikojn\u00eb,\n3:15 dhe t\u00eb kishin pushtet t\u00eb sh\u00ebronin s\u00ebmundjet dhe t\u00eb d\u00ebbonin demon\u00ebt.\n3:16 Ata ishin: Simoni, t\u00eb cilit ia vuri emrin Pjet\u00ebr;\n3:17 Jakobi, bir i Zebedeut, dhe Gjoni, v\u00eb-llai i Jakobit, t\u00eb cilave ua vuri emrin Boanerges, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: \"Bij t\u00eb bubullim\u00ebs\";\n3:18 Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakobi i Alfeut, Tadeu, Simon Kananeasi,\n3:19 dhe Juda Iskarioti, i cili m\u00eb pas e tradh\u00ebtoi.\n3:20 Pastaj hyn\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi. Dhe u mblodh p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb turm\u00eb aq e madhe, sa q\u00eb as buk\u00eb s'mund t\u00eb hanin.\n3:21 Dhe kur t\u00eb af\u00ebrmit e tij e mor\u00ebn vesh, shkuan ta marrin at\u00eb, sepse flitej: ''Nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb vete''.\n3:22 Kurse skrib\u00ebt, q\u00eb kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: ''Ai e ka Beelzebubin dhe i d\u00ebbon demon\u00ebt me princin e demon\u00ebve''.\n3:23 Por ai i thirri pran\u00eb vetes dhe u foli me an\u00eb t\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyrave: ''Si mund Satanai t\u00eb d\u00ebboj\u00eb Satanan\u00eb?\n3:24 N\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb mbret\u00ebri \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb kund\u00ebr vetvetes, ajo mbret\u00ebri nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb.\n3:25 Dhe n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr\u00e7ahet kund\u00ebr vetvetes, ajo sht\u00ebpi nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb.\n3:26 K\u00ebshtu, n\u00eb se Satanai ngrihet kund\u00ebr vetvetes dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi!\n3:27 Askush nuk mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e njeriut t\u00eb fort\u00eb dhe t'ia grabit\u00eb pasurit\u00eb e tij, pa e lidhur m\u00eb par\u00eb njeriun e fort\u00eb; vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb mund t'ia pla\u00e7kit\u00eb sht\u00ebpin\u00eb.\n3:28 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po ju them se bijve t\u00eb njer\u00ebzve do t'u falet \u00e7far\u00ebdo m\u00ebkat dhe \u00e7do blasfemi q\u00eb do t\u00eb thon\u00eb;\n3:29 po p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb blasfemoj\u00eb kund\u00ebr Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb falje p\u00ebrjet\u00eb; ai \u00ebsht\u00eb fajtor p\u00ebr d\u00ebnim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm''.\n3:30 Sepse ata thoshnin: ''Ai ka nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb ndyr\u00eb!''.\n3:31 Nd\u00ebrkaq erdh\u00ebn v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe e \u00ebma dhe, si ndaluan p\u00ebrjashta, d\u00ebrguan ta th\u00ebrrasin.\n3:32 Turma ishte ulur p\u00ebrreth tij; dhe i than\u00eb: ''Ja, n\u00ebna jote dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tu jan\u00eb p\u00ebrjashta dhe po t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb''.\n3:33 Por ai u p\u00ebrgjigj atyre duke th\u00ebn\u00eb: ''Kush \u00ebsht\u00eb n\u00ebna ime, ose v\u00ebllez\u00ebrit e mi?''.\n3:34 Pastaj duke v\u00ebshtruar rreth e qark mbi ata q\u00eb ishin ulur rreth tij, tha: ''Ja n\u00ebna ime dhe v\u00ebllez\u00ebrit e mi!\n3:35 Sepse kushdo q\u00eb b\u00ebn vullnetin e Per\u00ebndis\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai im, motra ime dhe n\u00ebna!''.\n4:1 Pastaj nisi p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb n\u00eb breg t\u00eb detit; dhe rreth tij u mblodh nj\u00eb turm\u00eb aq e madhe, sa q\u00eb ai hyri n\u00eb bark\u00eb dhe rrinte ulur n\u00eb det, nd\u00ebrsa gjith\u00eb turma ishte n\u00eb tok\u00eb pran\u00eb detit.\n4:2 Dhe ai u m\u00ebsonte atyre shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyra, dhe u thoshte atyre n\u00eb m\u00ebsimin e tij:\n4:3 ''D\u00ebgjoni! Ja, doli mbjell\u00ebsi t\u00eb mbjell\u00eb.\n4:4 Dhe ndodhi q\u00eb kur hidhte far\u00ebn, nj\u00eb pjes\u00eb e far\u00ebs ra gjat\u00eb rrug\u00ebs dhe zogjt\u00eb e qiellit erdh\u00ebn dhe e h\u00ebngr\u00ebn.\n4:5 Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr ra n\u00eb gurishte, ku nuk kishte shum\u00eb dhe dhe mbiu menj\u00ebher\u00eb, sepse s'kishte nj\u00eb tok\u00eb t\u00eb thell\u00eb.\n4:6 Por, kur doli dielli, u dogj; dhe me q\u00eb nuk kishte rr\u00ebnj\u00eb, u tha.\n4:7 Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr ra midis ferrave; ferrat u rrit\u00ebn, e mbyten dhe nuk dha fryt.\n4:8 Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr ra n\u00eb tok\u00eb t\u00eb mir\u00eb, dhe solli frut q\u00eb rritej, dhe u zhvillua p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00ebra tridhjet\u00eb, tjetra gjasht\u00ebdhjet\u00eb dhe tjetra nj\u00ebqind''.\n4:9 Pastaj ai u tha atyre: ''Kush ka vesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar, le t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb!''.\n4:10 Tani kur ishte vet\u00ebm, ata q\u00eb i rrinin p\u00ebrreth bashk\u00eb me t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebt e pyet\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn.\n4:11 Dhe ai u tha atyre: ''Juve u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb njihni misterin e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb; kurse atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrjashta t\u00eb gjitha k\u00ebto jepen me sh\u00ebmb\u00eblltyra,\n4:12 q\u00eb: \"Duke par\u00eb, t\u00eb shohin, por t\u00eb mos v\u00ebn re; edhe duke d\u00ebgjuar, t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, por t\u00eb mos kuptojn\u00eb, se mos pendohen dhe m\u00ebkatet u falen\"''.\n4:13 Pastaj u tha atyre: ''Nuk e kuptoni k\u00ebt\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb? Po at\u00ebhere si do t'i kuptoni t\u00eb gjitha sh\u00ebmb\u00eblltyrat e tjera?\n4:14 Mbjell\u00ebsi mbjell fjal\u00ebn.\n4:15 Ata gjat\u00eb rrug\u00ebs jan\u00eb ata n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mbillet fjala; por pasi e kan\u00eb d\u00ebgjuar at\u00eb, vjen menj\u00ebher\u00eb Satanai dhe ua heq fjal\u00ebn e mbjell\u00eb n\u00eb zemrat e tyre.\n4:16 Po ashtu ata q\u00eb e marrin far\u00ebn mbi nje gurishte jan\u00eb ata q\u00eb, kur e kan\u00eb d\u00ebgjuar fjal\u00ebn, e pranojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb me g\u00ebzim;\n4:17 por nuk kan\u00eb rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb vetvete, dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm; dhe kur vjen mundimi ose p\u00ebrndjekja p\u00ebr shkak t\u00eb fjal\u00ebs, skandalizohen menj\u00ebher\u00eb.\n4:18 Ata p\u00ebrkundrazi t\u00eb cil\u00ebt e marrin far\u00ebn midis ferrave, jan\u00eb ata q\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb fjal\u00ebn,\n4:19 por shqet\u00ebsimet e k\u00ebsaj bote, mashtrimet e pasuris\u00eb dhe lakmit\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb hyn\u00eb, e mbyten fjal\u00ebn dhe ajo b\u00ebhet e pafrytshme.\n4:20 Kurse ata q\u00eb e mor\u00ebn far\u00ebn n\u00eb tok\u00eb t\u00eb mir\u00eb, jan\u00eb ata q\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb fjal\u00ebn, e pranojn\u00eb dhe japin fryt: nj\u00eb tridhjet\u00eb, tjetri gjasht\u00ebdhjet\u00eb dhe tjetri nj\u00ebqind''.\n4:21 Pastaj u tha atyre: ''A merret vall\u00eb llamba p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00ebn babun\u00eb ose n\u00ebn shtrat? A nuk vihet mbi drit\u00ebmbajt\u00ebsen?\n4:22 Sepse nuk ka asgj\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos zbulohet, as kurrgj\u00eb sekrete q\u00eb t\u00eb mos dalin n\u00eb drit\u00eb.\n4:23 Kush ka vesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar, le t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb!''\n4:24 Dhe u tha atyre: ''Vini re at\u00eb q\u00eb d\u00ebgjoni. Me at\u00eb mas\u00eb q\u00eb ju matni, do t'iu matet juve; edhe juve q\u00eb d\u00ebgjoni do t'iu jepet edhe m\u00eb.\n4:25 Sepse atij q\u00eb ka, do t'i jepet, por atij q\u00eb s'ka, do t'i merret edhe ajo q\u00eb ka.\n4:26 Tha akoma: ''Mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb njeri q\u00eb hedh far\u00ebn n\u00eb dhe.\n4:27 Dhe nat\u00ebn dhe dit\u00ebn, nd\u00ebrsa ai fle dhe \u00e7ohet, fara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si.\n4:28 Sepse dheu prodhon vetvetiu m\u00eb par\u00eb k\u00ebrcellin, pastaj kallirin, dhe m\u00eb n\u00eb fund kallirin plot me kokrra.\n4:29 Dhe kur fryti piqet, menj\u00ebher\u00eb korr\u00ebsi i v\u00eb drap\u00ebrin, sepse erdhi koha e korrjes.\n4:30 Edhe tha: Me se ta krahasojm\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb? Ose me \u00e7far\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyre ta paraqesim?\n4:31 Ajo i ngjan far\u00ebs s\u00eb sinapit, q\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb mbjell\u00eb n\u00eb dhe, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vogla nga t\u00eb gjitha far\u00ebrat q\u00eb jan\u00eb mbi dhe;\n4:32 por, pasi mbillet, rritet dhe b\u00ebhet m\u00eb e madhe se t\u00eb gjitha barishtet; dhe l\u00ebshon deg\u00eb aq t\u00eb m\u00ebdha, sa zogjt\u00eb e qiellit mund t\u00eb gjejn\u00eb streh\u00eb n\u00ebn hijen e saj''.\n4:33 Dhe me shum\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyra t\u00eb tilla, u shpallte atyre fjal\u00ebn, ashtu si ata ishin n\u00eb gjendje ta kuptojn\u00eb.\n4:34 Dhe nuk u fliste atyre pa sh\u00ebmb\u00eblltyra, nd\u00ebrsa dishepujve t\u00eb tij, ve\u00e7mas, u shpjegonte \u00e7do gj\u00eb.\n4:35 Tani po at\u00eb dit\u00eb, si u ngrys, u tha atyre: ''Kalojm\u00eb te bregu matan\u00eb!\n4:36 Dhe dishepujt, si e nis\u00ebn popullin, e morr\u00ebn me vete Jezusin, ashtu si ishte, n\u00eb bark\u00eb. Me t\u00eb ishin edhe disa barka t\u00eb tjera t\u00eb vogla.\n4:37 Nd\u00ebrkaq shp\u00ebrtheu nj\u00eb furtun\u00eb e madhe dhe val\u00ebt p\u00ebrplaseshin mbi bark\u00eb aq shum\u00eb sa ajo po mbushej.\n4:38 Ai nd\u00ebrkaq po flinte n\u00eb ki\u00e7 mbi nj\u00eb jast\u00ebk. Ata e zgjuan dhe i than\u00eb: ''M\u00ebsues, a nuk merakosesh q\u00eb ne po marrim fund?''.\n4:39 Dhe ai si u zgjua, e qortoi er\u00ebn dhe i foli detit: ''Pusho dhe fashitu!''. Dhe era pushoi dhe u b\u00eb qet\u00ebsi e madhe.\n4:40 At\u00ebher\u00eb u tha atyre: ''Pse jeni ju aq frikacak\u00eb? Vall\u00eb, si nuk keni besim?''.\n4:41 Dhe ata i zuri nj\u00eb frik\u00eb e madhe dhe i thoshnin nj\u00ebritjetrit: ''Vall\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb ky, q\u00eb po i binden edhe era edhe deti?''.\n5:1 K\u00ebshtu arrit\u00ebn n\u00eb bregun tjet\u00ebr t\u00eb detit, n\u00eb krahin\u00ebn e Gadarenasve.\n5:2 Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menj\u00ebher\u00eb i doli p\u00ebrpara nga varrezat nj\u00eb njeri i pushtuar nga nj\u00eb frym\u00eb e ndyr\u00eb,\n5:3 i cili banonte n\u00eb varreza dhe kurrkush s'kishte mundur ta lidh\u00eb, qoft\u00eb edhe me zinxhir\u00eb.\n5:4 Shpesh her\u00eb, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhir\u00eb; por ai gjithnj\u00eb i thyente zinxhir\u00ebt dhe i k\u00ebpuste prangat; dhe kurrkush nuk e kishte b\u00ebr\u00eb dot zap.\n5:5 Vazhdimisht, nat\u00ebn dhe dit\u00ebn, n\u00ebp\u00ebr varre e mbi male, shkonte duke b\u00ebrtitur dhe duke e rrahur veten me gur\u00eb.\n5:6 Tani kur e pa Jezusin prej s\u00eb largu, ai u turr dhe ra p\u00ebrmbys p\u00ebrpara tij,\n5:7 dhe me nj\u00eb britm\u00eb t\u00eb madhe tha: ''\u00c7'ka nd\u00ebrmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb shum\u00eb t\u00eb lartit? Un\u00eb t\u00eb p\u00ebrgj\u00ebrohem n\u00eb emrin e Per\u00ebndis\u00eb, mos m\u00eb mundo!;''.\n5:8 Sepse ai i kishte th\u00ebn\u00eb: ''Frym\u00eb e ndyr\u00eb, dil prej k\u00ebtij njeriu!''.\n5:9 At\u00ebhere Jezusi e pyeti: ''Cili \u00ebsht\u00eb emri yt?''. Dhe ai u p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb: ''Un\u00eb quh\u00ebm Legjion, sepse jemi shum\u00eb''.\n5:10 Dhe i lutej me t\u00eb madhe q\u00eb ai t\u00eb mos i p\u00ebrzinte nga ajo krahin\u00eb.\n5:11 Tani aty ishte, n\u00eb brinj\u00eb t\u00eb malit, nj\u00eb tuf\u00eb e madhe derrash q\u00eb kulloste.\n5:12 At\u00ebhere gjith\u00eb demon\u00ebt e lut\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb: ''Na d\u00ebrgo n\u00eb derrat, q\u00eb t\u00eb hym\u00eb n\u00eb ta''.\n5:13 Dhe Jezusi menj\u00ebher\u00eb u lejoi atyre; at\u00ebher\u00eb frym\u00ebrat e ndyra mbasi dol\u00ebn, hyn\u00eb n\u00eb derrat dhe tufa u hodh posht\u00eb nga gremina n\u00eb det; ishin af\u00ebrsisht dymij\u00eb krer\u00eb, dhe u mbyt\u00ebn n\u00eb det.\n5:14 At\u00ebher\u00eb ata q\u00eb i kullotnin derrat ik\u00ebn dhe e p\u00ebrhap\u00ebn lajmin n\u00eb qytet e n\u00ebp\u00ebr fshatra; dhe njer\u00ebzit erdh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb par\u00eb \u00e7far\u00eb kishte ndodhur.\n5:15 Kur erdh\u00ebn te Jezusi, pan\u00eb t\u00eb idemonizuarin ulur, t\u00eb veshur dhe me mendje n\u00eb rregull, at\u00eb q\u00eb ishte idemonizuar nga Legjoni, dhe kishin frik\u00eb.\n5:16 Dhe ata q\u00eb e kishin par\u00eb ngjarjen u treguan atyre se \u00e7far\u00eb i kishte ngjar\u00eb t\u00eb idemonizuarit dhe \u00e7\u00ebshtjen e derrave.\n5:17 At\u00ebhere ata filluan t'i luten Jezusit q\u00eb t\u00eb largohej nga krahina e tyre.\n5:18 Kur ai po hynte n\u00eb bark\u00eb, ai q\u00eb kishte qen\u00eb i idemonizuar i lutej q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb rrinte me t\u00eb;\n5:19 por Jezusi nuk e lejoj, madje i tha: ''Shko n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde, te t\u00eb tut dhe u trego atyre \u00e7far\u00eb gj\u00ebrash t\u00eb medha b\u00ebri Zoti dhe si pati m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr ty''.\n5:20 Dhe ai shkoi dhe nisi t\u00eb predikoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr Dekapolis p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb Jezusi; t\u00eb gjith\u00eb u mrrekulluan.\n5:21 Dhe kur Jezusi kaloj p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb bregun tjet\u00ebr me bark\u00eb, nj\u00eb turm\u00eb e madhe u mblodh rreth tij; dhe ai q\u00ebndroj n\u00eb breg t\u00eb detit.\n5:22 At\u00ebhere erdhi nj\u00eb nga krer\u00ebt e sinagog\u00ebs, me em\u00ebr Jair, q\u00eb, kur e pa, i ra nd\u00ebr k\u00ebmb\u00eb,\n5:23 dhe ju lut me t\u00eb madhe duke th\u00ebn\u00eb: ''Ime bij\u00eb \u00ebsht\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb shpirt; eja, v\u00ebri duart mbi t\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohet dhe t\u00eb jetoj\u00eb!''.\n5:24 Dhe ai shkoi me t\u00eb. Nj\u00eb turm\u00eb e madhe e ndiqte dhe shtyhej rreth tij.\n5:25 Tani nj\u00eb grua q\u00eb kishte nj\u00eb fluks gjaku q\u00eb prej dymb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh\n5:26 dhe kishte vuajtur shum\u00eb nga ana e mjek\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm duke shpenzuar gjith\u00eb pasurin\u00eb e vet pa kurrfar\u00eb dobie, madje duke u b\u00ebr\u00eb m\u00eb keq,\n5:27 kur d\u00ebgjoi t\u00eb flitej p\u00ebr Jezusin, u fut n\u00eb turm\u00eb dhe pas shpin\u00ebs preku rrob\u00ebn e Jezusit,\n5:28 sepse thoshte: ''N\u00ebse vet\u00ebm ia prek rroben e tij, do t\u00eb sh\u00ebrohem''.\n5:29 Dhe menj\u00ebher\u00eb rrjedha e gjakut iu ndal dhe ajo ndjeu n\u00eb trupin e vet se u sh\u00ebrua nga ajo s\u00ebmundje.\n5:30 Por menj\u00ebher\u00eb Jezusi, duke e ndjer\u00eb n\u00eb vete q\u00eb nj\u00eb fuqi kishte dal\u00eb prej tij, u kthye midis turm\u00ebs, tha: ''Kush m'i preku rrobat?\n5:31 Dhe dishepujt e vet i than\u00eb: ''A nuk po e sheh q\u00eb turma po t\u00eb shtyhet nga t\u00eb gjitha an\u00ebt dhe ti thua: ''Kush m\u00eb preku?''.\n5:32 Por ai v\u00ebshtronte rreth e qark p\u00ebr t\u00eb par\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebri k\u00ebt\u00eb.\n5:33 At\u00ebhere gruaja, plot frik\u00eb e duke u dridhur, duke ditur se \u00e7'i kishte ndodhur, erdhi dhe i ra nd\u00ebr k\u00ebmb\u00eb dhe i tha gjith\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.\n5:34 Dhe ai i tha: ''Bij\u00eb, besimi yt t\u00eb sh\u00ebroi; shko n\u00eb paqe dhe ji e sh\u00ebruar nga s\u00ebmundja jote!''.\n5:35 Nd\u00ebrsa Jezusi ende po fliste, erdh\u00ebn disa nga sht\u00ebpia e kryetarit t\u00eb sinagog\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb: ''Jote bij\u00eb ka vdekur; pse e bezdis akoma M\u00ebsuesin?''.\n5:36 Por Jezusi, sapo d\u00ebgjoi \u00e7'u tha, i tha kryetarit t\u00eb sinagog\u00ebs: ''Mos ki frik\u00eb, vet\u00ebm ki besim!''.\n5:37 Dhe nuk lejoi q\u00eb ta ndiqte kurrkush tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 Pjetrit, Jakobit, dhe Gjonit, v\u00ebllait t\u00eb Jakobit.\n5:38 Dhe mbasi arriti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e kryetarit t\u00eb sinagog\u00ebs, pa nj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb t\u00eb madhe dhe njer\u00ebz q\u00eb qanin dhe ul\u00ebrinin me t\u00eb madhe.\n5:39 Hyri dhe u tha atyre: ''Pse b\u00ebrtitni e qani? Vajza nuk ka vdekur, por fle''.\n5:40 Dhe ata e p\u00ebrqesh\u00ebn, por ai, mbasi i nxori jasht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, mori me vete atin dhe n\u00ebn\u00ebn e vajz\u00ebs dhe ata q\u00eb qen\u00eb me at\u00eb, dhe hyri atje ku dergjej vajza.\n5:41 E mori, pra, p\u00ebr dore vajz\u00ebn dhe i tha: ''Talitha kumi'', q\u00eb e p\u00ebrkthyer do t\u00eb thot\u00eb: ''Vajz\u00eb, ty po t\u00eb them: \u00c7ohu!''.\n5:42 Dhe menj\u00ebher\u00eb vajza u ngrit dhe filloi t\u00eb ec\u00eb. Ajo ishte n\u00eb fakt dymb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e. Dhe ata u habit\u00ebn me habi t\u00eb madhe.\n5:43 Por ai urdh\u00ebroi rrept\u00ebsisht q\u00eb askush t\u00eb mos e marr\u00eb vesh; pastaj urdh\u00ebroi q\u00eb t'i japin vajz\u00ebs t\u00eb haj\u00eb.\n6:1 Pastaj doli prej andej dhe erdhi n\u00eb vendlindjen e tij, dhe dishepujt e vet e ndiqnin.\n6:2 Dhe kur erdhi e shtuna, filloi t'i m\u00ebsoj\u00eb n\u00eb sinagog\u00eb. Dhe shum\u00eb, kur e d\u00ebgjonin, habiteshin dhe thoshnin: ''Nga i vijn\u00eb k\u00ebtij k\u00ebto? Vall\u00eb \u00e7'dituri \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb? Dhe si kryhen k\u00ebto vepra t\u00eb m\u00ebdha n\u00ebp\u00ebrmjet dor\u00ebs s\u00eb tij?\n6:3 A s'\u00ebsht\u00eb ky zdrukth\u00ebtar i biri Maris\u00eb, v\u00ebllai i Jakobit, i Joses, i Jud\u00ebs dhe i Simonit? Dhe nuk jan\u00eb k\u00ebtu midis nesh motrat e tij?''. Dhe skandalizoheshin p\u00ebr shkak t\u00eb tij.\n6:4 Por Jezusi u tha atyre: ''Asnj\u00eb profet s'\u00ebsht\u00eb i p\u00ebrbuzur p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb vendlindjen e tij, n\u00eb farefisin e vet dhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet''.\n6:5 Dhe nuk mundi t\u00eb kryej\u00eb aty asnj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb pushtetshme, p\u00ebrve\u00e7se sh\u00ebroi disa t\u00eb l\u00ebngat\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb mbi ta duart.\n6:6 Dhe \u00e7uditej p\u00ebr mosbesimin e tyre; dhe dilte n\u00ebp\u00ebr fshatra p\u00ebrreth e i m\u00ebsonte.\n6:7 Pastaj ai i thirri te vetja t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebt dhe filloi t'i d\u00ebrgoj\u00eb dy nga dy; dhe u dha pushtet mbi frym\u00ebt e ndyra.\n6:8 Dhe i urdh\u00ebroi t\u00eb mos marrin asgj\u00eb tjet\u00ebr udh\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb shkop vet\u00ebm: as trasta, as buk\u00eb, as denar n\u00eb brez;\n6:9 dhe t\u00eb mbathin vet\u00ebm sandalet e t\u00eb mos veshin dy pal\u00eb tunika.\n6:10 U tha akoma: ''Kudo q\u00eb t\u00eb hyni n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, rrini aty derisa t\u00eb largoheni nga ai vend.\n6:11 N\u00eb qoft\u00eb se disa nuk ju presin dhe nuk ju d\u00ebgjojn\u00eb, kur t\u00eb largoheni q\u00eb andej, shkundni pluhurin nga k\u00ebmb\u00ebt tuaja si d\u00ebshmi kund\u00ebr tyre. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ju them se dit\u00ebn e gjyqit Sodoma dhe Gomorra do t\u00eb trajtohen me m\u00eb shum\u00eb toleranc\u00eb se sa ai qytet''.\n6:12 K\u00ebshtu ata shkuan dhe u predikonin njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb pendoheshin;\n6:13 dhe d\u00ebbonin shum\u00eb demon\u00eb dhe vajosnin me vaj shum\u00eb t\u00eb l\u00ebngat\u00eb dhe i sh\u00ebronin.\n6:14 Tani mbreti Herod d\u00ebgjoi t\u00eb flitej p\u00ebr Jezusin, sepse emri i tij ishte b\u00ebr\u00eb i njohur, dhe ai tha: ''Ky Gjoni q\u00eb pag\u00ebzonte u ngjall s\u00eb vdekuri; prandaj n\u00eb t\u00eb po veprojn\u00eb pushtete \u00e7udib\u00ebr\u00ebse''.\n6:15 Disa t\u00eb tjer\u00eb thonin: ''\u00c9sht\u00eb Elia''; dhe disa t\u00eb tjer\u00eb: ''\u00c9sht\u00eb nj\u00eb profet, ose si nj\u00eb nga profet\u00ebt''.\n6:16 Por kur i d\u00ebgjoi Herodi t\u00eb gjitha k\u00ebto, tha: ''Ky Gjoni, t\u00eb cilit ia pata prer\u00eb kok\u00ebn, u ngjall s\u00eb vdekuri!''.\n6:17 N\u00eb fakt Herodi vet kishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb arrestohej Gjoni dhe t\u00eb mbahej i lidhur n\u00eb burg p\u00ebr shkak t\u00eb Herodiad\u00ebs, gruas s\u00eb Filipit, v\u00ebllait t\u00eb tij, sepse e kishte marr\u00eb p\u00ebr grua.\n6:18 Gjoni, pra, i thoshte Herodit: ''Nuk \u00ebsht\u00eb e lejueshme t\u00eb kesh gruan e v\u00ebllait t\u00ebnd!''\n6:19 Dhe Herodiada e urrente dhe d\u00ebshironte ta vriste, por nuk mundte.\n6:20 Herodi, pra, i druhej Gjonit, t\u00eb cilin e dinte si njeri t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb shenjt\u00eb, dhe e mbronte; dhe, mbasi e d\u00ebgjonte, kryente shum\u00eb gj\u00ebra dhe e d\u00ebgjonte me d\u00ebshir\u00eb.\n6:21 Por erdhi dita e volitshme dhe Herodi, p\u00ebr dit\u00eblindjen e vet, shtroi nj\u00eb gosti p\u00ebr t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e tij, p\u00ebr komandant\u00ebt dhe p\u00ebr parin\u00eb e Galiles\u00eb.\n6:22 Hyri vet\u00eb e bija e Herodiad\u00ebs, k\u00ebrceu dhe i p\u00eblqeu Herodit e atyre q\u00eb ishin bashk\u00eb me t\u00eb n\u00eb tryez\u00eb, at\u00ebher\u00eb mbreti i tha vajz\u00ebs: ''M\u00eb k\u00ebrko \u00e7't\u00eb duash dhe un\u00eb do t\u00eb ta jap''.\n6:23 Dhe iu betua: ''Gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkosh, do t\u00eb ta jap, deri gjysm\u00ebn e mbret\u00ebris\u00eb sime!''.\n6:24 Ajo doli dhe i tha s'\u00ebm\u00ebs: ''\u00c7far\u00eb duhet t'i k\u00ebrkoj?'' Ajo u p\u00ebrgjigj: ''Kok\u00ebn e Gjon Pag\u00ebzorit!''.\n6:25 Ajo u kthye menj\u00ebher\u00eb te mbreti dhe i k\u00ebrkoi me nxitim: ''Un\u00eb d\u00ebshiroj q\u00eb ti t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh menj\u00ebher\u00eb, mbi nj\u00eb pjat\u00eb, kok\u00ebn e Gjon Pag\u00ebzorit''.\n6:26 Dhe mbreti, megjith\u00ebse u trishtua shum\u00eb nga kjo, nuk deshi t\u00eb refuzoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb betimit dhe p\u00ebr respekt t\u00eb t\u00eb ftuarve.\n6:27 K\u00ebshtu mbreti d\u00ebrgoi menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb roje me urdh\u00ebr q\u00eb ti sillnin kok\u00ebn e Gjonit.\n6:28 Dhe ky shkoi, ia preu kok\u00ebn n\u00eb burg, dhe e solli kok\u00ebn e tij mbi nj\u00eb pjat\u00eb, ia dha vajz\u00ebs dhe vajza ia dha s'\u00ebm\u00ebs.\n6:29 Kur dishepujt e Gjonit i d\u00ebgjuan k\u00ebto, erdh\u00ebn, mor\u00ebn trupin e tij dhe e vun\u00eb n\u00eb varr.\n6:30 Tani apostujt u mblodh\u00ebn tek Jezusi dhe i treguan t\u00eb gjitha ato q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb dhe i kishin m\u00ebsuar.\n6:31 Dhe ai u tha atyre: ''Ejani ve\u00e7mas n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vetmuar dhe pushoni pak''. Sepse njer\u00ebzit q\u00eb vinin dhe shkonin ishin aq shum\u00eb, sa s'u dilte koha as p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb.\n6:32 U nis\u00ebn, pra, me nj\u00eb bark\u00eb drejt nj\u00eb vend t\u00eb vetmuar e t\u00eb m\u00ebnjanuar.\n6:33 Porsa turma i pa q\u00eb u nis\u00ebn, dhe shum\u00eb veta e njoh\u00ebn; dhe nga t\u00eb gjitha qytetet erdh\u00ebn aty me k\u00ebmb\u00eb dhe mb\u00ebrrit\u00ebn p\u00ebrpara tyre; dhe u mblodh\u00ebn rreth tij.\n6:34 Kur Jezusi doli nga barka, pa nj\u00eb turm\u00eb t\u00eb madhe dhe iu dhimbs, sepse ishin si delet pa bari; dhe nisi t'u m\u00ebsoj\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra.\n6:35 Duke qen\u00eb se u b\u00eb von\u00eb, dishepujt e tij iu afruan dhe i than\u00eb: ''Ky vend \u00ebsht\u00eb i shkret\u00eb, dhe tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb von\u00eb.\n6:36 Lejoi k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb fushat dhe n\u00eb fshatrat rreth e qark q\u00eb t\u00eb blejn\u00eb buk\u00eb, se s'kan\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb''.\n6:37 Por ai, duke iu p\u00ebrgjigjur, u tha atyre: ''U jepni ju t\u00eb han\u00eb!'' Ata i than\u00eb: ''A duhet t\u00eb shkojm\u00eb ne t\u00eb blejm\u00eb p\u00ebr dyqind denar\u00eb buk\u00eb dhe t'u japim t\u00eb han\u00eb?''.\n6:38 Dhe ai u tha atyre: ''Sa buk\u00eb keni? Shkoni e shikoni''. Ata, mbasi shikuan, than\u00eb: ''Pes\u00eb buk\u00eb e dy peshq''.\n6:39 At\u00ebher\u00eb ai i urdh\u00ebroi ata q\u00eb t'i rregullojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, ulur n\u00eb grupe, mbi barin e njom\u00eb.\n6:40 K\u00ebshtu ata u ul\u00ebn n\u00eb grupe nga nj\u00ebqind e nga pes\u00ebdhjet\u00eb.\n6:41 Pastaj ai mori pes\u00eb buk\u00ebt dhe dy peshqit, i ngriti syt\u00eb nga qielli, i bekoi; i theu buk\u00ebt dhe ua dha dishepujve t\u00eb vet, q\u00eb t'ua shp\u00ebrndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit t\u00eb gjith\u00ebve.\n6:42 T\u00eb gjith\u00eb h\u00ebngr\u00ebn sa u ngop\u00ebn.\n6:43 Dhe mblodh\u00ebn dymb\u00ebdhjet\u00eb shporta me copa buke dhe me mbetje peshku.\n6:44 Ata q\u00eb h\u00ebngr\u00ebn nga ato buk\u00eb ishin pes\u00eb mij\u00eb burra.\n6:45 Menj\u00ebher\u00eb Jezusi i detyroi dishepujt e vet t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb bark\u00eb dhe t'i prijn\u00eb n\u00eb bregun tjet\u00ebr drejt Betsaidas, derisa ai ta lejonte turm\u00ebn.\n6:46 Sapo e lejoi, ai iu ngjit malit p\u00ebr t'u lutur.\n6:47 U ngrys, barka ishte n\u00eb mes t\u00eb detit dhe ai ishte i vet\u00ebm fare n\u00eb tok\u00eb.\n6:48 Dhe kur i pa dishepujt q\u00eb po mundoheshin duke vozitur, sepse era ishte kund\u00ebr tyre, aty nga roja e kat\u00ebrt e nat\u00ebs, ai u nis drejt tyre duke ecur p\u00ebrmbi det dhe donte t'i kalonte.\n6:49 Por ata, kur e pan\u00eb q\u00eb po ecte mbi det, menduan se ishte nj\u00eb fantazm\u00eb dhe filluan t\u00eb b\u00ebrtasin,\n6:50 sepse e kishin par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe ishin trembur; por ai menj\u00ebher\u00eb filloi t\u00eb flas\u00eb me ta dhe tha: ''Merrni zem\u00ebr, jam un\u00eb, mos kini frik\u00eb!''\n6:51 Pastaj hipi n\u00eb bark\u00eb me ta dhe era pushoi; dhe ata mbet\u00ebn jasht\u00ebzakonisht t\u00eb habitur n\u00eb veten e tyre dhe u mrekulluan,\n6:52 sepse nuk e kishin kuptuar ndodhin\u00eb e buk\u00ebve, sepse zemra e tyre ishte ngurt\u00ebsuar.\n6:53 Mbasi kaluan, arrit\u00ebn n\u00eb krahin\u00ebn e Gjenasaretit dhe aty e lidh\u00ebn bark\u00ebn.\n6:54 Dhe kur dol\u00ebn nga barka, njer\u00ebzit e njoh\u00ebn menj\u00ebher\u00eb\n6:55 dhe, duke p\u00ebrshkuar me vrap mbar\u00eb krahin\u00ebn p\u00ebrreth, filluan t\u00eb sjellin t\u00eb s\u00ebmur\u00eb n\u00eb vigje, kudo q\u00eb d\u00ebgjonin se gjendej;\n6:56 dhe kudo ku ai vinte, n\u00eb fshatra, n\u00eb qytete a n\u00eb lagje, njer\u00ebzit i vendosnin t\u00eb l\u00ebnguarit n\u00eb sheshe dhe e lutnin q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mund t\u00eb preknin cepin e rrobes s\u00eb tij; dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e preknin, sh\u00ebroheshin.\n7:1 At\u00ebher\u00eb rreth tij u mblodh\u00ebn farisenjt\u00eb dhe disa skrib\u00eb q\u00eb kishin ardhur nga Jeruzalemi.\n7:2 Ata vun\u00eb re se disa nga dishepujt e tij po hanin buk\u00eb me duar t\u00eb papastra, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb palara, dhe i padit\u00ebn.\n7:3 N\u00eb fakt farisenjt\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb Judenjt\u00eb nuk han\u00eb pa i lar\u00eb m\u00eb par\u00eb me shum\u00eb kujdes duart, duke iu p\u00ebrmbajtur tradit\u00ebs s\u00eb pleqve;\n7:4 dhe, kur kthehen nga tregu, nuk han\u00eb pa u pastruar m\u00eb par\u00eb. Ka shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb ata duhet t\u00eb respektojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb tradit\u00ebs: larjen e kupave, t\u00eb brokave, t\u00eb en\u00ebve prej bakri dhe t\u00eb shtret\u00ebrve.\n7:5 Pastaj farisenjt\u00eb dhe skrib\u00ebt e pyet\u00ebn: ''P\u00ebrse dishepujt e tu nuk sillen sipas tradit\u00ebs s\u00eb pleqve, por han\u00eb buk\u00eb pa i lar\u00eb duart?''.\n7:6 Por ai duke u p\u00ebrgjigjur u tha atyre: ''Mir\u00eb profetizoi Isaia p\u00ebr ju, hipokrit\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkruar: \"Ky popull me buz\u00eb m\u00eb nderon, por zemra e tyre rri larg meje.\n7:7 Por kot m\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb kult, duke m\u00ebsuar doktrina, t\u00eb cilat jan\u00eb porosi nga njer\u00ebzit\".\n7:8 Duke l\u00ebn\u00eb pas dore, pra, urdh\u00ebrimin e Per\u00ebndis\u00eb, ju i p\u00ebrmbaheni tradit\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve: larje brokash dhe kupash; dhe b\u00ebni shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme''.\n7:9 U tha atyre akoma: ''Ju jeni t\u00eb shkath\u00ebt p\u00ebr t\u00eb anuluar urdh\u00ebrimin e Per\u00ebndis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zbatuar tradit\u00ebn tuaj.\n7:10 E n\u00eb fakt Moisiu tha: \"Ndero atin t\u00ebnd dhe n\u00ebn\u00ebn t\u00ebnde\", dhe: \"Ai q\u00eb mallkon atin ose n\u00ebn\u00ebn, t\u00eb d\u00ebnohet me vdekje\".\n7:11 Por ju thoni: \"N\u00eb qoft\u00eb se dikush i thot\u00eb atit t\u00eb vet ose n\u00ebn\u00ebs s\u00eb vet: Gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr ty \u00ebsht\u00eb kurban, dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb Per\u00ebndis\u00eb\",\n7:12 nuk e lejoni at\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr atin e vet ose p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e vet,\n7:13 duke e anuluar k\u00ebshtu fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb me tradit\u00ebn tuaj, q\u00eb ju e keni trash\u00ebguar. Dhe ju po b\u00ebni shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme''.\n7:14 Pastaj thirri gjith\u00eb turm\u00ebn rreth vetes dhe i tha: ''M\u00eb d\u00ebgjoni t\u00eb gjith\u00eb dhe kuptoni:\n7:15 Nuk ka asgj\u00eb jasht\u00eb njeriut q\u00eb, duke hyr\u00eb n\u00eb t\u00eb, mund ta ndot\u00eb at\u00eb; p\u00ebrkundrazi jan\u00eb ato gj\u00ebra q\u00eb dalin prej tij q\u00eb e ndotin.\n7:16 Kush ka vesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar, le t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb!\n7:17 M\u00eb pas, kur ai u kthye n\u00eb sht\u00ebpi, larg turm\u00ebs, dishepujt e vet e pyet\u00ebn p\u00ebr kuptimin e sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs.\n7:18 Dhe ai u tha atyre: ''Edhe ju q\u00ebnkeni kaq t\u00eb pamend? A nuk e kuptoni se \u00e7do gj\u00eb q\u00eb nga jasht\u00eb hyn te njeriu nuk mund ta ndot\u00eb,\n7:19 sepse nuk i hyn n\u00eb zem\u00ebr, por n\u00eb bark, dhe pastaj jasht\u00ebqitet n\u00eb gjiriz?''. Duke folur k\u00ebshtu, ai i deklaroi t\u00eb pastra t\u00eb gjitha ushqimet.\n7:20 Tha akoma: ''Ajo q\u00eb del nga njeriu, e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb ndotur.\n7:21 Sepse nga brenda, dometh\u00ebn\u00eb nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kuror\u00ebs, kurv\u00ebrimi, vrasjet,\n7:22 vjedhjet, lakmit\u00eb, lig\u00ebsit\u00eb, mashtrimet, pafytyr\u00ebsia, smira, blasfemia, kryelart\u00ebsia, budallall\u00ebku.\n7:23 T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut''.\n7:24 Pastaj u nis q\u00eb andej dhe shkoi n\u00eb krahin\u00ebn e Tiros dhe t\u00eb Sidonit; hyri n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi dhe donte q\u00eb askush t\u00eb mos e dinte, por nuk mundi t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb i fshehur.\n7:25 N\u00eb fakt nj\u00eb grua, vajza e s\u00eb cil\u00ebs kishte nj\u00eb frym\u00eb e ndyr\u00eb, duke d\u00ebgjuar p\u00ebr Jezusin, erdhi dhe u hodh para k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb tij.\n7:26 Tani ajo grua ishte greke, me prejardhje sirofenikase; dhe iu lut q\u00eb ta d\u00ebbonte demonin nga e bija;\n7:27 por Jezusi i tha: ''L\u00ebri m\u00eb par\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb ngopen, sepse nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb merret buka e f\u00ebmij\u00ebve e t'u hidhet k\u00eblysh\u00ebve t\u00eb qenve''.\n7:28 Por ajo u p\u00ebrgjigj dhe i tha: ''Mir\u00eb po flet, o Zot, por edhe k\u00eblysh\u00ebt n\u00ebn tryez\u00eb han\u00eb th\u00ebrimet e f\u00ebmij\u00ebve!''\n7:29 At\u00ebher\u00eb ai i tha: ''P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fjal\u00ebn t\u00ebnde, shko; demoni doli nga vajza jote!''.\n7:30 Dhe ajo, kur u kthye n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, e gjeti t\u00eb bij\u00ebn n\u00eb shtrat, dhe demoni i kishte dal\u00eb.\n7:31 Mbasi u nis p\u00ebrs\u00ebri nga krahina e Tiros dhe e Sidonit, Jezusi arriti te deti i Galiles\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Dekapolit.\n7:32 Dhe i paraqit\u00ebn nj\u00eb t\u00eb shurdh\u00ebt q\u00eb mezi fliste, dhe iu lut\u00ebn t'i v\u00ebr\u00eb duart mbi t\u00eb.\n7:33 Si e mori ve\u00e7mas, larg turm\u00ebs, ia shtiu gishtrinjt\u00eb n\u00eb vesh dhe mbasi e p\u00ebshtyu ia preku gjuh\u00ebn.\n7:34 Pastaj i drejtoi syt\u00eb nga qielli, psher\u00ebtiu dhe i tha: ''Effatha'', q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: ''Hapu!''.\n7:35 Dhe menj\u00ebher\u00eb iu hap\u00ebn vesh\u00ebt, iu zgjidh nyja e gjuh\u00ebs dhe foli rrjedhsh\u00ebm.\n7:36 Dhe Jezusi i urdh\u00ebroi ata q\u00eb t\u00eb mos i tregojn\u00eb askujt; por sa m\u00eb tep\u00ebr ua ndalonte, aq m\u00eb tep\u00ebr ata e p\u00ebrhapnin.\n7:37 Dhe, t\u00eb habitur shum\u00eb, thonin: ''Ai \u00e7do gj\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb: ai i b\u00ebn q\u00eb t\u00eb shurdh\u00ebt t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb dhe memec\u00ebt t\u00eb flasin!''.\n8:1 N\u00eb ato dit\u00eb, duke qen\u00eb se u mblodh nj\u00eb turm\u00eb shum\u00eb e madhe dhe s'kishin \u00e7't\u00eb hanin, Jezusi i thirri dishepujt e vet dhe u tha atyre:\n8:2 ''Kam m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb turm\u00eb, sepse u b\u00ebn\u00eb tri dit\u00eb q\u00eb po rri me mua, dhe nuk ka \u00e7't\u00eb haj\u00eb.\n8:3 Dhe po t'i nis t\u00eb pa ngr\u00ebn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre, do t\u00eb mbeten udh\u00ebs; disa prej tyre kan\u00eb ardhur q\u00eb nga larg''.\n8:4 Dhe dishepujt e tij iu p\u00ebrgjigj\u00ebn: ''Si do t\u00eb mund t'i ngopte me buk\u00eb k\u00ebta dikush, k\u00ebtu n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb?''.\n8:5 Dhe ai i pyeti: ''Sa buk\u00eb keni?''. Ata i than\u00eb: ''Shtat\u00eb''.\n8:6 At\u00ebher\u00eb ai e urdh\u00ebroi turm\u00ebn t\u00eb ulet p\u00ebr tok\u00eb; dhe mori t\u00eb shtat\u00eb buk\u00ebt, fal\u00ebnderoi, i theu dhe ua dha dishepujve t\u00eb vet q\u00eb t'ia shp\u00ebrndajn\u00eb turm\u00ebs; dhe ata ia shp\u00ebrndan\u00eb.\n8:7 Kishin edhe disa peshq t\u00eb vegj\u00ebl; mbasi i bekoi, urdh\u00ebroi q\u00eb edhe ata t'i shp\u00ebrndahen turm\u00ebs.\n8:8 K\u00ebshtu ata h\u00ebngr\u00ebn dhe u ngop\u00ebn; dhe dishepujt \u00e7uan shtat\u00eb kosha me copat q\u00eb tepruan.\n8:9 Ata q\u00eb h\u00ebngr\u00ebn ishin rreth kat\u00ebr mij\u00eb veta; pastaj i lejoi.\n8:10 Dhe menj\u00ebher\u00eb hypi n\u00eb bark\u00eb me dishepujt e vet dhe shkoi n\u00eb rrethin\u00ebn e Dalmanut\u00ebs.\n8:11 At\u00ebher\u00eb erdh\u00ebn farisenjt\u00eb dhe nis\u00ebn t\u00eb diskutojn\u00eb me t\u00eb, duke i k\u00ebrkuar nj\u00eb shenj\u00eb nga qielli p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb.\n8:12 Por ai, duke psher\u00ebtir\u00eb n\u00eb frym\u00eb, tha: ''P\u00ebrse ky brez k\u00ebrkon nj\u00eb shenj\u00eb? N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po ju them se k\u00ebtij brezi nuk do t'i jepet asnj\u00eb shenj\u00eb''.\n8:13 At\u00ebher\u00eb i la, hipi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb bark\u00eb dhe kaloi n\u00eb bregun tjet\u00ebr.\n8:14 Tani dishepujt kishin harruar t\u00eb marrin buk\u00eb me vete, dhe n\u00eb bark\u00eb s'kishin asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb buke.\n8:15 Dhe Jezusi i qortoi duke th\u00ebn\u00eb: ''Kini kujdes, ruhuni nga majaja e farisenjve dhe nga majaja e Herodit!''.\n8:16 Por ata diskutonin midis tyre duke th\u00ebn\u00eb: ''Nuk kemi buk\u00eb''.\n8:17 Jezusi e vuri re dhe u tha: ''P\u00ebrse dis-kutoni q\u00eb s'keni buk\u00eb? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemr\u00ebn t\u00eb ngurt\u00eb?\n8:18 Keni sy dhe nuk shihni, keni vesh\u00eb dhe nuk d\u00ebgjoni? Dhe nuk po mbani mend?\n8:19 Kur ndava t\u00eb pes\u00eb buk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb pes\u00eb mijt\u00eb, sa kosha plot me copa mblodh\u00ebt?''. Ata than\u00eb: ''Dymb\u00ebdhjet\u00eb''.\n8:20 ''Po kur theva t\u00eb shtat\u00eb buk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebr mijt\u00ebt, sa shporta plot me buk\u00eb mblodh\u00ebt?''. Dhe ata than\u00eb: ''Shtat\u00eb''.\n8:21 Dhe ai u tha atyre: ''Po si, ende nuk po kuptoni?''.\n8:22 Pastaj arriti n\u00eb Betsaida; dhe i prun\u00eb nj\u00eb t\u00eb verb\u00ebr e iu lut\u00ebn ta prekte.\n8:23 At\u00ebher\u00eb e mori p\u00ebr dore t\u00eb verb\u00ebrin, e nxori jasht\u00eb fshatit dhe, pasi i p\u00ebshtyu n\u00eb sy dhe vuri duart mbi t\u00eb, e pyeti n\u00ebse shihte gj\u00eb.\n8:24 Dhe ai, duke hapur syt\u00eb, tha: ''Po shoh njer\u00ebz si pem\u00eb q\u00eb ecin''.\n8:25 At\u00ebher\u00eb Jezusi i vuri p\u00ebrs\u00ebri duart mbi syt\u00eb dhe e b\u00ebri t\u00eb shikoj\u00eb lart; dhe atij iu kthye t\u00eb parit dhe shikonte qart\u00eb gjith\u00e7ka.\n8:26 Dhe Jezusi e nisi t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij duke i th\u00ebn\u00eb: ''Mos hyr n\u00eb fshat dhe mos ia trego askujt n\u00eb fshat''.\n8:27 Pastaj Jezusi shkoi bashk\u00eb me dishepujt e vet nd\u00ebr fshatrat e Cesares\u00eb s\u00eb Filipit; dhe gjat\u00eb rrug\u00ebs i pyeti dishepujt e vet duke u th\u00ebn\u00eb atyre: ''Kush thon\u00eb njer\u00ebzit se jam un\u00eb?''.\n8:28 Ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: ''Disa Gjon Pag\u00ebzori, t\u00eb tjer\u00eb Elia, dhe t\u00eb tjer\u00eb nj\u00eb nga profet\u00ebt''.\n8:29 Dhe ai u tha atyre: ''Po ju, kush thoni se jam?''. Dhe Pjetri, duke iu p\u00ebrgjigjur i tha: ''Ti je Krishti''.\n8:30 At\u00ebher\u00eb ai i urdh\u00ebroi rrept\u00ebsisht q\u00eb t\u00eb mos i tregojn\u00eb askujt p\u00ebr t\u00eb.\n8:31 Pastaj nisi t'u m\u00ebsoj\u00eb atyre se Birit t\u00eb njeriut i duhet t\u00eb vuaj\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, do t\u00eb hidhet posht\u00eb nga pleqt\u00eb, nga krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve dhe nga skrib\u00ebt; se do t\u00eb vritet dhe pas tri dit\u00ebsh do t\u00eb ringjallet.\n8:32 Dhe ai i tha k\u00ebto gj\u00ebra haptas. At\u00ebher\u00eb Pjetri e mori m\u00ebnjan\u00eb dhe filloi ta qortoj\u00eb.\n8:33 Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke th\u00ebn\u00eb: ''Largohu nga un\u00eb, Satana, se ti nuk ke shqis\u00ebn p\u00ebr gj\u00ebrat e Per\u00ebndis\u00eb, por p\u00ebr gj\u00ebrat e njer\u00ebzve!''.\n8:34 Pastaj e thirri pran\u00eb vetes turm\u00ebn me dishepujt e vet dhe iu tha: ''Kushdo q\u00eb don t\u00eb vij\u00eb pas meje, t\u00eb mohoj\u00eb vetveten, t\u00eb marr\u00eb kryqin e vet dhe t\u00eb m\u00eb ndjek\u00eb,\n8:35 sepse ai q\u00eb don t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb jet\u00ebn e vet, do ta humbas\u00eb; por ai q\u00eb do t\u00eb humbas\u00eb jet\u00ebn e vet p\u00ebr hirin tim e p\u00ebr ungjillin, do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb.\n8:36 \u00c7'dobi do t\u00eb ket\u00eb njeriu t\u00eb fitoj\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, n\u00ebse m\u00eb pas do t\u00eb humb\u00eb shpirtin e vet?\n8:37 Ose \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb njeriu n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb shpirtit t\u00eb vet?\n8:38 Sepse kujtdo q\u00eb do t'i vij\u00eb turp p\u00ebr mua dhe p\u00ebr fjal\u00ebt e mia n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtij brezi kuror\u00ebshkel\u00ebs dhe m\u00ebkatar, p\u00ebr at\u00eb do t'i vij\u00eb turp edhe Birit t\u00eb njeriut, kur t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb lavdin\u00eb e Atit t\u00eb vet, me engj\u00ebjt e shenjt\u00eb''.\n9:1 Pastaj u tha atyre: ''N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ju them se midis jush q\u00eb jeni k\u00ebtu ka disa q\u00eb nuk do ta shijojn\u00eb vdekjen para se t\u00eb shohin t\u00eb vij\u00eb me fuqi mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb''.\n9:2 Mbas gjasht\u00eb dit\u00ebsh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i \u00e7oi n\u00eb vetmi, vet\u00ebm ata, mbi nj\u00eb mal t\u00eb lart\u00eb; dhe u shp\u00ebrfytyrua p\u00ebrpara tyre.\n9:3 Dhe rrobat e tij u b\u00ebn\u00eb t\u00eb shndritshme dhe krejt t\u00eb bardha, si bora, m\u00eb t\u00eb bardha nga sa nuk mund t'i zbardhoj\u00eb asnj\u00eb rrobalar\u00ebs mbi tok\u00eb.\n9:4 Dhe atyre iu shfaq\u00ebn Elia me Moisiun, q\u00eb po bisedonin me Jezusin.\n9:5 At\u00ebher\u00eb Pjetri e mori fjal\u00ebn dhe i tha Jezusit: ''M\u00ebsues, p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb jemi k\u00ebtu; b\u00ebjm\u00eb, pra, tri \u00e7adra: nj\u00eb p\u00ebr ty, nj\u00eb p\u00ebr Moisiun dhe nj\u00eb p\u00ebr Elian!''.\n9:6 N\u00eb fakt ai nuk dinte \u00e7far\u00eb thoshte, sepse ata ishin t\u00eb trembur.\n9:7 Pastaj erdhi nj\u00eb re dhe i mbuloi me hijen e vet; dhe nga reja doli nj\u00eb z\u00eb q\u00eb tha: ''Ky \u00ebsht\u00eb Biri im i dashur; d\u00ebgjojeni!''.\n9:8 Dhe menj\u00ebher\u00eb ata shikuan rreth e qark, por nuk pan\u00eb m\u00eb asnj\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7se Jezusi fill i vet\u00ebm me ta.\n9:9 Tani kur po zbrisnin nga mali, Jezusi i urdh\u00ebroi t\u00eb mos i tregojn\u00eb askujt gj\u00ebrat q\u00eb kishin par\u00eb, derisa i Biri i njeriut t\u00eb ringjallej prej s\u00eb vdekuri.\n9:10 Ata e mbajt\u00ebn porosin\u00eb dhe diskutonin mes tyre se \u00e7'do t\u00eb thoshte t\u00eb ringjallesh prej s\u00eb vdekuri.\n9:11 Pastaj e pyet\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb: ''P\u00ebrse skrib\u00ebt thon\u00eb se m\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb Elia?''.\n9:12 Dhe ai, duke u p\u00ebrgjigjur, u tha atyre: ''Elia me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb rivendos\u00eb \u00e7do gj\u00eb; por, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr Birin e njeriut, ai duhet t\u00eb vuaj\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra dhe t\u00eb p\u00ebr\u00e7mohet.\n9:13 Por un\u00eb po ju them se Elia erdhi dhe me t\u00eb b\u00ebn\u00eb \u00e7'desh\u00ebn, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr t\u00eb''.\n9:14 Mbasi u kthye te dishepujt, pa nj\u00eb turm\u00eb t\u00eb madhe rreth tyre dhe disa skrib\u00eb q\u00eb po grindeshin me ta.\n9:15 Dhe menj\u00ebher\u00eb e gjith\u00eb turma, kur e pa, u habit dhe erdhi me vrap p\u00ebr ta p\u00ebrsh\u00ebndetur.\n9:16 At\u00ebher\u00eb ai i pyeti skrib\u00ebt: ''P\u00ebr \u00e7far\u00eb po diskutoni me ta?''.\n9:17 Dhe dikush nga turma, duke u p\u00ebrgjigjur, tha: ''M\u00ebsues, t\u00eb prura djalin tim q\u00eb ka nj\u00eb frym\u00eb memece,\n9:18 dhe e kap kudo, e p\u00ebrplas dhe ai shkumon, k\u00ebrc\u00ebllon dh\u00ebmb\u00ebt dhe i ngrijn\u00eb gjymtyr\u00ebt. Dhe u thash\u00eb dishepujve t\u00eb tu ta d\u00ebbojn\u00eb, por ata s'e b\u00ebn\u00eb dot.\n9:19 Dhe ai duke u p\u00ebrgjigjur tha: ''O brez q\u00eb s'beson, deri kur do t\u00eb jem me ju? Deri kur do t'ju duroj? Ma sillni k\u00ebtu!''.\n9:20 Dhe ata ia prun\u00eb. Por, sapo e pa, fryma e p\u00ebrplasi me forc\u00eb dhe f\u00ebmija, q\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb p\u00ebrtok\u00eb, rrokullisej duke shkumuar.\n9:21 Dhe Jezusi e pyeti baban\u00eb e atij: ''Sa koh\u00eb ka q\u00eb i ndodh k\u00ebshtu?''. Dhe ai tha: ''Q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri.\n9:22 Shpesh e ka hedhur n\u00eb zjarr dhe n\u00eb uj\u00eb p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar por, n\u00ebse mund t\u00eb b\u00ebsh di\u00e7ka, ki m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr ne dhe na ndihmo!''.\n9:23 Dhe Jezusi i tha: ''N\u00ebse ti mund t\u00eb besosh, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme p\u00ebr at\u00eb q\u00eb beson''.\n9:24 Menj\u00ebher\u00eb babai i f\u00ebmij\u00ebs, duke b\u00ebrtitur me lot, tha: ''Un\u00eb besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim''.\n9:25 At\u00ebher\u00eb Jezusi, duke par\u00eb se po vinte turma me vrap, e qortoi frym\u00ebn e ndyr\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: ''O frym\u00eb memece dhe e shurdh\u00ebt, un\u00eb po t\u00eb urdh\u00ebroj, dil prej tij dhe mos hyr m\u00eb kurr\u00eb tek ai!''.\n9:26 Dhe demoni, duke b\u00ebrtitur dhe duke e sfilitur fort, doli prej tij. Dhe f\u00ebmija mbeti si i vdekur, saq\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz thoshin: ''Ka vdekur''.\n9:27 Por Jezusi e zuri p\u00ebr dore, e ngriti dhe ai u \u00e7ua n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.\n9:28 Kur Jezusi hyri n\u00eb sht\u00ebpi, dishepujt e vet e pyet\u00ebn ve\u00e7mas: ''P\u00ebrse ne nuk mund\u00ebm ta d\u00ebbojm\u00eb?''.\n9:29 dhe ai u tha atyre: ''Ky lloj frym\u00ebrash nuk mund t\u00eb d\u00ebbohet ndryshe, p\u00ebrve\u00e7, se me lutje dhe agj\u00ebrim''.\n9:30 Mbasi u nis\u00ebn prej andej, kaluan n\u00ebp\u00ebr Galile; dhe ai nuk donte q\u00eb ta merrte vesh njeri.\n9:31 Ai, n\u00eb fakt, i m\u00ebsonte dishepujt e vet dhe u thoshte atyre: ''S\u00eb shpejti Biri i njeriut do t\u00eb dor\u00ebzohet n\u00eb duart e njer\u00ebzve dhe ata do ta vrasin; dhe, pasi t\u00eb jet\u00eb vrar\u00eb, ai do t\u00eb ringjallet dit\u00ebn e tret\u00eb''.\n9:32 Por ata nuk i kuptonin k\u00ebto fjal\u00eb dhe kishin frik\u00eb ta pyesnin.\n9:33 Dhe arrit\u00ebn n\u00eb Kapernaum; dhe kur hyri n\u00eb sht\u00ebpi, i pyeti: ''P\u00ebr \u00e7far\u00eb diskutonit nd\u00ebrmjet jush rrug\u00ebs?''.\n9:34 Dhe ata hesht\u00ebn, sepse rrug\u00ebs kishin diskutuar se cili nd\u00ebr ta ishte m\u00eb i madhi.\n9:35 At\u00ebher\u00eb ai u ul, i thirri t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebt dhe u tha atyre: ''N\u00ebse dikush don t\u00eb jet\u00eb i pari, le t\u00eb b\u00ebhet i fundit i t\u00eb gjith\u00ebve dhe sh\u00ebrb\u00ebtori i t\u00eb gjith\u00ebve''.\n9:36 Dhe mori nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe e vuri n\u00eb mes t\u00eb tyre; pastaj e mori n\u00eb krah\u00eb dhe u tha atyre:\n9:37 ''Cilido q\u00eb pranon nj\u00eb nga k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb n\u00eb emrin tim, m\u00eb pranon mua; dhe kushdo q\u00eb m\u00eb pranon mua, nuk m\u00eb pranon mua, por at\u00eb q\u00eb m\u00eb ka d\u00ebrguar''\n9:38 At\u00ebher\u00eb Gjoni mori fjal\u00ebn dhe i tha: ''M\u00ebsues, ne pam\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb nuk na ndjek, q\u00eb i d\u00ebbonte demon\u00ebt n\u00eb emrin t\u00ebnd dhe ia ndaluam sepse ai nuk na ndjek''.\n9:39 Por Jezusi tha: ''Mos ia ndaloni, sepse s'ka njeri q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb fuqishme n\u00eb emrin tim, dhe fill pas k\u00ebsaj t\u00eb flas\u00eb keq p\u00ebr mua.\n9:40 Sepse kush nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr nesh, \u00ebsht\u00eb me ne.\n9:41 N\u00eb fakt, kushdo q\u00eb do t'ju jap\u00eb t\u00eb pini nj\u00eb got\u00eb uj\u00eb n\u00eb emrin tim, sepse jeni t\u00eb Krishtit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po ju them se me siguri nuk do ta humbas\u00eb shp\u00ebrblimin e vet''.\n9:42 ''Dhe kush do t\u00eb skandalizoj\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebta t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb mua, do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb t'i varet n\u00eb qaf\u00eb nj\u00eb gur mulliri dhe t\u00eb hidhet n\u00eb det.\n9:43 Tani n\u00ebse dora jote t\u00eb skandalizon p\u00ebr m\u00ebkat, preje; \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ty t\u00eb hysh dor\u00ebcung n\u00eb jet\u00eb, sesa t\u00eb kesh dy duar dhe t\u00eb shkosh n\u00eb Gehena, n\u00eb zjarrin e pashuesh\u00ebm,\n9:44 atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.\n9:45 Dhe n\u00ebse k\u00ebmba jote t\u00eb skandalizon p\u00ebr m\u00ebkat, preje; \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ty t\u00eb hysh i \u00e7al\u00eb n\u00eb jet\u00eb, se sa t\u00eb kesh dy k\u00ebmb\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb hedhin n\u00eb Gehena, n\u00eb zjarrin e pashuesh\u00ebm,\n9:46 atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket.\n9:47 Dhe n\u00ebse syri yt t\u00eb skandalizon p\u00ebr m\u00ebkat, nxirre; \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ty t\u00eb hysh me nj\u00eb sy n\u00eb jet\u00eb sesa t\u00eb kesh dy sy dhe t\u00eb t\u00eb hedhin n\u00eb Gehen\u00ebn e zjarrit,\n9:48 atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.\n9:49 Sepse gjithkush duhet t\u00eb kripet me zjarr, dhe \u00e7do fli duhet t\u00eb kripet me krip\u00eb.\n9:50 Kripa \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, por n\u00ebse kripa b\u00ebhet e am\u00ebsht, me se do t'i jepni shijen? Kini krip\u00eb n\u00eb vetvete dhe jetoni n\u00eb paqe nj\u00ebri me tjetrin!''.\n10:1 Mbasi u nis prej andej, Jezusi shkoi n\u00eb krahin\u00ebn e Judes\u00eb gjat\u00eb Jordanit dhe p\u00ebrs\u00ebri u mblodh\u00ebn rreth tij turma; ai p\u00ebrs\u00ebri filloi t'i m\u00ebsoj\u00eb, si\u00e7 e kishte zakon.\n10:2 Dhe farisenjt\u00eb, p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb, e pyet\u00ebn: ''A \u00ebsht\u00eb e ligjshme q\u00eb burri ta l\u00eb gruan?''.\n10:3 Dhe ai, duke u p\u00ebrgjigjur, u tha atyre: ''\u00c7far\u00eb ju ka urdh\u00ebruar Moisiu?''.\n10:4 Ata than\u00eb: ''Moisiu ka lejuar t\u00eb shkruhet letra e shkuror\u00ebzimit dhe ta l\u00ebsh gruan''.\n10:5 Dhe Jezusi, duke u p\u00ebrgjigjur, u tha atyre: ''P\u00ebr shkak t\u00eb ngurt\u00ebsis\u00eb s\u00eb zemr\u00ebs suaj ai e shkroi at\u00eb rregull;\n10:6 por n\u00eb fillim t\u00eb krijimit, Per\u00ebndia i b\u00ebri mashkull e fem\u00ebr.\n10:7 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye njeriu do ta braktis\u00eb baban\u00eb e tij dhe n\u00ebn\u00ebn e tij dhe do t\u00eb bashkohet me gruan e tij;\n10:8 dhe t\u00eb dy do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb mish i vet\u00ebm; k\u00ebshtu nuk jan\u00eb m\u00eb dy, por nj\u00eb mish i vet\u00ebm.\n10:9 Prandaj njeriu t\u00eb mos ndaj\u00eb at\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia e ka bashkuar!''.\n10:10 Dhe n\u00eb sht\u00ebpi dishepujt e vet e pyet\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.\n10:11 At\u00ebher\u00eb ai u tha atyre: ''Ai q\u00eb l\u00eb gruan e vet dhe martohet me nj\u00eb tjet\u00ebr, shkel kuror\u00ebn me t\u00eb.\n10:12 Po ashtu, n\u00ebse gruaja l\u00eb burrin e vet dhe martohet me nj\u00eb tjet\u00ebr, shkel kuror\u00ebn.\n10:13 At\u00ebher\u00eb i prun\u00eb disa f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb ai t'i prekte ata; por dishepujt i qortonin ata q\u00eb i prun\u00eb.\n10:14 Kur Jezusi e pa k\u00ebt\u00eb, i indinjuar, u tha atyre: ''I lini f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl t\u00eb vijn\u00eb tek un\u00eb dhe mos i pengoni, sepse e tyre \u00ebsht\u00eb mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb.\n10:15 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po ju them se kushdo q\u00eb nuk e pranon mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i vog\u00ebl, nuk do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb t\u00eb''.\n10:16 Dhe, si i mori n\u00eb krah\u00eb, i bekoi duke v\u00ebn\u00eb duart mbi ta.\n10:17 Tani kur po b\u00ebhej gati p\u00ebr rrug\u00eb, i doli p\u00ebrpara dikush me vrap; u gjunj\u00ebzua para tij dhe e pyeti: ''M\u00ebsues i mir\u00eb, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj q\u00eb t\u00eb trash\u00ebgoj jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme?''.\n10:18 Dhe Jezusi i tha: ''P\u00ebrse m\u00eb quan i mir\u00eb? Askush nuk \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb t\u00eb vetmi, dometh\u00ebn\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\n10:19 Ti i njeh urdh\u00ebrimet: \"Mos shkel kuror\u00ebn. Mos vrit. Mos vidh. Mos b\u00ebj d\u00ebshmi t\u00eb rreme. Mos mashtro. Ndero atin t\u00ebnd dhe n\u00ebn\u00ebn t\u00ebnde\"''.\n10:20 Dhe ai, duke iu p\u00ebrgjigjur, i tha: ''M\u00ebsues, t\u00eb gjitha k\u00ebto i kam zbatuar q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time''.\n10:21 At\u00ebher\u00eb Jezusi e v\u00ebshtroi n\u00eb fytyr\u00eb, ndjeu dashuri p\u00ebr t\u00eb dhe i tha: ''Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb mungon; shko, shit t\u00eb gjitha ato q\u00eb ke dhe jepua t\u00eb varf\u00ebrve dhe do t\u00eb kesh nj\u00eb thesar n\u00eb qiell; pastaj eja, merre kryqin t\u00ebnd dhe m\u00eb ndiq''.\n10:22 Por ai u trishtua p\u00ebr k\u00ebto fjal\u00eb dhe u largua me keqardhje, sepse kishte shum\u00eb pasuri.\n10:23 At\u00ebher\u00eb Jezusi, mbasi e hodhi v\u00ebshtrimin p\u00ebrreth, u tha dishepujve t\u00eb vet: ''Sa v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb pasuri t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb!''.\n10:24 Dishepujt u habit\u00ebn shum\u00eb nga k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb tij. Por Jezusi foli p\u00ebrs\u00ebri dhe u tha atyre: ''O bij, sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb ata q\u00eb mb\u00ebshteten te pasuria.\n10:25 \u00c9sht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb q\u00eb nj\u00eb deve t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebr vrim\u00ebn e nj\u00eb gjilp\u00ebre, se sa t\u00eb hyj\u00eb nj\u00eb i pasur n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb''.\n10:26 Dhe ata u \u00e7udit\u00ebn edhe m\u00eb tep\u00ebr dhe i thoshin nj\u00ebri-tjetrit: ''At\u00ebher\u00eb kush vall\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtohet?''.\n10:27 Por Jezusi, duke i ngulur syt\u00eb mbi ta, u tha: ''Kjo p\u00ebr njer\u00ebzit \u00ebsht\u00eb e pamundur, por jo p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb, sepse gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb''.\n10:28 At\u00ebher\u00eb Pjetri e mori fjal\u00ebn dhe tha: ''Ja, ne lam\u00eb \u00e7do gj\u00eb dhe t\u00eb kemi ndjekur''.\n10:29 Jezusi, duke u p\u00ebrgjigjur, tha: ''N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po ju them q\u00eb nuk ka asnjeri q\u00eb t\u00eb ket\u00eb l\u00ebn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, a v\u00ebllez\u00ebrit a motrat, a atin, a n\u00ebn\u00ebn, a f\u00ebmij\u00ebt ose arat p\u00ebr hirin tim dhe p\u00ebr ungjillin,\n10:30 q\u00eb t\u00eb mos marr\u00eb tani, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, nj\u00ebqindfish sht\u00ebpi, v\u00ebllez\u00ebr, motra, n\u00ebna, f\u00ebmij\u00eb e ara, s\u00eb bashku me p\u00ebrndjekje, dhe n\u00eb bot\u00ebn e ardhshme, jeta e p\u00ebrjetshme.\n10:31 Por shum\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb fundit dhe shum\u00eb t\u00eb fundit do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb par\u00ebt''.\n10:32 Ata ishin n\u00eb udh\u00ebtim p\u00ebr t'u ngjitur n\u00eb Jeruzalem, dhe Jezusi i paraprinte. Dhe ata ishin t\u00eb tronditur dhe e ndiqnin me ndrojtje. Dhe ai i mblodhi p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebt m\u00ebnjan\u00eb dhe nisi t'u thot\u00eb \u00e7far\u00eb do t'i ndodhte:\n10:33 ''Ja, ne po ngjitemi n\u00eb Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t'u dor\u00ebzohet krer\u00ebve t\u00eb prift\u00ebrinjve dhe skrib\u00ebve; dhe ata do ta d\u00ebnojn\u00eb me vdekje dhe do ta dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb duar t\u00eb pagan\u00ebve,\n10:34 t\u00eb cil\u00ebt do ta tallin, do ta fshikullojn\u00eb, do ta p\u00ebshtyjn\u00eb dhe do ta vrasin, por ai, dit\u00ebn e tret\u00eb, do t\u00eb ringjallet''.\n10:35 At\u00ebher\u00eb Jakobi dhe Gjoni, bij t\u00eb Zebedeut, iu afruan dhe i than\u00eb: ''M\u00ebsues, ne d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb ti t\u00eb b\u00ebsh p\u00ebr ne at\u00eb q\u00eb do t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb''.\n10:36 Dhe ai u tha atyre: ''\u00c7far\u00eb doni t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr ju?''\n10:37 Ata i than\u00eb: ''Na lejo q\u00eb t\u00eb ulemi nj\u00ebri n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn t\u00ebnde dhe tjetri n\u00eb t\u00eb majt\u00ebn t\u00ebnde n\u00eb lavdin\u00eb t\u00ebnde''.\n10:38 Dhe Jezusi u tha atyre: ''Ju nuk dini \u00e7far\u00eb k\u00ebrkoni. A mund t\u00eb pini ju kup\u00ebn q\u00eb un\u00eb do t\u00eb pi dhe t\u00eb pag\u00ebzoheni me at\u00eb pag\u00ebzim me t\u00eb cilin un\u00eb jam pag\u00ebzuar?''. Ata i than\u00eb: ''Po, mundemi''.\n10:39 Dhe Jezusi u tha atyre: ''V\u00ebrtet\u00eb ju do t\u00eb pini kup\u00ebn q\u00eb un\u00eb po pij dhe do t\u00eb pag\u00ebzoheni me at\u00eb pag\u00ebzim me t\u00eb cilin jam pag\u00ebzuar,\n10:40 por nuk m\u00eb takon mua t\u00eb v\u00eb dik\u00eb t\u00eb ulet n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn time ose n\u00eb t\u00eb majt\u00ebn time, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur''.\n10:41 Kur i d\u00ebgjuan k\u00ebto, t\u00eb dhjet\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt filluan t\u00eb indinjohen kund\u00ebr Jakobit dhe Gjonit.\n10:42 Por Jezusi i thirri pran\u00eb vetes dhe tha: ''Ju e dini q\u00eb ata q\u00eb konsiderohen sundues t\u00eb kombeve i sundojn\u00eb ato dhe t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e tyre ushtrojn\u00eb mbi to pushtetin e tyre;\n10:43 por kjo s'duhet t\u00eb ndodh\u00eb midis jush; madje ai nga ju q\u00eb do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet i madh, do t\u00eb jet\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori juaj;\n10:44 dhe kushdo nga ju q\u00eb do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb jet\u00eb i pari, do t\u00eb jet\u00eb skllavi i t\u00eb gjith\u00ebve.\n10:45 Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi q\u00eb t'i sh\u00ebrbejn\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn e tij si \u00e7mim p\u00ebr shpengimin e shum\u00eb vetave''.\n10:46 K\u00ebshtu arrit\u00ebn n\u00eb Jeriko. Kur ai po dilte nga Jeriko me dishepujt e tij dhe me nj\u00eb turm\u00eb t\u00eb madhe, biri i Timoteut, Bartimeu i verb\u00ebr, ishte ulur gjat\u00eb rrug\u00ebs dhe lypte.\n10:47 Kur d\u00ebgjoi se ai q\u00eb po kalonte ishte Jezusi Nazareas, filloi t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb dhe t\u00eb thot\u00eb: ''Jezus, Bir i Davidit, ki m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua!''.\n10:48 Shum\u00eb e qortonin q\u00eb t\u00eb heshte, por ai b\u00ebrtiste edhe m\u00eb fort: ''Bir i Davidit, ki m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua!''.\n10:49 Dhe Jezusi q\u00ebndroi dhe urdh\u00ebroi q\u00eb ta th\u00ebrrasin. Ata e thirr\u00ebn, pra, t\u00eb verb\u00ebrin duke i th\u00ebn\u00eb: ''Merr zem\u00ebr, \u00e7ohu, ai po t\u00eb th\u00ebrret!''.\n10:50 At\u00ebher\u00eb ai hodhi tej rrob\u00ebn e tij, u ngrit dhe erdhi te Jezusi.\n10:51 Dhe Jezusi mori fjal\u00ebn dhe i tha: ''\u00c7far\u00eb do q\u00eb un\u00eb t\u00eb t\u00eb b\u00ebj?''. I verb\u00ebri i tha: ''Rabboni, q\u00eb t\u00eb m\u00eb kthehet t\u00eb parit!''.\n10:52 Dhe Jezusi i tha: ''Shko, besimi yt t\u00eb sh\u00ebroi''. Dhe n\u00eb \u00e7ast atij iu kthye t\u00eb parit dhe nisi t\u00eb ndjek\u00eb Jezusin n\u00eb udh\u00eb.\n11:1 Tani kur iu afruan Jeruzalemit, drejt Betfage dhe Betania, af\u00ebr malit t\u00eb Ullinjve, Jezusi d\u00ebrgoi dy nga dishepujt e vet,\n11:2 duke u th\u00ebn\u00eb: ''Shkoni n\u00eb fshatin p\u00ebrball\u00eb dhe, posa t\u00eb hyni aty, do t\u00eb gjeni nj\u00eb k\u00ebrri\u00e7 t\u00eb lidhur, mbi t\u00eb cilin akoma nuk ka hipur askush; zgjidheni dhe ma sillni.\n11:3 Dhe n\u00eb se ndokush iu thot\u00eb: \"Pse po veproni k\u00ebshtu?\", p\u00ebrgjigjuni: \"I duhet Zotit. Ai do ta kthej\u00eb menj\u00ebher\u00eb k\u00ebtu\"''.\n11:4 Ata shkuan dhe e gjet\u00ebn k\u00ebrri\u00e7in t\u00eb lidhur af\u00ebr nj\u00eb dere, n\u00eb rrug\u00eb, dhe e zgjidh\u00ebn.\n11:5 Disa nga t\u00eb pranishmit u than\u00eb atyre: ''\u00c7'po b\u00ebni? Pse po e zgjidhni k\u00ebrri\u00e7in?''.\n11:6 K\u00ebta iu p\u00ebrgjigj\u00ebn ashtu si u kishte th\u00ebn\u00eb Jezusi dhe ata i lan\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb.\n11:7 At\u00ebher\u00eb ia \u00e7uan Jezusit k\u00ebrri\u00e7in, vun\u00eb mbi t\u00eb mantelet e tyre dhe ai u ul mbi t\u00eb.\n11:8 Shum\u00eb njer\u00ebz i shtronin rrobat e tyre rrug\u00ebs dhe t\u00eb tjer\u00eb pritnin deg\u00eb nga pem\u00ebt dhe i hidhnin rrug\u00ebs.\n11:9 Dhe si ata q\u00eb pararendnin, edhe ata q\u00eb ndiqnin Jezusin, th\u00ebrrisnin dhe thonin: ''Hosana! Bekuar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vjen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit!\n11:10 E bekuar \u00ebsht\u00eb mbret\u00ebria e Davidit, atit ton\u00eb, q\u00eb vjen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit. Hosana n\u00eb vendet shum\u00eb t\u00eb larta!''.\n11:11 K\u00ebshtu hyri Jezusi n\u00eb Jeruzalem dhe n\u00eb tempull; dhe, mbasi shikoi mir\u00eb \u00e7do gj\u00eb, duke qen\u00eb se ishte von\u00eb, doli bashk\u00eb me t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebt n\u00eb drejtim t\u00eb Betanias.\n11:12 T\u00eb nes\u00ebrmen, kur dol\u00ebn nga Betania, ai kishte uri.\n11:13 Dhe, duke par\u00eb nga larg nj\u00eb fik q\u00eb kishte gjethe, shkoi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00eb se mund t\u00eb gjente di\u00e7ka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.\n11:14 At\u00ebher\u00eb Jezusi, duke iu drejtuar fikut, tha: ''Askush mos ngr\u00ebnt\u00eb kurr\u00eb fryt prej teje p\u00ebrjet\u00eb''. Dhe dishepujt e tij e d\u00ebgjuan.\n11:15 K\u00ebshtu arrit\u00ebn n\u00eb Jeruzalem. Dhe Jezusi, mbasi hyri n\u00eb tempull, filloi t'i d\u00ebboj\u00eb ata q\u00eb shisnin dhe blinin brenda tempullit dhe p\u00ebrmbysi tavolinat e k\u00ebmbyesve t\u00eb parave dhe ndenj\u00ebset e shit\u00ebsve t\u00eb p\u00ebllumbave.\n11:16 Dhe nuk lejoi asnj\u00eb q\u00eb t\u00eb mbartte sende n\u00ebp\u00ebr tempull.\n11:17 Dhe i m\u00ebsonte duke u th\u00ebn\u00eb atyre: ''Vall\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shkruar: \"Sht\u00ebpia ime do t\u00eb quhet sht\u00ebpi e lutjes p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kombet\"? Ju, p\u00ebrkundrazi, e keni b\u00ebr\u00eb shpell\u00eb kusar\u00ebsh!''.\n11:18 Tani skrib\u00ebt dhe krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve kur i d\u00ebgjuan k\u00ebto fjal\u00eb k\u00ebrkonin m\u00ebnyr\u00ebn se si ta vrisnin, por kishin frik\u00eb prej tij, sepse gjith\u00eb turma ishte e mahnitur nga doktrina e tij.\n11:19 Dhe kur u b\u00eb dark\u00eb, Jezusi doli jasht\u00eb qytetit.\n11:20 T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb mengjes, duke kaluar, pan\u00eb se fiku ishte thar\u00eb me gjith\u00eb rr\u00ebnj\u00eb.\n11:21 Dhe Pjetri, duke u kujtuar, i tha: ''M\u00ebsues, ja, fiku q\u00eb ti mallkove qenka thar\u00eb''.\n11:22 At\u00ebher\u00eb Jezusi, duke u p\u00ebrgjigjur, u tha atyre: ''Kini besimin e Per\u00ebndis\u00eb!\n11:23 Sepse ju them n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se n\u00ebse dikush do t'i thot\u00eb k\u00ebtij mali: \"Luaj vendit dhe hidhu n\u00eb det\", dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb dyshime n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb vet, por do t\u00eb besoj\u00eb se ajo q\u00eb po thot\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb, \u00e7do gj\u00eb q\u00eb t\u00eb thot\u00eb do t'i b\u00ebhet.\n11:24 Prandaj po ju them: T\u00eb gjitha ato q\u00eb ju k\u00ebrkoni duke lutur, besoni se do t'i merrni dhe ju do t'i merrni.\n11:25 Dhe kur nisni t\u00eb luteni, n\u00ebse keni di\u00e7ka kund\u00ebr ndokujt, faleni, q\u00eb edhe Ati juaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qiejt, t'ju fal\u00eb m\u00ebkatet tuaja.\n11:26 Por n\u00eb se ju nuk falni, as Ati juaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qiejt, nuk do t'jua fal\u00eb m\u00ebkatet tuaja''.\n11:27 Pastaj ata erdh\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Jeruzalem; dhe nd\u00ebrsa ai po ecte n\u00ebp\u00ebr tempull, krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve, skrib\u00ebt dhe pleqt\u00eb iu afruan,\n11:28 dhe i than\u00eb: ''Me \u00e7'pushtet i b\u00ebn ti k\u00ebto gj\u00ebra? Kush ta dha k\u00ebt\u00eb pushtet p\u00ebr t'i kryer k\u00ebto gj\u00ebra?''.\n11:29 Dhe Jezusi, duke u p\u00ebrgjigjur, u tha atyre: ''Edhe un\u00eb do t'ju pyes di\u00e7ka; m\u00eb jepni p\u00ebrgjigje, pra, dhe un\u00eb do t'ju them me \u00e7'pushtet i b\u00ebj k\u00ebto gj\u00ebra.\n11:30 Pag\u00ebzimi i Gjonit a ishte nga qielli apo nga njer\u00ebzit? M\u00eb jepni p\u00ebrgjigje.\n11:31 Ata filluan t\u00eb arsyetonin midis tyre: ''Po t\u00eb themi \"nga qielli\", ai do t\u00eb thot\u00eb: \"At\u00ebher\u00eb pse ju nuk i besuat?\".\n11:32 Por po t'i themi \"nga njer\u00ebzit\", kemi frik\u00eb nga populli, sepse t\u00eb gjith\u00eb e konsideronin Gjonin se ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb profet''.\n11:33 Prandaj, duke iu p\u00ebrgjigjur, i than\u00eb Jezusit: ''Nuk e dim\u00eb''. Dhe Jezusi duke u p\u00ebrgjigjur, u tha atyre: ''As un\u00eb nuk po ju them se me \u00e7far\u00eb pushteti i b\u00ebj k\u00ebto gj\u00ebra''.\n12:1 Pastaj ai filloi t'u flas\u00eb me sh\u00ebmb\u00eblltyra: ''Nj\u00eb njeri mbolli nj\u00eb vresht, e thuri me gardh, g\u00ebrmoi nj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb shtrydhur rrushin, nd\u00ebrtoi nj\u00eb kull\u00eb dhe ua besoi disa vreshtar\u00ebve dhe pastaj shkoi larg.\n12:2 N\u00eb koh\u00ebn e t\u00eb vjelave d\u00ebrgoi sh\u00ebrb\u00ebtorin te vreshtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb prej tyre pjes\u00ebn e vet t\u00eb frutave t\u00eb vreshtit.\n12:3 Por ata e kap\u00ebn, e rrah\u00ebn dhe e kthyen duarbosh.\n12:4 Ai u nisi p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor tjet\u00ebr, por ata, mbasi e gjuajt\u00ebn me gur\u00eb, e plagos\u00ebn n\u00eb kok\u00eb dhe e kthyen t\u00eb turp\u00ebruar.\n12:5 P\u00ebrs\u00ebri d\u00ebrgoi edhe nj\u00eb tjet\u00ebr, por ata e vran\u00eb. M\u00eb pas d\u00ebrgoi shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe nga k\u00ebta disa i rrah\u00ebn, t\u00eb tjer\u00ebt i vran\u00eb.\n12:6 I ngeli edhe nj\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar: birin e tij t\u00eb dashur. M\u00eb s\u00eb fundi ua d\u00ebrgoi edhe at\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: \"P\u00ebr djalin tim do t\u00eb ken\u00eb respekt\".\n12:7 Por ata vreshtar\u00eb i than\u00eb njeri tjetrit: \"Ky \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimtari, ejani ta vrasim dhe do t\u00eb na mbes\u00eb trash\u00ebgimia\".\n12:8 Dhe e kap\u00ebn, e vran\u00eb dhe e hodh\u00ebn jasht\u00eb vreshtit.\n12:9 \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb, pra, i zoti i vreshtit? Ai do t\u00eb vij\u00eb dhe do t'i shfaros\u00eb vreshtar\u00ebt dhe vreshtin do t'ua jap\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.\n12:10 Po a nuk e keni lexuar k\u00ebt\u00eb shkrim: \"Guri, q\u00eb nd\u00ebrtuesit e hodh\u00ebn posht\u00eb, u b\u00eb guri i qoshes.\n12:11 Kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Zoti dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mrekullueshme n\u00eb syt\u00eb tan\u00eb\"?''.\n12:12 At\u00ebher\u00eb ata k\u00ebrkuan ta kapin, sepse kuptuan se ai e kishte th\u00ebn\u00eb at\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb kund\u00ebr tyre; por kishin frik\u00eb nga turma; dhe e lan\u00eb e ik\u00ebn.\n12:13 Pastaj i d\u00ebrguan disa farisenj dhe herodian\u00eb p\u00ebr ta z\u00ebn\u00eb n\u00eb gabim n\u00eb fjal\u00eb.\n12:14 K\u00ebta erdh\u00ebn dhe i than\u00eb: ''M\u00ebsues, ne e dim\u00eb se ti je i v\u00ebrtet\u00eb pa pyetur p\u00ebr njeri, sepse nuk merr parasysh dukjen e njer\u00ebzve, por u m\u00ebson udh\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb sipas s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. A \u00ebsht\u00eb e ligj\u00ebshme t'i paguhet taksa Cezarit apo jo? Duhet t'ia paguajm\u00eb apo jo?\n12:15 Por ai, duke njohur hipokrizin\u00eb e tyre, u tha atyre: ''P\u00ebrse m\u00eb tundoni? M\u00eb sillni nj\u00eb denar q\u00eb ta shoh!''.\n12:16 Ata ia prun\u00eb. Dhe ai u tha atyre: ''E kujt \u00ebsht\u00eb kjo fytyr\u00eb dhe ky mbishkrim?''. Ata i than\u00eb: ''E Cezarit''.\n12:17 At\u00ebher\u00eb Jezusi u p\u00ebrgjigj dhe u tha atyre: ''I jepni Cezarit at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e Cezarit, dhe Per\u00ebndis\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb''. Dhe ata u \u00e7udit\u00ebn nga ai.\n12:18 Pastaj iu paraqit\u00ebn disa saducenj, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se nuk ka ringjallje, dhe e pyet\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb:\n12:19 ''M\u00ebsues, Moisiu na la t\u00eb shkruar q\u00eb, n\u00ebse vdes v\u00ebllai i dikujt dhe e l\u00eb gruan pa f\u00ebmij\u00eb, v\u00ebllai i tij duhet t\u00eb martohet me t\u00eb ven\u00eb p\u00ebr t'i lindur pasardh\u00ebs v\u00ebllait t\u00eb tij.\n12:20 Tani ishin shtat\u00eb v\u00ebllez\u00ebr; i pari u martua dhe vdiq pa l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00eb.\n12:21 E mori, pra, i dyti, por edhe ky vdiq pa l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00eb; po k\u00ebshtu i treti.\n12:22 Q\u00eb t\u00eb shtat\u00eb e mor\u00ebn p\u00ebr grua dhe vdiq\u00ebn pa l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00eb. E fundit, pas t\u00eb gjith\u00ebve, vdiq edhe gruaja.\n12:23 N\u00eb ringjallje, pra, kur t\u00eb ringjallen, gruaja e kujt do t\u00eb jet\u00eb ajo? Sepse q\u00eb t\u00eb shtat\u00eb e pat\u00ebn grua''.\n12:24 Jezusi, duke u p\u00ebrgjigjur, tha atyre: ''A nuk \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb jeni n\u00eb gabim, sepse nuk i njihni as shkrimet as pushtetin e Per\u00ebndis\u00eb?\n12:25 Sepse kur njer\u00ebzit do t\u00eb ringjallen s\u00eb vdekuri, as do t\u00eb martohen as do t\u00eb martojn\u00eb, por do t\u00eb jen\u00eb si engj\u00ebjt n\u00eb qiell.\n12:26 Sa p\u00ebr ringjalljen e t\u00eb vdekurve, a nuk keni lexuar n\u00eb librin e Moisiut se si foli Per\u00ebndia nga ferrishta duke th\u00ebn\u00eb: \"Un\u00eb jam Per\u00ebndia i Abrahamit, Per\u00ebndia i Isakut dhe Per\u00ebndia i Jakobit\"?\n12:27 Ai nuk \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia i t\u00eb vdekurve, por Per\u00ebndia i t\u00eb gjall\u00ebve. Ju, pra, po gaboni shum\u00eb''.\n12:28 At\u00ebher\u00eb nj\u00eb nga skrib\u00ebt q\u00eb e kishte d\u00ebgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se ai u ishte p\u00ebrgjigjur mir\u00eb, iu afrua dhe e pyeti: ''Cili \u00ebsht\u00eb i pari i t\u00eb gjith\u00eb urdh\u00ebrimeve?''.\n12:29 Dhe Jezusi u p\u00ebrgjigj: ''Urdh\u00ebrimi i par\u00eb i t\u00eb gjith\u00ebve \u00ebsht\u00eb: \"D\u00ebgjo, o Izrael: Zoti, Per\u00ebndia yn\u00eb, \u00ebsht\u00eb i vetmi Zot\",\n12:30 dhe: \"Duaje Zotin, Per\u00ebndin\u00eb t\u00ebnd, me gjith\u00eb zemr\u00ebn t\u00ebnde, me gjith\u00eb shpirtin t\u00ebnd, me gjith\u00eb mendjen t\u00ebnde e me gjith\u00eb forc\u00ebn t\u00ebnde!\". Ky \u00ebsht\u00eb i pari urdh\u00ebrim.\n12:31 Dhe i dyti i ngjan k\u00ebtij: \"Duaje t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd porsi vetveten\". Nuk ka urdh\u00ebrim tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh se k\u00ebta''.\n12:32 At\u00ebher\u00eb skribi i tha: ''Mir\u00eb, M\u00ebsues. The, sipas s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, se ka vet\u00ebm nj\u00eb Per\u00ebndi dhe s'ka asnj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 tij;\n12:33 dhe ta duash me gjith\u00eb zem\u00ebr, me gjith\u00eb mendje, me gjith\u00eb shpirt dhe me gjith\u00eb forc\u00eb, dhe ta duash t\u00eb af\u00ebrmin porsi vetvetja vlen m\u00eb tep\u00ebr se sa gjith\u00eb olokaustet dhe flijimet''.\n12:34 Dhe Jezusi, duke par\u00eb se ai ishte p\u00ebrgjigjur me mend, i tha: ''Ti nuk je larg nga mbret\u00ebria e Per\u00ebndis\u00eb''. Dhe kurrkush nuk guxoi m\u00eb ta pyes\u00eb.\n12:35 Dhe Jezusi, duke i m\u00ebsuar n\u00eb tempull, tha: ''Vall\u00eb, si mund t\u00eb thon\u00eb skrib\u00ebt se Krishti \u00ebsht\u00eb Bir i Davidit?\n12:36 Sepse vet\u00eb Davidi, n\u00ebp\u00ebrmjet Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb, tha: \"Zoti i ka th\u00ebn\u00eb Zotit tim: Ulu n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn time, derisa t'i b\u00ebj armiqt\u00eb e tu stol t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb tua\".\n12:37 Vet\u00eb Davidi, pra, e quan Zot; si mund t\u00eb jet\u00eb vall\u00eb bir i tij?''. Dhe pjesa m\u00eb e madhe e d\u00ebgjonte me \u00ebndje.\n12:38 Dhe ai u thoshte atyre n\u00eb doktrin\u00ebn e vet: ''Ruhuni nga skrib\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve u p\u00eblqen t\u00eb sh\u00ebtisin me rroba t\u00eb gjata dhe t'i p\u00ebrsh\u00ebndetin n\u00eb sheshe,\n12:39 dhe t\u00eb ken\u00eb vendet e para n\u00eb sinagoga dhe vendet e para n\u00eb gosti,\n12:40 q\u00eb i gllab\u00ebrojn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e t\u00eb vejave dhe, p\u00ebr t'u dukur, luten gjat\u00eb; ata do t\u00eb marrin nj\u00eb gjykim m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb!''.\n12:41 Dhe Jezusi u ul p\u00ebrball\u00eb ark\u00ebs s\u00eb thesarit dhe v\u00ebrente se njer\u00ebzit hidhnin aty denar; shum\u00eb t\u00eb pasur hidhnin shum\u00eb.\n12:42 Erdhi nj\u00eb e ve e varf\u00ebr dhe hodhi dy monedha t\u00eb vogla, dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kuadrant.\n12:43 Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pran\u00eb vetes dhe u tha atyre: ''Ju them n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se kjo e ve e varf\u00ebr ka hedhur n\u00eb thesar m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.\n12:44 Sepse t\u00eb gjith\u00eb hodh\u00ebn aty nga teprica e tyre, kurse ajo, me skamjen e vet, hodhi gjith\u00eb sa kishte p\u00ebr t\u00eb jetuar''.\n13:1 Nd\u00ebrsa ai po dilte nga tempulli, nj\u00eb nga dishepujt e vet i tha: ''M\u00ebsues, shih \u00e7'gur\u00eb e \u00e7'nd\u00ebrtesa!''.\n13:2 Dhe Jezusi duke iu p\u00ebrgjigjur i tha: ''A po i shikon k\u00ebto nd\u00ebrtesa t\u00eb m\u00ebdha? Nuk do t\u00eb mbetet gur mbi gur pa u rr\u00ebnuar''.\n13:3 Dhe pasi ai ishte ulur mbi malin e Ullinjve p\u00ebrball\u00eb tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni dhe Andrea e pyet\u00ebn ve\u00e7mas:\n13:4 ''Na thuaj, kur do t\u00eb ndodhin k\u00ebto gj\u00ebra dhe cila do t\u00eb jet\u00eb shenja e koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra do t\u00eb duhet t\u00eb mbarohen?''.\n13:5 Dhe Jezusi duke u p\u00ebrgjigjur atyre nisi t\u00eb flas\u00eb: ''Kini kujdes q\u00eb t\u00eb mos ju mashtroj\u00eb njeri.\n13:6 Sepse do t\u00eb vijn\u00eb shum\u00eb n\u00eb emrin tim duke th\u00ebn\u00eb: \"Un\u00eb jam!\"; dhe do t\u00eb mashtrohen shum\u00eb veta.\n13:7 Por, kur t\u00eb d\u00ebgjoni t\u00eb flitet p\u00ebr luft\u00ebra dhe p\u00ebr ushtime luft\u00ebrash, mos u shqet\u00ebsoni; sepse k\u00ebto gj\u00ebra duhet t\u00eb ndodhin; por nuk do t\u00eb jet\u00eb ende mbarimi.\n13:8 N\u00eb fakt do t\u00eb ngrihet kombi kund\u00ebr kombit dhe mbret\u00ebria kund\u00ebr mbret\u00ebris\u00eb; do t\u00eb ndodhin t\u00ebrmete n\u00eb vende t\u00eb ndryshme, zi buke dhe turbullira. K\u00ebto gj\u00ebra nuk do t\u00eb jen\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se fillimi i dhembjeve t\u00eb lindjes.\n13:9 Kujdesuni p\u00ebr veten! Sepse do t'ju dor\u00ebzojn\u00eb gjyqeve dhe do t'ju rrahin nd\u00ebr sinagoga; do t'ju nxjerrin p\u00ebrpara guvernator\u00ebve dhe mbret\u00ebrve, p\u00ebr shkakun tim, q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoni p\u00ebrpara tyre.\n13:10 Por m\u00eb par\u00eb duhet q\u00eb t'u p\u00ebrhapet ungjilli gjith\u00eb popujve.\n13:11 Tani, kur t'ju \u00e7ojn\u00eb p\u00ebr t'ju dor\u00ebzuar n\u00eb duart e tyre, mos u shqet\u00ebsoni q\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb thoni dhe mos e paramendoni; por thoni \u00e7far\u00eb t'ju jepet n\u00eb at\u00eb \u00e7ast, sepse nuk jeni ju q\u00eb flisni, por Fryma e Shenjt\u00eb.\n13:12 Tani v\u00ebllai do t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb v\u00ebllan\u00eb n\u00eb vdekje dhe ati birin; dhe bijt\u00eb do t\u00eb \u00e7ohen kund\u00ebr prind\u00ebrve dhe do t'i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb vdesin.\n13:13 Dhe ju do t\u00eb jeni t\u00eb urryer nga t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb emrit tim; por ai q\u00eb do t\u00eb ngulmoj\u00eb deri n\u00eb fund, do t\u00eb shp\u00ebtohet''.\n13:14 Dhe kur t\u00eb shihni neverin\u00eb e shkat\u00ebrrimit, t\u00eb parath\u00ebn\u00eb nga profeti Daniel, e cila q\u00ebndron atje ku nuk duhej t\u00eb ishte (ai q\u00eb lexon le ta kuptoj\u00eb), at\u00ebher\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Jude, le t\u00eb ikin maleve.\n13:15 Dhe ai q\u00eb ndodhet mbi \u00e7atin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb, t\u00eb mos zbres\u00eb, dhe as t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb nga sht\u00ebpia e vet.\n13:16 Dhe ai q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb ar\u00eb, t\u00eb mos kthehet prapa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb rrob\u00ebn e vet.\n13:17 Tani mjer\u00eb grat\u00eb shtatz\u00ebna dhe ato me f\u00ebmij\u00eb n\u00eb gji n\u00eb ato dit\u00eb!\n13:18 Dhe lutuni q\u00eb ikja juaj t\u00eb mos ndodh\u00eb n\u00eb dim\u00ebr.\n13:19 Sepse n\u00eb at\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mundim i madh, m\u00eb i madhi q\u00eb ka ndodhur q\u00eb nga zanafilla e krijimit q\u00eb kreu Per\u00ebndia deri m\u00eb sot, dhe t\u00eb till\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb kurr\u00eb.\n13:20 Dhe, n\u00ebse Zoti nuk do t'i kishte shkurtuar ato dit\u00eb, asnj\u00eb i gjall\u00eb nuk do t\u00eb shp\u00ebtonte; por Zoti i shkurtoi ato dit\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb zgjedhurve, q\u00eb ai i zgjodhi.\n13:21 At\u00ebher\u00eb, n\u00ebse dikush do t'ju thot\u00eb: \"Ja, Krishti \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu!\"; ose \"\u00c9sht\u00eb atje\", mos e besoni.\n13:22 Sepse do t\u00eb dalin krisht\u00ebr t\u00eb rrem\u00eb dhe profet\u00eb t\u00eb rrem\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shenja e \u00e7udi p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer, po t\u00eb jet\u00eb e mundur, edhe t\u00eb zgjedhurit.\n13:23 Por ju kini kujdes; ja, un\u00eb ju paralajm\u00ebrova \u00e7do gj\u00eb''.\n13:24 ''Por n\u00eb ato dit\u00eb, pas atij mundimi, dielli do t\u00eb erret dhe h\u00ebna nuk do t\u00eb jap\u00eb shk\u00eblqimin e vet;\n13:25 yjet e qiellit do t\u00eb bien dhe fuqit\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb qiej do t\u00eb l\u00ebkunden.\n13:26 At\u00ebher\u00eb do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur n\u00eb re, me pushtet t\u00eb madh e me lavdi.\n13:27 At\u00ebher\u00eb ai do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb engj\u00ebjt e vet dhe do t'i mbledh\u00eb t\u00eb zgjedhurit e vet nga t\u00eb kat\u00ebr er\u00ebrat, nga skaji i tok\u00ebs deri n\u00eb skaj t\u00eb qiellit.\n13:28 Tani m\u00ebsoni nga sh\u00ebmb\u00eblltyra e fikut: kur deg\u00ebt e tij njom\u00ebsohen dhe nxjerrin gjethe, ju e dini se vera \u00ebsht\u00eb af\u00ebr.\n13:29 K\u00ebshtu edhe ju, kur do t\u00eb shihni se po ndodhin k\u00ebto gj\u00ebra, ta dini se ai \u00ebsht\u00eb af\u00ebr, madje te dera.\n13:30 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po ju them se ky brez nuk do t\u00eb kaloj\u00eb, derisa e gjith\u00eb kjo t\u00eb ket\u00eb ndodhur.\n13:31 Qielli dhe toka do t\u00eb kalojn\u00eb, por fjal\u00ebt e mia nuk do t\u00eb kalojn\u00eb''.\n13:32 ''Sa p\u00ebr at\u00eb dit\u00eb dhe at\u00eb or\u00eb, askush nuk e di, as engj\u00ebjt n\u00eb qiell, as Biri, por vet\u00ebm Ati.\n13:33 Tregoni kujdes, rrini zgjuar dhe lutuni, sepse nuk e dini kur do t\u00eb jet\u00eb ai moment.\n13:34 \u00c9sht\u00eb sikurse nj\u00eb njeriu i cili, duke u nisur p\u00ebr rrug\u00eb, l\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet duke u dh\u00ebn\u00eb autoritet sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, secilit n\u00eb detyr\u00ebn e tij, dhe portjerin e urdh\u00ebron t\u00eb rrije zgjuar.\n13:35 Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini kur do t\u00eb vij\u00eb i zoti i sht\u00ebpis\u00eb: n\u00eb mbr\u00ebmje a n\u00eb mesnat\u00eb, kur k\u00ebndon gjeli a n\u00eb m\u00ebngjes;\n13:36 q\u00eb ai, duke u kthyer papritmas, t\u00eb mos ju gjej\u00eb n\u00eb gjum\u00eb.\n13:37 Tani, k\u00ebt\u00eb q\u00eb po ju them juve, ua them t\u00eb gjith\u00ebve: Rrini zgjuar!''.\n14:1 Tani dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb ishte Pashka dhe festa e t\u00eb Ndorm\u00ebve; dhe krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve dhe skrib\u00ebt k\u00ebrkonin m\u00ebnyr\u00ebn se si ta kapnin Jezusin me mashtrim dhe ta vrisnin.\n14:2 Por thonin: ''Jo gjat\u00eb fest\u00ebs, q\u00eb t\u00eb mos ndodh\u00eb ndonj\u00eb trazir\u00eb nga populli''.\n14:3 Tani ai ishte n\u00eb Betania, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Simonit lebroz, dhe nd\u00ebrsa ishte n\u00eb tryez\u00eb, hyri nj\u00eb grua me nj\u00eb en\u00eb alabastri me vaj t\u00eb parfumuar me nard t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, shum\u00eb t\u00eb kushtuesh\u00ebm; ajo e theu en\u00ebn prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye.\n14:4 Disa u indinjuan midis tyre dhe than\u00eb: ''P\u00ebrse b\u00ebhet gjith\u00eb ky shpenzim i kot\u00eb i vajit?\n14:5 Sepse ky vaj mund t\u00eb shitej p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se treqind denar\u00eb dhe k\u00ebto t'u jepeshin t\u00eb varf\u00ebrve''. Dhe ishin t\u00eb indinjuar ndaj asaj.\n14:6 Por Jezusi tha: ''L\u00ebreni t\u00eb qet\u00eb; pse e shqet\u00ebsoni? Ajo kreu nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb ndaj meje.\n14:7 Sepse t\u00eb varf\u00ebrit do t'i keni gjithmon\u00eb me ju; dhe, kur t\u00eb doni, mund t'u b\u00ebni mir\u00eb; por mua nuk do t\u00eb m\u00eb keni gjithmon\u00eb.\n14:8 Ajo b\u00ebri at\u00eb q\u00eb mundi; vajosi para kohe trupin tim p\u00ebr varrim.\n14:9 Por po ju them n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, kudo q\u00eb do t\u00eb predikohet ky ungjill, do t\u00eb tregojn\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb ajo b\u00ebri, n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb saj''.\n14:10 At\u00ebher\u00eb Juda Iskarioti, nj\u00eb nga t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebt, shkoi te krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve, q\u00eb t'ua dor\u00ebzonte Jezusin.\n14:11 Dhe ata, kur e d\u00ebgjuan, u g\u00ebzuan dhe i premtuan se do t'i jepnin para. K\u00ebshtu ai k\u00ebrkonte rastin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ta tradhtuar.\n14:12 Tani n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb fest\u00ebs s\u00eb t\u00eb Ndorm\u00ebve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i than\u00eb: ''Ku don t\u00eb shkojm\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgatisim p\u00ebr ta ngr\u00ebn\u00eb Pashk\u00ebn?''.\n14:13 At\u00ebher\u00eb ai d\u00ebrgoi dy nga dishepujt e vet duke u th\u00ebn\u00eb: ''Shkoni n\u00eb qytet dhe atje do t\u00eb takoni nj\u00eb njeri, q\u00eb bart nj\u00eb kan\u00eb plot me uj\u00eb; ndiqeni at\u00eb.\n14:14 Dhe atje ku ai do t\u00eb hyj\u00eb, i thoni t\u00eb zotit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb: \"M\u00ebsuesi pyet: Ku \u00ebsht\u00eb dhoma ku mund t\u00eb ha Pashk\u00ebn me dishepujt e mi?\".\n14:15 At\u00ebher\u00eb ai do t'ju tregoj\u00eb lart nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mobiluar dhe gati; aty p\u00ebrgatitni p\u00ebr ne''.\n14:16 Dishepujt e tij shkuan, arrit\u00ebn n\u00eb qytet dhe gjet\u00ebn ashtu si\u00e7 ai u kishte th\u00ebn\u00eb; dhe p\u00ebrgatit\u00ebn Pashk\u00ebn.\n14:17 Kur u b\u00eb dark\u00eb, ai erdhi me t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebt.\n14:18 Dhe kur po rrinin n\u00eb tryez\u00eb dhe po hanin, Jezusi tha: ''Ju them n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se nj\u00ebri prej jush, q\u00eb po ha me mua, do t\u00eb m\u00eb tradhtoj\u00eb''.\n14:19 At\u00ebher\u00eb ata filluan t\u00eb trishtohen dhe t'i thoshin nj\u00ebri pas tjetrit: ''Mos jam un\u00eb?''. Dhe nj\u00eb tjet\u00ebr tha: ''Mos jam un\u00eb?''.\n14:20 Dhe ai, duke u p\u00ebrgjigjur, u tha atyre: ''\u00c9sht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebt q\u00eb po ngjyen me mua n\u00eb \u00e7anak.\n14:21 Po, Biri i njeriut po shkon ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr t\u00eb; por mjer\u00eb ai njeri me an\u00eb t\u00eb cilit tradhtohet Biri i njeriut. Do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb, q\u00eb ai njeri t\u00eb mos kishte lindur kurr\u00eb!''.\n14:22 Dhe, nd\u00ebrsa ata po hanin, Jezusi mori buk, e bekoi, e theu dhe ua dha atyre duke th\u00ebn\u00eb: ''Merrni, hani; ky \u00ebsht\u00eb trupi im''.\n14:23 Pastaj mori kup\u00ebn, e fal\u00ebnderoi, ua dha atyre dhe t\u00eb gjith\u00eb pin\u00eb prej saj.\n14:24 At\u00ebher\u00eb u tha: ''Ky \u00ebsht\u00eb gjaku im, gjaku i bes\u00eblidhjes s\u00eb re, q\u00eb derdhet p\u00ebr shum\u00eb veta.\n14:25 N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb po ju them se nuk do t\u00eb pi m\u00eb prej frytit t\u00eb hardhis\u00eb deri n\u00eb at\u00eb dit\u00eb kur do ta pi t\u00eb ri n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb''.\n14:26 Dhe, mbasi k\u00ebnduan nj\u00eb himn, dol\u00ebn dhe u drejtuan nga mali i Ullinjve.\n14:27 Dhe Jezusi u tha atyre: Ju t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb skandalizoheni me mua sonte, sepse \u00ebsht\u00eb shkruar: \"Do ta godas Bariun dhe delet do t\u00eb shp\u00ebrndahen\".\n14:28 Por, mbasi t\u00eb ringjallem, un\u00eb do t'ju pararend n\u00eb Galile''.\n14:29 Dhe Pjetri i tha: ''Edhe sikur t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb skandalizohen me ty, un\u00eb nuk do t\u00eb skandalizohem''.\n14:30 Dhe Jezusi i tha: ''Un\u00eb po t\u00eb them n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se sot, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb nat\u00eb, para se gjeli t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb dy her\u00eb, ti do t\u00eb m\u00eb mohosh tri her\u00eb''.\n14:31 Por ai, duke ngulur k\u00ebmb\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, thoshte: ''Edhe sikur t\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb vdes me ty, nuk do t\u00eb t\u00eb mohoj kurr\u00eb''. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb thoshnin edhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.\n14:32 Pastaj ata arrit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve t\u00eb vet: ''Uluni k\u00ebtu, deri sa un\u00eb t\u00eb jem lutur''.\n14:33 Mori, pra, me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe filloi ta z\u00ebr\u00eb frika dhe ankthi;\n14:34 dhe u tha atyre: ''Shpirti im \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht i trishtuar, deri n\u00eb vdekje; q\u00ebndroni k\u00ebtu dhe rrini zgjuar''.\n14:35 Dhe, si shkoi pak p\u00ebrpara, ra p\u00ebrmbys p\u00ebrtok\u00eb dhe lutej q\u00eb, po t\u00eb ishte e mundur, t\u00eb largohej prej tij ajo or\u00eb.\n14:36 Dhe tha: ''Abba, At\u00eb, \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr ty \u00ebsht\u00eb e mundur; largoje prej meje k\u00ebt\u00eb kup\u00eb! Por jo at\u00eb q\u00eb dua un\u00eb, por at\u00eb q\u00eb do ti!''.\n14:37 Pastaj u kthye mbrapa, i gjeti dishepujt duke fjetur dhe i tha Pjetrit: ''Simon, po fle? S'ke qen\u00eb i zoti t\u00eb rrish zgjuar nj\u00eb or\u00eb t\u00eb vetme?\n14:38 Rrini zgjuar dhe lutuni q\u00eb t\u00eb mos hyni n\u00eb tundim; sigurisht fryma \u00ebsht\u00eb e gatshme, por mishi \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt''.\n14:39 U largua p\u00ebrs\u00ebri dhe u lut duke th\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb.\n14:40 Kur u kthye, i gjeti p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb gjum\u00eb dishepujt, sepse syt\u00eb e tyre ishin r\u00ebnduar dhe ata nuk dinin \u00e7far\u00eb t'i p\u00ebrgjigjeshin.\n14:41 S\u00eb fundi, kthehet p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb dhe u thot\u00eb atyre: ''Ende po flini dhe pushoni? Mjaft! Erdhi ora. Ja, Biri i njeriut po dor\u00ebzohet n\u00eb duart e m\u00ebkatar\u00ebve.\n14:42 \u00c7ohuni, t\u00eb shkojm\u00eb; ja, ai q\u00eb po m\u00eb tradhton \u00ebsht\u00eb af\u00ebr!''.\n14:43 Dhe n\u00eb at\u00eb \u00e7ast, nd\u00ebrsa ai ende po fliste, erdhi Juda, nj\u00eb nga t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebt, dhe me t\u00eb nj\u00eb turm\u00eb e madhe me shpata e shkopinj, e d\u00ebrguar nga krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve, nga skrib\u00ebt dhe nga pleqt\u00eb.\n14:44 Dhe ai q\u00eb po e tradhtonte u kishte dh\u00ebn\u00eb atyre nj\u00eb shenj\u00eb: ''K\u00eb do t\u00eb puth, ai \u00ebsht\u00eb. Kapeni dhe \u00e7ojeni me shoq\u00ebrim t\u00eb sigurt''.\n14:45 Dhe si arriti, u afrua menj\u00ebher\u00eb tek ai dhe tha: ''Rabbi, Rabbi!''; dhe e puthi p\u00ebrzem\u00ebrsisht!\n14:46 At\u00ebher\u00eb ata vun\u00eb dor\u00eb mbi t\u00eb dhe e arrestuan.\n14:47 Dhe nj\u00eb nga t\u00eb pranishmit nxori shpat\u00ebn, i ra sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb kryepriftit dhe ia preu veshin.\n14:48 At\u00ebher\u00eb Jezusi, duke iu p\u00ebrgjigjur, i tha: ''Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj q\u00eb t\u00eb m\u00eb kapni sikurse t\u00eb isha nj\u00eb cub?\n14:49 E pra, p\u00ebrdit\u00eb isha midis jush n\u00eb tempull duke i m\u00ebsuar njer\u00ebzit dhe ju nuk m\u00eb kap\u00ebt; por kjo po ndodh q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushen Shkrimet!''.\n14:50 At\u00ebher\u00eb dishepujt e lan\u00eb dhe ik\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb.\n14:51 Dhe nj\u00eb far\u00eb djaloshi, q\u00eb ishte i mb\u00ebshtjellur me nj\u00eb \u00e7ar\u00e7af mbi trupin e zhveshur, po e ndiqte, por ata e kap\u00ebn.\n14:52 Por ai e l\u00ebshoi \u00e7ar\u00e7afin dhe iku lakuriq nga duart e tyre.\n14:53 At\u00ebher\u00eb ata e \u00e7uan Jezusin te kryeprifti, ku u mblodh\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve, pleqt\u00eb dhe skrib\u00ebt.\n14:54 Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri brenda n\u00eb pallatin e kryepriftit dhe u ul atje bashk\u00eb me rojat dhe ngrohej af\u00ebr zjarrit.\n14:55 Dhe krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve dhe gjith\u00eb sinedrit k\u00ebrkonin d\u00ebshmi kund\u00ebr Jezusit p\u00ebr ta vrar\u00eb, por nuk po gjenin.\n14:56 Shum\u00eb veta n\u00eb fakt jepnin d\u00ebshmi t\u00eb rreme kund\u00ebr tij; por d\u00ebshmit\u00eb e tyre nuk p\u00ebrkonin.\n14:57 At\u00ebher\u00eb disa u ngrit\u00ebn dhe d\u00ebshmuan rrejsh\u00ebm kund\u00ebr tij duke th\u00ebn\u00eb:\n14:58 ''Ne e kemi d\u00ebgjuar se ka th\u00ebn\u00eb: \"Un\u00eb do ta shkat\u00ebrroj k\u00ebt\u00eb tempull t\u00eb b\u00ebr\u00eb me duar, dhe brenda tri dit\u00ebsh do t\u00eb nd\u00ebrtoj nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me duar\"''.\n14:59 Por as mbi k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmia e tyre nuk p\u00ebrkonte.\n14:60 At\u00ebher\u00eb kryeprifti u ngrit n\u00eb mes t\u00eb kuvendit dhe e pyeti Jezusin duke th\u00ebn\u00eb: ''Nuk p\u00ebrgjigjesh fare? \u00c7far\u00eb po d\u00ebshmojn\u00eb k\u00ebta kund\u00ebr teje?''.\n14:61 Por ai heshti dhe nuk u p\u00ebrgjegj fare. P\u00ebrs\u00ebri kryeprifti e pyeti dhe i tha: ''A je ti Krishti, Biri i t\u00eb Bekuarit?''.\n14:62 Dhe Jezusi tha: ''Un\u00eb jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut t\u00eb ulur n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e Pushtetit dhe duke ardhur me ret\u00eb e qiellit''.\n14:63 At\u00ebher\u00eb kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: ''\u00c7'nevoj\u00eb kemi m\u00eb p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00eb?\n14:64 Ju e d\u00ebgjuat blasfemin\u00eb, \u00e7'ju duket?''. Dhe t\u00eb gjith\u00eb gjykuan se meritonte vdekjen.\n14:65 At\u00ebher\u00eb disa filluan ta p\u00ebshtyjn\u00eb, t'ia z\u00ebn\u00eb fytyr\u00ebn, ta q\u00ebllojn\u00eb me shuplaka dhe t'i thon\u00eb: ''Profetizo!''. Dhe rojat e godisnin.\n14:66 Nd\u00ebrsa Pjetri ishte posht\u00eb n\u00eb pallat, erdhi nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtore e kryepriftit.\n14:67 Dhe kur pa Pjetrin q\u00eb po ngrohej, e v\u00ebshtroi me kujdes dhe tha: ''Edhe ti ishe me Jezusin Nazareas''.\n14:68 Por ai e mohoi duke th\u00ebn\u00eb: ''Nuk e njoh, nuk kuptoj \u00e7far\u00eb thua''. Pastaj doli jasht\u00eb n\u00eb hajat dhe gjeli k\u00ebndoi.\n14:69 Dhe sh\u00ebrb\u00ebtorja, duke e par\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, filloi t'u flas\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve: ''Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ata''.\n14:70 Por ai p\u00ebrs\u00ebri e mohoi. Dhe pak m\u00eb von\u00eb t\u00eb pranishmit i than\u00eb p\u00ebrs\u00ebri Pjetrit: ''Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ti je nj\u00eb nga ata; se ti je Galileas dhe e folura jote e zbulon''.\n14:71 Por ai nisi t\u00eb mallkoj\u00eb dhe t\u00eb betohet: ''Un\u00eb nuk e njoh at\u00eb njeri p\u00ebr t\u00eb cilin po flisni''.\n14:72 Dhe gjeli k\u00ebndoi p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb; at\u00ebher\u00eb Pjetrit iu kujtua fjala q\u00eb Jezusi i kishte th\u00ebn\u00eb: ''P\u00ebrpara se gjeli t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb dy her\u00eb, ti do t\u00eb m\u00eb mohosh tri her\u00eb''. Dhe, duke e menduar k\u00ebt\u00eb, qau.\n15:1 Dhe her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve me pleqt\u00eb, skrib\u00ebt dhe gjith\u00eb sinedrit b\u00ebnin k\u00ebshill, e lidh\u00ebn Jezusin e \u00e7uan jasht\u00eb e ia dor\u00ebzuan Pilatit.\n15:2 Dhe Pilati e pyeti: ''A je ti mbreti i Judenjve?''. Dhe ai, duke u p\u00ebrgjigjur, i tha: ''Ti e thua!''.\n15:3 Dhe krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve e akuzonin p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra; por ai nuk p\u00ebrgjigjej aspak.\n15:4 Pilati e pyeti p\u00ebrs\u00ebri, duke th\u00ebn\u00eb: ''Nuk po p\u00ebrgjigjesh fare? Shih p\u00ebr sa gj\u00ebra t\u00eb akuzojn\u00eb!''.\n15:5 Por Jezusi nuk u p\u00ebrgjigj m\u00eb asgj\u00eb, aq sa Pilati mbeti i \u00e7uditur.\n15:6 Dhe n\u00eb \u00e7do fest\u00eb ishte zakon t'u l\u00ebshohej atyre nj\u00eb i burgosur, k\u00ebdo q\u00eb ata do k\u00ebrkonin.\n15:7 Por ishte n\u00eb burg nj\u00eb njeri q\u00eb quhej Baraba, bashk\u00eb me shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb rebel\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vrasje gjat\u00eb nj\u00eb kryengritjeje.\n15:8 Dhe turma, duke b\u00ebrtitur, filloi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte ashtu si\u00e7 kishte vepruar gjithnj\u00eb p\u00ebr ta.\n15:9 At\u00ebher\u00eb Pilati iu p\u00ebrgjigj atyre duke th\u00ebn\u00eb: ''A doni t'ju liroj mbretin e Judenjve?''.\n15:10 Sepse e dinte q\u00eb krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve ia kishin dor\u00ebzuar nga smira.\n15:11 Por krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve e nxit\u00ebn turm\u00ebn q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb t'u lironte atyre Baraban\u00eb.\n15:12 Dhe Pilati e mori p\u00ebrs\u00ebri fjal\u00ebn dhe u tha atyre: ''\u00c7far\u00eb doni, pra, t\u00eb b\u00ebj me at\u00eb q\u00eb ju e quani mbret t\u00eb Judenjve?''.\n15:13 Dhe ata b\u00ebrtit\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri: ''Kryq\u00ebzoje!''.\n15:14 Dhe Pilati u tha atyre: ''Po \u00e7't\u00eb keqe ka b\u00ebr\u00eb?''. At\u00ebher\u00eb ata b\u00ebrtit\u00ebn edhe m\u00eb fort: ''Kryq\u00ebzoje!''.\n15:15 Prandaj Pilati, duke dashur ta k\u00ebnaq\u00eb turm\u00ebn, ua l\u00ebshoi Baraban\u00eb. Dhe, mbasi e fshikulluan Jezusin, ua dor\u00ebzoi atyre q\u00eb t\u00eb kryq\u00ebzohej.\n15:16 At\u00ebher\u00eb ushtar\u00ebt e \u00e7uan Jezusin n\u00eb oborrin e brendsh\u00ebm dom\u00ebth\u00ebn\u00eb n\u00eb pretorium, dhe mblodh\u00ebn gjith\u00eb kohort\u00ebn.\n15:17 E vesh\u00ebn n\u00eb purpur dhe, si thur\u00ebn nj\u00eb kuror\u00eb me ferra, ia vun\u00eb mbi krye.\n15:18 Pastaj nis\u00ebn ta p\u00ebrsh\u00ebndesin duke i th\u00ebn\u00eb: ''Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!''.\n15:19 Dhe e goditnin n\u00eb krye me nj\u00eb kallam, e p\u00ebshtynin dhe, duke u gjunj\u00ebzuar p\u00ebrpara tij, e adhuronin.\n15:20 Pasi e tall\u00ebn, ia hoqen purpur\u00ebn, e vesh\u00ebn me rrobat e tij dhe e nxor\u00ebn jasht\u00eb p\u00ebr ta kryq\u00ebzuar.\n15:21 Ata e detyruan nj\u00eb kalimtar, nj\u00eb far\u00eb Simoni nga Kirena q\u00eb kthehej nga ara, babai i Aleksandrit dhe i Rufit, q\u00eb ta mbante kryqin e tij.\n15:22 Pastaj e \u00e7uan Jezusin n\u00eb vendin t\u00eb quajtur Golgota, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb: \"Vendi i Kafk\u00ebs\".\n15:23 I dhan\u00eb t\u00eb pij\u00eb ver\u00eb t\u00eb p\u00ebrzier me mirr\u00eb, por ai nuk e mori.\n15:24 Dhe, pasi e kryq\u00ebzuan, i ndan\u00eb rrobat e tij duke hedhur short, p\u00ebr t\u00eb ditur \u00e7far\u00eb do t'i binte secilit.\n15:25 Ishte ora e tret\u00eb kur e kryq\u00ebzuan.\n15:26 Dhe mbishkrimi q\u00eb tregonte shkakun e d\u00ebnimit, i cili ishte v\u00ebn\u00eb p\u00ebrmbi t\u00eb, thoshte: \"Mbreti i Judenjve\".\n15:27 Bashk\u00eb me t\u00eb kryq\u00ebzuan edhe dy vjedh\u00ebs, nj\u00ebrin n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e tij dhe tjetrin n\u00eb t\u00eb majt\u00ebn e tij.\n15:28 K\u00ebshtu u p\u00ebrmbush Shkrimi q\u00eb thot\u00eb: ''Ai u p\u00ebrfshi nd\u00ebr keqb\u00ebr\u00ebsit''.\n15:29 Dhe ata q\u00eb kalonin aty af\u00ebr e fyenin, duke tundur kok\u00ebn, dhe duke th\u00ebn\u00eb: ''Hej, ti q\u00eb e shkat\u00ebrron tempullin dhe e rind\u00ebrton n\u00eb tre dit\u00eb,\n15:30 shp\u00ebto veten t\u00ebnde dhe zbrit nga kryqi!''.\n15:31 Po ashtu edhe krer\u00ebt e prift\u00ebrinjve me skrib\u00ebt, duke e tallur, i thoshnin njeri tjetrit: ''T\u00eb tjer\u00ebt i shp\u00ebtoi, por veten s'mund ta shp\u00ebtoj\u00eb.\n15:32 Krishti, mbreti i Izraelit, le t\u00eb zbres\u00eb tani nga kryqi q\u00eb ta shohim dhe ta besojm\u00eb''. Edhe ata q\u00eb ishin kryq\u00ebzuar bashk\u00eb me t\u00eb, e fyenin at\u00eb.\n15:33 Pastaj, kur erdhi e gjashta or\u00eb, err\u00ebsira e mbuloi gjith\u00eb vendin deri n\u00eb t\u00eb n\u00ebnt\u00ebn or\u00eb.\n15:34 Dhe n\u00eb t\u00eb n\u00ebnt\u00ebn or\u00eb Jezusi b\u00ebrtiti me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: ''Eloi, Eloi; lama sabaktani?'', q\u00eb e p\u00ebrkthyer do t\u00eb thot\u00eb: ''Per\u00ebndia im, Per\u00ebndia im, p\u00ebrse m\u00eb ke braktisur?''.\n15:35 Dhe disa nga t\u00eb pranishmit, kur e d\u00ebgjuan, thoshnin: ''Ja, ai po th\u00ebrret Elian!''.\n15:36 At\u00ebher\u00eb nj\u00eb prej tyre erdhi me vrap, e zhyti nj\u00eb sfungjer n\u00eb uthull dhe, mbasi e vuri n\u00eb nj\u00eb kallam, ia dha t\u00eb pij\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: ''L\u00ebreni; t\u00eb shohim n\u00ebse vjen Elia q\u00eb ta zbres\u00eb posht\u00eb''.\n15:37 Por Jezusi, si l\u00ebshoi nj\u00eb britm\u00eb t\u00eb madhe, dha frym\u00ebn.\n15:38 At\u00ebher\u00eb veli i tempullit u \u00e7a m\u00eb dysh nga maja deri n\u00eb fund.\n15:39 Dhe centurioni q\u00eb q\u00ebndronte p\u00ebrball\u00eb Jezusit, kur pa se, pasi Jezusi b\u00ebrtiti ashtu, kishte dh\u00ebn\u00eb shpirt, tha: ''Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ky njeri ishte Biri i Per\u00ebndis\u00eb!''.\n15:40 Aty ishin gjithashtu edhe gra q\u00eb shikonin nga larg; midis tyre ishin Maria Magdalena dhe Maria, n\u00ebna e Jakobit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Joses dhe Salomeja,\n15:41 t\u00eb cilat e kishin ndjekur dhe i kishin sh\u00ebrbyer kur ishte n\u00eb Galile; dhe kishte edhe shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb ishin ngjitur bashk\u00eb me t\u00eb n\u00eb Jeruzalem.\n15:42 Pastaj, u afrua tashm\u00eb mbr\u00ebmja, sepse ishte P\u00ebrgatitja, dometh\u00ebn\u00eb vigjilja e s\u00eb shtun\u00ebs,\n15:43 Jozefi nga Arimatea, nj\u00eb k\u00ebshilltar i respektuar, i cili priste edhe ai mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, me guxim hyri te Pilati dhe k\u00ebrkoi trupin e Jezusit.\n15:44 Dhe Pilati u \u00e7udit q\u00eb tashm\u00eb kishte vdekur. Dhe thirri centurionin dhe e pyeti n\u00ebse kishte vdekur prej shum\u00eb kohe.\n15:45 Dhe si u sigurua nga centurioni, ia la trupin Jozefit.\n15:46 Ky, mbasi bleu nj\u00eb \u00e7ar\u00e7af, e zbriti Jezusin nga kryqi, e mb\u00ebshtolli n\u00eb \u00e7ar\u00e7af dhe e vuri n\u00eb nj\u00eb varr q\u00eb ishte hapur n\u00eb shk\u00ebmb; pastaj rrokullisi nj\u00eb gur para hyrjes s\u00eb varrit.\n15:47 Dhe Maria Magdalena dhe Maria, n\u00ebna e Joses, v\u00ebrenin ku e vun\u00eb.\n16:1 Si kaloi e shtuna, Maria Magdalena dhe Maria, n\u00ebna e Jakobit, dhe Salomeja blen\u00eb aroma p\u00ebr t\u00eb shkuar t\u00eb vajosin Jezusin.\n16:2 N\u00eb m\u00ebngjesin e dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb jav\u00ebs, shum\u00eb her\u00ebt, ato erdh\u00ebn te varri, kur po lindte dielli.\n16:3 Dhe thonin n\u00eb mes tyre: ''Kush do t\u00eb na rrokullis\u00eb gurin nga hyrja e varrit?''.\n16:4 Por, kur ngrit\u00ebn syt\u00eb, pan\u00eb se guri ishte rrokullisur, megjith\u00ebse ishte shum\u00eb i madh.\n16:5 Hyn\u00eb, pra, n\u00eb varr dhe pan\u00eb nj\u00eb djalosh q\u00eb ishte ulur n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, t\u00eb veshur me t\u00eb bardha, dhe mbet\u00ebn t\u00eb trembura.\n16:6 Dhe ai u tha atyre: ''Mos u trembni! Ju k\u00ebrkoni Jezusin Nazareas q\u00eb ka qen\u00eb kryq\u00ebzuar; ai u ringjall, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu; ja vendi ku e kishin v\u00ebn\u00eb.\n16:7 Por shkoni dhe u thoni dishepujve t\u00eb tij dhe Pjetrit se ai po ju pararend n\u00eb Galile; atje do ta shihni, ashtu si\u00e7 ju pati th\u00ebn\u00eb''.\n16:8 Dhe ato dol\u00ebn shpejt dhe ik\u00ebn nga va-rri, sepse i zuri tmerri dhe habia; dhe nuk i than\u00eb asgj\u00eb kurrkujt, sepse kishin frik\u00eb.\n16:9 Tani Jezusi, pasi ishte ringjallur n\u00eb m\u00ebngjesin e dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb jav\u00ebs, iu shfaq s\u00eb pari Maris\u00eb Magdalen\u00eb, nga e cila pati d\u00ebbuar shtat\u00eb demon\u00eb.\n16:10 Dhe ajo shkoi dhe ua tregoi atyre q\u00eb kishin qen\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb pik\u00eblluar dhe e qanin.\n16:11 Por k\u00ebta, kur d\u00ebgjuan se ishte gjall\u00eb dhe se u pa nga ajo, nuk i besuan.\n16:12 Mbas k\u00ebtyre gj\u00ebrave, iu shfaq n\u00eb trajt\u00eb tjet\u00ebr dyve prej tyre, q\u00eb po shkonin n\u00eb fshat.\n16:13 Edhe ata shkuan dhe ua treguan t\u00eb tjer\u00ebve; por as k\u00ebtyre nuk u besuan.\n16:14 N\u00eb fund iu shfaq t\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebve kur ishin n\u00eb tryez\u00eb dhe i qortoi p\u00ebr mosbesimin e tyre dhe p\u00ebr ngurt\u00ebsin\u00eb e zemr\u00ebs, sepse nuk u kishin besuar atyre q\u00eb e kishin par\u00eb t\u00eb ringjallur.\n16:15 Pastaj u tha atyre: ''Dilni n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn dhe i predikoni ungjillin \u00e7do krijese;\n16:16 ai q\u00eb beson dhe \u00ebsht\u00eb pag\u00ebzuar, do t\u00eb jet\u00eb i shp\u00ebtuar; por ai q\u00eb nuk ka besuar, do t\u00eb jet\u00eb i d\u00ebnuar.\n16:17 Dhe k\u00ebto jan\u00eb shenjat q\u00eb do t'i p\u00ebrcjellin ata q\u00eb do t\u00eb besojn\u00eb: n\u00eb emrin tim ata do t'i d\u00ebbojn\u00eb demon\u00ebt, do t\u00eb flasin gjuh\u00eb t\u00eb reja;\n16:18 do t'i kapin me dor\u00eb gjarp\u00ebrinjt\u00eb, edhe n\u00ebse do t\u00eb pijn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb shkakton vdekjen, nuk do t'u b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb t\u00eb keqe; do t'i v\u00ebn\u00eb duart mbi t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe k\u00ebta do t\u00eb sh\u00ebrohen''.\n16:19 Zoti Jezus, pra, mbasi u foli, u ngrit n\u00eb qiell dhe u ul n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\n16:20 Pastaj ata dol\u00ebn dhe predikuan kudo, nd\u00ebrsa Zoti bashk\u00ebvepronte me ta dhe e v\u00ebrtetonte fjal\u00ebn me shenjat q\u00eb e shoq\u00ebronin. Amen.","title":"Albanian Bible: Mark","type":"page"}
