{"collection":"Bible & Christianity","html_url":"https://unchartedknowledge.5gfusion.net/browse/bib/wb/alb/pe2.htm","path":"bib/wb/alb/pe2.htm","source_url":"https://sacred-texts.com/bib/wb/alb/pe2.htm","text":"1:1 Duke qen\u00eb se fuqia e tij hyjnore na dhuroi t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb i takojn\u00eb jet\u00ebs dhe per\u00ebndishm\u00ebris\u00eb, me an\u00eb t\u00eb njohjes s\u00eb atij q\u00eb na thirri me lavdin\u00eb dhe virtytin e vet,\n1:2 me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave na u dhuruan premtimet e \u00e7mueshme dhe shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tyre t\u00eb b\u00ebheni pjestar\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs hyjnore, duke i shp\u00ebtuar prishjes q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb lakmis\u00eb.\n1:3 Edhe ju, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye, duke b\u00ebr\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje, t'i shtoni besimit tuaj virtytin, dhe virtytit diturin\u00eb,\n1:4 dituris\u00eb vetkontroll, vetkontrollit q\u00ebndres\u00ebn, q\u00ebndres\u00ebs per\u00ebndishmerin\u00eb,\n1:5 m\u00ebshir\u00ebs dashurin\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore dhe dashuris\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore dashurin\u00eb.\n1:6 Sepse n\u00ebse k\u00ebto gj\u00ebra gjend\u00ebn n\u00eb ju me shumic\u00eb, nuk do t'ju lejojn\u00eb t\u00eb b\u00ebheni p\u00ebrtac\u00eb dhe as t\u00eb pafryt n\u00eb njohjen e Zotit ton\u00eb Jezu Krisht.\n1:7 Sepse ai q\u00eb nuk i ka k\u00ebto gj\u00ebra \u00ebsht\u00eb i verb\u00ebr dhe drit\u00ebshkurt\u00ebr, sepse harroi pastrimin nga m\u00ebkatet e tij t\u00eb vjet\u00ebr.\n1:8 Prandaj, v\u00ebllez\u00ebr, p\u00ebrpiquni gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ta p\u00ebrforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj, sepse, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra, nuk do t\u00eb pengoheni kurr\u00eb.\n1:9 Sepse k\u00ebshtu begatisht do t'ju hapet hyrja n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e amshuar t\u00eb Zotit dhe Shp\u00ebtimtarit ton\u00eb Jezu Krisht.\n1:10 Prandaj nuk do t\u00eb l\u00eb pas dore t'ju kujtoj vazhdimish k\u00ebto gj\u00ebra, ndon\u00ebse ju i dini dhe jeni t\u00eb patundur n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.\n1:11 Por un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, p\u00ebrderisa jam n\u00eb k\u00ebt\u00eb tend\u00eb, t'ju mbaj zgjuar duke ua sjell\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra nd\u00ebr mend,\n1:12 duke ditur se, s\u00eb shpejti m\u00eb duhet ta l\u00eb k\u00ebt\u00eb tend\u00ebn time, sikurse ma tregoi Zoti yn\u00eb Jezu Krisht.\n1:13 Por do t\u00eb kujdesem q\u00eb, edhe pas largimit tim, ju t\u00eb mund t'i kujtoni gjithnj\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra.\n1:14 Sepse nuk jua b\u00ebm\u00eb t\u00eb njohur fuqin\u00eb dhe ardhjen e Zotit ton\u00eb Jezu Krisht, duke shkuar pas p\u00ebrralla t\u00eb sajuara me mjeshtri, por sepse jemi d\u00ebshmitar\u00eb okular e madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb tij.\n1:15 Sepse ai mori nder dhe lavdi nga Per\u00ebndia At\u00eb, kur i erdhi ky z\u00eb nga lavdia e madh\u00ebrishme: ''Ky \u00ebsht\u00eb Biri im i dashur, n\u00eb t\u00eb cilin jam k\u00ebnaqur''.\n1:16 Dhe ne e d\u00ebgjuam k\u00ebt\u00eb z\u00eb q\u00eb vinte nga qielli, kur qem\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb n\u00eb malin e shenjt\u00eb.\n1:17 Ne e kemi edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetuar fjal\u00ebn profetike, t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebni mir\u00eb ti kushtoni kujdes, si nj\u00eb kandil q\u00eb ndri\u00e7on n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb err\u00ebt, derisa t\u00eb zbardh\u00eb dita dhe ylli i drit\u00ebs t\u00eb lind\u00eb n\u00eb zemrat tuaja,\n1:18 duke ditur s\u00eb pari k\u00ebt\u00eb: q\u00eb asnj\u00eb profeci e Shkrimit nuk \u00ebsht\u00eb objekt i interpretimeve t\u00eb ve\u00e7anta.\n1:19 Sepse asnj\u00eb profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njer\u00ebzit e shenjt\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb kan\u00eb folur, t\u00eb shtyr\u00eb nga Fryma e Shenjt\u00eb.\n1:20 Por ka pasur edhe profet\u00eb t\u00eb rrem\u00eb midis popullit, ashtu si do t\u00eb ket\u00eb midis jush m\u00ebsues t\u00eb rrem\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb fusin fshehurazi herezi shkat\u00ebrruese dhe, duke mohuar Zot\u00ebrin\u00eb q\u00eb i bleu ata, do t\u00eb t\u00ebrheqin mbi vete nj\u00eb shkat\u00ebrrim t\u00eb shpejt\u00eb.\n1:21 Dhe shum\u00eb vet\u00eb do t\u00eb ndjekin doktrina shkat\u00ebrruese t\u00eb tyre dhe p\u00ebr shkak t\u00eb tyre udha e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs do t\u00eb shahet.\n2:1 Dhe n\u00eb lakmin\u00eb e tyre do t'ju shfryt\u00ebzojn\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb shpifura, por nd\u00ebshkimi i tyre q\u00eb moti nuk vonon dhe shkat\u00ebrrimi i tyre nuk po dremit.\n2:2 Sepse, n\u00eb qoft\u00eb se Per\u00ebndia nuk i kurseu \u00ebngj\u00ebjt q\u00eb m\u00ebkatuan, por i hodhi n\u00eb tartar t\u00eb lidhur me pranga terri q\u00eb t\u00eb ruhen p\u00ebr gjyq;\n2:3 dhe nuk kurseu bot\u00ebn e lasht\u00eb, por shp\u00ebtoi bashk\u00eb me shtat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb Noeun, predikues t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, kur solli p\u00ebrmbytjen mbi bot\u00ebn e t\u00eb pabes\u00ebve,\n2:4 edhe d\u00ebnoi me shkat\u00ebrrim qytetet e Sodom\u00ebs dhe t\u00eb Gomor\u00ebs, duke i b\u00ebr\u00eb hi, dhe i b\u00ebri sh\u00ebmbull p\u00ebr ata q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb jetonin pabesisht,\n2:5 dhe e liroi t\u00eb drejtin Lot, q\u00eb helmohej nga sjellja imorale e k\u00ebtyre t\u00eb \u00e7oroditurve\n2:6 (sepse ky i drejt\u00eb banonte n\u00eb mes tyre e mundonte p\u00ebr dit\u00eb shpirtin e tij t\u00eb drejt\u00eb duke shikuar dhe duke d\u00ebgjuar veprat e tyre t\u00eb poshtra),\n2:7 Zoti di t'i shp\u00ebtoj\u00eb nga tundimi t\u00eb per\u00ebndishmit dhe t'i ruaj\u00eb t\u00eb padrejt\u00ebt q\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkohen dit\u00ebn e gjyqit,\n2:8 sidomos ata q\u00eb shkojn\u00eb pas mishit n\u00eb lakmin\u00eb e f\u00eblliq\u00ebsis\u00eb dhe e p\u00ebrbuzin pushtetin. Ata jan\u00eb t\u00eb paturpsh\u00ebm, arrogant dhe nuk druajn\u00eb t\u00eb blasfemojn\u00eb dinjitetet;\n2:9 nd\u00ebrsa engj\u00ebjt, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr nga forca e nga fuqia, nuk sjellin kund\u00ebr atyre gjykime fyese p\u00ebrpara Zotit.\n2:10 Por k\u00ebta, si shtaz\u00eb pa mend, t\u00eb lindura nga natyra q\u00eb t\u00eb kapen dhe t\u00eb shkat\u00ebrrohen, flasin keq p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb nuk i din\u00eb dhe do t\u00eb asgj\u00ebsohen n\u00eb prishjen e tyre, duke marr\u00eb k\u00ebshtu shp\u00ebrblimin e paudh\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre.\n2:11 Ata e konsiderojn\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi ta \u00e7ojn\u00eb dit\u00ebn nd\u00ebr qejfe; jan\u00eb njolla dhe f\u00eblliq\u00ebsi, dhe l\u00ebshohen pas mashtrimeve t\u00eb tyre, kur marrin pjes\u00eb n\u00eb gostit\u00eb tuaja.\n2:12 Syt\u00eb i kan\u00eb plot me kuror\u00ebshkelje dhe nuk pushojn\u00eb s\u00eb m\u00ebkatuari; mashtrojn\u00eb shpirtrat e paq\u00ebndruesh\u00ebm, kan\u00eb zem\u00ebr t\u00eb st\u00ebrvitur n\u00eb lakmime, dhe jan\u00eb bij mallkimi.\n2:13 Ata, pasi e lan\u00eb udh\u00ebn e drejt\u00eb, devijuan duke ndjekur udh\u00ebn e Balaamit, birit t\u00eb Beorit, i cili e deshi pag\u00ebn e paudh\u00ebsis\u00eb,\n2:14 por u qortua p\u00ebr shkeljen e tij: nj\u00eb kafsh\u00eb barre pa goj\u00eb, duke folur me z\u00eb njeriu, e ndaloi marr\u00ebzin\u00eb e profetit.\n2:15 K\u00ebta jan\u00eb burime pa uj\u00eb, re q\u00eb shtyhen nga furtuna, t\u00eb cil\u00ebve u rezervohet err\u00ebsira e territ p\u00ebrjet\u00eb.\n2:16 Sepse duke mbajtur ligj\u00ebrata jasht\u00eb mase t\u00eb fryra dhe t\u00eb kota b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr vete, me an\u00eb t\u00eb pasioneve t\u00eb mishit dhe t\u00eb paturp\u00ebsis\u00eb, ata q\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishin shp\u00ebtuar nga ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb gabim;\n2:17 nd\u00ebrsa u premtojn\u00eb atyre liri, ata vet\u00eb jan\u00eb skllev\u00ebr t\u00eb prishjes, sepse nj\u00eb b\u00ebhet skllav i atij q\u00eb e mundi.\n2:18 Sepse ata q\u00eb shp\u00ebtuan nga ndyr\u00ebsit\u00eb e bot\u00ebs me an\u00eb t\u00eb njohjes s\u00eb Zotit dhe Shp\u00ebtimtarit Jezu Krisht, n\u00ebse p\u00ebrs\u00ebri ngat\u00ebrrohen nga k\u00ebto dhe munden, gjendja e tyre e fundit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqe se e para.\n2:19 Sepse do t\u00eb qe m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta t\u00eb mos e kishin njohur udh\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, se sa, pasi e njoh\u00ebn, t'ia kthejn\u00eb shpin\u00ebn urdh\u00ebrimit t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb u qe dh\u00ebn\u00eb.\n2:20 Por atyre u ndodhi \u00e7'ka thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb: ''Qeni u kthye n\u00eb t\u00eb vjellat e veta'', dhe ''dosa e lar\u00eb u kthye t\u00eb zhg\u00ebrryhet n\u00eb lluc\u00eb''.\n2:21 Shum\u00eb t\u00eb dashurit, kjo \u00ebsht\u00eb e dyta let\u00ebr q\u00eb po ju shkruaj; n\u00eb t\u00eb cilat po e mbaj zgjuar mendjen tuaj t\u00eb kthjell\u00ebt duke iu drejtuar kujtes\u00ebs suaj,\n2:22 q\u00eb t\u00eb mbani mend fjal\u00ebt q\u00eb u than\u00eb m\u00eb par\u00eb nga profet\u00ebt e shenjt\u00eb dhe nga urdh\u00ebrimi i vet\u00eb Zotit dhe Shp\u00ebtimtarit t\u00eb transmetuar nga ne apostujt.\n3:1 S\u00eb pari duhet t\u00eb dini k\u00ebt\u00eb, se n\u00eb dit\u00ebt e fundit do t\u00eb vijn\u00eb disa p\u00ebrqesh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ecin sipas d\u00ebshirave t\u00eb veta,\n3:2 dhe do t\u00eb thon\u00eb: ''Ku \u00ebsht\u00eb premtimi i ardhjes s\u00eb tij? Sepse, q\u00eb kur et\u00ebrit fjet\u00ebn, t\u00eb gjitha gj\u00ebrat mbet\u00ebn n\u00eb po at\u00eb gjendje si n\u00eb fillim t\u00eb krijimit''.\n3:3 Sepse ata me dashje harruan se n\u00ebp\u00ebrmjet fjal\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb qiejt vinin n\u00eb eksistenc\u00eb shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, dhe se toka doli nga uji dhe u sajua n\u00ebp\u00ebrmjet ujit,\n3:4 p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb cilit bota e at\u00ebhershme u mbulua nga uji dhe humbi,\n3:5 nd\u00ebrsa qiejt dhe dheu i sotsh\u00ebm jan\u00eb ruajtur nga e nj\u00ebjta fjal\u00eb p\u00ebr zjarrin, t\u00eb rezervuar p\u00ebr dit\u00ebn e gjyqit dhe t\u00eb humbjes s\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb pabes\u00eb.\n3:6 Por, shum\u00eb t\u00eb dashur, mos harroni k\u00ebt\u00eb gj\u00eb: se p\u00ebr Zotin nj\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb mij\u00eb vjet, dhe nj\u00eb mij\u00eb vjet si nj\u00eb dit\u00eb.\n3:7 Zoti nuk vonon plot\u00ebsimin e premtimit t\u00eb tij, si\u00e7 disa besojn\u00eb q\u00eb ai b\u00ebn; por \u00ebsht\u00eb i duruesh\u00ebm ndaj nesh, sepse nuk do q\u00eb ndokush t\u00eb humbas\u00eb, por q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pendim.\n3:8 Dhe dita e Zotit do t\u00eb vij\u00eb si nj\u00eb vjedh\u00ebs nat\u00ebn; at\u00eb dit\u00eb qiejt do t\u00eb shkojn\u00eb me krism\u00eb, element\u00ebt do t\u00eb shkrihen nga t\u00eb nxehtit dhe veprat dhe toka q\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb do t\u00eb digjen krejt.\n3:9 P\u00ebrderisa t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra duhet t\u00eb shkat\u00ebrrohen, si t\u00eb mos duhet t\u00eb keni nj\u00eb sjellje t\u00eb shenjt\u00eb dhe t\u00eb per\u00ebndishme,\n3:10 duke pritur dhe shpejtuar ardhjen e dit\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs qiejt marrin flak\u00eb do t\u00eb treten, dhe element\u00ebt t\u00eb konsumuar nga nxeht\u00ebsia do t\u00eb shkrihen?\n3:11 Por ne, sipas premtimit t\u00eb tij, presim qiej t\u00eb rinj dhe toka t\u00eb re, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt banon drejt\u00ebsia.\n3:12 Prandaj, shum\u00eb t\u00eb dashur, duke i pritur k\u00ebto gj\u00ebra, p\u00ebrpiquni t\u00eb jeni p\u00ebrpara tij t\u00eb pap\u00ebrlyer dhe t\u00eb paqortuesh\u00ebm, n\u00eb paqe.\n3:13 Dhe kini parasysh se durimi i Zotit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shp\u00ebtimit, sikurse ju ka shkruar edhe v\u00ebllai yn\u00eb i dashur Pal, sipas dituris\u00eb q\u00eb iu dha;\n3:14 Ashtu b\u00ebn ai n\u00eb t\u00eb gjitha letrat e tij, ku flet p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra. N\u00eb to ka disa gj\u00ebra t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t'u kuptuar, t\u00eb cilat t\u00eb paditurit dhe t\u00eb paq\u00ebndrueshmit i shtr\u00ebmb\u00ebrojn\u00eb, sikurse b\u00ebjn\u00eb me Shkrimet e tjera, p\u00ebr p\u00ebrhumbjen e tyre.\n3:15 Ju pra, shum\u00eb t\u00eb dashur, duke i ditur k\u00ebto gj\u00ebra, ruajuni se mos lig\u00ebshtoheni n\u00eb q\u00ebndres\u00ebn tuaj, t\u00eb t\u00ebrhequr nga gabimi i t\u00eb pabes\u00ebve.\n3:16 Por rrituni, n\u00eb hirin dhe n\u00eb njohjen e Zotit dhe t\u00eb Shp\u00ebtimtarit ton\u00eb Jezu Krisht. Atij i qoft\u00eb lavdia, tani dhe p\u00ebrjet\u00eb. Amen.\n3:17 At\u00eb q\u00eb ishte nga fillimi, at\u00eb q\u00eb d\u00ebgjuam, at\u00eb q\u00eb pam\u00eb me syt\u00eb tan\u00eb, at\u00eb q\u00eb v\u00ebshtruam dhe q\u00eb duart tona e prek\u00ebn lidhur me Fjal\u00ebn e jet\u00ebs\n3:18 (dhe jeta u shfaq dhe ne e pam\u00eb e d\u00ebshmojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb, dhe ju shpallim jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme q\u00eb ishte pran\u00eb Atit dhe q\u00eb na u shfaq neve),","title":"Albanian Bible: 2 Peter","type":"page"}
