{"collection":"Bible & Christianity","html_url":"https://unchartedknowledge.5gfusion.net/browse/bib/wb/alb/sa1.htm","path":"bib/wb/alb/sa1.htm","source_url":"https://sacred-texts.com/bib/wb/alb/sa1.htm","text":"1:1 Ishte nj\u00eb njeri nga Ramathaim-Tsofini, nga zona malore e Efraimit, q\u00eb quhej Elkanah; ishte bir i Jerohamit, bir i Elihut, bir i Tohut dhe bir i Efraimitit Tsuf.\n1:2 Ai kishte dy gra: e para quhej Ana dhe tjetra Penina. Penina kishte f\u00ebmij\u00eb, kurse Ana nuk kishte.\n1:3 \u00c7do vit ky njeri nisej nga qyteti i tij p\u00ebr t\u00eb adhuruar dhe p\u00ebr t'i ofruar flijime Zotit t\u00eb usht\u00ebrive n\u00eb Shiloh, ku gjendeshin dy bijt\u00eb e Efraimit, Hofni dhe Finehasi, prift\u00ebrinj t\u00eb Zotit.\n1:4 Kur i vinte dita Elkanahut t\u00eb ofronte flijimin, ai kishte zakon t'u jepte pjes\u00ebn q\u00eb u takonte gruas s\u00eb tij Penina dhe pjes\u00ebt gjith\u00eb bijve dhe bijave t\u00eb tij;\n1:5 por An\u00ebs i jepte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb, sepse e donte An\u00ebn, megjith\u00ebse Zoti ia kishte mbyllur barkun.\n1:6 Por shemra e saj e ngacmonte vazhdimisht p\u00ebr ta z\u00ebm\u00ebruar, sepse Zoti ia kishte mbyllur barkun.\n1:7 K\u00ebshtu ndodhte \u00e7do vit; sa her\u00eb q\u00eb Ana ngjitej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Zotit, Penina e ngacmonte; prandaj ajo qante dhe nuk hante m\u00eb.\n1:8 At\u00ebher\u00eb burri i saj Elkanahu i tha: \"Ana, pse qan? Pse nuk ha? Pse \u00ebsht\u00eb trishtuar zemra jote? A nuk jam un\u00eb p\u00ebr ty m\u00eb i mir\u00eb se dhjet\u00eb f\u00ebmij\u00eb?\".\n1:9 Pasi h\u00ebngr\u00ebn dhe pin\u00eb n\u00eb Shiloh, Ana u ngrit. Prifti Eli ishte ulur mbi ndenj\u00ebsen q\u00eb ndodhet n\u00eb hyrje t\u00eb tabernakullit t\u00eb Zotit.\n1:10 N\u00eb trishtimin e shpirtit t\u00eb saj i lutej Zotit duke qar\u00eb me d\u00ebnes\u00eb.\n1:11 Pastaj lidhi nj\u00eb kusht, duke th\u00ebn\u00eb: \"O Zot i ushtrive, n\u00eb se v\u00ebrtet\u00eb interesohesh p\u00ebr fatkeq\u00ebsin\u00eb q\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtores sate, n\u00eb se ti m\u00eb mban mend mua dhe nuk e harron sh\u00ebrb\u00ebtoren t\u00ebnde, por d\u00ebshiron t'i jap\u00ebsh sh\u00ebrb\u00ebtores sate nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb mashkull, un\u00eb do t'ja jap Zotit p\u00ebr t\u00eb gjitha dit\u00ebt e jet\u00ebs s\u00eb tij dhe brisku nuk ka p\u00ebr t\u00eb kaluar mbi kok\u00ebn e tij\".\n1:12 Nd\u00ebrsa ajo e zgjaste lutjen e saj p\u00ebrpara Zotit, Eli shikonte me kujdes goj\u00ebn e saj.\n1:13 Ana fliste n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb saj; vet\u00ebm buz\u00ebt i l\u00ebviznin, por z\u00ebri saj nuk d\u00ebgjohej; pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Eli mendonte q\u00eb ishte e dehur.\n1:14 K\u00ebshtu Eli i tha: \"Deri kur do t\u00eb jesh e dehur? T\u00eb dalt\u00eb pija!\".\n1:15 Por Ana u p\u00ebrgjegj dhe tha: \"Jo, imzot, un\u00eb jam nj\u00eb grua e vrar\u00eb n\u00eb frym dhe nuk kam pir\u00eb as ver\u00eb, as pije t\u00eb tjera deh\u00ebse, por isha duke hapur zemr\u00ebn time para Zotit.\n1:16 Mos mendo se sh\u00ebrb\u00ebtorja jote \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e \u00e7oroditur, sepse ka q\u00ebn\u00eb dh\u00ebmbja dhe hidh\u00ebrimi i pamas\u00eb q\u00eb m\u00eb shtyn\u00eb t\u00eb flas deri tani\".\n1:17 At\u00ebher\u00eb Eli iu p\u00ebrgjegj: \"Shko n\u00eb paqe dhe Per\u00ebndia i Izraelit t\u00eb dh\u00ebnt\u00eb at\u00eb q\u00eb i k\u00ebrkove\".\n1:18 Ajo u p\u00ebrgjegj: \"Sh\u00ebrb\u00ebtorja jote past\u00eb gjetur hirin n\u00eb syt\u00eb e tu\". K\u00ebshtu gruaja iku n\u00eb rrug\u00ebn e saj, nisi t\u00eb ushqehet dhe pamja e saj nuk ishte m\u00eb e trishtuar.\n1:19 Ata u ngrit\u00ebn her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes dhe ran\u00eb p\u00ebrmbys p\u00ebrpara Zotit; pastaj u nis\u00ebn dhe u kthyen n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre n\u00eb Ramah. Elkanahu njohu An\u00ebn, bashk\u00ebshorten e tij, dhe Zoti u kujtua p\u00ebr t\u00eb.\n1:20 N\u00eb koh\u00ebn e caktuar, Ana mbeti me barr\u00eb dhe lindi nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb cilit ia vun\u00eb emrin Samuel, duke th\u00ebn\u00eb: \"Sepse ia k\u00ebrkova Zotit\".\n1:21 At\u00ebher\u00eb burri i saj Elkanahu u ngjit me gjith\u00eb familjen e tij p\u00ebr t'i ofruar Zotit flijimin vjetor dhe p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kushtin e lidhur.\n1:22 Por Ana nuk u ngjit, sepse i tha burrit t\u00eb saj: \"Un\u00eb nuk do t\u00eb ngjitem deri sa f\u00ebmija t\u00eb jet\u00eb zvjerdhur; at\u00ebher\u00eb do ta \u00e7oj me q\u00ebllim q\u00eb ta paraqes para Zotit dhe t\u00eb mbetet pran\u00eb tij p\u00ebr gjithnj\u00eb\".\n1:23 Burri i saj, Elkanahu, iu p\u00ebrgjegj: \"B\u00ebj si t\u00eb t\u00eb duket m\u00eb mir\u00eb; q\u00ebndro deri sa t\u00eb t\u00eb jet\u00eb zvjerdhur, mjaft q\u00eb Zoti ta mbaj\u00eb fjal\u00ebn!\". K\u00ebshtu gruaja mbeti n\u00eb sht\u00ebpi dhe i dha gji birit t\u00eb saj deri sa ky u zvordh.\n1:24 Mbasi e zvordhi e mori me vete, bashk\u00eb me tri dema t\u00eb vegj\u00ebl, nj\u00eb ef\u00eb mielli dhe nj\u00eb calik ver\u00eb; dhe i \u00e7oi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Zotit n\u00eb Shiloh. Djali ishte akoma shum\u00eb i vog\u00ebl.\n1:25 Pastaj ata flijuan nj\u00eb dem dhe ia \u00e7uan djalin Elit.\n1:26 Ana i tha: \"Imzot! Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jeton shpirti yt, o imzot, un\u00eb jam ajo grua q\u00eb rrinte k\u00ebtu, af\u00ebr teje, dhe i lutej Zotit.\n1:27 Jam lutur p\u00ebr t\u00eb pasur k\u00ebt\u00eb djal\u00eb, dhe Zoti m\u00eb dha at\u00eb q\u00eb i kisha k\u00ebrkuar.\n1:28 Prandaj edhe un\u00eb ia fal Zotit; deri sa t\u00eb rroj\u00eb, ai do t'i kushtohet Zotit\". Dhe aty ran\u00eb p\u00ebrmbys para Zotit.\n2:1 At\u00ebher\u00eb Ana u lut dhe tha: \"Zemra ime ngaz\u00ebllohet n\u00eb Zotin, forca ime ngrihet tek i Zoti; goja ime hapet kund\u00ebr armiqve t\u00eb mi, sepse g\u00ebzohem nga shp\u00ebtimi yt.\n2:2 Nuk ka asnj\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb si Zoti, sepse nuk ka asnj\u00eb tjet\u00ebr v\u00eb\u00e7 teje, nuk ka asnj\u00eb shk\u00ebmb si Per\u00ebndia yn\u00eb.\n2:3 Mos vazhdoni t\u00eb flisni me aq mburrje; t\u00eb mos dalin fjal\u00eb arrogante nga goja juaj, sepse Zoti \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia i njohjes dhe ai i peshon veprimet.\n2:4 Dhe harqet e t\u00eb fuqishm\u00ebve thyhen, nd\u00ebrsa t\u00eb dob\u00ebtit jan\u00eb pajisur me forc\u00eb.\n2:5 Ata q\u00eb ishin t\u00eb ngopur shkojn\u00eb si pun\u00ebtor\u00eb ditor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb, nd\u00ebrsa ata q\u00eb ishin t\u00eb uritur nuk vuajn\u00eb m\u00eb nga uria. Madje edhe ajo q\u00eb ishte shterp\u00eb, ka pjell\u00eb shtat\u00eb her\u00eb, nd\u00ebrsa ajo q\u00eb ka shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar.\n2:6 Zoti t\u00eb b\u00ebn t\u00eb vdes\u00ebsh dhe t\u00eb b\u00ebn t\u00eb jetosh; t\u00eb zbret n\u00eb Sheol dhe t\u00eb ngjit q\u00eb andej.\n2:7 Zoti t\u00eb varf\u00ebron dhe t\u00eb pasuron, ai t\u00eb posht\u00ebron dhe ai t\u00eb lart\u00ebson.\n2:8 Ai e ngre t\u00eb mjerin nga pluhuri dhe e heq t\u00eb varf\u00ebrin nga plehrat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ulet me princat dhe t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb nj\u00eb fron lavdie; sepse shtyllat e dheut i p\u00ebrkasin Zotit, dhe mbi to ai ka mb\u00ebshtetur bot\u00ebn.\n2:9 Ai ruan rrug\u00ebn q\u00eb b\u00ebjn\u00eb shenjtor\u00ebt e tij, por t\u00eb pafet\u00eb do t\u00eb vdesin n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, sepse njeriu nuk do t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb me an\u00eb t\u00eb forc\u00ebs.\n2:10 Kund\u00ebrshtar\u00ebt e Zotit do t\u00eb cop\u00ebtohen; ai do t\u00eb gj\u00ebmoj\u00eb kund\u00ebr tyre nga qielli. Zoti do t\u00eb gjykoj\u00eb popujt deri n\u00eb skajet e tok\u00ebs, do t'i jap\u00eb forc\u00eb mbretit t\u00eb tij dhe do ta lartoj\u00eb forc\u00ebn e t\u00eb vajosurit t\u00eb tij\".\n2:11 Pastaj Elkanahu u kthye n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Ramah, dhe f\u00ebmija qendroi q\u00eb t'i sh\u00ebrbej\u00eb Zotit n\u00eb prani t\u00eb priftit Eli.\n2:12 Bijt\u00eb e Elit ishin njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebqij; nuk e njihnin Zotin.\n2:13 Dhe ja si silleshin k\u00ebta prift\u00ebrinj me popullin; kur dikush ofronte nj\u00eb flijim, sh\u00ebrb\u00ebtori i priftit vinte, kur mishi ziente, me nj\u00eb pirun me tri maja n\u00eb dor\u00eb,\n2:14 dhe e fuste n\u00eb tenxhere, n\u00eb kazan apo n\u00eb kusi, dhe t\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb piruni i madh t\u00ebrhiqte sip\u00ebr prifti e mbante p\u00ebr vete. K\u00ebshtu vepronin me t\u00ebr\u00eb Izraelit\u00ebt q\u00eb shkonin n\u00eb Shiloh.\n2:15 Edhe para se t\u00eb digjnin dhjamin, sh\u00ebrb\u00ebtori i priftit vinte dhe i thoshte atij q\u00eb b\u00ebnte flijimin: \"M\u00eb jep mish p\u00ebr ta pjekur p\u00ebr priftin, sepse ai nuk do t\u00eb pranoj\u00eb prej teje mish t\u00eb pjekur, por mish t\u00eb gjall\u00eb\".\n2:16 Dhe n\u00eb qoft\u00eb se njeriu i thoshte: \"M\u00eb par\u00eb t\u00eb tymoset dhjami, pastaj t\u00eb marr\u00ebsh sa t\u00eb duash\", ai p\u00ebrgjigjej: \"Jo, duhet t\u00eb ma jap\u00ebsh tani; p\u00ebrndryshe do ta marr me forc\u00eb\".\n2:17 Prandaj m\u00ebkati i dy t\u00eb rinjve ishte shum\u00eb i madh p\u00ebrpara Zotit, sepse ata p\u00ebr\u00e7monin ofertat q\u00eb i b\u00ebheshin Zotit.\n2:18 Por Samueli kryente sh\u00ebrbimin para Zotit, megjith\u00ebse akoma f\u00ebmij\u00eb, dhe ishte mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb efod prej liri.\n2:19 E \u00ebma i p\u00ebrgatiste nj\u00eb veshje t\u00eb vog\u00ebl dhe ia \u00e7onte \u00e7do vit kur ngjitej me burrin e saj p\u00ebr t\u00eb ofruar flijimin vjetor.\n2:20 At\u00ebher\u00eb Eli bekonte Elkanahun dhe bashk\u00ebshorten e tij, duke th\u00ebn\u00eb: \"Zoti t\u00eb dh\u00ebnt\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga kjo grua, me k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb ajo i ka b\u00ebr\u00eb Zotit!\". Pastaj ata ktheheshin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre.\n2:21 K\u00ebshtu Zoti vizitoi An\u00ebn, dhe kjo mbeti me barr\u00eb dhe lindi tre djem dhe dy vajza. Nd\u00ebrkaq djali Samuel po rritej pran\u00eb Zotit.\n2:22 Por Eli ishte shum\u00eb plak dhe d\u00ebgjoi t\u00eb gjitha ato q\u00eb bijt\u00eb e tij i b\u00ebnin gjith\u00eb Izraelit dhe si ata binin n\u00eb shtrat me grat\u00eb q\u00eb kryenin sh\u00ebrbimin n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7adr\u00ebs s\u00eb mbledhjes;\n2:23 dhe u tha atyre: \"Pse b\u00ebni gj\u00ebra t\u00eb tilla? Sepse d\u00ebgjoj nga t\u00ebr\u00eb populli p\u00ebr veprimet tuaja t\u00eb k\u00ebqija.\n2:24 Mos, bijt\u00eb e mi, sepse z\u00ebrat q\u00eb d\u00ebgjoj p\u00ebr ju nuk jan\u00eb aspak t\u00eb mira; ju e shtyni popullin e Zotit t\u00eb m\u00ebkatoj\u00eb.\n2:25 N\u00eb rast se nj\u00eb njeri m\u00ebkaton kund\u00ebr nj\u00eb njeriu tjet\u00ebr, Per\u00ebndia e gjykon, por n\u00eb rast se nj\u00eb njeri m\u00ebkaton kund\u00ebr Zotit, kush do t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr t\u00eb?\". Por ata nuk e d\u00ebgjuan z\u00ebrin e atit t\u00eb tyre, sepse Zoti d\u00ebshironte t\u00eb vdisnin.\n2:26 Nd\u00ebrkaq f\u00ebmija Samuel po rritej n\u00eb shtat dhe n\u00eb mir\u00ebdashjen e Zotit dhe t\u00eb njer\u00ebzve.\n2:27 Nj\u00eb njeri i Per\u00ebndis\u00eb erdhi tek Eli dhe i tha: \"K\u00ebshtu flet Zoti: A nuk u shfaqa n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e atit t\u00ebnd, kur n\u00eb Egjipt ata ishin skllev\u00ebr t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Faraonit?\n2:28 Nuk e kam zgjedhur un\u00eb midis gjith\u00eb fiseve t\u00eb Izraelit, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb prifti im, t\u00eb ngjitet te altari im, t\u00eb djeg\u00eb temjanin dhe t\u00eb vesh\u00eb efodin para meje? Dhe a nuk kam qen\u00eb un\u00eb ai q\u00eb i dha sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb atit t\u00ebnd t\u00ebr\u00eb flijimet e djegura t\u00eb bijve t\u00eb Izraelit t\u00eb b\u00ebra me zjarr?\n2:29 Pse pra i p\u00ebr\u00e7moni flijimet dhe blatimet e mia q\u00eb kam urdh\u00ebruar t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb banes\u00ebn time, dhe pse nderoni m\u00eb tep\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tuaj se mua, duke u trashur me pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb blatimeve t\u00eb Izraelit, t\u00eb popullit tim?\n2:30 Prandaj k\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Per\u00ebndia i Izraelit: Un\u00eb kisha shpallur q\u00eb sht\u00ebpia jote dhe sht\u00ebpia e atit t\u00ebnd do t\u00eb kishin ecur gjithnj\u00eb para meje, por tani Zoti thot\u00eb: Qoft\u00eb larg meje kjo gj\u00eb; sepse un\u00eb nderoj ata q\u00eb m\u00eb nderojn\u00eb, por ata q\u00eb m\u00eb p\u00ebr\u00e7mojn\u00eb do t\u00eb p\u00ebr\u00e7mohen gjithashtu nga ana ime.\n2:31 Ja, po vijn\u00eb dit\u00ebt kur un\u00eb do t\u00eb shkat\u00ebrroj forc\u00ebn t\u00ebnde dhe forc\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb atit t\u00ebnd n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb asnj\u00eb plak n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde.\n2:32 Dhe ke p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mjerimin e banes\u00ebs sime, ndon\u00ebse dhe Per\u00ebndia i ka b\u00ebr\u00eb aq t\u00eb mira Izraelit, nuk do t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb m\u00eb asnj\u00eb plak n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde.\n2:33 Por ai nga t\u00eb tut\u00eb q\u00eb nuk kam p\u00ebr t\u00eb hequr nga altari im do t\u00eb konsumoj\u00eb syt\u00eb e tu dhe do ta mbush\u00eb me trishtim zemr\u00ebn t\u00ebnde; dhe t\u00ebr\u00eb pasardh\u00ebsit e sht\u00ebpis\u00eb sate do t\u00eb vdesin n\u00eb lulen e rinis\u00eb.\n2:34 Do t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shenj\u00eb ajo q\u00eb ka p\u00ebr t'u ndodhur dy bijve t\u00eb tu, Hofnit dhe Finehasit; q\u00eb t\u00eb dy do t\u00eb vdesin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb.\n2:35 Por un\u00eb do t\u00eb zgjedh p\u00ebr vete nj\u00eb prift besnik, q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb vepruar simbas asaj q\u00eb ndjej n\u00eb zemr\u00ebn dhe n\u00eb shpirtin tim; un\u00eb do t'i nd\u00ebrtoj nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb qendrueshme, dhe ai ka p\u00ebr t\u00eb ecur gjithmon\u00eb para t\u00eb vajosurit tim.\n2:36 Dhe kushdo q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde do t\u00eb vij\u00eb t\u00eb p\u00ebrulet para tij p\u00ebr nj\u00eb monedh\u00eb argjendi dhe nj\u00eb cop\u00eb buke, dhe do t\u00eb thot\u00eb: \"M\u00eb prano, t\u00eb lutem, n\u00eb nj\u00eb nga detyrat prift\u00ebrore, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ha nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb\"\".\n3:1 Samueli i ri i sh\u00ebrbente Zotit n\u00eb prani t\u00eb Eliut. Fjala e Zotit ishte e rrall\u00eb n\u00eb ato dit\u00eb, dhe nuk kishte ndonj\u00eb zbules\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.\n3:2 N\u00eb at\u00eb koh\u00eb Eli rrinte shtrir\u00eb n\u00eb vendin e tij t\u00eb zakonsh\u00ebm (tani shikimi i tij kishte filluar t\u00eb err\u00ebsohej dhe ai nuk mund t\u00eb shikonte).\n3:3 Llampa e Per\u00ebndis nuk ishte shuar akoma dhe Samueli ishte shtrir\u00eb n\u00eb tabernakullin e Zotit, ku gjendej edhe arka e Per\u00ebndis\u00eb.\n3:4 At\u00ebher\u00eb Zoti thirri Samuelin q\u00eb u p\u00ebrgjegj: \"Ja ku jam!\".\n3:5 Pastaj vrapoi tek Eli dhe i tha: \"Ja ku jam, se ti m\u00eb thirre\". Ai u p\u00ebrgjegj: \"Un\u00eb nuk t\u00eb kam thirrur, shko t\u00eb flesh\". K\u00ebshtu ai vajti t\u00eb fler\u00eb.\n3:6 Zoti e thirri p\u00ebrs\u00ebri Samuelin. Dhe Samueli u ngrit, shkoi tek Eli dhe i tha: \"Ja ku jam, se ti m\u00eb thirre\". Por ai u p\u00ebrgjegj: \"Biri im, un\u00eb nuk t\u00eb kam thirrur; shko t\u00eb flesh\".\n3:7 (Por Samueli nuk e njihte akoma Zotin, dhe fjala e tij nuk i ishte shfaqur akoma).\n3:8 Zoti e thirri p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb Samuelin. K\u00ebshtu ai u ngrit, shkoi tek Eli dhe i tha: \"Ja ku jam, se ti m\u00eb thirre\". At\u00ebher\u00eb Eli kuptoi q\u00eb Zoti e th\u00ebrriste t\u00eb riun.\n3:9 Prandaj Eli i tha Samuelit: \"Shko e bjer dhe, n\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb th\u00ebrret prap\u00eb, do t\u00eb thuash: \"Fol\u00eb, o Zot, sepse sh\u00ebrb\u00ebtori yt t\u00eb d\u00ebgjon\"\". K\u00ebshtu Samueli vajti t\u00eb shtrihet n\u00eb vendin e tij.\n3:10 Pastaj Zoti erdhi, u vendos aty af\u00ebr dhe thirri si her\u00ebt e tjera: \"Samuel, Samuel!\". Samueli u p\u00ebrgjegj: \"Fol\u00eb, sepse sh\u00ebrb\u00ebtori yt t\u00eb d\u00ebgjon\".\n3:11 At\u00ebher\u00eb Zoti i tha Samuelit: \"Ja, jam duke b\u00ebr\u00eb n\u00eb Izrael nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb shungulloj\u00eb vesh\u00ebt e kujtdo q\u00eb ka p\u00ebr ta d\u00ebgjuar.\n3:12 At\u00eb dit\u00eb un\u00eb do t\u00eb kryej kund\u00ebr Eliut t\u00eb gjitha ato q\u00eb thash\u00eb lidhur me sht\u00ebpin\u00eb e tij, nga fillimi deri n\u00eb fund.\n3:13 Po i deklaroj q\u00eb jam b\u00ebr\u00eb gati t\u00eb nd\u00ebshkoj sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebr gjithnj\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb paudh\u00ebsis\u00eb q\u00eb e karakterizon, sepse bijt\u00eb e tij jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb neveritsh\u00ebm dhe ai nuk i ka frenuar.\n3:14 Prandaj un\u00eb i betohem sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Elit q\u00eb paudh\u00ebsia e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Elit nuk do t\u00eb shlyhet kurr\u00eb me flijime dhe me blatime\".\n3:15 Samueli mbeti i shtrir\u00eb deri n\u00eb m\u00ebngjes, pastaj hapi dyert e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Zotit. Ai kishte frik\u00eb t'i tregonte Elit vegimin e tij.\n3:16 Por Eli thirri Samuelin, duke th\u00ebn\u00eb: \"Samuel, biri im!\". Ai u p\u00ebrgjegj: \"Ja ku jam\".\n3:17 Ai tha: \"\u00c7far\u00eb t\u00eb tha? T\u00eb lutem, mos m\u00eb fshih asgj\u00eb. Per\u00ebndia veproft\u00eb ashtu me ty, madje edhe m\u00eb keq, n\u00eb rast se ti m\u00eb fsheh di\u00e7ka nga t\u00eb gjitha ato q\u00eb t\u00eb tha\".\n3:18 Samueli ia tregoi at\u00ebher\u00eb t\u00eb gjitha, pa i fshehur asgj\u00eb. Dhe Eli tha: \"Ai \u00ebsht\u00eb Zoti; le t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb i p\u00eblqen atij\".\n3:19 Nd\u00ebrkaq Samueli rritej; dhe Zoti ishte me t\u00eb dhe nuk la t\u00eb shkonin kot asnj\u00eb nga fjal\u00ebt e tij.\n3:20 T\u00ebr\u00eb Izraeli, nga Dani deri tek Beer-Sheba, m\u00ebsoi q\u00eb Samueli ishte b\u00ebr\u00eb profet i Zotit.\n3:21 Zoti vazhdonte t'i shfaqej n\u00eb Shiloh, sepse n\u00eb Shiloh Zoti i shfaqej Samuelit me an\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb vet.\n4:1 Fjala e Samuelit i drejtohej t\u00ebr\u00eb Izraelit. Izraeli doli t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr Filistejve dhe ngriti kampin e tij pran\u00eb Eben-Ezerit, nd\u00ebrsa Filistejt\u00eb u vendos\u00ebn pran\u00eb Afekut.\n4:2 Pastaj Filistejt\u00eb u rendit\u00ebn p\u00ebr betej\u00eb kund\u00ebr Izraelit; filloi nj\u00eb betej\u00eb e madhe, por Izraeli u mund nga Filistejt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vran\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs rreth kat\u00ebr mij\u00eb veta.\n4:3 Kur populli u kthye n\u00eb kamp, pleqt\u00eb e Izraelit than\u00eb: \"Pse Zoti na mundi sot p\u00ebrpara Filistejve? T\u00eb shkojm\u00eb t\u00eb marrim n\u00eb Shiloh ark\u00ebn e bes\u00eblidhjes s\u00eb Zotit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodhet n\u00eb mes nesh dhe t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb nga duart e armiqve tan\u00eb!\".\n4:4 K\u00ebshtu populli d\u00ebrgoi n\u00eb Shiloh njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb merrnin q\u00eb andej ark\u00ebn e bes\u00eblidhjes s\u00eb Zotit t\u00eb usht\u00ebrive, q\u00eb ul\u00ebt midis kerubin\u00ebve; dhe dy bijt\u00ebr e Elit, Hofni dhe Finehasi, ishin aty me ark\u00ebn e bes\u00eblidhjes s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\n4:5 Kur arka e bes\u00eblidhjes s\u00eb Zotit hyri n\u00eb kamp, i gjith\u00eb Izraeli shp\u00ebrtheu n\u00eb nj\u00eb britm\u00eb g\u00ebzimi aq t\u00eb fuqishme sa vet\u00eb toka e drodh.\n4:6 Filistejt\u00eb, duke d\u00ebgjuar bu\u00e7im\u00ebn e asaj britme, than\u00eb: \"\u00c7far\u00eb kuptimi ka bu\u00e7ima e k\u00ebsaj britme t\u00eb madhe n\u00eb kampin e Hebrenjve?\". Pastaj m\u00ebsuan q\u00eb arka e Zotit kishte arritur n\u00eb kamp.\n4:7 K\u00ebshtu Filistejt\u00eb u tremb\u00ebn, sepse thonin: \"Per\u00ebndia erdhi n\u00eb kamp\". Dhe thirr\u00ebn: \"Mjer\u00eb ne! Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ka ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.\n4:8 Mjer\u00eb ne! Kush do t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb nga duart e k\u00ebtyre per\u00ebndive t\u00eb fuqishme? K\u00ebto jan\u00eb per\u00ebndit\u00eb q\u00eb i godit\u00ebn Egjiptasit me lloj lloj plag\u00ebsh n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb.\n4:9 Q\u00ebndroni t\u00eb fort\u00eb dhe silluni si burra, o Filistej, q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebheni skllev\u00ebr t\u00eb Hebrenjve, ashtu si ata qen\u00eb skllev\u00ebrit tuaj. Silluni si burra dhe luftoni!\".\n4:10 K\u00ebshtu Filistejt\u00eb luftuan dhe Izraeli u mund; dhe gjithkush vrapoi te \u00e7adra e vet. Masakra qe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e madhe; Izraeli humbi tridhjet\u00eb mij\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb.\n4:11 Edhe arka e Per\u00ebndis\u00eb u morr dhe dy djemt\u00eb e Elit, Hofni dhe Finehasi, vdiq\u00ebn.\n4:12 Nj\u00eb njeri i Beniaminit vrapoi nga fusha e betej\u00ebs dhe arriti po at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Shiloh, me rroba t\u00eb grisura dhe kok\u00ebn t\u00eb mbuluar me dhe.\n4:13 Kur arriti, ja, Eli ishte ulur mbi ndenj\u00ebsen e tij n\u00eb an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, duke shikuar, sepse zemra e tij dridhej p\u00ebr ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. Sapo ai njeri hyri n\u00eb qytet dhe njoftoi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur, nj\u00eb britm\u00eb u ngrit nga t\u00ebr\u00eb qyteti.\n4:14 Kur d\u00ebgjoi zhurm\u00ebn e britmave, Eli tha: \"\u00c7'kuptim ka zhurma e k\u00ebsaj rr\u00ebmuje?\". Pastaj ai njeri erdhi me t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr t'i treguar Elit at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur.\n4:15 Eli ishte n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e tet\u00eb vje\u00e7; shikimi i tij qe err\u00ebsuar aq sa q\u00eb ai nuk shikonte m\u00eb.\n4:16 Njeriu i tha Elit: \"Jam ai q\u00eb ka ardhur nga fusha e betej\u00ebs. Sot kam ikur me vrap nga fusha e betej\u00ebs\". Eli tha: \"Si vajt\u00ebn pun\u00ebt, biri im?\".\n4:17 At\u00ebher\u00eb lajm\u00ebtari u p\u00ebrgjegj dhe tha: \"Iezraeli ia mbathi p\u00ebrpara Filistejve dhe u b\u00eb nj\u00eb masak\u00ebr e madhe n\u00eb popull; edhe dy djemt\u00eb e tu, Hofni dhe Finehasi, vdiq\u00ebn, dhe arka e Per\u00ebndis\u00eb u morr\".\n4:18 Sa u zu n\u00eb goj\u00eb arka e Per\u00ebndis\u00eb, Eli ra nga ndenj\u00ebsja prapa, p\u00ebrbri der\u00ebs, theu qaf\u00ebn dhe vdiq, sepse ishte plak dhe i r\u00ebnduar. Qe gjyqtar i Izraelit dyzet vjet me radh\u00eb.\n4:19 E reja e tij, gruaja e Finehasit, ishte me barr\u00eb dhe n\u00eb prag t\u00eb lindjes; kur d\u00ebgjoi lajmin q\u00eb arka e Per\u00ebndis\u00eb ishte kapur dhe vjehrri i saj dhe i shoqi kishin vdekur, u k\u00ebrrus dhe lindi, sepse e zun\u00eb dhimbjet.\n4:20 N\u00eb \u00e7astin kur ishte duke vdekur, grat\u00eb q\u00eb kujdeseshin p\u00ebr t\u00eb i than\u00eb: \"Mos u tremb, sepse ke lindur nj\u00eb djal\u00eb\". Por ajo nuk u p\u00ebrgjegj dhe nuk u kushtoi v\u00ebm\u00ebndje fjal\u00ebve t\u00eb tyre,\n4:21 por ia vuri emrin Ikabod f\u00ebmij\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb: \"Lavdia u largua nga Izraeli\", sepse arka e Per\u00ebndis\u00eb ishte marr p\u00ebr shkak t\u00eb vjehrrit t\u00eb saj dhe t\u00eb burrit t\u00eb saj.\n4:22 Ajo tha: \"Lavdia \u00ebsht\u00eb larguar nga Izraeli, sepse arka e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\".\n5:1 At\u00ebher\u00eb Filistejt\u00eb e mor\u00ebn ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe e mbart\u00ebn nga Eben-Ezeriu n\u00eb Ashdod;\n5:2 pastaj Filistejt\u00eb e mor\u00ebn ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, e \u00e7uan n\u00eb tempullin e Dagonit dhe e vendos\u00ebn pran\u00eb Dagonit.\n5:3 T\u00eb nes\u00ebrmen banor\u00ebt e Ashdodit u ngrit\u00ebn her\u00ebt, por Dagoni qe rr\u00ebzuar me fytyr\u00eb p\u00ebr tok\u00eb p\u00ebrpara ark\u00ebs s\u00eb Zotit. K\u00ebshtu e mor\u00ebn Dagonin dhe e vun\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendin e tij.\n5:4 T\u00eb nes\u00ebrmen u ngrit\u00ebn her\u00ebt, dhe ja Dagoni qe rr\u00ebzuar p\u00ebrs\u00ebri me fytyr\u00ebn p\u00ebr tok\u00eb p\u00ebrpara ark\u00ebs s\u00eb Zotit, kurse koka e Dagonit dhe t\u00eb dy p\u00ebll\u00ebmb\u00ebt e duarve t\u00eb tij u gjet\u00ebn t\u00eb prera mbi prag; nga Dagoni kishte mbetur vet\u00ebm trungu.\n5:5 Prandaj, deri dit\u00ebn e sotme, prift\u00ebrinjt\u00eb e Dagonit dhe t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb tempullin e Dagonit nuk v\u00ebn\u00eb k\u00ebmb\u00eb mbi pragun e Dagonit n\u00eb Ashdod.\n5:6 Pastaj dora e Zotit r\u00ebndoi mbi banor\u00ebt e Ashdodit dhe i shkretoi, i goditi me hemoroide Ashdodin dhe territorin e tij.\n5:7 Kur banor\u00ebt e Ashdodit pan\u00eb q\u00eb pun\u00ebt shkonin n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ata than\u00eb: \"Arka e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb Izraelit nuk duhet t\u00eb mbetet n\u00eb mes nesh, sepse dora e tij ka qen\u00eb e r\u00ebnd\u00eb me ne dhe me Dagonin, per\u00ebndin\u00eb ton\u00eb\".\n5:8 K\u00ebshtu ata mblodh\u00ebn pran\u00eb tyre t\u00ebr\u00eb princat e Filistejve dhe than\u00eb: \"\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb Izraelit?\". Princat u p\u00ebrgjegj\u00ebn: \"T\u00eb mbartet arka e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb Izraelit n\u00eb Gatha\".\n5:9 K\u00ebshtu arka e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb Izraelit u mbart aty. Por mbas transportimit t\u00eb saj, dora e Zotit u kthye kund\u00ebr atij qyteti, duke i shkaktuar nj\u00eb lemeri t\u00eb madhe; dhe Zoti i goditi njer\u00ebzit e qytetit, t\u00eb m\u00ebdhenj e t\u00eb vegj\u00ebl, me nj\u00eb epidemi hemoroidesh.\n5:10 At\u00ebher\u00eb ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb e d\u00ebrguan n\u00eb Ekron. Por, sapo arka e Per\u00ebndis\u00eb arriti n\u00eb Ekron, banor\u00ebt e Ekronit protestuan duke th\u00ebn\u00eb: \"Kan\u00eb sjell\u00eb ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb Izraelit te ne, q\u00eb t\u00eb vdesim ne dhe populli yn\u00eb!\".\n5:11 K\u00ebshtu mblodh\u00ebn t\u00ebr\u00eb pincat e Filistejve dhe u than\u00eb: \"Largojeni ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb Izraelit; ajo t\u00eb kthehet n\u00eb vendin e saj, q\u00eb t\u00eb mos shkaktoj\u00eb vdekjen ton\u00eb dhe t\u00eb popullit ton\u00eb!\". N\u00eb fakt ishte p\u00ebrhapur nj\u00eb lemeri vdekjeprur\u00ebse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetin, sepse dora e Per\u00ebndis\u00eb r\u00ebndonte shum\u00eb mbi t\u00eb.\n5:12 Ata q\u00eb nuk vdisnin prekeshin nga hemoroidet, dhe britmat e qytetit ngjiteshin deri n\u00eb qiell.\n6:1 Arka e Zotit mbeti shtat\u00eb muaj n\u00eb vendin e Filistejve.\n6:2 Pastaj Filistejt\u00eb mblodh\u00ebn prift\u00ebrinjt\u00eb dhe shortar\u00ebt dhe than\u00eb: \"\u00c7'duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me ark\u00ebn e Zotit? Na trego m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr ta kthyer p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendin e saj\".\n6:3 At\u00ebher\u00eb ata u p\u00ebrgjegj\u00ebn: \"N\u00eb qoft\u00eb se e ktheni ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Izraelit, mos e ktheni bosh, por d\u00ebrgoni me t\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb ofert\u00eb zhd\u00ebmtimi; at\u00ebher\u00eb do t\u00eb sh\u00ebroheni dhe do t\u00eb m\u00ebsoni pse dora e tij nuk ju ndahej\".\n6:4 Ata pyet\u00ebn: \"\u00c7far\u00eb oferte zhd\u00ebmtimi do t'i d\u00ebrgojm\u00eb neve?\". Ata u p\u00ebrgjegj\u00ebn: \"Pes\u00eb hemorroide ari dhe pes\u00eb minj ari simbas numrit t\u00eb princave t\u00eb Filistejve, sepse e nj\u00ebjta plag\u00eb ka goditur ju dhe princat tuaj.\n6:5 B\u00ebni, pra, disa figura t\u00eb hemorroideve dhe t\u00eb minjve tuaj q\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb vendin, dhe i thurrni lavdi Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Izraelit; ndofta ai do ta zbus\u00eb dor\u00ebn e tij mbi ju, mbi per\u00ebndit\u00eb tuaj dhe mbi vendin tuaj.\n6:6 Pse, vall\u00eb, e ngurt\u00ebsoni zemr\u00ebn tuaj ashtu si Egjiptasit dhe Faraoni ngurt\u00ebsuan zemr\u00ebn e tyre? Kur kreu gj\u00ebra t\u00eb fuqishme midis tyre, nuk i lan\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb, dhe k\u00ebshtu ata mund\u00ebn t\u00eb shkojn\u00eb?\n6:7 B\u00ebni, pra, nj\u00eb qerre t\u00eb re, pastaj merrni dy lop\u00eb qum\u00ebshtore mbi t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb kurr\u00eb zgjedha dhe i mbrihni lop\u00ebt n\u00eb qerre, por i \u00e7oni vi\u00e7at e tyre n\u00eb stall\u00eb larg tyre.\n6:8 Pastaj merrni ark\u00ebn e Zotit dhe vendoseni mbi qerre; dhe punimet prej ari q\u00eb i \u00e7oni Zotit si ofert\u00eb zhd\u00ebmtimi i vini n\u00eb nj\u00eb shport\u00eb pran\u00eb saj.\n6:9 Dhe rrini e shikoni, n\u00eb rast se ngjitet n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb territorin e tij, n\u00eb Beth-Shemesh, \u00ebsht\u00eb Zoti q\u00eb na ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb madhe; ndryshe do t\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb q\u00eb nuk ka qen\u00eb dora e tij q\u00eb na ka goditur, por kjo ka ndodhur rast\u00ebsisht\".\n6:10 Ata, pra, vepruan k\u00ebshtu: mor\u00ebn dy lop\u00eb qum\u00ebshtore, i mbreh\u00ebn n\u00eb qerre dhe mbyll\u00ebn vi\u00e7at n\u00eb stall\u00eb.\n6:11 Pastaj vendos\u00ebn mbi qerre ark\u00ebn e Zotit dhe shport\u00ebn me minjt\u00eb prej ari dhe figurat e hemorroideve.\n6:12 At\u00ebher\u00eb lop\u00ebt u nis\u00ebn pik\u00ebrisht n\u00eb drejtim t\u00eb Beth-Shemeshit, duke ndjekur gjithnj\u00eb at\u00eb rrug\u00eb dhe duke p\u00ebllitur nd\u00ebrsa po ecnin, pa u kthyer as djathtas, as majtas. Princat e Filistejve i ndoq\u00ebn deri n\u00eb kufirin e Beth-Shemeshit.\n6:13 Banor\u00ebt e Beth-Shemeshit ishin duke korrur grurin n\u00eb lugin\u00eb; duke ngritur syt\u00eb, pan\u00eb ark\u00ebn dhe u g\u00ebzuan qe e pan\u00eb.\n6:14 Qerrja, pasi arriti n\u00eb kampin e Jozueut n\u00eb Beth-Shemesh, u ndal aty. Aty kishte nj\u00eb gur t\u00eb madh; k\u00ebshtu ata \u00e7an\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e drurit t\u00eb qerres dhe i ofruan lop\u00ebt si olokauste t\u00eb Zotit.\n6:15 Levit\u00ebt hoq\u00ebn ark\u00ebn e Zotit dhe shport\u00ebn q\u00eb i rrinte pran\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendeshin sendet prej ari, dhe i vendos\u00ebm mbi nj\u00eb gur t\u00eb madh. Po at\u00eb dit\u00eb njer\u00ebzit e Beth-Shemeshit ofruan dhe i b\u00ebn\u00eb flijime Zotit.\n6:16 Mbasi pes\u00eb princat e Filistejve pan\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, po at\u00eb dit\u00eb u kthyen n\u00eb Ekron.\n6:17 K\u00ebto jan\u00eb hemorroidet prej ari q\u00eb Filistejt\u00eb i d\u00ebrguan Zotit si ofert\u00eb zhd\u00ebmtimi; nj\u00eb p\u00ebr Ashdodin, nj\u00eb p\u00ebr Gaz\u00ebn, nj\u00eb p\u00ebr Askalonin, nj\u00eb p\u00ebr Gathin, nj\u00eb p\u00ebr Ekronin;\n6:18 dhe minjt\u00eb prej ari simbas numrit t\u00eb t\u00eb gjitha qyteteve t\u00eb Filistejve q\u00eb u p\u00ebrkisnin pes\u00eb princ\u00ebve, nga qytetet e fortifikuara deri n\u00eb fshatrat e fush\u00ebs, deri n\u00eb gurin e madh e mbi t\u00eb cilin u vendos arka e Zotit dhe q\u00eb q\u00ebndron deri n\u00eb dit\u00ebn e sotme n\u00eb fush\u00ebn e Jozueut, Bethshemitit.\n6:19 Zoti goditi disa njer\u00ebz t\u00eb Beth-Shemeshit, sepse kishin shikuar brenda ark\u00ebs s\u00eb Zotit; ai goditi shtat\u00ebdhjet\u00eb njer\u00ebz t\u00eb popullit. Populli mbajti zi p\u00ebr ta, sepse Zoti e kishte prekur me nj\u00eb fatkeq\u00ebsi t\u00eb madhe.\n6:20 Njer\u00ebzit e Beth-Shemeshit than\u00eb: \"Kush mund t\u00eb rezistoj\u00eb p\u00ebrpara Zotit, k\u00ebtij Per\u00ebndie t\u00eb shenjt\u00eb? Nga kush do t\u00eb ngjitet arka, kur t\u00eb niset nga ne?\".\n6:21 K\u00ebshtu u d\u00ebrguan lajm\u00ebtar\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Kiriath-Jearimit p\u00ebr t'u th\u00ebn\u00eb: \"Filistejt\u00eb e kan\u00eb kthyer ark\u00ebn e Zotit; zbrisni dhe \u00e7ojeni lart te ju\".\n7:1 At\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit e Kiriath-Jearimit erdh\u00ebn, e \u00e7uan lart ark\u00ebn e Zotit dhe e vendos\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Abinadadit n\u00eb kod\u00ebr, dhe shenjt\u00ebruan t\u00eb birin Eleazarin q\u00eb t\u00eb ruante ark\u00ebn e Zotit.\n7:2 Shum\u00eb koh\u00eb kishte kaluar nga dita q\u00eb arka ishte vendosur n\u00eb Kiriath-Jearim; kishin kaluar nj\u00ebzet vjet dhe t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpia e Izraelit i ankohej Zotit.\n7:3 At\u00ebher\u00eb Samueli i foli t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Izraelit, duke th\u00ebn\u00eb: \"N\u00eb rast se ktheheni tek Zoti me gjith\u00eb zem\u00ebr, hiqni nga gjiri juaj per\u00ebndit\u00eb e huaja dhe Ashtarithin dhe mbani zemr\u00ebn tuaj tek Zoti dhe\n7:4 K\u00ebshtu bijt\u00eb e Izraelit hoq\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb Baal\u00ebt dhe Ashtaroth\u00ebt dhe i sh\u00ebrbyen vet\u00ebm Zotit.\n7:5 Pastaj Samueli tha: \"Mblidhni t\u00ebr\u00eb Izraelin n\u00eb Mitspah dhe un\u00eb do t'i lutem Zotit p\u00ebr ju\".\n7:6 K\u00ebshtu ata u mblodh\u00ebn n\u00eb Mitspah, mor\u00ebn uj\u00eb dhe e derdh\u00ebn p\u00ebrpara Zotit; pastaj po at\u00eb dit\u00eb agj\u00ebruan dhe atje than\u00eb: \"Kemi m\u00ebkatuar kund\u00ebr Zotit\". Samueli i gjykoi bijt\u00eb e Izraelit n\u00eb Mitspah.\n7:7 Kur Filistejt\u00eb m\u00ebsuan q\u00eb bijt\u00eb e Izraelit ishin mbledhur n\u00eb Mitspah, princat e Filistejve u nis\u00ebn kund\u00ebr Izraelit. Kur bijt\u00eb e Izraelit d\u00ebgjuan k\u00ebt\u00eb pat\u00ebn frik\u00eb nga Filistejt\u00eb.\n7:8 At\u00ebher\u00eb bijt\u00eb e Izraelit i than\u00eb Samuelit: \"Mos e nd\u00ebrpre klithm\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebr neve tek Zoti, q\u00eb ai t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb nga duart e Filistejve\".\n7:9 K\u00ebshtu Samueli mori nj\u00eb qengj pir\u00ebs dhe e ofroi t\u00ebr\u00ebsisht si olokaust Zotit; Samueli i thirri Zotit p\u00ebr Izraelin dhe Zoti ia plot\u00ebsoi k\u00ebrkes\u00ebn.\n7:10 Nd\u00ebrsa Samueli ofronte olokaustin, Filistejt\u00eb u afruan p\u00ebr t\u00eb sulmuar Izraelin; por Zoti bubulloi me bu\u00e7im\u00eb t\u00eb madhe kund\u00ebr Filistejve dhe i ngat\u00ebrroi deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa u mund\u00ebn para Izraelit.\n7:11 Njer\u00ebzit e Izraelit dol\u00ebn nga Mitspahu, i ndoq\u00ebn Filistejt\u00eb dhe i mund\u00ebn deri posht\u00eb Beth-Karit.\n7:12 Ather\u00eb Samueli mori nj\u00eb gur e ngriti midis Mitspahut dhe Shenit dhe e quajti Eben-Ezer, duke th\u00ebn\u00eb: \"Deri k\u00ebtu Zoti na ka ndihmuar\".\n7:13 K\u00ebshtu Filistejt\u00eb u posht\u00ebruan dhe nuk u kthyen m\u00eb t\u00eb shkelin territorin e Izraelit; dhe dora e Zotit u ngrit kund\u00ebr Filistejve gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Samuelit.\n7:14 Edhe qytetet q\u00eb Filistejt\u00eb i kishin marr\u00eb Izraelit iu kthyen Izraelit, nga Ekroni deri n\u00eb Gath. Izraeli \u00e7liroi territorin e tij nga duart e Filistejve. Dhe u vendos paqja midis Izraelit dhe Amorejve.\n7:15 Samueli qe gjykat\u00ebs i Izraelit gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.\n7:16 \u00c7do vit ai i binte p\u00ebrqark Bethelit, Gilgalit dhe Mitspahut dhe ushtronte funksionin e gjyqtarit t\u00eb Izraelit mbi t\u00ebr\u00eb k\u00ebto vende.\n7:17 Pastaj kthehej n\u00eb Ramah, sepse aty ishte sht\u00ebpia e tij. Aty e gjykonte Izraelin dhe po aty ngriti nj\u00eb altar p\u00ebr Zotin.\n8:1 Kur Samueli u plak em\u00ebroi bijt\u00eb e tij si gjyqtar\u00eb t\u00eb Izraelit.\n8:2 I par\u00eblinduri i tij quhej Joel dhe i dyti Abiah; ata ushtronin funksionin e gjyqtarit n\u00eb Beer-Sheba.\n8:3 Por bijt\u00eb e tij nuk ndoq\u00ebn shemb\u00ebllin e tij, u larguan nga rruga e drejt\u00eb duke siguruar fitime t\u00eb palejueshme, pranuan dhurata dhe e prishnin drejt\u00ebsin\u00eb.\n8:4 At\u00ebher\u00eb t\u00ebr\u00eb pleqt\u00eb e Izraelit u mblodh\u00ebn, erdh\u00ebn te Samueli n\u00eb Ramah,\n8:5 dhe i than\u00eb: \"Ja, ti tani je plakur dhe bijt\u00eb e tu nuk ndjekin gjurm\u00ebt e tua; prandaj cakto mbi ne nj\u00eb mbret q\u00eb t\u00eb na qeveris\u00eb ashtu si\u00e7 ndodh n\u00eb t\u00eb gjitha kombet\".\n8:6 Por kjo nuk i p\u00eblqeu Samuelit, sepse ata kishin th\u00ebn\u00eb: \"Na jep nj\u00eb mbret q\u00eb t\u00eb na qeveris\u00eb\". Prandaj Samueli iu lut Zotit.\n8:7 Dhe Zoti i tha Samuelit: \"D\u00ebgjo z\u00ebrin e popullit p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb t\u00eb thot\u00eb, sepse ata nuk t\u00eb kan\u00eb hedhur posht\u00eb ty, por kan\u00eb hedhur posht\u00eb mua, me q\u00ebllim q\u00eb un\u00eb t\u00eb mos mbret\u00ebroj mbi ta.\n8:8 Sillen me ty, ashty si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb nga dita q\u00eb i nxora nga Egjipti e deri m\u00eb sot: m\u00eb kan\u00eb braktisur p\u00ebr t'u sh\u00ebrbyer per\u00ebndive t\u00eb tjera.\n8:9 Tani, pra, d\u00ebgjo k\u00ebrkes\u00ebn e tyre, por lajm\u00ebroi solemnisht dhe shpallju t\u00eb drejtat e mbretit q\u00eb do t\u00eb sundoj\u00eb mbi ta\".\n8:10 K\u00ebshtu Samueli i tregoi t\u00ebr\u00eb fjal\u00ebt e Zotit drejtuar popullit q\u00eb i k\u00ebrkonte nj\u00eb mbret.\n8:11 Dhe tha: \"K\u00ebto do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb drejtat e mbretit q\u00eb do t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb mbi ju. Ai do t'i marr\u00eb bijt\u00eb tuaj dhe do t'i caktoj\u00eb n\u00eb qerret e tij, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen kalor\u00ebs t\u00eb tij dhe t\u00eb vrapojn\u00eb p\u00ebrpara qerreve;\n8:12 p\u00ebr t'i b\u00ebr\u00eb ata kapidan\u00eb t\u00eb mij\u00ebsh\u00ebve dhe t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00ebsh\u00ebve, p\u00ebr t'i v\u00ebn\u00eb ata t'i l\u00ebrojn\u00eb arat, t'i korrin t\u00eb lashtat, t'i prodhojn\u00eb arm\u00eb lufte dhe vegla p\u00ebr qerret e tij.\n8:13 Do t\u00eb marr\u00eb bijat tuaja p\u00ebr t'i b\u00ebr\u00eb parfumiere, gjellb\u00ebr\u00ebse dhe furrtare.\n8:14 Do t\u00eb marr\u00eb arat tuaja, vreshtat dhe ullishtet tuaja; m\u00eb t\u00eb mirat q\u00eb keni, p\u00ebr t'ua dh\u00ebn\u00eb eunuk\u00ebve dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij.\n8:15 Do t\u00eb marr\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebn e far\u00ebrave dhe t\u00eb vreshtave tuaja p\u00ebr t'ua dh\u00ebn\u00eb eunuk\u00ebve dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij.\n8:16 Do t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt, sh\u00ebrb\u00ebtoret, t\u00eb rinjt\u00eb tuaj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe gomar\u00ebt q\u00eb keni p\u00ebr t'i p\u00ebrdorur n\u00eb punimet e tij.\n8:17 Do t\u00eb marr\u00eb edhe t\u00eb dhjet\u00ebn e kopeve tuaja, dhe ju do t\u00eb jeni skllev\u00ebrit e tij.\n8:18 At\u00eb dit\u00eb ju do t\u00eb ul\u00ebrini p\u00ebr shkak t\u00eb mbretit q\u00eb keni p\u00ebr vete, por Zoti nuk do t'ju p\u00ebrgjigjet\".\n8:19 Me gjithat\u00eb populli nuk deshi t'i d\u00ebgjoj\u00eb fjal\u00ebt e Samuelit dhe tha: \"Jo, do t\u00eb kemi nj\u00eb mbret mbi ne.\n8:20 K\u00ebshtu do t\u00eb jemi edhe ne si gjith\u00eb kombet; mbreti yn\u00eb do t\u00eb na qeveris\u00eb, do t\u00eb na dal\u00eb n\u00eb krye dhe do t\u00eb luftoj\u00eb n\u00eb betejat tona\".\n8:21 Samueli i d\u00ebgjoi t\u00ebr\u00eb fjal\u00ebt e popullit dhe ia tregoi Zotit.\n8:22 Zoti i tha Samuelit: \"D\u00ebgjoje k\u00ebrkes\u00ebn e tyre dhe cakto nj\u00eb mbret mbi ta\". At\u00ebher\u00eb Samueli u tha njer\u00ebzve t\u00eb Izraelit: \"Secili t\u00eb kthehet n\u00eb qytetin e tij\".\n9:1 Kishte nj\u00eb njeri t\u00eb Beniaminit, q\u00eb quhej Kish, ishte bir i Abielit, bir i Tserorit, bir i Bekorathit, bir i Afiahut, bir i nj\u00eb Beniaminiti, nj\u00eb njeri i fort\u00eb dhe trim.\n9:2 Ai kishte nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb quajtur Saul, i ri dhe i bukur, nd\u00ebr bijt\u00eb e Izraelit nuk kishte asnj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur se ai; q\u00eb nga supet e lart, ai ua kalonte, p\u00ebr shtat, gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb.\n9:3 Gomar\u00ebt e Kishit, atit t\u00eb Saulit, kishin humbur; Kishi i tha t\u00eb birit, Saulit: \"merr me vete nj\u00eb nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt, \u00e7ohu dhe shko t\u00eb k\u00ebrkosh gomar\u00ebt\".\n9:4 K\u00ebshtu ai kaloi n\u00ebp\u00ebr krahin\u00ebn malore t\u00eb Efraimit dhe p\u00ebrshkoi vendin e Shalishas, pa i gjetur; pastaj kaloi n\u00ebp\u00ebr vendin e Shaalimit, por nuk ishin as aty; p\u00ebrshkuan pastaj vendin e Beniaminit\u00ebve, por nuk i gjet\u00ebn as aty.\n9:5 Kur arrit\u00ebn n\u00eb vendin e Tsufit, Sauli i tha sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb tij q\u00eb ishte me t\u00eb: \"\u00c7ohu, t\u00eb kthehemi, q\u00eb t\u00eb mos ndodh\u00eb q\u00eb im at\u00eb t\u00eb heq\u00eb mendjen nga gomaret dhe t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsohet p\u00ebr ne\".\n9:6 Sh\u00ebb\u00ebtori i tha: \"Ja, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet jeton nj\u00eb njeri i Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb e nderojn\u00eb shum\u00eb; t\u00ebr\u00eb ato q\u00eb ai thot\u00eb, realizohen pa tjet\u00ebr. Tani le t\u00eb shkojm\u00eb atje; ndofta do t\u00eb na tregoj\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ndjekim\".\n9:7 Sauli i tha sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb tij: \"Por ja, n\u00eb qoft\u00eb se shkojm\u00eb, \u00e7far\u00eb t'i \u00e7ojm\u00eb njeriut t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb? Sepse buka e thas\u00ebve tan\u00eb ka mbaruar dhe nuk kemi asnj\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr t'i \u00e7uar njeriut t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. \u00c7far\u00eb kemi me vete?\".\n9:8 Dhe sh\u00ebrb\u00ebtori iu p\u00ebrgjegj Saulit, duke th\u00ebn\u00eb: \"Ja, un\u00eb kam n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb \u00e7erek sikli prej argjendi; do t'ia jap njeriut t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe ai do t\u00eb na tregoj\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ndjekim\".\n9:9 (N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb Izrael, kur dikush shkonte p\u00ebr t'u k\u00ebshilluar me Per\u00ebndin\u00eb, thoshte: \"\u00c7ohu t\u00eb shkojm\u00eb te shikuesi\", sepse profeti i sot\u00ebm n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn quhej shikues).\n9:10 At\u00ebher\u00eb Sauli i tha sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb tij: \"Mir\u00eb e the. \u00c7ohu t\u00eb shkojm\u00eb!\". Dhe u drejtuan nga qyteti ku gjendej njeriu i Per\u00ebndis\u00eb.\n9:11 Nd\u00ebrsa merrnin t\u00eb p\u00ebrpjet\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb qytet, takuan rrug\u00ebs dy vajza q\u00eb kishin dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbushur uj\u00eb dhe i pyet\u00ebn ato: \"K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shikuesi?\".\n9:12 Ato u p\u00ebrgjigj\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb: \"Po, ja ku \u00ebsht\u00eb pak p\u00ebrpara jush, nxitoni. Sot erdhi n\u00eb qytet, sepse sot populli duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb flijim n\u00eb vendin e lart\u00eb.\n9:13 Sa t\u00eb hyni n\u00eb qytet, do ta gjeni me siguri para se t\u00eb ngjitet n\u00eb vendin e lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb. Populli nuk do t\u00eb haj\u00eb deri sa ai t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb, sepse ai ka p\u00ebr t\u00eb bekuar flijimin; pastaj t\u00eb ftuarit do t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb han\u00eb. Prandaj ngjituni lart, sepse tani do ta gjeni\".\n9:14 K\u00ebshtu u ngjit\u00ebn n\u00eb qytet; nd\u00ebrsa ata hynin n\u00eb qytet, Samueli dilte n\u00eb drejtim t\u00eb tyre p\u00ebr t'u ngjitur n\u00eb vendin e lart\u00eb.\n9:15 Por nj\u00eb dit\u00eb para arritjes s\u00eb Saulit, Zoti e kishte lajm\u00ebruar Samuelin duke th\u00ebn\u00eb:\n9:16 \"Nes\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb do t\u00eb d\u00ebrgoj nj\u00eb njeri nga vendi i Beniaminit, dhe ti do ta vajos\u00ebsh si udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb popullit tim t\u00eb Izraelit. Ai do ta shp\u00ebtoj\u00eb popullin tim nga duart e Filistejve, sepse pash\u00eb mjerimin e popullit tim, sepse britmat e tij arrit\u00ebn deri tek un\u00eb\".\n9:17 Kur Samueli pa Saulin, Zoti i tha: \"Ky \u00ebsht\u00eb njeriu p\u00ebr t\u00eb cilin t\u00eb fola; ai do t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb mbi popullin tim\".\n9:18 Pastaj Sauli iu afrua Samuelit n\u00eb mes t\u00eb port\u00ebs dhe i tha: \"Tregom\u00eb t\u00eb lutem, ku \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia e shikuesit\".\n9:19 Samueli iu p\u00ebrgjegj Saulit dhe i tha: \"Jam un\u00eb shikuesi. Ngjitu para meje n\u00eb kod\u00ebr; sot do t\u00eb hani me mua. Nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes do t\u00eb l\u00eb t\u00eb shkosh dhe do t\u00eb t\u00eb tregoj t\u00ebr\u00eb ato q\u00eb ke n\u00eb zem\u00ebr.\n9:20 P\u00ebrsa u p\u00ebrket gomar\u00ebve t\u00eb tu q\u00eb t\u00eb kan\u00eb humbur tri dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, mos u m\u00ebrzit se i kan\u00eb gjetur. E kujt i drejtohet gjith\u00eb d\u00ebshira e Izraelit, ve\u00e7se ty dhe t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb atit t\u00ebnd?\".\n9:21 Sauli, duke u p\u00ebrgjegjur, tha: \"A nuk jam un\u00eb nj\u00eb Beniaminit, nj\u00eb nga fiset m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb Izraelit? Dhe familja ime a nuk \u00ebsht\u00eb, vall\u00eb m\u00eb e vogla e gjith\u00eb familjeve t\u00eb fisit t\u00eb Beniaminit? Pse m\u00eb flet, pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb?\".\n9:22 At\u00ebher\u00eb Samueli mori Saulin dhe sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij, i futi n\u00eb sall\u00eb dhe i uli n\u00eb krye t\u00eb tryez\u00ebs t\u00eb t\u00eb ftuarve q\u00eb ishin rreth tridhjet\u00eb e pes\u00eb veta.\n9:23 Pastaj Samueli i tha gjell\u00ebb\u00ebr\u00ebsit: \"Sill pjes\u00ebn q\u00eb t\u00eb dhash\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb thash\u00eb: \"V\u00ebre m\u00ebnjan\u00eb\"\".\n9:24 Gjell\u00ebb\u00ebr\u00ebsi mori at\u00ebher\u00eb kofsh\u00ebn dhe at\u00eb q\u00eb i ngjitej asaj, dhe ia vuri p\u00ebrpara Saulit. Pastaj Samueli tha: \"Ja, ajo q\u00eb u mbajt rezerv\u00eb, u vu m\u00ebnjan\u00eb p\u00ebr ty; haje se \u00ebsht\u00eb ruajtur apostafat p\u00ebr ty kur ftova popullin\". K\u00ebshtu at\u00eb dit\u00eb Sauli h\u00ebngri bashk\u00eb me Samuelin.\n9:25 Pastaj zbrit\u00ebn nga vendi i lart\u00eb n\u00eb qytet dhe Samueli foli me Saulin mbi tarac\u00eb.\n9:26 T\u00eb nes\u00ebrmen u ngrit\u00ebn her\u00ebt, n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb. Samueli e thirri Saulin n\u00eb tarac\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb: \"\u00c7ohu, dhe un\u00eb do t\u00eb l\u00eb t\u00eb shkosh\". Sauli u ngrit dhe q\u00eb t\u00eb dy, ai dhe Samueli, dol\u00ebn jasht\u00eb.\n9:27 Kur zbrit\u00ebn n\u00eb periferi t\u00eb qytetit, Samueli i tha Saulit: \"Thuaji sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb kaloj\u00eb para nesh dhe t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrpara, por ti ndalu nj\u00eb \u00e7ast, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kem mund\u00ebsi t\u00eb t\u00eb njoftoj fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb\".\n10:1 At\u00ebher\u00eb Samueli mori nj\u00eb en\u00eb t\u00eb vog\u00ebl me vaj dhe e derdhi mbi kok\u00ebn e tij; pastaj e puthi dhe tha: \"A nuk t\u00eb ka vajosur Zoti si kreu i trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tij?\n10:2 Sot, kur t\u00eb ik\u00ebsh nga un\u00eb, do t\u00eb gjesh dy njer\u00ebz pran\u00eb varrit t\u00eb Rakel\u00ebs n\u00eb kufirin e Beniaminit, n\u00eb Tseltsah. Ata do t\u00eb thon\u00eb: Gomaret q\u00eb shkove t\u00eb k\u00ebrkosh u gjet\u00ebn; tani yt at\u00eb nuk shqet\u00ebsohet p\u00ebr gomaret, por p\u00ebr ju, dhe thot\u00eb: \"\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr birin tim?\".\n10:3 Pastaj ti do ta kalosh at\u00eb vend dhe do t\u00eb arrish n\u00eb lisin e Taborit; aty do t\u00eb takosh tre njer\u00ebz q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb adhuruar Per\u00ebndin\u00eb n\u00eb Bethel: nj\u00ebri do t\u00eb mbaj\u00eb tre keca, tjetri tri buk\u00eb dhe i treti nj\u00eb calik me ver\u00eb.\n10:4 Ata do t\u00eb t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetin dhe do t\u00eb t\u00eb japin dy buk\u00eb, q\u00eb do t'i marr\u00ebsh nga duart e tyre.\n10:5 Pastaj ti do t\u00eb arrish n\u00eb kodrin\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, ku gjendet garnizoni i Filistejve; dhe k\u00ebtu, duke arritur n\u00eb qytet, do t\u00eb takosh nj\u00eb grup profet\u00ebsh q\u00eb do t\u00eb zbresin nga vendi i lart\u00eb, t\u00eb paraprir\u00eb nga nj\u00eb harp\u00eb, nj\u00eb dajre, nj\u00eb fyell dhe nj\u00eb qeste, dhe q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb profeci.\n10:6 At\u00ebher\u00eb Fryma e Zotit do t\u00eb t\u00eb ngarkoj\u00eb t\u00eb b\u00ebsh profeci me ta, dhe do t\u00eb shnd\u00ebrrohesh n\u00eb nj\u00eb njeri tjet\u00ebr.\n10:7 Kur k\u00ebto shenja do t\u00eb realizohen, b\u00ebj at\u00eb q\u00eb rasti k\u00ebrkon, sepse Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb me ty.\n10:8 Pastaj ti do t\u00eb zbres\u00ebsh para meje n\u00eb Gilgal: dhe ja, un\u00eb do t\u00eb zbres te ti p\u00ebr t\u00eb ofruar olokauste dhe p\u00ebr t\u00eb kryer flijime falenderimi. Ti do t\u00eb pres\u00ebsh shtat\u00eb dit\u00eb deri sa un\u00eb t\u00eb vij te ti dhe t\u00eb t\u00eb them \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebsh\".\n10:9 Sapo ktheu kurrizin p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb Samuelin, Per\u00ebndia ia nd\u00ebrroi zemr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, dhe t\u00ebr\u00eb ato shenja u realizuan po at\u00eb dit\u00eb.\n10:10 Sapo arrit\u00ebn atje n\u00eb kod\u00ebr, nj\u00eb grup profet\u00ebsh i doli p\u00ebrpara; at\u00ebher\u00eb ai u ngarkua nga Fryma e Per\u00ebndis\u00eb dhe filloi t\u00eb b\u00ebj\u00eb profeci n\u00eb mes tyre.\n10:11 At\u00ebher\u00eb t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb e kishin njohur m\u00eb par\u00eb, duke par\u00eb q\u00eb profetizonte bashk\u00eb me profet\u00ebt, i thonin njer\u00eb tjetrit: \"\u00c7far\u00eb i ka ndodhur birit t\u00eb Kishit? \u00c9sht\u00eb edhe Sauli midis profet\u00ebve?\".\n10:12 Pastaj nj\u00eb vendas u p\u00ebrgjegj, duke th\u00ebn\u00eb: \"Po kush \u00ebsht\u00eb ati i tyre?\". P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye u b\u00eb proverb th\u00ebnia: \"\u00c9sht\u00eb edhe Sauli midis prefet\u00ebve?\".\n10:13 Me t\u00eb mbaruar profecit\u00eb, Sauli u drejtua n\u00eb vendin e lart\u00eb.\n10:14 Pastaj ungji i Saulit e pyeti at\u00eb dhe sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij: \"Ku keni vajtur?\". Ai u p\u00ebrgjegj: \"T\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb gomaret, por, duke par\u00eb se nuk ishin, shkuam te Samueli\".\n10:15 Ungji i Saulit shtoi: \"M\u00eb trego, t\u00eb lutem, \u00e7far\u00eb ju tha Samueli\".\n10:16 K\u00ebshtu iu p\u00ebrgjegj Sauli ungjit t\u00eb tij: \"Ai na siguroi q\u00eb gomaret i kishin gjetur\". Por nuk tha asgj\u00eb lidhur me at\u00eb q\u00eb Samueli kishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebr mbret\u00ebrin\u00eb.\n10:17 Pastaj Samueli mblodhi popullin para Zotit n\u00eb Mitspah,\n10:18 dhe u tha bijve t\u00eb Izraelit: \"K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Per\u00ebndia i Izraelit: \"Un\u00eb e nxora Izraelin nga Egjipti dhe ju \u00e7lirova nga duart e Egjiptasve dhe nga duart e t\u00eb gjitha mbret\u00ebrve q\u00eb ju shtypnin\".\n10:19 Por sot ju keni hedhur posht\u00eb Per\u00ebndin\u00eb tuaj q\u00eb ju ka shp\u00ebtuar nga fatkeq\u00ebsit\u00eb dhe mundimet tuaja dhe i thoni: \"Cakto nj\u00eb mbret mbi ne!\". Prandaj paraqituni para Zotit sipas fiseve dhe sipas mij\u00ebsh\u00ebve\".\n10:20 Pastaj Samueli afroi t\u00ebr\u00eb fiset e Izraelit, dhe u zgjodh fisi i Beniaminit.\n10:21 Pas k\u00ebsaj afroi fisin e Beniaminit sipas familjeve t\u00eb tij dhe u zgjodh familja e Matrit. Pastaj u zgjodh Sauli, bir i Kishit; e k\u00ebrkuan, por nuk e gjet\u00ebn.\n10:22 At\u00ebher\u00eb u k\u00ebshilluan p\u00ebrs\u00ebri me Zotin: \"A ndodhet tanim\u00eb k\u00ebtu?\". Zoti u p\u00ebrgjegj: \"Ja ku \u00ebsht\u00eb fshehur midis bagazheve\".\n10:23 Vrapuan ta nxjerrin q\u00eb andej; k\u00ebshtu ai u paraqit para popullit, dhe ishte m\u00eb i lart\u00eb se gjith\u00eb njer\u00ebzit nga supi e lart.\n10:24 Pastaj Samueli i tha t\u00ebr\u00eb popullit: \"E shihni at\u00eb q\u00eb ka zgjedhur Zoti? Nuk ka asnj\u00eb si ai n\u00eb t\u00ebr\u00eb popullin. K\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb populli l\u00ebshoi britma g\u00ebzimi dhe thirri: \"Rroft\u00eb mbreti!\".\n10:25 At\u00ebher\u00eb Samueli i paraqiti popullit t\u00eb drejtat e mbret\u00ebris\u00eb dhe i shkroi n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb vendosi p\u00ebrpara Zotit. Pas k\u00ebsaj Samueli ktheu t\u00ebr\u00eb popullin, secili shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.\n10:26 Edhe Samueli shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Gibeah, dhe me t\u00eb shkuan njer\u00ebz trima, t\u00eb cil\u00ebve Per\u00ebndia u kish prekur zemr\u00ebn.\n10:27 Por disa njer\u00ebz q\u00eb nuk vlenin asgj\u00eb than\u00eb: \"Si mund t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb ky njeri?\". K\u00ebshtu e p\u00ebr\u00e7muan dhe nuk i b\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dhurat\u00eb. Por ai nuk tha asnj\u00eb fjal\u00eb.\n11:1 Pastaj Amoniti Nahash shkoi t\u00eb ngrej\u00eb kampin kund\u00ebr Jabeshit t\u00eb Galaadit. At\u00ebher\u00eb t\u00ebr\u00eb ata t\u00eb Jabeshit i than\u00eb Nahashit: \"Lidh aleanc\u00eb me ne dhe ne do t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejm\u00eb\".\n11:2 Amoniti Nahash iu p\u00ebrgjegj k\u00ebshtu: \"Un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj aleanc\u00eb me ju me k\u00ebt\u00eb kusht: t'ju nxjerr syrin e djatht\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr t\u00eb posht\u00ebruar t\u00ebr\u00eb Izraelin.\n11:3 Pleqt\u00eb e Jabeshit i than\u00eb: \"Na jep shtat\u00eb dit\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb lajm\u00ebtar\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Izraelit; dhe n\u00eb qoft\u00eb se nuk vjen asnjeri p\u00ebr t\u00eb na shp\u00ebtuar, do t\u00eb dor\u00ebzohemi n\u00eb duart e tua\".\n11:4 K\u00ebshtu lajm\u00ebtar\u00ebt arrit\u00ebn n\u00eb Gibeah t\u00eb Saulit dhe i njoftuan k\u00ebto fjal\u00eb para popullit; at\u00ebher\u00eb t\u00ebr\u00eb populli ngriti z\u00ebrin dhe qau.\n11:5 Nd\u00ebrkaq Sauli po kthehej nga fshati pas qeve t\u00eb tij. Dhe Sauli tha: \"\u00c7far\u00eb ka populli q\u00eb qan?\". I njoftoi at\u00ebher\u00eb fjal\u00ebt e njer\u00ebzve t\u00eb Jabeshit.\n11:6 Me t\u00eb d\u00ebgjuar k\u00ebto fjal\u00eb, Fryma e Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebrfshiu Saulin, zem\u00ebrimi i t\u00eb cilit u rrit me t\u00eb madhe.\n11:7 Ai mori nj\u00eb pend\u00eb qesh, i preu qet\u00eb cop\u00eb-cop\u00eb dhe i d\u00ebrgoi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Izraelit me an\u00eb t\u00eb lajm\u00ebtar\u00ebve, duke th\u00ebn\u00eb: \"K\u00ebshtu do t\u00eb trajtohen qet\u00eb, e atij q\u00eb nuk do t\u00eb ndjek\u00eb Saulin dhe Samuelin\". Tmerri i Zotit zuri popullin dhe ai u ngrit si nj\u00eb njeri i vet\u00ebm.\n11:8 Sauli i kaloi n\u00eb revist\u00eb n\u00eb Bezek, dhe ishin treqind mij\u00eb bij t\u00eb Izraelit dhe tridhjet\u00eb mij\u00eb burra t\u00eb Jud\u00ebs.\n11:9 Pastaj u than\u00eb lajm\u00ebtar\u00ebve q\u00eb kishin ardhur: \"K\u00ebshtu do t'u thoni njer\u00ebzve t\u00eb Jabeshit nga Galaadi: \"Nes\u00ebr, kur dielli t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb ngroh\u00eb, do t\u00eb \u00e7liroheni\"\". Lajm\u00ebtar\u00ebt shkuan t'ua njoftojn\u00eb k\u00ebt\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb Jabeshit, t\u00eb cil\u00ebt u g\u00ebzuan.\n11:10 At\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit e Jabeshit u than\u00eb Amonit\u00ebve: \"Nes\u00ebr do t\u00eb vim\u00eb tek ju dhe do t\u00eb b\u00ebni \u00e7't\u00eb doni me ne\".\n11:11 T\u00eb nes\u00ebrmen, Sauli e ndau popullin n\u00eb tre grupe, t\u00eb cil\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb kampit armik para m\u00ebngjesit dhe i grin\u00eb Amonit\u00ebt deri n\u00eb zheg t\u00eb dit\u00ebs. Ata q\u00eb shp\u00ebtuan u shp\u00ebrndan\u00eb dhe nuk mbet\u00ebn as dy veta bashk\u00eb.\n11:12 Populli i tha at\u00ebher\u00eb Samuelit: \"Kush ka th\u00ebn\u00eb: \"A duhet t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb Sauli mbi ne?\". Na i jepni k\u00ebta njer\u00ebz dhe ne do t'i vrasim\".\n11:13 Por Sauli u p\u00ebrgjegj: \"Asnjeri nuk do t\u00eb vritet n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, sepse sot Zoti ka realizuar nj\u00eb \u00e7lirim t\u00eb madh n\u00eb Izrael\".\n11:14 Pastaj Samueli i tha popullit: \"Ejani, shkojm\u00eb n\u00eb Gilgal dhe aty ta p\u00ebrt\u00ebrijm\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb\".\n11:15 K\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb populli shkoi n\u00eb Gilgal dhe aty p\u00ebrpara Zotit n\u00eb Gilgal e caktuan Saulin mbret. Aty p\u00ebrpara Zotit ofruan flijime falenderimi; dhe po aty Sauli dhe t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit e Izraelit u g\u00ebzuan shum\u00eb.\n12:1 At\u00ebher\u00eb Samueli i tha t\u00ebr\u00eb Izraelit: \"Ja, un\u00eb ju d\u00ebgjova p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb m\u00eb that\u00eb dhe vura nj\u00eb mbret mbi ju.\n12:2 Dhe tani ja, mbreti q\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb para jush. Un\u00eb tashm\u00eb jam plak dhe i thinjur, dhe bijt\u00eb e mij jan\u00eb midis jush, un\u00eb kam ecur para jush qysh nga rinia ime deri m\u00eb sot.\n12:3 Ja ku jam, d\u00ebshmoni kund\u00ebr meje p\u00ebrpara Zotit dhe p\u00ebrpara atij q\u00eb \u00ebsht\u00eb vajosur: Kujt i kam marr\u00eb kaun? Kujt i kam marr\u00eb gomarin? Kujt i kam ngr\u00ebn\u00eb hakun? Cilin kam shtypur? Nga duart e kujt kam pranuar ndonj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb m\u00eb ka z\u00ebn\u00eb syt\u00eb? Un\u00eb do t'jua kthej\".\n12:4 Ata iu p\u00ebrgjegj\u00ebn: \"Ti nuk na ke ngr\u00ebn\u00eb hakun, nuk na ke shtypur dhe nuk ke marr\u00eb asgj\u00eb nga duart e askujt\".\n12:5 Ai u tha atyre: \"Zoti \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar kund\u00ebr jush dhe i vajosuri i tij \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, q\u00eb nuk gjet\u00ebt asgj\u00eb n\u00eb duart e mia\". Ata iu p\u00ebrgjegj\u00ebn: \"Po, ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar!\".\n12:6 At\u00ebher\u00eb Samueli i tha popullit: \"\u00c9sht\u00eb Zoti q\u00eb i vendosi Moisiun dhe Aaronin, dhe q\u00eb i nxori et\u00ebrit tuaj nga Egjipti.\n12:7 Prandaj paraqituni q\u00eb un\u00eb t\u00eb kem mund\u00ebsi para Zotit t\u00eb v\u00eb n\u00eb dukje bashk\u00eb me ju veprat e drejta q\u00eb Zoti ka kryer p\u00ebr ju dhe p\u00ebr et\u00ebrit tuaj.\n12:8 Pas vajtjes s\u00eb Jakobit n\u00eb Egjipt dhe mbas thirrjeve t\u00eb et\u00ebrve tuaj drejtuar Zotit, Zoti d\u00ebrgoi Moisiun dhe Aaronin q\u00eb i nxor\u00ebn et\u00ebrit tuaj nga Egjipti dhe i b\u00ebri t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.\n12:9 Por ata e harruan Zotin, Per\u00ebndin\u00eb e tyre, dhe ai i shiti n\u00eb duart e Siseras, komandantit t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb Hatsorit, dhe n\u00eb pushtetin e Filistejve dhe t\u00eb mbretit t\u00eb Moabit, t\u00eb cil\u00ebt u shpall\u00ebn luft\u00eb atyre.\n12:10 At\u00ebher\u00eb i thirr\u00ebn Zotit dhe i than\u00eb: \"Kemi m\u00ebkatuar, sepse kemi braktisur Zotin dhe u kemi sh\u00ebrbyer Baal\u00ebve dhe Ashtaroth\u00ebve; por tani na \u00e7liro nga duart e armiqve tan\u00eb dhe ne do t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbejm\u00eb ty\".\n12:11 Dhe k\u00ebshtu Zoti d\u00ebrgoi Jerubaalin, Bedanin, Jeftin dhe Samuelin, dhe ju \u00e7liroi nga duart e armiqve tuaj q\u00eb ndodheshin rreth e rrotull, dhe ju jetuat n\u00eb siguri.\n12:12 Por kur pat\u00eb q\u00eb Nabashi, mbret i bijve t\u00eb Amonit, filloi t\u00eb l\u00ebviz\u00eb kund\u00ebr jush, m\u00eb that\u00eb: \"Jo, nj\u00eb mbret duhet t\u00eb sundoj\u00eb mbi ne\", pik\u00ebrisht kur Zoti, Per\u00ebndia juaj, ishte mbreti juaj.\n12:13 Ky \u00ebsht\u00eb, pra, mbreti q\u00eb keni zgjedhur dhe keni k\u00ebrkuar; ja, Zoti ka v\u00ebn\u00eb nj\u00eb mbret mbi ju.\n12:14 N\u00eb qoft\u00eb se keni frik\u00eb nga Zoti, i sh\u00ebrbeni dhe d\u00ebgjoni z\u00ebrin e tij, dhe nuk ngrini krye kund\u00ebr urdh\u00ebrimeve t\u00eb Zotit, at\u00ebher\u00eb ju dhe mbreti q\u00eb mbret\u00ebron mbi ju do t\u00eb ndiqni Zotin, Per\u00ebndin\u00eb tuaj.\n12:15 Por n\u00eb rast se nuk i bindeni z\u00ebrit t\u00eb Zotit dhe kund\u00ebrshtoni urdh\u00ebrimet e tij, at\u00ebher\u00eb dora e Zotit do t\u00eb ngrihet kund\u00ebr jush, ashtu si \u00ebsht\u00eb ngritur kund\u00ebr et\u00ebrve tuaj.\n12:16 Prandaj tani ndaluni dhe shikoni k\u00ebt\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb Zoti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb para syve tuaj.\n12:17 A nuk jemi vall\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e korrjes s\u00eb grurit? Un\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj ndihm\u00ebn e Zotit dhe ai do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb bubullima dhe shi; k\u00ebshtu do t\u00eb kuptoni dhe do t\u00eb shihni se e keqja q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb duke k\u00ebrkuar nj\u00eb mbret p\u00ebr ju, \u00ebsht\u00eb e madhe n\u00eb syt\u00eb e Zotit\".\n12:18 At\u00ebher\u00eb Samueli k\u00ebrkoi ndihm\u00ebn e Zotit dhe ai d\u00ebrgoi at\u00eb dit\u00eb bubullima dhe shi; dhe t\u00ebr\u00eb populli pati nj\u00eb frik\u00eb t\u00eb madhe nga Zoti dhe nga Samueli.\n12:19 Pastaj t\u00ebr\u00eb populli i tha Samuelit: \"Lutju Zotit, Per\u00ebndis\u00eb t\u00ebnd, p\u00ebr sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu, q\u00eb t\u00eb mos vdesin, sepse t\u00ebr\u00eb m\u00ebkateve tona u kemi shtuar t\u00eb keqen e k\u00ebrkimit t\u00eb nj\u00eb mbreti p\u00ebr ne\".\n12:20 Samueli iu p\u00ebrgjegj popullit: \"Mos u frik\u00ebsoni; edhe se keni b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe, mos lini s\u00eb ndjekuri Zotin, por sh\u00ebrbejini Zotit me t\u00eb gjith\u00eb zemr\u00ebn tuaj.\n12:21 Mos u largoni p\u00ebr t\u00eb ndjekur gj\u00ebra t\u00eb kota, q\u00eb nuk vlejn\u00eb as \u00e7lirojn\u00eb, sepse jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb kota.\n12:22 Sepse Zoti nuk do ta braktis\u00eb popullin e tij, p\u00ebr hir t\u00eb tij t\u00eb madh, sepse i p\u00eblqeu Zotit t'ju b\u00ebj\u00eb popullin e vet.\n12:23 Sa p\u00ebr mua, mos ndodht\u00eb kurr\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb m\u00ebkatoj kund\u00ebr Zotit duke hequr dor\u00eb nga lutjet p\u00ebr ju; p\u00ebrkundrazi, do t'ju tregoj rrug\u00ebn e mir\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb.\n12:24 Vet\u00ebm kini frik\u00eb nga Zoti dhe i sh\u00ebrbeni besnik\u00ebrisht me gjith\u00eb zem\u00ebr; mbani parasysh gj\u00ebrat e m\u00ebdha q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ju.\n12:25 Por n\u00eb rast se vazhdoni t\u00eb b\u00ebni t\u00eb keqen, si ju ashtu dhe mbreti juaj do t\u00eb flakeni tutje\".\n13:1 Sauli ishte tridhjet\u00eb vje\u00e7 kur filloi t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb; dhe mbasi mbret\u00ebroi dy vjet mbi Izraelin,\n13:2 ai zgjodhi tre mij\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb Izraelit: dy mij\u00eb rrinin me t\u00eb n\u00eb Mikmash dhe n\u00eb krahin\u00ebn malore t\u00eb Betelit; dhe nj\u00eb mij\u00eb me Jonathanin n\u00eb Gibeah t\u00eb Beniaminit; e ktheu prapa pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb popullit, secili shkoi n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e vet.\n13:3 Jonathani e mundi garnizonin e Filistejve q\u00eb ndodhej n\u00eb Geba, dhe Filistejt\u00eb e m\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb ngjarje; At\u00ebher\u00eb Sauli urdh\u00ebroi q\u00eb t'u binin borive n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin, duke th\u00ebn\u00eb: \"Le ta dijn\u00eb Hebrenjt\u00eb!\".\n13:4 Dhe n\u00eb t\u00ebt\u00eb Izraelin filluan t\u00eb thon\u00eb: \"Sauli mundi garnizonin e Filistejve dhe Izraeli tani urrehet nga Filistejt\u00eb\". K\u00ebshtu populli u thirr n\u00eb Gilgal p\u00ebr t\u00eb shkuar pas Saulit.\n13:5 Edhe Filistejt\u00eb u mblodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr Izraelit, me tridhjet\u00eb mij\u00eb qerre, gjasht\u00eb mij\u00eb kalor\u00ebs dhe shum\u00eb njer\u00ebz, si r\u00ebra n\u00eb bregun e detit. Ata u nis\u00ebn pra, dhe u vendos\u00ebn n\u00eb Mikmash, n\u00eb lindje t\u00eb Beth-Avenit.\n13:6 Kur Izraelit\u00ebt e pan\u00eb se ishin n\u00eb rrezik (pse populli u gjend ngusht\u00eb), u fsheh\u00ebn n\u00eb shpella, n\u00eb g\u00ebmusha, nd\u00ebr shk\u00ebmbinj, n\u00eb guva dhe n\u00eb hauze.\n13:7 Disa Hebrenj kaluan Jordanin p\u00ebr t\u00eb vajtur n\u00eb vendin e Gadit dhe t\u00eb Galaadit. Sauli ishte akoma n\u00eb Gilgal dhe t\u00ebr\u00eb populli shkonte pas tij duke u dridhur.\n13:8 Ai priti shtat\u00eb dit\u00eb simbas koh\u00ebs s\u00eb caktuar nga Samueli; por Samueli nuk po vinte n\u00eb Gilgal dhe populli kishte filluar t\u00eb shp\u00ebrndahej larg tij.\n13:9 At\u00ebher\u00eb Sauli tha: \"M\u00eb sillni olokaustin dhe flijimet e falenderimit\". Pastaj ofroi olokaustin.\n13:10 Sapo kishte mbaruar s\u00eb ofruari olokaustin, kur erdhi Samueli; dhe Sauli i doli p\u00ebrpara p\u00ebr ta p\u00ebrsh\u00ebndetur.\n13:11 Por Samueli i tha: \"\u00c7far\u00eb b\u00ebre k\u00ebshtu?\". Sauli u p\u00ebrgjegj: \"Kur pash\u00eb q\u00eb populli po shp\u00ebrndahej larg meje, q\u00eb ti nuk kishe arritur dit\u00ebn e caktuar dhe q\u00eb Filistejt\u00eb po mblidheshin n\u00eb Mikmash, thash\u00eb me vete:\n13:12 \"Tani Filistejt\u00eb do t\u00eb m\u00eb sulen n\u00eb Gilgal dhe un\u00eb akoma nuk i jam lutur Zotit\". Prandaj e mblodha veten dhe ofrova olokastin\".\n13:13 At\u00ebher\u00eb Samueli i tha Saulit: \"Ti ke vepruar pa mend; nuk ke respektuar urdh\u00ebrimin q\u00eb Zoti, Per\u00ebndia yt, t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb. N\u00eb fakt Zoti do t\u00eb vendoste p\u00ebr gjithnj\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde mbi Izraelin.\n13:14 Tani p\u00ebrkundrazi mbret\u00ebria jote nuk ka p\u00ebr t\u00eb vazhduar, Zoti ka k\u00ebrkuar nj\u00eb njeri simbas zemr\u00ebs s\u00eb tij, dhe Zoti e ka caktuar princ t\u00eb populli t\u00eb tij, sepse ti nuk ke respektuar at\u00eb q\u00eb Zoti t\u00eb pati urdh\u00ebruar\".\n13:15 Pastaj Samueli u ngrit dhe u ngjit nga Gilgali n\u00eb Gibeah t\u00eb Beniaminit, dhe Sauli kaloi n\u00eb revist\u00eb popullin q\u00eb gjendej me t\u00eb; ishin rreth gjasht\u00eb qind veta.\n13:16 Sauli, Jonathani, bir i tij, dhe njer\u00ebzit q\u00eb mbet\u00ebn me ta q\u00ebndruan n\u00eb Gibeah t\u00eb Beniaminit, nd\u00ebrsa Filistejt\u00eb ishin vendosur n\u00eb Mikmash.\n13:17 Pastaj nga kampi i Filistejve dol\u00ebn disa cuba, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tri grupe: njeri grup mori udh\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb Ofrahut, drejt vendit t\u00eb Shualit;\n13:18 nj\u00eb grup tjet\u00ebr u fut n\u00eb rrug\u00ebn e Beth-Horonit; grupi i tret\u00eb mori rrug\u00ebn e kufirit q\u00eb sundon lugin\u00ebn e Tseboimit, n\u00eb drejtim t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs.\n13:19 N\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin e Izraelit nuk gjeje as edhe nj\u00eb kova\u00e7, sepse Filistejt\u00eb thonin: \"Hebrenjt\u00eb t\u00eb mos prodhojn\u00eb shpata ose shtiza\".\n13:20 K\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb Izraelit\u00ebt shkonin te Filistejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb mprehur kush plorin, kush s\u00ebpat\u00ebn, kush belin.\n13:21 \u00c7mimi p\u00ebr mprehje ishte nj\u00eb pim p\u00ebr belin, p\u00ebr s\u00ebpat\u00ebn, p\u00ebr sfurkun, p\u00ebr rregullimin e hosten\u00ebve.\n13:22 K\u00ebshtu dit\u00ebn e betej\u00ebs nuk shihje as shpat\u00eb, as shtiz\u00eb n\u00eb duart e t\u00ebr\u00eb nje\u00ebzve q\u00eb ishin me Saulin dhe me Jonathanin, ato i kishin vet\u00ebm Sauli dhe Jonathani, bir i tij.\n13:23 Garnizoni i Filistejve doli pastaj dhe u drejtua nga qafa e Mikmashit.\n14:1 Nj\u00eb dit\u00eb ndodhi q\u00eb Jonathani, bir i Saulit, i tha shqyrtarit t\u00eb tij t\u00eb ri: \"Eja, shkojm\u00eb drejt pozicioneve t\u00eb Filistejve, q\u00eb ndodhen n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr\". Por nuk i tha asgj\u00eb t\u00eb atit.\n14:2 Sauli rrinte at\u00ebher\u00eb n\u00eb skajin e Gibeahut n\u00ebn sheg\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Migron, dhe njer\u00ebzit q\u00eb ishin me t\u00eb arrinin n\u00eb rreth gjasht\u00eb qind veta.\n14:3 Ahijahu, bir i Ahitubit, v\u00ebllai i Ikabodit, birit t\u00eb Finehasit, birit t\u00eb Elit, prift i Zotit, n\u00eb Shiloh kishte veshur efodin. Por populli nuk e dinte q\u00eb Jonathani kishte ikur.\n14:4 Nd\u00ebrmjet kalimeve n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat Jonathani k\u00ebrkonte t\u00eb arrinte n\u00eb pozicionin e Filistejve, kishte nj\u00eb shk\u00ebmb q\u00eb ngrihej nga nj\u00eb an\u00eb dhe nj\u00eb shk\u00ebmb q\u00eb ngrihej nga ana tjet\u00ebr; nj\u00ebri quhej Botsets dhe tjetri Seneh.\n14:5 Njeri nga shk\u00ebmbinjt\u00eb ngrihej n\u00eb veri, p\u00ebrball\u00eb Mikmashit dhe tjetri n\u00eb jug, p\u00ebrball\u00eb Gibeahut.\n14:6 Jonathani i tha shqyrtarit t\u00eb ri: \"Eja, shkojm\u00eb drejt pozicioneve t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb parrethprer\u00ebve; ndofta Zoti ka p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb favorin ton\u00eb, sepse asgj\u00eb nuk e pengon Zotin t\u00eb siguroj\u00eb shp\u00ebtimin me shum\u00eb ose me pak njer\u00ebz\".\n14:7 Shqyrtari i tij iu p\u00ebrgjegj: \"B\u00ebj \u00e7'ke p\u00ebr zem\u00ebr; shko p\u00ebrpara; jam gati t\u00eb shkoj me ty ku ta d\u00ebshiroj\u00eb zemra jote\".\n14:8 At\u00ebher\u00eb Jonathani tha: \"Ja, ne do t\u00eb shkojm\u00eb drejt atyre njer\u00ebzve dhe do t'i b\u00ebjm\u00eb q\u00eb t\u00eb na shohin.\n14:9 Po t\u00eb na thon\u00eb: \"Ndaluni deri sa t'ju arrijm\u00eb\", ne do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb vend dhe nuk do t\u00eb shkojm\u00eb tek ata;\n14:10 por n\u00eb rast se na thon\u00eb: \"Ejani te ne\", ne do t\u00eb shkojm\u00eb, sepse Zoti i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb duart tona; dhe kjo do t\u00eb na sh\u00ebrbej\u00eb si shenj\u00eb\".\n14:11 K\u00ebshtu t\u00eb dy u pan\u00eb nga garnizoni i Filistejve; dhe Filistejt\u00eb than\u00eb: \"Ja Hebrenjt\u00eb q\u00eb po dalin nga shpellat ku ishin fshehur!\".\n14:12 Pastaj njer\u00ebzit e garnizonit iu kthyen Jonathanit dhe shqyrtarit t\u00eb tij dhe than\u00eb: \"Ejani te ne se kemi di\u00e7ka p\u00ebr t'ju th\u00ebn\u00eb\". At\u00ebher\u00eb Jonathani i tha shqyrtarit t\u00eb tij: \"Eja pas meje, sepse Zoti i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e Izraelit\".\n14:13 Jonathani u ngjit duke u kacavarur me duar dhe me k\u00ebmb\u00eb, i ndjekur nga shqyrtari i tij. Filistejt\u00eb binin p\u00ebrpara Jonathanit, dhe shqyrtari pas tij i vriste.\n14:14 Kjo qe masakra e par\u00eb e kryer nga Jonathani dhe nga shqyrtari i tij; n\u00eb t\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn rreth nj\u00ebzet veta, n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej rreth gjysm\u00eb jugeri tok\u00eb.\n14:15 Tmerri u p\u00ebrhap n\u00eb kamp, n\u00eb fshatra dhe n\u00eb gjith\u00eb popullin; edhe garnizoni dhe cubat u tremb\u00ebn gjithashtu; bile edhe toka u drodh dhe u shnd\u00ebrrua k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb llahtar\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\n14:16 Rojet e Saulit n\u00eb Gibeah t\u00eb Beniaminit v\u00ebshtruan dhe pan\u00eb q\u00eb turma po shp\u00ebrndahej dhe po ikte sa andej k\u00ebtej.\n14:17 At\u00ebher\u00eb Sauli u tha njer\u00ebzve q\u00eb ishin me t\u00eb: \"B\u00ebni apelin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se kush ka ikur nga ne\". U b\u00eb apeli, dhe ja, mungonin Jonathani dhe shqyrtari i tij.\n14:18 At\u00ebher\u00eb Sauli i tha Ahijaut: \"Afroje ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb!\" (sepse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb arka e Per\u00ebndis\u00eb ishte me bijt\u00eb e Izraelit).\n14:19 Nd\u00ebrsa Sauli fliste me priftin, rr\u00ebmuja n\u00eb kampin e Filistejve vazhdonte t\u00eb shtohej; k\u00ebshtu Sauli i tha priftit: \"Hiqe dor\u00ebn t\u00ebnde!\".\n14:20 Pastaj Sauli dhe t\u00ebr\u00eb populli q\u00eb ishte me t\u00eb u mblodh\u00ebn dhe l\u00ebviz\u00ebn drejt vendit t\u00eb betej\u00ebs; dhe ja q\u00eb shpata e secilit drejtohej kund\u00ebr shokut t\u00eb tij dhe rr\u00ebmuja ishte shum\u00eb e madhe.\n14:21 Vet\u00eb Hebrenjt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt prej pak kohe gjendeshin me Filistejt\u00eb dhe ishin ngjitur bashk\u00eb me ta n\u00eb kamp nga krahina p\u00ebrreth, u bashkuan me Izraelit\u00ebt q\u00eb ishin me Saulin dhe Jonathanin.\n14:22 Po k\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb Izraelit\u00ebt q\u00eb ishin fshehur n\u00eb zon\u00ebn malore t\u00eb Efraimit, kur m\u00ebsuan q\u00eb Filistejt\u00eb po ia mbathnin, filluan edhe ata t'i ndjekin duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb betej\u00eb.\n14:23 K\u00ebshtu at\u00eb dit\u00eb Zoti e shp\u00ebtoi Izraelin dhe beteja u shtri deri n\u00eb Beth-Aven.\n14:24 Por at\u00eb dit\u00eb njer\u00ebzit e Izraelit ishin t\u00eb rraskapitur, sepse Sauli e kishte v\u00ebn\u00eb popullin t\u00eb betohej: \"I mallkuar qoft\u00eb ai q\u00eb do t\u00eb prek\u00eb ushqim para mbr\u00ebmjes, para se t\u00eb hakmerrem me armiqt\u00eb e mi\".\n14:25 T\u00ebr\u00eb populli hyri n\u00eb nj\u00eb pyll, ku kishte mjalt\u00eb p\u00ebr tok\u00eb.\n14:26 Me t\u00eb hyr\u00eb populli n\u00eb pyll, ai pa mjaltin q\u00eb kullonte; por askush nuk e \u00e7oi dor\u00ebn n\u00eb goj\u00eb, sepse populli kishte frik\u00eb nga betimi q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb.\n14:27 Por Jonathani nuk e kishte d\u00ebgjuar atin e tij kur ai e kishte v\u00ebn\u00eb popullin t\u00eb betohej; prandaj zgjati maj\u00ebn e bastunit q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb, e ngjeu n\u00eb hojet e mjaltit dhe e \u00e7oi n\u00eb goj\u00eb; k\u00ebshtu shikimi i tij u b\u00eb m\u00eb i qart\u00eb.\n14:28 Njeri nga populli mori fjal\u00ebn dhe tha: \"Ati yt e ka v\u00ebn\u00eb enkas popullin ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb betim, duke th\u00ebn\u00eb: \"Mallkuar qoft\u00eb ai njeri q\u00eb do t\u00eb prek\u00eb ushqim sot\", megjith\u00ebse populli ishte i rraskapitur\".\n14:29 At\u00ebher\u00eb Jonathani tha: \"Ati im i solli d\u00ebm vendit; un\u00eb shijova pak nga ky mjalt\u00eb dhe shikimi im u b\u00eb m\u00eb i qart\u00eb.\n14:30 Sa m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb kishte qen\u00eb sikur populli t\u00eb kishte ngr\u00ebn\u00eb sot lirisht pla\u00e7k\u00ebn q\u00eb gjeti te armiqt\u00eb! A nuk do t\u00eb kishte pasur nj\u00eb masak\u00ebr m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Filistejve?\".\n14:31 Po at\u00eb dit\u00eb ata i mund\u00ebn Filistejt\u00eb nga Mikmashi deri n\u00eb Aijalon, por populli ishte tep\u00ebr i lodhur.\n14:32 K\u00ebshtu populli u hodh mbi pla\u00e7k\u00ebn, rr\u00ebmbeu dele, lop\u00eb dhe vi\u00e7a dhe i theri p\u00ebr tok\u00eb; dhe populli i h\u00ebngri me gjith\u00eb gjakun e tyre.\n14:33 K\u00ebt\u00eb ia treguan Saulit dhe i than\u00eb: \"Ja, populli po m\u00ebkaton kund\u00ebr Zotit duke ngr\u00ebn\u00eb mish me gjith\u00eb gjakun\". Ai tha: \"Ju keni kryer nj\u00eb shkelje; rrukullisni menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb gur t\u00eb madh pran\u00eb meje\".\n14:34 Pastaj Sauli urdh\u00ebroi: \"Shp\u00ebrndahuni midis popullit dhe i thoni: \"Secili t\u00eb sjell\u00eb k\u00ebtu tek un\u00eb lop\u00ebn dhe delen e tij; i therrni k\u00ebtu dhe pastaj i hani, por mos m\u00ebkatoni ndaj Zotit, duke ngr\u00ebn\u00eb mish me gjith\u00eb gjakun e tij!\". K\u00ebshtu gjithkush nga populli solli me vete lop\u00ebn e tij dhe e theri n\u00eb at\u00eb vend.\n14:35 Sauli nd\u00ebrtoi pastaj nj\u00eb altar kushtuar Zotit; ky ishte altar i par\u00eb q\u00eb ai i nd\u00ebrtoi Zotit.\n14:36 Pastaj Sauli tha: \"T\u00eb zbresim nat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndjekur Filistejt\u00eb dhe t'i zhveshim deri n\u00eb drit\u00ebn e m\u00ebngjesit; dhe t\u00eb mos l\u00ebm\u00eb asnj\u00eb prej tyre t\u00eb gjall\u00eb\". Populli u p\u00ebrgjegj: \"Vepro si t\u00eb t\u00eb duket m\u00eb\n14:37 K\u00ebshtu Sauli e pyeti Per\u00ebndin\u00eb: \"A duhet t\u00eb zbres p\u00ebr t\u00eb ndjekur Filistejt\u00eb? A do t'i l\u00ebsh n\u00eb duart e Izraelit?\". Por Per\u00ebndia nuk dha asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.\n14:38 At\u00ebher\u00eb Sauli tha: \"Afrohuni k\u00ebtu, ju gjith\u00eb krer\u00eb t\u00eb popullit, pranoni dhe shikoni m\u00ebkatin e kryer sot,\n14:39 sepse, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Zoti, shp\u00ebtimtari i Izraelit, jeton edhe sikur t\u00eb gjendej te Jonathani, biri im, ai duhet t\u00eb vdes\u00eb\". Por asnjeri nga t\u00ebr\u00eb populli nuk iu p\u00ebrgjegj atij.\n14:40 At\u00ebher\u00eb ai i tha gjith\u00eb Izraelit: \"Ju q\u00ebndroni n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, dhe un\u00eb dhe biri im Jonathan do t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb nga ana tjet\u00ebr\". Populli iu p\u00ebrgjegj Saulit: \"B\u00ebj at\u00eb q\u00eb t\u00eb duket m\u00eb mir\u00eb\".\n14:41 Prandaj Sauli i tha Zotit: \"O Per\u00ebndi i Izraelit, na jep p\u00ebrgjigjen e drejt\u00eb\". K\u00ebshtu u caktuan Jonathani dhe Sauli dhe populli jo.\n14:42 Pastaj Sauli tha: \"Hidhni short midis meje dhe Jonathanit, birit tim\". K\u00ebshtu u caktua Jonathani.\n14:43 At\u00ebher\u00eb Sauli i tha Jonathanit: \"M\u00eb trego \u00e7'ke b\u00ebr\u00eb\". Jonathani i tha: \"Kam provuar pak mjalt\u00eb me maj\u00ebn e bastunit q\u00eb kisha n\u00eb dor\u00eb; ja, ku jam, kam p\u00ebr t\u00eb vdekur!\".\n14:44 Sauli tha: \"Per\u00ebndia e b\u00ebft\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe bile m\u00eb keq, sepse ti ke p\u00ebr t\u00eb vdekur me siguri, o Jonathan!\".\n14:45 Po populli i tha Saulit: \"A duhet t\u00eb vdes\u00eb Jonathani q\u00eb ka sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7lirim t\u00eb madh n\u00eb Izrael? Mos ndodht\u00eb kurr\u00eb! Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Zoti jeton, nuk ka p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb tok\u00eb as edhe nj\u00eb fije floku nga koka e tij, sepse sot ai ka vepruar bashk\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb\"! K\u00ebshtu populli e shp\u00ebtoi Jonathanin dhe ai nuk vdiq.\n14:46 Pastaj Sauli u kthye nga ndjekja e Filistejve dhe Filistejt\u00eb u kthyen n\u00eb vendin e tyre.\n14:47 K\u00ebshtu Sauli e forcoi mbret\u00ebrin\u00eb e Izraelit dhe luftoi kund\u00ebr gjith\u00eb armiqve q\u00eb ndodheshin rreth e qark: Moabit, bijve t\u00eb Amonit, Edomit, mbret\u00ebrve t\u00eb Tsobahut dhe Filistejve; ai korrte fitore nga \u00e7do an\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehej.\n14:48 Kreu vepra trim\u00ebrie, mundi Amalekit\u00ebt dhe \u00e7liroi nga duart e atyre q\u00eb e pla\u00e7kitnin.\n14:49 Bijt\u00eb e Saulit ishin Jonathani, Jishuji dhe Malkishuahu; dy bijat e tij quheshin Merab, m\u00eb e madhja, dhe Mikal m\u00eb e vogla.\n14:50 E shoqja e Saulit quhej Ahinoam, ishe bija e Ahimaazit; emri i komandantit t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb tij ishte Abner, bir i Nrerit, ungji i Saulit.\n14:51 Kishi, ati i Saulit, dhe Neri, ati i Abnerit, ishin bijt\u00eb e Abielit.\n14:52 Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Saulit pati nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirshme kund\u00ebr Filistejve; \u00e7do njeri t\u00eb fort\u00eb dhe \u00e7do t\u00eb ri trim q\u00eb Sauli shikonte, i merrte me vete.\n15:1 Pastaj Samueli i tha Saulit: \"Zoti m\u00eb ka d\u00ebrguar q\u00eb t\u00eb t\u00eb vajos mbret mbi popullin t\u00ebnd, mbi Izraelin; tani d\u00ebgjo fjal\u00ebt e Zotit.\n15:2 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti i ushtrive: Un\u00eb do ta d\u00ebnoj Amalekun p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i b\u00ebri Izraelit kur i preu rrug\u00ebn, nd\u00ebrsa po dilte nga Egjipti.\n15:3 Tani shko, godit Amalekun dhe cakto shfarosjen e t\u00eb gjitha gj\u00ebrave q\u00eb ai ka pa pasur fare m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por vrit burra dhe gra, f\u00ebmij\u00eb dhe foshnja gjiri, lop\u00eb e dhen, deve dhe gomar\u00eb\".\n15:4 Sauli thirri popullin dhe kaloi n\u00eb parakalim n\u00eb Telaim; dyqind mij\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb dhe dhjet\u00eb mij\u00eb njer\u00ebz t\u00eb Jud\u00ebs.\n15:5 Sauli erdhi n\u00eb qytetin e Amalekut dhe zuri prit\u00eb n\u00eb lugin\u00eb.\n15:6 pastaj Sauli u tha Kenejve: \"Shkoni, t\u00ebrhiquni, dilni jasht\u00eb Amalekit\u00ebve, q\u00eb t\u00eb mos ju shkat\u00ebrroj\u00eb bashk\u00eb me ta, sepse ju u treguat t\u00eb m\u00ebshirsh\u00ebm me t\u00eb gjith\u00eb bijt\u00eb e Izraelit kur po dilnin nga Egjipti\". K\u00ebshtu Kenejt\u00eb u t\u00ebrhoq\u00ebn nga radh\u00ebt e Amalekit\u00ebve.\n15:7 Sauli i mundi Amalekit\u00ebt nga Havilahu deri n\u00eb Shur, q\u00eb ndodhet p\u00ebrball\u00eb Egjiptit.\n15:8 Ai e zuri t\u00eb gjall\u00eb Agagun, mbretin e Amalekit\u00ebve, dhe vendosi shfarosjen e t\u00eb gjith\u00eb popullit, duke i vrar\u00eb me shpat\u00eb.\n15:9 Por Sauli dhe populli kursyen Agagun dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb deleve dhe t\u00eb lop\u00ebve, t\u00eb kafsh\u00ebve t\u00eb majme, t\u00eb qengjave dhe t\u00eb kafsh\u00ebve m\u00eb t\u00eb mira, duke mos vendosur shkat\u00ebrrimin e tyre; por vendos\u00ebn zhdukjen e t\u00ebr\u00eb sendeve q\u00eb ishin t\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsie t\u00eb dob\u00ebt dhe pa asnj\u00eb vler\u00eb.\n15:10 At\u00ebher\u00eb fjala e Zotit iu drejtua Samuelit, duke i th\u00ebn\u00eb:\n15:11 \"Un\u00eb jam penduar q\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb Saulin mbret, sepse ai \u00ebsht\u00eb larguar nga un\u00eb dhe nuk ka zbatuar urdh\u00ebrat e mia\". Samueli u trishtua dhe i klithi t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn Zotit.\n15:12 N\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt Samueli u ngrit p\u00ebr t'i dal\u00eb p\u00ebrpara Saulit; por erdh\u00ebn t'i thon\u00eb Samuelit: \"Sauli ka shkuar n\u00eb Karmel, dhe i ka ngritur vetes nj\u00eb monument; pastaj \u00ebsht\u00eb kthyer duke kaluar tutje dhe ka zbritur n\u00eb Gilgal\".\n15:13 At\u00ebher\u00eb Samueli shkoi te Sauli dhe ky i tha: \"Qofsha i bekuar nga Zoti! Un\u00eb e kam zbatuar urdhrin e Zotit\".\n15:14 Por Samueli tha: \"\u00c7'\u00ebsht\u00eb kjo bleg\u00ebrim\u00eb dhensh q\u00eb m\u00eb vjen n\u00eb vesh dhe kjo p\u00ebllitje lop\u00ebsh q\u00eb po d\u00ebgjoj?\".\n15:15 Sauli u p\u00ebrgjegj: \"K\u00ebto jan\u00eb kafsh\u00eb q\u00eb ua kemi marr\u00eb Amalekit\u00ebve, sepse populli kurseu pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb deleve dhe t\u00eb lop\u00ebve p\u00ebr t'i ofruar si flijime Zotit, Per\u00ebndis\u00eb t\u00ebnd; por pjes\u00ebn tjet\u00ebr e kemi caktuar t\u00eb shfaroset\".\n15:16 At\u00ebher\u00eb Samueli i tha Saulit: \"Mjaft! Un\u00eb do t\u00eb t\u00eb tregoj at\u00eb q\u00eb m\u00eb tha Zoti sonte!\". Sauli i tha \"Fol\u00eb\".\n15:17 K\u00ebshtu Samueli tha: \"A nuk \u00ebsht\u00eb vall\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kur ishe i vog\u00ebl n\u00eb syt\u00eb e tu ishe b\u00ebr\u00eb kreu i fiseve t\u00eb Izraelit, dhe q\u00eb Zoti t\u00eb ka vajosur mbret t\u00eb Izraelit?\n15:18 Zoti t\u00eb kishte ngarkuar nj\u00eb mision, duke th\u00ebn\u00eb: \"Shko, vendos shfarosjen e m\u00ebkatar\u00ebve Amalekit\u00eb dhe lufto kund\u00ebr tyre deri sa t\u00eb shfarosen\".\n15:19 Pse, pra, nuk iu binde z\u00ebrit t\u00eb Zotit, por u hodhe mbi pla\u00e7k\u00ebn dhe b\u00ebre at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e keqe n\u00eb syt\u00eb e Zotit?\".\n15:20 Sauli i tha Samuelit: \"Por un\u00eb iu binda z\u00ebrit t\u00eb Zotit, plot\u00ebsova misionin q\u00eb Zoti m\u00eb kishte ngarkuar, solla Agagun, mbretin e Amalekut, dhe caktova p\u00ebr shfarosje Amalekit\u00ebt.\n15:21 Por populli mori gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb duhet t\u00eb ishin shfarosur, p\u00ebr t'i b\u00ebr\u00eb flijime Zotit, Per\u00ebndis\u00eb t\u00ebnd, n\u00eb Gilgal\".\n15:22 Samueli i tha: \"Ndoshta i p\u00eblqejn\u00eb Zotit olokaustet dhe flijimet si bindje ndaj z\u00ebrit t\u00eb Zotit? Ja, bindja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se flijimi; dhe t\u00eb d\u00ebgjosh me kujdes \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se dhjami i deshve.\n15:23 Sepse rebelimi \u00ebsht\u00eb si m\u00ebkati i shortaris\u00eb dhe kryene\u00e7\u00ebsia \u00ebsht\u00eb si kulti i idhujve dhe i per\u00ebndive sht\u00ebpiake. Duke qen\u00eb se ke hedhur posht\u00eb fjal\u00ebn e Zotit, edhe ai t\u00eb ka hedhur posht\u00eb si mbret\".\n15:24 At\u00ebher\u00eb Sauli i tha Samuelit: \"Kam m\u00ebkatuar sepse kam shkelur urdhrin e Zotit dhe fjal\u00ebt e tua, dhe kjo sepse kisha frik\u00eb nga populli dhe d\u00ebgjova z\u00ebrin e tij.\n15:25 Por tani, t\u00eb lutem, falma m\u00ebkatin tim dhe kthehu me mua, q\u00eb un\u00eb t\u00eb mund t\u00eb bie p\u00ebrmbys para Zotit\".\n15:26 Por Samueli iu p\u00ebrgjegj Saulit: \"Un\u00eb nuk do t\u00eb kthehem me ty, sepse ke hedhur posht\u00eb fjal\u00ebn e Zotit dhe Zoti t\u00eb ka hedhur posht\u00eb ty, q\u00eb ti t\u00eb mos jesh m\u00eb mbret mbi Izraelin\".\n15:27 Nd\u00ebrsa Samueli po kthehej p\u00ebr t\u00eb ikur, Sauli i kapi skajin e mantelit t\u00eb tij q\u00eb u gris.\n15:28 At\u00ebher\u00eb Samueli i tha: \"Zoti hoqi sot nga duart e tua mbret\u00ebrin\u00eb e Izraelit dhe ia dha nj\u00eb tjetri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se ti.\n15:29 Lavdia e Izraelit nuk do t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb, dhe nuk do t\u00eb pendohet, sepse ai nuk \u00ebsht\u00eb njeri q\u00eb pendohet\".\n15:30 At\u00ebher\u00eb Sauli tha: \"Kam m\u00ebkatuar, por tani m\u00eb ndero, t\u00eb lutem, para pleqve t\u00eb popullit tim dhe p\u00ebrpara Izraelit; kthehu me mua, q\u00eb t\u00eb bie p\u00ebrmbys p\u00ebrpara Zotit, Per\u00ebndis\u00eb t\u00ebnd\".\n15:31 K\u00ebshtu Samueli u kthye me Saulin, dhe Sauli ra p\u00ebrmbys p\u00ebrpara Zotit.\n15:32 Pastaj Samueli tha: \"M\u00eb sillni Agagun, mbretin e Amalekit\u00ebve\". Agagu shkoi tek ai me qejf. Agagu thoshte: \"Me siguri hidh\u00ebrimi i vdekjes ka kaluar\".\n15:33 Samueli i tha: \"Ashtu si shpata i la pa f\u00ebmij\u00eb grat\u00eb, k\u00ebshtu edhe n\u00ebna jote do t\u00eb mbetet pa t\u00eb birin midis grave\". Pastaj Samueli e preu cop\u00eb-cop\u00eb Agagun p\u00ebrpara Zotit n\u00eb Gilgal.\n15:34 Pastaj Samueli shkoi n\u00eb Ramah dhe Sauli shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, n\u00eb Gibeahun e tij.\n15:35 Samueli nuk shkoi p\u00ebr ta par\u00eb m\u00eb Saulin deri dit\u00ebn e vdekjes s\u00eb tij, sepse Samueli mbante zi p\u00ebr Saulin; dhe Zoti u pendua q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb Saulin mbret t\u00eb Izraelit.\n16:1 Zoti i tha Samuelit: \"Deri kur do t\u00eb mbash zi p\u00ebr Saulin, kurse un\u00eb e kam hedhur posht\u00eb q\u00eb mos mbret\u00ebroj\u00eb mbi Izrael? Mbushe me vaj bririn t\u00ebnd dhe nisu; po t\u00eb d\u00ebrgoj tek Isai, Betlemiti, sepse kam zgjedhur nj\u00eb mbret midis bijve t\u00eb tij\".\n16:2 Samueli u p\u00ebrgjigj: \"Si mund t\u00eb shkoj? Sauli ka p\u00ebr ta m\u00ebsuar dhe do t\u00eb m\u00eb vras\u00eb\". Zoti tha: \"Do t\u00eb mar\u00ebsh me vete nj\u00eb m\u00ebshqerre dhe do t\u00eb thuash: \"Kam ardhur p\u00ebr t'i ofruar nj\u00eb flijim Zotit\".\n16:3 Do t\u00eb ftosh Isain n\u00eb ceremonin\u00eb e flijimit, un\u00eb do t\u00eb t\u00eb tregoj at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebsh, dhe ti ke p\u00ebr t\u00eb vajosur at\u00eb q\u00eb do t\u00eb t\u00eb them un\u00eb\".\n16:4 K\u00ebshtu Samueli b\u00ebri at\u00eb q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb Zoti dhe shkoi n\u00eb Betlem; pleqt\u00eb e qytetit i dol\u00ebn p\u00ebrpara duke u dridhur dhe i than\u00eb: \"Po na vjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore?\".\n16:5 Ai u p\u00ebrgjegj \"Vij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore; kam ardhur p\u00ebr t'i ofruar nj\u00eb flijim Zotit; pastrohuni dhe ejani me mua n\u00eb flijim\". Vuri t\u00eb pastrohen edhe Isain dhe bijt\u00eb e tij dhe i ftoi n\u00eb flijim.\n16:6 Kur ata arrit\u00ebn, ai ia vuri syrin Eliabit dhe tha: \"Me siguri i vajosuri i Zotit \u00ebsht\u00eb para tij\".\n16:7 Por Zoti i tha Samuelit: \"Mos ia shiko as pamjen as shtatgjat\u00ebsin\u00eb, sepse un\u00eb e kam refuzuar, sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemr\u00ebn\".\n16:8 At\u00ebher\u00eb Isai thirri Abinadabin dhe e b\u00ebri t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebrpara Samuelit; por Samueli tha: \"Zoti nuk zgjodhi as k\u00ebt\u00eb\".\n16:9 Pastaj Isai b\u00ebri t\u00eb kaloj\u00eb Shamahu, por Samueli tha: \"Zoti nuk zgjodhi as k\u00ebt\u00eb\".\n16:10 K\u00ebshtu Isai b\u00ebri t\u00eb kalojn\u00eb shtat\u00eb nga bijt\u00eb e tij p\u00ebrpara Samuelit; por Samueli i tha Isait: \"Zoti nuk zgjodhi asnj\u00eb prej tyre\".\n16:11 Pastaj Samueli i tha Isait: \"A jan\u00eb k\u00ebtu t\u00ebr\u00eb bijt\u00eb e tu?\". Ai u p\u00ebrgjigj: \"Mungon m\u00eb i riu q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb duke kullotur delet\". Samueli i tha Isait: \"D\u00ebrgo ta sjellin, sepse nuk do t\u00eb shtrohemi n\u00eb tryez\u00eb para se ai t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu\".\n16:12 At\u00ebher\u00eb ai d\u00ebrgoi njer\u00ebz ta marrin. Davidi ishte kuqalash, me sy t\u00eb bukur dhe pamje t\u00eb hijshme. Dhe Zoti tha: \"Ngrihu, vajose se ai \u00ebsht\u00eb\".\n16:13 At\u00ebher\u00eb Samueli mori bririn e vajit dhe e vajosi para v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij; q\u00eb nga ajo dit\u00eb Fryma e Zotit zbriti te Davidi. Pastaj Samueli u ngrit dhe shkoi n\u00eb Ramah.\n16:14 Fryma e Zotit ishte larguar nga Sauli dhe nj\u00eb frym i keq e terrorizonte nga ana e Zotit.\n16:15 Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Saulit i than\u00eb \"Ja, nj\u00eb frym i keq t\u00eb shqet\u00ebson nga ana e Per\u00ebndis\u00eb.\n16:16 Zoti yn\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb, pra, q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu q\u00eb rrin\u00eb p\u00ebrpara teje t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb i bie mir\u00eb harp\u00ebs; kur pastaj fryma e keq nga ana e Per\u00ebndis\u00eb do t\u00eb t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb, ai do t'i bjer\u00eb harp\u00ebs dhe ti do ta ndjesh veten mir\u00eb\".\n16:17 Sauli u tha sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij: \"M\u00eb gjeni nj\u00eb njeri q\u00eb i bie mir\u00eb dhe ma sillni\".\n16:18 At\u00ebher\u00eb nj\u00eb nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt filloi t\u00eb thot\u00eb: Ja, un\u00eb pash\u00eb nj\u00eb nga bijt\u00eb e Isait, Betlemitit, q\u00eb i bie mir\u00eb dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i fort\u00eb dhe trim, i shkath\u00ebt n\u00eb luftim, goj\u00ebtar i hijsh\u00ebm; dhe Zoti \u00ebsht\u00eb me t\u00eb\".\n16:19 Sauli, pra, i d\u00ebrgoi lajm\u00ebtar\u00eb Isait p\u00ebr t'i th\u00ebn\u00eb: \"M\u00eb d\u00ebrgo birin t\u00ebnd Davidin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb me kopen\u00eb\".\n16:20 At\u00ebher\u00eb Isai mori nj\u00eb gomar t\u00eb ngarkuar me buk\u00eb, nj\u00eb calik me ver\u00eb, nj\u00eb kec dhe ia d\u00ebrgoi Saulit me an\u00eb t\u00eb Davidit, birit t\u00eb tij.\n16:21 Davidi arriti te Sauli dhe hyri n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij; Saulit i hyri n\u00eb zem\u00ebr dhe e b\u00ebri shqyrtar t\u00eb tij.\n16:22 Sauli d\u00ebrgoi pastaj t'i thon\u00eb Isait: \"T\u00eb lutem, l\u00ebre Davidin n\u00eb sh\u00ebrbimin tim, sepse ai g\u00ebzon hirin tim\".\n16:23 Kur fryma e keq nga ana e Per\u00ebndis\u00eb sundonte mbi Saulin, Davidi merrte harp\u00ebn dhe i binte; at\u00ebher\u00eb Sauli e ndjente veten t\u00eb qet\u00ebsuar dhe m\u00eb mir\u00eb dhe fryma e keqe largohej prej tij.\n17:1 Filistejt\u00eb i mblodh\u00ebn trupat e tyre p\u00ebr luft\u00eb; u mblodh\u00ebn n\u00eb Sokoh, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Jud\u00ebs, dhe e ngrit\u00ebn kampin e tyre n\u00eb Efes-Damim midis Sokohut dhe Azekahut.\n17:2 Edhe Sauli dhe njer\u00ebzit e Izraelit u mblodh\u00ebn dhe e ngrit\u00ebn kampin e tyre n\u00eb lugin\u00ebn e Terebintos, dhe u rreshtuan p\u00ebr betej\u00eb kund\u00ebr Filistejve.\n17:3 Filistejt\u00eb ndodheshin n\u00eb mal nga nj\u00eb an\u00eb dhe Izraeli ishte n\u00eb mal nga ana tjet\u00ebr, dhe midis tyre ndodhej lugina.\n17:4 Nga kampi i Filistejve doli nj\u00eb kampion i quajtur Goliath, nga Gathi, i lart\u00eb gjasht\u00eb kubit\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb.\n17:5 Kishte n\u00eb kok\u00eb nj\u00eb helmet\u00eb prej bronzi, ishte veshur me nj\u00eb parzmore, pesha e t\u00eb cilit ishte pes\u00eb mij\u00eb sikla bronzi;\n17:6 n\u00eb k\u00ebmb\u00eb kishte k\u00ebmbore prej bronzi dhe mbi sup mbante nj\u00eb usht\u00eb prej hekuri.\n17:7 Maja e usht\u00ebs s\u00eb tij ishte si shuli i nj\u00eb end\u00ebsi dhe peshonte gjasht\u00eb qind sikla argjendi: para tij ecte shqytari i tij.\n17:8 Ai u ndal dhe u thirri grupeve t\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb Izraelit: \"Pse keni dal\u00eb p\u00ebr t'u radhitur n\u00eb formacion beteje? A nuk jam un\u00eb nj\u00eb Filiste dhe ju sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Saulit? Zgjidhni nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb t\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr meje.\n17:9 N\u00eb rast se do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb luftoj\u00eb me mua dhe t\u00eb m\u00eb vras\u00eb, ne do t\u00eb jemi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt tuaj; por n\u00eb rast se dal un\u00eb fitues dhe e vras, at\u00ebher\u00eb ju do t\u00eb jeni sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt tan\u00eb dhe do t\u00eb na sh\u00ebrbeni\".\n17:10 Pastaj Filisteu shtoi: \"Un\u00eb sot po sfidoj trupat e Izraelit: \"M\u00eb jepni nj\u00eb burr\u00eb dhe do t\u00eb luftojm\u00eb!\".\n17:11 Kur Sauli dhe t\u00ebr\u00eb Izraeli d\u00ebgjuan k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Filisteut, mbet\u00ebn t\u00eb shtangur dhe u hyri nj\u00eb frik\u00eb e madhe.\n17:12 Davidi ishte biri i atij Efrateut t\u00eb Betlemit t\u00eb Jud\u00ebs, q\u00eb mbante emrin Isai dhe kishte tet\u00eb bij. N\u00eb koh\u00ebn e Saulit, ky njeri ishte i plakur dhe i shtyr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb.\n17:13 Tre bijt\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Isait kishin shkuar n\u00eb luft\u00eb me Saulin: emrat e tre bijve t\u00eb tij q\u00eb kishin shkuar n\u00eb luft\u00eb ishin: Eliabi, i par\u00eblinduri, Abinadabi i dyti dhe Shamahu i treti.\n17:14 Davidi ishte m\u00eb i riu dhe tre m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb kishin shkuar pas Saulit.\n17:15 Davidi p\u00ebrkundrazi shkonte dhe vinte nga Sauli p\u00ebr t\u00eb kullotur kopen\u00eb e atit t\u00eb tij n\u00eb Betlem.\n17:16 Filisteu u dilte p\u00ebrpara n\u00eb m\u00ebngjes dhe n\u00eb mbr\u00ebmje, dhe vazhdoi t\u00eb dal\u00eb dyzet dit\u00eb me radh\u00eb.\n17:17 Isai i tha Davidit, birit t\u00eb tij: \"Merr p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit e tu nj\u00eb ef\u00eb nga ky grur\u00eb i pjekur dhe dhjet\u00eb buk\u00eb dhe \u00e7oji shpejt v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tu n\u00eb kamp.\n17:18 D\u00ebrgo edhe k\u00ebto dhjet\u00eb forma djathi komandantit t\u00eb mij\u00ebshes s\u00eb tyre; shiko si jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tu dhe m\u00eb sill nj\u00eb peng nga ana e tyre.\n17:19 Sauli me gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tu dhe gjith\u00eb burrat e Izraelit jan\u00eb n\u00eb lugin\u00ebn e Terebintit p\u00ebr t\u00eb luftuar Filistejt\u00eb\".\n17:20 K\u00ebshtu Davidi u ngrit her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, ia la delet e tij nj\u00eb rojtari, mori ngarkes\u00ebn e tij dhe u nis ashtu si\u00e7 e kishte urdh\u00ebruar Isai. Arriti n\u00eb kampin e qerreve, kur ushtria po dilte p\u00ebr t'u radhitur n\u00eb formacion beteje dhe l\u00ebshonte britma lufte.\n17:21 Izraelit\u00ebt dhe Filistejt\u00eb ishin radhitur p\u00ebr betej\u00eb, nj\u00eb ushtri kund\u00ebr tjetr\u00ebs.\n17:22 Davidi, pasi la ngarkes\u00ebn e tij n\u00eb duart e rojtarit t\u00eb bagazheve, vrapoi n\u00eb drejtim t\u00eb grupimeve t\u00eb betej\u00ebs; me t\u00eb arritur n\u00eb vend, pyeti v\u00ebllez\u00ebrit e tij si ishin.\n17:23 Nd\u00ebrsa po fliste me ata, ja ku doli nga radh\u00ebt e Filistejve ai kampion, Filisteu i Gathit, q\u00eb mbante emrin Goliath dhe p\u00ebrs\u00ebriti po ato fjal\u00eb; dhe Davidi i d\u00ebgjoi.\n17:24 T\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit e Izraelit, me ta par\u00eb at\u00eb njeri, ik\u00ebn para tij dhe u hyri nj\u00eb frik\u00eb e madhe.\n17:25 Njer\u00ebzit e Izraelit thonin: \"E keni par\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri q\u00eb shkon p\u00ebrpara? Ai shkon p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb sedr\u00ebn e Izraelit. Ai q\u00eb do ta vras\u00eb, kushdo qoft\u00eb, do t\u00eb shp\u00ebrblehet me pasuri t\u00eb m\u00ebdha nga mbreti, ky do t'i jap\u00eb p\u00ebr grua t\u00eb bij\u00ebn dhe do t\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb nga \u00e7do hara\u00e7 sht\u00ebpin\u00eb e atit t\u00eb tij n\u00eb Izrael\".\n17:26 At\u00ebher\u00eb Davidi, duke iu drejtuar njer\u00ebzve q\u00eb ishin pran\u00eb tij, tha: \"\u00c7far\u00eb do t'i b\u00ebjn\u00eb atij burri q\u00eb do t\u00eb vras\u00eb k\u00ebt\u00eb Filiste dhe do ta largoj\u00eb turpin nga Izraeli? Po kush \u00ebsht\u00eb ky Filiste, i parrethprer\u00eb, q\u00eb guxon t\u00eb posht\u00ebroj\u00eb ushtrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb gjall\u00eb?\".\n17:27 Njer\u00ebzit iu p\u00ebrgjegj\u00ebn me po ato fjal\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: \"K\u00ebshtu do t\u00eb b\u00ebhet me at\u00eb q\u00eb do ta vras\u00eb\".\n17:28 Eliabi, v\u00ebllai i tij m\u00eb i madh, e d\u00ebgjoi nd\u00ebrsa fliste me ata njer\u00ebz; k\u00ebshtu Eliabi u zem\u00ebrua me Davidin dhe tha: \"Pse erdhe k\u00ebtu? Kujt ia le ato pak dele n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb? Un\u00eb e njoh krenarin\u00eb t\u00ebnde dhe lig\u00ebsin\u00eb e zemr\u00ebs sate, ke zbritur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb par\u00eb betej\u00ebn?\".\n17:29 Davidi u p\u00ebrgjegj: \"\u00c7'kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb tani?. Nuk ishte ve\u00e7se nj\u00eb pyetje e thjesht\u00eb!\".\n17:30 Duke u larguar prej tij, iu drejtua nj\u00eb tjetri dhe i b\u00ebri po at\u00eb pyetje; dhe njer\u00ebzit i dhan\u00eb po at\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb m\u00ebparshme.\n17:31 Sa d\u00ebgjuan fjal\u00ebt q\u00eb Davidi kishte th\u00ebn\u00eb, ia treguan Saulit dhe ky d\u00ebrgoi njer\u00ebz q\u00eb ta th\u00ebrresin.\n17:32 Davidi i tha Saulit: \"Asnjeri t\u00eb mos lig\u00ebshtohet p\u00ebr shkak t\u00eb tij! Sh\u00ebrb\u00ebtori yt do t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb me k\u00ebt\u00eb Filiste\".\n17:33 Sauli i tha Davidit: \"Ti nuk mund t\u00eb shkosh t\u00eb luftosh kund\u00ebr k\u00ebtij Filisteu, sepse ti je akoma djalosh, nd\u00ebrsa ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtar qysh n\u00eb t\u00eb rit\u00eb e tij\".\n17:34 Por Davidi iu p\u00ebrgjegj Saulit: \"Sh\u00ebrb\u00ebtori yt kulloste kopen\u00eb e atit t\u00eb tij; kur nj\u00eb luan ose nj\u00eb ari vinte p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebmbyer nj\u00eb dele nga kopeja,\n17:35 un\u00eb e ndiqja, e godisja dhe ia rr\u00ebmbeja nga goja; n\u00eb qoft\u00eb se ai kthehej kund\u00ebr meje, un\u00eb e kapja nga krifa, e godisja dhe e vrisja.\n17:36 Po, sh\u00ebrb\u00ebtori yt ka vrar\u00eb luanin dhe ariun; dhe ky Filiste i parrethprer\u00eb do t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fat, sepse ka fyer ushtrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb gjall\u00eb\".\n17:37 Davidi shtoi: \"Zoti q\u00eb m\u00eb shp\u00ebtoi nga kthetrat e luanit dhe nga panxha e ariut, do t\u00eb m\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb edhe nga dora e k\u00ebtij Filisteu\". At\u00ebher\u00eb Sauli i tha Davidit: \"Shko dhe Zoti qoft\u00eb me ty\".\n17:38 Pastaj Sauli e veshi Davidin me armatur\u00ebn e tij, i vuri n\u00eb kok\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkrenare prej bronzi dhe i veshi parzmoren.\n17:39 Pastaj Davidi ngjeshi shpat\u00ebn e Saulit mbi armatur\u00ebn dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb ec\u00eb, sepse nuk ishte m\u00ebsuar. Por Davidi i tha Saulit: \"Un\u00eb nuk mund t\u00eb eci me k\u00ebt\u00eb armatur\u00eb, sepse nuk jam m\u00ebsuar me t\u00eb\". Dhe k\u00ebshtu Davidi e hoqi nga trupi i tij.\n17:40 Pastaj mori n\u00eb dor\u00eb shkopin e tij, zgjodhi pes\u00eb gur\u00eb t\u00eb l\u00ebmuar n\u00eb p\u00ebrrua, i vuri n\u00eb torb\u00ebn e bariut, n\u00eb nj\u00eb thes t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb kishte me vete; pastaj me hoben\u00eb n\u00eb dor\u00eb u nis kund\u00ebr Filisteut.\n17:41 Edhe Filisteu p\u00ebrparoi duke iu afruar gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr Davidit, nd\u00ebrsa shqyrtari i tij e paraprinte.\n17:42 Filisteu shikonte me kujdes dhe, me t\u00eb par\u00eb Davidin, e p\u00ebr\u00e7moi sepse ishte vet\u00ebm nj\u00eb i ri, kuqalash dhe i hijsh\u00ebm.\n17:43 Filisteu i tha Davidit: \"Mos jam vall\u00eb nj\u00eb qen q\u00eb po del kund\u00ebr meje me shkop n\u00eb dor\u00eb?\". Dhe Filisteu e mallkoi Davidin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb per\u00ebndive t\u00eb tij.\n17:44 Pastaj Filisteu i tha Davidit: \"Eja k\u00ebtu, dhe un\u00eb do t'ia jap mishin t\u00ebnd shpend\u00ebve t\u00eb qiellit dhe kafsh\u00ebve t\u00eb fushave\".\n17:45 At\u00ebher\u00eb Davidi iu p\u00ebrgjegj Filisteut: \"Ti po m\u00eb vjen me shpat\u00eb, me shtiz\u00eb dhe me usht\u00eb; kurse un\u00eb po t\u00eb dal n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit t\u00eb usht\u00ebrive, Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb Izraelit q\u00eb ti ke fyer.\n17:46 Pik\u00ebrisht sot Zoti do t\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb n\u00eb duart e mia; dhe un\u00eb do t\u00eb t\u00eb rr\u00ebzoj, do t\u00eb pres kok\u00ebn t\u00ebnde dhe do t'u jap pik\u00ebrisht sot kufomat e ushtris\u00eb s\u00eb Filistejve shpend\u00ebve t\u00eb qiellit dhe bishave t\u00eb tok\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb gjith\u00eb dheu t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb se ka nj\u00eb Per\u00ebndi n\u00eb Izrael.\n17:47 At\u00ebher\u00eb gjith\u00eb kjo turm\u00eb do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb q\u00eb Zoti nuk t\u00eb shp\u00ebton me an\u00eb t\u00eb shpat\u00ebs as me an\u00eb t\u00eb shtiz\u00ebs; sepse p\u00ebrfundimi i betej\u00ebs varet nga Zoti, dhe ai do t'ju dor\u00ebzoj\u00eb n\u00eb duart tona\".\n17:48 Kur Filisteu l\u00ebvizi dhe shkoi p\u00ebrpara p\u00ebr t'u ndeshur me Davidin, edhe Davidi nxitoi menj\u00ebher\u00eb drejt mejdanit, ball\u00eb Filisteut;\n17:49 vuri dor\u00ebn n\u00eb thes, nxori prej tij nj\u00eb gur, e hodhi me hoben\u00eb dhe e goditi n\u00eb ball\u00eb Filisteun; guri iu fut n\u00eb ball\u00eb dhe ai ra me fytyr\u00eb p\u00ebr tok\u00eb.\n17:50 K\u00ebshtu Davidi me nj\u00eb hobe dhe nj\u00eb gur mundi Filisteun; e goditi dhe e vrau, megjith\u00ebse Davidi nuk kishte asnj\u00eb shpat\u00eb n\u00eb dor\u00eb.\n17:51 Pastaj Davidi vrapoi, u hodh mbi Filisteun, ia mori shpat\u00ebn dhe e vrau duke i prer\u00eb me t\u00eb kok\u00ebn. Kur Filistejt\u00eb e pan\u00eb q\u00eb heroi i tyre vdiq, ik\u00ebn me vrap.\n17:52 At\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit e Izraelit dhe t\u00eb Jud\u00ebs u ngrit\u00ebn, duke l\u00ebshuar britma lufte, dhe i ndoq\u00ebn Filistejt\u00eb deri n\u00eb hyrjen e lugin\u00ebs dhe n\u00eb portat e Ekronit. Filistejt\u00eb e plagosur p\u00ebr vdekje ran\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e Shaarimit, deri n\u00eb Gath dhe n\u00eb Ekron.\n17:53 Kur bijt\u00eb e Izraelit u kthyen nga ndjekja e Filistejve, pla\u00e7kit\u00ebn kampin e tyre.\n17:54 Pas k\u00ebsaj Davidi mori kok\u00ebn e Filisteut dhe e \u00e7oi n\u00eb Jeruzalem, por arm\u00ebt e tij i vendosi n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e tij.\n17:55 Kur Sauli kishte par\u00eb Davidin q\u00eb po dilte kund\u00ebr Filisteut, kishte pyetur komandantin e ushtris\u00eb s\u00eb tij, Abnerin: \"Abner, bir i kujt \u00ebsht\u00eb ky i ri?\". Abneri iu p\u00ebrgjegj: \"Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ti rron, o mbret, nuk e di\".\n17:56 At\u00ebher\u00eb mbreti tha: \"Merr informata mbi prind\u00ebrit e k\u00ebtij djaloshi\".\n17:57 Kur Davidi u kthye nga vrasja e Filisteut, Abneri e mori dhe e \u00e7oi p\u00ebrparea Saulit, nd\u00ebrsa ai mbante akoma n\u00eb dor\u00eb kok\u00ebn e Filisteut.\n17:58 Sauli i tha: \"O i ri, bir i kujt je?\". Davidi u p\u00ebrgjegj: Jam bir i sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd, Betlemitit Isai\".\n18:1 Kur mbaroi s\u00eb foluri me Saulin, shpirti i Jonathanit mbeti i lidhur me shpirtin e Davidit, dhe Jonathani e deshi si shpirtin e vet.\n18:2 Po at\u00eb dit\u00eb Sauli e mori me vete dhe nuk e lejoi t\u00eb kthehet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e atit t\u00eb tij.\n18:3 K\u00ebshtu Jonathani lidhi nj\u00eb bes\u00f6lidhje me Davidin, sepse e donte si shpirtin e vet.\n18:4 Pastaj Jonathani hoqi mantelin q\u00eb kishte veshur dhe ia dha Davidit, dhe i shtoi gjithashtu rrobat, shpat\u00ebn, harkun dhe brezin e tij.\n18:5 Davidi shkonte kudo q\u00eb Sauli e d\u00ebrgonte dhe dilte me sukses. K\u00ebshtu Sauli e vuri n\u00eb krye t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve dhe shihej me sy t\u00eb mir\u00eb nga gjith\u00eb populli, madje edhe nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Saulit.\n18:6 Gjat\u00eb kthimit t\u00eb tyre, kur Davidi po kthehej nga vrasja e Filisteut, grat\u00eb e t\u00eb gjitha qyteteve t\u00eb Izraelit i dol\u00ebn para mbretit Saul, duke k\u00ebnduar dhe hedhur valle me dajre, me thirrje g\u00ebzimi dhe me vegla muzikore.\n18:7 K\u00ebshtu grat\u00eb u p\u00ebrgjigjeshin njera tjetr\u00ebs duke k\u00ebnduar, dhe thoshnin: \"Sauli vrau mij\u00ebshn e tij dhe Davidi dhjet\u00ebmij\u00ebshn e tij.\n18:8 Kjo gj\u00eb e pezmatoi shum\u00eb Saulin dhe k\u00ebto fjal\u00eb nuk i p\u00eblqyen; ai tha: \"Davidit i njohin dhjet\u00eb mij\u00eb dhe mua vet\u00ebm nj\u00eb mij\u00eb. Tani nuk i mungon ve\u00e7se mbret\u00ebria!\".\n18:9 K\u00ebshtu nga ajo dit\u00eb Sauli e shikoi me zili Davidin.\n18:10 T\u00eb nes\u00ebrmen nj\u00eb frym i keq nga ana e Per\u00ebndis\u00eb e zot\u00ebroi Saulin q\u00eb sillej si nj\u00eb i marr\u00eb n\u00eb mes t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, kurse Davidi i binte harp\u00ebs me dor\u00ebn e tij si dit\u00ebt e tjera dhe Sauli mbante n\u00eb dor\u00eb shtiz\u00ebn.\n18:11 K\u00ebshtu Sauli e v\u00ebrtiti shtiz\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb: \"Do ta gozhdoj Davidin n\u00eb mur!\". Por Davidi iu shmang goditjes dy her\u00eb.\n18:12 Sauli kishte frik\u00eb nga Davidi, sepse Zoti ishte me t\u00eb dhe e kishte braktisur Saulin.\n18:13 Prandaj Sauli e largoi nga vetja dhe e b\u00ebri komandant t\u00eb nj\u00eb mij\u00eb njer\u00ebzve; dhe ai shkonte e vinte n\u00eb krye t\u00eb popullit.\n18:14 Davidit i shkonin mbar\u00eb t\u00eb gjitha veprat, dhe Zoti ishte me t\u00eb.\n18:15 Sauli, duke par\u00eb q\u00eb atij i shkonte shum\u00eb mbar\u00eb \u00e7do gj\u00eb, kishte frik\u00eb prej tij;\n18:16 por t\u00ebr\u00eb Izraeli dhe Juda e donin Davidin, sepse shkonte e vinte n\u00eb krye t\u00eb tyre.\n18:17 Pastaj Sauli i tha Davidit: \"Ja Merabi, bija ime m\u00eb e madhe; do t\u00eb ta jap p\u00ebr grua; u b\u00ebfsh p\u00ebr mua nj\u00eb bir trim dhe mar\u00e7 pjes\u00eb n\u00eb betejat e Zotit\". Sauli mendonte k\u00ebshtu: \"T\u00eb mos jet\u00eb dora ime ta godas\u00eb, por dora e Filisejve\".\n18:18 Por Davidi iu p\u00ebrgjegj Saulit: \"Kush jam un\u00eb dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta ime dhe familja e atit tim n\u00eb Izrael, q\u00eb un\u00eb t\u00eb b\u00ebhem dh\u00ebndri i mbretit?\".\n18:19 Kur erdhi \u00e7asti p\u00ebr t'ia dh\u00ebn\u00eb Davidit Merabin, bij\u00ebn e Saulit, at\u00eb ia dhan\u00eb p\u00ebr grua Meholathitit Adriel.\n18:20 Por Mikal, bija e Saulit, e dashuronte Davidin; k\u00ebt\u00eb ia njoftuan Saulit dhe kjo gj\u00eb i p\u00eblqeu.\n18:21 K\u00ebshtu Sauli mendoi: \"Do t'ia jap, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lak p\u00ebr t\u00eb dhe ai t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb duart e Filistejve\".\n18:22 Pas k\u00ebsaj Sauli i urdh\u00ebroi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij: \"Bisedoni fshehurazi me Davidin dhe i thoni: \"Ja, mbreti \u00ebsht\u00ebi k\u00ebnaqur nga ti dhe t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb duan, prandaj b\u00ebhu dh\u00ebndri i mbretit\".\n18:23 Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Saulit ia \u00e7uan k\u00ebto fjal\u00eb Davidit. Por Davidi u p\u00ebrgjegj: \"Ju duket gj\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb b\u00ebhesh dh\u00ebndri i mbretit?. Un\u00eb jam nj\u00eb njeri i varf\u00ebr dhe nga shtres\u00eb e ul\u00ebt\".\n18:24 Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt i njoftuan Saulit: \"Davidi u p\u00ebrgjegj n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\".\n18:25 At\u00ebher\u00eb Sauli tha: \"Do t'i thoni k\u00ebshtu Davidit: \"Mbreti nuk d\u00ebsh\u00ebron asnj\u00eb prik\u00eb, por nj\u00ebqind lafsha t\u00eb Filisejve p\u00ebr t'u hakmarr\u00eb me armiqt\u00eb e mbretit\"\". Sauli kurdiste komplote p\u00ebr t\u00eb shkaktuar vdekjen e Davidit me an\u00eb t\u00eb Filistejve.\n18:26 Kur sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt i njoftuan Davidit k\u00ebto fjal\u00eb, Davidit iu duk gj\u00eb e mir\u00eb t\u00eb b\u00ebhej dh\u00ebnd\u00ebr i mbretit. Dit\u00ebt e caktuara nuk kishin kaluar akoma,\n18:27 kur Davidi u ngrit dhe iku me njer\u00ebzit e tij, dhe vrau dyqind veta nga Filistejt\u00eb. Pastaj Davidi solli lafshat e tyre dhe dor\u00ebzoi mbretit k\u00ebt\u00eb sasi t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr t'u b\u00ebr\u00eb dh\u00ebnd\u00ebr i tij. At\u00ebher\u00eb Sauli i dha t\u00eb bij\u00ebn Mikal p\u00ebr grua.\n18:28 K\u00ebshtu Sauli e pa dhe e kuptoi q\u00eb Zoti ishte me Davidin; dhe Mikal, bija e Saulit, e donte.\n18:29 Sauli pati edhe m\u00eb tep\u00ebr frik\u00eb nga Davidi dhe mbeti armiku i tij gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebve q\u00eb jetoi.\n18:30 Pastaj princat e Filistejve dol\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luftuar por, sa her\u00eb q\u00eb dilnin, Davidi ia dilte m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Saulit; k\u00ebshtu emri i tij u b\u00eb shum\u00eb i famsh\u00ebm.\n19:1 Sauli i foli birit t\u00eb tij Jonathan dhe t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb vritej Davidi. Por Jonathani, bir i Saulit, ndiente nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr Davidin.\n19:2 K\u00ebshtu Jonathani e informoi Davidin, duke i th\u00ebn\u00eb: \"Sauli, ati im, k\u00ebrkon t\u00eb shkaktoj\u00eb vdekjen t\u00ebnde; prandaj nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes ruhu, rri n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb fsheht\u00eb dhe fshiu.\n19:3 Un\u00eb do t\u00eb dal dhe do t\u00eb q\u00ebndroj pran\u00eb atit tim n\u00eb fush\u00ebn ku ndodhesh ti, dhe do t'i flas p\u00ebr ty atit tim. Do t\u00eb shoh \u00e7'ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur dhe do t\u00eb njoftoj\".\n19:4 K\u00ebshtu Jonathani i foli Saulit, atit t\u00eb tij, n\u00eb favor t\u00eb Davidit dhe i tha: \"Mbreti t\u00eb mos b\u00ebj m\u00ebkat n\u00eb d\u00ebm t\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb tij, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Davidit, sepse ai nuk ka kryer m\u00ebkate kund\u00ebr teje, dhe veprat e tij kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb vlefshme.\n19:5 Ai ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik jet\u00ebn e tij, kur vrau Filisteun, dhe Zoti ka kryer nj\u00eb \u00e7lirim t\u00eb madh p\u00ebr gjith\u00eb Izraelin. Ti e ke par\u00eb dhe je g\u00ebzuar; pse duhet t\u00eb m\u00ebkatosh kund\u00ebr gjakut t\u00eb pafajsh\u00ebm, duke shkaktuar vdekjen e Davidit pa shkak?\".\n19:6 Sauli d\u00ebgjoi z\u00ebrin e Jonathanit dhe u betua: \"Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Zoti rron, ai nuk ka p\u00ebr t\u00eb vdekur!\".\n19:7 At\u00ebher\u00eb Jonathani thirri Davidin dhe i njoftoi t\u00ebr\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra. Pastaj Jonathani e shpuri p\u00ebrs\u00ebri Davidin te Sauli dhe ai q\u00ebndroi n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij si m\u00eb par\u00eb.\n19:8 Filloi p\u00ebrs\u00ebri lufta; k\u00ebshtu Davidi doli t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr Filistejve dhe i mundi keq; ata ia mbath\u00ebn para tij.\n19:9 Por nj\u00eb frym i keq nga ana e Zotit e pushtoi Saulin, nd\u00ebrsa rrinte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij me shtiz\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe Davidi i binte harp\u00ebs.\n19:10 Sauli u orvat t\u00eb gozhdonte Davidin n\u00eb mur me shtiz\u00ebn e tij, por Davidi iu shmang Saulit, dhe ky e nguli shtiz\u00ebn e tij n\u00eb mur. Davidi iku po at\u00eb nat\u00eb dhe shp\u00ebtoi nga reziku.\n19:11 At\u00ebher\u00eb Sauli d\u00ebrgoi lajm\u00ebtar\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb Davidit p\u00ebr ta p\u00ebrgjuar dhe p\u00ebr ta vrar\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes; por Mikal, bashk\u00ebshortja e Davidit, e njoftoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: \"N\u00eb rast se sonte\n19:12 K\u00ebshtu Mikal e zbriti Davidin nga dritarja dhe ai iku; ia mbathi me vrap dhe shp\u00ebtoi.\n19:13 Pastaj Mikal mori idhullin e sht\u00ebpis\u00eb dhe e vuri n\u00eb shtrat, n\u00eb vend t\u00eb kok\u00ebs vuri nj\u00eb mbules\u00eb prej leshi t\u00eb dhis\u00eb dhe e mbuloi me nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb.\n19:14 Kur Sauli d\u00ebrgoi lajm\u00ebtar\u00ebt e tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Davidin, ajo tha: \"\u00c9sht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb\".\n19:15 At\u00ebher\u00eb Sauli d\u00ebrgoi p\u00ebrs\u00ebri lajm\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Davidin dhe u tha atyre: \"Ma sillni me shtratin e tij q\u00eb un\u00eb t\u00eb shkaktoj vdekjen e tij\".\n19:16 Kur arrit\u00ebn lajm\u00ebtar\u00ebt, n\u00eb shtrat ishte idhulli i sht\u00ebpis\u00eb, me nj\u00eb mbules\u00eb prej leshi t\u00eb dhis\u00eb n\u00eb vend t\u00eb kok\u00ebs.\n19:17 At\u00ebher\u00eb Sauli i tha Mikalit: \"Pse m\u00eb mashtrove n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe b\u00ebre t\u00eb ik\u00eb armiku im, duke e lejuar t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb?\". Mikal iu p\u00ebrgjegj Saulit: \"Ai m\u00eb tha: \"Lerm\u00eb t\u00eb ikij, p\u00ebrndryshe t\u00eb vrava\"\".\n19:18 Davidi iku, pra, dhe shp\u00ebtoi kok\u00ebn; shkoi te Samueli n\u00eb Ramah dhe i tregoi t\u00eb gjitha ato q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb Sauli. Pas k\u00ebsaj ai dhe Samueli vajt\u00ebn t\u00eb banojn\u00eb n\u00eb Najoth.\n19:19 K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ia njoftuan Saulit, i cili tha: \"Davidi \u00ebsht\u00eb n\u00eb Najoth t\u00eb Ramahut\".\n19:20 At\u00ebher\u00eb d\u00ebrgoi lajm\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb Davidin; por kur k\u00ebta pan\u00eb asamblen\u00eb e profet\u00ebve q\u00eb profetizonin, n\u00ebn kryesin\u00eb e Samuelit, Fryma e Per\u00ebndis\u00eb i p\u00ebrshkoi lajm\u00ebtar\u00ebt e Saulit q\u00eb filluan edhe ata t\u00eb b\u00ebjn\u00eb profeci.\n19:21 K\u00ebt\u00eb ngjarje ia njoftuan Saulit q\u00eb d\u00ebrgoi lajm\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu filluan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb profeci. Sauli d\u00ebrgoi p\u00ebrs\u00ebri lajm\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb, por edhe k\u00ebta filluan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb profeci.\n19:22 At\u00ebher\u00eb shkoi vet\u00eb n\u00eb Ramah dhe, kur arrit\u00ebn n\u00eb hauzin e madh q\u00eb ndodhet n\u00eb Seku, pyeti: \"Ku jan\u00eb Samueli dhe Davidi?\". Dikush iu p\u00ebrgjegj: \"Ja, ndodhen n\u00eb Najoth t\u00eb Ramahut\".\n19:23 K\u00ebshtu ai shkoi vet\u00eb atje, n\u00eb Najoth t\u00eb Ramahut, per edhe ai u p\u00ebrshkua nga Fryma e Per\u00ebndis\u00eb, dhe e vazhdoi udh\u00ebtimin e tij duke b\u00ebr\u00eb profeci deri sa arriti n\u00eb Najoth t\u00eb Ramahut.\n19:24 Edhe ai i hodhi rrobat e tij dhe b\u00ebri profeci p\u00ebrpara Samuelit, dhe qendroi i shtrir\u00eb lakuriq p\u00ebr tok\u00eb t\u00ebr\u00eb at\u00eb dit\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb at\u00eb nat\u00eb. Prandaj thuhet: \"Edhe Sauli figuron midis profet\u00ebve?\".\n20:1 Davidi iku nga Najothi i Ramahut, shkoi te Jonathani dhe i tha: \"\u00c7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb? Cili \u00ebsht\u00eb faji im dhe cili \u00ebsht\u00eb m\u00ebkati im kund\u00ebr atit t\u00ebnd, q\u00eb ai k\u00ebrkon jet\u00ebn time?\".\n20:2 Jonathani iu p\u00ebrgjegj: \"Mos ndodht\u00eb kurr\u00eb! Ti nuk ke p\u00ebr t\u00eb vdekur; ja im at\u00eb nuk b\u00ebn asnj\u00eb veprim t\u00eb madh apo t\u00eb vog\u00ebl pa ma njoftuar mua. Pse im at\u00eb t\u00eb ma fshihte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? Nuk \u00ebsht\u00eb e mundur\".\n20:3 Davidi u betua p\u00ebrs\u00ebri dhe tha: \"Yt at\u00eb e di me siguri q\u00eb un\u00eb g\u00ebzoj hirin t\u00ebnd dhe do t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb: \"Jonathani t\u00eb mos e dij\u00eb k\u00ebt\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos hidh\u00ebrohet\". Por si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Zoti jeton, dhe q\u00eb rron shpirti yt, mua nuk m\u00eb ndan nga vdekja ve\u00e7se nj\u00eb hap\".\n20:4 Jonathani i tha Davidit: \"\u00c7far\u00ebdo gj\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkosh, un\u00eb do ta b\u00ebj p\u00ebr ty\".\n20:5 Davidi iu p\u00ebrgjegj Jonathanit: \"Ja, nes\u00ebr fillon h\u00ebna e re dhe un\u00eb duhet t\u00eb ulem n\u00eb tryez\u00eb me mbretin, por t\u00eb m\u00eb l\u00ebr t\u00eb shkoj dhe un\u00eb do t\u00eb fshihem n\u00eb fshatrat deri n\u00eb mbr\u00ebmjen e dit\u00eb s\u00eb tret\u00eb.\n20:6 N\u00eb qoft\u00eb se atit t\u00ebnd i bie n\u00eb sy mungesa ime, ti do t'i thuash: \"Davidi m\u00eb \u00ebsht\u00eb lutur me insistim t\u00eb hidhet p\u00ebr pak koh\u00eb deri n\u00eb Betlem, n\u00eb qytetin e tij, sepse aty kremtohet flijimi p\u00ebr t\u00ebr\u00eb familjen e tij\".\n20:7 N\u00eb qoft\u00eb se thot\u00eb: \"Mir\u00eb\", sh\u00ebrb\u00ebtori yt ka p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar. Por n\u00eb rast se zem\u00ebrohet, dije se ka vendosur t\u00eb ma b\u00ebj\u00eb t\u00eb keqen.\n20:8 Tregohu, pra, i m\u00ebshirsh\u00ebm me sh\u00ebrb\u00ebtorin t\u00ebnd, sepse e ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb lidhet n\u00eb nj\u00eb bes\u00eblidhje t\u00eb Zotit me ty; por n\u00eb rast se kam ndonj\u00eb faj, vritm\u00eb ti. Pse duhet t\u00eb m\u00eb \u00e7osh tek ati yt?\".\n20:9 Jonathani tha \"Larg qoft\u00eb ky mendim! Po ta dija q\u00eb im at\u00eb ka vendosur t\u00eb ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb keqen, nuk do t\u00eb ta tregoja ty?\".\n20:10 Davidi i tha Jonathanit: \"Kush do t\u00eb m\u00eb njoftoj\u00eb n\u00eb se yt at\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjet r\u00ebnd\u00eb?\".\n20:11 Jonathani i tha Davidit: \"Eja, t\u00eb dalim nd\u00ebr fusha!\". K\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb dy dol\u00ebn jasht\u00eb, n\u00eb fush\u00eb.\n20:12 At\u00ebher\u00eb Jonathani i tha Davidit: \"Pa\u00e7a d\u00ebshmitar Zotin, Per\u00ebndin\u00eb e Izraelit! Nes\u00ebr ose pasnes\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb, do t\u00eb hetoj q\u00ebllimet e atit tim, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00eb se ai e shikon me sy t\u00eb mir\u00eb Davidin, dhe po t\u00eb mos d\u00ebrgoj njeri t\u00eb t\u00eb njoftoj\u00eb,\n20:13 Zoti le t'i b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb Jonathanit, madje edhe m\u00eb keq. N\u00eb qoft\u00eb se p\u00ebrkundrazi im at\u00eb ka nd\u00ebrmend t\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb t\u00eb keqe, un\u00eb do t\u00eb t\u00eb njoftoj dhe do t\u00eb l\u00eb t\u00eb shkosh me q\u00ebllim q\u00eb ti t\u00eb shkosh n\u00eb paqe; dhe Zoti qoft\u00eb me ty, ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb me atin tim!\n20:14 Deri sa t\u00eb jem gjall\u00eb, a nuk do t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh ndaj meje mir\u00ebsin\u00eb e Zotit, me q\u00ebllim q\u00eb mos vritem?\".\n20:15 Por nuk do t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb kurr\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh mir\u00ebsin\u00eb ndaj sht\u00ebpis\u00eb sime, as at\u00ebher\u00eb kur Zoti t\u00eb ket\u00eb shfarosur nga faqja e dheut t\u00ebr\u00eb armiqt\u00eb e Davidit\".\n20:16 K\u00ebshtu Jonathani lidhi nj\u00eb bes\u00eblidhje me sht\u00ebpin\u00eb e Davidit, duke th\u00ebn\u00eb: \"Zoti t'u k\u00ebrkoj\u00eb llogari armiqve t\u00eb Davidit p\u00ebr gjakun!\".\n20:17 P\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb, Jonathani e vuri p\u00ebrs\u00ebri Davidin t\u00eb betohet, sepse ai e donte si shpirtin e vet.\n20:18 Pastaj Jonathani i tha: \"Nes\u00ebr fillon h\u00ebna e re dhe mungesa jote do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb sy, sepse vendi yt do t\u00eb mbetet bosh.\n20:19 Do t\u00eb l\u00ebsh t\u00eb kalojm\u00eb tri dit\u00eb, pastaj do t\u00eb zbres\u00ebsh me t\u00eb shpejt\u00eb dhe do t\u00eb shkosh n\u00eb vendin ku u fshehe dit\u00ebn e ngjarjes, dhe do t\u00eb rrish pran\u00eb gurit t\u00eb Ezelit.\n20:20 Un\u00eb do t\u00eb hedh tri shigjeta p\u00ebrbri gurit sikur t\u00eb gjuaja n\u00eb shenj\u00eb.\n20:21 Pastaj do t\u00eb d\u00ebrgoj nj\u00eb djalosh, duke i th\u00ebn\u00eb: \"Shko t\u00eb k\u00ebrkosh shtigjeta\". N\u00eb rast se i them djaloshit: \"Shiko, shigjetat jan\u00eb nga ana jote, prandaj merri!\" at\u00ebher\u00eb eja sepse, ashtu si Zoti jeton, pun\u00ebt t\u00eb ecin mbar\u00eb ty dhe nuk ka asnj\u00eb rrezik.\n20:22 N\u00eb qoft\u00eb se p\u00ebrkundrazi i them djaloshit: \"Shiko, shigjetat jan\u00eb matan\u00eb teje\", at\u00ebher\u00eb shko, sepse Zoti t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ik\u00ebsh.\n20:23 Sa p\u00ebr gj\u00ebrat p\u00ebr t\u00eb cilat kemi folur midis nesh, ja, Zoti qoft\u00eb d\u00ebshmitar midis teje dhe meje p\u00ebr gjithnj\u00eb\".\n20:24 K\u00ebshtu Davidi u fsheh n\u00ebp\u00ebr ara; kur filloi h\u00ebna e re, mbreti u ul p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb.\n20:25 Mbreti u ul n\u00eb karrigen e tij, si her\u00ebt e tjera, n\u00eb karrigen pran\u00eb murit; Jonathani u ul p\u00ebrball\u00eb tij. Abneri u ul pran\u00eb Saulit, por vendi i Davidit mbeti bosh.\n20:26 Megjithat\u00eb Sauli nuk tha asgj\u00eb at\u00eb dit\u00eb, sepse mendonte: \"Do t'i ket\u00eb ndodhur di\u00e7ka; nuk do t\u00eb jet\u00eb i past\u00ebr; me siguri ai nuk \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr\".\n20:27 Por t\u00eb nes\u00ebrmen, dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebs s\u00eb re, vendi i Davidit ishte akoma bosh. At\u00ebher\u00eb Sauli i tha Jonathanit, birit t\u00eb tij: \"Pse biri i Isait nuk erdhi p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb as dje, as sot?\".\n20:28 Jonathani iu p\u00ebrgjegj Saulit: \"Davidi m\u00eb k\u00ebrkoi me insistim ta l\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Betlem;\n20:29 dhe tha: \"T\u00eb lutem lerm\u00eb t\u00eb shkoj, sepse kemi n\u00eb qytet nj\u00eb flijim n\u00eb familje, dhe v\u00ebllai im m\u00eb ka detyruar t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb; tani, pra, po t\u00eb g\u00ebzoj hirin t\u00ebnd, t\u00eb lutem, lerm\u00eb t\u00eb hidhem shpejt p\u00ebr t\u00eb par\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e mi\". P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye nuk erdhi n\u00eb tryez\u00ebn e mbretit\".\n20:30 At\u00ebher\u00eb zem\u00ebrimi i Saulit u ndez kund\u00ebr Jonathanit dhe i tha: \"O bir i \u00e7oroditur dhe rebel, vall\u00eb nuk e di un\u00eb q\u00eb ti mban an\u00ebn e birit t\u00eb Isait, p\u00ebr turpin t\u00ebnd dhe p\u00ebr turpin e lakuriq\u00ebsis\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs sate?\n20:31 Sepse p\u00ebr deri sa biri i Isait do t\u00eb jetoj\u00eb mbi tok\u00eb, nuk do t\u00eb ket\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri as p\u00ebr ty, as p\u00ebr mbret\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde. Prandaj d\u00ebrgo ta marrin dhe sille tek un\u00eb, sepse ai duhet t\u00eb vdes\u00eb.\n20:32 Jonathani iu p\u00ebrgjegj Saulit, atit t\u00eb tij duke i th\u00ebn\u00eb: \"Pse duhet t\u00eb vdes\u00eb? \u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb?\".\n20:33 At\u00ebher\u00eb Sauli e v\u00ebrtiti usht\u00ebn kund\u00ebr tij p\u00ebr ta vrar\u00eb. Jonathani e kuptoi q\u00eb vrasja e Davidit ishte di\u00e7ka e vendosur nga ana e t\u00eb atit.\n20:34 K\u00ebshtu Jonathani u ngrit i zem\u00ebruar nga tryeza dhe nuk h\u00ebngri gj\u00eb as dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebs s\u00eb re, mbasi ishte i hidh\u00ebruar p\u00ebr Davidin, sepse i ati e kishte trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb turpshme.\n20:35 T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, Jonathani doli n\u00eb fush\u00eb n\u00eb vendin e caktuar me Davidin, duke pasur me vete nj\u00eb djalosh.\n20:36 Ai i tha djaloshit: \"Vrapo t\u00eb m\u00eb sjell\u00ebsh shigjetat q\u00eb un\u00eb gjuaj\". Nd\u00ebrsa djaloshi vraponte, ai hodhi nj\u00eb shigjet\u00eb q\u00eb kaloi p\u00ebrtej tij.\n20:37 Kur djaloshi arriti n\u00eb vendin ku ndodhej shigjeta q\u00eb Jonathani kishte hedhur, Jonathani i b\u00ebrtiti nga prapa: \"Shigjeta, vall\u00eb ka r\u00ebn\u00eb matan\u00eb teje?\".\n20:38 Pastaj Jonathani i b\u00ebrtiti akoma djaloshit: \"Vepro shpejt, mbaro pun\u00eb, mos u ndal!\". K\u00ebshtu djaloshi i Jonathanit mblodhi shigjetat dhe u kthye tek i zoti.\n20:39 Por djaloshi nuk e dinte asgj\u00eb; vet\u00ebm Jonathani dhe Davidi e dinin si q\u00ebndronte \u00e7\u00ebshtja.\n20:40 Pastaj Jonathani ia dha arm\u00ebt e tij djaloshit dhe i tha: \"Nisu, \u00e7oji n\u00eb qytet\".\n20:41 Me t'u nisur djaloshi, Davidi u ngrit nga krahu jugor, ra p\u00ebrmbys tri her\u00eb me fytyr\u00eb p\u00ebr tok\u00eb; pastaj t\u00eb dy puthen me njeri tjetrin dhe qan\u00eb bashk\u00eb; por Davidi qau m\u00eb tep\u00ebr.\n20:42 Pastaj Jonathani i tha Davidit: \"Shko n\u00eb paqe, tani q\u00eb ne t\u00eb dy jemi betuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit; Zoti le t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb d\u00ebshmitar midis meje dhe teje dhe nd\u00ebrmjet pasardh\u00ebsve t\u00eb tu dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb mi\". Pastaj Davidi u ngrit dhe iku; dhe Jonathani u kthye n\u00eb qytet.\n21:1 Pastaj Davidi shkoi n\u00eb Nob tek prifti Ahimelek; Ahimeleku i doli p\u00ebrpara Davidit duke u dridhur dhe i tha: \"Pse je vet\u00ebm dhe nuk ka njeri me ty?\".\n21:2 Davidi iu p\u00ebrgjegj priftit Ahimelek: \"Mbreti m\u00eb urdh\u00ebroi di\u00e7ka dhe m\u00eb tha: \"Asnjeri t\u00eb mos dij\u00eb kurrgj\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po t\u00eb d\u00ebrgoj dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb t\u00eb kam urdh\u00ebruar\". Njer\u00ebzti e mi i kam drejtuar n\u00eb filan vend.\n21:3 Dhe tani \u00e7far\u00eb ke n\u00eb dor\u00eb? M\u00eb jep pes\u00eb buk\u00eb ose \u00e7far\u00eb t\u00eb kesh\".\n21:4 Prifti iu p\u00ebrgjegj Davidit, duke th\u00ebn\u00eb: \"Nuk kam buk\u00eb t\u00eb zakonshme, ka vet\u00ebm buk\u00eb t\u00eb shenjt\u00ebruar, me kusht q\u00eb burrat e tu t'u jen\u00eb p\u00ebrmbajtur s\u00eb paku kontakteve me grat\u00eb\".\n21:5 Davidi iu p\u00ebrgjegj priftit: \"Kemi mbetur pa gra, qysh se jemi nisur, tri dit\u00eb m\u00eb par\u00eb; en\u00ebt e njer\u00ebzve t\u00eb mi jan\u00eb t\u00eb pastra; n\u00eb fakt edhe buka \u00ebsht\u00eb e zakonshme, megjith\u00ebse sot \u00ebsht\u00eb shenjt\u00ebruar n\u00eb en\u00ebt\".\n21:6 K\u00ebshtu prifti i dha buk\u00ebn e shenjt\u00ebruar, sepse aty nuk kishte tjet\u00ebr buk\u00eb ve\u00e7 asaj t\u00eb paraqitjes, q\u00eb ishte hequr nga prania e Zotit, p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar me buk\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb n\u00eb \u00e7astin kur hiqet.\n21:7 At\u00eb dit\u00eb ndodhej aty nj\u00eb nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Saulit, q\u00eb q\u00ebndronte para Zotit; quhej Doeg, Edomiti, kryebariu i Saulit.\n21:8 Davidi i tha Ahimelekut: \"Mos ke rast\u00ebsisht p\u00ebr kollaj ndonj\u00eb shtiz\u00eb a nj\u00eb shpat\u00eb? Mbasi un\u00eb nuk kam marr\u00eb me vete as shpat\u00ebn, as arm\u00ebt e mia, sepse detyra e ngarkuar nga mbreti ishte urgjente\".\n21:9 Prifti u p\u00ebrgjegj: \"\u00c9sht\u00eb shpata e Goliathit, Filisteut, q\u00eb ti vrave n\u00eb lugin\u00ebn e Terebintos; \u00ebsht\u00eb aty prapa efodit, e mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb; n\u00eb rast se e do, merre, sepse k\u00ebtu nuk kemi tjet\u00ebr ve\u00e7 k\u00ebsaj\". Davidi tha: \"Asnj\u00eb nuk ia kalon asaj; n\u00ebma!\".\n21:10 At\u00eb dit\u00eb Davidi u ngrit dhe iku nga prania e Saulit; ai shkoi n\u00eb Akish, te mbreti i Gathit.\n21:11 Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Akishit i than\u00eb: \"A nuk \u00ebsht\u00eb ky Davidi, mbret i vendit? A nuk k\u00ebndonin n\u00eb kor p\u00ebr t\u00eb n\u00eb valle, duke th\u00ebn\u00eb: \"Sauli ka vrar\u00eb nj\u00eb mij\u00eb t\u00eb tij dhe Davidi dhjet\u00eb mij\u00eb t\u00eb tij\"?\".\n21:12 Davidi i mbajti n\u00eb zem\u00ebr k\u00ebto fjal\u00eb dhe pati frik\u00eb t\u00eb madhe nga Akishi, mbret i Gathit.\n21:13 K\u00ebshtu nd\u00ebrroi m\u00ebnyr\u00ebn e sjelljes s\u00eb tij para tye dhe e hiqte veten si t\u00eb marr\u00eb n\u00eb duart e tyre; b\u00ebnte shkaravina mbi kanatet e dyerve dhe l\u00ebshonte jarg\u00eb mbi mjekr\u00ebn e tij.\n21:14 At\u00ebher\u00eb Akishi u tha sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij: \"Ja, e shikoni, ky \u00ebsht\u00eb i marr\u00eb; pse ma keni sjell\u00eb?\n21:15 Mos vall\u00eb m\u00eb mungojn\u00eb t\u00eb marr\u00ebt, dhe ju m\u00eb sillni k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb marrin n\u00eb pranin\u00eb time? Ai nuk ka p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time!\".\n22:1 Pastaj Davidi u nis q\u00eb andej dhe u strehua n\u00eb shpell\u00ebn e Adulamit; kur v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpia e atit t\u00eb tij e m\u00ebsuan, zbrit\u00ebn aty posht\u00eb tek ai.\n22:2 Dhe t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb hasnin v\u00ebshtir\u00ebsi, q\u00eb kishin borxhe o q\u00eb ishin t\u00eb pak\u00ebnaqur u mblodh\u00ebn pran\u00eb tij dhe ai u b\u00eb kreu i tyre. Ishin me t\u00eb rreth kat\u00ebrqind veta.\n22:3 Q\u00eb andej Davidi shkoi n\u00eb Mitspah t\u00eb Moabit dhe i tha mbretit t\u00eb Moabit: \"Lejo q\u00eb ati dhe n\u00ebna ime t\u00eb vijn\u00eb dhe t\u00eb banojn\u00eb me ju, deri sa un\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb Per\u00ebndia p\u00ebr mua\".\n22:4 K\u00ebshtu ai i \u00e7oi para mbretit t\u00eb Moabit, dhe ata q\u00ebndruan me t\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Davidi ndodhej n\u00eb fortes\u00eb.\n22:5 Pastaj profeti Gad i tha Davidit: \"Mos q\u00ebndro m\u00eb n\u00eb fortes\u00eb, por nisu dhe shko n\u00eb vendin e Jud\u00ebs\". At\u00ebher\u00eb Davidi u nis dhe shkoi n\u00eb pyllin e Herethit.\n22:6 Kur Sauli m\u00ebsoi q\u00eb Davidi dhe njer\u00ebzit q\u00eb ishin me t\u00eb qen\u00eb zbuluar (Sauli ndodhej at\u00ebher\u00eb n\u00eb Gibeah posht\u00eb n\u00ebn drurin e marin\u00ebs n\u00eb Ramah, me usht\u00ebn e tij n\u00eb dor\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij e rrethonin).\n22:7 Sauli u tha sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve q\u00eb i rrinin rreth e qark: \"M\u00eb d\u00ebgjoni tani, Beniaminit\u00eb! Biri i Isait do t'ju jap\u00eb juve ara dhe vreshta. Do t'ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve komandant\u00eb t\u00eb mij\u00ebsh\u00ebve dhe qind\u00ebsh\u00ebve?\n22:8 T\u00eb gjith\u00eb ju keni komplotuar, dhe asnj\u00eb nga ju nuk m\u00eb ka informuar p\u00ebr bes\u00eblidhjen, q\u00eb im bir ka lidhur me birin e Isait; dhe nuk ka asnj\u00eb prej jush q\u00eb t'i vij\u00eb keq p\u00ebr mua dhe t\u00eb m\u00eb njoftoj\u00eb q\u00eb im bir ka ngritur kund\u00ebr meje sh\u00ebrb\u00ebtorin tim q\u00eb t\u00eb m\u00eb kurdis\u00eb kurthe si\u00e7 b\u00ebn sot?\".\n22:9 U p\u00ebrgjegj at\u00ebher\u00eb Idumei Doeg, q\u00eb rrinte n\u00eb krye t\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Saulit, dhe tha: \"Un\u00eb e pash\u00eb birin e Isait kur erdhi n\u00eb Nob tek Ahimeleku, bir i Ahitubit;\n22:10 ky \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilluar me Zotin lidhur me t\u00eb, i dha ushqime dhe i dor\u00ebzoi shpat\u00ebn e Filisteut Goliath\".\n22:11 At\u00ebher\u00eb mbreti d\u00ebrgoi t\u00eb th\u00ebrrasin priftin Ahimelek, birin e Ahitubit, dhe t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e atit t\u00eb tij, prift\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb Nob; dhe ata erdh\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb te mbreti.\n22:12 Sauli tha: \"Tani d\u00ebgjo, o bir i Ahitubit!\". Ai u p\u00ebrgjegj: Ja ku jam, o imzot\".\n22:13 Sauli i tha: \"Pse ti dhe biri i Isait keni komlotuar kund\u00ebr meje, duke i dh\u00ebn\u00eb buk\u00eb dhe nj\u00eb shpat\u00eb, dhe je k\u00ebshilluar me Per\u00ebndin\u00eb lidhur me t\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ngrihet kund\u00ebr meje dhe t\u00eb m\u00eb kurdis\u00eb kurthe si\u00e7 b\u00ebn sot?\".\n22:14 At\u00ebher\u00eb Ahimeleku iu p\u00ebrgjegj mbretit, duke th\u00ebn\u00eb: \"Po midis gjith\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tu kush \u00ebsht\u00eb besnik si Davidi, dh\u00ebnd\u00ebr i mbretit, i gatsh\u00ebm n\u00ebn urdhrat e tua dhe i nderuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde?\n22:15 Vall\u00eb sot kam filluar t\u00eb k\u00ebshillohem me Per\u00ebndin\u00eb p\u00ebr t\u00eb? Mos qoft\u00eb kurr\u00eb, q\u00eb mbreti t\u00eb akuzoj\u00eb p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij apo dik\u00eb nga sht\u00ebpia e atit tim, sepse sh\u00ebrb\u00ebtori yt nuk dinte asgj\u00eb nga t\u00ebr\u00eb kjo, as pak e as shum\u00eb\".\n22:16 Mbreti tha: \"Ti me siguri ke p\u00ebr t\u00eb vdekur, Ahimelek, ti dhe t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpia e atit t\u00ebnd!\".\n22:17 At\u00ebher\u00eb mbreti urdh\u00ebroi rojet q\u00eb e rrethonin: \"Kthehuni dhe vritni prift\u00ebrinjt\u00eb e Zotit, sepse edhe ata mbajn\u00eb an\u00ebn Davidit dhe e dinin q\u00eb ai kishte ikur, por nuk m\u00eb njoftuan\". Por sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e mbretit nuk desh\u00ebn t\u00eb zgjatnin duart p\u00ebr t\u00eb goditur prift\u00ebrinjt\u00eb e Zotit.\n22:18 At\u00ebher\u00eb mbreti i tha Doegut: \"Kthehu ti dhe godit prift\u00ebrinjt\u00eb!\". K\u00ebshtu Idumeti Doeg u kthye dhe goditi prift\u00ebrinjt\u00eb; at\u00eb dit\u00eb vrau tet\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb persona q\u00eb mbanin efodin prej liri.\n22:19 Sauli goditi gjithashtu me shpat\u00eb Nobin, qytetin e prift\u00ebrinjve, burrat, grat\u00eb, t\u00eb vegj\u00eblit, foshnjat e gjirit, lop\u00ebt, gomar\u00ebt dhe delet; i vrau t\u00eb gjith\u00eb me shpat\u00eb.\n22:20 Megjithat\u00eb nj\u00eb nga bijt\u00eb e Ahimelekut, bir i Ahitubit, i quajtur Abiathar, shp\u00ebtoi dhe u strehua pran\u00eb Davidit.\n22:21 Abiathari i njoftoi Davidit q\u00eb Sauli kishte vrar\u00eb prift\u00ebrinjt\u00eb e Zotit.\n22:22 Davidi i tha Abiatharit: \"Un\u00eb e dija mir\u00eb at\u00eb dit\u00eb q\u00eb Idumeu Doeg, i cili ndodhej aty, pa dyshim do ta lajm\u00ebronte Saulin. Un\u00eb jam shkaktari i vdekjes t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb atit t\u00ebnd.\n22:23 Rri me mua, mos ki frik\u00eb; ai q\u00eb k\u00ebrkon jet\u00ebn time k\u00ebrkon edhe t\u00ebnden; por me mua do t\u00eb jesh i sigurt.\n23:1 Pastaj i than\u00eb Davidit: \"Ja, Filistejt\u00eb jan\u00eb duke luftuar kund\u00ebr Kejlahut dhe po pla\u00e7kisnin l\u00ebmenjt\u00eb\".\n23:2 K\u00ebshtu Davidi u k\u00ebshillua me Zotin, duke th\u00ebn\u00eb: \"T\u00eb shkoj un\u00eb t'i mund k\u00ebta Filistej?\". Zoti iu p\u00ebrgjegj me k\u00ebto fjal\u00eb Davidit: \"Shko, mundi Filistejt\u00eb dhe shp\u00ebto Kejlahun\".\n23:3 Por njer\u00ebzit e Davidit i than\u00eb: \"Ja, ne na ka z\u00ebn\u00eb frika q\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Jude, si do t\u00eb b\u00ebhet pastaj n\u00eb rast se shkojm\u00eb n\u00eb Kejlah kund\u00ebr trupave t\u00eb Filistejve?\".\n23:4 Davidi u k\u00ebshillua p\u00ebrs\u00ebri me Zotin dhe Zoti iu p\u00ebrgjegj dhe i tha: \"\u00c7ohu, zbrit n\u00eb Kejlah, sepse un\u00eb do t'i jap Filistejt\u00eb n\u00eb duart e tua\".\n23:5 At\u00ebher\u00eb Davidi shkoi me njer\u00ebzit e tij n\u00eb Kejlah, luftoi kund\u00ebr Filistejve, ua mori bag\u00ebtin\u00eb dhe b\u00ebri k\u00ebrdi t\u00eb madhe n\u00eb radh\u00ebt e tyre. K\u00ebshtu Davidi \u00e7liroi banor\u00ebt e Kejlahut.\n23:6 Kur Abiathari, bir i Ahimelekut, u strehua pran\u00eb Davidit n\u00eb Kejlah, solli me vete edhe efodin.\n23:7 Saulin e njoftuan q\u00eb Davidi kishte arritur n\u00eb Kejlah. At\u00ebher\u00eb Sauli tha: \"Per\u00ebndia e ka dor\u00ebzuar n\u00eb duart e mia, sepse vajti t\u00eb mbyllet n\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb ka porta dhe shule.\".\n23:8 Sauli mblodhi t\u00ebr\u00eb popullin p\u00ebr luft\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zbritur n\u00eb Kejlah dhe p\u00ebr t\u00eb rrethuar Davidin dhe njer\u00ebzit e tij.\n23:9 Kur Davidi m\u00ebsoi q\u00eb Sauli po kurdiste t\u00eb keqen kund\u00ebr tij, i tha priftit Abiathar: \"Sille k\u00ebtu efodin\".\n23:10 Pastaj Davidi tha: \"O Zot, Per\u00ebndi i Izraelit, sh\u00ebrb\u00ebtori yt e ka kuptuar qart\u00eb q\u00eb Sauli k\u00ebrkon t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Kejlah p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar qytetin p\u00ebr shkakun tim.\n23:11 Krer\u00ebt e Kejlahut a do t\u00eb m\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb duart e tij? A do t\u00eb zbres\u00eb Sauli si ka d\u00ebgjuar sh\u00ebrb\u00ebtori yt? O Zot, Per\u00ebndi i Izraelit, b\u00ebja t\u00eb ditur sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd!\". Zoti u p\u00ebrgjegj: \"Ka p\u00ebr t\u00eb zbritur\".\n23:12 Davidi pyeti akoma: \"Krer\u00ebt e Kejlahut a do t\u00eb m\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb mua dhe njer\u00ebzit e mi n\u00eb duart e Saulit?\". Zoti u p\u00ebrgjegj: \"Do t'ju dor\u00ebzojn\u00eb\".\n23:13 At\u00ebher\u00eb Davidi dhe njer\u00ebzit e tij, rreth gjasht\u00ebqind veta, dol\u00ebn nga Kejlahu dhe brodh\u00ebn sa andej e k\u00ebtej. Kur Sauli u njoftua q\u00eb Davidi kishte ikur nga Kejlahu, ai hoqi dor\u00eb nga fushata e tij.\n23:14 Davidi banoi n\u00eb fortesa t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs dhe q\u00ebndroi n\u00eb krahin\u00ebn malore t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb Zifit. Sauli e k\u00ebrkonte vazhdimisht, por Per\u00ebndia nuk ia dor\u00ebzoi n\u00eb dor\u00eb.\n23:15 Davidi, duke ditur q\u00eb Sauli ishte nisur p\u00ebr ta vrar\u00eb, mbeti n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Zifit, n\u00eb pyll.\n23:16 At\u00ebher\u00eb Jonathani, bir i Saulit, u ngrit dhe shkoi te Davidi n\u00eb pyll; dhe e ndihmoi t\u00eb gjej\u00eb forc\u00eb te Per\u00ebndia.\n23:17 Pastaj i tha: \"Mos ki frik\u00eb, sepse Sauli, ati im, nuk do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb t\u00eb shtjer\u00eb n\u00eb dor\u00eb; ti do t\u00eb mbret\u00ebrosh mbi Izraelin dhe un\u00eb do t\u00eb jem i dyti pas teje. Vet\u00eb Sauli, ati im, e di k\u00ebt\u00eb\".\n23:18 K\u00ebshtu t\u00eb dy b\u00ebn\u00eb nj\u00eb bes\u00eblidhje para Zotit; pas k\u00ebsaj Davidi mbeti n\u00eb pyll, kurse Jonathani shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.\n23:19 Pastaj Zifejt\u00eb shkuan te Sauli n\u00eb Gibeah dhe i than\u00eb: \"A nuk rri Davidi i fshehur n\u00eb fortesa n\u00eb pyll, mbi kodr\u00ebn e Hakilahut q\u00eb ndodhet n\u00eb jug t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs?\n23:20 Prandaj, o mbret, zbrit, sepse gjith\u00eb d\u00ebshira e shpirtit t\u00ebnd \u00ebsht\u00eb t\u00eb zbres\u00ebsh; do t\u00eb mendojm\u00eb ne ta dor\u00ebzojm\u00eb n\u00eb duart e mbretit\".\n23:21 Sauli tha: \"Qofshi t\u00eb bekuar nga Zoti, sepse ju ka ardhur keq p\u00ebr mua!\n23:22 Shkoni, ju lutem, dhe sigurohuni m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vendin ku strehohet, dhe kush e ka par\u00eb atje, sepse m\u00eb thon\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dinak.\n23:23 P\u00ebrpiquni t\u00eb njihni t\u00eb gjitha vendet e fshehta ku strehohet; pastaj kthehuni tek un\u00eb me lajme t\u00eb sigurta dhe un\u00eb do t\u00eb vij me ju. K\u00ebshtu, n\u00eb qoft\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb at\u00eb vend, un\u00eb do ta k\u00ebrkoj midis t\u00eb gjith\u00eb mij\u00ebrave t\u00eb Jud\u00ebs\".\n23:24 At\u00ebher\u00eb ata u ngrit\u00ebn dhe shkuan n\u00eb Zif, p\u00ebrpara Saulit: por Davidi dhe njer\u00ebzit e tij ishin n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Maonit, n\u00eb Arabah, n\u00eb jug t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs.\n23:25 Kur Sauli dhe njer\u00ebzit e tij shkuan ta k\u00ebrkojn\u00eb, Davidin e kishin lajm\u00ebruar; prandaj ai zbriti te shk\u00ebmbi dhe mbeti n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Maonit. Kur e mori vesh Sauli, e ndoqi Davidin n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Maonit.\n23:26 Sauli ecte mbi nj\u00eb an\u00eb t\u00eb malit, nd\u00ebrsa Davidi me gjith\u00eb njer\u00ebzit e tij ecnin n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Kur Davidi po shpejtonte marshimin e tij p\u00ebr t'i shp\u00ebtuar Saulit, nd\u00ebrsa Sauli dhe njer\u00ebzit e tij ishin duke rrethuar Davidin dhe njer\u00ebzit e tij p\u00ebr t'i kapur,\n23:27 arriti te Sauli nj\u00eb lajm\u00ebtar q\u00eb tha: \"Shpejtohu t\u00eb vish, sepse Filistejt\u00eb kan\u00eb pushtuar vendin\".\n23:28 K\u00ebshtu Sauli nuk e ndoqi m\u00eb Davidin dhe shkoi t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb Filistejt\u00eb; prandaj ky vend u quajt \"shk\u00ebmbi i ndarjes\".\n23:29 Pastaj q\u00eb andej Davidi shkoi p\u00ebr t'u vendosur n\u00eb fortesat e En-Gedit.\n24:1 Kur Sauli u kthye nga ndjekja e Filistejve, i njoftuan sa vijon: \"Ja, Davidi \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e En-Gedit\".\n24:2 At\u00ebher\u00eb Sauli mori tre mij\u00eb njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur nga t\u00ebr\u00eb Izraeli dhe shkoi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb Davidin dhe njer\u00ebzit e tij p\u00ebrball\u00eb shk\u00ebmbinjve t\u00eb dhive t\u00eb egra.\n24:3 Me t\u00eb arritur n\u00eb vath\u00ebt e deleve gjat\u00eb rrug\u00ebs, ku ndodhej nj\u00eb shpell\u00eb, Sauli hyri brenda saj p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb natyrale. (Davidi dhe njer\u00ebzit e tij ishin n\u00eb fund t\u00eb shpell\u00ebs).\n24:4 Njer\u00ebzit e Davidit i than\u00eb: \"Kjo \u00ebsht\u00eb dita gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs Zoti t\u00eb thot\u00eb: \"Ja, un\u00eb po ta dor\u00ebzoj n\u00eb dor\u00ebn t\u00ebnde armikun t\u00ebnd; b\u00ebj me t\u00eb \u00e7't\u00eb duash\"\". At\u00ebher\u00eb Davidi u ngrit dhe pa u diktuar preu nj\u00eb cep t\u00eb mantelit t\u00eb Saulit.\n24:5 Por pas k\u00ebsaj Davidit i rrahu zemra, sepse i kishte prer\u00eb cepin e mantelit Saulit.\n24:6 K\u00ebshtu u tha njer\u00ebzve t\u00eb tij: \"T\u00eb m\u00eb ruaj\u00eb Zoti nga kryerja e nj\u00eb veprimi t\u00eb till\u00eb kund\u00ebr zot\u00ebris\u00eb sime, kund\u00ebr t\u00eb vajosurit t\u00eb Zotit, nga shtrirja e dor\u00ebs sime kund\u00ebr tij, sepse \u00ebsht\u00eb i vajosuri i Zotit\".\n24:7 Me k\u00ebto fjal\u00eb Davidi i ndali njer\u00ebzit e tij dhe nuk i la t\u00eb hidhen kund\u00ebr Saulit. Pastaj Sauli u ngrit, doli nga shpella dhe vazhdoi rrug\u00ebn e tij.\n24:8 Pas k\u00ebsaj edhe Davidi u ngrit, doli nga shpella dhe i thirri Saulit, duke th\u00ebn\u00eb: \"O mbret, o imzot!\". At\u00ebher\u00eb Sauli u kthye, dhe Davidi uli fytyr\u00ebn p\u00ebr tok\u00eb dhe u p\u00ebrul.\n24:9 Davidi i tha Saulit: \"Pse d\u00ebgjon fjal\u00ebt e njer\u00ebzve q\u00eb thon\u00eb: \"Davidi k\u00ebrkon t\u00eb t\u00eb b\u00ebj keq?\".\n24:10 Ja, sot syt\u00eb e tu pan\u00eb q\u00eb sot Zoti t\u00eb kishte dor\u00ebzuar n\u00eb duart e mia n\u00eb at\u00eb shpell\u00eb; dikush m\u00eb tha t\u00eb t\u00eb vras, por un\u00eb t\u00eb kurseva dhe thash\u00eb: \"Nuk do ta shtrij dor\u00ebn kund\u00ebr zot\u00ebris\u00eb tim, sepse \u00ebsht\u00eb i vajosuri i Zotit\".\n24:11 Ve\u00e7 k\u00ebsaj, o ati im, shiko n\u00eb dor\u00ebn time cepin e mantelit t\u00ebnd. N\u00eb rast se kam prer\u00eb cepin e mantelit t\u00ebnd dhe nuk t\u00eb kam vrar\u00eb, mund t\u00eb kuptosh dhe t\u00eb bindesh q\u00eb nuk ka n\u00eb veprimet e mia lig\u00ebsi, as rebelim dhe se nuk kam m\u00ebkatuar kund\u00ebr teje; por ti po m\u00eb kurdis gracka p\u00ebr t\u00eb m\u00eb hequr jet\u00ebn!\n24:12 Zoti le t\u00eb vendos\u00eb midis teje dhe meje dhe Zoti le t\u00eb m\u00eb marr\u00eb hakun kund\u00ebr teje; sepse un\u00eb nuk do ta ngre dor\u00ebn kund\u00ebr teje.\n24:13 Ashtu si thot\u00eb proverbi i lasht\u00eb: \"Lig\u00ebsia vjen nga t\u00eb liqt\u00eb\". Por un\u00eb nuk do ta shtrij dor\u00ebn time kund\u00ebr teje.\n24:14 Kund\u00ebr kujt ka dal\u00eb mbreti i Izraelit? Cilin je duke persekutuar? Nj\u00eb qen t\u00eb ngordhur, nj\u00eb plesht?\n24:15 Zoti le t\u00eb jet\u00eb gjykat\u00ebs dhe le t\u00eb siguroj\u00eb drejt\u00ebsi midis meje dhe teje; t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shoh\u00eb dhe t\u00eb mbroj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen time, t\u00eb m\u00eb jap\u00eb hak, duke m\u00eb liruar nga duart e tua\".\n24:16 Kur Davidi mbaroi s\u00eb th\u00ebni k\u00ebto fjal\u00eb Saulit, ky i tha: \"Ky \u00ebsht\u00eb z\u00ebri yt, biri im David?\". Dhe Sauli ngriti z\u00ebrin dhe filloi t\u00eb qaj\u00eb.\n24:17 Pastaj i tha Davidit: \"Ti je m\u00eb i drejt\u00eb se un\u00eb, sepse m\u00eb ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mira, kurse un\u00eb t\u00eb kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb k\u00ebqija.\n24:18 Ti sot tregove qe je sjell\u00eb mir\u00eb me mua, sepse Zoti m\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e tua, por ti nuk m\u00eb vrave.\n24:19 Kur, pra, nj\u00eb njeri takon armikun e tij dhe e l\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb paqe? Zoti t\u00eb dh\u00ebnt\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr at\u00eb q\u00eb m\u00eb ke b\u00ebr\u00eb sot.\n24:20 Tani e di me siguri q\u00eb ti do t\u00eb mbret\u00ebrosh dhe q\u00eb mbret\u00ebria e Izraelit do t\u00eb jet\u00eb e q\u00ebndrueshme n\u00eb duart e tua.\n24:21 Prandaj betomu n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit q\u00eb nuk do t'i vras\u00ebsh pasardh\u00ebsit e mi pas meje dhe nuk do ta fshish emrin tim nga sht\u00ebpia e atit tim\".\n24:22 Davidi iu betua Saulit. Pastaj Sauli shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, nd\u00ebrsa Davidi dhe njer\u00ebzit e tij u ngjit\u00ebn n\u00eb fortes\u00eb.\n25:1 Pastaj Samueli vdiq, dhe t\u00ebr\u00eb Izraeli u mblodh dhe e qau, e varros\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Ramah. At\u00ebher\u00eb Davidi u ngrit dhe zbriti n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Paranit.\n25:2 N\u00eb Maon jetonte nj\u00eb njeri pronat e t\u00eb cilit ndodheshin n\u00eb Karmel; ky njeri ishte shum\u00eb i pasur; kishte tre mij\u00eb dele dhe nj\u00eb mij\u00eb dhi, dhe ndodhej n\u00eb Karmel p\u00ebr t\u00eb qethur delet e tij.\n25:3 Ky njeri quhej Nabal dhe gruaja e tij Abigail; ajo ishte nj\u00eb grua me gjykim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe e hijshme, por burri i saj ishte i ashp\u00ebr dhe i keq n\u00eb veprimet e tij; ai rridhte nga Kalebi.\n25:4 Kur Davidi m\u00ebsoi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb q\u00eb Nabali ishte duke qethur delet e tij,\n25:5 d\u00ebrgoi dhjet\u00eb t\u00eb rinj; Davidi u tha t\u00eb rinjve: \"Ngjituni n\u00eb Karmel, shkoni tek Nabali dhe pyeteni nga ana ime n\u00eb se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb,\n25:6 dhe i thoni k\u00ebshtu: \"Sh\u00ebndet! Paqe ty, paqe sht\u00ebpis\u00eb sate dhe paqe \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrket!\n25:7 M\u00ebsova q\u00eb te ti ndodhen qeth\u00ebsit; kur barinjt\u00eb e tu ndodheshin te ne, nuk u kemi b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb t\u00eb keqe, dhe nuk u ka munguar gj\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb Karmel.\n25:8 Pyet sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu dhe do t\u00eb ta thon\u00eb. Pa\u00e7in hirin t\u00ebnd k\u00ebta t\u00eb rinj, sepse kemi ardhur n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb g\u00ebzimi; jepu, t\u00eb lutem, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tu dhe birit t\u00ebnd David \u00e7't\u00eb kesh mund\u00ebsi\"\".\n25:9 K\u00ebshtu t\u00eb rinjt\u00eb e Davidit shkuan dhe i njoftuan Nabalit t\u00ebr\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Davidit, pastaj prit\u00ebn.\n25:10 Por Nabali iu p\u00ebrgjegj sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Davidit, duke th\u00ebn\u00eb: \"Kush \u00ebsht\u00eb Davidi dhe kush \u00ebsht\u00eb biri i Isait? Sot ka shum\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb q\u00eb largohen nga zot\u00ebrinjt\u00eb e tyre.\n25:11 Do t\u00eb marr, pra, buk\u00ebn time, ujin tim dhe mishin e kafsh\u00ebve q\u00eb kam vrar\u00eb p\u00ebr qeth\u00ebsit e mi, p\u00ebr t'ua dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb un\u00eb nuk di se nga vijn\u00eb?\".\n25:12 K\u00ebshtu t\u00eb rinjt\u00eb e Davidit mor\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri rrug\u00ebn e tyre, u kthyen dhe shkuan t\u00eb njoftojn\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb.\n25:13 At\u00ebher\u00eb Davidi u tha njer\u00ebzve t\u00eb tij: \"Secili do t\u00eb ngjesh shpat\u00ebn\". K\u00ebshtu secili ngjeshi shpat\u00ebn e tij dhe Davidi ngjeshi t\u00eb vet\u00ebn; rreth kat\u00ebrqind veta shkuan pas Davidit dhe dyqind mbet\u00ebn me pla\u00e7kat.\n25:14 Por nj\u00eb nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e lajm\u00ebroi Abigailin, gruan e Nabalit, duke th\u00ebn\u00eb: \"Ja, Davidi ka d\u00ebrguar lajm\u00ebtar\u00eb nga shkret\u00ebtira p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur zotin ton\u00eb, por ai i ka fyer.\n25:15 Mir\u00ebpo k\u00ebta njer\u00ebz jan\u00eb sjell\u00eb shum\u00eb mir\u00eb me ne, nuk na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb t\u00eb keqe dhe nuk ka munguar asgj\u00eb n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb kemi bredhur bashk\u00eb me ta n\u00ebp\u00ebr fusha.\n25:16 Ata kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr ne nj\u00eb mur mbrojtjeje nat\u00ebn e dit\u00ebn p\u00ebr gjith\u00eb koh\u00ebn q\u00eb kemi kullotur bashk\u00eb me ta kopen\u00eb ton\u00eb.\n25:17 Dije dhe shiko at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebsh, sepse ka p\u00ebr t'i ngjar\u00eb ndonj\u00eb fatkeq\u00ebsi zotit ton\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij; ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri aq i keq, sa nuk mund t'i flas\u00ebsh\".\n25:18 At\u00ebher\u00eb Abigaili mori me nxitim dyqind buk\u00eb, dy calik\u00eb ver\u00eb, pes\u00eb dele t\u00eb gatuara, pes\u00eb masa gruri t\u00eb pjekur, nj\u00ebqind vile rrush t\u00eb that\u00eb dhe dyqind buk\u00eb fiku dhe i ngarkoi mbi gomar\u00eb.\n25:19 Pastaj u tha sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb saj: \"Shkoni para meje, un\u00eb do t'ju ndjek\". Por nuk i tha asgj\u00eb Nabalit, burrit t\u00eb saj.\n25:20 Nd\u00ebrsa ajo po zbriste hipur mbi gomar n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb shteg t\u00eb fshehur nga mali, Davidi dhe njer\u00ebzit e tij zbrisnin n\u00eb drejtim t\u00eb saj, dhe ajo i ndeshi ata.\n25:21 Davidi kishte th\u00ebn\u00eb: \"Kam ruajtur m\u00eb kot t\u00ebr\u00eb ato q\u00eb ai njeri kishte n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Nuk i ka dal\u00eb mangut kurr\u00eb asgj\u00eb nga t\u00ebr\u00eb ato q\u00eb kishte, por ai ma ktheu t\u00eb mir\u00ebn me t\u00eb keqe.\n25:22 K\u00ebshtu ua b\u00ebft\u00eb Per\u00ebndia armiqve t\u00eb Davidit, madje edhe m\u00eb keq, n\u00eb rast se nga t\u00eb gjitha ato q\u00eb ai zot\u00ebron kam p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb nj\u00eb mashkull t\u00eb vet\u00ebm deri n\u00eb m\u00ebngjes\".\n25:23 Kur Abigaili pa Davidin, zbriti shpejt nga gomari dhe ra p\u00ebrmbys me fytyr\u00ebn p\u00ebr tok\u00eb p\u00ebrpara Davidit.\n25:24 K\u00ebshtu u shtri n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tij dhe tha: \"O imzot, mbi mua, vet\u00ebm mbi mua bie faji! Por lejo sh\u00ebrb\u00ebtoren t\u00ebnde t\u00eb t\u00eb flas\u00eb, dhe ti d\u00ebgjo fjal\u00ebt e saj.\n25:25 T\u00eb lutem, mos ia v\u00ebr re atij njeriu t\u00eb neveritsh\u00ebm, Nabalit, sepse ai \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ashtu si e ka emrin, ai quhet Nabal dhe karakterizohet nga budallall\u00ebku; por un\u00eb, sh\u00ebrb\u00ebtorja jote, nuk i kam par\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e d\u00ebrguar nga zot\u00ebria im.\n25:26 K\u00ebshtu, pra, imzot, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Zoti rron dhe q\u00eb shpirti yt jeton, Zoti t\u00eb ka penguar t\u00eb derdh\u00ebsh gjak dhe t\u00eb vendos\u00ebsh drejt\u00ebsi me duart e tua. Armiqt\u00eb e tu dhe ata q\u00eb duan t'i b\u00ebjn\u00eb keq zot\u00ebris\u00eb sime qofshin si Nabali!\n25:27 Dhe tani kjo dhurat\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbyesja jote i ka sjell\u00eb zot\u00ebris\u00eb sime, t'u jepet t\u00eb rinjve q\u00eb ndjekin zot\u00ebrin\u00eb tim.\n25:28 Por falja fajin sh\u00ebrb\u00ebtores sate; me siguri Zoti do ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme sht\u00ebpin\u00eb e zot\u00ebris\u00eb tim, sepse zot\u00ebria im lufton n\u00eb betejat e Zotit, dhe gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs sate nuk \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00eb e keqe te ti.\n25:29 N\u00eb rast se del dikush q\u00eb t\u00eb t\u00eb persekutoj\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde, jeta e zot\u00ebris\u00eb sim do t\u00eb ruhet n\u00eb peshtafin e jet\u00ebs pran\u00eb Zotit, Per\u00ebndis\u00eb t\u00ebnd, nd\u00ebrsa jet\u00ebn e armiqve t\u00eb tu Zoti do ta flak\u00eb si nga zgavra e nj\u00eb hob\u00ebje.\n25:30 K\u00ebshtu, kur Zoti t'i ket\u00eb b\u00ebr\u00eb zot\u00ebris\u00eb tim t\u00eb mirat q\u00eb i ka premtuar dhe t\u00eb t\u00eb ket\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Izraelit,\n25:31 kjo gj\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb dhimbje p\u00ebr ty, as edhe nj\u00eb brejtje e nd\u00ebrgjegjes s\u00eb zot\u00ebris\u00eb tim; dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb ket\u00eb derdhur gjak pa shkak dhe t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb hak me vet\u00ebgjyq\u00ebsi. Por kur Zoti do t'i b\u00ebj\u00eb t\u00eb mira zot\u00ebris\u00eb tim, kujto sh\u00ebrb\u00ebtoren t\u00ebnde\".\n25:32 At\u00ebher\u00eb Davidi i tha Abigailit: \"Qoft\u00eb i bekuar Zoti, Per\u00ebndia i Izraelit, q\u00eb sot t\u00eb d\u00ebrgoi ball\u00eb meje!\n25:33 E bekuar qoft\u00eb k\u00ebshilla jote dhe e bekuar qofsh ti q\u00eb m\u00eb pengove sot t\u00eb derdh gjak dhe t\u00eb vendos drejt\u00ebsin\u00eb me duart e mia!\n25:34 Sepse, sigurisht, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb rron Zoti, Per\u00ebndia i Izraelit, q\u00eb m\u00eb ka penguar t\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb keqen, po t\u00eb mos ishe nxituar t\u00eb m\u00eb dilje p\u00ebrpara, n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb t\u00eb dit\u00ebs Nabalit nuk do t'i kishte mbetur asnj\u00eb njeri i gjall\u00eb\".\n25:35 K\u00ebshtu Davidi mori nga duart e saj ato q\u00eb ajo kishte sjell\u00eb dhe i tha: \"Kthehu n\u00eb paqe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde; shiko, un\u00eb d\u00ebgjova z\u00ebrin t\u00ebnd dhe pata respekt p\u00ebr personin t\u00ebnd\".\n25:36 Abigaili u kthye pastaj te Nabali; ai kishte shtruar banket n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, nj\u00eb banket prej mbreti. Nabali e kishte zemr\u00ebn t\u00eb g\u00ebzuar, ishte i dehur xurxull; prandaj ajo nuk i tha asgj\u00eb, as pak as shum\u00eb, deri sa gdhiu.\n25:37 Por t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, kur efekti i ver\u00ebs kishte kaluar, gruaja i tregoi Nabalit k\u00ebto gj\u00ebra; at\u00ebher\u00eb zemra iu lig\u00ebshtua dhe ai mbeti si nj\u00eb gur.\n25:38 Rreth dhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb Zoti e goditi Nabalin dhe ai vdiq.\n25:39 Kur m\u00ebsoi q\u00eb Nabali kishte vdekur, Davidi tha: \"Qoft\u00eb i bekuar Zoti, q\u00eb m\u00eb dha hak p\u00ebr fyerjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Nabalit dhe nuk e lejoi sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij t\u00eb kryej\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb keqe! Zoti b\u00ebri q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb mbi kok\u00ebn e tij lig\u00ebsia e Nabalit\". Pastaj Davidi d\u00ebrgoi nj\u00eb njeri t\u00eb flas\u00eb me Abigailin, me q\u00ebllim q\u00eb ajo t\u00eb b\u00ebhej bashk\u00ebshortja e tij.\n25:40 Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Davidit erdh\u00ebn te Abigaili n\u00eb Karmel dhe i fol\u00ebn k\u00ebshtu, duke th\u00ebn\u00eb: \"Davidi na ka d\u00ebrguar te ti, sepse d\u00ebshiron t\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr grua\".\n25:41 At\u00ebher\u00eb ajo u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, ra p\u00ebrmbys me fytyr\u00ebn p\u00ebr tok\u00eb dhe tha: \"Ja, t'u b\u00ebft\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtorja jote skllave, q\u00eb t'u laj\u00eb k\u00ebmb\u00ebt sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb zot\u00ebris\u00eb tim\".\n25:42 Pastaj Abigaili u ngrit me nxitim, hipi mbi nj\u00eb gomar dhe, e ndihmuar nga pes\u00eb vajza, ndoqi lajm\u00ebtar\u00ebt e Davidit dhe u b\u00eb bashk\u00ebshortja e tij.\n25:43 Davidi mori edhe Ahinoamin e Jezreelit, dhe q\u00eb t\u00eb dyja u b\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshorte t\u00eb tij.\n25:44 Por Sauli ia kishte dh\u00ebn\u00eb vajz\u00ebn e tij Mikal, q\u00eb ishte gruaja e Davidit, Paltit, birit t\u00eb Lashit, q\u00eb ishte nga Galimi.\n26:1 Zifejt\u00eb erdh\u00ebn te Sauli n\u00eb Gibeah dhe i than\u00eb: \"Mos \u00ebsht\u00eb fshehur Davidi n\u00eb kodr\u00ebn e Hakilahut n\u00eb kufi me shkret\u00ebtir\u00ebn?\".\n26:2 At\u00ebher\u00eb Sauli u ngrit dhe zbriti n\u00eb drejtim t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb Zifit, duke pasur me vete tre mij\u00eb njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur t\u00eb Izraelit, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar Davidin n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Zifit.\n26:3 Sauli e ngriti kampin e tij n\u00eb kodr\u00ebn e Hakilahut, q\u00eb ndodhet n\u00eb kufi me shkret\u00ebtir\u00ebn pran\u00eb rrug\u00ebs, nd\u00ebrsa Davidi gjendej n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Kur e kuptoi q\u00eb Sauli vinte p\u00ebr ta k\u00ebrkuar n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb,\n26:4 Davidi d\u00ebrgoi disa spiun\u00eb dhe m\u00ebsoi q\u00eb Sauli kishte arritur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.\n26:5 At\u00ebher\u00eb Davidi u ngrit dhe shkoi n\u00eb vendin ku Sauli kishte ngritur kampin. Davidi vrojtoi vendin ku ishin shtrir\u00eb Sauli dhe Abneri, bir i Nerit, komandant i ushtris\u00eb s\u00eb tij. Sauli ishte shtrir\u00eb n\u00eb kampin e qerreve dhe njer\u00ebzit e tij ishin rreth tij.\n26:6 Davidi iu drejtua pastaj Hiteut Alimelek dhe Abishait, birit t\u00eb Tserujahut dhe v\u00eblla i Joabit; dhe u tha atyre: \"Kush do t\u00eb vij\u00eb me mua te Sauli n\u00eb kamp?\". Abidshai u p\u00ebrgjegj: \"Do t\u00eb vij un\u00eb bashk\u00eb me ty\".\n26:7 K\u00ebshtu Davidi dhe Abishai arrit\u00ebn nat\u00ebn te k\u00ebta njer\u00ebz; dhe ja q\u00eb Sauli rrinte shtrir\u00eb i p\u00ebrgjumur n\u00eb kampin e qerreve, me shtiz\u00ebn e tij t\u00eb ngulur n\u00eb tok\u00eb, nga ana e kok\u00ebs, kurse Abneri dhe njer\u00ebzit e tij po flinin rreth tij.\n26:8 At\u00ebher\u00eb Abishai i tha Davidit: \"Sot Per\u00ebndia t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb armikun t\u00ebnd; prandaj, t\u00eb lutem, m\u00eb lejo ta godas me shtiz\u00eb dhe ta mb\u00ebrthej n\u00eb tok\u00eb me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb vetme; nuk do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb goditje t\u00eb dyt\u00eb\".\n26:9 Por Davidi i tha Abishait: \"Mos e vrit; kush me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mund t\u00eb ngrej\u00eb dor\u00ebn kund\u00ebr t\u00eb vajosurit t\u00eb Zotit pa u b\u00ebr\u00eb fajtor?\".\n26:10 Pastaj Davidi shtoi: \"Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Zoti rron, vet\u00ebm Zoti do ta godas\u00eb; o sepse do t'i vij\u00eb dita dhe ka p\u00ebr t\u00eb vdekur, o sepse do t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb dhe do t\u00eb vritet.\n26:11 Zoti t\u00eb m\u00eb ruaj\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e shtyj dor\u00ebn kund\u00ebr t\u00eb vajosurit t\u00eb Zotit! Tani, t\u00eb lutem merre shtiz\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb pran\u00eb kok\u00ebs s\u00eb tij dhe en\u00ebn e ujit dhe t\u00eb ikim\".\n26:12 K\u00ebshtu Davidi mori shtiz\u00ebn dhe kan\u00ebn e ujit q\u00eb ishte pran\u00eb kok\u00ebs s\u00eb Saulit dhe iku. Asnjeri nuk pa gj\u00eb, asnjeri nuk vuri re, asnjeri nuk u zgjua; t\u00eb gjith\u00eb flinin, sepse nj\u00eb gjum\u00eb i thell\u00eb i d\u00ebrguar nga Zoti i kishte z\u00ebn\u00eb.\n26:13 Pastaj Davidi kaloi n\u00eb krahun e kund\u00ebrt dhe u ndal larg, n\u00eb maj\u00ebn e malit; kishte nj\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb madhe midis tyre.\n26:14 At\u00ebher\u00eb Davidi u thirri njer\u00ebzve t\u00eb Saulit dhe t\u00eb Abnerit, birit t\u00eb Nerit, dhe u tha: \"Abner, nuk po p\u00ebrgjigjesh?\". Abneri u p\u00ebrgjegj dhe tha: \"Kush je ti q\u00eb po i b\u00ebrtet mbretit?\".\n26:15 Davidi i tha k\u00ebshtu Abnerit: \"A nuk je nj\u00eb njeri trim? Dhe kush \u00ebsht\u00eb baraz me ty n\u00eb Izrael? Pse, pra, nuk e ruajte mir\u00eb mbretin, zot\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde? Nj\u00ebri nga populli erdhi n\u00eb fakt p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb mbretin, zot\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde.\n26:16 Ajo q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak e mir\u00eb. Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Zoti rron, ju meritoni vdekjen, sepse nuk e keni ruajtur mir\u00eb zot\u00ebrin\u00eb tuaj, t\u00eb vajosurin e Zotit! Dhe tani shiko ku \u00ebsht\u00eb shtiza e mbretit dhe kana e ujit q\u00eb ishte pran\u00eb kok\u00ebs s\u00eb tij!\".\n26:17 Sauli njohu z\u00ebrin e Davidit dhe tha: \"A \u00ebsht\u00eb z\u00ebri yt, o biri im David?\". Davidi u p\u00ebrgjegj: \"\u00c9sht\u00eb z\u00ebri im, o mbret, o imzot!\".\n26:18 Pastaj shtoi: \"Pse zot\u00ebria im e persekuton sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij? \u00c7'kam b\u00ebr\u00eb? \u00c7far\u00eb t\u00eb keqe kam kryer?\n26:19 Prandaj tani, t\u00eb lutem, d\u00ebgjo, o mbret, o imzot, fjal\u00ebt e sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd. N\u00eb rast se Zoti t\u00eb nxit kund\u00ebr meje, ai le t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb blatim! Por n\u00eb rast se jan\u00eb njer\u00ebz, qofshin t\u00eb mallkuar p\u00ebrpara Zotit, sepse sot m\u00eb kan\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb pengonin t\u00eb merrja pjes\u00ebn n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e Zotit, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \"Shko t'u sh\u00ebrbesh per\u00ebndive t\u00eb tjera\".\n26:20 Tani, pra, gjaku im mos r\u00ebnt\u00eb n\u00eb tok\u00eb larg pranis\u00eb t\u00eb Zotit! Sepse mbreti i Izraelit doli p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb plesht, ashtu si gjuajn\u00eb nj\u00eb th\u00ebll\u00ebz\u00eb n\u00ebp\u00ebr male\".\n26:21 At\u00ebher\u00eb Sauli tha: \"Kam m\u00ebkatuar; ktheu, biri im David, sepse nuk do t\u00eb b\u00ebj m\u00eb asnj\u00eb t\u00eb keqe, sot jeta ime ishte e \u00e7muar n\u00eb syt\u00eb e tua; ja, kam vepruar si nj\u00eb budalla dhe kam gabuar r\u00ebnd\u00eb\".\n26:22 Davidi u p\u00ebrgjegj: \"Ja, shtiza e mbretit; le t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu nj\u00eb nga t\u00eb rinjt\u00eb e ta marr\u00eb.\n26:23 Zoti do t'i jap\u00eb secilit simbas drejt\u00ebsis\u00eb dhe besnik\u00ebris\u00eb s\u00eb tij; sot n\u00eb fakt Zoti t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e mia, por un\u00eb nuk desha t\u00eb shtrija dor\u00ebn time kund\u00ebr t\u00eb vajosurit t\u00eb Zotit.\n26:24 Ashtu si sot jeta jote ka qen\u00eb e \u00e7muar n\u00eb syt\u00eb e mi, k\u00ebshtu ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e \u00e7muar jeta ime n\u00eb syt\u00eb e Zotit; dhe ai t\u00eb m\u00eb largoj\u00eb \u00e7do fatkeq\u00ebsi\".\n26:25 At\u00ebher\u00eb Sauli i tha Davidit: \"Qofsh i bekuar, biri im David. Ti do t\u00eb b\u00ebsh vepra t\u00eb m\u00ebdha dhe ke p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb me siguri fitimtar\". K\u00ebshtu Davidi vazhdoi rrug\u00ebn e tij dhe Sauli u kthye n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet.\n27:1 Davidi tha n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb tij: \"Nj\u00eb dit\u00eb ose nj\u00eb tjet\u00ebr un\u00eb do t\u00eb vritem nga dora e Saulit; prandaj nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr mua se sa t\u00eb shp\u00ebtoj kok\u00ebn n\u00eb vendin e Filistejve; k\u00ebshtu Sauli do t\u00eb heq\u00eb\n27:2 Prandaj Davidi u ngrit dhe shkoi, bashk\u00eb me gjasht\u00ebqind njer\u00ebzit q\u00eb kishte me vete, te Akishi, bir i Maokut, mbret i Gathit.\n27:3 K\u00ebshtru Davidi q\u00ebndroi me Akishin n\u00eb Gath, ai vet\u00eb dhe njer\u00ebzit e tij, secili me familjen e vet; Davidi me dy bashk\u00ebshortet e tij: Jezreelitja Ahinoama dhe Karmelitja Abigail, q\u00eb kishte qen\u00eb gruaja e Nabalit.\n27:4 Pastaj i njoftuan Saulit q\u00eb Davidi kishte ikur n\u00eb Gath, dhe ai nuk e k\u00ebrkoi m\u00eb.\n27:5 Davidi i tha Akishit: \"N\u00eb rast se g\u00ebzoj hirin t\u00ebnd, t\u00eb m\u00eb jepet nj\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb fush\u00ebs ku un\u00eb t\u00eb mund t\u00eb banoj. Pse duhet q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori yt t\u00eb banoj\u00eb me ty n\u00eb qytetin mbret\u00ebror?\".\n27:6 K\u00ebshtu at\u00eb dit\u00eb Akishi i dha Tsiklagun; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye Tsiklagu u ka p\u00ebrkitur mbret\u00ebrve t\u00eb Jud\u00ebs deri dit\u00ebn e sotme.\n27:7 Davidi q\u00ebndroi n\u00eb vendin e Filistejve nj\u00eb vit e kat\u00ebr muaj.\n27:8 Davidi dhe njer\u00ebzit e tij niseshin dhe b\u00ebnin pla\u00e7kitje n\u00eb vendin e Geshurit\u00ebve, t\u00eb Girzit\u00ebve dhe t\u00eb Amalekit\u00ebve; k\u00ebto popullata banonin prej koh\u00ebve t\u00eb vjetra n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend duke u shtrir\u00eb nga Shuri deri n\u00eb vendin e Egjiptit.\n27:9 Davidi e shkretonte vendin dhe nuk linte gjall\u00eb as burra as gra; pastaj merrte dele, lop\u00eb, gomar\u00eb, deve dhe rroba, dhe kthehej dhe shkonte tek Akishi.\n27:10 Kur Akishi e pyeste: \"Ku keni pla\u00e7kitur sot?\", Davidi i p\u00ebrgjigjej: \"Kund\u00ebr jugut t\u00eb Jud\u00ebs, kund\u00ebr jugut t\u00eb Kenejve\".\n27:11 Davidi nuk linte gjall\u00eb as burra as gra, sepse mund t\u00eb \u00e7onin lajme, dhe thoshte: \"Mund t\u00eb japim njoftime mbi ne dhe t\u00eb thon\u00eb: \"K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb Davidi\"\". K\u00ebshtu veproi ai gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb q\u00ebndroi n\u00eb vendin e Filistejve.\n27:12 K\u00ebshtu Akishi i besonte Davidit dhe thoshte: \"Ai u b\u00eb i urrejtsh\u00ebm nga populli i Izraelit dhe k\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori im\".\n28:1 Ato dit\u00eb Filistejt\u00eb mblodh\u00ebn ushtrin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb luftuar Izraelin. At\u00ebher\u00eb Akishi i tha Davidit: \"Dije mir\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb dal\u00ebsh t\u00eb luftosh bashk\u00eb me mua, ti dhe njer\u00ebzit e tu\".\n28:2 Davidi iu p\u00ebrgjegj Akishit: \"Ti me siguri ke p\u00ebr t\u00eb par\u00eb at\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori yt\". At\u00ebher\u00eb Akishi i tha Davidit: \"Mir\u00eb, pra, un\u00eb do t\u00eb t\u00eb b\u00ebhem roje personale p\u00ebr gjithnj\u00eb\".\n28:3 Samueli kishte vdekur dhe gjith\u00eb Izraeli e kishte qar\u00eb, e kishin varrosur n\u00eb Ramah, n\u00eb qytetin e tij. Dhe Sauli kishte p\u00ebrz\u00ebn\u00eb nga vendi mediumet dhe shortar\u00ebt.\n28:4 K\u00ebshtu Filistejt\u00eb u mblodh\u00ebn dhe erdh\u00ebn t\u00eb fushojn\u00eb n\u00eb Shunem, nd\u00ebrsa Sauli mblodhi t\u00ebr\u00eb Izraelin dhe fushoi n\u00eb Gilboa.\n28:5 Kur Sauli pa ushtrin\u00eb e Filistejve pati frik\u00eb dhe zemra e tij u drodh fort\u00eb.\n28:6 K\u00ebshtu Sauli i k\u00ebrkoi k\u00ebshill\u00eb Zotit dhe Zoti nuk iu p\u00ebrgjegj as me an\u00eb t\u00eb \u00ebndrrave, as n\u00ebp\u00ebrmjet Urimit dhe as me an\u00eb t\u00eb profet\u00ebve.\n28:7 At\u00ebher\u00eb Sauli u tha sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij: \"M\u00eb gjeni nj\u00eb grua q\u00eb t\u00eb jet\u00eb mediume, me q\u00ebllim q\u00eb un\u00eb t\u00eb mund t\u00eb shkoj tek ajo p\u00ebr t'u k\u00ebshilluar\". Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij i than\u00eb: \"Ja, n\u00eb En-Dor ka nj\u00eb grua q\u00eb \u00ebsht\u00eb mediume\".\n28:8 K\u00ebshtu Sauli u vesh ndryshe p\u00ebr t\u00eb mos u njohur dhe u nis me dy burra. Arrit\u00ebn tek ajo grua nat\u00ebn dhe Sauli i tha: \"B\u00ebj nj\u00eb shortari p\u00ebr mua, t\u00eb lutem, me nj\u00eb seanc\u00eb spiritizmi dhe m\u00eb thirr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb t\u00eb them\".\n28:9 Gruaja iu p\u00ebrgjegj: \"Ja, ti e di \u00e7'ka b\u00ebr\u00eb Sauli; ai i ka shfarosur nga vendi mediumet dhe shortar\u00ebt. Pse i ngre nj\u00eb grack\u00eb jet\u00ebs sime, p\u00ebr t\u00eb shkaktuar vdekjen time?\".\n28:10 At\u00ebher\u00eb Sauli iu betua n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit, duke th\u00ebn\u00eb: \"Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Zoti rron, asnj\u00eb nd\u00ebshkim nuk do t\u00eb kesh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb!\".\n28:11 Gruaja i tha: \"Cilin duhet t\u00eb t\u00eb nxjerr?\". Ai i tha: \"M\u00eb nxirr Samuelin\".\n28:12 Kur pa Samuelin, gruaja b\u00ebrtiti me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb; dhe gruaja i tha Saulit: \"Pse m\u00eb mashtrove? Ti je Sauli!\".\n28:13 Mbreti iu p\u00ebrgjegj: \"Mos ki frik\u00eb; \u00e7far\u00eb shikon?\". Gruaja i tha Saulit: \"Shoh nj\u00eb qenie mbinjer\u00ebzore q\u00eb ngrihet nga toka\".\n28:14 Ai e pyeti: \"\u00c7'form\u00eb ka?\". Ajo u p\u00ebrgjegj: \"\u00c9sht\u00eb nj\u00eb plak q\u00eb po ngjitet dhe \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb mantel\". At\u00ebher\u00eb Sauli kuptoi se ishte Samueli, u p\u00ebrul me fytyr\u00ebn p\u00ebr tok\u00eb dhe ra p\u00ebrmbys.\n28:15 Samueli i tha Saulit: \"Pse m\u00eb shqet\u00ebsove duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb dal?\". Sauli iu p\u00ebrgjegj: \"Ndodhem n\u00eb nj\u00eb ankth t\u00eb madh, sepse Filistejt\u00eb m\u00eb luftojn\u00eb dhe Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb larguar nga un\u00eb, dhe nuk m\u00eb p\u00ebrgjigjet\n28:16 Samueli i tha: \"Pse k\u00ebshillohesh me mua, n\u00eb qoft\u00eb se Zoti \u00ebsht\u00eb larguar nga ti dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb armiku yt?\n28:17 Zoti veproi ashtu si\u00e7 kishte th\u00ebn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet meje. Zoti e shk\u00ebputi mbret\u00ebrin\u00eb nga duart e tua dhe ia dha nj\u00eb tjetri, Davidit,\n28:18 sepse nuk iu binde z\u00ebrit t\u00eb Zotit dhe nuk zbatove n\u00eb jet\u00eb zem\u00ebrimin e thell\u00eb t\u00eb tij kund\u00ebr Amalekut; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Zoti t\u00eb b\u00ebri sot k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.\n28:19 Zoti do ta jap\u00eb edhe Izraelin bashk\u00eb me ty n\u00eb duart e Filistejve; nes\u00ebr ti dhe bijt\u00eb e tu do t\u00eb jeni me mua. Zoti do t\u00eb jap\u00eb gjithashtu ushtrin\u00eb e Izraelit n\u00eb duart e Filistejve.\n28:20 At\u00ebher\u00eb Sauli ra menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjati p\u00ebr tok\u00eb, sepse ishte trembur shum\u00eb nga fjal\u00ebt e Samuelit; ai kishte qen\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb pa fuqi, sepse nuk kishte ngr\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb at\u00eb dit\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb at\u00eb nat\u00eb.\n28:21 Gruaja iu afrua Saulit dhe duke e par\u00eb t\u00eb tmerruar fare, i tha: \"Ja, sh\u00ebrb\u00ebtorja jote iu bind z\u00ebrit t\u00ebnd; un\u00eb vura n\u00eb rrezik jet\u00ebn time p\u00ebr t'iu bindur fjal\u00ebve q\u00eb m\u00eb the.\n28:22 Prandaj d\u00ebgjo edhe ti z\u00ebrin e sh\u00ebrb\u00ebtores sate dhe lerm\u00eb t\u00eb v\u00eb para teje nj\u00eb cop\u00eb buke; ha, sepse k\u00ebshtu do t\u00eb marr\u00ebsh fuqi p\u00ebr ta rifilluar rrug\u00ebn\".\n28:23 Por ai refuzoi dhe tha: \"Nuk do t\u00eb ha\". Por sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij bashk\u00eb me gruan ngul\u00ebn k\u00ebmb\u00eb dhe ai i d\u00ebgjoi; k\u00ebshtu u ngrit nga toka dhe u ul n\u00eb shtrat.\n28:24 Gruaja kishte n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb vi\u00e7 t\u00eb majm\u00eb; e theri shpejt e shpejt, pastaj mori miellin, gatoi brumin dhe p\u00ebrgatiti disa buk\u00eb pa maja.\n28:25 I vuri k\u00ebto ushqime Saulit dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, dhe ata i h\u00ebngr\u00ebn; pastaj u ngrit\u00ebn dhe u nis\u00ebn po at\u00eb nat\u00eb.\n29:1 Filistejt\u00eb i mblodh\u00ebn t\u00ebr\u00eb forcat e tyre n\u00eb Afek, nd\u00ebrsa Izralit\u00ebt e ngrit\u00ebn kampin e tyre pran\u00eb burimit t\u00eb Jezreelit.\n29:2 Princat e Filistejve ecnin me qind\u00ebshet dhe mij\u00ebshet e tyre, nd\u00ebrsa Davidi dhe njer\u00ebzit e tij ecnin n\u00eb praparoj\u00eb me Akishin.\n29:3 At\u00ebher\u00eb krer\u00ebt e Filistejve than\u00eb: \"\u00c7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb k\u00ebshtu k\u00ebta Hebrenj?\". Akishi iu p\u00ebrgjegj krer\u00ebve t\u00eb Filistejve: \"A nuk \u00ebsht\u00eb ky Davidi, sh\u00ebrb\u00ebtori i Saulit, i mbretit t\u00eb Izraelit, q\u00eb ka qen\u00eb me mua k\u00ebto dit\u00eb o k\u00ebto vite? Tek ai nuk kam gjetur asnj\u00eb t\u00eb met\u00eb t\u00eb madhe nga dita e dezertimit t\u00eb tij e deri m\u00eb sot!\".\n29:4 Por krer\u00ebt e Filistejve u zem\u00ebruan me t\u00eb dhe i than\u00eb: \"Ktheje prapa at\u00eb njeri me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb vendin q\u00eb i ke caktuar. T\u00eb mos vij\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb me ne q\u00eb t\u00eb mos na b\u00ebhet armiku yn\u00eb gjat\u00eb betej\u00ebs. Si mund ta rifitoj\u00eb ai favorin e zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, ve\u00e7se me kok\u00ebn e k\u00ebtyre njer\u00ebzve?\n29:5 Nuk \u00ebsht\u00eb ky Davidi p\u00ebr t\u00eb cilin k\u00ebndonin n\u00eb kor n\u00eb vallet, duke th\u00ebn\u00eb: \"Sauli ka vrar\u00eb mij\u00ebshen e tij dhe Davidi dhjet\u00eb mij\u00ebshen e tij?\"\".\n29:6 At\u00ebher\u00eb Akishi thirri Davidin dhe i tha: \"Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Zoti rron, ti je nj\u00eb njeri i drejt\u00eb dhe shoh me k\u00ebnaq\u00ebsi ecejakun t\u00ebnd me mua n\u00eb ushtri, sepse nuk kam gjetur asgj\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb\n29:7 Prandaj kthehu prapa dhe shko n\u00eb paqe, mos b\u00ebj asgj\u00eb q\u00eb nuk u p\u00eblqen princave t\u00eb Filistejve.\n29:8 Davidi i tha Akishit: \"\u00c7far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb dhe \u00e7far\u00eb ke gjetur te sh\u00ebrb\u00ebtori yt prej dit\u00ebs q\u00eb erdha me ty e deri m\u00eb sot, q\u00eb t\u00eb m\u00eb pengojn\u00eb t\u00eb luftoj kund\u00ebr armiqve t\u00eb mbretit, zot\u00ebris\u00eb tim?\".\n29:9 Akishi iu p\u00ebrgjegj Davidit, duke th\u00ebn\u00eb: \"E kupton q\u00eb p\u00ebr syt\u00eb e mi ti je i k\u00ebndsh\u00ebm si nj\u00eb engj\u00ebll i Per\u00ebndis\u00eb; por princat e Filistejve kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: \"Ai nuk duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb me ne n\u00eb betej\u00eb!\".\n29:10 aaa see Prandaj \u00e7ohu her\u00ebt nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes bashk\u00eb me sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e zot\u00ebris\u00eb t\u00ebnd q\u00eb kan\u00eb ardhur bashk\u00eb me ty; \u00e7ohuni n\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt dhe nisuni n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb\".\n29:11 K\u00ebshtu Davidi dhe njer\u00ebzit e tij u ngrit\u00ebn her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr t'u nisur dhe p\u00ebr t'u kthyer n\u00eb vendin e Filistejve. Filistejt\u00eb p\u00ebrkundrazi shkuan n\u00eb Jezreel.\n30:1 Kur Davidi dhe njer\u00ebzt e tij arrit\u00ebn n\u00eb Tsiklag dit\u00ebn e tret\u00eb, Amalekit\u00ebt kishin kryer nj\u00eb pla\u00e7kitje n\u00eb Negev dhe n\u00eb Tsiklag; kishin pushtuar Tsiklagun dhe i kishin v\u00ebn\u00eb zjarrin;\n30:2 kishin z\u00ebn\u00eb rob\u00ebr grat\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb ndodheshin aty, t\u00eb vegj\u00ebl a t\u00eb rritur; nuk kishin vrar\u00eb asnjeri, por i kishin marr\u00eb me vete dhe kishin shkuar.\n30:3 Kur Davidi dhe njer\u00ebzit e tij arrit\u00ebn n\u00eb qytet, ja, qyteti ishte shkat\u00ebrruar nga zjarri, dhe grat\u00eb, bijt\u00eb dhe bijat e tyre i kishin marr\u00eb me vete si rob\u00ebr.\n30:4 At\u00ebher\u00eb Davidi dhe t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb ishin me t\u00eb ngrit\u00ebn z\u00ebrin dhe qan\u00eb, deri sa nuk pat\u00ebn forc\u00eb t\u00eb qajn\u00eb.\n30:5 Dy bashk\u00ebshortet e Davidit, Jezreelitja Ahinoama dhe Karmelitja Abigail, e cila kishte q\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshorte e Nabalit, figuronin gjithashtu midis rob\u00ebrve.\n30:6 Davidi ishte shqet\u00ebsuar shum\u00eb se njer\u00ebzit flisnin p\u00ebr ta vrar\u00eb at\u00eb me gur\u00eb, sepse t\u00eb gjith\u00eb e kishin shpirtin t\u00eb trishtuar p\u00ebr shkak t\u00eb bijve dhe t\u00eb bijave t\u00eb tyre; por Davidi u forcua tek Zoti, Per\u00ebndia i tij.\n30:7 Pastaj Davidi i tha priftit Abiathar, birit t\u00eb Ahimelekut: \"T\u00eb lutem, m\u00eb sill efodin\". Abiathari i solli efodin Davidit.\n30:8 K\u00ebshtu Davidi u k\u00ebshillua me Zotin dhe e pyeti: \"A duhet ta ndjek k\u00ebt\u00eb band\u00eb? Do ta arrij?\". Zoti iu p\u00ebrgjegj: \"Ndiqe, sepse do ta arrish me siguri dhe do t\u00eb rimarr\u00ebsh pa tjet\u00ebr \u00e7do gj\u00eb\".\n30:9 K\u00ebshtu Davidi u nis me gjasht\u00ebqind njer\u00ebzit q\u00eb kishte me vete dhe arriti n\u00eb p\u00ebrruan Besor, ku u ndal\u00ebn ata q\u00eb kishin mbetur prapa;\n30:10 por Davidi vazhdoi ndjekjen me kat\u00ebrqind njer\u00ebz, kurse dyqind mbet\u00ebn prapa, sepse ishin tep\u00ebr t\u00eb lodhur p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer p\u00ebrruan e Besorit.\n30:11 Gjet\u00ebn n\u00eb fush\u00eb nj\u00eb Egjiptas dhe ia \u00e7uan Davidit. I dhan\u00eb buk\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dhe uj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb;\n30:12 i dhan\u00eb gjithashtu nj\u00eb cop\u00eb buk\u00eb fiku dhe dy vile rrushi. Pasi h\u00ebngri, ai e mblodhi veten, sepse nuk kishte ngr\u00ebn\u00eb buk\u00eb as nuk kishte pir\u00eb uj\u00eb tri dit\u00eb e tri net\u00eb me radh\u00eb.\n30:13 Davidi e pyeti: \"Ti kujt i p\u00ebrket dhe nga vjen?\". Ai u p\u00ebrgjegj: \"Jam nj\u00eb egjiptas i ri, sh\u00ebrb\u00ebtor i nj\u00eb Amalekiti; pronari im m\u00eb braktisi, sepse tri dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u s\u00ebmura.\n30:14 Kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pla\u00e7kitje n\u00eb jug t\u00eb Kerethejve, n\u00eb territorin e Jud\u00ebs dhe n\u00eb jug t\u00eb Tsalebit, dhe i kemi v\u00ebn\u00eb zjarrin Tsiklagut\".\n30:15 Davidi i tha: \"A mund t\u00eb m\u00eb \u00e7osh posht\u00eb ku ndodhet kjo band\u00eb?\". Ai u p\u00ebrgjegj: \"Betomu n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb m\u00eb vras\u00ebsh dhe nuk do t\u00eb m\u00eb dor\u00ebzosh n\u00eb duart e pronarit tim, dhe un\u00eb do t\u00eb \u00e7oj posht\u00eb, aty ku gjendet kjo band\u00eb\".\n30:16 Dhe e \u00e7oi posht\u00eb; dhe ja Amalekit\u00ebt ishin shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin; hanin, pinin dhe b\u00ebnin fest\u00eb p\u00ebr pla\u00e7k\u00ebn e madhe q\u00eb kishin sjell\u00eb nga vendi i Filistejve dhe nga vendi u Jud\u00ebs.\n30:17 Davidi i sulmoi nga muzgu deri n\u00eb mbr\u00ebmjen e dit\u00ebs tjet\u00ebr; asnjeri prej tyre nuk shp\u00ebtoi, p\u00ebrve\u00e7 kat\u00ebrqind t\u00eb rinjve q\u00eb u hip\u00ebn deveve dhe ia mbath\u00ebn.\n30:18 K\u00ebshtu Davidi rimori t\u00eb gjitha ato q\u00eb Amalekit\u00ebt kishin marr\u00eb me vete; Davidi gjeti edhe dy grat\u00eb e tij.\n30:19 K\u00ebshtu ata nuk humb\u00ebn asgj\u00eb, as t\u00eb vegj\u00eblit as t\u00eb rriturit, as bijt\u00eb as bijat, as pla\u00e7kat dhe as ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb u kishin marr\u00eb. Davidi i rimori t\u00eb gjitha.\n30:20 K\u00ebshtu Davidi shtiu n\u00eb dor\u00eb kopet\u00eb e bag\u00ebtis\u00eb s\u00eb im\u00ebt dhe tufat e bag\u00ebtis\u00eb s\u00eb trash\u00eb; dhe ata q\u00eb ecnin para bag\u00ebtive thonin: \"Kjo \u00ebsht\u00eb pla\u00e7ka e Davidit!\".\n30:21 Pastaj Davidi arriti te dyqind njer\u00ebzit q\u00eb kishin qen\u00eb tep\u00ebr t\u00eb lodhur p\u00ebr t\u00eb shkuar pas Davidit q\u00eb ai i kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrruan e Besorit. K\u00ebta i dol\u00ebn para Davidit dhe njer\u00ebzve q\u00eb ishin me t\u00eb. K\u00ebshtu Davidi iu afrua atyre dhe i p\u00ebrsh\u00ebndeti.\n30:22 At\u00ebher\u00eb t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit e k\u00ebqij dhe t\u00eb posht\u00ebr q\u00eb kishin shkuar me Davdin filluan t\u00eb thon\u00eb: \"Me qen\u00eb se k\u00ebta nuk erdh\u00ebn me ne; nuk do t'u japim asgj\u00eb nga pla\u00e7ka q\u00eb kemi sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 grave dhe f\u00ebmijve t\u00eb secilit; t'i marrin dhe t\u00eb ikin!\".\n30:23 Por Davidi tha: \"Mos u sillni k\u00ebshtu, o v\u00ebllez\u00ebrit e mi, me at\u00eb q\u00eb Zoti na ka dh\u00ebn\u00eb duke na mbrojtur dhe duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb duart tona band\u00ebn q\u00eb kishte ardhur kund\u00ebr nesh.\n30:24 Po kush do t'ju d\u00ebgjoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb propozim? E nj\u00ebjt\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjesa e atij q\u00eb shkon p\u00ebr t\u00eb luftuar dhe e atij q\u00eb rri pran\u00eb pla\u00e7kave; do t'i ndajm\u00eb pjes\u00ebt bashk\u00eb\".\n30:25 Qysh prej asaj dite u veprua k\u00ebshtu; Davidi e b\u00ebri at\u00eb statut dhe norm\u00eb p\u00ebr Izraelin deri n\u00eb dit\u00ebn e sotme.\n30:26 Kur Davidi u kthye n\u00eb Tsiklag, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pla\u00e7k\u00ebs ua d\u00ebrgoi pleqve t\u00eb Jud\u00ebs, miq t\u00eb tij, duke th\u00ebn\u00eb: \"Ja nj\u00eb dhurat\u00eb e ardhur nga pla\u00e7ka q\u00eb u mor\u00ebm armiqve t\u00eb Zotit\".\n30:27 U d\u00ebrgoi atyre t\u00eb Bethelit, t\u00eb Ramothit t\u00eb Negevit dhe atyre t\u00eb Jatirit,\n30:28 atyre t\u00eb Areorit, atyre t\u00eb Sifmothit, atyre t\u00eb Eshtemoas,\n30:29 atyre t\u00eb Rakalit, atyre t\u00eb qyteteve t\u00eb Jerameelit\u00ebve dhe atyre t\u00eb qyteteve t\u00eb Kenejve,\n30:30 atyre t\u00eb Hormahut, atyre t\u00eb Kor-Ashanit, atyre t\u00eb Athakut,\n30:31 atyre t\u00eb Hebronit dhe atyre t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendeve nga kishte kaluar Davidi me njer\u00ebzit e tij.\n31:1 Filistejt\u00eb u ndesh\u00ebn me Izraelin dhe Izraelit\u00ebt ua mbath\u00ebn para Filistejve, dhe ran\u00eb t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb malin Gilboa.\n31:2 Filistejt\u00eb ndoq\u00ebn me furi Saulin dhe bijt\u00eb e tij; k\u00ebshtu Filistejt\u00eb vran\u00eb Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuahun, bij t\u00eb Saulit.\n31:3 Beteja u ashp\u00ebrsua kund\u00ebr Saulit; hark\u00ebtar\u00ebt e arrit\u00ebn dhe ai u plagos r\u00ebnd\u00eb prej tyre.\n31:4 Sauli i tha sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij: \"Nxirre shpat\u00ebn t\u00ebnde dhe m\u00eb shpo me t\u00eb; t\u00eb mos vin\u00eb k\u00ebta t\u00eb parrethprer\u00eb t\u00eb m\u00eb shpojn\u00eb dhe t\u00eb tallen me mua\". Por shqyrtari i tij nuk deshi ta kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim, sepse e kishte z\u00ebn\u00eb nj\u00eb frik\u00eb e madhe. At\u00ebher\u00eb Sauli mori shpat\u00ebn dhe u hodh mbi t\u00eb.\n31:5 Kur shqyrtari pa se Sauli kishte vdekur, edhe ai u hosh mbi shpat\u00ebn e vet dhe vdiq me t\u00eb.\n31:6 K\u00ebshtu po at\u00eb dit\u00eb vdiq\u00ebn bashk\u00eb Sauli, tre bijt\u00eb e tij, shqyrtari dhe t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit e tij.\n31:7 Kur Izraelit\u00ebt q\u00eb ndodheshin matan\u00eb lugin\u00ebs dhe matan\u00eb Jordanit pan\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit e Izraelit ua kishin mbathur me vrap dhe q\u00eb Sauli dhe bijt\u00eb e tij kishin vdekur, braktis\u00ebn qytetet dhe ua mbath\u00ebn. At\u00ebher\u00eb erdh\u00ebn Filistejt\u00eb dhe u vendos\u00ebn aty.\n31:8 T\u00eb nes\u00ebrmen Filistejt\u00eb erdh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zhveshur t\u00eb vrar\u00ebt dhe gjet\u00ebn Saulin dhe tre bijt\u00eb e tij t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb malin Gilboa.\n31:9 I pren\u00eb kok\u00ebn Saulit, e zhvesh\u00ebn nga armatimi i tij dhe d\u00ebrguan lajm\u00ebtar\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin e Filistejve p\u00ebr ta \u00e7uar lajmin n\u00eb tempullin e idhujve t\u00eb tyre dhe popullit.\n31:10 E vendos\u00ebn pastaj armatur\u00ebn e tij n\u00eb tempullin e Ashtarothit dhe e var\u00ebn kufom\u00ebn e tij n\u00eb muret e Beth-Shanit.\n31:11 Por kur banor\u00ebt e Jabeshit t\u00eb Galaadit m\u00ebsuan at\u00eb q\u00eb Filistejt\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb Saulit,\n31:12 t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit trima u ngrit\u00ebn, ec\u00ebn t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn dhe hoq\u00ebn nga muret e Beth-Shanit kufom\u00ebn e Saulit dhe kufomat e bijve t\u00eb tij; pastaj u kthyen n\u00eb Jabesh dhe k\u00ebtu i dogj\u00ebn ato.\n31:13 Pastaj muarr\u00ebn kockat e tyre, i varros\u00ebn posht\u00eb marin\u00ebs n\u00eb Jabesh dhe agj\u00ebruan shtat\u00eb dit\u00eb me radh\u00eb.","title":"Albanian Bible: 1 Samuel","type":"page"}
