{"collection":"Bible & Christianity","html_url":"https://unchartedknowledge.5gfusion.net/browse/bib/wb/alb/sa2.htm","path":"bib/wb/alb/sa2.htm","source_url":"https://sacred-texts.com/bib/wb/alb/sa2.htm","text":"1:1 Pas vdekjes s\u00eb Saulit, Davidi u kthye nga masakra e Amalekit\u00ebve dhe u ndal dy dit\u00eb n\u00eb Tsiklag.\n1:2 Dit\u00ebn e tret\u00eb arriti n\u00eb kampin e Saulit nj\u00eb burr\u00eb me rroba t\u00eb grisura dhe me kok\u00ebn me dhe. Sa arriti pran\u00eb Davidit, ai ra p\u00ebr tok\u00eb dhe u p\u00ebrkul.\n1:3 Davidi e pyeti: \"Nga vjen?\". Ai iu p\u00ebrgjigj: \"Kam ikur nga kampi i Izraelit\".\n1:4 Davidi i tha: \"Si u b\u00eb? T\u00eb lutem, m\u00eb trego\". Ai iu p\u00ebrgjigj: \"Populli iku nga fusha e betej\u00ebs dhe shum\u00eb njer\u00ebz ran\u00eb dhe vdiq\u00ebn; edhe Sauli dhe biri i tij Jonatan kan\u00eb vdekur\".\n1:5 At\u00ebher\u00eb Davidi e pyeti t\u00eb riun q\u00eb i tregonte ngjarjen: \"Si e di ti q\u00eb Sauli dhe biri i tij Jonatani kan\u00eb vdekur?\".\n1:6 I riu q\u00eb i tregonte ngjarjen tha: \"Ndodhesha rast\u00ebsisht n\u00eb malin Gilboa, kur pash\u00eb Saulin t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb shtiz\u00ebn e tij, nd\u00ebrsa qerret dhe kalor\u00ebsit e ndiqnin nga af\u00ebr.\n1:7 Ai u kthye, m\u00eb pa dhe m\u00eb thirri. Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja: \"Ja ku jam\".\n1:8 Ai m\u00eb pyeti: \"Kush je ti?\". Un\u00eb iu p\u00ebrgjigja: \"Jam nj\u00eb Amalekit\".\n1:9 At\u00ebher\u00eb ai m\u00eb tha: \"Afrohu tek un\u00eb dhe m\u00eb vrit, sepse nj\u00eb ankth i madh m\u00eb ka pushtuar, por jeta \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra akoma tek un\u00eb\".\n1:10 K\u00ebshtu iu afrova atij dhe e vrava, sepse e kuptoja q\u00eb ai nuk do t\u00eb mund t\u00eb jetonte mbas r\u00ebnies s\u00eb tij. Pastaj mora diadem\u00ebn q\u00eb kishte mbi kok\u00eb dhe byzylykun q\u00eb mbante n\u00eb krah, dhe i solla k\u00ebtu te zot\u00ebria im\".\n1:11 At\u00ebher\u00eb Davidi kapi rrobat e veta dhe i grisi; po k\u00ebshtu vepruan t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb ishin me t\u00eb.\n1:12 K\u00ebshtu mbajt\u00ebn zi, qan\u00eb dhe agjeruan deri n\u00eb mbr\u00ebmje p\u00ebr Saulin, p\u00ebr Jonatanin, birin e tij, p\u00ebr popullin e Zotit dhe p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit, sepse kishin r\u00ebn\u00eb nga shpata.\n1:13 Pastaj Davidi e pyeti t\u00eb riun q\u00eb i kishte treguar ngjarjen: \"Nga \u00e7'vend je?\". Ai u p\u00ebrgjigj: \"Jam biri i nj\u00eb t\u00eb huaji, i nj\u00eb Amalekiti\".\n1:14 At\u00ebher\u00eb Davidi i tha: \"Si nuk pate frik\u00eb t\u00eb shtrish dor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb t\u00eb vajosurin e Zotit\n1:15 Pastaj thirri nj\u00eb nga njer\u00ebzit e tij dhe i tha: \"Afrohu dhe hidhu mbi t\u00eb!\". Ai e goditi dhe Amalekiti vdiq.\n1:16 Pas k\u00ebsaj Davidi tha: \"Gjaku yt r\u00ebnt\u00eb mbi kok\u00ebn t\u00ebnde, sepse me goj\u00ebn t\u00ebnde ke d\u00ebshmuar kund\u00ebr vetes sate, duke th\u00ebn\u00eb: \"Un\u00eb kam vrar\u00eb t\u00eb vajosurin e Zotit\"\".\n1:17 At\u00ebher\u00eb Davidi ia mori k\u00ebtij vajtimi p\u00ebr Saulin dhe Jonatanin, birin e tij,\n1:18 dhe urdh\u00ebroi t'u m\u00ebsonin bijve t\u00eb Jud\u00ebs k\u00ebng\u00ebn e harkut. Ja, ajo gjendet e shkruar n\u00eb librin e t\u00eb Drejtit.\n1:19 \"Madh\u00ebshtia e Izraelit q\u00ebndron e vrar\u00eb n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e tua! Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ran\u00eb trimat?\n1:20 Mos ia njoftoni Gathit, mos e b\u00ebni t\u00eb ditur n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Ashkalonit, q\u00eb t\u00eb mos g\u00ebzohen bijat e Filistejve, q\u00eb t\u00eb mos ngaz\u00ebllohen bijat e t\u00eb parrethprer\u00ebve.\n1:21 O male t\u00eb Gilboas, mos r\u00ebnt\u00eb m\u00eb as vesa as shiu mbi ju, mos past\u00eb as fusha ofertash; sepse aty u hodh mburoja e trimave, mburoja e Saulit, sikur ky t\u00eb mos ishte i vajosur.\n1:22 Nga gjaku i t\u00eb vrar\u00ebve, nga dhjami i trimave, harku i Jonatanit nuk u t\u00ebrhoq kurr\u00eb dhe shpata e Saulit nuk u v\u00ebrtit kurr\u00eb bosh.\n1:23 Sauli dhe Jonatani; aq t\u00eb dashur dhe t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt n\u00eb jet\u00eb, nuk u ndan\u00eb n\u00eb vdekjen e tyre. Ishin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb se shqiponjat, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se luan\u00ebt.\n1:24 Bija t\u00eb Izraelit, vajtoni Saulin q\u00eb ju vishte n\u00eb luks me rroba flak\u00eb t\u00eb kuqe, q\u00eb i zbukuronte me ar veshjet tuaja.\n1:25 Vall\u00eb, si ran\u00eb trimat n\u00eb mes t\u00eb betej\u00ebs, si u vra Jonathani n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e tua?\n1:26 Un\u00eb jam n\u00eb ankth p\u00ebr ty, o v\u00ebllai im Jonatan; ti ishe shum\u00eb i dashur p\u00ebr mua, dashuria jote p\u00ebr mua ishte m\u00eb e mrekullueshme se dashuria e grave.\n1:27 Vall\u00eb, si ran\u00eb trimat dhe si u shkat\u00ebrruan arm\u00ebt e luft\u00ebs?\".\n2:1 Mbas k\u00ebsaj, Davidi u k\u00ebshillua me Zotin, duke th\u00ebn\u00eb: \"A duhet t\u00eb shkoj n\u00eb ndonj\u00eb nga qytetet e Jud\u00ebs?\". Zoti iu p\u00ebrgjigj: \"Shko\". Davidi e pyeti: \"Ku t\u00eb shkoj?\". Zoti u p\u00ebrgjigj: \"N\u00eb Hebron\".\n2:2 K\u00ebshtu Davidi shkoi atje me dy grat\u00eb e tij, Jezreeliten Ahinoam dhe Karmelit\u00ebn Abigail, q\u00eb kishte qen\u00eb gruaja e Nabalit.\n2:3 Davidi \u00e7oi edhe njer\u00ebzit q\u00eb ishin me t\u00eb, secili me familjen e tij, dhe u vendos\u00ebn n\u00eb qytetet e Hebronit.\n2:4 Pastaj erdh\u00ebn njer\u00ebzit e Jud\u00ebs dhe e vajos\u00ebn Davidin mbret t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Jud\u00ebs. Pas k\u00ebsaj i than\u00eb Davidit se qen\u00eb njer\u00ebzit e Jabeshit t\u00eb Galaadit ata q\u00eb kishin varrosur Saulin.\n2:5 At\u00ebher\u00eb Davidi u d\u00ebrgoi lajm\u00ebtar\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb Jabeshit t\u00eb Galaadit p\u00ebr t'u th\u00ebn\u00eb: \"Qofshi t\u00eb bekuar nga Zoti p\u00ebr mir\u00ebsin\u00eb q\u00eb treguat ndaj Saulit, zot\u00ebris\u00eb suaj, duke e varrosur!\n2:6 Tani Zoti tregoft\u00eb mir\u00ebsi dhe besnik\u00ebri ndaj jush. Edhe un\u00eb do t'ju b\u00ebj t\u00eb mir\u00eb, sepse keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.\n2:7 Prandaj le t\u00eb marrin forc\u00eb duart tuaja dhe qofshi trima, sepse Sauli, zot\u00ebria juaj, vdiq, por sht\u00ebpia e Jud\u00ebs m\u00eb ka vajosur mbret t\u00eb saj\".\n2:8 Nd\u00ebrkoh\u00eb Abneri, bir i Nerit, komandant i ushtris\u00eb s\u00eb Saulit, mori Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe e \u00e7oi n\u00eb Mahanaim;\n2:9 dhe e b\u00ebri mbret t\u00eb Galaadit, t\u00eb Ashurit\u00ebve, t\u00eb Jezreelit, t\u00eb Efraimit, t\u00eb Beniaminit dhe t\u00eb t\u00ebr\u00eb Izraelit.\n2:10 Ish-Boshethi, bir i Saulit, ishte dyzet vje\u00e7 kur filloi t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb mbi Izrael dhe mbret\u00ebrimi i tij vazhdoi dy vjet. Por sht\u00ebpia e Jud\u00ebs shkonte pas Davidit.\n2:11 Koha q\u00eb Davidi mbret\u00ebroi n\u00eb Hebron mbi sht\u00ebpin\u00eb e Jud\u00ebs ishte shtat\u00eb vjet e gjasht\u00eb muaj.\n2:12 Nd\u00ebrkaq Abneri, bir i Nerit, dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Ish-Boshethit, birit t\u00eb Saulit, l\u00ebviz\u00ebn nga Mahanaim n\u00eb drejtim t\u00eb Gabaonit.\n2:13 Edhe Joabi, biri i Tserujahut dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Davidit l\u00ebviz\u00ebn dhe i takuan pran\u00eb hauzit t\u00eb Gabaonit. K\u00ebshtu u ndal\u00ebn njera pal\u00eb nga njera an\u00eb e hauzit dhe tjetra nga ana tjet\u00ebr.\n2:14 At\u00ebher\u00eb Abneri i tha Joabit: \"Le t\u00eb \u00e7ohen t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb dalin para nesh\". Joabi u p\u00ebrgjigj: \"Po, le t\u00eb \u00e7ohen\".\n2:15 K\u00ebshtu u ngrit\u00ebn dhe dol\u00ebn p\u00ebrpara n\u00eb num\u00ebr t\u00eb barabart\u00eb: dymb\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr Beniaminin dhe p\u00ebr Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe dymb\u00ebdhjet\u00eb nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Davidit.\n2:16 Secili kapi kund\u00ebrshtarin e tij nga koka dhe i futi shpat\u00ebn n\u00eb ije; k\u00ebshtu ran\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. Ky vend u quajt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye fusha e njer\u00ebzve t\u00eb fort\u00eb; gjendet n\u00eb Gabaon.\n2:17 Po at\u00eb dit\u00eb u zhvillua nj\u00eb betej\u00eb shum\u00eb e ashp\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Abneri me njer\u00ebzit e Izraelit u mund nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Davidit.\n2:18 Dhe aty ishin tre djemt\u00eb e Tserujahut: Joabi, Abishai dhe Asaheli; dhe Asaheli ishte i shpejt\u00eb si nj\u00eb gazel\u00eb fushe.\n2:19 Asaheli filloi t\u00eb ndiqte Abnderin pa u kthyer as djathtas, as majtas pas Abnerit.\n2:20 Pastaj Abneri u kthye prapa dhe tha: \"Je ti, Asahel?\". Ai u p\u00ebrgjigj: \"Jam un\u00eb\".\n2:21 Abneri i tha: \"Kthehu djathtas ose majtas, kap nj\u00eb nga t\u00eb rinjt\u00eb dhe merrja arm\u00ebt!\". Por Asaheli nuk deshi t\u00eb hiqte dor\u00eb nga ndjekja e tij.\n2:22 Abneri i tha p\u00ebrs\u00ebri Asahelit: \"Hiq dor\u00eb nga ndjekja. Pse m\u00eb detyron t\u00eb t\u00eb shtrij p\u00ebr tok\u00eb? Si do t\u00eb mund ta shikoj at\u00ebher\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb v\u00ebllan\u00eb t\u00ebnd Joab?\".\n2:23 Por ai nuk pranoi t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb rrug\u00eb; prandaj Abneri me pjes\u00ebn e prasme t\u00eb shtiz\u00ebs e goditi n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb barkut dhe shtiza i doli nga pas; ai ra p\u00ebr tok\u00eb dhe vdiq n\u00eb vend; dhe t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb kalonin nga vendi ku Asaheli kishte r\u00ebn\u00eb dhe kishte vdekur ndaleshin.\n2:24 Por Joabi dhe Abishai e ndoq\u00ebn Abnerin; kur per\u00ebndoi dielli ata arrit\u00ebn n\u00eb qaf\u00ebn e Amahut, q\u00eb ndodhet p\u00ebrball\u00eb Giahut, n\u00eb rrug\u00ebn e shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb Gabaonit.\n2:25 Bijt\u00eb e Beniamnit u mblodh\u00ebn pas duke formuar nj\u00eb grup t\u00eb vet\u00ebm dhe u ndal\u00ebn n\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00eb kodre.\n2:26 At\u00ebher\u00eb Abneri thirri Joabin dhe tha: \"Shpata, vall\u00eb duhet t\u00eb gllab\u00ebroj\u00eb gjithnj\u00eb? Nuk e di ti q\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb ket\u00eb hidh\u00ebrim? Vall\u00eb, kur do ta urdh\u00ebrosh popullin t\u00eb mos ndjek\u00eb m\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e tij?\".\n2:27 Joabi u p\u00ebrgjigj: \"Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia jeton, po t\u00eb mos kishe folur ti, populli nuk do t\u00eb kishte hequr dor\u00eb nga ndjekja e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij deri n\u00eb m\u00ebngjes\".\n2:28 At\u00ebher\u00eb Joabi i ra boris\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb populli u ndal, nuk e ndoqi m\u00eb Izraelin dhe hoqi dor\u00eb nga luftimi.\n2:29 Abneri dhe njer\u00ebzit e tij ec\u00ebn gjith\u00eb at\u00eb nat\u00eb n\u00ebp\u00ebr Abrahun, kap\u00ebrcyen Jordanin, kaluan t\u00ebr\u00eb Bithronin dhe arrit\u00ebn n\u00eb Mahanaim.\n2:30 Edhe Joabi u kthye nga ndjekja e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Abnerit dhe mblodhi t\u00ebr\u00eb popullin; Davidit i mungonin n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb veta dhe Asaheli.\n2:31 Por sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Davidit kishin vrar\u00eb treqind e gjasht\u00ebdhjet\u00eb veta t\u00eb Beniaminit dhe Abnerit.\n2:32 Pastaj \u00e7uan Asahelin dhe e varros\u00ebn n\u00eb varrin e atit t\u00eb tij, q\u00eb ndodhet n\u00eb Betlem. Pas k\u00ebsaj Joabi dhe njer\u00ebzit e tij ec\u00ebn t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn dhe arrit\u00ebn n\u00eb Hebron n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb.\n3:1 Lufta midis sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Saulit dhe sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Davidit qe e gjat\u00eb. Davidi b\u00ebhej gjithnj\u00eb m\u00eb i fort\u00eb, nd\u00ebrsa sht\u00ebpia e Saulit dob\u00ebsohej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.\n3:2 N\u00eb Hebron Davidit i lind\u00ebn disa djem. I par\u00eblinduri i tij qe Amnoni, q\u00eb ia lindi Jezreelitja Ahinoam;\n3:3 i dyti qe Kileabi, ia lindi Karmelitja Abigail, dikur bashk\u00ebshorte e Nabalit; i treti qe Absalomi, bir i Maakahut, e bija e Talmait, mbret i Geshurit;\n3:4 i kat\u00ebrti qe Adonijahu, bir i Hagithit; i pesti qe Shefatiahu, bir i Abitalit,\n3:5 dhe i gjashti qe Ithreami, bir i Eglahit, bashk\u00ebshorte e Davidit. K\u00ebta f\u00ebmij\u00eb i lind\u00ebn Davidit n\u00eb Hebron.\n3:6 Gjat\u00eb luft\u00ebs midis sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Davidit dhe sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Saulit, Abneri q\u00ebndroi i lidhur fort me sht\u00ebpin\u00eb e Saulit.\n3:7 Sauli kishte pasur nj\u00eb konkubin\u00eb t\u00eb quajtur Ritspah, bij\u00eb e Ajahut; dhe Ish-Boshethi i tha Abnerit: \"Pse ke hyr\u00eb te konkubina e atit tim?\".\n3:8 Abneri u zem\u00ebrua shum\u00eb nga fjal\u00ebt e Ish-Boshethit dhe iu p\u00ebrgjigj: \"Mos vall\u00eb jam nj\u00eb kok\u00eb qeni i Jud\u00ebs? Deri m\u00eb sot jam treguar besnik i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Saulit, atit t\u00ebnd, i v\u00ebllez\u00ebrve dhe i miqve t\u00eb saj dhe nuk t\u00eb kam dor\u00ebzuar n\u00eb duart e Davidit, dhe pik\u00ebrisht sot ti m\u00eb qorton p\u00ebr fajin q\u00eb kam kryer me k\u00ebt\u00eb grua!\n3:9 Per\u00ebndia t'i b\u00ebj\u00eb Abnerit k\u00ebt\u00eb dhe m\u00eb keq n\u00eb rast se nuk i b\u00ebj Davidit at\u00eb q\u00eb Zoti i \u00ebsht\u00eb betuar:\n3:10 ta kaloj mbret\u00ebrin\u00eb nga sht\u00ebpia e Saulit dhe t\u00eb vendos\u00eb fronin e Davidit mbi Izrael dhe mbi Jud\u00ebn, nga Dani deri n\u00eb Beer-Sheba\".\n3:11 Ish-Boshethi nuk iu p\u00ebrgjigj dot as edhe me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme Abnerit, sepse ia kishte frik\u00ebn.\n3:12 At\u00ebher\u00eb Abneri i d\u00ebrgoi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij lajm\u00ebtar\u00eb Davidit p\u00ebr t'i th\u00ebn\u00eb: \"Kujt i p\u00ebrket vendi? B\u00ebj aleanc\u00eb me mua dhe dora ime do t\u00eb jet\u00eb me ty p\u00ebr t\u00eb ta sjell\u00eb t\u00ebr\u00eb Izraelin\".\n3:13 Davidi iu p\u00ebrgjigj: \"Kam di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar: Un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj aleanc\u00eb me ty, por ti nuk do t\u00eb ma shoh\u00ebsh fytyr\u00ebn po nuk m\u00eb solle m\u00eb par\u00eb Mikalin, bij\u00ebn e Saulit, kur t\u00eb vish t\u00eb m\u00eb shikosh\".\n3:14 K\u00ebshtu Davidi i d\u00ebrgoi lajm\u00ebtar\u00eb Ish-Boshethit, birit t\u00eb Saulit, p\u00ebr t'i th\u00ebn\u00eb: \"Ma kthe bashk\u00ebshorten time Mikal, me t\u00eb cil\u00ebn u fejova p\u00ebr nj\u00ebqind lafsha t\u00eb Filistejve\".\n3:15 Ish-Boshethi d\u00ebrgoi ta marrin te burri i saj Paltiel, bir i Laishit.\n3:16 Burri i saj shkoi me t\u00eb dhe e ndoqi duke qar\u00eb deri n\u00eb Bahurim. Pastaj Abneri i tha: \"Shko, kthehu prapa!\". Dhe ai u kthye.\n3:17 Pastaj Abneri u drejtoi fjal\u00ebn pleqve t\u00eb Izraelit, duke th\u00ebn\u00eb: \"Prej shum\u00eb kohe k\u00ebrkoni Davidin si mbretin tuaj.\n3:18 Tani erdhi koha t\u00eb veprojm\u00eb, sepse Zoti ka folur p\u00ebr Davidin, duke th\u00ebn\u00eb: \"Me an\u00eb t\u00eb Davidit, sh\u00ebrb\u00ebtorit tim, un\u00eb do t\u00eb shp\u00ebtoj popullin tim t\u00eb Izraelit nga duart e Filistejve dhe nga t\u00ebr\u00eb armiqt\u00eb e tij\".\n3:19 Abneri foli edhe me ata t\u00eb Beniaminit. Pastaj Abneri shkoi te Davidi n\u00eb Hebron p\u00ebr t'i njoftuar t\u00ebr\u00eb ato q\u00eb iu duk\u00ebn t\u00eb mira Izraelit dhe gjith\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Beniaminit.\n3:20 K\u00ebshtu Abneri arriti te Davidi n\u00eb Hebron me nj\u00ebzet njer\u00ebz, dhe Davidi shtroi nj\u00eb banket p\u00ebr Abnerin dhe p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb ishin me t\u00eb.\n3:21 Pastaj Abneri i tha Davidit: \"Un\u00eb do t\u00eb ngrihem dhe do t\u00eb shkoj t\u00eb mbledh t\u00ebr\u00eb Izraelin rreth mbretit, zot\u00ebris\u00eb tim, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb lidhin aleanc\u00eb me ty dhe ti t\u00eb mund t\u00eb mbret\u00ebrosh mbi gjith\u00e7ka d\u00ebsh\u00ebron zemra jote\". Pastaj Davidi u nda me Abnerin, q\u00eb u largua n\u00eb paqe.\n3:22 Por ja, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Davidit dhe Joabi po ktheheshin nga nj\u00eb pla\u00e7kitje, duke sjell\u00eb me vete nj\u00eb pla\u00e7k\u00eb t\u00eb madhe; por Abneri nuk ishte m\u00eb me Davidin n\u00eb Hebron, sepse ky ishte ndar\u00eb me t\u00eb dhe ai kishte ikur n\u00eb paqe.\n3:23 Kur mb\u00ebrrit\u00ebn Joabi dhe t\u00ebr\u00eb ushtar\u00ebt q\u00eb ishin me t\u00eb, dikush ia tregoi ngjarjen Joabit, duke th\u00ebn\u00eb: \"Erdhi Abneri, bir i Nerit, te mbreti; ky u nda me t\u00eb dhe ai iku n\u00eb paqe\".\n3:24 At\u00ebher\u00eb Joabi shkoi te mbreti dhe i tha: \"\u00c7'b\u00ebre ashtu? Ja, Abneri t\u00eb erdhi; pse u ndave me t\u00eb dhe ai u largua?\n3:25 Ti e di q\u00eb Abneri, bir i Nerit, erdhi q\u00eb t\u00eb t\u00eb mashtroj\u00eb, q\u00eb t\u00eb njoh\u00eb l\u00ebvizjet e tua dhe p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar t\u00ebr\u00eb ato q\u00eb b\u00ebn ti\".\n3:26 Pasi u largua nga Davidi, Joabi d\u00ebrgoi lajm\u00ebtar\u00eb pas Abnerit, t\u00eb cil\u00ebt e kthyen prapa nga hauzi i Sirahut pa e ditur Davidi.\n3:27 Kur Abneri u kthye n\u00eb Hebron, Joabi e mori m\u00ebnjan\u00eb n\u00eb mes t\u00eb port\u00ebs, gjoja p\u00ebr t'i folur fshehtazi, dhe k\u00ebtu e goditi n\u00eb bark dhe e vrau p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hakun e gjakut t\u00eb Asahelit, v\u00ebllait t\u00eb tij.\n3:28 M\u00eb von\u00eb Davidi e m\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb ngjarje dhe tha: \"Un\u00eb dhe mbret\u00ebria ime jemi p\u00ebrjet\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebrpara Zotit p\u00ebr gjakun e Abnerit, birit t\u00eb Nerit.\n3:29 Ky gjak r\u00ebnt\u00eb mbi kryet e Joabit dhe mbi t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e atit t\u00eb tij; mos iu ndafshin kurr\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Joabit ata q\u00eb vuajn\u00eb nga fluksi apo nga lebra, ata q\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshteten me shkop, q\u00eb vdesin nga shpata o q\u00eb jan\u00eb pa buk\u00eb!\".\n3:30 K\u00ebshtu Joabi dhe Abishai, v\u00ebllai i tij, vran\u00eb Abnerin, sepse ky kishte vrar\u00eb Asahelin, v\u00ebllan\u00eb e tyre n\u00eb Gabaon gjat\u00eb betej\u00ebs.\n3:31 Pastaj Davidi i tha Joabit dhe t\u00ebr\u00eb popullit q\u00eb ishte me t\u00eb: \"Grisni rrobat e trupit, mb\u00ebshtilluni me thas\u00eb dhe mbani zi p\u00ebr vdekjen e Abnerit!\". Edhe mbreti David shkoi pas arkivolit.\n3:32 K\u00ebshtu e varros\u00ebn Abnerin n\u00eb Hebron, dhe mbreti ngriti z\u00ebrin dhe qau p\u00ebrpara varrit t\u00eb Abnerit; edhe t\u00ebr\u00eb populli qau.\n3:33 Mbreti ia mori nj\u00eb vajtimi p\u00ebr Abnerin dhe tha: \"A duhet t\u00eb vdiste Abneri si vdes nj\u00eb budalla?\n3:34 Duart e tua nuk ishin t\u00eb lidhura, as k\u00ebmb\u00ebt e tua nuk ishin t\u00eb shtr\u00ebnguara me zinxhir\u00eb prej bronzi! Ti re para keqb\u00ebr\u00ebsve\".\n3:35 Pastaj t\u00ebr\u00eb populli erdhi p\u00ebr t\u00eb ftuar Davidin q\u00eb t\u00eb hante, sa ishte akoma dit\u00eb; por Davidi u betua duke th\u00ebn\u00eb: \"K\u00ebshtu ma b\u00ebft\u00eb Per\u00ebndia madje m\u00eb keq, po futa n\u00eb goj\u00eb buk\u00eb apo ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr para se t\u00eb per\u00ebndoj\u00eb dielli\".\n3:36 T\u00ebr\u00eb populli e kuptoi dhe e miratoi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb; \u00e7do gj\u00eb q\u00eb b\u00ebnte mbreti miratohej nga t\u00ebr\u00eb populli.\n3:37 K\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb populli dhe t\u00ebr\u00eb Izraeli e kuptuan q\u00eb q\u00ebllimi i mbretit nuk ishte aspak ta vriste at\u00eb dit\u00eb Abnerin, birin e Nerit.\n3:38 Pastaj mbreti u tha sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij: \"Nuk e dini q\u00eb nj\u00eb princ dhe nj\u00eb njeri i madh humbi sot jet\u00ebn n\u00eb Izrael?\n3:39 Megjith\u00ebse jam vajosur mbret, un\u00eb jam ende i dob\u00ebt, nd\u00ebrsa k\u00ebta njer\u00ebz, bijt\u00eb e Tserajahut, jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se un\u00eb. E shpagoft\u00eb Zoti keqb\u00ebr\u00ebsin simbas t\u00eb k\u00ebqijave q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb\".\n4:1 Kur Ish-Boshethi, bir i Saulit, m\u00ebsoi q\u00eb Abneri kishte vdekur n\u00eb Hebron, i ran\u00eb krah\u00ebt dhe i t\u00ebr\u00eb Izraeli u trondit r\u00ebnd\u00eb.\n4:2 I biri i Saulit kishte dy njer\u00ebz q\u00eb ishin udh\u00ebheq\u00ebs ushtarak\u00eb; njeri quhej Baanah dhe tjetri Rekab; ishin bij t\u00eb Rimonit prej Beerothit, nga fisi i Beniaminit. (Sepse edhe Beerothi konsiderohet si pjes\u00eb e Beniaminit,\n4:3 megjith\u00ebse Beerothit\u00ebt kan\u00eb m\u00ebrguar n\u00eb Gitthaim, ku kan\u00eb q\u00ebndruar deri dit\u00ebn e sotme).\n4:4 Por Jonathani, bir i Saulit, kishte nj\u00eb djal\u00eb sakat nga k\u00ebmb\u00ebt; ai ishte pes\u00eb vje\u00e7 kur erdhi nga Jezreeli lajmi i vdekjes s\u00eb Saulit dhe t\u00eb Jonathanit. Taja e tij e mori dhe ik\u00ebn, por, duke ikur me nxitim, f\u00ebmija u rr\u00ebzua dhe mbeti i \u00e7al\u00eb. Emri i tij ishte Mefibosheth.\n4:5 Bijt\u00eb e Rimon Beerothitit, Rekabi dhe Baanahu, u nis\u00ebn dhe arrit\u00ebn n\u00eb koh\u00eb t\u00eb zhegut n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Ish-Boshethit, nd\u00ebrsa ai po b\u00ebnte pushimin e tij t\u00eb mbasdit\u00ebs.\n4:6 Hyn\u00eb brenda sht\u00ebpis\u00eb sikur do t\u00eb merrnin grur\u00eb dhe e godit\u00ebn n\u00eb bark. Pastaj Rekabi dhe v\u00ebllai i tij Baanahu ua mbath\u00ebn k\u00ebmb\u00ebve.\n4:7 Kur hyn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, Ish-Boshethi rrinte shtrir\u00eb n\u00eb shtrat n\u00eb dhom\u00ebn e tij; e godit\u00ebn, e vran\u00eb dhe i pren\u00eb kok\u00ebn; pastaj pasi e mor\u00ebn kok\u00ebn, ec\u00ebn t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn duke ndjekur rrug\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb Arabahut.\n4:8 K\u00ebshtu ia \u00e7uan kok\u00ebn e Ish-Boshethit Davidit n\u00eb Hebron dhe i than\u00eb mbretit: \"Ja koka e Ish-Boshethit, birit t\u00eb Saulit, i cili k\u00ebrkonte jet\u00ebn t\u00ebnde; sot Zoti i ka dh\u00ebn\u00eb mbretit zot\u00ebris\u00eb tim, hakmarrjen mbi Saulin dhe mbi pasardh\u00ebsit e tij\".\n4:9 Por Davidi iu p\u00ebrgjigj Rekabit dhe Baanahut, v\u00ebllait t\u00eb tij, bij t\u00eb Rimon Beerothitit, dhe u tha atyre: \"Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb rron Zoti, i cili m\u00eb ka liruar nga \u00e7do fatkeq\u00ebsi,\n4:10 n\u00eb rast se kam kapur dhe kam b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb vritet n\u00eb Tsiklag at\u00eb q\u00eb solli lajmin: \"Ja, Sauli vdiq\", megjith\u00ebse ai pandehte se m\u00eb kishte sjell\u00eb nj\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb dhe priste t\u00eb merrte nj\u00eb shp\u00ebrblim,\n4:11 aq m\u00eb tep\u00ebr tani q\u00eb disa kriminel\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, n\u00eb shtratin e tij, a nuk duhet t'ju k\u00ebrkoj llogari p\u00ebr gjakun e tij nga duart tuaja dhe t'ju zhduk nga faqja e dheut?\".\n4:12 K\u00ebshtu Davidi u dha urdh\u00ebr t\u00eb rinjve t\u00eb tij dhe k\u00ebta i vran\u00eb; ua pren\u00eb duart dhe k\u00ebmb\u00ebt, pastaj i var\u00ebn pran\u00eb hauzit t\u00eb Hebronit. Pas k\u00ebsaj mor\u00ebn kok\u00ebn e Ish-Boshethit dhe e varros\u00ebn n\u00eb Hebron.\n5:1 At\u00ebher\u00eb t\u00ebr\u00eb fiset e Izraelit erdh\u00ebn te Davidi n\u00eb Hebron dhe i than\u00eb: \"Ne jemi kocka dhe mishi yt.\n5:2 Edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, kur Sauli mbret\u00ebronte mbi ne, ishe ti q\u00eb udh\u00ebhiqje dhe e \u00e7oje n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Izraelin. Zoti t\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: \"Ti do t\u00eb ushqesh popullin tim, Izraelin, ti do t\u00eb jesh princ q\u00eb do t\u00eb sundoj\u00eb mbi Izraelin\"\".\n5:3 K\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb pleqt\u00eb e Izraelit erdh\u00ebn te mbreti n\u00eb Hebron dhe mbreti David lidhi nj\u00eb aleanc\u00eb me ta n\u00eb Hebron para Zotit, dhe ata e vajos\u00ebn Davidin mbret t\u00eb Izraelit.\n5:4 Davidi ishte tridhjet\u00eb vje\u00e7 kur filloi t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb dhe mbret\u00ebroi dyzet vjet.\n5:5 N\u00eb Hebron mbret\u00ebroi shtat\u00eb vjet e gjasht\u00eb muaj mbi Jud\u00ebn; dhe n\u00eb Jeruzalem mbret\u00ebroi tridhjet\u00eb e tre vjet mbi gjith\u00eb Izraelin dhe Jud\u00ebn.\n5:6 Mbreti me njer\u00ebzit e tij u nis n\u00eb drejtim t\u00eb Jeruzalemit kund\u00ebr Jebusejve, q\u00eb banonin n\u00eb at\u00eb vend. K\u00ebta i than\u00eb Davidit: Nuk do t\u00eb hysh k\u00ebtu, sepse t\u00eb verb\u00ebrit dhe \u00e7alaman\u00ebt do t\u00eb t\u00eb sprapsin!\", duke\n5:7 Por Davidi e pushtoi qytetin e fortifikuar t\u00eb Sionit (q\u00eb \u00ebsht\u00eb qyteti i Davidit).\n5:8 Davidi tha at\u00eb dit\u00eb: \"Kushdo q\u00eb i mund Jebusejt\u00eb, t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb kanal dhe t'i zmpraps\u00eb \u00e7alaman\u00ebt dhe t\u00eb verb\u00ebrit q\u00eb i urren Davidi\". Prandaj thon\u00eb: \"I verbri dhe \u00e7alamani nuk do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpi\".\n5:9 K\u00ebshtu Davidi u vendos n\u00eb qytetin e fortifikuar dhe e quajti Qyteti i Davidit. Pastaj Davidi filloi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb rreth e qark duke nisur nga Milo dhe n\u00eb drejtim t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb br\u00ebndshme.\n5:10 Davidi b\u00ebhej gjithnj\u00eb m\u00eb i madh Dhezoti, Per\u00ebndia i ushtrive, ishte me t\u00eb.\n5:11 Pastaj Hirami, mbret i Tiros, i d\u00ebrgoi Davidit lajm\u00ebtar\u00eb, dru kedri, zdrukthtar\u00eb dhe murator\u00eb, q\u00eb i nd\u00ebrtuan nj\u00eb sht\u00ebpi Davidit.\n5:12 At\u00ebher\u00eb Davidi u bind se Zoti po e vendoste si mbret t\u00eb Izraelit dhe e lart\u00ebsonte mbret\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr dashurin\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebr popullin e Izraelit.\n5:13 Pas arritjes s\u00eb tij nga Hebroni, Davidi mori konkubina dhe bashk\u00ebshorte t\u00eb tjera nga Jeruzalemi dhe k\u00ebshtu i lind\u00ebn bij dhe bija t\u00eb tjera.\n5:14 K\u00ebta jan\u00eb emrat e bijve q\u00eb i lind\u00ebn n\u00eb Jeruzalem: Shamua, Shobab, Nathan, Salomon,\n5:15 Ibhar, Elishua, Nefeg, Jafia,\n5:16 Elishama, Eliada, Elifelet.\n5:17 Kur Filistejt\u00eb m\u00ebsuan q\u00eb Davidi ishte vajosur mbret i Izraelit, t\u00ebr\u00eb Filistejt\u00eb dol\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb Davidit. Sa e m\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb, Davidi zbriti n\u00eb qytetin e fortifikuar.\n5:18 Filistejt\u00eb arrit\u00ebn dhe u p\u00ebrhap\u00ebn n\u00eb lugin\u00ebn e Refaimit.\n5:19 At\u00ebher\u00eb Davidi u k\u00ebshillua me Zotin duke i th\u00ebn\u00eb: \"A duhet t\u00eb dal kund\u00ebr Filistejve? A do m'i l\u00ebsh n\u00eb duart e mia? Zoti i dha k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje Davidit: \"Dil, sepse pa tjet\u00ebr do t'i l\u00eb Filistejt\u00eb n\u00eb duart e tua\".\n5:20 K\u00ebshtu Davidi shkoi n\u00eb Baal-Peratsim, ku i mundi, dhe tha: \"Zoti ka krijuar nj\u00eb t\u00eb \u00e7ar\u00eb midis armiqve t\u00eb mi p\u00ebrpara meje, si nj\u00eb e \u00e7ar\u00eb e hapur nga uj\u00ebrat\".\n5:21 Filistejt\u00eb i braktis\u00ebn atje idhujt e tyre dhe Davidi dhe njer\u00ebzit e tij i mor\u00ebn me vete.\n5:22 M\u00eb von\u00eb Filistejt\u00eb dol\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri dhe u p\u00ebrhap\u00ebn n\u00eb lugin\u00ebn e Refaim\u00ebve.\n5:23 Kur Davidi u k\u00ebshillua me Zotin, ai i tha: \"Mos u dil p\u00ebrball\u00eb; merrua krah\u00ebt, hidhu mbi ta p\u00ebrball\u00eb Balsamit.\n5:24 Kur t\u00eb d\u00ebgjosh nj\u00eb zhurm\u00eb hapash n\u00eb majat e Balsamit, hidhu menj\u00ebher\u00eb n\u00eb sulm, sepse at\u00ebher\u00eb Zoti do t\u00eb dal\u00eb para teje p\u00ebr t\u00eb mundur ushtrin\u00eb e Filistejve\".\n5:25 Davidi veproi pik\u00ebrisht ashtu si kishte urdh\u00ebruar Zoti dhe i mundi Filistejt\u00eb q\u00eb nga Geba deri n\u00eb Gezer\n6:1 Davidi i mblodhi p\u00ebrs\u00ebri gjith\u00eb burrat m\u00eb t\u00eb zgjedhur t\u00eb Izraelit, gjithsej tridhjet\u00eb mij\u00eb veta.\n6:2 Pastaj u ngrit dhe shkoi me gjith\u00eb popullin q\u00eb ishte me t\u00eb nga Baale e Jud\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb transportuar q\u00eb andej ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb me vete emrin e Zotit t\u00eb ushtrive, q\u00eb rri midis kerubin\u00ebve.\n6:3 Dhe e vendos\u00ebn ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb mbi nj\u00eb qerre t\u00eb re dhe e hoq\u00ebn nga sht\u00ebpia e Abinabadit q\u00eb ishte mbi kod\u00ebr; Uzahu dhe Ahio, bij t\u00eb Abinadabit, ngisnin qerren e re.\n6:4 K\u00ebshtu e hoq\u00ebn ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb nga sht\u00ebpia e Abinadabit q\u00eb ishte mbi kod\u00ebr, dhe Ahio ecte p\u00ebrpara ark\u00ebs.\n6:5 Davidi dhe t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpia e Izraelit u binin para Zotit lloj lloj veglash prej druri t\u00eb selvis\u00eb, qesteve, harpave, dajreve, sistrave dhe cembaleve.\n6:6 Kur arrit\u00ebn te l\u00ebmi i Nakonit, Uzahu zgjati dor\u00ebn drejt ark\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe e mbajti at\u00eb, sepse qet\u00eb u penguan.\n6:7 At\u00ebher\u00eb zem\u00ebrimi i Zotit u ndez kund\u00ebr Uzahut, dhe Per\u00ebndia e goditi p\u00ebr fajin e tij; ai vdiq n\u00eb at\u00eb vend pran\u00eb ark\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\n6:8 Davidi u trishtua shum\u00eb sepse Zoti kishte hapur nj\u00eb t\u00eb \u00e7ar\u00eb n\u00eb popull, duke goditur Uzahun. K\u00ebshtu ai vend u quajt Perets-Uzah edhe sot e k\u00ebsaj dite.\n6:9 Davidi pati frik\u00eb at\u00eb dit\u00eb nga Zoti dhe tha: \"Si mund t\u00eb vij\u00eb tek un\u00eb arka e t\u00eb Zotit?\".\n6:10 K\u00ebshtu Davidi nuk deshi ta mbart\u00eb ark\u00ebn e Zotit pran\u00eb vetes s\u00eb tij n\u00eb qytetin e Davidit, por e transferoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Obed-Edomit nga Gathi.\n6:11 Arka e Zotit mbeti tre muaj n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Obed-Edomit nga Gathi, dhe Zoti bekoi Obed-Edomin dhe t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.\n6:12 At\u00ebher\u00eb i than\u00eb mbretit David: \"Zoti ka bekuar sht\u00ebpin\u00eb e Obed-Edomit dhe gjithshka q\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e tij, p\u00ebr shkak t\u00eb ark\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb\". At\u00ebher\u00eb Davidi shkoi dhe e mbarti me g\u00ebzim ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb\n6:13 Kur ata q\u00eb mbartnin ark\u00ebn e Zotit b\u00ebn\u00eb gjasht\u00eb hapa, ai flijoi nj\u00eb ka dhe nj\u00eb vi\u00e7 t\u00eb majm\u00eb.\n6:14 Davidi hidhte valle me gjith\u00eb forcat e tija p\u00ebrpara Zotit, duke veshur nj\u00eb efod prej liri.\n6:15 K\u00ebshtu Davidi dhe t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpia e Izraelit mbart\u00ebn ark\u00ebn e t\u00eb Zotit me thirrje g\u00ebzimi dhe duke u r\u00ebn\u00eb borive.\n6:16 Por ndodhi q\u00eb, nd\u00ebrsa arka e Zotit po hynte n\u00eb qytetin e Davidit, Mikal, bija e Saulit, duke shikuar nga dritarja, pa mbretin David q\u00eb po hidhej dhe k\u00ebrcente p\u00ebrpara Zotit dhe e p\u00ebr\u00e7moi n\u00eb zemr\u00ebn e saj.\n6:17 K\u00ebshtu, soll\u00ebn ark\u00ebn e Zotit dhe e vendos\u00ebn n\u00eb vendin e saj, n\u00eb mesin e \u00e7adr\u00ebs q\u00eb Davidi kishte ngritur p\u00ebr t\u00eb. Pastaj Davidi ofroi olokauste dhe flijime falenderimi p\u00ebrpara Zotit.\n6:18 Kur mbaroi s\u00eb ofruari olokaustet dhe flijimet e falenderimit, Davidi bekoi popullin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit t\u00eb ushtrive,\n6:19 dhe i shp\u00ebrndau t\u00ebr\u00eb popullit, gjith\u00eb turm\u00ebs s\u00eb Izraelit, burra dhe gra, secilit prej tyre nga nj\u00eb kula\u00e7, nga nj\u00eb racion mishi dhe nj\u00eb sasi rrush t\u00eb that\u00eb.\n6:20 Nd\u00ebrsa Davidi po kthehej p\u00ebr t\u00eb bekuar familjen e tij, Mikal, bija e Saulit, i doli p\u00ebrpara Davidit dhe i tha: \"Sa i nderuar ka q\u00ebn\u00eb sot mbreti i Izraelit q\u00eb u zbulua para syve t\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtoreve t\u00eb\n6:21 At\u00ebher\u00eb Davidi iu p\u00ebrgjigj Mikalit: \"E b\u00ebra p\u00ebrpara Zotit q\u00eb m\u00eb ka zgjedhur n\u00eb vend t\u00eb atit t\u00ebnd dhe t\u00eb t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb m\u00eb vendosur princ t\u00eb Izraelit, t\u00eb popullit t\u00eb Zotit; prandaj b\u00ebra fest\u00eb p\u00ebrpara Zotit.\n6:22 Prandaj do ta ul veten edhe m\u00eb posht\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebhem m\u00eb i pavler\u00eb n\u00eb syt\u00eb e mi; por lidhur me sh\u00ebrb\u00ebtoret p\u00ebr t\u00eb cilat m\u00eb fole, un\u00eb do t\u00eb nderohem pik\u00ebrisht prej tyre\".\n6:23 Mikal, bija e Saulit, nuk pati f\u00ebmij\u00eb deri dit\u00ebn e vdekjes s\u00eb saj.\n7:1 Ndodhi q\u00eb, kur mbreti u vendos n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe Zoti i siguroi paqe nga t\u00eb gjith\u00eb armiqt\u00eb q\u00eb e rrethonin,\n7:2 mbreti i tha profetit Nathan: \"Shiko, un\u00eb banoj n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi prej kedri, por arka e Per\u00ebndis\u00eb ndodhet posht\u00eb nj\u00eb \u00e7adre\".\n7:3 Nathani iu p\u00ebrgjigj mbretit: \"Shko, b\u00ebj gjith\u00e7ka ke n\u00eb zem\u00ebr, sepse Zoti \u00ebsht\u00eb me ty\".\n7:4 Por po at\u00eb nat\u00eb fjala e Zotit iu drejtua Nathanit n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb:\n7:5 \"Shko t'i thuash sh\u00ebrb\u00ebtorit tim David: K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti: \"A do t\u00eb m\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb sht\u00ebpi, q\u00eb un\u00eb t\u00eb banoj n\u00eb t\u00eb?\n7:6 Sepse nuk kam banuar n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi nga dita q\u00eb kam nxjerr\u00eb bijt\u00eb e Izraelit nga Egjiptit e deri m\u00eb sot, por kam bredhur n\u00ebn nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr dhe n\u00eb nj\u00eb tabernakull.\n7:7 Kudo q\u00eb kam shkuar n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bijve t\u00eb Izraelit, a i kam folur vall\u00eb ndonj\u00eb fisi t\u00eb cilin e kisha urdh\u00ebruar t\u00eb ushqente popullin tim t\u00eb Izraelit, duke i th\u00ebn\u00eb: Pse nuk m\u00eb nd\u00ebrtoni nj\u00eb sht\u00ebpi prej kedri?\".\n7:8 Tani do t'i thuash k\u00ebshtu sh\u00ebrb\u00ebtorit tim David; K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti i ushtrive: \"Un\u00eb t\u00eb mora nga vatha, nd\u00ebrsa shkoje me dele, q\u00eb ti t\u00eb b\u00ebheshe udh\u00ebheq\u00ebs i Izraelit, i popullit tim.\n7:9 Kam qen\u00eb pran\u00eb teje kudo q\u00eb ke shkuar, kam shfarosur t\u00ebr\u00eb armiqt\u00eb e tu para teje dhe e b\u00ebra emrin t\u00ebnd t\u00eb madh si ai i t\u00eb m\u00ebdhenjve q\u00eb jan\u00eb mbi dhe.\n7:10 Do t'i caktoj nj\u00eb vend Izraelit, popullit tim, dhe do ta ngulit q\u00eb ai t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe t\u00eb mos e shqet\u00ebsoj\u00eb m\u00eb, q\u00eb njer\u00ebzit e k\u00ebqinj t\u00eb mos vazhdojn\u00eb ta shtypin si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn,\n7:11 nga dita q\u00eb kam vendosur gjyqtar\u00eb mbi popullin tim t\u00eb Izraelit. Do t\u00eb t\u00eb siguroj paqe nga t\u00ebr\u00eb armiqt\u00eb e tu. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj Zoti t\u00eb shpall se ka p\u00ebr t\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sht\u00ebpi.\n7:12 Kur t'i kesh mbushur dit\u00ebt e tua dhe t\u00eb jesh duke pushuar bashk\u00eb me et\u00ebrit e tu, un\u00eb do t\u00eb ngre mbas teje pasardh\u00ebsit e tu q\u00eb do t\u00eb dalin nga barku yt dhe do t\u00eb vendos mbret\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde.\n7:13 Ai do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb emrin tim dhe un\u00eb do ta b\u00ebj t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr gjithnj\u00eb fronin e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb tij.\n7:14 Un\u00eb do t\u00eb jem p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb baba dhe ai nj\u00eb djal\u00eb p\u00ebr mua; kur do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb keqe, un\u00eb do ta d\u00ebnoj me shufra njeriu dhe me goditje t\u00eb bijve t\u00eb njer\u00ebzve,\n7:15 por m\u00ebshira ime do t\u00eb largohet, ashtu si\u00e7 ia kam hequr Saulit, q\u00eb e kam hequr nga detyra para teje.\n7:16 Sht\u00ebpia jote dhe mbret\u00ebria jote do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb qendrueshme p\u00ebr gjithnj\u00eb para meje, dhe froni yt do t\u00eb jet\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr gjithnj\u00eb\".\n7:17 Nathani i foli Davidit duke iu p\u00ebrmbajtur k\u00ebtyre fjal\u00ebve dhe simbas vegimit t\u00eb tij.\n7:18 At\u00ebher\u00eb mbreti David shkoi dhe u ul p\u00ebrpara Zotit dhe tha: \"Kush jam un\u00eb, o Zot, o Zot, dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia ime q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb vij deri k\u00ebtu?\n7:19 Por kjo ishte akoma nj\u00eb gj\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb syt\u00eb e tu, o Zot, o Zot, sepse ti ke folur edhe p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb larg\u00ebt; dhe ky \u00ebsht\u00eb ligji i njeriut, o Zot, o Zot.\n7:20 \u00c7far\u00eb mund t\u00eb t\u00eb thoshte m\u00eb tep\u00ebr Davidi? Ti e njeh sh\u00ebrb\u00ebtorin t\u00ebnd, o Zot, o Zot!\n7:21 P\u00ebr dashurin\u00eb e fjal\u00ebs sate dhe simbas zemr\u00ebs sate ke b\u00ebr\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha, me q\u00ebllim q\u00eb t'ia b\u00ebsh t\u00eb njohur sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd.\n7:22 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb je i madh, o Zot, o Per\u00ebndi. Asnjeri nuk \u00ebsht\u00eb si ti dhe nuk ka tjet\u00ebr Per\u00ebndi ve\u00e7 teje, me sa kemi d\u00ebgjuar me vesh\u00ebt tona.\n7:23 Dhe kush \u00ebsht\u00eb si populli yt, si Izraeli, i vetmi komb mbi dhe q\u00eb Per\u00ebndia erdhi ta shpengoj\u00eb p\u00ebr vete si popullin e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr t\u00eb kryer p\u00ebr ty vepra t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb tmerrshme p\u00ebr tok\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebrpara popullit t\u00ebnd, t\u00eb cilin e ke shpenguar p\u00ebr vete nga Egjipti, nga kombet e per\u00ebndive t\u00eb tyre?\n7:24 Dhe ti ke vendosur p\u00ebr vete q\u00eb populli yt i Izaelit, t\u00eb jet\u00eb populli yt p\u00ebr gjithnj\u00eb; dhe ti, o Zot, je b\u00ebr\u00eb Per\u00ebndia i tij.\n7:25 Dhe tani, o Zot, o Per\u00ebndi, fjal\u00ebn q\u00eb ke th\u00ebn\u00eb lidhur me sh\u00ebrb\u00ebtorin t\u00ebnd dhe me sht\u00ebpin\u00eb e tij mbaje t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr gjithnj\u00eb dhe vepro ashtu si ke th\u00ebn\u00eb,\n7:26 me q\u00ebllim q\u00eb emri yt t\u00eb lavd\u00ebrohet p\u00ebrjet\u00eb dhe t\u00eb thuhet: \"Zoti i ushtrive \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia i Izraelit\". Dhe sht\u00ebpia e sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd David u b\u00ebft\u00eb e q\u00ebndrueshme para teje!\n7:27 Sepse ti, o Zoti i ushtrive, Per\u00ebndia i Izraelit, ia ke treguar k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd, duke i th\u00ebn\u00eb: \"Un\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtoj nj\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr ty\". Prandaj sh\u00ebrb\u00ebtori yt pati guximin t\u00eb t\u00eb drejtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb lutje.\n7:28 Dhe tani, o Zot, o Zot, ti je Per\u00ebndia, fjal\u00ebt e tua jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, dhe i ke premtuar k\u00ebto gj\u00ebra t\u00eb bukura sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd.\n7:29 Prandaj tani prano t\u00eb bekosh sht\u00ebpin\u00eb e sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb gjithnj\u00eb para teje, sepse ti, o Zot, o Zot, ke folur, dhe si pasoj\u00eb e bekimit t\u00ebnd sht\u00ebpia e sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd do t\u00eb jet\u00eb e bekuar p\u00ebrjet\u00eb!\".\n8:1 Pas k\u00ebtyre gj\u00ebrave, Davidi i mundi Filistejt\u00eb, i posht\u00ebroi dhe u hoqi nga dora qytetin e tyre m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.\n8:2 Mundi edhe Moabit\u00ebt dhe i mati me litar, mbasi i shtriu p\u00ebr tok\u00eb. Me dy litar\u00eb mati ata q\u00eb duhet t\u00eb vriteshin dhe me nj\u00eb litar t\u00eb plot\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb mbeteshin t\u00eb gjall\u00eb. K\u00ebshtu Moabit\u00ebt u b\u00ebn\u00eb n\u00ebnshtetas dhe taksapagues t\u00eb Davidit.\n8:3 Davidi mundi edhe Hadadezerin, birin e Rehobit, mbret t\u00eb Tsobahut, nd\u00ebrsa ai shkonte t\u00eb rivendoste sundimin e tij gjat\u00eb lumit Eufrat.\n8:4 Davidi i mori nj\u00ebmij\u00eb e gjasht\u00ebqind kalor\u00ebs dhe nj\u00ebzet mij\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb. Ai u preu gjithashtu leqet e k\u00ebmb\u00ebve t\u00ebr\u00eb kuajve, por la mjaft prej tyre p\u00ebr nj\u00ebqind qerre.\n8:5 Kur Sir\u00ebt e Damaskut erdh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Hadadezerin, mbretin e Tsobahut, Davidi vrau nj\u00ebzet e dy mij\u00eb prej tyre.\n8:6 Pastaj Davidi vendosi garnizone n\u00eb Sirin\u00eb e Damaskut dhe Sir\u00ebt u b\u00ebn\u00eb n\u00ebnshtetas dhe taksapagues t\u00eb Davidit; Zoti e mbronte Davidin kudo q\u00eb shkonte.\n8:7 Davidi mori monedhat prej ari q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Hadadezerit kishin me vete dhe i \u00e7oi n\u00eb Jeruzalem.\n8:8 Mbreti David mori edhe nj\u00eb sai t\u00eb madhe bronzi n\u00eb Betah dhe n\u00eb Berothai, qytete t\u00eb Hadedezerit.\n8:9 Kur Toi, mbret i Hamathit, m\u00ebsoi q\u00eb Davidi kishte mundur t\u00ebr\u00eb ushtrin\u00eb e Hadedezerit,\n8:10 i d\u00ebrgoi mbretit David t\u00eb birin Joram, p\u00ebr ta p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe p\u00ebr ta bekuar, sepse i kishte b\u00ebr\u00eb luft\u00eb Hadedezerit dhe e kishte mundur. N\u00eb fakt Hadedezeri ishte gjithnj\u00eb n\u00eb luft\u00eb me Toin; Jorami kishte me vete en\u00eb argjendi, ari dhe bronzi.\n8:11 Mbreti David ia shenjt\u00ebroi edhe k\u00ebto Zotit, ashtu si\u00e7 i kishte shenjt\u00ebruar atij argjendin dhe arin q\u00eb vinte nga kombet q\u00eb kishte n\u00ebnshtruar:\n8:12 nga Sir\u00ebt, nga Moabit\u00ebt, nga Amonit\u00ebt, nga Filistejt\u00eb nga Amalekit\u00ebt dhe nga pla\u00e7ka e Hadedezerit, birit t\u00eb Rehobit, mbret i Tsobahut.\n8:13 Davidi i b\u00ebri em\u00ebr vetes kur u kthye, mbasi kishte mundur tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb Sir\u00eb n\u00eb lugin\u00ebn e Krip\u00ebs.\n8:14 Vendosi garnizone edhe n\u00eb Idumea; k\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb Idumea dhe t\u00ebr\u00eb Edomit\u00ebt u b\u00ebn\u00eb n\u00ebnshtetas t\u00eb Davidit; dhe Zoti e mbronte Davidin kudo q\u00eb shkonte.\n8:15 K\u00ebshtu Davidi mbret\u00ebroi mbi t\u00ebr\u00eb Izraelin, duke dh\u00ebn\u00eb vendime dhe duke administruar drejt\u00ebsin\u00eb t\u00ebr\u00eb popullit t\u00eb tij.\n8:16 Joabi, bir i Tserujahut, ishte komandant i ushtris\u00eb; Jozafat, bir i Ahiludit, ishte arkivist;\n8:17 Tsadoku, bir i Ahitubit, dhe Ahimeleku, bir i Abietharit, ishin prift\u00ebrinj; Serajahu ushtronte funksionin e sekretarit;\n8:18 Benajahu, bir i Jehojadit, ishte kreu i Kerethejve dhe i Pelethejve, dhe bijt\u00eb e Davidit ishin ministra.\n9:1 Davidi tha: \"A ka mbetur akoma ndonj\u00eb nga sht\u00ebpia e Saulit, ndaj t\u00eb cilit mund t\u00eb sillem mir\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb Jonathanit?\".\n9:2 Kishte nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Saulit, q\u00eb quhej Tsiba, dhe at\u00eb e \u00e7uan te Davidi. Mbreti i tha: \"Ti je Tsiba?\". Ai u p\u00ebrgjigj: \"Jam sh\u00ebrb\u00ebtori yt\".\n9:3 Pastaj mbreti pyeti: \"A ka njeri tjet\u00ebr t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Saulit, t\u00eb cilit mund t'i kushtoj mir\u00ebsin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb?\". Tsiba iu p\u00ebrgjigj mbretit: \"\u00c9sht\u00eb akoma nj\u00eb djal\u00eb i Jonatanit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sakat nga k\u00ebmb\u00ebt\".\n9:4 Mbreti i tha: \"Ku \u00ebsht\u00eb?\". Tsiba iu p\u00ebrgjigj mbretit: \"\u00c9sht\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Makirit, birit t\u00eb Amielit, n\u00eb Lodebar\".\n9:5 At\u00ebher\u00eb mbreti David d\u00ebrgoi ta marr\u00eb nga sht\u00ebpia e Makirit, birit t\u00eb Amielit, n\u00eb Lodebar.\n9:6 K\u00ebshtu Mefiboshethi, bir i Jonatanit, bir i Saulit erdhi te Davidi, ra p\u00ebrmbys me fytyr\u00ebn p\u00ebr tok\u00eb. Davidi i tha: \"Mefibosheth!\". Ai u p\u00ebrgjigj: \"ja sh\u00ebrb\u00ebtori yt!\".\n9:7 Davidi i tha: \"Mos ki frik\u00eb, sepse kam nd\u00ebr mend t\u00eb sillem mir\u00eb me ty p\u00ebr dashurin\u00eb q\u00eb kisha p\u00ebr Jonatanin, atin t\u00ebnd; do t\u00eb t\u00eb kthej t\u00ebr\u00eb tokat e Saulit, t\u00eb parit t\u00ebnd, dhe ti do t\u00eb hash gjithnj\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn time\".\n9:8 Mefiboshethi ra p\u00ebrmbys dhe tha: \"\u00c7'\u00ebsht\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori yt, q\u00eb ti t\u00eb p\u00ebrfill\u00ebsh nj\u00eb qen t\u00eb ngordhur si un\u00eb?\".\n9:9 At\u00ebher\u00eb mbreti thirri Tsiban, sh\u00ebrb\u00ebtorin e Saulit, dhe i tha: \"T\u00ebr\u00eb ato q\u00eb i p\u00ebrkisnin Saulit dhe t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij, po ia jap birit t\u00eb zot\u00ebris\u00eb t\u00ebnd.\n9:10 K\u00ebshtu, pra, bashk\u00eb me bijt\u00eb dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu, do t\u00eb punosh tok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dhe do t\u00eb mbledh\u00ebsh prodhimet e saj, me q\u00ebllim q\u00eb i biri i zot\u00ebris\u00eb t\u00ebnd t\u00eb ket\u00eb buk\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb; por Mefiboshethi, bir i zot\u00ebris\u00eb t\u00ebnd do t\u00eb haj\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn time\". Tsiba kishte pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb bij dhe nj\u00ebzet sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb.\n9:11 Tsiba i tha mbretit: \"Sh\u00ebrb\u00ebtori yt do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb mbreti, zot\u00ebria im, i urdh\u00ebron sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb tij\". K\u00ebshtu Mefiboshethi hante n\u00eb tryez\u00ebn e Davidit si nj\u00eb nga bijt\u00eb e mbretit.\n9:12 Mefiboshethi kishte nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb quhej Mika; dhe t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb rrinin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Tsibas ishin sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Mefiboshethit.\n9:13 Mefiboshethi banonte n\u00eb Jeruzalem, sepse hante gjithnj\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e mbretit. Ishte sakat nga t\u00eb dy k\u00ebmb\u00ebt.\n10:1 Mbas k\u00ebtyre gj\u00ebrave, mbreti i bijve t\u00eb Amonit vdiq dhe biri i tij Hanun mbret\u00ebroi n\u00eb vend t\u00eb tij.\n10:2 Davidi tha: \"Un\u00eb dua t\u00eb sillem me Hanunin, birin e Nahashit, me po at\u00eb dashamir\u00ebsi q\u00eb i ati tregoi ndaj meje\". K\u00ebshtu Davidi d\u00ebrgoi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij p\u00ebr ta ngush\u00eblluar p\u00ebr humbjen e atit. Por kur sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Davidit arrit\u00ebn n\u00eb vendin e bijve t\u00eb Amonit,\n10:3 krer\u00ebt e bijve t\u00eb Amonit i than\u00eb Hanunit, zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre: \"Beson me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Davidi t\u00eb ka d\u00ebrguar njer\u00ebz p\u00ebr ngush\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb nderuar atin t\u00ebnd? A nuk t\u00eb ka d\u00ebrguar p\u00ebrkundrazi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar qytetin, p\u00ebr t\u00eb spiunuar dhe p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar at\u00eb?\".\n10:4 At\u00ebher\u00eb Hanuni i zuri sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Davidit, i detyroi t\u00eb rruajn\u00eb gjysm\u00ebn e mjekr\u00ebs dhe t\u00eb presin p\u00ebr gjysm\u00eb rrobat e tyre deri n\u00eb vithe, pastaj i la t\u00eb shkojn\u00eb.\n10:5 I informuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, Davidi d\u00ebrgoi disa persona p\u00ebr t'i takuar, sepse k\u00ebta njer\u00ebz e ndjenin veten shum\u00eb t\u00eb turp\u00ebruar. Mbreti d\u00ebrgoi t'u thon\u00eb: \"Rrini n\u00eb Jeriko sa t'ju rritet mjekra, pastaj do t\u00eb ktheheni\".\n10:6 Kur bijt\u00eb Amonit e kuptuan q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb urryer p\u00ebr Davidin, d\u00ebrguan t\u00eb rekrutojn\u00eb nj\u00ebzet mij\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb te Sir\u00ebt e Beth-Rehobit dhe te Sir\u00ebt e Tsobas, nj\u00eb mij\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mbretit t\u00eb Maakahut dhe dymb\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb nga njer\u00ebzit e Tobit.\n10:7 Me t\u00eb d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb lajm, Davidi d\u00ebrgoi kund\u00ebr tyre Joabin me gjith\u00eb ushtrin\u00eb e njer\u00ebzve trima.\n10:8 Bijt\u00eb e Amonit dol\u00ebn dhe u rendit\u00ebn p\u00ebr betej\u00eb n\u00eb hyrjen e port\u00ebs s\u00eb qytetit, nd\u00ebrsa Sir\u00ebt e Tsobas dhe t\u00eb Rehobit, dhe njer\u00ebzit e Tobit dhe t\u00eb Maakahut u rreshtuan n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur.\n10:9 Kur Joabi e kuptoi se kund\u00ebr tij ishin dy fronte beteje, njeri nga p\u00ebrpara dhe tjetri nga prapa, ai zgjodhi disa nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Izraelit dhe i renditi p\u00ebr betej\u00eb kund\u00ebr Sir\u00ebve;\n10:10 Pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb njer\u00ebzve e la n\u00eb duart e v\u00ebllait t\u00eb tij Abishai p\u00ebr t'i renditur kund\u00ebr bijve t\u00eb Amonit.\n10:11 Pastaj i tha: \"N\u00eb qoft\u00eb se Sir\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se un\u00eb, ti do t\u00eb m\u00eb vish n\u00eb ndihm\u00eb; por n\u00eb qoft\u00eb se bijt\u00eb e Amonit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se ti, at\u00ebher\u00eb un\u00eb do t\u00eb t\u00eb vij n\u00eb ndihm\u00eb.\n10:12 Tregohu guximtar dhe t\u00eb jemi t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur popullin ton\u00eb dhe qytetet e Per\u00ebndis\u00eb ton\u00eb; dhe Zoti t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb i p\u00eblqen\".\n10:13 Pastaj Joabi me gjith\u00eb njer\u00ebzit e tij ec\u00ebn p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr Sir\u00ebve; por k\u00ebta ik\u00ebn para tij.\n10:14 Kur bijt\u00eb e Amonit pan\u00eb q\u00eb Sir\u00ebt kishin ikur, ua mbath\u00ebn edhe ata para Abishait dhe hyn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb qytet. At\u00ebher\u00eb Joabi u kthye nga ekspedita kund\u00ebr bijve t\u00eb Amonit dhe erdhi n\u00eb Jeruzalem.\n10:15 Kur Sir\u00ebt pan\u00eb q\u00eb ishin mundur nga Izraeli, u mblodh\u00ebn t\u00eb t\u00ebr\u00eb.\n10:16 Hadadezeri d\u00ebrgoi lajm\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb Sir\u00ebt q\u00eb ishin matan\u00eb Lumit. Ata arrit\u00ebn n\u00eb Helam, me komandantin e ushtris\u00eb t\u00eb Hadedezerit, Shobakun, n\u00eb krye.\n10:17 Kur Davidi u njoftua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, mblodhi t\u00ebr\u00eb Izraelin, kaloi Jordanin dhe arriti n\u00eb Helam. Sir\u00ebt u radhit\u00ebn kund\u00ebr Davidit dhe nis\u00ebn betej\u00ebn.\n10:18 Por Sir\u00ebt ua mbath\u00ebn p\u00ebrpara Izraelit; dhe Davidi vrau nga Sir\u00ebt njer\u00ebzit e shtat\u00ebqind qerreve dhe dyzet mij\u00eb kalor\u00ebs, goditi Shobakun, komandantin e ushtris\u00eb s\u00eb tyre, i cili vdiq n\u00eb at\u00eb vend.\n10:19 Kur t\u00ebr\u00eb mbret\u00ebrit vasal\u00eb t\u00eb Hadadezerit e pan\u00eb q\u00eb ishin mundur nga Izraeli, b\u00ebn\u00eb paqe me Izraelin dhe iu n\u00ebnshtruan atij. K\u00ebshtu Sir\u00ebt pat\u00ebn frik\u00eb t\u00eb ndihmonin akoma bijt\u00eb e Amonit.\n11:1 Me fillimin e vitit t\u00eb ri, n\u00eb koh\u00ebn kur mbret\u00ebrit shkojn\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb, Davidi d\u00ebrgoi Joabin me sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij dhe me t\u00ebr\u00eb Izraelin p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar vendin e bijve t\u00eb Amonit dhe p\u00ebr t\u00eb rrethuar Rabahun; por Davidi mbeti n\u00eb Jeruzalem.\n11:2 Nj\u00eb mbr\u00ebmje u ngrit nga shtrati i tij dhe filloi t\u00eb sh\u00ebtis\u00eb n\u00eb tarac\u00ebn e pallatit mbret\u00ebror. Nga taraca pa nj\u00eb grua q\u00eb po b\u00ebnte banjo; dhe gruaja ishte shum\u00eb e bukur.\n11:3 K\u00ebshtu Davidi d\u00ebrgoi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb informata p\u00ebr gruan; dhe i than\u00eb: \"\u00c9sht\u00eb Bath-Sheba, bija e Eliamit, bashk\u00ebshortja e Hiteut Uriah\".\n11:4 Davidi d\u00ebrgoi lajm\u00ebtar\u00eb p\u00ebr ta marr\u00eb; k\u00ebshtu ajo erdhi tek ai dhe ajo ra n\u00eb shtrat me t\u00eb; pastaj u pastrua nga papast\u00ebrtia e saj dhe u kthye n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet.\n11:5 Gruaja mbeti me barr\u00eb dhe ia njoftoi Davidit, duke i th\u00ebn\u00eb: \"Jam me barr\u00eb\".\n11:6 At\u00ebher\u00eb Davidi d\u00ebrgoi t'i thot\u00eb Joabit: \"D\u00ebrgom\u00eb Hiteun Uriah\". Dhe Joabi d\u00ebrgoi Uriahun te Davidi.\n11:7 Kur Uriahu arriti tek ai, Davidi e pyeti p\u00ebr gjendjen sh\u00ebndetsore t\u00eb Joabit dhe t\u00eb popullit, dhe si shkonte lufta.\n11:8 Pastaj Davidi i tha Uriahut: \"Zbrit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde dhe laji k\u00ebmb\u00ebt\". Uriahu doli nga sht\u00ebpia e mbretit dhe i nis\u00ebn nj\u00eb dhurat\u00eb nga ana e mbretit.\n11:9 Por Uriahu fjeti te porta e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb mbretit bashk\u00eb me t\u00ebr\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij dhe nuk zbriti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.\n11:10 Kur e njoftuan Davidin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe i than\u00eb: \"Uriahu nuk zbriti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij\". Davidi i tha Uriahut: \"A nuk vjen vall\u00eb nga nj\u00eb udh\u00ebtim? Pse, pra, nuk zbrite n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde?\".\n11:11 Uriahu iu p\u00ebrgjigj Davidit: \"Arka, Izraeli dhe Juda banojn\u00eb n\u00eb \u00e7adra, zot\u00ebria im Joab dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e zot\u00ebris\u00eb tim e kan\u00eb ngritur kampin e tyre n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur. Si mund t\u00eb hyj un\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb? Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ti rron dhe q\u00eb rron shpirti yt, un\u00eb nuk do ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb!\".\n11:12 At\u00ebher\u00eb Davidi i tha Uriahut: \"Q\u00ebndro edhe sot k\u00ebtu, nes\u00ebr do t\u00eb t\u00eb l\u00eb t\u00eb shkosh\". K\u00ebshtu Uriahu q\u00ebndroi n\u00eb Jeruzalem at\u00eb dit\u00eb dhe dit\u00ebn tjet\u00ebr.\n11:13 Davidi e ftoi pastaj t\u00eb haj\u00eb e t\u00eb pij\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb dhe e dehu. Por n\u00eb mbr\u00ebmje Uriahu doli p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shtroj\u00ebn e tij bashk\u00eb me sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij dhe nuk zbriti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.\n11:14 T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes, Davidi i shkroi nj\u00eb let\u00ebr Joabit dhe ia d\u00ebrgoi me an\u00eb t\u00eb Uriahut.\n11:15 N\u00eb let\u00ebr kishte shkruar k\u00ebshtu: \"Vendoseni Uriahun n\u00eb vij\u00eb t\u00eb par\u00eb, ku beteja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ashp\u00ebr, pastaj t\u00ebrhiquni nga ai, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb goditet dhe t\u00eb vdes\u00eb\".\n11:16 Nd\u00ebrsa rrethonte qytetin, Joabi e vuri Uriahun n\u00eb vendin ku e dinte se kishte njer\u00ebz trima.\n11:17 Banor\u00ebt e qytetit b\u00ebn\u00eb nj\u00eb dalje dhe sulmuan Joabin, disa nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Davidit ran\u00eb dhe vdiq edhe Hiteu Uriah.\n11:18 At\u00ebher\u00eb Joabi d\u00ebrgoi nj\u00eb lajm\u00ebtar p\u00ebr t'i njoftuar Davidit t\u00ebr\u00eb ngjarjet e luft\u00ebs,\n11:19 dhe i dha lajm\u00ebtarit k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr: \"Kur t\u00eb kesh mbaruar s\u00eb treguari mbretit t\u00ebr\u00eb ngjarjet e luft\u00ebs,\n11:20 n\u00eb qoft\u00eb se ai zem\u00ebrohet dhe t\u00eb thot\u00eb: \"Pse iu afruat qytetit p\u00ebr t\u00eb luftuar? A nuk e dinit q\u00eb do t\u00eb gjuanin nga muret lart?\n11:21 Kush e vrau Abimelekun, birin e Jerubeshethit? A nuk qe nj\u00eb grua q\u00eb i hodhi nj\u00eb gur nga muret, dhe k\u00ebshtu ai vdiq n\u00eb Thebets?. Sepse ju jeni afruar te mur\u00ebt?\", at\u00ebher\u00eb ti do t\u00eb thuash: \"Vdiq edhe sh\u00ebrb\u00ebtori yt Hiteu Uriah\"\".\n11:22 K\u00ebshtu lajm\u00ebtari u nis dhe, kur arriti, i tregoi Davidit t\u00eb gjitha ato q\u00eb Joabi e kishte ngarkuar t\u00eb thoshte.\n11:23 Lajm\u00ebtari i tha Davidit: \"Armiqt\u00eb pat\u00ebn ep\u00ebrsi mbi ne dhe b\u00ebn\u00eb nj\u00eb dalje kund\u00ebr nesh n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur, por ne i spraps\u00ebm deri n\u00eb hyrjen e port\u00ebs;\n11:24 at\u00ebher\u00eb hark\u00ebtar\u00ebt gjuajt\u00ebn mbi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu nga lart\u00ebsia e mureve dhe disa sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb mbretit vdiq\u00ebn, dhe vdiq edhe sh\u00ebrb\u00ebtori yt, Hiteu Uriah\".\n11:25 At\u00ebher\u00eb Davidi i tha lajm\u00ebtarit: \"Do t'i thuash k\u00ebshtu Joabit: \"Mos u hidh\u00ebro p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sepse shpata ha o njerin o tjetrin; lufto me forc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe kund\u00ebr qytetit dhe shkat\u00ebrroje\". Dhe ti jepi zem\u00ebr\".\n11:26 Kur gruaja e Uriahut d\u00ebgjoi q\u00eb burri i saj kishte vdekur, ajo mbajti zi p\u00ebr bashk\u00ebshortin e saj.\n11:27 Me t\u00eb mbaruar zija, Davidi d\u00ebrgoi ta marr\u00eb dhe e priti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Ajo u b\u00eb gruaja e tij dhe i lindi nj\u00eb djal\u00eb. Por ajo q\u00eb Davidi kishte b\u00ebr\u00eb nuk i p\u00eblqeu Zotit.\n12:1 Pastaj Zoti i d\u00ebrgoi Nathanin Davidit; dhe Nathani shkoi tek ai dhe i tha: \"Na ishin dy njer\u00ebz n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet, njeri i pasur dhe tjetri i varf\u00ebr.\n12:2 I pasuri kishte nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh kopesh me bag\u00ebti t\u00eb im\u00ebt dhe t\u00eb trash\u00eb;\n12:3 por i varf\u00ebri nuk kishte asgj\u00eb, ve\u00e7se nj\u00eb qengj fem\u00ebr q\u00eb e kishte bler\u00eb dhe ushqyer; ai ishte rritur bashk\u00eb me t\u00eb dhe me f\u00ebmij\u00ebt e tij, duke ngr\u00ebn\u00eb ushqimin e tij, duke pir\u00eb n\u00eb kup\u00ebn e tij dhe duke fjetur mbi gjirin e tij; ishte p\u00ebr t\u00eb si bija e tij.\n12:4 Nj\u00eb udh\u00ebtar arriti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e njeriut t\u00eb pasur; ky refuzoi t\u00eb merrte ndonj\u00eb bag\u00ebti nga kopet\u00eb e tij p\u00ebr t'i p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb udh\u00ebtarit q\u00eb kishte ardhur tek ai, por mori manarin e njeriut t\u00eb varf\u00ebr dhe e gatoi p\u00ebr njeriun q\u00eb i kishte ardhur\"\n12:5 At\u00ebher\u00eb zem\u00ebrimi i Davidit u rrit me t\u00eb madhe kund\u00ebr k\u00ebtij njeriu dhe i tha Nathanit: \"Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Zoti rron, ai q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb meriton t\u00eb vdes\u00eb!\n12:6 Ai do t'a paguaj\u00eb kat\u00ebrfish vler\u00ebn e manarit, sepse ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe nuk ka pasur m\u00ebshir\u00eb\".\n12:7 At\u00ebher\u00eb Nathani i tha Davidit: \"Ti je ai njeri! K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti, Per\u00ebndia i Izraelit: \"Un\u00eb t\u00eb kam vajosur mbret t\u00eb Izraelit dhe t\u00eb kam \u00e7liruar nga duart e Saulit.\n12:8 T\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e zot\u00ebris\u00eb sate, t\u00eb kam v\u00ebn\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e tua grat\u00eb e zot\u00ebris\u00eb t\u00ebnd dhe t\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Izraelit dhe t\u00eb Jud\u00ebs; dhe n\u00eb qoft\u00eb se kjo ishte shum\u00eb pak, un\u00eb do t\u00eb t\u00eb kisha dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera.\n12:9 Pse, pra, ke p\u00ebr\u00e7muar fjal\u00ebn e Zotit, duke b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e keqe p\u00ebr syt\u00eb e tij? Ti ke b\u00ebr\u00eb t\u00eb vdes\u00eb me shpat\u00eb Hiteun Uriah, more p\u00ebr grua bashk\u00ebshorten e tij dhe e vrave me shpat\u00ebn e bijve t\u00eb Amonit.\n12:10 K\u00ebshtu, pra, shpata nuk do t\u00eb largohet kurr\u00eb nga sht\u00ebpia jote, sepse ti m\u00eb ke p\u00ebr\u00e7muar dhe ke marr\u00eb gruan e Hiteut Uriah si bashk\u00ebshorten t\u00ebnde\".\n12:11 K\u00ebshtu thot\u00eb Zoti: \"Ja, un\u00eb do t\u00eb sjell kund\u00ebr teje fatkeq\u00ebsin\u00eb nga vet\u00eb sht\u00ebpia jote, dhe do t'i marr\u00eb grat\u00eb e tua para syve t\u00eb tu p\u00ebr t'ia dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb tjetri, q\u00eb do t\u00eb bashkohet me to dit\u00ebn.\n12:12 Sepse ti e ke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb fshehurazi, kurse un\u00eb do ta b\u00ebj p\u00ebrpara t\u00ebr\u00eb Izraelit n\u00eb drit\u00ebn e diellit\".\n12:13 At\u00ebher\u00eb Davidi i tha Nathanit: \"Kam m\u00ebkatuar kund\u00ebr Zotit\". Nathani iu p\u00ebrgjigj Davidit: \"Zoti e ka hequr m\u00ebkatin t\u00ebnd; ti nuk ke p\u00ebr t\u00eb vdekur.\n12:14 Megjithat\u00eb, duke qen\u00eb se m\u00eb k\u00ebto veprime u ke dh\u00ebn\u00eb rastin armiqve t\u00eb Zotit t\u00eb blasfemojn\u00eb, djali q\u00eb ka lindur duhet t\u00eb vdes\u00eb\".\n12:15 Pastaj Nathani u kthye n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet. K\u00ebshtu Zoti goditi f\u00ebmij\u00ebn q\u00eb bashk\u00ebshortja e Uriahut i kishte lindur Davidit, dhe ai u s\u00ebmur.\n12:16 At\u00ebher\u00eb Davidi iu lut Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn dhe agj\u00ebroi; pastaj hyri n\u00eb sht\u00ebpi dhe e kaloi nat\u00ebn i shtrir\u00eb p\u00ebr tok\u00eb.\n12:17 Pleqt\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij ngul\u00ebn k\u00ebmb\u00eb q\u00eb ai t\u00eb ngrihej nga toka, por ai nuk deshi dhe nuk pranoj t\u00eb hante me ta.\n12:18 Dit\u00ebn e shtat\u00eb f\u00ebmija vdiq dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Davidit kishin frik\u00eb t'i njoftonin q\u00eb f\u00ebmija kishte vdekur, sepse thonin: \"Ja, kur f\u00ebmija ishte akoma i gjall\u00eb, ne i kemi folur, por ai nuk i d\u00ebgjonte fjal\u00ebt tona. Si t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tani p\u00ebr t'i th\u00ebn\u00eb se f\u00ebmija ka vdekur? Kjo mund t'i shkaktoj\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb keqe\".\n12:19 Kur Davidi pa q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij flisnin me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, e kuptoi se f\u00ebmija kishte vdekur; prandaj Davidi u tha sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij: \"Ka vdekur f\u00ebmija?\". Ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"Ka vdekur\".\n12:20 At\u00ebher\u00eb Davidi u ngrit nga toka, u la, u vajos dhe nd\u00ebrroi rrobat; pastaj shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Zotit dhe ra p\u00ebrmbys; pastaj u kthye n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe k\u00ebrkoi t'i sillnin ushqim dhe h\u00ebngri.\n12:21 Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij i than\u00eb: \"\u00c7'b\u00ebre? Kur f\u00ebmija ishte akoma gjall\u00eb ti ke agj\u00ebruar dhe ke qar\u00eb; mbas vdekjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, u ngrite dhe h\u00ebngre\".\n12:22 Ai u p\u00ebrgjigj: \"Kur f\u00ebmija ishte akoma gjall\u00eb, un\u00eb agj\u00ebronja dhe qaja, sepse thoja: \"Kushedi Zotit mund t'i vij\u00eb keq p\u00ebr mua dhe e l\u00eb f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb jetoj\u00eb?\". Por tani ai ka vdekur. Pse duhet t\u00eb agj\u00ebroj?\n12:23 Vall\u00eb, a kam mund\u00ebsi ta kthej? Un\u00eb do t\u00eb shkoj tek ai, por ai nuk do t\u00eb kthehet tek un\u00eb!\".\n12:24 Pastaj Davidi ngush\u00eblloi Bath-Sheb\u00ebn, bashk\u00ebshorten e tij, hyri tek ajo dhe ra n\u00eb shtrat me t\u00eb; k\u00ebshtu ajo lindi nj\u00eb djal\u00eb, q\u00eb ai e quajti Solomon; dhe Zoti e deshi.\n12:25 Pastaj d\u00ebrgoi nj\u00eb mesazh me an\u00eb t\u00eb profetit Nathan q\u00eb i vuri emrin Jedidiah, p\u00ebr shkak t\u00eb dashuris\u00eb t\u00eb Zotit.\n12:26 Nd\u00ebrkaq Joabi lufonte kund\u00ebr Rabahut t\u00eb bijve t\u00eb Amonit dhe pushtoi qytetin mbret\u00ebror.\n12:27 Pastaj Joabi i d\u00ebrgoi lajm\u00ebtar\u00eb Davidit p\u00ebr t'i th\u00ebn\u00eb: \"Kam sulmuar Rabahun dhe kam sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb rezervat e tij t\u00eb ujit.\n12:28 Prandaj tani mblidh popullin q\u00eb ka mbetur, vendos kampin t\u00ebnd p\u00ebrball\u00eb qytetit dhe shtjere at\u00eb n\u00eb dor\u00eb, p\u00ebrndryshe do ta marr un\u00eb qytetin dhe ai do t\u00eb mbaj\u00eb emrin tim\".\n12:29 At\u00ebher\u00eb Davidi mblodhi t\u00ebr\u00eb popullin, shkoi n\u00eb Rabah, e sulmoi dhe e pushtoi.\n12:30 Hoqi pastaj kuror\u00ebn nga koka e mbretit t\u00eb tyre; ajo peshonte nj\u00eb talent ari dhe kishte gur\u00eb t\u00eb \u00e7muar; ajo u vu mbi kok\u00ebn e Davidit. Ai mori me vete gjithashtu nga qyteti nj\u00eb pla\u00e7k\u00eb t\u00eb madhe.\n12:31 I nxori banor\u00ebt q\u00eb ishin n\u00eb qytet dhe i vuri t\u00eb punonin me sharra, me lesa dhe m\u00eb s\u00ebpata prej hekuri, i futi t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb furrat e tullave; k\u00ebshtu b\u00ebri n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet e bijve t\u00eb Amonit. Pastaj Davidi u kthye n\u00eb Jeruzalem bashk\u00eb me t\u00ebr\u00eb popullin.\n13:1 Pastaj ndodhi q\u00eb Absalomi, bir i Davidit, kishte nj\u00eb mot\u00ebr shum\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb quhej Tamara; por Amnoni, bir i Davidit, u dashurua me t\u00eb.\n13:2 Amnoni u dashurua me aq pasion me motr\u00ebn e tij Tamara sa ra i s\u00ebmur\u00eb, sepse ajo ishte e virgj\u00ebr; dhe Amnonit i dukej e v\u00ebshtir\u00eb t'i b\u00ebnte gj\u00eb.\n13:3 Amnoni kishte nj\u00eb shok, q\u00eb quhej Jonadab, bir i Shimeahut, v\u00ebllait t\u00eb Davidit; Jonadabi ishte nj\u00eb njeri shum\u00eb dinak.\n13:4 Ky i tha: \"Pse, o bir i mbretit, vazhdon t\u00eb dob\u00ebsohesh \u00e7do dit\u00eb q\u00eb kalon? Nuk d\u00ebshiron t\u00eb ma thuash?\". Amnoni iu p\u00ebrgjigj: \"Kam r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me Tamar\u00ebn, motr\u00ebn e v\u00ebllait tim Absalom\".\n13:5 At\u00ebher\u00eb Jonadabi i tha: \"Rri n\u00eb shtrat dhe b\u00ebj sikur je i s\u00ebmur\u00eb; kur t\u00eb vij\u00eb yt at\u00eb t\u00eb t\u00eb shikoj\u00eb, thuaji: \"B\u00ebj, t\u00eb lutem, q\u00eb motra ime Tamara t\u00eb vij\u00eb t\u00eb m\u00eb jap\u00eb t\u00eb ha dhe ta p\u00ebrgatis\u00eb ushqimin n\u00eb pranin\u00eb time, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb un\u00eb ta shikoj dhe ta marr nga duart e saj\"\".\n13:6 K\u00ebshtu Amnoni ra n\u00eb shtrat dhe u shti i s\u00ebmur\u00eb; kur m\u00eb von\u00eb erdhi mbreti ta shikoj\u00eb, Amnoni i tha: \"L\u00ebr, t\u00eb lutem, q\u00eb motra ime Tamara t\u00eb vij\u00eb dhe t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb nja dy kule\u00e7 n\u00eb pranin\u00eb time; k\u00ebshtu do t\u00eb marr ushqim nga duart e saj\".\n13:7 At\u00ebher\u00eb Davidi d\u00ebrgoi njeri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Tamar\u00ebs p\u00ebr t'i th\u00ebn\u00eb: \"Shko n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllait t\u00ebnd Amnon dhe p\u00ebrgatiti di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb\".\n13:8 Tamara shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e v\u00ebllait t\u00eb saj Amnon, q\u00eb rrinte shtrir\u00eb n\u00eb shtrat. Pastaj mori pak miell, e brumosi, p\u00ebrgatiti disa kule\u00e7\u00eb para syve t\u00eb tij dhe i poqi.\n13:9 Pastaj mori nj\u00eb en\u00eb me bisht dhe i derdhi kule\u00e7\u00ebt para tij, por Amnoni nuk pranoi t'i haj\u00eb dhe tha: \"Nxirrni jasht\u00eb q\u00eb k\u00ebtej t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit\". T\u00ebr\u00eb sa ishin dol\u00ebn jasht\u00eb.\n13:10 At\u00ebher\u00eb Amnoni i tha Tamar\u00ebs: \"Ma \u00e7o ushqimin n\u00eb dhom\u00ebn time dhe do ta marr nga duart e tua\". K\u00ebshtu Tamara i mori kule\u00e7\u00ebt q\u00eb kishte p\u00ebrgatitur dhe i \u00e7oj n\u00eb dhom\u00ebn e Amnonit, v\u00ebllait t\u00eb saj.\n13:11 Nd\u00ebrsa po ia jepte p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, ai e kapi dhe i tha: \"Eja, shtrihu me mua, motra ime\".\n13:12 Ajo iu p\u00ebrgjigj: \"Jo, v\u00ebllai im, mos m\u00eb posht\u00ebro k\u00ebshtu; kjo nuk b\u00ebhet n\u00eb Izrael; mos kryej nj\u00eb posht\u00ebrsi t\u00eb till\u00eb!\n13:13 Po un\u00eb ku ta \u00e7oj turpin tim? Kurse ti do t\u00eb konsiderohesh si keqb\u00ebr\u00ebs n\u00eb Izrael. Tani, t\u00eb lutem, foli mbretit dhe ai nuk ka p\u00ebr t\u00eb m\u00eb refuzuar ndaj teje\".\n13:14 Por ai nuk deshi ta d\u00ebgjoj\u00eb dhe, duke qen\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se ajo, e dhunoi dhe ra n\u00eb shtrat me t\u00eb.\n13:15 Pastaj Amnoni filloi ta urrej\u00eb me nj\u00eb urrejtje shum\u00eb t\u00eb madhe, k\u00ebshtu q\u00eb urrejtja q\u00eb ndjente p\u00ebr t\u00eb ishte m\u00eb e madhe se dashuria me t\u00eb cil\u00ebn e kishte dashuruar m\u00eb par\u00eb. K\u00ebshtu Amnoni i tha: \"\u00c7ohu, shko!\".\n13:16 Por ajo iu p\u00ebrgjigj: \"Oh, jo! D\u00ebmi q\u00eb do t\u00eb m\u00eb b\u00ebje duke m\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb i madh se ai q\u00eb m\u00eb ke b\u00ebr\u00eb deri tani\". Por ai nuk deshi ta d\u00ebgjoj\u00eb.\n13:17 Thirri, pra, sh\u00ebrb\u00ebtorin q\u00eb e ndihmonte dhe i tha: \"Largoje k\u00ebt\u00eb larg meje dhe mbylle port\u00ebn prapa saj\".\n13:18 Ajo kishte veshur nj\u00eb tunik\u00eb me m\u00ebng\u00eb, sepse k\u00ebshtu visheshin vajzat e mbretit akoma t\u00eb virgj\u00ebra. K\u00ebshtu sh\u00ebrb\u00ebtori i Amnonit e nxori jasht\u00eb dhe mbylli der\u00ebn prapa saj.\n13:19 Tamara at\u00ebher\u00eb hodhi mbi kryet e saj, grisi tunik\u00ebn m\u00eb m\u00ebng\u00eb q\u00eb kishte veshur, vuri dor\u00ebn mbi kok\u00eb dhe iku duke ul\u00ebritur.\n13:20 Absalomi, v\u00ebllai, i tha: \"Ndofta v\u00ebllai yt Amnon ka qen\u00eb me ty? Tani p\u00ebr tani hesht, motra ime; ai \u00ebsht\u00eb yt v\u00eblla; mos e l\u00ebsho veten p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\". K\u00ebshtu Tamara mbeti e d\u00ebshp\u00ebruar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Absalomit, v\u00ebllait t\u00eb saj.\n13:21 Kur mbreti David i m\u00ebsoi t\u00eb gjitha k\u00ebto, u zem\u00ebrua shum\u00eb.\n13:22 Por Absalomi nuk i drejtoi asnj\u00eb fjal\u00eb Amnonit, as p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb as p\u00ebr t\u00eb keq, sepse e urrente Amnonin se kishte posht\u00ebruar motr\u00ebn e tij Tamara.\n13:23 Dy vjet m\u00eb von\u00eb, kur Absalomi kishte qeth\u00ebsit e bag\u00ebtive n\u00eb Baal-Hatsroit pran\u00eb Efraimit, ftoi t\u00eb gjith\u00eb bijt\u00eb e mbretit.\n13:24 Absalomi shkoi t\u00eb takohet me mbretin dhe i tha: \"Sh\u00ebrb\u00ebtori yt ka qeth\u00ebsit; t\u00eb lutem t\u00eb vij\u00eb edhe mbreti me gjith\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd!\".\n13:25 Por mbreti i tha Absalomit: \"Jo, biri im, nuk po vijm\u00eb tani t\u00eb gjith\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos t\u00eb t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb\". Megjith\u00ebse ai nguli k\u00ebmb\u00eb, mbreti nuk desh t\u00eb shkonte, por i dha bekimin e tij.\n13:26 At\u00ebher\u00eb Absalomi i tha: \"N\u00eb rast se nuk do t\u00eb vish ti, t\u00eb lutem, lejo Amnonin, v\u00ebllan\u00eb tim, t\u00eb vij\u00eb me ne\". Mbreti iu p\u00ebrgjigj: \"Pse duhet t\u00eb vij\u00eb me ty?\".\n13:27 Por Absalomi nguli k\u00ebmb\u00eb aq shum\u00eb sa q\u00eb Davidi lejoi t\u00eb shkojn\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb Amnonin dhe gjith\u00eb bijt\u00eb e mbretit.\n13:28 Absalomi u kishte dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, duke th\u00ebn\u00eb: \"Hapni syt\u00eb, kur Amnoni t\u00eb jet\u00eb dehur nga vera dhe un\u00eb t'ju them: \"Goditeni Amnonin!\", ju vriteni dhe mos kini frik\u00eb. A nuk jam un\u00eb q\u00eb ju urdh\u00ebroj? B\u00ebhuni trima dhe tregohuni t\u00eb fort\u00eb!\".\n13:29 K\u00ebshtu sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Absalomit vepruan kund\u00ebr Amnonit, ashtu si kishte urdh\u00ebruar Absalomi. At\u00ebher\u00eb t\u00ebr\u00eb bijt\u00eb e mbretit u ngrit\u00ebn, hip\u00ebn secili mbi mushk\u00ebn e vet dhe ua mbath\u00ebn.\n13:30 Nd\u00ebrsa ishin akoma rrug\u00ebs, Davidit i arriti ky lajm: \"Absalomi ka vrar\u00eb t\u00ebr\u00eb bijt\u00eb e mbretit dhe nuk ka shp\u00ebtuar asnj\u00ebri prej tyre\".\n13:31 At\u00ebher\u00eb mbreti u ngrit, grisi rrobat e tij dhe u shtri p\u00ebr tok\u00eb; dhe t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij, i rrinin rrotull, me rrobat e grisura.\n13:32 Por Jonadabi, bir i Shimeahut dhe v\u00eblla i Davidit, tha: \"T\u00eb mos mendoj\u00eb zot\u00ebria im q\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, bijt\u00eb e mbretit, u vran\u00eb; Amnoni \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb vdiq. Me urdh\u00ebr t\u00eb Absalomit kjo gj\u00eb u vendos q\u00eb dit\u00ebn q\u00eb Amnoni posht\u00ebroi motr\u00ebn e tij Tamara.\n13:33 Prandaj mbreti, zot\u00ebria im, t\u00eb mos hidh\u00ebrohet duke menduar se t\u00eb gjith\u00eb bijt\u00eb e mbretit kan\u00eb vdekur; vet\u00ebm Amnoni ka vdekur,\n13:34 dhe Absalomi ka ikur\". Nd\u00ebrkaq i riu q\u00eb b\u00ebnte roje ngriti syt\u00eb, shikoi, dhe ja, nj\u00eb turm\u00eb e madhe njer\u00ebzish vinte nga rruga prapa tij, nga ana e malit.\n13:35 Jonadabi i tha mbretit: \"Ja bijt\u00eb e mbretit q\u00eb po vijn\u00eb! Gjendja \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 tha sh\u00ebrb\u00ebtori yt\".\n13:36 Sa e mbaroi fjal\u00ebn, arrit\u00ebn bijt\u00eb e mbretit, t\u00eb cil\u00ebt e ngrit\u00ebn z\u00ebrin dhe filluan t\u00eb qajn\u00eb; edhe mbreti dhe t\u00ebr\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij filluan t\u00eb qajn\u00eb me t\u00eb madhe.\n13:37 Absaloni kishte ikur dhe kishte shkuar te Talmai, bir i Amihudit, mbret i Geshurit. Davidi mbante zi \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr birin e tij.\n13:38 K\u00ebshtu Absalimo ia mbathi dhe shkoi n\u00eb Geshur, ku q\u00ebndroi tre vjet.\n13:39 Mbreti David d\u00ebshironte t\u00eb shkonte te Absalomi, sepse ishte ngushulluar tanim\u00eb nga vdekja e Amnonit.\n14:1 Joabi, bir i Tserujahut, vuri re q\u00eb zemra e mbretit ishte e shqet\u00ebsuar p\u00ebr Absalomin.\n14:2 K\u00ebshtu Joabi d\u00ebrgoi dik\u00eb n\u00eb Tekoa dhe solli q\u00eb andej nj\u00eb grua t\u00eb urt\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs i tha: \"B\u00ebj sikur mban zi dhe vish nj\u00eb pal\u00eb rroba zije; mos u lyej me vaj, por sillu si nj\u00eb grua q\u00eb qan prej kohe nj\u00eb t\u00eb vdekur.\n14:3 Shko pra te mbreti dhe foli n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\". Dhe Joabi e m\u00ebsoi se \u00e7'duhej t\u00eb thoshte.\n14:4 Gruaja e Tekoas shkoi t\u00eb flas\u00eb me mbretin, u hodh me fytyr\u00ebn p\u00ebr tok\u00eb, u p\u00ebrul dhe tha: \"Ndihmom\u00eb, o mbret!\".\n14:5 Mbreti i tha: \"\u00c7far\u00eb ke?\". Ajo u p\u00ebrgjigj: \"Mjer\u00ebsisht jam e ve dhe burri m\u00eb ka vdekur.\n14:6 Sh\u00ebrb\u00ebtorja jote kishte dy djem, por k\u00ebta pat\u00ebn nj\u00eb grindje midis tyre n\u00eb ar\u00eb, dhe, me qen\u00eb se nuk kishte njeri t'i ndante, njeri gioditi tjetrin dhe e vrau.\n14:7 Tani t\u00ebr\u00eb far\u00eb e fis \u00ebsht\u00eb ngritur kund\u00ebr sh\u00ebrb\u00ebtores sate, duke th\u00ebn\u00eb: \"Na dor\u00ebzo at\u00eb q\u00eb vrau v\u00ebllan\u00eb, q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e v\u00ebllait q\u00eb ai ka vrar\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb shfarosur edhe trash\u00ebgimtarin\". N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb shuhet e vetmja ur\u00eb zjarri q\u00eb m\u00eb ka mbetur dhe nuk kan\u00eb p\u00ebr t'i l\u00ebn\u00eb burrit tim as em\u00ebr as pasardh\u00ebs mbi faqen e dheut\".\n14:8 Mbreti i tha gruas: \"Shko n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde; un\u00eb do t\u00eb jap urdhrat p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen t\u00ebnde\".\n14:9 Gruaja e Tekoas i tha mbretit: \"O mbret, zot\u00ebria ime, faji t\u00eb bjer\u00eb mbi mua dhe mbi sht\u00ebpin\u00eb e atit tim, por mbreti dhe froni i tij t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pafaj\".\n14:10 Mbreti tha: \"N\u00eb qoft\u00eb se dikush t\u00eb thot\u00eb di\u00e7ka, sille tek un\u00eb dhe ke p\u00ebr t\u00eb par\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb t\u00eb bjer\u00eb m\u00eb n\u00eb qaf\u00eb\".\n14:11 At\u00ebher\u00eb ajo tha: \"T\u00eb mos e harroj\u00eb mbreti, t\u00eb lutem, Zotin, Per\u00ebndin\u00eb t\u00ebnd, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb hakmarr\u00ebsi i gjakut t\u00eb mos vazhdoj\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb dhe biri im t\u00eb mos shfaroset\". Ai u p\u00ebrgjigj: \"Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Zoti rron, birit t\u00ebnd, nuk do t'i bjer\u00eb n\u00eb tok\u00eb asnj\u00eb qime floku!\".\n14:12 At\u00ebher\u00eb gruaja i tha: \"Lejoje sh\u00ebrb\u00ebtoren t\u00ebnde t'i thot\u00eb akoma nj\u00eb fjal\u00eb mbretit!\". Ai u p\u00ebrgjigj: \"Thuaje, pra\".\n14:13 Gruaja ia rifilloi: \"Pse ke menduar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb kund\u00ebr popullit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb? Duke folur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb fakt mbreti \u00ebsht\u00eb deri diku fajtor, sepse mbreti nuk e kthen at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim.\n14:14 Ne duhet t\u00eb vdesim dhe jemi si uj\u00ebt q\u00eb derdhet mbi tok\u00eb, q\u00eb nuk mund t\u00eb mblidhet; por Per\u00ebndia nuk t\u00eb heq jet\u00ebn, por gjen m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim t\u00eb mos q\u00ebndroj\u00eb larg tij.\n14:15 Dhe tani kam ardhur t\u00eb flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb me mbretin, me zot\u00ebrin\u00eb time, sepse populli m\u00eb ka trembur; dhe sh\u00ebrb\u00ebtorja jote ka th\u00ebn\u00eb: \"Dua t\u00eb flas me mbretin; ndofta mbreti do t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtorja e tij do t'i thot\u00eb.\n14:16 Mbreti do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtoren e tij dhe do ta \u00e7liroj\u00eb nga duart e atye q\u00eb duan t\u00eb m\u00eb heqin mua dhe birin tim nga trash\u00ebgimia e Per\u00ebndis\u00eb\".\n14:17 Sh\u00ebrb\u00ebtorja jote thoshte: \"Oh, fjala e mbretit, e tim zoti, m\u00eb ngush\u00eblloft\u00eb, sepse mbreti, zot\u00ebria ime, \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb engj\u00ebll i Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb di t\u00eb dalloj\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb keqen\". Zoti, Per\u00ebndia yt, qoft\u00eb me ty\".\n14:18 Mbreti u p\u00ebrgjigj dhe i tha gruas: \"T\u00eb lutem, mos m\u00eb fshih asgj\u00eb nga ato q\u00eb do t\u00eb pyes. Gruaja i tha: \"Le t\u00eb flas\u00eb mbreti, Zot\u00ebria ime\".\n14:19 At\u00ebher\u00eb mbreti tha: \"A nuk \u00ebsht\u00eb ndoshta dora e Joabit me ty n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?\". Gruaja u p\u00ebrgjigj: \"Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ti rron, o mbret, zot\u00ebria im, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb ashtu si\u00e7 e ka th\u00ebn\u00eb mbreti, zot\u00ebria im; ka qen\u00eb n\u00eb fakt sh\u00ebrb\u00ebtori yt Joabi ai q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto urdh\u00ebra dhe ka v\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb n\u00eb goj\u00ebn e sh\u00ebrb\u00ebtores sate.\n14:20 Sh\u00ebrb\u00ebtori yt Joab e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb ndryshim n\u00eb gjendjen e tanishme; por zot\u00ebria ime ka po at\u00eb dituri t\u00eb nj\u00eb engj\u00eblli t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar t\u00ebr\u00eb ato q\u00eb ndodhin mbi dhe\".\n14:21 At\u00ebher\u00eb mbreti i tha Joabit: \"Ja, do t\u00eb b\u00ebj pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb. Shko, pra, dhe b\u00ebj q\u00eb t\u00eb kthehet i riu Absalom.\n14:22 At\u00ebher\u00eb Joabi u shtri me fytyr\u00ebn p\u00ebr tok\u00eb, u p\u00ebrul dhe e bekoi mbretin. Pastaj Joabi tha: \"Sot sh\u00ebrb\u00ebtori yt kupton se ka gjetur hirin t\u00ebnd, o mbret, o imzot, sepse mbreti b\u00ebri at\u00eb q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori kishte k\u00ebrkuar\".\n14:23 K\u00ebshtu Joabi u ngrit dhe shkoi n\u00eb Geshur, dhe e solli Absalomin n\u00eb Jeruzalem.\n14:24 Por mbreti tha: \"T\u00eb mblidhet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe t\u00eb mos e shoh\u00eb fytyr\u00ebn time!\". K\u00ebshtu Absalomi u t\u00ebrhoq n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe nuk e pa fytyr\u00ebn e mbretit.\n14:25 N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Izraelin nuk kishte njeri q\u00eb ta lavd\u00ebronin m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr bukuri se sa Absalomit; nga taban\u00ebt e k\u00ebmb\u00ebve deri n\u00eb maj\u00ebn e kok\u00ebs nuk kishte asnj\u00eb t\u00eb met\u00eb tek ai.\n14:26 Kur priste flok\u00ebt (dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebnte \u00e7do vit sepse flok\u00ebt i r\u00ebndonin shum\u00eb), ai i peshonte flok\u00ebt e kok\u00ebs s\u00eb tij; ato peshonin dyqind sikla simbas masave t\u00eb caktuara nga mbreti.\n14:27 Absalomit i lind\u00ebn tre djem dhe nj\u00eb vajz\u00eb e quajtur Tamara, q\u00eb ishte e hijshme.\n14:28 Absalomi banoi dy vjet n\u00eb Jeruzalem, pa e par\u00eb fytyr\u00ebn e mbretit.\n14:29 Pastaj Absalomi thirri Joabin p\u00ebr ta d\u00ebrguar te mbreti, por ai nuk deshi t\u00eb vinte; e d\u00ebrgoi ta th\u00ebrriste nj\u00eb her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, por ai nuk deshi t\u00eb vinte.\n14:30 At\u00ebher\u00eb Absalomi u tha sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij: \"Ja, ara e Joabit \u00ebsht\u00eb pran\u00eb ar\u00ebs sime dhe aty ka elb; shkoni t'i vini zjarrin!\". K\u00ebshtu sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Absalomit i vun\u00eb zjarrin ar\u00ebs.\n14:31 At\u00ebher\u00eb Joabi u ngrit, shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Absalomit dhe i tha: \"Pse sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu i vun\u00eb zjarrin ar\u00ebs sime?\".\n14:32 Absalomi iu p\u00ebrgjigj Joabit: \"Un\u00eb t\u00eb kisha d\u00ebrguar fjal\u00eb: \"Eja k\u00ebtu, q\u00eb t\u00eb kem mund\u00ebsi t\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj te mbreti p\u00ebr t'i th\u00ebn\u00eb: Pse jam kthyer nga Geshuri? Do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr mua t\u00eb kisha mbetur atje\". Tani m\u00eb lejo t\u00eb shoh fytyr\u00ebn e mbretit. N\u00eb rast se tek un\u00eb ka ndonj\u00eb paudh\u00ebsi, ai t\u00eb shkaktoj\u00eb vdekjen time\".\n14:33 Joabi shkoi at\u00ebher\u00eb te mbreti dhe ia tregoi \u00e7\u00ebshtjen. Ky thirri Absalomin q\u00eb shkoi te mbreti dhe ra p\u00ebrmbys me fytyr\u00ebn p\u00ebr tok\u00eb p\u00ebrpara tij; dhe mbreti e puthi Absalomin.\n15:1 Mbas k\u00ebsaj Absalomi gjeti nj\u00eb karroc\u00eb, disa kuaj dhe pes\u00ebdhjet\u00eb njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb vraponin para tij.\n15:2 Absalomi ngrihej her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes dhe rrinte an\u00ebs rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u00e7onte te porta e qytetit. K\u00ebshtu, n\u00eb qoft\u00eb se dikush kishte ndonj\u00eb gjyq dhe shkonte te mbreti p\u00ebr t\u00eb siguruar drejt\u00ebsi, Absalomi e th\u00ebrriste dhe i thoshte: \"Nga cili qytet je?\". Tjetri i p\u00ebrgjigjej: \"Sh\u00ebrb\u00ebtori yt \u00ebsht\u00eb nga filan fis i Izraelit\".\n15:3 At\u00ebher\u00eb Absalomi i thoshte: \"Shif, argumentat e tua jan\u00eb t\u00eb mira dhe t\u00eb drejta, por nuk ka njeri nga ana mbretit q\u00eb t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb\".\n15:4 Pastaj Absalomi shtonte: \"Sikur t\u00eb m\u00eb b\u00ebnin mua gjyqtar t\u00eb vendit, kushdo q\u00eb t\u00eb kishte nj\u00eb pro\u00e7es apo nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb vinte tek un\u00eb dhe un\u00eb do t'i siguroja drejt\u00ebsi\".\n15:5 Kur dikush afrohej p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebrmbys p\u00ebrpara tij, ai shtrinte dor\u00ebn, e merrte dhe e puthte.\n15:6 Absalomi sillej k\u00ebshtu me t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb Izraelit q\u00eb vinin te mbreti p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi; n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Absalomi fitoi zemr\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb Izraelit.\n15:7 Ndodhi q\u00eb, pas kat\u00ebr vjetve, Absalomi i tha mbretit: \"T\u00eb lutem, lerm\u00eb t\u00eb shkoj n\u00eb Hebron p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nj\u00eb kusht q\u00eb kam lidhur me Zotin.\n15:8 Sepse gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Geshur t\u00eb Siris\u00eb, sh\u00ebrb\u00ebtori yt ka lidhur nj\u00eb kusht duke th\u00ebn\u00eb: \"N\u00eb rast se Zoti m\u00eb kthen n\u00eb Jeruzalem, un\u00eb do t'i sh\u00ebrbej\u00eb Zotit!\".\n15:9 Mbreti i tha: \"Shko n\u00eb paqe!\". At\u00ebher\u00eb ai u ngrit dhe vajti n\u00eb Hebron.\n15:10 Pastaj Absalomi d\u00ebrgoi emisar\u00eb nd\u00ebr t\u00eb gjitha fiset e Izraelit p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: \"Kur t\u00eb d\u00ebgjoni tingullin e boris\u00eb, do t\u00eb thoni: \"Absalomi u shpall mbret n\u00eb Hebron\".\n15:11 Me Absalomin u nis\u00ebn nga Jeruzalemi dyqind njer\u00ebz si t\u00eb ftuar; ata shkuan pa t\u00eb keq, pa ditur gj\u00eb.\n15:12 Absalomi, nd\u00ebrsa ofronte flijimet, d\u00ebrgoi t\u00eb th\u00ebrras\u00eb nga qyteti i tij Gjiloh Ahithofelin, Gilonitin, k\u00ebshilltarin e Davidit. K\u00ebshtu komloti b\u00ebhej m\u00eb i fort\u00eb, sepse populli shtohej rreth Absalomit.\n15:13 Pastaj arriti te Davidi nj\u00eb lajm\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: \"Zemra e njer\u00ebzve t\u00eb Izraelit ndjek Absalomin\".\n15:14 At\u00ebher\u00eb Davidi u tha gjith\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb ishin me t\u00eb n\u00eb Jeruzalem: \"\u00c7ohuni dhe t'ia mbathim; p\u00ebrndryshe asnjeri prej nesh nuk ka p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga duart e Absalomit. Nxitoni t\u00eb ikni, q\u00eb t\u00eb mos na kap\u00eb n\u00eb befasi dhe t\u00eb bjer\u00eb mbi ne shkat\u00ebrrimi, dhe t\u00eb mos godas\u00eb qytetin me maj\u00ebn e shpat\u00ebs\".\n15:15 Sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e mbretit i than\u00eb: \"Ja, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu jan\u00eb gati t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb i p\u00eblqen mbretit, zot\u00ebris\u00eb ton\u00eb\".\n15:16 K\u00ebshtu mbreti u nis, i ndjekur nga t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpia e tij, por la dhjet\u00eb konkubina p\u00ebr t\u00eb ruajtur pallatin.\n15:17 Mbreti u nis, i ndjekur nga t\u00ebr\u00eb populli, q\u00eb u ndal te sht\u00ebpia e fundit.\n15:18 T\u00ebr\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e mbretit kalonin p\u00ebrpara dhe pran\u00eb tij; t\u00ebr\u00eb Kerethejt\u00eb, t\u00ebr\u00eb Pelethejt\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb Gitejt\u00eb, gjithsej gjasht\u00ebqind veta q\u00eb e kishin ndjekur nga Gathi, ecnin para mbretit.\n15:19 At\u00ebher\u00eb mbreti i tha Itait nga Gathi: \"Pse vjen edhe ti me ne? Kthehu dhe rri me mbretin, sepse ti je i huaj dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr i m\u00ebrguar nga atdheu yt.\n15:20 Ti ke arritur vet\u00ebm dje dhe sot do t\u00eb t\u00eb duhej t\u00eb endesh sa andej e k\u00ebtej, kur un\u00eb vet\u00eb nuk e di se ku po shkoj? Kthehu prapa dhe kthe me v\u00ebllez\u00ebrit e tu n\u00eb mir\u00ebsi dhe n\u00eb besnik\u00ebri\".\n15:21 Por Itai iu p\u00ebrgjigj mbretit duke th\u00ebn\u00eb: \"Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Zoti rron dhe q\u00eb jeton mbreti, zot\u00ebria im, n\u00eb \u00e7do vend q\u00eb t\u00eb jet\u00eb mbreti, zot\u00ebria im, p\u00ebr t\u00eb vdekur ose p\u00ebr t\u00eb jetuar, aty do t\u00eb jet\u00eb edhe sh\u00ebrb\u00ebtori yt\".\n15:22 At\u00ebher\u00eb Davidi i tha Itait: \"Shko p\u00ebrpara dhe vazhdo\". K\u00ebshtu Itai, Giteu, shkoi tutje me gjith\u00eb njer\u00ebzit e tij dhe t\u00ebr\u00eb f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb ishin me t\u00eb.\n15:23 T\u00ebr\u00eb banor\u00ebt e vendit qanin me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00ebr\u00eb populli kalonte. Mbreti kap\u00ebrceu p\u00ebrruan e Kidronit dhe t\u00ebr\u00eb populli kaloi n\u00eb drejtim t\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs.\n15:24 Dhe ja po vinte edhe Tsadoku me t\u00ebr\u00eb Levit\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt mbanin ark\u00ebn e bes\u00eblidhjes s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb Ata e vendos\u00ebn ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe Abiathari ofroi flijime, deri sa t\u00ebr\u00eb populli mbaroi daljen nga qyteti.\n15:25 Pastaj mbreti i tha Tsadokut: \"\u00c7oje n\u00eb qytet ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb! Po t\u00eb kem gjetur hirin e Zotit, ai do t\u00eb m\u00eb kthej\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb ta shoh p\u00ebrs\u00ebri qytetin bashk\u00eb me banes\u00ebn e tij.\n15:26 Por n\u00eb rast se thot\u00eb: \"Nuk t\u00eb p\u00eblqej\", ja ku jam, le t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb i p\u00eblqen\"..\n15:27 Mbreti i tha akoma priftit Tsadok: \"A nuk je ti shikues? Kthehu n\u00eb paqe n\u00eb qytet me dy bijt\u00eb tuaj: Ahimaatsin, birin t\u00ebnd, dhe me Jonathain, birin e Abiatharit.\n15:28 Shikoni, un\u00eb do t\u00eb pres n\u00eb fushat e shkret\u00ebtir\u00ebs, deri sa t\u00eb m\u00eb vij\u00eb nga ana juaj ndonj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb njoftuar\".\n15:29 K\u00ebshtu Tsadoku dhe Abiathari e \u00e7uan p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Jeruzalem ark\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe q\u00ebndruan aty.\n15:30 Davidi mori t\u00eb p\u00ebrpjet\u00ebn e malit t\u00eb Ullinjve dhe, duke u ngjitur, qante; ecte kok\u00ebmbuluar dhe k\u00ebmb\u00ebzbathur. Dhe t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb ishin me t\u00eb ishin kok\u00ebmbuluar dhe qanin duke u ngjitur.\n15:31 Dikush erdhi t'i thot\u00eb Davidit: \"Ahithofeli figuron me Absalomin n\u00eb mes t\u00eb komplotist\u00ebve\". Davidi tha: \"O Zot, t\u00eb lutem, b\u00ebji t\u00eb kota k\u00ebshillat e Ahithofelit!\".\n15:32 Kur Davidi arriti n\u00eb maj\u00eb t\u00eb malit; ku adhuroi Per\u00ebndin\u00eb, ja q\u00eb doli p\u00ebrpara Hushai, Arkiti, me rroba t\u00eb grisura dhe kok\u00ebn t\u00eb mbuluar me dhe.\n15:33 Davidi i tha: \"Po t\u00eb jet\u00eb se vazhdon rrug\u00ebn me mua, do t\u00eb m\u00eb b\u00ebhesh barr\u00eb;\n15:34 por n\u00eb rast se kthehesh n\u00eb qytet dhe i thua Absalomit: \"Un\u00eb do t\u00eb jem sh\u00ebrb\u00ebtori yt, o mbret; ashtu si kam qen\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i atit t\u00ebnd n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, k\u00ebshtu do t\u00eb jem sh\u00ebrb\u00ebtori yt\"; ti do ta b\u00ebsh t\u00eb kot\u00eb n\u00eb favorin tim k\u00ebshill\u00ebn e Ahithofelit.\n15:35 Nuk do t\u00eb kesh atje pran\u00eb teje prift\u00ebrinjt\u00eb Tsadok dhe Abiathar? T\u00eb gjitha ato q\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjosh q\u00eb t\u00eb thuhen nga ana e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb mbretit, do t'ua b\u00ebsh t\u00eb njohura prift\u00ebrinjve Tsadok dhe Abiathar.\n15:36 Ja, ata kan\u00eb atje me vete dy bijt\u00eb e tyre, Ahimats, birin e Tsadokut, dhe Jonathanin, birin e Abiatharit; me an\u00eb t\u00eb tyre do t\u00eb m\u00eb njoftoni t\u00eb gjitha ato q\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjoni\".\n15:37 K\u00ebshtu Hushai, miku i Davidit, u kthye n\u00eb qytet dhe Absalomi hyri n\u00eb Jeruzalem.\n16:1 Davidi sapo e kishte kaluar maj\u00ebn e malit; kur ja, Tsiba, sh\u00ebrb\u00ebtor i Mefiboshethit, i doli p\u00ebrpara me gomar\u00eb me samar dhe t\u00eb ngarkuar me dyqind buk\u00eb, nj\u00ebqind vile rrushi t\u00eb that\u00eb, nj\u00ebqind fruta vere dhe nj\u00eb calik me ver\u00eb.\n16:2 Mbreti i tha Tsibas: \"\u00c7'ke nd\u00ebrm\u00ebnd t\u00eb b\u00ebsh me k\u00ebto gj\u00ebra?\". Tsiba iu p\u00ebrgjigj: \"Gomar\u00ebt do t'i sh\u00ebrbejn\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb mbretit p\u00ebr t\u00eb hipur; buka dhe frutat e ver\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb ushqyer t\u00eb rinjt\u00eb, dhe vera do t\u00eb pihet nga ata q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lodhur n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb\".\n16:3 Mbreti tha: \"Ku \u00ebsht\u00eb biri i zot\u00ebris\u00eb t\u00ebnd?\". Tsiba iu p\u00ebrgjigj mbretit: \"Ja, mbeti n\u00eb Jeruzalem, sepse tha: \"Sot sht\u00ebpia e Izraelit do t\u00eb m\u00eb kthej\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e atit tim\"\".\n16:4 At\u00ebher\u00eb mbreti i tha Tsibas: \"Ja, t\u00eb gjitha ato q\u00eb jan\u00eb pron\u00eb e Mefiboshethit jan\u00eb t\u00eb tua\". Tsiba iu p\u00ebrgjigj: \"Un\u00eb po bie p\u00ebrmbys para teje. Pa\u00e7a hirin t\u00ebnd, o mbret, o imzot!\".\n16:5 Kur mbreti David arriti n\u00eb Bahurim, q\u00eb andej doli nj\u00eb njeri q\u00eb ishte i fisit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Saulit, ai quhej Shimei dhe ishte bir i Gerit. Ai po dilte duke shqiptuar mallkime,\n16:6 dhe hidhte gur\u00eb kund\u00ebr Davidit dhe gjith\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb mbretit David, nd\u00ebrsa t\u00ebr\u00eb populli dhe t\u00ebr\u00eb trimat ishin radhitur n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb mbretit.\n16:7 Nd\u00ebrsa mallkonte, Shimei thoshte: \"Shko, pra, shko, njeri gjakatar dhe i kobsh\u00ebm!\n16:8 Zoti ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb mbi kok\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb bjer\u00eb gjaku i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Saulit, n\u00eb vend t\u00eb cilit ti ke mbret\u00ebruar; dhe Zoti e ka dh\u00ebn\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb n\u00eb duart e Absalomit, birit t\u00ebnd; dhe ja, tani je b\u00ebr\u00eb rob i vet\u00eb lig\u00ebsis\u00eb sate, sepse je njeri gjakatar\".\n16:9 At\u00ebher\u00eb Abishai, bir i Tserajahut, i tha mbretit: \"Pse ky qen i ngordhur duhet t\u00eb mallkoj\u00eb mbretin, zot\u00ebrin\u00eb time? T\u00eb lutem, m\u00eb l\u00ebr t\u00eb shkoj t'i pres kok\u00ebn!\".\n16:10 Por mbreti iu p\u00ebrgjigj: \"\u00c7'kam t\u00eb b\u00ebj un\u00eb me ju, bijt\u00eb e Tserujahut? Prandaj l\u00ebreni t\u00eb mallkoj\u00eb, sepse Zoti i ka th\u00ebn\u00eb: \"Mallko Davidin!\". Dhe kush mund t\u00eb thot\u00eb: \"Pse silleni k\u00ebshtu?\"\n16:11 Pastaj Davidi i tha Abishait dhe t\u00ebr\u00eb sh\u00ebrb\u00ebor\u00ebve t\u00eb tij: \"Ja, im bir, q\u00eb ka dal\u00eb nga barku im, k\u00ebrkon t\u00eb m\u00eb heq\u00eb jet\u00ebn aq m\u00eb shum\u00eb dhe ky Beniaminit! L\u00ebreni t\u00eb rrij\u00eb dhe t\u00eb mallkoj\u00eb, sepse ia ka urdh\u00ebruar Zoti.\n16:12 Ndoshta Zoti do ta shoh\u00eb hidh\u00ebrimin tim dhe do t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mira n\u00eb vend t\u00eb mallkimeve q\u00eb m\u00eb drejton sot\".\n16:13 K\u00ebshtu Davidi dhe njer\u00ebzit e tij e vazhduan rrug\u00ebn e tyre; edhe Shimei ecte an\u00ebs s\u00eb malit, p\u00ebrball\u00eb Davidit, dhe rrug\u00ebs e mallkonte at\u00eb, i hidhte gur\u00eb dhe pluhur.\n16:14 Mbreti dhe t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb ishin me t\u00eb arrit\u00ebn n\u00eb vendin e caktuar t\u00eb lodhur, dhe aty e mor\u00ebn veten.\n16:15 Nd\u00ebrkoh\u00eb Absalomi dhe t\u00ebr\u00eb populli, njer\u00ebzit e Izraelit, kishin hyr\u00eb n\u00eb Jeruzalem; Ahithofeli ishte me t\u00eb.\n16:16 Kur Hushai, Arkiti, miku i Davidit, arriti tek Absalomi, Hushai i tha Absalomit: \"Rroft\u00eb mbreti! Rroft\u00eb mbreti!\".\n16:17 Absalomi i tha Hushait: \"Kjo \u00ebsht\u00eb dashuria q\u00eb ke p\u00ebr mikun t\u00ebnd? Pse nuk shkove me mikun t\u00ebnd?\".\n16:18 Hushai iu p\u00ebrgjigj Absalomit: \"Jo, un\u00eb do t\u00eb jem me at\u00eb q\u00eb Zoti, gjith\u00eb ky popull dhe t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit e Izraelit kan\u00eb zgjedhur, dhe do t\u00eb mbetem me t\u00eb.\n16:19 A nuk duhet vall\u00eb, t\u00eb vihem n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb birit t\u00eb tij? Ashtu si i kam sh\u00ebrbyer atit t\u00ebnd, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej edhe ty\".\n16:20 At\u00ebher\u00eb Absalomi i tha Ahithofelit: \"Jepni k\u00ebshill\u00ebn tuaj! \u00c7'duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb?\".\n16:21 Ahithofeli iu p\u00ebrgjigj k\u00ebshtu Absalomit: \"Hyr\u00eb te konkubinat e atit t\u00ebnd q\u00eb ai ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur sht\u00ebpin\u00eb, k\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb Izraeli do t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb q\u00eb je b\u00ebr\u00eb i urryer p\u00ebr atin t\u00ebnd dhe ata q\u00eb jan\u00eb me ty do t\u00eb marrin guxim\".\n16:22 Ngrit\u00ebn pastaj nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr mbi tarac\u00ebn p\u00ebr Absalomin, dhe Absalomi hyri te konkubinat e atit t\u00eb tij n\u00eb syt\u00eb e t\u00ebr\u00eb Izraelit.\n16:23 N\u00eb ato dit\u00eb, k\u00ebshilla e dh\u00ebn\u00eb nga Ahithofeli kishte po at\u00eb vler\u00eb t\u00eb atij q\u00eb kishte konsultuar fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. K\u00ebt\u00eb vler\u00eb kishte \u00e7do k\u00ebshill\u00eb e Ahithofelit si p\u00ebr Davidin ashtu dhe p\u00ebr Absalomin.\n17:1 Pastaj Ahithefeli i tha Absalomit: \"Lerm\u00eb t\u00eb zgjedh dymb\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb njer\u00ebz, dhe t\u00eb nisem q\u00eb sonte e ta ndjek Davidin;\n17:2 duke e sulmuar sa \u00ebsht\u00eb i lodhur dhe i dob\u00ebt; do ta tremb dhe gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb me t\u00eb do t\u00eb ikin; k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u00eb godas vet\u00ebm mbretin,\n17:3 dhe t\u00ebr\u00eb popullin do ta kthej te ti. Vdekja e njeriut q\u00eb ti k\u00ebrkon do t\u00eb favorizoj\u00eb kthimin e t\u00eb gjith\u00ebve; k\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb populli do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb paqe\".\n17:4 Ky propozim u p\u00eblqeu Absalomit dhe t\u00eb gjith\u00eb pleqve t\u00eb Izraelit.\n17:5 Megjithat\u00eb Absalomi tha: \"Thirrni edhe Arkitin Hushai dhe t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb \u00e7far\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\".\n17:6 Kur Hushai erdhi tek Absalomi, ky i tha: \"Ahithofeli ka folur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb; a duhet t\u00eb veprojm\u00eb si ka th\u00ebn\u00eb ai? P\u00ebrndryshe, b\u00ebj nj\u00eb propozim ti!\".\n17:7 Hushai iu p\u00ebrgjigj Absalomit: \"K\u00ebt\u00eb radh\u00eb k\u00ebshilla e dh\u00ebn\u00eb nga Ahithofeli nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb\".\n17:8 Hushai shtoi: \"Ti e njeh atin t\u00ebnd dhe njer\u00ebzit e tij q\u00eb jan\u00eb trima dhe t\u00eb eg\u00ebrsuar n\u00eb kulm, si nj\u00eb arush\u00eb n\u00eb fush\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ia kan\u00eb marr\u00eb k\u00eblysh\u00ebt; p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ati yt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtar dhe nuk ka p\u00ebr ta kaluar nat\u00ebn me popullin.\n17:9 Me siguri n\u00eb k\u00ebt\u00eb or\u00eb ai \u00ebsht\u00eb fshehur n\u00eb ndonj\u00eb vrim\u00eb ose n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr; n\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb fillim do t\u00eb hidhet mbi disa nga njer\u00ebzit e tu, kushdo q\u00eb do ta m\u00ebsoj\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: \"Midis njer\u00ebzve q\u00eb ndiqnin Absalomin ndodhi nj\u00eb masak\u00ebr\".\n17:10 At\u00ebher\u00eb edhe m\u00eb trimi, edhe sikur t\u00eb kishte zem\u00ebr luani, do t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrohej shum\u00eb, sepse t\u00ebr\u00eb Izraeli e di q\u00eb yt at\u00eb \u00ebsht\u00eb trim dhe q\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb e shoq\u00ebrojn\u00eb jan\u00eb trima.\n17:11 Prandaj k\u00ebshilloj q\u00eb i t\u00ebr\u00eb Izraeli nga Dani deri n\u00eb Beer-Sheba t\u00eb mblidhet rreth teje, i shumt\u00eb si r\u00ebra q\u00eb ndodhet n\u00eb bregun e detit, dhe q\u00eb ti t\u00eb marr\u00ebsh pjes\u00eb personalisht n\u00eb betej\u00eb.\n17:12 K\u00ebshtu do ta arrijm\u00eb n\u00eb \u00e7do vend q\u00eb t\u00eb ndodhet dhe do t\u00eb biem mbi t\u00eb ashtu si vesa bie mbi tok\u00eb; dhe nga gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb me t\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar as edhe nj\u00eb.\n17:13 N\u00eb rast se t\u00ebrhiqet n\u00eb ndonj\u00eb qytet, t\u00ebr\u00eb Izraeli do t'i \u00e7oj\u00eb litar\u00eb atij qyteti dhe ne do ta t\u00ebrheqim n\u00eb p\u00ebrrua, deri sa aty t\u00eb mos mbetet asnj\u00eb gur\".\n17:14 Absalomi dhe t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit e Izraelit than\u00eb: \"K\u00ebshilla e Arkitit Hushai \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se ajo e Ahithofelit\". N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Zoti kishte vendosur ta b\u00ebnte t\u00eb kot\u00eb k\u00ebshill\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb Ahithofelit p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar Absalomin.\n17:15 At\u00ebher\u00eb Hushai u tha prift\u00ebrinjve Tsodak dhe Abiathar: \"Ahithofeli ka k\u00ebshilluar Absalomin dhe pleqt\u00eb e Izraelit k\u00ebshtu e k\u00ebshtu, nd\u00ebrsa un\u00eb i k\u00ebshillova n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.\n17:16 Prandaj tani d\u00ebrgoni me nxitim njeri q\u00eb t\u00eb informoni Davidin dhe i thoni: \"Mos kalo nat\u00ebn n\u00eb fushat e shkret\u00ebtir\u00ebs, por pa tjet\u00ebr shko m\u00eb tutje, me q\u00ebllim q\u00eb mbreti dhe gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb me t\u00eb t\u00eb mos shfarosen\".\n17:17 Por Jonathani dhe Ahimaatsi mbet\u00ebn n\u00eb En-Rogel, sepse nuk mund t\u00eb dukeshin q\u00eb hynin n\u00eb qytet; k\u00ebshtu nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor do t\u00eb shkonte p\u00ebr t'i informuar, dhe ata do t\u00eb shkonin p\u00ebr t\u00eb njoftuar mbretin David.\n17:18 Por nj\u00eb djal\u00eb i pa dhe njoftoi Absalomin. T\u00eb dy u nis\u00ebn at\u00ebher\u00eb me nxitim dhe arrit\u00ebn n\u00eb Bahurim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb njeriu q\u00eb kishte n\u00eb oborr nj\u00eb stern\u00eb dhe zbrit\u00ebn n\u00eb t\u00eb.\n17:19 Pastaj gruaja mori nj\u00eb mbules\u00eb, e shtriu mbi gryk\u00ebn e stern\u00ebs dhe shp\u00ebrndau mbi t\u00eb grur\u00eb t\u00eb bluar, pa u v\u00ebn\u00eb re nga njeri.\n17:20 Kur sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Absalomit shkuan n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e gruas dhe pyet\u00ebn: \"Ku jan\u00eb Ahimatsi dhe Jonathani?\", gruaja u p\u00ebrgjigj: \"Ata e kaluan rr\u00ebken\u00eb\". Ata filluan t'i k\u00ebrkojn\u00eb, por nuk i gjet\u00ebn dhe u kthyen n\u00eb Jeruzalem.\n17:21 Pas nisjes s\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb fundit, t\u00eb dy dol\u00ebn nga sterna dhe shkuan t\u00eb njoftojn\u00eb mbretin David. Dhe i than\u00eb Davidit: \"Shpejtoni dhe kaloni menj\u00ebher\u00eb lumin, sepse kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb Ahithofeli ka k\u00ebshilluar kund\u00ebr jush\".\n17:22 At\u00ebher\u00eb Davidi u ngrit me gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb ishin me t\u00eb dhe kaloi Jordanin. N\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb nuk kishte mbetur as edhe nj\u00eb pa e kaluar Jordanin.\n17:23 Kur Ahithofeli pa q\u00eb k\u00ebshilla e tij nuk ishte ndjekur, shaloi gomarin dhe shkoi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet n\u00eb qytetin e tij. Vuri n\u00eb rregull gj\u00ebrat e sht\u00ebpis\u00eb dhe vari veten. K\u00ebshtu vdiq dhe u varros n\u00eb varrin e t\u00eb atit.\n17:24 Pastaj Davidi arriti n\u00eb Mahanaim; dhe Absalomi kaloi Jordanin me gjith\u00eb njer\u00ebzit e Izraelit.\n17:25 Absalomi kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb ushtris\u00eb Amasan n\u00eb vend t\u00eb Joabit. Amasan ishte bir i nj\u00eb burri t\u00eb quajtur Jithra Izraeliti, i cili kishte pasur marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me Abigailin, bij\u00ebn e Nahashit, mot\u00ebr e Tserujahut, n\u00ebn\u00eb e Joabit.\n17:26 K\u00ebshtu Izraeli dhe Absalomi e ngrit\u00ebn kampin e tyre n\u00eb vendin e Galaadit.\n17:27 Kur Davidi arriti n\u00eb Mahanaim, Shobi, bir i Nahashit nga Rabahu dhe i bijve t\u00eb Amonit, Makiri, bir i Amielit nga Lodebaru dhe Barzilai, Galaaditi nga Rogelimi,\n17:28 soll\u00ebn shtret\u00ebr, legena, en\u00eb prej dheu, grur\u00eb, elb, miell, grur\u00eb t\u00eb pjekur, bath\u00eb, thjerr\u00ebza, perime t\u00eb pjekura,\n17:29 miell, gjalp\u00eb, dele dhe djath\u00eb lope p\u00ebr Davidin dhe p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb ishin me t\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb hanin, sepse thonin: \"K\u00ebta njer\u00ebz kan\u00eb vuajtur nga uria, nga lodhja dhe nga etja n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb\".\n18:1 Davidi kaloi n\u00eb revist\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb ishin me t\u00eb dhe caktoi mbi ta komandant\u00eb t\u00eb mij\u00ebsh\u00ebve dhe t\u00eb qindsh\u00ebve.\n18:2 Pastaj Davidi nisi p\u00ebrpara nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e njer\u00ebzve t\u00eb tij n\u00ebn komand\u00ebn e Joabit, nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn n\u00ebn komand\u00ebn e Abishait birit t\u00eb Tserujahut, v\u00eblla i Joabit, dhe nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn n\u00ebn komand\u00ebn e Itait t\u00eb Gathit. Pastaj mbreti i tha popullit: \"Dua t\u00eb vij edhe un\u00eb me ju!\".\n18:3 Por populli u p\u00ebrgjigj: \"Ti nuk duhet t\u00eb vish, sepse po t\u00eb na v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara, nuk do t\u00eb na jepnin r\u00ebnd\u00ebsi; edhe po t\u00eb vdiste gjysma jon\u00eb, nuk do t\u00eb na jepnin r\u00ebnd\u00ebsi; por ti vlen sa dhjet\u00eb mij\u00eb nga ne; \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb rrish gati t\u00eb na ndihmosh nga qyteti\".\n18:4 Mbreti iu p\u00ebrgjigj me k\u00ebto fjal\u00eb: \"Do t\u00eb b\u00ebj at\u00eb q\u00eb ju duket m\u00eb mir\u00eb\". K\u00ebshtu mbreti mbeti pran\u00eb port\u00ebs s\u00eb qytetit, nd\u00ebrsa t\u00ebr\u00eb populli dilte n\u00eb formacion nga nj\u00ebqind dhe nga nj\u00eb mij\u00eb veta.\n18:5 Mbreti u dha k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr Joabit, Abishait dhe Itait: \"P\u00ebr hirin tim, silluni me kujdes me t\u00eb riun Absalom!\". T\u00ebr\u00eb populli e d\u00ebgjoi kur mbreti e dha k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komandant\u00ebve lidhur me Absalomin.\n18:6 K\u00ebshtu ushtria doli n\u00eb fush\u00eb kund\u00ebr Izraelit dhe beteja u zhvillua n\u00eb pyllin e Efraimit.\n18:7 Populli i Izraelit u mund atje nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Davidit; dhe n\u00eb at\u00eb vend masakra qe e madhe; at\u00eb dit\u00eb ran\u00eb nj\u00ebzet mij\u00eb njer\u00ebz.\n18:8 Beteja u shtri n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krahin\u00ebn; dhe pylli gllab\u00ebroi m\u00eb tep\u00ebr njer\u00ebz nga sa kishte gllab\u00ebruar shpata.\n18:9 Pastaj Absalomi u ndesh me njer\u00ebzit e Davidit. Absalomi i kishte hipur nj\u00eb mushke, e cila u fut posht\u00eb deg\u00ebve t\u00eb dendura t\u00eb nj\u00eb lisi t\u00eb madh dhe koka e Absalomit mbeti e kapur n\u00eb lis, dhe ai mbeti\n18:10 Nj\u00eb njeri e pa k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe lajm\u00ebroi Joabin, duke th\u00ebn\u00eb: \"E pash\u00eb Absalomin t\u00eb varur n\u00eb nj\u00eb lis\".\n18:11 At\u00ebher\u00eb Joabi iu p\u00ebrgjigj njeriut q\u00eb e kishte informuar: \"Ja, ti e pe? Po pse nuk e shtrive menj\u00ebher\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb tok\u00eb? Un\u00eb do t\u00eb t\u00eb kisha dh\u00ebn\u00eb dhjet\u00eb sikla argjendi dhe nj\u00eb brez\".\n18:12 Por ai njeri i tha Joabit: \"Edhe sikur t\u00eb m\u00eb jepnin n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb mij\u00eb sikla argjendi, un\u00eb nuk do ta shtrija dor\u00ebn kund\u00ebr birit t\u00eb mbretit, sepse ne e kemi d\u00ebgjuar urdhrin q\u00eb mbreti t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb ty, Abishait dhe Itait, duke th\u00ebn\u00eb: \"Kini kujdes t\u00eb mos i b\u00ebni asnj\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb riut Absalom\".\n18:13 N\u00eb fakt do t\u00eb kisha vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb ndershme kund\u00ebr vet\u00eb jet\u00ebs sime, sepse asgj\u00eb nuk i mbahet e fshehur mbretit; edhe ti vet\u00eb do t\u00eb ishe kund\u00ebr meje\".\n18:14 At\u00ebher\u00eb Joabi tha: \"Nuk dua t\u00eb humb koh\u00ebn me ty n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\". K\u00ebshtu mori n\u00eb dor\u00eb tri shtiza dhe i futi n\u00eb zemr\u00ebn e Absalomit, q\u00eb ishte akoma gjall\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e dendur t\u00eb lisit.\n18:15 Pastaj dhjet\u00eb shqyrtar\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb Joabit e rrethuan Absalomin, e godit\u00ebn akoma dhe e mbaruan.\n18:16 At\u00ebher\u00eb Joabi urdh\u00ebroi q\u00eb ti binin boris\u00eb, populli nuk e ndoqi m\u00eb Izraelin sepse nuk e lejoi Joabi.\n18:17 Pas k\u00ebsaj e mor\u00ebn Absalomin, e hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb pyll dhe hodh\u00ebn mbi t\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb madhe gur\u00ebsh; pastaj t\u00ebr\u00eb Izraelit\u00ebt ik\u00ebn, secili n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e vet.\n18:18 Absalomi, sa qe gjall\u00eb, i kishte ngritur vetes nj\u00eb monumet n\u00eb Lugin\u00ebn e Mbretit, sepse thoshte: \"Un\u00eb nuk kam djal\u00eb q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb kujtimin e emrit tim\". K\u00ebshtu i dha emrin e tij k\u00ebtij monumenti, q\u00eb edhe sot quhet \"monumenti i Absalomit\".\n18:19 Ahimatsi, bir i Tsadokut, i tha Joabit: \"Lerm\u00eb t\u00eb shkoj me vrap dhe t'i \u00e7oj mbretit lajmin q\u00eb Zoti i siguroi drejt\u00ebsi kund\u00ebr armiqve t\u00eb tij\".\n18:20 Joabi iu p\u00ebrgjigj: \"Ti nuk do ta \u00e7osh lajmin sot; do ta \u00e7osh nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr; nuk do ta \u00e7osh lajmin sot, sepse biri i mbretit ka vdekur\".\n18:21 Pastaj Joabi i tha Etiopasit: \"Shko dhe tregoja mbretit at\u00eb q\u00eb ke par\u00eb\". Etiopasi u p\u00ebrul para Joabit dhe iku me vrap.\n18:22 Ahimatsi, bir i Tsadokut, i tha prap\u00eb Joabit: \"Sido q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, t\u00eb lutem, m\u00eb lejo t\u00eb fugoj prapa Etiopasit\". Joabi i tha: \"Po pse d\u00ebshiron t\u00eb fugosh, biri im? Sidoqoft\u00eb nuk do t\u00eb kesh asnj\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr lajmin q\u00eb \u00e7on\".\n18:23 Dhe tjetri tha: \"Sido q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, dua t\u00eb vrapoj\". Joabi i tha: \"Vrapo!\". At\u00ebher\u00eb Ahimatsi filloi t\u00eb vrapoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn e fush\u00ebs dhe e kaloi Etiopasin.\n18:24 Davidi ishte ulur midis dy profet\u00ebve; roja hipi n\u00eb \u00e7atin\u00eb e port\u00ebs pran\u00eb mureve; ngriti syt\u00eb dhe shikoi, dhe ja, nj\u00eb njeri vraponte krejt vet\u00ebm.\n18:25 Roja b\u00ebrtiti dhe njoftoi mbretin. Mbreti tha: \"N\u00eb rast se \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm, sjell lajme\". Dhe ai po afrohej gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr.\n18:26 Pastaj roja pa nj\u00eb njeri tjet\u00ebr q\u00eb vraponte dhe i thirri rojes s\u00eb port\u00ebs: \"Ja nj\u00eb tjet\u00ebr njeri q\u00eb vrapon vet\u00ebm!\". Mbreti tha: \"Edhe ky sjell lajme\".\n18:27 Roja shtoi: \"M\u00ebnyra e t\u00eb vrapuarit t\u00eb t\u00eb parit m\u00eb duket si ajo e Ahimatsit, e birit t\u00eb Tsadokut!\". Mbreti tha: \"\u00c9sht\u00eb nj\u00eb njeri i mir\u00eb dhe vjen me lajme t\u00eb bukura\".\n18:28 Ahimatsi i b\u00ebrtiti mbretit dhe tha: \"Paqe!\". Pastaj u shtri p\u00ebrpara mbretit me fytyr\u00ebn p\u00ebr tok\u00eb dhe tha: \"I bekuar qoft\u00eb Zoti, Per\u00ebndia yt, q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb pushtetin t\u00ebnd njer\u00ebzit q\u00eb kishin ngritur duart kund\u00ebr mbretit, zot\u00ebris\u00eb tim!\".\n18:29 Mbreti tha: \"A \u00ebsht\u00eb mir\u00eb i riu Absalom?\". Ahimatsi u p\u00ebrgjigj: \"Kur Joabi d\u00ebrgoi sh\u00ebrb\u00ebtorin e mbretit dhe mua, sh\u00ebrb\u00ebtorin t\u00ebnd, pash\u00eb nj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb t\u00eb madhe, por nuk e di p\u00ebrse b\u00ebhej fjal\u00eb\".\n18:30 Mbreti i tha: \"Kthehu dhe q\u00ebndro k\u00ebtu\". Dhe ai u kthye dhe mbeti aty.\n18:31 Pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb \u00e7ast arriti Etiopasi, i cili tha: \"Lajme t\u00eb mira, o mbret, o imzot. Zoti t\u00eb ka siguruar sot drejt\u00ebsi, duke t\u00eb \u00e7liruar nga duart e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kishin ngritur krye kund\u00ebr teje\".\n18:32 Mbreti i tha Etiopasit: \"A \u00ebsht\u00eb mir\u00eb i riu Absalom?\". Etiopasi u p\u00ebrgjigj: \"Armiqt\u00eb e mbretit, zot\u00ebris\u00eb tim, dhe t\u00ebr\u00eb ata q\u00eb ngriheshin kund\u00ebr teje p\u00ebr t\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb keqe qofshin si ai i ri!\".\n18:33 At\u00ebher\u00eb mbreti, duke u dridhur i t\u00ebri, u ngjit n\u00eb dhom\u00ebn q\u00eb ishte mbi port\u00ebn dhe qau; dhe thoshte: \"O biri im Absalom; biri im, biri im Absalom! T\u00eb kisha vdekur un\u00eb n\u00eb vendin t\u00ebnd, o Absalom, biri im, biri im!\".\n19:1 Pastaj i than\u00eb Joabit: \"Ja, mbreti qan dhe mban zi p\u00ebr Absalomin\".\n19:2 K\u00ebshtu fitorja at\u00eb dit\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb zi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullin, sepse populli d\u00ebgjoi at\u00eb dit\u00eb t\u00eb thuhet: \"Mbreti \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr shkak t\u00eb birit t\u00eb tij\".\n19:3 At\u00eb dit\u00eb populli hyri fshehurazi n\u00eb qytet, ashtu si largohen fshehurazi dhe t\u00ebr\u00eb turp ata q\u00eb ia mbathin gjat\u00eb betej\u00ebs.\n19:4 Mbreti kishte mbuluar fytyr\u00ebn dhe b\u00ebrtiste me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: \"O biri im Absalom, o Absalom, biri im, biri im!\".\n19:5 At\u00ebher\u00eb Joabi hyri n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb mbretit dhe tha: \"Ti sot mbulon me turp fytyr\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebve q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb shp\u00ebtuan jet\u00ebn t\u00ebnde, at\u00eb t\u00eb bijve dhe t\u00eb bijave t\u00eb tua, jet\u00ebn e bashk\u00ebshortes dhe t\u00eb konkubinave t\u00eb tua,\n19:6 sepse ti dashuron ata q\u00eb t\u00eb urrejn\u00eb dhe urren ata q\u00eb t\u00eb duan; sot ke treguar qart\u00eb q\u00eb komandant\u00ebt dhe ushtar\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr ty; dhe tani kuptoj se, po t\u00eb ishte gjall\u00eb Absalomi dhe ne t\u00eb ishim k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb vdekur, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ishe i k\u00ebnaqur.\n19:7 Tani, pra, \u00e7ohu dil dhe foli zemr\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tu, sepse betohem n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zotit se, po nuk dole, asnjeri nuk do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb me ty k\u00ebt\u00eb nat\u00eb; dhe kjo do t\u00eb ishte fatkeq\u00ebsia m\u00eb e madhe q\u00eb t\u00eb ka r\u00ebn\u00eb q\u00eb kur ishe i ri e deri m\u00eb sot\".\n19:8 At\u00ebher\u00eb mbreti u ngrit dhe u ul te porta; dhe kjo iu njoftua t\u00ebr\u00eb popullit, duke th\u00ebn\u00eb: \"Ja, mbreti \u00ebsht\u00eb ulur te porta\". K\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb populli doli n\u00eb prani t\u00eb mbretit. Nd\u00ebrkaq ata t\u00eb Izraelit kishin ikur secili n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e vet.\n19:9 N\u00eb t\u00eb gjitha fiset e Izraelit populli i t\u00ebr\u00eb diskutonte dhe thoshte: \"Mbreti na \u00e7liroi nga duart e armiqve tan\u00eb dhe na shp\u00ebtoi nga duart e Filistejve; dhe tani i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ik\u00eb nga vendi p\u00ebr shkak t\u00eb Absalomit.\n19:10 Por Absalomi, t\u00eb cilin ne e kishim vajosur mbret mbi ne, vdiq n\u00eb betej\u00eb. Dhe tani pse nuk flisni p\u00ebr kthimin e mbretit?\".\n19:11 At\u00ebher\u00eb mbreti David d\u00ebrgoi t'u thot\u00eb prift\u00ebrinjve Tsadok dhe Abiathar: \"Foluni pleqve t\u00eb Jud\u00ebs dhe u thoni atyre: \"Pse ju duhet t\u00eb jeni t\u00eb fundit p\u00ebr kthimin e mbretit n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, sepse bisedat e t\u00ebr\u00eb Izraelit kan\u00eb arritur deri te mbreti, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi?\n19:12 Ju jeni v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb mi, ju jeni kocka dhe mishi im. Pse duhet t\u00eb jeni t\u00eb fundit n\u00eb kthimin e mbretit?\".\n19:13 Dhe i thoni Amasas: \"A nuk je ti kocka dhe mishi im? K\u00ebt\u00eb m\u00eb b\u00ebft\u00eb Per\u00ebndia, madje edhe m\u00eb keq, n\u00eb rast se ti nuk b\u00ebhesh p\u00ebr gjithnj\u00eb komandanti i ushtris\u00eb n\u00eb vend t\u00eb Joabit\".\n19:14 K\u00ebshtu Davidi anoi zemr\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb Jud\u00ebs, sikur t\u00eb ishte zemra e nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm; prandaj ata i d\u00ebrguan t'i thon\u00eb mbretit: \"Kthehu ti me gjith\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tu\".\n19:15 At\u00ebher\u00eb mbreti u kthye dhe arriti n\u00eb Jordan; dhe ata t\u00eb Jud\u00ebs erdh\u00ebn n\u00eb Gilgal p\u00ebr t'i dal\u00eb p\u00ebrpara mbretit dhe p\u00ebr t'i siguruar kalimin e Jordanit.\n19:16 Beniaminiti Shimei, bir i Geras, q\u00eb ishte nga Bahurimi, nxitoi me njer\u00ebzit e Jud\u00ebs t'i dal\u00eb p\u00ebrpara Davidit.\n19:17 Ai kishte me vete nj\u00eb mij\u00eb njer\u00ebz t\u00eb Beniaminit dhe Tsiban, sh\u00ebrb\u00ebtorin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Saulit, me pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb bijt\u00eb e tij dhe nj\u00ebzet sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij. Ata e kaluan Jordanin para mbretit.\n19:18 Ata kaluan me trap p\u00ebr ta \u00e7uar matan\u00eb familjen e mbretit dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb u dukej e mir\u00eb p\u00ebr mbretin. Nd\u00ebrkaq Shimei, bir i Geras, ra p\u00ebrmbys p\u00ebrpara mbretit, n\u00eb \u00e7astin kur ai kalonte Jordanin,\n19:19 Dhe i tha mbretit: \"Mos m\u00eb ngarko me asnj\u00eb faj, imzot, dhe harro t\u00eb keqen q\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori yt ka b\u00ebr\u00eb dit\u00ebn q\u00eb mbreti, zot\u00ebria im, dilte nga Jeruzalemi; mbreti t\u00eb mos e ket\u00eb parasysh.\n19:20 Sepse sh\u00ebrb\u00ebtori yt pranon se ka m\u00ebkatuar. Dhe ja, sot kam qen\u00eb i pari i t\u00ebr\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Jozefit q\u00eb i dal p\u00ebrpara mbretit, zot\u00ebris\u00eb tim\".\n19:21 Por Abishai, bir i Tserujahut, filloi t\u00eb thot\u00eb: A nuk duhet t\u00eb d\u00ebnohet me vdekje Shimei, sepse ka mallkuar njeriun e vajosur nga Zoti?\".\n19:22 Davidi tha: \"\u00c7'marr\u00ebdh\u00ebnie kam un\u00eb me ju, bijt\u00eb e Tserujahut, q\u00eb sot u treguat kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb mi? A mund ta d\u00ebnosh sot me vdekje dik\u00eb n\u00eb Izrael? A nuk e di, vall\u00eb q\u00eb sot jam mbret i Izraelit?\".\n19:23 Pastaj mbreti i tha Shimeit: \"Ti nuk ke p\u00ebr t\u00eb vdekur!\". Dhe mbreti iu betua atij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.\n19:24 Edhe Mefiboshethi, nip i Saulit, i doli p\u00ebrpara mbretit. Ai nuk i kishte mjekuar k\u00ebmb\u00ebt, nuk e kishte rruar mjekr\u00ebn dhe nuk i kishte lar\u00eb rrobat nga dita q\u00eb kishte ikur mbreti deri n\u00eb kthimin e tij n\u00eb paqe.\n19:25 Kur arriti nga Jeruzalemi p\u00ebr t\u00eb takuar mbretin, ky i tha: \"Pse nuk erdhe me mua, Mefibosheth?\".\n19:26 Ai u p\u00ebrgjigj: \"O mbret, imzot, sh\u00ebrb\u00ebtori im m\u00eb mashtroi, sepse sh\u00ebrb\u00ebtori yt kishte th\u00ebn\u00eb: \"Un\u00eb do t\u00eb shaloj gomarin, do t\u00eb hip mbi t\u00eb dhe do t\u00eb shkoj me mbretin\", sepse sh\u00ebrb\u00ebtori yt \u00ebsht\u00eb \u00e7alaman.\n19:27 P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ai ka shpifur kund\u00ebr sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00ebnd pran\u00eb mbretit, zot\u00ebris\u00eb sime; por mbreti, zot\u00ebria im, \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb engj\u00ebll i Per\u00ebndis\u00eb; b\u00ebj, pra, at\u00eb q\u00eb do t\u00eb t\u00eb p\u00eblqej\u00eb.\n19:28 N\u00eb fakt t\u00ebr\u00eb ata t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb atit tim nuk meritojn\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb ve\u00e7 vdekjes p\u00ebrpara mbretit, zot\u00ebris\u00eb tim; megjithat\u00eb ti e kishe caktuar sh\u00ebrb\u00ebtorin t\u00ebnd nd\u00ebr ata q\u00eb hanin n\u00eb tryez\u00ebn t\u00ebnde. Prandaj \u00e7far\u00eb t\u00eb drejte tjet\u00ebr do t\u00eb kisha p\u00ebr t'i b\u00ebrtitur mbretit?\".\n19:29 Mbreti i tha: \"Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb shtosh fjal\u00eb t\u00eb tjera. Un\u00eb kam vendosur; Ti dhe Tsiba ndajini tokat\".\n19:30 At\u00ebher\u00eb Mefiboshethi iu p\u00ebrgjigj mbretit: \"Le t'i marr\u00eb t\u00eb gjitha, sepse mbreti, zot\u00ebria im, u kthye n\u00eb paqe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij\".\n19:31 Edhe Galaaditi Barzilaj zbriti nga Rogelimi dhe kaloi Jordanin bashk\u00eb me mbretin, p\u00ebr ta shoq\u00ebruar matan\u00eb Jordanit.\n19:32 Barzilaj ishte shum\u00eb i vjet\u00ebr, tet\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7; ai e kishte furnizuar me ushqime mbretin kur ky ndodhej n\u00eb Mahanaim, sepse ishte shum\u00eb i pasur.\n19:33 Mbreti i tha Barzialit: \"Eja me mua matan\u00eb lumit dhe un\u00eb do t\u00eb kujdesem p\u00ebr ushqimin t\u00ebnd pran\u00eb meje n\u00eb Jeruzalem\".\n19:34 Por Barzilaj iu p\u00ebrgjigj mbretit: \"Sa vjet jet\u00eb m\u00eb kan\u00eb mbetur akoma q\u00eb un\u00eb t\u00eb shkoj me mbretin n\u00eb Jeruzalem?\n19:35 Tani un\u00eb jam tet\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7; a mund t\u00eb dalloj akoma at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e keqe? A mund ta shijoj\u00eb akoma sh\u00ebrb\u00ebtori yt at\u00eb q\u00eb ha o at\u00eb q\u00eb pi? A mund t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb un\u00eb akoma z\u00ebrin e k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve dhe t\u00eb k\u00ebng\u00ebtareve. Pse sh\u00ebrb\u00ebtori yt duhet t'i b\u00ebhet barr\u00eb mbretit, zot\u00ebris\u00eb tim?\n19:36 Sh\u00ebrb\u00ebtori yt do t\u00eb shkoj\u00eb me mbretin matan\u00eb Jordanit p\u00ebr nj\u00eb cop\u00eb rrug\u00eb; po pse mbreti duhet t\u00eb ma laj\u00eb me nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb till\u00eb?\n19:37 Por l\u00ebre sh\u00ebrb\u00ebtorin t\u00ebnd t\u00eb kthehet prapa dhe q\u00eb un\u00eb t\u00eb mund t\u00eb vdes n\u00eb qytetin tim pran\u00eb varrit t\u00eb atit tim dhe t\u00eb n\u00ebn\u00ebs sime! Por ja sh\u00ebrb\u00ebtori yt Kimham; le t\u00eb vij\u00eb ai me mbretin, zot\u00ebrin\u00eb tim, dhe b\u00ebj p\u00ebr t\u00eb at\u00eb q\u00eb do t\u00eb t\u00eb p\u00eblqej\".\n19:38 Mbreti u p\u00ebrgjigj: \"Kimhami do t\u00eb vij\u00eb me mua dhe un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr t\u00eb at\u00eb q\u00eb do t\u00eb t\u00eb p\u00eblqej\u00eb ty; po, un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr ty t\u00eb gjitha ato q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkon\".\n19:39 K\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb populli kaloi Jordanin dhe e kaloi edhe mbreti. Pastaj mbreti e puthi Barzilain dhe e bekoi, dhe ai u kthye n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet.\n19:40 Mbreti vazhdoi rrug\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb Gilgalit, i shoq\u00ebruar nga Kimhami. T\u00ebr\u00eb populli i Jud\u00ebs e p\u00ebrcolli mbretin dhe k\u00ebshtu b\u00ebri edhe gjysma e popullit t\u00eb Izraelit.\n19:41 At\u00ebher\u00eb t\u00ebr\u00eb Izraelit\u00ebt erdh\u00ebn te mbreti dhe i than\u00eb: \"Pse v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb, njer\u00ebzit e Jud\u00ebs, t\u00eb kan\u00eb marr\u00eb fshehurazi dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb Jordanin mbreti, familja e tij dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e Davidit?\".\n19:42 T\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit e Jud\u00ebs iu p\u00ebrgjigj\u00ebn njer\u00ebzve t\u00eb Izraelit: \"Sepse mbreti \u00ebsht\u00eb fisi yn\u00eb i af\u00ebrt. Pse zem\u00ebroheni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Mos kemi ngr\u00ebn\u00eb, vall\u00eb me shpenzimet e mbretit, ose na ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb dhurata?\".\n19:43 Por njer\u00ebzit e Izraelit iu p\u00ebrgjigj\u00ebn njer\u00ebzve t\u00eb Jud\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb: \"Ne na takojn\u00eb dhjet\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mbretit, prandaj Davidi \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr yni se sa juaji; p\u00ebr \u00e7far\u00eb ar\u00ebsye na keni p\u00ebr\u00e7muar? Nuk kemi qen\u00eb ne t\u00eb par\u00ebt q\u00eb propozuam kthimin e mbretit ton\u00eb?\". Por fjala e njer\u00ebzve t\u00eb Jud\u00ebs ishte m\u00eb e ashp\u00ebr se ajo e njer\u00ebzve t\u00eb Izraelit.\n20:1 Ndodhej aty nj\u00eb keqb\u00ebr\u00ebs i quajtur Sheba, bir i Bikrit, nj\u00eb Beniaminit, i cili i ra boris\u00eb dhe tha: \"Nuk kemi asnj\u00eb pjes\u00eb me Davidin dhe asnj\u00eb trash\u00ebgimi me birin e Isait! O Izraelit\u00eb, secili t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e vet\".\n20:2 K\u00ebshtu t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit e Izraelit e braktis\u00ebn Davidin p\u00ebr t\u00eb ndjekur Shebin, birin e Bikrit. Por njer\u00ebzit e Jud\u00ebs mbet\u00ebn t\u00eb bashkuar me mbretin e tyre dhe e shoq\u00ebruan nga Jordani deri n\u00eb Jeruzalem.\n20:3 Kur mbreti David hyri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Jeruzalem, i mori t\u00eb dhjet\u00eb konkubinat q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur sht\u00ebpin\u00eb dhe i vendosi n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb mbikqyrur; ai i mbante ato, por nuk hynte te ato; k\u00ebshtu ato mbet\u00ebn t\u00eb mbyllura deri dit\u00ebn e vdekjes s\u00eb tyre, n\u00eb nj\u00eb gjendje vej\u00ebrie.\n20:4 Pastaj mbreti i tha Amasas: \"M\u00eb mblidh njer\u00ebzit e Jud\u00ebs brenda tri dit\u00ebve dhe ti vet\u00eb t\u00eb jesh k\u00ebtu\".\n20:5 Amasa u nis, pra, p\u00ebr t\u00eb mbledhur njer\u00ebzit e Jud\u00ebs, por vonoi tej afatit t\u00eb caktuar.\n20:6 At\u00ebher\u00eb Davidi i tha Abishait: \"Sheba, biri i Bikrit, do t\u00eb na b\u00ebj\u00eb m\u00eb keq se Absalomi; merr sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e zot\u00ebris\u00eb t\u00ebnd dhe ndiqe q\u00eb t\u00eb mos shtjer\u00eb n\u00eb dor\u00eb qytete t\u00eb fortifikuara dhe t\u00eb na shp\u00ebtoj\u00eb\".\n20:7 N\u00ebn komand\u00ebn e tij shkuan njer\u00ebzit e Joabit: Kerethejt\u00eb, Pelethejt\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb trima; dol\u00ebn nga Jeruzalemi p\u00ebr t\u00eb ndjekur Sheban, birin e Bikrit.\n20:8 Kur ata arrit\u00ebn pran\u00eb gurit t\u00eb madh q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Gabaon, Amasa u doli p\u00ebrpara. Joabi kishte veshur nj\u00eb uniform\u00eb ushtarake, mbi t\u00eb cil\u00ebn kishte brezin me nj\u00eb shpat\u00eb n\u00eb k\u00ebll\u00ebfin e ngritur me ijet; nd\u00ebrsa po ecte p\u00ebrpara, shpata i ra.\n20:9 Joabi i tha Amasas: \"A je mir\u00eb, v\u00ebllai im?\". Pastaj Joabi me dor\u00ebn e djatht\u00eb e kapi Amasan nga mjekra p\u00ebr ta puthur.\n20:10 Amasa nuk vuri re shpat\u00ebn q\u00eb Joabi kishte n\u00eb dor\u00ebn tjet\u00ebr; me t\u00eb ai e goditi n\u00eb bark dhe p\u00ebrbr\u00ebnd\u00ebsat e barkut u p\u00ebrhap\u00ebn p\u00ebr tok\u00eb pa e goditur p\u00ebr s\u00eb dyti, dhe ai vdiq. Pastaj Joabi dhe i v\u00ebllai Abishai filluan t\u00eb ndiqnin Sheban, birin e Bikrit.\n20:11 Nd\u00ebrkaq njeri prej t\u00eb rinjve t\u00eb Joabit kishte mbetur pran\u00eb Amasas dhe thoshte: \"Kush e do Joabin dhe kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Davidin le t\u00eb shkojn\u00eb pas Joabit!\".\n20:12 Por Amasa po p\u00ebrp\u00eblitej n\u00eb gjak, n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs. Kur ai njeri vuri re q\u00eb t\u00ebr\u00eb populli po ndalej, e t\u00ebrhoqi zvarr\u00eb Amasan jasht\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb dhe i hodhi sip\u00ebr nj\u00eb mantel, sepse t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i afroheshin ndaleshin.\n20:13 Kur u hoq nga rruga, t\u00eb gjith\u00eb vazhduan pas Joabit p\u00ebr t\u00eb ndjekur Sheban, birin e Bikrit.\n20:14 Joabi kaloi n\u00eb t\u00eb gjitha fiset e Izraelit deri n\u00eb Abel dhe n\u00eb Beth-Maakah. T\u00eb gjith\u00eb Berejt\u00eb u mblodh\u00ebn dhe i shkuan pas.\n20:15 Shkuan pastaj t\u00eb rrethojn\u00eb Sheban n\u00eb Abel t\u00eb Beth-Maakahut dhe nd\u00ebrtuan kund\u00ebr qytetit nj\u00eb ledh prej dheu q\u00eb ngrihej pran\u00eb mureve; t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb ishin me Joabin p\u00ebrpiqeshin t\u00eb d\u00ebmtonin muret p\u00ebr t'i rr\u00ebzuar.\n20:16 At\u00ebher\u00eb nj\u00eb grua e urt\u00eb thirri nga qyteti: \"D\u00ebgjoni, d\u00ebgjoni! Ju lutem, i thoni Joabit t\u00eb afrohet, sepse dua t'i flas!\".\n20:17 Kur iu afrua, gruaja e pyeti: \"A je ti Joabi?\". Ai u p\u00ebrgjigj: \"Jam un\u00eb\". At\u00ebher\u00eb ajo i tha: \"D\u00ebgjo fjal\u00ebt e sh\u00ebrb\u00ebtores sate\". Ai u p\u00ebrgjigj: \"Po d\u00ebgjoj\".\n20:18 Ajo vazhdoi: \"Dikur e kishin zakon t\u00eb thonin: \"Do t'i k\u00ebrkojm\u00eb k\u00ebshill\u00eb Abelit\", sepse k\u00ebshtu problemi ishte i zgjidhur.\n20:19 Jemi n\u00eb nj\u00eb nga qytetet m\u00eb paq\u00ebsore e m\u00eb besnike t\u00eb Izraelit; dhe ti k\u00ebrkon t\u00eb shkat\u00ebrrosh nj\u00eb qytet q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebn\u00eb n\u00eb Izrael. Pse k\u00ebrkon t\u00eb shkat\u00ebrrosh trash\u00ebgimin\u00eb e Zotit?\".\n20:20 Joabi u p\u00ebrgjigj: \"Qoft\u00eb larg, larg meje mendimi i shkat\u00ebrrimit dhe i shkretimit.\n20:21 Pun\u00ebt nuk q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebshtu; nj\u00eb njeri nga krahina malore e Efraimit i quajtur Sheba, bir i Bikrit, ka ngritur dor\u00ebn kund\u00ebr mbretit, kund\u00ebr Davidit. M\u00eb dor\u00ebzoni vet\u00ebm at\u00eb dhe un\u00eb do t\u00eb largohem nga qyteti\". Gruaja i tha Joabit: \"Ja, koka e tij do t\u00eb hidhet nga muri\".\n20:22 At\u00ebher\u00eb gruaja; me urt\u00ebsin\u00eb e saj, iu drejtua t\u00ebr\u00eb popullit; k\u00ebshtu ia pren\u00eb kok\u00ebn Shebas, birit t\u00eb Bikrit, dhe ia hodh\u00ebn Joabit. Ky urdh\u00ebroi t'i bien boris\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb u larguan nga qyteti dhe secili shkoi n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e vet. Pastaj Joabi u kthye n\u00eb Jeruzalem pran\u00eb mbretit.\n20:23 Joabi ishte n\u00eb krye t\u00eb gjith\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb Izraelit; Benajahu, bir i Jehojadit, ndodhej n\u00eb krye t\u00eb Kerethejve dhe t\u00eb Pelethejve.\n20:24 Adorami merrej me hara\u00e7et; Jozafati, bir i Ahiludit, ushtronte funksionin e kan\u00e7elierit;\n20:25 Sheva ishte sekretar; Tsadoku dhe Abiathari ishin prift\u00ebrinj;\n20:26 dhe Ira i Jairit ishte kryeministri i Davidit.\n21:1 N\u00eb koh\u00ebn e Davidit pati zi buke p\u00ebr tre vjet me radh\u00eb; Davidi k\u00ebrkoi fytyr\u00ebn e Zotit dhe Zoti i tha: \"Kjo ndodh p\u00ebr shkak t\u00eb Saulit dhe t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij gjakatare, sepse ai i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb vdesin Gabaonit\u00ebt\".\n21:2 At\u00ebher\u00eb mbreti thirri Gabaonit\u00ebt dhe u foli atyre. (Gabaonit\u00ebt nuk u p\u00ebrkisnin bijve t\u00eb Izraelit, por ishin mbeturina t\u00eb Amorejve; bijt\u00eb e Izraelit ishin betuar se do t'i kursenin, por Sauli, n\u00eb zellin e tij t\u00eb madh p\u00ebr bijt\u00eb e Izraelit dhe t\u00eb Jud\u00ebs, ishte orvatur t'i shfaroste).\n21:3 Ather\u00eb Davidi u tha Gabaonit\u00ebve: \"\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr ju dhe n\u00eb \u00e7'm\u00ebnyr\u00eb duhet t\u00eb veproj p\u00ebr t\u00eb ndrequr gabimin e b\u00ebr\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb ju t\u00eb bekoni trash\u00ebgimin\u00eb e Zotit?\".\n21:4 Gabaonit\u00ebt u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \"Ne nuk na intereson t\u00eb kemi ar apo argjend nga Sauli apo nga sht\u00ebpia e tij, as duhet t\u00eb vrisni p\u00ebr ne ndonj\u00eb njeri n\u00eb Izrael\". Mbreti tha: \"At\u00eb q\u00eb k\u00ebrkoni, un\u00eb do ta b\u00ebj p\u00ebr ju\".\n21:5 Ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn mbretit: \"P\u00ebr njeriun q\u00eb na ka konsumuar dhe q\u00eb ka menduar t\u00eb na shfaros\u00eb p\u00ebr t\u00eb na zhdukur nga t\u00ebr\u00eb territori i Izraelit,\n21:6 t\u00eb na dor\u00ebzohen shtat\u00eb burra nga trash\u00ebgimtar\u00ebt e tij dhe ne do t'i varim p\u00ebrpara Zotit n\u00eb Gibeah t\u00eb Saulit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i zgjedhuri i Zotit\". Mbreti tha: \"Do t'jua dor\u00ebzoj\".\n21:7 Mbreti e kurseu Mefoboshethin, birin e Jonatanit, bir t\u00eb Saulit, p\u00ebr shkak t\u00eb betimit t\u00eb Zotit q\u00eb ekzistonte midis tyre, midis Davidit dhe Jonathanit, birit t\u00eb Saulit.\n21:8 Por mbreti mori dy bijt\u00eb q\u00eb Ritspah, bija e Ajahut, i kishte lindur Saulit, Armonin dhe Mefibeshethin, dhe pes\u00eb bijt\u00eb q\u00eb Mikal, e bija e Saulit, i kishte lindur Adrielit nga Mehola, birit t\u00eb Barzilait,\n21:9 dhe ua dor\u00ebzoi Gabaonit\u00ebve, q\u00eb i var\u00ebn n\u00eb mal, p\u00ebrpara Zotit. K\u00ebshtu u vran\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb korrjeve, kur filloi korrja e elbit.\n21:10 Ritspah, e bija e Ajahut, mori nj\u00eb mbules\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe e shtriu mbi shk\u00ebmb, duke qendruar aty nga fillimi i korrjes deri sa mbi ta ra shi nga qielli. Ajo nuk i lejoi shpend\u00ebt e qiellit t\u00eb zbrisnin\n21:11 Kur i treguan Davidit at\u00eb q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb Ritspah, bija e Ajahut, konkubin\u00eb e Saulit,\n21:12 Davidi shkoi t\u00eb marr\u00eb eshtrat e Saulit dhe ato t\u00eb Jonathanit, birit t\u00eb tij, nga banor\u00ebt e Jabeshit t\u00eb Galaadit, q\u00eb i kishin marr\u00eb me vete nga sheshi i Beth-Shanit, ku Filistejt i kishin varur kur kishin mundur Saulin n\u00eb Gilboa.\n21:13 Ai solli q\u00eb andej eshtrat e Saulit dhe ato t\u00eb birit t\u00eb tij, Jonatanit, dhe u mblodh\u00ebn edhe eshtrat e atyre q\u00eb ishin varur.\n21:14 Eshtrat e Saulit dhe t\u00eb Jonatanit, birit t\u00eb tij, u varros\u00ebn n\u00eb vendin e Beniaminit, n\u00eb Tselah, n\u00eb varret e Kishit, atit t\u00eb Saulit. K\u00ebshtu b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb mbreti kishte urdh\u00ebruar. Pas k\u00ebsaj Per\u00ebndia d\u00ebgjoi lutjen q\u00eb u b\u00eb p\u00ebr vendin.\n21:15 Filistejt\u00eb i shpall\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri luft\u00eb Izraelit dhe Davidi zbriti me gjith\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr Filistejve; dhe Davidi u lodh;\n21:16 Ishbi-Benobi, nj\u00eb nga pasardh\u00ebsit e gjigant\u00ebve q\u00eb kishte nj\u00eb shtiz\u00eb q\u00eb peshonte treqind sikla bronzi dhe mbante n\u00eb brez nj\u00eb shpat\u00eb t\u00eb re, kishte nd\u00ebr mend t\u00eb vriste Davidin;\n21:17 por Abishai, bir i Tserujahut, shkoi n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb mbretit, goditi Filisteun dhe e vrau. At\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit e Davidit u betuan: \"Ti nuk do t\u00eb dal\u00ebsh m\u00eb me ne p\u00ebr t\u00eb luftuar dhe nuk do ta shuash llamb\u00ebn e Izraelit\".\n21:18 Pas k\u00ebsaj u b\u00eb nj\u00eb betej\u00eb tjet\u00ebr me Filistejt\u00eb n\u00eb Gob; at\u00ebher\u00eb Hushathiti Sibekai vrau Safin, nj\u00eb nga pasardh\u00ebsit e gjigant\u00ebve.\n21:19 U b\u00eb nj\u00eb betej\u00eb tjet\u00ebr me Filistejt\u00eb n\u00eb Gob; dhe Elhanani, bir i Jaare-Oregimit nga Betlemi, vrau v\u00ebllan\u00eb e Goliathit nga Gathi; shkopi i shtiz\u00ebs s\u00eb tij ishte shuli i vegj\u00ebs s\u00eb end\u00ebsit.\n21:20 U b\u00eb nj\u00eb betej\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Gath, ku ishte nj\u00eb njeri me shtat t\u00eb lart\u00eb, i cili kishte gjasht\u00eb gisht\u00ebrinj n\u00eb \u00e7do dor\u00eb dhe gjasht\u00eb gisht\u00ebrinj n\u00eb \u00e7do k\u00ebmb\u00eb, gjithsej nj\u00ebzet e kat\u00ebr gisht\u00ebrinj; edhe ai ishte nj\u00eb pasardh\u00ebs i gjigant\u00ebve.\n21:21 Ai e fyu Izraelin, por Jonathani, bir i Shimeahut, v\u00eblla i Davidit, e vrau.\n21:22 K\u00ebta t\u00eb kat\u00ebr ishin pasardh\u00ebsit e gjigant\u00ebve n\u00eb Gath. Ata u vran\u00eb nga dora e Davidit dhe e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij.\n22:1 Davidi i drejtoi Zotit fjal\u00ebt e k\u00ebtij kantiku dit\u00ebn q\u00eb Zoti e \u00e7liroi nga duart e t\u00eb gjith\u00eb armiqve t\u00eb tij dhe nga dora e Saulit. Ai tha:\n22:2 \"Zoti \u00ebsht\u00eb fortesa ime, kalaja ime dhe \u00e7lirimtari im,\n22:3 Per\u00ebndia im, shk\u00ebmbi n\u00eb t\u00eb cilin strehohem, mburoja ime, fuqia e shp\u00ebtimit tim, strehimi im i lart\u00eb, streha ime. O shp\u00ebtimtari im, ti m\u00eb shp\u00ebton nga dhuna!\n22:4 Un\u00eb i k\u00ebrkoj ndihm\u00eb Zotit q\u00eb meriton t\u00eb lavd\u00ebrohet, dhe k\u00ebshtu m\u00eb shp\u00ebtoi nga duart e armiqve t\u00eb mi.\n22:5 Val\u00ebt e vdekjes m\u00eb kishin rrethuar dhe p\u00ebrrenjt\u00eb e shkat\u00ebrrimit m\u00eb kishin tmerruar.\n22:6 Dhimbjet e Sheolit m\u00eb kishin z\u00ebn\u00eb dhe lakun e vdekjes e kisha para syve.\n22:7 N\u00eb ankthin tim i k\u00ebrkova ndihm\u00eb Zotit dhe i klitha Per\u00ebndis\u00eb tim. Ai e d\u00ebgjoi z\u00ebrin tim nga tempulli ku ndodhej dhe klithma ime arriti n\u00eb vesh\u00ebt e tij.\n22:8 At\u00ebher\u00eb toka u trondit dhe u drodh, themelet e qiejve u l\u00ebkund\u00ebn dhe u shkund\u00ebn, sepse ai ishte t\u00ebr\u00eb zem\u00ebrim.\n22:9 Nj\u00eb tym ngjitej nga fejzat e hund\u00ebs s\u00eb tij dhe nj\u00eb zjarr p\u00ebrv\u00eblues i dilte nga goja; prej tij dilnin th\u00ebngjij.\n22:10 Ai i uli qiejt\u00eb dhe zbriti me nj\u00eb mjegull t\u00eb dendur posht\u00eb k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb tij.\n22:11 Ai rrinte kaluar mbi nj\u00eb kerubin, fluturonte dhe dukej mbi flatrat e er\u00ebs.\n22:12 Si shatorre rreth vetes kishte v\u00ebn\u00eb terrin, err\u00ebsir\u00ebn e uj\u00ebrave dhe ret\u00eb e dendura t\u00eb qiellit.\n22:13 Nga shk\u00eblqimi q\u00eb i priste dilnin th\u00ebngjij.\n22:14 Zoti gj\u00ebmoi n\u00eb qiejt dhe M\u00eb i Larti b\u00ebri t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i tij.\n22:15 Hodhi shigjeta dhe shp\u00ebrndau armiqt\u00eb, hodhi shigjetat e tij dhe i shp\u00ebrndau.\n22:16 At\u00ebher\u00eb doli shtrati i detit dhe themelet e bot\u00ebs u zbuluan, me qortimin e Zotit, me er\u00ebn q\u00eb shfryn\u00eb, fejzat e hund\u00ebs s\u00eb tij.\n22:17 Ai nga lart shtriu dor\u00ebn dhe m\u00eb kapi, m\u00eb nxori nga uj\u00ebrat e m\u00ebdha.\n22:18 M\u00eb \u00e7liroi nga armiku im i fuqish\u00ebm dhe nga ata q\u00eb m\u00eb urrenin, sepse ishin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se un\u00eb\n22:19 Ata ishin ngritur kund\u00ebr meje dit\u00ebn e mjerimit tim, por Zoti qe p\u00ebrkrah\u00ebsi im,\n22:20 ai m\u00eb \u00e7oi larg tyre; ai m\u00eb shp\u00ebtoi sepse i p\u00eblqej.\n22:21 Zoti m\u00eb ka shp\u00ebrblyer simbas s\u00eb drejt\u00ebs sime dhe m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb simbas past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb duarve t\u00eb mia,\n22:22 sepse kam ndjekur rrug\u00ebt e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Per\u00ebndia im.\n22:23 Sepse kam mbajtur para vetes t\u00eb gjitha ligjet e tij dhe nuk jam larguar nga statutet e tij.\n22:24 Kam qen\u00eb i ndersh\u00ebm me t\u00eb dhe i jam ruajtur paudh\u00ebsis\u00eb.\n22:25 Prandaj Zoti m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb simbas s\u00eb drejt\u00ebs sime, simbas past\u00ebrtis\u00eb sime p\u00ebrpara syve t\u00eb tij.\n22:26 Ti tregohesh i m\u00ebshirsh\u00ebm me njeriun e p\u00ebrshpirtsh\u00ebm dhe i drejt\u00eb me njeriun e drejt\u00eb;\n22:27 ti tregohesh i past\u00ebr me njeriun e past\u00ebr dhe dinak me njeriun e \u00e7oroditur.\n22:28 Ti shp\u00ebton njer\u00ebzit e hidh\u00ebruar, por shikimi yt ndalet mbi kryelart\u00ebt p\u00ebr t'i ulur.\n22:29 Po, ti je drita ime, o Zot; Zoti ndri\u00e7on terrin tim.\n22:30 Me ty mund t\u00eb sulmoj nj\u00eb grup, me Per\u00ebndin\u00eb tim mund t\u00eb kap\u00ebrcej nj\u00eb mur.\n22:31 Rruga e Zotit \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrsosur; fjala e Zotit \u00ebsht\u00eb purifikuar me zjarrin. Ai \u00ebsht\u00eb mburoja e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb shpres\u00eb tek ai.\n22:32 N\u00eb fakt kush \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndi p\u00ebrve\u00e7 Zotit? Dhe kush \u00ebsht\u00eb Kalaja p\u00ebrve\u00e7 Per\u00ebndis\u00eb ton\u00eb?\n22:33 Zoti \u00ebsht\u00eb kalaja ime e fuqishme, ai e b\u00ebn t\u00eb p\u00ebrsosur rrug\u00ebn time.\n22:34 Ai i b\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e mia si ato t\u00eb drerit dhe m\u00eb b\u00ebn t\u00eb mbahem mir\u00eb n\u00eb vendet e mia t\u00eb larta.\n22:35 Ai i m\u00ebson duart e mia p\u00ebr betej\u00eb dhe krah\u00ebt e mia mund t\u00eb tendosin nj\u00eb hark prej bronzi.\n22:36 Ti m\u00eb ke dh\u00ebn\u00eb edhe mburoj\u00ebn e shp\u00ebtimit t\u00ebnd dhe mir\u00ebsia jote m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb madh.\n22:37 Ti i ke zgjedhur hapat e mia dhe k\u00ebmb\u00ebt e mia nuk kan\u00eb ngurruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.\n22:38 Un\u00eb i kam ndjekur armiqt\u00eb e mi dhe i kam shkat\u00ebrruar, nuk jam kthyer prapa para se t'i shfarosja.\n22:39 I kam shkat\u00ebrruar dhe shtypur, dhe ata nuk kan\u00eb mundur m\u00eb t\u00eb ngrihen kund\u00ebr meje; ata kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e mia.\n22:40 Ti m\u00eb ke dh\u00ebn\u00eb forc\u00eb n\u00eb betej\u00eb, dhe b\u00ebre q\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00ebrulen ata q\u00eb ngriheshin kund\u00ebr meje;\n22:41 b\u00ebre q\u00eb t\u00eb m\u00eb kthenin kurrizin armiqt\u00eb e mi p\u00ebrpara meje, dhe un\u00eb zhduka ata q\u00eb m\u00eb urrenin.\n22:42 Ata shikuan, por nuk pati njeri q\u00eb t'i shp\u00ebtonte; i klith\u00ebn Zotit, por ai nuk iu p\u00ebrgjigj atyre.\n22:43 Un\u00eb i th\u00ebrmova si pluhuri i tok\u00ebs, i cop\u00ebtova dhe i shkela si balta e rrug\u00ebve.\n22:44 Ti m\u00eb ke \u00e7liruar nga mosmarr\u00ebveshjet e popullit tim, m\u00eb ke ruajtur si udh\u00ebheq\u00ebs i kombeve; nj\u00eb popull q\u00eb nuk e njihja m\u00eb ka sh\u00ebrbyer.\n22:45 Bijt\u00eb e t\u00eb huajve m\u00eb n\u00ebnshtrohen mua; sa m\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, m\u00eb binden.\n22:46 Bijt\u00eb e t\u00eb huajve kan\u00eb humbur guximin, kan\u00eb dal\u00eb duke u dridhur nga fortesat e tyre.\n22:47 Rroft\u00eb Zoti! Qoft\u00eb e bekuar Fortesa ime! U lart\u00ebsoft\u00eb n\u00eb qiell Per\u00ebndia, Fortesa e shp\u00ebtimit tim!\n22:48 \u00c9sht\u00eb Per\u00ebndia q\u00eb hakmerret p\u00ebr mua, q\u00eb m\u00eb n\u00ebnshtron popujt,\n22:49 dhe m\u00eb liron nga armiqt\u00eb e mi. Ti m\u00eb larton mbi ata q\u00eb ngrihen kund\u00ebr meje dhe m\u00eb \u00e7liron nga njeriu i furish\u00ebm.\n22:50 Prandaj, o Zot, do t\u00eb t\u00eb kremtoj midis kombeve dhe do t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb lavdin\u00eb e emrit t\u00ebnd.\n22:51 Lirime t\u00eb m\u00ebdha i siguron mbretit t\u00eb tij, sillet dashamir\u00ebs me t\u00eb vajosurin, me Davidin dhe me pasardh\u00ebsit e tij p\u00ebrjet\u00eb\".\n23:1 K\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt e fundit t\u00eb Davidit. K\u00ebshtu thot\u00eb Davidi, bir i Isait, k\u00ebshtu thot\u00eb njeriu q\u00eb u ngrit lart, i vajosuri i Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Jakobit, k\u00ebng\u00ebtari i \u00ebmb\u00ebl i Izraelit:\n23:2 \"Fryma e Zotit ka folur n\u00ebp\u00ebrmjet meje dhe fjala e tij ka qen\u00eb mbi buz\u00ebt e mia.\n23:3 Per\u00ebndia i Izraelit ka folur, Kalaja e Izraelit m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: \"Ai q\u00eb mbret\u00ebron me drejt\u00ebsi mbi njer\u00ebzit, ai q\u00eb mbret\u00ebron n\u00eb frik\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb,\n23:4 \u00ebsht\u00eb si drita e m\u00ebngjesit n\u00eb t\u00eb dal\u00eb t\u00eb diellit, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebngjes pa re, ashtu si shk\u00eblqimi mbas shiut, q\u00eb b\u00ebn t\u00eb mbij\u00eb bari i njom\u00eb nga dheu\".\n23:5 A nuk \u00ebsht\u00eb vall\u00eb k\u00ebshtu sht\u00ebpia ime p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb? Sepse ai ka lidhur me mua nj\u00eb bes\u00eblidhje t\u00eb p\u00ebrjetshme q\u00eb parashikon \u00e7do gj\u00eb dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt. A nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ai t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb shp\u00ebtimi im i plot\u00eb dhe t\u00eb gjitha ato q\u00eb un\u00eb d\u00ebshiroj?\n23:6 Njer\u00ebzit e kobsh\u00ebm do t\u00eb hidhen tej t\u00eb gjith\u00eb si gjembat, sepse nuk mund t\u00eb kapen me duar.\n23:7 Kush i prek duhet t\u00eb armatoset me nj\u00eb hekur ose me shkopin e nj\u00eb ushte; ato digjen plot\u00ebsisht n\u00eb vend me zjarr\".\n23:8 K\u00ebto jan\u00eb emrat e luft\u00ebtar\u00ebve trima q\u00eb ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Davidit: Josheb-Bashshebethi, Tahkemoniti, prij\u00ebs i oficer\u00ebve kryesor\u00eb. At\u00eb e quajt\u00ebn Etseniti Adino; sepse kishte vrar\u00eb tet\u00ebqind njer\u00ebz n\u00eb nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme.\n23:9 Pas tij vinte Eleazari, bir i Dodas, q\u00eb ishte bir i Ahohit, nj\u00eb nd\u00ebr tre luft\u00ebtar\u00ebt trima q\u00eb ishin me Davidin, kur sfiduan Filistejt\u00eb e mbledhur p\u00ebr t\u00eb luftuar, nd\u00ebrsa Izraelit\u00ebt ishin t\u00ebrhequr.\n23:10 Ai u ngrit dhe i goditi Filistejt\u00eb, deri sa dora e tij e rraskapitur i ngriu me shpat\u00ebn. At\u00eb dit\u00eb Zoti korri nj\u00eb fitore t\u00eb madhe dhe populli shkoi pas tij vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pla\u00e7k\u00eb.\n23:11 Prapa tij vinte Shamahu, bir i Ages\u00eb, Hararitit. Filisejt\u00eb ishin mbledhur n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb mbjell\u00eb me thjerr\u00ebza. Populli ia kishte mbathur p\u00ebrpara Filistejve,\n23:12 por Shamahu, ishte vendosur n\u00eb mes t\u00eb kampit dhe e mbrojti at\u00eb, dhe b\u00ebri k\u00ebrdin\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e Filistejve. K\u00ebshtu Zoti korri nj\u00eb fitore t\u00eb madhe.\n23:13 Tre nga tridhjet\u00eb krer\u00ebt zbrit\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn e korrjes dhe erdh\u00ebn te Davidi n\u00eb shpell\u00ebn e Adullamit, nd\u00ebrsa nj\u00eb grup Filistejsh kishte ngritur kampin e tij n\u00eb lugin\u00ebn e gjigant\u00ebve.\n23:14 Davidi ndodhej at\u00ebher\u00eb n\u00eb kala dhe kishte nj\u00eb garnizon Filistejsh n\u00eb Betlem.\n23:15 Davidi pati nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe dhe tha: \"Ah, sikur dikush t\u00eb m\u00eb jepte t\u00eb pija uj\u00eb nga pusi i Betlemit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb af\u00ebr port\u00ebs\".\n23:16 T\u00eb tre trimat \u00e7an\u00eb n\u00eb mes t\u00eb kampit t\u00eb Filistejve dhe mor\u00ebn uj\u00eb nga pusi i Betlemit, pran\u00eb port\u00ebs; pastaj e mor\u00ebn me vete dhe ia \u00e7uan Davidit. Por ai nuk desh ta pinte, por e derdhi p\u00ebrpara Zotit,\n23:17 duke th\u00ebn\u00eb: \"Larg qoft\u00eb p\u00ebr mua, o Zot, nj\u00eb veprim i till\u00eb! A nuk u vu, vall\u00eb gjaku i njer\u00ebzve, jeta e tyre n\u00eb rrezik?\". Dhe nuk deshi ta pinte. K\u00ebshtu vepruan ata tre trima.\n23:18 Abishai, v\u00eblla i Joabit dhe biri Tserujahut, ishte prij\u00ebs i nj\u00eb treshe tjet\u00ebr. Ngriti usht\u00ebn e tij kund\u00ebr treqind njer\u00ebzve dhe i vrau; k\u00ebshtu u b\u00eb i famsh\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb treve.\n23:19 Ishte m\u00eb i d\u00ebgjuari i treshes; prandaj u b\u00eb dhe kryetari i tyre, por nuk arriti t\u00eb barazohet me tre t\u00eb par\u00ebt.\n23:20 Benajahu, bir i Jehojadit, bir i nj\u00eb trimi nga Kabtseeli, b\u00ebri trim\u00ebri t\u00eb m\u00ebdha. Vrau dy heronj t\u00eb Moabit, q\u00eb ishin si luan\u00eb. Zbriti edhe n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb sterne ku vrau nj\u00eb luan, nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb binte bor\u00eb.\n23:21 Ai vrau gjithashtu nj\u00eb Egjiptas gjigand q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb shtiz\u00eb; por Benajahu i doli p\u00ebrball\u00eb me nj\u00eb bastun, i hoqi nga dora shtiz\u00ebn dhe e vrau me shtiz\u00ebn e tij.\n23:22 K\u00ebto gj\u00ebra b\u00ebri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u b\u00eb i famsh\u00ebm nd\u00ebr t\u00eb tre trima.\n23:23 Ishte m\u00eb i d\u00ebgjuari i t\u00eb tridhjet\u00ebve, por nuk arriti t\u00eb barazohet me treshen e par\u00eb. Davidi e b\u00ebri shef t\u00eb truprojes s\u00eb tij.\n23:24 Pastaj vinin: Asaheli, v\u00eblla i Joabit, njeri nga tridhjet\u00ebt; Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi;\n23:25 Shamahu nga Harodi; Elika nga Harodi;\n23:26 Heleci nga Palti; Ira, bir i Ikeshit, nga Tekoa;\n23:27 Abiezeri nga Anathothi; Mebunai nga Husha;\n23:28 Tsalmoni nga Ahoahu; Maharai nga Netofa;\n23:29 Helebi, bir i Baanahut (nga Netofa);\n23:30 Benajahu nga Pirathoni; Hidai nga p\u00ebrrenjt\u00eb e Gaashit;\n23:31 Abi-Alboni nga Arbathi; Azmavethi nga Barhumi;\n23:32 Eliahba nga Shaalboni (nga bijt\u00eb e Jasenit), Jonathani;\n23:33 Shamahu nga Harari; Ahiami, bir i Shararit, nga Harari;\n23:34 Elifeleti, bir i Ahasbait, bir i nj\u00eb Maakatheu; Eliami, bir i Ahithofelit, nga Gilo;\n23:35 Hetsrai nga Karmeli; Paarai nga Arabi;\n23:36 Igali, bir i Nathanit, nga Tsobahu; Bani nga Gadi;\n23:37 Tseleku, Amoniti; Naharai nga Beerothi (shqyrtar i Joabit, birit t\u00eb Tserujahut);\n23:38 Ira nga Jetheri; Garedi nga Jetheri;\n23:39 Uriahu, Hiteu. Gjithsej tridhjet\u00eb e shtat\u00eb veta.\n24:1 Zem\u00ebrimi i Zotit u ndez p\u00ebrs\u00ebri dhe ai nxiti Davidin kund\u00ebr popullit, duke i th\u00ebn\u00eb: \"Shko t\u00eb b\u00ebsh regjistrimin e Izraelit dhe t\u00eb Jud\u00ebs\".\n24:2 K\u00ebshtu mbreti i tha Joabit, komandantit t\u00eb ushtris\u00eb q\u00eb ishte me t\u00eb: \"Shko n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha fiset e Izraelit, nga Dani deri n\u00eb Beer-Sheba, dhe b\u00ebni regjistrimin e popullsis\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb di numrin e saj\".\n24:3 Joabi iu p\u00ebrgjigj mbretit: \"Zoti, Per\u00ebndia yt, ta shum\u00ebzoj\u00eb popullin nj\u00ebqind her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga \u00e7'\u00ebsht\u00eb dhe syt\u00eb e mbretit, t\u00eb zot\u00ebris\u00eb tim, t\u00eb mund ta shohin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Po pse mbreti, zot\u00ebria im, e d\u00ebshiron nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb?\".\n24:4 Megjithat\u00eb urdh\u00ebri i mbretit iu imponua Joabit dhe krer\u00ebve t\u00eb ushtris\u00eb. K\u00ebshtu Joabi dhe krer\u00ebt e ushtris\u00eb u larguan nga mbreti dhe shkuan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb regjistrimin e popullsis\u00eb s\u00eb Izraelit.\n24:5 Ata kaluan Jordanin dhe ngrit\u00ebn kampin e tyre n\u00eb Aroer, n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb qytetit q\u00eb ishte n\u00eb mes t\u00eb lugin\u00ebs s\u00eb Gadit dhe n\u00eb drejtim t\u00eb Jezerit.\n24:6 Pastaj shkuan n\u00eb Galaad dhe n\u00eb vendin e Tahtim-Hodshit; pastaj vajt\u00ebn n\u00eb Dan-Jaan dhe n\u00eb rrethinat e Sidonit.\n24:7 Shkuan edhe n\u00eb kalan\u00eb e Tiros dhe n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet e Hivejve dhe t\u00eb Kananejve, dhe arrit\u00ebn n\u00eb jug t\u00eb Jud\u00ebs, deri n\u00eb Beer-Sheba.\n24:8 K\u00ebshtu p\u00ebrshkuan t\u00ebr\u00eb vendin dhe mbas n\u00ebnt\u00eb muajsh e nj\u00ebzet dit\u00eb u kthyen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Jeruzalem.\n24:9 Joabi i dor\u00ebzoi mbretit shifr\u00ebn e regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb: kishte n\u00eb Izrael tet\u00ebqind mij\u00eb njer\u00ebz t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur shpat\u00ebn, por njer\u00ebzit e Jud\u00ebs ishin pes\u00ebqind mij\u00eb.\n24:10 Por, mbasi b\u00ebri regjistrimin e popullsis\u00eb, zemra e Davidit e qortoi shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb at\u00eb dhe ai i tha Zotit: \"Kam kryer nj\u00eb m\u00ebkat shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb duke vepruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb; por tani, o Zot, shlyej paudh\u00ebsin\u00eb\n24:11 Kur n\u00eb m\u00ebngjes Davidi u ngrit, fjala e Zotit iu drejtua profetit Gad, shikuesit t\u00eb Davidit, duke th\u00ebn\u00eb:\n24:12 \"Shko e i thuaj Davidit: K\u00ebshtu thot\u00eb i Zoti: \"Un\u00eb t\u00eb propozoj tri gj\u00ebra; zgjidh njer\u00ebn prej tyre dhe un\u00eb do ta b\u00ebj at\u00eb p\u00ebr ty\"\".\n24:13 K\u00ebshtu Gadi shkoi te Davidi p\u00ebr t'i njoftuar ngjarjen dhe i tha: \"A do q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr ty shtat\u00eb vjet zi buke n\u00eb vendin t\u00ebnd, apo tre vjet arratisje p\u00ebrpara armiqve q\u00eb t\u00eb ndjekin, apo tri dit\u00eb murtaje n\u00eb vendin t\u00ebnd? Tani mendohu dhe shiko pak se \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjigje duhet t'i jap atij q\u00eb m\u00eb ka d\u00ebrguar\".\n24:14 Davidi i tha Gadit: \"Gjendem n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00ebr\u00eb ankth! Le t\u00eb bie edhe n\u00eb duart e Zotit, sepse dhembshuria e tij \u00ebsht\u00eb e madhe, por mos r\u00ebn\u00e7a n\u00eb duart e njer\u00ebzve!\".\n24:15 K\u00ebshtu Zoti d\u00ebrgoi murtaj\u00ebn n\u00eb Izrael, nga ai m\u00ebngjes deri n\u00eb koh\u00ebn e caktuar. Shtat\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb veta t\u00eb popullit vdiq\u00ebn nga Dani deri n\u00eb Beer-Sheba.\n24:16 Nd\u00ebrsa engj\u00eblli e shtrinte dor\u00ebn mbi Jeruzalem p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar, Zotit i erdhi keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fatkeq\u00ebsi dhe i tha engj\u00ebllit q\u00eb shfaroste popullin: \"Mjaft! Tani t\u00ebrhiqe dor\u00ebn!\". Engj\u00eblli i Zoti ndodhej af\u00ebr l\u00ebmit t\u00eb Araunahut, Gebuseitit.\n24:17 Kur Davidi pa engj\u00ebllin q\u00eb godiste popullin, i tha Zotit: \"Ja, un\u00eb kam kryer nj\u00eb m\u00ebkat, kam vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb, por k\u00ebto dele \u00e7'kan\u00eb b\u00ebr\u00eb? Prandaj dora jote t\u00eb drejtohet kund\u00ebr meje dhe kund\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb atit tim!\".\n24:18 At\u00eb dit\u00eb Gadi erdhi te Davidi dhe i tha: \"Shko dhe nd\u00ebrto nj\u00eb altar p\u00ebr Zotin n\u00eb l\u00ebmin e Araunahut, Gebuseitit\".\n24:19 K\u00ebshtu Davidi shkoi, simbas fjal\u00ebs s\u00eb Gadit, ashtu si kishte urdh\u00ebruar Zoti.\n24:20 Araunahu shikoi dhe dalloi mbretin dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij q\u00eb drejtoheshin nga ai; at\u00ebher\u00eb ai doli dhe u shtri para mbretit me fytyr\u00ebn p\u00ebr tok\u00eb.\n24:21 Pastaj Araunau tha: \"Pse mbreti, zot\u00ebria im, ka ardhur te sh\u00ebrb\u00ebtori i tij?\". Davidi u p\u00ebrgjigj: \"P\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nga ti k\u00ebt\u00eb l\u00ebm\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi t\u00eb nj\u00eb altar p\u00ebr Zotin, me q\u00ebllim q\u00eb mjerimi t\u00eb largohet nga populli\".\n24:22 Araunahu i tha Davidit: \"Mbreti, zot\u00ebria im, le t\u00eb marr\u00eb dhe t\u00eb ofroj\u00eb at\u00eb q\u00eb i p\u00eblqen! Ja qet\u00eb e olokaustit; veglat e shirjes dhe zgjedha e qeve do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si dru.\n24:23 O mbret, t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra Araunahu ia fal mbretit\". Pastaj Araunahu i tha mbretit: \"Zoti, Per\u00ebndia yt, t\u00eb qoft\u00eb i mbar\u00eb!\".\n24:24 Por mbreti iu p\u00ebrgjigj Araunahut: \"Jo, un\u00eb do t'i blej k\u00ebto gj\u00ebra nga ti me \u00e7mimin q\u00eb kushtojn\u00eb, dhe nuk do t'i ofroj\u00eb Zotit, Per\u00ebndis\u00eb tim, olokauste q\u00eb nuk m\u00eb kushtojn\u00eb asgj\u00eb\". K\u00ebshtu Davidi bleu l\u00ebmin dhe qet\u00eb p\u00ebr pes\u00ebdhjet\u00eb sikla argjendi.\n24:25 Pastaj Davidi nd\u00ebrtoi n\u00eb at\u00eb vend nj\u00eb altar p\u00ebr Zotin dhe ofroi olokauste dhe flijime falenderimi. K\u00ebshtu Zoti mori parasysh lutjen e b\u00ebr\u00eb nga vendi dhe mjerimi u largua nga populli i Izraelit.","title":"Albanian Bible: 2 Samuel","type":"page"}
