{"collection":"Bible & Christianity","html_url":"https://unchartedknowledge.5gfusion.net/browse/bib/wb/alb/ti2.htm","path":"bib/wb/alb/ti2.htm","source_url":"https://sacred-texts.com/bib/wb/alb/ti2.htm","text":"1:1 Timoteut, birit t\u00eb dashur: hir, m\u00ebshir\u00eb dhe paqe prej Per\u00ebndis\u00eb Atit, dhe prej Krishtit Jezus, Zotit ton\u00eb.\n1:2 E fal\u00ebnderoj Per\u00ebndin\u00eb, t\u00eb cilit i sh\u00ebrbej sikurse edhe t\u00eb par\u00ebt e mi me nd\u00ebrgjegje t\u00eb past\u00ebr, se pa pushim t\u00eb kujtoj n\u00eb lutjet e mia, dit\u00eb e nat\u00eb;\n1:3 dhe, kur kujtoj lot\u00ebt e tu, kam shum\u00eb mall t\u00eb t\u00eb shoh q\u00eb t\u00eb mbushem me g\u00ebzim,\n1:4 sepse kujtoj besimin e sinqert\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ty, i cili m\u00eb par\u00eb ishte te gjyshja jote Loide dhe te n\u00ebna jote Eunike, dhe jam i bindur se \u00ebsht\u00eb edhe te ti.\n1:5 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye po t\u00eb kujtoj ta zgjosh dhuntin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ty me an\u00eb t\u00eb v\u00ebnies s\u00eb duarve t\u00eb mia.\n1:6 Sepse Per\u00ebndia nuk na ka dh\u00ebn\u00eb frym\u00eb frike, por force, dashurie dhe urt\u00ebsie.\n1:7 Mos ki turp, pra, t\u00eb d\u00ebshmosh Zotin ton\u00eb, as mua, t\u00eb burgosurin e tij, por hiq keq bashk\u00eb me mua p\u00ebr ungjillin, sipas fuqis\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb,\n1:8 q\u00eb na shp\u00ebtoi dhe na thirri me nj\u00eb thirrje t\u00eb shenjt\u00eb, jo sipas veprave tona, por sipas q\u00ebllimit t\u00eb tij dhe sipas hirit, q\u00eb na u dha n\u00eb Krishtin Jezus p\u00ebrpara fillimit t\u00eb koh\u00ebve\n1:9 dhe tani u shfaq me an\u00eb t\u00eb dukjes s\u00eb Shp\u00ebtimtarit ton\u00eb Jezu Krishtit, q\u00eb e prishi vdekjen dhe nxori n\u00eb drit\u00eb jet\u00ebn dhe pavdek\u00ebsin\u00eb me an\u00eb t\u00eb ungjillit,\n1:10 p\u00ebr t\u00eb cilin un\u00eb u caktova predikues, apostull dhe m\u00ebsues i johebrenjve.\n1:11 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb po vuaj edhe nga k\u00ebto gj\u00ebra, po nuk kam turp, sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai \u00ebsht\u00eb i zoti ta ruaj\u00eb visarin tim deri n\u00eb at\u00eb dit\u00eb.\n1:12 Ruaje modelin e fjal\u00ebve t\u00eb sh\u00ebndosha q\u00eb d\u00ebgjove prej meje me besim dhe dashuri, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Krishtin Jezus.\n1:13 Ruaje visarin e mir\u00eb me an\u00eb t\u00eb Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb q\u00eb rri te ne.\n1:14 Ti e di se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Azi m\u00eb kthyen krah\u00ebt, dhe midis tyre Figeli dhe Hermogeni.\n1:15 Zoti i dh\u00ebnt\u00eb m\u00ebshir\u00eb familjes s\u00eb Onesiforit, sepse shpeshher\u00eb m\u00eb dha zem\u00ebr dhe nuk pati turp nga prangat e mia;\n1:16 madje, kur erdhi n\u00eb Rom\u00eb, m\u00eb k\u00ebrkoi me shum\u00eb zell dhe m\u00eb gjeti.\n1:17 Zoti i dh\u00ebnt\u00eb t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebshir\u00eb nga ana e Zotit n\u00eb at\u00eb dit\u00eb. Ti e di m\u00eb mir\u00eb se askush sa sh\u00ebrbime m\u00eb b\u00ebri n\u00eb Efes.\n1:18 Ti, pra, biri im, forcohu n\u00eb hirin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Krishtin Jezus;\n2:1 dhe ato q\u00eb d\u00ebgjove nga un\u00eb p\u00ebrpara shum\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, jepua njer\u00ebzve besnik\u00eb, q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00eb.\n2:2 Ti, pra, duro pjes\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb vuajtjeve, si nj\u00eb ushtar i mir\u00eb i Jezu Krishtit.\n2:3 Sepse asnj\u00eb nga ata q\u00eb shkojn\u00eb ushtar\u00eb nuk ngat\u00ebrrohet me pun\u00ebrat e jet\u00ebs, q\u00eb t'i p\u00eblqej\u00eb atij q\u00eb e mori ushtar.\n2:4 Po ashtu, n\u00ebse dikush merr pjes\u00eb n\u00eb gara, nuk kuror\u00ebzohet po t\u00eb mos ket\u00eb luftuar sipas rregullave.\n2:5 Bujku q\u00eb mundohet duhet ta marr\u00eb i pari pjes\u00ebn e fryteve.\n2:6 Mendo p\u00ebr ato q\u00eb t\u00eb them, sepse Zoti do t\u00eb t\u00eb jap\u00eb mend p\u00ebr t\u00eb gjitha.\n2:7 Kujto q\u00eb Jezu Krishti, nga fisi i Davidit, u ngjall s\u00eb vdekuri sipas ungjillit tim,\n2:8 p\u00ebr t\u00eb cilin un\u00eb po vuaj deri edhe n\u00eb pranga posi keqb\u00ebr\u00ebs; por fjala e Per\u00ebndis\u00eb nuk lidhet n\u00eb pranga.\n2:9 Prandaj un\u00eb i duroj t\u00eb gjitha p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb zgjedhurve, q\u00eb ata t\u00eb ken\u00eb shp\u00ebtimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Krishtin Jezus, bashk\u00eb me lavdi t\u00eb p\u00ebrjetshme.\n2:10 Kjo fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, sepse, n\u00ebse ne vdiq\u00ebm me t\u00eb, me t\u00eb edhe do t\u00eb rrojm\u00eb;\n2:11 n\u00eb qoft\u00eb se vuajm\u00eb, do t\u00eb mbret\u00ebrojm\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb; po ta mohojm\u00eb, edhe ai do t\u00eb na mohoj\u00eb.\n2:12 N\u00ebse jemi t\u00eb pabes\u00eb, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund t\u00eb mohoj\u00eb vetveten.\n2:13 Ua kujto atyre k\u00ebto gj\u00ebra, duke u p\u00ebrbetuar p\u00ebrpara Zotit t\u00eb mos hahen kot me fjal\u00eb pa asnj\u00eb dobi, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb atyre q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb.\n2:14 Mundohu t\u00eb dal\u00ebsh p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb si i sprovuar, si pun\u00ebtor q\u00eb nuk ka pse t\u00eb turp\u00ebrohet, q\u00eb thot\u00eb drejt fjal\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.\n2:15 Shmangu nga fjal\u00ebt e kota dhe profane, sepse do t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb pabesi,\n2:16 dhe fjala e tyre do t\u00eb brej\u00eb si nj\u00eb gangren\u00eb; nd\u00ebr k\u00ebta jan\u00eb Himeneu dhe Fileti,\n2:17 t\u00eb cil\u00ebt dol\u00ebn jasht\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se ringjallja ka ngjar\u00eb dhe p\u00ebrmbysin besimin e disave.\n2:18 Megjithat\u00eb themeli i fort\u00eb i Per\u00ebndis\u00eb q\u00ebndron i patundur, dhe ka k\u00ebt\u00eb vul\u00eb: \"Zoti i njeh t\u00eb vet\u00ebt\", dhe: \"Le t'i largohet paudh\u00ebsis\u00eb kushdo q\u00eb p\u00ebrmend emrin e Krishtit\".\n2:19 N\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb madhe nuk ka vet\u00ebm en\u00eb prej ari dhe argjendi, por edhe prej druri dhe balte; disa p\u00ebr t\u00eb nderuar; t\u00eb tjerat p\u00ebr t\u00eb mos nderuar.\n2:20 Pra, n\u00eb qoft\u00eb se dikush pastrohet nga k\u00ebto gj\u00ebra, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb en\u00eb nderi, e shenjt\u00ebruar dhe e dobishme p\u00ebr t\u00eb zotin, e p\u00ebrgatitur p\u00ebr \u00e7do vep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb.\n2:21 Largohu nga pasionet rinore dhe bjeru pas drejt\u00ebsis\u00eb, besimit, dashuris\u00eb dhe paqes bashk\u00eb me ata q\u00eb e th\u00ebrresin n\u00eb ndihm\u00eb Zotin me zem\u00ebr t\u00eb past\u00ebr.\n2:22 Shmang gjithashtu diskutimet e marra dhe pa mend, duke ditur se shkaktojn\u00eb grindje.\n2:23 Sepse sh\u00ebrb\u00ebtori i Zotit nuk duhet t\u00eb zihet, por t\u00eb jet\u00eb i but\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb, i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar njer\u00ebzit dhe i duruesh\u00ebm,\n2:24 duke i m\u00ebsuar me but\u00ebsi kund\u00ebrshtar\u00ebt, me shpres\u00eb se Per\u00ebndia ua jep atyre t\u00eb pendohen, q\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb njohin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn,\n2:25 dhe t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb vete, duke shp\u00ebtuar nga laku i djallit, q\u00eb i ka z\u00ebn\u00eb rob\u00ebr t\u00eb vullnetit t\u00eb tij.\n2:26 Dhe dije k\u00ebt\u00eb: n\u00eb dit\u00ebt e fundit do t\u00eb vijn\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira,\n3:1 sepse njer\u00ebzit do t\u00eb jen\u00eb egoist\u00eb, lakmues parash, mburravec\u00eb, krenar\u00eb, blasfemues, t\u00eb pabindur ndaj prind\u00ebrve, mosmir\u00ebnjoh\u00ebs, t\u00eb paudh\u00eb,\n3:2 t\u00eb padhembshur, t\u00eb papajtuesh\u00ebm, shpif\u00ebs, t\u00eb pap\u00ebrmbajtur, mizor\u00eb, q\u00eb s'e duan t\u00eb mir\u00ebn,\n3:3 tradhtar\u00eb, kok\u00ebshkret\u00eb, fodull\u00eb, d\u00ebfrimdash\u00ebs m\u00eb fort se per\u00ebndidash\u00ebs,\n3:4 t\u00eb per\u00ebndish\u00ebm n\u00eb dukje, por mohues t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb saj; edhe nga k\u00ebta largohu.\n3:5 Sepse prej k\u00ebtyre jan\u00eb ata q\u00eb futen n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi dhe i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr vete femrat e ngarkuara me m\u00ebkate, t\u00eb sunduara nga pasione t\u00eb ndryshme,\n3:6 t\u00eb cilat m\u00ebsojn\u00eb gjithnj\u00eb dhe kurr\u00eb nuk mund t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb njohjen e plot\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.\n3:7 Dhe sikurse Janesi dhe Jambresi i kund\u00ebrshtuan Moisiut, po k\u00ebshtu edhe k\u00ebta i kund\u00ebrvihen s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs; jan\u00eb njer\u00ebz mendjeprishur, t\u00eb neveritsh\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e besimit.\n3:8 Por k\u00ebta nuk do t\u00eb shkojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpara, sepse marr\u00ebzia e tyre do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, ashtu sikurse u ngjau edhe atyre.\n3:9 Dhe ti ndoqe nga af\u00ebr m\u00ebsimin tim, sjelljen, k\u00ebshillat, besimin, durimin, dashurin\u00eb, ngulmin,\n3:10 p\u00ebrndjekjet, vuajtjet q\u00eb m\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Antioki, n\u00eb Ikonio, dhe n\u00eb Listra; ti e di \u00e7far\u00eb p\u00ebrndjekjesh hoqa, por Per\u00ebndia m\u00eb shp\u00ebtoi nga t\u00eb gjitha.\n3:11 T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb rrojn\u00eb me per\u00ebndishm\u00ebri n\u00eb Krishtin Jezus do t\u00eb p\u00ebrndiqen,\n3:12 por njer\u00ebzit e k\u00ebqij dhe mashtrues do t\u00eb shkojn\u00eb keq e m\u00eb keq, duke g\u00ebnjyer dhe duke u g\u00ebnjyer vet\u00eb.\n3:13 Por ti q\u00ebndro n\u00eb ato q\u00eb m\u00ebsove dhe u binde plot\u00ebsisht, duke e ditur prej kujt i m\u00ebsove,\n3:14 dhe se q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria i njeh Shkrimet e shenjta, t\u00eb cilat mund t\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur p\u00ebr shp\u00ebtimin me an\u00eb t\u00eb besimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Krishtin Jezus.\n3:15 I gjith\u00eb Shkrimi \u00ebsht\u00eb i frym\u00ebzuar nga Per\u00ebndia dhe i dobish\u00ebm p\u00ebr m\u00ebsim, bindje, ndreqje dhe p\u00ebr edukim me drejt\u00ebsi,\n3:16 q\u00eb njeriu i Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrkryer, t\u00ebr\u00ebsisht i pajisur p\u00ebr \u00e7do vep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb.\n3:17 Po t\u00eb p\u00ebrbej, pra, p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb dhe Zotit Jezu Krisht, q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb gjykuar t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur, n\u00eb dukjen e tij dhe n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e tij:\n4:1 prediko fjal\u00ebn, ngul k\u00ebmb\u00eb me koh\u00eb e pa koh\u00eb, kritiko dhe qorto, k\u00ebshillo me \u00e7do durim e doktrin\u00eb.\n4:2 Sepse do t\u00eb vij\u00eb koha kur njer\u00ebzit nuk do ta durojn\u00eb doktrin\u00ebn e sh\u00ebndosh\u00eb, por, sipas \u00ebndjeve t\u00eb veta, do t\u00eb mbledhin grumbull m\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb gudulisur vesh\u00ebt\n4:3 dhe do t'i largojn\u00eb vesh\u00ebt nga e v\u00ebrteta e do t'i sjellin drejt p\u00ebrrallave.\n4:4 Por ti rri sy\u00e7el\u00eb n\u00eb \u00e7do gj\u00eb, duro vuajtjet, kryeje pun\u00ebn e ungjilltarit, p\u00ebrmbushe plot\u00ebsisht sh\u00ebrbes\u00ebn t\u00ebnde.\n4:5 Sa p\u00ebr mua, po derdhem si ofert\u00eb pije, dhe koha e nisjes sime arriti.\n4:6 Luft\u00ebn e mir\u00eb e luftova, e p\u00ebrfundova vrapimin, e ruajta besimin.\n4:7 Pas k\u00ebsaj m\u00eb pret gati kurora e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb Per\u00ebndia, gjykat\u00ebsi i drejt\u00eb, do t\u00eb ma jap\u00eb at\u00eb dit\u00eb, dhe jo vet\u00ebm mua, por edhe gjith\u00eb atyre q\u00eb presin me dashuri t\u00eb shfaqurit e tij.\n4:8 P\u00ebrpiqu t\u00eb vish shpejt tek un\u00eb,\n4:9 sepse Dema m\u00eb la, sepse deshi k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, dhe iku n\u00eb Thesaloniki; Kreshenci n\u00eb Galati, Titi n\u00eb Dalmaci.\n4:10 Me mua \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Lluka; merre Markun dhe sille me vete, sepse e kam shum\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebrbes\u00eb.\n4:11 Tikikun e d\u00ebrgova n\u00eb Efes.\n4:12 Kur t\u00eb vish, sill mantelin q\u00eb lash\u00eb n\u00eb Troad\u00eb, pran\u00eb Karpit, dhe librat, sidomos pergamenat.\n4:13 Aleksandri, remtari, m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija; Zoti ia shpagoft\u00eb sipas veprave t\u00eb tij.\n4:14 Ruaju edhe ti prej tij, sepse ka qen\u00eb kund\u00ebrshtar i madh i fjal\u00ebve tona.\n4:15 N\u00eb mbrojtjen time t\u00eb par\u00eb n\u00eb gjyq askush nuk qe me mua, por t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb lan\u00eb; kjo t\u00eb mos u num\u00ebrohet p\u00ebr faj.\n4:16 Por Zoti m\u00eb ndenji pran\u00eb dhe m\u00eb dha fuqi, q\u00eb me an\u00ebn time predikimi i ungjillit t\u00eb kryhej plot\u00ebsisht dhe ta d\u00ebgjonin t\u00eb gjith\u00eb johebrenjt\u00eb; dhe un\u00eb shp\u00ebtova nga goja e luanit.\n4:17 Edhe Zoti do t\u00eb m\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga \u00e7do vep\u00ebr e keqe dhe do t\u00eb m\u00eb ruaj\u00eb p\u00ebr mbret\u00ebrin\u00eb e tij qiellore. Lavdi atij n\u00eb shekuj t\u00eb shekujve. Amen.\n4:18 T\u00eb fala Prishil\u00ebs dhe Akuil\u00ebs dhe sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Onesiforit.\n4:19 Erasti mbeti n\u00eb Korint, por Trofimin e lash\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb n\u00eb Milet.\n4:20 P\u00ebrpiqu t\u00eb vish p\u00ebrpara dimrit. T\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetin Eubuli, Pudenti, Lini, Klaudja dhe t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit.\n4:21 Zoti Jezu Krisht qoft\u00eb me frym\u00ebn t\u00ebnde! Hiri qoft\u00eb me ju! Amen.\n4:22 Pali, sh\u00ebrb\u00ebtor i Per\u00ebndis\u00eb dhe apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit t\u00eb t\u00eb zgjedhurve t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe njohjes t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb sipas per\u00ebndishm\u00ebris\u00eb,","title":"Albanian Bible: 2 Timothy","type":"page"}
