Uncharted Knowledge Wisdom From Previous Realities View as JSON for agents & LLMs

Bible & Christianity

Albanian Bible: Philemon

1:1 motrës Apfi, bashkëluftëtarit tonë Arkipit, dhe kishës që mblidhet në shtëpinë tënde: 1:2 hir dhe paqe mbi ju prej Perëndisë sonë, Atit, dhe Zotit Jezu Krisht. 1:3 E falënderoj Perëndinë tim, duke të kujtuar gjithnjë në lutjet e mia, 1:4 sepse po dëgjoj për dashurinë tënde dhe për besimin që ke ndaj Zotit Jezu Krisht dhe ndaj gjithë shenjtorëve, 1:5 që bashkësia e besimit tënd të bëhet e frytshme nëpërmjet njohjes së çdo të mire që është në ju për shkak të Jezu Krishtit. 1:6 Sepse ne patëm gëzim të madh dhe përdëllim nga dashuria jote, sepse me anën tënde, o vëlla, zemrat e shenjtorëve u përtërinë. 1:7 Prandaj, edhe pse kam liri të plotë në Krishtin të të urdhëroj atë që duhet të bësh, 1:8 më shumë më pëlqen të të lutem për dashurinë, kështu siç jam unë, Pali, plak dhe tashti edhe i burgosur i Jezu Krishtit; 1:9 të lutem për birin tim Onesim, që më lindi në prangat e mia, 1:10 i cili dikur s'kishte fare vlerë për ty, por që tani është shumë i vlefshëm për ty e për mua, 1:11 të cilin ta dërgova përsëri; dhe ti prite atë, zemrën time. 1:12 Do të desha ta mbaja pranë vetes që të më shërbente në vendin tënd në prangat për shkak të ungjillit; 1:13 por nuk desha të bëja asgjë pa mendjen tënde që e mira të cilën do të bësh të mos jetë nga detyrimi, por me dashje. 1:14 Sepse ndoshta për këtë arsye qe ndarë prej teje për pak kohë, që ta kesh atë përgjithmonë, 1:15 por jo më si skllav, por shumë më tepër se skllav, vëlla të dashur, sidomos për mua, por aq më tepër për ty si sipas mishit, ashtu dhe në Zotin. 1:16 në qoftë se ti, pra, më konsideron shok, prite si të isha vetë! 1:17 Dhe në qoftë se të ka bërë ndonjë padrejtësi ose të ka ndonjë detyrim, m'i ngarko mua. 1:18 Unë, Pali, i shkrova me dorën time. Unë vetë do të paguaj; që të mos them se ti më detyrohesh edhe veten tënde! 1:19 Po, vëlla, ma bëj këtë nder në Perëndinë! Ma përtëri zemrën në Perëndinë! 1:20 Të shkrova me plotbesim se do të më dëgjosh, sepse e di se ti do të bësh edhe më shumë nga sa po të them. 1:21 Më përgatit njëkohësht një vend për të ndenjur, sepse shpresoj se, për hir të lutjeve tuaja, do t'ju dhurohem përsëri. 1:22 Epafra, i burgosur bashkë me mua në Jezu Krishtin, 1:23 Marku, Aristarku, Dema dhe Lluka, bashkëpunëtorët e mi, të bëjnë të fala. 1:24 Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen. 1:25 Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve,